SHKRUAN FLORI BRUQI
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) u krijua në vitin 1947 nga presidenti Harry Truman. Ai u alarmua nga spiunazhi mbarëbotëror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, prandaj nënshkroi Aktin e Sigurimit Kombëtar, duke krijuar CIA-n si organizatë e përhershme spiunazhi e qeverisë së SHBA-së. Karta e statutit të CIA-s e vendos atë në kontrollin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar (NSC), i cili është nën drejtimin e qeverisë ekzekutive dhe Kongresit. Përgjegjësia kryesore e CIA-s është të “mbledhë dhe të vlerësojë informacion”, por njëkohësisht të “kryejë dhe detyra të tjera” që i specifikon Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Fillimisht agjencia u krijua nga veteranë të guximshëm dhe me përvojë lufte të ish-OSS (Zyra e Shërbimeve Strategjike ka funksionuar gjatë Luftës së Dytë Botërore), por e spastruar nga elementët komunistë që kishin infiltruar në OSS gjatë L. II. B. CIA nuk kishte ndonjë shërbim sekret modern, deri në shkurt të vitit 1953, kur drejtor i saj u bë Allen Dulles, ish-shef i operacioneve të OSS-së në Evropë gjatë L. II. B. CIA u bë e barabartë me KGB-në si forcë spiunazhi, kur Alen Dallas mori komandën e saj më 1953. ....
*****
Një histori e shkurtët e një prej shërbimeve sekrete më të famshme dhe më të njohur në botë. Në këtë dossier do të shpjegohet historia e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, përballja e saj me agjencinë ruse, KGB dhe infiltrimet e spiunëve në rradhët e saj.
Per me teper se nje shekull, te gjitha shtetet kryesore te botes, perveç SHBA zhvilluan dhe kultivuan sherbimet sekrete informative.Kodi i pashkruar kombetar amerikan i etikes nuk mund te toleronte apo te stimulonte spiunazhin.Ne fund te vitit 1929, ky lloj qendrimi ishte shprehur ne thenien e Sekretarit te Shtetit, Henri Stimson, kur Herbert Yardley i ofroi atij kopje te dokumentave te huaja te apokriptografuara: "Zoterinjte e vertete nuk i lexojne posten njeri-tjetrit!"
Megjithate sherbimet sekrete informative te zbulimit u zhvilluan fare shpejte ne SHBA. Mbas LIIB, presidenti Harry Truman shperndau Office of Strategic Services(OSS 1941-1945) duke argumentuar se asnje agjensi amerikane nuk kishte nevoje te kryente spiunazh nderkombetar, derisa sigurisht filloi lufta e ftohte e shtyre nga Kremlini.I alarmuar nga spiunazhi mbareboteror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, Trumani nenshkroi Aktin e Sigurimit Kombetar ne 1947 ( National Security Act) duke krijuar CIA-n si organizate e perhershme spiunazhi e qeverise se SHBA.
Karta e statutit te CIA-s e vendos ate ne kontrollin e NSC (National Security Counsil)-Keshillit te Sigurimit Kombetar, i cili eshte nen drejtimin e qeverise ekzekutive,por njekohesisht eshte dhe nen mbikeqyrjen e parlamentit (Kongresit). Pergjegjesia kryesore e CIA-s eshte te "mbledhi dhe te vleresoje informacion", por njekohesisht te "kryeje dhe detyra te tjera" qe i specifikon NCS.
Krijimi i CIA-s u kundershtua energjikisht me teper nga drejtori i FBI (Zyres federale te hetimeve), J.Edgar Hoover. Hoover i kundervihej presidentit Truman dhe disa antareve te Kongresit , duke argumentuar se krijimi i CIA-s vecse do te dublikonte perpjekjet dhe informatat e mbledhura nga FBI, per te cilat deri ne 1947 ishte pergjegjes ai. Hooveri u provua qe ishte gabim. Shpesh here, mbas shperndarjes se OSS, FBI dhe sherbimet informative ushtarake ofronin informacion te dobet dhe te paanalizuar qe me teper ngaterronte dhe prishte pune se sa informonte.
