Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/02

Sami Milloshi :Leter e hapur per z. Arvizu


Sami Milloshi,SHBA


I nderuar zoti Ambasador Arvizu, Une qe po iu shkruaj jam Sami Milloshi, nje qytetar amerikan i lindur ne Shqiperi. Kam punuar njezetepese vjet gazetar per shtypin ne Tirane dhe qe prej vitit 1999 jetoj familjarisht ne SHBA. Shkak t'iu shkruaj kete leter u bete ju i nderuar Ambasador me qendrimin jashtezakonisht te matur qe keni mbajtur para dhe pas demonstrates se 21 janarit ne Tirane. Ju lutem te pranoni falenderimit e mia te sinqerta per gjithcka keni bere dhe po beni per atdheun tim te origjines. Ishit ju zoti Arvizu, qe para se te behej demonstrata e keshilluat organizatorin, ne rastin konkret Partine Socialiste dhe liderin e saj, zotin Edi Rama, qe ata te kujdeseshin qe sikurse kishin premtuar, te mos kishte akte dhune. Keshilla juaj paraprake ishte shume e dobishme, sic jane ne pergjithesi keshillat qe vijne nga autoriteti perfaqesues i SHBA, vendit kampion te lirise dhe demokracise ne bote. E verteta eshte, sic e dime te gjithe tashme, se organizatori i demonstrates, ne thelb, nuk e mori ne konsiderate keshillen tuaj, ose e thene ne gjuhen popullore, nuk e cau koken per keshillen tuaj. Rezultati, dhune e pashembullt: Shkaterrime, djegie, gure dhe hunj kunder policise qe ruante institucionin e Kryeministrise dhe me e keqja, tri te vrare. Pas kesaj demonstrate te dhunshme ju i nderuar zoti Ambasador Arvizu, perseri vepruat me shume kujdes dhe maturi, duke i keshilluar te dyja palet, pra, palen ne pushtet dhe opoziten qe te tregonin permbajtje dhe te linin organet kompetente sipas ligjit te hetonin shkaqet e dhunes dhe pasojat e tyre. Une mendoj se keshillat tuaja kane qene dhe jane vendimtare ne keto momente per Shqiperine dhe per shqiptaret. Por, ato duhen degjuar me modesti dhe duhen zbatuar pa hezitim dhe medyshje. Ne keto pese-gjashte dite ju i nderuar zoti Ambasador keni fituar nje admirim te madh prej shqiptareve, prej te gjithe atyre qe e duan Shqiperine nje vend te qyteteruar, te begate dhe te denje per familjen europiane. Dhe fakt eshte se Shqiperia ka bere disa hapa jo te vogla perpara ne kete drejtim. Shqiperia eshte anetare e NATO-s, qytetaret shqiptare arriten te levizin pa viza ne Europe, ku enderrojne nje dite te anetaresohen ne Bashkimin Europian. Ekonomia dhe turizmi shqiptar kane shenuar progres te dukshem gjithashtu. Askush me arsye te shendoshe nuk do te deshironte qe keto suksese te shkaterroheshin nga nje grusht vandalesh qe e ngaterrojne demokracine me anarkine. Askush, nga ana tjeter, nuk mund te pretendoje se Shqiperia prezanton nje realitet perfekt. Por, sic e keni vene ne dukje edhe ju zoti Ambasador, eshte absurde te mendohet se dukurite e korrupsionit mund te eliminohen duke qelluar me gure mbi policine dhe duke djegur makina para selise se Kryeministrise. Keto akte huliganesh nuk mund dhe nuk duhen toleruar ne nje vend qe i thote vetes shtet ligjor demokratik. Une nuk pretendoj se po them ndonje gje te re me keto qe permenda, por e shoh te arsyeshme t'i perseris sepse, per fat te keq, frymezuesit, toleruesit apo ata qe duan te perfitojne kapital politik prej dhunes, do te duhej te kuptonin se me kete menyre ata po humbin dhe do te humbnin te gjitha kreditet e tyre politike. I nderuar zoti Ambasador, Ashtu si para demonstrates se 21 janarit, edhe pas saj, ju po insistoni qe te kete vetepermbajtje, maturi dhe qetesi. Ne kete linje ju i keshilluat te dyja palet te nderpresin tubimet e metejshme per nje kohe te mevonshme me synimin e mire qe te qetesohen gjakrat. Keshillen tuaj e degjoi Kryeministri Berisha dhe ai e terhoqi tubimin e se shtunes. Por, per fat te keq, perseri eshte zoti Edi Rama, ai qe nuk e mori ne konsiderate keshillen tuaj dhe ka planifikuar nje demonstrate tjeter per te premten me daten 28 janar. Eshte ceshtja e tij te shpjegoje se pse ai i kundershton keshillat tuaja. Por, une mendoj se, megjithe retoriken e tij, e cila ne pamje te pare duket paqesore dhe e destinuar te tregoje nje homazh per te vraret ne demonstrate, perseri ai nuk mund te garantoje askend se, pjesemarresit ne demonstrate do t'i binden retorikes se tij. Ai si lider organizator i demonstrates se 21 janarit tregoi se nuk ishte ne gjendje te kontrolloje ata qe i kishte thirrur ne demonstrate. Tani, pas asaj dhune qe ndodhi njehere, ka njeqind arsye me shume per te besuar se zoti Rama, nuk e ka aftesine t'i kontrolloje demonstruesit e dhunshem. Sic thuhet ne anglisht: "People might not believe what you say, but they believe what you do". (Njerezit mund te mos besojne cfare thua ti, por ata besojne cfare ben ti). Keshtu qe une mendoj se retorika ne dukje paqesore e zotit Rama duhet pare me rezerve dhe me skepticizem. Dhe me ne fund, per ta mbyllur, do te deshiroja edhe nje here zoti Ambasador Arvizu, t'ju falenderoj perzemersisht dhe t'iu bej me dije se sikurse besoj, ne perpjekjet tuaja per nje Shqiperi europiane, ju keni mbeshtetjen e shume e shume qytetareve amerikane me origjine shqiptare, qe sikurse edhe une e kane dashur dhe e duan atdheun e tyre te origjines ashtu sic thoshte poeti yne kombetar Naim Frasheri, "Zonje midis kombeve te tjera".

