Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/20

Dy Rexhepët ...skajshmërisht për letërsinë dhe politikën?!!!


                               Rexhep Shahu


Gazetari dhe poeti Rexhep Shahu u lind në vitin 1960. Fëmijërinë e kaloi në breg të Drinit të Bardhë me Pikëllimën në shpinë e Pashtrikun në sy, aty, në mesin e dheut, ku pajtohen e bëhen një dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu bashkë me ëndrrat e tyre drejt detit.

Në Durrës kreu shkollën e mesme teknike-mekanike. Atje u mëkua me det dhe lau ëndrrat në të.

Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.

Ka provuar gjithëfarëlloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri...

Ka jetuar me mineralkërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, shpesh duke u dridhur për fatet e të tjerëve, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, Radio Tirana, Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit dhe në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, ku dhe ende punon për një detyrë tjetër.

Por veten e gjeti në profesionin e gazetarit. Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe prej pesë vitesh edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare”. organ i Ministrisë.

Rexhep Shahu vazhdon të magjepset pas poezisë. Vargjet e tij të hershme janë tretur shpateve te fëmijërisë si larat e dëborës. Vijat e fatit shpeshherë trazohen në përngjasim me relievin e përthyer të Bardhocit të Kukësit, fshatit të tij të lindjes, njërit prej fshatrave të Lumës, i ndodhur në gjurmën e udhës së vjetër “Via Publica” që lidhte Dardaninë ilire me Adriatikun dhe i njohur me këtë emër që në shekullin e 13-të.

Veç librit “Lis i Vetëm në Fushë”, ky autor ka botuar edhe pesë libra të tjerë, dy vëllime poetike dhe tre libra me publicistikë: “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988; “Bregu i Brengës”, poezi , Prizren, 2000; “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; “Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006.




Poezi nga libri: Mali i hënës

------------------

Një dhimbjesh të ndritshme,

ku nuk shqiten mjegullat,

s'reshtin shirat e rrallë,

tepër rrallë,

mbase në një skaj ëndrre

shfaqet dielli


FJALA



Ajo fjala që s'ta thashë përpëlitet

brenda meje

Digjet flakë zjarrmisë bie në agoni

E një mije herë shkrumbohet vërtet

E hirin e saj e ruaj si sytë

Të paktën për ty hirin e saj...



Rri fjala e ndryeme

Në zemrën e zhgrryeme

Prej mosthënies dergjet,

Zë krimba

Krimbat e hanë...



VRELLA E NATËS




Nga vrella e natës më nxore

Të pa jetë prej natës së pirë

Në breg të natës më vështroje

E natuar dhe ti vete

Pe se zemra ende më rrihte

Dhe fillove me ngut t'më rikthesh në

jetë

Më shtype në bark, më thithe në goje

Mbush gojën tënde me natë në gojën

time

E në ditën pështyj...

Gjersa unë hapa sy

Tek lëvizja krahët të të varesha në qafë

M'u duk qafa e shpreses

Ti befas u zhduke, u zhyte në natë.





DIL PREJ FRIKËS



Kur natës t'i shuhen yje dhe hënë

Dhe tokës të mos i mbesë ndezur një

dritë

Dil prej frikës ku je futur

Vraji ëndrrat e mbyllmi sytë...





DITËN E DASMËS TËNDE



Dielli sot s'lindi nga Pikëllima

Po lindi nga perëndon zakoisht

Shiu sot s'ra nga qielli

Por pikat e tij buruan nga toka

Dhe u sulën drejt qiellit

Mbase ta shuajnë diellin qe na dogj

Gjeli sot nuk këndoi, por bëri vezë

Si gjel sot kënduan gjithë pulat

Rrugët u mbushën me hije njerzish

Por njerëz askund ska

Një kalë i bardhë i nisur drejt meje

Në derrë të oborrit tim nxjerr shkumë

nga goja

Hingëllin fort dhe vdes...

Zëri yt endet nëpër erë, nëpër ditë,

nëpër natë

Gjithë pushtues duke piskatur e

pëshpëritur

Emrin Xhep...

Unë... me diej e yje të ndezur, në një

shpat kohe

Shkruaj e shkruaj emrin tënd..





MAL DHE MJEGULL



Unë dhe ti, mal dhe mjegull

Mbytur në pështjellim të dy

Thërras erërat të shpëtoj

E, prapë ndiej mall për ty.



Unë dhe ti, pranverë dhe dimër

Bëj të çel, ti fryn me borë

M'i ngrit sythet, rrëzon lulet

E betohesh: s'pata dorë.



Unë dhe ti, zemër e dhimbje

Unë më i madh apo ti?

Po pe kaq shumë krisje, rrënime

O kohë e mjegullt kur do ta di?





AS...



Nuk jam i trishtuar

Por i nxehur me pafuqinë time

Për t'i dalë përtej detit të përfytyrimit

tim

S'kam krahë fluturimesh

As buzë puthjesh

Po mbytem, po çmendem duke

kërkuar ndihmë

Po bari kudo ka mbirë...





PRES KOT



Në botëburgun ku s'dëgjohem flas,

E me shpresë të vrarë kot pres

I vetëdënuar pse ma zgjove jetën

S'rrihet prej apsurdit. Më mirë të vdes.



Dita sot qan. Koha loton

Erë lulesh s'ka, erëmirë asgjë

Pres kot. Dhe ti kot premton

Pasi erën tëndë nuk do ta ndjej më.


Rexhep në letërsi e qose në politikë






Nga Rexhep Shahu


Rexhep ne letërsi e Qose ne politike - ja ky eshte Rexhep Qosja. I duket vetja si perandor, si shqiptari me i madh, si patrioti me i madh, si dijetari më i madh, aty e kthe mbrapsht. Rexhep Qosja, qosja e skajshme, e harruara e paduhura dhe panevojshmja e politikës shqiptare, e vuan rëndë, shumë rëndë vetminë e mospërfilljen totale që i bëhet në botën shqiptare nga bota shqiptare.



Ka 20 vjet që vjell vner kundër Sali Berishës. Ka 20 vjet që matet veç me Sali Berishën. Ka 20 vjet që veç e urren Sali Berishën dhe thur pa nda fletërrufe kundër tij. Ka 20 vjet që sheh veç zi në Sali Berishën dhe asnjëherë nuk ka mundë ky farë dijetari me artikulue asnjë fjalë të mirë për asnjë punë të mirë të Sali Berishës.



Më e pakta që ka nevojë Sali Berisha është t’i dal zot unë në raport me Rexhep Qosen, të cilin e ka dënuar me harrim Kosova dhe e gjithë bota shqiptare, përveç segmenteve apo organizatave komuniste në shuarje.



Rexhep Qosja duke dashtë me i ba të gjitha, duke dashtë me qenë gjithçka për shqiptarët, duke dashtë me na e mbushë mendjen se edhe pordha e tij i vyen kombit shqiptar, duke dashtë me zor me i shkelë e shuajt të tjerët e me ec nëpër trupat e të tjerëve që i ka konsiderue miza e buburreca, ka harrue veten e tij, ka harrue se kush është. I është mbushë mendja se të gjitha mizat bëjnë mjaltë, duke harrue se vetëm bleta bën mjaltë. Dhe vetë ka kohë që nuk është mjaltë por veçc grenxë e keqe. Ka me dekë pa u bindë prej urrejtjes se Sali Berisha sa i perket çështjes kombëtare eshte certifikuar si shqiptari me i madh i derisotshem.


Atë që te tjeret e enderrojne me mijëra vjet, Sali Berisha e beri - e bashkoi kombin, ndërtoi uren e bashkimit.

Sali Berisha ka 20 vjet që në politikën shqiptare e kombëtare është në krye me votat e shqiptarëve. Ose në krye të shtetit e qeverisë ose në krye të opozitës, por gjithsesi në krye, e theksoj me vota shqiptarësh. Ndërsa Rexhep Qosja për fatin e tij të keq, nuk votohet nga askush ne Kosove, as nga një autobus me shqiptarë dhe për këtë shkak ai i urren skajshëm shqiptarët dhe vetëshpallet si me i mençuri, si me i dituri, si më i pakuptuari ndër ne.


Dhe e urren Sali Berishën që e votojnë shqiptarët. Urren Sali Berishën sepse urren shqiptarët të cilët e kanë produkt të tyrin Sali Berishën. Rexhep Qosja, Rexhep në letërsi e Qose neveritëse në politikë kujton se gjithë shqiptarët janë të huptë dhe ende nuk dinë shkrim e këndim.
Po tashmë njerëzia e din se kush është Rexhep Qosja.

Shqiptaret nuk harrojne dot se nëse ka vjelle kush vner kunder Shqipërisë, demokracise ne Shqiperi, kunder Sali Berishes, ky eshte Rexhep Qosja.

Shqiptaret nuk harrojne se ky e quajti revolucion te vonuar demokratik shkatërrimin e Shqiperise ne vitin 1997. Kur erdhën kufomat e trupave te mbytur ne det, ne Vlore, Rexhep Qosja u tha qytetareve se ne syte tuaj shoh lumturi, kur ne ato sy kishte veç lotë e jo lotë gëzimi. Rexhep Qosja qe i hiqte diten e punes Ibrahim Rugoves ne Akademi qe Rugova te mos merrte pagën e plote.


E kur e shihte se Rugova e merrte pagën pa e numëruar dhe e fuste në xhep, Qosja tërbohej pse nuk ankohej Ibra për ditën e hequr të punës. Por Ibra, ai i madhi, që i pati ofruar mundësi Qoses por Qosja tutej të drejtonte lidhjen e shkrimtarëve të Kosovës, të drejtonte Lidhjen Demokratike të Kosovës, të lëshonte rrufe e gjëmë në Beograd për të mbrojtur Kosovën, Ibra nuk i fuste mendtë me të.

Rexhep Qosja qe iu shmang Kosovës, u qeth e u rrua taze, u vesh si grua, vuri shami ne koke dhe erdhi ne nje nga vilat e bllokut ne Tirane kur Rugova qëndronte ne Prishtine ne vitin 1999. Ditë më vonë, kur iu rrit mjekra, doli me Hashimin në atë mot dhe shkoi në periferi të Tiranës të takohej me shqiptarë të dëbuar.

Ehh, ka plot te tjera per Qosen.


Por nuk është më koha që me pallton e zezë zbërthyer e me xhepat çelë që të mundnin njerzit të fusnin marka në xhepat e mbushur plot marka me ecë nëpër korridoret e sallava të mbushura me emigrantë shqiptarë në Gjermani e Zvicër. Nuk është më koha.

Dhe kur them Rexhep ne letërsi e Qose ne politike, kam pikerisht parasysh se ai vetëm me politike nuk eshte dashur te merrej kurre. Me letersi po, sepse ka kontribute. Por nuk eshte kontribut i madh letrar i tij qe na ka mbrojtur para serbeve romantizmin e Naim Frasherit sepse serbet vetem kete romantizëm te Naimit nuk na e kane kërcënuar kurre.


Rexhepi i letërsisë së Qoses së politikës nuk ka mundur ta plotësojë detyrën para atdheut. Ka patur gjithë financat e duhura në dorë të tij, gjithë popullin në dispozicion, marka sa të donte, që të mund të botonte historinë e vërtetë të Kosovës në gjithë gjuhët e mëdha e jo veç ne serbisht e rusisht që ai njeh, që bota të mësonte historinë tonë. Ndërkohë që serbët e kanë bërë mirë këtë gjë. Kush e ka ndalë Qosen për këtë? Ka patur në dorë gjithë akademinë dhe po të donte, do të mundej t’i tregonte botës se Kosova është shqiptare, kishat në Kosovë janë shqiptare e jo serbe.

Por Qosja është marrë me përralla, me inate e me vogëlina. Është matë me dy të mëdhenjtë e botës shqiptare, Ibrahim Rugovën e Sali Berishën, të cilët asnjëherë nuk e kanë marrë seriozisht duket këtë Qosen e politikës.

I shkrova këto radhë dhe më vjen keq pse. Jam emnak me Rexhep Qosen.

Për Rexhepin e letërsisë edhe çohem në këmbë, për literaturën e tij, për romanet e tij. Por unë dua më shumë, kam dashtë më shumë sepse ai është dashur të japë më shumë, më shumë se shumëkush.
E për Qosen e politikës, merre me lëng se mishi u sos. Sa për nder, kishim me ia ditë që ai të heshtte e të mos ngatërronte politikën shqiptare, të mos mbillte urrejtje. Sepse si mbjellës urrejtje është i mirë – pikon si pika e strehës në gur dhe e lë shenjën.

***********



Rexhep Qosja : Berisha po privatizon Shqiperine


Në një intervistë ekskluzive për Shqip në Top Channel, akademiku Rexhep Qosja foli për situatën politiko-ekonomike në Shqipëri. Zoti Qosja bëri një paralelizim të demonstratës së opozitës në Shqipëri me ato të ndërmarra nga populli në Egjipt e Tunizi.
Madje, akademiku i njohur kosovar u shpreh se kryeministri shqiptar, Sali Berisha nuk është më shumë demokratik se ish-presidenti tunizian, i larguar pas protestave të dhunshme në vendin afrikan, Ben Ali. Qosja vlerësoi se edhe qendrimi i faktorit ndërkombëtar në këtë rast është me dy standarte.

“Tjetër qendrim për Tunizinë e Egjiptin e tjetër qendrim për Shqipërinë. Nuk është Sali Berisha më shumë demokratik se Ben Ali. Ndërkombëtarët nuk duan të pranojnë rinumërimin e votave, por në Kosovë e mbështetën atë. Më cudit ky qendrim”, tha akademiku Qosja.

Më tej Rexhep Qosja foli edhe për liberalizimin e vizave. Ai tha se ky proces ndodhi edhe me vendet e tjera të rajonit, por atje nuk u festua. Për të kriza në Shqipëri nuk është vetëm politike, por e gjithanëshme.

Në planin ekonomiko-shoqëror akademiku i njohur nënkuptoi se vendi është drejt polarizimit shoqëror me një pakicë shumë të pasur e me pjesën tjetër të varfër pasi, sic tha ai, në Shqipëri shtresa e mesme është e shkatërruar






“Vizat u liberalizuan në Serbi e Mal të Zi, por askush nuk festoi. Kriza është politike, ekonomike, shoqërore, morale, shpirtërore, e gjithëanshme. Shtresa e mesme në Shqipëri është e shkatërruar. është cmenduri të mohosh kërkesën e gjysmës së popullit, është iracionale, edhe për këtë fakt mua me cudit sjellja e Europës”, deklaroi zoti Qosja.

Në fund të fjalës së tij, akademiku kosovar apeloi për shfrytëzimin e mundësisë që i ka ardhur kombit shqiptar me nisjen e këtij shekulli. Kjo mundësi tha ai shfrytëzohet me bashkimin e forcave krijuese e ndërtuese të të gjithë popullit për të pushtuar historinë.
Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria.
Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bën luftë me institucionet për të realizuar qëllimet e tij personale.

“Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja.

