Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/01/22

MORALI ISLAM: BURIMI I PAQES DHE I SIGURISË

Një pjesë e atyre që pretendojnë se bëjnë diçka në emër të fesë, në të vërtetë mund ta kenë keqkuptuar atë fe dhe për pasojë ta kenë zbatuar atë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, do të ishte e pasaktë që të krijohen ide rreth fesë, duke marrë si shembull veprat e këtyre njerëzve. Mënyra më e mirë për ta kuptuar një fe, është studimi i burimit të saj hyjnor.

Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një musliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij.


Islami Eshte Feja e Paqes

Terroristët synojnë të krijojnë një botë dhune, mosmarrëveshjeje, kaosi dhe frike.

Terrori, në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë "krahun tjetër".

Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t'i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral. Kjo, njëlloj si në rastet e vrasjeve të kryera nga Stalini apo Hitleri, përbën një krim kundër njerëzimit.

Një shoqëri, në të cilën respektohen vlerat morale islame, është një shoqëri që e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbështetja reciproke dhe gëzimi.

Kurani është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mëshira. Fjala "Islam", rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën "paqe". Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën. Në suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarëve si vijon:

"O ju që besuat, hyni tërësisht në Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai është, pa dyshim, armiku juaj i hapur."

Sikurse qartësohet në këtë varg, siguria mund të vendoset vetëm përmes "hyrjes në Islam", d.m.th. përmes të jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bëjnë muslimanët të përgjegjshëm për t'i trajtuar të gjithë njerëzit, muslimanë apo jo, me mirësjellje e drejtësi, për të mbrojtur nevojtarët dhe të pafajshmit dhe "për të parandaluar përhapjen e mizorisë". Mizoria përfshin të gjitha format e anarkisë dhe terrorit që godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen, sikurse thuhet në vargun kuranor, "Zoti nuk e do çrregullimin". (Kurani 2:205)

Vrasja e një njeriu pa të drejtë është një nga shembujt më të dukshëm të mizorisë. Zoti përsërit në Kuran një urdhëresë që Ai më parë ua kishte shpallur Hebrejve në "Dhjatën e Vjetër":

"...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..." (Kurani 5:32)

Sikurse thotë vargu, dikush që vret një njeri të vetëm, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vrarë e dëmtuar askënd, kryen një krim që është i njëllojtë me vrasjen e të gjithë njerëzimit.

Në këto kushte, është mëse e dukshme se ç'mëkate të mëdha janë vrasjet dhe masakrat e njerëzve të pafajshëm. Zoti na bën të ditur në vargun e mëposhtëm kuranor se si do të dënohet kjo fytyrë mizore e terrorizmit në jetën e ardhshme:

"... ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm." (Kurani 42:42)

E gjithë kjo tregon se organizimi i akteve të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe asnjë musliman nuk duhet të kryejë kurrë krime të tilla. Përkundrazi, muslimanët kanë përgjegjësi për pengimin e këtyre njerëzve, duke ndalur "mizorinë në tokë" dhe duke sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit e botës. Islami jo vetëm që nuk mund të pajtohet kurrësesi me terrorin, por ai duhet të shihet si zgjidhja dhe rruga për parandalimin e terrorit..


Zoti E Ka Denuar Ligesine

Zoti u ka urdhëruar njerëzve që t'i largohen çdo të keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janë të gjitha të ndaluara. Ai i përshkruan ata që nuk i binden kësaj urdhërese si "ndjekës të gjurmëve të djallit" dhe i akuzon si mbajtës të një qëndrimi që është përshkruar qartë si i mëkatshëm në Kuran. Në disa nga vargjet e shumta kuranore mbi këtë çështje lexojmë:

"Por përsa u përket atyre që pas betimit, e shkelin besën e dhënë ndaj Allahut, ndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar dhe përhapin çrregullim në tokë, mallkimi do të jetë mbi ta. Ata do të kenë një fund të tmerrshëm." (Kurani 13:25)

Në pamje të parë, ka shumë arsye për aktet e terrorit, të cilat kanë marrë deri tani ndoshta qindra-mijëra jetë. Ata që i kryejnë akte të tilla, ndjekin një rrugë që është e huaj për fenë.

"Hani e pini nga begatitë që ju ka dhënë Zoti dhe mos përhapni çrregullim dhe prishje në tokë!" (Kurani 2:60)

"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira." (Kurani 7:56)

Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla dhe është shprehur në një nga vargjet e Kuranit kështu: "Zoti nuk i drejton veprat e atyre që shkaktojnë çrregullim." (Kurani 10:81)

Megjithatë, në kohën e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e tolerancë, për të cilin ka urdhëruar Zoti në Kuran. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin frikë ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t'i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegje.

Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kuran. Një varg kuranor flet për një grup prej nëntë vetësh që planifikuan të vrasin një nga profetët, duke u betuar në emër të Zotit:

Në qytet gjendej një bandë prej nëntë burrash që shkaktonin çrregullim në vend dhe nuk vendosnin drejtësi. Ata thanë: "Le të betohemi së bashku për Zotin se do të vërsulemi ndaj tij dhe familjes së tij natën dhe do t'u themi më pas, mbrojtësve të tij se ne nuk ishim fare dëshmitarë në zhdukjen e familjes së tij e për këtë po themi të vërtetën." Ata përgatitën një plan dhe Ne përgatitëm, gjithashtu një plan, për të cilin ata nuk kishin dijeni. (Kurani 27:48-50)

Ky ajet kuranor flet për disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa muslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç'ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të "shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë", sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë.

Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë:

"Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t'i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme..." (Kurani 2:205-206)

Përgjegjësia e Besimtarëve

Ata që nuk janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tij përderisa ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, janë të zhveshur nga largpamësia për të mbështetur bujarinë, vëllazërimin, miqësinë, ndershmërinë dhe shërbimin që feja u kërkon njerëzve të ofrojnë. Gjatë jetës së tyre, këta njerëz përpiqen të kënaqin egot e veta duke i shpërdoruar në mënyrë të rëndomtë mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes për kërcënimet që i kanosen njerëzimit. Sidoqoftë, në Kuran, Zoti lëvdon moralin e atyre që përpiqen me mish e me shpirt për të sjellë mirësi në vendin ku jetojnë dhe janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tyre. Në një varg nga Kurani, na jepet një shembull metaforik për ata që nuk ofrojnë asnjë të mirë për të tjerët dhe për ata që veprojnë gjithmonë në rrugën e mirësisë dhe drejtësisë:

"Zoti sjell një tjetër shembull: nëse ndër dy njerëz, njëri prej të cilëve është memec, i paaftë të bëjë asgjë dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, sepse ngado që të drejtojë, ai nuk sjell asnjë dobi. A është ai i barabartë me dikë tjetër që këshillon për drejtësi dhe ndjek udhën e drejtë?" (Kurani 16:76)

Është e qartë se ata që ndjekin "udhën e drejtë", janë ata që i qëndrojnë me përkushtim fesë së tyre, që i druhen Zotit, që tregojnë respekt të madh për vlerat shpirtërore dhe që janë të mbushur me zell e dëshirë për t'u shërbyer njerëzve. Në përgjithësi, njerëz të tillë janë ata që i shërbejnë njerëzimit dhe sjellin përfitime të mëdha për shoqërinë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme për njerëzit që të mësojnë rreth fesë së vërtetë dhe të jetojnë sipas moralit të kërkuar nga shpallja e fundit hyjnore, Kurani.

Ata, të cilët nëse ne u japim pushtet në tokë, vijojnë faljet e rregullta ditore, japin zekatin, këshillojnë për të mirë e ndalojnë të keqen. Përfundimi i të gjitha çështjeve është te Zoti. (Kurani 22:41)

Siç mund të shihet nga vargjet e mësipërme, është jashtë çdo mundësie që dikush që i beson me të vërtetë Zotit, të mund të bëjë një sy qorr qoftë edhe përballë një veprimi që mund t'i shkaktojë dëmin më të vogël njerëzimit. Kurse dikush që nuk beson në Zotin dhe në jetën e pasosur, mund të kryejë lehtësisht çdo lloj të keqeje, përderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japë llogari askujt për veprat e veta.

Ata që kërcënojnë jetën e civilëve dhe veçanërisht të fëmijëve, duhet të pyesin vetveten: Çfarë krimi kryen këta fëmijë? A është kryerja e akteve mizore ndaj njerëzve të pafajshëm diçka që do të kalojë pa u marrë në llogari?

Gjëja e parë që duhet bërë për ta shpëtuar botën nga murtaja e terrorizmit është përdorimi i arsimit për të fshirë të gjitha ato besime a bestytni që deri tani, janë shitur në emër të fesë, por që në të vërtetë, nuk kanë të bëjnë aspak me fenë, si dhe të edukohen njerëzit me moralin e vërtetë kuranor dhe me frikën ndaj Zotit.


Zoti na Urdhëron të Kryejmë Vepra të Mira

Në mësimet morale të Islamit, çështjet më të rëndësishme janë dashuria, mëshira, mbështetja e ndërsjellë, vetëflijimi, toleranca dhe falja. Në një shoqëri, ku morali jetohet siç duhet, është e pamundur të gjenden baza për dhunën dhe konfliktin.
Muslimani duhet të jetë një njeri që pajtohet me urdhëresat e Zotit dhe përpiqet me shumë kujdes për të jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisë. Kurani shprehet:

"...Punoni punë të mira... mos kërkoni të shkaktoni mizori në tokë! Zoti nuk i do mizorët." (Kurani 28:77)

Dikush që pranon Besimin Islam, dëshiron të arrijë kënaqësinë dhe dashurinë e Zotit. Atij i duhet të bëjë përpjekje të mëdha për ta arritur këtë, si dhe për të mishëruar moralin e pranueshëm te Zoti, ndërkohë që jeton ende në këtë botë. Shfaqjet më të qarta të moralit janë mëshira, dhembshuria, drejtësia, ndershmëria, falja, përkushtimi, sakrifica dhe durimi. Besimtarit i takon të sillet mirë ndaj njerëzve, të përpiqet të kryejë vepra të mira dhe të rrezatojë mirësi. Në vargjet e tij kuranore, Zoti thotë:

"Tregohuni të mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të mjerëve, ndaj fqinjëve tuaj të afërm e të largët, ndaj miqve, ndaj udhëtarëve dhe ndaj skllevërve tuaj! Zoti nuk e do atë që është mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)

"... Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në bamirësi e mëshirë dhe jo në gjynahe e armiqësi..!" (Kurani 5:2)

Sikurse bëjnë të qartë këto vargje nga Kurani, Zoti dëshiron që besimtarët të sillen mirë ndaj njerëzve, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kur është fjala për mirësi dhe të shmangin ligësinë. Në suren "En'am", vargu 160, Zoti premton se "kushdo që bën një vepër të mirë, do të shpërblehet me dhjetëfishin e saj, ndërsa ata që do të kryejnë një vepër të keqe do të shpaguhen me të njëjtën vlerë dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi."

Në Librin e Tij, Zoti e përshkruan Vetveten si Njohësi "i të fshehtave të zemrave" dhe i urdhëron njerëzit që "të shmangin çdo të keqe." Për këtë arsye, është e qartë se një musliman që do të thotë "një njeri që i vetëdorëzohet Zotit", duhet të bëjë ç'të jetë e mundur për të luftuar terrorizmin.

Një musliman nuk mund të qëndrojë indiferent për atë çka ndodh rreth tij dhe nuk mund të pranojë kurrë mentalitetin se asgjë nuk ka rëndësi përderisa nuk i shkakton dëm atij, sepse ai i është nënshtruar Zotit, është përfaqësues i Tij dhe ambasador i së mirës. Prandaj edhe ai nuk mund të qëndrojë indiferent përballë mizorisë dhe terrorizmit. Në të vërtetë, muslimani është armiku më i madh i terrorizmit. Islami është kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe përpiqet ta parandalojë atë qysh në nisje, me fjalë të tjera qysh në nivelin e ideve. Ai kërkon paqe mes njerëzve dhe sundimin e drejtësisë, si dhe urdhëron njerëzit që të shmangin mosmarrëveshjet, konfliktin dhe ligësinë.


Zoti na Urdhëron të Jemi të Drejtë

Drejtësia e vërtetë, e përshkruar në Kuran, udhëzon njeriun që të sillet me drejtësi, pa bërë dallime mes njerëzve, të mbrojë të drejtat njerëzore, të mos lejojë dhunën pavarësisht nga rrethanat, të qëndrojë në anën e të shtypurve kundër shtypësit dhe të ndihmojë të varfërit. Kjo drejtësi bën thirrje për të drejtat e të gjitha palëve që të mbrohen kur merret një vendim për një mosmarëveshje, duke vlerësuar të gjitha anët e një incidenti, duke lënë mënjanë të gjitha paragjykimet, duke qenë objektivë, të ndershëm, tolerantë, të mëshirshëm e të dhimbsur. Për shembull, dikush që nuk mund t'i çmojë ngjarjet në një mënyrë të moderuar dhe që mposhtet nga emocionet dhe ndjenjat, nuk do të arrijë në vendime të sakta dhe do të mbetet nën ndikimin e ndjenjave. Ai që është i prirur nga drejtësia, duhet t'i lërë mënjanë të gjitha ndjenjat dhe këndvështrimet vetjake. Atij i duhet t'i trajtojë të gjitha palët me drejtësi kur ata kërkojnë ndihmë, të jetë në krah të së drejtës në çdo rrethanë dhe të mos i largohet rrugës së ndershmërisë dhe të së vërtetës. Çdo njeri duhet të mishërojë vlerat e Kuranit në shpirtin e tij në një mënyrë që ai të mund të jetë i aftë të vlerësojë interesat e palëve, përpara të tijave dhe të mbajë drejtësi edhe kur i preken interesat vetjake.

Zoti urdhëron kështu në surën "El-Maide", vargu 42: "...nëse gjykoni, bëjeni këtë me drejtësi mes tyre!" Në suren "En-Nisa", Zoti i urdhëron besimtarët të sillen me drejtësi edhe ndaj vetvetes:

"O ju që besuat! Tregohuni përkrahës të drejtësisë, dëshmoni vetëm për Zotin, qoftë edhe kundër vetvetes, prindërve apo të afërmve tuaj! Pavarësisht nëse pala tjetër janë të pasur apo të varfër, Zoti mundet të tregojë kujdes për ta. Mos ndiqni dëshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni të vërtetës! Nëse dredhoni apo tërhiqeni, Zoti është i mirënjohur me atë që veproni." (Kurani 4:135)

Në Kuran, Zoti sjell një përshkrim të hollësishëm të drejtësisë dhe u bën të ditur besimtarëve për qëndrimin që ata duhet të mbajnë përballë ngjarjeve me të cilat përballen, si dhe për mënyrën se si duhet ta ushtrojnë drejtësinë. Një udhëzim i tillë përbën një mirësi dhe mëshirë të madhe për besimtarët. Për këtë arsye, ata që besojnë, kanë përgjegjësinë e të ushtruarit të drejtësisë pa bërë dallime, për të fituar aprovimin e Zotit dhe për t'i drejtuar jetët e tyre në paqe e siguri.

Drejtësia, për të cilën Zoti urdhëron në Kuran, është ajo drejtësi që kushtëzohet me ushtrimin e saj në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjuha, raca apo kombësia. Ende në ditët tona, ka në çdo anë të globit njerëz që u nënshtrohen trajtimeve mizore e të padrejta për shkak të ngjyrës së lëkurës apo racës.

Sidoqoftë, Zoti na bën të ditur në Kuran se qëllimi në krijimin e fiseve e popujve të ndryshëm, është "që ata ta njohin njëri-tjetrin". Kombet dhe popujt e ndryshëm duhet ta njohin njëri-tjetrin; kjo do të thotë, të mësojnë për kulturat e tyre të ndryshme, për gjuhët, traditat e veçoritë. Shkurt, njëri nga qëllimet e krijimit të racave e kombeve të ndryshëm, nuk është konflikti dhe lufta por pasuria kulturore. Një shumëllojshmëri e tillë është shprehje e bujarisë së Zotit në krijim. Fakti se dikush është më i gjatë se dikush tjetër apo se lëkura e tij është e bardhë apo e verdhë, nuk i siguron atij asnjë epërsi ndaj të tjerëve, ashtu sikurse nuk përbën edhe ndonjë arsye për t'u ndjerë i turpëruar. Çdo trajtë që gjendet në pamjen e jashtme të një njeriu, është një vepër e qëllimshme e Zotit, por për Zotin ndryshimet nuk kanë rëndësi përfundimtare. Një besimtar e di se ai arrin të sigurojë epërsi vetëm në sajë të frikës ndaj Zotit dhe forcës së besimit të tij tek Ai. Ky fakt është i lidhur me vargun e mëposhtëm kuranor:

"O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju shndërruam në popuj e fise, në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin. Më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm. Zoti është i Gjithëditur, i Mirëinformuar." (Kurani 49:13)

Sikurse Zoti na bën të ditur në këtë varg, të kuptuarit e drejtësisë së rekomanduar prej Tij kërkon trajtim të barabartë, tolerant dhe të paqshëm për këdo, duke përjashtuar çdo diskriminim.

Urrejtja e ndjerë ndaj një bashkësie nuk i ndal besimtarët nga ushtrimi i drejtësisë

Njerëzit mund t'u shkaktojnë çdo lloj padrejtësie njerëzve të tjerë, ndaj të cilëve ushqejnë ndjenja armiqësie. Ata mund t'i akuzojnë këta njerëz për vepra që ata nuk i kanë kryer, ose mund të sjellin dëshmi të rreme kundër tyre, pavarësisht se e kanë të njohur pafajësinë e tyre. Duke llogaritur një armiqësi të tillë, njerëzit mund t'i nënshtrohen një shtypjeje të padurueshme. Disa njerëz mund të refuzojnë të dëshmojnë në favor të njerëzve, me të cilët kanë mosmarrëveshje dhe mund të fshehin provat, megjithëse mund ta dinë se ata janë të pafajshëm. Për më tepër, ata ndjejnë kënaqësi nga mjerimi i këtyre njerëzve, si dhe nga ballafaqimi i tyre me padrejtësinë dhe vuajtjen. Nga ana tjetër, shqetësimi më i madh për ta është vënia e drejtësisë dhe të provuarit e pafajësisë së njerëzve që nuk duan.

