Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/22

Mesonjetoret e para të shqipës

Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.

Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille,

Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.

Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.

Arsimi parauniversitar,

Aktualisht, numerohen mbi 4540 institucione arsimore parauniversitare, nga te cilat 2340 jane kopshte femijesh, 1815 shkolla fillore e 8 vjecare, si dhe rreth 530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.Vetem gjate ketij viti jane ndertuar 33 shkolla 8 vjecare dhe jane rikonstruktuar 140 godina ekzistuese. Po ashtu eshte ndertuar 1 shkolle e mesme dhe jane rikonstruktuar 65 te tjera.Numri i nxenesve ne arsimin parauniversitar kap shifren 737 400 veta. Sistemi parashkollor perbehet nga mbi 2200 kopshte, nga te cilat mbi 1950 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga 82000 femije dhe aty punojne afro 4 100 edukatore.Ne arsimin e detyruar funksiojne 18515 shkolla 8 vjecare, nga te cilat 1525 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga rreth 560 000 nxenes dhe ne to punojne afro 29 500 mesues, nga te cilet mbi 19 500 jane ne fshat.

Arsimi profesional,

Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve '45-'90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.

Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, "Harry Fultz", "San Edigia", GTZ, "Swisscontakt", Kulturkontakt, etj.

Arsimi i Larte,

Arsimi i Larte ne Shqiperi e ka zanafillen ne vitin 1946, me Institutin 2 vjecar te Tiranes dhe aktualisht ne te gjithe vendin funksiojne 11 universitete dhe shkolla te larta.Funksiojne gjithsej 8 universitete, 3 nga te cilet ne Tirane. Ketu funksiojne gjithashtu, Akademia e Arteve te Bukura, Instituti i Kultures Fizike dhe shkolla e larte e infermierise.Numri i pergjithshem i studenteve per vitin akademik '99-2000 ne te gjithe vendin arriti ne 20 000 veta, ose 1000 studente me shume nga nje vit me pare.Rendesi e vecante sivjet i eshte kushtuar programeve e kurrikulave te reja mesimore, duke kerkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perendimore.


Po ashtu jane hedhur hapat e pare ne sistemin pasuniversitar, duke krijuar qendrat e edukimit ne distance, qe tani per tani funksiojne prane universitetit politeknik dhe atij te Tiranes.

Universiteti i Shkodres ka funksionuar mbi bazen e nje instituti qe ne vitin 1957 dhe tani ketu ka 6 fakultete me 12 dege te ndryshme ku rreth 2000 veta studiojne me shkeputje nga puna dhe rreth 3000 te tjere pa shkeputje nga puna. Aty japin mesim 140 lektore qe mbi 80 per qind jane kualifikuar jashte shtetit vitet e fundit dhe 50 per qind e tyre kane tituj e grada shkencore.

Universitete jane ngritur gjate viteve te fundit edhe ne qytetet Elbasan, Korce, Gjirokaster e Vlore.Ne Shqiperi ka edhe dy akademi ushtarake, ajo "Skenderbej" per forcat e armatosura te kembsorise, ajore dhe detare, ku vetem ne vitin akademik '99-2000 jane regjistruar 400 studente, ose dyfishi i studenteve te nje viti me pare. Kjo akademi zbaton programe mesimore te ngjashme me ato te forcave te armatosura gjermane. Me ndihmen e forcave te MAPE-s eshte rikonstruktuar edhe Akademia e Rendit, ku pergatiten oficere per mbrojtjen e rendit publik.

Akademia e Shkencave

Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise u krijua ne vitin 1972, duke bashkuar disa nga 25 institucionet kerkimore shkencore qe ekzistonin atehere.Ne 25 janar 1973 u be mbledhja e pare e Asamblese, qe shenon njekohesisht, diten zyrtare te themelimit te Akademise.