Sipas tij, pretendimet e Berishës se më 21 janar Partia Socialiste tentoi të kryente një grusht shteti është absurd.
“21 janari nuk ishte grusht shteti, ishte protestë. Nuk bëhet grushti i shteti me cadra, por me tanke. Si ata që u futën me tanke në 98-ën”, ka pohuar Qose, i cili ka denoncuar luftën e ashpër që Berisha po zhvillon me institucionet kushtetuese, prokurorinë dhe presidencën.

“Ne kemi luftë të këtij njeriu me prokurorët, me Rakipin, me Sollakun, që i përjashtoi dhe tani me prokuroren që ka vënë vetë. Një luftë e paskrupullt, me fyerje të rënda. Ku ka kryeministër në botë që bën të tilla fyerje? Edhe me presidentët. Bëri luftë me Rexhep Mejdanin, me Moisiun. Luftë të ashpër me një kandidaturë që e kishte pranuar PD. Dhe tani me Topin, me funksionarin e vetë. Kjo luftë ndodh për të privatizuar shtetin. Madje, lufta vazhdon me mediat. Berisha i ka kaluar të gjithë kufijtë e së lejuarës”, ka theksuar Qose.

Një tjetër faktor që rëndon pozitën e kryeministrit shqiptar, sipas akademikut të njohur, është fjalori i papranueshëm që ai përdor në Parlament ndaj eksponentëve të opozitës.

“Unë e kam parë atë si flet në Parlament për deputetët e opozitës, për kryetarin e opozitës. Ky njeri shqipton më shumë të pavërteta sesa shqiptojnë njerëz të paguar. Parlamenti është institucioni i formimit të shqoërisë, institucion edukativ, moral. Ai përfaqëson popullin shqiptar. Ashtu flet populli shqiptar, sic flet Berisha me deputetët? Jo, unë kam koncept tjetër për popullin shqiptar. Populli shqiptar ka etikë, ka luftuar për të drejta. Fyerja ka pasoja të rënda”, ka pohuar Qosja.

Më tej, profesori ka folur edhe për figurën e liderit të opozitës, duke e cilësuar atë si një figurë të përgatitur dhe racionale, por jo në nivelin e duhur për t’u përballur me një kryeministër si Berisha.

“Rama ka një mendje të kthjellët. Fjalimet e tij janë tekste që nuk mund t’i formulojë kushdo. Ai është një gojtar i mirë, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janë të qendrueshme. Askush nuk bën analizë më të mirë të realitetit shqiptar. Por kjo nuk mjafton për të qenë politikan i shquar. Politikani duhet të ketë edhe dicka që për mendimin tim Rama nuk po e tregon”, ka deklaruar Qosja.

Ai ka kritikuar edhe strategjinë e fundit të Partisë Socialiste, për të rrëzuar qeverinë Berisha me protesta.

“Pyka nxirret me pykë, thotë fjala e urtë. Por nuk zgjidhen problemet me Berishën me fjalë të tilla. Me Berishën duhet të bësh një politikë të vendosur. Unë përkrah protestat, që janë një mjet demokratik. Në Shqipëri PS nuk di të bëjë protesta. Bëhen një ditë, pastaj pas një jave, pas një muaji e pas dy muajsh. Kot”, ka nënvizuar Qose.

Më tej ai ka kritikuar edhe qëndrimin e faktori ndërkombëtar, i cili sipas tij nuk dëshiron forcimin e institucioneve shqiptare, por kontrollin e tyre.

“Berisha thotë se s’ka numërim të votave. Në Kosovë u rinumëruan 40 për qind të votave. Mua më cudit Evropa që kundërshtoi rinumërimin dhe e solli Shqipërinë në këtë krizë. Ndërkombëtarët nuk duan institucione të forta në Shqipëri, por duan udhëheqës të fortë që të jenë servilë dhe të bëjnë atë që kërkojnë ata”, ka thënë Qose, i cili ka rekomanduar edhe opsionin që zgjidh situatën në Shqipëri.

“Zgjidhja nuk është e vështirë. Zgjedhjet e parakohshme bëhen shumë lehtë. Nëse s’kalon një ligj në Evropë, kalohet në zgjedhje. Në Shqipëri janë djegur kushtet për zgjedhje të reja dhe ai që cohet kundër zgjedhjeve të parakohshme po përpiqet të zgjasë krizën në Shqipëri. Zgjedhjet po i kërkon gjysma e Shqipërisë. Duhet të shkohet në zgjedhje. Edhe këtu më cudit Evropa”, ka shtuar Qosja.


********


Rexhep Qosja: 


Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi  









Rexhep Qosja: Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi
Të dy flasin me një gjuhë Prej se po shkruaj për krizën politike, institucionale, kushtetuese, morale, të përgjithshme, në Shqipëri, kam bërë një gabim, që nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizisë, Ben Alinë, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke bërë këtë krahasim, u kam hyrë në hak edhe kryetarit tunizian, edhe kryetarit egjiptian. Them kështu, sepse, si i pari, Ben Alia, ashtu edhe i dyti, Hosni Mubaraku, doli se ishin shtetarë me përgjegjshmëri politike dhe shtetërore të cilën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka dëshmuar ndonjëherë. Kur e vërejtën se sundimi i tyre nuk i përgjigjet më njëmendësisë së vendeve të tyre, kur e kuptuan se popujt e tyre nuk i donin më, si kryetari i Tunizisë, Ben Alia, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, edhe pse në zgjedhje kishin fituar me shumë më tepër vota se kryeministri shqiptar, u tërhoqën prej pushtetit. Dhe, pikërisht për këtë arsye, për arsye se u tërhoqën prej pushtetit pa pritur zhvillime tragjike siç i priti kryeministri shqiptar në vitin 1997 dhe siç tregoi se ishte i gatshëm të priste pas 21 janarit, krahasimi i tij me ata është cenimi i dinjitetit politik dhe shtetar të Ben Alisë dhe të Hosni Mubarakut. Shumë më tepër se këtyre dy shtetarëve arabë, kryeministri i Shqipërisë, me mendësinë politike dhe, në përgjithësi, me natyrën e tij, i shëmbëllen një sundimtari tjetër arab: i shëmbëllen kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf. Dhe, këtë shëmbëllesë e shfaqi qartë, vetë, edhe këto ditë.
Kjo shëmbëllesë e natyrës politike dhe e asaj pushtetore e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me diktatorin e Libisë, Moamer el - Gadafi, duhet ta shqetësojë shumë Shqipërinë.

Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me të njëjtën gjuhë politike me të cilën flet edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, për popullin që proteston.
E dëgjuat fjalimin e Moamer el-Gadafit të mërkurën, më 23 shkurt 2011? E dhanë disa televizione të huaja. U dha edhe në ndonjë televizion të Tiranës. Nuk u dha në tërësi - se Moamer el-Gadafi flet gjatë, sado tani, i janë shkurtuar fjalët: ia shkurtoi populli i Libisë.

E keni dëgjuar edhe fjalimin e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, menjëherë pas protestave të 21 janarit 2011. Keni pasur rastin ta dëgjoni shumë e shumë herë. E kanë dhënë të gjitha televizionet. Në mënyrë të veçantë e kanë përsëritur shumë herë televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh, sa më shpesh, kryeministrin, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit, mori pjesë në garat kombëtare të notit krol në Detin Adriatik, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, mori pjesë në garat e ngjitjes në Murin kinez, në të cilat merrnin pjesë kryetarët dhe kryeministrat e shumë shteteve!
Ç′është e vërteta, tani, as televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, qoftë edhe në garat e notit në Adriatik, qoftë edhe në garat e ngjitjes në Murin kinez, nuk po e japin më fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas protestës së 21 janarit.

Disa ditë kam menduar: nuk po e japin sepse kryeministri i Shqipërisë mban shumë fjalime, nga disa fjalime në ditë, prandaj po të jepej edhe ai i 21 janarit prapë e prapë nuk do të dihej se cili është i sotmi, më i fundit! Dhe më i rëndësishmi! Por, sot, kur e dëgjova fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, sikur e kuptova pse televizionet tona, sidomos ato që kanë qejf dhe detyrë, detyrë demokratike, ta kallëzojnë aq shpesh kryeministrin e Shqipërisë, nuk po e japin më fjalimin e tij të 21 janarit.

E pse nuk po e japin më atë fjalim historik e revolucionar?
Nuk po e japin më sepse është shumë i ngjashëm, diku-diku plotësisht i njëjtë, me fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, dhe frikësohen mos ky fjalim do t′i frymëzojë shikuesit e tyre të mendojnë e të thonë: diktatorët, tiranët, despotët kanë një gjuhë - gjuhën e kërcënimeve, të frikësimeve, të dhunës, të vrasjeve.

E televizionet tona, sidomos televizionet tona që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë kryeministrin e Shqipërisë jo vetëm si noton dhe si ngjitet në Murin kinez, madje, edhe në Malin e Dajtit, por edhe si flet dhe çka flet, ndoshta nuk janë të lumtura pse ai, domethënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Libisë flasin gjuhë shumë të ngjashme politike, diku-diku gjuhë plotësisht të njëjtë politike. Revolucionare! Të pakohtë! Parake!
Por, në qoftë se televizionet, që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, nuk kanë qejf të dëgjohet më fjalimi i tij i 21 janarit, domethënë nuk kanë qejf ta bëjnë popullin të vetëdijshëm se kryeministri i tyre flet me gjuhë politike shumë të ngjashme, diku-diku plotësisht të njëjtë me gjuhën politike të kryetarit të Libisë, populli e ka shënuar në kujtesë atë fjalim dhe nuk e harron lehtë. Ata që e kanë kujtesën e jashtëzakonshme si Gjergj Fishta, si Fan Noli, si Faik Konica, si ish kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, si ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa, si unë e si një numër tjetër i mjekëve, i fizikanëve, i shkrimtarëve të Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës, nuk do ta harrojnë kurrë, kurrën e kurrës, atë fjalim. Dhe, nuk do ta harrojnë kurrë, sepse ishte fjalim antologjik revolucionar, si edhe fjalimi i kryetarit të Libisë i mbajtur më 23 shkurt.
Ç′është e vërteta numri më i madh i qytetarëve të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë intelektualët e sipërpërmendur, e dinë fare mirë se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, gjatë shumë e shumë vjetëve të tij në pushtet, qoftë si kryetar i Shqipërisë, qoftë si kryeministër i Shqipërisë, qoftë si kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qoftë, më herët, si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë ndonjëherë ishin edhe më revolucionare se fjalimi i 21 janarit apo se fjalimi i Moamer el-Gadafit i 23 shkurtit. Krahasojini fjalimet e kryeministrit tonë, që ka mbajtur si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në mbledhjet e kësaj organizate në Universitetin Shtetëror të Tiranës; fjalimet që ka mbajtur si kryetar i Shqipërisë, mbasi u shpërbë organizata themelore e Partisë së Punës në të cilën ishte sekretar; fjalimet që ka mbajtur si kryeministër i Shqipërisë; fjalimet që ka mbajtur, oh sa shumë fjalime, si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qe njëzet e sa vjet - krahasojini të gjitha këto fjalime të tij me fjalimet e kryetarit të Libisë dhe do të shihni, do të shihni e do të bindeni, se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, në vazhdimësi ishin fjalime revolucionare sa fjalimet e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi i plotë i fjalimeve të fundit të këtyre dy shtetarëve, u bë më i dukshëm se i fjalimeve të tyre të mëparshme, sepse ishin fjalime kur edhe njëri edhe tjetri e ndien veten pisk, u gjetën në, si e quan filozofi Karl Jaspers, situatë skajore, të rrezikuar në fronin në të cilin ishin venduar. Fjalime më të mira gjithmonë mbahen kur gojëtari është i tronditur. Ishin ato dy fjalime antologjike revolucionare të dy politikanëve të tronditur shumë emblematikë të popujve të tyre, që jetojnë në dy kontinente: njëri në kontinentin afrikan, kurse tjetri në kontinentin evropian, që jetojnë larg njëri-tjetrit, por që shumë i përngjasojnë njëri - tjetrit pikë së pari sepse e duan pushtetin si t′i kishte bërë një nënë! Dy fjalime shëmbëllyese. Revolucionare historike!

Çka i bënë të ngjashme, jo, më falni, çka në thelb i bënë identike këto dy fjalime të të dy shtetarëve prej të cilëve njëri sundon dyzet vjet, kurse tjetri njëzet vjet? Ngjashmërinë, kur e kur njëjtësinë e këtyre dy fjalimeve të parët e kanë vërejtur dhe paraqitur matur, kujdesshëm, më mirë se unë, në tv, Filip Çakuli, Saimiri dhe Doktori - tre artistët, që për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, për shëndetin e tyre politik e moral, për demokracinë, po bëjnë më shumë se shumë institucione dhe se shumë intelektualë bashkarisht. Unë, ndërkaq, po merrem edhe me shkaqet që i bëjnë të ngjashme këto dy fjalime.

Përmbajtja e shëmbëllesës

Të dy fjalimet i drejtohen popullit, në tërësi. Natyrisht. Tiranët, despotët dhe diktatorët kanë qejf t′u drejtohen të gjithëve, por të qërojnë hesape me të veçantit.
Në të dy fjalimet bëhet dallimi midis atyre nënshtetasve që rrinë urtë, qetë, që janë besnikë, ndaj sundimtarit të tyre dhe atyre që janë ngritur në protestë kundër atij sundimtari.
Në të dy fjalimet thuhet, shumë vendosmërisht, se pavarësisht prej numrit të protestuesve, as kryeministri, as kryetari, nuk do të tërhiqen. Jo! Kurrën e kurrës. Pavarësisht sa do të zgjasin aty protestat.
Në të dy fjalimet ftohen anëtarët e partisë së kryeministrit Sali Berisha dhe besnikët e kryetarit Moamer el-Gadaf që të jenë në gatishmëri kur t′u thuhet të dalin në protestë, të cilën i pari e quan miting, kurse i dyti e quan popull, për të treguar përkrahjen ndaj sundimtarit.
Në të dy fjalimet, protestuesit, herë të gjithë e herë disa grupe të tyre, quhen kriminelë, jo, më falni, banditë.
Në të dy fjalimet, protestuesit zhvlerësohen si përdorues të drogës dhe të alkoolit, që i bëjnë të sillen pakontrollueshëm e të ushtrojnë dhunë kundër forcave të rendit!
Në të dy fjalimet, protestuesit quhen të paguar, më së shumti prej armikut të brendshëm - opozitës, por nuk përjashtohen as paratë e armikut të jashtëm, të vjetër a të ri.
Në të dy fjalimet arsyetohen vrasjet e protestuesve me "argumentet" e gjithmonshme të tiranëve, despotëve e diktatorëve - janë vrarë duke u përpjekur të pushtojnë institucionet dhe të marrin pushtetin!
Në të dy fjalimet akuzohen protestuesit se kanë plagosur e kanë vrarë njëri-tjetrin me qëllim që për vrasjen e plagosjen e tyre të akuzohen forcat e rendit, domethënë mbrojtësit e kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë.
Në të dy fjalimet, të dy sundimtarët, ky i Shqipërisë gojavetë dhe me gojën e ministrit të ushtrisë, kurse ai i Libisë, me gojën e të birit, i përkujtojnë protestuesit se, po e deshi puna, protestuesit do t′i paqesojë ushtria!
Në të dy fjalimet autorët e tyre tregojnë se e duan shumë krahasimin si figurë të shprehjes politiko-poetike: edhe kryeministri shqiptar, edhe kryetari i Libisë, i krahasojnë organizuesit e protestës, domethënë armiqtë politikë, me miun që lyp vrimën për t′u fshehur kur hidhërohen ata!
Në të dy fjalimet, siç shihet, mbizotërojnë dy trajta të ligjërimit: akuza dhe kërcënimi.
Pikat e takimit, në të vërtetë pikat e njëjtësimit të fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë më të shumta, por edhe këto të theksuarat janë të mjafta për të dëshmuar se koncepti pushtetor i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, është në mos plotësisht i njëjtë, së paku tepër i ngjashëm.

