Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/06

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ketë dy pamje



Është pak të thuash se mbyllja e vitit që shkoi nuk ishte e mirë për shqiptarët. Dhe, si të mos mjaftonte kjo, në kundërshtim të plotë me urimin “na qoftë i mbarë ky vit”, fillimi i vitit 2011 ishte edhe më i keq.
Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetës shqiptare u prish. E kjo nuk është aspak një fjalë goje. Normalitetin e jetës e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi të gjitha njeriu vetë, kur nuk është normal. Një specie e tillë njerëzore e përfton normalitetin si diçka të huaj, madje të rrezikshme. Ndaj në rastin më të parë përpiqet ta shkallmojë atë.
Është e njohur tashmë se një vend jo normal sundohet “mirë”, por qeveriset keq. Këtë të vërtetë e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato që kanë përdorur mungesën e ujit si mjet sundimi), gjer në ditët tona. Vetëm në rende të tilla , që dalin nga rendi normal i gjërave mund të krijohen psikoza të sëmura, ato që lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme të sundimit tiranik.
Në mesazhet e panumërta që vijnë këto ditë nga Tirana, për t’u shpërndarë anekënd në diasporën shqiptare, rrallë herë mungojnë shenja të tilla. Të gjithë popujt e ish-Lindjes janë tepër të ndjeshëm ndaj tyre. E në këtë kah do të ishte e kuptueshme që shqiptarët, ata që tiraninë e patën më të egrën e më të zgjaturën, do të ishin dyfish më të ndjeshëm. Në ngjarjet e janarit, midis psikozës dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do të kapnin spikamën e fantazmës së totalitarizmit, rendit të përmbysur 20 vjet më parë.
Ishte, me sa dukej k , shkaku kryesor që, në këtë janar të trishtë, trazimi ishte aq i thellë e aq dëshpërues. Këto rrjedha njerëzore, për të cilat është lehtë të thuhet, të mos dalin më, të mos shfaqen , të mos na shqetësojnë, nuk mund të anashkalohen. Në mos u shfaqshin në rrugë, ato do të jenë në thellësi, çka është edhe më shqetësuese. Në qoftë se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet, ku, sipas dokeve të demokracisë evropiane do të duhej të çonin normalisht zërin e tyre, institucionet duhet të zbresin tek ata, për të kuptuar ku ka ngecur makina e demokracisë, përse mesazhet nuk kalojnë, shkurt, përse sistemi është bllokuar.
Në një gjendje të tillë është e kuptueshme, madje është një nga shenjat e pakta të mira, që qindra, për të mos thënë mijëra njerëz janë duke marrë pjesë në një rrahje të madhe mendimesh, në mjediset publike, në shtypin e shkruar dhe atë elektronik. Ata japin gjykimin e tyre për ngjarjet që kanë ndodhur, e sidomos për ato që mund të ndodhin më pas. Pavarësisht nga idetë e drejta apo të gabuara, nga pasionet, motivet apo stili i ndërhyrjes, ky trazim i madh njerëzor tregon se qytetarët i përjetojnë si të tyret çështjet, hallet, dramat e republikës.
Ky shkrim bën pjesë në këtë rrahje mendimesh, pa mëtuar asgjë më tepër. Është thjesht një lloj interviste , përgjigje për disa pyetje, me të vetmin ndryshim se ato nuk janë bërë prej ndonjë gazetari, por prej një shumice lexuesish, nëpërmjet letrash, mesazhesh , bisedash dhe telefonimesh të shumta gjatë këtyre dy javëve.
Ka gjasë që për gjendje të tilla jo të zakonshme, prej një intelektuali , e aq më tepër prej një shkrimtari të priten përgjigje jo fort të zakonshme, nga ato që cilësohen si origjinale. Duhet thënë se në këtë rast vështirë se mund të ketë të tilla. Këtu nuk jemi në art. E keqja shoqërore, ky hyn edhe kriza e tanishme, për fat të keq, rrallë herë mund të jetë origjinale. Zakonisht ajo është e përsëritur, e lodhshme dhe shpesh e mërzitshme gjer në dëshpërim.
Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm. Me to është bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në vend të vejë termometrin, e thyen atë.
Termometri thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë.
Ndoshta këtu do të gjendej përgjigja e pyetjes se përse në Shqipëri lufta politike është kaq e egër. Ka gjasë që dy dukuri të jenë vendimtare për këtë: etja e pamasë për pushtet dhe korrupsioni.
Dihet se të dy këto lëngata janë tepër të njohura e po aq të vjetra në historinë e njerëzimit. Mund të thuhet se luftën e gjatë me to, falë faktorëve drejtpeshues, njerëzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur.
Ndërkaq, në rrethana të caktuara, kur dufi për pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si në klonimet që prodhojnë monstra, përzierja që del prej kësaj lidhjeje mund të jetë fatale. Duke u kushtëzuar e duke e zënë peng njeri-tjetrin ata e kanë vështirë të ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve të demokracisë.
Me sa duket kjo përzierje ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Dhe kështu shpjegohet që në jetën tonë dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.
Nuk ka qenë rrufë në të kthjellët, por ka ndodhur vit pas viti e stinë pas stine mu në sytë tonë.
Psikoza e rënduar do të pillte çoroditjen e mendimit, e kjo shthurjen e gjuhës, zvetënimi i së cilës na befasoi të gjithëve veçanërisht këtë dimër. Ajo që njihet si krizë e retorikës, është më shumë se aq. Kërcënime, mallkime, kërcitje dhëmbësh, thirrje për dyluftim, të gjitha këto u bënë të zakonshme në jetën shqiptare. Hapësira e jetës normale ngushtohej përherë e më fort nën këtë trysni.
Në këto kushte njeriu normal, që ndihet qenia më e pambrojtur midis jonormalitetit do ta kishte të vështirë të parashtronte ndonjë program mirëkuptimi, pa le pastaj idenë e një zbutjeje a të një kompromisi, mesazhe që ishin të lejueshme veç për ambasadorët e huaj apo të dërguarit e Brukselit.
E tillë ishte atmosfera në ditën e 21 janarit, kur në skenën politike hyri vdekja.
Në skenë do të thërres vdekjen. Fjalët janë të Shekspirit, mbi katër shekuj më parë, në kohën që dramaturgu bëhej gati të shkruante tragjeditë më të zymta të tij. Ne s’jemi në teatër, e aq më pak në vitin 1600. Ne jemi në fillim të vitit 2011, në qendrën e kryeqytetit të një vendi evropian, në prag të pranimit në aleancën më të emancipuar të popujve, me vullnetin tonë për të qenë pjesë e familjes.
Më 21 janar, gjatë një demonstrate, për fat të keq të dhunshme, u vranë me armë tre njerëz të paarmatosur, pra të pafajshëm, qytetarë të shtetit demokratik shqiptar, e njëkohësisht tre qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Kjo e fundit nuk theksohet as për të mitizuar e as për të sublimuar këtë Bashkim, por për t’u kujtuar të gjithëve se ne, pa hyrë ende në këtë shtëpi të përbashkët, kemi cenuar programin e saj, atë program që me sinqeritet dhe përkushtim e kemi shpallur si programin tonë.
Një pyetje e pashmangshme del në këtë rast: na duhet ndërhyrja e vdekjes, që ne të jemi seriozë ? Dramaturgut i duhet vdekja për të thurur dramën e tij, tiranit për të ridëshmuar forcën, sidomos kur ajo po e lë, po shtetit demokratik përse i duhet? Për t’i kujtuar publikut devizën famëkeqe të Kaligulës: Oderim dum metuant . (Le të më urrejnë, veç të më kenë frikën)?
Ka kohë që pyetja për seriozitetin duhej bërë ngaqë ka kohë që kjo po ndodh e ne vazhdojmë të mos jemi seriozë. (Komedia e gjyqit të Gërdecit, zvarritjet, dredhitë janë më keq se një shuplakë që i bëhet haptas dinjitetit publik. Ajo bën pjesë në modelin që prej kohësh i propozohet këtij vendi, për të mos marrë seriozisht asgjë).
Ka kohë që ky “banalizim i së keqes”, siç është cilësuar, po rreh të modelojë moralin shqiptar. Formula bazë të jetës demokratike: nderimi për institucionet dhe pavarësinë e tyre, rreh të kthehet në një shprehje të zbrazët , nga ato që hyjnë në njërin vesh, për të dalë nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje të rënda si kriza institucionale, bëjnë jo më shumë përshtypje se një breshër i përkohshëm.
Shqipëria duhet të përgatitet për t’i thënë ndal një përçudnimi të tillë. Duhet pranuar se kjo s’është as e thjeshtë e as e lehtë. Kërkon vullnet pa dyshim, po në radhë të parë kërkon bindjen e thellë që demokracia shqiptare, ajo që në të vërtetë është e pandarë sot nga Shqipëria, duhet marrë seriozisht.
