Shkruan Akademik Prof.Dr. FLORI BRUQI,PHD
Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet.
E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të cilat mediat nuk duhet të ngecin janë: vërtetësia e informacionit, ana drejtshkrimore, mungesa e burimeve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes nacionale dhe racore, fetare etj.
Kohëve të fundit po vërehet në veçanti përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes në mediat e reja.
Për shkak të mos kontrollimit të mediave po bëhet lansimi i informacioneve që kanë në përmbajtje pikërisht këtë gjuhë.
Kjo situatë po ngritë debate të shpeshta, pasi që nga përdorimi i kësaj gjuhe po preken persona apo grupe të caktuara në aspekte të ndryshme si ato racore, fetare, orientime seksuale, gjinore etj.
Në këtë punim shtjellohen aspektet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe në mediat e reja në Kosovë, në veçanti rastet konkrete të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në këto media. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i shkeljes së kodeve të etikës dhe rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe ato kosovare.
Për të realizuar punimin janë monitoruar dhe analizuar disa shkrime të portaleve të cilat shkelin kodet etike dhe kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes. Për shkak që portalet janë duke u bërë burim informacioni për shumicën e njerëzve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes luan rol shumë me rëndësi në procesin e lansimit të informacioneve.
Një monitorim i publikuar të enjten zbuloi se përkatësia gjinore është arsyeja kryesore e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në median online, ku grupet e margjinalizuara i bënë thirrje medias të mos legjitimojë diskriminimin për hir të klikimeve. Rreth 21 për qind e lajmeve, opinioneve dhe analizave të publikuara në median online gjatë muajve nëntor-dhjetor 2016 përmbanin gjuhë diskriminuese dhe urrejtjeje, zbuloi një projekt pilot i monitorimit të raportimit nga mediat online në Shqipëri.
Mbi 200 artikuj janë monitoruar në katër media online Gazeta Tema, Balkanweb, Panorama dhe Syri.net të përzgjedhura bazuar te klikimet, linja editoriale dhe ndikimi në opinionin publik. Në analizë janë marrë përmbajtja e artikujve, por edhe elementë të multimedias, si video dhe foto. Sipas raportit në 57% të rasteve, shënjestër e artikujve me një përmbajtje denigruese ishin individët, ndërsa në 43% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese iu drejtua grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit rom, grave, grupeve etnike apo atyre me bindjeve politike të caktuara). Monitoruesit megjithatë vërejtën se në shumë raste individët janë bërë objekt i këtyre artikujve për shkak të grupeve shoqërore që përfaqësojnë. Në 73% të rasteve viktima të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ishin gratë. Krahasuar me monitorimin e vitit 2015, kjo përbën një rritje nga raporti 59% gra dhe 41% burra. Përkatësia gjinore ishte shkaku kryesor i diskriminimit/gjuhës së urrejtjes në 41% të rasteve; pasuar nga etnia/raca 22%, bindjet politike në 17% dhe orientimi seksual apo identiteti gjinor në 11% të artikujve të monitoruar. Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje. “Ne besojmë se media nuk mund të jetë thjesht zëdhënëse e homofobisë, diskriminimit racor apo atij me bazë gjinore duke u bërë legjitimuese e tyre, por ka përgjegjësinë t’i luftojë ato duke vënë etikën përpara nevojës për klikime”, tha për BIRN Kristi Pinderi drejtor i Pro LGBT. Pinderi beson se monitorimi i medias është i nevojshëm për të tërhequr vëmendjen ndaj lidhjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që përjetojnë grupet e margjinalizuara në jetën e përditshme. “Në punën tonë me LGBTI e kemi konfirmuar se sa herë ka shtim të dukshmërisë së çështjeve LGBTI, po aq herë ka shtim të gjuhës së urrejtjes në media. E për pasojë kjo ndikon direkt në dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj LGBTI,” shtoi ai, duke vërejtur se i njëjti mekanizëm zinxhir ndodh edhe me grupet e tjera, sidomos me gratë dhe komunitetin rom. Sipas monitoruesve, shumica e artikujve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje apo diskriminuese nuk publikohen me emrin e plotë apo inicialet e autorit.
Ritmi dhe shpejtsia e zhvillimit teknologjik dhe digjital po ndikon shumë në të gjitha mediat anë e mbarë botës e sidomos ndikimi më i madh po vërehet në jetën tonë të përditshme. Përveç anëve të mira që sjell interneti siç është komunikimi, marrja e shpejtë e infomacionit, lidhja me gjithë botën e shumë gjëra të tjera, interneti ka edhe anët negative duke përfshirë këtu përdorimin e tepërt të tij nga fëmijët dhe qasjen e tyre në shumë faqe të internetit pa u kontrolluar mosha e tyre, moskontrollimi i portaleve si dhe lansimi i informacionit nga kushdo në çdo kohë etj . Gjersa jemi tek anët negative një element shumë i rëndësishëm në këtë lëmi është dhe përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtes në mediat online ku shpesh cënohen parimet etike të raportimit dhe të drejtat e njeriut. Persona të kategorive të ndryshme fyhen përmes përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Ende nuk ka një përcaktim të qartë se çdo të thotë “gjuhë e urrejtjes”, por deri më tani ka dominuar ideja se “gjuha e urrejtjes” mbulon të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin dhe promovojnë urrejtjen racore, fetare, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara në intolerancë të shprehura nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimi dhe armiqësia kundër pakicave dhe emigrantëve. Nocioni “gjuha e urrejtjes” duhet të kuptohet si një nocion i cili i përfshin të gjitha format e të shprehurit me të cilat përhapet, nxitet, promovohet ose arsyetohet urrejtja racore, ksenofobia, antisemitizmi ose forma të tjera të urrejtjes, të bazuara mbi mostolerancë, përfshirë edhe: mostolerancën e shprehur në formë të nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë ndaj minoriteteve, migrantëve dhe personave me origjinë imigrante.
Fatkeqësia më e madh është së një shkarravitës që nuk din mirë të shkruaj në gjuhën shqipe, fjala është për analfabetin e internetit z.Bahtir Hamza) ca media në Koosvë, Shqipëri dhe në botë i lejojnë një të sëmuri psikik të shkruaj kundër dëshmorëve, hrojve, lidereve, nënave dhe grave shqiptare të shkruaj një gjuhë të pistë që vetëm një i sëmurë menderisht të shkruaj, etiketojë dhe të sulmojë tash e disa vjet ndërsa organet e Kosovës, redaktorët dhe gazetrët heshtin….
Organet kompetente të Policisë, Prokurorisë heshtin ndaj shkrimeve të tilla kur ky njeri sulmon herojt e Popullit si Jusuf Gërvallën, Adem Jasharin,vëllëzërit Haradinaj etj…Të njajtin e ndihmojnë në redaktimin e teksteve dhe alamet gazetarësh dhe shkrimtarësh në Kosovë dhe Shqipëri….Ka edhe të tjerë që duhet demaskuar publiksiht në medie që të marrin vesh se nuk duhet të përdorët gjuha e urrejtjes në mediet kombëtare dhe ndërkombëtare( qoftë në Facebooc, instagram e gazta tjera të shkruara apo ato elektronike).
SERBËT JANË ARDHACAKË NË KOSOVË
Nga Flori Bruqi
Çfarë mësojnë serbët në një libër të Historisë për luftërat ballkanike?
Brenda afro 400 faqeve të një libri të Historisë, nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, mund të mësojnë se fqinji i tyre, Mali i Zi, dhe Republika Sërpska – një nga dy entitetet kryesore që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën – janë “shtete serbe”.
Në këtë libër, nxënësit nuk mësojnë se forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë, në vitin 1995, duke vrarë më shumë se 8.000 civilë, kryesisht të paarmatosur.
Krimet e tjera të luftës nga forcat serbe në luftërat e pas-Jugosllavisë pothuajse nuk përmenden fare.
Jelena Gjureinoviq, një historiane nga Universiteti i Vjenës, analizoi saktësinë e përmbajtjes së një libri shkollor serb, në një vend i cili në më pak se tri dekada doli nga luftërat e brendshme të Ballkanit të viteve 1990.
Ajo veçoi fragmente të librit që u mësojnë të rinjve serbë për rënien e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë(RSFJ) dhe shteteve pasardhëse të saj, si një përzierje e “deklaratave problematike, paraqitjes selektive të fakteve, një fokus që korrespondon me nacionalizmin serb”.