Si të mos jetë, o Zot!

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, e njëjtësojnë qeverisjen me sundimin, kontratën shoqërore midis popullit dhe përfaqësuesit të zgjedhur me sundimin e pakufizuar.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë, e dëshirojnë sundimin e tyre si sundim të pafund, derisa të jenë gjallë. Për arsye pse e dëshirojnë dhe e kuptojnë kështu sundimin, kryeministri shqiptar u drejtohet qytetarëve të Shqipërisë kështu: do të jem në politikë, e kjo për të do të thotë në pushtet, edhe tridhjetë vjet, derisa të bëhet 110 vjeç, kurse kryetari i Libisë i drejtohet popullit kështu: nuk do të largohem prej vendit. Kurrë!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë nuk e fshehin fare se janë të gatshëm të vdesin për të mbetur aty ku janë: në pushtet.
Për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë, u drejtohet protestuesve, opozitës, të gjithë atyre që shprehin dëshirën që të largohet prej pushtetit: ata që do të provojnë edhe një herë t′i afrohen ndërtesës së kryeministrisë do të marrin përgjigjen që nuk e kanë imagjinuar kurrë!

Për këtë arsye kryetarit i Libisë i drejtohet popullit: do të vdes si martir. Natyrisht: në fron.

Çka e shkakton shëmbëllesën?

Në fund të shtjellimit të mësipërm, pashmangshëm shtrohet pyetja: nga vjen kjo ngjashmëri, kur e kur njëjtësim, midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe konceptit pushtetor të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi? Nga vjen njëjtësimi ideor dhe ndjenjor i fjalimeve të tyre të mbajtura më 21 janar - i të parit, dhe më 23 shkurt - i të dytit.
Përgjigjja është e thjeshtë: vjen prej njëmendësisë pushtetore që ka krijuar - i pari, apo që bën çmos të krijojë dhe në disa fusha ka krijuar - i dyti. Kryetari i Libisë sundon më gjatë, tash e dyzet vjet, dhe njëmendësinë shoqërore dhe juridike-kushtetuese të Libisë e ka "sistemuar" ashtu siç ka dashur: ai është vetë kryetar, kryeministër, kryeprokuror dhe komandant i Forcave të Armatosura të Libisë. Sundimtar absolut.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke ndërruar institucionet sunduese, duke qenë kur kryetar, kur kryeministër, por gjithnjë kryetar i Partisë Demokratike, sundon më shkurt se Moamer el-Gadafi, sundon "vetëm" njëzet vjet, por gjatë këtyre njëzet vjetëve ka bërë e po bën çmos, nuk ka lënë e nuk lë mjet pa përdorur, për ta shtuar pushtetin vetjak ashtu si Gadafi: që të mbetet qeveria e tij, në të vërtetë që të mbetet ai edhe kryeministër, edhe kryetar i Shqipërisë, edhe prokuror i Përgjithshëm, edhe komandant i Forcave të Armatosura, edhe komandant i Policisë dhe i Gardës Republikane. Që të mbetet sundimtar absolut! Botim i dytë i Gadafit. Këto përpjekje të tij, ku e ku të sendërtuara plotësisht, në versionin e tyre më të dukshëm, më tragjik, i kemi parë më 1997, 1998 dhe, më pas, më 21 janar 2011.

Por, është edhe një përgjigje në pyetjen se nga vjen ngjashmëria midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë?
Jam i vetëdijshëm se përgjigjen në këtë pyetje një numër jo i vogël i lexuesve do ta dëgjojnë me mospajtim dhe, do ta dëgjojnë me mospajtim, pak pse nuk e supozojnë të drejtë, të vërtetë, e shumë të tjerë, pse nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf, vjen edhe nga kultura e tyre politike, në të vërtetë nga mendësia e tyre. E siç dihet, kultura politike e njeriut, mendësia e njeriut, është prodhim i kulturës së tij të përgjithshme, i qytetërimit në të cilin është formuar, shkurt i rrethanave kulturore, qytetëruese, politike, historike dhe të përtashme.
Si kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, kryetari i Tunizisë, Ben Alia, një sërë kryetarësh, kryeministrash, mbretërish, emirësh të vendeve arabe, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë ide të njëjtë ose të përafërt shtetërore, koncept të njëjtë ose shëmbëllyes pushtetor, pasion të papërmbajtur për pushtet absolut, sepse kanë mendësi të përafërt ose të njëjtë, që vjen prej një qytetërimi me shumë përbërës të njëjtë në vendet e sundimtarëve arabë dhe në vendin e sundimtarit shqiptar.

Gjuha politike është shënuese e rendit politik-shoqëror: është e prodhuar prej tij, por mund të jetë, njëkohësisht, edhe shndërruese e tij.
Rendet politike-shoqërore demokratike, sado mund të dallojnë njëri prej tjetrit, kanë gjuhë politike demokratike.

Rendet politike-shoqërore despotike, tiranike, diktatoriale, në përgjithësi rendet politike-shoqërore autoritare kanë gjuhë gënjeshtare, shtypëse, kërcënuese, dhunuese.
Gjuha politike e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe gjuha politike e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë gjuhë politike gënjeshtare, shtypëse, frikësuese, dhunuese, sepse sundimi i tyre, rendet politiko-shoqërore, në të cilat sundojnë, me gjithë ndryshimet sipërfaqësore, a proceduriale, në thelbin e tyre, janë të njëjtë; rende politiko-shoqërore despotike.

Të përsëris: Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me gjuhën politike me të cilën flet edhe diktatori i Libisë, Moamer el-Gadafi. Dhe, duhet të jetë shumë e shqetësuar Shqipëria sepse gjuha politike e të parit si edhe gjuha politike e të dytit burojnë prej mendësisë pushtetore në thelb të njëjtë, që është mendësi e kërcënimit, e frikësimit, e shtypjesh, e vrasjes.
Në qoftë se do që të jetë shtet i qytetëruar, me rend politik-shoqëror demokratik, në të cilin demokracia do të jetë marrëdhënie midis njerëzve, shtet i së drejtës, shtet me qëndrueshmëri, me shëndet moral, me nderim e autoritet në botë dhe, më në fund, shtet i pranuar në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të lirohet prej konceptit pushtetor berishian - gadafian. Kur të lirohet prej këtij koncepti të tejskajshëm për pushtetin, Shqipëria do të lirohet edhe prej asaj gjuhe revolucionare, shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, që e dëgjon nga goja e kryeministrit dhe e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë a - më saktë e thënë - nga goja e kryetares së Kuvendit të tij. E vë peng veprën dhe etikën time mendore dhe them: Shqipëria do të lirohet prej atij koncepti vrastar pushtetor dhe, më në fund, prej asaj gjuhe shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, gadafiane, vetëm në qoftë se lirohet prej kryeministrit të sotëm të saj, Sali Berisha. 

Përgatiti  Flori Bruqi


"E VETMJA RRUGË" ËSHTË MARKSIZËM – LENINIZËM





NGA REXHEP SHAHU,TIRANË...

SHKRIM EKSLUZIV  NË ,,FLORIPRESS,, 

"E VETMJA RRUGË" ËSHTË MARKSIZËM – LENINIZËM

Kur pashë e dëgjova për herë të parë slloganin e fushatës së Partisë Socialiste “ E vetmja rrugë…” instiktivisht kujtesa çeli derën dhe shtova me vete “…marksizëm – leninizmi”. Se kështu ka qenë kjo parullë në kohën e diktaturës. Më erdhi keq dhe u trishtova. Dhe mendova se nuk kanë faj të huajt që e konsiderojnë ende Partinë Socialiste  me hipoteken si parti komuniste, si Partinë e Punës të Shqipërisë.
Pse Edi Rama qënka e vetmja rrugë? Pse, nuk paska rrugë tjetër për shqiptarët? Dhe pse u dashka të kushtëzohemi vetëm nëpër këtë rrugë? Pse na u ndalokan rrugët e tjera? A nuk është dhunë e tepërt kjo gjë, ky diktim, ky kushtëzim?
Fushata elektorale e 8 majit 2011 për njësitë vendore, që një palë i quan politike e tjetra jo, ka ndezur motorët dhe zhurmat po ngrihen në qiell. PS po i konsideron politike, po detyron njerzit të mos zgjedhin por po i “urdhëron” që të hyjnë në të “vetmen rrugë”, ndërsa PD po i fton të “shkrihet” me qytetarin dhe qytetarët të zgjedhin lirisht vetë.
Duket se vemendja është përqëndruar në Tiranë ku basti është më i madh për shkakun se është në lojë drejtuesi i opozitës së vendit, i cili për të mbetur në lojë nuk pati zgjidhje tjetër.
Duke synuar të vë veten në pozicionin e atyre njerzve që janë jo të nxehtë, si në zgjedhjet legjislative, po shtjelloj sipas meje pse nuk duhet të fitojë e nuk mund të fitojë Edi Rama përballë Lulzim Bashës.
Edi Rama, kryetari me korespondencë i bashkisë së Tiranës, që kur u bë kryetar i Partisë Socialiste, kërkon votën për herë të katërt.
Çelja e fushatës së socialistëve më trishtoi me ato arkivola, me atë hije zie, me ato imponime të viktimave për tu bërë zëdhënëse të socialistëve. Thjeshtë u trishtova në atë lojë të pështirë me vdekje e arkivola.
U trishtova dhe për një  fakt të thjeshtë. Edi Rama dhe PS duke u betuar ditë natë se janë për shtet ligjor, duke mbrojtë publikisht prokuroren e vendit, në mënyrën më abuzive i vënë këmbën në fyt prokurores dhe shtetit ligjor sepse përfundimet i kanë nxjerrë.
Qartë dhe pa dridhje zëri thonë se Sali Berisha apo Lulzim Basha vranë 4 veta.
Një kronikë e pandershme zie e pandjerë, krejt e shtirur, e zgjeruar e çeljes së fushatës, me argatë të çuditshëm, me ekspertë mbi prokurorinë, që bënë shurrën mbi institucionet që po bëjnë hetim me përkrahje të qartë e të fortë ndërkombëtare, ishte gjithë çfarë ofron PS për qytetarët. Dhe në fakt e gjitha në funksion të Ramës, i cili nuk i dha shans asnjëherë prokurorisë, gjykatave, drejtësisë të vendosin por jep parahetime e paravendime e paragjykime duke imponuar djallëzisht opinionin. Viktimat duan shpërblim politik…
Edhe vezë me katër të kuqe të na bësh, mjaft më, se nuk i duam ato vezë z. Rama.
Fitove zgjedhjet e para se të besuan qytetarët dhe shpresuan. (Pa hyrë për asnjë çast në lojën, u vodhën apo jo vota, u manipuluan apo jo votues). U krijua fryma e tillë në opinionin publik dhe fitove mandatin e parë.
Fitove mandatin e dytë sepse shumë njerëz menduan, panë e besuan se punove gjatë mandatit të parë. Përvetësove aksionin e politikës që u bë bashkë kundër kioskave.
Fitove të tretin, me shumë kundërshti e akuza për manipulim e fallsifikim edhe për faktin se shumëkush atëhere ra pre e asaj thënies …për inat të sime re… por dhe se nuk u angazhuan në fushatë, nuk u ftuan të kontribuonin mjaft njerëz me peshë dhe u dha besim më shumë se sa duhej, sipas meje gjithmonë, të rinjve që u lodhën gjatë rrugës dhe u verbuan edhe nga pasqyrat gjatë numërimit të votave…
Këtë mandatin e katërt ti nuk e don as vetë sepse nuk ke dhe nuk di çfarë të bësh me të. Thjeshtë e don për të qenë Kola në punë, për të mos mbetur i papunë.
Nuk ka më magji fjala jotë para qytetarëve. Ngutshëm u thua “futni votën nënë… të tjerat rregullohen… të heqim Saliun… kusaria… regjim kusarie…”. Kaq. Kjo është e gjitha. Je shterrë zoti Rama. Bukur, ngrohtë para kamerave e montimeve të kontrolluara i takon njerzit, por nuk i sheh më në sy. Nuk ke çfarë tu thuash. Nuk ke çfarë jep më në bashki.
Fillove të premtosh se do bësh këtë e atë. Po pse nuk i bëre? Kush të ndaloi të bëje? Ato që thua do t’i bëj tani, pavarësisht qeverisë, pse nuk i bëre deri tani, pavarësisht qeverisë, për 11 vjet që je në atë karrige.
Unë e kuptoj se edhe vetë je mërzitë me atë vend pune. 11 vjet janë shumë.
E kuptoj se dyzimi mes kryetarit të bashkisë më të madhe të vendit, mes kryetarit të partisë më të madhe opozitare, mes ëndrrës se një ditë do të bëhesh kryeministër i vendit, të ka futur në një qerthull, në një rreth e nuk din nga t’ia mbash.
Ta dorëzosh bashkinë pa luftë elektorale, nuk e çmon të arsyeshme dhe druhesh se të ndëshkon partia.
Dyshimi në veten dhe trazimi që të shkakton gabimi që nuk u bërë deputet të shoqëron.
E ke kuptuar tashmë se politika nuk bëhet në konferenca shtypi, sado kamera e mikrofona të kesh përpara.
Edhe ata mbështetës që të votojnë dhe besojnë, e kanë një fije dyshimi se do t’i lësh në baltë në qershor 2013, kohë kur, nëse do jesh kryetar i PS, do të dalësh në zgjedhje politike për të garuar për kryeministër, ose së paku për deputet, sepse nuk gabon më që të mos bëhesh deputet, duke dorëzuar mandatin e kryebashkiakut.
Edhe besuesit më fanatikë e besojnë se edhe po fitove bashkinë për herë të katërt, nuk do të kesh kohë, vullnet e deshirë të jesh më asnjë orë kryetar bashkie se je vjelë fort me atë zyrë, me atë rutinë të njëjtë, por do të mbetesh në luftën politike kundër qeverisë, gjithmonë rrugëve, sepse ti nuk je në tribunat e tryezat ku bëhet politika..
Pra do të vazhdosh të bëhësh si nxënësi më i keq i mundshëm i korrespondencës që ka mik. Nuk ke kohë më as nuk don që të jesh kryetar bashkie.
Ëndrra për më lart ta ka zvjerdhë kryebashkiakun. Nuk je më i vemëndshëm për njerzit. Po tradhëton vetën duke bërë premtime për ato gjëra që duhej dhe paske patur mundësi t’i bëje, por nuk ke patur kohë as deshirë sepse bashkinë e ke lënë në plan të dytë duke u marrë me partinë. Ik, merru me partinë, aspiro për më lart.
Tradhëton veten sepse nuk bën më gjë për më mirë sepse ke bërë edhe mjaft gjëra keq e shkeleshko.
Ajo që ta tregon përshtjellimin, frikën, pasigurinë, joseriozitetin është gjithë sjellja jote fushatore. Përballë ke një njeri jo të pasuksesshëm në karierë, dhe ngaqë e ke frikë, e ngre stekën dhe merresh me kryeministrin. Po bën fushatë me parulla e jo me sytë e njerzve.
E ke frikë Lulzim Bashën sepse ai në fund të fundit po na ofron qetesisht vetën duke na thënë, pa ulërima e çjerrje zëri, pa cingërisje nervash, provomëni.
Dhe kur ti ke guxim të kalërosh për herë të katërt dhe kërkon besimin tonë, pse të mos i besojmë njëherë Lulzim Bashës. Ta provojmë. Të duruam 11 vjet, tre mandate, dhe tash je shterrë. Pse të mos provojmë njëherë Lulzim Bashën që është më i prekshëm për njerzit, më i çiltër, më i afërt e tokësor dhe jo kryetar bashkie me korespondencë që ta ketë punën në bashki si punë të dytë. 

