Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/19

Kush është Abdullah Zeneli ?

Abdullah Zeneli, lindi më 25 mars të vitit 1952, është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese "Rilindja", duke kontribuar në përhapjen e librit shqip kur qenia shqiptare ishte nën trysninë e tmerrshme të diktaturave. Pasioni për librin dhe misioni i shenjtë i përhapjes së tij nuk i mundësuan krijimtari të rregullt dhe komode, edhe pse shkrimin e parë letrar, poezinë Rrëfime kohe e pati botuar në revistën më prestixhioze letrare shqiptare Jeta e re qyshkur ishte nxënës i normales së Prishtinës (1967-1971). Në shtypin dhe periodikun shqiptar i janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit . Është autor i dy përmbledhjeve tregimesh: Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990 dhe Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, Buzuku, Prishtinë, 1997) dhe një libri impresionesh nga jeta 100-ditëshe si refugjat në Korçë (prill-korrik 1999) me titull Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000) përkthyer edhe në rumanisht: Glia albaneză (Bukuresht, 2007). Ka kontribuar shumë në veprimtarinë botuese shqiptare veçanërisht me shtëpinë e parë botuese postkomuniste Buzuku (themeluar më 1990), duke krijuar një klimë të re në fushë botimesh në gjithë hapësirën shqiptare. Poet ndijimesh të thella, kritik dhe polemist i pakursyer. Ka në dorëshkrim dy romane (Zjarri i Marietës dhe Portreti i artistit në fluturim), tri drama (Nëna lutet për ne - me temë Nënën Tereze, Anabela - belanë e Anës gjatë luftës së 1999-tës dhe Luleshkronjat - për Kongresin e Manastirit në 100-vjetorin e ngjarjes që i parapriu mëvetësisë shqiptare), shumë tregime të shkurtra, poezi, vështrime kritike për libra të botuar tek Buzuku si dhe një mori artikujsh gazetaresk e intervistash në mediumet e shumta shqiptare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe themelues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, njëkohësisht koordinator i panairit të librit të Prishtinës (1999-2007), i cili që nga viti 1999 i ofron Kosovës dhe lexuesve të shumtë të saj të arriturat e fundit në fushë botimesh.

Tituj te veprave

Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990
Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, (Sh.B. Gjon Buzuku, Prishtinë, 1997)
Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000)

Te tjera

Shoqata e Botuesve të Kosovës (2000-2007)

Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2007-2009)

Kush është Veli Karahoda ?

Veli Karahoda lindi më 4 janar 1968. Diplomoi në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës (1991). Me shkrimet e para letrare u shfaq në fund të viteve tetëdhjetë, duke publikuar kryesisht ese që trajtonin tema nga letërsia, estetika, filozofia, politika. Aso kohe në shtypin ditor (Rilindja, Flaka e vëllazërimit) dhe në atë periodik (Jeta e re, Fjala, Zëri, Bota e re) botoi poezi, tregime, reçensa, kritika letrare, ese mbi teatrin dhe trajtesa mbi autorë të ndryshëm si Ernest Koliqi, Kasëm Trebeshina, Faik Konica, D.H. Lawrence, Jorge Luis Borges, Kandinski, etj. Librin e parë (Kështjella shqip e Kafkës, roman) publikoi më 1991 (SH.B. Gjon Buzuku). Pasuan: Klepsidra e verdhë, vëllim me poezi, 1992 (ArtCenter, Prishtinë); Panairi i kufomave, ese dhe shkrime kritike, 1992 (ArtCenter, Prishtinë); Akademia e veshjes bukur, vëllim me poezi, 1993 (BlendAS, Prishtinë); Balsamuesit e luleve, vëllim me tregime dhe novela, 1994 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Lukrecia, (Mësojmë gjuhën magjike të fluturimit, Lukrecia) 1995 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Demonët, roman, 2000 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Shtatë fjalët e fundit, roman, 2003 (SH.B. Gjon Buzuku).
V. Karahoda ka botuar tek Rilindja, Fjala, Zëri, Eurozëri, Bota Sot, Albania, Urtia, Rilindja Demokratike, Flaka e vëllezërimit, Fakti, etj.
1991: anëtarsim në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës;
1993: anëtarësim në PEN Qendrën daneze.
1995-1997: kolumnist në revistën EuroZëri; autor një serie shkrimesh në rubrikën Camera Obscura.
1997-2000: kolumnist në të përditshmen Bota Sot. Në rubrikat Margjinale, Nga këndi i vdekur dhe Auditorium, V. Karahoda publikoi një numër të madh kolumnesh, esesh dhe artikujsh me tema politike, letrare, kulturore, etj.
2000: redaktor kulture në javoren Opinioni i Tretë, Prishtinë.
Librat Balsamuesit e luleve, Lukrecia dhe Shtatë fjalët e fundit janë shpërblyer me çmime letrare.

