|
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/05
Fonetika historike e gjuhes shqipe, Kolec Topalli
Lufta e Fundit, Pronat e shqiptarëve në Greqi
Lufta e Fundit, Mentor Nazarko
Titulli i librit: Lufta e Fundit, Pronat e shqiptarëve në Greqi
Autori: Mentor Nazarko
Shtëpia Botuese: Universiteti Europian i Tiranës, 2007
Numri i faqeve: 236
Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj. - Vendime GJyqësore. - Lista e 700 pronarëve si dhe: - Dosjen e pronave të bektashinjve në Greqi.
Mentor Nazarko, editorialist dhe pedagog në UET
Me studime të thelluara universitare në shkencat politike dhe drejtësi në Itali, Mentor Nazarko ka eksperiencë të gjatë në gazetari, si dhe një karrierë të shkurtër politike në rolin e këshilltarit të Presidentit të Republikës (1997-2002).
Ky është libri i tij i parë.
Libri "Lufta e Fundit", pronat e shqiptarëve në Greqi, zë fill nga një ese kërkimore paraqitur për herë të parë në Universitetin e Perugias. Studimi fillestar i udhëhequr nga një eksperte e njohur italiane si profesoresha Paola Anna Pillitu, është riplotësuar me arsyetime të reja, dokumente ekskluzive, fryt i një pune kërkimore në arkivat italiane, shqiptare, por dhe të vendeve të tjera. Për t'u veçuar, fakti që shumica e autorëve të cituar janë grekë.
I konceptuar në formën e një mbrojtjeje juridike nga një avokat që synon të zgjidhë çështjen e pronave shqiptare në Greqi (600 mijë hektarë në vlerësimet më optimiste dhe mbi 100 mijë hektarë në vlerësimin grek), libri ka dhe elementë të tjerë publicistikë që e bëjnë më të tretshëm për publikun e gjerë.
Libri, studimi i parë serioz nga ky këndvështrim, rrok një fushë të rëndësishme të mardhënieve shqiptaro-greke. Ai synon të japë një udhëzues ndihmës për politikën shqiptare që të dijë të kërkojë borxhet që na kanë, dhe jo vetëm të lypë borxhe të përdorura keq. Ai synon gjithashtu të ndërgjegjësojë individët e tjerë të ndjeshëm për statusin e kombit dhe problemet e tij. Atyre u thuhet me kompetencë se ka një problem të madh të pazgjidhur, zgjidhja e të cilit ka armiq të pamëshirshëm kohën, harresën dhe përuljen ndaj më të madhit. Ai është problemi i pasurive të konsiderueshme shqiptare në Greqi, borxhin e madh që mbetet edhe për pak kohë në sirtar dhe që “nuk keni ditur ta kërkoni”, siç thotë gazetari i madh dhe eksperti grek Tasos Teloglu. Për këtë borxh, na nevojitet një “luftë e fundit”. Juridike dhe diplomatike.
Blerina Namik Sadiku:Libër i ri: Lindja e çështjes çame 1820-1943
Viteve të fundit çështja çame ka marrë një vëmendje disi më të madhe qoftë nga media qoftë në aspektin akademik dhe dokumentar të saj. Ndonëse kontributi i këtyre burimeve mbetet pozitiv, aspektet kryesore të kësaj çështje mbeten të pazgjidhura kryesisht si shkak i qëndrimit të pafuqishëm të klasës politike shqiptare.
Megjithatë, puna për zgjidhjen e kësaj çështje si dhe dokumentimin e mëtejshëm të saj vazhdon dhe së fundmi në këtë drejtim vjen edhe studimi më i ri i studiueses Blerina Namik Sadiku.
Libri “Lindja e çështjes çame 1820-1943” u promovua së fundmi dhe ne kemi kënaqësinë t’ua ofrojmë vizitorëve dhe klientëve të Shtëpisë së Librit.
“Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t’i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.” – Hajredin Isufi
“Blerina N. Sadiku e sheh lindjen e çështjes çame si pjesë të historisë së rindërtimit gjeopolitik të Ballkanit pas dalejs së sundimit osman; që pati kosto e veta të rënda tek popujt e hershëm, sidomos tek shqiptarët. Kjo është një çështje tejet e ndërlikuar, me implikime të drejtpërdrejta të fuqisë së së traktateve ndërperandorake, të ndikimit të Fuqive të Mëdha, të historisë dramatike si u caktuan kufijtë e shteteve që shpallën pavarësinë nga ish- pernadoria osmane, deri tek marrëveshjet dypalëshe, të hapura e të fshehta, që kjo e fundit ndërtoi me shtetin grek, me qëllim që të garantoheshin interesat e tyre të përbashkëta.” – Prof. Dr. Shaban Sinani.
