Rikthehet “Gjeneral Gramafoni”, pas 33 vitesh në piktura dhe fotografi
Filmi shqiptar i vitit 1978, frymëzimi i artistëve për të sjellë “Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?”
“Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?” titullohet ekspozita e artit bashkëkohor, e cila mbledh rreth saj disa nga artistët më të njohur të artit pamor shqiptar. E veçantë në llojin e saj, ekspozita vjen e kuruar nga Zef Paci dhe Tina Finnas, ndërsa përqasje tematike është e konceptuar nga Edi Muka. Ekspozita “Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?” dëshiron të mbushë zbrazëtirën e krijuar
në strukturën shoqërore duke reflektuar mbi të kaluarën historike të afërt me një perspektivë të qartë përmbi gjendjen e sotme. Sipas organizatorëve të ekspozitës, veprat e artistëve pjesëmarrës na paraqiten me një larmi temash, duke prekur histori personale, reflektime të brendshme, simbole të kohëve të shkuara dhe dilema të reja të një tranzicioni të përjetshëm. Emërtuesi i përbashkët i shumë veprave të artit që shtrihen nga videoja te piktura, fotografia, performanca dhe instilacioni, sipas organizatorëve të ekspozitës është një pozicion reflektiv mbi gjendjen tonë sociale, kulturore dhe politike të sotme. E gjithë kjo vjen e prezantuar në punimet e artistëve pjesëmarrës në këtë ekspozitë, që janë emra të cilët janë aktiv sot në zhvillimin e artit pamor shqiptar. Emrat pjesëmarrës të ekspozitës që do të çelet në datë 15 prill në orën 18.30 në galerinë FAP janë Adrian Paci, Albert Brahaj, Alketa Ramaj, Armand Lulaj, Enkelejd Zonja, Era Tula, Heldi Pema, Ledia Kostandini, Leonard Qylafi, Theodoraq Napoloni, Lina Selander, Stefan Çapaliku, por këtë ditë të ekspozitës do të jetë dhe një aktore Sara Smaja. Ekspozita “Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?” është pjesë e një projekti afatgjatë titulluar “Utopitë Individuale Tesh e Mbasandej”-Ndërprerjet e dialogut ndërmjet brezave ose çfarë kemi të përbashkët?”, i cili është realizuar në bashkëpunim me SCCA/pro.ba nga Bosnje Hercegovina, TICA nga Shqipëria dhe New Media Cen-ter nga Serbia. Projekti “Utopite Individuale Tesh e Mbasandej” është i mbështetur nga Programi Kulturor Zviceran në Ballkanin Perëndimor.
“Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?” e ka marrë frymëzimin nga filmi shqiptar i vitit 1978
Ekspozita “Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?” e ka marrë frymëzimin nga filmi shqiptar i vitit 1978 “Gjeneral Gramafoni”. Edhe pse i bërë përshtat kërkesave të makinerisë propagandistike të kohës, në film ka një përqasje kurioze të nënteshme. Ashtu sikurse sugjeron titulli, filmi është rreth futjes së diskut të parë LP në Shqipëri, sjellë në një qytet të vogël, të njohur për muzikantët popullorë, prej një italiani misterioz “të qytetëruar”. Rrengu është se ai jo vetëm po orvatet të joshë muzikantët vendas nga kahu i pushtimit fashist të Shqipërisë që po ia behte, por kur disku vihej në anën tjetër, ai luante muzikë modern italiane. Kështu, pushtimi i vërtetë nuk është ai ushtarak por ai i hollë, që ka ndër mend të përshkojë strukturën shoqërore ndërsa i rrënjos një mënyrë tjetër jetese. Sot, thuajse 20 vjet mbas rënies së komunizmit, mënyra perëndimore e jetesës ka zaptuar çdo votër e çdo grimcë të shoqërisë Shqiptare. Ende sot, në një zhvendosje paradoksale, përplasja e moçme kulturore e paraqitur në film nuk është zhdukur por ka dalë në syprinë edhe ma e fortë, ndërsa kontradiktat e vjetra dhe problemet e reja sociale kanë dalë në pah prej përparimit të politikave neoliberale lëkurtrasha. Ajo çfarë ka dalë si rezultat i një ecjeje me sa duket mbrapsht është: ringjallja e kodeve sociale arkaike dhe të nderit, një mënyrë jetese konsumiste shkatërruese, një retorikë politike e urrejtjes, dhe një polarizim në rritje i shoqërisë.
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...