Ajo numeron ne perberje te saj 12 institucione e qendra kerkimore shkencore, duke luajtur rol te pazevendesueshem ne progresin social, ekonomik e teknik te vendit.Ato jane Instituti i informatikes dhe matematikes se aplikuar, Instituti i fizikes berthamore, Instituti i kerkimeve biologjike, Instituti sizmologjik, Instituti hidrometeorologjik,

Qendra e kerkimeve hidraulike, Qendra e studimeve gjeografike, Instituti i gjuhe-letersise, Instituti i historise, Instituti arkeologjik, Instituti i kultures popullore dhe Qendra e studimit te arteve.Ndermjet shkencetareve te shquar shqiptare, te perfshire ne levizjen e madhe te humanizmit europian, permenden emrat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazuli, Marin Barleti, per te vijuar me pas me rilindasit tane te shquar, Kostandin Kristoforidhi, vellezerit Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, themeluesin e rektorin e pare te universitetit te Turqise, Hasan Tahsini e mjaft te tjere.Me vone shquhen shkencetaret shqiptare si Aleksander Xhuvani,Refat Frasheri, Bilal Golemi, etj.Kryetari i pare i Akademise se Shkencave ka qene prof Aleks Buda, (historian) dhe ne rradhet e akademikeve renditen prof.Eqerem Cabej, Kole Popa, Petrit Radovicka, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Kole Paparisto, Odhise Paskali, Sotir Kuneshka, Fejzi Hoxha, Zija Kellici, Petrit Gace dhe Zef Kakariqi.Kryetari aktual i Akademise se Shkencave eshte prof Ylli Popa (mjek). Senati i Akademise perbehet nga 39 anetare, personalitete te shquar ne fusha te ndryshme te shkences. Ne senat jane zgjedhur akademiket Josif Adhami, Dritero Agolli, Selaudin Bekteshi, Hamit Beqja, Teki Bicoku, Tish Daija, Besim Daja, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Bardhyl Golemi, Andromaqi Gjergji, Skender Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Kadare, Hajredin Kumbaro, Hysen Lacej, Hekuran Mara, Luan Omari, Mentor Permeti, Petraq Pilika, Ylli Popa, Bajram Preza, Kristaq Prifti, Eduard Sulstarova,Dhimiter Shuteriqi, Teki Tartari, Alfred Uci dhe Zija Xholi.


Nder studimet dhe kerkimet me te shquara shkencore te viteve te fundit te kryer nga akademiket e punonjesit e tjere shkencore permenden "Historia e Shqiperise" ne 4 vellime, botime te dokumentave te trashegimise kulturore te popullit shqiptar, te zbulimeve te reja arkeologjike, korpuset popullore dhe atlasi etnografik, fjalori i gjuhes se sotme shqipe, fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme shqipe,fjalori drejtshkrimor, studimet etimologjike, atlasi dialektologjik, historia e letersise shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar, etj.Ne fushen e shkencave natyrore e teknike jane kryer mjaft studime e kerkime per hidroenergjetiken, vendburimet e naftes e gazit, perdorimin e rrezatimeve berthamore, zbatimin e metodave gjenetike, te metodave matematikore dhe informatike, vleresimin e burimeve dhe pasurive natyrore, krahas studimeve te shumta per klimen, sizmicitetin, floren e faunen e Shqiperise, etj. te sintetizuara ne Atlasin Gjeografik te Republikes se Shqiperise qe eshte duke u pergatitur. Gjithashtu, sivjet, per here te pare, Akademia e Shkencave ka statusin e saj qe garanton funksionimin e saj jopartiak, vetem mbi kritere e parime shkencore e humane, ne zbatim te Kushtetutes.