“Libri: “Lindja e çështjes çame 1820-1943″ i studiueseës së re Blerina N. Sadiku pasuron në mënyrë origjinale historiografinë mbi Çamërinë, e cila, me gjithë botimet e shumta të këtyre njëzet vjetëve të fundit, vazhdon të mbetet defiçitare në raport me interesimin e lexuesit e të vetë shkencës.
Ky libër, që përveçse është një akt i vërtetë dashurie i autores ndaj tokës së të parëve të saj, është, gjithashtu, një shpalosje të vërtetash historike, nga ato që dikush do të donte të mbeteshin të fshehta e të panjohura përjetë.” – Prof. Dr. Pëllumb Xhufi.
Bija e fatit, Isabel Allende
|
The birth of Venus
Lindja e Aferdites, Sarah Dunant

Titulli: Lindja e Aferditës
Origjinali: The birth of Venus
Roman
Autori: Sarah Dunant
Shqipëroi: Marsida Gjoncaj
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2010
fq. 392
Pesha: 0.47 kg
ISBN: 978-99956-628-4-4
Aleksandra Çeki nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat kur i ati, një tregtar stofrash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore për të pikturuar kapelën e familjes.
E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarësi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talenti i tij.
Por prindërit e Aleksandrës kishin planifikuar diçka tjetër për të. Shumë shpejt do ta martonin me një burrë të pasur dhe shumë më të madh në moshë se ajo.
Ndërkohë, nën qeverisjen e Mediçit, dashuria e banorëve të Firences për luksin, dijen dhe artin do të kërcënohej nga brutalizmi i murgut fondamentalist Savonarola dhe pasuesve të tij.
Në mes të dhunës dhe ndryshimeve të mëdha të qytetit, Aleksandra duhet të gjejë rrugën e jetës së saj duke ushtruar pasionet që e kishin mbajtur gjallë.
‘Erotik dhe mbresëlënës... Dunant bën që arti dhe filozofia e kohës të duken bashkëkohore dhe të rrezikshme.' - Indipendent
Titulli: Lindja e Aferditës
Origjinali: The birth of Venus
Roman
Autori: Sarah Dunant
Shqipëroi: Marsida Gjoncaj
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2010
fq. 392
Pesha: 0.47 kg
ISBN: 978-99956-628-4-4
Aleksandra Çeki nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat kur i ati, një tregtar stofrash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore për të pikturuar kapelën e familjes.
E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarësi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talenti i tij.
Por prindërit e Aleksandrës kishin planifikuar diçka tjetër për të. Shumë shpejt do ta martonin me një burrë të pasur dhe shumë më të madh në moshë se ajo.
Ndërkohë, nën qeverisjen e Mediçit, dashuria e banorëve të Firences për luksin, dijen dhe artin do të kërcënohej nga brutalizmi i murgut fondamentalist Savonarola dhe pasuesve të tij.
Në mes të dhunës dhe ndryshimeve të mëdha të qytetit, Aleksandra duhet të gjejë rrugën e jetës së saj duke ushtruar pasionet që e kishin mbajtur gjallë.
‘Erotik dhe mbresëlënës... Dunant bën që arti dhe filozofia e kohës të duken bashkëkohore dhe të rrezikshme.' - Indipendent
Man som hatar kvinnor
Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson
Titulli: Burra që urrejnë gratë
Origjinali: Man som hatar kvinnor
Roman
Trilogjia “Millennium” - 1
Autori: Stieg Larsson
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Botime Dudaj
Viti: 2010
f. 501
ISBN: 978-99943-0-158-4
Pesha: 0.48
Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.
Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s’ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme.
Trilogjia “Millennium”
Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez.
Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur “Millennium”: 1) “Burra që i urrejnë gratë”; 2) “Vajza që luante me zjarrin” dhe 3) “Mbretëresha e kështjellave prej letre”. Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i “Expo”, revistë e fondacionit Expo.
