2011-03-07

Mustafe Rugova: Kujtime për mësuesin tim të parë


Sa herë e shoh , apo e takoj mësuesin tim të parë , Atë që mua dhe gjeneratës sime na i kishte mësuar shkronjat e para të alfabetit dhe i cili kishte ndikuar fuqishëm në edukimin tonë fillestar ,ndjej   dridhje dhe emocione të forta shpirtërore.
 Mësuesi im sigurisht se ka qenë sikur  mësuesit e asaj kohe.Por, për mua Ai ishte dhe do te mbetet i veçantë në jetën time.Aso kohé mësuesit konsideroheshin të shenjtë.Gjë që edhe për mua,mësuesi im i parë u bë  hyjnor.Unë atëherë edhe për nga vjetet, por edhe për nga shtati isha me i vogëli ndér nxënësitë tjerë të klasës. Mësuesi im tregonte një  kujdesje të veçanté ndaj meje.Kështu midis nesh filloj të ndërtohej një lidhje e jashhtëzakonshme. Nuk kalonte mëngjes , që mësuesi të mos i ofrohej bankes sime .Me ledhatonte kokën, herë-herë me thërriste me emra ledhatues, dhe me jipte epitete te llojllojshme.Me një fjalë unë  kisha fatin që isha me i përzgjedhuri në mesin e nxënësve të shumtë që ishim në klasë. Tash, pas kaq vitësh, e pyes vetën: Si kishte mundësi, që mësuesi ynë të na kushtonte aq shumë kujdes, të gjithëve; dyzetë e me shume nxënësve, aq sa ishim në klasë ? E tillë ishte puna e mësuesit aso kohe: puné e përkushtim ndaj profesionit e, në anën tjetër në luftë të përhershme me ata që sulmonin pamëshirshëm arsimin shqiptar. Nuk më kujtohet, që dikush në klasë, të kishte nxjerrë një fjalë ankimi për mësuesin tonë të dashur. Sigurisht, se çdonjëri prej nesh, kishte krijuar mitin e vetë, për mësuesin tonë të përbashkët. Andaj, të gjithë e respektonim dhe e donim shumë.  Këto ishin gjysma e viteve  të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.Pra, diku 20 vite pas Luftës së Dytë Botërore. Kohë kjo që arsimi shqiptar në Kosovë, edhe pse ishte në filizën e ndërtimit të tij, iu kishte nënshtruar një terrori të egër nga hegjemonia serbe nën udhëheqjen e famëkeqit Aleksandër Rankoviç.Shih për ketë:pengesa  me serioze për okupatorin ishin mësuesit shqiptarë ,prandaj,shantazhoheshin, përsekutoheshin me burgje,  pushoheshin  nga puna, madje edhe vriteshin. Këtij fati të zi nuk do ti shpëtoj as mësuesi im i parë, gjatë viteve të tij në shërbim.
Abdullah Berisha, i lindur  me 08.03.1932 në fshatin Dubovë  komuna e Pejës, nga një familje atdhetare. Babai, i Abdullahut, Brahim Haxhi Berisha, njihej në anën  tonë si një patriot dhe luftëtar i denjë i çështjes kombëtare.  Brahimi shquhej për dashuri dhe përkushtim të flakët për  arsimin shqiptar: Se çfarë përkushtimi kishte Brahim Berisha për arsimimin shqiptar, më së miri tregon fakti: të gjithë djemët, gjashtë sa i kishte, arritën të shkollohen, me normale, fakultete, kurse dy nga djemt e tij :Ismail dhe Muhamet Berisha , arritën majet e njohurive  shkencore, . Kjo familje, padyshim mund të llogaritej aso kohe , familje që ishte ngritur në majet e elitës kombëtare.
  I rritur dhe i edukuar në një frymë atdhedashurie, mësuesi Abdullah,gjatë rrugëtimit të tij në karrierën e tij si mësues, do të ndeshët më shumë vështirësi që paraqiste okupatori në atë kohë. Ai shumë shpejtë do bëhet i njohur me parimet dhe qëndresën e tij, për të mos bërë asnjëherë kompromis në dëm të arsimit shqip. Si i tillë që ishte, shpesh vihej përballë stuhive të njëpasnjëshme të OZN-së, më vonë UDB-së, që vërsuleshin mbi shkollën shqipe. Pra, me një fjalë ishte në ballë të rrezistencës dhe, i printe grupit rezistent në shkollën fillore “Trepca” në Banjë të Pejës.
