Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/07

Një këndvështrim investigues

Sa herë vjen 7 marsi, mendja na shkon tek hapja e shkollës shqipe në Korçë më 1887 dhe duket se mjaftohemi me këtë informacion që mori një publicitet të madh gjatë kohës së regjimit diktatorial, që e përdori atë për shumë e shumë arsye. Por nga të dhënat që historiografët kanë bërë, del se shkolla e parë shqipe është hapur në Elbasan rreth vitit 1736. Këtë e vërteton fakti që për këtë vit ka një dokument historik që vërteton se në fillim të këtij viti u grumbulluan nga populli i kalasë rreth 36 mijë aspra për ngritjen e një shkolle për fëmijët e kalasë dhe një pjesë e të ardhurave u lanë për mësuesin e saj. Ky është një fakt i provuar tashmë, por që historiografët e kanë vështirë që ta përtypin, aq më tepër që kjo ngjarje përkon edhe me një godinë të vjetër ku edhe u mbajt më pas Kongresi i Elbasanit nga 9 deri më 16 shtator 1909.

Por më shumë se kaq, aq më keq që në opinionin publik pak flitet për historikun e shkrimit të gjuhës shqipe dhe dokumentimin e saj të lashtë. Është ky fakt që më bën të investigoj mes qindra faqeve që flasin për këtë gjë për të dhënë një të vërtetë të madhe për gjuhën tonë shqipe dhe lashtësinë e saj.

•••

Shqipëria është shtet mbi bazën e kombit (racës, gjuhës e kulturës njerëzore). Historikisht gjuha shqipe ka ekzistuar dhe është shkruar e folur në variantin e pellazgjishtes dhe ilirishtes. Për këtë flasin dokumentacionet e gjetura në arkivat e ndryshme të Europës, por dokumentimi ynë është i pakët për këto periudha.

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.), një natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar "Naturalis Historia". Këtu, në vëllimin VII, ai shkruan: "Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët."

Bashkangjitur është pema e gjuhëve indo-europiane e ndërtuar në vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve në Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster's New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975. ISBN 0-539-048523-3

Siç edhe shihet, gjuha më e vjetër është SHQIPJA, gjuha e natyrës, gjuha e shenjtë. Shqipja është e vetmja gjuhë që i ndërlidh të gjitha gjuhët e tjera. Një pemë të ngjashme botoi gjatë viteve 1985-1999 edhe historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi. Akademia Greke (bizantine) e Shkencave nuk e ka kundërshtuar këtë pemë, ka heshtur.

Me gjithë faktin e njohur tashmë se gjuha shqipe është shumë e vjetër dhe pellazgjishtja apo ilirishtja ishin gjuhët mbizotëruese të rajonit, dokumentimi shkresor i shkrimit shqip është i vonshëm. Studiuesit vendas dhe të huaj kanë bërë përpjekje të herëpashershme që të zbulojnë dokumentime të shkrimit shqip.

Më e hershmja mbetet e njohura si Formula e Pagëzimit, që daton vitin 1462, një material fetar i shkruar shqip dhe e gjetur në arkivin e Vatikanit.

Një nga studiuesit shqiptarë, nga Elbasani, Dhimitër Shuteriqi, në një intervistë të dhënë në universitetin "A.Xhuvani" në Elbasan me rastin e 92-vjetorit të shkollës "Normale", është shprehur se, "Unë kam gjetur në letrat e Lef Nosit shumë të dhëna mbi gjuhën shqipe. Ai thotë se edhe para Formulës së Pagëzimit dhe para çdo dokumenti tjetër që do të gjendet në gjuhën shqipe, ajo tregon se shkrimi i shqipes ka ekzistuar edhe më përpara deri sa ne kemi një dokument të tij. Por, shkaku që vendi ynë ka pësuar shumë pushtime dhe ka qenë gjithnjë nën trysninë e invadorëve të huaj, për ta ruajtur sundimin e tyre ata kanë bërë kujdes për të zhdukur çdo gjë nga kultura ilire e shqipes, prandaj dhe sot nuk kemi dokumente të shkrimit të gjuhës sonë".

Është ky një pohim që na sjell në vëmendje se gjuha shqipe ka qenë si e tillë e folur dhe e shkruar, e lashtë dhe dominuese dhe për këtë flet edhe tabela e prejardhjes së fjalëve nga pellazgjishtja. (Shih tabelën e veçantë) Emrat në anglisht janë marrë nga libri (i botuar edhe në Shqip) i Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, McFarland & Company Inc. Publishers, Jefferson, 1995.

Ndërkohë që na vjen Meshari i Gjon Buzukut, që daton në vitin 1555 si e para vepër që e dokumentoi shkrimin shqip. Që në fjalët e para, Buzuku përpiqet të na flasë shqip, duke përdorur fjalë dhe mendime shqip dhe kjo vepër hyn në fondin e dokumentimit origjinal të gjuhës sonë. Por studiuesit si Eqerem Çabej apo Norbert Jokli, por edhe të tjerë të huaj dhe vendas, si Aleksandër Xhuvani dhe Mahir Domi, kanë bërë përpjekjet e tyre për të zbuluar në arkivat europiane dhe ato turke dhe sidomos ato të Vatikanit për të gjetur dokumente autentike të shkruara në shqip, të cilat janë në një rrugë të mbarë siç është prononcuar një studiues shqiptar në Francë.

Robert Elsie në veprën e tij për "Historinë e letërsisë shqiptare", bën një paraqitje të shkrimit të shqipes dhe të dokumentimit të këtyre fakteve.

Krahasuar me gjuhët e tjera kombëtare të Europës, shqipja nuk gëzon traditë letrare të gjatë. Në fakt, shqipja është gjuha kombëtare e fundit në Europë që është e dokumetuar. Fillimi i shekullit XV na vë përpara një tekst kureshtar që mund të përbëjë pikënisjen për shkrimin shqip. Ky është i ashtuquajturi Bellifortis që ruhet në muzeun Konde në Shato dë Shantiji në veri të Parisit, i datuar më 1405. Ai përbën një shtojcë prej 29 rreshtash ndaj të ashtuquajturit dorëshkrim Bellifortis, një traktat i njohur mesjetar, në pjesën më të madhe në latinisht, mbi armët dhe fortifikimet ushtarake, nga pirotekniku gjerman Konrad Kyezer.

Teksti i kuptueshëm më i lashtë në gjuhën shqipe është një Formulë Pagëzimi e që mban datën 1462 dhe që thotë: "Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë". Autori i kësaj Formule ishte Pal Engjëlli, arqipeshkv i Durrësit dhe mik i ngusht e këshilltar i Skënderbeut.

Shekulli XV mbyllet me një tjetër tekst shqip që ruhet jashtë, në Gjermani. Ai është fjalori në shqip i Arnold fon Harfit, një kalorës gjerman, udhëtar, shkrimtar, i lindur në një familje fisnikësh në Rinin e Poshtëm. Në vjeshtën e vitit 1496 Fon Harfi u nis për një udhëtim peligrinazh në tokën e shenjtë, çka e shpuri në Itali, nëpër bregdetin shqiptar, Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël dhe pastaj në kthim nëpër Europën Qendrore, në Francë e në Spanjë. Ai u kthye në Këln në vjeshtë të vitit 1499 dhe vdiq më 1505. Gjatë udhëtimeve, fon Harfi mblodhi materiale mbi gjuhët që ndeshi në vende të ndryshme. Në një ndalesë në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, kur po lundronte me një anije tregtare me vela nga Venetiku në Aleksandri, ai shënoi 26 fjalë, 8 frazë dhe 12 numra në shqip, të cilat i hodhi bashkë me përkthimin gjermanisht në ditarin e tij të udhëtimit.

Vepra e njohur "Meshari" i Gjon Buzukut, 1555, është libri i parë në gjuhën shqipe dhe njëherazi dhe një nga frytet më interesante në historinë e letërsisë nga pikëpamja gjuhësore e kulturore. Është e shkruar me shkonja cirilike dhe latine.

Lekë Matrënga ka qenë një klerik ortodoks i bashkësisë arbëreshe të Siçelisë. Ai ka mbetur ai autor i një vepre të titulluar "Doktrina e krishterë", një katekizëm prej 28 faqesh i përkthyer nga një vepër latinisht. Përkthimin e ka përfunduar më 20 mars 1592. Vepra e Matrëngës përmban një hyrje në italishte, një vjershë me 8 vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe vetë katekizmën, e cila është një udhëzim fetar për doktrinat kishtare në formën e pyetje-përgjigjeve.

Dy breza pas Gjon Buzukut, vjen At Pjetër Budi, autor i 4 veprave fetare në gjuhën shqipe. Vepra e parë e Budit është "Doktrina e Krishtenë", një përkthim i katekizmit të Shën Robert Belarminit, që u botua në Romë dhe një kopje ruhet në bibliotekën e Vatikanit.

Frang Bardhi është i katërti në radhën e shkrimtarëve të hershëm shqiptarë me emër. Ai është autori i fjalorit të parë shqiptar të botuar në Romë më 30 maj 1635, që përbën në gjuhën shqipe veprën e parë pa brendi fetare të drejtpërdrejtë.

Kalimi nga turqishtja, persishtja dhe arabishtja tek shqipja si mjet i shprehjes letrare përfundoi në një shembull të asaj që njihet si letërsi Alhamiado, term spanjisht, ky që shënon një letërsi vendase të shrkuar me shkronja arabe e të ndikuar fuqishëm nga kultura islame. Letërsia e bejtexhinjëve, sikundër quhet kjo letërsi e shkrimeve shqiptare, përbëhet nga poezi me shkrim arab.

Autorët e vjetër të shekullit XVI-XVII përdorën alfabetin latin me 5 shkronja të tjera plus. Të njëjtin alfabet të plotësuar me ndonjë shkronjë greke e përdorën edhe shkrimtarët arbëreshë, pra, shqipja u shkrua edhe me shkronja greke, për shkak të përdorimit të kësaj gjuhe si gjuhë e kishës ortodokse. Me ndikimin e fesë islame, në shkrimin e shqipes që nga fillimi i shekullit XVIII u përdor edhe alfabeti arab. Me këtë alfabet u shkruan veprat letrare të rrymës së bejtexhinjëve, ku si autor spikat Muhamet Kyçyku, Çami, Nezir Frakulla etj., nga të gjithë trevat shqiptare që shkruan me këtë alfabet.

Por, krahas këtyre alfabeteve për shkrimin e shqipes për të shprehur individualitetin si popull i veçantë, u ndoq edhe një rrugë tjetër, ajo e krijimit të alfabeteve të veçanta orgjinale. Që në shekullin XVIII, ndoshta edhe më përpara, u formuan disa alfabete të tilla. Përpjekjet më të suksesshme ishte ajo e Teodor Haxhifilipit (Dhaskal Todri) në fund të shekullit XVIII, shkrimet e të cilit patën përhapje sidomos në Elbasan e rrethina dhe u përdor si në letërkëmbime, në dokumentat e biznesit, por edhe në shkrimet e shenjta.

Në kohën e Rilindjes Kombëtare, me një frymë të re, e shtroi dhe e zgjidhi çështjen e alfabetit të shqipes ideologu i parë i Rilindjes sonë, Naun Veqilharxhi. Ai krijoi një alfabet të veçantë krejt ndryshe nga alfabetet e përdorura deri atëherë. Synimi i tij ishte që ky alfabet të ishte për të gjithë shqiptarët. Në vitet '60 të shekullit XIX u bënë përpjekje të mëtejshme për caktimin e një alfabeti të përgjithshëm për shqipen. Këto përpjekje u kurorëzuan më pas nga një grup atëdhetarësh të shquar si Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vaso, Hasan Tahsini, Jani Vreto, Sami Frashëri etj.

Suksesin më të lartë këto përpjekje e arritën në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në fillim të vitit 1879 u hartua alfabeti i parashtruar nga Sami Frashëri dhe i mbështetur nga të lartpërmendurit. Ky alfabet u bazua në parimin "një tingull një shkronjë dhe një shkronjë për një tingull". Ky alfabet u njoh me emrin si "Alfabeti i Stambollit", që u mbështet në alabetin latin, duke u plotësuar me disa shkronja greke dhe me shkronja të tjera të veçanta. Ky alfabet mori një përhapje shumë të gjerë dhe u bë alfabeti kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare.

Kur numri i botimeve shqipe u shtua dhe u zgjerua, kushtet teknike dhe arsyet e tjera bënë që të krijohen dhe të përdoren alfabete të ndryshme. Nisur nga këto kushte, gjithnjë e më shumë u përdor alfabeti latin, në variante të ndryshme dhe ato u plotësuan me dy shkronjëshe ose me shenja diakritike. Ndryshueshmëria e alfabeteve të përdorura erdhi duke u shtuar. Por kësaj gjendjeje do t'i vinte fundi se kërkohej një alfabet i vetëm. Kjo gjë u arrit në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Në këtë Kongres u shpreh për përdorimin e Alfabetit të Stambollit dhe një alfabeti tjetër latin që e përpunoi vetë Kongresi. Ky alfabet që përpunoi vetë Kongresi, është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe, që në një periudhë të shkurtër u bë alfabeti i gjithë shqiptarëve.

Edhe mendimtari i mirënjohur shqiptar Faik Konica, bëri një përpjekje të madhe që shkrimet e veta dhe gjithë literaturën e tij, por edhe përkthimet i bëri me këtë alfabet dhe me një gjuhë të pastër të shqipes së sotme, të cilat i ka përmbledhur në një libër.

Ajo që i vuri vulën gjuhës shqipe, pas krijimit të alfabetit, është Kongresi i Drejtshkrimit që u mbajt në Tiranë në nëntor 1972, që vendosi standarde të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Por edhe nga ky Kongres pati mangësi, se në fondin e drejtshkrimit nuk u fut gegërishtja letrare e botuar deri në atë kohë.

Në vitin 2008, është botuar fjalori themelor i gjuhës shqipe i autorit Pavli Qesku, me 33.500 fjalë për të gjithë dhe për shkollarët. Ky fjalor përfshin 11 mijë fjalë bazë dhe 10 mijë të tjera barazvlerës të gegërishtes, si dhe krahinorizma arbëreshe, çame e kosovare, veçori që i ka cilësuar që në titull.

Janë këto trajtime të spikatura të shkrimit të shqipes në shekuj dhe që përbëjnë edhe fondin e artë të dokumentimit të kësaj gjuhe, që realisht është më e vjetra në Europë dhe e dokumetuar më vonë se të tjerat.

Përgatiti: Hyqmet ZANE

Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi

Kremtimi i 7 Marsit, si dita e parë e shkollës shqipe dhe festë e mësuesit, bart shenja dhe kumte të dyfishta, të cilat duhen shpjeguar përmes argumentesh faktike.

Së pari:

Kjo ditë, tanimë duhet depërtuar prapa hijes zyrtare të shenjimit si fi llesa e shkollimit në gjuhën shqipe, realisht shënon në fakt zanafillën e shkollës laike shqipe, ndonëse mbështetja e fillimit nga ana financiare vjen nga rotestantët, pra një mbështetje fetare, një çast jetik për shkollimin në gjuhën shqipe. Përpara saj, sipas gjurmëve dhe dokumenteve mund të flitet për një etapë të shkollimit në gjuhën shqipe, pra paralaike, saktësisht shkolla fetare, siç ngjau në Perëndim dhe Lindje. Shkollimi paralaik, pra fetar, si dhe ai laik në kuptimin e arsimimit, në të gjitha mjediset, përjetohen dhe vendohen si të bashkëlidhura.

Së dyti:
A është mësuar shqipja në shkollë përpara 7 Marsit të vitit 1887?

A ka shërbyer gjuha shqipe nëpër shkolla?

Cilat kanë qenë lëndët e shkruara si tekste në gjuhën shqipe?

Çfarë niveli shkollimi ka pasur përpara ditës së shpallur si dita e parë e shkollës shqipe?

Po në kuptimin e programeve, cili ka qenë roli i gjuhës shqipe në sendërtimin e tij, pavarësisht llojit dhe nivelit të arsimimit?

