Shkruan: Nafi Çegrani Çdo shërbim informativ i fshehtë në botë, ka metoda të perfeksionuara për “biseda informative” me qytetarë të zakonshëm, të cilat ndryshojnë kur është fjala për persona që i takojnë një shërbimi tjetër sekret policor për zbulim ose kundërzbulim, ose për persona të ndonjë institucioni tjetër ushtarak-shtetëror sekret, të ndonjë shteti tjetër. Në përgjithësi, kur zhvillohen biseda të ndryshme me karakter informativ (ndryshe nga raportet zyrtare të bashkëpunëtorëve të brendshëm ose të jashtëm, të agjentëve të angazhuar e të tjerëve) prej personave të tillë merren shënime të përgjithshme: emri dhe mbiemri, vendi i lindjes, profesioni, nacionaliteti, posedon ose jo pasaportë, adresa ku jeton etj. Mirëpo, në qoftë se është fjala për ndonjë person për të cilin ka “indikacione informative” se i takon si agjent ndonjë shërbimi tjetër informativ apo organizatë më rëndësi të veçantë, atëherë SDB-ja gjatë veprimeve në terren, hap një “front” dhe më këtë rast përhap dizinformata apo ndërmerr “misione rezidence”. Në rastin konkret duhet të sqarojmë se ky term, në analet e SDB-së dhe të sigurimit vjen nga KGB-ja famoze dhe me të emërtohet një detashment që vepron në një qytet, “qendër” apo një rajon të caktuar, brenda apo jashtë shtetit. Atëherë çdo gjë zhvillohet në mënyrë profesionale, sipas instruksioneve të marra nga eprorët apo kryeshefat e shërbimit të sigurimit dhe e gjitha vihet në rrjedhë me ndonjë aksion ose operacioni të caktuar e të shifruar dhe sekret të cilin e zhvillon SDB-ja ose KOS-i. * * * Këtu si shembull po japim vetëm disa nga operacionet sekrete, siç janë “Radika”, “Ballkani”. “Orienti”, “Raketa”, “Atlantida” etj., në të cilat janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorë me emra të shifruar, si “Drini”, “Sulltani”, “Tomori”, “Besa”, “Profesori”, “Bukoviku”, “Doktor Zhivago”, “Luboteni”, “Isidori”, “Çe Gevara” etj. Këtu, njëherit mund të marrim “dosjen Kadare”, i cili si shkrimtar i madh i Shqipërisë ishte ndër më “të besueshmit” e oborrit të Enverit dhe Nexhmijes. Ai kishte “kartë të gjelbër” dhe udhëtonte lirisht nëpër Europë dhe si shkrimtar me famë të madhe, gëzonte besim të plotë edhe te Partia e Punës së Shqipërisë. Kadareja, në kontaktet me “kolegët” e tij serbë në Bor e Majdanpek,- Drashkoviç, Qosiç, Bullatoviç, Maksimoviç etj.- u fliste atyre për poezinë si “ind që lidh shpirtrat e njerëzve dhe nuk njeh kufij”. Ndërsa në pyetjet e “kolegëve” të tij, se ç’mendim kishte për shkrimtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, për Kapllan Kallushin, Martin Camajn, Hekuran Murrën, Rexhep Qosjen, Teki Dervishin, Adriatik Kallullin, Fahredin Gungën, Rrahman Dedajn, Ali Aliun, Murat Isakun etj., autori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ngrinte dolli “shlivovice”, si dikur Shollohovi i madh, autor i “Donit të qetë”, që zbrazte kupat me “vodkë” me krerët e KGB-së, kur referonte për shkrimtarët rusë, si Sollzhencinin, Juri Danielin, Andrea Siniavskin e të tjerët, dhe shtonte: “Kapllani, që nga viti 1966 është ndeshur me Partine e Punës dhe Enverin nga pozitat staliniste, por po them se burgun dhe dënimin e ka të rëndë... Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë në Jugosllavi jetojnë me ndërgjegje të rënduar (duke mos sqaruar se ç’ka ka menduar me fjalët “ndërgjegje të rënduar”), ndërsa në Shqipëri kolegët e mi gëzojnë privilegje të veçanta dhe mbrojtje të plotë nga Partia”, -shprehej Kadareja. Për të vërtetën në Shqipërinë enveriste dhe në Jugosllavinë serbosllave, Kadareja nuk dëshironte të fliste. Ndoshta vetëm ai e dinte se ç’duhej të bënte, si të vepronte shkrimtari i madh, por edhe sot e kësaj dite, nuk e kam të qartë pse vallë villte aq akuza e shpifje për të tjerët, për shkrimtarët nga Shqipëria dhe Jugosllavia, nëse s’ka qenë “intelektual i rrëmbyer” me të cilët SDB-ja dhe KOS-i i Jugosllavisë kishin eksperiencë dhe dinin si të vepronin. ÇFARË JANË SHËRBIMET SEKRETE ? (Disa emërtime dhe terma nga sfera e Shërbimeve të fshehta informative jugosllave) Shërbimet sekrete të sigurimit apo Agjencitë e ndryshme informative të një shteti, janë organizma institucionale si organe dhe shërbime specifike shtetërore, të cilët në mënyrë profesionale, të organizuar mirë dhe në sajë të teorisë dhe praktikës së konspiracionit të thellë bëjnë mbledhjen, grumbullimin dhe analizën e informacioneve të rëndësishme sekrete si në fushën e zbulimit, ashtu edhe në atë të kundërzbulimit / të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit / madje edhe nga analet diplomatike e ushtarako-strategjike për vendin dhe ndaj shteteve ku ata zhvillojnë ose veprojnë në rrjete agjenturore dhe bëjnë kontrollimin e fshehtë. a. Të tilla shërbime sekrete dhe informative, qoftë në nivelin ballkanik ose europian apo të rangut botëror që kontrollojnë shumë shtete dhe nga shumë aspekte të natyrës politike të brendshme dhe të jashtme, ushtarakostrategjike dhe diplomatike, ekonomike etj., siç janë: CIA amerikane; KGBja ruse; MI-6 dhe MI-5 britanike; BND gjermane, UDB-ja jugosllave (SDBja Sluzha drzavne bezdednosti dhe KOS-i Kontra Obavestajna Sluzba, VOV Vojna obavestajna Sluzba etj.); Siguritate, Mossad-i izraelit, DSGE franceze dhe disa shërbime të tjera të fshehta si ato hungareze, bullgare, greke, kineze dhe të disa vendeve të bllokut jug-afrikan etj., etj., e të cilat gravitojnë përmes vendeve ballkanike dhe ato të Europës perëndimore në meridianet botërore. b. Termi Zbulim - quhet ajo fushë veprimi i një krahu profesionist të një shërbimi të fshehtë, ku janë angazhuar operativë dhe agjentë për mbledhjen, sistemimin dhe analizën (vlerësimin) e informationit të vlefshëm dhe relevant, ose interesant në aspektin analitik për sigurimin e shtetit. Kundërzbulimi quhet krahu tjetër i të njëjtit shërbim apo Agjencie të fshehtë të sigurimit shtetëror apo kombëtar të një vendi, i cili ashtu dhe me të gjitha format, metodat dhe stilin e veprimit profesionist të grumbullimit të informacioneve interesante dhe të vlefshme, duke bërë analizën dhe sistemimin e tyre operativ, madje të nivelit strategjik dhe taktik për organet e sigurisë dhe mbrojtjes. Po kështu, të ngjashme, vetëm në ca aspekte dhe në ca nuanca