Të rinjtë e kombit të vjetër
Ata e nisën rrugën e këngës si udhëtarët rrugët e gjata. Vendit dhe jetës në kosovë i kishin kënduar shumë gjenerata para neshë, në mënyra të ndryshme. Për dallim nga këngëtarët tjerë të rrugës që “sharjen” e kanë në majë të gjuhës, këta kanë dashurinë në majë të zemrës dhe respektin në rrënjë të shpirtit.
Besim Tafolli dhe Nuredin Luzha (MK4 & NS2) rrugën e lartëpërmendur e nisën në vitin 2008. Nëpër rrugët e ngushta e deri në studion e formuar “A&B Records” ata shprehën vullnetin për punë dhe dashurinë ndaj artit folës.
Një grup i të rinjve me vetëm dhjetë anëtarë duket se po bëjnë dhe po sjellin dicka të re në muzikën e shumëdëgjuar nga moshat e reja. Teksti, muzika dhe kompozimi, vertëtë janë shtyllat e së ashtuquajturës Këngë!
Muzika është formë e artit, mediumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë. Elementet kryesore të muzikës janë toni (ku përfshihen melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë tempo, metri dhe artikulimi), dinamika, si dhe kualiteti zënor.
Kualitetin zënor në rolin e pasthirrmës e organizon për mrekulli Besimi i cili njëkohësisht e bënë edhe reperturën sëbashku më Nurën e talentuar dhe të famshëm tashmë.
Nëpër këngët e tyre nuk largojnë keqardhjen ndaj jetimëve dhe varfënjakëve; dashurinë ndaj vendlindjes ( n’kosovë krejt i ki, halle teze e vllazni…), “urrejtjen” ndaj kurbetit (Nuk po më zihet veni ven krejt bota ja ka nis mu shem…) Errësirës së burgut ( Nëna po qan e familja po pret, burgu asht burg - aty nuk ka jetë…) ndërsa dashurisë si të rinj i u luten tu shfaqet cdo ditë e më shumë, për mbështetjen e cdo adoleshenti.
Nga shumë këngë të bukura vecova vetëm pak fjalë që vertëtë kur i dëgjon, prekin shpirtin e cdo humani. Albumi i tyre i parë do të dal në verën e këtij viti. Në pyetjen se si do titullohet ai, mu përgjigjën që do mbetet mister deri në kohën e publikimit. Sidoqoftë, suksesi u bëftë kulmi i këngës së tyre.
Në lutjet e mbrëmjeve dua të cek edhe një lutje për të gjithë rininë shqiptare, kënaqësi, harmoni e dashuri ndaj të bukurës me të vetmin emër, Shqiptar.
Nuk është e rëndësishme ku del e ku shkon, ku jeton e vepron, e rëndësishme është:
Gjak Shqiptar Gjithmonë.
Salim MEMISHI
salim memishi (salim_memishi@hotmail.com
(Autori i shkrimit ka lind në Preshevë ) 21.10.1984).Shkollën fillore e kreu në Miratoc,kurse të mesmën në Preshevë. Fakultetin e filologjisë -Dega për gjuhë dhe let1ërsi frenge e kreu në Universitetin e Prishtinës.)
Prill 2011
No comments:
Post a Comment