Libri është një nga disa tekstet shkollore që mësojnë nxënësit e shkollave të mesme të larta në Serbi.
Ai është botuar nga shtypshkronja Novi Logos me qendër në Beograd në vitin 2021, me autor Dushko Lolandiq, Ratomir Milikiq dhe Maja Milinoviq. “Shtetet serbe” “Përveç Republikës së Serbisë, shtetet serbe (ato ku jeton një përqindje e madhe e popullsisë serbe dhe ku flitet gjuha serbe) janë Republika Sërpska (si pjesë kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës) dhe Mali i Zi”.
Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina janë vende të njohura ndërkombëtarisht, kushtetutat e të cilave i përcaktojnë si të pavarura dhe sovrane dhe jo si “serbe”. Të dyja shtetet ishin pjesë e RSFJ-së që ekzistonte nga viti 1945 deri në vitin 1992, dhe para kësaj, nga viti 1918 ato ishin pjesë e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.
Me rënien e Bllokut Lindor, Bosnja shpalli pavarësinë e saj pas referendumit të mbajtur më 1 mars 1992 (pas deklaratave të ngjashme nga Sllovenia dhe Kroacia).
Lufta e Bosnjës 1992-1995, që vuri përballë njësitë e Ushtrisë jugosllave dhe pasardhësit e tyre serbë kundër forcave boshnjake dhe kroate, filloi pas njohjes së Bosnjës nga shumë vende në Evropë dhe më gjerë. Bosnja u pranua si anëtare e Kombeve të Bashkuara në maj të vitit 1992.
Kushtetuta e Bosnjës – vend ky që përbëhet nga Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje e Hercegovinës, së bashku me qarkun vetëqeverisës të Bërçkos – ka dalë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje, më 1995.
Mali i Zi e shpalli pavarësinë pas një referendumi të mbajtur në maj të vitit 2006 dhe u njoh shpejt nga të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjureinoviq, historiane, vëren se tipizimi i përsëritur i tekstit shkollor për Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën si “shtete serbe”, në fakt “përfaqëson qëndrimin e autorit, e jo pretendime që janë të bazuara shkencërisht”.
“Kur shohim titullin e kapitullit ‘shteti serb’, shohim se ai nuk ka të bëjë fare me shkencën historike”, thotë ajo. Në një përgjigje për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, botuesi Novi Logos, tha se përdorimi i termit “toka serbe” është përshkruar përmes plan-programit arsimor shtetëror serb për “periudhën më të hershme të mesjetës për zonat e Zetës mesjetare, Travunia, Rashkë, Zahumlje, Bosnjë dhe Paganija, të cilat pjesërisht do t’u korrespondonin zonave të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës së sotme”. “Terminologjia e tillë është përdorur në historiografinë serbe për më shumë se një shekull e gjysmë”, thotë botuesi.
“Kërcënimi i serbëve në Mal të Zi” Mali i Zi —
“Serbët në Mal të Zi u gjendën në një situatë të vështirë pas pavarësisë së asaj republike në vitin 2006… Nën sundimin e Milo Gjukanoviqit, serbët në Mal të Zi u shkarkuan nga shërbimi civil dhe u hoqën nga të gjitha pozitat shtetërore.
Autoritetet në Podgoricë u përpoqën në çdo mënyrë të zvogëlojnë numrin e serbëve që jetojnë në Mal të Zi”.
Duke cituar këto pretendime, ndër të tjera, më 13 tetor, nisma qytetare malazeze e quajtur “21 Maji”, kërkoi që ky libër shkollor të hiqej nga përdorimi. Ajo argumentoi se “është e papranueshme që literatura e teksteve shkollore të bazohet në gënjeshtra dhe qëndrime nacionaliste”.
Kjo nismë qytetare e përshkroi karakterizimin e spastrimit të supozuar të sektorit publik të Malit të Zi si “të papërshtatshëm dhe të pabazë”.
Novi Logos tha se “kritikat [për tekstin shkollor] ndoshta kanë lindur si rezultat i ngjarjeve të brendshme politike dhe fërkimeve ndërpartiake në Mal të Zi, dhe se as Republika e Malit të Zi dhe as Këshilli Kombëtar i Pakicës Etnike Malazeze në Serbi nuk qëndronin pas kësaj nisme” për të tërhequr tekstin shkollor.
