2011-04-11

Kadrush Radogoshi :Semantika e flijimit (fragment për Ukshin Hotin)

Kadrush Radogoshi


Mr.sci.prof.Kadrush Radogoshi


Njëzet e katër shekuj apo 2393 vjet më vonë, në Prishtinë u gjykua përsëri Sokrati, kushedi për të satën herë. Këtë radhë Sokrati ishte shqiptarë nga Dardhari i Madh i Dukagjinit dhe quhej Ukshin Hoti.

Akuza banale, ngjashmëria e tërësishme, fund e krye. Ndryshimi edhe kur duket se është i madh, nuk është i tillë. Vërtet gjykatësit e Sokratit antik ishin të të njëjtit popull, pra ishin grekë, ndërsa në rastin e gjykimit të Sokratit shqiptar gjykatësit ishin serbë edhe akuzuesit formalë ishin serbë.

I vështruar nga ky aspekt gjykimi dhe dënimi na duket më tepër prometeik, por, kur nuk harrohet fakti se përpara akuzuesve formalë fshiheshin politikanë smirëzinjë e të zhveshur nga çdo lloj përgjegjësie dhe mediokritete kulturore e shkencore nga rradhët e shqipfolësve, të cilët nuk mund t’i durojnë njerëzit me potencë të madhe morale dhe intelektuale çfarë ishte Mr. Ukshin Hoti, problemi është më tepër Sokratik.

Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar të njohur me emrin Ukshin Hoti janë identitike. Anitët, Meletët dhe Likonët pas 24 shekujsh nuk ishin vetëm serbë, por edhe shqipfolës dhe mjerë shqipja, që e flasin edhe njerëzit e tillë!

Sokrati antik ua përkujton akuzuesve po edhe ndëshkuesve të tij turpin dhe dënimin që i pret në të ardhmen, të njëjtën gjë e bëri edhe Sokrati shqiptar në Apologjinë e tij.Si në Rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, profecia doli shumë e saktë.Ngjashmëri tragjike me një bukuri të llahtarëshme brenda.




Autori është shkrimtar  dhe studiues i letërsisë shqipe nga Gjakova(Kosovë).Ka kryer studimet e gjuhës e letërsisë në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasuniversiate dhe ka magjistruar në letërsi. Ka qenë i burgosur dhe i persekutuar politik.Është autor i 15 veprave të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve letrare.Jeton dhe vepron në Kanada.


No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...