2011-04-01

SHQIPTARËT NË SHTYPIN ARAB


Shqiptarët kanë historinë dhe rrënjët e tyre. Gjatë historisë shumëshekullore, ata u detyruan të emigronin në vende të ndryshme, për shkak të trazirave të vazhdueshme në rajonin e Ballaknit, e veçanërisht ndër trevat shqiptare. Një ndër vendet në të cilët u vendosën shumë shqiptarë qe dhe Egjipti.



Prof. Dr. Beqir Ismaili është një nga linguistët dhe letrarët më të njohur, i stolisur me dinjitet dhe i formuar në të gjitha sferat vepruese. Ai është autor i shumë botimeve të njohura dhe studimeve të vlefshme. Prof. Dr. Ismaili është një nga autorët e mirënjohur kosovarë, i specializuar në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë arabe, personalitet i shquar për diturinë, oratorinë dhe metodën mbresëlënëse të komunikimit. Aftësia dhe veprimatria e tij shkencore, arritjet dhe stili i tij i veçantë i mundësuan atij që të jetë kurdoherë në shërbim dhe dobi të kombit shqiptare.
Prof. Dr. Ismaili, ka lindur më 04/10/1959 në Kosovë, një nga republikat e Gadishullit Ballkanik që ndodhet në zemër të Evropës dhe, rrjedh nga një familje me tradita të hershme islame e atdhedashëse. Familja Ismaili, një familje e respektuar dhe e qytetëruar, ka dhënë dhe ka sakrifikuar shumë për Kosovën dhe popullin e saj. Ajo shquhet për qëndrimin e saj islam dhe patriotik dhe për rolin që ka luajtuar ne shërbim të Islamit dhe të Kosovës. Babai i tij, Mulla Haki efendi Isamili, ishte një nga hoxhallarët më të respektuar, i cili u bë i njohur për mendimet e tij të matura në zgjidhjen e çështjeve islame dhe për ndjenjën atdhetare që ushqeu tek bijtë e tij. Dy djemtë e mëdhenj, Nuhiu – i cili u zhduk nga genocidi serb në luftën e Kosovës - dhe Abdullai janë imamë të njohur në Kosovë. Djali i tret, Ismail Ismaili, u zhduk bashke me Nuhiun me 24 Mars te 1999, nga serbët në luftën e Kosovës.
Por nuk mund të lemë pa përmendur këtu, atë figurë të ndritur, që qëndron në ballë të kësaj familje, Prof. Dr. Beqir Ismailin, i cili ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shërbim të çështjes së Kosovës. Me këtë rast ai ka ndihmuar dhe i ka shërbyer jo vetëm popullit shqiptar, por edhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi.
Prof. Dr. Ismaili ka kryer shkollën tetëvjeçare në Kosovë, për të vazhduar më pas me studimet e mesme në Siri dhe studimet e larta në Universitetin e njohur të Al-Az’harit, në Kairo. Këtu ai studjoi gjuhën dhe letërsinë arabe, derisa u specializua dhe mbrojti titujt shkecorë Magjistër dhe Doktor i shkencave. Menjëherë pas mbarimit të fakultetit, filloi të merrej me shkrime e botime të ndryshme, tematika e të cilave ishte e larmishme. Aftësitë e tij të shkëlqyeshme, prej studiuesi dhe dijetari, i mundësuan të krijojë një lidhje mes gjuhës dhe letërsisë arabe dhe asaj shqipe. Këto dy gjuhë përfituan shumë nga ky studjues për vetë faktin se ai ishte ndër të parët që lëvroi studimet në këtë fushë. Prof. Dr. Beqir Ismaili gjithashtu njihet edhe si gazetar dhe publicist i kalibrit ndërkombëtar. Shkrimet e tij u bënë rrezatim i së vërtetës dhe realitetit Kosovar, për Botën e Lindjes e më gjerë. Krijuesi i Gjithësisë, ka tubuar tek ai aftësi të shumta, që e bëjnë të shquhet në fusha të ndryshme shkencore dhe shoqërore. Ai sot njihet si një prej dijetarëve më të shquar dhe më aktivë të Kosovës, në Botën Arabe. Ai është një personalitet i njohur, linguist, letrar, publicist, autor i shumë e shumë librave të ndryshëm studimorë, historik dhe kronologjik, i cili ecën shtigjeve të diturisë, duke sfiduar pengesat me të cilat përballet në rrugën e tij.
Prof. Dr. Beqir Ismaili shquhet për aftësinë e thellimit në dituri, njohjen e gjuhëve, diapazonin e gjerë të të menduarit dhe eksperiencën në plotitikë. Prof. Dr. Ismaili ka ushtruar dhe ushtron shumë detyra, ndër të cilat mund të përmendim detyrën e tij si përfaqësues i Kosovës në Egjipt dhe në Lindjen e Mesme, drejtues politik dhe gazetar aktiv, organizator dhe komunikativ i njohur. Me profesionalizmin dhe përpjekjet e tij të pashtershme, ka dhënë kontributin e tij në të gjitha sferat, duke u bërë kështu shembull me veprimatrinë e tij botuese, me publikimet në shtypin e përditshëm dhe atë javor si dhe në politikë.