Për këto arsye, është shumë e vështirë që njerëzit në shoqëri të korruptuara, të kenë besim te njëri-tjetri. Njerëzit shqetësohen se mos bien viktimë e dikujt tjetër në çdo kohë. Pasi kanë humbur besimin e ndërsjellë, ata humbin gjithashtu edhe ndjenjat e tyre njerëzore si toleranca, dhembshuria, vëllazërimi e bashkëpunimi dhe fillojnë ta urrejnë njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, ndjenjat që dikush mban në zemër ndaj një njeriu apo bashkësie, nuk duhet të ndikojnë në vendimet e besimtarit. Pavarësisht se sa imoral apo i keq mund të jetë një njeri, besimtari duhet të lerë mënjanë të gjitha ndjenjat, të marrë vendime të drejta dhe të rekomandojë më të mirën. Ndërgjegjja e tij e frymëzon gjithmonë të zbatojë urdhërat dhe këshillat hyjnore dhe të mos e braktisë kurrë mirësinë, sepse kjo është një urdhëresë që Zoti na jep në Kuran. Në suren "El-Maide" thuhet si më poshtë:

"O ju që besuat! Tregohuni të drejtë në gjykim, dëshmitarë të sinqertë për hir të Allahut! Mos lejoni që urrejtja ndaj një grupi njerëzish t'ju shtyjë të bëni padrejtësi ndaj tyre! Tregohuni të drejtë! Kjo është më pranë devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun! Ai është i njohur me atë që veproni." (Kurani 5:8)

Sikurse thuhet në këtë varg, mbajtja e një qëndrimi të drejtë është ajo që plotëson më së miri frikën ndaj Zotit. Një njeri besimtar e di se do të arrijë kënaqësinë e Zotit vetëm nëse vepron me ndershmëri. Çdo njeri që vëren sjelljet e mira të dikujt, do të ketë besim tek ai, do ta ndjejë veten mirë në prani të tij dhe do të jetë i gatshëm t'i besojë çdo përgjegjësi e detyrë. Njerëz të tillë trajtohen me respekt edhe nga vetë armiqtë e tyre. Qëndrimi i tyre mundet që t'i shtyjë të tjerët edhe në besimin te Zoti.


Islami Mbron Lirinë e Mendimit

Islami është një fe që siguron dhe garanton liri të ideve, të mendimit dhe të jetës. Ai ka lëshuar urdhëresa për të penguar dhe ndaluar tensionin, konfliktet, shpifjet madje edhe mendimin negativ mes njerëzve. Në të njëjtën mënyrë e me të njëjtën vendosmëri që ai i është kundërvënë terrorizmit dhe të gjitha akteve të dhunës, ia ka ndaluar presionin ideologjik ndaj njerëzve:

"Nuk ka detyrim në fe. Rruga e drejtë dallohet qartë nga e gabuara." (Kurani 2:256)

"Prandaj këshilloji ata, sepse ti nuk je tjetër përveçse këshillues. Ti nuk je vënë për të kontrolluar ata." (Kurani 88:21-22)

Pavarësisht nga besimi fetar që mund të ketë dikush, qoftë ai çifut, i krishterë, budist apo hindu, Kurani u bën thirrje muslimanëve që të jenë tolerantë, falës dhe të sillen me drejtësi e në mënyrë njerëzore ndaj tyre.

Detyrimi i njerëzve për të besuar në një fe apo për të pranuar format e saj të besimit, është në kundërshtim të plotë me thelbin dhe shpirtin e Islamit. Sipas Islamit, besimi i vërtetë është i mundur vetëm nëpërmjet vullnetit dhe ndërgjegjes së lirë. Sigurisht që muslimanët mund të këshillojnë dhe nxisin njëri-tjetrin në cilësitë e moralit kuranor. Të gjithë besimtarët janë të obliguar t'u sqarojnë njerëzve këtë moral dhe t'u japin shpjegime në mënyrën më të sjellshme të mundshme. Ata duhet të tregojnë për bukuritë e fesë në dritën e vargut kuranor që thotë: "Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi e fjalë të mira..." (Kurani 6:125) Sidoqoftë, ata duhet të mbajnë parasysh edhe vargun: "...ti nuk je përgjegjës për udhëzimin e tyre, por është Zoti ai që udhëzon kë të dëshirojë." (Kurani 2:272)

Besimtarët nuk mund të përdorin kurrë dhunën dhe as ndonjë lloj presioni fizik apo psikologjik. Atyre nuk u lejohet as të përdorin epërsinë e mundshme materiale për të detyruar dikë në çështje të fesë. Kur ftesës së tyre në besim i jepet përgjigje negative, muslimanët duhet të përgjigjen në linjat e vargut kuranor që thotë: "Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time." (Kurani 109:6)

Në botën ku jetojmë, gjenden shoqëri që karakterizohen nga besime të ndryshme: të krishterë, çifutë, budistë, hindusë etj. Muslimanët që jetojnë në këtë botë, duhet të jenë tolerantë ndaj të gjitha besimeve dhe të sillen me drejtësi e humanizëm. Kjo përgjegjësi, me të cilën janë të ngarkuar besimtarët, vlen edhe për t'i ftuar njerëzit në bukurinë e fesë së Zotit me mjetet e paqes e tolerancës. Vendimi përfundimtar për t'i zbatuar apo jo këto vlera, për të besuar apo jo, qëndron në krahun tjetër. Imponimi ndaj dikujt për të besuar, apo përpjekja për t'i detyruar atij diçka, përbën shkelje të moralit kuranor. Në të vërtetë, Zoti në Kuran na sjell ndër mend sa më poshtë:

"Nëse Zoti yt do të kishte dëshiruar, të gjithë njerëzit në tokë do të kishin besuar. Mos vallë mendon se mund t'i detyrosh njerëzit të besojnë?" (Kurani 10:99)

"Ne e dimë më së miri se ç'të thonë ty ata, por ti nuk je shtrëngues për ta. Këshillo me anë të Kuranit këdo që i trembet paralajmërimit Tim!" (Kurani 50:45)

Në vitin 1492, çifutët që kundërshtuan të konvertoheshin, u përzunë nga Spanja prej mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Izabela (lart). Çifutët u mirëpritën në Perandorinë Osmane, e cila njihte drejtësinë dhe tolerancën islame.

Një shembull i shoqërisë, në të cilën njerëzit janë të detyruar të besojnë, është tërësisht në kundërshtim me Islamin. Besimi dhe lutjet duhet t'i drejtohen Zotit vetëm përmes vullnetit të lirë të individit. Nëse një sistem u imponon njerëzve besimin dhe adhurimin ndaj Zotit, atëherë njerëzit do të shndërrohen në praktikues të fesë vetëm për shkak të frikës ndaj këtij sistemi. Nga pikëpamja fetare, ajo që është e rëndësishme, është të jetuarit për kënaqësinë e Zotit në një mjedis ku ndërgjegjja e njerëzve është plotësisht e lirë.

Historia e Islamit është plot me praktika tolerante të udhëheqësve muslimanë, të cilët kanë respektuar të gjithë besimet dhe kanë ndërtuar me duart e tyre një liri të admirueshme fetare. Për shembull, Tomas Arnold, një misionar britanik, i ngarkuar me detyra shërbimi në qeverinë indiane, e përshkruan lirinë e nxitur nga Islami me këto fjalë:

"Ndërsa për ndonjë përpjekje të organizuar për të shtrënguar popullsitë jomuslimane që të pranojnë Islamin, apo për ndonjë përndjekje sistematike për shkak të besimit të krishterë, nuk dëgjojmë kurrë të bëhet fjalë. Nëse kalifët do të kishin zgjedhur të vepronin kështu, ata do ta kishin hedhur tej Krishtërimin nga tokat e tyre me të njëjtën lehtësi që Ferdinandi dhe Izabela hodhën tej Islamin nga Spanja, apo Luigji XIV penalizoi Protestantizmin në Francë, apo çifutët u mbajtën jashtë Anglisë për 350 vjet. Kishat lindore në Azi ishin tërësisht të shkëputura nga pjesa tjetër e bashkësisë së Krishtërimit dhe asnjëra prej tyre nuk mund të ngrinte gishtin në interes të vet, pasi ato konsideroheshin si bashkësi heretike. Në këtë mënyrë, edhe mbijetesa e thjeshtë e këtyre kishave deri në ditët tona, është një provë e fortë e qëndrimit përgjithësisht tolerant të qeverive muhamedane ndaj tyre."1

Zoti i urdhëron besimtarët të jenë të dhembshur dhe të mëshirshëm Morali islam përshkruhet në vargjet kuranore në këtë mënyrë:

"E të jesh ndër ata që besojnë dhe ftojnë njëri-tjetrin në qëndrueshmëri e bamirësi." (Kurani 90:17)

Siç e shohim në këtë varg, një nga tiparet më të rëndësishme të moralit, i cili do t'i udhëheqë besimtarët në shpëtim në Ditën e Gjykimit, qëndron në të qenit "një ndër ata që ftojnë njëri-tjetrin në bamirësi".

Burimi i vërtetë i bamirësisë është dashuria për Zotin. Kjo dashuri nxit, njëkohësisht edhe dashurinë për atë që Zoti ka krijuar. Kjo dashuri e fortë dhe afria që besimtari ndjen ndaj Zotit që e krijoi atë dhe gjithë njerëzimin, e nxit besimtarin në manifestimin e një morali të kënaqshëm, si ai që është urdhëruar në Kuran. Bamirësia e vërtetë lind kur ai jeton me këtë moral. Ky shembull morali, plot dashuri, mëshirë e shpirt vetëflijimi, përshkruhet në këto vargje:

"Ata ndër ju, që zotërojnë begati e pasuri të mjaftueshme, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve të tyre dhe të varfërve, si dhe atyre që u shpërngulën për hir të Zotit! Përkundrazi, ata duhet të falin dhe të përkujdesen. A nuk do të dëshironit që Zoti t'ju falte juve? Zoti është Gjithëfalës, i Mëshirshëm." (Kurani 24:22)

"Ata që përgatitën vendin (Medinen) e jetonin në besim që më parë, i duan ata që u shpërngulën te ta dhe nuk ndjejnë zili në zemrat e tyre për atë që iu dha të shpërngulurve. Madje ata u japin përparësi atyre, edhe nëse janë në nevojë të madhe." (Kurani 59:9)

"... ata që kanë dhënë strehim e ndihmë, janë besimtarët e vërtetë. Atyre do t'u sigurohet falje dhe shpërblim plot bujari." (Kurani 8:74)

"Tregohuni të mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të mjerëve, ndaj fqinjëve tuaj të afërm e të largët, ndaj miqve, ndaj udhëtarëve dhe ndaj skllevërve tuaj! Zoti nuk e do atë që është mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)

"Lëmoshat janë për nevojtarët, për të varfërit, për ata që janë ngarkuar me grumbullimin e këtyre lëmoshave, për ata, zemrat e të cilëve duhen fituar, për lirimin e skllevërve, për ata që janë të ngarkuar me borxhe, për shpenzimet në rrugë të Zotit dhe për udhëtarët. Kjo përbën një detyrim nga Zoti. Zoti është i Gjithëditur, i Urtë." (Kurani 9:60)

Morali islam e sheh jetën të mbushur me paqe, mirëqenie, dashuri dhe hare për të gjithë njerëzit.

Vënia në jetë e këtij niveli të lartë morali që përshkruhet në Kuran dhe që u kërkohet besimtarëve, rrjedh nga dashuria e tyre e thellë për Zotin. Falë përkushtimit të tyre ndaj Tij, ata gjejnë strehë me shumë ëndje e dëshirë në moralin e shpallur prej Tij, në Kuran. Besimtarët nuk mundohen kurrë t'i bëjnë njerëzit që ta ndjejnë veten borxhlinj, sepse bamirësia që ata shfaqin dhe ndihma që u dhurojnë me bujari të tjerëve nuk kanë për synim qoftë edhe të marrjes së një falenderimi. Qëllimi i vërtetë është të fituarit e kënaqësisë së Zotit përmes moralit të treguar sepse besimtarët e dinë që në Ditën e Gjykimit do të thirren për të dhënë llogari për veprat e kryera. Në Kuran, Zoti ka shpallur shprehimisht se flakët e skëterrës do të jenë përfundimi i atyre që refuzojnë të jetojnë sipas moralit të Kuranit:

"Ç'ju solli ju në zjarr?" Ata thonë: "Ne nuk qemë ndër ata që faleshin dhe nuk i ushqenim të varfërit." (Kurani 74:42-44)

Ndërsa terrorizmi dëshiron një shoqëri ku të mbretërojnë dhuna, frika, ankthi dhe kaosi.

"Shtrëngojeni më pas, me zinxhirë shtatëdhjetë krah të gjatë, sepse ai nuk i besonte Zotit të Plotfuqishëm dhe nuk nxiste në të ushqyerit e të varfërve!" (Kurani 69:30-34)

"E ke parë atë që mohon fenë? Është ai që e përze me ashpërsi jetimin dhe nuk nxit në të ushqyerit e të varfërve." (Kurani 107:1-3)

"...as nuk nxisni në të ushqyerit e të varfërve." (Kurani 89:18)

Siç shohim në këto vargje, muslimani i përshkruar në Kuran zotëron një natyrë plot dashuri e dhembshuri. Asnjë njeri që gëzon një moral të tillë nuk mund të miratojë terrorizmin dhe veprat e dhunës ndaj njerëzve të pafajshëm. Karakteri i terroristëve është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me moralin kuranor.

Morali islam i urdhëron muslimanët që të mbrojnë të drejtat e jetimëve dhe të njerëzve në varfëri e në nevojë, që të mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë dhe të sillen me fisnikëri ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa një musliman i rritur me moralin e treguar në Kuran, sillet ndaj të gjithë njerëzve me dashurinë e kërkuar nga Islami, me respekt për të gjitha idetë, përpiqet gjithmonë që të sjellë harmoni aty ku ka mosmarrëveshje, të ulë tensionet, të përqafojë të gjitha palët dhe të tregojë sjellje të moderuar. Shoqëritë që do të kenë në gjirin e tyre të tillë njerëz, do të mund të bëhen pjesë e një qytetërimi më të zhvilluar dhe do të gëzojnë moral më të lartë shoqëror, harmoni dhe drejtësi.


Zoti ka Urdhëruar Falje dhe Tolerancë

Në shoqëritë ku ndiqet morali islam, kishat, xhamitë dhe sinagogat, bashkëjetojnë paqësisht. Kjo pamje e tri faltoreve në një institucion për të pastrehët tregon tolerancën, drejtësinë dhe përpjekjet për paqe që nxisin mësimet e moralit islam.

Koncepti i faljes dhe tolerancës, i përshkruar në Kuran me fjalët "bëni lëshime ndaj njerëzve" (Kurani 7:199), është një ndër parimet më themelore të Islamit.

Po t'i hedhim një sy historisë islame, mund të shihet qartë mënyra se si muslimanët e kanë zbatuar këtë tipar të rëndësishëm të moralit kuranor në jetën e shoqërisë. Siç do të vlerësojmë në faqet në vijim të këtij libri, muslimanët kanë sjellë gjithmonë një atmosferë lirie dhe tolerance kudo që kanë shkuar. Ata u kanë krijuar mundësinë njerëzve me fe, gjuhë dhe kultura plotësisht të ndryshme që të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni nën një çati të vetme. Njëra nga arsyet kryesore për ekzistencën shekullore të Perandorisë Osmane, e cila u shtri në një territor shumë të gjerë, ishte atmosfera e tolerancës dhe e mirëkuptimit që Islami sillte me vete. Popujt muslimanë që njiheshin për natyrën e tyre të dashur e tolerante ndër shekuj, kanë qenë gjithmonë ndër popujt më të drejtë. Brenda strukturave shumëkombëtare, të gjitha grupet etnike kanë qenë të lirë të jetojnë sipas besimeve dhe rregullave të veta.

Toleranca e vërtetë mund të sjellë vetëm paqe dhe mirëqenie në botë, nëse zbatohet sipas linjave të përshkruara në Kuran. Për këtë tërheq vëmendjen veçanërisht vargur kuranor që thotë: "Nuk mund të jenë të barabarta një vepër e mirë dhe një vepër e keqe. Largoje të keqen me diçka të mirë dhe ai, nga i cili të ndante armiqësia, do të bëhet për ty një mik i dashur." (Kurani 41:34)

Në vargjet e Kuranit, Zoti e përshkruan faljen si një cilësi të lartë dhe në një varg Ai na jep sihariqin se një sjellje e tillë do të shpërblehet: "Shpagimi për një veprim të keq është një tjetër i barazvlefshëm me të, por nëse dikush fal dhe pajtohet, do të ketë shpërblimin e tij te Allahu. Pa dyshim, Ai nuk i do, të padrejtët." (Kurani 42:40) Në një tjetër varg, Ai i përshkruan besimtarët si "ata që japin në kohë të mira e të vështira, që kontrollojnë zemërimin dhe falin njerëzit. Zoti i do bamirësit." (Kurani 3:134). Zoti ka shpallur në Kuran se të falësh dikë që të ka bërë padrejtësi, përbën një sjellje të virtytshme. Një varg kuranor, në lidhje me këtë temë, thotë:

"...E nuk do të reshtësh së zbuluari tradhëti ndër ta, duke përjashtuar vetëm pak prej tyre. Megjithatë, fali ata dhe harro! Allahu i do shpirtmëdhenjtë." (Kurani 5:13)

E gjithë kjo tregon se morali që Islami e këshillon njerëzimin, i sjell botës paqen, harmoninë dhe drejtësinë. "Terrorizmi", i cili është kaq shqetësues për botën sot, është vepër e njerëzve të paditur, të cilët janë veprojnë në kundërshtim me moralin kuranor. Për këta njerëz e grupe, zgjidhja është morali i vërtetë kuranor. Me fjalë të tjera, Islami dhe morali kuranor janë ilaçi për terrorizmin.
__________________

Terrorizmi dhe feja

Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë me rastin e akteve të këtilla terroriste, edhe në rastin e tragjedisë së Nju-Jorkut dhe Uashingtonit, aktorët e mundshëm të atij akti të shëmtuar supozohej të ishin muslimanë apo thënë më saktë Osama bin Ladeni dhe organizata e tij e quajtur “El-Kaide” (baza). Mirëpo, kjo nuk ishte hera e parë kur një akt i këtillë t’u mvishej besimtarëve të një përkatësie fetare. Kjo kishte ndodhur edhe më parë, siç ishte rasti i shpërthimit të madh në Oklahoma në vitin 1995, i cili nga mediat u mvishej terroristëve muslimanë, ndërsa hulumtimet e mëvonshme vërtetuan se ajo nuk ishte vepër e muslimanëve, por pas atij shpërthimi qëndronte amerikani Timoti Makvej, i cili më vonë, siç dihet, u dënua me vdekje për aktin e kryer.