Për t’u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se në historinë e popujve, ajo që njihet si trajtim, si “administrim i së keqes”, ka qenë shpesh faktor për zhvillime të mëtejshme. Ato kanë qenë për të mirë ose për të keq. Me ç’duken shenjat, trajtimi i ngjarjeve të fundit, kulmimi i të cilave ka qenë vrasja e qytetarëve, nuk po shkon në kahun e duhur. Ajo rend në kahun e gabuar, madje në vend që të fashitet, thellohet.
Natyrisht që ka pak gjasa që një grindje kaq e gjatë të ndreqet me pajtim të shkurtër, sipas stilit vulgar të pijetoreve, kur kërcënimet tmerruese përfundojnë befas në përqafime sentimentale, po aq pa vend sa ç’kishin qenë kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson këtë telenovelë. Në qoftë se presim diçka të ngutshme, si hap i parë serioz dhe i besueshëm do të ishte hetimi krejtësisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht dënimi i fajtorëve do të ishte i domosdoshëm si hap i parë, por jo i mjaftueshëm. Një proces tjetër , që do të ndihmonte, në mos në prerjen, në shterrimin e hap-pas-hapshëm të pezmatimit shumëvjeçar, do të ishte po aq i detyrueshëm.
Është thënë dhe herë tjetër se, në rastin e krimit të mirëfilltë, krimit numër një njerëzor, vrasjes së njeriut prej njeriut, për ndërprerjen e befasishme të tij, shpesh vihet në veprim ajo që quhet “zënia e gjakut”. Është një dukuri e pashpjegueshme, jashtë arsyes, me të drejtë e cilësuar si ndërhyrje misterioze e natyrës ose e hyjnisë.
Për fat të keq, në jetën politiko-shoqërore një mekanizëm i tillë nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral për krimet politike, për shtypjen, tiraninë, shkallëzimin e së keqes shoqërore. Njerëzimi, si i vënë në provë, është i detyruar që ai vetë të shpikë mjetet mbrojtëse.
Historia e demokracisë është, ndër të tjera, historia e krijimit të këtyre mekanizmave. Kultura politike, kultura në përgjithësi , idetë humaniste, filozofia, arti, ligjet, kushtetutat, gjithë doket e qytetërimit bëjnë pjesë në të. E mbi të gjitha, institucionet e pavarura. Janë ato që ndodhen në vijë të parë për kontrollin dhe frenimin e kësaj makine aq të nevojshme e njëherësh të bezdisshme, me emrin shtet.
Për mendësinë shqiptare, institucionet e pavarura, për arsyet që dihen, ende nuk e kanë as peshën e as hijen e shtetit. Nuk ka hymne për to e as rituale mbresëlënëse, megjithatë janë pikërisht ato, më saktë nderimi për to që përcakton të ardhmen tonë. Ndaj nuk është e tepruar të thuhet se shkelja e pavarësisë së tyre duhet të përjetohet si një katastrofë.
Fakti që në Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër ndikojnë dhe rrezatojnë tek njeri-tjetri, përgjegjësinë e politikës dhe të strategjisë shqiptare e bën të dyfishtë.
Shqipëria hyn ndër shtetet e vegjël të Evropës, por si shtet i parë historik i shqiptarëve, rrjedhimisht qendër e hapësirës shqiptare në Ballkan, pesha e saj i kapërcen dukshëm përmasat e saj.
Që vendi ynë është më i rëndësishmi për ne ngaqë është i yni, kjo nuk përcakton rëndësinë objektive të tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktorë të tjerë, kryesisht nga skajimi i saj në peisazhin politiko-strategjik në gadishull, dhe natyrisht rolin që luan.
U bë një luftë në Ballkan, nga ato për të cilat thuhet «u tund bota». U cilësua kjo si “luftë morale”, tepër e rrallë në histori, dhe në të vërtetë ashtu ishte: luftë kundër një masakre, një shpërnguljeje, një tmerri, në emër të mbrojtjes të së drejtave njerëzore. Shqiptarët u gjendën në qendër të saj, ndaj e thënë shkurt, lufta u bë për ta. Si rrjedhojë, harta e Ballkanit , dhe jo vetëm harta, ndryshoi. Në një këndvështrim më të epërm kjo luftë pak a shumë mund të quhej: rivendosja e një drejtpeshimi të prishur.
Pas kësaj, ishte e logjikshme që shteti historik i shqiptarëve të merrte vetvetiu një rol stabilizues në gadishull. Po aq sa ç’ishte e pritshme që Serbia e ndëshkuar të merrte rolin e kundërt: ta prishte drejtpeshimin. Ajo do të bënte çmos ta kthente kokëposhtë këtë gjendje. Të vërtetonte se ndërhyrja evropiano-amerikane, ajo që me krenari ishte quajtur morale, s’kishte qenë e tillë. Që prodhimi i saj, shteti i ri i Kosovës, qe një dështim. Se veç rikthimi në gjendjen e vjetër do të kthente normalitetin.
Për këtë Serbia do të përdorte çdo mjet. Raporti i famshëm i organeve, në thelb zëvendësimi i një ngjarjeje historike, me një rrëfenjë sensacionale me vampirë, të ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuzë e njohur kundër hebrenjve, ishte njëra nga përpjekjet.
Kosova dhe Shqipëria u gjendën të papërgatitura. Gjykimi gjakftohtë ka munguar. Gjykimi gjakftohtë është rrjedhojë bindjesh dhe jo çoroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e vërteta. Ajo, në këtë rast, do të diktonte përgjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja të ishte e vërtetë, ajo s’mund të ndryshonte asgjë në tablonë makabre të dhjetëra viteve shtypjeje, terrori shtetëror, përdhunime e masakra të papara në Evropë, në këtë gjysmë shekulli. As historia, as portreti i popujve, e aq më pak qëndrimet politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske, që ndodhin sot e kësaj dite në Londër, në Tokio a në Berlin, ashtu siç njofton shtypi. Kanibalët shqiptarë, në këtë rast, nuk ka pse të kenë ndonjë trajtim të ndryshëm nga kolegët e tyre parisienë apo berlinas. Ndaj përgjigja duhej të ishte: hetoni dhe na ndihmoni t’i kapim. Përpara se të jenë armiqtë e dikujt, ata janë në radhë të parë armiqtë e kombit, që fatkeqësisht i ka pjellë.
Por gabimi është bërë më parë në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë. Ajo tablo kolosale e krimeve , që u përmend më lart, nuk u dëshmua në masën që duhej, prej atyre që e kishin këtë detyrë: intelektualëve në radhë të parë, historianëve dhe akademikëve. Këtë mungesë e paguan sot i gjithë kombi shqiptar.
Vizioni i epërm, i plotë i gjërave nuk është ndonjë luks, por cilësi e domosdoshme e klasës politike. Nuk mund të ketë rol stabilizues Shqipëria në gadishull nëse brenda saj nuk gjen dot rrugët e nevojshme të zgjidhjes së problemeve. Rrjedhimisht , çka kujton se fiton jashtë kufijve të saj, e humb aty për aty brenda vetes.
Është hera e parë në historinë e saj që Shqipëria gjendet në një skajim të tillë të ndërlikuar. Ngjarjet e kohëve të fundit në Mesdhe, treguan se shtetet me një zhguall të pranueshëm, që iu lejon të kryejnë ca detyrime ndërkombëtare të gjykuara pozitive, nuk mund të vazhdojnë më atë rol nëse brenda tyre punët nuk ecin.
Pa bërë krahasime me to, mund të thuhet se një kundërthënie e tillë sa vete bëhet e bezdisshme tek ne. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ketë dy pamje: një për brenda, tjetrën për jashtë. E aq më pak dy thelbe: njërin të pranueshëm për Evropën e Bashkuar, e tjetrin jo. Ato s’mund të bashkëjetojnë gjatë. Një ditë njëra do të bjerë e ne do të gjendemi në një krizë të pashembullt , më të rëndë se kjo. Ngjarjet e janarit të këtij viti ishin një paralajmërim.
Gjatë gjithë këtij muaji është folur shpesh për ndërkombëtarët. Për rolin që duhet të luajnë ose të mos e luajnë në jetën tonë. Për ndërhyrjet që disa i quajnë të pamjaftueshme, e disa të tepruara, sipas volisë politike të çastit.
Marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët dëshmojnë paqartësinë, mungesën e parimeve, shkurt, ankthin tonë të pafund.
Ne jemi në një aleancë evropiane. Një aleancë nuk është një idil me baresha e me fyej. Në botën tonë të ashpër një aleancë është, para së gjithash, një shtab në gjendje alarmi, ku midis aleatëve mund të ketë edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmonë për parime të mëdha.
Ne e kemi pranuar këtë gjendje. Kjo aleancë është shansi i vetëm i një populli tepër të vetmuar. Një ngecje te pragu i Evropës, ose më keq, një përplasje portash në fytyrë, ka gjasë të shënonte fundin e rrugëtimit tonë në histori.
Në kohën tonë janë tepër të rrallë popuj që mund të kenë histori të veçuar nga të tjerët. Ka kohë që fatmirësisht historia jonë nuk është më e tillë. Ajo është histori shqiptare e njëherësh shqiptaro-evropiane.

