Mitingu i poezisë “Gjakova 2011” mbahet më 21 maj
Tribuna e Mitingut të Poezisë do t’i kushtohet “Poetikës së Din Mehmetit”
Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” ka bërë përgatitjet e fundit për mbajtjen e mitingut të poezisë i cili është caktuar të jetë më 21 maj dhe pritet të ketë shumë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga Greqia, Sllovenia, diaspora etj.Temë e tribunës është caktuar të jetë “Poetika e Din Mehmetit”. pikërisht tribuna, sipas organizatorëve, i përkushtohet themeluesit të mitingut dhe, po sipas tyre, njeriut që bëri më së shumti që ky miting të mbijetojë edhe në kohëra më të vështira.
Referues do të jenë dr. Sali Bashota, dr. Basri Çapriqi, Halil Haxhosaj dhe mr.Besim Muhadri.
Poashtu është ngritur edhe juria për vlerësimin e librit më të mirë në mes dy mitingjeve dhe librat konkurruese dorëzohen në Bibliotekën “ Ibrahim Rugova” në Gjakovë si dhe në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga data 15 prill deri më 15 maj . Gjithashtu do të ipen edhe tri çmime tjera tradicionale, siç është poezia më e mirë e lexuar në mbrëmjen qendrore, shpërblimi nga Shtëpia Botuese “Fan Noli” dhe çmimin “Yllka Domi” për talentë të rinjë me konkurrim gjatë javës së mitingut. Ndërsa për risi do të jetë dhe çmimi për poetët për fëmijë që do të mbahet gjatë ditës së mitingut në bibliotekë. Pjesë e këtij mitingu do të jetë edhe shkrimtarja e shquar nga Tirana, Brunilda Zllami e cila do të ketë një takim me lexuesit pasionant dhe krijues të tjerë më datë 20 maj në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, me fillim në orën 11.Mitingut do ti paraprijë “Java e Mitingut“ me të gjithë shkollarët e komunës së Gjakovës me promovime të veprave dhe me një orë, tanimë tradicionale në qytetin e Bajram Currit.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/15
Tribuna e Mitingut të Poezisë do t’i kushtohet “Poetikës së Din Mehmetit”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment