Nga Prof.dr. Eshref Ymeri
Nga një informacion që zoti Feliks Taho ka përcjellë në internet sot, më 12 prill, rezulton se në Janinë na qenka zhvilluar një takim sekret mes palës greke dhe palës shqiptare. Ky takim sekret paska qenë greko-shqiptar dhe jo shqiptaro-grek. Se pala shqiptare asnjëherë nuk ka pasur burrërinë të thërrasë në takim palën greke.
Ja çfarë thuhet konkretisht në informacionin e zotit Feliks:
“Vrasja e Aristotel Gumës dhe çështja çame ishin dy nga pesë temat që u diskutuan gjatë një takimi të fshehtë diplomatik mes autoriteteve greke dhe atyre shqiptare, të mërkurën e kaluar në hotelin “Dulak” të Janinës, në Greqi.
Duke përfituar edhe nga greva katërditore e mediave vendase, nuk u bënë publike emrat e përfaqësuesve shqiptarë, por vetëm fakti se ata janë shoqëruar në Janinë nga ambasadori grek në Tiranë Nikolas Pazios. Ndërsa pala greke u përfaqësua nga zëvendësministri i Jashtëm, Dhimitris Dholis, shefi i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, Kostas Bikas, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Lefteri Ikonomu.
Numri dy i diplomacisë greke ka shfaqur ndaj autoriteteve shqiptare shqetësimin e qeverisë së tij për rezultatin e hetimeve të specialistëve shqiptarë lidhur me vrasjen e homogjenit Aristotel Guma.
“Greqia - ka thënë Dholis - mban të hapura të gjitha opsionet në lidhje me veprimet e saj në të ardhmen për këtë çështje”, - duke theksuar se ajo ishte dënuar nga e gjithë bota politike në Shqipëri.
Një deklaratë kjo e përsëritur edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Grigoris Delavekoras disa ditë më parë.
Gjithashtu diplomati grek i është referuar edhe sfidës së fundit të çamëve, siç e ka quajtur ai përpjekjen e tyre për të festuar në Igumenicë përvjetorin e gjenocidit të të parëve të tyre, duke i dhënë mesazhin palës shqiptare se Greqia nuk do të tolerojë akte të tilla provokuese…
Sipas burimeve të TCH, në këtë takim është propozuar nga pala greke dhe ndërtimi i një burgu modern në Shqipëri i cili do të sponsorizohet nga Athina.
Burgu do të ndërtohet në një zonë që do të zgjedhë pala shqiptare dhe atje do të dërgohen shumë prej të burgosurve shqiptarë në Greqi, madje edhe ata me dënime të rënda.
Në përfundim të takimit që është mbajtur tepër sekret, nuk është bërë asnjë deklaratë për shtyp nga palët pjesëmarrëse”.
Po pala shqiptare ç'qëndrim mbajti në këtë takim sekret? Apo mori vetëm leksione, të cilat i dëgjoi kokulur para përfaqësuesve të shovinizmit grekomadh? Se kështu e kërkonte rituali i servilizmit të pështirë të klasës sonë politike para shtetit më karagjoz të Evropës? Përfaqësuesit e shovinizmit grekomadh, para se t'u kërkojnë llogari servilëve të tyre të Tiranës për vrasjen e Aleksandër Gumës (për vdekjen e të cilit shpreh keqardhjen time të thellë), le të japin llogari për vrasjen e 147 shqiptarëve, siç del nga informacioni i zotit Përparim Kapllani, botuar në internet më 07 prill 2011.
Pala greke paska deklaruar se lidhur me vrasjen e Aleksandër Gumës, ajo i mbajtka të hapura të gjitha opsionet e veta për veprime të mëpastajme. Një deklaratë e tillë nuk mund të vlerësohet ndryshe, veçse si një kërcënim i hapur ndaj palës shqiptare. Ne, për fat të keq, nuk e kemi informacionin e duhur se si kanë reaguar (nëse kanë reaguar) “mumjet” e palës shqiptare në atë takim.
