Nga Prof.dr. Eshref Ymeri
Nga një informacion që zoti Feliks Taho ka përcjellë në internet sot, më 12 prill, rezulton se në Janinë na qenka zhvilluar një takim sekret mes palës greke dhe palës shqiptare. Ky takim sekret paska qenë greko-shqiptar dhe jo shqiptaro-grek. Se pala shqiptare asnjëherë nuk ka pasur burrërinë të thërrasë në takim palën greke.
Ja çfarë thuhet konkretisht në informacionin e zotit Feliks:
“Vrasja e Aristotel Gumës dhe çështja çame ishin dy nga pesë temat që u diskutuan gjatë një takimi të fshehtë diplomatik mes autoriteteve greke dhe atyre shqiptare, të mërkurën e kaluar në hotelin “Dulak” të Janinës, në Greqi.
Duke përfituar edhe nga greva katërditore e mediave vendase, nuk u bënë publike emrat e përfaqësuesve shqiptarë, por vetëm fakti se ata janë shoqëruar në Janinë nga ambasadori grek në Tiranë Nikolas Pazios. Ndërsa pala greke u përfaqësua nga zëvendësministri i Jashtëm, Dhimitris Dholis, shefi i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, Kostas Bikas, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Lefteri Ikonomu.
Numri dy i diplomacisë greke ka shfaqur ndaj autoriteteve shqiptare shqetësimin e qeverisë së tij për rezultatin e hetimeve të specialistëve shqiptarë lidhur me vrasjen e homogjenit Aristotel Guma.
“Greqia - ka thënë Dholis - mban të hapura të gjitha opsionet në lidhje me veprimet e saj në të ardhmen për këtë çështje”, - duke theksuar se ajo ishte dënuar nga e gjithë bota politike në Shqipëri.
Një deklaratë kjo e përsëritur edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Grigoris Delavekoras disa ditë më parë.
Gjithashtu diplomati grek i është referuar edhe sfidës së fundit të çamëve, siç e ka quajtur ai përpjekjen e tyre për të festuar në Igumenicë përvjetorin e gjenocidit të të parëve të tyre, duke i dhënë mesazhin palës shqiptare se Greqia nuk do të tolerojë akte të tilla provokuese…
Sipas burimeve të TCH, në këtë takim është propozuar nga pala greke dhe ndërtimi i një burgu modern në Shqipëri i cili do të sponsorizohet nga Athina.
Burgu do të ndërtohet në një zonë që do të zgjedhë pala shqiptare dhe atje do të dërgohen shumë prej të burgosurve shqiptarë në Greqi, madje edhe ata me dënime të rënda.
Në përfundim të takimit që është mbajtur tepër sekret, nuk është bërë asnjë deklaratë për shtyp nga palët pjesëmarrëse”.
Po pala shqiptare ç'qëndrim mbajti në këtë takim sekret? Apo mori vetëm leksione, të cilat i dëgjoi kokulur para përfaqësuesve të shovinizmit grekomadh? Se kështu e kërkonte rituali i servilizmit të pështirë të klasës sonë politike para shtetit më karagjoz të Evropës? Përfaqësuesit e shovinizmit grekomadh, para se t'u kërkojnë llogari servilëve të tyre të Tiranës për vrasjen e Aleksandër Gumës (për vdekjen e të cilit shpreh keqardhjen time të thellë), le të japin llogari për vrasjen e 147 shqiptarëve, siç del nga informacioni i zotit Përparim Kapllani, botuar në internet më 07 prill 2011.
Pala greke paska deklaruar se lidhur me vrasjen e Aleksandër Gumës, ajo i mbajtka të hapura të gjitha opsionet e veta për veprime të mëpastajme. Një deklaratë e tillë nuk mund të vlerësohet ndryshe, veçse si një kërcënim i hapur ndaj palës shqiptare. Ne, për fat të keq, nuk e kemi informacionin e duhur se si kanë reaguar (nëse kanë reaguar) “mumjet” e palës shqiptare në atë takim.
Përfaqësuesit e shovinizmit grekomadh, në atë takim, paskan deklaruar se nuk do t'i lejojnë përfaqësuesit e Çamërisë që, më 27 qershor 2011, të pëkujtojnë në Igumenicë përvjetorin e gjenocidit të egër që ushtroi mbi ta shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke.
Me sa duket, shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në bashkëpunim me servilët e tyre të pështirë të klasës politike të Tiranës, e shpikën vjegën, ku të kapet zoti Shpëtim Idrizi, për t'u justifikuar nesër-pasnesër për pamundësinë e kryerjes së vizitës në Çamëri, ku ai pati premtuar se do të shkonte, bashkë me disa të moshuar çamë pas zgjedhjeve të 8 majit.
Nëse kjo vizitë e zotit Idrizi nuk do të realizohet, atëherë del i vërtetë mendimi që qarkullon sot në Shqipëri se zoti Shpëtim Idrizmi s'e ka mendjen fare te çështja çame, por te protagonizmi i vet politik.
Pala greke, në atë takim, na paska marrë zotim për ndërtimin, me shpenzimet e “Athinës”, të një burgu modern në Shqipëri, për t’u vendosur aty të burgosurit shqiptarë, madje edhe ata me dënime të rënda!
Interesante! Greqia, që është katandisur për vete në ditë të hallit, kërkuaka të ndërtojë me shpenzimet “e veta” një burg modern në vendin tonë! Po a është e vërtetë që kjo Greqia qenka duke përjetuar një krizë të rëndë ekonomike, për çka ka vënë tellallin në të gjitha udhëkryqet e Evropës dhe të mbarë botës? Atëherë me çfarë fondesh dëshiruaka ajo “të ndërtojë” një burg modern në Shqipëri? Me sa duket, prapa këtyre fondeve, fshihen “drekët” e shqiptarëve, të cilat shovinizmi grekomadh i ha çdo ditë permes kthetrave që i ka futur thellë në ekonominë shqiptare. Se çdo shqiptarë i ndershëm, nacionalist, nuk duhet të ketë asnjë dyshim se edhe katedralja gjigante e Janullatosit në mes të Tiranës, një ngrehinë kjo që sfidon të gjitha strukturat e arkitekturës shqiptare në qendër të kryeqytetit, me siguri që është ndërtuar me “drekët” e shqiptarëve dhe që dikur do të shndërrohet në qendër të spiunazhit grek.
Një pyetje lind vetvetiu? Po si është e mundur që në informacionin e përcjellë nga TCH për takimin e Janinës, figuruakan vetëm emrat e antarëve të palës greke, kurse emrat e pjesëmarrësve të palës shqiptare paskan mbetur anonimë? Një dukuri e tillë, me sa duket, është në logjikën e gjërave në marrëdhëniet e shovinizmit grekomadh me palën shqiptare: pala shqiptare, duke filluar që nga institucioni i Presidentit të vendit dhe deri në strukturat më të ulëta të shtetit shqiptarë, vazhdimisht ka figuruar si e paqenë, duke luajtur gjithmonë rolin e“mumjes” së bindur para palës greke. Pala shqiptare, në takimet greko-shqiptare, vazhdimisht ka pas marrë përsipër rolin e “nxënësit vjeshtuk” para “mësuesit”grek, prandaj është e kotë që emrat e përfaqësuesve të saj të figurojnë në informacionet për mjetet e informimit masiv. Se pala shqiptare gjithmonë merr vetëm leksione nga pala greke, kurse vetë nuk është as e aftë dhe as trime për t’i dhënë leksione palës greke. Dhe palës greke, në të vërtetë, i duhen dhënë shumë leksione nacionaliste shqiptare, në mënyrë që të zbulohet lakuriq fakti që Greqia sot përfaqëson shëmtinë më të kulluar të Ballkanit dhe të mbarë Evropës.
Lënia në gjendje anonimati e emrave të përfaqësuesve të palës shqiptare në takimin e Janinës, dëshmon edhe për faktin se, me sa duket, edhe TCH-it i vjen në osh servilizmi i shpifur i klasës politike të Tiranës para shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke.
Santa Barbara, Kaliforni
12 prill 2011
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/14
2011/04/13
Nga Flori Bruqi:Sofër e shtruar me lule
Frrok KRISTAJ (1944) u lind në fshatin Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit. Shkollimin fillor e filloi në Zym dhe e kreu në Rakosh të Istogut. Shkollën Normale e kreu në Prizren, kurse Akademinë Pedagogjike në Gjilan. Vijoi studimet në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filologjik, sikurse edhe ato të Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Prishtinës. Punoi në arsim në Planejë, Mazrrek, Gjonaj e Zym, pastaj në Akademinë Pedagogjike në Prizren, kurse nga viti 1978 ishte gazetar i të përditshmes “Rilindja” në Prishtinë. Në vitin 1986 u emërua arsimtar i Shkollës me mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 1991 kthehet përsëri në “Rilindje” (atëbotë botohej “Bujku”), pas luftës në Kosovë përsëri punon në “Rilindje”, kurse nga viti 2003 ishte gazetar i të përditshmës “Bota sot”, si dhe tash së fundi ishte redaktor i kulturës në te përditshmën ‘Iliria Post’. Është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, themelues i SHKA “Katarina Josipi” në Zym (1970), Klubit letrar “Shtjefën Gjeçovi” në Zym (1971), manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” në Zym (1971), Kuizit të diturisë të Shkollës (me mësim plotësues në gjuhën) Shqipe në Gjermani (1991), i manifestimit kulturor “Ditët përkujtimore Nëna Tereze” në Prishtinë (1998), manifestimit letrar e kulturor “Gjurmë të Gjeçovit” në Janjevë (2001) etj. Me krijimtari letrare merret që si nxënës i shkollës fillore dhe se pjesë nga krijimtaria e tij është botuar në të gjitha gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore dhe në Shqipëri, por edhe në SHBA, Zvicërr e Gjermani. Do përmendur se herë pas here punimet e tij janë përkthyer në gjuhën serbe në Kosovë, në gjuhën kroate (në “Oko” të Zagrebit), në gjuhën turke në Kosovë, si dhe në gjuhën suedeze e gjermane (nga Ana Maria Schertel).
Është mbledhës i pasionuar i folklorit.
Deri më tash ka botuar:
ISHULLI I PRITJES (poezi), "Rilindja", 1978, Prishtinë
NJERIU I PENËS DHE I ARMËS (monografi me bashkautor S. Zogaj), KL “Sh. Gjeçovi”, 1980, Zym
PËRSHËNDETJE VENDLINDJES, KSH "Kosova", 1988, Hamburg (Gjermani)
TROJET E SHQIPEVE I (tekst-test me bashkautor M. Reçica), KSHA, 1993, Rottweil (Gjermani)
SHTETËSIA E KOSOVËS (publicistikë me bashkautor K. Devaja), PSHDK, 1995, Prishtinë
ZYMI I HASIT (me bashkautor N. Kërhanaj), KL “Sh. Gjeçovi”, 1996, Zym
TROJET E SHQIPEVE II, KASH, 1997, Wuppertal (Gjermani)
SOFRA E NËNËS (monografi), SHHBK "Nëna Tereze", 2000, Prishtinë
KATARINA JOSIPI - KATI (monografi), SHB "Anton Pashku", 2004, Prishtinë
ASHTI YNË FERISHTE NË GUR (poezi), SHB "Anton Pashku", 2004, Prishtinë
SHKA “Katarina Josipi” (me bashkautor), SHKA “K.Josipi” – Zym, 2005, Zym
ANTON PASHKU – GJENIU I MODERNES, SHB “A. Pashku” – Prishtinë e KL “A.P.” Kukës, 2005
IMZOT NIKË PRELA (monografi), Shoqata HEKAS “Nikë Prela”, Ferizaj, 2006
MËSUESI GJON (monografi), SHB “Anton Pashku”, 2007, Prishtinë
MONOGRAFIA kushtuar manifestimit “Takimet e Gjeçovit 1971-2006” etj.
Ka përgatitur për botim almanakët që janë botuar:
GJURMË TË GJEÇOVIT 2001
GJURMË TË GJEÇOVIT 2002
GJURMË TË GJEÇOVIT 2003-2004
Ka përgatitur numrat tematikë të revistave:
TRIBUNA (kushtuar Nënës Tereze me rastin e vdekjes), nr. 3-4, 1997, Prishtinë
IDENTITETI (kushtuar pesëvjetorit te vdekjes së Nënës Tereze), nr. 2, 2002, Prishtinë
Ka botuar revistat:
ZËRI I HASIT, Klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi”, Zym - Has
KOSOVARI, Klubi i shqiptarëve “Kosova”, Hamburg (Gjermani)
Etj.
Me Kosovën në besë
Kosova është më e madhe se dashuria
Orë fati ndër dallgë e dhembje
Sofër e shtruar me lule
Oqean psherëtimash mbytur në valë
Vesë gjithmonë mbi lule
Amshim-me Kosovën në besë
Shenjtrimi i Kosovës
Kosovës po i shënjeronimet bekimi
Kosovës po i shënniketet himni
Kosovës po i shëngjergjet flamuri
Kosovës po shënnënëterezet shpirti
Shenjtrimi i Kosovës
Kosovës po i shënjeronimet bekimi
Kosovës po i shënniketet himni
Kosovës po i shëngjergjet flamuri
Kosovës po shënnënëterezet shpirti
Shtëpia me Zot
Themel i qëndresës
derë e bujarisë
odë e burrërisë
log i trimërisë
fushë e pjellërisë
sot
e përmot
Shtëpia me Zot
http://www.kosovarimedia.com/home/albakos/138-biografi-te-ndryshme/2680-kush-eshte-frrok-kristaj-1944-jeton-ne-prishtine-flori-bruqi.html
Martir i shkollës dhe i çështjes kombëtare
Mëhilli apo Hili i Vogël, siç e quanin Shtjefën Gjeçovin moshatarët në Janjevë, plot 26 vjet, krahas detyrës së priftit, ia kushtoi edhe arsimit dhe edukimit kombëtar. Në Zym të Hasit Gjeçovin e vranë serbët. Gjeçovi ishte shkrimtar, arkeolog, kodifikues i normave të kanunit, folklorist, poet dhe patriot