 Në klasë gjithmonë vinte pedant, i veshur me shumë shije, me një fytyrë gjithnjë serioze,një pamje prej fisniku, ku të gjithë e shihnim me admirim. Si i tillë  ishte prototipi më i denjë i figurës së mësuesit të atëhershëm.. Kishte dëshirë që të gjithë nxënësit të ishim të vëmendshëm. Edhe ne nxënësit me kohën patëm mësuar se, veç të diciplinuar dhe të përqëndruar në mësime mund të arrihët deri te rezultati i dëshiruar. Asnjëherë nuk harronte të na i kërkonte detyrat, që zakonisht na i jepte në orët e fundit të ditës. Edhepse njihej si mësues i ”vështirë”, mua nuk më kujtohet që mësuesi Abdullah të kishte ndëshkuar ndonjërin nga ne fizikisht. Të vetmin ndëshkim që e kishte, ishte qortimi para shokëve dhe shoqëve të klasës.
  Thjeshtësia dhe atëdhedashuria shumë herët e bënë të njohur  jo vetëm në mesin e nxënësve, kolegëve, por edhe  në rrethinë. Ishin ato kacafytjet e para që Ai dhe mësuesit e rinjë u kundërviheshin veprimeve çetnike të disa mësuesve të nacionalitet serb. Nê këtë rrafsh, mësuesi Adullah, njihej  si me i guximshmi që nuk lëshonte pe kundër asnjërit që guxonte ta sulmonte  shkollën shqipe.
Ishte plejada e mësuesit tim Abdullah me kolegë tjerë mësues shqiptarë, që për herë të parë, në shkollën fillore ” Trepça” në Banjë  kishin bërë të mundshme që diskutimet dhe mbledhjet e forrumeve mbaheshin në gjuhën shqipe. Për kohën ishte diçka tepër e madhe  që gjuha shqipe të zyrtarizohej në institucionin shkollor. Për këto veprime të Tija ai shpesh do të përballet me vrazhdësitë e sistemit kommunist dhe të pushtetit serb.
Në kohën kur arsimi shqip po rrënkonte nga plagët e e rënda që i kishte dhënë aparati shetëteror i Serbisë,si dhe në kohën kur  shkolles shqipe i duheshin me shumë se kurrë mësuesit qendrestarë,  në shkollë u hap lajmi i keq se mësuesi Abdullah ishte pushuar nga puna dhe më nuk do ishte mësimdhenës i shkollës sonë. Këtij lajmi, më të madhe iu gëzuan pushtetarët dhe mësuesit çetnikë të asaj kohe.
Ne nxënësit, ndarjen me mësuesin tonë e përjetuam shumë rëndë. Pikëllimi dhe dhembja  qé me nuk do ta kishim mësues ishte e papërshkrueshme. Një gjë e tillë shihej edhe në fytyrat e kolegëve të tij shqiptarë.
 Në një gjendje të tillë, pa punë dhe pa mundësi të siguroj bukën e gojës për vete dhe familjen e vetë, mësuesi Abdullah, detyrohet të marri vendimin më të rëndë të jetës së tij; tia kthej shpinën atdheut dhe të ikë diku largë në Perëndim për të siguruar ekzistencën për familjen e tij.Ai jo vetëm që kishte obligim të përgujdesëj për fëmijët e vetë, por edhe për fëmijët e vëllait Xhemë Berisha ( poashtu mësues), i cili për të shpëtuar kthetërave të armikut,detyrohët të kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar dhe u vendos në Shqipëri.
 Largimi i tij nga shkolla dhe ikja e tij në mërgim, shpejt krijoj boshllëk të madh në Shkollën Fillore ” Trepca” në Banjë të Pejës. Rrethit i mungonte tash e tutje një mësues i guximshëm dhe patriot, ndërsa shkollës dhe kolegëve shqiptarë u mungonte njëri nga mësuesit më këmbëngulës i cili e kishte sfidu pushtetin serb sa herë qe ai i vërsulej arsimit shqip.
 Mësuesi im i nderuar pas vetes në këtë shkollë kishte lënë një ekipë mësuesish shqiptarë tashmë të rryer e të përgaditur për të vazhduar rrugën aty ku mësuesi e ndërpreu, te cilet ishin bërë digë e pakapërcyeshme për rexhimin mizor të asaj kohe.Mbahen ne mend, kryesisht mësuesit e ri: Miftar Elshani, Ahmet Rugova,Hysen Morina Qerim Spahiu, Hysen Kastrati  dhe te tjerë , të cilët luften për ta mbrojtur dhe kultivuar arsmin shqip nuk e ndërprenë asnjëherë.

Sot , pas shumë shumë vitesh, kur Kosova ka Mvehtësinë e saj, kur shkolla shqipe në Kosovë, nuk perballët me problemet e atëhershme; mësuesi im ka shumë arsye te ndihët krenar për gjithçka që ka bérë për shkollën shqipe.Populli i asaj ane, koleget, ish nxënësit e tij edhe sot e kësaj dite në mendjen e tyre ruajnë me krenari kujtesën për këtë mësues të shkëlqyeshëm që aq dëvotshmërisht i shërbeu atdheut .
Figura e mësuesit Abdullah do të mbetet e pashlyeshme ne kujtesën e popullit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...