Shënime rreth librit “ Kiço Mustaqi, Ministri I Mbrojtjes midis dy sistemeve” të Albert Zholit“
E shihni atë burrin atje që punon si roje nate? Është një emigrant i varfër, që ka ardhur nga Shqipëria. Minoritar grek... Ta gdhish gjithë natën në këmbë, në atë moshë!...”“Eh, çfarë ka të çuditshme, or mik, çfarë do ti, që të jetë ai këtu, ministër?!”
“Duro, se nuk kam mbaruar. Ai ministër ka qenë atje, në vendin e tij...”
“Oh, Kristos, ti po tallesh?!”“Aspak, ka qenë ministër dhe jo do kudo, por Ministër i Mbrojtjes. Atij i ishte besuar të ruante tërë Shqipërinë nga armiqtë e saj, ndërsa tani ka nëntëmbëdhjetë vjet që ruan një nga mijëra magazinat e Greqisë..,”“Si, si?... Mos po tallesh?! E çuditshme!... Çfarë trillesh luan fati në jetën e një njeriu! Një minoritar grek që i paskan besuar të ngjitet deri në majat më të larta të hierarkisë komuniste.... duke qenë edhe anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë. Të duket e pabesueshme!.... Po shteti, shteti i tij, si e ka lënë kështu?! Si the... që e quajnë?!...”“Kiço Mustaqi...” Nga një dialog i rastësishëm në AthinëKështu nis libri monografik që lexohet me të shpejtë pasi publicisti ynë I njohur e ka shkruar rrjedhëshëm, pa stërgjatje, të ndarë në pjesë të shkurtëra dhe aspak të mërzitëshme.Këtu flitet me ndershmëri për jetën e një oficeri që arriti të bëhej Ministër I Mbrojtjes dhe Antar I Byrosë Politikë të PPSH; ardhur shtresa relativisht e konsideruar e “dorës së dytë” deri para Lufts së Dytë Botërore – ajo e minoritetit grek.Kiço Mustaqi ka përjetuar dramën e tij personale në kohën e një drame të madhe. Ai ka ngritur me djersën e ballit dhe falë aftësive të tija, të gjitha shkallët e karrierës ushtarake të ushtrisë komuniste për të përjetuar, më pas, situatën hutuese të ndërrimit të sistemeve.Njerëzit kalojnë kohë të dëshëpëruara. Nga kjo janë shtuar shumë ata që shkruajnë poezi, shkruajnë monografi, kujtime.Mustaqi ka të veçantën e tij në këtë serial librash. Është jashtë përfytyrimit dhe thuajse e pamundur në vënde me popuj konservatorë, siç është Shqipëria, një fshatar nga moniriteti të bëhet ministër mbrojtjeje i shtetit në fjalë. Dhe ky fshatar më pas, kur e solli jeta, pranoi kushtet poshtëruese të emigranitit, pranoi të bënte punë ordinere ardhur nga kupola më e lartë e një shteti ku shërbeu me nder , por vendosi të mos mashtronte njeri, siç nuk kishte mashtruar tër jetën. Mes nesh kemi parë pafundësisht shëmbuj se si konvertohen bindjet brënda një nate, si “rinovohet” tjetri.. Sigurisht nga halli. Pikërisht nga ai. Kiço Mustaqi me librin dhe me shëmbullin e tij tregoi se gjaku grek, di të jetë mirënjohës, të të mos të braktisë kur të jeshë ngusht dhe të mos e hajë turpin me bukë. Ai, për periudhën e nxehtë , kur socializmi në vëndin tonë hante dhajmët sa I kish mbetur dhe në thelb përgatitej për t’u dorëzuar, ka qënë shef I shtabit të përgjithshëm të ushtrisë , ministër mbrotjeje dhe kandidat I Byroësë Politike të Partisë – shtet.Për temën e nxehtë, që është shënjestër e të gjithëve dhe ku është përqendruar heroi i librit, kanë shkruar dhe do të shkruajnë protogonistë të këtyre ngjarjeve , sidomos kur kanë qënë me përgjegjësi të mëdha. Secili ka se çfar të tregojë, sikurse ka bërë edhe minsitri