Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/12

Jeta jashtëtoksore ....

Nga Flori Bruqi


Sipas dëshmitarëve, të cilët pohuan se i kanë parë UFO-t, ja se ç'mund të mësojmë për to: mund të shihen si natën ashtu edhe ditën, në të shumtën e rasteve kanë formën ovale, të diskut, të rrumbullakët dhe të zgjatur (në formën e cigares), dhe gjithmonë kanë simetri. Ngjyrat u janë të ndryshme, prej asaj të skuqurës së metaltë deri te asaj të ndezurës flakë.


Asnjëherë, deri më sot, nuk është dhënë ndonjë përfundim definitiv mbi jetën jashtëtokësore ose mbi pjatat fluturuese nga ana e shkencëtarëve. Mirëpo, në këtë fushë, është vërejtur një fleksibilitet intelektual i astronomëve dhe fizicientëve eminentë. ç'është UFO? Domethënia etimologjike i vjen prej akronimit Unknown Flying Objects, e që do të thotë Objektet e Paidentifikuara Fluturuese (OPF).

Pasi që UFO paraqet një nocion të ri, edhe ekzistenca e tij vihet në pyetje. Para se të përgjigjemi në këtë pyetje, së pari duhet të shpjegojmë se ç'nënkuptojmë me nocionin UFO. çdo objekt fluturues, para identifikimit të tij, paraqet UFO-n. Në të vërtetë, edhe një xhitë e ndezur flakë mund të konsiderohet si UFO, mirëpo me hulumtimet e mëtejme në laborator, mund të marrim vesh se për çka është fjala. Mirëpo me objektet që neve na interesojnë, rasti është tjetër. Siç mundemi të vërejmë në literaturat mbi UFO-t, këto objekte nuk mund të shpjegohen me kurrëfarë ligje të natyrës të njohura për neve. Ndoshta "mbinatyrorja" e UFO-ve shtrihet në njohjen tonë të pamjaftueshme të shkencës (kurrë s'guxojmë ta harrojmë thënien e Shën Augustinit). Ufologët kësaj logjike i kundërvihen, të cilët ndoshta do të kënaqen nëse këto objekte i emërtojmë si "Flying saucers" (që është herët për këtë).

Sipas dëshmitarëve, të cilët pohuan se i kanë parë UFO-t, ja se ç'mund të mësojmë për to: mund të shihen si natën ashtu edhe ditën, në të shumtën e rasteve kanë formën ovale, të diskut, të rrumbullakët dhe të zgjatur (në formën e cigares), dhe gjithmonë kanë simetri. Ngjyrat u janë të ndryshme, prej asaj të skuqurës së metaltë deri te asaj të ndezurës flakë.

Për ta dëshmuar ekzistencën e UFO-ve, shkencëtarët kurrë nuk ndërmorrën hulumtime studioze. Besimi i ithtarëve të kësaj teorie është përforcuar edhe nga teoritë e ca postnobelistëve, nga hulumtimet "ground & underground" të ca shkencëtarëve eminentë dhe nga takimet e policisë ose shërbimeve ushtarake me objektet e tilla.

A ka me të vërtetë dëshmi për ekzistencën e UFO-ve? Ekzistojnë ca indicie, edhepse nuk janë specifike, të cilat na sygjerojnë në këtë pyetje. Fjala është për disa raste kur vjen deri te takimi me UFO-t, ku janë të pranishëm një grup njerëzish. Kjo lehtë mund të shpjegohet me dobitë financiare të vëzhguesit (siç dihet, edhe në këto ujëra rolet kryesore i luajnë sharlatanët, të cilët nuhasin se prej kësaj mund të del një fitim i mirë). Nëse në këtë lojë mund të lëshohen më së shumti njëqind njerëz, atëherë si mundemi ta shpjegojmë dukurinë që ndodhi më 1917 në qytetin portugalez Fatima, ku 70000 njerëz ishin dëshmitarë të drejtëpërdrejtë të UFO-s! Për këtë dukuri u shtruan mendime të ndryshme. Deri sa kjo çështje duhej të paraqitej si diçka e shkëlqyeshme në dukurinë "fanitja e Nënës Mari", ufologu John A. Keel është i mendimit tjetër. Ja si ngjau kjo dukuri:

Sipas porosisë, të cilën e dëgjuan tre djem prej Nënës Mari, ajo duhej të materializohej një ditë shtatori në Fatima, Portugali. Me këtë rast u mblodhën 70000 katolikë të devotshëm, të cilët, me tespitë e tyre, me lutjet në "zemra" dhe me aparate fotografike, me padurim e pritnin Nënën Mari. Edhepse koha ishte e vrërët, masa nuk shpërndahej. Befas u hapën retë dhe në qiell u shfaq një disk i argjendtë, i cili emetonte një nxehtësi të dendur sa ishte në gjendje t'i terë edhe rrobat e lagura. Prapa diskut qëndronte Nëna Mari. Pas kësaj u shfaq një diell tjetër, i cili për 12 minuta bëri xhiro nëpër qiell, dhe i cili mund të shihej edhe nga largësia prej 40 kilometrave. Pastaj u konstatua se të sëmurët prej artritisit, të thatit dhe sëmundjeve të tjera, të cilët qenë të pranishëm në këtë "celestial-show", spontanisht u shëruan. Prej të gjitha këtyre fakteve Keel-i dha konkludimin se shkaktar i kësaj dukurie ishte UFO-ja. Poashtu ai beson se shërimi prej atritiseve dhe të thatëve u shkaktua nga rrezatimet infra të kuqe që i emetonte objekti i tillë. Ata më religjiozët këtë shpjegim e emërtuan materialistik dhe kurrë nuk e morën seriozisht. Edhe Erich von Danikeni në librin e vet "Erscheinungen" (Fanitjet), dukuritë e këtilla i shpjegon me teoritë e njohura tani për gjithkënd, të cilat nuk dallojnë aq prej atyre të Keel-it.

Në dukurinë Fatima, edhepse dëshmitarët kishin fotoaparatet me vete, nuk ekziston asnjë fotografi që e dëshmon atë ngjarje. Kjo shpjegohej me arsyen se Papa i pat mbledhur të gjitha dëshmitë, por kjo duket tepër e pabesueshme. Në anën tjetër, në masën përplot fanatikë religjiozë, halucionacionet kolektive nuk janë të pamundshme. Poashtu edhe përshkrimet individuale nuk përputhen me të gjitha vijat.

Kjo dukuri nuk është e vetme në UFO literaturën, sepse ekzistojnë përplot raste ku me dhjetëra njerëz e kanë parë objektin e njëjtë. A munden të gjitha këto dukuri të shpjegohen vetëm si halucinacione kolektive?

"Druri i portokallit" dhe "Litari kacavjerrës" janë truqe iluzioniste të fakirëve me të cilat shërbehen joginët. Këta janë në gjendje që njerëzve t'ua projektojnë perceptimin e realitetit që ata e dëshirojnë. Ky truk mund të veprojë edhe në masën prej më tepër se njëqind njerëz, dhe ka një aspekt interesant, ku çdo njeri e sheh pamjen e njëjtë imagjinare. Mirëpo, nëse e inçizojmë këtë dukuri, nuk do të mundemi ta shohim madje as një pjesë të asaj që e panë njerëzit me sytë e vet. Kështu supozohet se UFO mund të paraqet një halucinacion kolektiv. Këtu një gjë nuk na është e qartë, se cili është agensi i këtyre porosive halucinatore, mund të themi edhe telepatike?

Duke e lënë këtë pyetje hapur, të nisemi t'i analizojmë disa dëshmi të tjera. Në botën e ufologjisë pluhurin më të madh e ngritën ata që pohonin se arritën t'i fotografojnë këto objekte. Shumë herë gjuetarët në UFO pohuan se i fotografuan ato objekte, mirëpo në negative të filmave nuk mund të vërehej asgjë. Ufologu francez Jean Pierre Petite këtë dukuri e shpjegonte me zbulimet e fizicientit A.Mesen në vitet e 30-ta. Ai dëshmonte se objekti i cili emeton rreze infra të kuqe bëhet i padukshëm në fotografinë e rëndomtë. Kjo gjë Petite-në e solli në përfundimin se pasi që UFO-t emetojnë rreze infra të kuqe, bëhen të padukshme, përfundim në të cilin erdhi edhe Keel-i.

UFO skeptiku më i madh, Piter Klas, disa fotografi të këtyre objekteve i shpjegon krejtësisht ndryshe. Ai beson se 90% të fotografive të tilla janë fotomontazhe, ndërsa të tjerat dukuri natyrore të keqinterpretuara. Është interesante se këto objekte gati gjithmonë fotografohen prapa objekteve të tjera, më së shpeshti prapa lisave. Si të shpjegohet kjo? Ose UFO-t janë ithtarë të vegjetarisë, ose me këtë mënyrë lehtësohet teknika e fotomontimit...

Gjatë kohës, një sasi e panumërt e fotografive të UFO-ve u dëshmuan si fotomontazhe. Mes tjerash, para ca vjetëve IBM ndërtoi sistemin i cili është në gjendje të krijojë fotografi të tilla sa që edhe me teknikën më moderne nuk mund të dihet se është fjala për fotomontazh. Do duhej ta kishit parë fotografinë "Mjegulla mbi Golden Gate", të krijuar me këtë teknikë.

Megjithatë, janë edhe disa fotografi të tilla të UFO-ve, ku të heshtësh vlen më së shumti prej të gjithave.

Është vërejtur se në komunikacionin e UFO-ve nuk vlen asnjë ligj i natyrës i njohur për neve. Për shembull, ato mund të qëndrojnë të stacionuara pezull me orë të tëra dhe janë në gjendje të bëjnë kthesa këndrejta dhe këndngushta. Vetia më interesante e tyre është aftësia e nxitjes (shpejtimit) së menjëhershme. Në invazionin e UFO-ve që u bë në Belgjikë më 1991, janë vërejtur nxitjet deri në 40 g. Edhe më interesante është vërejtja e një stacioni të radarit amerikan më 1974, kur objekti prej pozitës statike për një çast e arriti shpejtësinë prej 72000 km/h. Nëse supozojmë se kjo shpejtësi u arrit për 4 sec. - edhepse në raport thuhet se është arritur "në çast" - atëherë llogarisim se nxitja ishte rreth 5000 g.

Kjo është e padurueshme për të gjitha materiet, e sidomos për njeriun - në Tokë. Do të vinte deri te "stresi i metalit", i cili do ta shkaktonte rraskapitjen e objektit. Ne e dijmë se objektet që fluturojnë më shpejtë se 1200 km/h (shpejtësia e zërit/Mach) shkaktojnë një zë të një fuqie të madhe. Mirëpo tek UFO-t kjo gjë nuk është vërejtur. Petite këtë e shpjegonte me njëfarë lloji të tunelit ajror që krijohej prapa fluturakes së paidentifikuar.

Pas kësaj hyrjeje mbi UFO-t, mirë është të merremi pak me kronologjinë e tyre. Më 1947, piloti amator Kenneth Arnold, duke fluturuar mbi një mal në Arizonë, vërejti 9 fluturake që i ngjanin filxhanit të kthyer mbrapsht. Në raportin që ia dha një gazete, ato objekte i emërtoi "flying saucers", që do të thotë "pjatat fluturuese". Njëkohësisht filluan që edhe policia, ushtria dhe institucionet e ngjashme të marrin përplot raporte nga shtresat e ndryshme të njerëzve të cilët kishin kontaktuar me këto objekte. Ushtria amerikane, nën mbikëqyrjen e UAF (united air force), prej 1947-1948 themeloi komisionin Air Technical Intelligence Center (ATIC), i cili për punë e kishte t'i shpjegojë këto dukuri. Ky komision kontaktet e civilëve i shpjegonte sipërfaqësisht dhe në mënyrë banale, duke i hudhur poshtë si të rrejshme dhe të pabindshme, ndërsa kontaktet e pilotëve i shpjegonte si dukuri natyrore të keqinterpretuara. Ky komision jo vetëm që nuk i qetësoi shqetësimet, por e ngriti edhe më shumë tensionin. Pas kësaj, më 1948, u themelua Project Sign me qëllime të njëjta. Në këtë projekt punoi Allan J.Hynek, dhe pas një radhë shpjegimesh konfuze që i dha ky projekt mbi UFO-t, Hynek braktisi këtë projekt dhe u bë ufolog i zjarrtë. Prej 1949-1952 punët e këtij projekti i mori komisioni Grudge I dhe Grudge II nën komandën e kapitenit Edward J.Ruppelt-it. Mes viteve 1952-1969 Allan Hynek, bashkë me kapitenin Hector Qintanilla, themeloi Project Blue Book (Projekti Libri i Kaltër), i cili i analizoi 11000 kontakte. Ky projekt, përkundër atyre të kaluarve, këto dukuri nuk i shpjegonte si mashtrime, iluzione ose prodhime të halucinacioneve, por, në të shumtën e rasteve, i trajtonte si dukuri "mbinatyrore". Në të vërtetë, këta ishin të bindur se UFO-t paraqitnin anijet kozmike të cilat vinin nga anët e largëta të kozmosit. Hulumtimi publik mbi UFO-t është ndërprerë më 1968, kur Condon Project, nën udhëheqjen e Edward U. Condon-it, dha gjykimin përfundimtar se këto objekte nuk paraqesin asnjë rrezik për njeriun, pa kurrëfarë shpjegimi mbi prejardhjen e tyre.

Hynek, pas përvojave shumëvjeçare në fushën e UFO-s, e bëri klasifikimin e tyre, i cili edhe sot përdoret:

1. Dritat e natës - Janë drita të çuditshme të cilat shihen natën. Janë në gjendje t'i ndërrojnë ngjyrat dhe dendësinë e dritës së tyre. Në fund zhduken me ndërrimin e shpejtë të kahjes.

2. Objektet e para ditën - Janë objektet që perceptohen nga largësitë e ndryshme dhe kanë forma të ndryshme si ovale, të zgjatura, etj.

3. Radari + kontaktet - Në disa raste UFO-t perceptohen njëkohësisht edhe me radar edhe me sy. Ekspertët këtyre rasteve iu japin një kujdes të veçantë. Dr. Hynek nuk është në pajtim mbi origjinalitetin e vetëm të vështrimit nga ana e radarit, duke pohuar se mund të jenë tufa të zogjve, retë speciale, difraksioni i dritës dhe lloje të ndryshme të dukurive natyrore. Përkundër kësaj, radari + vërejtjet e njeriut janë mjaft interesante, edhepse mjaft të rralla. Takimet e afërta që ndodhin janë shumë më të rralla dhe shumë më interesante, dhe gjithnjë lënë prapa ndonjë gjurmë materiale. Janë tri lloje të këtyre takimeve:

4. Takimet e afërta të llojit të parë - Në këto raste vjen vetëm deri te takimi (pak më i afërt) i zakonshëm me UFO-t. Mes shfaqjes dhe vendit ku shfaqet nuk ka kurrëfarë kontakti fizik, dhe kështu edhe dëshmi materiale.

5. Takimet e afërta të llojit të dytë - I ngjajnë takimeve të llojit të parë, por dallojnë nga kontakti fizik që ngjan në këtë rast. Në të vërtetë, këtu vjen deri te djegia e barit në formën e rrethit, thyerja e degëve të lisave, kafshët i kaplon panika e paarsyeshme. Dritat e automobilëve, motorët dhe radiot (në disa raste edhe rryma) kyçen e çkyçen pa kontroll deri te largimi i UFO-s.

6. Takimet e afërta të llojit të tretë - Këto janë kontakte ku njerëzit pohojnë se ishin në brendinë e UFO-ve dhe kishin kontakte me ufonautët. Dr.Hynek në këto raste tregonte një fleksibilitet të madh, gjë që nuk i ngjan një intelekti siç është ai.

Në këto klasifikime, më së shumti në shkallën e gjashtë, mund të vërejmë se për shpjegimin e prejardhjes dhe natyrës së UFO-ve, duhemi të besojmë në një aksiomë të domosdoshme që thotë se UFO-t paraqesin fluturaket kozmike të cilat erdhën nga anët e largëta të kozmosit. Përndryshe kjo është teoria më e përhapur në botën ufologjike. Për këtë edhe do ta analizojmë këtë teori e cila bazohet në pseudofakte.

Së pari duhet të shpjegojmë se e a janë të mundshme udhëtimet ndrëryjore? Ylli më i afërt pas diellit është Alpha Centauris, i cili gjendet në largësinë prej 4.3 vjet dritë (një vit drite=9.5 bilion km). Sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, ligjet e natyrës mbizotërojnë njëjtë në të gjitha vendet e kozmosit. Sipas kësaj, vështirësitë që i hasë një jashtëtokësor në udhëtimet ndëryjore, i hasim edhe ne. Tash për tash, për neve, në këtë nivel teknologjik, është e pamundshme t'i arrijmë yjet. Nëse do të kishim mundur që orbitën e Neptunit ta kalojmë për dy vjet, po kjo shpejtësi do të na mundësonte që të arrijmë deri te ylli më i afërt për 9000 vjet. Edhe nëse do ta kishim anijen e tillë kozmike, nuk do të mund t'i kishim dalur në krye karburanteve dhe rezervave të ushqimit që do t'iu nevojiteshin njerëzve brenda anijes kozmike. Si zgjidhje të kësaj janë përmendur hibernacioni, robotizimi, lindja ndër kontroll, etj., por të gjitha këto duken të pamjaftueshme për një shpjegim të shëndoshë të problemit.

Kemi parë se në këto udhëtime barriera më e madhe është intervali kohor i cili zgjatë tepër gjatë. Si zgjidhje e këtij problemi padyshim është udhëtimi i shpejtë, mirëpo sa është mundësia e udhëtimit më të shpejtë? Nga teoria speciale e relativitetit dihet se shpejtësinë më të madhe në kozmos e paraqet shpejtësia e dritës (afër 300000 km/s). Atëherë, nëse deri te Alpha Centauri do të fluturonim me po këtë shpejtësi, deri te ky yll do të mbërrinim për 4.3 vjet. Për fat të keq, fizika nuk na jep shpresa për këtë fantazi, sepse obektet me masë kurrë nuk munden të udhëtojnë në shpejtësinë e dritës.

Fizicientët O.M.P.Bilanuk, V.K.Deshpand dhe E.C.G.Sundarshan, më 1962 propozuan teorinë, e cila jep mundësinë e ekzistencës së grimcave imagjinare më të shpejta se drita. Më vonë fizicienti Geral Feinberg e zhvilloi këtë teori dhe atyre grimcave ua dhe emrin tachion (i shpejtë). Të supozojmë, pra, se çdo grimcë e zakonshme shndërrohet në tahionin përkatës. Tahionët më tej menjëherë do të iknin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, dhe nëse ato në momentin e caktuar rishtazi do të shndërroheshin në grimca të rëndomta, pas disa ditëve, madje edhe pas ca sekondave, mund të kaloheshin largësi tepër të mëdha" - këto janë citate prej librit "Exploring the Earth and the Cosmos" të shkrimtarit të ndjerë Isaac Asimov-it. Menjëherë pas kësaj po ky autor shkruan: "Për fat të keq, askush deri më tash nuk i zbuloi tahionet, ndërsa shumë shkencëtarë pohojnë se ato s'mund të ekzistojnë as teoretikisht".