ndryshimi, janë edhe Shërbimet e Spiunazhit dhe të Kundërspiunazhit, të cilat në mënyrë institucionale dhe të organizuara mirë në aspektin profesionist veprojnë në çdo shtet në mbledhjen e informacionit, në plasimin e të ashtuquajturit Dizinformacion ndaj shtetit / kundërshtarit / duke bërë vëzhgimin, zbërthimin dhe deshifrimin e kodeve sekrete, analizat operative në aspektin e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit, madje zhvillimin e veprimtarisë së fshehtë informative dhe kundërinformative të rrjetit apo dhe rezidencës që funksionon me të gjitha format, metodat, mjetet dhe teknikat taktike, gjegjësisht në analet diplomatike (ku njëkohësisht vepron edhe një sektor i veçantë informativ i fshehtë nën petkun e imunitetit diplomatik etj.). Madje, gjithsesi, është e nevojshme të theksojmë se kategori të ndryshme janë edhe termat në vijim: informator, bashkëpunëtor, operativzyrtar, agjent, spiun, kodosh, taster, burim informativ-operativ, lidhje operative ose lidhje miqësore etj., etj., të cilët në ndonjë formë dhe mënyrë (qoftë në baza ideologjike, patriotike, financiare ose dhe në sajë të të ashtuquajturit materiale kompromentuese) janë të angazhuar dhe në mënyrë të fshehtë sipas normave dhe kritereve të shërbimit sekret, mbahen kontakte dhe mblidhen informacionet e nevojshme... Por, për të gjitha këto dhe disa aspekte të tjera të mënyrës së veprimit, metodat dhe taktikën e disa shërbimeve sekrete që kanë kontrolluar dhe vepruar në meridianët e botës, sidomos dhe në veçanti për veprimet agjenturore dhe të spiunazhit të UDBsë, VOS-it e KOS-it jugosllav dhe Sektorit Informativ-diplomatik, për agjentët e infiltruar në disa grupe dhe organizata të emigracionit shqiptar dhe atij kroat e çetnik në Europën perëndimore dhe Amerikë e Australi, për rezidentët e UDB-së ku mjerisht ishin të rekrutuar edhe disa figura nga krerët e emigracionit shqiptar dhe kroat... Do të bëjmë fjalë edhe për agjenturat e sigurimit në Romë, Vienë, Paris dhe Stamboll, për agjentët e dyfishtë, për heronjtë e heshtur, për trupat diversante në Shqipëri dhe kush ishte “Kim Filbi” shqiptar, madje dhe për agjenturat, të cilët kontrollonin shqiptarët duke krijuar kështu një sagë të çuditshme ballkanike ende të pazbuluar. ...E tërë kjo duhet lexuar me vëmendje dhe kujdes të veçantë, sepse bëhet fjalë për një fenomen (që tek ne shqiptarët mund të thuhet, është tejet interesant dhe jetik, kur ndër shekuj e kemi si institucion Besën, por në lidhje këtu është dhe Tradhtia. Ndaj populli thotë: Besnik bënu por besë mos zë(!) për t’u ruajtur nga e keqja eventuale dhe të papriturat, madje për kurthet tinëzake, kombinacionet operative të UDB-së… OPERACIONI “ATLANTIK”,UDB-ja PËRBALLË CIA-s Ky operacion sekret u zhvillua në nivel të SDB-së Federative dhe në të ishin angazhuar shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit të të gjitha republikave dhe krahinave të Jugosllavisë. Në të ishin mobilizuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe agjentët e brendshëm e të jashtëm të Sigurimit Shtetëror, madje edhe ata diplomatikë dhe KOS-i, duke mos