Përfaqësuesit e shovinizmit grekomadh, në atë takim, paskan deklaruar se nuk do t'i lejojnë përfaqësuesit e Çamërisë që, më 27 qershor 2011, të pëkujtojnë në Igumenicë përvjetorin e gjenocidit të egër që ushtroi mbi ta shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke.
Me sa duket, shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në bashkëpunim me servilët e tyre të pështirë të klasës politike të Tiranës, e shpikën vjegën, ku të kapet zoti Shpëtim Idrizi, për t'u justifikuar nesër-pasnesër për pamundësinë e kryerjes së vizitës në Çamëri, ku ai pati premtuar se do të shkonte, bashkë me disa të moshuar çamë pas zgjedhjeve të 8 majit.
Nëse kjo vizitë e zotit Idrizi nuk do të realizohet, atëherë del i vërtetë mendimi që qarkullon sot në Shqipëri se zoti Shpëtim Idrizmi s'e ka mendjen fare te çështja çame, por te protagonizmi i vet politik.
Pala greke, në atë takim, na paska marrë zotim për ndërtimin, me shpenzimet e “Athinës”, të një burgu modern në Shqipëri, për t’u vendosur aty të burgosurit shqiptarë, madje edhe ata me dënime të rënda!
Interesante! Greqia, që është katandisur për vete në ditë të hallit, kërkuaka të ndërtojë me shpenzimet “e veta” një burg modern në vendin tonë! Po a është e vërtetë që kjo Greqia qenka duke përjetuar një krizë të rëndë ekonomike, për çka ka vënë tellallin në të gjitha udhëkryqet e Evropës dhe të mbarë botës? Atëherë me çfarë fondesh dëshiruaka ajo “të ndërtojë” një burg modern në Shqipëri? Me sa duket, prapa këtyre fondeve, fshihen “drekët” e shqiptarëve, të cilat shovinizmi grekomadh i ha çdo ditë permes kthetrave që i ka futur thellë në ekonominë shqiptare. Se çdo shqiptarë i ndershëm, nacionalist, nuk duhet të ketë asnjë dyshim se edhe katedralja gjigante e Janullatosit në mes të Tiranës, një ngrehinë kjo që sfidon të gjitha strukturat e arkitekturës shqiptare në qendër të kryeqytetit, me siguri që është ndërtuar me “drekët” e shqiptarëve dhe që dikur do të shndërrohet në qendër të spiunazhit grek.
Një pyetje lind vetvetiu? Po si është e mundur që në informacionin e përcjellë nga TCH për takimin e Janinës, figuruakan vetëm emrat e antarëve të palës greke, kurse emrat e pjesëmarrësve të palës shqiptare paskan mbetur anonimë? Një dukuri e tillë, me sa duket, është në logjikën e gjërave në marrëdhëniet e shovinizmit grekomadh me palën shqiptare: pala shqiptare, duke filluar që nga institucioni i Presidentit të vendit dhe deri në strukturat më të ulëta të shtetit shqiptarë, vazhdimisht ka figuruar si e paqenë, duke luajtur gjithmonë rolin e“mumjes” së bindur para palës greke. Pala shqiptare, në takimet greko-shqiptare, vazhdimisht ka pas marrë përsipër rolin e “nxënësit vjeshtuk” para “mësuesit”grek, prandaj është e kotë që emrat e përfaqësuesve të saj të figurojnë në informacionet për mjetet e informimit masiv. Se pala shqiptare gjithmonë merr vetëm leksione nga pala greke, kurse vetë nuk është as e aftë dhe as trime për t’i dhënë leksione palës greke. Dhe palës greke, në të vërtetë, i duhen dhënë shumë leksione nacionaliste shqiptare, në mënyrë që të zbulohet lakuriq fakti që Greqia sot përfaqëson shëmtinë më të kulluar të Ballkanit dhe të mbarë Evropës.
Lënia në gjendje anonimati e emrave të përfaqësuesve të palës shqiptare në takimin e Janinës, dëshmon edhe për faktin se, me sa duket, edhe TCH-it i vjen në osh servilizmi i shpifur i klasës politike të Tiranës para shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke.
Santa Barbara, Kaliforni
12 prill 2011
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...