Veprat letrare

Veprat e autorit janë të grupuara sipas zhanrit.
Romane
Kështjella shqip e Kafkës, 1991
Demonët, 2000
Shtatë fjalët e fundit, 2003
Novela dhe Tregime
Balsamuesit e luleve, 1994
Lukrecia, 1995
Poezi
Klepsidra e verdhë, 1992
Akademia e veshjes bukur, 1993
Eseistikë
Panairi i kufomave, 1992

Çmime letrare

Çmimi letrar vjetor Rilindja, 1995 për librin Balsamuesit e luleve.
Çmimi letrar Pjetër Bogdani (ndahet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë të vitit në të gjitha zhanret), 1996 për librin Lukrecia.
Çmimi letrar Hivzi Sylejmani (ndahet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë të vitit në prozë), 2003 për librin Shtatë fjalët e fundit.

Kush është Shefki Hysa ?

Shefki Hysa lindi në Ersekë, Shqipëri më 20 korrik të vitit 1957, është shkrimtar shqiptar.Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës {Shalësi} të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë, botimeve dhe të marrëdhënieve publike e ndërkombëtare. Gjatë viteve 1991-97 ka punuar si gazetar në gazetën “Çamëria” dhe kryeredaktor në gazetat “Kombi” e “Dielli”. Ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) dhe institucionin Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.Që nga viti 1995 vazhdon të drejtojë si botues dhe si Kryeredaktor revistën e përmuajshme “Krahu i shqiponjës”.
Është sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Që nga viti 1997 e në vazhdim është punonjës në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë.
Permes shoqates dhe kontributit vetjak eshte kthyer nje nje promovues te vlerva te komunitetit cam dhe te popullsise se Kosnispolit.

Tituj të veprave

“Turtullesha dhe djalli”, tregime (1992), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
“Robër të paqes”, roman (1994), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
“Parajsa e mallkuar”, roman (1997), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
“Rrëfimet e një hajduti”, tregime (1999), botim i shtëpisë botuese “Arbëria”.
“Aromë Çamërie”, tregime (2004), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,ISBN 99927-960-1-4
“Mrekullitë e rreme”, tregime (2005) Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,ISBN 99927-960-0-6
“Diplomacia e vetëmohimit”, publicistikë, 2008, botim i shtëpisë botuese “Kristalina KH”, ISBN 978-99956-650-3-6
Redaktor i “novelës” Lavirja e denjë për respekt” (1992), e shkrimtarit Zhan Pol Sartri (Jean-Paul Sartre).
Redaktor i romancës “Dashuri fatale” (1992), e shkrimtarit Alfred de Myse (Alfred de Musset).
Redaktor i romancës “Dashuri e përgjakur (Përtej largësive)” (1992), e shkrimtarit Bilal Xhaferri.
Redaktor i romanit “Krasta Kraus (Ra Berati)” (1993), i shkrimtarit Bilal Xhaferri' ISBN 99943-904-5-7.
Redaktor i novelës “Kur dynden vikingët” (1993), e shkrimtarit Pjetër Arbnori.
Redaktor i romancës “Bukuroshja me hijen” (1994), e shkrimtarit Pjetër Arbnori.
Redaktor i vëllimit poetik “Pjergulla e lotëve” (1995), i poetit Namik Mane.
Redaktor i vëllimit me tregime “Një natë e zakonshme” (2003), i autorit Namik Mane.
Redaktor i romanit “Me putrat tona shetitëm botën” (2007), i shkrimtares Xhulia Xhekaj, ISBN 99943-969-4-8.
Autor i essesë “Letërsia e dënuar me vdekje nga politika”, gazeta “Shqip”, 10 shtator 2007.
Autor i essesë “Letërsia, pas vdekjes”, revista “Krahu i shqiponjës”, nr.81, 2007, etj., etj., botime e redaktime letraro-publicistike të vetat dhe të të tjerëve nga më të larmishmet.

Burime të dhënash

Agim Musta, Enver Memisha, “Antologji e plagëve nën terrorin komunist” 2 (2006), Tiranë, ISBN 99943-38-12-9
Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jugshqiptare 1 (A – H), 2006, Tiranë, ISBN 99943-855-2-6
Hekuran Halili,“Unë – Njeriu”, Sarandë, 2007, ISBN 978-99943-966-6-5
Ahmet Mehmeti, “Nektar i shpirtit shqiptar” (Antologji për Çamërinë), Tiranë, 2007, ISBN 978-99943-50-13-1
Sabri Hamiti, “Poeti i nemun – Bilal Xhaferri” (1996), Prishtinë
Namik Selmani, ”Të fala nga Çamëria”, publicistikë (2009), Tiranë, ISBN 978-99956-33-28-8

Shih edhe

Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
Tregime në anglisht
Faqe: Sh. K.” Bilal Xhaferri”
Faqe: Sh. B. “Bilal Xhaferri”
The Cultural Association “Bilal Xhaferri”
The Publishing House “Bilal Xhaferri”
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
The world's database


Faqe e Shefki Hysës
Amëza : Ditari Shefkishkrimtari
Amëza : Ditari "Krahu i shqiponjes"
Amëza : Ditari Kraku - Shefki Hysa
"Thyerje e koracës së vlerave të diktuara" - nga Bardhyl Maliqi
Besiana Info
"Fate tragjike" - nga Dritëro Agolli
"Një shkallë e re krijimtarie" - nga Dritëro Agolli
"Mesazhe shprese" - nga Ismail Kadareja
"Çamëria si dhimbje e si ëndërr" - nga Natasha Lushaj
"Ligjërime të krenarisë shqiptare" - nga Natasha Lushaj
KADAREJA PERSONAZH - nga Sazan Goliku
"Krijimtari me vlera të rralla" - nga Sazan Goliku (Pandeli Koçi)
"Veçoritë e një proze" - nga Sokol Jakova
"Autopsi e parajsës" - nga Sokol Jakova
"Jeta e artistit nën diktaturë" - nga Sokol Jakova
"Reflekse të një jete" - nga Xhemil Lato
"Tronditja e madhe çame" - nga Visar Zhiti
"A new stage of creativity" - By Dritëro Agolli
"Un livre de messages..." - Par Ismail Kadare

Kush është Teodor Laço ?

Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës, është shkrimtar shqiptar. Studioi agronomin në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja, si në anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht, rumanisht, turqisht, bullgarisht, greqisht. Krijimtaria e tij e pasur letrare në të gjitha zhanret e sipërpërmendura ka marrë vlerësime të rëndësishme nga kritika e specializuar si brenda ashtu edhe jashtë kufijve shtetërorë. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.


Tituj të veprave

Era e tokës (1965)
Shtëpia në rrugicë (1968)
Një nuse për Stasin (1970)
Tokë e ashpër (1987)
Korbat mbi mermer (1981)
Të gjithë lumenjtë rrjedhin (1987)
Pushimet e kolonelit (1990)
Shi në plazh
Vrasja e buzëqeshjes
Një dritare në Kremlin
Mjegull (2009)

Kush është Visar Zhiti ?

Visar Zhiti, lindur më 2 dhjetor 1952 në Durrës është shkrimtar shqiptar.Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave". Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte patur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.
Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punuoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

Veprimtaria Krijuese

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshnte disa poezi nga burgu. "Hedh njė kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtëra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit: burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".

Libra me poezi:

Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)[1]
Koha e krisur (1993) [1]
Hedh njė kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)[1]
Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)[1]
Koha e krisur (1993) [1]
Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
Rruget e ferrit: burgologji(2001)
Përkthyer në Gjuhën Agleze:
Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

Kush është Bedri Dedja ?

Bedri Dedja lindi në vitin 1930 në Korçë, studioi në Moskë psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë, është shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta në 13 prill të vitit 2004.


Biografia

Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX. Bedri Dedja ka lindur në Korçë më 20.11.1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave. Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.
Burimet : Kjo biografi dhe të dhënat janë bazuar në Tekstin Historia e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë të Dr. Astrit Bishqemi, Universiteti "A.Xhuvani" Elbasan, Botimet Sejko - 2001, fq. 287-289 duke u plotësuar vetëm me të dhënat e reja dhe botimet pas vitit 2001.

Tituj të veprave

Bedri Dedja, ka botuar:
Novela:
Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
Një udhëtim i rrezikshëm (1961)
Kercënimi i thonjve kozmikë(1976)
Përrallëmadhja (1998)
Vëllime me tregime e përralla :
Përralla popullore mbi kafshët (1957)
Përralla e tre vëllezërve (1958)
Kallëzimet e gjyshe pastërtores (1960)
Kapiteni i shtërngatës (1970)
Përralla e shpatave të arta (1976)
Përralla e lepurit dhe e breshkës (1976)
Bariu i vogël në mal të thatë (1979)
Përralla njëmbëdhjetëkatëshe (1996)
Përralla të zgjedhura (1997)
Përrallat e Zvicrës (2002)
Vjersha dhe poema:
Numrat (1959)
Shkolla e pyllit (1967)
Artan Borizani dhe çeta e tij (1970)
Garda partizane (1972)
Patoku në plazh (1975)
Poezi të zgjedhura për fëmijë (1975)
Beni shkon në malësi me familje dhe shtëpi (1976)
Gjashtë poema për kalamaj (1976)
Vera, Genti e Driloni (1985)

Romane:

Shoku i braktisur (1957)
Kalamajtë e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
Republika e 1100 çudirave (1975)
Nëpër korridoret e thella të Jonit (1976)
Met partizani (1981)
Si u rrit një komisar (1986)
Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
Kacamicri rreth globit (1993)
Si katër fëmijë u bënë biznesmenë (1996)
Qyteti me tri kështjella (1998)
Sikuriada (2002)
Presidenti i Planetit të Kuq (2006, botuar post mortum)

Pjesë teatrale :

Gjyqi i Maçokut (1962)
Kryengritje në pallat (1972)
Publicistikë :
Biseda me pionierët (1986)
Nëpër ravat e jetës - Kujtime (2001)
Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh (2004) ;
Përkthime nga gjuha ruse :
L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954) ; Robi i Kaukazit (1959)
V.Majakovski - Për fëmijët (1954) ; Lexo, shëtit e fluturo (1958) ; Ç'është mirë e ç'është keq (1966)
N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957) ;
M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ;
H.K.Andersen - Përralla (1956) ;
M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ;
Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958) ; Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë) ;
Studime dhe vepra shkencore :
Edukimi i marrdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956) ;
Psikologjia për shkollat e mesme (1959) ;
Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ;
Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987) ;
Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966) ;
Politika dhe Pedagogjia (1967) ;
Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971) ;
Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ;
Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978) ;
Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978) ;
Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978) ;
Didaktika (bashkëautor 1986) ;
Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989) ;
Psikologjia Sociale (1990) ;
Sekreti i talentit (1998).

Mirënjohje

Profesor

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Laureat i Çmimit të Republikës
Laureat i Urdhërit "Naim Frashëri"
"Qytetar Nderi" i Qarkut te Beratit
Laureat i Titullit "Mjeshter i Madh"

Kush është Namik Ibrahim Selmani ?

Namik Selmani
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Jo e kontrolluar
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Namik Ibrahim Selmani

Emri Namik
Mbiemri Selmani
Lindur më 18 nëntor 1950
Lindur në Ninat, Sarandë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare

Namik Ibrahim Selmani lindi më 18 nëntor 1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës; është gazetar dhe shkrimtar shqiptar.

Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Univeritetit të Tiranës. Ka punuar mbi 35 vjet si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme pedagogjike “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.
Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme, ka shkruar gjashtë vëllime me poezi, disa libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, etj. Ka botuar me qindra shkrime të karakterit studimor, kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme në organe të shumta të shtypit shqiptar e të huaj. Pra, prej disa vitesh ai është një autor, i cili me botimet e tij është përfaqësuar denjësisht edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, etj.
Në krimtarinë e tij zë vend edhe publicistika. Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë edhe bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. K a patur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artitike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali, Maqedoni, Kosovë, etj. Është fitues i disa çmimeve kombëtare në letërsi e në publicistikë. Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare.
Namik Selmani është anëtar kryesie në OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe zëvendëskryeredaktor i revistës “Krahu i shqiponjës”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit, etj.

Tituj të veprave

“Vatra e mallit”, poezi, 2000
“Zërat e brigjeve të mia”, poezi, 2003
“Dallandyshet e Çamërisë”, proza, 2004
“Kroi i këngës çame”, poezi, 2005
“Trokitje në Dodonë”, proza, 2006, ISBN 99943-855-6-9
“Filizët e fjalës gjimnaziste”, botim pedagogjik , 2006
“Abaz Dojaka - Mjeshtër i Kulturës popullore”, monografi, 2006, ISBN 99943-33-82-8
“Fari çam”, poezi, 2006
“Kërkoj monumentet”, proza, 2007, ISBN 978-99956-621-0-3
“Shpirti çam”, antologji personale me poezi, 2007, ISBN 978-99943-967-8-8
“Dritaret e besimit”, poezi fetare për rininë islame, 2007, ISBN 978-99956-652-3-4
“Rruga e një shkolle”, monografi për shkollën mesme profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, 2007, ISBN 9789994396795
“Arkivi i fjalës”, botim pedagogjik për kulturën e të shkruarit në shkollat e mesme, 2008

Redaktor i librave:

“Noos”, poezi nga Rizvan Nepravishta, Berat, 1998
“Më fal, ëndrra ime!”, poezi nga Drita Braho, Berat, 2000
“Në krahët e ëndrrës”, poezi nga Esmerlada Mile, Tiranë, 2007, ISBN 978-9943-967-7-1
“Fjongoja e pranverës”, poezi nga Fabiola Abazi, Tiranë, 2007, ISBN 978-99943-967-3-3
“Dollia e dashurisë”, poezi nga Laura Selmani, Tiranë , 2008
“Fluturim”, poezi nga Hanife Hoxhallari,Tiranë, 2008, ISBN 9789995622206
“Pranë njerëzve”, sprovë për një punonjës social”, Andi Selmani, Tiranë, 2008
“Hapësira të kulturës islame”, (Berati), redaktor i fotografisë, Berat, 1999
“Këngët e Beratit”, Studim, (redaktor i fotografisë), Berat, 2004

Burime të dhënash

“Këngët e para”, antologji poetike për të rinjtë e shkollave të mesme, 1968
Ali Podrimja, “Eni vjen pej Çamërie”, antologji poetike për Çamërinë, 2003, ISBN 9951-02-041-0
Astrit Kaziu, “Legjenda Mustafa Gjinishit”, bashkautor në përmbledhje artikujsh, 2004
Mehmet Gëzhilli, “Kolonel Zylyftari”, antologji kushtuar Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari, 2004, ISBN 99927-43-26-3
“Përtej detit – Oltre mare”, përmbledhje poetike, botuar në Ankona ( Itali), 2004, Shoqata e Emigrantëve
Hajro Ulqinaku, “Ulqin, ti det”, antologji poetike për Ulqinin (Mali i Zi), 2007
Arben Llalla, “Shtypi shqiptar dhe arvanitasi Aristidh Kola”, përmbledhje krijimesh,Tetovë,( Maqedoni), 2007, ISBN 978-9989-2720-2-8
Mevlud Buci, “Dritare fisnikërie”, antologji me shkrime e poezi, 2007, ISBN 9789994357185
Ahmet Mehmeti, “Nektari i shpirtit shqiptar”, antologji për Çamërinë, 2007, ISBN 9789994350131
Fatos Daci, “Dibra ‘07”, Antologji me krijime letrare për Dibrën, 2008
Andi Selmani “Pranë njerëzve”, 2008, ISBN 9789995-622398
Laura Selmani, “Dollia e dashurisë”, 2008, ISBN 9789995 622268
Shefki Hysa, “Diplomacia e vetëmohimit”, 2008, Tiranë, ISBN 978-99956-650-3-6

Lidhje të jashtme

Personalitet që e nderon Çamërinë
Faqe e Namik Selmanit
Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
Faqe: Sh. K.” Bilal Xhaferri”
Faqe: Sh. B. “Bilal Xhaferri”
The Cultural Association “Bilal Xhaferri”
The publishing house “Bilal Xhaferri”
Krahu english
Faqe e Shefki Hysës
Kur hapen dritaret

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...