Shkruan Frrok KRISTAJ
Studiuesit e jetës dhe veprës së Atë Shtjefën Gjeçovit e kanë konsideruar figurën e tij si njërën ndër më të ndritshmet e më të shquarat e historisë dhe kulturës sonë kombëtare. Në fakt, Gjeçovi është konsideruar dhe konsiderohet edhe tash, njëra ndër shëmbëlltyrat më të shkëlqyera për t'i ruajtur, rigjallëruar dhe për t'i bërë të pavdekshme visaret popullore që kanë vlera të jashtëzakonshme. Ai - Gjeçovi ishte në radhë të parë prift i ritit françeskan, ishte mësues, arkeolog, mbledhës i palodhshëm i folklorit, krijues letrar, poet, dramaturg, përkthyes, publicist dhe atdhetar i përkushtuar.Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovi - Kryeziu (Janjevë, 12 korrik 1874 - Zym i Hasit, 14 tetor 1929) jo vetëm që jetën e vet ia kushtoi mbledhjes së folklorit, vjeljes së vjetërsive, arkeologjisë e etnografisë, letërsisë, përkthimeve të veprave letrare, sociologjisë familjare, atdhetarisë, por për 33 vjet pune të plota, sa punoi gjatë jetës së vet, 26 sosh ia kushtoi arsimit e edukimit kombëtar. Andaj, ai edhe zë një vend të nderuar edhe në historinë e pedagogjisë shqiptare për idetë pedagogjike që dha në veprimtarinë e shumanshme arsimore e kulturore si prift e mësues.
Të hapim shkolla shqipe!
Atë Shtjefën Gjeçovi - Kryeziu gjatë jetës së vet nuk shkroi ndonjë vepër të veçantë pedagogjike, madje nuk i regjistroi as kujtimet e tij si mësues, megjithatë problemet e arsimit dhe të edukimit të popullit shqiptar, në veçanti të brezit të ri, i trajtoi në shumë studime, artikuj, libra e publikime të tjera, që i shkroi e disa prej të cilave edhe i botoi sa ishte gjallë.Se vërtet do të bëhej arsimues i popullit Mëhilli apo Hili i Vogël, siç e quanin moshatarët e tij Shtjefën Gjeçovin në vendlindje para plot 135 vjetëve kur edhe u lind (Janjevë, 12 korrik 1874), sinjalizoi që në ditën e parë të shugurimit në detyrën e shenjtë të priftit në Zllakuqan (të Klinës), më 25 korrik 1896. Atë ditë, siç thonë edhe Rrok Zojzi e Ruzhdi Mata, autorë të monografive kushtuar Gjeçovit, nuk lejoi t'u bihej kambanave të kishës, siç ishte edhe zakon e rregull kishtar, por lëshoi një kushtrim tjetër në fshat: "TË HAPIM SHKOLLA SHQIPE!" Pas një kohe, në vitin 1897, në këtë fshat me angazhimin e Shtjefën Gjeçovit u hap shkolla shqipe dhe mësues u bë ai vetë. Kështu, ai veproi edhe në vende të tjera, kudo që jetoi e punoi. Gjatë 26 vjetëve, sa ia kushtoi arsimit shqiptar, punoi në 11 shkolla, kurse në pesë vendbanime ku qëndroi, hapi shkollat e para, të cilat funksionuan në kushte shumë të vështira. Për veprimtari arsimore që e zhvillonte pa lejen e qeverisë së atëhershme Gjeçovit iu tërhoq vërejtja. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit në Shkodër, më 1916, ia dërgoi një shkresë Gjeçovit se "nuk do të shpërblehej për punën e bërë nëpër shkolla" e ai u përgjigj se "nuk shërbej për para e shpërblim, por për ta vleft popullin". Bile, Gjeçovi është themeluesi i bibliotekës shkollore - e hapi bibliotekën e parë shkollore në Shkodër, por edhe i ekskursionit shkollor.
Monumenti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit
Intelektual i denjë i kulturës kombëtare
Atë Shtjefën Gjeçov - Kryeziu u lind në Janjevë të Kosovës 12 korrik 1874). Mësimet e para i filloi në vendlindje e më pastaj shkollimin e vazhdoi në Troshan të Shkodrës, në Kolegjin Françeskan. Më vonë i vijoi mësimet fetare për teologji e filozofi në Dërventë, në Banja Llukë, Fojnicë, Kreshevë e në Livno të Bosnjës e Hercegovinës, të cilat edhe i kreu me sukses të dalluar. U shugurua meshtar në Zllakuqan të Klinës, kurse shërbeu në Laç, Kurbin, Theth, Prekalë, Vlorë, Zarë (Dalmaci), Livno (Hercegovinë), Gomsiqe, Pejë, Gjakovë, Zym e vende të tjera. U vra nga dora serbe në Zym të Hasit të Thatë, më 14 tetor 1929 dhe u varros në oborrin e Kishës së Shën Prenës në fshatin Shëngjergj afër Zymit të Hasit të Thatë.Shtjefën Gjeçov - Kryeziu duke qenë intelektual i denjë i kulturës kombëtare shqiptare u mor me shumë veprimtari të preokupimit intelektual e të hulumtimit shkencor. Figura e ndritur e kombit tonë - Shtjefën Gjeçovi, kontribut të çmueshëm dha sidomos në fushën e teologjisë, arsimit, historisë, etnografisë, arkeologjisë, sociologjisë familjare, mbledhjes së folklorit, në krijimtari, përkthime e kështu me radhë. E gjithë kjo dëshmohet me shkrimet e tij të botuara e të pabotuara - në dorëshkrim. Veprat më të rëndësishme të tij janë: "Një argëtim arkeologjik" (1902), "Agimi i gjydetnisë" (1910), "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e Shën Luçisë" (1904), "Sebast s'Armeni apo n'Arbëni" (1921), "Trashëgime thrrako-iliriane" (1924), "Kanuni i Lekë Dukagjinit" (postmortum, 1933), "Shëlbuesi i botës ase jeta e Jezu Krishtit" (postmortum, 1994), "Shqyptari ndhadhnjyes" (postmortum, 2002) e të tjera.Bile, për veprën "Kanuni i Lekë Dukagjinit", i botuar pjesë-pjesë në revistën "Hyllui i Dritës" dhe për veprën "Trashëgime thrrako-iliriane", vepra këto që u përkthyen edhe në gjuhën gjermane, Universiteti i Lajpcigut (në Gjermani) Gjeçovin e nderoi me titullin e nderit "Honoris caussa".
Luftoi me penë e me pushkë
Atë Shtjefën Gjeçovi krahas luftës me penë që bënte kundër armikut, si famullitar edhe pse në kundërshtim me normat kishtare, ai rroku edhe pushkën kur e kërkoi nevoja në mbrojtje të atdheut, që e ilustron edhe thënia e tij: "atdheu është mbi të gjitha edhe mbi jetërat!". Kurdo herë që e kërkoi puna ai e vëri pushkën dhe krapërkrah me luftëtarët shqiptarë u fut në flakën e luftës. Luftoi në Vlorë, por edhe në viset tjera etnike shqiptare.Njëherësh, Gjeçovi bashkë me bashkëkohës të tij organizuan Kuvendin e Bajrakut në Kurbin, Kongresin e Lushnjës, Luftën e Vlorës e kështu me radhë, por edhe pas ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë, Gjeçovi ngriti Flamurin Kombëtar në Kalanë e Dejës.Duke shpalosur figurën e Atë Shtjefën Gjeçovit, shpalosim aspekte të identitetit tonë kombëtar dhe rrënjët e thella të kulturës sonë, që po ashtu përkujton kapitujt më tragjik e më krenarë të historisë sonë.
Cikël poetik nga Faik Krasniqi
Faik Krasniqi, i lindur me 21.10.1978 ne Prishtine, me profesion publicist. Ka jetuar mbi 15 vite ne perendim, ne Gjermani dhe ne Suedi, ku ka mbaruar shkollimin. I diplomuar ne gazetari ne degen e publicitistikes, dhe njekohesisht ne ekonomi. Ka shkruar per disa gazeta gjermane dhe per disa shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi, si dhe kontribues dhe bashkepunetor me shume mediume te tjera. Pervec shkrimeve publicistike mirreT edhe me poezi dhe proza. Ka ne plan te botoje gazeten e tij, dhe poashtu nje liber me poezi dhe nje liber publicistike me shkrimet e tij.
PSE
Cila vajze je ti
qe s'po me del karshi
dil ke dritarja jote
ti shohe ata sy
Pse po fshihesh
nga une
dhe po me lene
keshtu pa gjume
TE PRES
Pse moj vajze
po me lene
te te pres
aq shume
spo te vjen
gjynah qe me
le mbreme
pa gjume
TE SHOH
Ti moj vajze
qe spo me
dele karshi
dil te shohe
njehere me sy
mos me le
ashtu duke
te pritur
se me dogje zemren
dhe me pervelove
shpirtin
ANITA
Anita moj Anita
mos valle je
duke me pritur
po behu moj
e gjalle
te shohe
njehere me sy
se me
hengre shpirtin
Anita moj Anita
moj e uruar
qe nuk e qete
koken ne dritare
po behu njehere
e gjalle
se na vdiqe fare
Ti moj goce
qe po gerhet
na le me
vesh perpjete
duke te pritur
qe te lajmerohesh
gjithe keta njerez
i trazove
po ikim edhe ne
ne gjume
te gerhasim
pak me shume
le te linde
dite e re
pastaj te shohim
se cila je
ZEMER MOJ ZEMER
Zemer moj Zemer
perse vonohesh
eja ketu
se jemi duke
te pritur
te gjithe ne
po rrime pa gjume
a mos valle
je duke ikur
Zemer moj Zemer
te marrte e mira
qe me le
sonte pa gjume
o lajmerohu
o une ika
se nuk kam
shume kohe une
O moj zemer
te rafte e mia
ku je ti e ku
po fshihesh
pa ndegjo njehere
kete serenate
eshte per ty shpirt
prandaj pergjigju
se po vdes
pa te pare
PA TY
Cdo dite te kujtoje
cdo nate te enderroje
jeten pa ty
nuk mund ta
imagjinoje dot
PER BABIN TIM TE DASHUR
Cdo dite mendoje per ty
cdo nate qaje per ty
babi im i dashur
sa shume me ka
marre malli per ty
Kaluan 9 vite qe u largove
nga kjo bote
por malli per ty
nuk po me shuhet dot
IKU
Jo mor shoke
une po e kerkoje
por ajo ka ikur
nuk di cka te beje
dola e kerkova
ke dyqani i vjeter
por me thane
se ka ikur
ne drejtim
te paditur
SHQIPET
Thane se shqiponjat i vrane e cane
ne shkembinj copetuar vec korbat po i hane
folete jua dogjen dhe emrin jua shuan
ne mullinjte e ferrit shpirtrat ua bluan
Por harruan nje shkemb atje ne breg te detit
qe s'dridhej prej eres e as prej termetit
pak shqipe ruante mali nga dora e te keqit
por ishin shqipe malit
shqipet e te VERTETIT
pa u sulen shqipet dhe me flake luftuan
me flatra e me zemer betejen e fituan
kulcedrat tani dridhen,rrufete kane frike
nga bijte e shqipes qe ne shkembinj jane rrite
tani ne bjeshket e larta ne RUGOVE
ka lind nje shqipe me emrin KOSOVE
ndaj dridhuni ju TERMOPILE atje ne Greqi
se shqipet po lindin ne Shkup dhe Cameri
MENDOJE PER TY
Kur mendoje per ty
ethe shpirti leshon
mendoje per gjene
me te bukur ne jete
mendoje per
dashurine tone
TE KUJTOJE
Te kujtoje cdo dite
ne mendjen time
te kam o shpirt
malli per ty
me shtohet
qe vetem
nje here te perqafoje
dhe floket e tua
ti perkdheli dhe
belin tend ta shtrengoje
kur te vije ajo dite
qe une dhe ti te
takohemi do te puthe
ne buzet e tua
te embela
dhe te them
te dua o xhan
o shpirti im
VETEM PER TY
Me erdhe ti,ne diten e beharit
me syte e bukur,te ndezur prush
une qendroje perballe ekranit
vizite nuk prisja nga askush
cfare do tek une dashuria ime
me shikon e nuk ulesh dot
kuptoje qe zemra ka dicka
dhe goja jote nuk e thote
une mundohem te perkdhel lehte
por hezitoje dhe pres pa ze
ne doren tende e kam lene
se kam frike se nuk vjen me
ti puthe dy syte e tu te kristalte
me nje guxim temadh
ne kete cast provova ndjenjen
nuk e harroje per asnje kohe
BREZ PAS BREZI
Shqiptar brez pas brez jemi
autokton ne kete toke
per simbol kemi flamurin
Shqipe e zeze me dy koke
i kuq si gjaku qe u la
me gjakun tone
PRITEM
Ti pritme ne enderr e dashur
ku deren e qasur drejt mbylljes une shohe
Ti prekme i perflakur
kur lekuren e akullt kujtimi ngrohe
Ti shkruame poezine e rimuar
e nje dite femija im do te lexoje
Ti enderrome njeri i dashuruar
e ne qerpike e ulur
loti i largesise do te me ngushelloje...
Gjer kur do qendrosh ne heshtje
Portreti i Vasil Qesarit është kompleks. Vasili e do letërsinë dhe e shkruan letërsinë. E do fjalën e bukur e me vlera-publike dhe e shkruan publicistikën. Vasil Qesari di ta shohë jetën gjer tek e fshehta, di ta fiksojë jo vetëm me aparatin fotografik dhe t’ja japë shikuesit si pasuri artistike. Në Ekspozita të tilla të artit, zakonisht jepet urimi:suksese! Suksesi i kësaj Ekspozite të Vasil Qesarit në Nju Jork është arrirë qysh në fillimet e saj.
1. Vasili e do natyrën deri në dehje-shpirti dhe siguron suksesin pastaj e fotografon natyrën.
2. Vasili e do njeriun deri në dhimbje dhe e siguron suksesin para se ta fiksojë portretin e njeriut.
3. Vasili e respekton historinë, me jetën që ka bërë e jetën që do të bëjë njeriu, dhe e ka siguruar suksesin më parë se të fiksojë objektet e kujtesës të historisë njerëzore.
4. Vasil Qesari i do e i respekton krijuesit e artit të bukur, e fjalës së bukur, e tingullit të bukur, ai ka shumë bashkëpunëtorë e miq të vlerave qytetare, kudo në botë,edhe te kjo sallë ku është hapur ekspozita e tij. Me të gjitha këto vlera-krijimtarie e vlera-qytetarie, miku ynë i përbashkët na fton, kësaj radhe, tek arti i tij i fotografisë!