Shtrimi i këtyre pyetjeve "absurde", në pamje të parë dhe në semantikën formale, po të nisesh nga mendimi i ngurosur akademik, vetëm sa do të rihapte për diskutim njërin nga momentet që nuk ndërvaret prej hipotekash
jashtëgjuhësore. Shembja e mureve ndarëse të etapave historike, krahinore
dhe fetare, politike dhe ideologjike, pas viteve ‘90, ka ardhur momenti, që do interpretuar në realitetin e fakteve, dokumenteve dhe gjurmëve të pranishme në lëmin e arsimimit, në të gjitha hapësirat shqiptare dhe diasporën e hershme.

Shkollimi laik, me mbështetje financiare fetare protestante, festohet për çdo vit si festë e dyfishtë: Dita e parë e shkollës shqipe, fi llimi i shkollimit në gjuhën shqipe dhe kulm i saj. Festa e mësuesit, si përlindjen e traditës së mëparshme të shkollës shqiptare. Formatimi i 7 Marsit, para së gjithash buron nga ndarja e shkencës nga feja, e shkollës nga kisha, dhe shënon një moment thelbësor në historinë e shkollimit nëpërmjet kësaj gjuhe, të folur qysh në mugullimat e kohës. Shkolla laike, në mjediset perëndimore nuk është parë si kufi ndarës, përkundrazi është trajtuar si një logjikë e një ndryshimi dhe transformimi normal, pra si vijim i shkollimit.

Madje, në Perëndim dhe Lindje, edhe fillesat e universiteteve janë ngritur si shkollim fetar. Në këtë kuptim, 7 Marsi shënon rilindjen
e një tradite të hershme, por edhe një etapë të re dhe cilësore në rrugën e diturisë shkollore. Prej aty zë fi ll kurba që pëson procesi i dijes në shkollat shqipe, duke hyrë në shtegtimin e shekullit të
ri, të funksionimit si tipologji shkollimi e ndarë nga feja dhe që ka fokusuar vëmendjen nga dija shkencore më tepër. 7 Marsi i vitit 1887, një moment me vlerë në historikun e shkollimit në gjuhën shqipe, megjithatë nuk duhet marrë dhe kundruar si caku i parë dhe i vetëm
i mësimit në shkollë me anë të gjuhës shqipe, po të merren në shqyrtim dhe konsideratë dokumentimet e shkollimit, të pranishme nëpër arkivat brenda dhe jashtë vendit, natyrisht të një shkollimi me sfond fetar.

Sipas ndonjë dëshmie paraprake të lënë nga Budi, poeti dhe prozatori i parë i letrave shqipe, shprehur në parathënie dhe pasthënie, dijet e para, ai i nxuri te prelatët vendas, çka krijon premisat për ta parë dhe shqyrtuar Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi këtë dukuri.

Kështu, në letrën drejtuar kardinal Gocadinos, Budi, thotë:

"... në rininë time kam qëndruar, pothuaj vazhdimisht në shërbim të disa ipeshkëvinjve të vendit tonë, pranë të cilëve jam marrë me studimin e këtyne pak ditunive deri në moshën 21-vjeçare..." (1963: 297). Kjo e dhënme, ta ndez kureshtjen se duhet qëmtuar në hapësira të tjera, ku vijojnë të flenë dokumentet. Po ku e nxuri ai, dhe gjithë shkrimtarët e letërsisë së hershme, shkrimin dhe këndimin e gjuhës shqipe, në atë nivel sa realizuan edhe librat e parë, madje ata realizuan poezinë, prozën, shkencat e historisë dhe leksikografi së?

Kush qenë mësuesit që mëkuan te Buzuku, Matranga, Budi, Bardhi, Bogdani etj., dashurinë dhe dëshirën për shqipen? Enigmat, që do të duhet të shvështillen, sa vijnë e shtohen, sa vjen dhe rriten pikëpyetjet
e përfundimeve përmbi fatin e shkollës shqipe. Bashkë me to rritet dëshira për ta shkundur ndryshkun e grumbulluar
nëpër vite e shekuj.

Në dokumentacionin e Kolegjit Ilirik të Loretos, në gjuhën latine, që përfaqëson nivelin e shkollës së mesme, me drejtim teologjik, po zhvilloheshin edhe shkenca fi lozofi ke, letrare, por edhe të shkencave të natyrës, dëshmohet tërthorazi, se dikush me emrin Budi a Buli, ka studiuar aty, pa harruar se në atë kolegj kanë studiuar edhe Bardhi,
Bogdani, etj., një tezë e mirëpranuar midis studiuesve dhe albanologëve që i janë përkushtuar periudhës së moçme të letërsisë shqipe. Sipas Selman Rizës, "... shënimi i Ferlatit se autori ynë qenka edukuar në kolegjin ilirik të Loretit (Itali), nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse
kështu: në këtë kolegj Budi do të jetë regjistruar vetëm sa për të dhënë provimet e maturës, pa të cilën ai nuk mund të dorëzohej (shugurohej - B. Gj. ) prift" (1996: 556), duke e sqaruar përcaktimin e dyzuar, përmbi fatin e arsimimit të vetë Pjetër Budit.

Edhe këto rrezatime, gjithsesi ndihmojnë për ta shqyrtuar çështjen në një dritë tjetër, në mënyrë që gjurmët e shkollimit në gjuhën shqipe,
të realizuar nëpër shkollat fetare ose në kishat katolike dhe ortodokse, në gjuhën shqipe.

Dokumentimi i hapjes së të parës shkollë shqipe, qëmtuar prej Dr. Jashar
Rexhepagiçit, në një libër studimor rreth arsimit, dëshmohet: "Shkollat janë hapur me iniciativën e priftërve, por shpesh edhe të kërkuara nga popullsia qytetare apo fshatare" (1968: 47). Kjo e dhënme do ta shpinte gjurmimin e fatit të shkollimit në kufij të dokumentuar, duke i
shtuar shkollimit në gjuhën shqipe edhe dy-tre shekuj.
Cytëse, për shpjegimin e fatit të arsimimit në gjuhën shqipe, është e dhëna që sjell po ky autor mbi programin e shkollimit në Mesjetë: "Pos disiplinave fetare të cilat rëndom i jepnin priftërit shqiptarë, në këto shkolla italisht, e nga gjysma e parë e shekullit XVII edhe shqip, mësohej leximi, shkrimi, elementet e historisë dhe njohuri të tjera të dobishme" (1968: 48). Pra, dukshëm kemi një realitet të shkollimit
të programuar, me rrezatime në lëndët shoqërore, duke mbetur në epiqendër
aspekti fetar. E dhëna se në shekullin XVII kemi edhe shkolla në gjuhën shqipe, e zgjeron gamën e çështjeve që do të duhet të merren në analizë dhe të interpretohen.

Vihet re se problematika e mprehtë, e shkollimit dhe programimeve të saj në gjuhën shqipe, në këto hulumtime, por edhe nëpër dokumente do të ndihmonte për t‘i nxjerrë në dritë këto aspekte të mbetur në mjegull, prej metodikave që projektoi sistemi diktatorial, për ta kërkuar historinë e shkollimit shqip, vetëm në qerthuj antifetarë dhe antikrahinorë.

Diku tjetër autori nënvizon se "Në Shqipëri gjithashtu ka pasur
disa shkolla fi llore, që përmenden qysh në shekullin XVI". Në shekullin e XVII, me veprën e Budit, Bardhit dhe Bogdanit, kjo gjuhë nuk dëshmohet thjesht si gjuhë e sakramenteve fetare, as thjesht si fakt gjuhësor, përkundrazi ajo fi ton statusin, si gjuhë e poezisë dhe prozës dhe
si gjuhë e leksikografi së dhe historisë. Sipas J. Rexhepagiç, kanë ekzistuar këto shkolla:

Shkolla fillore në KURBIN afër Krujës, e themeluar më 1632... kjo është
e para shkollë në territorin e vilajetit të Shkodrës. Shkollën e vijojnë një numër i vogël nxënësish (10 nxënës). Sipas raporteve të Mark Skurës, të datës 20. XII. 1641 dhe 7. III. 1650 që i janë dërguar Kongregatës, fëmijët në këtë shkollë kanë mësuar lexim e shkrim, kurse ata më
të rriturit gramatikë, gjë që i përgjigjej shkollës së mesme.

Shkolla fillore në Korçë, e themeluar në vitin 1637. Ekziston mendimi se është shkolla më e vjetër. Në të paguhej taksa shkollore.

Në vitin 1638 u hap shkolla fillore në Pedhanë (rrethi i Shkodrës), ku mësonin fëmijët e atij fshati, "por edhe nga vise të afërta". Shkolla punoi deri në vitin 1675. Në të njëjtën kohë, në Pedhanë, u themelua
një shkollë e mesme. Shkollën e vijonin ata që kishin dëshirë të bëheshin anëtarë të klerit.

Në rrethinën e Shkodrës është themeluar shkolla fi llore në Blinisht, më 1639. Megjithëse ishte shkollë fetare, mësimi në të është zhvilluar në gjuhën shqipe. Me kërkesë të qytetarëve të Blinishtit, po atë vit u hap dhe shkolla e mesme, e pagëzuar gymnasium. Kjo ishte shkollë për të rinjtë.

Ka ekzistuar edhe një shkollë private në Shkodër, e hapur në vitin 1698. Këtë shkollë e vijonin fëmijët e tregtarëve dhe pasunarëve tjerë. Pos të tjerash mësonin edhe gjuhën shqipe. Shkollën e themeloi P. Filipi,
françeskan i Shkodrës.

Shumë herët hasim në shkolla shqipe edhe në viset e Himarës" (1968: 50, 51). Nga kjo paraqitje, megjithatë dëshmohen dy tipare thelbësore: Prania e shkollave pothuajse në gjithë trojet shqiptare, në jug dhe veri.
Shkollimi në gjuhën shqipe fi llor, por edhe të mesëm ose "gymnasium".
Vetvetiu tërheq vëmendjen shtrirja, në të gjitha trevat shqiptare, e cila zbulon qartë se kemi të bëjmë me një pasqyrë tërësore të fakteve të shkollimit në gjuhën shqipe. Përbën befasi, fakti i përmendur nga Rexhepagiç, që në periudhën e Mesjetës së vonë, në trevat shqiptare, por edhe tek arbëreshët e Italisë, hasen edhe shkolla fetare, por hasen edhe nisma të shkollimit me shtysa private, pra edhe për qëllime jashtëfetare.

Gjithashtu, jetike për ekzistencën dhe përhapjen e Shkollave në gjuhën shqipe, në trevat shqiptare të Kosovës: "Është normale, pra, thotë ai,
të supozosh se qysh në shekullin XVI në këto vise ka pasur shkolla katolike shqipe. Dihet me siguri se një shkollë e këtillë ka ekzistuar në Janjevë. Kryepeshkopi i Shkupit, Andrea Bogdani i shkruan Romës (15. XI. 1664) nga Janjeva, ku kishte rezidencën e vet, duke i rekomanduar
në letër Kongregatës për mësues të shkollës katolike në këtë vend shqiptarin Pjetër Mazrekun (prizrenasin), i cili më 25 qershor 1666, njofton Kongregatën se me plot entuziazëm punon në shkollë dhe me ndërgjegje kryen detyrën që i është besuar" (1968: 48). Prania e shkollës
shqipe, fakton dhe argumenton se kemi të bëjmë me troje në vijim, që u
ndanë padrejtësisht në shekullin e njëzet nga "dashamirësia" e fqinjëve, si dhe prej mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha.

Gjuha e përbashkët, pa dyshim faktimi i saj edhe si gjuhë e shkollimit i nxjerrë në breg interpretimet e pabaza të pohimeve mbi dallime themelore, midis Shqipërisë dhe Kosovës, madje midis banorëve, si dy kombe të ndryshme.

Po ashtu, sa i përket historisë së shkollimit, në kohën e Mesjetës së vonë, interes zgjon dëshmia që sjell Petro Marko në librin "Retë dhe gurët", ku poeti dhe romancieri i letrave shqipe, shprehet: "Në shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i kishte dërguar Papa në Himarë, hapën të parën shkollë shqipe - seminar për priftërinj në gjuhën shqipe," (2000: 44). Duket se edhe ky pohim i hedhur në kohërat moderne, e ka zgjeruar gamën shqyrtimore të historisë së shkollimit në gjuhën shqipe, por njëkohësisht duke sjellë edhe një argument më shumë përmbi këtë ligjëratë, sidomos në trajtimin e zonave të bregut, si vijimësisht shqiptare, përndryshe mësimi do të ishte zhvilluar në greqishte, madje ky gjykim ndihmon në vendosjen e fi llesave të shkollimit, në mjediset katolike, por edhe në të tjerat, pra siç edhe ka ngjarë në Himarë. Për më tepër që e dhëna e Petro Markos, pohohet më herët nga studiuesi i arsimit J. Rexhepagiçi, kur shprehet: "I gjejmë në Dhërmi, Vuno, Palas. Edhe këtu priftërit u jepnin mësim fëmijëve, si Neofi t Rodino (1630-1642), pastaj Kostandin Onofria dhe të tjerë." (1968: 51), madje duke përmendur emrat e mësuesve. Ndërsa pohimi i Markos se "‘Katekizmi‘ në meshë këndohej në shqip. Papa Dhimitri nga Dhërmiu, Gjileku, e përktheu ‘Katekizmin‘ në gjuhën shqipe, po, sipas raporteve të bazilianëve, nuk u botua, se ishte botuar
ai i Budit" (2000: 46), hedh dritë mbi praninë e librave të Budit edhe në Jug,madje tek ortodoksët.

Ekzistenca e shkollave të tilla, në jug apo në veri, por edhe në trojet etnike dhe në diasporën arbëreshe, përveçse tregon njëjtësinë e trojeve, si dhe njëjtësinë shpirtërore dhe gjuhësore, zbulon gjithashtu, prirjet dijedashëse të popullsisë arbëreshe (shqiptare), qysh në Mesjetën e vonë, me fillesa që do të duhen gjurmuar qysh në shekullin XVI, por të dëshmuara me gjurmë dhe fakte në shekullin e XVII. Megjithëse janë të karakterit fetar, ndonëse në atë kohë nuk mund të ishin ndryshe, roli i tyre është thelbësor për ekzistencën e popullit shqiptar.

Për atë periudhë kisha apo çdofarë kulti fetar, përpos ceremonialit, kryente funksionet edhe të vatrës kryesore të diturimit, kulturimit, pra të Shkollimit bazë në gjuhën shqipe, si dhe të ligjërimit letrar, në poezi dhe prozë, duke e shpërfaqur arsimin e asaj kohe si dukuri mbikrahinore dhe me nuanca mbifetare. Aq më tepër që shkollat fetare të ritit latin dhe jo të tillë, mbase edhe shkollat private të kohës, ku mësohej edhe gjuha shqipe, është e prekshme në ato zona ku ushtruan veprimtarinë priftërinjtë katolikë veriorë, me Buzukun dhe "Mesharin" e
tij, por që bart një përvojë të thekur veçmas me veprën e Lek Matrangës,
kryekëput në rrafshet e shkollimit e të nxënies nëpërmjet gjuhës shqipe. Në mes shkrimtarëve edhe Budi, me krijimtarinë letrare, në prozë dhe poezi, e sidomos me të dhënën se ka shkruar edhe një gramatikë të shqipes, e cila ka humbur në mugullimat e kohës, një e dhënë që vjen nga Gaetano Petrota, qysh në vitin 1931, e librit me natyrë "enciklopedike",
siç shprehet Pavolini për librin e studiuesit italo-arbëresh, një libër ku hidhen shinat e historisë së gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe, të publicistikës, arkeologjisë dhe etnografi së, ta përforcon mendimin se ekzistonin premisa jo vetëm për hapjen e shkollave shqipe, e shkrimit dhe këndimit të shqipes, por edhe për lëvrimin e shqipes si gjuhë e
kulturës, letërsisë dhe shkencave, një akt që e tejkalon mundësinë e dhënë prej Kundërreformacionit.