lënë mënjanë e pa kursyer as shqiptarët. Kjo deri-diku ishte edhe e logjikshme. Sepse bëhej fjalë për një operacion delikat, i cili vihej përballë CIA-s amerikane. Operacione të tilla zhvilloheshin dhe realizoheshin sipas konkludimeve dhe kërkesave të Ratko Sikimiçit, kryeshef i kundërzbulimit ndaj Amerikës pranë Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme në Beograd. Bashkë më Sikimiçin punonin edhe një tabor i tërë veprimtarësh të tillë kundër CIAs dhe disa shërbimeve të tjera të fshehta të shteteve perëndimore, ndër të cilët ishte edhe Nikolla Nikoliçi, Millan Miniçi, Nebojsha Vidiçi etj. Sipas formacionit, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav, kishte edhe degët e veta në çdo republikë dhe krahinë të Jugosllavisë, ashtu siç funksiononte edhe dega pranë Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme, e cila i kishte nën mbikëqyrje agjentët e huaj nga vendi dhe nga jashtë, si dhe diplomatët nga Jugosllavia. Si kuadro të zgjedhur dhe me perspektivë të propozuar nga SDB-ja e Kosovës, ishin Abdullah Prapashtica dhe Sefer Seferaj. Që të dy kryen kurse speciale për punë në Shërbimin e Sigurimit Sekret Diplomatik dhe vepronin ne analet e zbulimit dhe kundërzbulimit në qarqet e emigracionit shqiptar dhe ndaj CIA-s në nivelin e SDB-së Federative Jugosllave. Sefer Seferaj ndërkohë u emërua diplomat në Amerikë, ndërsa Prapashtica mbeti në Beograd, që më vonë të “ikë” në Perëndim. Teksa qëndronte në Amerikë, Seferaj kaloi në Kanada, ku kërkoi azil politik me motivacionin, se është “oficer i Sigurimit Shqiptar”!. Me kësi farë stili propozoheshin, përkatësisht manipulohej me kuadrot shqiptarë, siç ishte shembulli i viteve 1970-‘71, kur nga SDB-ja ishim të propozuar unë, Nafi Çegrani, Neset Emini nga “Flaka e Vëllazërimit” dhe Menduh Ajdini nga TV Shkup, si oficer rezervë i përkrahur edhe nga KOS-i Njëri prej nesh duhej të shkonte si atashe për Shtypin, në ambasadën jugosllave në Tiranë, mirëpo, sipas formacionit të Shërbimit Sekret dhe Diplomatik Jugosllav, arriti direktiva nga Fadil Hoxha dhe Mehmet Shoshi, të cilët për atashe shtypi ne Tiranë kishin caktuar një shqiptar tjetër nga Kosova, gjegjësisht Shaban Hisenin. * * * Nëse merret të shkruhet se si janë realizuar plani sekret dhe operacioni “Lidhja e Teheranit” apo “Lidhja e Stambollit”, dhe si janë zhvilluar duelet e agjentit “Montana” me Shërbimet Sekrete Anglo-Amerikane, me siguri se do të nevojiteshin qindra e qindra faqe libri. UDB-ja, strikt, operacionet e veta sekrete i zhvillonte dhe realizonte me metodat dhe stil të KGB-së, shabllone këto më të cilat vepronte edhe Sigurimi i Shqiprisë. Prandaj, në kasafortat e hekurta të këtyre shërbimeve sekrete, edhe sot e kësaj ditë rrinë të kyçura dy kategori dosjesh: ato të bashkëpunëtorëve, spiunëve, kodoshëve e agjentëve dhe dosjet e atyre që ishin të përndjekur. Kemi qindra shembuj të njerëzve të cilët kanë qenë të përndjekur e janë bërë viktimë dhe kanë mbaruar tragjikisht nëpër burgje. Kështu, për shembull, Ismail “Rrobaqepësi” nga Tetova vuajti në burgjet e UDB-së, por nuk arritën ta thyejnë