Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/15

Rikthimi i Urdhrave Ekzekutivë Amerikanë në Ballkan: Diplomaci apo Diktat?

Vizita e Brendan Hanrahanit në Serbi, Kosovë dhe Bosnje nuk është thjesht një lëvizje diplomatike, por një mesazh i qartë për gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan që pas rizgjedhjes së Donald Trump-it në vitin 2024 dhe përfaqëson rikthimin e qartë të politikës amerikane të dominuar nga "urdhrat ekzekutivë". 
Alarm Ballkanik: Rikthehen Urdhrat e Trump!
Donald Trump /

 Dušan Janjić, analist serb dhe njohës i mirë i politikës ballkanike, e interpreton këtë vizitë si tregues të një qasjeje të SHBA-së që po zëvendëson politikën tradicionale diplomatike me biznes-politikë, duke imponuar kushte dhe agjenda në vend të dialogut dhe bashkëpunimit të hapur. Donald Trump, që njihet për përdorimin e metodave të forta dhe të njëanshme në diplomaci, duket se ka zgjedhur Ballkanin për të treguar edhe një herë se ndikimi amerikan nuk negociohet, por imponon. 

Për Shqipërinë dhe rajonin, ky është një alarm për t’u zgjuar dhe për të kuptuar se integrimi dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë duhet të jetë i balancuar dhe pa kushte që cënojnë sovranitetin.

 Nëse vizita e Hanrahanit është prelud i urdhrave ekzekutivë, Ballkani është në prag të një diplomacie të re, e cila në vend të stabilizimit dhe paqes, mund të hapë rrugën për tensione dhe ndarje të reja. 
Alarm Ballkanik: Rikthehen Urdhrat e Trump!
Brendan Hanrahani /

 Ndaj Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme dhe të vlerësojë me kujdes çdo lëvizje diplomatike që vjen nga Uashingtoni, sepse sot po përballemi me realitetin e një administrate që politikën e jashtme nuk e njeh si bashkëpunim, por si imponim. 

Dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për një rajon tashmë të brishtë. 

 Është koha që Tirana zyrtare të zgjedhë me kujdes dhe guxim pozicionin e saj në këtë lojë diplomatike. 

Koha e urdhrave ekzekutivë duhet të jetë prapa nesh, jo pjesë e të ardhmes së rajonit.

No comments:

Post a Comment

Gazetar rumun Liviu Alexa ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama paguan 7 mijë euro në muaj për konsulencë ish shefin e diskretituar të shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea.

Burimi: Hotnews "Charles McGonigal ishte kreu i Kundërzbulimit në FBI, një gjuetar spiunësh. Epo, edhe amerikanët e arrestuan pasi e...