Simbad Detari dhe magjia e fotografisë
Me emrin artistik “Simbad Detari” nuk paramendet vetëm personazhi legjendar i udhëtimeve nga deti në det, nga koha në kohë pa kufij stinësh… Kurrsesi, s’mund të jetë vetëm kaq Vasil Qesari, edhe pse e “pagëzoi” veten me emrin “Simbad”.
Portreti i tij prej shtegtari, vërtetë nuk mund të kuptohen pa udhëtime, por edhe udhëtimet nuk do të kishin kuptim pa një laps e pa një “blic” në ajër, në det e në tokë…

Kësisoj, personazhi ”Simbad” tashmë i “pagëzuar” pa prezencën e një prifti dhe pa u “larë” në “ujin e bekuar”, e risjell “Simbadin”- Vasil në “fuqi kubike”- si udhëtar, si kronist, si krijues…

Jeta profesionale e Vasos-Simbad apo anasjelltas, më kujton dy nga fotografët e shquar, Henri Kartier-Breson, i lindur më 22 gusht 1908 në rrethinat e Parisit dhe mjeshtrin e madh të fotografisë shqiptarin Gjon Mil me veprimtarinë artistike në SHBA e në gjithë botën.

Për të bërë këtë përqasje të këtyre dy figurave të mëdha të artit fotografik botëror me mikun dhe kolegun tonë edhe fotograf Vasil Qesari, më kanë ndihmuar dy vende- Franca e SHBA.

Bordo e Francës, ku Vasil Qesari punon prej vitesh gazetar televiziv(në Francë 3), nuk është larg veprimtarisë të Henri Breson. Edhe 100 vjetët e jetës së emrit të Fotografit të Shquar (1908-2008) ma sjellin më pranë me emrin e mikut tonë Simbad Detari.

Kush nuk e njeh tashti “magjinë” e fotografisë të “Simbad”-Qesarit?! Shtegëtimi i tij, veç fjalës së shkruar na sjell edhe një galeri fotografike, ku sheh e njeh portrete nga më interesantët – përfaqësues të jetës njerëzore; sende dhe objekte historike me shikimin e veçantë të Vasilit…, natyrë të qetë e të “çmendur”…etj.,në thelbin e të cilave qendron Lëvizja.

Dhe nuk gaboj te kjo përqasje e dy mjeshtrave Breson-Qesari.

Por mjeshtri francez Breson kur njohu fotografin e fluturimeve, Gjon Mil shkroi: “Shoqërimi i ngushtë me Milin për mua paraqet këndelljen e shpirtit dhe fisnikërimin e mendjes. Madhështia e Milit buron nga personaliteti i tij kompleks…”.

Mos ky “personalitet kompleks” që thotë Henri Breson për shqiptarin e madh të artit fotografik, duhet ta përdor edhe për mikun tonë Vasil Qesari?! Pse jo!

Vasil Qesari është një personalitet kompleks i artit.Ai është krijues në publicistikë, krijues në prozë e poezi, krijues në fotografi e në ese-në historike e qytetare.

Këtë portret kompleks lexuesi, në pamundësi të gjetjes së gjithë veprës së tij, mund ta gjejë tek faqet e internetit me emrat “Simbad”, “Amarus” etj.

Mos edhe kjo më jep të drejtën që veç urimit per mireseardhje të them se plotësohet ngjashmëria me Gjon Milin-fluturues, që asnjëherë nuk pranoi të delte nga emri i tij i lindjes Gjon?!…(Iliriana Sulkuqi)

Vasil Qesari (Simbad Detari) ka lindur në Vlorë dhe ka kryer studimet e larta në fakultetin Histori – Filologji ( dega gjuhë – letërsi ). Për shumë vite ka punuar si korrespondent i Radio – Televizionit Shqiptar në Vlorë. Në janar të vitit 1997, krijoi kanalin e parë televiziv lokal të pavarur në Shqipëri, të quajtur Teleblu.

Aktualisht jeton në Francë dhe punon si gazetar - reporter në kanalin televiziv francez France 3. Prej vitesh është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë Francezë si dhe veprimtar i organizatave të njohura “Reporters sans frontière” e “Amnistie International “.

Mbas botimit, në mars 2000 nga Toena, të librit “44 ditët e Teleblusë”, autori paraqitet më pas para lexuesit me librin e tij të dytë “Post – scriptum për diktaturën”, gjithashtu ka botuar librin ''Misteri Montekristo''.

Dy fjale...
...Keto vargje jane shkruar para me teper se 30 vjetesh, ne Shqiperi, ne terrin e jetes totalitare.

Ato jane ruajtur ne fshehtesi dhe sekret te plote e i prezantohen per here te pare lexuesit. ( Ne se, gjate periudhes se sistemit stalinist, autori i tyre do te guxonte t'i bente te njohura ato, qofte edhe ne nje rreth teper te ngushte, ai rrezikonte nje denim prej 8 gjer 10 vjetesh burg.

Nuk kane qene te paket te rinjte e asaj kohe qe perfunduan ne te tilla rrethana tragjike ). Keto poezi jane shkruar naten prandaj edhe une i kam quajtur ato Lulet e Nates. Lulet e Dites, aso kohe shkruheshin prej poeteve zyrtare e ato ishin aleate te Mashtrimit. Kurse poezite e mia kishin te benin me Naten e krijesat e saj: enderrat, trishtimin, makthet, friken e terrorin. Kesisoj, keto vargje, ne nje fare menyre, jane shprehje e Poezise se Heshtjes.

Vasil Qesari dhe Anna Kohen
Ato jane jo vetem pengu e trishtimi por edhe zeri e klithma e saj. Ishte pikerisht kjo arsyeja, pse aso kohe, heshtja u be Kisha ime e poezite e mia Altari i saj, ku une vija per cdo nate vazot me Lulet e mia te Nates.

Keto vjersha, te cilat jane shkeputur nga nje vellim i plote e me i gjere, nuk e kane pare kurre driten e diellit. Ato jane kenduar naten, pa ze e ne heshtje. Ato kane qene te destinuara vetem per syte, veshet e mendjen e nje individi.

Eshte hera e pare qe ato dalin perfundimisht nga heshtja. Ja pse, autori, pikerisht tani u thote atyre: "Mirese lindet e rruge te mbare!". Ky urim vlen njekohesisht edhe per vete ate, i cili edhe pse i polli nga shpirti, ka kohe qe i ruan brenda tij ashtu si kanguri foshnen ne marsup...