Terrorizmi nuk duhet t’i atribohet një feje apo besimtarëve të një përkatësie fetare, ashtu siç veprohet sot në mediat perëndimore, por fatkeqësisht kjo është bërë pothuajse traditë edhe në mediat tona me sintagmat “terrorizmi islam”, “radikalizmi islam”, “fundamentalizmi islam”, “integrizmi islam”, e shumë izma të tjerë. Me këtë dikush përpiqet t’ia rezervojë Islamit atributet më të këqija dhe muslimanët të bëhen kujdestarë për çdo të keqe që ndodh në planetin tonë. Kjo është një papërgjegjësi totale e atyre që veprojnë një gjë të tillë. Ata me këtë i sjellin një dëm të madh Islamit dhe muslimanëve. Ata me këtë i amnistojnë ata që janë mësuar t’i urrejnë dhe të jenë jotolerantë ndaj muslimanëve.

Terrorizëm ka në çdo shoqëri dhe në çdo vend. Termi “terrorizëm”, në kuptimin që përdoret sot, si një metodë e dhunshme për t’i arritur qëllimet politike, duke mos pyetur për jetët e pafajshme njerëzore, për herë të parë është përdorur 207-208 vjet më parë (në vitet 1793-1794) në kohën e Revolucionit në Francë. Pra është përdorur në një vend krejtësisht të krishterë, asokohe me një strukturë fetare të krishterë më të pastër se sot. Dhe jo vetëm në një vend të krishterë, por pikërisht në Atdheun e Deklaratës madhështore për Të Drejtat e Njeriut!

Mirëpo, askujt, sado i krisur të jetë, nuk mund t’i shkojë mendja se për këtë arsye Franca mund të quhet atdheu i terrorizmit. Si dukuri politike, terrorizmi, ndonëse i papagëzuar me këtë emër, i ka rrënjët qysh para Krishtit (mjafton të kujtojmë vrasjen e Jul Cezarit) dhe ka vijuar me thëniet masive nëpër kulisat e perandorisë së Bizantit e më pas. Edhe në kohët më të reja aktet terroriste, masakrat mbi civilët e pafajshëm e gjenocidi janë shtrirë në vende me shumica fetare krejt të ndryshme, pa kurrfarë ngjashmërie me njëra-tjetrën. Vëzhguesi objektiv mund të vërejë se Radovan Karaxhiçin, ish-kryetar i Republikës Serbe i kërkuar nga Tribunali i Hagës, askush nuk e quan “kriminel ortodoks”, dhe as atentatorin e ish-premierit izraelit Jicak Rabin nuk e quan “terrorist çifut”, dhe as terrorizmit në Irlandë nuk i vihet atribut “i krishterë – katolik ose protestant”. Për këtë arsye është mirë që së pari vetë muslimanët të mos i përdorin atributin “islam” për vepra, që nuk i përkasin Islamit, e pastaj edhe mediat botërore të ndërpresin frikësimin e shikuesve, dëgjuesve dhe lexuesve të tyre e të paraqesin realitetin e Islamit si fe e paqes dhe e tolerancës midis njerëzve.


Shoqëria amerikane, duke rënë nën ndikimin e mediave, dhe sidomos të rrjetit televiziv CNN, i cili vazhdimisht e mbante në ekranin e tij me shkronja të kuqe AMERICA UNDER ATTACK (Sulmi mbi Amerikën). Kështu filluan aktet e hakmarrjeve kundër muslimanëve në të gjitha pjesët e SHBA-së. Në shënjestër ishin edhe shumë xhami dhe qendra islame. Numri i viktimave sa vinte e shtohej. Ky ishte një rast për ata, që kishin urrejtje ndaj Islamit dhe muslimanëve. Kjo dukuri ishte një rrezik shumë i madh për shoqërinë amerikane. Shoqëria amerikane kishte pasur një përvojë të hidhur të ndarjes në baza racore që nga vitet gjashtëdhjetë, të cilën e kishte tejkaluar duke u dhënë të drejtat e njëjta edhe afriko-amerikanëve, si i quajnë ata racën e zezë që jetojnë në SHBA.

Në shtetin e Ohajos në Klivlend ishin shkatërruar pothuaj në tërësi xhamia, shkolla islame dhe Qendra Islame. Kryetari Bush, duke e parë rrezikun nga kjo valë e dhunës së re që kishte filluar kundër muslimanëve të SHBA-së, kishte shkuar për të vizituar Qendrën Islame në Uashington, për t’ua bërë me dije të gjithëve se SHBA-ja nuk ka asgjë kundër Islamit dhe muslimanëve, dhe në një deklaratë ai kishte denoncuar sulmet që po bëheshin kundër muslimanëve, pronës së tyre dhe objekteve fetare islame, duke thënë: “Të gjithë ata, që shprehin hidhërimin e tyre duke i frikësuar qytetarët tanë, nuk janë përfaqësuesit e denjë të Amerikës, ata janë përfaqësuesit më të këqij dhe ata do të turpërohen për veprimet e tyre”.

Pas takimit me liderët arabë dhe muslimanë në Qendrën Islame në Uashington, kryetari Bush kishte deklaruar: “Terrori nuk është fytyra e vërtetë e besimit Islam. Islami është fe e paqes”, kishte thënë ai. “Këta terroristë nuk përfaqësojnë paqen. Ata përfaqësojnë të keqen dhe luftën”.








RRENJET E VERTETA TË TERRORIZMIT: DARVINIZMI DHE MATERIALIZMI



Shumë njerëz mendojnë se teoria e evolucionit u paraqit për herë të parë nga Çarls Darvini dhe se ajo mbështetet në prova, vëzhgime dhe eksperimente shkencore. Sidoqoftë, e vërteta është se ajo nuk e ka prejardhjen te Darvini dhe se nuk mbështetet në asnjë provë shkencore. Teoria konsiston në përshtatjen e natyrës së dogmës së lashtë të filozofisë materialiste. Në vend që të mbështetet nga zbulime shkencore, teoria mbështetet qorrazi te filozofia materialiste (shih librin "Gjunjëzimi i Evolucionit, Harun Jahja)

Ky fanatizëm ka sjellë si pasojë të gjitha llojet e fatkeqësive. Bashkë me përhapjen e Darvinizmit dhe të filozofisë materialiste që ai mbështet, përgjigja e pyetjes "Ç'është qenia njerëzore?" ka ndryshuar. Njerëzit që përgjigjeshin: "Qeniet njerëzore u krijuan nga Zoti dhe u duhet të jetojnë sipas moralit të bukur që Ai na mëson", kanë filluar të mendojnë se "Njeriu erdhi në ekzistencë rastësisht dhe ai është një kafshë që zhvillohet përmes luftës për mbijetesë." Ky mashtrim i madh ka një çmim shumë të shtrenjtë e të rëndë. Ideologjitë e dhunshme si racizmi, fashizmi dhe komunizmi, si dhe shumë pikëpamje të tjera barbare në botë të mbështetura në konfliktin, kanë gjetur që të gjitha një burim force te ky mashtrim.

Kjo pjesë e librit do të analizojë fatkeqësitë që i ka sjellë botës Darvinizmi dhe lidhjet që ai ka me terrorizmin, si një nga problemet botërore më të rëndësishme të kohës sonë.


Gënjeshtra darviniste: "Jeta është konflikt"


Tomas Maltus
Darvini vendosi një kusht themelor në zhvillimin e teorisë së tij: Zhvillimi i qenieve të gjalla varet nga lufta për mbijetesë. Të fortët e fitojnë betejën. Të dobëtit janë të dënuar të humbasin dhe të harrohen.

Sipas Darvinit, ekziston një luftë e pamëshirshme për mbijetesë dhe një konflikt i brendshëm në natyrë. I forti gjithmonë e mposht të dobëtin dhe kjo i hap rrugën zhvillimit. Nëntitulli që ai i dha librit të tij ishte: "Origjina e llojeve nëpërmjet përzgjedhjes natyrore ose ruajtjes së racave të zgjedhura në luftën për jetë". Ky titull e përmbledh më së miri pikëpamjen e përmendur më sipër.

Më pas, Darvini shtroi pretendimin se "lufta për mbijetesë" zbatohet edhe mes grupeve racore të qenieve njerëzore. Sipas këtij pretendimi mitik, racat e zgjedhura do të ishin fituesit e betejës. Sipas pikëpamjes së Darvinit, këto raca të zgjedhura ishin evropianët. Racat afrikane apo aziatike kishin mbetur prapa në luftën për mbijetesë. Darvini shkoi edhe më tej, duke hedhur mendimin se disa raca do të humbisnin së shpejti në tërësi luftën për mbijetesë dhe në këtë mënyrë, do të zhdukeshin:

Në një kohë më të vonshme, jo shumë të largët, të matur me shekuj, racat e qytetëruara të njeriut, me siguri do të shfarosin dhe zëvendësojnë racat e egra nëpër botë. Në të njëjtën kohë, majmunët antropomorfë... nuk ka dyshim se do të shfarosen. Hendeku mes njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të jetë atëherë më i gjerë, sepse ai do të jetë, siç mund të shpresojmë, ndërmjet njeriut në një gjendje më të qytetëruar edhe se raca kaukaziane dhe disa llojeve të ulëta si babuni, në vend të zezakut apo australianit dhe gorrillës, siç ndodh sot.27

Antropologu indian Lalita Vidjarti shpjegon se si teoria e evolucionit e Darvinit e imponoi racizmin në skenat shoqërore:

Teoria e tij (Darvinit) e mbijetesës së më të fortit u mirëprit ngrohtësisht nga shkencëtarët shoqërorë të kohës dhe ata besuan se njerëzimi kishte arritur nivele të ndryshme evoluimi që arrinin pikën më të lartë me qytetërimin e njeriut të bardhë. Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, racizmi u pranua si një e vërtetë nga shumica e shkencëtarëve perëndimorë. 28


Burimi i frymëzimit të Darvinit: Teoria e pamëshirshme e Maltusit

Burimi i frymëzimit të Darvinit për këtë çështje ishte libri i ekonomistit britanik Tomas Maltus, "Ese për parimin e popullsisë". Sipas sajimeve të veta, Maltusi llogariste se popullsia njerëzore shtohej me shpejtësi shumë të madhe. Në këtë pikëpamje, ndikimet kryesore që e mbanin popullsinë nën kontroll ishin fatkeqësi si lufta, uria dhe sëmundjet. Shkurt, sipas këtij pretendimi kaq mizor, disa njerëz duhej të vdisnin që të jetonin disa të tjerë. Ekzistencë do të thoshte vetëm luftë e vazhdueshme.

Në shekullin e 19-të, idetë e Maltusit ishin pranuar gjerësisht. Veçanërisht intelektualët evropianë të klasave të larta i mbështesnin idetë e tij mizore. Në artikullin "Sfondi shkencor i programit të pastrimit të racës te nazistët", shkruar nga Xherri Bergman, rëndësia e lidhjes së Evropës së shekullit të 19-të me pikëpamjet e Maltusit mbi popullsinë përshkruhet në këtë mënyrë:

Në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nëpërmjet Evropës, anëtarët e klasave sunduese u mblodhën për të diskutuar të sapozbuluarin "problem të popullsisë" dhe për të përcaktuar mënyrat e zbatimit të mandatit maltusian, për të rritur shkallën e vdekshmërisë te të varfërit: "Në vend të rekomandimit për pastërtinë e të varfërve, ne duhet të nxisim zakonet e kundërta. Në qytezat tona duhet t'i bëjmë rrugët më të ngushta, t'i mbingarkojmë shtëpitë me shumë njerëz dhe të joshim kthimin e murtajës. Fshatrat duhet t'i ndërtojmë pranë ujërave të ndenjur dhe të nxisim në veçanti ngritjen e vendbanimeve në të gjitha vendet moçalore dhe të pashëndetshme, e kështu me radhë." 29

Si rrjedhojë e kësaj politike mizore, të dobëtit dhe ata që do ta humbisnin betejën për mbijetesë do të asgjësoheshin dhe si përfundim, rritja e shpejtë e popullsisë do të ekuilibrohej. Kjo e ashtuquajtur politikë e "shtypjes së të varfërve", u vu në jetë në Britaninë e shekullit të 19-të. U ngrit një rend industrial, në të cilin fëmijët tetë dhe nëntë vjeçarë u detyruan të punojnë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë në minierat e qymyrit dhe mijëra prej tyre vdiqën në kushte të tmerrshme. Lufta për mbijetesë që kërkonte teoria e Maltusit, bëri që miliona britanikë të bënin një jetë të mbushur me vuajtje të rënda.

I ndikuar nga këto ide, Darvini e zbatoi këtë koncept në konfliktin në të gjithë natyrën dhe hodhi idenë se i forti dhe i afti dalin fitimtarë nga kjo luftë për ekzistencë. Për më tepër, ai pretendoi se e ashtuquajtura luftë për mbijetesë ishte një ligj i justifikuar dhe i pandryshueshëm i natyrës. Nga ana tjetër, ai i ftoi njerëzit që të braktisin besimet e tyre fetare, të mohojnë Krijimin dhe kështu i rrënoi të gjitha vlerat etike që mund të bëheshin pengesë ndaj luftës së pamëshirshme për mbijetesë.

Njerëzimit iu desh të paguajë një çmim shumë të shtrenjtë në shekullin e 20-të për çrrënjosjen e këtyre ideve mizore që i shtynë njerëzit në zemërgurësi e mizori.

Roli i Darvinizmit në përgatitjen e terrenit për Luftën e Parë Botërore


"Evropa që nga viti 1870", shkruar nga profesori anglez i historisë, Xhejms Xholl.
Ndërsa Darvinizmi sundonte kulturën evropiane, nisi të shfaqet ndikimi i luftës për mbijetesë. Kombet kolonialiste evropiane në veçanti nisën t'i portretizojnë kombet e kolonizuara si "kombe të prapambetura në ciklin e evolucionit" dhe gjetën te Darvinizmi justifikimin për veprimet e tyre.

Ndikimi politik më i përgjakshëm i Darvinizmit, ishte shpërthimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1914.

Në librin e tij "Evropa që nga 1870-a", profesori i mirënjohur britanik i historisë Xhejms Xholl shpjegon se një nga faktorët që përgatitën terrenin për Luftën e Parë Botërore, ishte besimi i udhëheqësve evropianë të kohës te Darvinizmi.

Është e rëndësishme të kuptohet se sa fjalë për fjalë u mor doktrina e luftës për ekzistencë dhe për mbijetesën e më të fortit nga ana e udhëheqësve të Evropës në vitet që i paraprinë Luftës së Parë Botërore. Për shembull, shefi i shtabit austrohungarez Franc Baron Konrad fon Hëcendorf, shkruan kështu në kujtimet e tij të pasluftës:

Fetë filantropike, mësimet morale dhe doktrinat filozofike, pa dyshim, mund të shërbejnë nganjëherë për të dobësuar luftën e njerëzimit për ekzistencë në formën e saj më të ashpër, por ato nuk do t'ia arrijnë kurrë ta shmangin plotësisht atë si një motiv lëvizës për botën... Vetëm në përputhje me këtë parim të madh, erdhi katastrofa e luftës botërore, si rrjedhojë e forcave motivuese në jetët e shteteve dhe popujve, si një rrufe që duhet të shkarkohet nga vetë natyra e saj.

E parë nga ky lloj sfondi ideologjik, këmbëngulja e Konradit në nevojën për një luftë parandaluese, në mënyrë që të ruhet monarkia austrohungareze, bëhet plotësisht e kuptueshme.

Ne kemi parë gjithashtu se këto pikëpamje nuk ishin të kufizuara vetëm te personalitetet ushtarake dhe se Maks Veberi, për shembull, ishte i shqetësuar thellë për luftën ndërkombëtare për mbijetesë. Kurt Ricler, asistenti personal dhe i besuari i kancelarit gjerman Teobald fon Betman-Holveg, shkroi në vitin 1914:

Armiqësia e përjetshme dhe absolute është themelore dhe e natyrshme në marrëdhëniet mes njerëzve; dhe armiqësia që ne vërejmë kudo... nuk është rezultat i ruajtjes së natyrës njerëzore por është thelbi i botës dhe burimi i vetë jetës.30

Frederik fon Bernardi, një gjeneral i Luftës së Parë Botërore, bën një lidhje të ngjashme mes luftës dhe ligjeve të luftës në natyrë. "Lufta," shprehet Bernardi, "është një nevojë biologjike"; ajo është "po aq e nevojshme sa beteja e elementeve në natyrë"; ajo "merr një vendim biologjikisht të drejtë, përderisa vendimet e saj mbeten në natyrën e thjeshtë të sendeve."31

Sikurse kemi parë, Lufta e Parë Botërore shpërtheu për arsye se mendimtarët, gjeneralët dhe administratorët evropianë e shihnin luftën, gjakderdhjen dhe vuajtjet si një lloj zhvillimi dhe mendonin se ato ishin një ligj i pandryshueshëm i natyrës. Rrënjët ideologjike që e zvarritën gjithë atë brez në rrënim nuk ishin tjetër, veçse konceptet e Darvinit për "luftën për mbijetesë" dhe për "racat e zgjedhura".


Filozofët evropianë dhe udhëheqësit politikë të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të 20-të, ishin të magjepsuar nga koncepti darvinist i "luftës për mbijetesë". Aty e kishte burimin entuziazmi i tyre për të nisur Luftën e Madhe, një kataklizëm që shkaktoi vdekjen e më shumë se 10 milionë jetëve njerëzore.

Lufta e Parë Botërore la pas vetes 8 milionë të vdekur, qindra qytete të shkatërruara dhe miliona të plagosur, të gjymtuar, të pastrehë e të papunë.