2011/02/05

Letërsia shqipe sot

Nga Ndue Ukaj

Të thuhet se kultura shqiptare si tërësi shenjëzuese nacionale është në gjendje të mjerë, mbetet vetëm një konstatim, tanimë banal. Përkundër këtij konstatimi, kulturës shqiptare dhe në këtë aks, literaturës shqiptare, si njëra nga paradigmat me qenësore të kulturës, i duhet një tretman tjetërfare, mbi të gjitha i duhet një debat i thellë e përmbajtjesor që do të shtronte shumë pyetje dhe do të jepte përgjigje adekuate.

Krist Maloku, dijetarë i mirënjohur shqiptar, i cili i përket periudhës së artë të viteve të 30-ta, kur diskutonte për literaturën shqiptare, pat shkruar: “Paralel me gjendjen dhe rrjedhjet sociale qindron edhe literatura e jonë e shkatrueme. Pa një drejtim, pa një qëllim të përbashkët-mbasi u shterp edhe lopa e patriotizmit-vjershojn poetet e sotshëm ner gjithfarë anësh të Shqipëniës e gjithfarë vendesh të huej, secili në mendje të vetë, pa fije inspiracijonit e shije artistike”. Referenca e Malokut e kuptuar në kontekstin e kulturës letrare shqiptare sot, na fut në një qerthull të ankthshëm mëdyshjesh e përgjegjësish, pas së cilave shtrohen domosdoshmërish pyetje e kërkohen përgjigje adekuate nga mendje të ndritura e dashamirët e mirëfilltë të kulturës letrare.

Gjendja e përgjithshme e literaturës shqipe, nuk dallon shumë nga ajo që e vlerësonte Maloku, afërsisht një shekull më parë. Në të vërtet, letërsia shqipe edhe pse ka krijuar tanimë një traditë, ka në gjirin e saj emra të denjë e artistë meritor, por vazhdon të vuan mungesën e një komunikimi të lirshëm, vazhdon të jetë e sfiduar nga grupe e qarqe paraletrare, që më së paku i shërbejnë kulturës letrare, vazhdon të jetë preh e disa emrave që mund të jenë gjithçka tjetër përpos shkrimtar, vazhdon të bën jetë prej klanesh e grupesh të mbërthyera nëpër geto primitive. Në fakt, letërsia shqipe më së tepërmi vazhdon të vuan nga klanet dhe oportunistët shkrimtar, të cilët sot realisht janë gangrena më e rrezikshme e letërsisë shqipe. Ata, duke iu shërbyer klaneve i shërbejnë më së miri antikulturës, kicit, jo vlerave, i shërbejnë fragmentimit të letërsisë shqipe, izolimit të saj. Letërsia dhe klanet është sikur letërsia dhe jo vlerat. Prandaj janë klanet ato që po e rrënojnë e izolojnë edhe më shumë letërsinë shqipe.

Është pikërisht kjo gjendje e mjerë, që e pengon integrimin e plotë të letërsisë shqipe, si një sistem i vlerave universale, po e pengon komunikimin e natyrshëm e të nevojshëm e po e mban letërsinë të mbërthyer tek ca emra shërbëtor ideologjish e autorë pa shije të kultivuar artistike. Pikërisht klanet e bëjnë letërsinë të jetë e fragmentuar, e shpeshherë e ekskomunikuar dhe paragjykuar, jo me diktate politikë si më parë, por nga vet shkrimtarët. Plotë autorë të “mëdhenj” struken pas klaneve dhe grupeve të caktuara, duke harruar se arti i mirëfilltë e vlerat universale nuk kanë nevoje për apologjet, për mburoja. Së këndejmi, autorë të shumtë shqiptar që vërtet përfaqësojnë vlera të njëmenda, e kanë të vështirë t’i ofrohen lexuesit shqiptar, i molepsë kjo gjendje bizare, dhe i vë përballë sfidave të shumëfishta.

Se ka krizë të leximit dhe ka krizë të vlerave, thuajse pajtohet çdo shkrimtar racional në hapësirat ku kultivohet letërsia shqiptare, Shqipëri, Kosovë, diasporë e gjetiu. Rezultat e kësaj krize letrare dhe çorientimit në vlera, ka rezultuar të bie në gjendjen skandaloze lexueshmëria. E, mbi të gjitha në këtë aspekt çalon sistemi i vlerave. Sot shumica e emrave, të cilët ta zëmë janë ajka e Prishtinës letrare, në botën perëndimore nuk hyjnë as nivelin mesatar të literaturës. Megjithë këto mungesa, prapëseprapë ende nuk kemi një debat të mirëfilltë letrar, nuk kemi shoqata të konsoliduara shkrimtarësh, nuk ka komunikim të lirshëm të vlerave, nuk ka një periodikë të guximshëm për të ndarë vlerën nga jo vlera, letërsinë nga jo letërsia, klanet nga kultura. E gjithë kjo gjendje, po të përkthehet thjeshtë domethënë: letërsia shqipe ka krizë, ashtu sikurse e gjithë shoqëria. Por, cila është natyra e kësaj krize, a është kaluese dhe çfarë duhet të ndërmerret për të ndihmuar në kalimin e kësaj gjendje të tillë çfarë kemi?

Nëse e lexojmë më tej Malokun, qëndrimi i tij kritik vazhdon të kumbon më shkopin fishkëllyes, kur shkruan se: “...deri sot nuk patëm kurajën mi thanë mikut ose shokut të vërtetën”. Dhe pikërisht në këtë referencë qëndron esenca e çalimeve të letërsisë shqipe dhe sfidat e saj të shumëfishta. Pikërisht e vërteta dhe largimi prej saj mbesin pengesa të mëdha, pse letërsia shqipe gjendet në një amulli të madhe, pa ndonjë orientim të caktuar, e mbërthyer brenda klaneve, e fshehur dhe e kamuflazhuar nga grupet jashtë letrare, shërbëtore të pushteteve të caktuara e shkrimtareca që grumbullojnë në fletën e bardhë fjalë pa shije e pa asnjë kriter estetik. Kjo është në fakt një ideologji letrare, pak e dallueshme me atë që diktonte shijen letrare, vetëm para dy dekadave. Nëse sot politika nuk e dikton letërsinë, është pikërisht kjo e fundit që është oportuniste e paskrupullt e politikës, i është mvesh asaj duke e humbur rolin e saj opozitar që ka në çdo kulturë normale, mbi të gjitha duke humbur statusin e saj autonom dhe duke u bërë shërbyese.

Nëse pajtohemi me atë se literatura shqipe ka ec dhe është paralel me gjendjen e kombit, pa marr parasysh rreth cilës qendër graviton, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Malësi, Diasporë, domethënë ajo s’ është në një gjendje të lakmueshme, përkundrazi. Mbase, letërsia, për të keqen, në shumë dimensione qëndron në majën e deformimeve, ku shija artistike është bastarduar dhe ku shkrimtarët defilojnë tamam si surrogat i shkrimtarit real. Një pjesë e madhe e letërsisë shqipe është në dëlirë, duke u vetëkënaqur pafundësisht, pa orientime, brenda një rrethi vicioz, që nuk tejkalon kufijtë letrar të ca qendrave, apo më mirë të themi, shkoqur, kafeve të qyteteve tona, ku zakonisht “bën jetën” letërsia shqipe dhe aty të shumtën e herëve vdes.

Që të jemi realist, as literaturat e konsoliduara, sikurse ato franceze, italiane, anglo-amerikane apo suedeze nuk janë në nivel të kënaqshëm, për shkak të “botës teknologjike” që ka marr përpara çdo gjë, por këto letërsi kanë sistem vlerash të konsoliduar dhe funksionon një hierarki e qartë, që domethënë shkrimtari është shkrimtar e jo surrogat i tij.

Letërsia e një kombi pasqyron në trajtat më të mira psiken e tij. Duke pasqyruar psiken, ndjeshmet dhe shpirtin e një kombi, letërsia mbet kështu një domen real i fizionomisë së një kombi. Për më tepër, letërsia kuptohet e vlerësohet si segment tejet me rëndësi brenda kulturës, si shkalla më universale e identifikimit të një kombi, identifikimi dhe paradigma ku ndërthuret shpirti e identiteti nacional. Duke qenë me vlerë kaq qenësor, letërsia njëkohësisht është paradigma ku ndërthuren kohë, ideale, kontradikta, perceptime për botën në trajtat e shkrimit fiksional. Duke qenë kaq e rëndësishme, letërsia jo gjithherë është kuptuar drejt, ne mos ajo, në trajtat e kundërta, në shoqëri tranzicionale ka qenë e mbetet arena më përshtatshme prej ku manipulohet në mënyrën më të paskrupullt e ku çorientimet janë në shkallë të lartë. Këtij fati nuk ka mundur t’i ik as kultura shqiptare, e cila sot ec paralelisht me numrin e pafundmë të mungesave që e karakterizojnë jetën e njeriut shqiptar. Në një gjendje të rënduar dhe me shenja të pakta shprese për këndellje, në një ambient letrar ku pyetjet dhe dilemat janë të shumta e përgjigjet e pakta, detyrë e komunitetit të shkrimtarëve dhe artistëve, mendoj se mbetet, “që në vend se të ankohen për errësirë, të ndezin një qiri” (Nëna Terezë). Kjo referencë me predimensionime morale, ka kuptim thelbësor, edhe në dimensionet letrare, ngase literatura shqipe vazhdon të vuaj nga mungesa e qirinjve që do të synojnë te mbysin terrin, terrin që është në ne dhe mbi ne. Në të kundërtën, shkrimtarët e shumtë, madje edhe alamet emra të mëdhenj, luajnë rolin e qaramanëve, duke hedh fajin andej e këndej, me vetëdije e pavetëdije. Kjo mënyrë e të perceptuarit të dukurive letrare, është mënyra më e mira për t’i shërbyer antikulturës, vetëizolimit dhe mbetjes në geto.