që provoi jetën e emigrantit për gati njëzet vite, që provoi në kurriz shpifje e trillime, impulse të nxehta dhe strese. Popse shpifën dhe trilluan për këtë njeri të nderëshëm dhe korrekt siç janë normal oficerët e karrierës? Shpifje, siç cilësohet me revoltë në libër, nga më të hatashmet, sikurse ajo që “KMustaqi po përgatit oficerë rezervistë në teritorin grek” për t’I rënë vëndit që e ka lindur, ndërkohë që ai merte atë rrogë të qelbur te efendikoi I vogël grek? Ishte koha e ndryshimit të sistemeve , e përfundimit të luftës së ftohtë apo e shkatërrimit të ngrehinës shtetërore shqiptare dhe, siç dihet, në luftë, përdoren të gjitha format pa përjashtuar asgjë, deri edhe dezinformimet.Le të marrim një shëmbull që sillet në libër dhe që i ngrë leshrat përpjetë një oficeri të mësuar me rreshtin, zërin e lartë të urdhërit, pagjumësinë, urinë, dhe kapjen e shënjestrës drejtpërdrejtë dhe me forcë. . Ja se ç ‘far shkruhet ,pra, një ish officer të aviacionit shqiptar, që I donte shumë poezitë në rininë e tij dhe që mban mbiemrin e poetit tonë të mirënjohur.“Mirdash Agollin, oficer në repartet e aviacionit ma kishin propozuar për çmobilizim nga ushtria. Unë ja fala dhe e mbajtëm në ushtri. Fill pas ndryshimit të sistemeve, Mirdashi u bë këshilltar i MMP, zotit Zhulali dhe filloi e bëri një fushatë shpifjesh në gazeta për mua, sa s’la gjë pa thënë, deri armik, hajdut etj, etj. U interesova për këtë njeri, për të ditur pse e bënte këtë rrëmujë…Mirdashi u bë i pasur dhe mori dhe pasuritë që ishin në emër të Zhulalit, pasi ky i fundit vdiq. I shiti ato dhe një ditë të bukur bleu pasuri e shtëpi në mes të Athinës e jeton ende si mbret. Disa anëtarë e simpatizantë të PD-së, më thanë për lavdinë e Mirdashit, dhe pasurinë e tij këtu në Athinë si dhe për akuzat, që dikur kish bërë ndaj meje. Unë i sqarova duke u thënë se a mund të më përballni me të që t’i them në sy, se si e kam lënë në ushtri, kur ndaj tij kish ardhur kërkesë për çmobilzim?! Ata u habitën.! Se besonin dhe shkuan dhe pyetën Mirdashin, i cili u shpjegoi se ishin të vërteta ato që thotë Kiçua, se më ka falur çmobilizimin nga ushtria etj. Po ato që ke shkrojtur për Kiçon a janë të vërteta?-e pyetën ata. Kam gënjyer, se kam qenë i detyruar nga Zhulali. Ai më detyronte të shkruaja keq për Kiçon, u kish thënë. Më vonë, ai bëri dhe një autokritikë në një gazetë shqipe në Greqi. Por, megjithatë dua të them se, autokritika është e cekët, nuk është e plotë dhe e sinqertë.”Mirdashi ka bërë kaq pasuri? Kur fondet shtetërore ishin në fund dhe ne oficerët e tjerë mezi shtynim pesëmbëdhejtë ditëshin?Sigurisht origjina e këtyre parave të M.A:, paçin qënë edhe “në emër të Zhulalit”, siç na habit me të vërtetë Mustaqi, ka të bëjë me fondet e ndërkombëtarëve që ma don mëndja duhet të jenë hedhur me bollëk në drjetim të shkatërrimit të “ultima rocaforte comunizma”, siç cilësohej Shqipëria përpara se të dilte ujët e zi prej saj.Nga burime të ndryshme kemi dëgjuar që janë derdhur valutë deri edhe për prerjen e pemëve, vreshtave, etj. Etj, etj, që I dimë të gjithë.E morëm shëmbullin e Mirdashit, që, si t ë gjithë poetët edhe mëkatojnë nganjëherë a nga dy herë e që na ka marrë malli ta takojmë e të pijmë një kafe me të pas kaq viteve, për të