Shkaku themelor i Luftës së Dytë Botërore, e cila shpërtheu 21 vjet më vonë dhe la 55 milionë të vdekur, ishte gjithashtu Darvinizmi.


"Ligji i Xhunglës" dhe përfundimi i tij: Fashizmi



Nazizmi, një përzierje e Darvinizmit social dhe neopaganizmit, vrau miliona njerëz dhe përhapi tmerr në zemrat e shumë të tjerëve.
Ndërsa Darvinizmi ushqente racizmin në shekullin e 19-të, ai formoi bazën ideologjike që do të zhvillohej dhe do të përgjakte botën në shekullin XX: Nazizmin.

Në ideologjinë naziste mund të vihet re një ndikim shumë i fortë darvinist. Kur marrim në shqyrtim këtë teori që u zhvillua nga Adolf Hitleri dhe Alfred Rozenbergu, vërejmë koncepte të tilla si "përzgjedhje natyrore", "çiftëzimi i përzgjedhur" dhe "lufta për mbijetesë mes racave", të cilat përsëriten shpesh në veprat e Darvinit. Kur e titulloi librin e tij "Mein Kampf" (Beteja ime), Hitleri u frymëzua nga beteja darviniste për mbijetesë dhe nga parimi se fitorja i përket më të fortit. Ai bën fjalë në veçanti për betejën mes racave:

Historia do të arrijë kulmin në një perandori të re njëmijëvjeçare të një shkëlqimi të pashoq, të mbështetur në një hierarki racore të rregulluar nga vetë natyra.32

Në një kongres të madh të partisë së tij në Nurenberg në vitin 1933, Hitleri shpalli se "një racë më e lartë nënshtron një racë më të ulët... një e drejtë që ne e shohim në natyrë dhe që mund të pranohet si e vetmja e drejtë e konceptueshme."33

Fakti që nazistët ishin të ndikuar nga Darvinizmi, është i pranuar nga të gjithë historianët që janë të specializuar në këtë çështje. Peter Krisp, autori i librit "Ngjitja e Fashizmit", e shpreh këtë të vërtetë si më poshtë:

Teoria e Çarls Darvinit se qeniet njerëzore kishin evoluar nga majmunët, u trajtua me humor kur u botua për herë të parë, por më vonë u pranua gjerësisht. Nazistët i shtrembëruan teoritë e Darvinit, duke i përdorur ato për të justifikuar luftën dhe racizmin.34

Historiani Hikman e përshkruan kështu ndikimin e Darvinizmit te Hitleri:

(Hitleri) ishte një besimtar i vendosur dhe predikues i evolucionit. Sado të thella dhe të ndërlikuara të kenë qenë problemet e psikozës së tij, është e sigurtë që [koncepti i luftës ishte i rëndësishëm për arsye se]... libri i tij "Mein Kampf", hedh qartazi një numër idesh evolucioniste, veçanërisht ato që theksojnë luftën, mbijetesën e më të fortit dhe shfarosjen e të dobëtit për të prodhuar një shoqëri më të mirë. 35

Hitleri, përmes këtyre pikëpamjeve, e zvarriti botën në një dhunë të paparë kurrë më parë. Shumë grupe etnike dhe politike, veçanërisht çifutët, iu nënshtruan mizorisë dhe masakrave të tmerrshme në kampet naziste të përqendrimit. Lufta e Dytë Botërore, e cila filloi me pushtimet gjermane, kushtoi 55 milionë jetë njerëzish. Ajo që qëndronte pas tragjedisë më të madhe në historinë e botës, ishte koncepti i Darvinizmit për "luftën për mbijetesë."





Fashizmi që ka në thelb konceptet darviniste, shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve të pafajshëm. Kjo ideologji e tmerrshme zhyti shumë vende të botës në një vorbull shkatërrimi e mjerimi.



Aleanca e përgjakshme: Darvinizmi dhe Komunizmi


Udhëheqësit komunistë, idetë e të cilëve mbi shoqërinë njerëzore ishin të mbështetura te Darvinizmi, do të kujtohen në histori si kriminelë që shkaktuan vuajtje të tmerrshme me politikat e tyre mizore.
Ndërsa fashistët gjenden në krahun e djathtë të Darvinizmit Social, krahu i majtë është i zënë nga komunistët. Këta kanë qenë gjithmonë ndër mbrojtësit më të zjarrtë të teorisë së Darvinit.

Kjo lidhje mes Darvinizmit dhe Komunizmit shkon deri te themeluesit e të dy këtyre "izm"-ave. Marksi dhe Engelsi, themeluesit e komunizmit, e lexuan veprën "Origjina e llojeve" të Darvinit, sapo ajo doli në qarkullim dhe u mahnitën me qëndrimin e tij materialist dialektik. Letërkëmbimi mes Marksit dhe Engelsit tregon se ata e shihnin teorinë e Darvinit si "bartëse të bazës në historinë natyrore për Komunizmin." Në librin e tij "Dialektika e Natyrës", të cilin ai e shkroi nën ndikimin e Darvinit, Engelsi shprehet plot lëvdata për Darvinin dhe përpiqet të japë kontributin e vet për teorinë në kapitullin me titull "Roli i punës në kalimin nga majmuni te njeriu".

Komunistët rusë që ndoqën hapat e Marksit dhe të Engelsit, si Plehanovi, Lenini, Trocki dhe Stalini, ishin të gjithë në një mendje për teorinë e evolucionit. Plehanovi që shihet si themeluesi i komunizmit rus, e cilësonte Marksizmin si "Darvinizmi në zbatimin e tij në shkencën shoqërore."36 rocki thoshte: "Zbulimi i Darvinit është triumfi më i madh i dialektikës në fushën e lëndës organike."37

Arsimimi darvinist kishte një rol kryesor në formimin e kuadrove komuniste. Për shembull, historianët vërejnë se Stalini ishte fetar në rininë e tij, por ai u bë ateist kryesisht për shkak të librave të Darvinit. Mao Ce Duni që ngriti qeverisjen komuniste në Kinë dhe vrau miliona njerëz, u shpreh hapur se "socializmi kinez është i themeluar mbi Darvinin dhe teorinë e evolucionit."38

Historiani i Universitetit të Harvardit, Xhejms Riv Pëzej, në veprën e tij kërkimore "Kina dhe Çarls Darvini", e shqyrton deri në hollësitë më të vogla ndikimin e Darvinizmit te Maoja dhe te komunizmi kinez.


Komunizmi vuri në zbatim idenë darviniste të konfliktit, përmes konceptit të luftës së klasave dhe në këtë mënyrë pranoi vrasjen dhe gjakderdhjen si metoda të ligjshme të kontrollit të pushtetit.

Shkurt, ekziston një lidhje e pashkëputshme mes teorisë së evolucionit dhe komunizmit. Teoria pretendon se gjallesat janë prodhim i rastësisë dhe siguron të ashtuquajturën mbështetje shkencore për ateizmin. Komunizmi si ideologji ateiste, është i lidhur ngushtë me Darvinizmin. Për më tepër, teoria e evolucionit pretendon se zhvillimi në natyrë, është i mundur falë konfliktit (me fjalë të tjera, "luftës për mbijetesë") dhe mbështet konceptin e "dialektikës", i cili është themelor për komunizmin.

Nëse mendojmë për konceptin komunist të "konfliktit dialektik", i cili vrau më shumë se 120 milionë njerëz gjatë shekullit XX, si për një "makinë vrasëse", atëherë mund t'i kuptojmë më mirë përmasat e rrënimit që Darvinizmi përhapi mbi tokë.


Konflikti dialektik nuk ndihmon në zhvillimin e shoqërive por në rrënimin e tyre

Sikurse thamë më parë, Darvinizmi ngriti pretendimin se lufta mes qenieve të gjalla është shkaku i zhvillimit të tyre dhe kështu siguroi të ashtuquajturën bazë shkencore për filozofinë e materializmit dialektik.

Ashtu si mund të kuptohet nga emri i tij, materializmi dialektik i qëndron idesë së "konfliktit". Karl Marksi, si themeluesi i kësaj filozofie, propagandonte idenë se "nëse s'do të kishte luftë dhe kundërshti, gjithçka do të mbetej ashtu siç ishte." Në një rast tjetër ai thotë: "Forca është bashkëshortja e çdo shoqërie që është shtatzënë me një shoqëri tjetër."39 Duke thënë këtë, ai u bëri thirrje njerëzve për dhunë, luftë e gjakderdhje, në mënyrë që të mund të zhvilloheshin.



Është e natyrshme që të ketë mosmarrëveshje por ato nuk duhet të shkaktojnë konflikte dhe luftra mes njerëzve. Mësimet morale të Kuranit u sigurojnë njerëzve një jetë me mirëkuptim e hare, ndërsa beteja dialektike sjell gjithmonë hidhërim, rrënim dhe vdekje.

I pari që vuri në jetë teorinë e Marksit në fushën politike, ishte Lenini. Duke nxitur mendimin se "zhvillimi vjen si rrjedhojë e konfliktit dhe kundërshtive", Lenin pretendonte se njerëzit me ide të kundërta duhej të ishin në konflikt të vazhdueshëm. Lenini gjithashtu shprehej gjithmonë se ky konflikt do të kërkonte gjakderdhje, pra, terrorizëm. Një fragment i shkruar nga Lenini dhe i titulluar "Lufta guerrilase", i cili është botuar për herë të parë në gazetën "Proletari" në vitin 1906, njëmbëdhjetë vjet përpara Revolucionit Bolshevik, tregon për metodat terroriste që ai parapëlqente:

Dukuria, për të cilën jemi të interesuar, është beteja e armatosur. Ajo udhëhiqet nga individë dhe nga grupe të vogla. Disa i përkasin organizatave revolucionare, ndërsa të tjerët (shumica në disa vende të Rusisë) nuk i përkasin ndonjë organizate revolucionare. Lufta e armatosur ndjek dy qëllime kryesore, të cilat duhet të dallohen në mënyrë të prerë: në radhë të parë, kjo luftë synon vrasjen e individëve, shefave dhe vartësve të ushtrisë dhe policisë; në radhë të dytë, ajo synon konfiskimin e fondeve monetare si nga qeveria, ashtu edhe nga personat privatë. Këto fonde të konfiskuara shkojnë pjesërisht në thesarin e partisë, pjesërisht disa për qëllimin e veçantë të armatimit dhe për përgatitjen e kryengritjes dhe pjesërisht për mbajtjen e personave të angazhuar në luftën që po përshkruajmë. 40

Në shekullin e njëzetë, një nga ideologjitë më të njohura për kundërvënien ndaj komunizmit, ishte fashizmi. Më interesantja është se edhe fashizmi megjithëse vetëdeklarohet si kundërshtar i komunizmit, mbështeste të njëjtin besim si komunizmi në konceptin e luftës. Komunistët besonin në nevojën e luftës së klasave; fashistët thjesht ndryshuan arenën e luftës, duke u përqëndruar në idenë e luftës mes racave dhe kombeve. Për shembull, historiani gjerman Hajnrih Trajçke, vepra e të cilit ishte një nga burimet më të rëndësishme për idetë naziste dhe raciste, shkruante: "kombet nuk mund të kenë mirëqenie pa konkurrencë të dendur, sikurse lufta për mbijetesë e Darvinit."41 Hitleri gjithashtu thoshte se ishte frymëzuar nga koncepti i Darvinit për luftën:

E gjithë bota e natyrës përbën një betejë të fuqishme mes forcës dhe dobësisë, si një fitore e përjetshme e të fortit mbi të dobëtin. Nuk do të kishte asgjë tjetër veç mashtrimit në të gjithë natyrën nëse nuk do të ishte kështu. Ai që do të jetojë, duhet të luftojë. Ai që nuk dëshiron të luftojë në këtë botë ku beteja e përhershme është ligj i jetës, nuk e ka të drejtën për të ekzistuar.42

Të dyja këto ideologji darviniste nxisnin besimin se për një shoqëri që të rritej e të forcohej, ishte e nevojshme gjakderdhja. Pasojat që sollën këto ideologji në shekullin XX janë tashmë të njohura. Miliona njerëz humbën jetën; miliona të tjerë u plagosën apo u gjymtuan; ekonomitë kombëtare u rrënuan; paratë që do të mund të përdoreshin në shëndetësi, kërkime shkencore, teknologji, arsim e art, u shpenzuan për armatim, për ilaçe që të mjekoheshin plagët e shkaktuara nga armët, për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. U bë e qartë se koha kalonte dhe luftrat e terrori nuk nxisnin zhvillimin e njerëzimit por shkatërrimin e tij.

Sigurisht që në botë ekzistojnë kontradikta. Ashtu sikurse në natyrë ekzistojnë drita dhe errësira, dita dhe nata, e nxehta dhe e ftohta, edhe kontradiktat në mendime e në praktika janë të dukshme. Mirëpo kundërshtitë në mendime nuk është e nevojshme të sjellin konflikte dhe luftë. Përkundrazi, nëse kundërshtitë trajtohen me tolerancë, paqe, mirëkuptim, dashuri, dhembshuri e mëshirë, mund të arrihen përfundime të mira. Kushdo që krahason mendimet e veta me ato të të tjerëve, mund të zhvillojë apo të njohë dobësitë dhe mangësitë e veta dhe t'i përmirësojë ato. Ata që mbrojnë mendime të ndryshme mund të angazhohen në dialog, shkëmbim idesh apo në kritikë konstruktive. Vetëm njerëzit e sinqertë, që dinë të falin, që e duan paqen, që dinë të sillen dhe që mbi të gjitha pohojnë mësimet morale të Kuranit, mund të zhvillojnë një mënyrë të tillë të trajtimit të mendimeve të ndryshme.

Të vrasësh apo të dëmtosh një njeri për shkak të ideve, besimeve, racave apo kombësive të ndryshme përbën një vepër mizorie të pamatë. Vetëm për këtë arsye, në rrjedhën e historisë dhe kudo në botë, bijtë e bijat e të njëjtit komb, kanë luftuar me njëri-tjetrin deri në vdekje, duke vrarë shoku-shokun pa mëshirë; apo njerëz të kombeve apo racave të ndryshme, përfshirë gra e fëmijë, janë masakruar pa dallim. Vetëm ai që nuk njeh respekt për qeniet njerëzore dhe që i sheh njerëzit rreth vetes si kafshë të zhvilluara, vetëm ai që nuk beson se një ditë do të japë llogari përpara Zotit për gjithçka që ka bërë, mund të veprojë në këtë mënyrë.

Qëndrimi më i mirë dhe më i drejtë që mund të mbahet ndaj dikujt, me të cilin ndajmë mendime të ndryshme, është përshkruar në Kuran. Përplasjet e mendimeve kanë ndodhur shpesh në rrjedhën e historisë dhe një nga shembujt më të mirë është ai i kundërshtisë mes Musait (Moisiut) dhe Faraonit të kohës së tij. Megjithë egërsinë dhe mizorinë e Faraonit, Zoti e dërgoi Musain (Moisiun) për ta ftuar atë në fenë e Zotit dhe i shpjegoi atij mënyrën se si duhej ta shtronte këtë ftesë:

Shkoni te faraoni! Ai i ka kapërcyer kufijtë. Megjithatë, flitini atij me fjalë të buta, me shpresën se ai do të kushtojë vëmendje apo do të frikësohet! (Kurani 20:43-44)

Musai iu bind urdhrit të Zotit dhe i sqaroi Faraonit me durim fenë e Zotit. Për ta ndaluar mohimin e Zotit nga ana e Faraonit dhe mizorinë që ai ushtronte ndaj njerëzve, Musai u mundua të sqaronte çdo çështje. Sidoqoftë, Faraoni tregoi qëndrim të papajtueshëm ndaj durimit dhe fisnikërisë së Musait, duke e kërcënuar me vrasje atë dhe të gjithë ata që ndanin të njëjtat mendime me të. Megjithatë, nuk ishte qëndrimi i Faraonit ai që do të mbizotëronte. Përkundrazi, ai dhe njerëzit e tij u mbytën ndërsa Musai dhe njerëzit e tij dolën fitimtarë.

Sikurse tregon ky shembull, fitorja e një ideje apo lufta për zhvillim nuk vjen nga armiqësia dhe agresioni. Takimi mes Musait (Moisiut) dhe Faronit përbën një mësim nga historia: fituesit nuk dalin nga ata që janë në anën e barbarisë dhe luftës por në anën e atyre që përkrahin paqen e drejtësinë. Vënia në jetë e parimeve më të mira morale shpërblehet në këtë botë dhe në jetën e përjetshme.


Darvinizmi dhe terrorizmi

Sikurse kemi parë deri tani, Darvinizmi qëndron në rrënjët e ideologjive të dhunës që i kanë sjellë fatkeqësi të tmerrshme njerëzimit në shekullin XX. Koncepti themelor pas koncepteve e metodave të tilla është "të luftosh këdo që nuk është nga ne." Ekzistojnë besime, pikëpamje e filozofi të ndryshme në botë. Është e natyrshme që gjithë këto ide të trajtohen në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, qëndrimet e ndryshme mund të vihen përballë njëra-tjetrës në dy mënyra:

1) Ato mund ta respektojnë ekzistencën e atyre që janë ndryshe dhe të përpiqen të vendosin dialogun me njëri-tjetrin në një mënyrë shumë njerëzore. Kjo metodë është në përputhje me moralin e Kuranit.

2) Ato mund të zgjedhin luftën ndaj njëri-tjetrit dhe të përpiqen ta sigurojnë epërsinë e tyre përmes luftës. Me fjalë të tjera, të sillen si kafshët. Kjo është një metodë e nxitur nga materializmi dhe është natyrisht, afetare.

Tmerri i quajtur "terrorizëm" nuk është tjetër veçse vënia në jetë e pikëpamjes së dytë.



Mund të ekzistojnë mosmarrëveshje mes shteteve apo shoqërive por konflikti dhe lufta në pjesën më të madhe të rasteve nuk mund t'i zgjidhin problemet. Sikurse mëson Kurani, të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes durimit, tolerancës, mëshirës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.


