Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/11/26

A do të kalojë filtrat e Gjykatës vendimi për shkarkimin e Kelmendit?


                        Nga Flori Bruqi

Dr. Besim Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin Ruhot Komuna e Pejës.

Përgatitja shkollore: Shkollën fillore në Trestenik të Pejës, Gjimnazin në Pejë, Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës, Provimin e Jurisprudencës ne Prishtinë, Provimin për gjyqtar te kundërvajtjes ne Prishtinë, Magjistraturën - drejtimi i jurisprudencës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Masterin - drejtimi penal ne Kolegjin Biznesi ne Prishtinë, Doktoraturën ne Universitetin Evropian të Tiranës .


Dr.Besim Kelmendi,Juristi më i mirë në Dardani 

Përvoja e punës: Nga viti 2015 dhe aktualisht është Prokuror ne Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë viteve 2010-2015 Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, prej vitit 2004-2010 ishte Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, nga viti 2000 – 2004 Gjyqtar ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtinë, nga viti 1999-2000 ishte bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën Supreme te Kosovës, nga viti 1988-1999 ishte bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine, në vitin 1988 për tre muaj përkthyes në ish Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, gjithashtu në vitin 1988 për dy muaj ishte sekretar në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, dhe në vitin 1986-1987 ishte Praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Angazhimet tjera: Dy vite kryetar dhe dy vite zëvendës/kryetar i Këshillit te Agjencionit Kosovar Kundër Korrupsionit, ndërsa nga viti 2009 e deri ne Tetor 2018 anëtarë i Komisionit për Ndërmjetësim, aktualisht Kryetar i Kwshillit Kombwtar pwr parandalimin dhe sanksionimin e dukurive negative nw sport dhe anëtar i Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë Angazhimet si ligjërues, trajnues dhe ekspert ligjor: Aktualisht: Ligjërues në Kolegjin “BIZNESI” në Prishtinë dhe Trajnues në Akademinë e Drejtësisë të Kosovës, ndërsa deri tani: Ligjërues për çështje praktike - Klinika Ligjore për studentët e Universitetit Publik të Prishtinës - Fakultetit Juridik ne Prishtinë, Ligjërues në Institutin e Universitetit Amerikan në Kosovë për sistemin e drejtësisë. Ligjërues ne Kolegjin Gjilani – Njësia ne Prishtinë Trajnues në shumë trajnime të organizuara nga Qeveria e Kosovës, Ambasada Amerikane, UNDP, ABACEELI, OSBE etj. Deri më tani ka publikuar: 1. “Roli i gjyqtarëve porotë ne Kosove”, Broshure e veçantë, viti 2001, Prishtinë 2. “Masat e sigurisë së të pandehurit në procedurën penale”, Qendra Juridike e Kosovës, 2004, Prishtine 3. “ Dëshmitarët sipas Kodit te Procedurës Penale te Kosovës”, Revista shkencore “BIZNESI” , viti 1, nr.1, 2008, Prishtine 4. “Marrja e drejtëpërdretë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”, Revista shkencore “BIZNESI” , nr.7, 2010 Prishtinë 5. “Marrja e terthortë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”, Revista shkencore “BIZNESI” , nr.9-10, 2012 Prishtinë 6. “Traficking of human beings in the times of globalization, Special overview for Kosovo”, Universiteti i Zenicës në Bosnje e Hercegovinë, 2013. 7. Udhëzimet e përgjithshme mbi masat procedurale të mbrojtjes së dëshmitarëve – praktika më e mirë evropiane në kontestin e Kosovës, si bashkautor, publikuar nga NI-CO, financuar nga Bashkimi Europian, nëntor 2014 7. Preventing Human Trafficking in the Western Balkans - a Particular Review in Albania, Kosovo and Serbia, publikuar ne Mediterranean Journal of Social Siences, MCSR Publishing, Vol.6 No.2, March 2015, Rome - Italy 8. Independence of judicial and prosecution system in Kosovo, publikuar ne European Scientific Journal, February 2015 edition vol.11, No.4 , 2015 9. Identification, the initial reference and interviewing victims in trafficking, publikuar ne European Journal of Research in Social Sciences (EJRSS), Vol. 3 No. 2, 2015 10. “Bazat e Sistemit të Drejtësisë”, botuar nga Kolegji “Biznesi” ne Prishtinë, 2011, ribotimi 2015. 11. - Kujdesi ndaj viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.1, 2015 12. Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.2-3, 2016 13. Crime analysis: Organized crime, human trafficking and migrant smuggling, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.6, 2017 14. “Format e shkresave ne procedurë penale” si bashkautor, publikuar nga Akademia e Drejtësisë (ish Instituti Gjyqësor i Kosovës) dhe GIZ, Prishtinë, 2017 15. Trafikimi i qenieve njerëzore” publikuar nga Kolegji Europian i Kosovës, Prishtinë 2017 Në Akademinë e Drejtësisë (ish Instituti Gjyqësor i Kosovës) ka publikuar modulet: 1. “Trafikimi me njerëz”, 2008, 2. “Dëshmitarët ne procedurën penale” , 2009, 3. “Zhvillimi i shkathtësive të përfaqësimit ne gjykatë” – si bashkautor , 2011 dhe 4. “Krimet e rënda”, 2015 Pjesëmarrja ne konferenca shkencore: 1. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Arsimi i lartë, masivizimi dhe sfidat e tij drejt integrimit evropian” - tema e kumtesës "Instituti Gjyqësor i Kosovës", Tiranë, 2012 2. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Efektet e rrezikut global ne vendet ne transit” - Titulli i kumtesës: "Trafikimi me qenie njerëzore ne kohen e globalizmit - me vështrim te posaçëm ne Kosove" , Pejë, 29-30 Maj 2013 3. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “100 vjet të Drejtësisë dhe Doktrinës” - Titulli i kumtesës: "Te drejtat e te dëmtuarve ne procedurën penale - aspekte krahasimore Kosove-Shqipëri", Tiranë, 09 Maj 2013 4. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Ditët e studimeve shqiptare ” - Titulli i Kumtesës: "Mbrojtja e viktimave te trafikuara", Tiranë, 01-04 Maj 2014 5. The 4th International Conference On Social Sciences , titulli i kumtesës: “Preventing Human Trafficking in the Ëestern Balkans - a Particular Revieë in Albania, Kosovo and Serbia”, 27 Shkurt 2015, Bukuresht, Rumani. 6. The 4-th International Multidisciplinary Conference on Integrating Science in New Global Challenges, titulli i kumtesës: “The Rights of Injured Partiers in Criminal Procedure, Comparative Aspects Albania – Kosovo”, 27-29 March 2015, Dobrovnik, Kroaci 7. The 3rd Global Virtual Conference, titulli i kumtesës: Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo, Zilina, Slovaki, Prill, 6. - 10. 2015. 8. Konferencë shkencore “Menaxhimi i emergjencave pararojë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe sigurisë së të ardhmes së saj – Punimi i prezantuar me temë ”Terrorizmi dhe krimi i organizuar si rrezik për sigurinë e Kosovës”, 29 korrik 2017, Prishtine Kosova* Prishtinë Ndërmjetësimi dhe drejtësia, dy botë plotësuese Ndërmjetësimi, si një sinonim i lëvizjes ADR, ka sjellë erëra të reja në botën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Ndërmjetësimi ka aftësinë për të gjeneruar ndryshime në sistemet gjyqësore dhe në profesionin e avokatit. Ai ka potencialin për të çliruar sistemet gjyqësore dhe profesionin e avokatit nga kufizimet që i ngarkojnë ato, si dhe ato që i ngarkojnë më tej palët në mosmarrëveshje, publikun e gjerë dhe shoqërinë në tërësi. Fuqizimi dhe vetëvendosja e palëve në mosmarrëveshjet që janë të rëndësishme vetëm për ta, pjesëmarrja e tyre aktive në zgjidhjen e tyre dhe marrja e kontrollit shumë më të madh mbi mosmarrëveshjet në proces gjyqësor dhe kontrolli i plotë mbi to në ndërmjetësime, ka një potencial evolucionar, megjithatë, jo në drejtim të zëvendësimit të sistemit tradicional të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve por përsa i përket përmirësimit dhe përparimit të tij. Këto janë dy sisteme të ndryshme, drejtësia publike (formale) dhe private (informale), të cilat secili për vete dhe të dy së bashku, luajnë role shoqërore jashtëzakonisht të rëndësishme dhe plotësuese. Asnjë shoqëri moderne nuk mund të bëjë pa këto sisteme, të cilat po bëhen pjesë integrale dhe të barabarta të një sistemi të vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Një sistem i tillë i ri i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me ndihmën e profesionistëve të rinj ligjorë do të lejojë që ligji të bëhet shumë më afër se kurrë nevojave reale të qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi, dhe drejtësia në kuptimin e plotë është shumë më e arritshme për të gjithë. Besim Kelmendi padit Këshillin Prokurorial, kërkon që... 