Megjithëkëtë mungesa, shqetëson tej mase fakt se si letërsisë shqipe vazhdon t’i mungoj debati i hapur, përmbajtjesor e qëllimmirë për këto dukuri komplekse. Jo vetëm kaq, letërsisë shqiptare duke i munguar debati, i mungon gjykimi i mbrehtë për rolin dhe funksionin që ka në një shoqëri. Më tutje, duke i munguar debati dhe duke mos e kuptuar rolin madhor brenda shoqërisë, letërsia shqipe komunikimin e natyrshëm e ka të cunguar, në mos të themi e ka bërë të pamundshëm. Ajo nuk komunikon lirshëm, si pjesë e shpirtit njerëzor e dedikuar për shpirtin njerëzor. Ajo krijohet dhe konsumohet nga një grusht njerëzish dhe ky për mendimin tim përbën një fenomen të tmerrshëm që degradon literaturën shqipe. Të rralla janë ngjarjet kur shkrimtarët shqiptar dalin dhe komunikojnë me lexuesin, pyetën dhe japin përgjigje për krijimtarinë dhe artin, për procesin e krijimit dhe veprën letrare, të rralla janë ato libra që gjejnë lexuesi. Pra, letërsia shqipe jetën e vet e bën kryesisht nëpër kafe, me expresso të shumta, ku vetëkënaqësia dhe mburravecia mbeten në gradën më të lartë, e ku bëhen aleanca primitive dhe ku luftohen gjoja jo vlerat (lexo autorët e padëshiruar).

Nëse kuptojmë faktin se është pikërisht kultura ajo që krijon fizionominë reale të një kombi, atëherë qasja ndaj kësaj komponente kaq të rëndësishme të shoqërisë duhet të ndryshohet. Por, ky ndryshim jo gjithherë është i lehtë. Ai ndeshet me dukuri sabotuese, me antivlera dhe degradime artistike. Vetëm një kritikë e pastër dhe e çiltër, do të krijon dijen e vetëdijen për fenomenet në fjalë. Andaj është kohë për tu fut në këtë betejë, me një përcaktim qëllimmirë, për të ndërtuar hierarki dhe për të ndërtuar sistem vlerash reale, jo abuzime dhe shpërdorime me këtë fushë shpirtërore. Ngase duke qenë shpirtërore, është tejet e delikate dhe vështirë e riparueshme.

Nje detyre, me ndryshe se regjisoret dhe aktoret tjere




Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili ne filmat e tij me nje guxim te rralle trajton plagen me te rende te shoqerise kosovare - krimin e organizuar, dhe ne menyre direkte ngre zerin kunder çerdhes se bandave kriminale, e cila ndodhet ne organet e larta te pushtetit
Nder regjisoret me produktiv i gjenerates se re eshte Halil Budakova. Emri i ketij regjisori me shume respekt permendet nga rinia dhe masa e gjere e shtreses popullore. Halili menjehere ne vitet e para te pasluftes e perfitoi publikun me filmat e tij te zhanrit policor. Ne vitet e pasluftes, per nje pjese te regjisoreve tane Kosova u shnderrua ne vend ku mund te fitohej paraja pa djerse. Disa prej ketyre regjisoreve harruan vitet e tmerrshme te luftes, pasojat e luftes ku shume nena kishin mbetur me duar ne gjinj, ku lufta kishte lindur komandante e luftetare qe shquheshin per guxim e trimeri, nje pjese e regjisoreve tane i shikonin si materie e lendes se pare prej te cileve mund te arrihej deri te paraja. Tipa te tille u leshuan pas gjahut te tyre duke shkuar here te familjaret e here te shoket e komandanteve te ndryshem per t’i influencuar dhe bindur se duhet bere filma dokumentare e madje artistik per luften dhe komandantet. Keta nen sqetulla mbanin vetem sinopsiset pa skenare, por nuk harronin te thoshin se kishin shkruar shume materiale. Prej asaj kohe e deri sot u punuan shume filma dokumentare, por deri me tani prej te gjithe atyre filmave te realizuar vetem kater ose pese prej tyre mund te llogariten se jane bere mire, te tjeret jo vetem qe nuk shikohen, por edhe aq keq te punuar sa qe mekat eshte per parate qe u derdhen per te punuar filma te tille.


 Filmi Shqiptar "Djelmoshat e Rrezikshem 1"


http://videos.apnicommunity.com/Video,Item,1103890046.html
Çuditerisht, ne çdo vend ku u zhvilluan luftera çlirimtare gazetaret, kameramanet dhe regjisoret jane ata qe luftes i japin jehone ne opinionin e huaj. Ç’u be me jehonen e problemeve qe ballafaqohej popullsia e jone qe nga vitet e ’90-ta?! Ç’u be me jehonen e viteve te luftes sone?! Ç’benin kjo shtrese nga e cila varej çdo fjale e shkruar ne shtyp dhe çdo filmim ne shirit?! Asgje ose shume pak gje, sepse pjesa me e mire e gazetareve dhe regjisoreve tane do te futeshin ne parti politike. I fshehen kamerat, i humben lapsat e fletoret, dh iu perveshen politikes.Ne rast padrejtesie qe i behet popullsise gazetari dhe regjisori jane nder te paret qe rrezikojne punen e ne rast lufte keta rrezikojne jeten e tyre. E ne Kosove erdhen gazetare te huaj qe vdiqen nga plumbat e ushtrise serbe. Erdhen kameramane dhe regjisore te huaj qe rrezikuan jeten per t’i dhene jehone luftes sone e tanet i fshehen kamerat e tyre per t’i ruajtur qe t’i perdornin pas luftes. Dhe i perdoren, fituan per vete, por nuk bene asgje per ta informuar opinionin e huaj per ate qe kishte ndodhur te ne. Bene filma per te fituar para dhe per t’i joshe familjaret.

Filma qe thyejne rekorde te shikueshmerise ne Kosove

Halil Budakova, si regjisor, vetes ia vuri nje detyre me ndryshe se te tjeret. Problemet sociale qe perjetonte populli yne ne vitet e pasluftes e preknin kete regjisor te ri. Kete djalosh thelle ne shpirt do ta preke padrejtesia qe u behej familjeve te deshmoreve dhe viktimave te luftes nga personalitetet mafioze-politike. Halili do t’i pervishet punes dhe para publikut do te dale me filmat e tij, ku denoncohen padrejtesite e njepasnjeshme qe po i beheshin popullsise se varfer e te vuajtur. Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili ne filmat e tij e denoncon dhe e lufton korrupsionin e disa personaliteteve politike. Ne objektivin e tij e ka vere ne spikame luften kunder krimit te organizuar, i cili origjinen e ka diku larte ne pushtet dhe shtrihet deri te shtresat me te uleta. Ne secilin prej filmave te Halil Budakoves trajtohet lufta kunder vetive me negative, por ne asnjerin prej tyre nuk mund te hasim se policia e jone eshte e involvuar ne kete lufte te rrezikshme. Halil Budakova ne filmat e tij e tregon nje respekt e nje simpati te veçante per Sherbimin Policor te Kosoves, qe e trajton si nje force te pakorruptuar dhe permes se ciles luftohet krimi i organizuar. Djelmoshat e SHPK-se, ne filmat e Halil Budakoves jane simpatike, te stervitur dhe te perkushtuar qe deri ne fund ta luftojne çdo veti negative, si drogen, prostitucionin dhe korrupsionin, nga se keto tri segmente jane destruktive, jo vetem per nje familje, por per te shoqerine tone.

Halil Budakova, ne filmin “Djelmoshat e rrezikshem”, e trajton temen problemeve qe perballet rinia e pasluftes kosovare dhe ky film gjen simpati te madhe sidomos te te rinjte tane, te cilet mbushnin sallat e kinemave ne tere Kosoven ku shfaqej filmi. Me kete film, Halil Budakova po i thyente rekordet e shikueshmerise ne tere Kosoven, e madje te rinjte tane preferonin me shume filmin e Halil Budakoves, se sa filmat me yje te Holivudit. Rinise sone i interesonte per te shikuar problemet me te cilat ballafaqoheshin te rinjte çdo dite dhe i adhuronin aktoret vendore qe ishin bere model per rinine tone. Me kete film Halil Budakova ia siguroi vetes emrin e regjisorit qe po i thyente rekordet e shikueshmerise dhe kete deri me tash ende nuk ka arritur t’ia rrezikoje asnje regjisor tjeter.