Nëse i marrim në shqyrtim këto dy qëndrime, mund të shohim se ideja e "njeriut që lufton si kafshë", e cila u imponohet në mënyrë të pavetëdijshme njerëzve nga Darvinizmi, është shumë ndikuese. Individët dhe grupet që zgjedhin rrugën e konfliktit mund të mos kenë dëgjuar kurrë të flitet për Darvinizmin dhe për parimet e asaj ideologjie, por në përfundim, ata bien në një mendje me një pikëpamje, baza filozofike e së cilës është Darvinizmi. Ajo që i shtyn ata të besojnë në drejtësinë e kësaj pikëpamjeje janë slloganet darviniste si "në këtë botë mbijeton më i forti", "peshku i madh e ha të voglin", "lufta është virtyt", "jeta është luftë" etj... Nëse u heqim Darvinizmin, të gjitha këto s'mbeten tjetër veç sllogane boshe.

Në të vërtetë, nëse heqim Darvinizmin, nuk mbetet filozofi konflikti. Tri fetë me prejardhje hyjnore, Islami, Krishterimi dhe Judaizmi, në të cilat besojnë shumica e njerëzve, i kundërvihen dhunës. Të trija këto fe dëshirojnë t'i sjellin paqe e harmoni botës dhe t'i kundërvihen vrasjeve dhe vuajtjeve çnjerëzore. Konflikti dhe dhuna shkelin moralin që Zoti ka shpallur për njeriun dhe përbëjnë koncepte të padëshirueshme. Kurse Darvinizmi e sheh dhe e portretizon konfliktin dhe dhunën si të natyrshme, të justifikuar dhe si koncepte të drejta që duhet të ekzistojnë.


E vetmja rrugë për brezat e ardhshëm që t'u sigurojnë vetes një jetë të virtytshme dhe të këndshme, janë mësimet morale të Kuranit.

Për këtë arsye, nëse disa njerëz ushtrojnë terrorizëm, duke përdorur konceptet dhe simbolet e Islamit, Krishterimit apo Judaizmit, apo duke vepruar në emër të këtyre besimeve, nuk mund të themi se këto fe i mbështesin veprimet e tyre. Edhe nëse pretendojnë t'i shërbejnë fesë, ata e dëmtojnë fenë, për arsye se janë përgjegjës për kryerjen e krimeve më të pamëshirshme që feja u kundërvihet e i ndalon rreptësisht. Në këtë mënyrë, ata janë përgjegjës edhe për nxirjen e imazhit të fesë në sytë e njerëzve. Për këtë arsye, baza e terrorizmit që shqetëson botën nuk është ndonjëra nga fetë me prejardhje hyjnore, por janë ateizmi dhe shprehja bashkëkohore e ateizmit: Darvinizmi dhe materializmi.


Çdo njeri që dëshiron paqen duhet të njohë rrezikun e Darvinizmit


Allahu është Ai që dërgon shenja të qarta për t'ju nxjerrë nga errësira në dritë.(Kurani 57:9)
Zgjidhja në luftën ndaj një problemi të veçantë qëndron në goditjen e ideve, mbi të cilat ky problem ngrihet. Për shembull, s'ka rëndësi se me sa vështirësi do të përpiqet dikush të largojë erën e keqe nga një ambient me mbeturina. Përderisa mbeturinat janë aty, era e rëndë nuk do të largohet. Zgjidhja e vërtetë është pastrimi i burimit të mbeturinave. Në një shembull tjetër, kjo do t'i ngjante të shpenzuarit të viteve për të rritur gjarpërinj helmues në një fermë dhe më pas të lënit të tyre të lirë dhe të habiturit se përse ata vijnë rrotull, duke kafshuar e helmuar njerëzit. Më e rëndësishmja nuk është që ata të kapen pasi të jenë përhapur kudo, por në radhë të parë, të mos ushqehen e të mos shtohen.

Edhe në rastin e terrorizmit, kërkimi i terroristëve një nga një nuk siguron shmangien e ndikimit të tyre dhe nuk është një zgjidhje e përhershme. Mënyra më e mirë për çrrënjosjen e murtajës së terrorizmit nga faqja e dheut, është identifikimi i burimeve themelore që ushqejnë terroristët dhe zhdukja e tyre. Burimi i terrorizmit, nga ana tjetër, janë ideologjitë e gabuara dhe edukimi i marrë nën dritën e këtyre ideologjive.

Sot, në shumicën e vendeve të botës, Darvinizmi është futur në programin e shkollave dhe trajtohet sikur të ishte ndonjë fakt shkencor. Të rinjve nuk u mësohet se janë të krijuar nga Zoti dhe se janë të pajisur me shpirt, urtësi e ndërgjegje. Atyre nuk u thuhet se do të dënohen në Ferr apo do të shpërblehen në Parajsë në përjetësi. Përkundrazi, atyre u mësohet se janë krijesa, etërit e të cilëve kanë qenë kafshë që erdhën në ekzistencë përmes rastësive. Nën një indoktrinim të tillë, ata e shohin vetveten si qenie të rastësishme që nuk janë përgjegjëse përpara Zotit dhe e shohin të ardhmen ose më saktë, mbijetesën e tyre, në daljen fitimtarë në betejë. Pas këtij mesazhi, është fare e thjeshtë që njerëzve të indoktrinuar gjatë gjithë jetës së tyre shkollore t'u bëhet një lavazh truri dhe të shndërrohen në armiq mizorë të njerëzimit, të aftë për të vrarë edhe fëmijë të pafajshëm. Të rinj të tillë mund të tërhiqen lehtë nga ideologji të kota. Ata mund të veprojnë nën ndikimin e kushtëzimit nga ana e terroristëve dhe të përfshihen në veprime të papërfytyrueshme dhune e mizorie. Grupet komuniste, fashiste e raciste që ekzistojnë qysh nga shekulli XIX, janë prodhime të këtij sistemi arsimimi.

Dëmi i dytë që ky sistem arsimi shkakton, është distancimi i arsimit nga feja. Kështu, sfera e fesë kufizohet vetëm në botën e njerëzve të paarsimuar. Ndërsa të arsimuarit janë të zhveshur nga edukata fetare për shkak të instalimit të darvinizmit e materializmit në programet mësimore, feja u mbetet të paarsimuarve. Kjo shkakton zhvillimin e bestytnive dhe mendimeve të gabuara, duke u lejuar atyre që hedhin ide antifetare që të marrin nën kontroll fetë.

.

Në përfundim, mënyra më e mirë për t'i dhënë fund terrorizmit, është dhënia fund e arsimimit darvinisto-materialist, arsimimi i të rinjve sipas programeve të mbështetura në zbulime të vërteta shkencore, edukimi i tyre me frikë ndaj Zotit të Lartësuar dhe nxitja tek ata e dëshirës për të vepruar me urtësi e kujdes. Frytet e një arsimimi të tillë do të jenë një bashkësi e përbërë nga njerëz paqësorë, të besueshëm që dinë të falin e të tolerojnë.






---------------Chapters----------------- Hyrje Morali Islam:burimi i paqes dhe i sigurisë Lufta në Kuran Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë Botëkuptimi i Islamit për ithtarët e Librit Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në Lindjen e Mesme Rrënjët e vërteta të terrorizmitarvinizmi dhe materializmi Përfundim: Rekomandime për Botën Perëndimore dhe Muslimanët

27. Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytë, New York, AL. Burt Co., 1874, fq. 178
28. Lalita Prasad Vidyarthi, Racism, Science and Pseudo-Science, Unesco, France, Vendôme, 1983. fq. 54
29. Theodore D. Hall, "The Scientific Background of the Nazi "Race Purification" Program",http://www.trufax.org/avoid/nazi.html
30. James Joll, Europe Since 1870: An International History, Penguin Books, Middlesex, 1990, fq. 164
31. M.F. Ashley-Montagu, Man in Process, New York: World. Pub. Co. 1961, fq. 76, 77 cituar nga Bolton Davidheiser, W E Lammers (ed) Scientific Studies in Special Creationism, 1971, fq. 338-339
32. L.H. Gann, "Adolf Hitler, The Complete Totalitarian", The Intercollegiate Review, Fall 1985, fq. 24; cituar nga Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989, p. 78
33. J. Tenenbaum., Race and Reich, Twayne Pub., Nju Jork, fq. 211, 1956; cituar nga Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust", http://www.trueorigin. org/ holocaust.htm
34. Peter Chrisp, The Rise Of Fascism, Witness History Series, fq. 6
35. Hickman, R., Biocreation, Science Press, Worthington, OH, fq. 51-52, 1983; Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust", Creation Ex Nihilo Technical Journal 13 (2): 101-111, 1999
36. Robert M. Young, Darwinian Evolution and Human History, Historical Studies on Science and Belief, 1980
37. Alan Woods and Ted Grant, Reason in Revolt: Marxism and Modern Science, London: 1993
38. K. Mehnert, Kampf um Mao's Erbe, Deutsche Verlags-Anstalt, 1977
39. Karl Marx, Das Capital, Vol. I, 1955, fq. 603
40. Vladimir Ilich Lenin, Collected Works, botimi i katërt në anglisht, Progress Publishers, Moskë, 1965, Vol. 11, fq. 216
41. L. Poliakov, Le Mythe Aryen, Editions Complexe, Calmann-Lévy, Bruxelles, 1987, fq. 34342.
42. Robert Clark, Darwin: Before and After, Grand Rapids International Press, Grand Rapids, MI, 1958., s. 115-116; cituar nga Jerry Bergman, "Darwinism and the Nazi Race Holocaust",http://www.trueorigin.org/ holocaust.htm

Fenomeni I Terrorizmit – Sfida e Rendit te ri Boteror

Enri Hide*




Mjedisi I ri gjeopolitik I Mbasluftes se Ftohte karakterizohet nga probleme (dilema) sigurie te cilet jane te lidhur ngushte me njeri-tjetren ose qe ne mase te madhe permbahen ne njeri-tjetrin, sidomos kur I referohemi trekendeshit te destabilitetit Ballkan –Lindje e Mesme –Kaukaz. Ne kete menyre shfaqet nje nevoje imediate studimi te fenomenit te terrorizmit dhe I pasojave te tij ne strukturat e sigurise qofte boterore ashtu dhe periferike, studimi te formimit te rregjimeve te sigurise rajonale ne Ballkan dhe ne Mesdhe, studimi te mjeteve politiko-ushtarake-ekonomike te cilat shtetet preferojne te vene ne perdorim ne funksion te rritjes graduale te bashkepunimit ne nivele te caktuara te politikes se jashtme (sidomos midis shtetesh te cilat perpiqen te ulin tensionet midis tyre), si dhe studimi I frymes se re qe erdhi ne politiken e te vetmes superfuqi te shek. 20te nepermjet Dogmes Bush dhe konceptit te ri, jo vetem te krijuar nga SHBA, por gjithashtu dhe te perpjekjes e mundesise qe SHBA kane tashme per ta imponuar ne rang politik internacional.
Fenomeni I terrorizmit, qe doli ne pah si sfida kryesore e shteteve ne shekullin e 20te me ne krye SHBA dhe partneret e tyre euroatlantike, hyri ne nje epoke te re, me parametra e prospektiva te reja, duke lene te anashkalohen probleme te tjera, njesoj immediate te njerezimit, sic jane ato te zhvillimit te ekonomise dhe te proceseve demokratike te vendeve te botes se trete, borxhit te tyre te jashtem, apo dhe problemet ambientale te rruzullit tokesor (le te mos harrojme ketu ceshtjen e vrimes se ozonit e cila ne permasa e ka kaluar tre here siperfaqen e kontinentit Europian).
Egzistojne probleme themelore ne percaktimin dhe perkufizimin e fenomenit dhe ceshtja nderlikohet akoma me teper kur kemi te bejme me percaktimin e ketij fenomeni ne rajonin e Mesdheut dhe me terminologjine e perdorur per te pershkruar kete fenomen si nje fenomen I perdorimit te metodave dhunes se nje shkalle te ulet ne te kundert me metodat e perdorura per te karakterizuar dhunen e shkalles se larte, ate te luftes se mirefillte midis dy shteteve. Dhe kjo sepse: ne rradhe te pare percaktimi I terminologjise tendon te ndikohet nga propaganda, qeveritare ose joqeveritare dhe, ne rradhe te dyte, keto forma dhune (pra dhune terrori) perfshijne nje game teper te gjere kushtesh dhe gjendjesh ekonomiko-politiko-shoqerore qe e veshtiresojne edhe me percaktimin e sakte te termit. Kohet e fundit, sidomos mbas goditjes ne Kullat Binjake dhe Pentagonit ne SHBA, u tentua qe te behet nje percaktim I termit te terrorizmit nepermjet institucioneve globale sic eshte OKB ne perpjekje per te shfrytezuar ne maksimum valen boterore te pakenaqesise dhe te moskonsensit ndaj menyrave te perdorura nga fondamentalizmi per te vene ne dukje vetveten.
Fillimisht emeruesi I perbashket I terrorizmit ishte perdorimi I dhunes masive per te promovuar qellime te caktuara politike dhe ideologjike. Sot termi “terrorizem” perben per shume qeveri mbeshtetjen “legjitimuese” dhe mbulesen e duhur politike per te karakterizuar kundershtaret politike dhe jopolitike (sic jane grupe te ndryshme minoritare brenda shteteve) ne cdo kundershtim te dhunshem te politikes zyrtare te shtetit. Kete gje po e shohim qofte ne disa vende te BE-se (psh: Spanja dhe ETA, apo Britania e Madhe dhe IRA) qofte dhe ne shume vende ne zhvillim me qeveri totalitare. Keshtu kemi nje mase te madhe percaktimesh per terrorizmin te cilat ne shumicen e tyre mbulojne nje game te caktuar te fenomenit dhe kontribuojne pak ose aspak ne analizimin total te fenomenit. Ne qarqet akademike pershkrimi I fenomenit te terrorizmit qe eshte I pranuar nga shumica e studiuesve eshte ai qe e percakton ate si : “…perdorimi I dhunes, ose kercenimi per perdorim te dhunes, me qellim arritjen e synimeve te caktuara politike, fetare ose kombetare/nacionaliste, qe drejtohet ndaj nje objektivi (personi ose grupi personash), e cila dhune nuk ka lidhje medoemos me arritjen e qellimit te aktivitetit terrorist ne vetvete, por kryesisht me shkaktimin e frikes dhe impresionimin e kundershtarit te percaktuar…”.
Me fundin e Luftes se Ftohte dhe perfundimin e niveleve te ndryshme te rivalitetit midis dy superfuqive dhe te aleancave te tyre, nje burim I rendesishem ushqimi (kryesisht ideologjik dhe ushtarako-ekonomik) u zhduk. Keshtu per shembull ekstremizmi palestinez ja la vendin nje moderimi gradual qe u kurorezua me traktatet e ndryshme midis te dy paleve ku spikat si me I njohuri per opinionin publik boteror ai I Oslos. Mosrezultatshmeria (per sa I perket synimit final, atij te krijimit te nje shteti te pavarur Palestinez) I levizjeve ekstremiste palestineze (megjithe rimekembjen e dy viteve te fundit si pasoje e Luftes se Shenjte (Jihad nr. 3), duke I shtuar dhe humbjen graduale (te pakten zyrtarisht) te mbeshtetjes shteterore (si psh. te Sirise dhe Iranit), mund te shikohet fare mire si nje pasoje e rendesishme e fundit te Luftes se Ftohte dhe ky proces u pershpejtua nga dhenia e autorizimit prej OKB-se te nderhyrjes ushtarake ne Irak ne vitin 1991.
Por, sipas shume prej analisteve te fenomenit, shtete kane kontribuar ne nje menyre apo ne nje tjeter, ose ndihmojne akoma dhe sot, ne rishfaqjen e fenomenit me permasa teper shqetesuese te terrorizmit. Midis tyre mund te rreshtohen Irani, Siria, Sudani, Izraeli, Arabia Saudite, Libia, Koreja e Veriut apo dhe Afganistani. Shteti ndaj te cilit ka prova te mjaftueshme per nje perkrahje shumevjecare te grupeve ekstremiste eshte padyshim Irani, ne te cilin deri para pak vjetesh grupet ekstremiste ndihmoheshin ne menyre sistematike nga shteti. Qellimi I mulejve siitas, drejtues te Iranit, ishte nga njera ane te ndihmoheshin prej ketyre grupeve ekstremisteve ne zhdukjen e krereve te opozites iraniane dhe, nga ana tjeter, te krijonin destabilitetin e nevojshem ne rajon, ne menyre qe Irani te konfirmohej si shteti lider I vendeve te rajonit dhe te perfitonte ekonomikisht ne rrjetin e transportit te naftes. Siitet, qe kane marre persiper qeverisjen e vendit, jane akuzuar vazhdimisht nga opinioni nderkombetar per mbeshtetje te grupeve fondamentaliste islamike ne tre plane: ne ate te ndihmes financiare, propagandes idelologjike dhe mbeshtetjes politike, si dhe per tendenca hegjemonike ne rajon, sidomos ne Irakun e pasluftes. Siria, nga ana e saj s’mbetet me pas ne kete fushe, pasi eshte e njohur deshira e saj per te marre drejtimin e levizjeve palestineze, si gjate periudhes se Luftes se Ftohte, ashtu dhe mbas saj. Sudani dhe Afganistani me qendrat e shumta te pergatitjes ushtarake dhe ideologjike te ekstremisteve jane gjithashtu te njohur ne opinionin boteror, ashtu sikurse eshte dhe Libia e kolonel Kadafit, I diktatorit I cili synon qe te krijoje nje bashkim mbarearab te shteteve te Bregut Jugor te Mesdheut. Arabia Saudite dhe Izraeli perbejne “te perkedhelurat” e SHBA-ve ne rajon secila duke u nisur nga prespektiva te ndryshme dhe me menyra te ndryshme (Arabia Saudite eshte vendlindja dhe vendi qe e ndihmoi ekonomikisht rrjetin e Al Kaedes, kurse Izraeli, me politiken e tij 50 e me vjecare e cila vazhdon dhe ne momentet e sotme, ka zhvilluar nje politike terrorizmi shteteror, e cila ka ndihmuar dhe ne fondamentalizimin shoqeror te palestinezeve duke I bashkangjitur ketu dhe shkaterrimin politiko-ekonomik te vendit te tyre, si dhe mohimit te se drejtes per te patur nje shtet te tyre).
Rezultati politik I 11 Shatorit sot perceptohet duke u bazuar ne nje game parametrash te cilet veprojne ne menyre absolutisht strategjike ne zhvillimin e sitemit te marrdhenieve nderkombetare. Nder ta mund te rreshtohen: a) evolucioni I terrorizmit ne nje arsye te forte dhe te besueshme legjitimituese e luftes ne emer te ciles nje shtet mund te ndermarri ndaj nje tjetri apo dhe ndaj nje grupi te caktuar njerezish (Dogma Amerikane e Luftes Preventive), b) pritjen, me te gjitha implikacionet dhe conseguencat e mundshme qe mund te kete ne nivelin e administrimit te politikes se jashtme dhe te brendshme te nje shteti ose grupimi shtetesh (si ne rastin e BE-se), te goditjes “se rradhes” te terrorizmit, I cili duhet te justifikoje kete “parapergatitje dhe pritje”, c) sodisfaksionin dhe “te drejten” e SHBA-ve ne insistimin e tyre per intensifikimin e perballimit dhe luftes ndaj terrorizmit si tema numer nje ne axhenden e marrdhenieve nderkombetare, kundrejt mosbesimit te partnereve te tyre europiane dhe jo vetem.
Ndjenja e pasigurise per zhvillimet dhe format e ardhshme te terrorizmit do te ndikoje ne menyre vendimtare ne percaktimin e politikave internacionale qe ndjekin natyrisht politiken e jashtme amerikane, ne pamundesi per te patur nje sistem te pavarur vlerash dhe normash. Marrdheniet tradicionale miqesore qe SHBA-te kane zhvilluar me rregjimet totalitare filoperendimore te Lindjes se Mesme, mosdhenia e rendesise se duhur ceshtjes palestineze (mbeshtetja e plote politikes se Ariel Sharonit), mohimi I observimit te shkaqeve reale te terrorizmit (te cilat duhet te kerkohen me teper ne politiken shumevjecare te Perendimit ndaj vendeve te Botes se Trete ne pergjithesi dhe te Lindjes se Mesme ne vecanti, ne denigrimin social dhe ekonomik te ketyre shoqerive I cili erdhi si pasoje e lenies se tyre ne stadin e kolonializmit ekonomik, duke krijuar kushtet me te pershtatshme per lulezimin e ekstremizmit islamik), vertetojne qe mbas fundit e Luftes se Ftohte dhe sidomos mbas 11 Shtatorit re te zeza duken ne horizont. Shembujt e Afganistanit dhe te Irakut, ashtu sikurse dhe politika e kercenimit paraprak te vendeve te tjera te Aksit te se Keqes, padyshim qe krijojne dhe do krijojne ne te ardhmen jo shume te larget epiqendra destabiliteti.