Kujtimi i disa individëve, mbetet i gdhendur në histori edhe pse kalojnë vite dhe shekuj. Kjo për shkak të vlerave të larta humanitare, morale dhe të bashkërendimit të mënyrës së tyre të veprimit në rraport me të tjerët. Ata asnjëherë nuk përdorin forcën në luftën me armikun edhe pse kanë mundësinë t’a bëjmë një veprim të tillë. Por njëkohësisht, lufta për ta, asnjeherë nuk është shkak që të tërhiqen nga populli dhe të anashkalojnë problemet e tij por përkundrazi, ata vazhdojë të mbrojnë interesat e popullit duke sakrifikuar gjithçka, madje shpesh edhe veten e tyre. Dihet se gjatë luftës së Kosovës edhe dijetarët përjetuan goditje të rënda. Ata u përballën me armikun dhe u detyruar të mbijetonin edhe pse në kushtë të vështira jetese. Ndër këta dijetarë pa dyshim bën pjesë edhe Prof. Dr. Beqir Ismaili, i cili mori mbi vete përgjegjësinë e zbardhjes së të vërtetës së çështjes Kosovare në Botën Arabe e më gjerë. Ai ndihmoi materialisht dhe shpirtërisht, duke u përpjekur me të gjitha mundësitë e tij, që Kosova të fitojë të drejtat dhe pavarësinë, populli të fitojë paqen dhe lirinë.
Prof. Dr. Ismaili, me punën dhe konributin e tij, arriti të realizojë detyrën e vështirë që kishte marrë përsipër duke fituar kështu një vend të lartë dhe të merituar ndër intelektualët dhe shtresat e tjera të popullsisë si ndër shqiptarët ashtu edhe ndër popujt e ballkanit e më gjerë.
Përveç sa u përmend më lart, ai është bërë simbol i dijes, mendimit dhe vetflijimit. Në këto momente të vështira, Kosova ka nevojë për bijtë e saj që ti dalin zot në çdo fushë të zhvillimit duke plotësuar detyrën e tyre përpara atdheut si mendimtarë, historianë, politikanë, gazetarë etj. Për të gjitha këto arsye emri i tij do të hyjë në analet e historisë si mendimtar, dijetar dhe poltikan që ka lënë gjurmë në mendimin, shkencën dhe politikën, Kosovare.
Kur flasim për figurën e Prof. Dr. Beqir Ismailit, mundohemi të përmendim disa prej kontributeve të tij në fusha të ndryshme të dijes dhe shkencës, por në të vërtetë do të na duheshin shumë lapsa, letra dhe një gjuhë e pasur në shprehje, për t’a përshkruar kontibutin dhe sakrificën e tij në fushën e mendimit. Profesor Ismaili dallohet si një mendimtar dhe historian që e njeh mirë të kaluarën dhe të tashmen, gjë kjo që i mundëson atij të rradhitet ndër mendimtarët e mëdhenj të shoqërisë, ndër ata që dinë të japin mendime të shëndosha, që dinë të barazpeshojnë dhe të konkretizojnë mendimet e tyre. Këtë e përforcojnë më shumë veprat dhe shkrimet e tij të botuara dhe të shpërndara në shumë vende të botës.
Të gjithë studimet e tij shkencore, librat, artikujt e publikimet e ndryshme kanë stil që e zgjojnë njeriun, i tërheqin vëmendjen me shumë argumente që kanë të bëjnë me realitetin, ndikojnë në “shërimin” e sëmundje të vjetra e ndihmojnë në mësimin e dispozitave fetare. Sa herë që ai flet, i drejtohet dëgjuesit sinqerisht, duke i përcjellë atë që ka në zemër, duke thënë gjithmonë të drejtën, me ndjenja të pastra që e hijeshojnë fjalën e tij në thirrjen në Islam dhe imanin e tij të sinqertë.
Ai është nja nga njohësit e mirëfilltë të Kur’anit, sunnetit (praktikës) së Pejamberit a.s., shkencave të gjuhës dhe letërsisë arabe dhe asaj shqipe, historisë dhe kulturës së civilizimit islam të të gjitha kohërave, historisë njerëzore, diturive shkencore të ndryshme, kulturës bashkëkohorë që ka të bëjë me shumë drejtime dhe filozofi.
Kontributi i tij ka një ndikim të përgjithshëm pasi ka botuar një sërë botimesh të fushave të ndryshme, që kanë lënë gjurmët e tyre brenda dhe jashtë vendit. Ky zinxhir botimesh – i shpërndarë në Kosovë, Egjipt dhe vende të tjera- përbëhet nga më se 100 vepra, ku secila prej tyre, i flet qartë lexuesit për qëllimin e saj. Një numër botimesh janë autobibliografike dhe flasin për jetën e dijetarëve të njohur dhe për kontributin e tyre në lidhje me fenë Islame.
Prof. Dr. Beqir Ismaili ka filluar të ngjitë shkallët në lëvrimin e mendimit islam qysh herët, që në hapat e parë të studimeve të tij. Sa më shumë thellohej në studim, aq më shumë mahnitej nga bukuria e madhështia e mendimit dhe e filozofisë Islame. Kjo bëri që, në studimet dhe shkrimet e tij, burimet Islame, qofshin ato të një periudhe më të herëshme apo bashkëkohore, të jenë pika e tij më e referuar, duke u përpjekur që të analizojë lidhjet burimore që ekzistonjnë midis këtyre mendimeve.
Gjykuar nga gjithë sa u përmend dhe u analizua më lart, Prof. Dr. Ismaili vlerësohet si mendimtar dhe dijetar i rrallë, që shquhet për aftësitë dhe sinqeritetin e tij, që përdor arsyen e shëndoshë në të gjitha aspektet dhe që përpiqet gjithmonë të realizojë një lidhje të fortë për të arritur tek e vërteta.