Guximi i rralle krijues per tema aktuale

Me filmin “Krim pa krisma”, qe eshte nje drame familjare sociale, Halil Budakova do vente ne pah problemet e dashurise se nje çifti te pasur. Ne kete film, burri me lidhjet e tij me njerezit e pushtetit arrin te pasurohet brenda pak kohe, ku shohim thyerjen e ketij çifti dikur shume te dashuruar.



26:40
33:00
36:10
42:25
48:45
51:50
58:10
61:20
67:35
73:55



























Ne filmin “Nentoka”, Halil Budakova trajton nje operacion te suksesshem te njesitit policor te SHPK-se kunder krimit te organizuar, qe ne Kosoven e pasluftes ka arritur kulmin. Shefi i njesitit, nje polic ambicioz dhe i pakorruptuar, deshiron asgjesimin e bandave kriminele, te cilet e terrorizojne popullsine e pafajshme e madje edhe rinine. Por, posa ndermerr aksione serioze dhe konfiskon sasine e droges me vlere prej pese milione eurosh, kreu i bandes i kundervihet familjes se tij, duke ia vra gruan dhe femijet, qe per fat njeri prej tyre plagoset rende dhe mjeket arrijne t’ia shpetojne jeten. Pas perjetimit te tragjedise familjare, shefi i njesitit deshiron ta zbaton drejtesine, por sharra i has ne gozhde, sepse bandat mafioze kane lidhje direkte me ministrin, i cili po ashtu eshte pjese e ketyre bandave.

Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili me nje guxim te rralle trajton plagen me te rende te shoqerise kosovare - krimin e organizuar dhe ne menyre direkte ngre zerin kunder çerdhes se bandave kriminale, qe ndodhet ne organet e larta te pushtetit. Halil Budakova nuk e akuzon vetem krimin e organizuar dhe bandat kriminele, por tere Qeverine e Kosoves, qe nuk kujdeset per luftetaret e lirise, per familjet e deshmoreve dhe per skamjen qe e ka kapluar skajshmerisht tere Kosoven.

Per punen e regjisorit Halil Budakova nje pjese e madhe profesionistesh flasin me respekt, ndersa nje pjese tjeter me skepticizem, ndonje tjeter me injorim, por publiku i Kosoves flet me admirim.

Flori Bruqi

Halil Budakova i kalli sonte shikuesit ne kino ABC të Prishtinës me flimin AZEM GALICA



Kryepersonazhi i  filmit  "Azem Galica" , është regjisori dhe aktori i mirënjohur shqiptar Halil Budakova.... Pas fitoreve të shumta  në filmin "Azem Galica" ai vritet nga një plumb nga forcat serbe ...

Heroin kombëtar Azem Galicën,në film e luan  Halil Budakova krah për krah me bashkëshorten Meritën të cilët personifikon  Shotë Galicën. Luftojnë kundër turqve, serbëve e austro hungarezëve në të njëjtën kohë.
Ndonëse i zhanrit dramatik, filmi që rrëfen për të bëmat e Azem Galicës me regji të Halil Budakovës ka shkaktuar  edhe të qara e herë -herë të qeshura në sallën e kinemasë “ABC”.

Sonte  kinemaja e kryeqytetit është dukur sikur një tubim politik.




Shkrimtari Naim Kelmendi  nuk ka hezituar të thotë"Filmi në përgjithësi ka vlera artistike,
konsideroj që në mënyrë simbolike shpërfaq Azem Galincën,...histroinë e lavdishme të popullit tonë”....

Dizajneri Çajup Kajtazi  , ka thënë  për filmin:“Filmi i Budakovës ia vlenë për ta shiquar.Ka skena të bukura artistike.Dëshmia më e mirë është se këtë film është duke e parë më të  madhe  edhe rinia jonë shkolore...Ata nuk janë të njohura  më të bërat  e ushtrisë serbe në trollin arbëror...Ata kanë ditë të vrasin,kallin dhe tradhtojnë...Të gjitha këto më së miri gërshëtohen në filmin e Halil Budakovës."

Por për vet Halil Budakovën  si regjisor dhe aktor filmi, veç 35 .000  euro është krejt ajo çka i duhet që me filmit “Azem Galica” të konkurrojë për “Oscar”.

“Mi gjeni 35 mijë euro e do ta shohim suksesin”, ka thënë Budakova pa iu dridhur syri bash si Azem Galicës.

“Azem Galica” i cili ka kushtuar mbi 400 mijë euro ka bërë bashkë aktorët Reshat Arbana, Çun Lajci, Hadi Shehu, Blerim Gjoci,Enver Petrovici,Merita Budakova  e të tjerë.

Gjyshi i  Shyqri Haxhës krah për krah me Azem Bejtë Galicën 

Azem Galica - Film nga Halil Budakova

 




Njëri prej financuesve më të mëdhenj të këtij filmi, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka qenë e përfaqësuar nga drejtori Shyqyri Haxha, gjyshi i të cilit personifikohet në film. Sipas tij , gjyshi Vesel Haxha ka qenë këshilltar i Azem Galicës. Por në film, Veseli personifikohet si një person që shkon në Mitrovicë për të blerë cigare. “Gjyshi im ka qenë shumë më shumë me Azemin sesa është paraqitur në film”, ka thënë Haxha.

Ai ka mohuar që të ketë sponsorizuar filmin “Azem Galica” me kusht që në këtë projekt gjyshi të tij të dalë si ‘hero e patriot’.

“Nuk është e vërtetë që është sponsorizuar për këtë arsye”, ka thënë ai.

Flori Bruqi

Shqiptarët dhe Egjipti !....





 
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Hosam Zaki, ka transmetuar kohë më parë  në një komunikatë qëndrimin e ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Ahmed Abdul Gheit, se Egjipti mund të ndryshojë qëndrim për pavarësinë e Kosovës.

“Egjipti do të vendosë nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës shumë shpejt, duke marrë parasysh çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Aty shtohet se ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni në takimin e fundit në Nju-Jork e ka njoftuar homologun e tij Abdul Gheit, për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe për përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Kosovës.Fatkeqësisht(për shqiptar)është se Qeveria e këti vendi,prej kohës së Naser-it e deri më sot janë të
lidhur si mishi më thoin me serbosllavinë(Lexoni Serbinë).me  Egjiptin.

Kohë më parë një konfirmim të tillë  nga Kajroja vjen pas paralajmërimit 
të prof.dr.Beqir Ismailit,shkencëtar  i mirënjohur shqiptar ( i cili besojmë që një të ardhme shumë të afërt do të jetë ambasadori i shtetit tonë në  Egjipt).

 Egjipti sipas profesor Ismailit , është duke shqyrtuar mundësinë e marrjes sa më parë të vendimit për njohjen formale të shtetit të Kosovës. 

Kosova deri më tash(5.2.20111) është njohur nga 75 vende të botës.  


Egjipti ndodhet në pjesën më veri-lindore të Afrkës dhe në veri të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Egjipti në veri-lindje kufizohet me Izraelin, në lindje me Detin e Kuq, në jug me Sudanin dhe në tërë pjesen perendimore kufizohet me Libinë.


Mardhëniet  bilaterale të mira:Në foto: Presidenti Serb dhe Presidenti Egjiptian



Egjipt (pronounced / i ː dʒɪpt / (të dëgjuar), arabisht: مصر Miṣr, e theksuar [mis ˤ ɾ] (dëgjoni); arabisht: مصر Miṣr [mis ˤ ɾ]; arabisht egjiptian: مصر Maṣr [mɑs ˤ ɾ]; Koptike: , Kimi; egjiptian: Kemet), zyrtarisht Republika Arabe e Egjiptit, është një vend kryesisht në Afrikën e Veriut, me gadishullin e Sinait duke formuar një urë të tokës në Azinë Jugperëndimore. Në këtë mënyrë, Egjipti është një vend transkontinental, dhe konsiderohet të jetë një pushtet i madh në Afrikën e Veriut, Rajoni Mesdhetar, kontinentit afrikan, Nil Pellgut, islame Botërore dhe nga Deti i Kuq. Duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 1.010.000 kilometra katrore (390,000 sq mi), Egjipti është e kufizuar nga Deti Mesdhe në veri, në Rripin e Gazës dhe Izraelin, në verilindje, nga Deti i Kuq në lindje, Sudan në jug dhe në Libi në perëndim .



Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Pjesa më e madhe e saj të vlerësuar 77400000 milion jetojnë pranë bregut të lumit Nil, në një sipërfaqe prej rreth 40.000 kilometra katrorë (15.000 sq mi), ku e vetmja tokë të punueshme bujqësore është gjetur. Fusha të mëdha të shkretëtirën Sahara janë të banuara paktë. Rreth gjysma e banorëve të Egjiptit jetojnë në zonat urbane, me më të përhapur në të gjithë qendrat e shumë të populluar të Kairo më të madhe, Aleksandri dhe qytete të tjera të mëdha në deltën e Nilit.
Egjipti është i famshëm për civilizimin e saj të lashtë dhe disa nga monumentet më të famshëm të botës, duke përfshirë komplekse Giza piramidale dhe sfinks Madhe e saj. rrënojat e saj të lashtë, të tilla si ato të Memphis, Thives, Karnak dhe Lugina e mbretërve, janë një fokus i rëndësishëm i studimeve arkeologjike, si dhe objekte nga këto vende janë shfaqur tashmë në muzeume të mëdha në mbarë botën. Egjipti konsiderohet gjerësisht si një komb të rëndësishme politike dhe kulturore të Lindjes së Mesme.
Egjipti ka një nga ekonomitë më të zhvilluara dhe të larmishëm në Lindjen e Mesme, me sektorët, si turizëm, bujqësi, industri dhe shërbim me ritme thuajse të barabartë në prodhimin kombëtar. Si pasojë, ekonomia egjiptian është zhvilluar me shpejtësi, pjesërisht për shkak të legjislacionit që synon joshur investimet, i shoqëruar me dy të brendshme dhe të stabilitetit politik, së bashku me tregtinë e kohëve të fundit dhe liberalizimin e tregut.

Emri i lashtë egjiptian të vendit është Kemet  që do të thotë "toka e zezë", duke iu referuar tokë pjellore e zezë e rrafshin e përmbytjes Nil, të dallueshme nga deshret (dšṛt), ose "tokë e kuqe" e të mërzitshme. [5] Emri i realizohet si dhe Kimi kīmə në fazën Koptike të gjuhës egjiptian, dhe u shfaq në fillim të grek si Χημία (Khēmía). [6] Një tjetër emër është t3-mry "tokë e në breg të lumit" . Emrat e Epërme dhe të Ulët Egjipt u Ta-Sheme'aw (t3-SM w ˁ) "sedgeland" dhe Ta-Mehew (t3 mḥw) "vend verior", respektivisht.
Miṣr, arabisht dhe emri modern zyrtar i Egjiptit (egjiptian arabisht: Maṣr), është me origjinë çifute, direkt i afërt me fjalë të tjera semite për Egjipt si מִצְרַיִם Hebrew (Mitzráyim), fjalë për fjalë do të thotë "të dy ngushticat" (një referencë për ndarjen dynastic e Egjiptit lartë dhe e ulët). Fjala connoted fillimisht "metropol" ose "qytetërimit" dhe do të thotë "shtet", ose "-kufirit tokë".
Egjipt anglisht emri i tij ishte huazuar nga Lindja frëngjisht Egypte, nga latinisht Aegyptus, nga Aígyptos lashtë grek (Αἴγυπτος), nga Linear B më parë një-mia-pi-ti-yo. Mbiemër aigýpti-, aigýptios ishte huazuar në Koptike si gyptios, kyptios, dhe pastaj në arabisht si qubṭī, prapa formuar në qubṭ, që nga anglisht Copt. Format greke ishin huazuar nga vonë egjiptian (Amarna) Hikuptah "Memphis", një korrupsion i parë egjiptian-Hwt Ka emrin-Ptah (ḥwt-k3-ptḥ), do të thotë "shtëpia e Ka (shpirtin) e Ptah", emër i një tempull për Ptah zot në Memphis. Straboni dhënë fjalën për një etimologji popullore në të cilën Aígyptos (Αἴγυπτος) evoluar si një kompleks nga huptiōs Aigaiou (Aἰγαίου ὑπτίως), do të thotë "më poshtë" Egje.

Egjipti para-historike



Nuk është dëshmi e carvings shkëmb përgjatë tarraca Nil dhe në shkretëtirë oases. Në pes mijëvjeçarit të 10, një kulturë e gatherers-gjahtar dhe peshkatarë të zëvendësohet një kulturë kokërr-rëndë. ndryshimet klimatike dhe / ose overgrazing rreth 8000 pes filluan të thahem në tokat baritore të Egjiptit, duke formuar Sahara. E hershme e popujve fiseve të emigruar në lumin Nil, ku kanë zhvilluar një ekonomi të zgjidhet bujqësore dhe shoqërinë më i centralizuar.
Nga rreth 6000 pes kulturën neolitike rrënjë në Luginën e Nilit. Gjatë kohës së neolitit, kulturat e disa predynastic zhvilluar në mënyrë të pavarur në të Epërme dhe të Ulët Egjipt. Kultura Badarian dhe seri pasardhës Naqada konsiderohen në përgjithësi si të prekursorëve të qytetërimit Dynastic egjiptian. Të hershme të njohur site Ulët egjiptian, Merimda, daton Badarian nga rreth shtatëqind vjet. Bashkëkohore komunitetet egjiptiane e Ulët coexisted me homologët e tyre jugore për më shumë se dy mijë vjet, të mbetur disi të veçantë kulturore, por mban kontakte të shpeshta me të tregtisë. Dëshmi të hershme të njohur të mbishkrimet hieroglifik egjiptian u shfaq gjatë periudhës predynastic mbi anijet qeramika Naqada III, datë në rreth 3200 pes.

Egjipti i lashtë

Një mbretëri e unifikuar u krijua rreth 3150 para Krishtit nga mbreti Menes, duke çuar në një seri të dinastive që sundoi Egjiptin për tre mijëvjeçarëve të ardhshëm. Egjiptianët më pas referuar në vendin e tyre të bashkuar si tawy , do të thotë "dy tokave", dhe më vonë kemet (Koptike: Kimi), "tokë e zezë", një referencë në tokë pjellore e zezë depozituar nga ana e lumit Nil. kulturës egjiptiane lulëzoi gjatë kësaj periudhe të gjatë dhe mbeti distinctively egjiptian në fenë e saj, artet, gjuhën dhe zakonet. E para dy dinastive në pushtet të një Egjiptit të unifikuar të përgatisë terrenin për periudhën e Mbretërisë së Vjetër, c.2700-2200 para Krishtit., I famshëm për piramidat e shumta të saj, më së shumti e tretë dinastia piramida e Djoser dhe të katërt dinastisë Giza piramidave.
Periudha e ndërmjetme e parë çuar në një kohë e turbullira politike për rreth 150 vjet. të fortë përmbytjet Nil dhe stabilizimin e qeverisë, prosperitet megjithatë, solli rinovohet përsëri për vendin në Mbretërinë e Mesme c. 2040 pes, duke arritur një kulm gjatë mbretërimit të faraonit Amenemhat III. Një periudhë e dytë e përçarje lajmëruar ardhjen e parë në pushtet të dinastisë të huaja në Egjipt, që i Hyksos semite. Pushtuesit Hyksos mori përsipër shumë e Ulët Egjipt rreth 1650 pes dhe themeloi një kryeqytet të ri në Avaris. Ata u dëbuan nga një forcë e Epërme egjiptiane të udhëhequr nga Ahmose unë, i cili e themeloi dinastia tetëmbëdhjetë dhe u zhvendos në kryeqytetin nga Memphis te Thives.
Mbretëria e re (c.1550-1070 pes) filloi me dinastia tetëmbëdhjetë, duke shënuar rritje të Egjiptit, si një pushtet ndërkombëtar që gjatë zgjeruar shtrirjen e saj më të mëdha për një perandori sa në jug të Tombos në Nubia, dhe të përfshira pjesët e Levant në lindje. Kjo periudhë shquhet për disa prej faraonëve më të njohura, duke përfshirë Hatshepsut, Thutmose III, Akhenaten dhe Nefertiti gruan e tij, Tutankhamun dhe Ramesses II. Shprehja e parë historikisht të vulosur nga monoteizmi erdhi gjatë kësaj periudhe si Atenism. kontakte të shpeshta me vendet e tjera të sjellë ide të reja për Mbretërinë e Re. Vendi ishte pushtuar më vonë dhe pushtuar nga Libyans, Nubians dhe Assyrians, por egjiptianët vendas në fund larguar prej andej dhe rimori kontrollin e vendit të tyre.(Flori Bruqi,marrë nga Wikipedia)


Ambasdori Tahir Khalifedhe prof.dr.Beqir Ismaili
 

Arësimin tetëvjeçar  Beqir Isamili e ka kryer në Prishtinë (Kosovë),ndërsa të mesmin në Damask ( Siri) Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Arabe në Fakultetin e Gjuhës Arabe pranë Universitetit të Al Az’harit, në Kairo (Egjipt)

Studimet dhe titujt pasuniversitarë

Ka kryer Magjistraturën në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në “Universitetin e Hapur Amerikan” në Kairo duke mbrojtur temën: “Ndikimi i gjuhës arabe në gjuhën shqipe”. Mbrojtës i titullit “Doktor i Shkencave” në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në “Universitetin e Hapur Amerikan” në Kairo, me temën: “Përhapja e gjuhës dhe e letërsisë arabe në Kosovë”. Laureat i titullit “Prof.Doktor i Shkencave” në Kairo, më 2004. Studimet pasuniversitare i kreu në Insitutin e Lartë për Studime Islame në Kairo, duke marrë një “Diplomë për studimet e larta”. Studimet pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare – Tiranë,për mbrojtjen e dipllomës paraqiti temën: “Poltika ndërkombëtare e Muhamed Ali Pashës”-“Këndvështrim kritik për politikën e jashtme”.
Veprimtaria
Është anëtar dhe bashkëpunëtor i shumë prej mediave të shkruara, kryesisht në fushat kulturore,gjuhësore,studimore dhe shkencore. Pjesën më të madhe të punës dhe të përpjekjeve i ka përqëndruar në shërbim të çështjes kombëtare brenda dhe jashtë Kosovës, në Egjipt dhe në vende të tjera të botës arabe.
 