Kreu i PPE: Edi Rama, sjellje perj diktatori

Kryetari i PPE, Joseph Daul eshte shprehur ne nje interviste per "ABC News" se opozita duhet te ekzistoje brenda Parlamentit dhe se atje duhet te luaje rolin e tij. Duke e cilesuar situaten si shqetesuese ai tha se eshte e rendesishme qe partite te marrin pjese ne zgjedhjet vendore, pasi per te, nese nje e drejte nuk u jepet atyre, pra ata qe ua mohojne kete te drejte jane diktatore. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me demonstratat e opozites, duke paralajmeruar se dhuna nuk zgjidh asgje, pasi Shqiperia eshte nje vend me demokraci, dhe per me teper eshte vend anetar i NATO-s. Z.Daul, si e vleresoni situaten aktuale ne Shqiperi? Situata ne Ballkan po behet shume shqetesuese, sidomos qe tani ne Maqedoni, ku opozita ne vend qe te luaje rolin e saj ne Parlament, do te beje revolucion. Kjo eshte e patolerueshme. Kjo eshte e patolerueshme. Opozita duhet te ekzistoje brenda Parlamentit, sic e luan rolin e saj ketu. Ne diskutojme, bejme debat dhe votojme. Eshte shumica qe fiton, gjithmone duke bere kompromise. Kjo me shqeteson shume. Opozita do te bojkotoje zgjedhjet lokale dhe Bashkimi Evropian po tregon vullnetin qe te ndihmoje ne kete pike. Eshte qendrimi i duhur? Duhet t'i jepet e drejta popullit per te zgjedhur dhe demokracia eshte kur ata zgjedhin vete. Ata qe nuk pranojne kete, jane diktatore. Ne jemi duke pare te gjithe dosjen e Shqiperise, por nese nevojitet qe te mbrojme demokracine, ne do te bejme gjithcka, qe te arrijme rezultat te mire. Cili eshte pozicioni juaj mbi demonstratat e dhunshme? Dhuna s'ka sjelle kurre gje. Nese behet fjale per demonstrata ne nje diktature, "ok", por Shqiperi eshte ne demokraci dhe ben pjese ne Bashkimin Evropian, ndaj duhet nje menaxhim demokratik. Eshte per kete arsye qe ka zgjedhje cdo pese vjet. Ajo qe ju them votuesve te mi, eshte se nese une punoj keq, brenda pese vjeteve ju mund te me jepni nje shkelm. Kjo eshte demokracia dhe ndonjehere s'eshte e lehte per te jetuar me te, ashtu sic s'eshte e lehte per ta menaxhuar ate. Si i konsideroni deklaratat e liderit te opozites qe ka deklaruar se Komuniteti Nderkombetar nuk duhet te negocioje me qeverine shqiptare, pasi sipas tij, ajo nuk eshte legjitime? Populli votoi dhe populli do te votoje serish. Nese ai thote se nuk ishte legjitime, atehere le te dale ne zgjedhjet lokale.

Akuza mbi `heqjen e organeve` është në veçanti një sulm `vdekjeprurës` për kosovarët dhe të gjithë shqiptarët

Më 21 janar 2011, shqiptarët në Republikën e Shqipërisë  dhe në të gjithë globin janë tronditur kur një protestë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mori karakter të dhunshëm, duke lënë tre të vdekur dhe tridhjetë e nëntë të plagosur. Menjëherë pas publikimit të incizimit në të cilin zëvendëskryeministri Ilir Meta ishte kapur duke u përpjekur për të rregulluar një tender publik për një hidrocentral që i ishte dhënë njërit prej miqve të tij, PS e kryesuar nga Edvin Kristaq  Rama kishte filluar të ndërmerrte një fushatë derë më derë duke i nxitur njerëzit që të vërshonin nëpër rrugë në shenjë revolte. Por, reagimi i publikut shkoi përtej dy dekadave të përçarjeve të mëdha në mes të kampeve politike më të fuqishme të vendit.

Deri në momentin kur dhuna u shua, ishte më se e qartë se turma prej më shumë se 20 000 njerëzve përfaqësonte një qytetari të mbushur me një zemërim të akumuluar prej shumë kohësh në lidhje me korrupsionin e pahulumtuar dhe të pandëshkuar që ka kapluar elitën politike të vendit, dhe përkeqësimin gjithnjë e më të madh të gjendjes ekonomike në të cilën gjenden shumica e shqiptarëve. Vitin e kaluar, Bashkimi Europian kishte hedhur poshtë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim, nën arsyetimin se vendi duhet t`i japë fund korrupsionit dhe të krijojë një demokraci të qëndrueshme në të cilën do mbizotërojë ligji. Revolta e 21 janarit vetëm sa e ka bërë më të paqartë pranimin e Shqipërisë në BE.

Në veçanti, çështja e pazgjidhur rreth shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec, në mars të 2008-ës, mbeti përherë një plagë e rëndë për të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh politike, ngase qartazi dëshmonte se ligji është i pafuqishëm kur në pyetje janë oligarkët e politikës dhe biznesit. Si rezultat i këtij shpërthimi në Gërdec, njëzet e gjashtë punëtorë kishin humbur jetën dhe rreth 309 të tjerë ishin plagosur.