Tastiera shqip në çdo pc ku shkruhet shqip






Gjithnjë e më tepër shqipja e shtypur (në kompiuter, celular, etj), nuk po i ngjan asaj të folur. Kjo jo vetëm dëmton gjuhën, por edhe komunikimin, funksionin themelor të gjuhës.Gjithnjë e më tepër shqipja e folur dhe e shtypur, po “shtypet” nga gjuhët e mëdha. Kjo jo aq për shkak të mungesave teknologjike, se sa prej mungesave kulturore.

Tmerrohesh me disa shkresa zyrtare nga disa institucione, apo edhe shkrimet e disa mediave. Tmerrohesh gjithashtu edhe nga disa “ide” qe kanë qarkulluar për të ndryshuar shqipen (kur mund të ndryshojmë tastierën fare lehtë.


Tastiera standart shqip

Për të ndihmuar në ruajtjen dhe përmirësimin e komunikimit shqip (sidomos me përhapjen eksponenciale të përdorimit të teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit), kemi filluar një diskutim me disa organizata kombëtare të ICT-së, për krijimin e “Tastierës Standarte Shqip”. Kjo është një detyrë e realizuar prej kohësh nga kombet e tjerë, që i ka ardhur (ndoshta kaluar) koha për tu kryer edhe te shqiptarët, kudo ku ata shkruajnë shqip.

Tastiera standarde shqip, do të duhet të përcaktohet nga një ekip i përbërë jo vetëm nga shtetarë, por edhe përfaqsues të komunitetit të ICT-së, gjuhëtarëve, akademikëve dhe grupeve të tjera të interesit. Ajo do të duhet të kënaqë disa ekuacione:

1. Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standard anglisht,
2. Të ketë të gjitha shkronjat shqip, lehtësisht të arritshme (ë-në, dhe ç-në)
3. Vendosja e shkronjave të jetë e orientuar sipas frekuencës së përdorimit


Per kongresin “e-Manastir-it”


Për të përmbushur këto kërkesa, do të duhet të mblidhet një përfaqsi e të gjitha grupeve të interesit të përshkruara më sipër, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj. Në një farë mënyre ky do të jetë Kongresi i Tiranës (në analogji me Kongresin e Manastirit), për përdorimin e shqipes standarde në shoqërinë e informacionit. e-Kongresi do të mbahet jo më vonë se me rastin e ditës ndërkombëtare të shoqërisë së informacionit, 10 Maj.

Dy nga variantet më të diskutuara janë:

1. Të shtohet gërma “ë” dhe “ç” duke mos zëvëndësuar gërmat e tastieres anglisht, por disa nga shenjat (“;” ose ‘, ose “[”, etj). Kjo nuk shqetëson përdoruesit e deritanishëm të tastierës anglisht, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.
2. Të zëvëndësohet gërma “w” me gërmën “ë” dhe gërma “ç” e cila s’ka përdorim shumë frekuent, të vendoset në një nga shenjat e tjera. Ky variant i afrohet shumë vendosjes së gërmave sipas frekuencës dhe ndryshimit minimal me tastierën anglisht. Gjithashtu edhe përdoruesit e sotëm që përdorin w-në në vend të ë-së, do jenë të kënaqur. Por në këtë variant kemi ndryshim (ndonëse minimal) me tastierën anglisht dhe një vërshtirësi relative për përdoruesit e “laptopit”.

Gjithsesi këto do të jenë objekt diskutimi, dhe më pas vendimi nga qeveria shqiptare. Pas kësaj të gjitha tastierat, të paktën në administratë dhe shkolla, do të porositen sipas standartit shqip. Ndryshimet në çmim do të jenë minimale, më pak se 10 euro dhe s’do të përbëjnë pengesë për përhapjen e kësaj tastiere. Nga ana tjetër, përfitimet do jenë të dukshme dhe të menjëhershme, sidomos në administratë.

Kjo iniciativë do të shoqërohet me diskutimin për përmirësimin e fjalorit shqip për Microsoft Office, të porositur dhe shpërndarë për shtetasit e vet nga Qeveria e Kosovës, versionet shqip të Windows dhe Office, etj.

Një aspekt i rëndësishem i kësaj iniciative do të jetë bashkëpunimi mbarëshqiptar. Kjo iniciative do të stabilizoje kanalet e komunikimit me organizatat respektive qeveritare, të biznesit të ICT-së, shoqërisë civile, botës akademike, të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj.

Kadare nga Enveri tek Antimuslimanizmi

nga akademik prof.dr.Rexhep Qosja




SA ME LARG NGA E KALUARA KOMUNISTE Ata që i kanë lexuar veprat publicistike të Ismail Kadaresë pas daljes në Francë, dhe ata që i kanë lexuar a dëgjuar intervistat dhe deklaratat e tij të ndryshme në këtë kohë, dhe ata që sadopak i kanë përcjellë paraqitjet e tij botore në Atdhe, në Evropë e në SHBA, ata nuk e kanë pasur të vështirë të binden se ai po bënte shumë përpjekje për të krijuar përfytyrim të ri për veten: një përfytyrim që, vetëkuptohet, do të ndryshonte plotësisht prej përfytyrimit që për të ishte krijuar në kohën e komunizmit. Dhe, këto përpjekje as nuk ishin të papritura, as nuk ishin shumë, shumë të çuditshme.

Një varg shkrimtarësh, nga vendet ish-komuniste, që kishin qenë pjesëtarë të nomenklaturave komuniste, që i kishin shërbyer përtokas komunizmit, që kishin qenë të privilegjuar si Ismail Kadare apo përafërsisht si Ismail Kadare nga udhëheqjet komuniste, do të bëjnë përpjekje që të lahen e të shpërlahen sa më fort prej të kaluarës së tyre! Por, përpjekjet e Ismail Kadaresë për të ikur sa më larg nga e kaluara e tij komuniste, do të jenë më origjinale dhe më të veçanta se të shumicës së bashkëmendimtarëve e ngjashëmvepruesve të dikurshëm, qoftë në vendet e tjera ish-komuniste, qoftë në Shqipëri. Ndryshe prej shumë shkrimtarëve të tjerë oborrtarë të komunizmit, që do të përpiqen të krijojnë përfytyrim të ri për veten duke e kritikuar komunizmin, në radhë të parë, si ideologji dhe praktikë shtypëse mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, mbi lirinë e krijimtarisë dhe lirinë e ndërgjegjes, Ismail Kadare do ta përqendrojë kritikën kundërkomuniste mbi njeriun që e kishte përkrahur, që e kishte mbrojtur, që e kishte afirmuar, që kishte bërë të mundshëm përkthimin e veprave të tij të para në gjuhën franceze: Enver Hoxhën. Nuk mund të thuhet se Ismail Kadare nuk e dinte, se nuk kishte lexuar, se diktatorët nuk lindin diktatorë, por diktatorë i bëjnë, kryesisht, të tjerët: çiftat e Ismail Kadaresë - ata që turren për t’u ngritur, për t’u shquar, për të përfituar sa më shpejt duke iu servilizuar sundimtarëve. “Nuk qëndron problemi te Qezari që triumfon mbi të tjerët - shkruante filozofi bask Ortega Y Gaset - por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme Qezarit të triumfojë”. Dhuna e diktaturës nuk është dhunë e bërë me duart e diktatorit, por dhunë e bërë me duart e atyre që në emrin e tij ushtrojnë dhunë: e vetjeve të etshëm për pushtet - e frikacakëve, e servilëve, e mashtruesve të ndryshëm, e demagogëve të ndryshëm, e dhunëtarëve të ndryshëm. Diktatori, vërtet, krijon sistemin e dhunës, ngrihet në sajë të dhunës, por falangat e dhunëtarëve e mbajnë dhe e zbatojnë atë sistem. Ismail Kadare e kishte kuptuar se kritika e tij e paskohshme kundërkomuniste, se kritika e tij e komunizmit pas varrosjes së komunizmit, mund të ishte e bindshme dhe, sidomos, përshtypjelënëse në qoftë se do të përqendrohej në Mitin e komunizmit shqiptar, në Zotin e komunizmit shqiptar - në Enver Hoxhën. Të kritikosh komunizmin pas varrimit të komunizmit - kjo ishte dukuri e përgjithshme, kjo ishte punë e thjeshtë, këtë e bënin të gjithë, madje edhe ata apo, sidomos, ata, që komunizmit i kishin shërbyer më së përkulshmi në institucione të ndryshme të pushtetit dhe në fusha të ndryshme të jetës shoqërore; por të kritikonte komunizmin një shkrimtar me popullorësi të jashtëzakonshme në kohën e komunizmit, të kritikonte Mitin e komunizmit, Zotin e komunizmit biri i tij shpirtëror, krenaria e tij letrare artistike dhe, pse jo, teorike ideologjike, siç konsiderohej atëherë Ismail Kadare- e kjo do të thoshte shumë më tepër se ç’mund të thoshin kritikat e të tjerëve, kjo kishte kuptim shumë më të madh, kjo kishte jehonë shumë më të gjerë, kjo ishte kritikë pambarimisht shumë përshtypjelënëse. Të kritikosh komunizmin, dhunën e tij, patologjinë e tij politike, ideologjike dhe, mbi të gjitha, praktike përmes kritikës së Zotit të komunizmit dhe ta kritikosh duke zbuluar edhe të këqijat e supozuara intime të tij - e këtë mund ta bënte vetëm ai që kishte qenë i afërt me të, që kishte shkruar roman-apoteozë dhe apoteoza për të, e të cilit s’ka se si të mos i besohej. Ikja e Ismail Kadaresë prej të kaluarës komuniste dhe prej Zotit të komunizmit shqiptar, babait shpirtëror, Enver Hoxhës, sado jehuese, sado përshtypjelënëse nuk do të jetë e mjaftueshme për rehabilitimin, prandaj as për popullorësinë atje ku Ismail Kadare ishte i interesuar të depërtonte, të ishte i pranuar dhe i popullarizuar. Për këtë arsye, Ismail Kadare do të kujdeset të gjejë edhe një temë tjetër për trajtim intelektual, për vetërrëfim të ndryshuar që do të jetë politikisht e koniunkturshme dhe që do të zgjojë kureshtjen për të dhe për krijimtarinë e tij, që do t’ia çelë dyert e depërtimit në tregun letrar. Dhe, kjo temë do të quhet: feja.

QËNDRIMET KUNDËRMYSLIMANE

Shihej qartë se bota, fatkeqësisht, po hynte gjithnjë e më dukshëm në kohën e fërkimeve fetare, të cilat studiues të dukurive globale do t’i quajnë konflikt i qytetërimeve: i qytetërimit islamik dhe i qytetërimit të krishterë. Natyrisht, shkrimtari Ismail Kadare nuk mund të qëndronte pa thënë mendimin e tij për çështje fetare sepse ai nuk kishte qëndruar kurrë asnjanës, eunuk, ndaj problemeve më të mprehta të përtashësisë. Interesat e tij letrare dhe politike e kërkonin që Ismail Kadare, kur drejtpërdrejt e kur ndërmjetueshëm, t’i shprehte pikëpamjet e tij fetare. Dhe, ai do ta bëjë këtë si gjatë disa retushimeve më sipërfaqësore a më rrënjësore të disa veprave letrare ashtu edhe në intervistat, në deklaratat dhe në veprat e ndryshme publicistike. Dhe, do ta bëjë këtë në fillim më kujdesshëm e me kalimin e kohës gjithnjë e më zëshëm. Nuk është e vështirë për të vërejtur se në ato retushime, shkrime publicistike, intervista e deklarata, ai nuk i trajton të barabarta dinjitetet e fesë myslimane dhe të fesë së krishterë. Në njërën anë duke folur shpërfillshëm apo, madje edhe fyeshëm ndaj fesë myslimane, ai do të bëhet propagandues gjithnjë e më i përkushtuar i fesë së krishterë në anën tjetër. Ndryshe prej shkrimtarit anglez me prejardhje pakistaneze, Salman Ruzhdi, i cili do të shkruajë romanin e shpallur kundërmysliman, Vargjet satanike, për ç’shkak, mandej, do të jetë i shtrënguar t’i kalojë disa vite në “ilegalitetet”, Ismail Kadare do të jetë më i kujdesshëm dhe nuk do të shkruajë vepër të veçantë të tillë. Në qoftë se Salman Ruzhdiut nuk mund t’i afrohej me fuqinë krijuese, Ismail Kadare do t’ia kalojë atij me vigjilencën, e cila kohë pas kohe do t’i dobësohej deri në ditët tona. Qëndrimet e tij k u n d ë r m y s l i - mane, ndërkaq, të shprehura, sidomos, në shtypin e huaj, përpos atyre të cilëve Ismail Kadare donte t’u binin në sy, u kishin rënë në sy edhe lexuesve shqiptarë, prej të cilëve do të priten me keqardhje të veçantë. Do të bëhen edhe reagime. Një prej reagimeve të tilla do të botohet edhe në javoren e Prishtinës, Zëri, më 27 maj 1992. Në të, përpos të tjerash, thuhet: “Qendrat Islame Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, mbajtën një takim në Xhaminë e Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane në Nju- Jork-Nju Xhersi, për të shqyrtue dhe diskutue bashkarisht, disa qëndrime tejet negative, sa absurde aqë edhe indinjuese të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, të shprehun kohëve të fundit, si në vepra të tija ashtu edhe përmes të intervistave të tija në shtypin e jashtëm, dhe të cilat janë drejtue REXHEP QOSJA direkt kundër myslimanizmit. Takimi i naltëpërmendun, nuk e kishte për qëllim, me i dalë në mbrojtje fesë islame, sepse atë e mbron kultura e vetë mijëravjeçare dhe themeli i saj që asht libri i shejtë: Kur’ani, meqë populli shqiptar i takon tri besimeve, ku ma se 70% i takojnë besimit islam, dhe këto tri besime, nuk i kanë sjellë ndonji të keqe, por përkundrazi, gjithmonë mirëkuptim, harmoni dhe vëllaznim, dhe si konseguencë e gjithë kësaj, vijmë në përfundim, se shprehjet e pakontrollueme të shkrimtarit kriptokomunist Ismail Kadare, i cili islamizmin, të cilin po ta zbërthejsh do të thotë PAQE, e krahason me ideologjinë komuniste, e cila nuk njef fe as Zot, familje as traditë; dhe me bindje të plotë themi: se ky akt asht i drejtuemë në radhë të parë kundër krejt kombit shqiptar... Tue qenë se, Ismail Kadare, në dukje i takon besimit islam, tubimi në fjalë, u distancua nga qëndrimet e padrejta dhe tejet të damshme për kombin shqiptar të Ismail Kadaresë, tue i kualifikue ato si të dëmshme, të padrejta, antinjerëzore dhe antihumane, dhe për antishqiptare - të mos flasim”. Nuk ka dyshim se krijimtaria e Ismail Kadaresë në kohën e komunizmit dhe krijimtaria e veprimtaria e tij pas rënies së komunizmit dëshmojnë se ai e kishte mësuar me kohë mësimin: një shkrimtar bëhet i rëndësishëm varësisht sa është politikisht i përdorshëm. Ai do të dijë të jetë politikisht i përdorshëm sot jo më pak se dje! Lobi shqiptar tashmë i krijuar për Ismail Kadarenë në Nju-Jork, dëshmon qartë se retushimet fetare të disa veprave të tij, paraqitjet kundërmyslimane dhe, sidomos, propagandimi i kthimit në fenë e të parëve i premtojnë shkëlqime të reja emrit të tij: përkthime e çmime ndërkombëtare! Çmimi i pamerituar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan ishte njëri prej tyre!