Qe t'ia dilte mbane me keto informata te ngaterruara dhe qe te perballonte me mire rrezikun dhe kercenimin komunist, Trumani krijoi Grupin Qendror te Informacionit (CIG) nen komanden e Nen-Admiralit Sidney Soures. Kur NSC-Keshilli i Sigurimit Kombetar beri mbledhjen e tij te pare ne 19 dhjetor 1947, i dha urdher Admiralit Roscoe Hillenkoetter, drejtorit te pare te CIA-s te mbikeqyrte operacionet e maskuara ne Itali, qe do te parandalonin komunistet te merrnin pushtetin ne zgjedhjet e pergjithshme.
Hillenkoeter dhe njerezit e tij iu futen punes, duke perdorur presion ushtarak, politik dhe ekonomik ne nje fushate masive propagande per te siguruar humbjen e komunisteve ne zgjedhje. Ky sukses i madh i CIA-s shtoi besimin se agjensia mund te ishte shume efektive ne punet e cdo shteti te huaj, duke krijuar keshtu nje urdher te rrezikshem per te ardhmen. Fillimisht agjensia u krijua nga veterane te guximshem dhe me pervoje lufte te ish-OSS, por e spastruar nga elementet komuniste qe kishin infiltruar ne OSS gjate LIIB. Keta veterane u ngjanin me teper 'bastaxhinjve" qe loznin me vdekjen sesa intriganteve.
CIA nuk ishte ndonji sherbim sekret modern, deri ne shkurt te vitit 1953, kur drejtor i saj u be Allen Dulles, ish shef i operacioneve te OSS ne Evrope gjate LIIB. Ardhja e Dulles(Alen Dalas) ne krye te CIA-s solli nje ekspert te madh ne pozicionin qe ai kishte,duke sjelle per here te pare ne pah pikepamjen se CIA ishte e zonja te infiltronte dhe te vepronte dhe te nderhynte ne punet e brendshme dhe ne shtete jomiqesore me SHBA si Irani,Zaire,Guatemala,Indonezia,Kili dhe Egjipti.
Teknika e CIA-s nuk ishte e ndryshme nga teknika qe perdornin agjensite e tjera te informacionit. Keto perfshinin ryshfetet, shantazhet,dizinformacionin,propaganden negative,luften guerrile, sabotazhin deri dhe vrasjet.Agjensia filloi te mblidhte dhe te analizonte informacion, duke shtuar njekohesisht dhe operacionet e maskuara. Ne 1953, nen drejtimin e gjeneralit Uollter Bedel Smith,CIA dergoi agjentet e saj ne Iran per te mbeshtetur hedhjen e kryeministrit Mohamed Mosadef, i cili u largua duke e lene vendin e vet ne nje kaos politik.
CIA u be e barabarte me KGB si force spiunazhi kur Alen Dallas mori komanden e saj ne 1953. Nje vit me pas, regjimi i influecuar nga komunistet i Jakobo Arbensit ne Guatemala u permbys me mbeshtetjen e CIA-s. Ne 1955 CIA mbikeqyri hapjen e Tunelit te Berlinit qe i lejoi ekspertet e saj te pergjonin komunikacionet sovjetike, telefonatat diplomatike dhe rrjetet telefonike ne Berlinin Lindor.Ne 1956, CIA arriti te siguronte raportin teper sekret te Kongresit te XX te PK Sovjetike, ku Hrushovi denonte krimet e Stalinit, fill nje dite pas Kongresit.