Simbad Detari (Vasil Qesari)
VARGJE GRI...
Ketu ditet
jane te shkreta
gri e rruget pa njerez.
Ketu shtepia ime eshte gri
e gurret e saj te ftohte si blloqe akulli
Edhe catia eshte gri si qielli
me re i nentorit...
Ketu gjithecka eshte gri,
edhe shtepite, edhe njerezit
edhe shpirti...
Vlore ( 1971 )

LULE NIKOTINE
Mbi dheun e vazos ku rritet nje kaktus ekstravagant
sonte shtypa plot dhjete cigare te pira pergjysem.
Kaktusi im, fodull e koketrashe, mblodhi buzet
kur pa te mbijne rreth tij ca lule të verdha nikotine.
Une qesha.
Ne fytyren time u vyshken rrudhat e merzise...
Vlore ( 1973 )

SI DIOGJENI ME KANDIL
Diten e Naten,
kur qesh e kur merzitem,
si kafshet ripertypese
bluaj ne mendjen time
Ushqimin e Djeshem:
- kujtimet, dashurite, enderrat...
E nis te kerkoj mes tyre,
si Diogjeni me kandil,
mos gjej nje fije Shprese.
Tirane ( 1969 )

PORTRETI IM
Merzitja e Dhimja perbejne hirin
e zjarrit tim qe flakeron prej kohesh,
te syve te mi me bisht ( kujtim nga nena )
plot drite, dhemshuri dhe kuriozitet...
Te kesaj goje qe pi vetem ujin e shqetesimit,
te profilit tim te konsumuar nga erozioni i
varferise, lodhjes e trishtimit,
te dhembeve te rralle, gure te gjymtuar
nga myshku i pafjalesise,
te flokeve te djegur nga dielli medhetar,
te trupit tim te paket nga trashegimnia,
femijnia e varfer, ushqimi e letargjia.
Per pak kohe c'do te mbetet nga gjithe kjo?
Pergjigjja eshte e lemerishme, o shpirti im!
Asgje, veçse nje skice e zbehte qe harrohet,
humbet e vdes ne vetmi.
E qe koha - kjo plake e neveriteshme-
çdo dite e fshin me leckat e saj te felliqura.
Megjithate, o plake shtrige,
ti nuk do te fshish nga e imja memorie
ato qe ishin Deshira dhe Mendimi im!...
Backe - Skrapar ( 1971 )

REVOLTE
Revolte!
Gjer kur do qendrosh ne heshtje
ashtu si vullkani qe pret termetin te bucase?
Revolte, gjer kur do qendrosh ne pranga,
e burgosur per gjithnje?
Revolte?!
Gjer kur do te mbetesh revolte?
Durimi me nuk pret,
ngrehu revolte!
Tirane ( 1970 )

MES QINDRA KUJTIMESH
Mes qindra kujtimesh
qe memoria ime e lodhur kerkon
Mendoj me te lartin, sublimin.
E shpesh i bej pyetje vehtes:
Kujtim te tille a ka?
Ne momente te tilla,
koshienca ime kap
vetem fragmente dhembjesh,
merzitjesh
e trishtimi...

O DHIMBJE USHQIM M'U BEFSH !
O dhimbje qe prej shpirtit buron,
Djall i verdhe veshur me roben e merzise,
Pse zemren e mendjen m'a pushton?
Ushqim m'u befsh!... Pa ty s'mund te rroj...

ILUZION
O zemer, mos u genje!
Jo!.. Jo!...
Prit pakez dhe e drejta
do fitoje!
Mos beso, jo! Se djalli, krahet e engjellit
valvit ne ere...
Mos u genje, zemra ime, jo!
E ti, o mendje, mos u turbullo...
Prit... Rete do ikin,
bryma do te zbrese
e dielli nefund do ndriçoje...
Tirane ( 1969 )

PA TITULL
Me pelqen te rroj ne nje bote capkene
ku njerezit te dashurojne pa frike.
Zemra te mos dritherohet e dimrit pluvial
shi trendafilash te bjere ...
( 1969 )

SPLEEN SHTATORI
Cdo mbremje, ne koken time te dhembur
Qe ne mijra mendime lengon,
nje gjarper jeshil pik-pik helmin derdh.
Cdo dite,
në koken time te rende si pesha e Atllasit
nje dare shtrengon fort
e dhimbjet me tam-tame ne nje farke m'i çon.
Kerkon ajo dare koken e gjarperit te prese,
kerkon ajo vare koken e gjarperit te shtype.
Por gjarperi mbetet i gjalle e tam-tamet gjemojne
si jehona kembanash qe ndjellin llahtari...
( 1970 )

PA TITULL
Edhe dielli mund te ftohet
e akujt te mbulojne gjithcka.
Dhe vjollcat mos te celin,
vera mos te vije me.
Por jo, jo, syte e tu nuk do te vdesin kurre !...
( 1970 )

NATE E BARDHE
Nate. Jashte bie bore...
Natyra si piktore surealiste
skicon peisazhe të frikeshme.
Ftohtesia e qiellit puth token
e pemet te tkurrura nga ngrica
levizin gjymtyret e tyre te sakatosura
duke thirrur:
-Pak diell! Pak diell se vdiqem!
Bardhesia qendron e varur kudo,
ne fusha, male e horizont,
si carcafet e nderur ne muret e spitaleve
te semundjeve infektive.
E une s'arrij te fle.
E bardhe per mua kjo nate
si qindra te tjera.
Dhimbja e zemres me bezdis ne kraheror.
Nje qenje e padukeshme e mizore
Perdite ben te vdese diçka perbrenda ...
Backe - Skrapar ( 1972 )

LETRA E NENES
Si nje nina-nana e harruar nga femijnia
se largu me erdhi letra jote, nene !
Letra jote e pare, sa shume e kam pritur...
Nene e dashur!
Shkrimi yt si hieroglifet egjiptiane
ka me teper dashuri se Kleopatra per Qezarin.
Ti shkruan pa pike e presje si dekadentet,
po ne letren tende ka me teper dhembshuri
sa gjithe bota e tyre e vogel si lajthi.
"Te puth ne syte e bukur !" -shkruan ti
e une mendohem e them me vehte:
"Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!".
Falemiderit, neneza ime,
te tille gezim s'kam ndjere kurre !
( Edhe kur e dashura me shkroi
me shkrimin e saj te rralle,
te shumeprituren leter te pare ).
Backe - Skrapar ( 1971)

MJAFT ME !
Mjaft me
me kotesine e ketyre diteve
pa kufi mes drites dhe erresirës!
Mjaft me
me kete balte te neveriteshme
ne shuajt e kepuceve, duar e fytyre !
Mjaft me
me kete ushqim anemik e te paket
te denje per katerkembshit pa arsye!
Mjaft me
me shoqerine e padeshiruar
të Merzitjes,Trishtimit e Revoltes!
Mjaft më
me ftohtesine e ketij vendi
e cila te shtyn reumatizmin e shpirtit!
Mjaft me
me kete ferr polar
qe zemrat ngrin si blloqe te kuq akulli!...

POEZI E MESAZHIT DHE DASHURISË QË DUHET TË KULTIVOHET
Parathënie për Librin me poezi; ”Unazë gjaku” të Pal Sokolit e shkruar nga poeti i mirënjohur: DIN MEHMETI
POEZI E MESAZHIT DHE DASHURISË QË DUHET TË KULTIVOHET
Nga Din Mehmeti
Poezia e Pal Sokolit, e përfshirë në këtë vëllim është poezi e dhimbjeve të mëdha. Kjo dhimbje që derdhet këtu është shkaktuar nga lufta e fundit e Kosovës, e cila e përgjaku Kosovën, duke pasur si qëllim përfundimtar vrasjet, djegiet dhe pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga tokat e tyre. Kjo ishte një tragjedi e paparë ndonjëherë për nga urrejtja, fanatizmi, egërsia e barbaria që treguan forcat serbe. S’ është çudi, pra, që kjo poezi del nga thellësitë e shpirtit të poetit me tone të theksuara dhimbjesh, si kujtim i tmerrit i ngarkuar me riga të ngrohta lotësh, të cilët nuk shfaqen haptazi, në mënyrë transparente, po rrjedhin vazhdimisht në brendinë e poetit si një elegji e përjetshme pikëllimi për atë që ndodhi në Kosovë. Autori, Pal Sokoli kishte arsye për të shkruar një poezi të këtillë, kur dihet se lufta ia mori pa të drejtë gjashtë anëtarë të familjes, duke ia djegur e pjekur, duke ia shkretuar plëng e shtëpi vetëm pse ishin shqiptarë.

Përkundër këtyre të bëmave, pra kësaj barbarie, poeti Pal Sokoli nuk shpreh urrejtje ndaj askujt, madje as ndaj vrasësve më të egër, por përshkruan pasojat që shkaktuan ata. gjeste të këtilla bëjnë vetëm poetët e mëdhenj të kësaj bote, të cilët dashurinë ndaj njerëzimit e kanë shumëfish më të madhe e më të fuqishme se sa urrejtjen. I këtillë është Pal Sokoli, dhe për nga natyra e këtillë është edhe poezia e tij, të cilën duhet shikuar jo si lashtësi, por si brendësi. Vlerat artistike shihen në thellësinë dhe brendësinë e saj. Pal Sokoli i ka ikë folklorit politik në poezi, i cili do ta bënte pa vlerë artistike atë. Andaj, poezia e tij vjen si vjen si mendim i ngjyrosur me ndjenja tragjike, për gjithçka që ka ndodhur rreth tij në të kaluarën dhe në të tashmen. Poeti, P. Sokoli, i ka shprehur kujtimet e veta dhe në këtë mënyrë bëhet më i sinqertë, më i afërt dhe më i dashur. Pikërisht kjo arritje e poetit konsiderohet si vlerë, të cilën duhet ta shkrijë në vete poezia e vërtetë. Mbase nuk teprohet nëse përforcohet mendimi dhe bindja se poezia e autorit Pal Sokoli rrjedh pikëllim, trishtim, por edhe optimizëm, e dashuri ndaj njerëzve dhe atdheut, i cili s’ është ky i copëtuar në kufij politikë, por atdheu i natyrshëm i shqiptarëve, atdheu të cilin e kanë projektuar me penë dhe gjak brezat e shqiptarëve gjatë historisë. Poeti është krenar kur flet për këto përpjekje të luftëtarëve të devotshëm të lirisë. Ai, si rilindësit, kthehet në të kaluarën, duke i shprehur vlerat kombëtare me qëllim që të ndikojë te bashkatdhetarët e vet, t’iu ndihmojë atyre me shembujt e trimave të dikurshëm, që t’i çojnë idealet e veta më tej, si: Gjergji i Kastriotëve
Është këngë gjak i Arbrit
Engjëll rreze drite
Atlet i një rruge të bardhë.
Poeti përshkruan rrugën e vështirë nëpër të cilën eci populli ynë gjatë historisë për ta fituar lirinë dhe pavarësinë:
Notuam
Vërshimeve të reja
Ndërtuam ura
Ura gjaku
Ura shprese
Ura drite
Poezia e Pal Sokolit është një zjarrishtë e mendimeve dhe ndjenjave të poetit, një zjarrishtë rri gjithmonë ndezur thellë në qenien e tij. Është një plagë e hapur që pikon vazhdimisht përbrenda. Ajo që e bën këtë poezi më të afërt me lexuesin, më intime, është nostalgjia e poetit ndaj prindërve që i kujton nga mërgimi. Në këto raste ai do të shprehë dashurinë e madhe si mërgimtar ndaj Kosovës në përgjithësi dhe vendlindjes në veçanti.:
Sa herë rruga
Më dridhet nën këmbë
Shoka e babait më shtrëngon
Dhe një zë i ëmbël më vjen
Është zëri i nënës që më këndon
Dhe gjithçka më kujtohet tash
Babai mbante shall rreth plisit
Gjyshi shall e shokë
Që më bëjnë dritë
Shpirt më japin mua në Evropë.
Ndër poezitë më të suksesshme të kësaj natyre ku shprehet dashuria ndaj prindërve është padyshim poezia “Nënat”, ku poeti në mërgim digjet nga malli i madh që e ka marrë për Kosovën:
Nënat na mbjellin
Ca lule me duar të praruara
Jetën na zbukurojnë
Me duart e veta
Na japin atë
Çka na merr jeta
Dashuria dhe nostalgjia e poetit për Kosovën është shumë e madhe. Ajo nuk mund të krahasohet me asnjë dashuri tjetër. Ndoshta mërgimi, kjo plagë e keqe për shqiptarët, i ka bërë shumë të ndjeshëm ndaj atdheut të tyre, Kosovës:
U bëra pelegrin
Dhe gurë u bëra
Duke thirrur Kosovë
Me gjurmë lotësh në sy:
Poezia e vëllimit poetik “Unazë gjaku” të Pal Sokolit, është interesante jo vetëm për nga temat që trajton, por edhe për nga forma dhe përmbajtja. Kjo bëhet më e pranueshme falë figuracionit poetik që përdorë poeti, i cili ia shton vlerën artistike. Ky figuracion i ka dhënë mundësi poetit t’i shprehë të gjithë fshehtësitë që i mbanë në shpirt ndaj objekteve që përshkruan. Figuracioni i tij del paksa i zemëruar, ndoshta për shkak të rrethanave jetësore të imponuara nga jashtë. Në këtë poezi autori ka përdorur figura tradicionale, por nuk mungojnë as ato moderne shumështresore, që u japin vjershave një dimension të ri. Shprehjet metaforike që ia shtojnë vlerën kësaj poezie janë: fushat e Kosovës rrisin lule lotësh, rrudhat ma kanë kapluar ballin, eshtrat tua dorëza lahutash, varrin ta ruajnë legjendat, ëndrrat e djegura, lëndina e pikëllimit, dielli trason rrugën, era përkëdhel lotin, cicërima në erë rigon dritë të etur, zog që fluturon kah shpirtrat, gurët e varreve këndojnë himnin, kambanat pëlcasin nga zjarri i fitoreve, etj.
Këto figura të bukura ia kanë lehtësuar punën poetit për ta shprehur plotësisht atë që ndjenë, pra të veçantën e objekteve që përshkruan. Metaforat e këtilla përbëjnë bukurinë e gjuhës e cila pjellë vargje të skalitura në pikëpamje artistike. Këto figura bindin se Pal Sokoli ka sens për ta gjetur figuracionin e veçantë që poezinë e bën të bukur. Pali dallohet me një ndjeshmëri të theksuar ndaj ngjarjeve të mëdha e të vogla, të sotme apo të shkuara. Nga poezia e tij rrjedh një mesazh i madh, dashuria që duhet të kultivohet ndaj atdheut, ndaj figurave të rëndësishme historike, ndaj luftës së drejtë që bëri populli ynë për ta fituar lirinë e vet, dashuria ndaj prindërve dhe vendlindjes, në këtë poezi ka humanizëm njerëzor që e bën atë më të afërt, më të domosdoshëm për t’u kënaqur me vlerat e saj artistike.
Din Gjocaj-Mehmeti ,Gjakovë, Gusht 2008.