Megjithatë, mediat lokale raportojnë se Podgorica iu përgjigj me notë proteste Serbisë dhe i kërkoi fshirjen e pjesëve të diskutueshme në librin shkollor. Gjureinoviq, historiane, i quan këto pjesë të tekstit si “deklarata të pabaza të autorit” që nuk bazohen në literaturë të besueshme shkencore që nga shpërbërja e Jugosllavisë. “Nuk është vetëm promovimi i narrativës se serbët mund të jenë vetëm heronj, mbrojtës ose viktima, por edhe legjitimimi i politikës serbe të ndërhyrjes në Mal të Zi”, thotë ajo.
Lufta në Kroaci dhe rrethimi i Vukovarit. Kush janë viktimat? Një banor i Vukovarit largon pasuritë e mbetura nga shtëpia e tij e shkatërruar më 28 nëntor 1991. Më shumë se 2.000 njerëz u vranë gjatë rrethimit tremujor të këtij qyteti kroat. Një banor i Vukovarit largon pasuritë e mbetura nga shtëpia e tij e shkatërruar më 28 nëntor 1991.
Më shumë se 2.000 njerëz u vranë gjatë rrethimit tremujor të këtij qyteti kroat. Teksti shkollor u mëson nxënësve se, “lufta civile që shpërtheu në Kroaci, shkaktoi viktima të mëdha në mesin e civilëve serbë”. Krimet e luftës kundër civilëve kroatë gjatë viteve 1991-‘95 nuk përmenden asnjëherë në mënyrë eksplicite në këtë tekst shkollor. “Kur flasim për krimet që janë kryer kundër [kujtdo tjetër përveç] popullatës serbe, përdoret zëri pasiv dhe ne mësojmë thjesht se krimet janë kryer – por ne nuk e dimë se kush i ka kryer ose kundër kujt janë kryer ato. Në këto raste, nxënësit mund të supozojnë lehtësisht se viktimat janë serbë për shkak të narrativës së mjerimit dhe vuajtjes së popullit serb që përshkon të gjithë mësimin”, thotë Gjureinoviq. Për shembull, rrethimi tremujor i Vukovarit, në Kroacinë lindore, përshkruhet si vijon: “U zhvillua një betejë për Vukovarin, një qytet në Danub ku jetonin një numër afërsisht i barabartë kroatësh dhe serbësh, kryetar bashkie u zgjodh një serb.
Kroacia dërgoi një numër të madh njësish të parregullta ushtarake në Vukovar për të zbatuar ligjet e reja që u miratuan në Zagreb. Disa mijëra njerëz vdiqën në luftën për qytetin, duke përfshirë një gjeneral të JNA-së [Ushtrisë Popullore Jugosllave]. Gjatë luftimeve janë kryer krime lufte kundër popullatës civile”. Vukovari ishte nën rrethim nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe formacionet paraushtarake serbe për 87 ditë – nga gushti deri në nëntor të vitit 1991. Ushtarët nga Ushtria Popullore Jugosllave pasi kishin shënuar përparim nëpër një rrugë në qendër të Vukovarit, gjatë luftimeve më 17 nëntor 1991. Ushtarët nga Ushtria Popullore Jugosllave pasi kishin shënuar përparim nëpër një rrugë në qendër të Vukovarit, gjatë luftimeve më 17 nëntor 1991. Sipas spitalit të Vukovarit, 1.624 njerëz vdiqën gjatë rrethimit gati tremujor dhe më shumë se 2.500 të tjerë u plagosën. Rreth 5.000 njerëz u dënuan në kampe në Serbi dhe rreth 22.000 kroatë dhe joserbë të tjerë u dëbuan nga qyteti.
Në një moment, Ushtria Popullore Jugosllave nxori nga spitali i Vukovarit shumë nga të plagosurit, përfshirë civilë.
Ata u vranë natën mes 20 e 21 nëntorit 1991, në vendin e një ish-konglomerati bujqësor dhe fermës së bagëtive të njohur si Ovcara. Rruzaret (tespihe) janë ekspozuar në vendin e varrit masiv në Ovçara afër Vukovarit më 28 shkurt 2014.