Disa shkencëtarë, të cilët mundohen që ta paramendojnë gjithësinë si një shirit dydimensional të Meobiusit, përpiqen që të japin zgjidhje logjike për udhëtimet ndëryjore. Shiriti i Moebiusit paraqet një unazë dydimensionale ku ana e epërme dhe ajo e poshtme paraqet një sipërfaqe të njëjtë. Kur prej pikës së caktuar dëshirojmë të dalim në antipodin e tij, në shiritin e Moebiusit mënyra më e shkurtër pr ta bërë këtë është të shpohet vrima në atë pikë. Në këtë rast na nevojitet ndërhyrja e kontinuumit tredimensional. Kur është në pyetje gjithësia e vërtetë, atëherë na nevojitet ndërhyrja nëpër kontinuumin e dimensionit të katërt (koha si koordinatë nuk merret parasysh). Disa shkencëtarë janë të bindur se "ndërhyrja" e tillë në gjithësi realizohet përmes Vrimave të Zeza. Kjo u bazua në një formulë të definuar nga Ajnshtajni dhe Roseni. Ky i fundit pohon se në ato vrima mund të realizohen udhëtimet hapësinore pa kurrëfarë vështirësie. Kozmologu Stephen Hawking, në librin e vet "Vrimat e Zeza dhe Kozmosët Shkurtabiqë", të botura më 1993, thotë se brendia e vrimës së zezë paraqet një gjithësi miniaturale të llojit të vet, ku në dyer qëndron vërejtja e Dantes të cilën e ka parë në ferr. Thjesht s'kemi kurrëfarë shansi praktik të dalim gjallë prej vrimave të zeza.

Teoria më e logjikshme që na e japin ufologët është se jashtëtokësorët erdhën me një anije të madhe amë, në të cilën gjenden me qindra anije miniaturale vëzhguese. Sipas kësaj, "pjatat fluturuese" që i shohim nuk janë gjë tjetër pos anije vëzhguese, të cilat e observojnë Tokën. I po këtij mendimi është edhe prof. Ronald Bracewell nga Radiolaboratori në Standsford, që thotë se për komunikimet ndëryjore zgjidhjet më të lehta janë sondat. Këto sonda mund të jenë të automatizuara për një radhë të dukurive, dhe për qëllim do ta kishin hulumtimin e planetit të caktuar dhe dërgimin e informatave në bazën e tyre, e cila ndodhet në planetin prej nga dhe erdhën. Prof. Bracewell shtoi se ata janë të programuar në një mënyrë speciale që t'ia dëshmojnë ekzistencën e tyre njerëzve. Në të vërtetë, kur të kapin ato ndonjë lloj të valëve elektromagnetike, duhen që atë ta dërgojnë prapa në Tokë, prej nga i pranuan ato valë. Kur do të na ndodhtë kjo gjë, do të na dukej si eho e valëve veç të dërguara më parë.

"Për mrekulli, po kjo gjë na ndodhi më 1927, kur një radio operator në Oslo i pranoi sinjalet me valë të shkurta të radiostacionit PCJJ nga Ajdhoheni, Holandë. Pasi ky radiostacion i dërgoi valët, pas tri sekondave në Oslo u pranua ehoja e këtyre valëve. Kjo gjë u hulumtua, dhe më 11 tetor 1928 kjo gjë u përsërit, ashtu që nga PCJJ u dërguan sinjale të fuqishme, ku ehoja përsëri u pranua. Kësaj herë në eho u bindën vetë dr. B. van der Poll nga radio korporata e Filipsit në Ajdhohen dhe Administrata telegrafike norvegjeze në Oslo. Udhëheqësi i këtij hulumtimi, fizicienti Carl Stormer, i raportoi revistës Nature mbi këtë replikë. Viteve të ardhme edhe hulumtuesit tjerë pranuan eho të ngjashme" - thekson Paul Watzlawick, në "How Real is Real". Ato tre sekonda të vonesës na tregojnë se sonda gjendej në largësinë afër Hënës. Nëse bëhemi të vetëdijshëm për faktin se atë kohë stacioni i Ajdhovenit ishte më i forti në Evropë, atëherë ky do ta paraqiste prenë logjike për sondën.

Van der Polli, së bashku me Stormerin, nga Osloja i dërguan tre pika të shpejta telegrafike në intervale prej 30 sekondave dhe e pranuan ehon në po atë frekuencë me vonesa të ndryshme. Pastaj studenti i universitetit të Glazgovit, Duncan A.Luani, në boshtin x e përcolli kohën e vonesës, ndërsa në boshtin y i vendosi numrat e radhitjeve impulsive, dhe kështu e fitoi hartën e yjësisë Bootis. Në fund ai erdhi deri te përfundimi se këto sonda erdhën para 11000 vjetëve nga ylli Epsilon Bootis.

Kjo dukuri nuk është unikate në histori. John Mc Way na citon rastin e përsëritjes së sinjalit (kësaj herë TV sinjalit), të vërjetur më 1950 në Hjuston, Teksas, me TV stacionin KLEE. Këto fakte na sygjerojnë se pjatat fluturuese paraqesin një prodhim të jashtëtokësorëve. Mirëpo shumë çështje mbesin të hapura me këtë teori. Për shemull, si kanë mundur të dijnë jashtëtokësorët, të cilët gjenden me qindra vjet dritë larg nesh, se aparatet tona fotografike nuk janë të ndieshme në dritën infra të kuqe. Mes tjrash, është plotësisht i pashpejgueshëm komunikacioni i çuditshëm i UFO-ve nga aspekti i teorive të Bracewellit.

Nëse supozojmë se sondat ndëryjore rrethojnë mbi tokë, atëherë na lind pyetja mos mundësia e kontaktit të astronautëve me UFO-të është më e madhe se sa me banorët e Tokës. Kështu Charles Berlitz dhe William Moore në një libër të tyre japin listën e anijeve kozmike dhe ekipeve të astronautëve të cilën janë takuar me UFO-t gjatë ekspeditave të tyre në gjithësi.

Astronautët edhe vetë tregojnë se sa është ndikimi i madh i pamjes mahnitëse të gjithësisë në vetëdijet e tyre. Pamja e tillë në ta krijon njëfarë baze ku "bota" perceptohet në një mënyrë jo të përditshme... dhe ku mrekullitë mund të ndodhin në çdo çast. Në revistën Omni astronautët e njohur i patën dhënë deklaratat e veta në lidhje me takimet me UFO-t. Askush prej tyre nuk ka pohuar se janë takuar me ta, edhepse mjaft prej tyre kanë qëndruar më shumë se 200 ditë në gjithësi.

Rasti më i njohur në këtë lëm është ai i cili ndodhi më 1971, kur Apollo 15 kshte për qëllim aterimin e katërt në Hënë. Në bisedën me bazën e kontrollit në tokë befas u ndërpre lidhja (përndryshe, këtë e them në zhanrin ufologjik) dhe u dëgjua një zë fërshëllyes e i mbyllët, i cili tha: "Lama Rabi Alardi Dini Endavur Esa Kunis Alim". Lingvistët e gjuhëve të ndryshme, kryesisht të hebreishtes, më në fund e interpretuan këtë enigmë. Bëhej fjalë për një kërcënim që pjesërisht tingëllonte "Mbizotëruesi mësues do ta bëjë ligjin...", që tregonte në rreziqet e përparimit tonë teknologjik të disbalancuar.

Më pas u konstatua e kjo ishte vetëm përshëndetje dërguar teknikut të projektit Apollo: "Merhaba ahle el-ard, min Endeavor elazkum salaam", (Jungjatjeta, njerëz në Tokë, keni përshëndetje nga Endivori) - pat thënë astronauti All Vorden në përfundim të orbitës së dymbëdhjetë rreth Hënës. Qendra e kontrollit në tokë u gjend nëpanikë, duke menduar se anijen kozmike e pushtuan marsianët. Pra, Vordeni foli në gjuhën arabe, për nder të "mbretit Faruk", siç e quanin Faruk El-Baz-in, teknikun kryesor të projektit Apollo.

Pyetja jonë se pse kjo dukuri në atë kohë u interpretua me aq senzionalitet, nuk na duket e çuditshme, nëse bëhemi të vetëdijshëm për kohën që ngjau ky rast. Atëherë "lufta e ftohtë" e zgjeruar i detyronte njerëzit të shpresojnë në një civilizim më të lartë, i cili do t'iu sjelë më tepër fat.

E pamë se disa aftësi të caktuara të UFO-ve nuk mund të shpejgohen me sondat e Bracewellit, pos nëse supozojmë se ato qenë të drejtuara nga qeniet inteligjente nga vetë brendia e atyre objekteve. Nëse kjo teori është e saktë, atëherë kjo do të ishte një dëshmi e shkëlqyeshme për jetën në gjithësi.

Ufologët, për të dëshmaur se në brendinë e UFO-ve ekzistojnë qeniet inteligjente, i kryen një radhë hulumtimesh me qëllim që të konstatojnë se a ekziston ndonjë kontinuitet në komunikacionin e tyre. Për herë të parë ufologët Charles Garreau dhe Raymond Lavier dhanë teorinë se lëvizjet e UFO-ve mund të shpejgohen me kuadrate të regjioneve të caktuara. Mirëpo, më pas u konstatua se kjo teori është e pavlefshme.

Aime Michel zhvilloi teorinë se UFO-t shfaqen gjithnjë në vijat e drejta, të cilat me sezonë e ndërrojnë vendin. Pastaj ufologu i njohur francez Jack Vale, duke gjurmuar për vërtetësinë e kësaj teorie, gjeti se kjo nuk është e saktë, dhe se disa të dhëna që i gjeti Micheli nuk paraqitnin gjë tjetër pos rastësisë.

Teorinë e tretë e zhvilloi piloti i Zelandës së Re Bruce Cathie. Sipas kësaj teorie UFO shfaqet gjithmonë në kuadër të trekëndëshit barabrinjës. çdo anë e këndit është i gjatë 61,116 km (33 mila). Më pas aeronautiku Jean Charles Fumoux disa herë e dëshmoi këtë teori. Prej 1911 UFO-ve të vërejtur në v.1954, Fumouxi 1625 prej tyre i adaptoi në këtë teori, e cila u quajt Harmonic 33. Jean François Gille-u, matematicienti francez, tregoi se rstësia e hulumtimeve të Fumouxit silelt në 1:1000. Pastaj matematicienti Dominique Caudrom rishtazi i hulumtoi vërejtjet e v.1954, he erdhi në përfundim se në radhën kronologjike, teoria Harmonic 33 duket e pamjaftueshme për shpjegimin e lëvizjeve të UFO-ve.

Edhe ish jugosllavët, më 1989, krijuan një grup psikologësh, fizicientësh, aeronautikësh dhe ufologësh dhe zhvilluan një teori nën emrin Loksodrom. Përndryshe Goran Ergoviqi e reklamoi këtë teori si 90-95% të saktë në parashikimet e lëvizjeve të UFO-ve.

Deri tash vërejtëm se asnjë rast nuk mundt ë dëshmojë se brenda UFO-ve ekzistojnë qeniet inteligjente. Mirëpo, prej klasifikimit të 6. të Hynek-ut mund ta nxjerrim një përfundim deduktiv, i cili jep mundësinë e ekzistencës së jashtëtokësoreve brenda pjatave fluturuese.

Prej gjysmës së këtij shekulli deri në ditët e sotme, janë shënuar përplot takime të afërta të llojit të tretë ose siç emërtohen sot, "kidnapime". Një kamarier kafeneje, përndryshe okulisti George Adamsnku, më 1948 kontaktoi (zaten komunikoi me telepati) me Venerianët në ARizonë. Pastaj me anijen e jashtëtokësorëve udhëtoi në Venerë, Hënë dhe Saturn, ku këtu, siç pohon foli me jasthëtokësorët tjerë. Poashtu pohonte se në anën e errët të Hënës ekziston jeta, vegjetacioni i bujshëm dhe ndërtesat monumentale. Edhe kur astronomët zbuluan se në Venerë mbizotëron temperatura rreth 440oC dhe se e gjithë atmosfera është e mbushur përplot CO2, Adamski edhe më tej pohonte se e fliste të vërtetën. Për fat ai ishte i vdekur (më 1954), kur u zbulua ana tjetër e Hënës dhe sipërfaqja e Saturnit!

Rasti më i njohur i kidnapimit ndodhi më 20 shtator 1961 në New Hempshire në Amerikë, kur qifti Barney dhe Batty Hill, në rrugën për Portsmouth, zbuluan se u mungojnë dy orë të kohës. Më tej, kur filluan të kenë ankthe dhe ëndrra të këqija, iu nënshtruan hipnozës nga ana e dr. Benjamin Simonit më 1964 dhe në praninë e astronomit dr. Allan Hynekut. Ata nën hipnozë "zbuluan" se në atë kohë të humbur qenë të kidnapuar nga ana e jashtëtokësorëve brenda anijes dhe i qenë nënshtruar ca eksperimenteve mjekësore. Por, siç thotë prof. dr. Carl Sagani, "kjo është një dukuri mjaft interesante dhe ngazëllyese, por pa asnjë dëshmi".

Në të gjitha dukuritë e kidnapimeve njerëzit me vetëdije nuk kujtoheshin për aktin e kidnapimit, mirëpo me hipnozë ose me ndonjë teknikë tjetër për depërtim në nëndije, bëheshin të vetëdijshëm për dukurinë që s'iu kujtohej. Shumë hulumtues tërheqin vëmendjen në rezikun e përdorimit të hipnozës si teknikë për nxjerrjen në pah të kriptomenzisë, sepse shumë psikologë tregojnë në faktin se nëndija nuk është vetëm ndonjë rezervar palidhje i perceptimit subsenzitiv, por ajo ka një botë të veten që ka qëllime, dëshira dhe nevoja të ndryshme prej vetëdijes.

Kështu mund të vijmë deri te përfundimi se njerëzit që pohojnë, nën hipnozë, se qenë të kidnapuar, janë të mashtruar nga vet nëndijet e tyre. Në të vërtetë, hipnotizuesi William Mc Koll dhe dy ufologë, Elvin Losson dhe John de Carrera, i zgjodhën tre persona të ndryshëm, të moshave të ndryshme, me karakter të mbyllur në vete dhe që s'kishin lidhje me UFO-t. Poashtu këta s'kishin kurëfarë të metash mentale. Tre hulumtuesit, në një spital të Kalifornisë, i hipnotizuan kandidatët dhe i pyetën në mënyrë indirekte për UFO-t. I pari prej tyre tha se një qenie me një sy iu afrua atij dhe e vështronte me një dritë që drejtohej nga pjata fluturuese. Tjetri tha se levitoi në shpinë deri te anija kozmike, ku u trajtua nga ana e jashtëtokësorëve që i ngjanin fetusit. I treti tha se duke fluturuar brenda një tuneli të shndritshëm u gjend brenda pjatës fluturuese. Me këtë eksperiment marrim vesh se tregimet mbi kidnapimet paraqesin vetëm imagjinatën e bujshme të njeriut. Ndërsa Filip Klasi thotë se Hopkinsi (UFO sharlatani i njohur, i cili përmes hipnozës i zbulon "të pafatët" e kidnapuar) i then të gjitha rregullat themelore të hipnozës së shëndoshë. Në të vërtetë, hipnotizuesi kurrë nuk guxon të ketë kontakte me subjetin para seansës dhe duhet ta inçizojë gjithë seansën në videokasetë. Hipnitizuesit, megjithatë, veprojnë kundrejt këtyre rregullave.

Njerëzit, nën ndikimin e ndonjë mjeti narkotik, në disa raste i përjetojnë kidnapimet, ndërsa janë të njohura rastet kur pacientët (pohojnë pa kurrëfarë arsye), pas marrjes së anestetikëve (sidomos valiumit), halucinojnë dhe besojnë se qenë të dhunuar nga mjekët. Kjo gjë e solli psikofarmacistin Ronald Sigel në përfundimin se dukuria e kidnapimit paraqet halucinacionin e nxitur prej streseve, errësirës dhe izolimit.

Se "kidnapimet" paraqesin një dukuri psiko-sociale, na bind dëshmia e vërejtjes së ufologes britaneze Xheni Rendls, e cila i studioi dallimet mes tipit amerikan të kidnapimit dhe atij anglez. Në të vërtetë, jashtëtokësorët amerikanë paraqiten si krijesa të vogla me koka dhe sy të mëdhenj. Ata britanikë janë të madhësisë së njeriut dhe të gjatë prej 180-210 cm. Përkundër atyre amerikanë, jashtëtokësorët britanikë shumë rrallë bëjnë teste mjekësore, ndërsa testet gjinekologjike, të cilat janë shabllon-masë në Amerikë, janë një rrallësi e madhe në Britani.

Në të gjitha rastet e kidnapimeve, jashtëtokësorët kishin formën e ngjashme me humanoidët, gjë që na duke mjaft e çuditshme, sepse siç e dijmë, edhe vetë Darvini pat thënë se shansi i evolucionit të shkojë rrjedhës së njëjtë si në Tokë ashtu edhe në gjithësi është tepër e vogël, thuaja në zero. Mirëpo, nëse kidnapimet i trajtojmë si prodhime të imagjinatës sonë të bujshme, atëherë të gjitha këto nuk na duken të çuditshme. Përkundër kësaj, Ahmed Bosniqi në librin e vet "Misionarët nga gjithësia" për këtë çështje flet kështu: "Dëshmitarët (e takimeve të afërta të llojit të tretë) në ato anije, ose pranë tyre, vërejtën krijesa që kursesi nuk i ngjajnë insekteve gjigante, por figurave njerëzore, që është gjithsesi një arsye më pak të dyshohet në këto raporte". çfarë ironie e padurueshme!

Tash i erdhi radha një teorie shpekulative e cila përpiqet të dëshmojë se brenda UFO-ve ekzistojnë, ose së paku kanë ekzistuar, qeniet më inteligjente se sa njerëzit. Sipas kësaj teorie, jashtëtokësorët, para mija vjetëve erdhën në Tokë dhe kanë kontaktuar me njerëzit, ndërsa UFO-t që i shohim sot paraqesin invazionin e dytë të tyre.

Paleokontakti kozmik - siç u emërtua kjo teori, bazohet në pseudofaktet arkeologjike, historike, mitologjike dhe ato religjioze.

Teoria e këtillë për herë të parë u formulua në vitet e 20-ta nga ana e një arkeologu rus (kërkoj ndjesë nga lexuesit që s'më kujtohet emri i tij), dhe tek më vonë, viteve të 60-ta, u popullarizua nga ana e një kamarieri zviceran me emrin Erich von Daniken. Një e vërtetë e pafshehur është se ky emër tash përfaqëson një gërditje te të gjithë shkencëtarët e lëmeve të ndryshme. Logjikshmëria e kësaj teorie është e konstruksionit të dobët; ajo çdo godinë të madhe e të lashtë e konsideron si vepër të jashtëtokësorëve. Njëra prej tyre padyshim është edhe çudia e shtatë relikte, piramida e Keopsit. Për këtë piramidë janë shkruar aq shumë punime sa që përsëritja e tyre do të ishte e panevojshme.

Këtu duam ta tërheqim vëmendjen mbi atë se për ufologët, dimensionet e piramidës kinse paskan lidhje me dukuritë astronomike, poashtu edhe këndi i shkallëve në brendinë e piramidës qenka e barabartë me këndin e heliksit të acidit deziksiribonukleik, etj. Këtu vjen edhe fakti se piramida egjiptase paraqet një kokëdhembje edhe për arkitektët e sotëm, ndërsa njerëzit si Danikeni nxjerrin teori se jashtëtokësorët janë ndërtues të kësaj ndërtese monumentale. Egjiptologët vazhdimisht e refuzojnë këtë teori, duke dhënë fakte se Khu-Fu (piramida e Keopsit, në gjuhën egjiptase) është ndërtuar mes 2551-2528 para erës sonë për faraonin e atëhershëm. Piramida e Keopsit nuk paraqet vetëm varrezën (mes tjerash mumia e faraonit ende as nuk është gjetur), por e ka edhe anën e vet socialo-politike. Në të vërtetë, sipas egjiptologëve, piramida është ndërtuar për nder të bashkimit të Egjipitit të poshtëm dhe atij të epërm, i cili kishte dobi për interesat e dyanshme.