Edhe lotët e ajrit po ngrijnë
Din Gjocaj- Mehmeti, poet me origjinë nga Gjakova. Poezia e tij është prezantuar në shumë antologji të poezisë shqipe dhe është përkthyer në mbi 8 gjuhë. Thelbi i poetikës së tij shprehet në konstruktet e tipit: dritë-terr, jetë-vdekje, që zbulojnë natyrën e subjektit lirik, njeriut me shpirt të trazuar e të përçarë më dysh.
Botohen poezitë e fundit të Din Gjocaj- Mehmetit
Poezitë e fundit që poeti i njohur Din Mehmeti i ka lënë në dorëshkrim janë përmbledhur në “Vajet e shiut”, i cili ka dalë nga shtypi.

Ali Jasiqi, redaktor, dhe Halil Haxhosaj, recensent, janë përkujdesur për botimin e poezive të cilat Mehmeti i ka shkruar në kohën kur ka kaluar muajt e fundit të jetës.

“Kjo përmbledhje është dëshmi më e mirë se edhe në ditët e fundit të jetës Mehmeti ka shkruar poezi dhe ka skalitur vargje në momentet e fundit të jetës”, ka thënë Muharrem Kurti, kryetar i klubit letrar “Gjon Nikoll Kazazi” të Gjakovës, klub ky që është themeluar nga vetë Mehmeti,shkruan ''Koha ditore''.
Kjo është vepra e 17-të e poetit të njohur Din Mehmeti, i cili vdiq më 12 nëntor.

Din Gjocaj- Mehmeti lindi në fshatin Gjocaj afër Junikut më 7 maj 1929. Shkollën fillore e kreu në Junik, kurse të mesmen (normalen në Gjakovë). Studioi gjuhën e letërsinë shqipe në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në vitin 1959. Po aty regjistroi edhe studimet pasuniversitare dhe i dha të gjitha provimet, kurse punimin e magjistraturës me titull: “Nëna në strukturën e poezisë lirike familjare shqiptare” e mbrojti në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976.

Din Mehmeti ka punuar si inspektor i shkollave në Lipjan në vitet 1952-1954, si gazetar i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1959-1962, si profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në normalen dhe gjimnazin e Gjakovës në vitet 1962-1967, kurse nga ky vit deri në pension punoi si profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë si dhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë. Me shkrime letrare, me poezi është marrë qysh herët. “Të resë s’anë”, është poezia e tij e parë e botuar në revistën letrare “Jeta e Re” nr. 2, 1949.

Veprat e botuara në Prishtinë:
“Në krahët e shkrepave”, Prishtinë, 1961
“Rini diellore”, Jeta e re, Prishtinë, 1961
“Dridhjet e dritës”, Prishtinë, 1969
“Heshtja e kallur”, Prishtinë, 1972
“Ora”, Prishtinë, 1974
“Ikje nga vdekja”, Prishtinë, 1978
“Fanar në furtuna”, Prishtinë, 1981
“Zogu i diellit”, poezi të zgjedhura, Prishtinë, 1982
“Fatin tim nuk e nënshkruaj”, Prishtinë, 1984
“As në tokë as në qiell”, Prishtinë, 1988
“Gjaku që këndon”, Prishtinë, 1993
“Prapë fillimi”, Prishtinë, 1996
“Lumturia është mashtrim”, Prishtinë, 1999
“Mos vdis kur vdiset”, Prishtinë, 2001
“Verbim i bardhë”, Prishtinë, 2004
“Agu” (dramë), Prishtinë, 1982
Vitin e kaluar (2009) iu botua vepra Kompleti i veprave në pese (5) vëllime.
Veprat e botuara në Tiranë:
“Mallkim gjaku”, “8 Nëntor”, 1973.
“Poezi”, (Përzgjedhje) nga Fatos Arapi, “Naim Frashëri” Tiranë, 1985.
“Klithmë është emri im” , Përzgjedhje e poezive nga vet autori Din Mehmeti, botoi, “Ora”, Tiranë, 2004.
“Zjarri i këngës”, poezi, botoi, Botimet “Onufri”, Tiranë, 2007.
“Vaji i shiut” “Jeta e re” Prishtinë 2010
Në gjuhën serbokroate i janë botuar:
Pesme” (përzgjedhje) e të përkthyera nga Mirko Gashi, “Narodna Knjiga”, Beograd, 1976
“Vreme” (“Koha”), “Jedinstvo”, Prishtinë, 1982