Aksidenti kishte ndodhur ndërsa punëtorët, çdo ditë, me shufra metalike dhe duarzhveshur po përpiqeshin të hapnin mijëra predha artilerie si pjesë e një programi kombëtar për shkatërrimin e municioneve dhe shitjen e pjesëve të tyre. Më vonë u zbulua se shpërthimet kishin filluar gjersa punëtorët po bartnin pako municioni të vjetër kinez e rus, të grumbulluar qysh prej kohës së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, ripaketimi i të cilit po bëhej me qëllim që t`i shitej ushtrisë e policisë afgane.

Për ta përkeqësuar situatën edhe më tutje, sipas një raporti hulumtues të kryer nga e përditshmja amerikane “The New York Times”, paratë e dala nga kjo ndërmarrje po shpërndaheshin për zyrtarë shqiptarë, përfshirë edhe djalin e Kryeministrit Prof.dr. Sali Berisha.

Edhe pse ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kishte dhënë dorëheqjen, as ai dhe as ndonjë zyrtar tjetër qeveritar nuk ishte akuzuar për sjellje jolegale. Për më tepër, pas zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 29 qershor 2009, Mediu u kthye në qeveri si ministër i Mjedisit, post ky që i jep atij imunitet politik nga ndonjë ndjekje e mundshme penale.

Andaj, edhe pse PS e thirri protestën e 21 janarit 2011, ajo gjeti momentin kyç në të cilin pesimizmi dhe mungesa e shpresës kishin ngulfatur shqiptarët dhe si rezultat qytetarë të të gjitha bindjeve politike, për shkak të korrupsionit gjithëpërfshirës dhe endemik të elitës, mungesës së sundimit të ligjit dhe dështimit të krerëve të PS dhe asaj PD për të nxjerrë vendin nga varfëria.

Fundi i komunizmit dhe korrupsionit në Republikën e Shqipërisë

Njëzet vjet kanë kaluar qysh prej rënies së komunizmit dhe Shqipëria ende udhëhiqet nga ish-zyrtarë komunistë. Hyrja e figurave të reja në politikë vështirësohet tej mase nga fakti se sektori i mediave dhe ai i biznesit sponsorizohen dhe kontrollohen nga po këta ish-zyrtarë komunistë.

 Edhe përkundër faktit se më tepër se 30 000 të rinj shqiptarë kanë mbaruar studimet në universitetet perëndimore, shumica prej tyre hezitojnë të kthehen në Shqipëri, e pjesa tjetër zhgënjehen kur e bëjnë një gjë të tillë. Ata të cilët janë përpjekur të bëhen pjesë e elitës politike, të shtyrë nga paraja, shpesh shndërrohen në kopje identike të liderëve të vjetër, qoftë nga Partia Demokratike apo ajo Socialiste.

 Tragjikisht, ata vazhdojnë të kultivojnë modelin e politikës konfliktuale, të zhveshur prej parimeve dhe vlerave, politikë kjo që ka penguar unitetin kombëtar dhe progresin e vendit qysh prej rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991.

Trazirat vdekjeprurëse të 21 janarit 2011 demonstrojnë se vendi gjendet në kthetrat e dy partive kryesore të zhytur në një rivalitet të hidhur dhe një mentalitet rrethimi, i cili shuan çdo thirrje të arsyeshme/racionale dhe shtyp çdo lloj idealizmi të profesionistëve të rinj të cilët janë pro ndryshimeve.

Megjithatë, kësaj radhe duket pak e mundur që elektorati shqiptar t`u përgjigjet thirrjeve të oligarkëve, duke përfshirë Kryeministrin prof.dr.Sali  Berisha e po ashtu kryetarin e Partisë Socialiste,Edvin Kristaq  Rama. Në vend të kësaj, frustrimi në rritje ndaj shpërdorimit të pushtetit nga elita egoiste, pa dyshim, do të nxisë popullatën shqiptare të vërshojnë rrugët përsëri, me shpresën që të mos ketë përshkallëzim të situatës sërish.

Thirrjet për zgjedhje të parakohshme do dëgjohen së shpejti, por në qoftë se nuk krijohen kushte të favorshme për liderë të rinj politikë dhe parti të reja politike që nuk janë infektuar nga njëzet vitet e fundit të politikës përvetësuese dhe bashkëpunimit të fshehur partiak, është e vështirë të paramendohet një zgjidhje përparimtare. Është e domosdoshme që elita e sotme e korruptuar politike të zëvendësohet nga një bllok i ri politik i mbledhur rreth vlerave demokratike dhe i përgatitur të udhëheqë Shqipërinë së bashku me pjesën tjetër të Europës drejt një të ardhmeje të frytshme.

 Nga ana tjetër, zyrtarët perëndimorë, që tashmë veçse janë nisur drejt Tiranës, duhet të bëjnë më shumë se sa vetëm të përpiqen të luajnë rolin e ndërmjetësuesve për stabilitet; ata duhet të mbështesin dëshirën e zjarrtë të popullit shqiptar për demokraci të vërtetë dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Republika e Kosovës  dhe Raporti i  Dick Marty-t

Ndërkohë, Kosova, e cila vazhdon të jetë e lënduar nga mungesa e stabilitetit politik qysh nga vjeshta e 2010-ës, së fundi edhe u gjunjëzua kur diplomati zviceran, Dick Marty paraqiti para Këshillit të Europës një raport 27-faqesh, raport ky i cili akuzon UÇK-në  se gjoja gjatë luftës në vitin 1999 ka bërë kontrabandimin e organeve të pjesëtarëve të nacionalitetit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë; për më tepër në raport thuhet se Kryeministri Hashim Thaçi ishte i përfshirë direkt në këto ngjarje - pohime këto që fillimisht ishin bërë në vitin 2008 nga Prokurorja e OKB-së, Carla del Ponte në librin e saj. Marty gjithashtu bëri edhe përgjithësime gjithëpërfshirëse, duke e quajtur Kosovën një shoqëri të bazuar në fis, e cila është e angazhuar në kontrabandimin e drogës dhe në aktivitete të tjera të krimit të organizuar. Për më tepër, ai sugjeroi se autoritetet në Shqipëri kanë bashkëpunuar në marrjen dhe trafikimin e organeve njerëzore dhe se më vonë gjithashtu kanë penguar kryerjen e hetimeve të duhura në lidhje me akuzat e Dick Marty-t.