dinjitetin e tij, për ta kurdisur si vegël kundër “Grupit 5” dhe Mehmet Gegës etj. Ose, në UDB-në e Gostivarit, që zhvillonte veprimtari të errët antishqiptare dhe operacione të veçanta në planin e zbulimit e kundërzbulimit ndaj Shqipërisë, në kohën para dhe pas Informbyrosë. Mjerisht, ishin angazhuar dhe rekrutuar grupe të tëra agjentësh e bashkëpunëtorësh, të cilët “hidheshin” nëpër malet e Sharrit andej kufirit dhe vendoseshin në fshatin Qajë, përkatësisht në thellësi të maleve të Opojës dhe Kuksit, të Lumës dhe Mirditës, me anët e Maqedonisë dhe Kosovës. Në anën tjetër, këndej kufirit, në mes të “grupeve” të ndryshme qytetare dhe “elitës” shqiptare, disa prej të cilëve kishin kryer edhe shkolla fetare, UDB-ja fuste intriga e grindje, shkaktonte konflikte dhe nxiste, e pastaj bënte analiza dhe plane që ndërkohë t’i “digjte” si “agjentë”, e disa t’i “favorizonte” si kuadro me perspektivë. Në këtë kontekst, nuk mund të lemë pa përmendur rastin e Sali Lisit, punën agjenturore të “Lidhjes dibrane”, që shpie deri te Ejup Qullafku dhe Stafë Lleshi, Hashim Toplicën, njeri pak i shkolluar por inteligjent nga natyra, të cilin OZN-ja dhe UDB-ja e kishin angazhuar nën vëzhgimin e “Majerit” për punë agjenturore dhe spiunazh, kundër Shqipërisë, që më në fund ta komprometojnë te Sigurimi, i cili e burgos dhe e dënon me burgim disa dekadash. Ndërkohë, kur u likuidua grupi i Azir Tenovës dhe Qail Çegranit në brigjet e lumit Mosdaça të Negotinës, UDB-ja lançon “mikun” e Hashim Toplicës dhe Bajram Dobërdollit, agjentin sekret, “Majerin”, i cili ato vite gjendej i dënuar dhe vuante në burgun e Idrizoves. Rastet e “Markut,, ,, Korabit”, “Sedekut”, “Shahinit”, “Shabanit” etj., kërkojnë shpjegime më të hollësishme. Disa prej tyre vepruan në fushën e kundërzbulimit edhe si agjentë të dyfishtë (dopio rol). Me të njëjtin stil dhe metodë merrej edhe Sigurimi i Tiranës, duke i trajtuar si ,,armik të popullit,, “të rrezikshëm”, “agjentë jugosllavë” shumë njerëz të pafajshëm ,e të cilët nga terrori jugosllav ishin arratis në Shqipëri. Kaptina të veçanta mund të shkruhen edhe për fatin tragjik të Bajram Dobërdollit, Murteza Bajraktarit, Alisan Çakos, Bektesh Pozharanit, Izmit Ravenit, Zuhdi Kajnakut, Ahmet Perës, Abdylazis Taravarit, Mehdi Bajraktarit Qamil Kasamit, Olloman Selës,Lutfi Dautit dhe shumë të tjerëve, të cilët ran pre e intrigave që kurdiste UDB-a dhe dezinformonte Sigurimin e Shqipris. * * * … Satrapi Stane Dollanc - i zi , siRankoviqi …Më kujtohet një rast kur arritën dy urdhëresa të shifruara nga qendra e UDB-së, ku thuhej se të gjithë kryeshefat e shërbimeve të zbulimit e kundërzbulimit të republikave dhe krahinave të Jugosllavisë, të shkonin në Beograd për “konsultime” dhe “koordinime” në aktiviteteve dhe detyrave. Mbledhje të tilla caktoheshin dy herë në vit. Kësaj radhe kjo mbledhje ishte urgjente, sepse bëhej fjalë rreth “informacioneve indikative” për konsullin Sllobodan Tasevski në Zaire, i cili njëkohësisht ishte agjent kundërzbulimi me imunitet diplomatik. Ky, u tha në atë mbledhje, se qenkësh miqësuar dhe afruar shumë me konsullin