EDI RAMA ME LILIPUTË I JEP LEKSIONE DEMOKRACIE AMERIKËS



      NGA REXHEP SHAHU,TIRANË


EDI RAMA ME LILIPUTË I JEP LEKSIONE DEMOKRACIE AMERIKËS

Liliputi, zoti ambasador, që ju e dini më mirë se unë, nuk mund t’ia presë kostumin apo t’ia marrë masat e trupit Guliverit. Sepse do të duhej një repart, një brigadë apo divizion liliputësh për ta bërë këtë gjë. Do të duheshin shumë shkallë, shumë litarë për liliputët me u varë e me e rrokë Guliverin për t’ia marrë masat a përmasat.


Debati i ditëve të fundit, në mes fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2011, ku është në garë për herë të katërt (për gjithcka ose asgjë) kryetari i bashkisë Tiranë që është njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, rreth “incidentit të paprecedentë… edhe për përfaqësitë e shteteve totalitare apo autoktarike”, që unë nuk e di cilat janë në vendin tim, në dukje, mes gazetës “Shekulli” dhe ambasadës amerikane në Tiranë, është ndoshta debati më interesant, më i munguar, më i duhuri, më madhori në shoqërinë shqiptare të këtyre njëzet viteve të fundit. Debati që duket, ose duhet, më në fund, t’ia heqë petët lakrorit dhe ta dimë e marrim vesh troç, kush janë, si janë, pse janë, sa janë, pse janë fshehur, pse dolën hapur pikërisht tani edhe tek ne antiamerikanët, që për hir të së vertetetës nuk kanë munguar kurrë, edhe pse naivët kanë besuar se ne jemi një popull njëqind për qind ose nëntëdhjetë e pesë përqind proamerikanë, duke përfshirë edhe shqiptarët mentarë (ah lum ne që i kemi atje bijtë tanë zulmëmëdhenj !) që jetojnë në Amerikë e që duan të diktojnë edhe departamentin e shtetit amerikan.


Këto ditë ka marrë zjarr e po derdh batare rrufesh e mallkimesh dhe po hedh dhe me kosh kundër Amerikës mizëria e liliputëve, të porositurve, të puthadorësve, të atyre që të hanë bukën e të përmbysin kupën, që hedhin gurin e fshehin dorën, të atyre që të thonë, mbama nënë t’i them kurvë pa më thënë, të atyre që si lukuni a lubi kanë marrë e zhgrryer paratë e Amerikës për media të lira, për antikorrupsion, duke përbaltur shpesh në mënyrë të pamoralshme e të dhunshme kë kanë dashur vetë të përbaltin edhe me pa të drejtë, të atyre që kanë pirë qumështin e mjaltin e Amerikës, të atyre që Amerika u ka dhënë bukë e strehë, por jo deri aty sa t’ua lëshojë rrethin e oxhakut e t’i lejojë t’i bëhen zot shtëpie në shtëpi të vet, të atyre që edhe pse jetojnë në Amerikë si ikanakë e frikacakë prej këtu, si të pazotët me kunkurue, se nuk i kanë lënë vend vetes këtu, kujtojnë se Amerika duhet t’i pyesë çfarë të bëjë në Shqipëri, t’i pyesë edhe për liderët e vendit këtu, edhe për ambasadorët që ajo dërgon këtu, shkurt, Amerika të marrë frymë në Shqipëri nëpër gabzerrin e tyre.




          PROF.DR.SALI BERISHA

Unë nuk kam aq mend dhe nuk jam aq lart sa të shoh shumë dhe larg zoti ambasador Arvizu, por po kuptoj se gjithë kjo stuhi që po ndodh është përgatitje e alibisë së humbjes nga kryetari i bashkisë së Tiranës që është njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Që, nëse humb, t’u thotë mbështetësve të tij : nuk më deshi Amerika dhe ndaj ajo duhet urryer. E në pamundësi me qenë trima ai dhe liliputët e tij apo kori i tij i liliputëve që rrojnë në Shqipëri dhe janë bërë gati – gati pashallarë edhe me paratë e projekteve amerikane dhe kori i liliputëve të tjerë që rrojnë në Amerikë dhe u duket se kanë leje të diktojnë këtu edhe këngët e zogjve, në shenjestër të kanë vënë ty si devijator zoti ambasador dhe Amerikën, natyrisht, që të ka graduar ty ambasador të saj në Shqipëri, pa pyetur liliputët shqiptarë të Amerikës e të Shqipërisë.


Megjithëse ata e dinë më shumë se mirë se ti nuk je këtu thjeshtë njeriu që quhet Arvizu, por je përfaqësuesi i Amerikës dhe nuk ke ardhë këtu rastësisht se të gjetën në ndonjë stacion treni a metroje dhe të hodhën në avion si çantë apo valigje pasagjeri për në Shqipëri. Ata e dinë mirë se për të ardhë ambasador këtu ke kaluar disa provime, disa teste, disa shkallë në kongres, senat, tek presidenti amerikan, pasi për Amerikën, që liliputët po thonë se “nuk është më e fortë, e zonja, e fuqishme etj., dhe paska dështuar në arenën ndërkombëtare…”, ti je ambasador në një shtet kyç a nyje në këtë rajon të trazuar të Europës, (e di mirë se nuk sillet bota rreth nesh, e di mirë) tek një popull që nuk ngre kot piedestale të paktën për burrështetasit amerikanë, tek një popull që nuk ka fort nderim për piedestalet e shtatoret e rreme mbi to, sepse këta shqiptarët, zoti ambassador, kur nuk e nderojnë vërtetë një piedestal, e kanë zakon dhe shkojnë e bëjnë shurrën rrëzë tij, siç ia kanë bërë edhe baba Stalinit dhe baba Enverit.


Por ceta e liliputëve apo argatëve të Edi Ramës e të Partisë Socialiste të Shqipërisë, zoti ambasador, nuk duan që presidenti Obama të të ketë ty ndërmjetës e përfaqësues në Shqipëri por të ketë liliputët e Edi Ramës. Dhe kanë nisë garë mes tyre liliputët që jetojnë në Shqipëri dhe liliputët që jetojnë në Amerikë. Dhe duan mundësisht që ty të ti japin ato porositë e Obamës apo të Hillarit, të kongresit apo senatit amerikan. Argatët që hanë këtu por edhe ata që hanë në Amerikë. Epo kësaj i thonë andej nga anët e mia, nga vij unë, “kush pordhi kapi hunin, kush dëgjoi, nuk shpëtoi”.

Ne e dimë mirë se Amerika e ka dashtë dhe e don Edi Ramën. Unë jam ndër ata që jam mërzitë e trishtue pa fund, kur paraardhësi juaj zoti Uidhers hante dreka e pinte kafe me zotin Rama. Por as unë e as miqtë e mi apo ato që mendojnë si unë nuk kemi bërë namin, nuk kemi hedhë dhe me kosh kundër Uidhersit dhe Amerikës. Sepse ne e kuptojmë se borgji ndaj Amerikës që ia kanë shqiptarët është shumë më i madh se çdo gjë. Dhe pikërisht te ky borgj që i kemi Amerikës ne si shqiptarë, si komb shqiptar, këtu ndahemi unë dhe Rama, ti dhe Rama, shqiptarët dhe Rama, shqiptarët demokratë e komunistë, shqiptarët shqiptarë dhe shqiptarët që rastësisht janë shqiptarë në këtë vend pasi nuk dinë nga kanë ardhë dhe nuk dinë nga të shkojnë, kur e ku të shkojnë.




                    LULZIM BASHA

Unë i kam shkruar njëherë një letër miqësore ambasadorit Uidhers thjeshtë parimisht sepse e “ndeshkoi” parlamentin e vendit tim, i cili sido që të jetë, ka tagrin e sovranit dhe nuk kishte bërë ndonjë mëkat apo herezi pse rrëzoi dekretet e presidentit siç rrëzohen besoj edhe nga kongresi apo senati edhe në Amerikë..
Pra Amerika e ka dashtë dhe e di mirë se e don Edi Ramën, por ai vetë po distancohet prej saj dhe prej jush zoti ambasador, për ta patur alibi për humbjen e mundshme. Është lojë e bukur, besomë, lojë e thellë, por krejt krejt e lexueshme. Nëse humbet në këto zgjedhje Rama, fajtor kryesor do shpallë Amerikën që nuk e deshi. Nëse humbet në gjithë Shqipërinë e jo veç në Tiranë, do të thotë me 9 maj se ia vodhën zgjedhjet dhe do të përgatisë gjullurdinë për mosnjohje të zgjedhjeve. Rama është para dilemave të mëdha. Për shkak të papërgjegjshmërisë politike dhe moskorrjes së anjë fitoreje politike që kur është bërë kryetar i PS, shumë njerëz i druhen. Po fitoi bashkinë e Tiranës, prapë do të ekzekutojë skenarë të tjerë destabilizues për gjasme zgjedhje të parakohëshme. Thjeshtë, qëllimi i tij është ngutje sa më e madhe për tu bërë kryeministër, ëndërr që nuk i shqitet as ditën e as natën. Sepse ai tashmë ose i don të gjitha, menjëherë ose nuk pyet se çfarë dëmesh mund të bëjë për vendin.


Liliputi, zoti ambasador, që ju e dini më mirë se unë, nuk mund t’ia presë kostumin apo t’ia marrë masat e trupit Guliverit. Sepse do të duhej një repart, një brigadë apo divizion liliputësh për ta bërë këtë gjë. Do të duheshin shumë shkallë, shumë litarë për liliputët me u varë e me e rrokë Guliverin për t’ia marrë masat a përmasat.


E gjithë storja ka filluar zoti ambasador në 21 janar 2011. Ish koha kur Rama mendoi të tregojë forcën, muskujt. Ish kronika e paralajmëruar e një zie. E paralajmëruar nga miku e aleati i Ramës ish ministri i Enver Hoxhës, që Tunizinë donte ta bënte këtu në Shqipëri. E paralajmëruar nga një zëdhënës luglëpirës, prej njëzet vitesh antikomunist i vetshpallur, thjeshte për shkakun e vetëm se Enveri e pati heqë nga blloku dhe ia hoqi tagjinë, por që në fakt nuk kishte asnjë lidhje tjetër me demokracinë (kemi plot të tillë që nuk kanë lidhje me demokracinë por thjeshtë kanë inat me Enverin pse i hoqi nga blloku sepse ishin mirë në bllok, ishin mirë si bij ministrash apo sekretarësh të parë…). E paralajmëruar nga ishsigurimsa e pseudonimsa (oh sa shumë ka aktivë tek ne nga ata që ustallarët ju thonë bisht qeni…, si patkoi, korani, belushka, merluca dajti a dreqi… të cilët në fakt janë guri më i rëndë në qafën e lodhur të shqiptarëve.
E kanë inatin me ju zoti ambasador (inat i madh ai i 21 janarit 2011…) se Ju “gabuat rëndë”, i dolët ndesh dhe thatë se një grup protestuesish nuk kishin atë axhendë demokratike për të protestuar, por kishin axhendë tjetër… Dhe Rama bashkë me liliputët, me të gjithë llojet e liliputëve, edhe me ata që kanë të dyja këmbët në partinë e Ramës, edhe me ata që kanë një këmbë në partinë e Ramës e një këmbë në partinë e Berishës, dhe fusin turinjtë në cilindo grazhd a sahan që u ofrohet, u zemëruan me ty zoti ambasador pse e pe dhunën e 21 janarit dhe pse e pohove se një grup protestuesish kishin axhendë tjetër… Natyrisht u zemëruan sepse atë axhendë nuk e kishin të pa miratuar nga Rama dhe ish ministrat e diktaturës që i rrinë në krah Ramës, që i bëjnë axhendën edhe Ramës.


EDVIN KRISTAQ RAMA ...

Nuk po arrij ta kuptoj ende unë zoti ambasador se si mund të pajtohet Edi Rama i politikës së re, jashtë të majtës e të djathtës, me ish ministrat e Enverit, si mundet të bëhet ylberor… Apo ngaqë nuk i doli ajo përralla e fillim viteve ’90 që luspat e peshkut të kuq t’i bënte blu…
Kori i liliputëve që po hungërin kundër jush dhe Amerikës zoti ambasador po keqkuptohet fort. Po kujton se Amerika është Berisha. Po të njësojnë me Berishën edhe ty dhe Amerikën. Po synojnë krijimin e klimës antiamerikane që në fakt patëm kujtuar se është harruar në këto njëzet vite që ka udhëhequr këtë vend Berisha.
Berisha e çeli udhën për me e sha e me e kritikue duke heqë ndëshkimin për çdo sharës e shpifës kundër tij dhe administratës së tij. Kështu i nxiti dhe sharësit hynë në të thella. Nuk i kuptuan kufinjtë e lirisë e të moralit dhe e shndërruan në kurth ndaj vetës së tyre lirinë që u dha Berisha. Sharësit, të zeztë, e bënë mënyrë jetese sharjen e shpifjen ndaj tij. Rritën pagat për sharje, rritën honoraret për sharje kundër Berishës. Ngritën fabrika e kombinate sharjesh e shpifjesh. Ky është tashmë një realitet i hidhur në këtë vend zoti ambasador.
Në të shtatat e 21 janarit, besoj e kujtoni mirë, Rama ua bëri gjyqin edhe ndërkombëtarëve, edhe ty zoti ambasador Arvizu, duke ju dhënë leksion demokracie ty dhe Amerikës, bile edhe në gjuhën e Amerikës. Sepse ai e njeh më mirë gjuhën e Amerikës dhe gjuhët e tjera të huaja, mbase më mirë se sa shqipen. Ua kujtoi presidentët amerikanë, cfarë kanë thënë e kanë bërë ata për Amerikën e demokracinë…



E ai Berisha, të cilin ai don t’ua tregojë ju se si është, se ju nuk e njihni hiq fare, megjithëse din katër a pesë gjuhë të huaja, ai nuk di të flasë para shqiptarëve anglisht apo në gjuhë të huaja. Berisha edhe gjuhën e Amerikës kur e flet, sipas liliputëve të Ramës, e flet vicidolisht. Mëqe më doli ky Vicidoli, (vendlindja e Berishës zoti ambasador), sipas Ramës e të tijve e sidomos sipas atij që Rama i ka dhuruar strehëzën… duhet zhdukur nga faqja e dheut pa nam e nishan ai Vicidoli. Duhet zhbërë Vicidoli si vend, si fshat. Por ne të tjerët nuk e urrejmë Gjirokastrën edhe pse nga atje ishte Enveri, nuk e urrejmë Bregun, Skraparin, Tepelenen, Korcën, sepse nuk i identifikojmë këto vende si të Enverit apo të byroistëve.
Këtë po ta them se racizmi është normë për korin e liliputëve të Ramës, që më kanë quajtur mua e femijët e mi cecenë, malokë, ardhacakë… që po prish edhe gjuhën shqipe duke e folur paksa çeçenisht.
Është një keqkuptim i madh zoti ambasador. Rama kujton se Amerika është si punonjësit e tij të bashkisë që dridhen para kryetarit. Por normal, jo të gjithë. Sepse realitetet e reja që janë krijuar në këtë Tiranë në këto njëzet vite kanë bërë që edhe në bashki të ketë tashmë cecenë e malokë të veriut që “ia zunë frymën Tiranës”, anise malokë nga jugu janë shumica në këtë vend dhe ka më shumë dhe cuditërisht këto malokët e jugut me të veriut sepse shkojnë mirë dhe kuptohen shumë me njëri – tjetrin.