Botimi i librave prej Buzukut, Matrangës, Budit, Bardhit dhe Bogdanit, në shekujt XVI dhe XVII, në shqipe është argument i atmosferës së lejimit të shkrimit e gjuhës shqipe. Këto gjurmë dhe mjaft të tjera, që ende presin që të shpluhurosen, nëpër arkivat e Vatikanit, Parisit, Kopenhagenit, Stambollit etj., dhe brenda vendit, e sidomos hapja e mendjes ndaj alternativave të pranishme për të verifi kuar dhe studiuar
gjurmët e prekshme, i japin jo pak moshë gjuhëshkrimit të shqipes, ndër shkollat shqiptare.

Dihet dhe është e mirëpritur ideja e shkollimit fetar në të gjitha vendet në atë periudhë, e cila ndonëse realizohej vetëm në mjediset fetare, pra manastire dhe kisha, madje edhe universitet e asokohshme ishin nën kujdestarinë e kishës.


Nëse, gjithnjë nisur nga dëshmitë e gjurmimeve të kryera nëpër arkiva, mbështetur vetëm si qëmtim dhe gjurmim dokumentesh, si zanafi llë të datuar të gjuhëshkollimit shqip, në trojet shqiptare si të parën shkollë, do të mund të merrnim çeljen e shkollës së Dhërmiut, më 1630. Jo larg kësaj kohe është edhe hapja e shkollës së Kurbinit, më 1632. Në këtë qerthull kemi edhe hapjen e shkollës së Korçës, më 1637.Gjithashtu, me rëndësi dhe vlera është edhe hapja e shkollës së Janjevës, pikërisht në vitin 1666.
Të gjitha këto datime përmbi hapjen e shkollave në gjuhën shqipe konfi rmohen, më se njëherë edhe nga G.Petrota, njohësi dhe studiuesi më zelltar i historisë së gjuhës, kombit, literaturës arbëreshe dhe në të cilat, përveç të tjerash, ka gjurmë arkivore se janë përdorur
si libra mësimorë edhe librat e Budit, veçanërisht Doktrina.

Në të mirë të ilustrimit të idesë së hedhur për faktologjinë e shkollimit më herët se 1887, është edhe gjykimi i Rexhepagiçit mbi L. Matrangën, kur shprehet: "Mendim pedagogjik hasim edhe në "Katekizmin" e arbëreshit Lekë Matrënga, i cili e përktheu këtë vepër...Ky formulim ka rëndësi të posaçme pedagogjike dhe ka këtë përmbajtje: "Unë sa të jamë gjallë nuk do të mongoj ... të ndihmoj fëmijët për hirë të tyre të bëhem edhe vetë fëmijë që ata të përfi tojnë sa më shumë. Në këtë formulim Matrënga shpreh gatishmërinë për të mësuar fëmijët e shqiptarëve"
(1968: 54), në parathënien e librit "E mbasme e Kërshtenë" botim i vitit 1592, që e shpie shkollimin e realizuar nëpërmjet gjuhës shqipe deri në caqet e zanafi llës së dokumentuar gjer më tani.

Në pohimin e vetë autorit, tashmë si përfaqësuesi më i moçëm i variantit në toskërisht, gjithnjë sipas E. Çabejt, më tepër se gjithkund tjetër në gjurmët që na vijnë prej mugullimave të Mesjetës së vonë, zbulohet lidhja jetike e Matrangës me fëmijët dhe shkollimin e tyre. Me gjasë, në vitin e botimit të Katekizmit të përkthyer prej tij, ku edhe bëhen këto pohime të papritura pedagogjike dhe diturake lidhur me shkollën, si dhe
papërtueshmërinë për t‘iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Shenjat e këtilla të shprehura prej autorit të Katekizmit, por sidomos prania e materies së tekstit të konceptuar, kryesisht për qëllimet e arsimimit
dhe procesin e nxënies, janë një tregues i lidhjes së autorit me aktin e
shkollimit të fëmijëve, mbase edhe të adhurimit, duke shënuar kështu faktikisht, pra me libra dhe dokumente autentike, fillimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të dokumentuar, madje me tekste librash të mirëfi lltë, jo vetëm në diasporë, por në të gjithë historinë e shkollimit
në gjuhën shqipe.
Libri "E mbasme e Kërshtenë" i L. Matrangës është shkruar enkas ashtu, me atë formë dhe trajtë, për të mësuar në kishë fëmijët, si vend i ceremonialeve fetare, por edhe i marrjes së dijeve, pra si vatër e dëshmuar nxënieje, siç shpalohet nga parathënia e librit, e pohuar dhe ripohuar edhe prej studiuesit të shkollës, Jashar Rexhepagiç. Në tekstin e librit, e sidomos në parathënien e tij prekim edhe ndjesitë
autoriale, edhe detyrimin për sipërmarrjen, por edhe realizimin e një teksti të mirëfi lltë, për të shërbyer në nxënien e dijeve në shkollën-kishë, natyrisht për t‘u mësuar ceremonitë fetare. Libri i njërit prej shkrimtarëve të traditës së shkrimit të shqipes, si gjuhë e shkollës,
e poezisë dhe prozës, siç e tregon struktura e librit, me atë formësim, ka vlera në disa drejtime: Ai shënon të parin tekst, të zbuluar gjer më tash, që na ka mbërritur prej Mesjetës së vonë, ku skicohet mënyra dhe metodika e shkollimit të fëmijëve në arsimin tetëvjeçar, por edhe
me ndonjë tregues të prekshëm edhe për arsimin e mesëm. Ai përbën një material me vlerë gjuhësore, didaktike dhe metodike jo vetëm për kohën shkrimore, por është nga të paktat dëshmi që ndihmojnë për të prekur dhe studiuar nivelin e shkrimit dhe të mundësive shprehëse të gjuhës shqipe, dhe prej nga ku edhe mundet të preken tiparet e shkollimit fetar në këtë gjuhë. Ai është modeli i parë i shkruar, i cili na vjen prej mugullimave
të kohës, të një kohe të trazuar me luftëra dhe sakrifi ca të shumta, të mbushur me përmbysje dhe konvertime fetare, në rrekjen siprane të shqiptarëve, sidomos të priftërinjve të asaj periudhe, të cilët
përfaqësonin dijen dhe atdhedashjen. Ai përfaqëson të parën sprovë të dokumentuar dhe të studiuar, madje të konceptuar dhe realizuar qëllimisht si tekst mësimor, për t‘u dhënë dijet më të nevojshme
fëmijëve, për të lexuar dhe kuptuar tekstet fetare, si një synim utilitar, e mbase për të pasur shansin e vazhdimit të shkollës fetare në ndonjë kolegj dhe shkollat e larta teologjike. Ai ngërthen në vetvete shenjat e një dokumenti historik, me vlera të shumëfi shta, të fillesave të arsimit në gjuhën shqipe, madje edhe jashtë trevave shqiptare, pra në diasporën e hershme.
E rëndësishme, madje me vlerë për historinë e gjuhës shqipe, të letërsisë, gojore dhe të kultivuar realizuar në variantin e toskërishtes fi llimtare si shkrim, e sidomos të arsimit të realizuar në gjuhën
shqipe, është fakti domethënës që ky proces, pra marrja e dijeve fetare dhe të tjera, do të kryhej në gjuhën shqipe. Vetë struktura e librit përmbi katekizmin, me karakter fetar, me poezinë e përshpirtshme.
Ky tip poezie, fetare në thelb dhe shprehësi, shpreh gjurmët dhe dëshmitë
e nevojës së këngëtimit, një situatë aq e nevojshme në aktin e ceremonive fetare, por edhe në mësimin e gjuhës amë. Pjesë thelbësore e librit të shkrimtarit të parë italo-arbëresh, janë edhe prozat
diturake dhe fetare, të një gjerësie më të madhe si hapësirë tekstologjike, madje të shoqëruara edhe me përshkrime të mjediseve, edhe me dialogë të priftit dhe xhakonit, që dëshmon dukshëm datimin
e organizuar të gjuhës dhe të shkollimit të fëmijëve edhe përmes shqipes. Prania e poezisë, si një përshpirtje fetare e pastër, por edhe e prozës, e shpërndërron tekstin edhe në një fakt letrar, me vlera të
posaçme në historishkrimin e letërsisë, me variantin e arbërishtes, sipas Çabejt, të një toskërishteje të hershme. E gjithë kjo paraqitje e shkurtër rreth arsimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe, me
karakter fetar të pashmangshëm, ndihmon, pothuajse drejtpërdrejt duke sjellë të dhëna dokumentare, me gjasë duke riformuluar edhe njëherë, matanë detit, pra në diasporën e hershme, se kemi të bëjmë me një rregull dhe normë të lejuar dhe të fi ksuar nga Vatikani, në sipërmarrjen e Kundërreformacionit, në formën e detyrimit për shërbesat fetare, në gjuhët amtare, por, me sa duket, edhe të shkollimit në po atë gjuhë të fëmijëve, që do t‘i përkushtoheshin shkollimit fetar, sepse për ndryshe si do të mund që të kuptoheshin kumtet fetare ose jashtëfetare, të ligjërimit të përditshëm, edhe për librat mësimorë për nxënësit që do të përgatiteshin si priftërinj, madje në arsimin e ulët dhe të lartë, si tregues i arsimimit tetëvjeçar, por edhe të shkollimit në nivelin e arsimit të mesëm. Në vëmendjen shkencore dhe pedagogjike, tashmë duhet të përfshihen edhe gjurmët e shkollimit në gjuhën shqipe në kolegjin e Shën-Adrianit, i vitit 1848, ku dokumentohet se ka qenë si mësues edhe Jeronim De Rada, poeti dhe rilindësi i diasporës arbëreshe. Po ashtu, pjesë e historisë së arsimit në gjuhën shqipe, nuk ka arsye që të mos jetë edhe hapja e shkollës së Labovës në vitin 1861.


Kuptohet, se 7 marsi i vitit 1887 si fi llesë e shkollimit në gjuhën shqipe, është bazuar, kryekëput në natyrën laike të fillesave të kësaj mënyre arsimimi, mbase ka shërbyer si "mbulesë" e sistemit monist, duke lënë në hije, pjesën e shkollimit në gjuhën shqipe, për shkak të leximit të historisë së arsimit shqip me syze ideologjike, që, dihet, nuk e qasnin fetarizmin. Shkollimi fetar dhe ai laik, tashmë duhen shqyrtuar në lidhjet organike dhe kronologjike, duke i marrë ato në linjën logjike të zhvillimit të vet. Nivelet e ngritura programore, momenti kulmor kur ngjet fi llimi i shkollimit, që përkon me çastet e përlindjes së vetëdijes kombëtare, si dhe tekstet e përdorura në këtë shkollë, por edhe në të tjera pas vitit 1887, ka kuptim të vetëmjaftueshëm, si një pikë kulmore e mësimit të shqipes, tanimë në kohët më të reja. Veçse hapja e kësaj shkolle, patriotike dhe me rëndësi jetike për rilindjen kombëtare, si vetëdije gjuhësore, kulturore, atdhetare, kurrsesi nuk duhet parë e shkëputur prej periudhave të mëparshme, të dokumentuara, që përgatitën parakushtet për të mbërritur deri te niveli i këtij shkollimi.

Përkundrazi, historia e shkollës shqipe, ka ardhur momenti, që të verifi kohet dhe interpretohet në të gjitha akset, edhe të shkollimit fetar, pavarësisht ngjyresave dhe krahinave ku dhe u hapën shkollat e para fetare. Pa dyshim që gjykimet, pohimet, argumentet, faktet, thëniet dhe kundërthëniet, kundërshtitë dhe dëshmitë, që do të sjellin ndërkohë shkencëtarët e gjuhësisë, letërsisë, arsimit dhe historisë, do të largojnë jo pak nga mjegullimat e pranishme mbi fillesat e shkollimit në gjuhën shqipe, me gjithë karakterin e tij fetar përpara periudhës së Rilindjes Kombëtare, çka është po në atë linjë logjike të rrugëtimit të arsimit edhe në botën e qytetëruar, në Perëndim apo Lindje. Përkundrazi, dëshmitë e gjurmuara, brenda dhe jashtë vendit, shqyrtimet dhe studimet e atyre gjurmëve të gjetura, të çojnë vetiu te disa fakte konkrete historike, që fl asin për aktin sublim të arsimimit në gjuhën shqipe. Përjetimi i këtij momenti, gjithsesi të ndërliqshëm, le të shërbejë si ngacmim për të thelluar mendimin shkencor, historik e gjuhësor, pedagogjik dhe letrar, për të synuar nxjerrjen nga pelenat foshnjarake të gjuhës shqipe, tashmë si gjuhë e shkollës, sidomos për t‘i dhënë asaj vendin që i takon, deri aty ku përvijohen gjurmët historike, nga fundi i shekullit XVI dhe në pjesën e parë të shekullit XVII, që fakton praninë e shkollës, ku formimi fetar, doemos, tanimë përmbarohej nëpërmjet shqipes, sepse tekstet e kësaj nxënieje, prej kohësh qenë mbëltuar në truall të shqipes.

Formula e Pagzimit, Kumte të reja nga dokumenti më i vjetër i shqipes



Nga :Ledi Shamku-Shkreli



“Konstitucjonet” e Kuvendit të Matit të vjetit 1462, përpiluem prej Pal Êjllit nuk kanë pasë ndonji trajtim të privilegjuem në Shqipni, ndonëse me to lidhet, posë tjerash, edhe kapërcimi i pragut historik të gjuhës shqipe. Me përjashtim të Formulës së Pagëzimit e cila në asnji rasë nuk mundej me u neglizhue, pjesa tjetër e “Konstitucjoneve”, ashtu si dhe e krejt Kodit Ashburnham në përbamje të t’cilit ato ndodhen, asht fare pak e studjueme prej nesh. Kjo zbraztì studimore asht edhe haraçi që i kemi pague mungesës së botimit të këtyne dokumentave primordialë për kulturën tonë kombtare.
Në Shqipni, faksimili i Formulës së Pagëzimit, u botue i pjesshëm prej Lumo Skëndos më 1926 tek “Dituria”, por duhet thanë se, në këte publikim, paraqitja e Formulës u përshfaq e manipulueme. Kjo ndodhi mbasi botuesi, për lehtësi paraqitjeje, bashkoi në nji faqe të vetme paragrafin e ndamë ndërmjet dy faqeve (paragraf ku ndodhet formula asht në faqet 3b dhe 4a të pishtullit). Prej asokohe kjo faksimile u pat botue e ribotue ashtu për gati nji shekull me rradhë, si ndër librat shkollorë e antologjitë përmbledhëse, ashtu edhe ndër trajtesat shkencore të studjuesve të ndryshëm.
Porse janë do ngjarje të cilat s’munden me mbetë gojëdhana, e sidomos, në ditët e sotme fjala e shkrueme s’mundet me qenë mâ gojëdhanë, pra e pabotueme; aq mâ fort kur kjo fjalë e shkrueme asht primitus, sikundër asht dokumenti i parë në gjuhën tonë, i njoftun si Formula e Pagëzimit e vjetit 1462. Me këte dokument shkrimor e kapërcen gjuha shqipe pragun e vet historik, a sikundër shkruen Át Justin Rrota, formula e pagëzimit shenjon “pagëzimin e ortografìs shqipe”.
Qyshse u njoftue zbulimi i këtij dokumenti e deri në ditët e sotme, asht shkrue shpesh formulen, madje teevona pati edhe tubime shkencore në kremt të jubileut të saj; porse vetë dokumenti vijoi me mbetë i mbledhun kutullaç në sergjitë e arkivit, e kështu mjaft studjuesve ju takonte me shkue citim mbas citimit. E posë studjuesve, shqipfolësit nuk patën kurr rasën me e pa të plotë shenjën e tyre t’parë shkrimore.
Bindja se nji frazë e vetme e shqipes nuk mund të studjohet shkëputazi nga konteksti i vet, qoftë ky edhe në nji tjetër gjuhë, na grishi me kërkue këte manuskript dhe me e botue të plotë. Duke u informue se ç’leje nevojitej për me e sjellë kopjen e tij në Shqipni, mësuem se kjo kopje e filmueme n’fakt gjindej në Arkiv të Shtetit Shqiptar qysh më 1967-ën, pra prej ma se 40 vjetësh, dhe se e pat prue prof. Bujar Hoxha. Befasia se kishim lypë fort larg ate çka e kishim prej kohësh këtu qe lehtësuese e na solli ndër mend pyetjen e Engjëllit të Zotit: “Pse e lypni të gjallin ndër të dekun?” (Luka 24, 5-6).
Kështu pra, venduem që ma së pari ta botojmë të plotë këte dokument (shih Hylli Dritës, 1/2009), për t’ua dhanë shqiptarëve ate çka u takonte me e pasë prej shumë e shumë kohësh.
Duem me besue se për shqiptarët, tash që “ka ndërrue moti e stina” dhe pseudopatriotizmi izolacionist nuk shtrëngon ma me ecë ndër shtigje të pashkeluna, vetëm njohja e kulturës së njimendtë e transhendentale krijon ate bazament moral e historik mbi të cilin duhen mbështetë përpjekjet për me u rikthye në gjiní, në Europën prej kah u shkëputën forcënisht shekuj ma parë. Marin Sirdani shkruente se “për me e dashtë historinë e kombit, duhet ma parë me e njoftë ate”, mbasi veç përmes njoftjes ngjarjet dhe personazhet e të kaluemes mundet me shtegtue prej territ të kohënave drejt kjartësisë të s’tashmes.
“Konstitucjonet, urdhnesat dhe statuti u hartuen e u shpallën prej nesh Arqipeshkvit Pal e u nënshkruan në Kishën e Shindërtatit të Matit në vitin e Zotit 1462, në indiktin e dhjetë, dhe po në ditën e hane më 8 të muajit të nëntorit”. “Konstitucjonet” nisin me nji paragraf, në të cilin arqipeshkvi Pal Êjll, përshkruen shkurtimisht gjendjen e arqipeshkvisë së vet n’ato kohë, kur lypej me u riorganizue mes vedit për me i bamë ballë ndarjes shpirtnore, pra edhe kombtare, të gjindjes sonë e cila po rrezikohej prej agresionit osman.