Dick Marty dëshiron që ne të besojmë se NATO, Misioni i OKB-së në Kosovë, EULEX (Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë), Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-RSFJ-në, Republikën e Shqipërisë, dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, me përjashtim të Sërbisë dhe Rusisë, kanë bërë një fushatë për më tepër se një dekadë për të fshehur trafikimin me organe njerëzore nga kosovarët, prej Dick Marty-t, Carla Del Ponte-s, dhe presidentit serb, prof.dr.Boris Luba Tadiç.

Fatmirësisht, edhe pse Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës më 25 janar 2011 e miratoi raportin e Marty-t, ajo u bën thirrje autoriteteve vendore e ndërkombëtare të nisin hetime në lidhje me `dyshimet…` e Martyy-t `…për trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë`. Në të njëjtën ditë, disa anëtarë të Parlamentit Europian theksuan se  Dick Marty ende nuk ka paraqitur ndonjë evidencë në mbështetje të akuzave të tij dhe se EULEX-i tashmë veçse kishte kërkuar një gjë të tillë nga ai.

Akuza mbi `heqjen  e organeve` është në veçanti një sulm `vdekjeprurës` për kosovarët dhe të gjithë shqiptarët, kjo për arsye se `heqja  e organeve` sjell kujtime të hidhura nga krimet e luftës të kryera nga nazistët kundër hebrenjve. Megjithatë, ky është thjesht zhvillimi i fundit në një fushatë të orkestruar nga ana e Beogradit dhe mbështetësve të tij në Europë për të diskredituar shqiptarët, kriminalizuar UÇK-në dhe krijuar një barazi të rrejshme ndërmjet kriminelëve dhe viktimave të luftërave ballkanike të viteve 1990, në të cilat rreth 200 000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 4 milionë u zhvendosën prej shtëpive të tyre nga trupat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Serbia e di se përgjegjësia për krimet që ushtria e saj ka kryer ndaj qytetarëve të pambrojtur të Kosovës nuk do të mund të zhduket asnjëherë. Prandaj ajo është duke përdorur akuzat mbi trafikimin e organeve, në mënyrë që ta dobësojë moralisht kauzën e drejtë shqiptare për një Kosovë të pavarur, dhe në këtë mënyrë po ashtu të ngrejë dyshime në mesin e komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë përpjekjeve kosovare për ta mposhtur diktatorin serb, Sllobodan Millosheviç dhe përkrahësit e tij. Qëllimi përfundimtar i Serbisë është të krijojë një situatë të favorshme për rihapjen e negociatave rreth statusit të Kosovës, ku si pikësynim do ketë aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Kjo është arsyeja se pse, derisa Serbia të mos i kërkojë falje Kosovës për gjenocidin e  Sllobodan Millosheviçit ndaj shqiptarëve dhe të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, e cila u legjitimua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në fund të korrikut të kaluar, Prishtina duhet të refuzojë me çdo kusht hyrjen në bisedime të reja me Beogradin.

Dick Marty, në raportin e tij, pretendon se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është po ashtu i përfshirë në trafikimin e heroinës. Edhe pse nuk ekziston as edhe një provë e vetme për të mbështetur këtë akuzë, nga ana tjetër ka shumë prova se liderët politikë shqiptarë kanë pasuruar veten në kurriz të popullit dhe duke lejuar krimin e organizuar të lulëzojë pamëshirshëm. Pa aspak turp, zyrtarët janë zhytur në tenderë për autostrada e projekte të tjera infrastrukturore, ndërsa rreth dy mijë shqiptarë konsiderohen ende të humbur qysh prej luftës së fundit në Kosovë, 45 për qind janë të pa punë, dhe shumë shqiptarë të tjerë jetojnë në varfëri të thellë.
Ekzistojnë, gjithashtu dëshmi të mjaftueshme se kur në pyetje ishin përpjekjet e Serbisë për të diskredituar shqiptarët qysh prej mbarimit të luftës, lidershipi politik shqiptar ka marrë vazhdimisht një rol pasiv, në vend të një roli më proaktiv. Për shembull, ishte e ditur se Dick Marty kishte filluar hetimet e tij qysh prej verës se 2008-ës, megjithatë nuk pati asnjë përpjekje nga ana e lidershipit shqiptar në Prishtinë dhe Tiranë që të parashikojnë dhe kundërshtojnë konkluzionet e tij të rreme.

******


Rezyme

Shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë janë në një udhëkryq të rrezikshëm, dhe tani është koha të vetëdijësohen se faji nuk qëndron vetëm tek Serbia dhe Perëndimi, mirëpo edhe tek liderët politikë shqiptarë, të cilët kanë pasuruar veten e tyre përtej çdo mase, ku njëkohësisht nuk kanë qeverisur siç duhet dhe kanë dështuar në plotësimin e nevojave të qytetarëve më të varfër në Europë. Nëse lidershipi i tanishëm nuk është i gatshëm t`i vërë fund korrupsionit dhe paaftësisë, që shtrihet deri në nivelet më të larta të qeverisë, atëherë atyre duhet t`u kërkohet të japin dorëheqje, në mënyrë që një brez i ri burrash dhe grash idealistë dhe të aftë profesionalisht të mund të nxjerrin shqiptarët nga ky kaos ekonomik e politik në të cilin ata veçse kanë jetuar shumë gjatë tashmë.