Në gjuhën frënge i është botuar:
“Erdhi koha” (“Il est temps”) antologji përkthyer nga Elisabeth Chabuel, në botim të shtëpisë botuese “META-EDITIONS”, Paris, 2006
Din Mehmeti është autori edhe i shumë panoramave e antologjive në gjuhë të tjera:
“Dega e pikëlluar” (me Sabri Hamitin), Rilindja, Prishtinë, 1979 në gjuhën gjermane, frënge, angleze dhe arabishte (Kuvajt)
“Poeti albanesi in Jugoslavia”, La Battana, Rijeka, 1979
“La parole rinato” - (“Fjalë të rilindura”), (me Giasomo Sekoti), Rilindja, Prishtinë, 1970
Din Mehmeti është prezantuar në shumë panorama e antologji shqiptare në gjuhë të huaja:
“Shtigjet e qëndresës” - “Stazama otpora” (grup përpiluesish) Klubi i punëtorëve letrarë të Kosovës, Prishtinë, 1961
“Panorama e letërsisë shqipe në Jugosllavi” (grup përpiluesish) Enti i Teksteve, Prishtinë, 1964
“Për ty”, Poezi nga Kosova, Naim Frashëri, Tiranë, 1969
“Antologjia e lirikës shqipe” (akad. Rexhep Qosja, Rilindja, 1970 dhe Enti i Teksteve 1985)
“E di një fjalë prej guri”, Antologji e poezisë së Kosovës, Naim Frashëri, Tiranë
“Antologji e poezisë së sotme shqipe në Jugosllavi”, Jehona, Shkup, 1977
“Iz savremene albanske poezije” (Dr. Agim Vinca, Sarajevski Dani Poezije, Sarajevë, 1985)
“Antologjia e përshpirtshme shqipe” (Zgjodhi Anton Nikë Berisha), Prishtinë, 1999
“Poesia del Kosovo” (përgatitur Daniele Gianeane) italisht, 1999
“Antologjia e poezisë shqipe e shek.XX” (zgjodhi dhe përktheu: Kun Stasjens) flamange, Amsterdam, 2000.
“Antologji e poezisë shqipe” (Dr. Ali Aliu) Tetovë, 2000
Katër poetë (zgjodhi e përgatiti Xhevahir Spahiu), Tiranë, 2000
Antologji e poezisë shqipe: “Shqipet dhe malet”, në suedisht
“Sytë që shkrepin dashni” (Poezi të nëntëve), Jeta e re, Prishtinë, 1959
Aiers voix Albaneses dons La Niut chox de txtes presentes et traduits par Alexander Zotos, Paris
“Një gur i çarë”, antologji për Kosovën (përgatitur nga Ali Podrimja) Prishtinë, 2005
“A split stone” (Antologji e përgatitur nga Ali Podrimja) Translated from Albanian Avni Spahiu, Prishtinë, 2006
“Antologia poeziji albanskiej XX Ëieku” (Përgatitur dhe përkthyer në polonisht nga Mazllum Saneja), 2005
Din Mehmeti është prezantuar me panorama të veçanta dhe të përbashkëta në shumë gjuhë të botës të përkthyera nga Robert Elsie dhe Hans-Joachim Lankosh në gjuhën angleze dhe gjermane nëpër revista dhe gazeta.
Shpërblimet e fituara:
1972 - Shpërblimi i Dhjetorit për librin “Heshtja e kallur”
1978 - Shpërblimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin “Ikje nga vetja”
1984 - Shpërblimi i “Rilindjes” dhe Mitingut të poezisë për librin “Fatin tim nuk e nënshkruaj”
2005 - Shpërblimi Kombëtar “Azem Shkreli” për vepër jetësore në krijimtarinë artistike iu nda nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.
Për krijitarinë poetike të Din Mehmetit kanë shkruar:
Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Fatos Arapi, Ali Jasiqi, Adriatik Kallulli, Mensur Raifi, Robert Elsie, Hans-Joachim Lankosh, Ferkli Jorgoni, Drashko Rexhep, Emin Kabashi, Ibrahim Rugova, Agim Vinca, Elisabeth Chabuell, Mehmet Kraja, Basri Çapriqi, Halil Haxhosaj, Hasan Hasani, Jonuz Fetahaj, Besim Muhadri,Flori Bruqi, Pjetër Geci, Fatmir Terziu dhe shumë kritikë të tjerë shqiptarë dhe të huaj.
Din Mehmeti ishte anëtar i kryesisë dhe themelues i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës, anëtar i PEN Qendrës së Kosovës nga viti 2004.
Vdiq në Gjakovë më 12 nëntor 2010.
ZOG MENDIMI
Duke shprushur mendimin
Lindi një zog i bardhë
Shumë kohë me këngën e vet
Mbolli lule në rrudhat e mia
Shumë kohë syve m’u dha dritë
Rrugë hapave
Sa herë këndonte për mua
Mblidheshin rreth tij
Shpendët gjakatarë për ta ngrënë
Por zogu fshihej në honin
E thellë të Unit tim
Nuk këndonte duke ikur
Me frikë në palcë nuk jetohet
M’i lëshoi në veshë këto fjalë
Me një cicërimë
Dua të fluturoj lart në qiell
Të ndërroj formë
Këngë shiu të bëhem
E të bie mbi tokë
03.05.2010.
O INAT O INAT
O inat o inat
Farë e zezë
E mbjellë
Në gjakun tonë
Shtiresh se fle
E syrin e ndezur
Si të gjarprit në pusi
Duke e pritur gjahun
Për të zgrapua
Pikë e pesë na bëre
S’ke besë fe atdhe
Ngjyrë në fytyrë s’na le
Na nxive skuqe zverdhe
Tokë të djegur na bëre
Je shtrëngatë e zezë e shpirtit
Të përlyer nga urrejtja
Dhëmb i mprehtë bishe
Që kullon gjak mbi dhe
Gjakovë, 20.02.2010.
ËNDËRR E TRISHTË
Mesnatë
Kërcëllitje të egra dhëmbësh
Në shtratin tim
Në çarçafët e bardhë
Ujq të kërleshur
Shkoqnin nga një copë mish
Në trupin time ulërinin
I rrudhja këmbët
E fshehja kokën nën jastëk
Të mos më gjejnë
Bëhesha gjithnjë më hiç
Lutesha për ndihmë
Zoti ishte larg për mua ...
MENDIM KRAHËTHYER
Ku po më çon
Mendimi im krahëthyer
Më tërheq zvarrë
Si bisha sakrificën
E vet në pyll
E s’ më lë të klith
E të lutem s’ më lë
Ku po ma thyen qafën
Mendimi im krahëthyer
Më tërheq dhunshëm
Sikur mos të kisha shpirt
E s’ m’i lë sytë të rigojnë shi
Kur shikojnë të largëtat brigje
Të bardhat
Të nxirat ...
Gjakovë, maj, 2009.
THIRRJET E NËNËS
Rri mendueshëm si një bust
Në kodër të fshatit
Shikon diku në thellësi
Të më shoh
Ku jam e ku s’jam
Të më thotë diçka të shtrenjtë
Që e ruan vetëm për mua
Diçka që ia zë frymën
Që ia zbardhë flokun
Që ia futon jetën
Për ta shpallur zemrën nga e keqja
Për t’i shkundur lotët
Degëzuar fytyrës së zverdhur
ZËRI I NËNËS
Këtu nuk të ka kush mërzi
Të duan guri e druri
Gjethet bari bjeshka verriri
Të duan rrugët shtigjet
Lumenjtë gurgullues urat
Zogjtë cicërojnë për ty
Degëve të pemëve
Të duan ajri shiu dielli
Edhe çiftelia edhe fyelli të duan
Të do vendi e kuvendi
Të duan gurët e murit të shtëpisë
Trarët kulmi me strofuj lejlekësh
Eja birë të m’i bësh shpirtit dritë
Se jeta është sa çel e mbyll sytë
E nata është e pafund
ORA E VDEKJES
(Elegji me rastin e vdekjes së vëllait
tim Halit Gjocit)
1.
Ora tetë e mëngjesit Liti vdiq
Shkoi buzagaz në krahët e një përralle
Të pafund ishte vapë dielli shkrumbonte
Klithmat dhe gjëmat rreth tij e pastaj
Më bëhej shkretëtirë në dhomë shpirti
Sa digjej sa bëhej akull ora në mur
Sy i verbuar akrepat pikonin ngjyrë
Të zezë askush s’dinte ç’kohë ishte
Koha kishte dalë jashtë vetes jashtë
Njerëzve askush s’i përngjante vetes
Dhoma i fshinte lotët merrte frymë
Me vështirësi ndërronte ngjyrat herë
Të kuqen mbi të zezën herë të zezën mbi
Të kuqen mbi të verdhën të lulesën
Drita villte pikëllimin e pikëllimi
Bëhej akullnajë ishte ora tetë e
Mëngjesit Liti vdiq
2.
Kush të stërkeqi kështu Lit
S’jam mësuar të të shoh gojëmbyllur
Syngrirë ti më thoshe: plumbi i pushkës
Nuk më shpon s’ka zjarr që më djeg
S’ka lumë që më mbyt njeriu s’duhet
Të vdes për së gjalli pa i zbrazë të
Gjitha fjalët pa kënduar një këngë
Pa shkrepur asnjë pushkë pa e bërë për
Kosovën asnjë luftë na thoshe se
Jetën duhet ta fitosh duke ecur
Përpara për ta bërë shpirtin
Shesh të dritës dhe dashurisë
Vëllathi im i mirë më thuaj kush
T’i shkuli rrënjët që i kishe të
Përlidhura për eshtrat e trollit
T’i heshtë hidhëruar rreth teje
Edhe lotët e ajrit po ngrijnë
3.
Mos vajtoni për të lëreni të fle
Si shqiponja në çerdhen e vet
Është duke fluturuar në krahët
E ëndrrave përtej dritës territ
Për ta gjetur një tjetër jetë
Shikojeni sytë i ka drejtuar
Nga qielli për ta gjetur yllin
E vet që do t’i prijë rrugës së
Pafund nëpër natë mos klithni
Për të mos thoni kulla mbeti
Shkret shikojani ballin e ka log
Betejash sytë plot fitore duke
Luftuar kundër korbave që krrokatnin rreth
Djepave mos gjëmë se do t’ia
Merrni pahin do t’ia zverdhni
Burrërinë trimërinë është kalorës
I paepur furtunave lëreni të hyjë
Në përjetësinë e vet të papërlotur
4.
Pres të më flasësh ti heshtë ti ke
Çka të thuash pastroje shpirtin nga
Fjalët e liga o sot o kurrë bëhu
Ai që ishe. Mos jeta është sot
Në të sotmen shihet e shkuara dhe e
Ardhmja. Na jetojmë në të gjitha kohërat
Dhe me të gjitha vdesim nuk shkohet pa
U dëlirë nga myshqet e fjalëve pa lënë
Gjurmë nuk shkohet nuk vdiset për së gjalli
Kurrë s’të kam parë kështu vëllathi im
Të përmbytur me ngjyrë të zbehtë si tash
Me sy të ëndërrt të drejtuar kah retë
Kurrë s’të kam parë kaq të tretur kaq
Tjetër afër teje rri si një cung i zi
Po pres të më flasësh kot heshtja i jep
Heshtjes heshtje mbjellin gjëmë bluajnë
Jetën derdhin lot mbi gjithçkafën që
Shihet e s’shihet se jeta është pjesë
E dhimbjes buzëqeshje e mashtruar
5.
Mjegull e zezë mbi kokën tënde Lit
I verbon sytë fjalët mendimet ëndrrat
Zhgjëndrrat rrugët sheshet thyejnë qafën
Shtyhen e pështyhen shtrydhen e ndrydhen
Jeta bartë ngjyrën e vdekjes vdekja atë
Të jetës asnjë fjalë s’i jep shpresë
Fjalës asnjë këngë nuk zbret në shpirt
Mjegull e futuar mbi kokën tënde Lit
Afër teje jam e nuk po më sheh nuk e
Meritoj hidhërimin tënd unë të doja shumë
Ti e di këtë e tash je bërë tufan e
Më bëre të huaj jo jo i yti jam në
Gjinjtë e një nëne kemi thithë puthjet
E saj na kanë rritur mjegull e zezë
Mbi kokën tënde ka rënë Lit ke rënë
Pas shtatë kodrave të zeza në orbitën
E territ në atë botë të përjetshme
Ku vdesin edhe ëndrrat ku hi bëhet jeta
VAJET E SHIUT
DRUNJËZIMI I SHPIRTIT
Kur lufta e shkretoi fshatin tim
E njerëzit ikën e s’u kthyen më
Ndodhi një hata më tha miku im
Pylli i rrëqethur si një bishë e uritur
Iu vërsul fshatit dhe pasi e kafshoi
Egërsisht atje ku kishte mbetur
Gjurmë njeriu e futi nën Perandorinë
E vet të verdhë e fshati dhe shpirt
Tash sa herë shkoi atje për t’u çmallë
Shoh hije njerëzish nëpër drurë
Nuk dëgjoj as këngë as vaje
Vetëm varrezat atje në breg
Më flasin me duar të ngritura:
Na jemi këtu më thonë të lidhur
Për damarët e tokës sonë