Per 4 vjet, nga 1956 deri ne 1960, CIA drejtonte aeroplanet spiune ne qiejt e BS, operacion qe perfunduan kur piloti i aeroplanit U-2, Geri Fransis Pauers qe u godit nga sovjetiket u burgos.Me vone ky pilot do te shkembehej me spiunin e famshem te KGB Rudolf Abel.Ishin raportet e informacionit te CIA-s ato qe binden presidentin Kenedi te fillonte operacione "joluftarake" ne Vietnam ne 1961.Ne te njejtin vit CIA deshtoi ne operacionin e permbysjes se Kastros ne Kube, duke derguar trupa kubanezesh te arratisur si guerrile te patrainuara dhe jo te mbeshtetura nga forcat ajrore te SHBA.Operacioni ne Gjirin e Derrave ishte nje grusht i madh kunder reputacionit te CIA-s, por deshtimi i ketij operacioni ishte me teper nga ngaterrimet ne komunikim midis CIA dhe presidentit Kenedi, sesa nga paaftesia e saj.Qe te evitoheshin ne te ardhmen te tilla ngaterresa, sekretari i mbrojtes nen administraten e Kenedit, krijoi DIA ( Agjensine informative te Mbrojtjes) si filter informacioni te te gjitha sherbimeve sekrete jo-ushtarake te SHBA.
Fiaskoja ne Kuba beri qe presidenti Kenedi te kerkonte doreheqjen e Alen Dallesit.( Ai qe ishte ideatori i vertete i fluturimeve te U-2 mbi BS dhe pergjegjesi i fiaskos se Gjirit te Derrave ishte ndihmesi i tij,Ricard Bizell).Nje vit me pas, CIA e rifitoi reputacionin e mire kur nen drejtimin e Xhon Mek'Kone,nje nga aeroplanet spiune mori foto te raketave me rreze te larget veprimi sovjetike qe po vendoseshin ne Kuba.Ky informacion coi ne konfrontimin historik te Kenedit me Hrushovin,Krizen kubane te Raketave, ne te cilin kryeministri sovjetik doli i mundur dhe raketat berthamore u terhoqen nga Kuba.
Kur presidenti Kenedi u vra ne 1963, CIA u kritikua perseri seriozisht sepse vrasesi Li Harvi Osualld ishte identifikuar me pare si i rrezikshem politikisht,por CIA i kishte humbur gjurmet e tij. Ne fakt, veprimtaria e Osualldit ne SHBA ishte nen juridiksionin dhe pergjegjesine e FBI. CIA nuk ka te tilla detyra apo te drejta ne SHBA, por vetem jashte saj.
Ne 1964, perseri nen drejtimin e Mek'Kon, CIA ndihmoi rebelet qe hodhen poshte dhe vrane kryeministrin kongolez Patris Lumumba. Mek'kon u zevendesua nga admirali Uilliam Rejborn (1965-1966), drejtoria e te cilit kaloi pa ngjarje te jashtezakonshme.
Pasardhesi i Rejborn, Ricard Helms (1966-1973) u perqendrua me teper ne luften e Vietnamit, duke i terhequr operativet e CIA ne bote, per ti derguar ne Sajgon. Rreth 1000 agjente te CIA-s vepronin ne kete zone. Gjithashtu operacione te CIA-s u zhvilluan dhe ne pjese te tjera te Vietnamit, ne Laos dhe ne Kamboxhia.Ne kete rast CIA pati dhe forca te veta ajrore qe vepronin nen masken e shoqerise ajrore "Air America". Ne Amerike, presidenti Lindon Xhonson, pergjegjes per rritjen e nderhyrjes amerikane ne Vietnam, i kerkoi Helmesit qe te spiunonte ne desidentet amerikane, opozitare te luftes ne Vietnam.Helmsi i rezistoi presioneve presidenciale qe ishin kunder statutit te CIA-s.
Informacioni i brendshem ishte nje pune e FBI qe Huveri refuzoi ta bente dhe CIA presupozoi se kjo ishte nje detyre ilegale. Megjithate skandali "Uotergejt" nuk provoi asnjihere ngaterrim te CIA-s ne te.
Helmsi pati nje sere ndihmesish te cuditshem:Ricard Bizell, ekspert ne truke te ndryshme dhe Xhejms Xhizus Angelltonin ne krye te kunderzbulimit, qe ishte i fiksuar me zbulimin e agjenteve sovjetike brenda CIA-s.