Funksionet e ushtruara

- Përfaqësues zyrtar i Kosovës në Egjipt.
- Përfaqësues i Qendrës për Informim të Kosovës në Lindjen e Mesme.
- Përfaqësues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë në Kairo.
- Përfaqësues i Meshihatit Islam të Maqedonisë në Kairo. - Drejtues i Agjensisë së Informacionit “Alba-Press” në Kairo.
- Korespondent i disa gazetave, revistave dhe agjensive lajmesh të Republikës të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës.
- Anëtar i shoqatës së përgjithëshme të mjeteve të informacionit (qendra gazetareske) në Kairo.
- Anëtar i shoqatës së gazetarëve të huaj në Kairo.
- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Egjiptit.
- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Anëtar i Lidhjes Ndërkombtare të Letërsisë Islame
- Anëtar i “Shoqatës Historike” të Egjiptit.
- Anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Egjiptit {Shtëpia e Letrarëve}
- Anëtar i Shoqatës së Filozofisë në Egjipt.

Librat që ka shkruar:

Janë mbi 150 tituj, të botuar në gjuhët shqipe dhe arabe, në Tiranë, Prishtinë, Kairo.

 

Shqiptarëe e bllokuar në Egjipt

Kosova e pasluftës karaktrizohet me batica dhe zbatica te ndryshme. Nga njëra anë ndryshimet e mëdha social-ekonomike e në anën tjetër ato shkencore, kulturore e civilizuese.
Shqiptarët janë një popull që shumë vite kanë jetuar në robëri, por edhe pse jetuan në kushte të tilla nuk mbetën një popull injorant dhe i paditur, përkundrazi u dalluan si popull që di të shkëlqejë dhe të mbahet fort edhe në kohë tepër të vështira. Bijtë e shqiptarëve ditën të ruajnë vlerat e kombit dhe ti lartësojnë ato në sytë e botës së heshtur para fatit tragjik të këtij kombi. 
Bir i këtij kombi fisnik dhe arsimdashës, është dhe Prof. Dr. Beqir Ismaili, një personalitet i shquar, i cili është dalluar gjithmonë për veprat dhe punën e tij të palodhur në shërbim të dijes dhe të vlerave kombëtare.
Prof. Dr. Beqir Ismaili u lind në Kosovë më 4 Tetor 1959. Mësimin tetëvjeçar e kreu në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, kurse atë të mesëm e kreu në Damask - Siri.
Lindur dhe rritur në një familje patriote e me tradita fetare në shpirtin e tij hodhi rrënjë dëshira për të studiuar në Universitetin e Al Azharit “Fakulteti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Arabe” në Kairo, një Universitet ky nga më të vjetrit dhe më të njohurit në botë.
Pasi përfundoi studimet universitare në një kohë rekord dhe me rrezultate të larta, u regjistrua në Institutin për Studime të Larta Islame në Kairo, Institut të cilin e përfundoi me sukses.
Por dëshira për të zgjeruar njohuritë e tij nuk përfundoi me kaq. I etur për dije ai mbrojti titullin “Kandidat i Shkencave” (magjistër), në Fakultetin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Universitetin e Hapur Amerikan në Kairo, ku mbrojtur temën: “Ndikimi i gjuhës arabe në gjuhën shqipe” dhe më pas mbrojti titullin “Doktor i Shkencave” në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në Univesitetin e Hapur Amerikan, në Kairo, me temën: “Zhvillimi i Gjuhës dhe Letërsisë arabe në Kosovë”.
Arsimimi i tij në Universitetin e famshëm të Al-Az’harit nga dijetarë të mirënjohur që ligjërojnë në këtë universitet, bën që Prof. Dr. Ismaili të absorbojë dituri të shumta dhe njëkohësisht ndikoi që të formojë kritere të rrepta dhe metoda origjinale në punën e tij intelektuale, kërkimore dhe shkencore.
Puna e tij kërkimore, shkencore dhe praktike brenda një kohe të shkurtër tërheqi vëmendjen e specialistëve më të lartë të Universitetit të Al-Az’harit. Vlerësimi që patën këto specialistë për punën dhe veprën e tij ishte shumë i madh. Bazuar në numrin e madh të veprave të shkruara nga Prof. Dr. Ismaili dhe në vlerat shkencore që paraqisnin këto vepra, puna e tij u vlerësua duke u lauruar në Universitetin  e Shkencave Islame “Dega e Gjuhësisë dhe Letërsisë Arabe, me titullin “Profesor Doktor i Gjuhës Arabe”.
Kjo gjë shënon njëherazi dhe rastin e parë në historinë e kombit shqiptar, që një shqiptar i Kosovës të vlerësohet me një titull të tillë në Lindjen e Mesme.
Prof.Dr. Ismaili si gjithmonë do të jetë i palodhur dhe mjaft produktiv dhe duke ecur në gjurmët e dijetarëve të shquar do të bëjë përpjekje për të  vazhduar të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendlindjen e tij amë, Kosovën, për brezat që do të vijnë dhe për Universitetin e Shkencave Islame, ku ai gëzon të drejtën të jetë tashmë, anëtar nderi në kryesinë e tij.
Duke shkruar këto rradhë nuk mund të lemë pa përmendur se Prof. Dr. Ismaili u mundua në çdo kohë që çështja e zgjidhjes së problemit të Kosovës të jetë primare në diskutime dhe debate të ndryshme, në media, revista dhe në grumbullime të tjera, qofshin këto edhe grumbullime apo takime të rastit.
Si njohës i shkëlqyer i  gjuhës arabe, pena e tij nuk u ndal kurrë së shkruari për shqiptarët, problemet, historinë dhe aktualitetin e tyre. Në bazë të gjithë këtyre që përmendëm lirshëm mund të themi se Prof.Dr. Ismaili ishte informuesi i parë dhe i vetëm që qartësoi çështjen e Kosovës për Botën e Lindjes. Ky dijetar dhe patriot i shquar pjesën më të madhe të punës dhe përpjekjeve të tij, i ka përqëndruar në shërbim të çështjes kombëtare brenda dhe jashtë Kosovës, si në Egjipt dhe në vende të tjera të botës arabe, madje edhe në disa vende perëndimore , ku ai ka ushtruar funksione të ndryshme si përfaqësues, atashe, lektor apo studiues.
Prania e tij në Egjipt u mundësoi studentëve shqiptarë, që studiojnë në këtë vend, të thithin më me lehtësi nektarin e dijes. Ai i porositi ata që të jenë gjithnjë dinjitozë dhe të mos lejojnë që në zemrat e tyre të depërtojë frika.
Me pak fjalë këto ishin disa të dhëna bibliografike të cilat lidhen me aktivitetet kryesore të Prof. Dr. Beqir Ismailit, në aspektin organizativo-intelektual, por ajo që e bëri,  këtë pishtar të dijes dhe të atdhetarisë  të dallohet më shumë, është puna e tij shkencore.
Prof. Dr. Ismaili ka shkruar 107 libra në gjuhën arabe dhe shqipe. Shkrimet e tij përfshijnë fusha të ndryshme si letërsi, civilizim dhe bibliografi e shkenctarëve dhe mendimtarëve të mëdhenj nga fusha të ndryshme. Këto vepra karakterizohen nga thellësia e mendimit, saktësia dhe meditimi. Ai di ti afrohet problemit me konstruktivitet, di ti paraqesë problemet më të rënda në mënyrë të atillë, di t’i bëjë të kapshme dhe interesante për lexuesit.
  


Shqiptarët e bllokuar në Egjipt kanë filluar të evakuohen nëpërmjet Ambasadës së Turqisë atje dhe iniciativës së Behgjet Pacollit. Evakuimi i 163 shqiptarëve, të mbetur pa ndihmën e askujt, mbaron gjatë ditës së premte. Në Kosovë, familjarët presin me ankth lajme nga Kajroja. E enjtja atje kaloi në kaos dhe me plot viktima

Avdullah Ismaili nga Prishtina, që prej trazirave të dhunshme në Egjipt, nuk ka mundur të bëjë gjumë të rehatshëm. Kjo për shkak se vëllai i tij, bashkë me familjen dhe nënën e tyre, jeton tash e më shumë se 25 vjet në Kajro.

Avdullahu, i cili jeton në një shtëpi në lagjen Arbëria në kryeqytet, nuk lë lajme pa ndjekur për t`u informuar në gjerësisht rreth fatit të familjes së tij dhe disa familjeve tjera që jetojnë në Egjipt.

Ai në një rrëfim të gjatë për Express ka treguar se e tërë familja e tij 11 anëtarëshe është shëndosh e mirë dhe se çdo ditë dëgjohen në telefon me vëllanë e tij, Beqir Ismailin.