Flori Bruqi

Nga Koço Danaj : Rivalitet i egër serbo-grek

Tashmë ngjarjet e 21 janarit dihen nga të gjithë. Me qindra politikanë, analistë, gazetarë kanë folur këto 10 ditë. Një pjesë pro qeverisë, një pjesë pro opozitës. Janë hedhur në tregun e opinionit publik të gjitha: puç i opozitës, puç i qeverisë, faji i njërës apo i tjetrës. Situatë e tensionuar pa ndonjë dritë për qetësimin e saj.
Por cila është e vërteta e asaj që kulmoi më 21 janar në Tiranë? A është e lidhur kjo e vërtetë vetëm me Tiranën, apo ka të bëjë në tërësi me kombin shqiptar? A kishte dukuri që e paralajmëruan këtë të vërtetë në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, në Maqedoni apo në Kosovë? Kemi të bëjmë thjesht me një luftë të egër për pushtet, apo për një skenar të hartuar gjetkë dhe të realizuar në Prishtinë, Tetovë dhe në Tiranë? Nuk mund ta japim dot këtë të vërtetë pa bërë një analizë të ftohtë, të paanshme.
Le të përpiqemi ta bëjmë atë.

Lufta e dosjeve ndërshqiptare në Maqedoni
21 Janari 2011 fillon në Tetovë. Një ditë të bukur, një ish-punonjës i shërbimit sekret jugosllav UDB dorëzon në Komisionin e Lustrimit disa dosje sekrete që akuzonin për lidhje me shërbimin sekret jugosllav të disa politikanëve shqiptarë që janë aktualisht në pushtet. Më vonë, një tjetër, rastësisht gjen në oborr dosje të tjera dhe i bën publike. Ngjarja ndodh në territorin shqiptar. Nuk gjendet asnjë dosje në territorin maqedonas. Acarohet situata ndërmjet shqiptarëve. Synohet vëllavrasja midis tyre. Por politikanët shqiptarë rezistojnë dhe nuk lejojnë militantët e tyre të kapërcejnë pragun e luftës politike. Situata qëndron vetëm në deklarata politike. Populli nuk ftohet të protestojë në mbrojtje të politikanëve të tij, as kundër tyre. Lufta e Dosjeve në territoret shqiptare në Maqedoni, duket se po shkon drejt shuarjes. Por një gjë mbeti, për të mos harruar. Burimi i dosjeve të gjetura rastësisht në oborre shtëpish! Ishte Beogradi, ishte ish-UDB.
Lufta e zgjedhjeve në Kosovë
Zhvillohen zgjedhjet në Kosovë më 12 dhjetor. Për herë të parë marrin pjesë forca politike që kanë në program bashkimin me Shqipërinë, Lëvizja vetëvendosja dhe Lëvizja për bashkim. Një ditë para zgjedhjeve, gazeta prestigjioze Financial Times, shprehet se Vetëvendosja do fitojë 22 për qind. Rezultatet e para i japin vetëm 13 për qind. Natën e numërimit të votave Prishtina ndodhet në prag të përplasjes midis shqiptarëve. Falë ndërhyrjes së policisë, shmanget përplasja midis militantëve të PDK dhe LDK përballë hotel Grand në orën 24.00. Përplasja nuk ndodh, por fillon kontestimi i zgjedhjeve. Në kontestim prin Vetëvendosja. Një ditë më pas, përsëri një gazetë prestigjioze, The Economist, shkruan se në Kosovë mbretëron një qetësi para stuhisë. Megjithatë, stuhia nuk ndodh, partitë politike fillojnë kontestimet, të cilat pranohen në shumicën e tyre. Pakënaqësia kanalizohet në rrugë institucionale. Bashkësia ndërkombëtare ndryshon qëndrim dhe mbështet kontestimet. Në datën 15 dhjetor shqiptarët e Shqipërisë fillojnë të lëvizin pa viza. Ndërsa në datën 16 dhjetor nxirret nga sirtari dhe mbush faqet e shtypit dhe ekranet e televizorëve një raport i quajtur tashmë Raporti i Dick Marty-t. Satanizohen shqiptarët, bashkohet UÇK me akuzat e drejtuesve të saj. Hutohet Tirana, Prishtina dhe Tetova, reagimi në fazën e parë është emocional, nuk depërtohet në thelbin e ngjarjes. Në Kosovë fillon nga disa segmente politike akuza e ndërsjellë. Një organizatë me emrin Veteranët e UÇK-së akuzon Lëvizjen vetëvendosja dhe liderin e saj Albin Kurti se janë prosllavë. (Prosllavë se kërkojnë bashkim me Shqipërinë!!). Më vonë shfaqet Tadiç, që lan duart si Ponc Pilati, duke deklaruar se jam i gatshëm të takohem me Thaçin, pavarësisht akuzave. Por Kosova, në thelb, është protektorat amerikan dhe nuk lejohet që situata të acarohet më tej, prandaj bëhen zgjedhje nga Drenica në Mitrovicë. Megjithatë, diçka u arrit, u zbeh jehona e futjes së Vetëvendosjes në Parlament, që në fakt ishte kryengjarja në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, pasi për herë të parë në një Parlament shqiptar hyn si forcë e tretë politike një Lëvizje që kërkon hapur bashkimin e trojeve shqiptare.
21 janari në Tiranë