ESADIZMI

Në përgjigjen e tij Pabesia e një polemisti, Ismail Kadare i shmanget plotësisht diskutimit për çështjet që kishte ngritur në sprovën Identiteti evropian i shqiptarëve. Nuk jam i sigurt për cilën arsye më shumë i shmanget diskutimit: për shkak se nuk do të heqë dorë nga qëndrimet raciste ndaj Lindjes myslimane, ndaj qytetërimit mysliman, prandaj edhe ndaj fesë myslimane, apo për shkak se nuk do që për qëndrimet e tilla të shkruhet edhe një herë në gazeta. Në qoftë se në përgjigjen Pabesia e një polemisti iu ka shmangur rrëshqitjes së sërishme në racizëm, nuk mund të thuhet se i ka shpëtuar rirrëshqitjes në myslimanofobi. Dëshmi për këtë është qëndrimi i tij ndaj Haxhi Qamilit- një figure fare skajore historike. Nuk ka dyshim se ideologjia e Haxhit Qamilit, në qoftë se mund të flitet fare për një ideologji të tij, ishte e jashtëkohshme, prandaj edhe në shpërputhje me të përtashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar në përgjithësi. Por, gjithashtu, nuk ka dyshim se Ismail Kadare për arsye fetare e sheh qimen në syrin e Haxhi Qamilit, por nuk e sheh traun në sytë e disa figurave të tjera historike në të njëjtën kohë. Ai e tejzmadhon rebelimin e një njeriu, pa farë ndikimi të veçantë politik, kundër feudalëve, duke e njëjtësuar këtë rebelim me një ideologji pothuaj mosekzistuese filoturke. Nuk mund të besohet se prijësi i një kryengritje fshatare kundër feudalëve dhe kundër sundimit të të huajve, sidomos, serbëve e grekëve, në Shqipëri, nuk e dinte se në vitet 1914-1915 as nuk mund ta bënte Turqinë më sovrane të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, as nuk do të mund ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut e Mesdheut dhe ta bashkonte me Perandorinë e dikurshme Otomane. Shqipëria ishte shtet me kufij të caktuar ndërkombëtarisht, të njohur që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe ajo ishte bërë shtet kur ishte çliruar nga Perandoria Otomane, që tani quhej e shkatërruar. Për këtë arsye mund të thuhet se shumë më e rrezikshme për Shqipërinë shtet dhe për shqiptarët komb ishte politika tradhtare e Esad Pashë Toptanit, i cili, në Luftën e Parë Ballkanike, ua kishte lëshuar Shkodrën malazezve, kurse pas luftërave ballkanike kishte hyrë në marrëdhënie politike dhe ushtarake me Serbinë. Esad Pashë Toptani kishte shkuar dy herë në Nish në takime me Kryeministrin e Serbisë, Nikolla Pashiq, dhe i kishte dërguar katërqind ushtarë shqiptarë, ithtarë të vet, në ushtrinë serbe, që po merrte pjesë në Luftën e Parë Botërore. Për shkak të politikës separatiste dhe për shkak të pajtimit me pushtimin serb, Esad Pasha do të quhet tradhtar dhe për tradhti do të jetë i vrarë në Francë. Esad Pashë Toptani dhe Nikolla Pashiqi do ta ekzekutojnë Haxhi Qamilin, jo për shkak të politikës së tij prej turkoshaku, po për shkak të mospajtimit të tij me politikën tradhtare të të parit dhe të mospajtimit me pushtimin e të dytit. E kjo domethënë se do ta ekzekutojnë si kryengritës shqiptar. Ta gjykosh tani një kryengritës, qoftë edhe të pajisur me ide turkomane, për ide që s’mund të sillnin pasoja e të h e s h t ë s h tradhtinë e një separatisti që bashkëpunonte me pushtuesin e tokave shqiptare dhe, madje, të Shqipërisë shtet, ky gjithsesi nuk mund të quhet atdhetarizëm shumë i kthjellët. Cila është më e durueshme: të trajtohesh tradhtar si Esad Toptani a kryengritës turkashak, por kundërserb, si Haxhi Qamili? Po të na dënonte Zoti të zgjidhnim dhunshëm, Ismail Kadare, pa dyshim, do të zgjidhte të parin. Dhe, le ta zgjedhë e le të jetë - esadist! Lindjefobia e kjo domethënë myslimanofobia mund të konsiderohet arsye pse, përpos tradhtisë së Esad pashë Toptanit, Ismail Kadare e hesht edhe politikën, po ashtu, kundërhistorike, të dy figurave të tjera të asaj kohe po ashtu skajore historike: e hesht politikën e Marka Gjonit e të Preng Bibë Dodës. Në qoftë se Haxhi Qamili na qenka lektisur kot pas një pushtuesi të dëbuar, që në Shqipëri kurrë më nuk do të mund të sundonte, Marka Gjoni dhe Preng Bibë Doda i bënin dëm të dyfishtë Shqipërisë: në njërën anë bënin politikën e përkrahjes së pushtimit italian, kurse, në anën tjetër, bënin politikën separatiste të shpalljes së Mirditës autonomi- njëri i ledhatuar nga Beogradi e tjetri nga Cetina. Gjykimi i një kryengritësi për një iluzion politik e lënia në heshtje e dy separatistëve, politikat e të cilëve mund të tregoheshin më të rrezikshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët, gjithsesi nuk duket gjykim i drejtë historik. Pas gjykimit të tillë, në njërën anë, dhe pas heshtjes së tillë, në anën tjetër, nuk është e vështirë të shihen motive ideologjike fetare.


REAGIMET NDAJ POLEMIKËS

Në gazetat e Tiranës dhe në gazetat e Prishtinës deri sot kur po e shkruaj këtë përgjigje janë botuar shumë reagime ndaj polemikës midis Ismail Kadaresë dhe meje. Numri më i madh i reagimeve në gazetat e Prishtinës në të vërtetë janë reagime më parë të botuara në gazetat e Tiranës. Si historian i letërsisë shqipe nuk di shkrim që të ketë nxitur më shumë reagime se çka nxitur përgjigjja ime “Realiteti i shpërfillur” ndaj sprovës “Identiteti evropian i shqiptarëve”, me të cilën Ismail Kadare i kishte kundërshtuar pikëpamjet e mia të paraqitura në kreun Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare të trajtesës Ideologjia e shpërbërjes. Le të thuhet se më i madh se numri i reaguesve që çështjet e ngritura në këtë polemikë kujdesen t’i trajtojnë objektivisht, pa paragjykime fetare, politike, partiake, ideologjike, pa anime miqësore e të tjera, është numri i reaguesve, të cilët nuk dëshmojnë se janë të liruar prej disa paragjykimeve të tilla apo prej animeve miqësore. Nuk është e vështirë për të vërejtur se paragjykimet dhe animet e tilla posaçërisht shprehen në shkrimet e disa gazetarëve, publicistëve dhe të disa miqve indigo të Ismail Kadaresë. Ndër mediat që mbajnë qëndrim objektiv, mjerisht, nuk do të mund të radhitej pa sadopak ngurrim as gazeta “Tirana Observer” dhe nuk do të mund të radhitej në radhë të parë për shkak të pyetjes që u bën të ftuarve për deklarata në lidhje me polemikën: A mendoni se polemika e dëmton imazhin e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare? Me të njëjtën arsye do të mund të bëhej pyetja: A mendoni se polemika e dëmton imazhin e shkrimtarit, historianit të letërsisë dhe intelektualit tonë të madh Rexhep Qosja? Shumë më normale, më frytdhënëse për kulturën e diskutimeve intelektuale e politike do të ishte pyetja, që përjashton gara e hierarki sportive: Sa ndriçon çështjen e i kontribuon të vërtetës kjo polemikë? Inkuadrimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në këtë polemikë në anën e Ismail Kadaresë, sikur i shpjegon këto paragjykime dhe anime të disa reaguesve. Partitë në pushtet, po e tregon edhe kjo polemikë, ende përcaktojnë politikën, etikën dhe estetikën e shumicës prej nesh, prandaj edhe të shumë gazetave dhe mediave elektronike. Disa nga miqtë e Ismail Kadaresë, si edhe miku i tyre, në reagimet e botuara bëjnë përpjekje që t’i zhvlerësojnë pikëpamjet e mia-duke i shtrembëruar e duke i falsifikuar dhe që të më zhvlerësojnë mua-duke më fyer kur më butë e kur më vrazhdë se ai! Bëjnë përpjekje të krijojnë përshtypjen në opinion se kjo polemikë në të vërtetë është polemikë, si e thotë njëri prej tyre, midis një shkrimtari të madh, botëror, dhe një shkrimtari normal, domethënë, thotë ai, lokal! U mbetet pa thënë, si e tha njëri që s’i duartroket Ismail Kadaresë, se kjo në thelb është polemikë midis Goliatit dhe Davidit. Gjedhet mitologjike përsëriten! Bariu i vetmuar, Davidi, me një shkop në dorë dhe me llastik në brez, ka marrë guximin t’i kundërvihet Goliatit. Për ta krijuar bindjen se kësaj radhe Goliati do të jetë ai që do ta mundë mendërisht dhe moralisht Davidin, miqtë e Ismail Kadaresë, bashkë me të, do të më bëjnë një portret të shëmtuar, që do të donin të shihej gjithmonë në galerinë kombëtare të portreteve. Çka do të thonë ata për mua? Një portret për galeri Pavarësisht pse unë për ta kurrë s’kisha thënë fjalë portretizuese, ata do të thonë: se unë jam një enverist, që e mundon nostalgjia për Enverin, se unë jam Enver i Letrave, se më mundon nostalgjia edhe për Jugosllavinë; dhe, Serbinë, Se jam njeri që kam ngritur një flamur të ri, të quajtur flamuri myslimanizmit, se unë jam gardian i Lindores, se unë jam taliban, se jam blasfemues i religjionit, se po ndërtoj një politikë dhe një ideologji të re, së cilës do të shohin si do t’ia vënë emrin; se jam hiç më pak se një delirant, se kam ide fikse, se hidhem në ekstreme, sa jam njeri me karakter autarkik, se kam qejf të më quajnë baba i kombit dhe bacë i dijes në Kosovë, se të gjitha këto që i shkruaj, i shkruaj për arsye se dëshiroj të më trajtojnë numër një e jo numër dy në komb; se në duel me një ish-kryetar në Kosovë humba, se në zgjedhjet lokale në Kosovë në vitin 20 humba, se në zgjedhjet e 3 korrikut në Shqipëri humba, se jam halldup, se jam gërxho, se jam një nga mbytësit e një idiome (të gegërishtes), se jam ballabani i vonuar, se jam nacionalist fondamentalist (ndoshta fundamentalist), se jam një skriboman, se po dua të bëj perestrojkën tonë, se jam një shkrimtar lokal, domethënë i njohur vetëm në Bregun e Diellit, në Prishtinë! se jetoj me kompleks gjenerali, se jam gjeneral i pamundësuar, se jam kolos i lidhun! Se, se, se, se, se, se...! Portretizuesve të mi, të dhuruar me dhuntinë që të bëjnë portrete me epitete, që të fyejnë të tjerë, nuk do t’u përgjigjem në fyerjet dhe në falsifikimet e pikëpamjeve të mia. Do të merrem vetëm me çështjet, pavarësisht prej cilëve reagues janë të ngritura, diskutimin e të cilave e çmoj të nevojshëm. Kjo do të thotë se para se t’ia jap fjalën portretizuesit më të talentuar dhe, njëkohësisht, më të çmuar në artin tonë figurativ, Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, do të flas edhe për disa shqetësime të reaguesve të tjerë ndaj polemikës.


Kadare, Sovjetizmi dhe Evropianizmi

R.QOSJA


Vetëm e vërteta i bashkon njerëzit



1. Disa nga reaguesit shprehin shqetësimin se polemika midis Ismail Kadaresë dhe meje do të shkaktojë ndasi mes intelektualëve shqiptarë, e ndoshta, edhe mes kosovarëve dhe shqiptarëve, si po na ndajnë ata që bëjnë përpjekje të kota të krijojnë identitetin kombëtar kosovar dhe një gjuhë tjetër, standarde për të. Edhe më i mprehtë është shqetësimi i atyre që thonë se kjo polemikë, në rastin më të keq, mund të shkaktojë ndasi fetare! Është për nderim shqetësimi i këtyre reaguesve, por, disa të tjerë mendojnë se një shqetësim i tillë është i paarsyeshëm. Një polemikë, sado e ashpër dhe sado e shtrirë, nuk mund të krijojë ndasi, sepse polemikat, që sqarojnë çështjet, në thelb synojnë mënjanimin e ndasive. Ato edhe s’mund të bëhen si duhet midis njerëzve që, megjithatë, s’do të mund të merreshin vesh. Përvoja historike, kudo dhe kurdo, ka dëshmuar se ndikim të padëshiruar mund të ushtrojnë, në radhë të parë, problemet e fshehura, problemet kulturore, politike, morale, shoqërore e të tjera që mbulohen me, ta themi, tepih politik. Nuk e thotë populli i urtë kot: Plaga që fshihet nuk shërohet. Sqarimi i problemeve më parë se ç’i ndan, i afron njerëzit. Nuk e them unë i pari se njerëzit përhershëm bashkohen vetëm rreth të Vërtetës dhe të Drejtës. Rreth mashtrimeve, gënjeshtrave, kodeve të rrejshme, njerëzit mund të bashkohen vetëm përkohësisht - derisa të mos i shohin e të mos i kuptojnë. Hapshmëria (transparenca) nuk është kot nocion aq i çmuar në vendet me tradita më të gjata demokratike. Meqenëse e kanë shijuar gjatë dobishmërinë e saj, ato vende jo rastësisht po kërkojnë që ta zbatojmë edhe ne.

Ku e lamë Kosovën?

2. Është e çuditshme dhe, njëkohësisht, treguese se si një numër i reaguesve, kur flasin për identitetin shqiptar, kanë parasysh vetëm Shqipërinë. Për këtë arsye emërvendi Shqipëri bëhet zëvendësim për emërnjeriun shqiptar. I pari që e bën këtë është Ismail Kadare kur, duke folur për identitetin e shqiptarëve në sprovën Identiteti evropian i shqiptarëve, e thotë atë fjalinë e papranueshme: “Letrat e Shqipërisë janë të qarta”! Nuk ka dyshim se kjo është një pikënisje e gabuar për çdo gjykim për identitetin e shqiptarëve. Nuk mund të gjykohet shkencërisht për çështje të identitetit shqiptar duke pasur parasysh vetëm Shqipërinë, domethënë duke mos pasur parasysh të gjithë shqiptarët në Ballkan dhe shqiptarët në diasporë. Gjykimi për pjesën nuk mund të zëvendësojë gjykimin për tërësinë. Pjesa, sado e madhe dhe sado e rëndësishme qoftë, nuk është tërësia. Ata që për identitetin e shqiptarëve do të gjykojnë duke pasur parasysh të gjitha trevat shqiptare e jo vetëm Shqipërinë shtetërore, të gjithë shqiptarët e jo vetëm ata që jetojnë në Shqipërinë shtetërore, nuk do t’i lejojnë vetes që të shpërfillin përbërësit e shumtë të kulturës e të qytetërimit mysliman në identitetin e gjithësishëm, të përbashkët, historik të shqiptarëve. Pikënisja metodologjike e Ismail Kadaresë, e formuluar në fjalinë përjashtuese ndaj Kosovës “Letrat e Shqipërisë janë të qarta” si edhe e miqve të tij reagues ndaj kësaj polemike, vetëm sa i frymëzon përpjekjet e disa vetjeve, disa grupeve dhe ndonjë institucioni në Kosovë për krijimin e identitetit kombëtar kosovar. E shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe kudo qofshin sot, vetëm së bashku përbëjnë identitetin e përbashkët, të përbërë, të gjithësishëm shqiptar. Për identitetin kombëtar shqiptar si për një identitet të përbashkët, të gjithësishëm, historik mund të flasim vetëm kur t’i marrim parasysh të veçantat e shqiptarëve të krahinave të ndryshme, të dialekteve të ndryshme, të feve të ndryshme dhe të politikave e të fateve të ndryshme historike shqiptare, sidomos prej copëtimit të trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1912- 1913.

Besimi dhe mosbesimi

3. Ka nga reaguesit që e quajnë të papranueshëm konstatimin tim mbi rëndësinë e përbërësit fetar (mysliman) në identitetin e përgjithshëm, historik, shqiptar. Qëndrimin e tyre të tillë e mbështesin në konstatimin se qenkemi populli më mosbesimtar në Evropë, me ç’rast pohimi më mosbesimtar tingëllon këtu si vlerësim pozitiv. Në qoftë se, sipas konstatimit të këtyre reaguesve, ne, vërtet, qenkemi populli më mosbesimtar në Evropë - më mosbesimtar se popujt me tradita më të gjata shtetërore e demokratike dhe me tradita më të pasura kulturore, mos do të thotë kjo se ne qenkemi populli më i përparuar, më i zhvilluar, më i kulturuar i Evropës? Le ta japin ata vetë përgjigjen në këtë pyetje, kurse unë po shtoj: ndoshta në kohën e komunizmit edhe mund të radhiteshim ndër popujt, si i quajnë ata, më mosbesimtarë të Evropës, por nuk jam aspak i sigurt se sot jemi aq mosbesimtarë sa dje. Dëshmi për shtimin e përkushtimeve fetare të pjesëtarëve të të tri feve mund të shihen e mund të dëgjohen kudo: në familje, në kisha e në xhami, në hapësirat para tyre, në shkolla e në fakultete, në institucione të shkencës, të kulturës e, madje, të politikës. Ata që i shpallin shqiptarët popullin më mosbesimtar në Evropë sot, mund të mos besojnë, ndoshta, në qoftë se u thuhet: në institucione shkencore në Prishtinë, për shembull, para, ta themi, njëzet vjetësh nuk dihej nëse e agjëronte kush ramazanin, kurse sot këtë e bëjnë jo pak prej tyre, përpos të tjerësh, edhe këshilltarë shkencorë; në shkollat e mesme në Kosovë, para njëzet vjetësh, ta themi, nuk dihej nëse agjëronte ndonjë nxënës a ndonjë mësues, arsimtar a profesor, kurse sot dihet për shumë e shumë prej tyre; në xhamitë e Kosovës para njëzet vjetësh nuk dihej nëse shkonte të falej ndonjë profesor fakulteti, kurse sot është gjithnjë e më i dukshëm numri i tyre që të premteve shihen në xhami. Në Kosovë sot me rituale fetare varrosen edhe anëtarë të ndjerë të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës; por, në Kosovë sot me rituale fetare ngjet të varrosen edhe ish-funksionarë të lartë, madje, edhe më të lartit, të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Si në Kosovë, përkushtimet fetare mbas rënies së komunizmit janë shtuar edhe ndër shqiptarët në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Të mos i shohësh këto sot do të thotë të mos e shohësh njëmendësinë. Dhe, të shpërfillësh përbërësit e besimit mysliman - që në Kosovë e në Shqipëri kanë ardhur nga Lindja turko-arabe - e kjo do të thotë edhe të kulturës me bazë besimin mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar, do të thotë të shpërfillësh njëmendësinë: të shpërfillësh njëmendësinë qoftë pse nuk je në gjendje ta shohësh, qoftë - çka, mjerisht, ngjet më shpesh - pse nuk dëshiron ta shohësh të tillë çfarë është ajo. E kur flitet për identitetin e shqiptarëve në përgjithësi e jo vetëm për identitetin e shqiptarëve në Shqipërinë shtetërore, do të duhej të dihej se në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, jetojnë sot gati gjysma e shqiptarëve në Ballkan, kurse mbi 95 për qind e këtyre shqiptarëve i takojnë besimit mysliman. Besimin e autorëve të pohimit se shqiptarët na qenkan populli më mosbesimtar në Evropë e përgënjeshtrojnë edhe të dhëna të tjera, ndër të cilat mund të përmendet një emision i udhëhequr prej Alban Dudushit në Top Channel, në të cilin, përpos se u theksua racizmi i Ismail Kadaresë, u paraqitën të dhëna për rënien e numrit të martesave të përziera e për shtimin e numrit të konflikteve fetare dhe këto të dhëna flasin, ndoshta, për forcimin, apo, madje, për tejshquarjen e vetëdijes fetare në jetën tonë.