“Ad perpetuam rei memoriam. Detyra e kujdesit baritor na shtyn me çdo kusht me paqtue për nder të Hyut dhe për shëlbimin e shpirtnave ku vepron Arqipeshkia [...] U ba shumë kohë që dioqezat, provincat janë vizitue rrallë prej Arqipeshkvit, qoftë për arsye të tiranisë së gjatë të turqve, qoftë edhe për shkak se kjo zonë ka vëshirësinë e të qenit shumë e shtrime.
Për shkak të zakoneve të shprishuna, venduem ta vizitojmë na vetë [...] Në nji këte epokë provinca gëzon plotësisht dinjitet liriet kishtare nën të ndritshmin Sundimtar Skenderbehg, Zot i Arbënisë”.

Riorganizimi përfshiu qoftë formën, qoftë përmbajtjen e ushtrimit të detyrës shêjtë të meshtarisë, duke unifikue dhe përditësue çdo ceremonial kishtar simbas udhëzimeve të Selise së Shêjtë.
Por le të shestojmë tash dy çeshtje fort të diskutueshme, të cilat, pas mendimit tonë janë interpretue shkrim mbas shkrimit ma fort si hamendje sesa si analiza kontekstuale (kjo edhe për mungesë të shqyrtimit të tekstit të plotë në origjinal).

Së pari, për dekada me radhë asht përsëritë e ripërsëritë gjithnji se në këte Kuvend ju dha e drejta familjarëve, që në mungesë të priftit, t’i pagëzonin vetë fmijtë, në mënyrë që të mos vdisnin pa e marrë këte sakramend. Simbas këtij arsyetimi asht mendue se arsyeja e dhanies në shqip të Formulës së Pagëzimit rrjedh ngase populli nuk e njifte latinishten. Por duket se nuk asht njimend kështu e se ky interpretim tejet i thjeshtëzuem ka ardhë në disa rasa për mungesë të ballafaqimit me tekstin e plotë, e në tjera për mosnjohjen e kuptimit të saktë të termave ekleziaste (në rrafsh historik).
Në pikën ku ripërcaktohen rregullat që lidhen me sakramendin e pagëzimit (fletët 3b-4a ose 3 recto e 4 verso) jepen edhe kushtet për pagëzimet jashtë kishe në të cilat bahet, sikundër thamë, nji përcaktim i specifikuem i formulës pagëzimore in vulgari albanico. Ky përcaktim jepej për dy motive:
1. sepse formula nuk mundej mâ me u thanë tri herë, pasiqë Vatikani e kishte riformësue këte praktikë prej mase nji shekulli. Kështu nga nji vështrim krahasues me përditësimet e rendit fetar katolik në vendet e tjera të kërshtena, vërejtëm se këto ndryshime qenë vendosë nga Selia e Shejtë që në shek. XIV. Vonesa e zbatimit ndër ne asht e kuptueshme duke pasë parasysh pushtimin osman, nga njena anë, dhe çrregullsitë si rezultat i veprimit shkizmatik serb nga ana tjetër. Kështu Pal Êjlli e reflekton në Kuvendin e Matit edhe këte përditësim të randësishëm liturgjik;
2. për fmijtë që e merrnin sakramendin në shtëpi, si të pamujtun me ardhë në kishë, formula e pagëzimit lejohej me u thanë në arbënisht në formën tashma të njohun nga ne. Po shqipërojmë të plotë paragrafin ku gjendet kjo fjali shqipe, konteksti i të cilës asht si vijon:

“Venduem që mbas sodit priftënt kur pagëzojnë, të shqiptojnë një herë të vetme “Ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti”, dhe jo tri herë sikundër asht ba derimë sot. Dhe për këte duhen mësue famullitarët, që kur lypet me pagëzue krijesat që rrezikojnë me vdekë të papagëzueme ngase nuk mbrrijnë me i pru në kishë, ata të shqiptojnë dallueshëm (shkoqitun) në shqipen e popullit (Vulgari Albanico), s’paku këto fjalë: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. Në se ndonjeni asht pagëzuem në ket mënyrë, nuk duhet pagzue për s’dytit herë por ai duhet të përmbushë katekizmën. Nga ky vendim përjashtohen veç rasat kur dyshohet njimend, apo kur këto fjalë janë shqiptue nga nji laik apo grue që, në rrethana shtrëngese, ka pagzue ksisoj. Kështu pra, sacerdoti duke pagëzue, të hedhë ujë mbi kryet e fmisë duke thanë: Si tu es baptizatus, ego non të rebaptizo, sed si non es baptizatus, ego te baptizo in nomine Patris et filij et spiritus sancti (n’shqip: N’kjoftë se je pagëzuem, un nuk të ripagëzoj, por n’mos kjofsh ti i pagëzuem, un po t’pagëzoj n’emën t’Atit, t’birit e t’shpirtit shêjtë) “.
E vërteta asht se në këte paragraf nuk del askund që prindët, a ndokush tjetër jashtë funksionevet fetare, të mundej me pasë autoritetin për me e krye këte sakramend.
Por si ka mundësi që nji “shmangie” të tillë të randësishme ta kenë thanë e përcjellë njani mbas tjetrit të gjithë studiuesit, historianë ose jo, që nga Nicolae Jorga e gjer më tash?
Në paragrafin që cituem, pra në kontekstin ku ndodhet fjalia shqip, vihet re se njësia latine e origjinalit “quod doceant parrochianos in articulo” asht keqkuptue vijimisht duke i dhanë gabimisht shenjuesit “parrochianos” vlerën që ka sot në italishte verbi “parrocchiani”. Kjo e fundit në fakt don me thanë “besimtarë të nji famullie”. E këtu mendojmë se nis edhe keqkuptimi. Para së gjithash skjarojmë se ky tekst asht shkruem në latinishten mesjetare. Latinishtja klasike nuk e ka këte verb; ajo ka veç verbin “parochus” që don me thanë “zyrtari që kujdeset për bujtjen e shtegtarëvet”. Ndërkohë, po të shikohen fjalorët historikë të italishtes, tek lema “parroco” (shq. famullitar) rezulton se forma e vjetër e saj ka qenë “parrochiano”; aty spjegohet se kjo formë rrjedh drejtpërdrejt prej latinishtes mesjetare “parochianum – plur. parochianos”. Dhe vërtet edhe sot e ksaj dite ndihet ende ne Itali që famullitarët ma t’moçëm thonë “parrochiano” për “parroco”.
Kështu pra kuptohet kjartë se Pal Êjlli në këte fragment nuk u referohet besimtarëve por famullitarëve. Këte ngatërresë e ka ushqye edhe “leximi” po ashtu i gabuem i fjalës “shkullar” tek Budi [“Ma kur t’ish ashtu nevoja, sikur thuose foshnja m perikullë me shkuom pa pagëzuom, aty gjithëkush ka të lirë, e mundën me e pagëzuom, sidota e mbë qish do gjuhu të jetë, o prift, o gjakon o shkullar”]. Edhe këtu shkullarët nuk janë laikët në kuptimin e sotëm, siç asht interpretue, por janë priftent shkullarë (preti secolari) ku hyjnë edhe dioqezanët, të thirrun ksisoj, pasi në dallim nga Fretnit Rregulltarë, të cilët rrojnë nëpër kuvende, Priftent Shkullarë rrojnë në shekull (mes gjindjes). Duke vijue ma poshtë vërejmë se Pal Êjlli saktëson “kur këto fjalë janë shqiptue nga nji laik apo grue”. Edhe ktu jemi ballë po të t’njejtit keqinterpretim të termit laik. Laikët nuk janë ata që njohim ne në kuptimin e sotëm, pra e kundërta e klerikëve, por janë në fakt Fretnit Laikë a ndryshe në it. Frati Conversi (nga lat. Conversus), të cilët kishin hy në kuvend, por nuk i kishin marrë ende kushtet e shêjta. Kështu ata nuk kishin të drejtë me çue meshë, por në raste ekstreme, siç asht rasti in periculo mortis u lejohej me pagëzue gjind; e nëse të pagëzuemit ksisoj mandej kthenin në jetë, ata duhej të përmbushnin katekizmën, njilloj siç e përcakton Pal Êjlli. Po ashtu fjala “grue” këtu i referohet motrave murgesha, të cilat si rregull nuk munden me pagëzue, përveçse në shtrëngesa ekstreme. Në kontekstin historik të Arbënisë së shek. XV edhe ky fakt asht plotësisht i kuptueshëm, përveçse i mundshëm, pasi vlen të dijmë se n’atë kohë kish ende në Shqipni kuvende Motrash Rregulltare, sikundër qe psh. ai i Motrave Klarise të Kepit të Rodonit, mbështetë prej Mamicë Kastriotit.
Kështu mund të përfundojmë që pohimi i ngulitun se “Pal Êjlli i lejoi prindët me pagëzue ata vetë të vogjlit në rrezik jete”, nuk asht fakt, por nji keqinterpretim.
Mbetet për t’u skjarue tash përse Arqipeshkvi ynë përcaktoi që kjo formulë mund të thuhej edhe në shqip.
Për këte duhet me u ndalë e me bâ nji shtjellim tjetër kontekstual të situatës. Dihet se në kushte normale, nga sakramendet, vetëm Vojimi i mbramë nuk kryhet në kishë, por në vendndodhjen e atij që lëngon; dhe kjo asht mâse e kuptueshme. Ndërsa të gjitha sakramendet e tjera, pra edhe Pagëzimi, merren në Kishë. Nga sa duket ndërhymja me këte akt rregullarizonte situatën kur fëmija i papagëzuem dirgjej i sëmundë randë në shtëpi. Në këso rasash, famullitari a kushdo tjetër nga hierarkia e kishës, do të lejohej me shkue e me e pagëzue ate në banesë të vet. Por këtu lindte nji problem me bestytninë sipas së cilës kur nji i smundë merrte Vojimin e Mbramë, ai nuk kthente mâ në jetë. Kësisoj, aty ku ka të bajë me nji fmi në agoni ceremoniali i Pagëzimit ruen nji pikë të përbashkët me Vojimin e mbramë, ruen ritin e shenjimit të ballit me voj të shêjtë. Dhe vërtet, sikundër dëshmojnë shenimet e At Domenico Pasi-t, të botueme nga F. Cordignano, ende në zona të thella të Shqipnisë së Tetëqindës hasej kjo bestytni. Pra pagëzimi i nji vocërraku in periculo mortis, rëndom refuzohej nga familjarët, të cilët nuk kishin siguri nëse prifti po pagëzonte a po kryente vojim të mbramë; e nuk ua thoshte këte për t’ua kursye dhimbjen e parakohëshme. E vetmja mënyrë që prindët ta kishin të qartë se nuk bahej fjalë për Vojim të Mbramë por për Pagëzim, ishte që kjo formulë të thuhej në shqip, madje vërejmë se Pal Êjlli ngulmon për me shqiptue “dallueshëm (shkoqitun) in Vulgari Albanico, s’paku këto fjalë: Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”.
E me kaq po e konsideroj si të mjaftueshëm këte rravgim duke përfundue se e drejta e pagëzimit në kohë të Kuvendit të Matit (v. 1462) mbetej ekskluzivitet i klerit.

Së dyti do ndalojmë te nji fjalë që na tërhoqi vëmendjen gjatë leximit te Kostitucjoneve. Në faqen 8-b të tekstit del verbi Banœtina, i shkruem kështu, me B të madhe. Verbi në fjalë, që nuk na rezulton askund t’i përkasë limerit latin, shfaqet në këte kontekst:

Item statuimus quod quicquid auget Rector Ecclisie in bonis stabilibus intelligatur et sit Ecclesie nisi laboraverit in Bastina sua, et tunc Ecclisia habeat partem si augmentavit cum bonis Ecclesie. [Kështu kemi vendosë që gjithë çka i shtohet si pasuni e patundshme Rektorit të Kishës, nëse ky nuk e punon si Bashtinë të vetën, bahet me dije se i njihet pronë Kishës, e kshtu Kisha ta ketë pjesë këtë pasuni që shtohet]