Arsimi jopublik (privat)

Arsimi jopublik privat, pas clirimit, e ka zanafillen ne vitin 1992, me hapjen e shkollave te para te ketij lloji (medresete). "Pionieri" i mirefillte i ketij lloj arsimi eshte kolegji turk "Mehmet Akif" i Shoqerise private "Gjylistan".Ky sistem u legalizua me miratimin ne Kuvend te Ligjit Nr.7952, date 21.O6.1995 "Per arsimin e mesem" ku nje vend i vecante ze dhe dispozita mbi miratimin e funksionimin e shkollave jopublike.Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 70 institucione arsimore jopublike te tille si kopshte femijesh, shkolla 8 vjecare e te mesme, fetare e laike, qe ekzistojne ne 14 rrethe te Shqiperise.Vetem ne Tirane, metropolin shqiptar, jane hapur gjate ketyre 9 vitete e fundit 22 institucione arsimore private, kopshte dhe shkolla, si dhe medrese. Vetem gjate vitit akademik, '98-'99, shkollat jopublike u frekuentuan nga 5 400 femije dhe ne to jane te punesuar rreth 450 edukatore e mesuese, numer ky qe luhatet sipas fluksit te nxenesve.Gjithashtu, i eshte hapur "drita jeshile" edhe shkollave te larta private, miratuar nepermjet Ligjit "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" me Nr 8387 dt 30.07.1998.Kohet e fundit nga instancat e larta shteterore jane bere traktativa per hapjen e nje universiteti katolik, ne bashkepunim me Seline e Shenjte te Vatikanit, si dhe te nje universiteti italian.

Flori Bruqi

Lëvrimi i gjuhës shqipe nepër shekuj

Nga Flori Bruqi

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.


Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull "Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen", botuar në vitin 1854.
  

Franz Bopp


Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.


Origjina

Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore.



 Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij "Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker" Leipzig 1774.


 Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve. 

Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austrian Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854


Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:


1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme. 


2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. 


3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse. 


4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.


Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.


Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet "Formula e pagëzimit", e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe "Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit", që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.


Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. 



Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
"Formula e pagëzimit" është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në "Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915".


Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në "Recherches sur les anciens textes albanais", Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në "vendet e shenjta". Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. 



Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.

I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin "Ungjilli i Pashkëve".


Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.



 
                                            Meshari
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është "Meshari" i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. "Meshari" i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.

Libri i parë në gjuhën shqipe, "Meshari" i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.


"Meshari" i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.


Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj "nuk është një arë fare e papunuar". "Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike".



 Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; "shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut".
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.


Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull "Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam", dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine". Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.


Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij "De obsi dione scodrensi" (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.


Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.


Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, "Meshari" i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.


Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga "E mbesuame e krishterë….", e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.


Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,


Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, "Fjalorin latinisht-shqip", me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.



 


Frang Bardhi


Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).


Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.



Shqipja standarte

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua "Evetar"-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së "Evetr"-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera. 


Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.


Në vitin 1879, u krijua "Shoqata e të shtypurit shkronja shqip", që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është "Fjalori i Gjuhës Shqipe" i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.

        
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta.




 Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.

Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri "Komisioni letrar shqip", që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.


Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.


Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.


Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes". Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.


Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi "një komb-një gjuhë letrare", vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.


Projekti "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes " i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.

  
 Delegatët e Kongresit (1972)


Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se "populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar".
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.


Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë "Drejtshkrimi i gjuhes shqipe" (1973), "Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. 



Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.

Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe "Dictionarium Latino-Epiroticum" (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën "Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese", Livorno 1864, vëll.II "L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese", Prato 1866.



Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.

Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.


Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.


Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).


Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.


Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.


Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj.



 Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik).


 Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.

Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik.



 Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).

Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.


Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve.



 Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.

Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.


Përhapja e gjuhës shqipe


Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.


Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.



Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. 



Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.

Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe.

  
Norbert Jokli


Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe "Dictionarium Latino-Epiroticum" (1635).

Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën "Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese", Livorno 1864, vëll.II "L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese", Prato 1866.
 
Sami Frasheri


Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi "Gramatikën e gjuhës shqipe" dhe më 1806, Sami Frashëri botoi "Shkronjëtoren e gjuhës shqipe", dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. 


Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një "Fjalor të gjuhës shqipe", i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë "Bashkimi".

Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.

Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.


Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën "Për pastërtinë e gjuhës shqipe" (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave "Parashtesat" (1956) dhe "Prapashtesat e gjuhës shqipe" (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.


Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të "Fjalorit të gjuhës shqipe" të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.


Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, 



Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: "Fjalori i gjuhës shqipe" (1954), "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe" (1980), "Fjalori i shqipes së sotme" (1984), "Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe" (1976), "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe "Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe" (2000) dhe "Fjalor frazeologjik ballkanik" (1999).



Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar "Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe", një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.


Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është "Gramatika e gjuhës shqipe" I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.


Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes" në 7 vëllime, nga E.Çabej; "Meshari" i Gjon Buzukut (E.Çabej); "Gramatika historike e gjuhës shqipe" (Sh.Demiraj); "Fonologjia historike e gjuhës shqipe" (Sh.Demiraj); "Gjuhësia ballkanike" (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.


Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.


Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.


Veprat themelore të tij janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes", në shtatë vëllime, I "Hyrje në historinë e gjuhës shqipe", II "Fonetikë historike" (1958), "Meshari i Gjon Buzukut" (1968), "Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes" (1944).


Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: "Fjalor i gjuhës shqipe" (1954), "Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe" (1972), "Fjalori drejtshkrimor".


Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.


Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin "Studime gjuhësore".


Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.


Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.

Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.


Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: "Studime filologjike" (Tiranë); "Gjuha shqipe" (Prishtinë); "Studia albanica" (Tiranë); "Jehona" (Shkup); etj.


Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë 


Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si "Arbëresh"


Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.








Dokumentet e hershme të shqipes

Nga Flori Bruqi



Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe.


PEMA E GJUHËVE INDOEVROPIANE           ALFABETET  E  GJUHES SHQIPE 

Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t'i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine.
Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura.


Joachim Matzinger

Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë. Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se "Meshari" i cili daton në mes të shekullit të XVI.

Zbulimi



Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo.


Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.


Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse "Meshari"* i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip.

Gjon Buzuku


(http://titus.uni-frankfurt.de/texte/etcs/alban/buzuku/buzuk.htm?buzuk001.htm)
http://www.albasoul.com/letersia/Doreshkrime/meshari.htm
http://www.shkoder.net/en/buzuku.htm






"Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print", që kuptohet. "Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë".




Në gjurmët e Norbert Jokl*





Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave "Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes" dhe "Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes".
http://en.wikipedia.org/wiki/Norbert_Jokl

Dokumentet e hershme të shqipes

Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është "Formula e pagëzimit", e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe "Perikopeja e Ungjillit të Pashkës". Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI.


Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet "Meshari" i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. "Meshari" i përket vitit 1555.


 Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme. Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt.

Formula e Pagëzimit 1462*

Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462. Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit.


Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt" shqip .

Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) 

Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin.


"Meshari" i Buzukut 1555

Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. "Meshari" përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit



*Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.
Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit."u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"
Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës,mendohet të ketë qënë nga Kraja.
Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?

Që nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.
Libri mendohet tue jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.
Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot.

Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.
Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.
Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.

Historia e shkrimit te vepres

Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.

Studime e botime mbi vepren

"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranë 1968.
Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.
Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, eshte po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.

Permbajtja e vepres

Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar"
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
"... Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."

(... Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t'u punuar në gjuhën tonë).

Ne kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.

I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:
"..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..".

Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara.
Në "Meshar" gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:

"Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore.



*Norbert Jokli (25 shkurt 1887 - maj 1942) ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë.

Lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Vjenës. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë summa cum laude më 23 qershor, 1901. Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t'i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane te P. Kretschmer, gjuhët sllave te V. Vagic dhe gjuhët romane te G. Meyer-Lübke; u gradua me lavdërim në këto lëme. Në vjeshtën e vitit 1903, ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin 1938. Në moshën 30 vjeçare, mësoi gjuhën shqipe, e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar. Mësoi shqipen duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt më ndihmën e studentëve dhe shqiptarëve të atëhershëm në Vjenë[1]. Në prill të 1933, paleontologu dhe albanologu Franz Nopcsa (Ferenc Nopcsa) vrau sekretaren dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike. Është autor i librave Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes dhe Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes. Kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi dhe Gjergj Fishta, si edhe pati nxënës shqiptarë. Thuhet se në vitin 1937 kishte vizituar një herë të vetme Shqipërinë ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “Urdhni i Skënderbeut”. Nën terrorin e Hitlerit, Shqipëria shihej si vend i shpëtimit të tij për shkak të origjinës hebraike. Për këtë dihet që intelektualët shqiptarë bënë të pamundurën ta ndihmonin. Në tetor 1941, Ernest Koliqi iu drejtua me një letër konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë ku e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte të shkonte në Shqipëri e të merrte me vete edhe bibliotekën e tij personale. Nga një letër e Fishtës drejtuar Jakomonit mësojmë se Shqipëria ishte vërtet vendi që u tregua i gatshëm ta strehonte, por Jokli kërkonte të nisej drejt Amerikës. Letra drejtuar Jakomonit, e nisur nga Shkodra, është e datës 23 shtator 1939. Shqipëria ishte pushtuar në 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Në 12 prill 1939, Viktor Emanueli III]] u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare nën drejtimin e Shefqet Vërlacit, nënshkroi një sërë marrëveshjesh. Kjo ishte situata në vend kur kërkohej shpëtimi i Jokl. Fundi i jetës së tij është tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij Vjenë. Po ky vit shënohet si vit i vdekjes së albanologut. Me 29 prill 1982 Senati i Universitetit te Vjenës vendosi të rradhisë emrin e Norbert Joklit në tabelën e nderit të universitetit.

Vepra

Mbas një pune të zellshme dhe të pandërprerë i shkoi për dore të botojë veprën më titull "Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung" (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes). Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes: në 101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Këtu dëshmon për burimsinë e një numri të madh fjalësh, që G. Meyer i merr për huazime të shqipes. Kjo vepër merret si arritja më e rëndësishme në fushë të shqipes pas fjalorit etimologjik të Meyerit. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushë të leksikut të shqipes, kjo qe lëmia ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai hapi shtigje të reja në punë të apofonisë dhe në konsonantizëm.

*Më i hershmi dokument i gjuhës shqipe i gjetur deri më sot, është "Formula e Pagëzimit" e vitit 1462. Ajo është një frazë e shkurtër shqipe, përfshirë në tekstin e një qarkoreje latinisht, që kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, këshilltari i Skënderbeut i dërgonte nga Mati vartësve të tij. Ky dokument i parë i njohur i gjuhës sonë jo vetëm që u lexua apo u formulua në një kishë në Mat, por edhe është formuluar në dialektin vendor, në dialektin që përdoret sot në Mat: "Unë të pagëzoj për emër t`atit e t`birit e t'shpirtit shenjtë".

Gjuhëtari ynë i shquar, Eqerem Çabej, duke analizuar dialektin e origjinalit të kësaj formule siç është paraqitur në vitin 1462, ku fjala "shpirt" është shkruar " shpert" ashtu siç shqiptohet në krahinën tonë, arrin në përfundimin se "Formula e Pagëzimit" është shkruar e lexuar në Mat. Ai jep këtë shpjegim: "Të shpertit, më fort se një shkrim gabim një lapsus kalemi në "shpirtit" do menduar se kemi të bëjmë me një trajtë reale, një trajtë e shqiptimit krahinor, sikundër flitet edhe sot në anët e Matit e të Lumës. Atje përdoret fjala "shpert" si në shprehjen "më dulë shperti". Prandaj, do të mendohet që shkruesi i parë i këtij dokumenti ka qenë prifti i atyre anëve.