Këshilla e reaguesit tjetër

4. Njëri prej reaguesve ma merr për të keq se për njërën prej çështjeve për të cilën është folur në përgjigjen ndaj sprovës së Ismail Kadaresë paskam folur si myftiu i një qyteti tonë. Dhe, kjo - se paskam folur ashtu siç paska folur edhe myftiu, nuk e di nëse fola unë përpara tij apo ai përpara meje - qenka e palejueshme. Mos do të thotë kjo se një intelektual për asnjë çështje nuk do të duhej të fliste siç flet një myfti? Dhe, mos do të thotë kjo se çdo gjë që thotë një myfti që përpara qenka e papranueshme? Nuk e di nëse shqiptuesit të këtij pohimi i shkon mendja se vetëm në kohën e komunizmit ishte e padëshiruar, madje, e palejuar që të thuash diçka që do të pajtohej me atë që për atë diçka e paska thënë një myfti, një kardinal a një rabin! Nuk e di si mund të kuptohet më parë ky qortim: si paragjykim fetar, si myslimanofobi, apo si një klishe komuniste e strehuar në ndërdijen e qortuesit. Pak më e vrazhdë, ndoshta, do të mund të quhej këshilla e reaguesit tjetër, i cili shqiptarëve, që mund të mos mendojnë si ai, ua tregon udhën e pelegrinazhit, për të zgjidhur, si thotë, brengat e veta! A bash kështu duhet të flasë një shqiptar ortodoks për shqiptarin mysliman që për haxhillëk shkon në Qabe, apo një shqiptar mysliman për vëllain ortodoks që për pelegrinazh shkon në Patrikanën e Stambollit e për vëllain katolik që për pelegrinazh shkon në Vatikan?!

Krahasime që s’bëhen

5. Një reagues tjetër pa ndonjë ngurrim dhe pa ndonjë hamendësim shpërfill kritikën letrare, teorinë letrare dhe historinë letrare e kjo domethënë shkencën e letërsisë në krahasim me letërsinë. Ç’më duhet mua, mendon ai, studimi i veprës së një shkrimtari kur e kam atë vepër? Ç’më duhet mua, thotë ai pa ngurrim, monografia e Rexhep Qosjes për Naim Frashërin? Dhe, unë nuk e di a nuk i duhet kjo monografi e pse e paska shkruar Rexhep Qosja, apo pse qenka e shkruar mbi krijimtarinë e Naim Frashërit? Ky pohim shqiptohet për t’u dëshmuar pohimet e disa miqve të Ismail Kadaresë e, pastaj, edhe mendimi i Kryeministrit të Shqipërisë, se polemika ndaj së cilës reagojnë ata është polemikë midis dy autorëve me popullorësi të ndryshme: një shkrimtari, një poeti botëror dhe një kritiku, një historiani letrar-lokal! Ta lëmë krahasimin midis popullorësive e të merremi me krahasimin vlerësues midis fushave krijuese: midis poezisë dhe shkencës, midis poezisë dhe trajtave të tjera të veprimtarisë mendore të njeriut. Krahasimet vlerësuese midis arteve të veçanta dhe midis arteve e trajtave të tjera të veprimtarisë mendore të njeriut, siç janë shkenca dhe filozofia, quhen të tejkaluara, të papranuara, të gabuara, sepse të gjitha artet, të gjitha shkencat dhe filozofia i duhen njeriut, janë shprehje e mundësive të tij dhe i shërbejnë jetës së tij. I takon një kohe të shkuar koncepti romantik, sipas të cilit poezia dhe muzika përfaqësojnë dëshminë më të fuqishme të gjeniut, ashtu siç i takon një kohe të shkuar koncepti hegelian, sipas të cilit poezia (e kjo domethënë letërsia) i takon fëmijërisë, kurse filozofia dhe shkenca pjekurisë së njerëzimit. Për këtë arsye, në kulturat e zhvilluara nuk bëhen krahasime vlerësuese midis shkrimtarit dhe kritikut, midis shkrimtarit dhe shkencëtarit, midis shkrimtarit dhe filozofit. Studiuesi i njohur polak, Henrik Markieviq, thotë, fjala vjen, se sot “gjithnjë e më dukshëm po hiqen kufijtë midis letërsisë dhe filozofisë, shkencës, reportazhit ose publicistikës”; studiuesi francez, Robert Eskarpi, thotë se ka shumë vepra të shkruara me qëllim funksional që çmohen si vepra të vërteta letrare; teoriku i njohur i letërsisë, Cvetan Todorov, në trajtesën Nocioni i letërsisë, fjala vjen, thotë se “çdo tip i ligjërimit që zakonisht e quajmë letrar, e ka tipin e ngjashëm joletrar, me të cilin është më i afërt se me një tip tjetër të ligjërimit letrar”. Krijuesit e ndryshëm të arteve, të shkencës dhe të filozofisë çmohen jo varësisht pse njëri është poet, tjetri shkencëtar e i treti filozof po varësisht prej vlerës, kuptimit, rëndësisë së veprave të tyre. Cili intelektual francez do të thoshte, fjala vjen, se Rasini, Kornej a Molieri janë më të çmuar në kulturën franceze se Dekarti? Asnjëri. Cili intelektual francez do të thoshte se Lamartini është më i çmuar e më i rëndësishëm për kulturën franceze sesa Rusoi? Asnjëri. Cili intelektual francez do të thoshte se Pol Valeri në kulturën franceze është më i çmuar e më i rëndësishëm se Henri Bergsoni apo Gustav Lansoni? Asnjëri. Cili intelektual gjerman do të thoshte se Gëte dhe Shileri për kulturën franceze janë më të rëndësishëm se Kanti dhe Hegeli? Asnjëri. Në letërsinë italiane të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe të shekullit njëzet kanë krijuar me mijëra poetë, prozatorë e dramaturgë, por ndër, të themi, pesë shkrimtarët më të lavdishëm të shekullit nëntëmbëdhjetë hyn kritiku dhe historiani i letërsisë italiane, Francesko de Sanktis, kurse ndër më të lavdishmit e shekullit njëzet hyn kritiku dhe esteti Benedeto Kroçe. Albert Kamy dhe Zhan- Pol Sartri janë dy nga figurat më të mëdha të letërsisë franceze të shekullit njëzet, por janë aq të mëdhenj, aq të çmuar e aq të rëndësishëm në këtë letërsi dhe në letërsinë botërore në përgjithësi, jo vetëm si prozatorë, por edhe si filozofë, kritikë, eseistë, intelektualë me formim dhe ndikim universal - Sartri dhe jo vetëm si prozator e dramaturg po edhe si mendimtar, kritik, intelektual i gjithanshëm - Kamy. Ç’përfaqësojnë mijëra e mijëra romancierë në krahasim me Herodotin, Plutarkun, Livin, Tacitin, Erazmon, Bekonin, Montenjin, Lesingun, Vikon, Volterin, Didronë, Renanin, Tenin, të cilët trajtohen shkrimtarë të mëdhenj sepse janë, para së gjithash shkencëtarë, mendimtarë, moralistë të mëdhenj? Krahasimet vlerësuese midis intelektualëve tanë, midis krijuesve tanë, varësisht prej fushës krijuese me të cilën merren, nuk e tregojnë të vërtetën për rëndësinë dhe për rolin e tyre të përgjithshëm në letërsinë dhe në kulturën kombëtare.

Sovjetizimi dhe evropianizimi

6. Disa prej reaguesve-ithtarë të Ismail Kadaresë, nuk ngurrojnë që në reagimet e tyre të më mbajnë ligjërata për evropianizimin e letërsisë shqipe, duke i treguar me gishtin tregues evropianizuesit dhe kundërevropianizuesit e saj, duke e bërë Ismail Kadarenë europianizues e mua kundërshtar të këtij evropianizmi. Janë turrur të marrin një flamur që nuk iu takon, ndërsa Ismail Kadarenë si shumë herë dhe për shumëçka e vënë përpara! E ai, për t’u treguar çka s’ishte e pështyn edhe njërin nga mësuesit e tij të dikurshëm: Çernishevskin. Ç’mund të thuhet për këto pohime dhe për këto krahasime? Mund të thuhet: mbi tridhjetë e pesë vjet i ka kaluar Ismail Kadare, duke e sovjetizuar jo vetëm me poezi e me prozë, po edhe me shkrime kritike dhe “teorike” letërsinë dhe kulturën shqiptare. Përmasat e vërteta të kësaj dukurie në krijimtarinë e tij mund të shihen në gjithë shtrirjen e saj vetëm kur të studiohet ajo. E sovjetizimi dhe evropianizimi janë koncepte të papërputhshme, madje, të papajtueshme. E sovjetizimi dhe evropianizmi janë praktika letrare, artistike dhe kulturore në përgjithësi, të ndryshme, të papërputhshme dhe të papajtueshme. Shkrimin e fundit apo, ndoshta, të fundit teorik dhe historikoletrar, me të cilin i kontribuohej sovjetizimit të letërsisë shqipe, të shkencës letrare dhe të kulturës shqiptare, Ismail Kadare do ta shkruajë në çastet kur po dëgjoheshin grahmat e fundit politike, ideologjike dhe sistemore të komunizmit në Evropë dhe po fillonte çsovjetizimi i letërsisë dhe i kulturës shqiptare: në vitin kur po shënohej dyzet e pesë vjetori i Çlirimit. Ishte kjo fjala teorike dhe historiko-letrare e Ismail Kadaresë mbi amshimin e realizmit socialist, e paraqitur në Konferencën Shkencore Koha jonë, letërsia, shkenca letrare në njërën nga sallat e Pallatit të Kongreseve më 13 nëntor 1989, që do të botohet mandej në numrin e janarit 1990 të revistës Nëntori. Ishte kjo fjala teorike dhe historikoletrare e Ismail Kadaresë, me të cilën ai zhvlerësonte të ashtuquajturën letërsi dekadente, mikroborgjeze, domethënë evropiane, me të cilën e shpallte të përjetshme letërsinë e realizmit socialist dhe me të cilën e madhëronte edhe një herë rëndësinë e vijës së Partisë për letërsinë dhe artet. Në Evropë nuk kishte krijues, nuk kishte intelektual, që nuk shihte se në arkivolin e komunizmit po nguleshin gozhdët e fundit, kurse Ismail Kadare i shkruante himn për pavdekësinë! Në letërsinë shqipe kurrë një poet s’ishte treguar më kundërprofet. Fatmirësisht, një numër i prozave dhe i poezive të Ismail Kadaresë nuk e dëshmojnë teorinë e tij, me të cilën propagandohej sovjetizimi i mëtejshëm i letërsisë dhe i kulturës shqiptare. Dhe, fatmirësisht, krijimtaria e tij letrare dhe publicistike, pas rënies së komunizmit, është krijuar në kundërshtim me atë teori. Por, pesëmbëdhjetë vjet vetëdije për nevojën e evropianizimit nuk janë shpagim i mjaftueshëm për mbi tridhjetë e pesë vjet teori dhe propagandë për sovjetizimin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi. Në vitet kur Ismail Kadare bënte sovjetizimin teorik dhe, në një pjesë të madhe, praktik të letërsisë shqipe, unë bëja evropianizimin e saj: evropianizimin e gjithanshëm të saj. Dhe, kjo dëshmohet në referencat e përdorura në veprat e mia për letërsinë shqipe. Dhe, kjo dëshmohet në indekset e emrave në veprat e mia për letërsinë shqipe dhe për kulturën shqiptare. Mbi 95 për qind e emrave të shkrimtarëve, të krijuesve të tjerë të arteve të tjera, të filozofëve, të shkencëtarëve në veprat e mia janë emra shkrimtarësh, krijuesish të arteve të tjera, filozofësh dhe shkencëtarësh evropianë- francezë, gjermanë, anglezë, italianë, spanjollë, holandezë dhe amerikanë. Dhe, kjo dëshmohet edhe me pikëpamje teorike në sprovën time Letërsia kombëtare dhe letërsia botërore ose afrimi përmes ndryshimeve, të botuar në vitin 1972. Dhe, kjo dëshmohet edhe me koncepte teorike në veprën Tri mënyra të shkrimit shqip, të shkruar në fund të viteve të shtatëdhjeta, në të cilën politizimi dhe ideologjizimi, domethënë sovjetizimi, që predikonte e zbatonte Ismail Kadare në njërën anë, kurse folklorizmi, në anën tjetër, trajtohen si pengesa për evropianizimin e letërsisë, të arteve, të dijeve, të kulturës sonë në përgjithësi e kjo domethënë si pengesë e evropianizimit të identitetit tonë. Të thuash, prandaj, ç’thotë Ismail Kadare për veten dhe ç’thonë magnetofonat e tij për rolin tim dhe rolin e tij në evropianizimin a çevropianizimin e letërsisë dhe të kulturës sonë, do të thotë të mos e shohësh të vërtetën dhe të mos e pranosh të vërtetën.

Si po zgjidhet çështja kombëtare

7. Një numër i reaguesve, megjithëse i vogël, i quajnë të jashtëkohshme e kjo domethënë anakronike diskutimet për çështje që po diskutohen në këtë polemikë e në reagimet ndaj saj dhe i quajnë kështu të jashtëkohshme, domethënë anakronike, sepse u tingëllojnë shumë kombëtare. Në kohën e globalizmit, që, mendojnë, u sjell vetëm të mira kombeve, preokupimet kombëtare, thonë, të largojnë prej qëllimit kryesor, që është zhvillimi ekonomik dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Nuk janë këto, natyrisht, deklarimet e para, as të vetmet në disa nga mediat tona në Prishtinë dhe në Tiranë, në të cilat ideja kombëtare quhet tashmë ide e tejkaluar. Harrohet se, siç po shihet në të gjitha anët e planetit, kombi është edhe më tej ajo forca e cila, si e thoshte De Goli, e lëviz historinë. Popujt e mëdhenj nuk janë më pak nacionalistë se popujt e vegjël, që ende s’kanë zgjidhur as çështjen kombëtare as çështjen demokratike. Dhe, harrohet se autorë perëndimorë, evropianë dhe amerikanë, në vendet e të cilëve globalizmi predikohet më së shumti, thonë se: 1. kapitalizmi me tregun e lirë; 2. të drejtat e njeriut me demokracinë liberale sekulare; dhe 3. shteti kombëtar përfaqësojnë tri parimet, mbi të cilat qëndrojnë e sotmja dhe e ardhmja e Perëndimit dhe e njerëzimit. Dhe, harrohet se ne, si komb, ende nuk e kemi zgjidhur çështjen kombëtare dhe, si duken punët, nuk do ta zgjidhim përfundimisht as në këtë cikël historik. Është e vërtetë se pozita e shqiptarëve në Maqedoni, në Serbinë Jugore dhe në Mal të Zi sadopak po përmirësohet dhe është e vërtetë se Kosovës do t’i njihet pavarësia me ose pa farë kufizimesh, por është e vërtetë se shqiptarët mbesin të ndarë, siç ishin, në pesë shtete! E ashtu i copëtuar si shqiptarët nuk është asnjë popull evropian. Bashkësia ndërkombëtare nuk ua ka paracaktuar disa kufizime bisedimeve mbi statusin e Kosovës për hir të shqiptarëve, po, në radhë të parë, për hir të serbëve. Vullneti i, të themi, 10 për qind të serbëve të Kosovës vihet kështu mbi vullnetin e 90 për qind të shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë. Sikur të mos favorizohej vullneti i serbëve, shqiptarëve të Kosovës do t’u njihej e drejta e popullit të ndarë dhunshëm prej shumicës së tij: e drejta e bashkimit me Shqipërinë. E, sa rëndësi të madhe do të kishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë, ndoshta, vetëm tani po shihet plotësisht. Përpara mendoja se duke u bashkuar me Shqipërinë do të shpëtonin njëherë e përgjithmonë prej Serbisë. Tani mendoj, ndërkaq, se duke u bashkuar me Shqipërinë, njëkohësisht, do të shpëtohej Kosova prej Kosovës dhe Shqipëria prej Shqipërisë. Domethënë: bashkimi do të kishte rëndësi jo vetëm ekzistenciale, ekonomike e politike, po edhe shoqërore, intelektuale dhe morale. Vetëm të bashkuar shqiptarët do të bëheshin çka mund të jenë, çka s’do të duhej të jenë dhe çka do të duhej të jenë edhe në pikëpamje shoqërore, edhe në pikëpamje të shëndetit moral. Për këtë arsye, jo diskutimet intelektuale për çështje kombëtare, prandaj edhe për identitetin, po mohimet e nevojës për diskutime të tilla mbi çështje kombëtare mund të quhen të jashtëkohshme dhe të jashtëvendshme.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...