Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/23

Imazhi buzëqeshës i Leonora Jakupit




image
 Ëmbëlsia dhe çiltërsia e Leonora Jakupit bien gjithmonë në sy. Këngëtarja vjen në “Bluetooth” me pamje të shkëputura nga xhirimet e Vitit të Ri, ku  ka qenë e ftuar së bashku me disa kolegë.
Dhe, siç duket qartë edhe në këto imazhe, buzëqeshja e Leonorës ka mundur të triumfojë.
E veshur me një fustan të zi rrëzëllitës dhe me humorin që gjithmonë e ka në buzë, Leonora ka dhuruar shumë buzëqeshje edhe te kolegët e tjerë këngëtarë në studio.

Dafina Zeqiri për bojkot të koncertit i ka 2500 euro borxh




image
 Dafina Zeqiri ishte paralajmëruar të këndonte të dielën e 30 janarit në një koncert në Danimarkë, por ajo nuk ka qenë aty.
Sipas njoftimit të saj në Facebook, shkaktar për mosmbajtjen e koncertit është organizatori Samir Kuqi. Nga ana tjetër, organizatori në Kopenhagë, për shkak të korrektësisë me adhuruesit dhe me pjesëmarrësit në koncertin e 30 janarit, ka thënë se deklarata e Dafinës është e pabazë.
Por, edhe pse ajo e hedh fajin mbi organizatorët, e vërteta duket se është krejt ndryshe, sepse mosardhja e saj lidhet kryekëput me probleme të “jetës”, ndërsa në një njoftim, në një radio shqiptare në Danimarkë, organizatori i ka kërkuar miqësisht Dafinës që t’ia kthejë shumën prej 2500 eurosh, shkruan në vipat.com dhe në telegrafi.

“Dancing with the stars”, sfidë e re për Agnesa Vuthajn



Agnesa ka treguar se është shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur që është pjesë e këtij spektakli, pasi gjithmonë e ka dashur vallëzimin
image
 Agnesa, në një prononcim për telegrafi.com, ka treguar se është shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur që është pjesë e këtij spektakli, pasi gjithmonë e ka dashur vallëzimin.
“’Dancing with the stars’ është një sfidë e re për mua, që mezi po pres ta filloj. Gjithmonë e kam dashur vallëzimin dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e një show të tillë televiziv”, ka pohuar Agnesa.
“Këtë herë, para publikut do të paraqitem në një fushë, në të cilën nuk më kanë parë më herët. Shpresoj të pëlqehem edhe kur vallëzoj”, ka përfunduar Vuthaj, e cila tashmë ndodhet në Tiranë.

Eliza Hoxha këndon për dashurinë




image
 Për dallim nga kënga e kaluar që bënte thirrje “ta duam Kosovën” dhe jepte pamje prej saj, kësaj radhe Eliza Hoxha i këndon dashurisë më të ngushtë, asaj që mund të jetë personale, e jo kombëtare. Për këtë baladë të re, bashkë me njerëzit e produksionit realizues të klipit, edhe ambientin e ka zgjedhur më të përmbledhur dhe të mbyllur.
Por, kënga e Elizës “Të dua veç ty” nuk është nga baladat e mërzitshme që ndjellin lot, ndarje mes të dashuruarve e mallkim. Është e kundërta e tyre: një përkushtim për dashurinë ndaj personit të dashur. Eliza këtë këngë e ka realizuar mbi dërrasat e teatrit, aty ku luhen tragjeditë dhe komeditë e jetës. Me drita të skenës dhe me veshje skenike, herë e ngritur në këmbë, pranë një mikrofoni, e herë e ulur në një karrige, në të cilën mund të jenë ulur të gjithë aktorët që ndonjëherë kanë luajtur role mbretërish, Eliza Hoxha ngjan me ndonjë Ofeli a Desdemonë, shkruan “Bluetooth”. Edhe pse i këndon bindshëm dashurisë ndaj dikujt, “e shfaqur” në teatër, kjo duket si lojë. Megjithatë, shumë njerëz i thonë kështu dashurisë dhe jetës së kësaj bote.