Rama, zoti ambasador është si Donkishoti, ky përsonazh brilant i letërsisë botërore. Ai, si Donkishoti, sa herë nuk i pret palla apo nuk e dëgjon pela, u turret mullinjve të erës e vozave të venës dhe e derdh dëshpërimin e tij.
Rama e vizaton mirë veten e vet sepse e njeh mirë. E sheh veten në pasqyrë shumë dhe e njeh. Ai hijerëndi, ai i zemëruari me të tërë, por që derdh zemërim vetëm kundër Saliut, sepse don ta paraqesë veten të madh dhe duhet të merret vetem me Saliun, ta nemë e mallkojë vetëm Saliun, se Saliu paska bërë gjithë të këqiat në këtë vend, Saliu paska qenë komunist, anëtar i PPSH, se streha më e rrezikshme e komunzmit paska qenë organizata e partisë në spital ku ka qenë Saliu mjek dhe jo komiteti qëndror i PPSH, anëtar i të cilit ka qenë babai i Ramës, dhe jo Ramizi, Nexhmia, Gjinushi apo ish ministrat e Enverit e Ramizit, të cilët Rama i ka aleatë. Jo, Rama me kupolën e byrosë politike nuk don të prishet absolutisht, me pinjollët e bllokut nuk don të prishet kurrësesi, aty merr cak, aty merr këshillë, aty merr mendje.

                                                              
                                                                  EDVIN KRISTAQ RAMA  ...

Rama po don të të tregojë ty dhe Amerikës zoti ambasador se kush është Sali Berisha. Se ju nuk dini gjë. Se ju nuk e dini se është pikërisht ky Berisha që duam s’duam, udhëhoqi shembjen e komunizmit tek ne. Po ju thotë se Berisha është si Gadafi. E po kësaj i thonë, eja baba të të tregoj arat.





Negativizmin e ka të lehtëlexueshëm Rama zoti ambasador. Merrni të kundërtat e atyre që ai thotë e deklaron dhe kaq duhet, je në rregull. Të gjithave merruani të kundërtat.
Rama ka fillu prej ca kohësh me i besu rrenat e veta. E sidomos pas humbjes në zgjedhjet e 2009. E sidomos pas autogolit dramatik që bëri me 21 janar. Por po tronditet përditë e më shumë se pse nuk ia besojnë dhe të tjerët rrenat e tij. E thashë, sulmon Saliun si anëtar të PPSH dhe vetë rri aleat me Ramizin, Nexhmijen dhe ministrat e Enverit e të Ramizit që kanë drejtuar PPSH. Mirëpo sipas tij Saliu si anëtar i thjeshtë partie qenka më i keq e i rrezikshëm se drejtuesit e PPSH, se byroja politike e PPSH. Po kush e han këtë koqe ulliri…
Për dashurinë e rrejshme që ka për Tiranën, për mërzinë që ia jep të qenit përsëri kryebashkiak se nuk din më cfarë të bëjë, ai prapë josh duke nxjerrë të flasë ndonjë folëse gegnishteje duke na “shkepë në rrena”... Me na krijue idenë se ai nuk është rracist, nuk i urren çeçenet… Edhe po fitoi mandatin e katërt nuk është ndonjë hata. Do të rrojnë njerzia në Tiranën thuaj njëmilionëshe, që mund ta drejtojë cilido, Rama apo Basha, por pa përjashtuar më çeçenët, që kanë ardhë nga kufinjtë e gjelbër të Shqipërisë.


Rama le të vazhdojë të besojë rrenat e veta. Le të vazhdojë të kërcënojë ata që janë kundër tij. Le të vazhdojë të diferencojë media, të krijojë e shtojë radhët me liliputë. Të imponojë media që të transmetojnë vetëm ato që don ai e ashtu sic i don ai. Të imponohet duke u thënë se unë jam fytyra e re. Dhe mediave kundërshtare po të dojë le tu thotë edhe “të fala Arvizusë”, apo “të fala Merkelit”, apo “të fala Sarkozisë”.
Për të luftuar Saliun ka alibi të vdekurit kunder tij si Shoshorin, të cilit po ia troshitin eshtrat. Dhe duan të bëjnë më të besueshme trillimet e deshmitarëve këta liliputë të dhjamosur qafëshkurtë se sa deklaratën e Berishes i cili qartë tha se, që kur kam lindur në vitin 1944 nuk kam qenë kurrë në asnjë sallë gjyqi. Ej njerëz, është lehtësisht e verifikueshme kjo marrëzi e liliputëve të Ramës.

Edhe rivalin e vet konkret Lulzim Bashën, të cilit Rama në fakt po i trembet shumë dhe nga frika prej Bashës, po sheh tek ai Berishën që ta ketë alibi nesër për tu thënë mbështetësve se unë u përballa me Kryeministrin, ai po e sulmon duke sulmuar Saliun. E sulmon Lulin pse Luli qesh. Lulin e shoh nëpër postera që buzëqesh lehtë, shumë sinqertë dhe mjaft serioz. Por Rama ka dalë në ato posterat e tij duke u zgërdhi fare. Dhe të mendosh një burrë afër gjysmëshekullor, kryetar 11 vjecar i bashkisë, kryetar i Partisë Socialiste, është shnderruar si një adoloshent 13 vjecar në ato foto që zgërdhihet, në atë foto që është shpërfytyruar duke ngjitë ku s’rri në të pafajësi e fëmijëri, kjo s’ka bythë ku të rrijë. Jo për gjë, por ne e njohim Ramën në këtë vend, s’është aq fëmijë e aq pafaj, aq i paqtë sa në atë foto montazh. Duket ia kanë bërë me hile, për ta tallë.

Këtu ndër ne zoti ambasador të duam ty dhe shtetin tënd kur na përkëdhel flokët e na bie shpatullave, kur na bën fresk, kur na favorizon duke na ftuar në seli të ambasadës duke bërë të nënkuptohet tek shqiptarët se ju ftoni aty në seli elitën e shqiptarëve për kafe, elitën e intelektualëve, ato që pyet Amerika, ato tek të cilët merr mend Amerika. Por jo kur nuk na jep të drejtë edhe pse s’kemi të drejtë. Jo edhe kur na jepni leksione demokracie.


Ju siguroj sic e ndjej, se debati që po zhvillohet, që nuk është aq civil e qytetar, është fitorja më e madhe sepse u vra frika. Është fitorja më e madhe sepse ti zoti ambasador po i jep liri, leje, po e fton antiamerikanizmin të dalë hapur, të mos ketë frikë, të mos fshihet, të mos jargavitet, të mos shpërfytyrohet, të mos na mashtrojnë më si proamerikanë vetëm për faktin e thjeshtë se vjellin parulla proamerikane, se kanë të veshura rroba apo kostume amerikane, se kanë viza amerikane në pasaportat e tyre, se marrin ftesa e salutime prej stafit të ambasadës, sepse këtu është në modë tashmë ajo që, po të salutoi dikush nga ambasada, duhet të jesh i sigurtë se të don Amerika...


Unë i kam dashur dhe i dua antiamerikanët të dalin hapur, të protestojnë hapur si në vendet e tjera, të djegin, pse jo, edhe flamurin amerikan, të ndërhyjë policia biles edhe për ti shpëndarë turmat protestuese antiamerikane, ti godasë edhe me shkopinj gome, ti lagë e ti shpërndajë edhe me zorra të trasha uji. Si në Greqi, bie fjala. Apo në Serbi. Ka këtu mjaft të zellshëm e filogrekë që duan të bëhet edhe këtu kundër amerikanëve si në Greqi.
Kështu të ndodhte edhe tek ne, të paktën do të ishim më të sigurtë, më të qetë, më të ndershëm si qytetarë, si njerëz, si popull. Nuk do të ishim mashtrues.


Ne jemi ato që deri në vitet 1996 – ’97, në mos gaboj, por së paku deri në vitet ’90, pa gabuar fare, kemi patur aq shumë antiamerikanizëm saqë proamerikanizmi ishte herezi…
Dhe nuk ka fare çudi, pasi nuk janë ndërruar dy apo tre gjenerata njerzish ndër ne zoti ambasador.
Thjeshtë as një brez njerzor nuk është ndërruar ende dhe ato individë që deri dje kanë shkruar e vjellë kundër shtetit tënd, kundër imperializmit amerikan, kundër xhandarit ndërkombëtar, ato janë ende aktivë me penë në dorë, me fuqi të mëdha ekonomiko-financiare, të marra edhe shumë padrejtësisht në këto njëzet vite nga pasuria jonë kombëtare.


Kritikët tuaj kanë qenë e janë këtu zoti ambasador. U desh të vinit ju që ti nxisnit të shfaqeshin pa frikë se kjo është demokracia. Kjo është fitore shumë e madhe, është përmasë e madhe e demokracisë dhe ju duheni falenderuar shumë.
Unë e di mirë se Amerika ka dhënë shumë para për demokracinë në Shqipëri, në projekte e donacione të ndryshme. Edhe ato para i kanë marrë, të siguroj, shumë antiamerikanë të fshehur. (nuk flas për fondet e dhëna nga Amerika për gjykatat administrative që nuk u votuan në parlament nga deputetët e Partisë Socialiste…). Por së paku, ja, kanë fituar apo mësuar një gjë : të dalin hapur më në fund, të mos kenë frikë pse janë antiamerikanë. Sepse edhe ju besoj nuk jeni dakort që shqiptarët të jenë njëqind për qind proamerikanë. Apo jo.


Mësova se ju jeni takuar me ca kritikë tuajët. Sa mirë. Nxitini që të shfaqen jo të rrudhur, të dyzuar, nervozë e arrogantë por të shfaqen civilë.
Që edhe ne ta dimë se kush është zëri i Amerikës, aman, pasi shumëkush nga ne vendasit flet në emër të saj, si nënsqetull e saj, si mik i saj, si i porositur i saj, si redaktor politik i fjalëve të saj apo fjalëve, artikujve dhe librave të liderëve të saj… Ta dimë, thjeshtë, ta dimë. Dhe të mos shkojmë si gomari në ëndërr që e hante ujku dhe ai kujtonte se ishtë në ëndërr.
Dhe në fund fare zoti ambasador, dua t’ju siguroj për një gjë thellesisht e thelbësisht shqiptare. Shqiptarët, por shqiptarët ama, mund të jenë të ligj, të pabesë, monstra, mosmirënjohës, por kurrë jo ndaj Amerikës, kurrë jo.
Shqiptarët-shqiptarë mund të pëmbysin çdo kupë, por jo të Amerikës. Sepse ata që janë mirënjohës ndaj Amerikës janë mijërafish më shumë se ata që nuk janë mirënjohës. Ju siguroj për këtë.
Shqiptarët e dinë se kombi ynë ekziston falë Amerikës. Shqiptarët e dinë se Kosova është sot falë Amerikës. Shqiptarët e dinë mirë se përmasat shqiptare janë rritur e po shkojnë në vend falë Amerikës. Se shqiptarët po drejtojnë kurrizin falë Amerikës. Por me sa shoh e di, lutem fort të jem i gabuar, ajo që bëtë për Kosovën sikur ka prishur ca qejfe edhe tek ca shqiptarë që janë të tillë me letra, që janë të tillë se hanë bukë këtu, blejnë bukë në furrat tona, por bëjnë duanë e tjetërkujt.
Dhe për fund fare duhet ta kuptoni se pikërisht ceshtja Kosovë është ajo ndarësja e madhe në këtë vend. Edi Rama nuk ka aleatë në Kosovë. Sali Berisha ka gjithë Kosovën me vete. Jam deshmitar i dorës së parë se fill pas luftës së Amerikës për Kosovën e lirë prej serbëve, nuk u lejua Berisha të hynte në Kosovë. Sepse u pa si tërmet kundër botës serbosllave. A thua, pse e duan aq shumë Berishën në Kosovë. A janë budallenj ata njerëz atje? Por Rama edhe fjalën Kosovë nuk e ka në fjalorin apo axhendën e tij, nuk e përmend, ja vijeni re. Nuk ka thënë kurrë se Kosova, kjo që është, është meritë e Amerikës.
Ramën e la pa aleatë në Kosovë është kundërshtia e tij kundër udhës që bëri Berisha për në Kosovë. Ajo udhë ishte vec të tjerave, pavarësimi e clirimi real i Kosovës. Rama nuk e donte atë udhë (që nuk është kurrësesi udhë për në planetin Mars…) sepse ajo do ndryshonte gjeografinë edhe politke të vendit, ajo rrugë e bën Prizrenin më afër Fierit (e jo më më afër Selenicës), ajo rrugë bën tregun shqiptar 6 milionësh, bën të populluar gjithë bregdetin turistik shqiptar, lidh kombin apo e bashkon kulturalisht, bën të mundur të njihen njerzit, të njihen vendet e trojet shqiptare, gdhend dhe gjallëron gjuhën shqipe. Për atë rrugë do t’i kishte hije këtij vendi të bënte edhe ndonjë luftë të vogël civile. Do të ishin të justifikuar edhe disa dhjetra viktima, të rënë a kurbanë për atë rrugë. Kombet e tjera kanë bërë edhe luftra për projekte te tilla të mëdha. Ndërsa tek ne u bë zhurmë, shumë zhurmë, luftë politike, u drejtua lesh me çekiç, por fati deshti që vullneti i Sali Berishës për ta bërë atë udhë nuk u mposht dhe ajo tashmë është realitet si arteria kryesore e kombit shqiptar, që nuk shkon drejt asnjë apendisiti por drejt zemrës dhe është e ndërtuar mu bash në ashtin e kombit shqiptar siç e dinë dhe e kanë përcaktuar studiuesit kompetentë të kulturës e racës shqiptare.