Kjo fjalë, e cila nuk gjindet në latinishten klasike, i përket asaj kategorie leksikore, karakteristike për latinishten vulgare, që klasifikohet si kategori fjalësh indigjene (anase) brenda latinishtes. Studjuesi C. H. Grandgent shkruen se “latinishtja vulgare pati dukshëm mjaft fjalë të tilla që nuk shfaqen ndër tekstet klasike. Disa nga këto me gjasë qenë terma të lashtë indigjenë, që vetëm rastësisht nuk hasen ndër veprat që kanë mbijetue”. Gjithë simbas arsyetimit të studjuesve, të cilët ndajnë bukur mirë kur nji fjalë asht e huej në latinishte e kur nji tjetër asht indigjene, rezulton se fjala bashtinë do të konsiderohej e huej nëse dokumenti do t’ish përpilue prej auktorësh jo shqiptarë e jo në Arbëni, por n’Itali a kund tjetër ku nuk egziston fjala bashtinë; ashtu sikur fjalë jo të latinishtes klasike që kanë hymë në ate vulgare nga fjalë të truallit italian amma, battalia, pappus etj. konsiderohen indigjene në Itali. Por fjalë nga troje të tjera, ku ban pjesë edhe bashtina, si p.sh alauda (kelt.), bannus (gjerm.), konsiderohen të hueja. Pra në kontekstin e Konstitucjoneve të hartueme prej shqiptarësh në truellin tonë gjuhsor, bashtina nuk asht veçse nji fjalë vendase në mes të latinishtes vulgare të dokumentit.
Për sa ma sipër, kemi të bajmë këtu me nji fjalë të Shqipes Mesjetare, e cila ka ardhë thuejse në të njajtën formë deri në ditët tona dhe ka zanë vend ndër fjalorët e gjuhës në formën Bashtinë. Kjo përshfaqje, që i ka shpëtue shumëkujt mund të konsiderohet pa droje nji visar i rrallë i Shqipes Mesjetare. Verbi çuditnisht ka mbetë në hije dhe meriton padyshim nji shqyrtim të posaçëm dhe studime të tjera të thellueme rreth rrugëtimit të tij historik në gjuhën shqipe.
E. Çabej në Studimet Etimologjike të tij, pasi sheston paraqitjen e fjalës Bashtinë ndër tekstet e njohuna, si dhe shtjellimin e saj nga etimologë dhe albanistë të ndryshëm, e konsideron këte fjalë si të përshfaqun për herë të parë në “Mesharin” e Buzukut, pra më 1555. Megjithatë duket se fjala, aspak karakteristike për latinishten, nuk i ka shpëtue Nicolae Jorgas, i cili ka punue mbi Kodin Ashburnham dhe e ka veçue këte fjalë (për të cilin veçim çuditnisht na ban me dije edhe Çabej), por pa i shkue ndërmend se në shek. XV ajo ishte edhe nji fjalë e vetë shqipes. Për Jorgan fjala Bastina kishte interes si rumanist, pasi mendohet se rumanishtja, në kohë të panjohuna, e ka huazue kët fjalë nga sllavishtja e vjetër. Kështuqë zbulimi i Jorgas kufizohet me të drejtë vetëm te Formula e Pagëzimit. Madje edhe Çabej vetë në Etimologjikun e tij nuk e konsideron drejt bastinën e Jorgës, të cilin madje e citon gabueshëm. Ky qendrim i shkencëtarit tonë spjegohet vetëm me faktin që ai nuk mundi ta shohë dokumentin e plotë të Pal Êjllit ku qe shkrue Formula e Pagëzimit, e me gjasë asht përqëndrue vetëm në ekstraktin e njohun zyrtarisht (montazhin 3b – 4a). Na lejohet ta bajmë këte gjykim pasi mikrofilmi, ndonëse u porosit nga Instituti i Gjuhësisë, nuk përfundoi kurrë aty por u depozitue në Arkivën e Shtetit e për ma tepër nuk u botue asnjiherë. Përndryshe nuk kishte si t’i referohej Jorgas (që trajton çeshtjen në kuadrin e historisë së ekonomive në trojet trashëgimore të Bizantit) por, në çdo rasë, për verbin në fjalë, ai do t’i ish referue tekstit të hartuem prej Pal Êjllit, sikundër për këte fjalë i referohet Buzukut.
Kështu asht e jashtëzakonshme që leksikut të shqipes, tepër pak të dokumentuem, të shek. XV, i shtohet edhe një fjalë tjetër, Bashtina; fjalë që kish zanë vend të ngulët në Shqipen Mesjetare, e me kuptim të mirëpërcaktuem (si arë e punueshme nga nji familje dhe shpesh e rrethueme), të nji natyre që nuk gjen gjegjëse të saktë në podesta-n apo bonum-in e latinishtes. E natyrisht Pal Êjlli nuk ka përdorë nji sllavizëm në dokumentin e tij latin, por nji fjalë tashma të vulgari albanico-s, e cila nga sa duket përdorej gjanësisht në gadishullin Ballkanik. Kështu mund të pohojmë se fjala shqipe bashtinë motnohet thuejse me nji shekull, pasi na del qysh në vitin 1462, pra 93 vjet përpara librit të Buzukut.

* * *

Botimi për herë të parë i “Konstitucjoneve” të Pal Êjllit, pjesë përbamëse e Kodit Ashburnham, i hap rrugë studimeve të matejshme dhe ma të thellueme mbi bazën e tekstit të plotë. Autorja e këtyne radhëve po punon mbi vetë Formulën e Pagëzimit, e cila e trajtueme thuajse gjithnji shkëputazi nga dokumenti i plotë ka shkaktue edhe keqkuptime që të shumtën e herës janë përcjellë nga njeni autor tek tjetri, pa ju referue dokumentit origjinal.
Shpresojmë gjithashtu që ky publikim ka me hedhë dritë edhe mbi format e organizimit të jetesës, në kuadër të Principatës së Skanderbegut që ato vite po gatitej të riformulohej në trajtën e nji shteti të renduem simbas mënyrës perëndimore.

Gjon Nikolle Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan

Dr. Musa Ahmeti

Në shekullin e XVIII, autori shqiptar më i spikatur që ka shkruar në gjuhën shqipe është Gjon Nikollë Kazazi, i cili shkroi në dialektin e Gjakovës veprën e tij të cilën e botoi në Romë.
Në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit (BAV) në sektorin “Stampati” me signaturën Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4); ruhet ksombla e librit të Gjon Nikollë Kazazit, me titullin e plotë: “Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l’utilità, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione” botuar në Romë, nga “Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide” në vitin 1743, [të cilin e ka dhënë edhe Dh.S.Shuteriqi në: “Shkrimet Shqipe në vitet 1332-1850” f. 110-111 (nr. 85)], me dimensione: horizontalisht: 17 cm dhe vertikalisht: 10.2 cm. Po ashtu në të njëjtin sektor, të BAV-it, “Stampati” me signaturën Miscell. G. 70, (int. 2); ruhet edhe një ksombël e dytë e librit të Gjon Nikollë Kazazit, me të njëjtin titull, me dimensione: vertikalisht: 14.5 cm dhe horizontalisht: 8.8 cm. Libri ka gjithsej 46 faqe. Paginimi është lartë majtas-djathtas. Faqet e plota, të gjitha kanë numër të njëjtë rreshtash, 21, për secilën. Ksombla e dytë ka kopertina pergameni të bardhë, ndërsa ksombla e parë, fillon me frontespicin. Të dy ksomblat janë të lidhura me vepra të ngjashme të autorëve të ndryshëm, botim i shtypshkronjës së de Propaganda Fide nga i njëjti shekull, XVIII.
Përshkrimi i Dh. S. Shuteriqit lë të kuptosh se ekziston vetëm një botim i librit të Gjon Nikollë Kazazit, dhe se ksombla të tij ruhen vetëm në bibliotekën e Institutit Pedagogjik të Shkodrës dhe në Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit. [Shënimi për ruajtjen e ksomblës në Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit është i pasaktë, sepse një ksombël e tillë atje nuk ekziston. Sipas të gjitha gjasave Dh. S. Shuteriqi ka marrë ndonjë informacion të gabuar apo ka ngatërruar vendndodhjen e ksomblës së Kazazit]. Pasi bëmë një studim krahasues të dy ksomblave që ruhen në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, vumë re ndryshime në fontespicin e tyre, por edhe në dimensione të ndryshme, që të bindin për ribotimin e këtij libri brenda një viti. Kohëve të fundit nga ndonjë i ashtuquajtur “specialist, albanolog” pohohet se për librat e shtypur në gjuhën shqipe kemi botim dhe emetim, duke treguar kështu mungesë njohurish elementare, joprofesionalizëm, diletantizëm për kuptimin e këtyre termave dhe mos të flasim fare se çfarë niveli tregojnë në fushën e kritikës tekstore, veçanërisht të botimeve të shek. XVI-XVIII. Pohime të tilla hidhen poshtë si të pasakta, me vetë botimin e dy frontespiceve të veprës së Gj. N. Kazazit, e cila është shembulli më i mirë për të saktësuar njëherë e mirë këtë problematikë, sepse, cili nga autorët e lashtë shqiptarë kishte atë mundësi të ishte i pranishëm në procesin e shtypjes së librit të tij? Cili nga korrektorët e botimeve të librave në gjuhën shqipe, njihte gjuhën shqipe ose ishte shqiptar? Pse kur botohej vepra e tij, meqë autori ose korrektori paskan ndjekur procesin e shtypjes kishte aq shumë gabime tipografike dhe të tjera? Ksombla me signaturën Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4) e cila është identike me ksomblën që ka konsultuar Dh. S. Shuteriqi, gjë që vihet re nga faksimili i botuar prej tij në faqen 111 të librit të sipërpërmendur, ndryshon me ksomblën që ruhet me signaturën Miscell. G. 70, (int. 2), në BAV. Ndryshimi është pas rreshtit të nëntë të fontespicit ku është shkruar: A spese di Marco Deluesi da Gramsei Sappatese in Albania. Një ndryshim të dytë, përveç kësaj, kemi edhe tek gravura. Në ksomblën ku gjendet teksti i shtuar, paraqitja grafike ndryshon ngase numri i personave është më i vogël se ai në gravurën e ksomblës tjetër; gjithashtu vërehen ndryshime në sfond si dhe në paraqitjen e figurës së shenjtit; pastaj dekorimet në të katër trekëndëshat anësore janë të ndryshme. Ndryshim tjetër është edhe paraqitja vizuale e tekstit që ndodhet në shiritin rrethues të gravurës. Në ksomblën identike me atë të Shuteriqit, Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4), është ky tekst, nga mesi, në të djathtë: l%.EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRÆDICATE. EVANGELIVM. OMNI. CREATVRÆ. ndërsa në ksomblën tjetër, Miscell. G. 70, (int. 2), të BAV-it, është ky tekst, (gjithmonë nga mesi në të djathtë): l%EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRÆDIC. EVANG. OMNI. CREATVRÆ. Tjetër ndryshim i rëndësishëm është shënimi në fund të ksomblës të BAV-it Miscell. G. 70, (int. 2), pas faqes 46, në faqet: 47-48, ku një autor anonim na ka lënë këtë shënim: (f. 47) Copy of a Note given to Signor abbat Massaracchi by Monsignor Niccolovik archiepiscopo Scopensis Albanensis. [Kopje e një shënimi dhënë z. abat Mazreku nga imzot Nikolla, kryeipeshkv i Shkupit te Shqipërisë. Pra me sa vërehet, kjo ksombël, imzot Pjetër Mazrekut i është dhuruar nga vetë Gj. N. Kazazi. Ne nuk e njohim mënyrën se si ajo erdhi në BAV, por, ka shumë mundësi, që vetë Mazreku ta ketë dhuruar aty ose në Propagandë].

Gaetano Petrot, Italiani qe u mrekullua nga Shqipja dhe shqiptaret



Nga Albert Vataj


Pasurohet me tej repertori i albanologeve, perpjekja titane e te cileve ka nxjerre nga harresa identitetin tone pwr ta vendosur ate ne piedestalin e shume kombeve te tjera. Ne brendesi te librit te Gaetano Petrotes lexuesit tane te vemendshem e te afektuar me vlerat e letrave tona, do te hasin: Dokumentet me te vjeter shqip, si fragmenti i shekullit te XIV dhe fjalorin e shekullit te XV; Pesembedhjete shkrimtaret me te motshem qe mbushin periudhen deri ne shekullin e XVIII; Dialektet tek shqiptaret e Italise, Rrefimtarine popullore dhe kenget tona me te lashta me tema te ndryshme; Permbledhjet dhe studimet e etnologjise sone nga tridhjete autore; Letersine tone te kultivuar te shekullit te XIX dhe fillimeve te shekullit XX me njeqind perfaqesuesit me dinjitoze te saj; Shtypin periodik shqiptar me revista dhe gazeta te dala nga viti 1848 deri ne 1930; Studimet shqiptare rreth gjuhes, dialekteve, alfabetit, gramatikes, fjaloreve, etnografise dhe gjuhesise, arkeologjise, historise, folklorit, levizjeve te vjetra kulturore, shkollave, shoqatave dhe kongreseve deri ne vitin 1930. Petrota eshte mbeshtetur ne rreth 1 000 autore, libra, referenca, shkrime e studime me nje gjeografi te gjere kontinentale.

Studiues serioze (te huaj e vendas) dhe punet e tyre te shfrytezuara nga Autori i japin librit "Populli, gjuha dhe letersia shqiptare" fizionomine e nje libri te madh pune ku secili prej studiuesve, njerezve te dijes e te letrave duhet t'i referohen vazhdimisht. Ky liber eshte nje dije e plote shume dimensionale, liber tavoline.

Vepra e Gaetano Petrotes eshte permbledhtari me skrupuloz i ngjarjeve, emrave, veprave, kontributeve, evenimenteve intelektuale qe Shqiperia prodhoi per gjithe shekujt e deri ne 1932 kur u shkrua libri.

Ky liber vjen dhe per nje arsye tjeter. Ai kolaudon, riparon dhe nxjerr me ne drite plotesine e Petrotes se punes se tij titanike, duke e plotesuar imazhin e krijuar nga shfrytezimi i pjesshem e fragmentar i here pas hershem i vepres se ketij autori. Kjo veper davarit te vertetat dhe studimet e tij, duke i shmangur nga keqkuptimet kur materiale te tij jane botuar te nxjerra nga konteksti.

Metodologjia e ndjekur nga ky studiues i madh italian eshte nje model per studime te ketij rangu e te ketij dimensioni. Administrimi, ekonomia e fakteve, eshte nje vlere tjeter qe e ben kete autor te shquhet mbi shume te tjere qe jane marre me Albanologjine.

Ardhjen e ketij libri, nder me te rendesishmit e sjelle ne shqip nga shtegu i Albanologjise, e beri te mundur botuesja Miranda Gjyzeli, shkrimtari Mark Simoni dhe perkthyesi Qemal Velija, te cilet duhen pershendetur per kete inisiative kulturore.

Ky liber jo vetem qe eshte nje pasqyre faktesh, emrash e ngjarjesh, por i ve ato ne sistem, i racinon, i kthen jo vetem ne nje vlere analitike por eshte nje sinteze e plote e asaj se cfare ka ndodhur me letersine gojore e letersine tone te kultivuar, cfare ka ndodhur me kulturen tone dhe me veprat e kesaj kulture, sa te vemendshem kane qene studiuesit e huaj ndaj vlerave intelektuale tona per disa shekuj radhazi. Libri "Populli, gjuha dhe letersia shqipe" jo vetem eshte "inventarizimi" yne kulturore e intelektual, por njekohesisht dhe nje skaner definitiv i asaj cfare ka ngjare e si eshte zhvilluar jeta e letrave shqipe.

Kushdo qe do ta marre ne dore kete liber do te kuptoje se titulli i librit nuk eshte titull gjenerik dhe i plote, por krejt i pjesshem ne ate qe ka te trajtuar kjo veper, eshte nje kemishe e ngushte e nje vepre me trup e vlere te jashtezakonshme.

Shqiptaret, se bashku me helenet dhe rumunet, jane perfaqesuesit e banoreve me te lashte te Gadishullit ballkanik. Paksa te njohur nga modernet, si individualitet etnik, prej marredhenieve me Republiken e Venecias dhe prej bemave te lavdishme e heroike te Skanderbegut dhe, pas invazionit otoman, prej emigrimeve te shumta ne Itali, - ata ishin mjaft te njohur per Greqine dhe per Romen, me te cilat paten marredhenie te pareshtura tregtare dhe ushtarake dhe do te kene pasur sigurisht nje peshe jo te pakte ne Adriatik, perderisa ne kohet e Augustit "krahas gjuhes zyrtare greke apo latine, ne Shqiperi mbijetoi dhe qe lejuar gjuha ilire ne marredheniet e perditshme, ne gjuhen e detarise e deri dhe ne marredheniet zyrtare (Barbarich)".

Vec kesaj, historia na deshmon rendesine e rajonit shqiptar si rruge tranziti mes brendesise se Gadishullit ballkanik dhe Adriatikut qysh ne kohet me te hershme.

Studimi i gjuhes shqipe nga ana tjeter ka vertetuar pavaresine e plote te shqiptareve si grup etnik ne Gadishullin ballkanik, duke qene tashme nje fakt i fituar prej shkences glotologjike se ajo gjuhe eshte nje dege e vecante e familjes indo-europiane, se ciles duhet t'i perkase, se paku ne zanafille, populli qe e flet.

Teza e atyre qe, perkunder rezultateve te studimeve krahasuese, do te donin te mbeshtesnin se populli dhe, me keq, gjuha shqipe jane nje prodhim i shkrirjes dhe perzierjes se elementeve te ndryshem etniko-gjuhesore qe kane mberritur njeri pas tjetrit ne Shqiperi, nuk meriton as te merret seriozisht ne perfillje.