Presidenti Nikson e hoqi Helmsin si drejtor te CIA-s ne 1973, padyshim nga mosdeshira e ketij te fundit per te mbuluar skandalin "Uotergejt". Helmsi u caktua si ambasador ne Iran, por e la kete post per te deshmuar para Kongresit per sekretet e Agjensise. Perballe Komitetit Senatorial te Marredhenieve me jashte, Helmesi u kap duke genjyer ne tentative te mbroje sekretet e CIA-s. U gjobua me 2000$ si denim dhe iu dha mase burgimi 2 vjecare, nese do ta bente perseri.
| | | |
|
Shteteve të Bashkuara, madje edhe në sytë e kritikëve që mbartin një tendencë
pozitive, nuk u është shërbyer mirë nga agjencia e tyre e shërbimeve sekrete. Por, përtej kritikave, atyre sërish u duhet ndihma e një agjencie të aftë spiunazhi për t’u përballur me sfidat reja. Një analizë e “The Economist”, mbi botimin më të fundit të gazetarit të “New York Times”, Tim Weiner, hedh më shumë dritë mbi historikun e krijimit, arritjeve dhe dështimeve të një miti botëror, siç është CIA Shumë libra janë shkruar për të treguar sesa keq është sjellë Agjencia e In teligjencës së SHBA-së. Në studimin e tij të thellë e tepër bindës, Tim Weiner përshkruan sesa keq e ka bërë kjo agjenci punën e vet. Si një gazetar i “New York Times”-it që ka mbuluar problemet e spiunazhit për shumë vite, zoti Weiner e di se për çfarë po flet. Ai nuk luan me anën e errët të saj, për shembull nuk merret me hapjen e letrave ose të hidhet te kritikat e shpeshta, të rrëmojë për drogë ndër të burgosurit rusë, të merret me komplotet e gatuara për vrasjen e liderëve të huaj politikë e kështu me radhë. Madje, edhe ilegjitimiteti e imoraliteti për të përbëjnë shqetësime dytësore. Detyra e tij bazë në këtë rast është të merret me paaftësinë e inkompetencën, dhe këtë fenomen ai e ndjek me aq zell, sikur të ishte një prokuror fanatik. Vendit më të fuqishëm në botë, pretendon ai, i duhet akoma t’i shërbejë “një shërbim spiunazhi i dorës së parë”. Ai e nis me vitin 1945, kur presidenti Harry Truman vendosi të ngrinte në këmbë paraardhësen e CIA-s, të quajtur “the Central Intelligence Group”. Ai i afrohet kësisoj pjesës së pakënaqur të agjencisë me të ashtuquajturën “lufta ndaj terrorit” dhe pushtimit të Irakut, një nga rezultatet e së cilës ishte dhe degradimi i CIA-s dhe drejtorit të saj në një përpjekje për të koordinuar punën e agjencisë që shpesh haste në mosmarrëveshje e dështime.
Akti i vitit 1947 që i
hapte rrugën themelimit të një agjencie të tillë, parashtronte dy detyra: furnizimin e Presidentit me materiale të shërbimeve të inteligjencës dhe kryerjen e operacioneve sekrete për të jashtë vendit. Në pikëpamjen e zotit Weiner, CIA ishte zhgënjyese në dy drejtime — dhe shumë prej presidentëve të SHBA-së u duhet të mbajnë pjesën e vet të fajit për atë që ka ndodhur.