Besim Besim Kelmendi i cili në mbledhjen e 20 nëntorit 2025 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka ushtruar padi ndaj KPK-së, duke kërkuar anulimin e vendimit të Këshillit. Po ashtu, Kelmendi ka propozuar edhe caktimin e masës së përkohshme të sigurisë- pezullimin e zbatimit vendimit të KPK-së dhe të vazhdojë ushtrimin e pozitës së U.D Kryeprokurorit të Shtetit deri në vendosjen meritore në këtë çështje administrative, raporton “Betimi për Drejtësi“. Shkarkimi i Kelmendit nga kjo pozitë, u bë me votat e pesë anëtarëve të zgjedhur të KPK-së të cilët ishin të pranishëm në takimin e 20 nëntorit, pasi fillimisht takimi u mbyll në mungesë kuorumi me largimin e Kelmendit dhe katër anëtarëve tjerë nga kjo mbledhje. Sipas padisë për inicimin e konfliktit administrativ me propozimin për caktim të masës së përkohshme, përkundër se vendimi i të paditurës KPK është për shkarkimin e paditësit, meqë nuk është ndjekur procedurë disiplinore dhe vendimi si i tillë nuk paraqet Vendim për masë disiplinore për paditësin, paditësi nuk mund të ushtrojë të drejtën e mjetit juridik të ankesës në Gjykatën Supreme. siç e garanton neni 19 paragrafi 4 i Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.Në padinë e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se KPK-ja në vendimin për shkarkimin e paditësit nuk e ka trajtuar rastin në kuptimin disiplinor, por nga vetëm 5 prej 10 anëtarëve e zgjedhur të KPK-së është marrë si kinse një nga vendimet e zakonshme të KPK-së, që përbëjnë akt administrativ. Andaj, duke qenë se KPK është institucion i pavarur siç e garanton Kushtetuta dhe nuk ka organ epror për të shqyrtuar ankesën ndaj vendimeve të tij, paditësi paraqiti drejtpërdrejt këtë padi në këtë Gjykatë. Në padi theksohet se më 20 nëntor u thirr takimi i KPK-së, i cili për pikë të rendit të ditës kishte: Raportin e komisionit zgjedhor nga radhët e prokurorive themelore nga komuniteti joshumicë apo gjinia e nënpërfaqësuar i datës 3 nëntor 2025. Por, para miratimit të rendit të ditës, zëvendëskryesuesja Jehona Grantolli propozoi që në rendin e ditës të futet edhe shkarkimi i paditësit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Pas këtij propozimi, pesë anëtarët e KPK-së – paditësi si anëtarët e KPK-së, Veton Shabani, Arian Gashi, Visar Krasniqi dhe Dardan Vuniqi – fillimisht e kundërshtuan këtë propozim, duke e konsideruar arbitrar dhe të kundërligjshëm, e më pas e lëshuan menjëherë takimin e Këshillit. E që, në padi thuhet se me largimin e tyre, kuorumi bie automatikisht në më pak se minimumin e kërkuar me ligj. Më tej, thuhet se kryesuesi Ardian Hajdaraj, duke vepruar sipas detyrimit të tij ligjor, e mbylli mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit, e cila juridikisht prodhon efekt përfundimtar, duke shënuar fundin e çdo kompetence për vendimmarrje deri në thirrjen e një mbledhjeje të re. “Megjithatë, kryesuesi i KPK-së, pasi e mbylli zyrtarisht mbledhjen duke konstatuar mungesën e kuorumit, në të njëjtën ditë caktoi një takim të ri pas vetëm disa minutave. Në takimin e ri të pesë anëtarëve të Këshillit Prokurorial, morën pjesë vetëm: Jetish Maloku, Jehona Grantolli, Ariana Shajkovci, Milot Krasniqi dhe kryesuesi Ardian Hajdaraj, ndërsa nuk ishin të njoftuar apo të ftuar fare anëtarët tjerë të Këshillit: Arian Gashi, Veton Shabani, Dardan Vuniqi dhe Visar Krasniqi, si dhe tani paditësi Besim Kelmendi. Në këtë takim të dytë vetëm nga 5 anëtarë të KPK-së është marr vendimi KPK.nr.2062/2025 i datës 20.11.2025, me të cilin paditësi është shkarkuar nga pozita e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në padi. Sipas padisë, rënia e kuorumit e bën juridikisht të pamundur çdo vendimmarrje dhe se vendimmarrja pas mbylljes së mbledhjes, pa thirrje të re, është akt i nxjerrë në kundërshtim me procedurën thelbësore dhe, si e tillë, përbën shkak