Ali Aliu: Don Kishotët e letërsisë shqiptare

Nga Oliverta Lila

Studiuesi i njohur ka promovuar në Tiranë librin e tij më të ri “Don Kishoti shqiptar; një histori ndryshe e letërsisë shqipe”. Nga De Rada deri te shkrimtarët e ditëve tona, Aliu sjell iluzionet e tyre mbi shtetin, kombin, gjuhën. I pranishëm në panair studiuesi bën një analizë të zhvillimeve letrare të ditëve tona, ku dyndjen e madhe të botimeve e sheh si një rrezik të eliminimit të vlerave

I pranishëm në Panairin e Librit në Tiranë, studiuesi Ali Aliu ka promovuar librin më të ri. E ka titulluar “Don Kishoti shqiptar; një histori ndryshe e letërsisë shqipe”. Studiuesi pati merakun ta theksojë që në fillim se ky libër nuk ka ambicie të jetë histori e letërsisë shqipe, por një stil që i sjell shkrimtarët më afër lexuesit. Ali Aliu, nga një nxitje krejt e jashtme, botuesi i “Kulturë” në Maqedoni, zgjodhi të përshkruante donkishotizmin e shkrimtarëve shqiptarë për mënyrën se si ata e kanë përfytyruar shtetin, kombin, gjuhën në këta dy shekujt e fundit. E nisa nga De Rada, Naimi, për të mbërritur te shkrimtarët e kohëve tona si: Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Luan Starova, Xhevahir Spahiu dhe Kim Mehmeti. Studiuesi premton se ky do të jetë një libër i hapur, që do ta plotësojë çdo vit me autorë të tjerë. Ndërkohë, nisur nga atmosfera e panairit, Aliu shprehet se zhvillimi i letërsisë në ditët e sotme i ka të dyja anët e medaljes: është hapur ndaj të gjitha rrymave dhe prurjeve, e nga ana tjetër ka sjellë një katrahurë në identifikimin e vlerave të vërteta.

Zoti Aliu, çfarë sjell “Don Kishoti shqiptar”?

Që në titull, libri nënkupton donkishotizmin tonë në përgjithësi, por në këtë rast të shkrimtarëve tanë të dy shekujve të fundit, për mënyrën se si letërsia dhe shkrimtarët e ndryshëm e kanë parë të ardhmen e shqiptarëve, të shtetit, kombit, gjuhës, kulturës. Ky donkishotizëm ka qenë ndryshe te De Rada e Naimi që e imagjinonin në mënyrë virtuale edhe shtetin dhe Shqipërinë dhe ndryshe ka qenë në shek. XX, para luftës, gjatë diktaturës dhe në ditët tona. Ky është këndi që fare rastësisht më ka ardhur në shteg për ta trajtuar, pas një këmbënguljeje disamujore të botuesit më të njohur në Maqedoni, “Kultura” që unë t’i jepja një dorëshkrim. Libri i parë, i cili përfshinte vetëm 7 autorë, aq sa unë arrita të punoj, rezultoi i suksesshëm ndaj edhe unë vazhdova këtë sprovë për ta sjellë tashmë me 14 autorë. Ky libër nuk ka ambicie të jetë një histori e letërsisë, por një pjesë plotësuese e saj.

Cilat kritere ju kanë udhëhequr në përzgjedhjen e shkrimtarëve të marrë në shqyrtim?

Unë jam autor i disa antologjive dhe në përzgjedhjen e autorëve udhëhiqem gjithnjë nga realizimet e tyre, zgjedh ata që unë i konsideroj të arrirë e që kanë lënë ose do të lënë gjurmë në letërsinë tonë. Në këtë rast, nuk pretendoj se janë më të mirët, por ky mbetet një libër i hapur që nëse do të kem jetë do ta plotësoj çdo vit me 3-4 autorë të rinj.

Gjithnjë e më shumë është i pranishëm diskutimi i rishkrimit të historisë së letërsisë shqiptare, referuar këtu sidomos letërsisë së realizmit socialist. Cili është qëndrimi juaj?

Unë kujtoj që ne si popull europian dhe me traditë nuk duhet të trembemi nga e kaluara, duhet të dimë të sillemi me historinë tonë, të dallojmë atë që nuk bën dhe të kultivojmë atë që është e mirë. Kështu duhet të sillemi në parim. Në çdo kohë dhe në çdo letërsi ka më shumë shkrimtarë nga ç’e kanë vendin dhe vlerën. Ka të tjerë që nuk mbërrijnë të vlerësohen drejt dhe zbulohen vetëm pas vdekjes. Kjo do të ndodhë edhe te ne, por nuk mendoj se ka vend për një rivlerësim që tenton të bëjë përjashtime dhe zëvendësime. Edhe nëse i referohemi periudhës së diktaturës, gjatë kësaj kohe kanë lindur vlera që janë kulme të letërsisë sonë, të zhanreve dhe gjinive të ndryshme. Unë kam bindjen se ata që ishin të mëdhenj gjatë 50 viteve të diktaturës edhe pas shembjes së regjimit mbetën të mëdhenj. Shumë të tjerë, që e përdorën si alibi diktaturën për mosarritjet e tyre, nuk u bënë të mëdhenj as pas rrëzimit të saj.

Do të arrihet ndonjë ditë histori e letërsisë mbarëshqiptare?

Kjo është një plagë e hapur jo vetëm në letërsi. Ne nuk arrijmë të koordinojmë edhe gjëra që janë më elementare, por qëndrojnë në themel të kulturës. Nuk arrijmë të bëjmë një abetare të përbashkët, programe shkollore, nuk bëjmë dot që libri të qarkullojë lirshëm, kur nuk janë më kufijtë administrativë që kishim para demokracisë. E gjitha kjo varet nga ne dhe vetë ne nuk e bëjmë.

Pse ndodh kjo, është mosdashje apo indiferentizëm?

Nuk e di. Është një pyetje që ia shtrojmë shpesh vetes. Ne jemi në një fazë ku politikat tona, këtu dhe andej, vlerën shpirtërore e konsiderojnë jo të rëndësishme. Është çështje vizioni. Nuk ka asnjë popull të mençur që ta margjinalizojë kaq shumë kulturën. Në ambientet tona mund të gjeni sa të duash debate politike nga më perverset, por do të ishte përjashtim të kishte një debat për kulturën. Ky është realiteti ynë.

Si e shihni zhvillimin e letërsisë shqiptare pas viteve ’90?

Është një letërsi e hapur ku depërtuan të gjitha rrjedhat e letërsisë. Në këtë panair mund të shihni botime me shumicë, shpesh edhe nga ato që vetëm para disa muajsh kanë qenë ngjarje në qendrat europiane. Por ka një anë të metë të këtij bollëku: sot botohet çdo gjë. Ka një vërshim librash, autorësh skriptomanësh që duan patjetër të kenë një libër. Në këtë vërshim humbin ata që kanë talent dhe që janë vlera. Për fat të keq ne nuk kemi mekanizma që t’i dallojë të vërtetët në këtë kallaballëk. Nuk kemi mekanizma as për të mbrojtur lexuesit nga jo vlerat dhe ky është një dëm i madh për ne.

2011/04/19

CIKËL POETIK NGA POETI FADIL SHYTI




Fadil SHYTI



Kushtuar, heroit tonë 

të madh Adem Jasharit

Ay,
Është krenaria,
Ay, është dhembja,
Ay është dashuria jonë,
Më e madhe në shekuj,
Që e lindi Shqipëria!
Ay, qe uragani shekullor,
Që na të bënte të zgjohemi,
E kurrë të mos dorëzohemi!
Në furtuna të qëndrojmë,
Derisa, Shqipërinë ta RIBASHKOJMË!
A ju ka ngjarë:
Kur flitet o këndohet vepra e tij...
T´u shkojnë lotët rrëke?!
Ay, nuk bëri vetëm për veten,
Ay, bëri e dha gjithçka,
Për ne!

Suedi, 29 07.2006





JETA



Jeta mrekulli,

Jeta stuhi!

Ledhaton or mik,

Kafshon moj mike!

Jeta, në rrugëtimet e veta...

Herë na merr për dore,

Herë na shkelë me këmbë,

Herë na përqafon ngrohtë,

Herë na kafshon me dhëmbë!

Herë si engjëlleshë,

Herë si xhelate,

Herë si dreqe!

Çdoherë pranë nesh:

Vjen enigmë,

Vjen kryeneqe!

Eh, e tillë është jeta:

Me ledhatime e kafshime

I mbushë kupat e veta...



Suedi, 12 Dhjetor 2005



BESËPRERËVE

Revoltë ndaj atyre që veprojnë

kundër Ribashkimit të Shqipërisë!



Me një fytyrë dukeni,

Njëmijë fytyra i keni!

Si minjë labirintheve breni,

Të dështuar jeni!



Jeni të prapë o bukëshkalë!

Me qindra shekuj prapa,

Ecni mbi tokë, si të pa kokë,

Kurrë s´ecni me hapa!



Mashtrues të çoroditur,

Ah! Populli s´po ju njeh,

Juve, o të babëzitur!

Veçse sherrin ua sheh!



Mbaheni me krekosje,

Ngriteni me llafe të kota!

Prej veprave tuaja të poshtra,

Neveritet dhe çuditet bota!



Ju, e shkelni besën, nderin,

E përdhosni dhe flamurin,

Ju lirisë ia pini gjakun,

Atdheut ia prishni nurin!



Gjeni juaj monstër e keqe!

Atdheut po i sjellë veç kobe,

Nga prapakthimet kryeneqe,

Mbytë ideja juaj robe!



Deri kur o ju kokëderra,

Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?!

Të pakurriz, xhelatë përhera,

Jeni vënë n´shërbim të huaj!



Pa menduar e peshuar:

Vala popullin ku e qet,

Ju që shpikni dhe komb tjetër,

Një komb jemi or të shkretë!



Shqipëria e RIBASHKUAR,

Ore horra ju pengon,

Se pastaj nuk mund ta zhvatni,

Pasurinë e atdheut tonë!



Ju, mjeranë besëprerë!

Nuk mendoni për Shqipërinë,

U ka marrë koka erë,

Të mbuluar me marrëzinë!



Shumë të etur për nderimet,

Nga të huajt e zi dinakë,

Si s´po shihni o të uruar,

Që po futeni në batak!



Të verbuar nga premtimet,

Për integrimet në Evropë!

Fatkeqësi me ndarje t´ kombit,

Po përhapni, nëpër botë!



Po harroni o të krisur!

Evropa për ne nuk bashkohet!

Prap këndon këngën e vjetër:

Shqipëria të ricopëtohet!



Pansllavizmi nga Karpatet,

Si kulçedra me gjarprij,

Të uritur me shumë orekse,

Po e kafshojnë, nënën Shqipëri!



Mos harroni o kopukë,

Anemikë, kozmopolitë,

Koha do t´ju dënojë idhshëm,

Po pajtoheni me armik!



Mos provoni të mbani copa!

Kot e ka ai që provon,

Një ditë Kombi do ribashkohet,

Gjithësesi, heret a vonë!



Sot Shqiponja e trazuar,

Kur ju sheh, sa po tronditet!

Kur zgërdhiheni me armiq,

Me flatra rrufeshëm valvitet!



Trupi saj mjaft u copëtua!

Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull,

Gjaku ynë kurrë nuk shterret,

Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur!



Ju, Shqipërisë krajata i sillni,

Veç ato në koka i keni,

Me turpe-krimet që po bëni,

Asgjë tjetër veç Hiqër jeni!



Kështu Shqiponja alarmoi,

Ajo kurrë s'e humbë QËNDRESËN!

Kundër saj kush ngriti kokën,

Si tradhtar e vrau veten!



Suedi, 26 prill 2006





RINISË



Rinia jonë heronj tokash,

Rinia juaj , "heronj" drogash!...

Ushtritë tuaja, -stihike,

...Në rrugë pakrye,

E kanë vështirë,

Se, -po luftojnë me yje!

Vallë, yjet a fiken përjetë...

Në -trojet tona?!

Në qielloret tona?!

Juve, -o kokëshkretë,

Vetëm hijet, - spiunët...

Dhe kërrmat tuaja,

Si relike të pista,

Si relike armike,

Gjurmëve udhëshkreta...

Kanë me ju mbet!

Prishtinë, 1981

QËNDROJ!



Në kraharorët e mi,

Pesha e robërisë rëndon!

Po kafshojnë dhembjet, plagët!

Janë sforcuar muskujt,

Po ndizen flakë!

Janë tendosur nervat!

Dhe, unë hapëroj,

Netë - ditë,

Ditë - netë!

Qëndroj!

Heu, mirë se vini plagët e mia,

Nuk jam i vetmuar,

Se, plagë po ka sot,

Edhe SHQIPËRIA!

Vetëm kur NËNËLOKJA shërohet,

Shpirti im qetësohet!

Përndryshe, JO kurrë!

Se, atëherë s´ jam shqiptar,

Jo, nuk jam burrë!



E di se atëherë,

Nuk kam vlerë!

Jo, nuk jam vëlla i Migjenit

O, i Gjergj Elez Alisë,

Kur s´i pranoj në trupin tim,

Dhe plagët e Shqipërisë,

Krenarisht, sfidoj, qëndroj!

si mëngjes revolucioni.



Suedi, 11 Mars 2006, ora 04.38,


DRENICË



Tokë, e shenjtëruar me dëshmorë,

Tokë, madhështore -me ato lule,

Tokë me rreze lirie-diellore,

Që më penë e armë në dorë,

Përballë stuhive-tradhtive,

Kurrë s´u dorëzove,

Kurrë s´u përkule!

O, Kruja e dytë e Skënderit,

O, vendlindje e dashur e Ademit!

Rinohu, moj Lulëkuqe e shqiptarisë,

Nderi i shekullit, që iku,

Në theqafje!...

Lulëzo, krenohu, -e përparo!

Moj bijë e Shqipërisë!



Suedi, 16 shkurt 2011





PUNËTORIT DËSHMOR



(Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë)



Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalë-pak,

Sy vigjilues si të një sokoli,

Kur në qiellin e Prekazit Heroik,

U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima,

U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”,

Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët,

Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima!

U nisën betimit, zot me i dalë,

Si burrat e malësisë, trimat e motit,

Për Flamurin Kuqezi dhe ideal!

E, aspak , -nëpër atë flakë!...

Nuk i frikësoi, -as i ndaloi,

Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!...

Kur, po dridheshin –fusha me mal!

U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!...

E, ra krye detyrës si zog sokoli!

Me grykëhollat, -me armiqtë folën,

E toka drenicase u ri-gjakos...

Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi,

O, sa rëndë, Sadiku u plagos,

I bashkuan plagët,

E bashkuan qëndresën,

O, sa madhështore,

Të madhit Adem Jashari,

Vëllezërit Proletarë,

Ia mbajtën besën!

Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie,

Me punëtorin, -dëshmorin Isak,

Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare,

Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit,

E kam parë, sinqeritetin madhështor,

E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij,

Zemër trimi, -hulli, margaritare!

O, trimi i dheut të Shqipeve,

O, Isak Ferizi , -prehu i qetë,

O, shpirtbardhi ynë, -në amshim...

Qëndresa jonë, po vazhdon...

E, kurrë s´do të ndalet,

-Deri në Ribashkim!...

Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e injorojnë,

Fushat, detet dhe malet!

-Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë,

Ashtu, si e deshët Ju,

Dëshmorët tanë, -o burrë!

O, flakadan i nderit të malësisë,

Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë,

Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri,

Kurrë s´jeni tretur...

Ju jeni -pavdekësi!

Jeni kurdoherë, - rinorët,

E Nënën Shqipëri!



Suedi, 26 shkurt 2011



NGANJËHERË!...



Nganjëherë, -jam gjithkund,

E, nuk jam -askund!...

Në këtë botë; pakufi

Me pak diell , -

E, shumë stuhi!...

Bota, qenka puse,

Bota, qenka pise,

E pafund!...

Larg teje, -larg hareje,

Moj, Nënë Shqipëri!

Suedi, 23.12.2010



MALLKIM!



...Derisa, armiqtë e të liqtë,

Po i mprehin thikat...

Ju, -prej një Shqipërie Natyrale,

Po i radhisni Republikat!!!

O, politikajë të gjorë e horë,

E, të pa ideale kombëtare!

Të pangopur, -e mizorë!

Djersa, gjaku e buka,

E popullit tonë, -iu vraftë!

Ju, o bukëshkalë e të përdalë!

Dalshi -si mos më keq, fare!...

Suedi, 16 shkurt 2011



LARG SHQIPËRISË



Ftohtësia nordike,

M´i mpiu muskujt dhe kockat!

Largësia nga Shqipëria,

Si darë xhelati,

Po ma shtërngon zemrën!

Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...

Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;

Natën vonë këndon:

Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!

Do vijnë ditëveret e vizitave:

Për qetësinë e shpirtit!

Për lehtësinë e zemrës!

Zogjtë e shqiponjave!

Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...

trazim i natës së thellë...



Suedi, 13.01.2006, 03.05 





Vështrim ....



Se pari mund te thuhet se Fadil Shyti ndjek me ngulm trajtimin e motiveve te caktuara si dhe bënë përpjekje qe frymëzimin poetik ta transformoje prej rrjedhave historike (vieteve ’90-të -2007 )poezinë shqipe.

Në poezinë e Shytit gjejmë motivet nga lashtësia , imagjinatë krijuese e shumë rilindësve tanë,motiv ky i shtruar në njerëzoren dhe kombëtaren.

Ne poezitë e F. Shytit edhe pse nuk e kam titulluar “motivi i tradhtisë” del me radhe te pare si preokupim qe nuk ka përcaktim kufijsh.

Dukuria është e përgjithshme , andaj edhe brenga e autorit është e mbuluar. Mirëpo derisa ne disa poezi ky motiv mbetet ne trajtimin tradicional( jemi mësuar ta gjejmë dhe te tjerë autorë), ne poezitë e tij ai krijon pasazhe te artistike të shtresuara nga kuptimet e reja të motiveve patriotike.

Travajatët e shpeshta të Shytit në Etninë Ilire, bënë që ai të gdhendë për mrekulli vargjet e tija të parapaskenave politike ,antihumane ,tadhëtije ,dukuri ironizuese të poetit.

Fati i njeriut të etnosit ilirik gjatë historisë është përmbledhur ne planin e tij parësor të rezistencës qe është i sublimuar pothuaja në çdo varg të tij.

Preokupim i poetit është e kaluara historike , ngritjen e tij në rrenojat e humbjeve si dhe fitoret e tij ne planin material dhe atë shpirtëror. Në shumë poezi të tij që i këndohet së kaluarës më ndjenja atdhedashurie ...

Ne mënyrën me bindëse artistike janë dhëne, ne kaq pak vargje gjithë ngjarjet e mëdha nga “ata e ata” por edhe qëndresat e mëdha.

Gjithekendej poezia e tij dëshmon edhe ka sensin e masës ne punë te përdorimit te fakteve. Ai është i liruar nga to nuk ngarkohet ngase vet qëndrimi i autorit ndaj kësaj teme i ka mundësuar qe te shohë esencën e çëshjeve ndonjëherë kjo esence ka mbetur vete mbrume, nuk është pjekur mirë por në përgjithësi ia ka dale te krijoj atmosferën e momenteve qe i janë bere brumë frymëzimi.

Kur lexohen poezitë nga e kaluara dukshëm hetohet potencomi i urrejtjes së tij për të keqën që i kanë bër njeriut të ditëve tona gjatë historisë... 
Fadil Shyti mbase është nder poetet e rrallë qe krijon te ne qe ka përkthyer mundësitë kuptimore te fjalëve duke krijuar kërshërinë më fjalë të reja si dhe më ironizimin e dukurive dhe ngjarjeve në kohën e duhur që ky poet në të shumtë e rastëve si motiv e ka edhe ironinë shumë të qëlluar artistikisht.

Në disa poezi poeti është marre me çështje ndërgjegjeje , indiferentizmi si dhe me lakmitë magjepse të njeriut të realizuara me provokime semantike shumë të qëlluara artistikisht.

Përgatitur nga Flori Bruqi

Shqiptarët në një Udhëkryq të Rrezikshëm


Nga Shirley Cloyes DioGuardi
(-READ THIS ARTICLE IN ENGLISH-CLICK HERE)
Më 21 Janar 2011, shqiptarët në Shqipëri dhe në të gjithë globin janë tronditur kur një protestë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mori karakter të dhunshëm, duke lënë tre të vdekur dhe tridhjetë-e-nëntë të plagosur. Menjëherë pas publikimit të inçizimit në të cilin Zëvendës Kryeministri Ilir Meta ishte kapur duke u përpjekur për të rregulluar një tender publik për një hidrocentral që i ishte dhënë njërit prej miqëve të tij, Partia Socialiste, e kryesuar nga Edi Rama, kishte filluar të ndërmarrë një fushatë derë më derë duke i nxitur njerëzit që të vërshonin nëpër rrugë në shenjë revolte. Por reagimi i publikut shkoi përtej dy dekadave të përçarjeve të mëdha në mes të kampeve politike më të fuqishme të vendit.
Deri në momentin kur dhuna u shua, ishte më se e qartë se turma prej më shumë se 20,000 njerëzve përfaqësonte një qytetari të mbushur me një zemërim të akumuluar prej shumë kohësh në lidhje me korrupsionin e pa hulumtuar dhe të pa ndëshkuar që ka kapluar elitën politike të vendit, dhe përkeqësimin gjithnjë e më të madh të gjendjes ekomonike në të cilën gjenden shumica e shqipëtarëve. Vitin e kaluar Bashkimi Europian kishte hedhur poshtë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim, nën arsyetimin se vendi duhet t’i jap fund korrupsionit dhe të krijojë një demorkaci të qëndrueshme në të cilën do mbizotërojë ligji. Revolta e 21 Janarit vetëm sa e ka bërë më të paqartë pranimin e Shqipërisë në BE.
Në veçanti, qështja e pazgjidhur rreth shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec në Mars të 2008-tës, mbeti përherë një plagë e rëndë për të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh politike, ngase qartazi dëshmonte se ligji është i pafuqishëm kur në pyetje janë oligarkët e politikës dhe biznesit. Si rezultat i këtij shpërthinmi në Gërdec, njëzet-e-gjashtë  punëtorë kishin humbur jetën dhe rreth 309 të tjerë ishin plagosur. Aksidenti kishte ndodhur përderisa punëtorët, cdo ditë, me shufra metalike dhe duar-zhveshur po përpiqeshin të hapnin mijëra predha artilerie si pjesë e një programi kombëtar për shkatërrimin e municioneve dhe shitjen e pjesëve të tyre. Më vonë u zbulua se shpërthimet kishin filluar gjersa punëtorët po bartnin pako municioni të vjetër kinez e rus, të grumbulluar qysh prej kohës së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, ripaketimi i të cilit municion po bëhej me qëllim qe t’i shitej ushtrisë e policisë afgane.
Për ta përkeqësuar situatën edhe më tutje, sipas një raporti hulumtues të kryer nga e përditshmja Amerikane The New York Times, paratë e dala nga kjo ndërmarrje po shpërndaheshin për zyrtarë shqiptarë, përfshirë edhe djalin e kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kishte dhëne dorëheqjen, as ai dhe as ndonjë zyrtar tjetër qeveritar nuk ishte akuzuar për sjellje jo-legale. Për më tepër, pas zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 29 Qershor 2009, Mediu u kthye në qeveri si Ministër i Mjedisit, post ky që i jep atij imunitet politik nga ndonjë ndjekje e mundshme penale.
Andaj, edhe pse Partia Socialiste e thirri protesten e 21 Janarit, ajo gjeti momentin kyc në të cilin pesimizmit dhe mungesa e shpreses kishin ngulfatur shqiptarët dhe si rezultat qytetarë të të gjitha bindjeve politike për shkak të korrupsionit gjithëpërfshirës dhe endemik të elites, mungesës së sundimit të ligjit, dhe dështimit të krerëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për të nxjerrur vendin nga varfëria.

Fundi i Komunizmit dhe Korrupsionit në Shqipëri

Njëzet vjet kan kaluar qysh prej rënies së komunizmit dhe Shqipëria ende udhëhiqet nga ish-zyrtarë komunistë. Hyrja e figurave të reja në politikë vështirësohet tejmase nga fakti se sektori i mediave dhe ai i biznesit sponsorohen dhe kontrollohen nga po këta ish-zyrtarë komunistë. Edhe përkunder faktit se më tepër se 30,000 të rinjë Shqipëtarë kanë mbaruar studimet në universitetet perëndimore, shumica prej tyre hezitojnë të kthehen në Shqipëri, e pjesa tjetër zhgënjehen kur e bëjnë një gjë të tillë. Ata të cilët janë përpjekur të bëhen pjesë e elitës politike, të shtyer nga paraja, shpesh shëndrrohen në kopje identike të liderëve të vjetër, qoftë nga partia Demokratike apo ajo Socialiste. Tragjikisht, ata vazhdojnë të kultivojnë modelin e politikës konfliktuale, të zhveshur prej parimeve dhe vlerave, politikë kjo qe ka penguar unitetin kombëtar dhe progresin e vendit qysh prej rënies së diktatures komuniste në vitin 1991.
Trazirat vdekjeprurëse të 21 Janarit demonstrojnë se vendi gjendet në kthetrat e dy partive partive kryesore të zhytur në një rivalitet të hidhur dhe një mentalitet rrethimi i cili shuan cdo thirrje të arsyeshme/racionale dhe shtyp cdo lloj idealizmi të profesionistëve të rinjë të cilët janë pro ndryshimeve. Megjithatë, kësaj radhe duket pak e mundur që elektorati shqiptar t’u përgjigjet thirrjeve të oligarkëve, duke përfshirë Kryeministrin Berisha e poashtu Kryetarin e Partisë Socialiste Rama. Në vend të kësaj, frustrimi në rritje ndaj shpërdorimit të pushtetit nga elita egoiste, pa dyshim, do të nxisë popullatën shqiptare të vërshojnë rrugët përsëri, me shpresën që të mos ketë përshkallëzim të situatës përsëri.
Thirrjet për zgjedhje të parakohshme do ndëgjohen së shpejti, por në qoftëse nuk krijohen kushte të favorshme për liderë të rinjë politikë dhe parti të reja politike që nuk janë infektuar nga njëzet vitet e fundit të politikës përvetësuese dhe bashkëpunimit të fshehur partiak, është e vështirë të paramendohet një zgjidhje përparimtare. Është e domosdoshme që elita e sotme e korruptuar politike të zëvendësohet nga një bllok i ri politik i mbledhur rreth vlerave demokratike dhe i përgatitur të udhëheqë Shqipërine së bashku me pjesën tjetër të Europës drejt një të ardhme të frytshme. Nga ana tjetër, zyrtarët perëndimorë, që tashmë veqse janë nisur drejt Tiranës, duhet të bëjnë më shumë se sa vetëm të përpiqen të luajnë rolin e ndërmjetësuesëve për stabilitet; ata duhet  të mbështesin dëshirën e zjarrtë të popullit shqiptar për demokraci të vërtetë dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Kosova dhe Raporti i Marty-it

Ndërkohë, Kosova, e cila vazhdon të jetë e lënduar nga mungesa e stabilitetit politik qysh nga vjeshta e 2010-tës, së fundi edhe u gjunjëzua kur diplomati Zvicërran Dick Marty paraqiti para Këshillit të Europës një raport 27-faqesh, raport ky i cili akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) se gjoja gjatë luftës në vitin 1999 ka bërë kontrabandimin e organeve të pjestarëve të nacionalitetit serb dhe bashkëpuntorëve të tyre shqipëtarë; për më tepër në raport thuhet se Kryeministri Hashim Thaçi ishte i përfshirë direkt në këto ngjarje—pohime këto që fillimisht ishin bërë në vitin 2008 nga Prokurorja e OKB-ës Carla Del Ponte në librin e saj. Marty gjithashtu bëri edhe përgjithësime gjithëpërfshirëse, duke e quajtur Kosovën një shoqëri të bazuar në fis e cila është e angazhuar në kontrabandimin e drogës dhe në aktivitete tjera të krimit të organizuar. Për më tepër, ai sugjeroi se autoritetet në Shqipëri kanë bashkëpunuar në marrjen dhe trafikimin e organeve njerëzore dhe se më vonë gjithashtu kanë penguar kryerjen e hetimeve të duhura në lidhje me akuzat e Marty-it.
Dick Marty dëshiron që ne të besojmë se NATO, Misioni i OKB-së në Kosovë, EULEX (Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë), Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Shqipëria, dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, me përjashtim të Beogradit dhe Moskës kanë bërë një fushatë për më tepër se një dekadë për të fshehur trafikimin me organe njerëzore nga kosovarët, prej Marty-it, Del Ponte-s, dhe presidentit serb Boris Tadic. Fatmirësisht, edhe pse Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës më 25 Janar 2011 e miratoi raportin e Marty-it, ajo u bën thirrje autoriteteve vendore e ndërkombëtare të nisin hetime në lidhje me ‘dyshimet…’ e Martyi-t  ‘…për trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të orgaveve njerëzore në Kosovë.’ Në të njëjtën ditë, disa anëtarë të Parlamentit Europian theksuan se Marty ende nuk ka paraqitur ndonjë evidencë në mbështetje të akuzave të tij dhe se EULEX-i tashmë veçse kishte kërkuar një gjë të tillë nga ai.
Akuza mbi ‘korrjen e organeve’ është në veçanti një sulm ‘vdekjeprurës’ për kosovarët dhe të gjithë shqiptarët, kjo për arsye se ‘korrja e organeve’ sjellë kujtime të hidhura nga krimet e luftës të kryera nga Nazistët kundër Hebrenjëve. Megjithatë, ky është thjeshtë zhvillimi i fundit në një fushatë të orkestruar  nga ana e Beogradit dhe mbështetësve të tij në Europë për të diskredituar shqiptarët, kriminalizuar UÇK-ën, dhe krijuar një barazi të rrejshme ndërmjet kriminelëve dhe viktimave të luftërave Ballkanike të viteve 1990-ta, në të cilat rreth 200,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 4 milionë u zhvendosën prej shtëpive të tyre nga trupat ushtarake dhe paramilitare serbe.
Serbia e di se përgjegjësia për krimet që ushtria e saj ka kryer ndaj qytetarëve të pamborojtur të Kosovës nuk do të mund të zhduket asnjëherë. Prandaj, ajo është duke përdorur akuzat mbi trafikimin e organeve në mënyrë që ta dobësojë moralisht kauzën e drejtë shqiptare për një Kosovë të pavarur, dhe në këtë mënyre poashtu të ngritë dyshime në mesin e komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshmë që i ka bërë përpjekjeve kosovare për ta mposhtur diktatorin serb Slobodan Milosevic dhe përkrahësit e tij. Qëllimi përfundimtar i Serbisë është të krijojë një situatë të favorshme për rihapjen e negociatave rreth statusit të Kosovës, ku si pikësynim do ketë aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Kjo është arsyeja se pse, përderisa Serbia të mos i kërkojë falje Kosovës për gjenocidin e Millosheviqit ndaj shqiptarëve dhe të mos e njohë pavarësinë e Kosovës e cila u legjitimua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në fund të Korrikut të kaluar, Prishtina duhet të refuzojë me cdo kusht hyrjen në bisedime të reja me Beogradin.