amerikan, Xhorxh Smithin, se shpesh ka vizituar vilën private të diplomatit amerikan dhe shpesh kanë dalë piknikë, ku kanë trajtuar shumë tema strategjiko-politike, ushtarake e diplomatike të Jugosllavisë, si dhe të disa shteteve të tjera të Ballkanit. Tanimë Ratko Simiçi dhe Bozho Spasiçi kishin shkas për nisjen e hetimeve zyrtare kundër Tasevskit dhe ishin të bindur se atë e kishte rrëmbyer CIA. Diplomati Tasevski thirret që të kthehej nga Zaireja urgjentisht në Beograd, për “konsultime plotësuese”. Ai erdhi në Beograd, por e mbyllën dhe e burgosën në ndërtesën e Sekretariatit Federal të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë (SFPJ). I pari në pyetje hetuesie e merr Dimitrie Mitja Krajger, shef i Shërbimit Diplomatik Sekret dhe në saje të ca dhënave të Tasevskit, se gjoja Xhorxh Smith është interesuar për të dhëna informative strategjiko-ushtarake, ekonomike dhe sekrete të tjera shtetërore të Jugosllavisë, nxirret përfundimi se Tasevski është rekrutuar nga CIA dhe e nisin operacionin “Reketa 1” dhe “Reketa 2”, duke e plasuar tani Tasevskin si agjent të dyfishtë dhe me detyra të reja të kthehej në Zaire, ku do ta ndillte CIA-n me vete dhe do të “kontribuonte” në lojën e spiunazhit. Tasevski, duke qenë i vetëdijshëm se CIA me të vërtetë ishte CIA dhe se çdo lojë e tyre do të dështonte, me t’u kthyer në Zaire, i referon Xhorxh Smithit për të gjitha se ç’ka kishte ndodhur me të. Ambasadori amerikan, ndërkohë u mor vesh me Uashingtonin dhe eprorët e CIA-s, kështu që Tasevski brenda një dite hidhet në Amerikë. Kështu edhe dështoi operacioni “Reket 1” dhe “Reket 2”. Në këtë kontekst, ndoshta edhe Sefer Seferaj, Abdullah Prapashtica dhe disa shqiptarë të tjerë, me të drejtë kanë marrë guximin dhe janë larguar nga veprimtaria e errët e SDB-së (të vetëdijshëm se nga kjo u kanosej edhe likuidimi) dhe jetojnë tani në Perëndim, të bindur se veprimtaria e SDB-së mbetet si një dështim në këtë kohë pa kohë, veç nuk e di nëse është ndonjë lojë tjetër për të cilën nuk kam dijeni as unë. Edhe bënë vaki, ku ta dish! Ndoshta, as Kadare nuk bëri mirë që disi vonë u arratis në Francë, atëherë kur regjimit enverist dhe Sigurimit, kishte filluar t’u ikte treni...Ose, e gjithë ajo që ndodhi dhe po ndodh me Kadarenë, është një konspiracion tjetër i përsosur fare... …keshtu shkruanin gazetat jugosllave te Beogradit pas arrestimit tim me 1981. Duke bastisur,grabiten milicia udbashiane doreshkrimet e mia, nje ditar e libra, poezi dhe shume DOKUMENTE ZYRTARE SEKRETE TE UDB-seetj. etj.
|
__._,_.___
“TEORIA” PRIMITIVE SLLAVE E NAFI ÇERGASHIT NUK E NDRYSHON HISTORINË
DUKE E LEXUAR SHKRIMIN E NAFI ÇEGRANIT “Operacionet e koduara të UDB-es”, NJERIU KTHEHET NË SHEKULLIN E KALUAR NË KOHËN E ERRËT TË RANKOVIQIT, KUR NE MESE INJORANTE NGA QENDRAT E UDB-së, NDAJ PATRIOTËVE E PERSONALITETEVE PUBLIKE ORGNIZOHESHIN LINÇIME PUBLIKE DUK PËRHAP PËR PERSONALITETE TË CAKTUARA INTGRIGA SE: “AI BASHKPUNON ME UDB-ën”! ATA PO HARROJN SE POPULLI SHQIPTAR SOT DI TI DALLON BIJTË E VET TË VËRTETË NGA BASTARDTË SI NAFI ÇERGASHI, ME SOJIN E VET TË GABELËVE SHQIPFOLËS.