Kështu shpjegohet edhe orvatja e ithtarëve të Danikenit që thonë se si kanë mundur me dhjeta mija robër të punojnë me 2.400.000 blloqe të gurëve - të rënda prej 2.5 deri 70 tona, të cilët gjendeshin me kilometra larg. Mirëpo, nëse kjo ndërtesë është ndërtuar me vetëdijen kolektive të popullit për një qëllim paqësor, si na thotë historia, atëherë nuk na është i çuditshëm as preciziteti i këtij objekti.

Poashtu janë edhe ca teori të tjera të suksesme të cilat mund ta shpejgojnë ndërtimin e piramidave sipas diturisë së atëhershme të arkitekturës.

Ajo që i bën piramidat të çuditshme janë dukuritë misterioze që ndodhin brenda tyre. Viteve të 30-ta Antoan Boveti zbuloi se kafshët e vogla të cilat kanë humbur në piramidën e madhe dhe të cilat kanë ngordhur në të, nuk janë kalbur. Pastaj u zbuluan plot ndikime fiziko-kimike të piramidave në botën biologjike dhe atë joorganike.

Piramida mund ta shpejtojë rritjen e bimëve, ta ndërrojë viskozitetin e lëngjeve të ndryshme, t'i mprehë zhiletat e topitura, etj. Pastaj u zbulua se edhe piramidat e vogla prej kartoni, të zvogëluara proporcionalisht me përmasat e piramidës së Keopsit, japin rezultate të njëjta.

Ithtarët e paleokontaktit kozmik pohojnë se brenda piramidës së madhe ekzistojnë gjeneratorët specialë, të cilët e akumulojnë energjinë kozmike. Fituesi i shpërblimit të Nobelit, fizicienti Walter Luis Alvarezi, me detektorë tejet të ndieshëm i matte rrezet kozmike brenda piramidës, por asgjë nuk gjeti që do të sygjeronte në teorinë e mëparme.

Këto dukuri brenda piramide më në fund u shpjeguan me dehidrimin e shkaktuar nga ana e proporcioneve speciale të këtyre objekteve.

Ekspertët për metalurgji në ish çekosllovaki, pas dhjetë vjetëve hulumtimi të efektit të priamidës në zhileta, zbuluan se tehu i harxhuar i zhiletit në majtë e veta ka xhepa të imëta të lagështisë, të cilat e krijojnë topitjen e tehut. Pastaj zbuluan se pas qëndrimit një kohë në piramidë, këta xhepa mikroskopikë avullohen dhe zhileti e fiton përsëri mprehtësinë e vet.

Një vepër tjetër "e cila e kaloi kohën e vet", janë figurat e gjetura rastësisht në vitet e 30-ta në Nazca, Peru. Kjo temë u bë cak i palodhshëm i shumë ithtarëve të Danikenit, por e cila edhe në ditët e sotme mbetet enigmatike. Shikuar nga perspektiva e zogut, në Nazce mund të shihen figura të çuditshme të ca kafshëve të gjata me qindra metra. ç'ka këtu për t'u çuditur, do të pyeteni. Kur ato figura i shikojmë nga toka, nuk do të shohim asgjë pos ca hullive rastësisht të lëvruara. Dukshëm me këtë, vijat e atyre hullive nuk e humbin simetrinë. Si arritën të ruhen këto hulli, të ndërtuara para mija vjetëve, të cilat edhe për vendasit paraqesin vetëm shtigje rastësisht të krijuara. Shikuar nga niveli i dheut, këto prerje paraqesin hulli të gjera, të cilat zbulojnë terenin e verdhë të zbehtë që shtrihet ndër shtresën e sipërme të rërës së murme të këtij regjioni gati shkretinor. Këto hulli janë ruajtur për shkak se këtu ka shumë pak të reshura. Të reshurat lokale në Nazca zgjasin mesatarisht 20 minuta në vit.

Dy hulumtues amerikanë, sipas nivelit të diturisë dhe shkathtësisë së manipulimit me mjete pune, dëshmuan se vendasit e hershëm të Perusë ishin në gjendje të ndërtojnë balon. Këta të dy, bashkë me "Condor"-in (të cilin e krijuan sipas teorive të veta), disa herë fluturuan për të demonstruar në qiellin mbi Nazca. Nëse edhe vizatuesit e atyre figurave kishin në disponim balonat, atëherë nuk është vështirë të shpjegohet krijimi i atyre figurave; mirëpo ende mbetet enigmatike qëllimi i atyre figurave, sepse deiri më sot nuk u zbulua asnjë kult, sektë ose religjion në këtë regjion që do të kishte lidhje me ato figura.

Danikeni, si dëshmi për teorinë e vet, i hulumton edhe figurat e shpellave të cilat i ngjajnë raketave, skafanderëve, pjatave fluturuese, etj. Për shembull, në Kimberli, Australi, Joseph Bradshow më 1907 zbuloi një vizatim shpelle ku mund të shihej një njeri me skafander dhe me antena në kokë, e bashkë me të gjenden edhe tre tipe evropiane të femrave dhe një urtak babilonas. Është e vërtetë se në literatura mund të gjenden sasi të mëdha të këtyre llojeve të vizatimeve. Ka edhe vizatime në shpella ku pjatat fluturuese dhe raketat mund të shihen qartë. Danikeni pohon se njerëzit që i kanë parë pjatat fluturuese, si shenjë të kujtesës në "zotat", edhe vendet e tyre të shenjta i ndërtuan në formën e anijeve kozmike. Për shembull, minarja e xhamisë i ngjan raketës. Si çdo pohim tjetër i tij, edhe ky qëndron në konstruksion të dobët, sepse mundësia është tepër e vogël që raketat e jashtëtokësorëve t'u ngjajnë atyre tokësorëve. Pos kësaj, raketat tona, kur hyjnë në ndonjë planet tjetër, nuk janë më të formës së mëparme.

Nuk mund të japim ndonjë fjalë përfundimtare mbi vizatimet në shpella, por na është i njohur pohimi i James Frazerit në veprën e vet kapitale "Golden Bough" (Dega e Artë), se artifaktet në formën e diskut paraqesin simbolet e pastrimit, gjegjësisht mbrojtjes prej së keqes. Këto simbole në formë disku janë gjetur gati në gjitha traditat e popujve, ndërsa edhe raketat mund t'i konsiderojmë sikur simbole të falusit, i cili është shenjë e plleshmërisë (së tokës). Vizatimet e "pjatave fluturuese" ndoshta paraqesin simbolet religjioze të alegorizuara në formën e dukurive mitologjike. Ithtarët e Danikenit theksojnë se disa lloje të vizatimeve ose disa forma arkitektonike, shfaqen në vende të ndryshme (Australi - Amerikë Jugore) larg njëra tjetrës me mija kilometra, dhe të cilat i kanë format e njëjta. Për shembull, në Amerikën Jugore dhe jo larg saj, në Ishujt e Pashkëve, ekzistojnë forma të njëjta të kokave prej guri. Ajo që na çuditë është se edhe në Australi janë gjetur figura të ngjashme si këto të mëparmet. Kjo dhe ishte kafshatë e madhe për ithtarët e "paleokontaktit kozmik", të cilët, me mendje të shëndoshë, menduan dhe konkluduan se pasi që njeriu i atëhershëm nuk ishte në gjendje të bëjë udhëtime transpacifike, këto vepra i ndërtuan jashtëtokësorët.

Zoologu norvegjez (më vonë etnolog) Thor heyerdahl, me pesë miqtë e vet, me trap të rëndomtë të ndërtuar prej balza-drurit, të cilin e emërtoi Kon-Tiki, e kaloi oqenain paqësor, duke dëshmuar kështu mundësinë e migracioneve parahistorike të Indijanëve prej Amerikës Jugore në kahjen e ishujve të shumta të Polinezisë.

Ekspedita e tij e cila zgjati 101 ditë (28.4-7.7. 1947), dëshmoi se vendasit e vjetër të Amerikës Jugore ishin në gjendje ta përcjellin diturinë e tyre në regjionet e largëta, gjë që edhe e kanë bërë këtë. Mirëpo, ithtarët e Danikenit e refuzojnë këtë shpjegim duke i dhënë vërejtjet e veta për paaftësinë e njerëzve t'i ndërtojnë statujat e tilla sikur që janë në Ishujt e Pashkëve. Ato statuja janë të gjata prej 12-22 m, ndërsa të rënda nga 50 tona. Të gjitha i kanë veshët e gjata dhe në kokë kanë kapelëza të kuqe që u ngjajnë perukave.

"Para shumë kohësh njerëzit veshgjatë nga Peruja zbarkuan në Ishujt e Pashkëve, ku i zunë robër vendasit (njerëzit vesh shkurtër) dhe këta, si robër, i ndërtuan ato statuja prej shkëmbinjve vullkanorë të vullkanit të fikur Rano-Roraku, dhe me litarë dhe trarë i sollën ato gjer te vendi i planifikuar. Mirëpo, vendasit pastaj u çuan në kryengritje dhe i ngadhnjyen okupuesit dhe i shkatërruan statujat e tyre". Këtë skenar Thor heyerdahl e zhvilloi në librin e vet "Aku-Aku, the Island of Giants" (Aku Aku dhe ishulli i gjigantëve, botim i Tiranës). Përndryshe sot kjo teori ka shumë më tepër dëshmi etnologjike dhe është e pranuar gjerë mes shkencëtarëve.

Dëshminë më të fuqishme për shumë ithtarë të "paleokontaktit kozmik" e paraqet dituria e jashtëzakonshme e vendasve të vjetër të shtetit Mali, i cili gjendet në veri-perëndim të Afrikës. Dogonët janë fis totemistik të cilët mbahen gjallë me bujqësi. Ata e dijnë se ylli më i ndritshëm në qiell, Siriusi, e ka një përcjellës të vetin, të quajtur Po-tolo. Po-tolo është yll masiv i përmasës sa Toka. Pasi që ky yll nuk ka gjasa të shihet me sy, në botën perëndimore u zbulua më 1844 nga ana e astronomit gjerman Friedrich W. Besselit dhe u emertua Sirius B. Siriusi B është një tip klasik i xhuxhit të bardhë (yll i degjeneruar), i cili gjendet në sistem binar me yllin më të ndritshëm. Nëse i pyesim Dogonët se si arritën deri te kjo njohje, ata do të përgjigjen se "zotat" (Nommo) të cilët erdhën nga Po-tolo, ua mësuan zanatet si dhe teknikat e bujqësisë. Kjo tingëllon në mënyrë "danikenore", por nëse thellohemi në këtë çështje, në shesh do të dalin paradokset e ndryshme. Për shembull, mitologjia e Dogonëve tregon se më parë ata jetuan në Sirius B, por kjo gjë është e pamundshme, sepse Sirius B nuk është planet, por yll me përmasa planeti. Vërejtja tjetër bazohet se pse pikërisht Siriusi u zgjodh për burim të diturisë së tyre (dhe jetës). Përgjigjja është e qartë: Siriusi paraqet yllin më të ndritshëm, kështu që edhe në Egjipt qe adhuruar si sotis, që ishte shenjë e plleshmërisë së tokës (në fillim ishte adhuruar si mbretëreshë, por më vonë u transformuan në zotin Seth). Kjo është arsyeja pse Dogonët, si mbretëri të zotave të tyre, e zgjodhën pikërisht Siriusin. E vetmja gjë që nuk na është e qartë është se si erdhën në dijeni se ai yll ka përcjellësin e vet.

Duke besuar se mitologjitë paraqesin dokumente të vërteta, që i shënuan urtakët e vjetër, ithtarët e Danikenit në to gjetën mjaft dëshmi për paleokontaktin kozmik. Pasi që ato raporte të tyre nuk kanë (as nuk mundohen të kenë) ndonjë aspekt shkencor, nuk do të bëjmë fjalë për to, sepse e dijmë se populli në mitologji sa e shtrembëron realitetin. Dikund lexova se princi serb Marko në mitologji ishte njeri me forcë minatyrore, i cili ishte në gjendje që me dorë të priste malin, mundte ta ngadhnjente ushtrinë me një dorë, pastaj me një hap t'i kalojë lumenjtë, malet, etj. Poashtu besohet se është i pavdekshëm dhe momentalisht është duke fjetur në një shpellë. Në realitet, ishte qyqar dhe tradhtar i cili vdiq duke i ndihmuar anës tjetër.

Edhe në librat e shenjtë religjiozë, Danikeni i gjeti dëshmitë për teorinë e vet. Ai është i bindur dhe palodhshëm pohon se zotat në librat e shenjta janë astronautë. Duke u nisur me këtë logjikë aeronauti i NASA-s Joseph Blumrich, sipas përshkrimit të vizionit të Izakielit, e bëri maketën e anijes kozmike të jashtëtokësorëve. Hulumtuesit tjerë besojnë se arka e artë e Moisiut është një radio pranues me TV. Edhe në Kur'an mund të gjenden të tilla raporte, ku psh. në kaptinën "Fil" fitorja shpejgohet me ndihmën e pjatave fluturuese, pastaj në kaptinën "Kehf" ajeti 11, ku përshkruhet hibernacioni, etj.

Shihet se teoria e paleokontaktit kozmik jo vetëm se s'mund t'i shpjegojë shumë fakte, por edhe është shkencëtarisht jo e plotë dhe e pasaktë.

Në mesin e ufologëve ekstremistë, është e përhapur edhe një teori, e cila thotë se njerëzit në Tokë bëjnë pakte dhe marrëveshje të ndryshme me jashtëtokësorët, dhe se CIA dhe Pentagoni kanë kontratë reciproke me jashtëtokësorët. Kështu qeveria e SHBA-ve i lë ata rehat dhe nuk shpalos kurrëfarë fshehtësie për jashtëtokësorët, poashtu edhe këta nuk i kidnapojnë më njerëzit dhe kafshët për të eksperimentuar me ta. Për mendjen e njeriut të shekullit të 20-të këto fjalë nuk janë gjë tjetër pos një senzacionalizëm i tipit patologjik, gjë që na vjen shumë keq që gjërat qëndrojnë kështu. Njerëzit, megjithatë, besojnë në këtë, madje shumica prej tyre edhe i frikohen kësaj teorie. Si dëshmi të kësaj, vetëm paramendoni se sa libra deri më tash i ka shitur Ahmed Bosniqi, edhe pse ato s'kanë kurrëfarë origjinaliteti. Ky mit (teori) daton prej 24.9.1947, kur, zaten, në Rosewell u rrëzua një pjatë fluturuese me jashtëtokësorë të vdekur. Po kjo gjë ndodhi edhe më 25.3.1948 në New Mexico. Atëherë, nën udhëheqjen e dr. Vanevar Bushit, u themelua organizata e fshehtë "MJ-12", e cila kishte për qëllim që t'i hulumtojë këto pjata fluturuese dhe kufomat e jashtëtokësorëve. Edhepse këto hulumtime janë kryer në fshehtësinë më të madhe, dy anti ortodoksë, Berlitz dhe Moore, e më vonë edhe fizicienti nuklear Stanton Friedmann (përndryshe tash ky udhëheq një kompani telefonike për përgjigjje në pyetjet mbi UFO-t. Duket se s'ka mundur si të fitojë më herët, kështu që njeriu provoi udhë të reja), me hulumtimet e veta, i nxorrën në shesh punimet e grupit "MJ-12". Pastaj kjo teori (viteve të 90-ta) u shfaq në fokusin e interesimit të ufologut francez Jimmy Giueu.

Heshtjen e qeverisë së SHBA-së njerëzit e merrnin si dëshmi për këtë teori, megjithëse qeveria këtë ndoshta e pranonte si prestigj në luftën e ftohtë me Rusinë.

Këtu thamë se ekzistenca e UFO-ve është fakt i kudnërshtueshëm deri sa ende nuk konkluduam përfundimisht se ç'janë ato. Padyshim jemi kundër pohimit se UFO-t në vete kanë qeniet inteligjente për shkak të shumë arsyeve. Sjellja e UFO-ve në kuadër të kësaj teorie na duket mjaft e çuditshme. Në të vërtetë, pse ato nuk ontaktojnë me neve, por gjithmonë janë një hap para nesh dhe "ndjehen si të jenë në shtëpitë e veta"? Ende nuk na është e kuptueshme se si kanë mundur ta thejnë barrierën e udhëtimeve ndëryjore.

Sipas meje, teorinë më të bindshme, tani për tani, për shpjegimin e prejardhjes dhe karakteristikave të UFO-ve, e dha John Keel në librin e vet "The Mothman Prophesies" (Profecia e ***), ndërsa e popullarizoi Colin Wilson në "Mysteries".

Formula tejet e shkurtër e kësaj teorie është: UFO-t janë tulpa!

ç'është tulpa? Edhepse kjo nuk e ka vendin këtu, duhet të dijmë se ç'janë tulpat që ta kuptojmë këtë teori. Tulpa është një termin pak a shumë i njohur në literaturën okulte, që mund të definohet si kreacion psikik i projektuar në realitetin tredimensional. Teoria e tulpave, edhepse paraqet një aspekt të shpekulimit okult, e ka bazën e vet në rastet speciale të shënuara në literatura dhe në teoritë e mekanikës kuantike dhe supozimeve të psikologjisë.

Alexandra DAvid Neel, në librin e vet "With Mystics and Magicians in Tibet", jep një shpjegim të gjerë mbi tulpat. Përndryshe kjo në Tibet, me meditim special që zgjati me vite, arriti ta krijojë një tulpë në formën e lamës (prift tibetas). Edhepse ky pohim i etnologes së famshme mund të tingëllojë si absurd, ka njerëz që e kanë takuar atë lamë (sepse kjo e mori atë me vete në Evropë). Poashtu edhe prof. Ducasse në librin "A Philosophical of Religion" e shpjegon këtë takim dhe e përshkruan lamën si shërbëtor besnik të Neelit, i cili linte përshtypjen e njeriut të vërtetë. Pastaj Neeli me meditimin gjashtëmujor arriti ta shkatërrojë lamën e krijuar.

Madje edhe Dion Fortune e krijoi një tulpë në formën e ujkut. Por ky ujk, sikur edhe lama e Neelit, pas një kohe deshi ta krijojë egon e vet.

Një dukuri krejtësisht tjetër, përbindëshi nga Loch Nessi, e detyroi natyralistin F.V.Holidey të thotë se këtu bëhet fjalë për tulpë. Shumë fakte na sygjerojnë në vërtetësinë e kësaj teorie. Holidey vërejti se edhe në liqenet La Fada dhe La Nahuin janë parë përbindëshat, ndërsa këto liqene janë tepër të vogla që ta shpejgojnë ekosistemin me përbindëshat. Poashtu, për të gjithë është i njohur rasti se përbindëshi nga Loch Nessi gjithmonë është në gjendje që pa u hetuar të shfaqet si dhe të zhduket.

F.V.Holiday, duke i analizuar deklaratat e dëshmitarëve, erdhi në përfundim se këtu bëhet fjalë për "tullimonstrum gregarium", një lloj kërmilli lakuriq gjigant. Përndryshe, në mitologjitë angleze ky tregohet si shembëlltyrë e së keqes, dhe me një hulumtim të kujdesshëm ky natyralist konstatoi se edhe ëprbindëshi i Loch Nessit e ka po këtë rol. Ekipi i tij fitoi sindromin e neuralgjisë gjatë gjurmimeve në këtë teren, që sygjeron në "mallkimin" e atij vendi. Holiday pranë liqenit e pati një fanitje, ose vizion, të një njeriu me të zeza i cili mbante maskë, dorëza dhe helmetë. në takimin me të Holiday ndjeu një bezdisje psiko-fizike të përcjellur me vullnet të errët. Përndryshe ky shkencëtar vitin e ardhshëm përjtoi infarkt në vendin ku e pat takuar atë "hije". Këto dëshmi i shtruam vetëm që ta tërheqim vëmendjen në atë se rrethina e liqenit Loch Ness e paraqet një vend për magjitë rituale të britanezëve të vjetër. Hulumtuesi i njohur i dukurisë Loch Ness, dr. Robert Rines, më 1976, me ndihmën e sonarit, në liqen, në thellësinë prej 20 m, i zbuloi një numër të konsiderueshëm të gurëve megalitë të renditura në rreth. Kështu padyshim vijmë në përfundimin se liqeni Loch Ness përpara ka qenë një vend i shenjtë magjizezë i keltëve, të cilët i kryenin ritualet e veta, dhe kështu, me një "vetëdije kolektive", erdhën në gjendjen e tillë që ta krijojnë përbindëshin e vet të adhuruar, i cili edhe sot e kësaj dite endet jashtë kohës së vet.