Dick Marty, në raportin e tij, pretendon se kryeministri i Kosovës Thaci është poashtu i përfshirë në trafikimin e heroinës. Edhe pse nuk ekziston as edhe një provë e vetme për të mbështetur këtë akuzë, nga ana tjetër ka shumë prova se liderët politikë shqiptarë kanë pasuruar vetën në kurriz të popullit dhe duke lejuar krimin e organizuar të lulëzojë pamëshirshëm. Pa aspak turp, zyrtarët janë zhytur në tendera për autostrada e projekte të tjera infrastrukturore, ndërsa rreth dy mijë shqiptarë konsiderohen ende të humbur qysh prej luftës së fundit në Kosovë, 45 përqind janë të pa punë, dhe shumë shqiptarë të tjerë jetojnë në varfëri të thellë.
Ekzistojnë, gjithashtu, dëshmi të mjaftueshme se kur në pyetje ishin përpjekjet e Serbisë për të diskredituar shqipëtarët qysh prej mbarimit të luftës, lidershipi politik shqiptarë ka marrë vazhdimisht një rol pasiv, në vend të një roli më proaktiv. Për shembull, ishte e ditur se Dick Marty kishte filluar hetimet e tijë qysh prej verës se 2008-ës, megjithatë nuk pati asnjë përpjekje nga ana e lidershipit shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë që të parashikojnë dhe kundërshtojnë konkluzionet e tija të rreme.

Konkludim

Shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë janë në një udhëkryq të rrezikshëm, dhe tani është koha të vetëdijësohen se faji nuk qëndron vetëm tek Serbia dhe Perëndimi, mirëpo edhe tek liderët politikë shqiptarë, të cilët kanë pasuruar vetën e tyre përtej çdo mase, ku njëkohësisht nuk kanë qeverisur siç duhet dhe kanë dështuar në plotësimin e nevojave të qytetarëve më të varfur në Europë. Nëse lidershipi i tanishëm nuk është i gatshëm t’i vë fund korrupsionit dhe paaftësisë që shtrihet deri në nivelet më të larta të qeverisë, atëhere atyre duhet tu kërkohet të japin dorëheqje në mënyrë qe një brez i ri burrash dhe grashë idealistë dhe të aftë profesionalisht të mund të nxjerrin Shqiptarët nga ky kaos ekonomik e politik në të cilin ata veqse kanë jetuar shumë gjatë tashmë.
Shirley Cloyes DioGuardi është Këshilltare e Çështjeve Ballkanike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
SHENIM: SHKRIMI NUK PERFAQESON MENDIMIN DHE OPINIONIN E STAFIT TE GAZETES. AI U DERGUA NGA AUTORJA PER BOTIM..., DHE NE MBETEM TE HAPUR NE KETE KERKESE.

SI PO RADIKALIZOHET FEJA NË KOSOVË?


Nga Sami Islami





Me përfundimin e luftës në Kosovë, pra pas vitit 1999, në emër të misioneve ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Kosovës nga pasojat e luftës, hyri dreqi dhe i biri. Në këtë kohë u krijuan kushte  të vinin lloj-lloj njerëzish me qëllime të caktuara. Në këtë kontekst, në kuadrin e UNMIK-ut, erdhën edhe predikues dhe ithtarë të islamizmit. Këta njerëz  të paguar, ndoshta,  nga qarqe arabe, apo ku ta dish se  nga kush filluan të investojnë për ndërtimin e xhamiave të reja, që nisën të mbijnë  si kërpudhat pas shiut! Tani filloi të „lulëzoi“ sërish feja islame… Kjo si duket filloi t’u shkonte për shtat klerikëve islamë të huaj por edhe atyre shqiptarë. Se tani në „demokraci“ po hapeshin dyert  ta forconin edhe më shumë islamizmin! Hoxhollarët filluan të gëzoheshin se tani xhamitë po mbusheshin me besimtarë më shumë se kurrë (jo si pra luftës kur kishte raste të shkonte në xhami hoxha me pak  besimtarë dhe atë zakonisht njerëz të moshuar). Tani xhamitë u shtuan në numër, por edhe u „modernizuan“ me altoparlatë! Secila xhami bëri altoparlatët e vetë. Dhe nëse (të themi kushtimisht)  do të aterosh me helikopter (të premten)  në orën 1 pas dite, por pa e ditë se ku po ateroni, sidomos nëse do të ateroni në Prishtinë, nuk  besoj se do të mendoni se keni ateruar në ndonjë qytet të Kosovës! Përshtypjen e parë, sigurisht,  do ta fitoni se keni ateruar diku në Azi ose në Arabi, në Stamboll ose në Mekë , në Pakistan  ose në  Afganistan, a ku ta dish se ku, por në Kosovë jo!  Se, mu në orën 1 pas dite nga të gjitha minaret ia nis ezani! Merre me mend çfarë hallakame bëhet kur në të njejtën kohë lëshohen altoparlantët nga krejt xhamitë! Si për ironi të duket sikur ato bëjnë gara, se cila do t’ia kalojë tjetrës me forcën e zërit!

Kjo gjë bie në sy sidomos në muajin e ramazanit. Ezani nga altoparlantët  dëgjohet katër –pesë herë në ditë; në kohën e  drekës,  iqindisë , akshamit, taravisë…Pra, qyteti  i Prishtinës,  brenda këtij muaji  shkon  hallakamë! Prishtina është qyteti më me shumë xhami dhe, siç thamë, që të gjitha të paisura me altoparlate. Në anën tjetër altoparlantët  ua kanë “lehtësuar” shumë punën hoxhollarëve nga se ata nuk kanë më nevojë të ngjiten vetë maje minares, për ta thirrë ezanin! Cd-të e marra  nga Arabia e bëjnë mirë këtë punë!

Nuk di se a po e vret kush mendjen, se me këtë po i japim një imazh tjetër botës, nga ai që jemi në të vërtetë? Pse vrapojmë aq shumë pas botës islamike, kur atyre as nuk iu intereson fare për ne. Sa shtete islamike e kanë njohur Kosovën si shtet deri sot? Mund të themi se janë vetëm 3-4 sosh dhe ato shtete që janë të lidhura me Amerikën dhe, ndoshta,  për hir të saj edhe na kanë njohur, të tjerat hiç!  Kjo   tregon se sa shtetet islamike e duan Kosovën dhe Shqipërinë njëkohësisht, si shtete me shumicë myslimane.  Në fakt, këto shtete e duan Kosovën vetëm aq sa ta forcojnë fenë e tyre myslimane; sa më shumë të ndërtojnë xhamia, sa më shumë, të ndërtojnë edhe shkolla (kolegje), si kolegji  turk “Mehmet Hakif” në Lipjan etj.…Kam dëgjuar se ata janë duke i paguar shqiptarët për të propaganduar fenë myslimane duke ‘lansuar’ madje edhe  sekte të tjera fetare.  

Pra në „demokracinë“ e re  shqiptare, si duket islami po ecën mirë.  Po u vjen ujë në mulli disa hoxhollarëve dhe ithtarëve të tyre!  Se nga po u vjen po dihet. Bile pas luftës filloi të shfaqet një  frymë e re e islamizmit, e ashtuquajtur  „vehabizëm“. T’i shohësh djem me mjekra, me kokë të rruara,  e me pantollona „tre çerek“ dhe vajza te reja të mbuluara me shamia nëpër rrugët e Prishtinës, por edhe të Tiranës, të  kap neveria. Kujt po i shërbejnë këto rryma fetare? Arabisë, Turqisë, Pakistanit, Afganistanit? Kujt?
Kleri islam ka nisë të bëjë kërkesa  në organet shtetërore të Kosovës, që feja islame të futet edhe në shkolla! Dalin njëri pas tjetrit  hoxhollarë të shitur ose injorantë në televizion  dhe propagandojnë se „duhet patjetër që lënda fetare të futet në shkolla“! Dhe si model marrin shtetet perëndimore. Po hoxhollarët tanë ose nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se, nuk mund të krahasohet Kosova me shtetet perëndimore me asgjë, pra as me fe!  Është e vërtetë se shkolla të tilla fetare,  ku mësohen fetë   e tjera dhe feja islame  ka  në shtetet perëndimore, si në Britani, Francë, Gjermani etj. Shkolla katolike ose protestante në perëndim janë  shumë, por aty-këtu , ku ka edhe pjesëtarë të fesë myslimane ka edhe shkolla të tyre. Këta myslimanë janë kryesisht emigrantë të ardhur nga vendet islamike. Numri i tyre, në krahasim me banorët vendas është simbolik, kësisoji propaganda e shteteve islame, çfarëdo qoftë ajo, nuk do të mund t’i trandë këto shtete.  P.sh. çfarë mund të bënte feja islame në Britani, ku numri i popullsisë vendase  është 65 milion, nga gjithë kjo të besimit mysliman mund të  janë ndoshta,  gjithsej 500-600 mijë në gjithë  Britaninë?
Tek ne situata është krejtësisht ndyshe, prandaj kurrsesi nuk mund të krahasohet lejimi i fesë në perëndim si në Kosovë! Në një komb, të themi 6 milionësh, i  ndarë në tri fe,  që jeton në trojet e veta den baba den, dhe të lejohet që brenda tij  secila fe  të futet edhe në shkolla shtetërore,  çfarë do të ndodhte me çështjen kombëtare atëherë?

   Tash vonë u mbajt një konferencë me krerët e fesë islame në Prishtinë,  ku u debatua për kërkesën  që edhe në shkollat shtetërore në Kosovë të  futet lënda e fesë islame! Zoti Bajgora,  zoti Tërnava e disa të tjerë ishin më të zëshmit. Z. Bajgora përkrahu modelin e  Kroacisë, për futjen e lëndës fetare. Z. Bajgora  duhet ta dijë se kroatët,  edhe nëse  paskan futë lëndën fetare në shkolla, ata pikë   së pari i takojnë kryesisht një feje , pra të gjithë janë katolikë. Dhe futja e fesë në shkolla atyre nuk u prish punë, sespe janë një komb dhe kanë një fe. Kjo vetëm sa do ta ndihmonte edhe më shumë mirëqenjen e kombit kroat.

Në shtetet  shqiptare,  në qoftë se feja radikalizohet, siç po tendenca të bëhet,  do të prishte shumë punë në sferën kombëtare. Deri para luftës së fundit,  besimet në trevat shqiptare kanë bashkëjetuar në harmoni pa asnjë problem. Fatkeqësisht situata tani është krejt ndyshe. Disa sekte islame kanë filluar të dalin haptas edhe kundër kulteve fetare katolike e ortodokse dhe  figurave historike shqiptare, siç është rasti i një peticioni kundër personalitetit të Nënës Terezë etj.

 Po si do të ishte puna nëse feja islame do të lejohej në shkollat e Kosovës,  ku  shqiptarë janë rreth 2 milion e gjysmë , aq sa ka vetëm një lagje e Londrës, dhe kur  përqindja e popullsisë është (sipas disa të dhënave të pa vërtetuara saktë) rreth 70% mysimanë, 20 % katolikë  dhe 10% te tjerë? Në pytjen e gazetarit se çfarë do të ndodhë me fetë e tjera , sidomos me pjesëtarët e fesë katolike në Kosovë, Bajgora, duke u munduar të krijojë një „balancë“ në mes të këtyre besimeve, u përgjigj se „edhe ata do të mund të mësonin  për fenë katolike në shkollat ku ka nxënës të këtij besimi“!
Unë habitem me këta hoxhollarë  shqiptarë, që për një karrierë të tyre, ose për, ndoshta, disa beneficione nga shtetet arabe, apo ku ta dijsh  se nga, interesin fetar e hedhin  mbi atë kombëtar!
Unë mendoj se Ministria e Arsimit e Kosovës duhet të mos e lejojë në asnjë mënyrë futjen e fesë në shkolla shtetërore! As fenë islame, as fenë katolike, e as fenë ortodokse! Asnjë!
A s’po  u mjaftoka hoxhollarëve, si në Kosovë, poashtu edhe në  Shqipëri që fenë ta mbajnë në kolegje të veçanta fetare, sikur që është medrezeja  „Alaudin“ në Prishtinë? Kush të dojë le të shkojë në këto shkolla!  Çfarë mund të ndodhë me fëmijët tanë,  në qoftë se do të lejojej që hoxhollarë, si ai që ishte në Drenicë, të hapin  „mejtepe“ për fëmijë të vegjël, ku do të mësonin arabisht? Kujt i konvenon kjo politikë arimore?


Të nxitur nga kjo „demokraci“ kleri mysliman, poashtu, ka filluar të bëjë  presion në institucionet tona edhe  për lejimin e shamisë në shkolla. Madje, kohë më parë,  u organizua edhe një demonstratë në Prishtinë  nga ekstremistë islamikë, për lejimin e shamisë në shkolla!  Shamia nuk është veçori e veshjes shqiptare! Atëherë kujt po i intereson kjo? Mendoj se  përfitime  kanë, ndoshta,  vetëm  ata që janë të shitur tek shtetet arabe...  Në një deklaratë të myftiut Tërnava se ç’mendon për shaminë tha: „Vajza ime studion në Londër, por ajo mund ta mbajë ose jo shaminë“, duke i bishtnuar pytjes se gazetarit, se s’ishte në pytje për shaminë që e mbajnë sudentet, pra jo as vajza e tij,  por  për fëmijët e shkollave shtetërore   që mësojnë në Kosovë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...