Seri dështimesh nga CIA
CIA nuk arriti ta paralajmëronte Shtëpinë
e Bardhë për bombën e parë atomike sovjetike (në vitin 1949), për pushtimin kinez të Koresë së Jugut (në vitin 1950), për protestat antisovjetike në Gjermaninë Lindore (në vitin 1953) dhe revolucionin në Hungari (në vitin 1956), për furnizimin me raketa të Kubës nga ana e sovjetikëve (në 1962), për konfliktin arabo-izraelit të vitit 1967 dhe pushtimin e Kuvajtit nga Sadam Huseini në vitin 1990. I mbivlerësoi kapacitetet ushtarake sovjetike në vitet ’50, dhe pastaj i nënvlerësoi ato para se t’i mbivlerësonte sërish në vitet ‘70. Rekordi i mbulimit të zonës me aksione
të kryera është disi më pozitiv. Në Japoni, Francë e Itali, CIA u përpoq të mbronte demokracinë duke blerë zgjedhjet. Sponsorizoi grushte shteti në Guatemala, Iran, Siri e Irak, ku solli në pushtet një lider të një partie si “Baath” në 1963, “ne erdhëm në pushtet me një tren amerikan”. Kur një pushtim i Kubës i menaxhuar nga “Agjencia” dështoi, ajo nisi të komplotonte për vrasjen e Fidel Kastros. Në një valë në rritje gjakderdhjeje, ajo u vërtetua se pati një dorë në grushtet ushtarake në Vietnamin e Jugut, Kili dhe Indonezi. A ia vlente të ndërmerreshin gjëra kaq
ordinere? A i anashkaloi shërbimi special i sigurisë së SHBA-së kostot njerëzore kur i kreu ato akte? Pasojat afatgjata të këtyre veprimeve perverse janë gjeopolitike dhe kanë sjellë edhe dëmtimin e moralit të idealeve amerikane. Dyshuesit vazhdimisht kanë paralajmëruar
presidentët se futja e hundëve të CIA-s në çështjet e huaja shpesh ka sjellë
më shumë dëme sesa të mira. Zoti Weiner ka rrëmuar duke na zbuluar qëndrime zyrtare për operacionet e mbulimit gjatë 60 vjetëve që ai është marrë si hark kohor, duke na sugjeruar se për të ato nuk kanë pasur kurrfarë vlere. Skeptikët nuk kanë qenë paqedashës ose nga ata të cilëve nis t’u kullojë zemra lot për gjakun e të pafajshmëve, por këshilltarë gjakftohtë e të ashpër, në nivele të larta të qeverisjes. Ata që e mbrojnë
punën e CIA-s pretendojnë se në pah del gjithmonë lajmi i keq. Edhe nëse vetë zoti Weiner i fsheh apo i mban për vete lajmet e mira, kjo nuk ka ndodhur për mungesë hulumtimi. Pasi 180 faqe shënime e referenca në fund të fletëve pohojnë se ai është bazuar në raporte të Kongresit, në kujtimet e ishspiunëve dhe ka seleksionuar letra e korrespondenca nga (me shumë gjasa) materialet më
sekrete që janë zbuluar ndonjëherë. Zoti Weiner nënvizon shumë suksese dhe është më pak i ashpër se shumë presidentë amerikanë me CIA-n. Titulli i librit të tij i referohet një vërejtje të bërë në mënyrë lakonike nga Dwight Eisenhower, i cili e thërret me emër atë që CIA ka bërë duke e përmbledhur në dy fjalë: “Një trashëgimi hiri”. Riçard Nikson, i cili kishte një gjuhë më të ashpër, i denigroi analistët e Agjencisë deri në atë masë, saqë i përshkroi dikur si “kllounë që lexojnë gazeta”. Dyshimet e tij të rënda ia bëjnë CIA-s të
vështirë të zhvendoset në perspektivë. Disa njerëz besojnë se impakti që lë pas ai dyshim, për mirë a për keq, është i tejkaluar. Është vetëm njëra nga agjencitë e inteligjencës
amerikane, si shumë të tjera që operojnë këtë fushë dhe kaq. Buxheti i saj është më i vogël se çereku i asaj që përdoret për të përgjuar dhe spiunuar satelitët, të cilët i kontrollon Pentagoni. Forcat e armatosura gjithashtu kanë organizata inteligjence (spiunazhi) të tyret. “Ceremonia e varrimit”
Kohët e fundit CIA është bërë thuajse e parëndësishme. Kapitulli i fundit i librit të zotit Weiner, “The Burial Ceremony” (Ceremonia e varrimit), përshkruan sikletin me të cilin po përballet administrata aktuale amerikane për ta mbajtur atë në këmbë. Duke krijuar një post të ri suprem, “Drejtori
i Shërbimeve Inteligjente Kombëtare” (DNI), Presidenti George Bush efektivisht i ka vjedhur CIA-s aksesin e drejtpërdrejtë mbi Zyrën Ovale. Një betejë 60-vjeçare për të pasur pushtet e ndikim përfundoi me ndryshimin që solli viti 2004. Në fjalët e zotit Weiner, “Pentagoni e mbyti CIA-n me duart
e veta”. Megjithëse zoti Weiner beson fuqimisht
se vendi i tij ka nevojë për një spiunazh efektiv, shpresat e tij për t’ia dalë mbanë, duken të dobëta. Ai përfundon me fjalët e Richard Helms-it, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, një nga ata pak ish-drejtorë të CIA-s, të cilit ai jep nota të larta vlerësimi: “Superfuqia e vetme e mbetur më
këmbë, nuk ka shumë interes se çfarë po ndodh nëpër botë, për të organizuar dhe
drejtuar një shërbim spiunazhi”.
Dyshuesit vazhdimisht
kanë paralajmëruar presidentët se futja e hundëve të CIA-s në
çështjet e huaja shpesh ka sjellë më shumë dëme sesa të mira
Historia gjykon
CIA nuk arriti ta paralajmëronte
Shtëpinë e Bardhë për bombën e parë atomike sovjetike
(në vitin 1949), për pushtimin kinez të Koresë së Jugut (në vitin 1950), për
protestat antisovjetike në Gjermaninë Lindore (në vitin 1953) dhe revolucionin në Hungari (në vitin 1956), furnizimin me raketa të Kubës nga ana e sovjetikëve (në 1962), konfliktin arabo-izraelit të vitit 1967 dhe pushtimin e Kuvajtit nga Sadam Huseini në vitin 1990. I mbivlerësoi kapacitetet ushtarake sovjetike në vitet ’50 dhe pastaj i nënvlerësoi ato para se t’i mbivlerësonte sërish në vitet ’70.
Ku bazohet Weiner?
Ata që e mbrojnë punën e CIA-s pretendojnë se në pah del gjithmonë lajmi i keq. Edhe nëse vetë zoti Weiner i fsheh ose i mban për vete lajmet e mira, kjo nuk ka ndodhur për mungesë hulumtimi. Pasi 180 faqe shënime e referenca në fund të fletëve pohojnë se ai është bazuar në raporte të Kongresit, në kujtimet e ish-spiunëve dhe ka seleksionuar letra e korrespondenca nga (me shumë gjasa) materialet më sekrete që janë zbuluar ndonjëherë.
Komuniteti i Langley-t
Cilat janë detyrat e CIA-s?
CIA ose në origjinal “The Central Intelligence Agency” (në shqip: Agjencia Qen
drore e Inteligjencës) është një agjenci civile e qeverisë së SHBA-së. Funksioni i saj
primar është të mbajë dhe analizojë informacionet rreth qeverive të huaja, korporatave dhe personave të veçantë, në mënyrë që t’i këshillojë vendimmarrësit politikë publikë për veprimet e tyre të mëpasshme. Përveç kësaj, Agjencia në fjalë shpesh angazhohet në përpjekjet për të gjeneruar propagandë në marrëdhëniet me publikun. Ajo gjithashtu shërben si “dora e fshehtë” e qeverisë nëpërmjet operacioneve sekrete nën drejtimin e Presidentit, nën vëzhgimin e Kongresit. Roli i fundit ka shkaktuar shumë kontradikta për CIA-n, e ka ngritur pyetje rreth ligjshmërisë, moralit, efikasitetit dhe vlerave të këtyre operacioneve. Selia e saj gjendet në atë që quhetKomuniteti i Langley-t në kontenë e “Fairfax”-
it në shtetin federal amerikan të Virginia-s, pak kilometra në veriperëndim të Washington, D.C., përgjatë lumit Potomac. CIA është pjesë e komunitetit të inteligjencës së SHBA-së, drejtuar nga drejtori i “National Intelligence” (Agjencisë Kombëtare – DNI). Roli dhe funksionet e CIA-s janë
thuajse të barabarta me ato të shërbimit sekret britanik (zyrtarisht i njohur me emrin ‘MI6’), ato të shërbimit të sigurisë kanadeze (CSIS), të homologut australian (ASIS) dhe me ato të Mossad-it izraelit. CIA, ndonjëherë citohet në mënyrë eufemistike si Agjencia në varësi të drejtpërdrejtë të qeverisë ose të ushtrisë, ashtu sikurse dhe shumë agjenci të tjera, pjesërisht kur operacionet e saj bëhen në një zonë të caktuar dhe në sekret të plotë. Të tjerë terma për të përcaktuar CIA-n, përfshijnë edhe fjalët “The Company” dhe “The Agency”.
1947: Viti kur krijohej CIA Çfarë përmbante plani që solli “Aktin e Sigurisë Kombëtare
CIA u kijua nga Kongresi amerikan me miratimin që iu bë atij që njihet në histori
tashmë si “Akti i Sigurisë Kombëtare”, i vitit 1947, i kthyer në ligj më pas nga Presidenti Harry S. Truman. Ajo është pasardhësja e Zyrës për shërbimet sekrete (emri në origjinal: Office of Strategic Services -OSS) që e shtriu veprimtarinë e saj gjatë Luftës së Dytë, e cila u shkri në tetor të vitit 1945 dhe funksionet e saj iu transferuan departamenteve të Luftës. Por nevoja për një shërbim të unifikuar e të centralizuar spiunazhi – që do të mblidhte rreth vetes disa grupime operacionale, u saktësua qartësisht në funksionet e saj. 11 muaj më parë, më 1944, William J. Donovan, themeluesi i OSS-së, i propozoi Presidentit Franklin D. Roosevelt krijimin e një organizate spiunazhi të kontrolluar direkt nga Presidenti: “e cila do të mbikëqyrte punën e shërbimeve inteligjente si në zbulim, ashtu dhe në kundërzbulim, e që në të njëjtën kohë do të ofronte kontroll; do të rrekej të
çonte përpara objektivat e shërbimeve inteligjente dhe do të bashkërendonte materialet e spiunazhit të mbledhura nga të gjitha agjencitë qeveritare”.
Sipas planit të sipërpërmendur, një agjenci e fuqishme
civile dhe e centralizuar, do të koordinonte kësisoj të gjitha shërbimet inteligjente. Ai gjithashtu propozoi që kjo agjenci të kishte autoritetin të kryente “operacione subversive jashtë vendit” etj. Me gjithë kritikat e rezervat që ky plan hasi në radhët e ushtrisë, Departamentit të
Shtetit dhe Zyrës Federale të Hetimeve (FBI), Presidenti Truman arriti ta ngrinte “CIGroup” në janar të vitit 1946. Më vonë, kur hyri në fuqi i ashtuquajturi “the National Security Act” i vitit 1947 (në shtator të vitit, 1947), u themeluan kësisoj Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe CIA. Drejtori i parë i saj u emërua kundëradmirali Roscoe H. Hillenkoetter.
Kur një pushtim i Kubës i menaxhuar nga “Agjencia” dështoi, ajo nisi të komplotonte për vrasjen e Fidel Kastros. Në një valë në rritje gjakderdhjeje, ajo u vërtetua se pati një dorë në grushtet ushtarake në Vietnamin e Jugut, Kili dhe Indonezi |
|
Lexoni:
http://floart-press.blogspot.com/2009/03/dihet-qe-pergjimet-dhe-spiunazhi-duhet_29.html?zx=443a7316999e019b