Ky shkrim fatkeq është i përkthyer keq nga maqedonishtja në shqip nga shërbëtori udbo-sllav Nafi Çergani, ndërsa autor i vërtetë këtij shkrim po shihet qartë se është vet UDB-a maqedone-serbe!
Gjatë gjithë këtij shkrimi nuk ka as një detal të vetëm qe dëshmon këto akuza ndaj as një personaliteti që përmendet këtu. Nëse dikush akuzohet për veprimtari në dobi te një shërbimi dhe kundër popullit të vetë, aty duhet të ketë ngjarje konkrete dhe viktima të kësaj veprimtarie.
Mungesa e këtyre fakteve dëshmon se udba maqedono-serbe dhe shërbëtoret e saj kanë ngelur mbrapa në shekullin e kaluar kur njerëzit e pa shkulluar kanë besuar në rrena te “hijeshuara” me kakofoninë fjalësh të zbrazëta të UDB-ashve si Nafi Çergaishi, të cilët kanë bërë përpjekje që të arrijnë likuidimin politik të patriotëve e personaliteteve publike duke e drejtuar gishtin ndaj tyre dhe duke i akuzuar ata si “udbash”! Koha e këtyre lojërave të ndyra primitive si kjo e Nafi Çerganit dhe ato me “ibrin” e LNÇKVSHJ që “shpërngulet” në Maqedoni, ka përfunduar përgjithmonë.
UDB.-a maqedono-serbe ka harrua se këta njerëz kanë meset e veta ku kanë lindur e janë zhvilluar dhe ku janë krijuar si personalitete letrare e politike. Është e logjikshme se ata po të kishin qenë të tillë, se pari do të sjellin dëme në rrethin e vet ku kanë vepruar, sepse të huajt edhe nuk mund të dëmtohen pa komunikim të drejtpërsëdrejti!
Ata kurrë nuk janë akuzuar nga shokët e tyre, por gjithmonë janë çmuar dhe respektuar e respektohen për veprimtarin e tyre patriotike e krijuese. Prandaj, kot harxhojnë kohe e letër udhbashet maqedonoserb duke u marr me Ismail Kadarenë, Selim Seferaj, Abdullah Prapashticën, Fazli Veliun e tje.
Populli Shqiptar din ti dallon bijtë e vet të vërtetë nga bastardet si Nafi Çergashi, me sojin e vet të gabelëve shqipfolës.
Xhelozia ndaj shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadaresë dhe ndaj ish oficerit Abdullah Prapashticës, i cili duke filluar para 35 viteve, ish RSFJ dhe UDB-es i dha goditjen vdekjeprurëse! Goditja e cila e solli shkatërrimin e ish Jugosllavisë! Kjo xhelozi nuk mundet të maskohet pas një emri të ndytë të Nafi Çergashit apo të çergashëve tjerë! Kjo është sikur Skënderbeu të akuzohet për “turkofil” edhe pas luftës 25 vjeçare kundër sundimit turk! Sepse edhe Gjergj Kastrioti ishte oficer i Perandorisë Osmane, kundër të cilës ai luftoi deri në fund të jetës së vet!
Andaj nuk ka kur far mundësie më që kundër Isamil Kadaresë, kundër Abdullah Prapashticës, kundër Fazli Veliut dhe kundër personaliteteve tjera shqiptare nga jeta publike e patriotike të organizohen këso “operacionesh” sllavo-çergashe! Iku ajo kohë kur intrigat përçarëse të vampirëve e “drakullave” të këtij lloji çergashësh sundonin në këto hapësira!
Kushtrim Janina