të pavlefshmërisë absolute. Aty potencohet se neni 37/A i Ligjit nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i titulluar si dispozitë kalimtare, përcakton qartë dhe në mënyrë imperative se: “Derisa të zbatohet përbërja e përhershme e Këshillit prej shtatë (7) anëtarësh, kuorumi i Këshillit formohet me gjysmën e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit plus një (1) anëtar, duke përfshirë edhe rastet disiplinore, dhe vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm.” “KPK aktualisht sipas një analize të vet KPK-së, ka njëmbëdhjetë (11) anëtarë të zgjedhur. Duke u bazuar në formulën eksplicite të nenit 37/A, kuorumi i domosdoshëm për mbajtjen e mbledhjes dhe për marrjen e çdo vendimi është: gjysma e anëtarëve të zgjedhur (11 : 2 ≈ 5,5) e rrumbullakosur në pesë (5), plus një (1) anëtar – pra gjithsej gjashtë (6) anëtarë”, thuhet në padi. Por, në padi thuhet se në momentin e marrjes së vendimit të kontestuar, në sallë kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KPK-së, gjë që e bën të pamundur formimin e kuorumit të nevojshëm. “Për pasojë, KPK nuk ka pasur organ kolegjial të konstituuar në atë çast dhe, si rrjedhim, nuk ka pasur as kompetencë funksionale për të marrë vendime”, thuhet në vendim. Andaj, sipas padisë, çdo vendim i marrë në këto rrethana është absolutisht i pavlefshëm. Gjithnjë sipas padisë, është e pavërtetë ajo që theksohet në vendimin e KPK-së se “… pas një pauze të shkurtër vazhdoi takimi”, ngase kryesuesi Ardian Hajdaraj takimin e mbylli në mungesë kuorumi. Për këtë arsye, paditësi pretendon se vendimi për shkarkimin e tij, marrë nga vetëm pesë anëtarë, është: i marrë nga organi jo-kompetent, në mungesë të kuorumit të detyrueshëm, në një takim të ri pas mbylljes së takimit të parë dhe pa respektuar normën imperative të nenit 37/A. Kështu që, paraqet akt administrativ të pavlefshëm. Sipas padisë, KPK e ka trajtuar shkarkimin e paditësit sikur të ishte miratimi i një plani pune apo vendim rutinë administrativ, pa e vënë në lëvizje mekanizmin e komisionit disiplinor, pa hetim, pa mbledhje provash, pa dhënien e mundësisë së dëgjimit të subjektit, dhe pa respektuar pragun e kërkuar të 2/3 të votave. Gjithashtu, në padi thuhet se KPK-ja pretendon se paditësi paska “shprehur qëndrim të njëanshëm publik”, pa theksuar së si u shpreh ky qëndrim, dhe këtë e konsideron si “denigrim të pozitës”. “Ligji nuk e njeh këtë formulim si shkak për shkarkim. Nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore që e bën “deklarimin publik” arsye për shkarkimin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit. Aq më tepër pa asnjë procedurë ligjore”, thuhet në padi. Në padi po ashtu përmendet se lidhur me këtë vendim të Këshillit, Bashkimi Evropian ka konstatuar se vendimi: shpërfill sundimin e ligjit, dëmton besimin publik dhe minon përparimin drejt BE-së. Këshilli Prokurorial, sipas paditësit, veproi pa kuorum; veproi pas mbylljes së mbledhjes, pa një thirrje të re, pa procesverbal të vlefshëm, dhe duke e tejkaluar në mënyrë të papranueshme kompetencën e vet ligjore. “Praktika e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës konfirmon në mënyrë të përsëritur se: aktet e nxjerra nga organ pa kompetencë materiale ose funksionale nuk krijojnë efekt juridik (p.sh. KI 99/14); kuorumi është kusht themelor për vlefshmërinë e vendimeve të organeve kolegjiale (p.sh. KI 196/21); ndërhyrjet arbitrare në mandatin dhe statusin e institucioneve të pavarura janë antikushtetuese (p.sh. KO 73/16); dhe ndërprerja e mandatit pa procedurë të rregullt shkel sigurinë juridike (p.sh. KI 64/18)”, theksohet në padi. Andaj, Kelmendi ka kërkuar të aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e tij, të anulohet vendimi i Këshillit Prokurorial dhe i njëjti të kthehet në pozitën e ushtruesit të detyrës zyrtare. Dhe që i padituri t’ia paguajë