Edhepse nuk janë të bindshme, ekzistojnë indicie se edhe në ritualet e Aleister Crowleyt, shtëpia i të cilit gjendej pranë liqenit, vinte deri te shfaqja e përbindëshave. Një magu tjetër, i cili i kryente ritualet e veta afër liqenit, i erdhi, pos përbindëshit, edhe një mysafir tjetër i paftuar - UFO-ja.

Megjithatë, këto pohime në shumëçka janë ose të rrejshme ose të zmadhuara. Ne këtu mundohemi të tregojmë se krijimi i realitetit përmes psikës nuk takon në fantazitë imagjinare. Këtë e përpoqëm ta dëshmojmë me dukurinë e Loch Nessit. Disa do të pyeten se a ekzistojnë rastet konkrete ku mund të shihet qartë krijimi i tulpave. Në këtë pyetje mund të përgjigjemi pozitivisht. Parapsikologu dr. Kenneth Batcheldor, duke e gjurmuar dukurinë e levitimit, erdhi në përfundim se në eksperimentet në grup, suksesi varet nga gjendja psikike dhe nga bindja e subjektëve. Ky ëprfundim e nxiti dr. George Owenain dhe gruan e tij Irisën që me një grup njerëzish ta kryejnë një eksperiment të madh; që varësisht nga gjendja psikike dhe nga bindjet e tyre për ta ndërruar realitetin, sikur në eksperimentet e Batcheldorit, të përpiqen ta krijojnë një personalitet të imagjinuar - një fantazmë! Kështu ata vendosën që me meditim ta krijojnë një dashamir me emrin "Philip", i cili kishte jetuar në kohën e Cromwellit. Pas disa orvatjeve të pasuksesme memeditim, ata Filipin e krijuan ashtu që filluan ta trajtojnë si një njeri të vërtetë. Kështu Filipi u krijua nga fantazia e grupit, i cili pastaj i shprehte ca karakteristika jashtë kornizave që ia kishte caktuar grupi.

Padyshim se shpjegimi i dukurisë së tulpave paraqet vështirësi në dëshmimin e tyre. Tulpa i then të gjitha kuptimet tona mbi realitetin. Megjithatë, ekzistojnë ca paralajmërime në botën mekanike-kuantike, të cilat na sygjerojnë në lidhjen mes vetëdijes së njeriut dhe dukurive natyrore (gjegjësisht materies). Viteve të 50-ta fizicienti David Bohm shtroi teorinë, me të cilën ndërlidhet faktori i vetëdijes në ligjet e botës subatomike. Poashtu nuk na është e qartë se si ta shpejgojmë paradoskin e "maçokut të Schrodinger"-it pa praninë e faktorit të vetëdijes, dhe nëse këtë paradoks e aplikojmë te njerëzit, atëherë na bjen se edhe vetëdija jonë luan rolin vendosës në botën tonë. Edhe njëri nga krijuesit e bombës hidrogjenike, Eugene Wigner, është i po këtij mendimi. Pa hyrje të thellë në këtë problematikë (sepse nuk e ka vendin këtu) mund të themi se mekanika kuantike e lejon teorinë "mind over matter".

Sinkroniciteti i Carl Gustav Jungut është nocioni më i afërt i tulpave. Edhepse nuk ka njëjtësi logjike, me një analizë deduktive mund të vijmë gjer te ky përfundim. Jungu dekurinë e sinkronicitetit e shpejgonte me të njëjtat lidhje-edhepse jo kazuale - mes objekteve më të ndryshme të cialt mund të gjenden në masat hapësinore-kohore, e që janë tepër larg njëra tjetrës. Lidhja në të cilën bëhet sinroniciteti është "kuptimi" ose nocioni analog i "Tao"-s.

Është interesante se Jungu shtroi fakte në të cilat shihet marrëdhënie reciproke mes sinkronicitetit dhe arketipit (shfaqjet arkaike të mosdijes kolektive). Kjo i shkon për dore edhe teorisë së UFO-ve, pasi që veç e pamë se çfarë simbolike kanë ato. Vetë Jungu e shkroi një libër kushtuar vetëm UFO-ve, ku pohonte se këta paraqesin nusproduktin e kreativitetit psikik të njeriut, të shkaktuar me nevojat e atëhershme psiko-sociale. Pohimi se ky shpjegim paraqet një zmadhim konfuz, ne e popullarizuam teorinë e tulpave për shkak të ngushtësisë së shpejgimit psikologjik. Kjo teori nuk është në gjendje t'i shpjegojë takimet dhe vetitë e çuditshme të UFO-ve, pos nëse pohojmë se dëshmitarët kanë qenë mashtrues ose të mashtruar me ndonjë dukuri natyrore. Si dukuri e shfaqjeve masovike të tulpave, shpesh thuhet edhe për shfaqjen e vampirëve në Transilvani mes v.1700-1740. Kjo mund t'i përshkruhet edhe historisë masovike të nxitur nga efektet psiko-sociale që mbrtëronin në mosdijen menjelehtë të popullit.

**********

Fizikanti i madh Enriko Fermi thoshte qe me 1950 "Nqs jashtetoksoret ekzistojne, atehere ku jane?" Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu (psh si tek filmi 'Man in Black'), por eshte fakt, qe shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshm mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore. Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike. Nese do te gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetem ne galaktiken tone (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atehere me nje aryetim shume te thjeshte, i bie qe qyteterimet aliene-jashtetokesore te jene me miliarda.

Ne cdo sistem diellor me planete, ku jeta do te ishte e mundur, do te krijoheshin qyteterime. Kjo jete mund te mendohet si e ngjashme me ate qe njohim ne, apo dhe krejtesisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshem. Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde nje organizem primitiv, atehere ai do te ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te larte, pra ne krijimin e nje qyteterimi. Sipas ketyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, eshte kudo. POR historia evolutive e tokes na ben te mendojme dhe dicka tjeter, qe do te na bente jo dhe aq te sigurte mbi ato arsyetimet e mesiperme. Qe nga lindja e jetes mbi toke, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore.

Poredhe nese jeta shume qelizore do te lindete, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt nje krijimit te qenieve inteligjente. Kete e tregon me se miri historia e planetit tone. Dinosauret e mbreteruan token per 140 milion vitesh, por kurre nuk evoluan drejte nje jete inteligjente dhe kurre nuk krijuan nje qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi(renia e nje asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente. Pra me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes. Se fundi ketyre po i shtoj dhe nje tjeter te bere nga shkencetaret.

Nese e marrim si fakt te kryer ekzistencen e qeneieve jashtetokesore - atehere i bie qe gjate 12 miliarde viteve te ekzistences se gjithesise te jene krijuar miliona apo miliarda qyteterime. Duke u bazuar mbi nje teknologji qe nuk eshte aspak fantastike, por shume e mundshme. Psh: Nga nga nje planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset nje grup eksploruesish dhe kolonizatoresh. Eshte llogaritur qe me nje udhetim prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas, gjate 500 apo 1000 viteve keto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato kane me afer dhe keshtu me radhe.


Dihet qe me kalimin e viteve teknologjia ecen shume shpejt perpara, pa folur me pas per kalimin e shekujve. Keshtu brenda 2000 vjetesh do te kolonizohej nje hapesire prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetesh qindra yje dhe pas 5000 vjetesh nje pjese e konsiderueshme e galaktikes. Duke vazhduar llogaritjet ne kete menyre del qe duhen nga 4 deri ne 50 milone vite per te kolonizuar tere galaktiken.

Pra pas ketij arsyetimi te thjeshte dhe jetes se universit, del se gjithesia, apo se pakti galaktika jone do te ishte kolonizuar me kohe nga qyteterimi i pare qe do kish dale. 4 apo dhe 50 milione vite jane gati asgje me 12 (apo 20)miliarde vitet e gjithesise - dhe qyteterimi i pare qe do kishte dashur do e kishte bere me kohe. Keto arsyetime jane shume te thjeshta dhe nuk mund te kundershtohen shume lehte. Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete ne planete te tjere, jashtetokesore, ose jeta ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedida eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alinet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t'i shohim ne; nuk duan te dalin ne drite!




FBI documents indicate UFO landings


Documents revealing UFO sightings have been made public on an FBI official
The previously classified records, which contain information of extraterrestrial encounters dating back 60 years, show eye-witness accounts of flying saucers and alien life forms.
In one document, a special agent in charge of the FBI's Washington Field Office sent a letter to the FBI's director on 22 March 1950, claiming that an Air Force investigator recovered a spacecraft in a field near to Roswell, New Mexico.
It reads: "Three so-called flying saucers had been recovered in New Mexico. They were described as being circular in shape with raised centers, approximately 50 feet in diameter."
The report, which is registered on the FBI's online Vault library, then goes on to describe the 3ft human-like bodies of the aliens among the remains of the UFO landing.
According to the document, each foreign body was dressed in a fine metallic cloth and bandaged in a manner similar to the blackout suits used by speed flyers and test pilots.
The information comes after the Ministry of Defence released thousands of pages of UFO material at the National Archives last month.
Speaking with Yahoo! UK News today, Nick Pope, a former UFO investigator for the British Ministry of Defence commented on the reports, saying: "These documents are extremely interesting, but it's going to be very difficult to discover the truth after so many years. There are many questions for the FBI and the United States Air Force, but the problem is that nobody now working for these organisations will have been employed at the time of the incidents described."
"Even if we don't solve the mystery of UFOs and the Roswell crash, these papers show that the American government took a strong interest in the paranormal. Maybe 'The X-Files' is closer to the truth than people think."
David Hardy, an official from the FBI's Records Management Division said the declassification of secret files reflects a strong commitment to build public trust and confidence through greater public access to FBI records.
He said: "The new website significantly increases the number of available FBI files, enhances the speed at which the files can be accessed, and contains a robust search capability."
Written by Gaby Leslie

2011/04/11

GËZIM AJGERAJ:PAVARËSIA KRIJUESE

PAVARËSIA KRIJUESE


Se krijimtaria është një çështje individuale dhe e pavarur, kjo dihet. Për ta ruajtur atë pavarësi, krijuesi nuk duhet të jetë i prirë apo i imponuar nga ndikimet e jashtme, apo edhe nga ato të brendshme që mund të lindin ndonjëherë, sepse do të çonin në dëm të veprës së krijuar. Ndikimet e jashtme mund të jenë të shumëngjyrshme nga të cilat do të njollosej vepra e krijuar. Ato mund të jenë: ndikime grupore, klanore, partiake, etj. Në ndikimet individuale që mund të lindin te krijuesi, mund të jenë: simpatia, urrejtja, interesat individuale, etj. Të gjitha këto që i përmendëm, në kuptimin negativ do të ndikonin në dobësimin e qëllimit dhe ruajtjes së pavarësisë krijuese. Ekzistojnë edhe elemente tjera që mund të nxirren brenda kësaj hapësire, por është shumë e rëndësishme që krijuesi të ruhet nga këto ndikime. Ai duhet ta ndërtojë hapësirën krijuese jashtë këtyre kornizave, brenda një vizioni më të gjerë nga i cili nuk duhet të ndahet asnjëherë. Këto ngacmime negative mund të jenë të përkohshme, ndërsa vepra e krijuar mund ta ruajë përjetësinë. Është edhe një element shumë i rëndësishëm, nga i cili fillojnë të gjitha këto çështje. Pastërtia shpirtërore është faktor kyç për ndërtimin e personalitetit krijues, sepse prej aty do të niset misioni i veprës, se çfarë pavarësie dhe vlere do të ketë një vepër. Se sa do të jetë në gjendje krijuesi ta ruajë atë pavarësi, këtu lidhet i gjithë problemi. Pra, për ta ruajtur pavarësinë krijuese, krijuesi nuk duhet të udhëhiqet as nga parimet e sëmura individuale që mund të ekzistojnë në qenien njerëzore, e as nga përpjekjet grupore apo klanore të cilat reflektojnë rreth tij. Në një kuptim më të gjerë, krijimi i dedikohet dikujt, por ai duhet të ketë hapësirë të gjerë e të pavarur ku gjithmonë do të fitonte arti. Në këtë rast, edhe krijuesi, por edhe vepra e krijuar, do ta reflektonte vetë hapësirën dhe pavarësinë krijuese, nga e cila s'do fjalë se do të rridhte suksesi.


HAPËSIRA DHE MUNDËSITË AFIRMATIVE TË KRIJUESIT NË SHOQËRI


Hapësira dhe mundësia afirmative e krijuesit, është një çështje në vete brenda së cilës shpesh sillet suksesi dhe mossuksesi i krijuesit në shoqëri. Pra, suksesi varet nga rrethanat dhe zhvillimet brenda një shoqërie të caktuar. Këtë e themi duke pasur parasysh hapësirën krijuese që mund ta përcaktojnë faktorët e zhvillimeve politike brenda një sistemi të caktuar në shoqëri. Nëse krijuesi është i prirë ta thotë mendimin e lirë të tij, por që nuk i përshtatet një zhvillimi politik në kohë të caktuar, hapësira e tij është e kufizuar. Kjo ka ndodhur shpesh në sistemet moniste, por për fat të keq, pasojat e këtilla po barten edhe në sisteme me mëtime demokratike. Me një fjalë, krijuesi gjithmonë duhet të jetë i prirë nga një parandjenjë e krahasim me kohën, dhe ndodh shpesh që hapësira e tij të jetë e ngushtuar nga çështjet e mospërshtatjes me kohën, apo moskuptimit të drejtë të tij. Brenda kësaj hapësire të ngushtuar, gjithmonë dëmtohet fjala e lirë. Dhe, nëse ky mendim i lirë që duhet t'i paraprijë krijuesit, nuk i përshtatet kohës, sistemit, grupeve, apo klaneve që i kanë në dorë institucionet e caktuara në shoqëri, mundësitë e tija për afirmim, do të hasin gjithmonë në pengesa. Pra, në këtë rast, mundësia për afirmim, përsëri ndihet brenda grilave. Kjo siç e thamë më lart ndodhi gjatë sistemeve moniste kur individë të caktuar u gjendën në ballë të institucioneve që i shërbenin shtetit, e jo interesave të popullit. Krijuesi duhet të jetë i përcaktuar t'i shërbejë letërsisë e cila i detyrohet kombit. Ndërsa jo gjithmonë pushtetet i shërbejnë atij. Në këtë pikë, hapësira afirmative në shoqëri gjithmonë ngelet e cunguar. Në sistemet më të përtëritura, çështja qëndron pak më ndryshe, por jo edhe te vendet në tranzicion, sepse pasojat e një mentaliteti të caktuar kërkojnë kohë për t'u ndërruar. Mundësitë afirmative siç e thamë në shoqëritë më të avancuara, lidhen ngushtë me vlerat, interesat e shtëpive botuese të cilat pastaj, vënë në lëvizje gjithçka: reklamat, mediet dhe gjithë potencialin reklamues që do të krijonte hapësirë të gjerë në shoqëri. Në këtë drejtim, shpesh ngrihen edhe vlera. Shtrohet pyetja: si mund të ndodhin ato? Brenda një zhvillimi kohor, apo një ngjarje që e tërheq opinionin, krijohet një vepër që do t'i përshtatej kohës. Ajo mund të bëjë një bum në shoqëri pavarësisht nga vlera që ka. Raste të tilla kanë ndodhur, më pakë në letrat shqipe, por më shumë në atë botërore. Në fakt në vizion, ato krijime kanë rënë me rënien e interesimit për një ngjarje të caktuar. Kështu pra, brenda saj edhe nëse ka munguar vlera, bumi i kohës e ka ngritur, por kalimi i kohës e ka hedhur në harresë. Në këtë rast hapësira afirmative lidhet ngushtë me fatin e krijimit-veprës. Prandaj, krijuesi gjithmonë duhet të krijojë vlera, pavarësisht se brenda një kohe të caktuar i mungon hapësira. Kohët ecin, ndaj edhe kualiteti i veprës u qëndron atyre. Kjo ka ndodhur edhe në letërsi, edhe në art, pikturë etj, kur te shumë krijues, pas vdekjes së tyre, vepra e tyre ka arritur kulmin e hapësirave në shoqëri. Vlera e krijimit e gjen kohën dhe hapësirën vetë në shoqëri, pavarësisht se gjatë një kohe të caktuar ajo cungohet.