S’kemi ku të shkojmë
Më vjen të qajë por të ngrirë i kam lotët
Ndjej se si pylli ma ngjyros
Shpirtin me trunjëzon ma lidhë
Për rrënjët e veta të mos i largohem më kurrë
Gjakovë, 2001
PËRJETËSI
Kur shkoj në fshatin e lindjes
Gjithçka zgjohet
Gjethet duke u rënë defeve
Përqafohen
Bari tregon ëndrrat e rritës së vet
Lumi i këndon burimit nën shkëmb
Njerëzit dalin të më përshëndesin
Nga zjarrishtat e këngëve të gjata
Që e lidhin jetën me vdekjen
Shkëmbinjtë flasin shkëmbese
Si njerëzit
Retë e futuara çmendurisht ikin qiellit
Zogjtë shfaqin koncert festiv
Toka m’i tregon bredhjet lojërat
Dashuritë zënkat e bëra
Ma kthen tërë jetën
Më bën të përjetshëm
SHKRONJAT
Një shkronjë e bardhë
Në letrën e zezë ngrirët
Një shkronjë e zezë
Në letrën e bardhë shkrihet
Si dy perandori armike
I shkëmbejnë vetëtimat
Në fund të ëndrrave të thara
Ku fillon hiri i jetës
E bardha e ngjyros të zezën
E zeza të bardhën
E shpirtëzojnë njëra- tjetrën
Para se të vdesin
2008
EC E DIJE KUJT I TAKON
JETA IME
Ec e dije kujt i takon jeta ime
Ndoshta zogut të agullimës
Që u dogj në pyllin e zi –
Zogut të shenjtë që la hirin
E krahëve të bardhë
Për kaltri e diell
Apo vajeve të shiut
Që shkruan simfoninë e pikëllimit
Për ditën e thithur
Nga terri i pafund
Ec e dije kujt i takon jeta ime
Ndoshta fërfëllizave dimërore
Që bartin hirin e oxhakut tim
Të vrarë nga rrufetë
Apo shkëmbit të çmendur mbi fshat
Që pëlcet përbrenda e nuk flet ...
ARTI I RËNIES SOLEMNE
Në parkun e qytetit
Gjethet e drurëve
Bien mbi kokën time
Të përdyllura
Të thara të rrudhura
Si fytyra ime
Bien krenarisht të pikëlluara
Duke shfaqë balet –
Artin e rënies solemne
Dikur ato hapnin pllaja të blerta
Shkretëtirave të shpirtrave
Të mos vdiste dashuria
TERRI MBRETËRIA E PËRJETSHME E NJERIUT
KARNEVALET E HIJSHME
Karnavalet mbaruan
Bota u qesh u përqesh
U bë u zhbë ndryshe
Pati të qeshura të zjarrta
Pati edhe aso të përlotura të ngrira
Një frymë e fortë u lëshua mbi dhe
Lëkundi gjithçka
Shkuli me rrënjë lisat legjendarë
Ranë edhe maskat e jetës së mashtruar
Ranë edhe ngjyrat e fytyrave
Rrugët e dritës u mbushen me baltë
Urat e kalbura mbi lumenjtë e kuq
Nuk i mbanin hapat
Mbeti vetëm shkretia e përdjegur nga rrufetë
Jeta e vdekja mesveti për t’i ushtruar dhëmbët
Njeriu zbriti në fund të njeriut
Me pishtarë të ndezur
Poshtë atje në fund të botës pa diçka
Dhe u kthye i tmerruar flokëzbardhur
E lanë edhe sytë
KJO KAFSHË E ZEZË
Kjo natë e tërbuar kafshon
Ku zemra pikon helm
Ku shpirti dhemb
Nga terri që ndrydh
Mihi thellë në vete
Për të gjetur shpëtim
Kot ... Ndjej se si përtyp
Se si i ngul dhëmbët e zi
Deri në asht deri në klithmë
Kjo kafshë e zezë
Që nuk vdes kurë ...
LULE DRITE
(Zeqë Shehut)
U nise nga etjet e përdjegura
Për të arritur në Bregun e Bardhë
Lumenj pa ura
Rrugë të gjarpinjtë
Krrokama korbash mbi kulla
Por ti nuk ndaleshe
Bëhej furtunë
Rrufetë vrisnin lisat e gjatë
E mbi ty qielli rigonte lot
Por ti nuk ndaleshe
Zemrën e bëre fanar
Rrugës së gjatë nëpër natë
Dhe kur e gjete veten e gjallë në vete
Mbolle lule drite në besimin tënd
Gjakovë, 15. 12. 2009.
LAVROVE KOKËN E LETRËS
SË BARDHË
(Ali D. Jasiqit)
Ku e gjete atë penë magjike
Që rrëshqet si rreze
Në tokën e letrës së bardhë
O Ali Jasiqi
Lëvron me të
Derisa prek në ujë
Derisa prek në zjarr
Derisa ndeshesh në lot
Mbolle farën e re
Atje ku s’e kalbin shirat
Atje ku s’e ngrijnë akullnajat
Për t’i dhënë jetës dritë
10.02.2010.
KOSOVA IME E VOGËL
(Mbesës sime Donika Gjocit)
Ti je ylber
Që ndriçon jetën
Dhe qiellin tim Donikë
Zi je valë kënge
Dritë zjarri
Ti je gjeth shpresash
Bulëz pranvere
Në shpirtin e gjyshit tënd
Ti je zogëz e bardhë
Që fluturon lart
Për t’u dhënë edhe yjeve dritë
Ti je gjithçka që i mbështjell
Ëndrrat e mia të mos ngrijnë
Të mbaj në shuplaka të duarve
Të rris në rrezet e syve të mi
Të ruaj në zemrën time
Donikë – Kosova ime e vogël
Donikë – Atdheu im
UNI IM
Shumë herë të munda
Betejave uni im
Ishte kohë e rrufeve
Shumë herë më munde
Furtunave të shpirtit
Ishte kohë e rënieve
Jeta ime terrishtë e pafund
Askund fituesi i fatit
E VËRTETA
Më mirë të bie të shikosh
Diku përtej brigjeve të zeza
T’i biesh në fund të fundit vetes
E të mos kthehesh më kurrë
Më tha miku im i vjetër
Sepse në këtë botë
E vërteta është gënjeshtër e bukur
Pështymë e njeriut të sëmurë
Nga ndyrësirat
DIMRI NË DHOMËN TIME
Qielli i mendimeve
Reshë borë
Toka e ndjenjave të zjarrta
E shkrinë
E herë akull
E herë flakë
Në dhomën time
Shtrëngatë
Gjakovë, 06. 01. 2010.
SONTE JAM I PAFAT
Sonte jam i pafat
Përkundem në njëmijë klithma
Në djepin e ëndrrave krahëdjegura
Që vdesin mizorisht në mua
Pa i dëgjuar askush
E hap dritaren jashtë natë mbi qytet
Një zë më vjen nga larg
Kthehu në dritën që krijove vet më thotë
Këndo gëzohu mos u përlot
Se gjithçka kalon shpejt
Vetëm terri mbetet mbretëria
E përjetësisë së njeriut
E SHI BIE
Kurrsesi të largohemi
Nga akullnajat e fjalëve
Kurrsesi t’i këpusim zinxhirët e territ
E shiu qan
E shiu qan
Qull e tashmja
Zjarrishtë e ardhmja
Është e mundur
Njeriu të bëhet gur
E mundur është
Të pshurrin idhujt
Në krahët e bardhë
Të lirisë
ASKUSH S’ NDALET
Të gjithë ecin
Kah brigjet e dritës
Tokë e plakur nga gjaku
Qiell i shkretë pa asnjë yll
Rrugët e përgjakta
E lumenjtë e tërbuar pa ura
Por askush nuk ndalet
Askush nuk kthehet prapa
Të gjithë e kërkojnë vdekjen e tyre përpara ...
ME VETMINË
Në dhomën time
Të zverdhur nga mërzia
I thashë vetmisë
Merri rrudhat e degëzuara
Të ballit tim
Që bartën shirat
E pikëllimeve të viteve
Shkreptimave të vetëtimave
Që të bëhem zog
Për t’i kapur kaltrit e qiellit
Këtë s’mund ta bëj kurrë
Ma ktheu e mërrolur vetmia
Sepse do të më shitonin
Retë e përbishura
Duke menduar se je ti
Po deshe fshehu thellë
Në heshtjen time të përjetshme
Lëre jetën të flet për ëndrrën e vet
Merr frymë lirisht
Zot bëhu ...
E KISHA NJË SHPRESË-JETË
E kisha një shpresë-jetë
Që m’i kishte hije jetës
Por kishte shumë zjarr në vete
E donte një botë tjetër
Një tjetër jetë
Ishte ajo mbi të gjitha shpresë-jetët
Që më mbështillte me dritën e vet
Kur më gërryente terri
Fytyrës m’i jepte pranverë
Kur zbehej
Mendimit guxim
Kur ligështohej
Erdhi një mjegull e zezë
Më e zezë se vet e zeza
E të gjitha të zezave
Dhe ma shitoi egërsisht
E ma bëri shpirtin gropë
Të zjarrit të fikur
Pa të gjuha më trokëllin
Si gur i mullirit në të thatë
Fjalët s’ më rrinë bashkë
As ndaras s’ më rrinë
Pa të jam lis që thahet në këmbë
Pa asnjë gjeth
Shpesh më shfaqet në ëndërr
Si një flakë
Vjen e ma ngrit kokën lartë
Për t’i parë mrekullitë e qiellit
Ma drejton shtatin e kërrusur
Për të ecur drejt kah brigjet ...
Gjakovë, 07. 05. 2009.
RRUGËT E MËRZITURA
Të shkreta janë rrugët e qytetit tim
Sepse ato i bren vetmia
Të përhirta të përmjegullta
Të përklithura të përvara
Dhe nuk të çojnë më te Urat e Bardha
Mbi lumenjtë e zi
Në mesnatë dëgjoj përtypje të egra
Janë ato që kafshohen mes veti nga mërzia
E dimri u tregon përralla mbi një hiç të zi
Që këndon mbi bregun e thinjur të një kodre
FJALA JOTE I JEP SHPIRT FJALËS
Fjala jote i jep shpirt fjalës
E bulëzojnë lulet
Me gazin e mendimeve
Mbulon shkretëtirën e njeriut
Retë ikin si bisha të plagosura
Kur ndeshën me ëndrrat e tua
Ti ndez pishtarë drite
Për ta përshkrumbur terrin
Që gërryen eshtrat e yjeve
Fjala i jep shpirt fjalës
E kalaja e së bukurës ngritët
Je rritës i kallinjve edhe në tokën e djegur
Që nxjerrin tufën
Edhe në sytë e njeriut
03.01.2010.
JETON NË MUA NJË NJERI
Jeton në mua një njeri i vetmuar
Herë e rrah gjoksin me grushte
Herë i shkul flokët
Në fytyrën e tij ngjyra të përziera
Është vështirë të nxjerrësh të bardhën
Në të zezën të zezën në të kuqen të kuqen
Në të verdhën të verdhën
Jeton pra në mua një njeri i heshtur
Që ua mbajti në shuplaka rrufeve zjarret
KARRIGE MBI KARRIGE
Në kafenenë e qytetit
Karrige të zbrazura
Shtiren të fjetura
Por sytë flaka shtigjesh
Rreth tyre hije të vdekshme njerëzish
Ulën në to ngritën
Rrëzohen çohen
Vrasin vriten
Mizorisht vdesin
Kthetrave të mprehta të lakmive
E karrigia mbi karrige –
Këngë e vjetër
E karrigia nën karrige –
Klithje e re
FSHATI I VDEKUR
As njerëz as kofshë
Vetëm gjethet frymojnë
As tinguj çiftelish
As ligjërime fyejsh
Vetëm kroi gurgullon pikëllim
As dyer të hapura për miq
As pritje as përcjellje
Vetëm bar i keq pragjeve
E livadhe të pakositura
E mollë të pavjela
Vetëm krrokama korbash
Mbi kulmet e shtëpive të shkreta
LOJËS I RAMË NË FUND
Lojës i ramë në fund
Kur shikohemi në pasqyrë
Na vjen t’i shkulin flokët
Të pështyhemi të klithim
Nga njëri-tjetri të ikim
Pa mend në kokë
Vetëtimat lapsa prej zjarri
Shkruajnë biografinë e territ
Të syve tanë
Tani s’kemi pse ankohemi
Edhe ne mësuam ta vrasim veten
Në mënyrë të re duke buzëqeshur
Njeriu i përbishur rri zgjuar ...
RECITAL DASHURIE
Sonte
Do të doja t’i shprushja
Furtunat e gjakut tim
Për t’i gjetur kockat
E dashurisë time të tretur
Më tha një miku im
Do të doja të digjem
Të futohem për të
Si thëngjilli i harruar
Në gropën e zjarrit të fikur
Sonte miku im sonte
Do të doja të bëja
Në gjumë sy në shtratin
E ëndrrave të hënës
Para se të vdisja
NË PRAG TË DIMRIT
Qielli i vrugët
Retë notojnë me nervozizëm hapësirës
Zogj shihen më rrallë
Pemët e zhveshura fishkëllejnë
Rrugët më të zbrazura
Njerëzit ecin më shpejt
Fytyrat më të zbehta
Më të rrudhura
Fjalët më të dhunshme
Më të ftohta
Parqet e zbrazura
Nga takimet ndarjet
Riga shirash e mërmërima
Po hyjmë në dimër
SI TË IK NGA TI
Si të ik nga ti
Kah t’ia mbaj
Si të shpëtoj
Nga vetja si të të shlyej
Më vjen pas si hije e lules
Më del përpara prapa
Më përvidhesh në mendime