Një rast i pashembullt në botën e botimeve. Miliona kopje të shitura në mbarë botën. Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë “Millennium”. Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.
Laurence Gardner : Te fshehtat e Masonerise
Të fshehtat e Masonerisë, Laurence Gardner
Perktheu:
...
Shtëpia botuese
Bota Shqiptare, 2009
f. 500
Pesha: 0.65 Kg.
Në këtë libër autori na paraqet origjinat misterioze të vëllazërisë më enigmatike, më me ndikim dhe më të diskutuar të botës perëndimore. Me botimin e këtij libri, tashmë masoneria në Shqipëri do të dekodohet, sepse autori i këtij libri të rrallë, ka qenë antar i Masonerisë dhe ka milituar për një kohë të gjatë në Masoneri dhe temën e këtij libri e ka përballuar me një sy kritik. Laurence Gardner ka studiuar historinë, strukturën organizative dhe praktikën, në kontekstin e thellimeve të mëdha, në brendësinë e të cilave kanë dalë gjithmonë lidhjet me Masonerinë, të dobëta apo të forta qofshin. Këto kërkime e kanë çuar autorin e librit të përballojë, duke i studiuar thellë, tema si institucionet kalorsiake, shoqëritë filozofike dhe të tjera grupe që, në rrjedhën e shekujve, kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi strukturat monarkike dhe qeveritare.
Që nga koha kur, rreth 300 vjet më parë, në vitin 1717 u themelua e para Lozhë e Madhe angleze, librat kushtuar Masonerisë kanë qenë të shumtë. Botohen me vazhdimësi të rregullt dhe gjenden me sasi nëpër raftet e librarive të vendeve si Anglia, Amerika, Franca dhe të tjerë akoma. Ky prodhim i konsiderueshëm i përket dy kategorive të mëdha: librat e shkruar nga masonët dhe ata jo të shkruar nga masonët. Në këtë rastin e fundit mundet ende të bësh dallim midis botimeve pro e kundër dhe, sidoqoftë, bëhet fjalë për shkrime të bazuara mbi “thuhet”. Librat e përpiluar nga masonët u drejtohen, në përgjithësi, lexuesve masonë. Edhe pse, nganjëherë, marrin një ton pak autoritar, bëhet fjalë për tekste të lidhura me doktrina të ndryshme dhe shpesh kushtuar ndonjë aspekti të veçantë doktrinar, me interes të pakët – për të mos thënë hiç – për një lexues të rregullt e të përgjithshëm.
Në literaturën e specializuar lexohet dendur se Masoneria nuk është aspak një shoqëri e fshehtë dhe kjo gjë është padyshim e vërtetë, pasi është e vështirë të mos e dish që ekziston dhe se nuk kërkohet asnjë fshehtësi për pranimin në të. Në realitet, bëhet fjalë për një argument të pathemeltë, si të kërkosh të ndash qimen klasike më dysh, sepse njëri prej angazhimeve masone është pikërisht ai që anëtarët duhet “t`i ruajnë sekret dhe të mos i zbulojnë” aspektet e dijes që është në fuqi brenda lozhës. Dhe kështu që, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shoqëri të fshehtë, është sigurisht një shoqëri që dikton heshtje dhe, për të huajt, ky qëndrim është i barasvlershëm me fshehtësinë.
Parimet bazë të Masonerisë janë të shumta dhe pozitive, por anomalia më e veçantë qëndron në faktin se praktika masone rrjedh nga shkenca të lashta, që sot nuk mësohen më. Kremtohen ceremoni dhe mësohen rituale, por, përballë gjithë kësaj madhështie, deklarohet se sekretet, mbi të cilat bazohet shoqëria, kanë humbur tashmë prej shumë kohësh.
