Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/15

Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro



Administratorët e kolegjit privat “Wisdom” në Tiranë dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata kanë shitur diploma dhe certifikata false në Itali, pasi më herët kanë tentuar të korruptojnë drejtues të lartë të arsimit në Shqipëri.
- Advertisement -

Shitja e diplomave fiktive ka prodhuar një skandal që implikon arsimin e lartë privat në Shqipëri. Administratorët italianë të kolegjit universitar Wisdom, duket se janë koka e një grupi mashtruesish, të cilët erdhën në Tiranë për të ngritur një qëndër arsimore me studentë ekselentë, por që devijuan duke shpërndarë diploma e certifikata false për qytetarë italianë.

Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar se cifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano kanë korruptuar presidenten e Këshillit të Akreditimit në Shqipëri, Shqiponja Telhaj me një çantë me vlerë 1150 euro, madje duke tentuar të hyjnë deri në Ministrinë e Arsimit me dhurata të shtrenjta.

Por, vetë Telhaj thotë se nuk e njeh çiftin Italian, dhe për të përmendja në dosjen Wisdom është e gjitha shpifje.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti privat printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë euro në profilin e hotelerisë, 9 mijë euro në drejtësi dhe 19 mijë euro në shkencat e edukimit.

Hetimet në Itali nisën nga kallëzimet e disa qytetarëve dhe deri më tani janë 9 italianë të arrestuar, ndëkrohë nuk ka asnjë informacion për shtrirjen e hetimeve dhe operacionit të Guardia di Finanza në Shqipëri.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...