“Edhe sot kemi fol me të në telefon ai dhe e tëra familja janë shëndosh e mirë. Qysh na ka thonë në tel, edhe familjet tjera shqiptare janë mirë”, thotë Avdullahu. Duke cituar fjalët e vëllait nga Kajro, tregon se ai ka evakuuar familjen e tij për në Turqi dhe se aktualisht në Egjipt është vetëm Beqiri.




“Na ka tregu që nënën dhe fëmijët bashkë më bashkëshorten e tij i ka evakuuar në Turqi përmes Ambasadës turke atje”, thotë ky plak rreth të 60’ve. Ai rrëfen se vëllai i tij Beqir Ismaili ka më shumë se 25 vjet që jeton në Egjipt bashkë më familjen dhe nënën e tyre.

Beqiri është shkolluar atje dhe se jeton e punon në Kajro. Në Egjipt aktualisht janë duke jetuar rreth 50 familje shqiptare dhe 20 studentë.

Vetë Beqir Ismaili, në një prononcim për Radio Kosovën, ka thënë se qytetarët nga Kosova janë duke kaluar momente të frikshme. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës janë duke pritur ndihmë për t’u larguar nga Egjipti.

Dhjetëra qytetarë të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në Kajro dhe qytete të Egjiptit në pamundësi për t’u larguar nga vendi, për shkak të trazirave të dhunshme që kanë përfshirë këtë vend.

Prof. dr. Beqir Ismaili tha për Radio Kosovën se aktualisht në Egjipt ndodhen më shumë se 70 shqiptarë dhe ata po presin ndonjë ndihmë nga Kosova.

”Grupin e parë që e kemi larguar është përmes Ambasadës turke për në Stamboll. Kurse nga Maqedonia kanë mbet 15 studentë, 8 studentë do të shkojnë sot për në Bosnjë e Hercegovinë, kurse të tjerët nuk kanë pranuar sepse janë edhe me familje e fëmijë të vogël dhe presim ndonjë ndihmë nga Kosova”, ka thënë ai.

Profesor Ismaili tha se aktivizimi i internetit dhe linjave telefonike të enjten e ka lehtësuar mundësinë e komunikimit mes kosovarëve.

Ndërkaq, gazeta ka mësuar emrat e disa kosovarëve që janë në Egjipt.

Njëri nga ta që është me gruan dhe fëmijën e tij është Burim Dalipi, i lindur më 22 janar 1979, nga Prishtina bashkë më gruan e tij Lule Ukën dhe vajzën Melika Dalipi.
Gazeta ka kontaktuar me mikun e tij Blerim Ukën, i cili ka thënë se ka folur me motrën dhe dhëndrin e tij dhe se ata janë shëndosh e mirë.

Uka ka thënë se biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli është angazhuar për evakuimin e shqiptarëve që gjenden ne Egjipt.

Pa ndihmën e askujt

Ky lajm më pas është konfirmuar rreth orëve të pasdites edhe nga vetë Behgjet Pacolli për Express. “Ata kanë mbetur pa ndihmën e askujt, normalisht që iu kam dalë në ndihmë”, ka thënë Pacolli për Express.

Pacolli, kryetar i AKR`së, ka thënë po ashtu se tashmë janë identifikuar mbi 163 shqiptarë që jetojnë në Egjipt dhe Kajro dhe se evakuimi i tyre pritet të fillojë të enjten në mesnatë.

“Grupi i parë do të niset sonte në orën 3 e mëngjesit, grupi i dytë në 5 të mëngjesit dhe kështu do të vazhdojë evakuimi”, ka thënë Pacolli i cili aktualisht është në SHBA.
Ai ka thënë se e ka pasur vështirë të angazhojë kompani, por ka arritur të bëjë këtë për shkak të gjendjes në Egjipt.

“Shqiptarët do të evakuohen në Dubai, Turqi e vende të tjera ku do të jenë të sigurt”, ka thënë ai.

Lajmin se Pacolli u ka dalë në ndihmë shqiptarëve që gjenden në Egjipt e ka konfirmuar edhe vetë AKR`ja. “Z. Behgjet Pacolli ka ndërmarrë një iniciativë që nga dita e sotme për evakuimin e të gjithë shtetasve kosovarë, të cilët janë identifikuar, rreth 160 persona, që ndodhen në Egjipt për studime apo veprimtari të ndryshme. Pjesa e parë e të evakuarve janë familje me fëmijë nga Kajro dhe Aleksandria, të cilët gjatë natës së sotme do të tërhiqen nga Kajro me aeroplan dhe do të mbërrijnë nesër në Kosovë”, thonë zyrtarë të AKR`së.

Sipas këtyre zyrtarëve, evakuimi i pjesës tjetër do të vazhdojë edhe me datën 4 shkurt deri në pasditen e datës 5 shkurt 2011.

“Behgjet Pacolli i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin dhe sigurinë e të gjithë shtetasve të Kosovës që ndodhen në Egjipt”, thonë zyrtarë të kësaj partie.

Angazhohet edhe MPJ 
 Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi të enjten se po punohet për evakuimin e shtetasve tashmë të paraqitur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara. Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nëpërmjet Ambasadës së saj në Kajro, ka shprehur gatishmërinë të marrë përsipër pritjen dhe dërgimin për në Turqi të shtetasve të Kosovës që gjenden në Egjipt. Në njoftimin e MPJ-së thuhet se zyrtarët e kësaj ministrie po e ndjekin me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve të fundit në Egjipt dhe udhëzuan qytetarët e Kosovës me qëndrim në Egjipt që të kthehen në vend. Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Egjiptit, MPJ e Kosovës po vepron nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike në vendet e afërta që t’i ndjekë nga afër zhvillimet e situatës. “Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë prioritet të lartë evakuimit të qytetarët tanë nga Egjipti. Mënyra më e drejtpërdrejtë është që qytetarët e interesuar të kontaktojnë me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kajro dhe me ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara”, thonë zyrtarët e MPJ`së.
Kontaktet e ambasadës së Kosovës në Ankara janë: embassy.turkey@ks-gov.net; Tel: +90 312 446 70 54; Fax: +90 312 446 70 55.

Evakuimi i shtetasve të Kosovës nga Egjipti




Foto: AP

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë po bashkërendon veprimet për evakuimin e qytetarëve të Kosovës nga Egjipti. Zëvendësministrja në dorëheqje, Vlora Çitaku tha sot se janë mbi 150 qytetarë të Kosovës me qëndrim të përkohshëm në atë vend veri afrikan të trazuar, prej nga deri tash janë tërhequr rreth 50 qytetarë. Tërë operacionet për evakuim, që po mbështeten nga ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Turqisë në Kajro, janë vështirësuar edhe për shkak të problemeve me dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Kosovës.“Identifikimi i saktë i numrit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Egjipt, ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, për mos thënë i pamundur pikërisht për faktin se shumica prej tyre nuk kanë poseduar dokumente të Republikës së Kosovës, ndërsa një numër sish nuk kanë pasur dokumente udhëtimi fare. Ne edhe sot nuk kemi një numër të saktë, ai varion diku mbi 150 qytetarë të Kosovës”, tha ajo.
Sipas informatave që ka Ministria e Jashtme, më 1 shkurt nga Egjipti janë kthyer dy shtetas të Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, 15 të tjerë janë evakuuar për në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa afër 30 të tjerë nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Turqisë. Në operacione është përfshirë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, afaristi Behgjet Pacolli. Zyrtarë të partisë së tij thanë se ai ka arritur të sigurojë evakuimin e disa shtetasve të Kosovë nga Egjipti për në Jordani.
“Ne e mirëpresim çdo iniciativë qëllimmirë që për qëllim ka shpëtimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ambasadori ynë në Ankara po koordinon aktivitetet me kabinetin e zotit Pacolli”, ka thënë Çitaku.
Zëvendësministrja Çitaku tha se një numër i qytetarëve të Kosovës kanë mbetur në Aeroportin e Kajros për shkak të problemeve me dokumentet e tyre të udhëtimit, një punë që ministria jashtme e cilësoi sfiduese, meqë Egjipti nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Zëvendësministrja Çitaku tha se është herët të thuhet nëse ndryshimet që mund të pasojnë në vendet si Egjipti mund të ndryshojnë edhe qasjen e atyre vendeve ndaj Kosovës.
”Është shumë herët të thuhet nëse ndryshimet eventuale politike në Egjipt dhe Tunizi do të reflektojnë dhe të rezultojnë edhe me ndryshim pozicioni karshi Kosovës. Megjithatë, ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi kontakte me përfaqësuesit edhe të Egjiptit edhe të Tunizisë, por edhe të shteteve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të bindim ata të marrin një hap të tillë”, tha zëvendësministrja Çitaku.
Pavarësia e Kosovës e kundërshtuar ashpër nga Serbia, është njohur deri sot nga 75 vende të botës. Njohja e fundit ka ndodhur sot nga mbretëria e Omanit, një shtet gati tre milionësh i gadishullit arabik

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...