Dyqind njerëz u zhvarrosën nga një varr masiv në Ovçara dhe kërkimi për eshtrat e rreth 70 prej tyre po vazhdon ende. Rruzaret (tespihe) janë ekspozuar në vendin e varrit masiv në Ovçara afër Vukovarit më 28 shkurt 2014. Dyqind njerëz u zhvarrosën nga një varr masiv në Ovçara dhe kërkimi për eshtrat e rreth 70 prej tyre po vazhdon ende. Veselin Sljivancanin, ish-shef sigurie i një brigade roje të Ushtrisë Popullore Jugosllave, u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, me 10 vjet burgim për ndihmë dhe nxitje në torturimin e të burgosurve në Ovçara. Gjureinoviq thotë se mësimet e librit shkollor mbi vitet 1990 “reflektojnë plotësisht politikën zyrtare të kujtesës [historike] dhe qëndrimin e Qeverisë [serbe] ndaj luftërave”. Një narrativë e tillë, thotë ajo, është e zakonshme për pothuajse të gjitha tekstet e historisë në Serbi, që kur luftërat në ish-Jugosllavi u futën në plan-program. Botuesi i tekstit kundërshton se libri shkollor është shkruar “ekskluzivisht për nxënësit në Republikën e Serbisë”. “Ekipi i autorëve është i vetëdijshëm për tekstet shkollore në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, në të cilat ka shumë gjëra që kontestohen nga pikëpamja e historiografisë serbe, por nuk na takon neve që t’u referohemi”, thotë Novi Logos. Ata shtojnë se teksti shkollor “përfshin shembuj të tmerrit dhe vuajtjes nga të gjitha palët ndërluftuese, me fokus të veçantë te serbët dhe zonat e banuara nga serbët, deri në masakrim”. Rrethimi i Sarajevës Paqeruajtësit e OKB-së dhe qytetarët e Sarajevës mbulohen nga të shtënat me armë në rrugicën famëkeqe të qytetit që njihej si “Rrugica e snajperëve”, mars 1993. Paqeruajtësit e OKB-së dhe qytetarët e Sarajevës mbulohen nga të shtënat me armë në rrugicën famëkeqe të qytetit që njihej si “Rrugica e snajperëve”, mars 1993. “Sarajeva ishte nën një bllokadë të pjesshme nga forcat serbe dhe shumë serbë mbetën të burgosur në qytet, pasi forcat ushtarake myslimane nuk i lejuan ata të largoheshin. Luftimet po zhvilloheshin vazhdimisht rreth qytetit dhe në qytet u kryen krime lufte kundër serbëve, siç është konfirmuar në vitin 2021 nga një komision i pavarur ndërkombëtar”. Ushtria serbe e Bosnjës, e njohur si Ushtria e Republikës Sërpska (VRS), rrethoi Sarajevën në prill 1992, një qytet me mbi gjysmë milioni banorë sipas regjistrimit të vitit 1991. Rrethimi përfundoi në shkurt të vitit 1996. Gjatë asaj periudhe 1.425 ditore, qindra mijëra predha qëlluan qytetin nga kodrat përreth dhe më shumë se 11.500 njerëz u vranë, duke përfshirë rreth 1.600 fëmijë. Gjykata e Hagës për krimet e luftës dënoi me burgim tre komandantët Stanislav Galiq, Dragomir Millosheviq dhe Momcilo Perishiq, për rolet e tyre në rrethim. “Rrethimi i Sarajevës është një nga pikat në vendimin kundër Radovan Karaxhiqit, ish-presidentit të Republikës Sërpska (RS) dhe Ratko Mlladiq, ish-komandantit të VRS-së. Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë”.“Rrethimi i Sarajevës është një nga pikat në vendimin kundër Radovan Karaxhiqit, ish-presidentit të Republikës Sërpska (RS) dhe Ratko Mlladiq, ish-komandantit të VRS-së. Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë”. “Pjesa [ku flitet] për rrethimin e Sarajevës është ndoshta shembulli më fyes i shtrembërimit të fakteve”, thotë Gjureinoviq. Si përgjigje ndaj kritikave për mësimet e librit shkollor për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përshtypjes se “vetëm serbët ishin viktima”, Instituti Shtetëror i Serbisë për Përmirësimin e Arsimit thotë: “Ju sigurojmë se shumë lehtë mund të arrini një numër të madh historianësh, të cilët gjithashtu do të ishin të pakënaqur me përmbajtjen e tekstit shkollor, por do të deklaronin se vuajtjet serbe nuk ishin përshkruara sa duhet në të”. Më tej instituti thotë se “tekstet e Serbisë nuk paraqesin pengesën më të madhe për procesin e pajtimit në