Kosova të aplikojë masa reciproke ndaj Serbisë e Bosnjës



Ekspertët për çështje ekonomike në Kosovë vlerësojnë se bllokimi i Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina në tregun e CEFTA-s, po vazhdon t’i sjellë vendit dëme të mëdha. Ata vlerësojnë se Kosova tashmë duhet të aplikojë masa të reciprocitetit ndaj këtyre dy vendeve, nëse ato nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës


image
 - Mosrespektimi i marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duke bllokuar eksportin dhe transportin e mallrave të Kosovës në këto dy vende, po vazhdon t’i sjellë Kosovës dëme të mëdha, vlerësojnë ekspertët për çështje ekonomike. Sipas tyre është koha e fundit që Kosova të marrë masa në këtë drejtim.

Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik të Kosovës, thotë për REL se bllokimi i Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në tregun e CEFTA-s vazhdon të bëhet për shkaqe politike, edhe pse Kosova është anëtare e barabartë në këtë marrëveshje.

Ndërkaq, Fisnik Reçica, ekspert për çështje të ekonomisë në Institutin Riinvest, vlerëson se dëmet nga bllokimi i Kosovës në tregun e CEFTA-s kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Ai thotë se si pasojë e këtij bllokimi, hapësira e eksporteve është ngushtuar edhe më shumë për eksportet e Kosovës, të cilat edhe ashtu kanë qenë në masë të vogël.

Ndryshe, Marrëveshja për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore apo CEFTA, gjatë këtij viti kryesohet nga Kosova.

Të dy këta ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se Kosova duhet të bisedojë me anëtarët tjerë të CEFTA-s për të gjetur mundësinë e heqjes së bllokadës nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Limani thotë se Kosovës nuk i ka mbetur shtegdalje tjetër përveç aplikimit të masave të reciprocitetit për të dy vendet që po e bllokojnë atë në tregun CEFTA-s.

Ngjashëm shpreh mendimin edhe Reçica, i cili thotë se Kosova fillimisht duhet të aplikojë norma të veçanta tatimore për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilat importohen në Kosovë.

20 kandidatë eliminohen nga gara për guvernator



Rreth 20 kandidatë, nga gjithsej 27 sa kanë konkurruar për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, do të eliminohen nga gara në fazën e parë të selektimit




image
  Numri më i madh i kandidatëve, sipas zyrtarëve të BQK-së, do të eliminohet nga gara, për shkak se nuk e plotësojnë kriterin bazë që kërkon: 10 vjet përvojë pune profesionale apo akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështjeve juridike...


Lista e kandidatëve që kanë konkurruar
Mentor Nimani, Ganimete Salihu, Flamur Keqa, Ramadan Gashi, Agim Paca, Safet Merovci, Fatmir Klaiqi, Genc Kuki, Blerim Dragusha, Sejdi Rexhepi, Valentin Toçi, Milazim Abazi, Ilir Aliu, Vlora Obertinca, Xhevat Meha, Gazmend Luboteni, Marte Palokaj, Ardian Uka, Shaqir Totaj, Ajri Begu, Gani Gërguri, Behxhet Brajshori, Agron Dida, Agron Mustafa, Afrim Maloku, Nexhat Kryeziu dhe Kristë Gojani.

Përbërja e kabinetit të ri Qeveritar



Kryeministër, Hashim Thaçi; zëvendëskryeminisra Prof.dr.sci.Hajredin Kuçi,Mr.sci. Mimoza Kusari-Lila, Slobodan Petroviq,Mr.sci. Edita Tahiri dhe Prof.dr.sci. Bujar Bukoshi




image

Kryeministër


Hashim Thaçi,historian

Zëvendëskryeministër
Prof.dr.sci.Hajredin Kuçi
Mr.sci.Mimoza Kusari-Lila
Slobodan Petroviq
Mr.sci.Edita Tahiri
Prof.dr.sci.Bujar Bukoshi

Ministrat


Prof.dr.sci.Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme

Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve

Prof.dr.sci.Ramë Buja, ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë

Prof.dr.sci.Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë

Dr.specialist-kirurg Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme

Sasha Rashiq, ministër i Kthimit dhe Komuniteteve

Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor

Memli Krasniqi, ministër për Kulturë, Rini dhe Sport

Fehmi Mujota, ministër për Infrastrukturë

Radojica Tomiq, ministre e Pushtetit Lokal

Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike

Mr.sci.Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik

Dr.sci.Bedri Hamza, ministër i Financave

Prof.dr.Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë

Gjeneral Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...