Është një ngjarje që ngjan me librin e Markesit, Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar. Kur filloi? Filloi me një video të shfaqur në një TV kombëtar. Dy ish-miq të ngushtë që nga viti 2000, përgjohen, zëvendësi përgjon kryetarin. Afera: Korrupsion. Nëntoka politike tregon të kundërtën, ajo bëhet e qartë disa ditë më vonë.
Parantezë
Ish-zëvendësi i LSI-së, Prifti, kishte bërë një kurs 9-mujor me bursën e fondacionit grek Kokalis. Në konventën e krijimit të LSI-së, ai nuk u zgjodh në drejtim, por më vonë iu imponua Ilir Metës dhe mori postin e nënkryetarit. Nga ana tjetër, pas vitit 2002, fillon joshja e Beogradit ndaj Metës. Ai e pranon këtë joshje, duke bërë disa vizita, të cilat i thelloi pas vitit 2009. Pritet në Beograd me nderime të mëdha, pavarësisht postit, duke përfshirë kryeministrin Cvetkoviç dhe presidentin Tadiç. Bën dy deklarata, njëra e tronditi opinionin shqiptar, kur pranoi kërkesën e palës serbe mbi minoritetin serb në Shqipëri. E dyta ishte kur deklaroi ndihmën që do t`i jepte Shqipëria Serbisë për t`i siguruar daljen në Adriatik. Për ata që e njohin Konferencën e Londrës së vitit 1913, e dinë se dalja në Adriatik ka qenë një ndër kërkesat kryesore të qeverisë serbe të asaj kohe. Pol Kambon, ish-ambasador i Francës në Konferencën e Londrës 1913, shprehet për këtë çështje se: Për portin dhe hekurudhën serbe, ne do të propozonim një port neutral në territorin shqiptar, me një hekurudhë nën kontrollin shqiptar… (Pol Kambon, Korrespodenca, vëllimi i tretë, botimi Graset 1946, faqe 32). Me gjithë copëtimin e trojeve shqiptare, ky propozim u hodh poshtë. Pas vitit 1945, Tito krijoi me ndihmën e territoreve shqiptare edhe Republikën Socialiste Jugosllave të Maqedonisë, me synim të siguronte edhe një dalje tjetër në det, nëpërmjet Selanikut. Por dështoi, pasi Greqia në Konferencën e Jaltës mbeti nën influencën anglo-amerikane 90 për qind dhe vetëm 10 për qind nën influencën ruse. Pas prishjes edhe me Shqipërinë në vitin 1948, mbeti edhe pa dalje nëpërmjet Adriatikut. Pas rifitimit të pavarësisë nga Mali i Zi, është tërësisht e izoluar nga daljet në det. Për këtë deklaratë të Metës, heshti edhe qeveria, heshti edhe opozita. Ndërkaq, disa ditë më pas shfaqet Videoja, e cila ishte regjistruar gati një vit më parë nga zëvendësi i tij. Siç duket, nuk kishte heshtur Athina.
Opozita kalon në kundërsulm.
Por kundërsulmi është i një lloji tjetër. Nuk pati reagim se si mundet një ministër i qeverisë shqiptare t`i premtojë daljen në Adriatik Serbisë, që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe më shumë me çështjen kombëtare. Ajo e përdori videon si një mjet në luftën për pushtet. Një gjeneral pa ushtri, pjesëtar i opozitës së bashkuar, kërkon aplikimin e skenarit tunizian për Shqipërinë. Askush nuk flet, askush nuk i kundërvihet. Hesht edhe Shërbimi Sekret. Disa ditë më pas, dy gjeneralë të tjerë pa ushtri, por pjesëtarë të opozitës së bashkuar, Milo dhe Dule, njëri pas tjetrit shfaqen në ekrane dhe i bëjnë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij. Po cilit popull? Kryetari i PBDNJ-së ditën e demonstratës nuk solli asnjë autobus për të bërë demonstratë në Tiranë me përfaqësues të partisë së tij, pra nuk solli popull minoritar!! Pse? Këtë duhet ta sqarojë Dule. Fatkeqësisht, lideri i opozitës dhe kryetar i Partisë Socialiste, Rama, ndryshe nga 20 prilli 2010, këtë herë u mban ison.
Retrospektivë
Më 20 prill 2010, kur opozita bëri protestën më të madhe, të dy këta gjeneralë pa ushtri, kur folën i bënë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij, duke e ndërsyer kundër policisë. Menjëherë pas tyre, flet Edi Rama dhe ndalon protestuesit të sulmojnë policinë duke u thënë: Ej, ju, nuk keni punë me policinë! Rama aso kohe përkrahet nga Spartak Ngjela, i cili bëri të njëjtën thirrje.
Kthim në realitet