ROLI I INSTITUCIONEVE NË AFRIRMIMIN E KRIJUESIT


Kur flasim për krijuesin, parasysh gjithmonë e kemi veprën e tij. Kjo është e pandashme. Por, se cili është roli i institucioneve, qofshin ato kulturore, meditative apo edhe institucione shtetërore, pak a shumë u thanë edhe më lart. Megjithatë, disa çështje duhet të kapen më gjerësisht për ta qartësuar këtë çështje. Nga institucionet që u zunë në fjalë, do të fillonim me ato kulturore. Këtu mund të jenë: shtëpitë botuese, shoqatat e ndryshme, lidhjet e shkrimtarëve, klubet letrare, qendrat e ndryshme, etj. Të gjitha këto, kanë rol të rëndësishëm si në afirmimin e krijuesit edhe në degradimin e tij. Një krijuesit të ri, me siguri se do të i mungojë përvoja në hapat e para, pastaj gjithçka nuk mund të jetë e përkryer. Në këtë rast ai do të ndeshet që në hapat e parë me këto institucione, që kuptohet i ndërtojnë individët. Marrë me problematikën e çështjes, është shumë i rëndësishëm roli i këtyre institucioneve se si do të akceptohet krijuesi, vepra e tij. Këtu do të gërshetohen edhe interesat individuale të individëve që e udhëheqin një institucion. Përvoja e shoqërisë sonë ka treguar në praktikë, se jo gjithherë ka shkuar në drejtimin e duhur roli i institucioneve në afirmimin e një krijuesi. Kjo është përsëritur shumë herë për fat të keq te shumë krijues, të cilët kanë përfunduar nën pluhurin e kohës. Me një fjalë, ata janë persekutuar deri në ndjekje penale. Historia e letrave shqipe njeh plot këso raste, si këndej në Kosovë edhe në Shqipëri Për fat të keq, roli i institucioneve po vazhdon edhe më tej, jo me ato mundësi dhe ato premisa, por megjithatë, ka krijues që edhe sot e kësaj dite e ndjejnë veten të ndrydhur nga këto institucione. Po flasim gjithmonë për anët negative, sepse ato janë virusi që e dëmton fjalën e lirë, e që ne angazhohemi për një liri sa më të gjerë të krijuesit në shoqëri. Për fat të mirë, kjo nuk ndodh me krijuesit që kanë filluar të bëjnë emër, ose janë të afirmuar në shoqëri. Ata nuk janë të varur nga këto institucione. Kjo duhet të dihet botërisht, për arsyen se, krijimtaria është çështje individuale. Herët a vonë vepra e krijuar e gjen vendin e vet, pati o s'pati ndihmë apo pengesa. Çështja është pak e çuditshme, sepse në njërën anë po përmendim institucione të cilat ndërtohen brenda një shoqërie, për bashkimin e vlerave, afirmimin e tyre në shoqëri dhe më gjerë, thithjen e atyre vlerave dhe shumë detyra tjera që mund të kenë ato. Mirëpo, përvojat e zhvillimeve në shoqërinë tonë, brenda këtij gjysmëshekulli, kanë treguar se ka pasur institucione që kanë vendosur edhe në dëm të krijuesit. Kjo pikë e zezë është edhe esenca e problemit të cilin po e trajtojmë. Nga këto dobësi, duhet të mësojnë të gjithë individët brenda këtyre institucioneve vendosëse, se për hir të interesave të ngushta, smirës, interesave klanore apo edhe arsye tjera që mund të gjenden plot, vendosin në dëm të krijuesit. Brenda një kohe të caktuar, roli i tyre mund ta dëmtojë krijuesin, por jo përjetësisht. Kohët ndryshojnë dhe krijuesi i vendosur do ta gjejë veten në shoqëri. Do të jetë ai që do ta demaskojë kohën e ligësive, pastaj, kur flasim për pikëpamjet pozitive, për institucionet, mundë të ndikojë shumë në fillimet e para të krijuesit, deri sa ai ta gjejë veten në shoqëri. Në fund të fundit, lexuesi është ai që zgjedh dhe jo institucionet. Prandaj, krijuesi gjithmonë duhet ta krijojë pavarësinë e vetvetes dhe përmes veprës së tij, ta kërkojë rolin në shoqëri. Të gjitha këto që u thanë, kapin të gjitha nivelet e institucioneve. Megjithatë, kohët ecin siç ecën vepra e krijuesit, dëshira gjithmonë i qan hapësirat që mund të kenë qenë të mbyllura dhe, edhe pse me vështirësi, krijuesi e gjen veten e vet. Ku mbetet roli i individëve dhe i institucioneve?- Kjo është pasoja.
Krijimtaria si çështje individuale deri te rëndësia shoqërore
Mendoj se krijimtaria si çështje individuale, është e përcaktuar brenda një afati kohor, derisa, vepra e krijuar, e cilësdo lëmi qoftë ajo, është nga koha e krijimit të saj, deri te hapat e publikimit. Brenda këtij afati kohor, ajo (vepra) lind, zhvillohet derisa bëhet gati për publikim. I gjithë ky proces i takon individualitetit dhe në këtë rast, premisat e rëndësisë shoqërore zhvillohen vetëm në një drejtim. Ato nisen nga autori, i cili duhet të ketë parasysh rëndësinë shoqërore të veprës së tij. Pra edhe në këtë rast, edhe pse i takon individualitetit, autori gjithmonë duhet të ketë parasysh shoqërinë. Duke pasur parasysh këto elemente, përpara dalin edhe çështje tjera të cilat edhe më tej e tërheqin vëmendjen për kujdesin që duhet të ketë autori, nga kushtet dhe rrethanat që zhvillohen në shoqëri. Në këtë kontekst, nëse kihen parasysh kushtet dhe rrethanat shoqërore, në disa raste autori do të ndihet i shtrydhur, i përkufizuar, apo edhe vetë i censuruar, varësisht se cilat rrethana do të zhvillohen në shoqëri, qofshin ato të aspektit social, kulturor apo politik. Te ky i fundit, nëpër labirintet të cilat kaloi shoqëria jonë, duke pasur parasysh sistemet komuniste në gjithë Evropën Lindore, vijmë deri te mënyra e vetë censurimit të veprës së autorit, që në procesin e parë të lindjes së saj. Nëse do të jetë i përshtatshëm për shoqërinë, sistemin ose jo, ndryshe pas publikimit, autori duhej t'i bartte koncesionet. Prandaj, vetëdija krijuese e autorit duhet të ishte ajo që do ta vetëcensuronte veprën, për shkak të zhvillimeve në shoqëri. Këtu pra ngec çështja, se vizioni i krijuesit, duhet t'u prijë zhvillimeve shoqërore. Ai, në këtë rast do të ndihej i shtrydhur, i shtypur dhe i përkufizuar, të ecë brenda zhvillimeve në shoqëri. Për fat, jo edhe të gjithë krijuesit, u pajtuan me këtë. Përkundrazi, ata gjetën forma, metoda dhe rrugë në krijimin e një hapësire të gjerë, e cila do t'u prijë gjithë atyre zhvillimeve, që e shtypin fjalën lirë. Kjo ishte dikur, por me rënien e sistemeve, ranë edhe këto elemente që e përkufizojnë autorin. Gjatë trajtimit të këtij problemi, arrijmë edhe te roli i veprës në shoqëri. Në të shumtën e rasteve, krijuesit e veprave ishin ata që i thyen vizionet e përkufizuara brenda një kornize, siç ishte totalitarizmi dhe shpërthyen përtej tyre, duke aluduar në një botë të lirë. Mendojë se, është kjo vetëm një nga çështjet e shumta të ndikimit shoqëror të krijimtarisë. Pra, duke u nisur nga individualiteti e deri te rëndësia e veprës së krijuesit në shoqëri, është një proces i gjatë i cili duhet të kalojë nëpër disa faza.


NGACMIMI I MUZËS - FRYMËZIMI 


Sentencat e çastit, perceptimet, emocionet dhe të gjitha zhvillimet që e rrethojnë autorin, kalojnë nëpër fazën e akceptimit psikologjik të tij, zhvillimit e deri te ideja e formulimit të mendimit për hedhje në letër. I gjithë ky proces i takon një bote komplekse me shumë çështje dhe zhvillime, herë-herë edhe të pashpjegueshme. Ngacmimi i çastit apo frymëzimi, është element që herë-herë vjen pahetueshëm në mendjen e krijuesit, e herë edhe duke e kërkuar aty, varësisht se si krijuesi e percepton botën rreth tij dhe zhvillimet që ndodhin. Ngacmimit të muzës i prijnë parafytyrimet, lëvizjet, skenat e ndryshme, zhvillimet psikologjike brenda tij, ato në shoqëri, etj. Të gjitha këto ngacmime çojnë deri tek ideja e formulimit të atij frymëzimi, nga i cili pastaj do të krijohet vepra. Aftësia perceptuese e individit, në këtë rast autorit të një krijimi, është një çështje tjetër e cila lidhet ngushtë me aftësinë psikologjike të perceptimit të gjërave brenda vetes, në ambient, në shoqëri dhe në të gjitha zhvillimet që e rrethojnë atë. I gjithë ky proces, që ndodh në këtë fazë, është procesi më kompleks i krijimit të veprës.


FORMULIMI I IDESË


Nga ngacmimet dhe perceptimet që ndodhin në fazën e parë te krijuesi, lind ideja për krijimin e një vepre, qoftë ajo letrare, figurative, artistike etj. Në rastin tonë, është ajo e krijimtarisë letrare brenda së cilës jemi të përqendruar. Ngacmimi që ndodh brenda psikologjisë së krijuesit, e krijon idenë dhe motivin nga i cili duhet nisur për krijimin e një vepre. Brenda këtij motivi, krijuesi e formulon idenë, se çfarë dëshiron të krijojë, duke iu përshtatur motivit ngacmues nga i cili ka lindur ideja. Siç shihet pra, edhe ngacmimi, edhe formulimi i idesë janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe qëndrojnë shumë pranë njëra tjetrës, saqë gati është e pamundshme të akceptohet distanca kohore ndërmjet tyre. Sa i përket formulimit të mëpastajmë, ai do të plotësohet, do të pasurohet me ide dhe ndryshon në raste të caktuara. Ideja nganjëherë nuk është fikse. Ajo shkon duke u përsosur, deri në përshtatshmërinë më perfekt që i vesh autori veprës. Në çastin kul lind ideja, ajo, jo në të gjitha rastet është e përkryer, prandaj përsosmëria e saj është proces në vazhdim. Ajo vazhdon gjithmonë edhe pasi të jetë hedhur në letër. Pra, formulimi i idesë, se si do të duket një vepër, se si do të perceptohet ajo dhe cila është forma më e mirë e saj, është punë e krijuesit, e cila vazhdimisht e kërkon përsosmërinë. Ky proces, nuk mund të jetë i qëndrueshëm edhe në veprën figurative. Ajo ka një rrugë më të shkurtër të formulimit të saj, sepse vetë fillimi i hedhjes së ngjyrës në letër e përkufizon atë. Megjithatë, plotësime ndodhin edhe këtu, por ideja mbetet e qëndrueshme. Në veprën letrare, ndodhin përshkrime, ripërshkrime, plotësime e largime fjalësh e fjalish, por edhe këtu mund të thuhet se ideja mbetet e paprekur. Edhe përkundër të gjitha këtyre, procesi i formulimit të idesë i mbetet fillimit, pas të cilit do të kërkohen forma, stile, plotësime etj.


HEDHJA E IDESË NË LETËR


Që nga lindja e saj, nga formulimi e deri te hedhja në letër, është një proces intensiv që ndodh në mendjen e krijuesit. Ajo shpeshherë te krijuesi ushtron presion dhe kërkon të dalë jashtë tij. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe, pos procesit të hedhjes në letër. Nganjëherë te autori, ajo ushtron presion, nga e cila edhe ai vetë do të ndihet jo lirë nëse e do veprën dhe nuk dëshiron ta humbë atë. E themi këtë, sepse nga procesi i lindjes së idesë e deri te hedhja në letër, ekziston një rrezik që mund të quhet humbja e idesë, siç e quajnë krijuesit. Ky rrezik që ekziston në këtë mes, vetvetiu e krijon presionin te krijuesi, që sa më parë ta hedhë në letër atë ide. Janë forma të ndryshme të dokumentit të idesë, por nga më të aplikuarat, p.sh. te krijuesit e veprave letrare përdoren notesët në të cilat bëhet dokumentimi i idesë. Pastaj, ajo përpunohet, zhvillohet, plotësohet, siç e përmendëm edhe më lart. Megjithatë, procesi i hedhjes në letër të idesë, krijon premisa sigurie te krijuesi për ruajtjen e idesë. Është një proces i gjatë pastaj, që kërkon rregulla dhe norma të cilat e ndërtojnë një vepër, në këtë rast atë letrare, qoftë në poezi, prozë, roman etj. Këto norma i takojnë përgatitjes së krijuesit nga i cili pastaj do të varet rëndësia e veprës. I takon një natyre tjetër kjo çështje. Mirëpo, ne u përqendruam vetëm në fillin e parë të procesit, por ky proces është shumë i gjatë dhe i mundimshëm, varësisht nga gjinia letrare në të cilën përqendrohet krijuesi. E rëndësishmja për ne, ishte fillimi i hedhjes në letër i idesë, e cila pastaj me punën, aftësitë dhe njohuritë e krijuesit, do ta marrë formën përfundimtare. Deri te përfundimi i këtij procesi siç e thashë, do të ketë rrugë të gjatë, ndërsa përfundimi i tij është kur autori e fut veprën në shtyp për publikimin e saj. Këtu përfundon ky proces dhe prekshmëria e veprës që i bën autori.


PUBLIKIMI


Fillimi i publikimit të veprës së krijuar, është kontakti i parë i krijuesit dhe lexuesit. Lidhja në këtë mes është vepra e cila e krijon këtë urë në mes. Publikimi fillon atëherë kur vepra del nga shtypi dhe i vënë kontaktet e para me lexuesin, apo shijuesin e një vepre artistike. Procesit të publikimit të një vepre, i paraprin redaktimi i saj, recensioni, lektura dhe kontrolle të tjera, të cilat kalojnë nëpër njerëz profesionistë të këtij lëmi. Kur vepra përcaktohet për botim, autori i ofron këtij kolegjiumi veprën e vet, i cili pastaj e bën vlerësimin e saj. Duke kaluar nëpër këto faza që u përmendën, ajo hyn në shtyp dhe pasi të jetë përgatitur si vepër, me të gjitha çështjet teknike që pasojnë, bëhet shtypja në letër e saj. I gjithë ky proces është i natyrës teknike. Shpërndarja e veprës dhe publikimi i saj, krijon kontaktet e para me publikun. Publikimit i prijnë edhe reklamat e ndryshme që mund t'i bëhen veprës, qoftë nga shtëpia botuese apo nga mediet informative. Kjo është një çështje që e ndihmon më së shumti interesimin e shoqërisë për veprën e publikuar. Pra, publikimi nuk është çështja finale e autorit. Janë premisat e reja që lindin pas publikimit, është akceptimi pozitiv apo negativ në shoqëri. Është rëndësia e veprës, kualiteti i saj, që do ta vënë në sprovë pastaj vetë autorin. Ai do ta përcjellë veprën e tij, refleksionet e saj në shoqëri, efektet por edhe rezultatet. Vetë vendimi për publikim, është një sprovë e madhe nga e cila është ai që vendos t'i hyjë kësaj sprove. Është fillimi, ai i mëdyshjeve te krijuesi, që në të shumtën e rasteve mund të thuhet lirisht se premisat e pas publikimit të veprës jo edhe plotësisht, janë paramenduar nga ana e autorit të veprës së publikuar. Megjithatë, autori gjatë kohës së përcjelljes së veprës së publikuar të tij, reagimeve, qofshin ato të natyrës pozitive apo negative, gjithmonë duhet të mësojë nga ajo përvojë. Kështu krijohen premisat e korrigjimit dhe mospërsëritjes së të metave, nëse kanë ndodhur ato. Kjo mund të thuhet, edhe kuptimi pozitiv, edhe përfundimet e nxjerra duhet pasur parasysh në ardhmëri. Pasojnë pastaj shkrimet, publikimet e ndryshme nga të cilat edhe vetë autori, në të shumtën e rasteve mëson shumë nga ato.


RËNDËSIA E KRIJIMIT TË PUBLIKUAR NË SHOQËRI


Cilat janë efektet, reagimet, si perceptohet vepra dhe cila është rëndësia e saj në shoqëri? - Këto janë pyetje që prapë duhen të kihen parasysh edhe në mendjen dhe vizionin e autorit. Ai duhet t'i ketë parasysh që në fillimin e parë të parapublikimit të veprës, në një parashikim që mund t'i bëhet. Ndërsa, pas publikimit, krijon premisa të reja, efektet e së cilës do të barten në shoqërinë e gjerë, qofshin ato pozitive apo edhe e kundërta. Autori gjithmonë mëton pozitiven, dhe nuk besoj që mund të ketë autorë, që përmes veprës së tij të sjellë dëm në shoqëri. Efektet e para mund të shihen që në komunikimin e parë të veprës me lexuesin, publikun. Kjo do të shihet përmes reagimeve në kuptimin pozitiv të fjalës, pra varësisht nga individi se si do ta perceptojë atë, sa do t'i përmbushë kërkesat dhe interesin e tij, sa është e dobishme vepra e krijuar, etj. I gjithë ky proces ndodh brenda individit që do ta akceptojë veprën e lexuar. Vepra bëhet e rëndësishme, kur lexuesi e gjen veten, përmbushen një pjesë e kërkesave të tij. E gjithë kjo masë e veprës kur depërton në shoqërinë e gjerë, refleksionet do të fillojnë të duken shumë shpejt, duke pasur parasysh efektin pozitiv në të mirë të shoqërisë. Nëse botohet një broshurë me leverdi shkencore nga ana e mjekësisë, apo nga ajo farmaceutike, ku drejtpërsëdrejti do të përfitojë shoqëria, rezultatet do të duken shumë shpejt. Apo, ta marrim një vepër letrare, megjithëse efektet patjetër do të jenë diku, ato do të jenë të vështira për t'u akceptuar efekti i shpejtë i saj, megjithatë në një përcjellje më perfide, apo studim në mënyrë që të bëhej më pastaj, efektet patjetër do të hetohen. Do të hetohen ato në ngritjen shoqërore. Nëse vështrohet me një sens më të hollë, vepra letrare do të ketë ndikim të fuqishëm në shoqëri. Këtë do të mund ta elaboronim edhe përmes shembujve. Ta marrim shoqërinë tonë shqiptare, sidomos pas luftës së Dytë Botërore. Krahas zhvillimit të shkollave, me rritjen e veprave letrare, janë krijuar premisat e një zhvillimi të hovshëm kulturor. Kjo thuajse ka ecur paralel me rritjen e këtyre veprave. Apo, frymëzimi i veprave të rilindësve tanë, i cili vazhdimisht frymon në shoqëri. Është fryma atdhetare e cila është ruajtur përmes veprave të krijuara. Edhe për kundër shtypjes që i është bërë shoqërisë sonë, ajo frymë e ka mbajtur të ndezur kandilin e lirisë. Flasim për zhvillimet dhe rrethanat në Kosovë. Po ta shikojmë nga këto kënde veprën letrare, roli i saj në shoqëri do të jetë shumë i rëndësishëm. Krijimtaria e cilësdo lëmë qoftë ajo, duhet t'u prijë zhvillimeve në shoqëri. Aty gjithmonë duhet të mëtojnë përtëritjen në vizion të cilin duhet ta ketë gjithmonë parasysh krijuesi i veprës. Ai duhet të mëtojë të ecë gjithmonë përpara, duke pasur parasysh zhvillimet e kohës, që me veprën e krijuar të bëjë hapa përpara në shoqërinë e gjerë. Mendoj se, nëse një vepër nuk do të mund të përtëritet përpara kohës në të cilën krijohet ajo, duhet kërkuar ngritjen e saj, ndryshe duhej të binte poshtë. Nëse nga vepra nuk përfiton edhe shoqëria e gjerë, profitet individuale nuk do të çonin askund, pos në humbje kohe. Ekzistojnë edhe çështje tjera që lidhen ngushtë me rolin e veprës në shoqëri dhe rëndësinë e saj. Nëpër labirintet të cilat po kalon shoqëria jonë, është problematikë shumë e gjerë të perceptohet se sa e rëndësishme është një vepër, një krijues dhe sa i dobishëm është për shoqërinë, duke pasur parasysh edhe gjithë ato zhvillime negative që sillen brenda kësaj problematike. Një krijues mund të jetë i rëndësishëm, se i ka shërbyer një klani, një partie, një grupi individësh, apo një interesi të caktuar. Tjetri nuk mund të jetë i rëndësishëm se nuk i ka shërbyer askujt pos krijimtarisë së mirëfilltë dhe krijimtaria e tij mund të gjendet e izoluar, apo edhe e kundërta. E gjithë kjo çështje, ka përmasën e dimensioneve të gjera për një studim të veçantë. Nganjëherë veprën e bëjnë të rëndësishme zhvillimet shoqërore të kohës se si do të jenë ato zhvillime, cilat janë efektet e veprës, ndikimi i saj për atë kohë, e tjera, e tjera. Në fund mundë të thuhet se, roli i veprës dhe ndikimi i saj në shoqëri është tepër i gjerë. Ajo duhet t'i paraprijë zhvillimeve në kohë, element të cilin duhet pasur parasysh krijuesit, e që në të shumtën e rasteve, për fat të mirë u paraprin zhvillimeve në shoqëri.

Mardena KELMENDI: " Çasti im shekullor

VËRTETËSIA ARTISTIKE E NJË SHPIRTI POETIK

(Mardena KELMENDI: " Çasti im shekullor", Poezi, Botim i autores, Tiranë, 2004)

Gëzim AJGERAJ


Buzëqeshja e fëmijës, drejtë nënës është robëri e përjetshme për të. Aty lidhen shpresat, ëndrrat, dashuritë prej nga nisë e merrë vrullë jeta. Ajo hynë në shpirtin poetik, merrë frymë, gjallëri, merr shpirtë nga shpirti i poeteshës dhe hapronë hapsirave të bardha si mision i një vërtetësie artistike të një shpirti poetik. është shpresa e jetës, rrezja e parë, Alesio i cili hynë në prologun e librit dhe bëhet vargë;

(Je ti lumturia, je ti muze e frymëzimit tim
je ti poezia, Alesjo biri im!)

bashkëudhëtare i shpresave dhe jetës së Mardena Kelmendit.