Ashtu sic eshte per t'u hedhur poshte mendimi i atyre qe, duke u bazuar mbi perkimet e pandehura toponomastike, dhe duke perseritur hipotezen e etnografise se vjeter, do te deshironin te benin te besohej per nje origjine kaukaziane te shqiptareve.

Mbetet te merren ne shqyrtim dy hipotezat e mbeshtetura nga studiuesit dhe te mirepritura zakonisht si me te mundshmet per te shpjeguar prejardhjen e popullit shqiptar.

A jane shqiptaret pasardhes te pellazgeve hyjnore apo jane pasardhes te ilireve dhe a jane iliret edhe ata pasardhes te pellazgeve, sic mbeshtet Georg fon Hahn, apo duhet te mohohet bashke me Majerin njejtesimi i ilireve me pellazget e zakonshem te etnografise se lashte?

Doktor Gjon Skiroi, nga Piana dei Greci, publikoi ne vitin 1834 nje veper mjaft diturake mbi Marredheniet mes Epirit dhe Mbreterise se dy Sicilive - Perkujtesa. Ne te paren e ketyre Perkujtesave, kushtuar pellazgeve, ben fjale per levizjet e tyre nga Gadishulli ballkanik drejt Italise dhe anasjelltas, me nje njohje te gjere dhe te sakte te burimeve historike te lashta, qe i permend ne shenimet e bollshme qe i shtohen punimit. Ne faqet 53-54 te kesaj vepre Skiroi shkruan: "...ashtu si ne truallin gelqeror shquhet berthama e formacioneve dytesore te Apenineve kendej dhe pertej Adriatikut, keshtu ne gjuhen shume te lashte pellazge, e cila ende e gjalle percillet tek shqiptaret tane, dhe tek pellazget parake shquhet trungu i vertete ne te cilin edhe greket edhe italianet parake jane te lidhur ne farefis te ngushte mes tyre...".

Jeronim De Rada, "ky burre qe ka krijuar vepra te fuqishme; qe i ka dhene jeten shpirterore nje populli, i cili tashme, i ngritur shume, kerkon me ngulm per veten, perpara Europes, te drejtat njerezore; qe ka parathene marredheniet e afrise mes shqipes moderne dhe gjuhes se mocme pellazge6)", i njejteson shqiptaret me pellazget ne vepra te shumta te tij te botuara para apo pas Hahnit.

Mes shkrimeve ne te cilet De Rada shtjelloi nje argument te tille kujtoj: Parathena Pellazgjike (1840), Lashtesia e gjuhes shqipe (1864), ripunim i shkrimit te meparshem7) qe e botoi per here te trete ne vitin 1890 me titullin Pellazge e Shqiptare. Ne Ligjerata mbi Lashtesine e Gjuhes Shqipe, te botuara ne vitin 1893, shkruan keshtu: "Kane thene se, para se ta vertetoj, i kam njejtesuar pellazget me kombin te cilit kam nderin t'i perkas. Kjo qendron: por cdo argumentimi besoj (dhe jane te shumte ata qe besojne me mua) se i paraprin deshmia e instinktit ne drite te plote... Vendet qe historia me e lashte i percakton si vendqendrim te pellazgeve, dhe shume prej te cileve u ishin ngjitur emra qe jane fjale shqipe, jane te zene ende ne numrin me te madh te tyre nga kombi jone8)".


A jane pra shqiptaret pasardhes te ilireve?


Gustav Majeri e pohon kete. Ai hedh poshte me pare perrallen e besuar deri ne kohet moderne per nje emigrim te shqiptareve nga Kaukazi1), duke thene se "kjo hipoteze eshte krejt e pathemelte: ajo nuk eshte e mbeshtetur as nga ndonje tradite historike e as nga krahasimi mes gjuhes shqipe dhe dialekteve te folur nga popullatat e Kaukazit2)". Mandej shton: "Ne me teper duhet te besojme, duke mos pasur kunder asnje fakt, se shqiptaret kane banuar ne Shqiperi, apo se paku ne nje pjese te saj, qysh nga kohet me te hershme, dhe se jane pasardhes te ilireve te cilet ne lashtesi kishin ardhur duke u vendosur ne rajonet e Shqiperise se sotme, te Dalmacise dhe Bosnjes; dhe kjo pikepamje vjen duke u perhapur perhere e me teper. Te quash pra shqiptaret me emrin e neoilireve eshte po aq e drejte sa te quash neo-greke greket moderne3)".

Prandaj, ne saje te njejtesimit te ilireve me vete pellazget e etnografise se lashte, teza e Majerit perkon me tezen e mbeshtetesve te prejardhjes pellazgjike te popullit shqiptar, pasi, sipas ketyre te fundit, "iliri eshte i barabarte me pellazgun ne kuptimin me te lashte (Hahn)".

Ne te vertete asnje element gjuhesor dhe etnografik te lashte nuk njohim per rajonin ballkanik; vetem dime se historianet, nga Herodoti e ne vijim, kishin quajtur zakonisht barbare te gjitha popullsite qe nuk ishin pjese e Helades ne kuptimin e ngushte te fjales. "Per greket e shekullit V, ilirjanet, po ashtu si maqedonet, jane barbaret (Tuq. II-80)31)". Dhe barbare jane quajtur nga Straboni (VII), bashke me daket, iliret dhe epirotet. Per te cilen Maks Myleri thote se "eshte mùnd i humbur kot te orvatesh te nxjerresh ndonje gje pozitive nga njoftimet e grekeve dhe te romakeve mbi racen dhe gjuhen e fqinjeve te tyre barbare32)".

"Gjuha shqipe, qe dallon shqiptaret nga pjesa tjeter e botes, - thote Dozoni - ngjante se duhej te jepte celesin e prejardhjes se tyre dhe te zbulonte se prej nga rridhnin ata. Por kjo gjuhe, mozaik i cuditshem copash qe ngjajne te mbledhura nga cdo ane, nuk ofron ne pamje te pare vecse nje enigme tjeter te cuditshme dhe te padeshifrueshme1)".

Edhe shkrimet e para qe ne njohim prej gjuhes shqipe shfaqin paqartesi mbi emrin qe duhet t'i jepet asaj qe te mos ngaterrohet me gjuhet e tjera fqinje, te njohura me mire. Mes shkrimtareve me te vjeter shqiptare dikush e quan epirote, duke e dalluar ate nga ajo ilirike apo sllavonike2), dikush e quan albanese3) dhe dikush skiave4).

Eshte me interes te verehet se autoret greke jane perpjekur gjithheret te mbrojne mendimin se shqipja eshte pak me pak se nje dialekt grek, aq sa Kamarda, qe gjithashtu pohon afrine me te madhe te shqipes me greqishten, ne vend se me latinishten, arriti te shkruaje: "Nuk e fsheh se mua me eshte dukur gjithheret se shquaj lidhjet e ngushta mes gjuhes shqipe dhe asaj greke; dhe se kjo pikepamje, e zakonshme per pjesen me te madhe te grekeve dhe te shqiptareve, nuk ka humbur terren tek une si rrjedhoje e pak studimeve te bera. Por vetem pas hulumtimesh me te thella dhe me te dijshme, dhe pas gjykimesh me autoritare, do te jete e lejueshme te gjykohet ajo cka eshte e tepruar apo e drejte, e vertete apo false ne hamendesimin e disave qe (vecanerisht ne Greqi) mendojne se shqipja eshte pak me pak se nje dialekt, sidoqofte mjaft i shformuar, i gjuhes themelore greke13)".

Kushdo qe vihet te studioje problemin e veshtire te percaktimit shkencor te gjuhes shqipe, te klasifikimit te saj mes grupeve te gjuheve dhe marredhenieve te afrise qe ajo ka me gjuhe te ngjashme, duhet te mbaje parasysh mbi te gjitha dy fakte mjaft te rendesishem:

a. - se gjuha shqipe eshte e njohur nga shekulli XVI, kur tashme gjendej ne fazen evolutive pak a shume te njellojte me te sotmen;

b. - se nga shekulli XV e ne vijim, pervec elementeve greke, latine, sllave, italiane dhe pjeserisht kelte e ndoshta gote, te shtene me pare ne gjuhen shqipe, gjenden te perziera ne te jo pak fjale turke e arabe, vecanerisht pas kohes kur shqiptaret perqafuan islamizmin.

Prandaj per te zbuluar nenshtresen zanafillore te gjuhes shqipe, lipset te ndahen jo vetem elementet gjuhesore te huaj qe ende verehen ne te jo krejtesisht te perthithur, por edhe ata qe i jane nenshtruar nje procesi te vertete perthithjeje fonetike dhe morfologjike, dhe, ajo qe eshte me e veshtire, lipset te studiohen ndikimet qe kane ushtruar mbi te gjuhe te ndryshme me te cilat ajo ka ardhur ne kontakt ne epoka te ndryshme.


Krejt befasuese eshte njeshmeria e zhvillimit fonetik dhe shpesh edhe semantik e fjaleve latine te futura ne to, dhe nuk eshte e lehte te provohet se njera ka huajtur nga gjuha tjeter keta elemente te huaj.

Per sa i perket me tej ndertimit organik te shqipes dhe te rumanishtes, ia vlen vecanerisht te shenohet:

a. - nje numer i madh fjalesh zanafillore fonetikisht te njellojta, qe ruajne te njellojte kuptimin ne te dy gjuhet;

b. - formimi i emrave te shumte foljore nga pjesorja e kryer, qe ne shume raste bejne detyren e paskajoreve dhe qe i pergjigjen saktesisht te ashtuquajturit supin rumun;

c. - nje forme e perbashket e gjinores dhe dhanores ne te dyja gjuhet;

d. - formimi i nje nyjeje shquese te prapavendosur te bashkuar me emrin, sic ndeshet edhe ne bullgarishten qe per dukuri te tjera te vecanta dallohet, sic eshte thene, nga gjuhet e tjera sllave. Shembull: shqip, njejes, pashq. gûr, shquar gur-i; rumanisht, pashquar pom (peme), shquar pomul (pema);

e. - ndryshimi ne e i a-se se brendshme te theksuar, ne krijimin e shumesit, sa ne fjalet zanafillore, aq dhe ne fjalet e huajtura nga gjuhe te huaja. Shembull: shqip njejes plak, shumes pleq; ruman. njejes fátze' (faqe), shumes fétze (faqet).

Keto dhe perkime te tjera te ndjeshme mes rumanishtes dhe shqipes, ne fonetike, ne morfologji, ne sintakse dhe ne leksik, prekin te njejtin thelb te te dyja gjuheve dhe prandaj nuk mund te jene krejt rastesore.

Kamarda, duke mos pranuar kete perfundim dhe duke mos miratuar krahasimet e ngritura per te arritur ne te, shkruan se Blau "me thene te verteten nuk guxon te mohoje perkatesine e shqipes ne trungun indoeuropian, por deshiron te shohe tek shqipja nje gjuhe me teper iranike, se greko-latine. Gje e cila nuk eshte e lehte te pajtohet me arsyet e koheve dhe te vendeve, me teper se me ato te etnografise dhe te filologjise2)".

Me studimet e Majerit3) ne te kundert, pasuar nga te gjithe ata qe jane marre me gjuhen shqipe pas tij, shpjegimi i Blaut ka marre vertetim te plote prej karaktereve te padyshimta te perbashketa me grupin satem, qe ndeshen ne shqipen: ashtu si mesorja jo e frymetuar, ne vend te mesores se frymetuar indoeuropiane, dhe fershellyeset ne vend te vargut qiellzor nistor.

"Teoria e perkimeve fonetike mes indoeuropianishtes dhe shqipes - thote Mejè - eshte bere ne linja te pergjithshme. Qe ketu e dime se tashme shqipja i perket, midis gjuheve indoeuropiane, grupit te dialekteve lindore, bashke me sllavishten, armenishten, iranianen dhe sanskrishten4)".

Baldaci, duke u nisur sigurisht nga rezultatet e studimeve me te vona gjuhesore, thote: "Shqipja i perket ne menyre te pakundershtueshme familjes se gjuheve ario-europiane: eshte pra nje gjuhe moter e latinishtes, greqishtes, leto-sllavishtes, gjermanishtes, keltishtes dhe e gjuheve te tjera te Azise se afert. Eshte e gjasshme metej (nuk eshte e mundur te thuhet e vertetuar) se shqipja perfaqeson fazen e vonshme te ilirishtes ose te trakishtes... Fakti se shqipja eshte, mes gjuheve ario-europiane, nje gjuhe krejtesisht vecan per shkak te dukurive fonetike, morfologjike dhe leksikore, qe nuk bashkangjitet me asnje tjeter, po aq e pavarur nga sllavishtja dhe nga armenishtja sic mund te jene sanskrishtja dhe islamishtja, provon se, me gjithe vogelsine e tij ne te gjitha epokat, kombi shqiptar nuk e ka lene veten asnjehere te perthithet nga asnje tjeter, se paku atje ku karakteri malor i vendit bente te mundur t'i rezistonte perthithjes nga ana e nje kombesie me te zhvilluar3)".


A ekziston nje letersi shqipe?


"Mjerisht, nje letersi kombetare e kultivuar, ne kohet e lashta, nuk ishte aspak e mundur qe te lindte ne Shqiperi; pasi, per ta kufizuar diskutimin brenda kufijsh te percaktuar, ai rajon, nga viti 396 pas Krishtit e ne vijim, pershkohet dhe shkretohet pareshtur nga dallget e stuhishme te barbareve qe ndiqnin njeri-tjetrin, te fundit e te cileve ishin pikerisht turqit, me te egrit dhe me te keqijte e te gjitheve1)".

Pavolini ne shkrimin e tij Gjuha dhe letersia shqipe, te botuar ne numrin e posacem te La Voce (20 shkurt 1913) kushtuar Shqiperise, duke folur per studimet gjuhesore shqiptare, pasi ka verejtur se ishte i veshtire zhvillimi i nje letersie te kultivuar ne Shqiperi, e cila jetoi per shekuj nen roberine e sunduesve barbare, thote: "Vetem prane shqiptareve te Italise, ne kushte shume te ndryshme jetese dhe kulture, dhe ne kontakt te ngushte me qyteterimin tone, pati nje lulezim letrar te ndjeshem", dhe mes shkrimtareve te tjere italo-shqiptare, permend vecanerisht vepren poetike origjinale te Jeronim De Rades dhe te Zef Skiroit, pedagog efektiv i gjuhes shqipe dhe Drejtor i Institutit Mbreteror Oriental te Napolit.


A - Dokumente gjuhesore


Ne vitin 1912 i ndjeri D. Sofron Gasizi, murg bazilian i Grotaferrates, paleograf dhe levrues i studimeve bizantine dhe i letersise liturgjiko-patristike lindore1), gjeti nje fragment ungjilli ne gjuhe shqipe mjaft te vlershem, pasi perben dokumentin me te vjeter te njohur te kesaj gjuhe.

Ai njoftonte per kete Sh. T. Imz. Pal Skiroin, ipeshkv i ritit grek te shqiptareve te Sicilise, me letren e 18 marsit 1913. "Kam nderkohe - shkruante ai - kopje te nje fragmenti te gjuhes shqipe gjetur vitin e kaluar: kufizohet megjithate ne Ungjillin e Varrimit, qe thuhet ne fundin te se Shtunes se Shenjte. Teksti eshte mjaft i vjeter, pa dyshim me i hershem ne kohe se shpikja e shtypit; ende nuk mund te percaktoj me siguri as kohen e sakte e as prejardhjen. Kam ndermend ta botoj brenda ketij viti... Me gjase ne nje rast te tille do te shtjelloj edhe ceshtjen e gjuhes liturgjike (ne kendveshtrimin historiko-juridik), nese bihet ne ujdi te miratohet nisma e disa bashkevellezerve tane ortodokse, ose ne cfare caqesh do te mund te jepej e drejta e perdorimit te gjuhes kombetare. Eshte nje ceshtje mjaft serioze dhe njekohesisht e veshtire: sigurisht nuk mund te miratohet verberisht nisma e Nolit, e cila me se paku bie ndesh me nje te kaluar historike qe nuk mund ta shpernjohim dhe qe as nuk duhet te nenvleftesohet, nese nuk duam te shkaterrojme le rôle (rolin - perkth.) e ushtruar nga populli jone ne historine fetare te Ballkanit.