Fillon demonstratë, që në fillim duket se është pa komandant. Populli është pa parti. Udhëheqja e partisë është diku tek Ura e Lanës apo te dy kullat. Por populli pa parti quhet turmë, quhet Zhakeri. Fillon përleshja me policinë. Ndërhyn policia me ujë dhe gaz lotsjellës. Shumica tërhiqet, ikën në shtëpi, mbetën vetëm një grup njerëzish që vazhdojnë përleshjen me policinë. Vriten tre veta. Ndërkaq Rama i bën thirrje atyre që kishin mbetur të tërhiqen, të mos përleshen. Përafërsisht në të njëjtën orë, Sali Berishës i thonë të përdorë ushtrinë. Pohimin e bëri vetë Berisha gjatë takimit me forcat e Gardës. Kush ia tha? Këtë duhet ta thotë Berisha, ose mund ta thotë edhe ministri i Mbrojtjes. Por një gjë dihet, Berisha refuzoi kategorikisht të përdorë ushtrinë. Megjithatë, një gjë kërkon të dihet, ai që ia sugjeroi përdorimin e ushtrisë e kishte nga vetja, apo ia kishin sugjeruar nga Athina. Le të presim hetimin. A do të merret ai me këtë çështje? E ndërkaq, në darkën e 21 janarit, shfaqen shumë ashpër dy pjesëtarë të qeverisë, Meta dhe Imami, por nuk shfaqet i tillë Olldashi dhe më vonë Bode. Ndërsa tre gjeneralët pa ushtri të opozitës, Milo, Gjinushi dhe Dule nuk flasin fare, zhduken nga ekranet, për gati një javë.
Le të vijmë tani tek e vërteta.
Shumëkush edhe këto ditë të nxehta politike, 14 shtatorin 1998 e ka konsideruar grusht shteti. Por shumëkushi nuk pranon të analizojë çfarë quhet grusht shteti. Aso kohe, nuk u prek, ministri e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ATSH, Ministria e Jashtme etj. Aso kohe, ishte vrarë një udhëheqës popullor i opozitës se atëhershme. Aso kohe u synua të vritej edhe Fatos Nano. (Jo rastësisht në tavolinën e tij u gjet një plumb). Aso kohe kishte marrë hov lufta e UÇK-së në Kosovë. Aso kohe, Shërbimi Sekret serb synoi ta spostonte vëmendjen në Shqipëri. Por ShBA ndërhyri menjëherë. Dhe skenari dështoi. Edhe tani në formë më të zbutur flitet për grusht shteti apo puc nga të dyja palët. A është kjo e vërteta? Duket se jo.
Kemi të bëjmë përsëri me një skenar, por këtë herë rivalitet serbo-grek. Le ta përmbledhim të vërtetën tonë. Aktualisht kombi shqiptar është në rilindje tërësore. Aktualisht ai ka dy shtete e gjysmë shqiptare. Aktualisht ka një frymë mbarëkombëtare për bashkim kombëtar. Aktualisht forca e tretë politike në Kosovë, me prirje të dalë forcë e parë apo e dytë, kërkon bashkim me Shqipërinë. Aktualisht forcat probashkmit po gjallërohen në gjirin e partive politike shqiptare në Maqedoni; aktualisht në Shqipëri po merr hov domosdoshmëria e bashkimit. Sondazhi i fundit i Gallup-it tregoi se kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në masën 69 për qind ishte probashkimit me Kosovën. Por fqinjët nuk janë dakord. Zëvendëskryeministri serb dhe ministër i Policisë e deklaroi këtë hapur në muajin shtator 2010, kur u shpreh se nuk mund të lejojmë krijimin e tre shteteve shqiptare në rajon. Sentencën: Bashkimi bën fuqinë, ata e njohin më mirë nga politikanët shqiptarë. Ata nuk e kanë harruar fjalimin e ish-presidentit amerikan Xhorxh W Bush në Tiranë, kur kërkoi që Tirana të marrë përgjegjësitë e saj para kombit shqiptar, kur kërkoi që në vend të boshtit Beograd-Athinë, të krijohet trekëndëshi Tiranë-Beograd-Athinë, si parakusht i stabilizimit të rajonit. Por strategjistët e Athinës dhe Beogradit e kanë të qartë se këtë nuk mund ta ndalojnë dot. Brenda 3 muajve janë mbi 600 analiza, komente, deklarata të publikuara në Beograd dhe Athinë, që kanë për temë bashkimin kombëtar të shqiptarëve. (Shërbimi Sekret Shqiptar ka një qendër analitike. Nuk jam në gjendje të them se sa janë bërë objekt analize dhe nxjerrje konkluzionesh ky mal me mbi 2 mijë faqe.)
Prandaj strategjistët serbo-grekë u kanë sugjeruar qendrave të tyre politike nevojën e rritjes së ndikimit në Tiranë, Prishtinë, Tetovë nëpërmjet mbështetjes së politikanëve shqiptarë që ndihen më shumë serbë apo grekë, pavarësisht se nënshtetësinë do ta kenë shqiptare. Në pamundësi të ndalojnë krijimin e trekëndëshit Tiranë-Beograd-Athinë, ata rivalizojnë të kenë ndikim mbi një nga Brinjët kryesore të këtij trekëndëshi. Prandaj në harkun e 6 muajve përpunuan në fillim Luftën e Dosjeve në Tetovë, satanizimin e Kosovës dhe së fundi 21 janarin në Tiranë.
Në vend të përfundimit
Çelësat e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shqipëri Natyrale, nuk mund të lihen në duart e fqinjëve, kur e di se sa makutër janë ata. As në dorë të politikanëve që kanë të drejtë të ndihen serbë, grekë, italianë etj. Por që nuk kanë të drejtë të kenë çelësa në dorë. Demokracia nuk e zhduk makutërinë, thjesht e sofistikon atë.
*Autori është drejtues i Lista për Shqipëri Natyrale