evidentar diçka më tej. Diçka rreth sulmeve në libër ndaj ish presidentit të fundit komunsit Ramiz Alia; sulme të cilat Alisë I kanë ardhur përherë nga të tëra drejtimet, paçka se ai, kur erdh puna, me zotnillëk, nënshkroi aktin e dorëheqjes duke e ditur fare mirë se do të provonte me sot e me nesër, tringëllimat e byzylykëve.Enver Hoxha, ka pas tipizuar oficerët madhorë të “grupit puçist në ushtri” si, “nga kultura e përgjithëshme, zero, nga kultura ushtarake, e pamjaftueshme”. A ka ekzagjerime këtu? Natyrisht, sikurse edhe mund të mos jetë krejt pa gjë kjo punë.Mustaqi, për shëmbëll, pranon dhe vetë që kishte dhënë urdhër të mbytej një anije me njerëz që u nis nga Sazani për në Itali për të kërkuar jetë emigranti në shkëmbim të atdheut. Ky urdhër nuk u zbatua nga dy oficerët vartës të tij, për motive të sqaruara në libër. Ministri nuk mundi që ata, as të flakeshin nga ushtria e as të burgoseshin për moszbatim urdhëri..Nga ana tjetër, siç e ngarkon Alinë disa herë se ka urdhëruar e dashur të përdoreshin armët e zjarrit ndaj trazirave gjithsesi popullore, tregon edhe se si, po ai, I ka dhënë urdhër Gardës që mbronte bllokun, të mos kishte në armatim predha reale. Por…” …Arben Imami më tha: Bustin e Enver Hoxhës e rrëzoi Ramiz Alia , ne kishim në plan Radiotelevizionin, Kryeministrinë, Komitetin Qëndror dhe Bllokun. Me të vërtetë ai ishte plani , sepse ashtu marrshuam e u drejtuam , por I lumtë Dane Binajt që u treguan burra e të vendosur dhe nuk lejuan një reprezalje si ajo e Rmanisë”. Po, pse, çfar kishte bërë ish komandanti I gardës? Ndërsa “…drejtuesit e turmes bërtisnin “Mos kini frikë, kanë predha manovre” . Vetëm kur njëri prej tankeve shtiu në drejtim të plepave buzë Lanës dhe degët e plepave ranë përdhe, njerëzit kuptuan se Dane Binaj e kishte seriozisht”.Poeksodin e mabasadave, a nuk e kemi parë vetë me sytë tanë se si diplomatët e tyre I nxitnin njerëzit të hynin atje?Siç u nis anija e Sazanit, më vonë është nisur e tër flota shqiptare në Itali. Janë nisur edhe aeroplan e helikopterë, sigurisht për turpin e oficerëve që I komandonin. Ne oficerët , ca gjëra edhe nuk kemi mundur t’I kuptonim , edhe falë mangësive tona kulturore. Për shëmbëll. Që në betejën mes socializmit dhe kapitalizmit, ky I fundit kishte triumfuar. Që llogorja e fundit që kishte mbetur, Shqipëria, mund të përfundonte keq e mos më keq po të mos dorëzohej. Do të mbetej një kufomë e pakallur në dhe, siç pat thënë një protagonist I fitimtarëve të luftës së ftohtë. Një komunist si Ramiz Alia, mund të sakrifikonte vetë apo me një grup militantësh të mundëshëm, por ai nuk e kishte këtë të drejtë, këtë tagër, këtë mundësi, që t’ia kërkonte këtë gjë një populli të tër që I kishte besuar thuajse verbërisht. Shqiptarët kanë jetuar prej mijëra vitesh dhe pa komunizmin. Unë nuk kam menduar kurr që një burr I moshës së Alisë, të derdhë lotë krokodili siç ka ngjarë kur është tërhequr rrrëshqanë miku I tij Enver Hoxha; apo të luajë teatër. Alia, në emër të popullit shqiptar, që ai të mos merrej në qafë më tej, që të mos kërsiste plumbi, gjaku e deri lufta civile mes shqiptarëve të pangrënë, të lodhur dhe tejskajshmërisht të varfër, vendosi të bënte saktificën e tij më të madhe. Të sakrifikonte gjënë që kish