Ne nje rast te tille do te ishte teper e mirepritur nga une nese Sh. J. ose Petrota i shtrenjte do te deshironin te me conin deshiren ne vend per te paraqitur me shkrim nje komentar gjuhesor te tekstit, qe do te pasonte shtjellimin e natyres historiko-liturgjike, e cila do te ndiqej pas nga nje riprodhim besnik i tekstit te paraqitur edhe ne fac-simile. Do te me pelqente qe ne nje menyre te tille, unitis viribus, te shpjegohej nje relike e vertete e gjuhes sone, padyshim me rendesi per lashtesine e saj dhe per perdorimin qe ngjan se ka qene qellimi i paracaktuar i saj. Ne rast pohues, do te ngutem t'iu dergoj kopje te sakte te tekstit...".


B - Letersia popullore


Nese eshte e vertete se letersia popullore eshte pasqyrim i shpirtit te nje kombi, asgje me mire se ajo qe ne cdo kohe ka lulezuar vetvetishem dhe e harlisur ne Shqiperi, nuk na ben te mundur te arrijme te depertojme ne brendesi te jetes se atij populli i cili, perkunder te gjithe pohimeve kundershtuese, ka nje karakter etnik te vecante dhe mjaft te dalluar mes popullsive qe e rrethojne.

Te gjithe shkrimet rreth dokeve dhe zakoneve te popullit shqiptar nuk vlejne as sa kenga me e thjeshte popullore per te na bere te mundur te njohim ndjesite familjare, ndjenjat, dashurite, urrejtjet, pasionet, shpirtin, jeten e atij populli, te cilin, vezhgues siperfaqesore dhe udhetare ne ngut e siper, e kane pershkruar si nje oaz barbarie ne mes te Europes dhe mes kombeve qe kane arritur shkallen me te larte te qyteterimit e te perparimit.

Eshte perseritur shpesh me pare se Shqiperia pa letersi, pa art, pa histori, dhe pothuaj pa gjuhe, nuk meriton as te hyje e te behet pjese e shoqerise se kombeve te qyteteruar, pasi shpejt a vone eshte e destinuar te asimilohet nga popullsite fqinje me te perparuara dhe me te kultivuara: Shqiperia, eshte thene, nje dite apo nje tjeter do te sherbeje per te zmadhuar territorin serb dhe grek1).


C. - Letersia e kultivuar


Shkrimtare shqiptare: prozatore dhe poete

Historia, gojetaria, teatri, romani, filozofia, te gjitha fushat ku shfaqet, zhvillohet dhe rrenjoset veprimtaria intelektuale e popujve, jane pothuaj te panjohura per shqiptaret, dhe e gjithe letersia shqiptare mund te permblidhej ne pese apo gjashte vellime jo shume te ngjeshur. Keshtu eshte thene me theks pesimist, ne nje artikull rreth Letersise shqipe te revistes Albania te Brukselit (viti I, numri 1 - 25 mars 1897). "Mund te habiteshim - vazhdon artikulli - me mjaft te drejte prej kesaj mungese te madhe, kur kemi dhene forcen dhe zhdervjelltesine e mrekullueshme te gjuhes, nese nuk do te kishim folur ne artikullin e meparshem (1) per perndjekjen e jashtezakonshme, objekt i se ciles eshte kjo gjuhe. Por, nese pabesia dhe forca brutale mund te mposhtin talentet individuale, ato jane te pafuqishme perkunder hovit kolektiv dhe anonim te gjithe nje populli, i cili do tu kendoje fatkeqesive te tij apo do te lartesoje lavdine dhe gezimet e tij. Gjithashtu letersia popullore shqiptare, edhe pse e kufizuar, eshte e nje bukurie dhe origjinaliteti te tille, sa me te vertete cilesise ketu nuk ka pse t'i vije keq per sasine".

Dhe vertet, nese letersia popullore shqiptare, ashtu si cdo tjeter, eshte e bukur dhe terheqese, sa pak apo aspak s'ka pse te kete zili ate te popujve te tjere ballkanike, nuk mund te thuhet po ashtu per letersine artistike apo te kultivuar apo vetjake, e cila nuk mund te lindte dhe te zhvillohej ne rrjedhen e se shkuares ne Shqiperine qe ka jetuar per shume shekuj nen zgjedhen otomane dhe e zene fryme ne cdo shfaqje ideore nga propaganda sllave dhe greke, e cila, bashke me perndjekjen e eger turke dhe me depertimin e perdhunte etniko-gjuhesor serb, e me mallkimin e gjuhes dhe te alfabetit shqip nga ana e Patrikanes, pengonte cdo perparim qytetar, shpirteror dhe kulturor te shqiptareve.


D - Shtypi periodik


Revista dhe gazeta

Rrethanat e mjerueshme politike ne te cilat gjendej Shqiperia nen sundimin otoman, ashtu sic nuk bene te mundur zhvillimin e letersise dhe te artit, keshtu nuk lejuan qe te lindte dhe te perhapej edhe shtypi periodik(1).

Vetem jashte Shqiperise doli ndonje periodik, i cili ngriti zerin e tij perpara Europes se qyteteruar me qellimin qe te bente te njohur qenesine e kombit te lashte adriatik dhe te shpallte te drejten e tij per te jetuar si shtet i lire dhe i pavarur.

Shtypi periodik e ka zanafillen e tij ne Itali, me nje gazete qe De Rada e nxori qe nga viti 1848.

Duke e kaluar qofte dhe permbledhtas historine e gazetarise shqiptare, mund te shihet se cfare ndihmese te cmueshme i sollen ceshtjes se kombit te paraardhesve te tyre shqiptaret e Italise, mes te cileve eshte nder te permenden Jeronim De Rada, Anselmo Lorekio, Zef Skiroi, Terenc Toci (2).

Edhe shqiptaret qe gjendeshin ne Kostandinopoje, Bukuresht, Kajro, dhe ne Amerike, bashkuan perpjekjet e tyre per te mbajtur gjalle gazeta dhe revista, te cilat, gjate viteve me te zymte te jetes politike dhe shoqerore te Shqiperise, ndikuan mjaft per te zgjuar ndjenjen kombetare mes shqiptareve dhe per te terhequr vemendjen e botes se qyteteruar ndaj ceshtjes se tyre.


A - Gjuha dhe dialektet


Ne gjuhen shqipe dallohen dy dialekte kryesore: gegnishtja dhe toskerishtja. Keta dy dialekte kryesore, duke u shkrire pothuaj teresisht ne qender te Shqiperise, dora-dores qe largohen nga qendra, shkojne duke u dalluar perhere e me teper nga njeri-tjetri, duke krijuar nje ndarje te thelle dialektore ne dy kufijte e skajshem te bashkesise gjuhesore dhe duke krijuar, ne ndryshueshmerine graduale, nendialekte, te cilet mbartin tiparet themelore te njerit apo tjetrit prej dy dialekteve kryesore me te cilet jane me afer.

Kamarda, duke percaktuar lumin Shkumbin si pikenisje te dy dialekteve gegnisht dhe toskerisht, veren: "Ndarja e dy dialekteve prane lumit te lartpermendur sigurisht nuk eshte kaq e prere sa te dy per njefare pjese te vendit, aq kendej sa dhe pertej, ne ndonjefare mase te mos jene perzjere, edhe njejtesuar; ne ate menyre qe atje, domethene ne qender te Shqiperise, te mos jetoje nje e folme e tille qe te mund te thuhet se eshte e perbashket nen disa pikeveshtrime (1)".


B - Alfabeti


Zef Krispi ne Perkujtese mbi gjuhen shqipe na sjell njoftimin per nje alfabet te vjeter por pa e riprodhuar ate, njoftim te cilin, te risjelle me pas nga Hahni, ai e nxori nga Malte-Bruni.

"Ekziston - thote ai - edhe nje alfabet kishtar qe perbehet prej tridhjete shkronjash, te cilat jane mjaft te ngjashme me shkronjat fenikase, hebraike, armene, dhe palmirene, disa me shkrimin hieroglifik jeratik, pak prej tyre me shkronjat bullgare dhe mizogete, por mungon ne te ajo qe kureshtia jone do ta kerkonte me perparesi, domethene ngjashmeria me karakterin pellazg dhe etrusk e runik. Shkrimi nuk eshte astiform, por mbizoteron ne te, vija e drejte, ashtu si ne doreshkrimet greke; prandaj ne besojme se, ne formen e tanishme, ai eshte veper e prifterinjve te krishtere ose ne shekullin e dyte, me rastin e hyrjes se krishterimit, ose ne shekullin e nente kur kisha e krishtere e Shqiperise i qe bashkuar perfundimisht kishes romane. Ky alfabet megjithate permban disa elemente te alfabeteve tejet me te vjeter te perdorur ne Iliri, Maqedoni, ne Epir (1)". Ky alfabet ne te vertete nuk dihet ku gjendet dhe nga kush eshte perdorur.

Kamarda, ne lidhje me kete alfabet, shkruan keshtu: "Alfabeti epirot i shekujve te pare te eres se re, edhe kishtar, per te cilin flet Maltebruni, Gjeogr. Perbot. I-119, qe eshte permendur me pas nga Krispi ne disertacionin mbi gjuhen shqipe, e edhe nga Hahni ne Studime Shqiptare, duket i panjohur per te gjithe. Jane ndoshta mbetje te saj pese shkronjat, te ndryshme nga ato italiane, qe jane perdorur ne shtypshkrimet e Romes. Mbi te cilat duhet verejtur, gjithashtu, se tre prej kater shkronjave qe dallohen, jane qartas greke (2)".

A. Stratigoi thote se shqiptaret, "sipas njoftimeve qe na kane ardhur, paten alfabetin e tyre te pare ne shekullin e peste, dhe prandaj qe atehere gjuha e tyre filloi te shkruhet (3)". Ne vijim risjell, duke ngaterruar dukshem ate cka thuhet per albanet e Kaukazit me ate cka ai deshiron te thote per shqiptaret, nje alfabet te shpikur nga nje Mesrop gjuhetar armen, i cili filloi te studioje shqipen: ky alfabet eshte me tridhjetetete shenja dhe eshte mjaft i afert me alfabetin armen. Por askush prej shkrimtareve te njohur prej nesh nuk perdori ndonjehere nje alfabet te tille, qe mendoj se nuk i perket aspak gjuhes shqipe.


C - Gramatika dhe Fjalore


Edhe sot, pas futjes ne udhe shkencore te studimeve gjuhesore shqiptare, vecanerisht nga Kamarda e Majeri dhe nga pak te tjere qe kane pasur si objekt hulumtimesh te kujdesshme gjuhen shqipe, gramatika e kesaj gjuhe "nuk mund te thuhet se eshte e njohur aq ne te gjithe rregullat e saj themelore, sa te lejoje te mendohet se tashme behet fjale vecse te persoset aty-ketu, per ta kthyer ne njefare menyre perfundimtare (1)".

Pervec orvatjeve, jo perhere te arritura, te nje klasifikimi te arsyetuar e shkencor te lakimeve dhe zgjedhimeve te Kamardes, Majerit, Pekmezit dhe ndonje albanologu tjeter, gramatika e gjuhes shqipe qe nga Da Lece e deri me sot eshte trajtuar ne menyre empirike dhe ka sherbyer vetem per te njohur dukurite fonetike dhe morfologjike, e ne menyre sporadike dukurite sintaksore te gjuhes, pa mundur te disiplinohen dhe te shpjegohen ato sipas parimeve te shkences gjuhesore.

Kjo gjendje punesh na ben te vajtojme gramatiken qe premtoi e qe e nuk dime nese e ka lene te perfunduar prof. Skiroi, i cili pa dyshim qe njeri prej njohesve me te thelle dhe hulumtuesve me mendjendritur te gjuhes shqipe, dhe jemi ne ankth deri sa te shohim me se fundi te botuar studimin e pritur mbi gramatiken shqipe te Faik Konices, i cili, me kulturen e gjere filologjike te tij dhe me njohjen e te gjithe dialekteve shqiptare, padyshim do te arrije t'i jape nje ndihmese te fuqishme gramatikes historike dhe hulumtimeve shkencore mbi gjuhen shqipe.

Miklosici thote se D. Pjeter Budi duhet te kete shkruar nje gramatike shqipe (2); dhe Pjeter Bogdani ne parathenien e vepres se tij kujton se xhaxhai i tij Andrea Bogdani, arkipeshkv i Shkupit, i vdekur ne vitin 1863, kishte hartuar nje gramatike latinisht-shqip, te cilen me pas ai e humbi neper udhetimet e veshtira dhe te rrezikshme permes maleve shqiptare (3).

Keto gramatika duhet t'i perkasin sigurisht dialektit gegnisht, ashtu si ajo e Katalanit, vdekur ne vitin 1694, qe prof. Skiroi shkruante se e kishte ne zoterim (4) dhe per te cilen ben fjale Imz. Krispi ne nje shenim te perkujteses se tij: "Ne biblioteken e ketij Seminari greko-shqiptar (te Palermos) gjendet doreshkrimi i nje fjalori italisht-shqip dhe shqip-italisht me nje punim gramatike ne fund. Se fundi ne te shkruhet autor Katalani murg bazilian i Mexojuzos dhe arkipeshkv i Durresit (5)".

Nje tjeter gramatike e vogel e dialektit gegnisht gjendet ne nje doreshkrim qe mbart si datim vitin 1710 dhe qe ruhet ne manastirin e Grotaferrates (6).


D - Etnografi dhe gjuhesi


"Dy shekuj kane kaluar, - shkruante Biondeli (1856) - qe kur Lajbnici largpames, duke paraqitur bashkegjakesine e hershme te shqiptareve me kombet italik dhe grek, u propozonte studiuesve krahasimin e gjuheve te tyre perkatese dhe i paraprinte kesaj me shembullin fisnik".

Lajbnici ne te vertete, ne nje varg letrash drejtuar nga Hanoveri per M. Maturin Veyssière La Croze mes viteve 1705 dhe 1715, kerkon te zgjoje vemendjen e leterkembyesit te tij, njerit prej gjuhetareve me te ditur te kohes, per studimin e gjuhes shqipe qe, sipas tij, eshte e denje te studiohet dhe krahasohet me gjuhet me te vjetra.

Ne letren e pare (24 qershor 1705) thote se shqipja eshte quajtur pa te drejte gjuhe ilire, nderkohe qe ai mendon se gjuha e ilireve te lashte ishte nje gje krejt tjeter. Ne te dyten (10 dhjetor 1709) veren se ne gjuhen shqipe gjen shume afrì me latinishten dhe gjurme te fjaleve qe perkojne me gjermanishten. Ne te treten (26 dhjetor 1709) e fton mikun, qe me mire se kushdo tjeter mund ta beje, te dalloje ne shqipen ate qe eshte vetjake e kesaj gjuhe nga ajo qe ka depertuar ne te nga gjuhe te tjera, dhe ai vete merr ne shqyrtim krahasimisht disa fjale. Ne te katerten (28 dhjetor 1711) kerkon kopje te Lutjes se te djeles dhe te Besojme ne gjuhen epirotike, sic e quan ai gjithashtu shqipen, me nje perkthim mes rradheve, dhe deshiron te mesoje titujt dhe daten e vendin e shtypjes se dy librave shqip, per te cilet miku e kishte vene ne dijeni se i kishte ne zoterim, qe te mund t'i kerkonte ne Rome, pasi "kjo gjuhe (shqipe), duke qene kaq pak e njohur, meriton te rrahmendet pak mbi te". Ne letren e peste (24 mars 1715), pas rreth kater vitesh, kerkon perseri njoftime mbi keta libra, pasi nuk gjen me mes kartave te tij treguesit qe kishte marre heren tjeter nga miku.