UDHËTIM

Vetë jeta, egzistenca e jonë është një udhëtim. Udhëtimi poetik, është udhëtim me veten. brenda të cilit fiksohen qastet e egzistencës tonë, qofshin ato qaste shekullore apo edhe të përsëritshme. Pra, sikur vjen një castë të zgjonë, është ajo ndjenja e dhuntisë së brendshe që e kërkonë atë castë për të nisur në udhëtimin e pa fundë me veten, është ky '' Çasti Shekullor,,. Dhe udhëtimi nisë bashkë me vargun për t'i falur jetë atijë casti , dashuri! Për të dëshmuar qenësin dhe egzistencën tonë brenda të cilës përpëlitemi. Brenda kësajë egzistence ka jetë, trazime e shqetësime, ka shpresë, është vetë vargu, fryma e shpirtit të poeteshës, e cila gjëllon këtij udhëtimi. Dhe i gjithë ky mister i këtije udhëtimi, ka vargun si dëshmi, brenda të cilit ka dhimbjet e pasionet, vajtimet e gëzimet, ditët e zymta e me diell, stuhitë, qarjet e reve, vranësirat e, e sigurisht, shiun gri që bie pa pushim... (siq thuhet edhe në parathënje). Për deri sa në librin e parë gjenë më tepër gjurmë nga e kaluara, pjesërishtë edhe e hidhur, kur dihet se fati i poeteshës, familjes, rrethit të sajë, i takoin familjeve të persekutuara nga sistemi, në këtë bashkëudhëtim me vargun sikur gjejë një çlirim të plotë nga kohët e hidhura. Ky çlirim nga ajo kohë sikur vie si një dritë e re në vizion që edhe vargu ta gëzoi lirinë e këtijë udhëtimi. Ai tani gërshetohet bashkë ndjenjat e këtijë udhëtimi herë herë edhe të përmallshëm e me shi, siq janë lotët e mërgimtarit për mallin e lënë diku në atdhe, fat i cili po e përcjelle edhe poeteshën. Dhe këto rrugë kërkojnë mbijetesë, e cila rrënjët i ka gjithmonë në shpresën, dashurinë se e nesërmja do të jetë më e bukur. E gjithë kjo ndërtohet brenda shpresës, të cilës poetesha i lutet me lutjet e një fëmije, për një botë të mbarë, kur dihet se në cilen kohe të trazuar meditojmë sot.

KUJTIME TË TRAZUARA

Të kaluarën e përcjellë gjithmonë dhe një nostalgji e cila herë pas here zgjohet si një kujtim, si ëndërr e bukur, si dhëmbje e trazuar që mungonë, në veçanti kur ajo shoqërohet me kujtime të bukura jetësore. është dashuria, ëndërr e pa harruar e cila si ëndërr e shkuar por edhe jo e harruar, tundet kujtimeve me dhembje që gjithmonë njeriun e bënë të vuajë. Dhe të gjitha ato ëndrra vijnë si një lutje, si dashuri e pa jetuar, por që jeton thellë në ëndrrat e trazuara, në zemrën e bërë gur sic thuhet në urti, për tu derdhur në vargë si një pikëllim i asajë që mungon. Janë ëndrrat ato që s`të lenë të qetë duke të përplasur gjithandej, duke kërkuar shtigje më perfide për mos dështimin e një kohe. Pse nuk veprova kështu, pse ashtu? e sa e sa ''Pse?,, . Por shpirti poetik din të flas me gjuhën e sinqertë, pa dinakëri, trimëri e oratori. Aty shkrihet sinqeriteti dhe nganjëherë ky sinqeritet e pesonë. Dikur mbeten veq kujtimet si ëndrra të trazuara që tunden vazhdimishtë në kujtesën e njeriut dhe mbeten si kujtime të pa harruara që pikojnë gjithmonë.

RITI I RIKTHIMIT


Riti i rikthimit nga pika ku jemi nisur, sikur është synim i pa shmangshëm i njeritut i cili sikur gjate gjithë kohës rrotullohet rreth këtijë qëllimi. Ky rit, është edhe vetë kërkesa e poeteshës, të cilën fati e ka hudhë përtej tokës që pretë. Ky rit, sikur pret që me vrapin e kalit të bardhë ta sjellë shpirtin andej nga rrjedhë dashuria. I gjithë ky udhëtim, ka ëndrra, dëshira, tinguj, deri sa shpresa bredhë mallit plotë nostalgji. E gjithë egzistenca njerzore, sikur lidhet brenda një kërkese që shpeshë mbyllet ëndrrave. Gjithçka mbetet largë dhe ndizet në mallë, sic ndizet shpirti i poeteshës së mërguar. Prapë heshtja, kujtimet që i sjellin kaq pranë rikthimin e dëshirave atje ku kanë nisur. Prapë vetmi, trishtim, kërkesë e shpresë për rikthim. Ndezja e dëshirave për ri'takim, mbetet e pa shuar si rrezja e diellit kur agonë mëngjeseve, e mbyten ëndrrat e trazuara. E harruar mallit, kërkesa për mos-harrim kumbonë fuqishëm, pritjes për tu rikthyer atje nga jemi nisur, duke i grisur netët e vetmisë si dhembje të largësive që na dogjën.

MOTE TË PËRDALA

Pas gjithë atij clirimi nga kohët e përdala që e përcollën njeriun tonë, e që herë herë e bënë dhe të vuaj ai, sikur herë herë na shoqërojnë plagët e asajë kohe. Vetë poetesha, familja e sajë, rrethi, i takojnë familjeve të përsekutuara nga ish sistemet, që deomos kanë lënë dhe gjumrë të pa shlyeshme në kujtesën e sajë. Këto dhembje janë bashkëudhëtare të sajë, pa ndashëm dhe të vargut. Me gjithatë, Ajo tani sikur është çliruar nga ato dhembje dhe me forcën e shpirtit, di të falë. Nga një herë kjo kohë, kur shikohet nga largë na vie si kohë e dështuar, sepse vetë koha që jetuam ishte kohë e mohimit. Për të shpëtuar nga kthetrat e kësaj kohe të ligë, vie ikja, për ta lënë atdheun si një lule të shkretë, pa gjethe e rrënjë, duke marrë me vete një copë malli, nëpër ikjen e pa fund. E gjithë kjo ikje sikur përcillet me stuhi që djeg cdo deshirë! Edhe pse në përballje me shumë stuhi, prapë mbijetesa. Ajo vie faqebardhë për ti dëshmuar kohës, për kohën e përdalë.

KLITHMA E DËSHIRËS PËR KTHIM

Kërkesa për clodhje, vie pas gjithë atijë udhëtimi të lodhshëm për tu kthyer atje ku prehen dëshirat, dashuritë, ëndrrat, kujtimet, malli, përse ky të mos jetë dhe një '' Çastë shekullor. Sepse është vetë malli, për njerzit, të afërmit atdheun. Ç'ti sjellë ''Atijë, kur ende digjet balli e malli hapëronë largësive. Gjithcka mungonë, kur mungonë atdheu. Malli shkonë e vjen si forcë për kërkuar e gjetur rrugën e kthimit, prej nga jemi nisur. Sepse janë njerzit, të afërmit atdheu, që hapëronë mallit dhe na nxjerrin nga harrimi. Është vargu, miku më besnik i cili për qdo qastë me erë magjike hapëron dritares shpirtërore dhe merrë udhë me gjuhën qiellore (Poezi... fq. 184), siq thotë poetesha, dhe si flutur paqe të sjellë në zemrat e njerzisë. Ai mallë bëhet këngë, hynë nëpër notat e kitarës, duke sjellë kujtime të pa harruara nga; Kohët e bukura të asajë rinie (Kitara e lirië..., fq 185). Atdheu është pjesë e pa ndashme e kësaj kënge, Kosova Kreshnike-dheu i të parëve të poeteshës. Është shpirti poetik, ai i cili derdhë plotë dashuri, për ta bartur atë të lirë përmes vargut. Dhe vargu i mbeti besnikja e paharruar, edhe përkundër ndrydhjes së fjalës nga kohë e përdalë. Prapë thirrje pë lirinë e poetit. Ajo vjen si klithmë e trazimeve të përgjithshme që po ndodhin rreth nesh, njekohesishtë klithma e poeteshës është thirrja nga shpirti poetik që shpërndanë paqe dhe dashuri për të tjerët. Ndërsa vargu është c'lodhja e shpirtit poetik, i cili sikur e pret me pa durim një castë, për ta vënë kurorën e yjeve kthimin në atdhe.

Brahim AVDYLI: ”Baraspesha e humbur

Brahim AVDYLI: ”Baraspesha e humbur”, poezi, botoi Shtëpia Bo-tuese “Qëndresa”, Gjakovë, 2003

Në vend të hyrjes


Ajo që më së shumti të bie në sy duke lexuar vargjet e poetit Brahim Avdyli, është ndjenja e fuqishme e dhembjes për fatin dramatik të shqiptarit dhe përkushtimi i përhershëm për të ushqyer qëndresën kombëtare, pra për të ngadhnjyer mbi këtë dhembje. Mjafton të lexohen tre librat e fundit të tij, me poezi “Klithje nga fundi i ferrit” 1997, “Gjuha e dheut tim” 1999 dhe “Baraspesha e humbur” 2003 që të përceptosh këto dy aspekte të poezisë së poetit Brahim Avdyli, që të bëjnë të meditosh vorbullën e madhe të fatit të shqiptarit dhe përpjekjen e tij të pandalur për të ngadhnjyer mbi Të Ligën. Dhembja nuk i ndahet shqiptarit asnjëherë nëpër kohë, por qëndresa e tij është poashtu e vazhdueshme, deri në sendërtimin e aspiratës shekullore për liri, që për poetin nënkupton zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare.
Në fakt, të gjithë librat poetik të këtij autori janë dëshmi e fuqishme e dhembjes për kombin dhe fatin e tij, sikurse e ushqimit të qëndresës sonë deri në mbijetesë. Fati i poetit identifikohet me fatin e popullit të tij që kaloi padyshim nëpër katrahurat e tmerrshme të kohëve. Klithmat e poetit janë klithmat e ndërgjegjes së popullit të tij që shtresohen deri në fund të ferrit, nëpër të cilin kaloi populli i ynë. Vetë poeti i takon Brezit `81, brezit që përgaditi ngjarjet e mëdha të këtyre dy decenieve, brezi që u godit pamëshirë nga dhuna, përndjekja, armiqtë e lirisë së kombit shqiptar dhe veglat e tyre, por që me ndërgjegje të lartë njerëzore dhe qytetare u bëri ballë të gjitha këtyre sfidave dhe ushqeu pandërprerë qëndresën tonë kombëtare, sikurse luftën për liri.
Prandaj vetëkuptohet se gjuha e dheut të poetit, është parasegjithash gjuha e dhembjes, është gjuha e qëndresës, është gjuha e luftës për vetëmbrojte, për liri, me të cilën mbi-jetuam nëpër kohë.

Frymëmarrja e kohës sonë

Koha për të cilën flet poeti në librin e tij “Baraspesha e humbur” 2003, është koha brenda të cilës sot përpëlitemi. Poeti ec në hap me kohën, me ngjarjet dhe dukuritë që e karakterizojnë atë. Ndjenja e tij e ndërgjegjshme lufton dukuritë e shëmtuara të kësaj kohe, ndërsa në pasqyrën e shpirtit të poetit rekflektohen sinjale të fuqishme të së ardhmes sonë të mundshme dhe të dëshiruar.
Është vizioni i poetit busolla orientuese nëpër kohë, me të cilin vargu i tij e mat kohën dhe na sugjeron se kah duhet të shkohet, për ta mundur Të ligën. Është vendosmëria poetike e një vizioni të pastër, i cili, pavarësisht nga ligësitë që e përcjellin popullin e tij, poetin dhe vargun e tij, me vendosmëri të pathyeshme, përballet me kohën, sado e ashpër dhe e pabesë që të jetë ajo. Janë virtytet e larta njerëzore dhe kombëtare ato që mbrujnë vargun e këtij libri, sikurse të librave para tij.
Ky varg buron pikësëpari nga fryma liridashëse e popullit shqiptar, të shkelur me dhunë, të ndarë e të persekutuar, të nëpërkëmbur e të shpërngulur nga trojet e veta legjitime përgjatë shekujve, por kurrë të nënshtruar tërësisht, nën asnjë pushtues dhe nën asnjë shovenizëm barbar, madje as nën politikat mashtruese. Qëndresa e tij ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e mbijetesës, boshti rreth të cilit është zgjuar kur-doherë ndërgjegja e tij kombëtare, është ngritur vetëdija, është ngjallur përkushtimi për liri. As nëpër kohërat kur dhelpra plakë është caktuar të bëjë ligjin, kohëra këto që paralajmërojnë ligësi të reja, si kjo e sotmja, nuk ka vend për letargji.
“Qëndro i pafjetur, deri sa të gdhijë, Agu që nuk ngryset”- porositë poeti, shpirti dhe fjala e të cilit bëjnë roje mbi fatin e hidhur të Atdheut e të popullit të tij “ në mendimet e gjalla, për të nesërmen e lirë!” (Rojtar i ditëve, 115).
Shtegtimi i poetit është shtegtimi i përpjekjeve për liri. Përmasat e këtij shtegtimi shtrihen nga e kaluara e hidhur, atëherë kur sundonte tërësisht E liga, deri në ditët tona të “lirisë së cunguar”. Ky shtegtim, me të gjitha alternativat e këngës, zhvillohet me një synim të lartë njerëzor e kombëtar, apo siç thotë poeti, për të ndihmuar ëndërrën e njeriut tonë “që të mbijë e gjelbërt/ në fushën e hapur të përpjekjes”, duke vrapuar:
…“ ditë e natë përmbi dallgë
me këmbët e qullura të këngës

diellin e fshehur për të zënë
përtej reve të mbarsura në vetëtima!”
(Përmasat e shtegtimit, fq. 16-17).

Nuk do mend të kuptohet se ky shtegtim promethean është bërë për të ardhmen e lirë të kombit shqiptar. Brenda vargut të këtij libri merr frymë e sotmja, me të gjitha dukuritë që e karakterizojnë atë. Poetin e shqetëson me të drejtë kuaziliria, nëpër të cilën po marrim frymë dhe për të cilën u bënë aq sakrifica të dhimbshme. Përqëndrimi i poetit nuk tejkalon asnjë dukuri me peshë e që duhet fshikulluar, për të arrirë në epiqendër të një realiteti të hidhur, në të cilin, Kryedemoni:
…”përsëri po shitet
nën petkat e orakullit!…”

ai që:
…”mjegullën e verbërimit
e quan shteg të urtisë

duke dashur të na kthejë
në stinën e kaluar
të dhembjes së pafund…”.
(Kryedemoni, fq. 43).
Duke e përjetuar këtë kohë, ashtu siç është dhënë, me detaje të gjalla e të zgjedhura, lexuesi e ka të patjetërsuar të meditojë mbi shtigjet e nëpër të cilat mund të sendërtohet ëndërra jonë e madhe: liria, bashkimi kombëtar, e ardhmja më e bukur dhe më e sigurtë. Lexuesi duhet të mendohet përse ka humbur baraspesha, drejtëpeshimi edhe në këtë kohë, çka i mungon të sotmes që nuk është ashtu siç e kemi dëshiruar, që nuk ka ardhur ashtu siç e kemi pritur, ashtu siç ka qenë dashur të vie. Të gjitha këto enigma I zbulon plot ngjyresa poezia e këtij libri. Përmes tyre koha jonë merr dime-nsione të gjalla dhe kjo na bën të mendojmë më realisht, më racionalisht.

Ngjyrat e dhembjes

Brenda vargut të poetit Brahim Avdyli shtrihet dhembja dhe bukuria e fjalës artistike. Me to rritet kopshti i dashurisë për popullin e tij, për dheun e shenjtë të tokës stër-gjyshore, për Atdheun, i cili frymon fuqishëm kudo nëpër vargjet e poetit. Kjo dashuri e pashuar është lajtmotiv kryesor i vargut poetik, është motivi që poetin e nxitë të thurë vargje, të shpalosë përmes tyre dhembjen e popullit të tij, dëshirat, aspiratat, synimet, me të cilat ngrihen shpresat e pashuara për një të ardhme të lirë, të bukur e të përparuar. Është pikërisht ndjenja e pastërt e dashurisë ajo që e bën të përjetojë e të shpreh dhembjen, ajo që me këtë dhembje e nxit poetin të ushqejë qëndresën, ajo që e shtyn të prekë ndërgjegjen e shqiptarit apo të atyre që vendosin për fatin e tij, që e bën të klithë e të protestojë. Klithja e vargut të poetit është klithmë e dhembjes, është zë i fuqishëm i protestës, që vie plot logjikë mbi dhembjen, është thirrje për qëndresë. Kjo klithmë është kilthma e vargut të rritur në truallin e gjakut, që i mund dhembjet, që nuk pajtohet me ngecjet në rrugën e fatit të shqiptarit.
Në varg ka dhembje sepse populli vuan, ka çaste pikëllimi sepse plagët e shqiptarit janë ende të freskëta, janë ende të mëdha, por ka etje sepse etja për të ardhmen e lirë është një ndjenjë e fuqishme, është një ndjenjë tejet e natyrshme për shqiptarin dhe poetin që përcjellë hap pas hapi fatin e tij. Kur populli vuan, vuan dhe poeti. Dhe po-pulli vuan edhe për shkak të gjeografisë së cunguar të trollit të vet. Cungimi, rrudhja, ngushtimi, copëzimi janë plagë të thella të tokës shqiptare, të cilat kushtëzohen nga cungimi i të drejtës themelore të lirisë së tij- bashkimit.
Janë plagët ato që shkaktojnë dhembje, përjetimi i sinqertë i të cilave ushqen patjetër qëndresën, nëpër energjinë e të cilës prodhohet drita e shkëlqyer e lirisë. Sepse ajo nuk është vetëm një përjetim i bukur, i ëmbël. Liria është mbijetesë, drejtësi, ekzistencë. Liria është synim, ideal, detyrë, aspiratë. Ajo kërkon energji të caktuar për sendërtim. Liria është kurorëzim i tërësishëm i përpjekjeve shekullore të shqiptarit, që ndërlidhet me të drejtat e tij themelore. Poeti revoltohet mbi faktin se dikush merr guximin të pengojë, zvarrisë, nëpërkëmbë sendërtimin e tërësishëm të aspiratës më të ligjshme e më të natyrshme të popullit të tij- Lirisë, dhe pyet:
…“ç`kuptim i mbetet
kësaj fjale të vënë
vetëm sa për të thënë

në fjalorin e çoroditur
të mashtrimit!?”
(Cungimi i lirisë II, fq. 57).
Dhembja është përherë e ndërlidhur me qëndresën, bërthama e të cilës me vete e bartë përtëritjen tonë, mbijetesën. Kjo bërthamë e ka mbajtur gjallë “prushin e këngëve të pavdekshme”- thotë poeti-“nëpër dimrat e egër të dhembjeve”, dhe “ kërcyellin e ka ngjeshur… në murin e qëndresës sonë” (Dega e përtërirë, fq. 105). Ndërgjegjësimi vie nëpër dhembje, për të ushqyer qëndresën, “duke gëlltitur lotin e plasur… e zgjuar mendimet për të nesërmen” (Kasneci i zgjimit, fq. 101). Kjo përkon me të vërtetën hi-storike, sepse shqiptari asnjëherë nuk sulmoi të tjerët, nuk shkaktoi gjakderdhje për shkak të bindjeve të veta apo grykësisë. Shqiptari u ngrit në luftë kur ishte i sulmuar, i shtypur, kur dhembja e tij arrinte kulmin.
Hulumtuar nga këto elemente që e ndërtojnë vargun e poetit Brahim Avdylit, ngjyrat e dhembjes e ngrisin vargun e tij në shkallën e një vetëdijësimi të plotë mbi realitetin jetik të shqiptarit, për të shtruar jo vetëm pamjet më tronditëse, por me simbolikën e një qëndrese të natyrshme për të trasuar shtigjet e lirisë. Këto dy dimensione të vargut të tij, pa e hulumtuar bukurinë e fjalës, elementet tradicionale që e ndërtojnë fjalën poetike, figuracionin, stilin etj, e ngrisin edhe më lartë vlerën e vargut poetik. Dhe-mbja, si ndjenjë e fuqishme që e përcjellë atë, brenda të cilës pipon e rritet “kopshti i bukurisë”, është vet fati i njeriut tonë. Kjo dhembje vie të shumtën si përcjellëse e hapave të shqiptarit nëpër kohë, por ndonjëherë edhe si burim i shterrur udhëve të fatit. Nuk është vetëm fati i poetit që e kanë katëndisur vitet “në një pikë vetmie”. Rrotullimi ynë “Rrathëve të ferrit”, kalon doemos pranë ndonjë burimi të shterrur dëshirash, zbrazëtirave të së cilit janë rritur vetëm “drizat e egër të etjeve!” (Burim i shterrur, fq. 12 ). Aq më tepër kur ndonjëherë mbijetesa na vie më tepër si fat, se sa vetëdije e formuar dhe e ngritur kombëtare.
Ecja jonë alternative nëpër rrathët e ferrit, jo rrallë kush mbarë e kush së prapthi, për-jetohet me pikëllim të thellë nga poeti, që vie si rrjedhojë e kësaj ecje, brenda të cilës, nuancat poetike e vëzhgojnë kohën në kornizat e një baraspeshe të humbur. Është e natyrshme që ky ekuilibër i lëkundur ndërlidhet me ndjenja të pikllueshme. Poetin nuk e shqetëson vetëm ajo që po ndodhë, por fati dhe fatkeqësia e kombit në tërësi. Për atë që e peshon me përgjegjësi dhe ndërgjegje të plotë kohën, ka peshë jo vetëm ajo që ndodhë, por edhe ajo që do të duhej bërë e nuk është bërë. Derisa lëngon tërësia gjeo-grafike e Atdheut, lëngon natyrisht shqiptari dhe shpirti i poetit.
Në situata të tilla, duket sikur:
…”As vrimë nuk gjen
për ta plasur lotin-

rrjedha e ditëve bëhet
kortezh i pangjyrë
i hapësirës së ndrydhur…”
(Lëvozhga e pikëllimit, fq. 14).