territorin e ish-Jugosllavisë, duke marrë parasysh disa sisteme të tjera arsimore, ku literatura e teksteve shkollore shpesh ka karakteristikat e leximit të propagandës”. Përfaqësuesit e institutit nuk pranojnë të specifikojnë se për cilat sisteme arsimore e kanë fjalën. Gjenocidi në Srebrenicë Një pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe varreve të sapohapura në Potocari, Bosnje, më 10 korrik. Një pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe varreve të sapohapura në Potocari, Bosnje, më 10 korrik. “…gjatë pushtimit të Srebrenicës në vitin 1995, njësitë serbe kryen krime të rënda lufte kundër luftëtarëve myslimanë dhe burrave që po luftonin për të dalë nga qyteti. Një numër prej tyre u kapën dhe u pushkatuan, ndërsa të tjerët vdiqën gjatë luftimeve. Historianët ende nuk pajtohen për numrin e të vrarëve dhe të vdekurve”. Gjureinoviq thotë se ky është krimi i vetëm i luftës i kryer nga forcat serbe që përmendet, me çdo detaj, në tekstin shkollor. “Por, më shumë se gjysma e atij teksti i kushtohet krimeve kundër serbëve (rreth Srebrenicës para vitit 1995), kështu që gjenocidi në Srebrenicë u cilësua vetëm si ‘krime i rëndë lufte’”, thotë ajo. Autoritetet në Serbi ende mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë, megjithëse Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ka konkluduar ndryshe. Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS) vranë 8.372 burra dhe djem joserbë, në dhe rreth Srebrenicës. Më shumë se 25.000 gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan nga ajo që ishte përcaktuar si një “zonë e sigurt” sipas rezolutave të shumta të OKB-së. Më shumë se 50 individë janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid ose krime të tjera lufte në Srebrenicë. Përveç Hagës, gjykatat në Bosnje e Hercegovinë i kanë karakterizuar gjithashtu krimet atje si gjenocid – i vetmi në territorin e ish-Jugosllavisë gjatë luftërave të viteve 1990. Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, nga gjykata e Hagës për krime lufte u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, veç krimeve të tjera. Komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm nga kjo gjykatë, duke përfshirë një dënimin për gjenocid në Srebrenicë. Rreth 6.652 viktima janë varrosur deri më tani në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari, dhe 237 të tjerë janë varrosur gjetkë, me kërkesë të familjeve të tyre. Hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore janë ende në kërkim të eshtrave të më shumë se 1.000 viktimave të tjera të Srebrenicës. Lufta në Kosovë Fëmijët shqiptarë duke qarë jashtë shtëpisë ku u vranë dy prindër të rinj, së bashku me një grua tjetër, kur një mortajë serbe ra në oborrin e shtëpisë së tyre në Kosovë, më 3 maj 1998. Fëmijët shqiptarë duke qarë jashtë shtëpisë ku u vranë dy prindër të rinj, së bashku me një grua tjetër, kur një mortajë serbe ra në oborrin e shtëpisë së tyre në Kosovë, më 3 maj 1998. “Në fund të shekullit XX (1999), kriza në Kosovë dhe Metohi çoi në agresionin e NATO-s dhe bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Agresioni i paktit të NATO-s përfundoi me ardhjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Metohi, që u pasua me krime të shumta kundër civilëve serbë. Ushtria serbe dhe një numër i madh i pjesëtarëve të popullit serb u larguan më pas nga Kosova dhe Metohia. Dhuna kundër popullatës serbe vazhdoi”. “Askund në tekstin shkollor nuk ka ndonjë parahistori të konfliktit, as nuk përmenden krimet e shumta të luftës të kryera nga njësitet e Ushtrisë Jugosllave (kundër civilëve shqiptarë etnikë), për të cilat ka aktakuza dhe aktgjykime nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi”, thotë Gjureinoviq. Në mars të vitit 1999, forcat e NATO-s filluan të bombardojnë Republikën Federale të Jugosllavisë për shkak të eksodit dhe krimeve të supozuara të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe, kundër popullsisë etnike shqiptare në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën. Masakra e Reçakut “Në fillim të vitit 1999, forcat serbe u përleshën me UÇK-në [Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës] dhe çliruan fshatin kosovar të Reçakut nga terroristët shqiptarë. William Walker, shefi i misionit monitorues të OSBE-së, që ishte në Reçak gjatë konfliktit, akuzoi forcat serbe për krime të luftës kundër civilëve shqiptarë që as nuk ishin në fshat”. Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë etnikë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në Reçak. Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se shumica e të vrarëve u qëlluan në kokë, me sa duket nga një distancë e afërt. Policët serbë vendosen në pozicione më 18 janar në Reçak. Policët serbë vendosen në pozicione më 18 janar në Reçak. Raporte të shumta nga OSBE-ja dhe Human Rights Watch (HRW) i karakterizojnë ngjarjet në Reçak si një masakër ndaj civilëve shqiptarë etnikë nga forcat serbe. Masakra ishte kruciale për vendimin e NATO-s për të nisur sulmet ajrore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Fytyrat e Reçakut Autoritetet serbe, duke përfshirë presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq, e përshkruajnë Reçakun si një incident të “fabrikuar”. Si iu përgjigjën Qeveria serbe dhe botuesi kritikave ndaj tekstit shkollor? Kritikave lidhur me tekstin shkollor, institucionet serbe u janë përgjigjur duke thënë se ai është miratuar në përputhje me ligjin serb. Instituti për Përmirësimin e Arsimit i tha Shërbimit Ballkanik të “Radios Evropa e Lirë” se teksti shkollor, i botuar nga Novi Logos, ndjek kurrikulën dhe “bazohet në teoritë e pranuara shkencore, fakte, përfundime, interpretime, të dhëna aktuale dhe arritje bashkëkohore”. Ministria serbe e Arsimit, e cila e ka fjalën e fundit në miratimin e teksteve shkollore, nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it. Ministria serbe e Arsimit, e cila e ka fjalën e fundit në miratimin e teksteve shkollore, nuk u është përgjigjur pyetjeve të “REL”-it. Novi Logos thotë se teksti shkollor “nuk është shkruar sipas gjykimit të lirë të autorit, por ekskluzivisht në përputhje me plan-programin mësimor [që është] i përshtatshëm për moshën e nxënësve”. “Autorët u përpoqën të paraqesin në mënyrë objektive dhe të paanshme ngjarjet apo personalitetet e përshkruara nga plan-programi”, thuhet në përgjigjen e shtëpisë botuese. Çfarë thonë nxënësit serbë? “[Ish-Jugosllavia] udhëhoqi një politikë anti-serbe në shumë momente”, thotë Milica 19-vjeçare, e cila u diplomua në një shkollë të mesme të Beogradit vitin e kaluar, për mësimet që mori nga klasa e historisë për shpërbërjen e Jugosllavisë. “Ishte e gabuar për popullin serb, shkatërrimtare për ne”. Ndonëse tekstet shkollore përmbajnë mësime mbi shpërbërjen e Jugosllavisë, një tjetër i diplomuar në shkollën e mesme, në vitin 2022, Ilija Siljegoviq, thotë se atij dhe shokëve të tij të klasës, nuk iu mësuan asgjë për këtë. “Mësimi i fundit që patëm ishte Lufta e Dytë Botërore dhe pasojat e saj”, thotë ai. “Ne nuk i kemi mbuluar fare temat e Kosovës apo shpërbërjes së [Jugosllavisë]”. Një tjetër nxënës, Marko Ogrenjaq, thotë gjithashtu se nuk ka mësuar asgjë në shkollë për luftën në territorin e ish-Jugosllavisë. “Për shkak të koronavirusit, mbetëm mbrapa me mësime. Profesori na tha të përpiqeshim të hulumtonin dhe mësonim vetë”, thotë ai.
PËRDORIMI I GJUHËS SË URREJTJES NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE DHE TEK MEDIAT E REJA NË DARDANI
PËRDORIMI I GJUHËS SË URREJTJES NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE DHE TEK MEDIAT E REJA NË DARDANI NGA FLORI BRUQI,PHDPërdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica…
18–27 minuta

No comments:
Post a Comment