Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/08

Martin Lleshi: Ecjeve Nëpër plagë(poezi)


Hapëroj i zvogëluem me lodhjen time nëpër kohë
Bri-thyerjeve ngjallim me emrin e ndërruar zënë-rënieve
I plagosur n`dyluftim shekujsh shtatë herësh
Pa gjurmë mbetur kërkim-humbjeve themel-gjalla
S`i lyp i verbëri dritë ecjeve n`kërkim shprese
I pa mëkat qenka vetëm fati që sillej rreth qielli
S`i t`a kem në dorë…për rrënjën emrin fjalën
Sa vjet dritë përhumb errësira ndërrim-bërjeve
Deri n`përbirje të vorbullës purpurt
Betuar jam ditën e pagëzimit n`të djathtën një herë
Edhe i vetmuar n`mbetsha udhëtimeve t`përhumbura
Kurrë skam për t`u ndalur ecjeve nëpër trupin tim
Arkën e testamentit varur rreth qafe
Dekalogun me vetëtima qëndisur n`ballë
Kërkim-bërjeve do mbetem si dikur
Unë brithyeri zënë-ngritur rrënjë-ngjalljeve të mija.
Gjakovë.
27.09.2010.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...