Është ecja alternative ajo që herë herë gjeneron krizën, nga e cila vuan jo vetëm mendimi, veprimi, por edhe arti. Poezia, thotë poeti:
“Është krasitur nga metaforat,
nga përkushtimet serioze
të mendimit për të nesërmen…”
(Kriza e poezisë, fq. 15)

Kjo gjendje padyshim zgjon dhembje, keqardhje, shqetësime. Megjithate, ai nuk ma-shtrohet “nga vezullimet/e përkohshme/në hapësirën e ndrydhur”. Ai mbetet vigjilent, për të mos u pajtuar me ligësinë e kohës, “duke ndjellë Agun /me frymën e pëlcitur / fletëve të territ”. (Alternativa I, fq. 18). Shpesh ecja jonë përceptohet si lëvizje që ndryshon nëpër kohë. Ajo ka qenë jo rrallë lëvizje alternative. Energjia e përpjekjeve të shqiptarit shpesh nuk ishte e koncentruar dhe me të njëjtin intensitet. Ndoshta edhe për këtë arësye nuk kemi arritur të sendërtojmë aspiratën shekullore të lirisë e të ba-shkimit kombëtar. Sepse, jo rrallë është cenuar tërësia nën petkun e mjegullt të do-mosdoshmërisë, konsideron poeti. Karrierizmin e sëmurë të “ndërtuesve egoistë të prapaskenave” nëpër të cilat është cënuar liria dhe dinjiteti i shqiptarit, apo tërësia e përpjekjeve të tij, autori e fshikullon pa mëshirë, i bindur se:
…” koha do t`i shembë
patjetër një ditë
idhujt e fitores së paqenë!…”
(Baraspesha e humbur IV, fq. 38)

Poeti gjithmonë përpiqet për realizimin e dëshirave, aspiratave, ëndërrave shekullore të popullit të tij të shumëvuajtur. Me nuancat e vizionit të tij, përmes përjetimit dhe transmetimit të një realiteti të kapshëm e konkret, arrin në këtë përfundim që duhet të jetë kurorëzim i të gjitha këtyre përpjekjeve. Forma kulmore e paraqitjes së këtij rea-liteti është pasqyra më e saktë e transmetimit të parashikimeve, të porosive, me peshë të madhe për sendërtimin e idealeve njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.
Por, pamundësia e ndërhyrjes direkte të poetit në sendërtimin sa më të shpejtë të kë-tyre idealeve, na jepet përmes një ndjenje tejet të sinqertë e të fuqishme të keqardhjes, të shfajësimit të tij. Ai dëshiron dhe përpiqet pa ndërprerë për këtë ideal, vuan e për-pëlitet në vazhdimësi, e përjeton dhe e fshikullon fuqishëm ligësinë e kohës, por nuk mund të bëjë të pamundurën për Atdheun, për kombin, për faktin se shpesh fjala e tij, sado e sinqertë dhe e kuptueshme, nuk përfillet nga të tjerët:
…”vështirë të ngrehësh
bjeshkë mendimesh
që s`i dridh tërmeti-

aty ku s`përfillet,
ku s`të pranohet fjala…

Edhe baltë të jesh
është vështirë

kur të shkelmon E liga!
(Pamundësia, fq,25).


Drejtëpeshimi dhe sfidat

Kjo është një nga arësyet më të forta që e bën poetin të ndjehet i shqetësuar. Koha nuk pret. Ajo ikën me shpejtësi. Rrëshqitja e mundësive për sendërtimin e idealeve ko-mbëtare, për përmbushjen e amanetit të mija dëshmorëve që ranë nëpër shekuj në alta-rin e Lirisë, e godet pamëshirë poetin. Ndër ne shpesh nuk përfillet fjala e sinqertë dhe e drejtë, ajo fjalë që do të kishte ngritur padyshim “bjeshkë mendimesh”. Për këtë arë-sye, E liga ngritet “shtyllave të paturpësisë” e bredhë “nën petkat e rrejshme të li-risë”, ndërsa Juda qëndron prapa Diellit me sopatë në dorë (Baraspesha e humbur II, fq. 36), duke mos na lënë të marrim asgjë nga shporta e ditëve.“Në panteonin e shë-mtisë, po vihet shtylla e mbramë”- thekson poeti (Përmbyllja e një fillimi tragjik, fq. 48-49). Konseguenca e plotë mbi kohën e bën atë jo vetëm të shqetësohet, por të de-noncojë të pandërgjegjshmit, fajtorët, e të klithë deri në revoltë, në thirrje. Sepse:
…”babilonitë e përmbytura
nuk mund të ringjallen
mbi kockat e tretura të kombeve!”-thekson ai.
(Baraspesha e humbur III, fq. 37).

Në këto raste drejtësia vihet në sprovë, ndërsa nën emrin e saj fshihen maska të pudro-sura të cilat me përpjekje dinake e kërkojnë nënshtrimin tonë. Forca të caktuara përpi-qen të na kthejnë “në stinën e kaluar / të dhembjes së pafund”- konsideron poeti (Kryedemoni, fq. 43), derisa “lakejtë e dehur / të krenarisë së tepruar” belbëzojnë pa-kuptueshëm “në tryezën e shëmtisë” (Gogësimat e shëmtisë, fq. 53). Klasa e verbër nuk e dikton “paradën e suvatimit /nënqiellit të montuar / me xixëllimat/ e dritës së vjedhur / nga yjet e ëndrrës sonë!” (Përmbyllja e një fillimi tragjik, fq. 48-49). Për ironi, me politikë merren ende ata që poetit dhe brezit të tij ia nxorrën “shtatë dredhë mbi kurriz” (Pa titull 2, fq. 62) duke përzier “çorbën e mendimeve” apo “tepricën e fjalëve” në “kazanin e ditëve” (po aty). Zhvillimet që po ndodhin mbi themelet e li-risë, kanë përmasat e një shkëlqimi të rremë. Kohëve të turbullta, dihet fare mirë se përfitojnë vetëm ligësitë që ngriten shtigjeve të paturpësisë. Kjo është:
…”kohë e dreçit të verdhë
me fasadën e rrejshme
të bukurisë
që të gllabëron

e të përtyp ngadalë!…” – sinjalizon kuptueshëm poeti.
(Dreçi i verdhë, fq. 64).

Është e pamundur të jesh poet dhe të qëndrosh larg këtyre zhvillimeve dinake. Është drejtësia misioni poetik që i vë në baraspeshë këto zhvillime dhe i fshikullon pa-ndërprerë. Poeti, duke qenë vigjilent dhe i ushqyer nga ky mision i lartë njerëzor dhe kombëtar, me penën e tij i lufton ligësitë, proklamon një dritë tjetër, dritën e vërtetë- Agun që nuk shuhet! Vetëm duke qenë besnik ndaj këtij misioni, mund të lëkunden shekujt “mbi honet e thella të mesjetës!” (Baraspesha e humbur II, fq.36), duke pa-mundësuar që të kthehemi sërish “te fillimi i një ëndërre”, ku më parë “ripej i gjallë njeriu (Letër e vonuar Ernesto Çe Gevarës, fq. 47).
Ruajtja e drejtëpeshimit nëpër kohë të tilla, qëndrimi besnik ndaj idealeve dhe syni-meve të larta kombëtare, qëndresa përballë të gjitha sfidave të kohës, denoncimi efikas dhe me syqeltësi i ligësive që sjellin kohërat e turbullta, nxjerrja në shesh e anëve të errëta të zhvillimeve të sotme, ngritja e vetëdijës kombëtare dhe njerëzore në nivel më të lartë, qartësimi i shtigjeve nëpër të cilat mund të sendërtohet Liria, sinjalizimi i rre-ziqeve që na kërcënohen, etj. janë disa nga dimensionet ideo-estetike të librit poetik “Baraspesha e humbur” e poetit Brahim Avdyli.
“Ende gjuha e zjarrit
me profil tufanesh
kullën e nderit tonë
e mbështjell,…

ende tymos
kulmi i dhembjeve tona
nën qiellin e ngrysur
të stuhive,

ende po shemben
trarët e qëndresës së brishtë
nga goditjet e papritura
të rrufeve…”- na përkujton ai.
(Krenaria e rrënimit, fq. 45).

Liburnia jonë nuk u shpëton dot “kazmave të erës së përdalë”, e cila, e mbështjellë me profil tufanesh, përpiqet ta shpëtojë “shtyllën e ëndrrës së vet”, sepse Poseidoni ia ndërsen vazhdimisht dallgët “nga ishulli fqinjë i tradhëtisë” (Në vorbullën e ditëve, fq.29). Vetëkuptohet që nuk është e lehtë të ruhet drejtëpeshimi nëpër kohëra të tilla, sepse “ndonjëherë njeriu / humbet në pyjet e panjohura të mashtrimit”, apo nëpër labirinthet “e kështjellës së rafinuar të maskave” (Maskat e drejtësisë, fq. 32-33). Por, poeti i paralajmëron fuqishëm “ata që ndërtojnë diga / nëpër truallin e qenësisë” se “lumi i gjakut” prap mund të vërshojë “nëpër fushat e guximit/ e të përmbysë vdekjen dinake” (Lumi i shpresës, fq. 104). Ai e di se “shpirti i paepur” e mund “kryezotin e prapësive” dhe detet e lotëve i kapërcejmë me “fuqinë e frymëmarrjeve/ të ruajtura pastërt” (Shpirt i paepur, fq. 99-100). Prandaj, ndonëse i mërguar, i papërfillur sa duhet, apo i shtypur si çdo mërgimtar “në ishullin e vetmuar”, atje ku shpesh të “vi-dhet rinia e ëndrrave” apo “shtigjet e këngës mbyllen” (Dhembja e kohës së vdekur, fq. 31), poeti dëshmon se:
…“kapitullimin
për të gjallë
nuk e pranoj!”
(Luftë e humbur, fq.65).

Ky është boshti mbi të cilin ngrihet qëndresa. Shqiptari duhet të mbrojë çështjen e lirisë së tij me konseguencë, me fanatizëm, me qëndrueshmëri të patundur. Vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të mposhtë përfundimisht Të ligën. Popujve që nuk e mbrojnë me fanatizëm të drejtën legjitime të tyre, historia u bëhet njerkë dhe i shkel përgjithmonë. Në fakt, ajo është treguar shekuj me radhë njerkë e pamëshirë për shqiptarin. Ne duhet të mbesim “fjalë e përtërirë” dhe “tërësi e ëndërrave për të nesërmen”- sinjalizon me të drejtë poeti, sepse “më i shejti diell/ është dielli që digjet në zemër!” (Shpirt i paepur, fq. 99-100).

Rrënjët e thella të mbijetesës

Kështu, pavarësisht nga prapësitë dinake që koha i shtroi nën këmbët e fatit tonë, da-shuria për dritë është e vulosur në shpirtin e paepur e të etur të shqiptarit. Kjo ndjenjë e fuqishme dhe e pashuar, është busolla përmes së cilës, një ditë, edhe të humburit do ta gjejnë rrugën e diellit. Dashuria ndaj dritës, agut të pashuar, lirisë, nuk është vetëm një ndjenjë. Ajo është lajtmotiv i veprës, është zgjim krijues, zgjim që përtërinë çdo gjë, madje edhe vetë qëndresën. Sepse dhembja që mbijetohet “duke e gëlltitur lotin e plasur, përpëlitjeve kur nuk del fjala” (Kasneci i zgjimit, fq. 101), është zgjim që thërret qëndresën “për të zgjuar kohën e fjetur/ mëngjeset të mos vriten në pabesi” (po aty). Me cuklat e shpresës, zogu i këngës e hap shtegun e guximit dhe fluturon qiellit të këngës, për të hapur vrimën e cicërimës së lirë:
…”duke mundur heshtjen e lidhur
lëmsh në fyt
nga vdekja e përpirë…”
(Zogu i këngës, fq. 102).

Kjo nuk është kënga e heshtjes. Është kënga e mbijetesës së vështirë, por të bukur. Ajo është kënga që ka përpirë vdekjen, të lidhur lëmsh në fyt, duke e mundur heshtjen.
Ky është feniksi shqiptar. Atëherë kur armiqtë presin të shkatërrohet, të përfundojë përgjithmonë, ai e përpin vdekjen dhe mbijeton. “Se gjallë na kishte mbajtur/ një fitil i pashuar kënge”- thotë poeti, sepse “damarëve të jetës së ndrydhur /orakujt mbollën ca vargje” (Mbijetesa, fq. 103). Pra, në djepin e bukur të këngës që mposht dhembjet, ngrihet kulla e qëndresës sonë. Kjo përkon me kulturën dhe mendimin historik të popullit shqiptar. Kënga dhe pushka kanë qenë kurdoherë të ndërlidhura në jetën e tij. Kënga e mbijetonte dhembjen, ndërsa pushka qe shndërruar në gjymtyrë.
Doemos, poeti ka të drejtë kur thotë se kështu u ngrit shkalla e parë e guximit. Guxi-min qytetar e ushqeu prore një këngë e vuajtur, e përndjekur, por kurrë e heshtur e lirisë. Me këngë jemi rritur, me këngë kemi mbijetuar. Me këngë e kemi ruajtur edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Kënga e poetit është këngë e mbijetesës, këngë që nuk heshti as kur dhembjet apo furtunat e çmendura të dhunës e përgjakën (Zogu i këngës, fq. 102). Sepse ajo është këngë e etjes së madhe për liri, është gjuha e rrjedhës së na-tyrshme që flet “me njomësinë e ringjalljes së ngadalshme, por të sigurtë”, që krijon gjollin e vet edhe aty ku nuk rrjedh syri, përtej digave të liga të thatësisë, që të “ për-tërijë bimën/ e mbetur peng/ në shkretërirën e heshtjes!”(Gjuha e ujit, fq. 106-109).

Është etja jonë që rrjedhë me simbolikën e ujit dhe “flet me begatinë e kristaltë/ e të tejdukshme/ të Rrjedhës së pa fund”. Uji është vetë jeta, shpresa, dëshira, përtërirja, krijimi, “fjala kryesore në vijën transformuese të bukurisë”, është mbijetesa. Sepse:
…”Vetëtimat e ngjeshura nga etjet
janë dalldisjet e plasura të durimit
për freskinë që mungon

hapësirave të djegura!”…
(Ghuha e ujit, fq. 106-109).

Geni i mbijetesës është në gjakun tonë. Edhe përtej detit “gjymtyrë e mbajtur gjallë/ ende shqipton … mirëmbrëma shqip” dhe rrëfen “me thesarin e shpirtit/ origjinën e gjakut të vet”. Populli shqiptar nuk mund të shuhet. Ai i ngjanë vërtetë feniksit. Për poetin atdhetar, populli është “gjithçka e shenjtë që kemi”( Shpjegimi i një fjale, Prova e parë, fq. 75). Pavarësisht nga furtunat e liga të kohëve, ai diti ta ruaj tra-shëgiminë e pasur e të rrallë kulturore, identitetin dhe gjuhën, traditën dhe një mori thesaresh tjera të shpirtit e të mendimit. Është pikërisht kjo shtytja që poetin e bën të shpjegojë fjalën “popull”, përmes dymbëdhjetë provash, duke shfrytëzuar intenzivisht filozofinë e tij, për të sinjalizuar klasën politike që thirret në interesat vitale të tij apo që priret ta përfaqësojë, duke ua përkujtuar se:
…”Populli
i ngjanë fëmijës:

gëzohet me pak,
mashtrohet lehtë,
rrëzohet shpeshë
e ngrihet pyersëri,…

e kur durimi i shterron
nuk ndalet
pa e gërvishtur

fytyryen e prishur
të Kohës së Ligë!”...
(Shpjegimi i një fjale, Prova e dytë, fq. 76).

Duke i patur parasysh sprovat e shumta që i bëhen atij, poeti i shpjegon ato në formën e simbolikave krahasuese, brenda të cilave shtrohen shumëngjyrat e një kohe. I ba-llafaquar me sprova të shumta e të llojllojshme, shqiptaria i ngjanë hyjniut që duron e fal me devotshmëri, por kur nuk arrinë më të fal padrejtësinë, “qiell e dhe/ me një dorë i përpjek!” (Prova e pestë, fq. 79). Sepse populli është vetë kujtesa- thotë poeti. “Asgjë nuk harron/ edhe nëse hesht”. Andaj porositë: “Ruajuni mallkimit/ kur e shqi-pton/ me gjithë zemër!”( Prova e dhjetë, fq. 82).
Nuancat poetike shtresohen njëra pas tjetrës duke përdorur me sukses mjetet gjuhësore dhe stilistike. Populli i ngjanë tërmetit që zgjeron rrathët e pakënaqësisë “nëntokës së dhembjeve”, duke përgaditur në heshtje dridhjen e fuqishme që shembë mbretëritë; i ngjanë kulmit prej të cilit, ata që rrëzohen mbeten përgjithmonë të çalë; i ngjanë lisit që përballet me stuhitë, por i druhet sopatës që mbanë për bisht degën e tij; është si deti, nëpër të cilin “lundrojnë kusarët/ e s`i përmbyt/ derdhen lumejtë/ e i përpin/ lundrojnë peshkaqenët/ e nuk shihen/ mbarsen tufanet/ dhe sërish/ i zbraz në gji…”, të cilit mund t`i dalësh në çdo anë, por “s`i shihet bregu!” (Prova e tetë, fq. 77).
Rrënjët e mbijetesës janë pikërisht në gjirin e tij. Çdo përpjekje, çdo sakrificë e bijve dhe bijave të tij më të denjë, e shtresave të ndërgjegjshme, ndërlidhet me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij. “Populli është ëndërra e bukur e të nesërmes”- thotë poeti- “është gjaku i shenjtë i lirisë/ që nuk guxon të shkilet” (Prova e parafundit, fq. 83). Kush është ai që guxon të nëpërkëmbë të drejtat dhe interesat e tij, tingëllon më në fund zëri qortues dhe paralajmërues i poetit, që vuan, shkruan, e nuk flë, deri sa të gdhijë “Agu që nuk ngryset”; që i lufton të gjithë “orakujt e shëmtisë”; që interpreton çdo zbehtësi të kohës sonë; që fshikullon çdo padrejtësi; që pikëzon çdo njollë të zezë dhe i fshinë nga tryeza e ditëve, për hirë të së ardhmes së ndritur të kombit shqiptar.