patur më të shënjtë tër jetën – idealin e tij, duke llogaritur ta cilësonin edhe “renegat e tradhëtar I Marksizëm Leninizmit” etj. Nga ana tjetër, nuk u shkatërua socializmi në Shqipëri prej “luftës së klasave”, jo, miq të mi oficerë! Ligji ekonomik themelor I socializmit është “ rritja e mirëqënies së masave të gjëra punonjëse mbi bazën e teknikës së lartë dhe moderne”. Në veprën e tij “Kritika e Programit të Gotës” Marksi, një nga premisat që shoqëria të shkojë në komunizëm, pra pa klasa, përcaktonte “kur të mirat materiale të vërshejnë si lumë”. Po te ne? Ky ligj kishte thuajse 15 vjet që nuk gjente zbatim deri sa erdhëm te talloni. Në veprën në fjalë, Marksi për periudhën e socializmit parashikonte një të katërtën e GDP për “akumulim socialist” , kurse në kongrset e PPSH kjo normë ishte zyrtarist 36 -38 përqind. Dhe kjo? Kur ende punohej masivisht me lopatë e kazëm dhe kur rreth 60 përqind të eksporteve të vëndit I zinin pikërisht këto prodhime, as nafta dhe as kromi. Pra fuqia e gjallë njerëzore po shkëmbehej mizorisht në mënyrë të pabarabartë në arenën e tregëtisë botërore. Kur “sistemi eshtëror dhe muscular I prodhimit”, mjetet e punës , sigurisht atje ku jetonte pjesa dërmuese e popullit, në fshat, ishte ende shumë e prapambetur. E, po çduhej bërë?“Lufta e kasave” nisi të bënte kërdinë, sidomos, kur nisi skamia dhe njerëzit nisën të flisinin, të bënin “axhitacion e prapagandë”.Alia , një mjeshtër I mrekullueshëm I kompromiseve ( siç u kërkonte Lenini komnistëve të ishin ) bëri manovrat e mundëshme, tërhiq e lësho, si I punonte truri I tij I shkathët, që të dorëzohej sa më butë “shteti I tij komunist”dhe vetë, as u arratis e as vodhi pasuri e të kërkonte strehim dikund, por I shtiru duart prangave të triumfatorëve.Mirëpo këto gjëra oficerët e ndershëm, të përkushtuar në detyrë, që sakifikuan aq shumë – Mustaqi kishte dhjetë vite pa bërë një pesëmbëdhjetë ditësh për së mbari – as që I shkonn në mëndje.Sigurisht që kur anija nis të fundoset, mijtë e ndjejnë të parët katastrofën. Medojmë se, mbase një të ardhëme, oficeri dinjitoz Kiço Mustaqi do të bashkëpunojë sërish me gazetarine talentuar Zholi e të na tregojë më hollesisht për çfar ka folur ai në takimin secret kokë më kokë me Enver Hoxhën apo planin e sulmit mbi ish Jugosllavinë të ideuar po nga Hoxha.Edhe diçka për autorin e librit. Ka qënë disa vjet emigrant në Greqi. Ka përjetuar shumë peripeci edhe duke punuar, por edhe duke luftuar kundër ultranacionalistëve grekë atje. Zholi ka arritur te jetë edhe në krye të një demostrateje shqiptarësh në mes të Athinës kundër diskreditimit të tyrehe ka bashkëpunuar hapur me arvanitasin e shquar dhe të vdekur në rrethana të dyshimta, Arisidh Kolia . Por prap ai e don popullin grek. Ja, shkruan plot simpati për grekun e nderëshëm , burrëror dhe officer të vërtetë karrjere, që u bë minsitër I Shqipërisë, Kiço Mustaqin . Apo, siç na tha ditën që më dhuroi librin e tij:“ Unë e dua popullin grek. Ai është një popull mikpritës, I dashur, I respektueshëm, bujar dhe që nuk ka të përbashëkt me ultranacionalsitët e lindur në gjirin e tij. Populli grek iu gjënd popullit shqiptar në vitet më të vështira të urisë, 1990 – 1992”
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...