" I pari dokument, -thuhet në një gazetë të kohës,- i datueshëm i gjuhës shqipe, "Formula e Pagëzimit" e vitit 1462, pra e epokës së Skënderbeut, në pajtim me rrethanat e kohës, rinon një tipar dialektor të dallueshëm "shpertit" për "shpirtit" të ligjërimit të Matit. Fshatarët e zonës së Prellit, Shëlliut, Macukullit e Derjani edhe sot thonë "shpert", tamam si shkruhet në formulë, komplet fjalia është shkruar në formën dialektore të Pullit dhe nga dora e ndonjë prifti lokal po të kësaj zone. Edhe sot, matjanë të zonave të tjera nuk i shkruajnë fjalët me aq korrektesë ashtu siç thuhet gojarisht në zonën e Pullit. E folmja e kësaj krahine ka disa veçori: lidhëzat i merr ngjitur me fjalën pasardhëse pa e theksuar mirë, për shembull: "...këta ishin parot e Sulës e t`Aliut e t`Shabanit e t'Hysenit..."."Formula e pagëzimit" përfshihet në dokumentet e të parit Kuvend Kishtar shqiptar që u mbajt në Mat në vitin 1462. Çabej na thotë se formula që përdoret në pagëzim, ka qenë lashtësisht në përdorim të kishës e në gojë të popullit dhe shkruesi i Kuvendit të Matit nuk bëri gjë tjetër veçse nguliti me shkrim një traditë të trashëguar brez pas brezi, e me një trajtë pothuaj të ndryshuar". Çfarë ishte ky Kuvend i Matit, i pari Kuvend Kishtar mbarëkombëtar? I filloi punimet më 8 nëntor 1462, në një fazë relativisht të qetë të luftërave shqiptaro-turke, me nismën e prelatit Pal Engjëlli.

Përcaktimi: "Në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit, Ecelesia Sancte Trinitatis de Emathia", të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një kishë të njohur të kësaj krahine, dhe pikërisht pranë fshatit Shëlli, ku zakonisht mblidheshin deri vonë edhe kuvendet e malësorëve matjanë.

***

Eqerem Çabej thotë se ky sinod i kishës u mbajt pranë Manastirit të Shëndertaut, në Mat, në një vend të kësaj treve që sot për sot nuk mund të lokalizohet më saktë. Në këtë mbledhje, përveç ipeshkvit Andrea (me seli në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit, në vitin e zotit 1462, indiktin e dhjetë, ditën e hënë, me tetë të muajit nëndor" (Paulus Angelus Miseratiane divina Archiepiscopus Dirrachiensis et Illirica e Regionis... in Eclesia sancte Trinitatis de Emathia Anno Dni M.çce. Lxij, Indictione Decima Die Vero Lune actava mensis novembris.)

Një shumicë klerikësh të Shqipërisë së Mesme e veriore morën pjesë në Kuvend. Gjithashtu morën pjesë edhe paria e vendit dhe një pjesë fshatarësh vendorë. Kuvendi mblidhet në periudhën e vështirë të historisë shqiptare. Jemi në vjetët e fundit të jetës së heroit kombëtar, dhe jemi në pragun e pushtimit të plotë nga ana e osmanëve... Kuvendi i Matit mbahet në një kohë kur sapo kishte nisur të depërtonte ndikimi turk dhe mishëron përpjekjet për t'i bërë ballë sadopak vërshimit të kësaj vale. Këto nuk janë vetëm sinade kishtare. Janë mbledhje fetaro-politike ku krerët e kishës, bashkë me parësinë e vendit, bisedojnë e marrin vendime për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga visari etik "fe` e Atdhe", koncept që për atë kohë përbëjnë një njësi të pandarë. Mbi këto koncepte synonin në thelb edhe shkrimtarët, siç janë: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë, e në një farë mase edhe ato të kolonive, siç është Lekë Matringa i Sicilisë.

Në këto rrethana, nuk është çudi të mendohet që prapa Kuvendit të Matit të ketë qëndruar vetë Skënderbeu, ashtu sikurse për Kuvendin e Mirditës dha shtysë Papa Klementi i XI-të, i cili kishte gjak shqiptarësh në dejet e tij. Dhe pikërisht zgjedhja e Matit, si vend mbledhjeje, një krahinë relativisht e lirë në atë kohë dhe vatra e derës së Kastriotëve, mbase nuk është gjë e rastit në këtë mes: Prandaj cilësohet si "Locum ad celebradum idoncum". Shën Trinitatis de Emanthia, ku mbahet ky kuvend. Natyrisht që kuvendi mori disa vendime që kishin të bënin me përmirësimin e gjendjes nëpër famullitë e Matit.