Përmbyllje

Përmbyllja e udhëtimit brenda kohëve të baraspeshës së humbur, shtrihet në prehrin e një dashurie të pa fund, për kombin shqiptar, të ardhmen e tij, fjalën e bukur poetike, të vërtetën, lirinë dhe të mirën e brezave që do të vijnë. Poeti e ndien të lumtur veten, se të paktën, me penën e tij, e ka “mbrojtur të vërtetën”, duke mos e thyer kurrë besën e shenjtë të Atdheut, madje “as në ditët më të liga/ kur s`më përfillej fjala!” (Besë e pathyer, fq. 113/114). Përkundër të gjitha përpëlitjeve, poetin e gëzon fakti që do të jetë baltë e pluhur nën këmbët e brezave, që shqip do të flasin, ndërsa me kockën e tij, të gjetur në shesh, nipi i stërnipit do të gugasë “si një pëllumb i bardhë, ... duke thyer lëvozhgën/ e dashurisë së pafund” ( Dashuri e pafund, fq. 119).
Në qoftë se kohës i ka humbur baraspesha, ekuilibri, kualiteti, poeti ndjehet mjaft i qetë në brendinë e fjalëve të veta, sepse ka mbrojtur kurdoherë të vërtetën, drejtësinë, pastërtinë, lirinë, gjuhën dhe kulturën e popullit të vet. Ndonëse kjo është e mbushur përplot me dhembje, dinjiteti nuk ka humbur asnjë cent. Vargu i këtij libri mbetet dë-shmi e veçantë e kohës, një këndvështrim poashtu i veçantë i realitetit jetik të shqipta-rit, sikurse një pasuri e çmuar letrare dhe ideo-estetike.
E mbushur përplot me dhembje, me porosi e ndjenja, me figuracion të dendur që fillon nga metaforat e shumta e të goditura, deri te simboli, alegoria, personifikimi, sarkazmi dhe ironia, libri poetik “Baraspesha e humbur” i poetit Brahim Avdyli dëshmohet si pasurim i mëtutjeshëm i opusit krijues të poetit dhe i letërsisë shqipe.

Një vështrim i shkurtër librit Anekdota popullore dhe Satira autoriale, të autorit Mehmet Bislimi, botuar nga shtëpia botuese "Mëmëdheu" nye St. Gallen të Zvicrës

Oda Shqipare, jo vetëm që ka qenë vendi i vendimemarrjeve të mëdha të qështjes kombëtare, por ajo ka qenë edhe bartëse e krijimtarisë popullore që e ka ruajtur me fanatizëm nëpër shekuj, ajo edhe sotë e kësaj dite nëper disa treva të atdheut të shqipeve e ruanë dhe e kultivonë këtë pasuri me vlera shumë të qmuara etnologjike, të cilat për fat të keq edhe sotë e kësaj dite, nuk janë hulumtuar sa duhet dhe dokumentuar. Duke i pasur parasyshë ndryshimet e përgjithshme shoqërore, krijohet mundësia e rënjes në harresë të kësaj pasurie kombëtare. Mehmet Bislimi, poet e publicist nga Prekazi i Kosovës, njohës shumë i mirë i burimeve etnologjike, sidomos asajë të odës shqiptare, përmes librit; Anekdota popullore dhe satira autorial, na vjenë para lexuesit me një ibër shumë të qmuar per lëmin e etnosit tonë. Mesazhi i librit per veqë si pasuri etnologjike, është e vërteta që duhet të thuhet me guxim, siq thotë autori, pra në këtë rastë përmes satirës dhe anekdotës, vë në thumbë anët negative në shoqëri, shëmtitë e kohës, zventuesit e sajë, për të i shkëputur nga e keqja, apo siq e thotë autori:ta kujtonë që të mos e përsëritësh më (fq. 5, Ma lan besa!). Paraqitja e ngjarjeve, skenave në stilin e "meseleve" popullore, na jepë të kuptojmë se autori ka një kulturë të gjërë të njohjes së traditës, deri te dokumentimi me gjuhën e pendës, apo më mirë të themi; ai është rritur në odën e traditës kombëtare. Pra, meseletë herë të paraqitura edhe në humorë, herë herë në formën e kritikës, shprehë jo vetëm revoltën e brendshme të autorit, por është kjo më shumë se revotë personale, sepse është tradita e odës shqiptare, që nuk i duronë zventuesit e kohës, karakteret e ulta, ato gjithmonë i ka luftuar, thumbuar, në mënyrë që ato vese të largohen nga njeriu i ynë, Shfletimi i këtijë libri, a nuk është gjetje e vetvehtes, e atyre që në vehte elemente të karaktereve të ulta, që e dëmtojnë një rreth, një shoqëri a një kombë, pikërishtë këtu qëndronë madhështia e këtijë libri, sepse aty goditen fuqishëm elementet negative në shoqëri. Është filozofia popullore e shprehur nye libër, që e m bartësin e vlerave: i vë në lojë karakteret që dëshirojnë të "përirojnë gardhin me zgjedhye në qafë": shprehë neveri ndaj insistimeve të karaktereve të caktuara që synojnë të imponohen në fusha të caktuara ku nuk e kanë zanatin e vetë dhe m veprimet e veta, si thotë autori, që duke dashur të bëhen këngëtarë "të hallakasin mendësh". Dhe krejtë në fundë, shpresojmë që Mehmet Bislimi, edhe më tej ta pasurojë etnosin tonë me libra të kësaj gjinie letrare.

Gëzim Ajgeraj

Femi Bektashi “Stacioni i fundit”, MESHARI, Prishtinë, 2005

Metafora e fjalës së çiltër

Femi Bektashi “Stacioni i fundit”, MESHARI, Prishtinë, 2005


Gjat këtyre tre-katër vjetëve janë prezentuar me libra të tyre një numër mjaft i madh krijuesish në mërgim Femi Bektashi pas librit të parë " Jeta trime " dhe të dytit " Toka gjëmon ", sivjet lexuesit shqiptar iu prezentua me një libër tjetër me poezi "Stacioni i fundit".
Që në kontakt të parë me poezinë e këtij poeti vëren se vargu i tij të ngacmon, meqë autori niset nga objekti real, botën e brendshme poetike e përcepton pothuajse në mënyrë të hapur, reale, pa hezituar ta thotë troç të vërtetën. Në këtë mënyrë ai u bënë sfidë shqetësimeve të tij larg atdheut, duke çfaqur kështu një ligjërim poetik të çiltër, që pushton sa po ta lexosh. Autori nuk oshilon të bëjë eksperimente, por çdo gjë e nis nga vetja, bota që e rrethon, të cilën e ka përjetuar, qoftë në vendlindjen e tij, qoftë ne mërgim ku vepron.

Sfida e poetit

Si çdo akt i brendshëm shpirtëror intim, poezia e Femi Bektashi-t nuk shpreh vetëm një dëshirë për egzistencë për të rrëfyer pikëllimin apo mallin larg atdheut të subjektit lirik, por njëherësh ta ngrejë ëndrrën e tij nga një krijim magjik në zhgëndërr. Liria e të shprehurit është sugjestive, konvencionale, evolive. Herë-herë ligjërimi poetik del jashtë disa konvencave, por kjo vlen për arsye të shpërthimit emocional, pak a shumë parafrazik, por në fokus gjithmonë është njeriu ynë dhe rrugëtimi i tij.
Për shembull, ky motiv vërehet në ciklin e parë " libri i hapur", tek poezia " KU E KAM FOLENË". Ky cikël shquhet për artikulimin e fatit të individit dhe të kolektivitetit, tjetërfare as që mund të paramendohet frymëzimi poetik. Përveq këtij momenti, poezia e këtij cikli shquhet për faktin se shpreh mënyrën e ekzistencës, pikëllimit nëpër botë të njeriut tonë, që poeti e ndjen më për së afërmi, meqë edhe vetë gjendet në mërgim.
Duke mos iu larguar motiveve të këtij libri të konceptuar brenda pesë njësive ciklike, gjatë leximit mund të mbështesim mendimin se në të gjitha ciklet si në atë: “LIBRI I HAPUR” , " IA THASHË KËNGËS ", " MALLËNGJIMI ", " ËNDËRR E FSHEHUR " dhe " RRUGË E QIELL ", mund të thuhet se është poezi që përcepton fatin e individit, shqetësimet e tij, të ndryshuar nëpër faza të cilat nuk kanë prekur aq tepër njëra-tjetrën, sa vetë fakti se poeti i ka harmonizuar at: i ka bërë unike.
Është kaq i thellë në mendime, mbase metafora e fjalës së çiltër e bënë këtë poet të lexuar dhe ta shmangë lexuesin për një çast nga mallëngjimi. Atmosfera e fatit tonë është dhënë jo vetëm në aspektin bardh e zi, por i ngjyrosur, ku poeti inkuadron vargje që ngrejnë probleme të gjera, duke u nisur nga detajet, fotografia e atdheut, e gjer te shtresat më të thella shpirtërore. Përgjithësisht poezitë e këtij poeti kanë për subjekt njeriun e mërguar dhe ky libër vjen në kohën kur mërgimtarët tanë zihen nga mallëngjimi për atdheun e robëruar, kurse paraqitja e Bektashit me këtë libër është një sfidë, sepse libri përmban në të vlera të mirëfillta artistike.

Lirika e shqetësimeve

Dy ciklet e fundit " ËNDËRR E FSHEHUR " dhe " RRUGË E QIELL " mund të aktivizojnë reminishencat e poetit, i cili shpreson në shprehjen e tij, ligjërimet e tij poetike, duke menduar botën jo vetëm brenda kornizave të caktuara të ndjeshmërisë por poetët e tillë në kërkesat e tyre karakterizojnë subjektin lirik nga aspekti filozofiko-letrar, duke dhënë mesazhin sublim ndaj botës së trazuar, ç'është më karakteristike tek ky poet, u ikën implikimeve të shprehura ë herët në poezinë shqipe. Ky konstatim vjen pas një leximi që i bëhet sidomos ciklit " MALLËNGJIMI ", që ka një koincidencë me udhët, mërgimin: Në këtë natë të errët
Gjumi s ’më merr dot / Sytë më janë zvogëluar / Pse ti vajte larg /, e kjo është tragjike dhe njëkohsishtë për fat të keq shumë reale. Ku ka qetësim, ku ka mënyrë e të shprehurit më të çlirshëm dhe të hapët se sa ky ligjërim poetik. Nga fondi i këtij libri mundë të nxirret mesazhi sublim që sugjeron në vetëdijësim për mënyrën e të shkruarit, përgjegjësinë ndaj letërsisë, stilit, gjuhës. Prandaj " Stacioni i fundit " është ndër librat më të dalluar që janë botuar në redaksinë e botimeve "Orfeu". Vlerat letrare estetike mund të shpalosen vetëm pas një leximi të vemendëshëm dhe profesional, për çfarë lexuesit do të ndahen të kënaqur në këtë kohë të rëndë me strese e vuajtje të mëdha.

Revoltë e shprehur përmes humorit dhe satirës



(Engjell SHEHU: “E mbaj veten si për mbret”, poezi satirike, botoi Shtëpia Botuese: NTP "FLOMED", Prishtinë , 2005)

Gëzim AJGERAJ


Të pa kohët e kohës janë nën thumbin e satirës, humorit e deri nën sarkazmin e vargut të Engjell Shehut. Kjo kohë edhe jo aq e mirë, kur shikohet me syrin real, siç e sheh poeti është e mbushur me shqetësime, hipokrizi, servilizëm, hile, jo moral, karrierizëm, gënjeshtra e çka jo tjetër. Ajo sillet rreth e rrotull nesh, krijon shqetësime, probleme të cilat shpesë na e prishin edhe rehatinë shpirtërore. Poeti Shehu, duke ja arritur ti kalojë ato shqetësime, me mënyrën më perfide ja arrin ti luftojë ato dobësi përmes ironisë, humorit dhe satirës e deri në sarkazëm. Ai në mënyrë të fuqishme, përmes vargut satirik, vë në thumb të demaskimit këto dukuri që për fat të keq sorollaten hapësirave tona. A nuk janë servilët, pjesë e një realiteti? Për të cilët në vargun poetik thotë:

Për hiçgjë shkon e shitet
Si mastiq njerëzve u ngjitet
Servili, fq. 8

A nuk janë servilët ata që për interesa të ngushta personale, bëjnë koncesione edhe me interesat shoqërore e kombëtare. Dhe të gjitha këto karaktere të liga i gjejmë nën thumbin e përbuzjes dhe përqeshjes në vargun plotë satirë. Është guxim i Engjell Shehut, i cili përpos që i lufton e i thumbon, e tejkalon aktin e urrejtjes, duke kaluar në ironi përbuzëse e përqeshëse të këtyre karaktereve. Vënja në lojën e satirës, tregon se krijuesi jeton me kohën, e përcepton atë drejtë, e dallon dhe e lufton me përqeshje ligësinë. Ai shkon më tej duke i çveshur në mënyrë ironike këto karaktere ”nëpërmjet shtazëve”, siç e thotë redaktori Flori Bruqi, fq. 114, duke i goditur servilët, hileqarët, hipokritët, gënjeshtarët, karrieristët, spiunët e tradhtarët, mashtruesit, parlamentarët, nofkat virtuale etj. Të gjitha karaktere e ndërtojnë një kohë që poeti e quanë; ”Rrenë e plotë”.

LAKURIQËSIA E NJË KOHE

Përplot pabesi, na përcjellë koha nëpër të cilën rrapëllojmë dhe kjo kohë bëhet aq neveritëse kur dihet se sa e rëndësishme dhe sa mitike për ne është fjala besë. Atë si fjalë e gjejmë kudo tek ne, sa respektohet dhe sa mbahet ajo sot për sot e dijmë të gjithë.

Jo të gjithë s`vrapojnë kështu
Por ca njerëz që kanë kokën dru
S`e dinë mirë se ç`është besa
Thonë se e vërteta është me kthesa
Besa, fq.29

Vargu i Engjëll Shehut shpalosë edhe dashurinë, dëshirat e personalitetit të mërguar – emigrantin, jetën, familjen etj. Dhe e gjithë kjo shpalosje për rreth vetes, ka edhe shqetësime pa qofshin edhe ato direkte në adresë të poetit. Nofkat janë hijet më të pa fytyra që e shqetësojnë atë. Ato janë të maskuara, të fshehta, vijnë ditën e natën, trillojnë e shpifin, prishin disponim, sjellin hidhërim me vete, terrorizojnë si mos më zi. A nuk janë ato letra anonime, e-majle anonime me gjithfarë lloj nofkash të trilluara, telefonata anonime etj. Dhe të gjitha këto shqetësime në vargun e Shehut, quhen nofkë.


KRAHASIMI QË THUMBONË

Siç thamë më lartë, kopenë e të ligëve, autori e çveshë përmes karaktereve të shtazëve, duke i ç`maskuar ato nga velloja e ligësisë që i shoqëron brenda shpirtit, ai ua shpalosë ligësinë e tyre, forcën, dhe tërheqë vërejtjen për dëmin që ato i sjellin një shoqërie të tërë. Për ti luftuar ligësitë, është i nevojshëm një mobilizim i përgjithshëm në mënyrë që e liga të jetë sa më larg neve. Një varg thotë:

Më në funde ato egërsira
Që na sillnin shumë ligësira
S`linin gjë në fshat pa ngrënë
Dhe pse mbanim shumë qenë

Ndaj dhe ne u mobilizuam
Gjithë fshati u bashkuam
Mblodhëm qentë që të gjithë
Se rrugë tjetër me ta nuk kish

Derrat dhe ujqërit, fq.53.

Pra gjatë shfletimit të satirës së Engjell Shehut, krahasimin e karaktereve të përqundnuesëve të kësaj kohe, e gjejmë nëpërmjet karaktereve të shtazëve, përmes së cilës më së miri shpaloset afërsia e atyre karaktereve me botën shtazore. Dhe këtu krijuesi ia del më së miri, për ta thumbuar të ligën.

KOSOVA IME

Engjëll Shehu edhe pse jeton në Tiranë e Belgjikë, dashuria e tij për Kosovën bëhet varg. Është dashuria e atdheut që e ndjekë atë, atij atdheu të coptuar pa trojet etnike, pa Kosovën, plagën që rrjedhë gjak. Plagët e Kosovës i ndjenë nga afër, bëhen dhembje edhe e tij, është dhembja e vëllezërve të gjakut. Ajo është dhembje e pa ndashme e atdheut, e kombit që i takon.

Një popull bashkë ne jemi
Kemi emrin shqiptar të gjithë
Është ky emër që këtë komb
E mban të gjallë dhe na lidh
Kosova ime, fq.75

Brenda këtij cikli autori shpalosë akte edhe nga jeta e tij në dhe të huajë. E kaluara nën diktaturë, sigurisht se është hije e pa ndashme për çdo krijues që kaloi katrahurave t¨r sajë. Nuk ngelen anash as zhvillimet që ndodhën vitet e fundit edhe në Shqipëri, të cilat prodhuan ngjarje të bollshme, të mira e të liga për një pjesë të popullit tonë, e që sigurisht autorin e ngacmojnë që ato ti vë nën thumbin e satirës dhe humorit të tij në varg. Prapë satira; shtazët, kafshët, personazhet e vargut: Ujku dhe Cjapi, fq. 93, lepuri dhe qengji, fq. 95, ariu dhe njeriu, fq. 110, etj. Satirës së Shehut nuk i mungon përqeshja e pashallarëve.

Erdhi koha e pashallarëve
Maskarenjve dhe pazarëve
Kush më shumë e kush më pak
Po të gjithë kanë një zanat
Pashallarët, fq.98.

I gjithë vargu i shprehur në satirë, është një përjetim nga afër i cili na përcjellë e po na përcjell të gjithëve në këtë kohë. Ka ndodhur dhe po ndodhë një tronditje në mesin tonë dhe për rreth dhe brenda kësaj përzierje dhe kaosi, e liga ka fituar hapësirë të gjerë, ndaj dhe sjellë dhembje edhe mes njerëzve të mirë, shoqërisë së gjerë, e pa tjetër edhe kombit dhe shtetit. Të gjitha këto ligësi brenda hapësirave tona, janë halli i autorit se si ti luftojmë ato, se sa më shumë që i çveshim e i përqeshim, do të jenë më të ngushta hapësirat e përhapjes së tyre. Këto ligësi duhet të i largojmë njëherë e përgjithmonë nga ambienti i ynë, sepse vetëm atëherë do të jemi një shoqëri e shëndoshë. Këtu edhe thumbon vargu i Engjell Shehut, i cili me shumë guxim dhe vendosmëri, për mes vargut satirik, e thumbon kohën dhe ligësitë e sajë. Dhe e gjithë mbretëria e personazheve të Shehut, shembet brenda satirës së tij, që tani më kush më bukur se ai, din ti vargëzoj në varg lakuriqësitë e kohës që mbështjellon hapësirave tona.
Le të shpresojmë se Poeti Engjell Shehu, do të vazhdojë me satirën e tij dhe përherë do të jetë në vigjilencën e kohës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...