Masoneria, në formën e saj moderne, lindi në shekullin XVIII si një vëllazëri me parime të shëndosha, me synimin që të mblidhte dhe të ruante atë çka mbetej ende prej arkivave të lashta të dijes njerëzore; por ky hap i fillimit pati jetë të shkurtër. Shumë shpejt, lëvizja masone ndryshoi pikësynim, duke u shndërruar në një institucion me sfond shoqëror me qëllime ndihmëtare e mirëbërëse, duke kërkuar gjithmonë megjithatë t`i qëndronte besnike respektimit të praktikave dhe ritualeve që e kënaqnin dhe që ishin besnike ndaj ideve filozofike thelbësore. Sot – ndonëse në përgjithësi e perceptuar si një shoqëri e fshehtë – nuk është larg së vërtetës të pohosh se Masoneria moderne nuk duket se ruan ndonjë gjë misterioze, as, aq më pak, ndonjë dije që të paraqesë gjurmën e ndonjë fshehtësie të vërtetë. Megjithatë, të fshehura midis thellësive të analeve rilindase që kanë mbërritur gjer tek ne, nuk janë të pakta pikat e interesit dhe të studimit që – nëse ndoshta të pakuptuara 300 vjet më parë – sot janë kthyer me prepotencë në skenë dhe në qendrën e interesit të shkencës moderne, në kërkim të frymëzimeve të reja, që rrjedhin nga e kaluara e lashtë.
Në këto faqe të librit, lexuesi do të ndjekë një rrugë hulumtimi të bazuar mbi informacione të dokumentuara, të nxjerra nga konsultimi me materiale arkivore të çmuara, me vetë atë që Kushtetuta masone thotë se ka humbur që prej më shumë se 300 vjetësh. Do të ballafaqojë veprimtarinë e lozhave të sotme me veprimtarinë e lozhave të dikurshme, me qëllimin për të verifikuar se në ç`mënyrë Masoneria aktuale ka ndryshuar dhe është manipuluar deri në atë pikë sa të pranojë se vetë ajo ka harruar mësimet nga të cilat ka zënë fill. Vëllimi ndahet në tri pjesë. Në pjesën e parë autori merr në shqyrtim aspektet e lidhura me pushtetin, me politikën, me intrigat dhe me konspiracionet që kanë shënuar evoluimin e Masonerisë. Në pjesën e dytë përqendrohet më shumë në veçoritë mbi ceremonialët, mbi njohuritë alkimiste, mbi lidhjet me institucionet kalorsiake dhe filozofinë. Në pjesën e tretë, më në fund, fragmentet e ndryshme të fjalëkryqit kombinohen në një formë të vetme dhe zbulohet jo vetëm se në ç`mënyrë kanë humbur sekretet origjinale të Mjeshtërisë, por edhe pse ka ndodhur kjo dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, çfarë ruante.
Të shumta janë simbolet dhe ikonat e përdorura nga Masoneria; disa janë shumë të njohura, të tjerat më pak të njohura. Por, midis të gjithave, paradoksalisht, më i fuqishmi është ai më pak i njohur prej të huajve: një rreth me një pikë në qendër €. Siç do të kemi mundësi ta shohim, qëllimi i fundit i shoqërisë fillon tek kjo shenjë e thjeshtë, origjina e së cilës humb në thellësinë e shekujve. Do të zbulojmë edhe se çelësi i fundit i Masonerisë prehet në një vend dikur me rëndësi të madhe brenda shoqërisë, në Kapitullin e Harkut Mbretëror. Edhe pse Kapitulli është objekt zgjedhjeje të lirë brenda vëllazërisë, pikërisht në këtë ritual të veçantë (i dalluar nga tre shkallë parësore) shkëlqen mbi të gjitha trashëgimia e vërtetë e mesazhit mason, edhe pse Harku Mbretëror ka qenë shpërfillur me lezet nga establishmenti i Lozhës së Madhe për të paktën 96 vjet që nga themelimi i saj. Shumë ithtarë kanë pyetur veten mbi faktin se përse Arka e Aleancës paraqitet në stemën simbolike të Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë, duke qenë se nuk përbën ndonjë çast domethënës në përparimin nëpër shkallët që ithtari ndërmerr në praktikën e Mjeshtërisë. Kuptimi është shumë i qartë, sepse dikur kjo relike e çmuar përbënte një domethënie të thellë, e barabartë me Gurin Filozofal, apo me viçin e artë që Moisiu, në rrëzë të malit Sinai, e dogji për ta kthyer në pluhurin misterioz.
Synimi i autorit është, pra, që të arrijë të gjejë zanafillën e qëllimeve të vërteta, autentike të formalizuara nga Masoneria e lashtë, e natyrshme, kur u themelua në vitin 1717. Bëhet fjalë, në praktikë, për kërkimin e një dijeje të natyrës filozofike dhe të një fjale çelës të lashtë, që është quajtur e humbur, që lejon të hapim peshtafin e këtij thesari ekzoterik.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...