M’i merr shikimet
Rrugët urat
Ëndrrat zhgjëndrrat
Më strukesh në rrudhat e ballit
Në zjarrishtat e ndjenjave
Të ndjej në gjak
S’kam si të të nxjerr
Të shoh me shpirt me gjuhë
Me duar me fjalë me heshtje
Me këngë me vaj
Të shoh me terrin
Me dritën time
Ma mban trupin drejt
Si kallinj plot fryte
E kur vdekja troket në derë
Më mbulon me rrezet e syve tu
Atëherë vdekja ulërin
Duke ikur nga unë
UNË E POEZIA
Dua të ik nga poezia
Të mos më gjejë më kurrë
Më zverdhi më rrudhi meit më bëri
Nuk më la as fjalë as pështymë në gojë
Më ndrydhi më shtrydhi
Nga unë bëri ngjyrë të zezë të kuqe të verdhë
Për t’i pështyrë idhujt e përlyer
Ajo shpirtin e vet e mbolli
Në shpirtin tim natën nëpër hënë
Në një trup për të bulëzuar
Dy shpirtra përgjithmonë
Por unë ndryshe marr frymë në të
Ndryshe ajo në mua frymon
Për çdo ditë më gërryen deri në eshtra
Për të jetuar e lirë pa mua
Në humnerat e letrës së bardhë ...
GJITHNJË MË LARG VETES
Gjithnjë më larg vetes
Më i përakullt
Fjalët s’ më rrinë në gjuhë
Në letër s’rrezatojnë
Ikin të ndërkryera e më lënë
Hambar të boshatisur
Gjithnjë e më shumë
Po më tërheq zvarrë vetmia
Nëpër një pyll të mërdhirë
Pa asnjë zog
Nëpër qiell të thinjur
Pa asnjë yll
Gjithnjë më i përhumbur
Me hiq
ARTI I RI I VDEKJES
Në botë ka festë
Ngritën zbresin
Flamuj të bardhë
Ushtrohet arti i ri i vdekjes
Vdekjes pa dhimbje
Pa lot pa klithje
Askush s’ka
Ku të fshihet
Nga vetvetja
VETMIA IME E SHKALLUAR
Mbi kokat tona të përdyllura
Mullinj të tërbuar bluajnë
Toka varrezë kolektive yjesh
Në qiell vriten mes veti rrufetë
Rrugët pështymë e zezë
Shpresat mizorisht japi shpirt
Vetmia ime e shkalluar
Maj, 1999.
GJAKU I DRITËS
As vet s’e di ku po shkoj
Në këtë natë që ulërin
Rrugët më çojnë zjarrishtave të mendimeve
E më kthejnë në hiçin tim të moçëm
Tash e di se humbjet
Nuk janë krejt humbje
As fitoret krejt fitore
As unë krejt unë
As vet s’e di ku po e thyej qafën
Në këtë natë më të zezë se korbi
Rrugët më çojnë në varrezat e shpresave
Ku pëlciti edhe shkëmbi
E më kthejnë atje ku shkelet gjaku i dritës
Gjakovë, 28.03.2010.
JETA JONË KOLLITJE
Kur flas me mikun tim
Në telefon ia përcjell
Fjalët duke u kollitur
Duke u kollitur
Më përgjigjet edhe ai
Telefoni mezi merr frymë
I fshin djersët
Edhe ai kollitet
Qielli ngjyrë hiri
Toka në buzë të dimrit
Jeta jonë kollitje ...
UNË DHE FJALËT
Herët fillova t’i bluaja
Fjalët e mia
E prej tyre të bëja hi
Rrugës vdisnin nga pagjakësia
E m’i braktisnin ëndrrat
Për një botë tjetër
Nuk gjenin dalje nga terri
As urë për të kaluar lumin e gjakut
As gacë në hi për ta ndezur zjarrin e jetës
Fat e pata të më gërryente nata
Si qeni i uritur eshtrat
Herët nisa t’i digjja fjalët e mia
E më flakën e tyre të shkruaja
Emrin tim në fletën e kaltër të qiellit
Të mos vdesin shpresat
Gjakovë, 2010.
PAMJE E TRISHTË
Qielli saç i nxirë
Toka pa ngjyrë
Mezi marr frymë
Ditët po ngrijnë
Frikë ...
EMRAT PA NGJYRË
Ëndrrat e fjalëve digjen
Xhepat e mendimeve ngrijnë
Emra pa ngjyrë
KUR VETËM ISHA
Një natë kur vetëm isha
Ndjeva një gërryerje në dhomë
U ngrita e shikova në çdo skutë
Rreth dritareve nën shkallë kudo
Kot asgjë
U shtriva në krevat
E fillova të mendoja
Kur papritmas përsëri zhurma
E gërryerjes edhe më e fuqishme
U enda nëpër dhomë si i çmendur
Derisa më në fund e kuptova
Se gërryente vetmia
Si qen i zi eshtrat e gjuajtura në rrugë
IKJE NGA VETJA
Shikime të gjarpërinjtë
Fytyra të akullta të përbishura
Buzëqeshje të egra
Dashuri të ftohta
Pa ngjyrë pa zjarr gjak
Urrejtje të zgjuara te secili
Ikje e vetes nga vetja
ASKUSH S’ DI CILI ËSHTË
Mendimet janë kthyer përmbys
Dhe vdesin mjerisht
Në Sheshin e Hyjnive
Dashuria vetëvritet
Pa lot pa klithmë
Njeriu tek njeriu
E sheh terrin e dritën e vet
Dhe nga vetvetja ik
Askush s’e pranon
Se është ai që është
Varrezat e mendimit
Po shtohen çdo ditë ...
Gjakovë, Mars, 2009.
MEDITIM I VERDHË
Shtëpia ime buzë rrugës kryesore
Natë vetëm në ballkon
Veturat shkojnë e vijnë
Me shpejtësi marramendëse
Njëra m’i merr duart
Tjetra këmbët
Pastaj mendimet gëzimet
E më lënë një zhurmë të egër
Që vdes shpejt
Nata derdhet ngadalë në gjumë
Ndërsa unë pres të më kthehen
Pjesët e marra
E në pritje tjetërsohem
E shikoj veten në pasqyrë
Tmerr ik nga vetja
ISHTE KOHË E RRUFEVE
(Zbrazët)
JETA
Nëpër dyert e spitalit D
Njerëzit hynë e dalin
Ditë e natë
Roja e portës si ushtar prej bronzi
E ka humbur durimin
S’do të flasë me askënd
Kur nata mbështjell spitalin
Me çarçaf të zi
Shfaqen hijet e të vdekurve
Nëpër pavijone nëpër dhomat e të sëmurëve
Shikojnë fytyrat e tyre zverdhake
Sytë e tyre të lodhur flasin përçartë
Hynë në sallat e ngrënies
Ngjiten në katin më të lartë
Zbresin shkallëve poshtë
Ndërrojnë emrat ngjyrat e fytyrave
Vendet kohërat
Grinden pështyhen shtyhen përshtyhen
Rrihen vriten për të bërat të pabërat
Për të mundurat e të pamundurat
Ndërsa plepat e gjatë përreth
Shkëmbejnë mesazhe si ushtarakët në front
Këndojnë këngët e furtunave të egra
Që zbresin nga malet si gjëmë e qiellit
Në mëngjes jeta zgjohet herët
Me një buzëqeshje të shndritshme
U jep frymë të sëmurëve
Derdh mbi ta gaz shpresa
Për të shpëtuar të mundurën
Gjakovë, 10.02.2010.
ART I BARDHË
Dimër deri në fund të shikimit tim
Heshtje e bardhë
Gjithçka fle në shtratin e bardhë
Drurët mbajnë mbi supe
Peshën e dhimbjes së bardhë
Ëndërrojnë këngët e blerta të gjetheve
Që kishin dikur
Njerëzit mbrëmjeve të gjata
Ecin me pishtarë në duar
Shtigjeve të legjendave
Për të mësuar si vdiset madhërisht
Sytë s’kanë ç’të bëjnë
Hapën dhe mbyllën bardh
Art i bardhë –
Mbi shkretëtirën e mendimit të zi
Gjakovë, Mars, 2010
KËNDOJMË E LUTEMI
Tinëzisht nga mjekët
Pimë duhan në dhomën e fjetjes
Nga zhgënjimet thurin ëndrra
Për të fluturuar diku larg
Për të mos u kthyer më
Kur fjalët lehin si qentë
E ulërijnë
Korridoreve të krisura nervash
Fillon përleshja mes nesh
Deri vonë
E pastaj ia shtrijmë duart
Miqësisë e dashurisë njëri-tjetrit
E ndajmë jetën dhe vdekjen
Në mënyrë të barabartë
Këndojmë dhe lutemi ...
Gjakovë,
Spital, 14.01.2009.
NJERIU NUMËR
I numëroj pllakat
E korridorit të spitalit
Derisa bëhem numër –
Një numër që shumëzohet
Me një zog të kaltër në hapësirë
Që mblidhet me shpresë të thyer
Që zbritët me një vetëtimë
Që pjesëtohet me një gjëmë
Motrat më shikojnë flasin diç mes veti
Zverdhën skuqën dhe ikin shpejt
Llambadhet e dhomave të të sëmurëve
I mbyllin sytë njëra pas tjetrës
E pastaj gjithçka i nënshtrohet
Perandorisë së ëndrrave
Gjakovë,
Spital, 18. 01. 2009.
E BARDHA NË TË ZEZËN
Të bardhë mjekët motrat
Hije zotash rreth meje
I bardhë korridori
Të bardhë muret muret e dhomave
Të bardha fjalët mendimet
Ëndrrat zhgjëndrrat
Të bardha ilaçet injeksionet
Antibiotikët diklofenët
Të bardha dhimbjet klithjet
Thirrjet ankesat lutjet lotët
Të bardha vdekjet nga të bardhat
Në prehrin e të zezës
MË E SHTRENJTA ËSHTË NGRËNË
O zhgënjim
I dritës së territ tim
Mos më gërryej në shpirt
Si qeni eshtrat në rrugë
Më e shtrenjta është ngrënë
Ma lë një dritare të hapur
Të më thithin sytë dritë
Të lirë ma lë një shteg
Për të arritur në Kodrën e Bardhë
Të më këndojnë fjalët
Të më rrisin lule mendimet
Më lë bile pakëz gaz në fytyrë
Më të hijshme të më duken rrudhat
Të mos thahem në këmbë si lis i vetmuar
Qiellit që po resh pikëllim
Më e shtrenjta është ngrënë ...
NJERIU I BARDHË
(Mikut tim Dr. Rifat Lilës)
Kur gjumi bën tortura mbi mua
Kur më klithin fjalët e më vajtojnë mendimet
E shpirti më bëhet zjarrishtë dhembjeje
Vjen tek unë
E zbret thellë në mua
Njeriu i bardhë
Që për të tjerët jeton
Për t’i shkrumbuar hijet e uritura të mortjes –
Hijet e futuara që gërryejnë mbi kokën time
Kur qielli pikon verdh zi
E toka bëhet shkretëtirë në sytë e mi
Vjen si një vetëtimë njeriu i bardhë
Duke qarë terrin e mllefosur
Me flakadan e ndërgjegjes
Dhe sjell shpresën e tretur të jetës
Fjalëve m’u jep gaz
Jetës këngë
Pranverës blerim
Qiellit dritë
Gjakovë, 2 Maj 2008.
HERË NË TË DJATHTË
HERË NË TË MAJTË
Në një dhomë të spitalit
Unë vet i gjashti
Të bërë shportë nga injeksionet
Shikoheshim në heshtje
Kur kthehesha në krahun e djathtë
Një i sëmur më shikonte
Me sy të përçartur
Kur kthehesha në të majtin
Më tmerronte një tjetër
I zverdhur si meit
Kur kthehesha në shpinë
E shikoja llambadhen
Se si skuqej
Se si futinë bëhej
I mbyllja sytë
Askund gjumi
Vetëm terri i uritur
Kafshonte diçka të shtrenjtë
Mbi mua ...
Gjakovë,
Spital, Janar, 2009.
KUR TË VISH TEK UNË
Motër moj
Kur të vish tek unë
Mos u bë akullnajë të lutem
Nxjerr nga vetja një buzëqeshje
Dhe më mbulo të mos ngrij
Motër moj
Mos më lë të klith
E të bëj gjëmë
Në sytë e tu
Pi dritë një yll
Që nuk fiket kurrë
Gjakovë,
Spital, 2009.
NJERËZ TË FLAKUR NGA RËNIET
Fjalët i kanë të përhirta
Nuk dinë cilën ta hedhin
Cilën ta ruajnë për ditën e fundit
Mbahen fortë për shtyllat e ëndrrave
Të mos rrëzohen
Janë njerëz të harruar –
Të plakur nga rëniet
Dhe s’i besojnë më as robit as Zotit
As dritës as territ
Të vërtetat i mbushin me gënjeshtra
Gjakovë,
Spital, Maj 2009.
PËLCITJE
Jashtë nata e tërbuar ulërin
Si bishë e uritur
Brenga unë në luftë të pafund
Me veten time
Të gjitha orenditë e dhomës
Më shikojnë pikllueshëm
Llambadhja herë ngrin herë pikon shi
Të ngrohtë mbi mua
E pastaj nga një flakë e brendshme
Bëhet copë – copë
(2008)
(Përgatiti për botim Flori Bruqi)

Marjan DODAJ: HARTA HISTORIKE (referenca)
Marjan DODAJ: HARTA HISTORIKE (referenca)
Nga Marjan DODAJ ( marjandodaj@yahoo.com )
Dergoi Bruqi Flori: bruqi-flori@hotmail.com
No user responded in " Marjan DODAJ: HARTA HISTORIKE (referenca) "
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...