Privatësia është gracka...

M`u kujtua Shekspiri, ndërsa palët kanë nisur një betejë nenesh dhe referencash juridike rreth privatësisë dhe korrespondencës, me gjasë nga kërkesa për tabulatet telefonike të komisionit parlamentar për ngjarjet e 21 janarit: “...thonë se ca kusarë nga mjeshtëria e lartë e një skene kanë rrëfyer ligësitë e tyre...”. Fabula jonë mund t`i nënshtrohet ndonjë korrektimi formal padyshim por, në logjikë, futet kallëp te fantazia brilante e tragjikut anglez. “Kusarët (në fakt, nuk i mendoj si të tillë) janë mazhoranca dhe opozita; “skena” është polemika rreth privatësisë; “rrëfimi i ligësive” është shfaqja e hipokrizisë së tyre në raport me privatësinë. I vetmi ndryshim me kusarët e “Hamletit” qëndron në faktin se, “rrëfimi i ligësive” i partive tona po bëhet në mënyrë të pavetëdijshme, pa e kuptuar.
Mazhoranca, përmes komisionit parlamentar për hetimin e 21 janarit, ka kërkuar vënien në dispozicion të të gjitha tabulateve telefonike të kupolës së shtetit. Arsyetimi se, “nuk na duhen bisedat por, vetëm oraret dhe subjektet e komunikimit”, nuk ka asnjë sens praktik dhe juridik. Objektit të hetimit parlamentar nuk i shërben fakti nëse kanë biseduar, por se çfarë kanë biseduar. Dhe, komisioni parlamentar i mazhorancës ka gjithë tagrat ligjorë për të mbledhur një informacion të tillë. Por, jo kështu. Sepse ky është një invadim pa rregulla, pa prova, i privatësisë së hierarkëve të institucioneve kushtetuese kryesore të shtetit. Dhe të mendosh se këtë ekses juridik është duke e konsumuar ajo mazhorancë, që, në respekt të nocionit demokratik të privatësisë së individit, akuzonte vetëm një muaj më parë në Parlament minorancën si analfabete në fushën e lirive, kur kjo kërkonte të hetonte sekretin e votës. Atëherë, cilën të besojmë: mazhorancën e dhjetorit 2010 apo atë të janarit 2011? Janë shumë pak tridhjetë ditë, për të qenë kaq e ndryshme.
Minoranca ka vënë alarmin se komisioni parlamentar i hetimit të 21 janarit është duke realizuar një “puç të butë” përmes dhunimit të privatësisë së krerëve të shtetit. Kjo është e vërtetë. Nëse komisioni parlamentar nuk tërhiqet nga ky ilegalitet antikushtetues, jemi në kushtet e emergjencës demokratike. Mirëpo hipokrizia e opozitës me privatësinë është ekzemplare. Në thelb, formula e saj e hetimit të zgjedhjeve të 2009-s ishte ndërtuar mbi dhunimin e privatësisë së votuesve në shprehjen e preferencave të tyre politike. Mbi këtë “pakujdesi” antidemokratike dhe pa asnjë provë në pretendimin e saj, ajo prodhoi antipolitikë, prodhoi krizë, prodhoi radikalizëm, prodhoi dhunë. Prandaj është hipokrite. Prandaj është e vështirë të besohet se e shqetëson privatësia e Presidentit të Republikës apo e shefes së organit të akuzës. Njësoj si mazhoranca që kërkon të ndërhyjë në privatësinë e kreut të shtetit, pa asnjë provë; opozita kërkonte të dhunonte fshehtësinë e votës, pa asnjë provë. Edhe në këtë rast pyetja është detyrim: për opozitën, privatësia është një e drejtë kushtetuese vetëm për Presidentin apo edhe për qytetarin e thjeshtë?
Nuk është hera e parë që palët ngecin në viskozitetin e pandershmërive të tyre politike. “Privatësia”, që kaq shumë ka hyrë në modën e leksikut të tyre së fundi, është vetëm njëra prej tyre. Kanë shfaqur pandershmëri ku e ku më të mëdha. Privatësia, mbase është më e vogla mirëpo, i ka “kapur”. Prapë më kujtohet Shekspiri. “...privatësia është gracka, ku shpirti i partive kapet si laraska”!

Librat e rinj në tregun shqiptarë

Java qё sapo lamё pas ka sjellё njё sёrë librash tё rinj nё tregun shqiptarё si nga letёrsia botёrore, gjithashtu edhe nga ajo shqiptare. Shkrimtarja Dubrovka Ugresic, sjell romanin e saj nё shqip “Muzeumi i kapitullimit pa kushte”. Nё kёtё libёr origjinal vijnё fragmente e rigjetura tё cilat vendosen nё imazhe dhe anegdoda, kujtime tё pёrziera qё pёrbёjnё jetёn e njё gruaje.

Njё tjetёr vepёr qё vjen ёshtё libri me poezi i autorit Haris Vongli “Gёrmime nё shpirt”. Ndёrsa pёrsa i pёrket librave mё tё shitura kёtё javё dominojnё sёrish librat e pёrkthyer.


Ndёrsa politikani dhe biznesmeni i njohur kosovarё Behxhet Pacolli sё fundmi ka botuar librin e tij “Nga sfida nё sfidё”. Ky libёr nxit suksesin dhe frymёzon karrierёn, sakrificёn dhe pёrpjekjet e gjeneratёs sё re, por dhe mundёson nёpёrmjet veprёs pёrpjekjeve dhe angazhimit tё vetё autorit. Ndёrsa satiristi Luan Laze vjen me “Mirёsevini nё shtёpinё e marrёzirave” libёr i cili pёrbёhet nga dhjetё tregime satirike tё pazakonte. Aty gjejmё tё shkrirё fantazinё ironinё, humorin dhe keqardhjen e autorit. Tek ky libёr lexuesi pret dhe pёrcjell humorin dhe satirёn e mprehtё me subjekte dhe pёrmbajtjre tё fortё sociale.

Luan Laze me “Mirёsevini nё shtёpinё e marrёzirave”



Satiristi Luan Laze sё fundimi ka nxjerrё nё tregun e librave veprёn e tij “Mirёsevini nё shtёpinё e marrёzirave” e cila pёrbёhet nga dhjetё tregime satirike tё pazakonta. Aty gjejmё tё shkrirё fantazinё, ironinё, humorin dhe keqardhjen e autorit. Shkrimtari Luan Laze tregon se satira e ndihmon atё tё shprehё mё me lehtёsi tё gjitha ato gjera qё e shqetёsojnё.

Tek ky libёr lexuesi pret dhe pёrcjell humorin dhe satirёn e mprehtё me subjekte dhe pёrmbajtje tё fortё sociale. Disa nga botimet e autorit janё “Hajduti romantik”, “Njё jetё Fallso”, “Dyqani i Gёnjeshtrave”, “E djeshmja nuk ka ardhur” etj.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...