shpenzimet e procedurës. Me anë të padisë, paditësi ka paraqitur edhe kërkesë për vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë me qëllim të ruajtjes së gjendjes juridike ekzistuese dhe parandalimin e një dëmi të rëndë dhe të pakthyeshëm deri në marrjen e një vendimi meritor, si dhe sigurimi që procesi gjyqësor të zhvillohet me kuptim e efekt. Sipas padisë, vendimi i KPK-së ka krijua dëm të rëndë real, të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejt dhe të pakthyeshëm, si pasojë e veprimit të kundërligjshëm, sepse paditësi mund të humbasë pozitën e tij si Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Shtetit. Aty thuhet se pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është funksioni më i lartë brenda sistemit prokurorial dhe çdo ndërhyrje e paligjshme në ushtrimin e saj prodhon pasoja të thella profesionale dhe institucionale. Thuhet se humbja e kësaj pozite qoftë edhe përkohësisht, krijon pasoja reputacionale dhe profesionale që nuk mund të zhbëhen me një vendim të mëvonshëm gjyqësor Në padi theksohet se shkarkimi i paligjshëm prek drejtpërdrejt autoritetin, integritetin dhe figurën publike të paditësit, duke shkaktuar një dëm që nuk mund të pakthyeshëm nëse masa nuk vendoset menjëherë. “Çdo ndryshim në krye të institucionit, i bazuar në një akt të pavlefshëm, prodhon efekte zinxhirore të pakthyeshme si brenda institucionit, ashtu edhe në perceptimin e publikut dhe në stabilitetin e sistemit prokurorial”, thuhet në padi. Më tej thuhet se vendosja e masës së përkohshme të sigurisë jo vetëm që nuk e cenon interesin publik, por e mbron drejtpërdrejt atë. Andaj, Kelmendi ka kërkuar të aprovohet propozimi për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë dhe të pezullohet zbatimi i vendimit të KPK-së dhe paditësi të vazhdojë të ushtrojë detyrën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit deri në vendosjen meritore në këtë çështje administrative. Ky vendim i Këshillit Prokurorial të Kosovës, për shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit tashmë është ankimuar në Gjykatën Themelore te Prishtinës, në departamentin për Çështje Administrative. Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Dukagjinin se ka pranuar padinë e Kelmendit dhe propozimin për caktimin e masën e përkohshme. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ka pranuar Padinë si dhe Propozimin për Caktimin e Masës së Përkohshme, të paraqitur nga pala B.K”. Por, bazuar në zhvillimet në KPK-së në ditën kur u bë shkarkimi i Kelmendit, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se vendimi është i kundërligjshëm. “Është një vendim tërësisht arbitrar dhe i kundërligjshëm, në rastin konkret ky vendim u morr në mbledhje që nuk kishte kourum për të mbajtur mbledhjen e aq më pak për të marr vendime, në këtë situatë ky vendim haptas është i kundërligjshëm sic e kemi thënë edhe në ditën kur është nxjerr, ne pamë publikisht se është mbyllur takimi në mungesë të kourumit dhe më pas anëtarët janë kthyer dhe kanë nxjerr këtë vendim”, ka theksuar Gzim Shala- Hulumtues në IKD. E sipas avokatit Yll Zekaj, gjykata duhet të veprojë me efikasitet në këtë rast, duke pas parasysh rëndësinë e pozitës në sistemin prokurorial. “Unë mendoj fuqishëm që ai vendim nuk do të mund të e kalojë filtrin e gjykatës për shkak të procedurave deri në marrjen e vendimit… besoj që nëse nuk do merret deri në fund të kësaj jave, në fillim të javës tjetër do të merret gjithsesi vendimi për masën e përkohshme, masën e sigurisë pastaj cështja e vendimit do të shkojë më gjatë”, ka deklaruar Zekaj. Kryesuesi Ardian Hajdaraj, një ditë më parë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka insistuar vendimi për shkarkimin e Kelmendit është i ligjshëm, tek ka thënë se do respektojnë çdo vendim të gjykatës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...