Prof. Dr. Beqir Ismaili ka një pjesmarrje të gjërë dhe aktive në një sërë veprimtarish kombëtare dhe ndërkombëtare në Egjipt dhe në krejt rajonin e Lindjes së Mesme, si në konferenca, simpoziume, panaire,kongrese, mbledhje solemne, ku ka paraqitur kumtesa, referate dhe punime te tjera shkencore dhe kulturore vetjake. Gjithashtu pjesë e kësaj veprimtarie, janë dhe takimet e shpeshta dy dhe shumpalëshe në institucionet e rëndësishme diplomatike vendase dhe arabe, lidhur me informimin për problemet e Kosovës dhe zhvillimet demokratike të saj.


****
“Albapress” është një qendër informative shqiptare për Kosovën dhe shqiptarët jashtë atdheut. Ndodhet pranë zonës universitare të Kairos, në lagjen e quajtur Nasser. E njohur dhe e frekuentuar nga shqiptarë dhe miq e dashamirë të tyre vendas si dhe nga studentë të Universiteteve të ndryshme të Kairos, ajo njihet edhe si “Qendra kulturore e shqiptarëve”. 
 

*****

Janë të shumta motivet që e shtynë Prof.Dr. Beqir Ismailin të ulet e të shkruajë për figura të shumta intelektualësh të vjeter dhe të rinj, që jetojnë ende dhe që nuk janë më dhe që janë të njohur, të nderuar dhe të vleresuar jo vetëm nga njerëz me të cilët punojnë, por dhe nga institucione dhe vende të qytetëruara, ku janë formuar dhe kanë dhënë prova të shkëlqyera përkushtimi dhe aftësish drejtuese dhe krijuese. Shkrimet për këta intelektualë të nderuar shqiptarë, janë botuar në mediat arabe, edhe për ta bërë të njohur në këtë anë të globit, kombin dhe popullin shqiptar, vlerat, energjitë dhe talentet e tij, për t’ju përgjigjur vetëm me vepra dhe me fakte, propagandës mohuese dhe denigruese antishqiptare të të gjitha llojeve, duke filluar nga ajo serbe. 

200 INTELEKTUALË SHQIPTARË NË MEDIAT ARABE 1998 - 2008




Janë të shumta motivet që e shtynë Prof.Dr. Beqir Ismailin të ulet e të shkruajë për figura të shumta intelektualësh të vjeter dhe të rinj, që jetojnë ende dhe që nuk janë më dhe që janë të njohur, të nderuar dhe të vleresuar jo vetëm nga njerëz me të cilët punojnë, por dhe nga institucione dhe vende të qytetëruara, ku janë formuar dhe kanë dhënë prova të shkëlqyera përkushtimi dhe aftësish drejtuese dhe krijuese. Shkrimet për këta intelektualë të nderuar shqiptarë, janë botuar në mediat arabe, edhe për ta bërë të njohur në këtë anë të globit, kombin dhe popullin shqiptar, vlerat, energjitë dhe talentet e tij, për t’ju përgjigjur vetëm me vepra dhe me fakte, propagandës mohuese dhe denigruese antishqiptare të të gjitha llojeve, duke filluar nga ajo serbe.
(fragmente nga disa gazeta)



RRETH 650 ARTIKUJ POLITIK TË PUBLIKUAR NË MEDIAT ARABE

A R T I K U J T
RRETH 650 ARTIKUJ POLITIK TË PUBLIKUAR NË MEDIAT ARABE
1991-2008

Prof. Dr. Beqir Ismaili ka publikuar një numër të madh artikujsh në median e shkruar dhe në atë elektronike. Shkrimet dhe intervistat (rreth 650) në shtypin arab ( jo vetëm egjiptian) si dhe përgatitja dhe shpërndarja e përditëshme e buletinit informativ në 50 institucione të ndryshme arabe në Kairo, përfshirë këtu edhe disa përfaqësi diplomatike, kanë kontribuar në sensibilizimin e opinionit publik të Lindjes së Mesme dhe të gjithë rajonit për çështjen Kosovare në veçanti dhe në ate Shqiptare në përgjithësi.
(fragmente nga disa gazeta)

Poezi nga gjeniu i vogël Elisa Bruqi:Shoku im i dashur & Nëna ime....

Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës fillore “Iliria” ne Prishtinë(klasa II-të).
E lindur në Kanada, por jeton dhe shkollohet ne Prishtinë. Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo vijon edhe kursin e baletit ku çdo herë na befason me shaqjet e mrekullueshme. E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para. Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze. Është imitatore dhe manekene  dhe fotogjenike...
Elisës i deshirojmë sukses të madh në artin letrarë dhe shpresojmë se do të kemi kënaqësinë të lexojmë 2 punimet e saja të rradhës!



 Fëmijë gjeni :Elisa Bruqi 




Shoku im i dashur

Kam një shok
E dua fort
Luaj me te
E bashk mësojmë.

Është i menqur
Te habit
Me gjëra të bukura
Për çdo ditë

Me mëson
Me tregon
E me shpjegon
Çdo çudi qe nuk e di

Shkoj në shkollë me te,
Kush është a e di?
Ai është - libri im
shoku më i mirë.


NËNA IME


Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua,

Me mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.

Zëri i saj,
I ëmbli zë
në vesh  çdo natë
më këndon

Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.




3 shkrime ne Agjencionin Floripress.


Re: 3 shkrime ne Agjencionin Floripress.

Thursday, 31 March, 2011 23:50
From: "Flori Bruqi"

To: "Jahja Kokaj"
I dashuri prof.dr.Jahja Kokaj,

Faleminderit per keto fjale miradije.Eshte e vertete nje gje e tille.Me vjen shume keq qe ne mesin e pushtetareve te rinj te demokracise ka edhe shume gjelate qe jane bere sot deputet ne Parlamentin e Kosoves...

Keta semirezije heret apo vone do te gjykohen nga vete populli...Ne mesin e tyre jane edhe disa gazetar servile te D.Ristiqit,...Mihajlo Zvicerit,...Sveto Dollasheviqit...

Ata nuk kane turp te flasin ne emrin e popullit...Edhe une e cmoj punen tende si patriot i devotshem ne ceshtjen kombetare dhe si shkenctar i mirefillte shqiptar me reputacion nderkombetar.

Bashkangjitur po ju dergoje sitin e 4 librave te mije te fundit.Ndofta ju pelqejne.

Me respekt dhe dashamiresi.

Flori Bruqi


Prishtine,1.4.2011.




www.slideshare.net/.../4-kater-libra-shqip-t-flori-bruqi-shkrimtar-dhe- publicist 



Thursday, 31 March, 2011 15:21
From: "Jahja Kokaj"
To: floribruqi@yahoo.com

I nderuari Z. Bruqi,

Ju lumte per rikujtimet a atyre diteve te veshtira te demonstratave.
Eshte interesante qe disa nga vazalet-siqe ju shkrueni, tani ngadal jane pervjedhe dhe kane arrite te behen pjese e klases politike, ku kryesisht tani jane njerzit e UCK apo te diteve te rrezistences kunder sundimit serb.
Zaten njeri i cili ishte edhe pjesmarres i KOS-it ( ndoshta jeni i ri ,e nuk iu kujtohet, ishte ky sherbim infoformativ famekeq ne armaten Jugosllave , dhe pastaj edhe funkcionar i larte i Keshillit Ekzekutiv, ne kohen e Xhavit Nimanit e Ristiqit, e tani ka depertuar ne organet udhehqese- nuk e di saktesisht ne cfar funkcioni por ia kam pare facen ne internet.

Si gjithmon, cmoj punen e juaj me vlere dhe peshe te madhe patriotike

Nga zemra

Jahja Kokaj



----------------------------

3 shkrime ne Agjencionin Floripress                              Thursday, 31 March, 2011 23:50



1.


NË 30 VJETORIN E DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981- NGA KËNDI IM


2

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...