Lajbnici merret me gjuhen shqipe edhe ne vepra te tjera te tij, duke perseritur pikepamjen e vet rreth individualitetit te dalluar te kesaj gjuhe, dhe ne Desiderata circa linguas populorum te tij shkruan: "Quaeritur annon lingua quaedam peculiaris a Slavonica, Hungarica, Graeca et Turcica prorsus diversa reperiatur in Albania et Bulgaria. Nam relatum est talem linguam singularem repereriri in montibus Albania et Epiri".


E - Arkeologji. Histori. Folklor. Te ndryshme.


Humanizmi, ashtu si studimeve klasike, i dha shtyse njekohshem edhe kerkimeve arkeologjike. Pasi tradita e shkruar e ka vleresuar perhere Adriatikun si nje ure kalimi mes dy brigjeve te lidhur ngushtesisht nga legjenda, nga mite, nga kujtesa historike, te cilat vertetojne njesine e prejardhjes se popujve qe i banojne nga kohe shume te hershme, - ishte e natyrshme qe te mendohej nga studiuesit e permendoreve te lashtesise te kryenin kerkime arkeologjike ne trevat qe i pergjigjen vendeve te permendur pikerisht nga tradita, nga legjenda, nga poezia, nga historia si qendrat me te rendesishme te banuara nga epoka pararomake apo ilire dhe greko-romake ne rajonin shqiptar.

Keshtu, qysh nga koha e humanistit italian Kiriaku i Picikolit, i cili rreth pese shekuj me pare pershkoi bregun jugor te Shqiperise duke mbledhur shenime interesante dhe njoftime rreth rrenojave te qyteteve te lashte, mund te thuhet se kane zene fill kerkimet arkeologjike ne ate rajon, ku ne shekujt pasues kane shkuar studiues te tjere italiane te gjurmeve te lashtesise qe te kerkojne dokumente dhe te zbulojne monumente qe deshmojne qyteterimet e hershme te permendur nga tradita e shkruar.

Edhe udhetaret italiane e te huaj, te cilet kane pershkuar Shqiperine per qellime te ndryshme, kane shenuar ne librat e tyre gjurme interesante objektesh te lashtesise te shperndara neper te gjithe vendin, dhe nder ta meriton te kujtohet Pukevili qe, ne Udhetim ne More, ne Kostandinopoje, ne Shqiperi, etj. (1798-1801) te tij, i kushton ndonje faqe topografise se Butrintit dhe pershkrimit te vendeve te tjere te shquar ne lashtesi. Edhe ne vepren e Hahnit gjendet nje kapitull kushtuar arkeologjise shqiptare.

Germime sistematike ne kerkim te objekteve te lashtesise ne Trake, ne Thesali, ne Iliri dhe ne Epir, me vemendje me te madhe rreth Dodones, ishin kryer nga viti 1861 deri pothuaj ne vitin 1880 nga Misioni arkeologjik francez i Maqedonise. Me se voni dr. Karl Paci (1896-1904) shqyrtoi mbishkrimet e gjetura ne Nikopoje (Preveze) dhe epigrafet e monedhave te Apollonise, Durresit dhe te vendeve te tjere te Shqiperise. Ne vitin 1899 prof. Antonio Baldaci, ne Bollettino te Shoqates gjeografike italiane, dha njoftim per Nje zbulim arkeologjik te konsullit francez A. Degrand ne Shqiperine veriore, per te cilin foli me pas vete konsulli ne librin e tij terheqes: Kujtime nga Shqiperia e Eperme (1901).

Ne nje artikull: Shqiperia arkeologjike ne gazeten Lajmtari i Shqypenies, dhjetor 1904, flitej per Apollonine; dhe mbi Apollonine e Ilirise shkroi prof. Biaxho Pace ne Rassegna italo-albanese, maj-qershor 1920. At Gjecovi, qe ishte nje kerkimtar i pasionuar i objekteve te lashtesise shqiptare, ne Zani i Shna'Ndout, maj-shtator 1920, shkroi disa shenime: Endje arkeologike.

Por kerkimet arkeologjike ne Shqiperi me udhezime dhe kritere shkencore kane filluar ne keta vitet e fundit nga Misioni arkeologjik italian i drejtuar nga L.M. Ugolini, dhe nga Misioni arkeologjik francez i drejtuar nga Leon Rej. Ky i fundit, ne shkurtin e vitit 1927, shkroi ne Diturija disa Shenime mbi punimet arkeologjike te Misionit francez ne Shqiperi; dhe rreth germimeve ne Apolloni te Ilirise, duke dhene njoftime per zbulime te rendesishme, ka shkruar ne Albania, reviste e arkeologjise, historise, artit dhe shkencave te aplikuara ne Shqiperi dhe ne Ballkan (1927, 1928), reviste ne te cilen mund te lexohen shkrime, artikuj dhe lajme te tjera qe lidhen me germimet e siperthena dhe monumentet e shumte qe kane dale ne drite.


F - Levizja kulturore:


Institucione, Shkolla, Shoqata, Kongrese

"Ne mesin e shekullit te kaluar - thoshte Vaina - nuk gjendeshin me teper se rreth pesedhjete libra te shkruar ne shqip; tashme ata kalojne mbi njemije". Ky pohim, edhe pse i ekzagjeruar, i pergjigjet nje realiteti te dhimbshem qe, sic eshte arritur te shihet pergjate ketij punimi tone, rendoi per shume shekuj mbi Shqiperine e katandisur nga qeverisja otomane ne gjendjen me te mjerueshme shpirterore dhe intelektuale. "Nuk bie ne gabim - shton po Vaina - te thuash per shqiptaret se, ashtu si Italia e Re, edhe Shqiperia e Re, eshte zhvilluar ne pjesen me te madhe se jashtmi (1)".

Lidhja e Prizrenit (1878), e ngritur nga Abdyl Frasheri, beri te rilinde fryma e vellazerise mes shqiptareve te te gjithe trevave te veriut dhe te jugut, e te perhapet dhe te ringjallet ngado ndjenja kombetare.

U ndje e thekshme nevoja per levrimin e gjuhes dhe te kultures shqipe, apostuj te se ciles u bene ne ato vite Pashko Vasa, Jani Vreto, dy vellezerit e Abdylit, Naimi dhe Samiu, e shume te tjere. "Atdhetaret u bene autore te abetareve e vjetareve dhe mbledhes te kengeve popullore; ndersa botimi i nje fjalori, si ai i Kristoforidhit te Elbasanit, perkunder pengesave te pafryt te grekeve, merrte rendesine e nje ngjarjeje te madhe. Sipas ketyre paraprijesve, nga jetesimi i plote dhe i vlerte i zoterimit te gjuhes duhej te fillonte ne te vertete vepra madhore per heqjen e zgjedhes, synimet jetike te se ciles u shfaqen shpejt teper te qarta (2)".

U ngriten shoqeri letrare e dolen gazeta, u hapen shkolla dhe u mbajten kongrese gjuhesore e letrare ne Rumani, Itali, Greqi, Egjipt, e me pas edhe ne Shqiperi.

Ne Kostandinopoje u themelua ne vitin 1879 shoqeria Drita, dhe me nismen e saj u botuan libra e gazeta.

Shqiptaret e Rumanise kane qene gjithheret ne vije te pare te levizjes kulturore, dhe qysh nga viti 1877 nisen te botohen alfabete e libra leximi dhe gazeta shqipe ne Bukuresht, ku ne vitin 1881 lindi shoqeria Drita, qe me pas me 1888 u quajt Diturija, kryetar i se ciles qe edhe Pandeli Vangjeli. Ne Rumani u bene botime te shumta gjuhesore dhe letrare ne shqip. Ne vitin 1905 u hap nje shkolle ne gjuhen shqipe ne Kostance, dhe vitin e pare ne te dhane mesim A. Drenova (Asdreni) e me pas edhe Mihal Lehova e Thoma Avrami.

Kolonia e Bukureshtit ne vitin 1890 perbehej nga atdhetaret shqiptare me te flakte dhe me veprues: Visarion Dodani, Pandeli Vangjeli, Mihal Grameno, Thoma Avrami, Jashar Erebara, Gjergj Meksi e te tjere, te cilet kane luftuar per pavaresine e atdheut te tyre me botime, me shkolla, me arme, dhe disa prej tyre kane marre detyra te larta ne qeverisjen e Shqiperise se rilindur.

Ne nentorin e vitit 1898 u mbajt ne Bukuresht nje Kongres Shqiptar i kryesuar nga Faik Konica, dhe nje tjeter i mbajtur ne vitin 1902 qe kryesuar nga princi Albert Gjika, kurse ne ate te prillit 1905 qe krijuar Komiteti Qendror drejtues me emrin Kombi.


Letersia shqipe


A. Dokumente gjuhesore

- Fragment i shekullit XIV

- Liste fjalesh e shekullit XV

- D. Gjon Buzuku (1555)

- Luke Matranga (1592)

- Pjeter Budi (1621)

- Frang Bardhi (1635)

- Pjeter Bogdani (1685)

- At Francesko Maria da Lece (1716)

- Nikolle Filja (1736)

- Jul Variboba (1762)

- Teodor Kavaljoti (1770)

- Danieli (1802)

- Mjeshter Teodori (1803)

- Testamenti i Ri (1827)

- At Nilo Katalani (1694)

- Gj. B. Kazazi (1743) - Sac. Nikolle Keta (1803)

- Marko Bocari (1809) - D. Pjeter Zarishi (1837)

- Krijime te dialekteve shqiptare te Kolonive te Italise



B. Letersia popullore


- Rrefimtaria popullore shqiptare

- Proverba, fjale te urta, thenie popullore, gjeagjeza

- Kenge popullore shqiptare

- Kenge dashurie

- Kenge dasme

- Poezi dasme

- Kenge te permortshme

- Kenge heroike dhe historike

- Kenge historiko-epike

- Kenge popullore italo-shqiptare

- Doruntina ose Garentina - Kostandini i Vogel

- Kenge te ringjalljes se Lazarit

- Vargu dhe ritmi ne poezine popullore shqiptare

- Vlera artistike

- Letersia popullore shqiptare dhe ajo e vendeve te tjere ballkanike

- Letersia me fryme popullore

- Poezia dhe proza fetare

- Rapsodite shqiptare te Z. Skiroit

- Permbledhje te Dorses, Biondelit, Hekardit, De Gracias

- Permbledhja e Hahnit: Studime Shqiptare

- Permbledhja e Rainholdit: Nete Pellazgjike

-Permbledhja e Imz. Z. Krispit

- Permbledhja e Kamardes: Shtojce per Shqyrtim mbi Gramatologjine

- Rapsodite e nje poeme shqiptare te Jeronim de Rades dhe Nikolle Jenos te Koronejve

- Bleta shqiptare e Th. Mitkos

- Permbledhje te Prof. U. Jarnikut, V.A. Dodanit, A. Dozonit

- Tekste shqip me glosar te H. Pedersenit

- Permbledhje te Gustav Majerit

- Valet e Detit te Spiro Dines

- Permbledhje te M. Markianoit

- Shqiptaret e Italise dhe kenget tradicionale te tyre te A. Skures

- Permbledhje te Xh. Pitrèse

- Permbledhje te Gj. Siminit, I.M. Qafezezit, V. Prendushit, M. Markianoit, N. Rotes

- Permbledhje te Z. Skiroit: Kenge popullore te Shqiperise dhe Kenge tradicionale dhe krijime te tjera te kolonive shqiptare te Sicilise



C. Letersia e kultivuar - Shkrimtare shqiptare: prozatore dhe poete

- Muhamet Cami

- Nezim Bej

- Jeronim De Rada (1814-1903):

Milosao

Kenget e Serafina Topise

Kater historite: - Skanderbegu

- Renia e Mbreterise se Shqiperise

- Pasqyre e Jetes Njerezore

- Sofonizba

- Shkrime te tjera te J. De Rades

- Vepra e J. De Rades

- Anton Santori (1819-1894)

- Gavril Dara (1826-1885)

- Pashko Vasa (1827-1892)

- Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)

- At Leonardo De Martino (1830-1923)

- Zef Serembe (1843-1891)

- Naim Frasheri (1846-1900)

- At A.M. Xanoni S.J. (1863-1915)

- Zef Skiroi (1865-1927):


Rapsodite - Kenget kishtare dhe prozat fetare

Mili dhe Haidhia

Kenkat e Luftes

Mino

Kenget e Liktorit - Poezi dhe proza te ndryshme

Te dheu i huaj

Kthimi

Vepra e Zef Skiroit

- Andon Zako Cajupi (1866-1930)

- D. Ndre Mjedja (1866)

- Agustin Ribeko (1867-1928)

- At Gjergj Fishta (1871):

Lahuta e Malsîs

Vjersha te pershpirtshme - Pika voeset

Mrizi i Zanavet

Vallja e Parrizit - Anzat e Parnasit

Vepra e At Gjergj Fishtes

- Mihal Grameno (1872-1931)

- Aleks S. Drenova-Asdren (1872)

- Kristo Floqi (1873)

- Mehdi Frasheri (1873)

- At Shtjefen Kostandin Gjecovi O.F.M. (1874-1929)

- Faik Konica (1875)

- Luigj Gurakuqi (1879-1925)

- Theofan S. Noli (1880)

-Midhat Frasheri (Lumo Skendo) (1880)

- Terenc Toci (1880)

- Aleksander Xhuvani (1880)

- Hile Mosi (1885)

- At Vincenc Prendushi O.F.M. (1885)

- Kole Thaci (1886)

- Bernard Bilota (1843-1918)

- Dom Ndue Bytyci (1847-1917)

- Salvator Braile, Gjergj Bubani, Dh. Kamarda

- Zef Kamarda, Francesko Krispi Glaviani, Koste A. Cekrezi

- Namik Delvina, Sami Frasheri

- Karl Gurakuqi

- A. Gurra, Zef Harapi

- At Jak Jungu S.J., D. Dod Koleci, Mati Logoreci

- Lulo Malesori, At Kristo Harrallambi Negovani

- D. Ndoc Nikaj

- Odise Paskali, Lasgush Poradeci

- I.M. Qafezezi, At Justin Rrota O.F.M.

- Kozmo Serembe, D. Lazer Shantoja

- F.Shiroka, A. Tasi, Th. Avrami, Ali Asllani, At L. Ashiku

- At Pashko Bardhi, L. Bebeziqi, Dom Ll. Bitroj, Tef Curani,

Ll. Dardha, V. Dodani, M. Duci, A. Frasheri, Andon S. Frasheri,

Milto S. Gurra, Sali Hallkokondi, Ramiz Harxhi

- E. Koliqi, Th. Konomi, S. Maleshova, D. Miciacio, F. Miciacio,

Gj. Muzaka, S. Papahristo, Dh.P. Pasko, S. Shuteriqi







D. - Shtypi periodik - revista dhe gazeta: 1848-1930


Studimet shqiptare

A. Gjuha dhe dialektet

B. Alfabeti

C. Gramatika dhe Fjalore

D. Etnografi dhe gjuhesi

- Laibnic - Thunman

- At Pal Maria Parrino

- Sac. Nikolle Keta - M. Lik - Ksilander

- Zef Krispi - Vincenc Dorsa

- Jeronim de Rada

- George Hahn

- Federigo Pot - N. Nikokles - Fallmerajer

- T. Shtir

- Fr. Bop

- B. Biondeli - G.I. Askoli

- O. Blau

- Dh. Kamarda

- Franc Miklosic

- Gustav Majer

- J. Thomopulo

- Z. Skiroi - L. Benlou

- Kr. Sandfeld - H. Hirt - M. Markianoi - L. Thalozi dhe te tjere

- A. Mejé

- G. Vajgand

- Norbert Jokli

- Karlo Taljavini - F.L. Pullè

- Anxhelo Pernice

E. Arkeologji. Histori. Folklor. Politike. Udhetime.

F. Levizja kulturore: Institucione. Shkolla. Shoqata. Kongrese.

Bibliografia

Shtojce

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...