***

Dokumentet e Kuvendit u studiuan nga shumë shkencëtarë të Evropës. Njëri prej tyre, Nikolla Jorga, botuesi i shumë vëllimeve me dokumente historike, bashkë me nxjerrjen në dritë të fondeve dhe vendimeve të këtij kuvendi në bibliotekën Laurentina në Firence të Italisë, nxori në dritë dhe "Formulën e Pagëzimit" në shqip, që u gjet në këtë fond.Për Kuvendin Kishtar të Matit jepet data e saktë, madje dhe dita e hënë. Thuhet se u mbajt në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit. Po në cilin vend pikërisht ishte kisha nuk thuhet, se është lënë si e ditur. Mirëpo, në atë kohë në Mat kishte shumë kisha. Prandaj, na mbetet të gjykojmë duke u nisur nga ato të dhëna që kanë arritur të dalin në dritë deri më sot. Në Mesjetë krahina e Matit, nga pikëpamja administrative kishtare organizohej në një dioqezë më vete, në shkallë Peshkopate, me seli në Lis (sot fshat në Mat) dhe varej nga Kryepeshkopata e Durrësit. Nga Kisha e Lisit vareshin të gjitha famullitë e rektorët e manastireve të krahinës. Duke parë edhe sot vendet ku kanë qenë kishat, mund të kuptohet lehtë se për çdo kishë, kishte një ose dy manastire. Kisha e madhe e Lisit ka qenë vendosur pikërisht aty ku sot është Xhamia. Më në veri të Kishës së Lizës ishin edhe dy kisha të mëdha: ajo e Stefanisë, në fshatin Shqefën të sotëm; dhe një kishëmë emadhe në vendin e quajtur sot Qafa e Shën Kollit, në mes të fshatrave Dukagjin, Macukull e Urxallë, ku në vitin 1602 u mbajt Kuvendi i madh i Matit. Përcaktimi në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Matit (In Ecelesia Sancte Trinitatis de Emathia), të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një kishë të njohur të kësaj krahine, siç ishte Shën Trinia e Shëlliut. Disa studiues vendin e kësaj kishe e caktojnë në mes të fshatrave Shëlli dhe Macukull, në vendin e quajtur Tresat e Ballës, dhe kjo kishë kishte një manastir në vendin e quajtur kisha e Daznjanëve edhe sot shkëmbi i stërzgjatur në fshatin Shëlli, quhet shkëmbi i Shëndërtaut, nga ku ka marrë emrin edhe manastiri me këtë emër. Në dokumentet e kuvendit, në një nga vendimet përcaktohej se si prifti të pagëzojë fëmijën, duke thënë vetëm një herë në latinisht "ego te baptizo, in nomine, patris et filjet spiritus sancti", jo tri herë, si bënim më parë. Në rast... me qëllim që foshnjat të mos vdisnin pa marrë pagëzimin para se t'i binin në kishë, të urdhëroheshin banorët besimtarë që ta thonin në gjuhën popullore në shqip (in vulgari albania). "Unte paghezant premenit Atit, Birit et Shpertit senit". Kjo është formula e famshme e pagëzimit, e cila duhet lexuar "Për emër të Atit, të Birit e të shpirtit të shenjtë"

Të shpertit (të shpirtit) do menduar se kemi të bëjmë me një trajtë reale të shqiptimit krahinor, sikundër flitet sot në anët e Matit e të Lurës, ku thonë pikërisht "Shpert" për "Shpirt"; "Më duel shperti", prandaj thotë Çabej, do menduar se i pari i këtij dokumenti ka qenë ndonjë prift i atyre anëve. Formula e Pagëzimit që nepërkujtojmë sot e 545 vjet të shkuara, ka një rëndësi të jashtëzakonshme monumentale. Jo vetëm për arsyen se na tregon se gjuha shqipe ka qenë shkruar që në kohën e Skënderbeut e më parë, por se ajo ka pak ndryshim me gjuhën tonë të sotme. Gjithashtu rëndësi ka se formula është shkruar nga prelati Pal Engjëlli, Kryepeshkop i të gjithave dioqezave arbërore dhe në prezencën e Heroit tonë Kombëtar, bashkëluftëtarit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...