2011-05-02

Nga Flori Bruqi:Në Pakistan u vra Osama Bin Laden...


Kush ishte Osama Bin Muhammad bin Awad Bin Laden ?

http://www.botasot.info/img/1Osama-bin-Laden.jpg

Emri i plotë i liderit terrorist, është Osama Bin Muhammad bin Awad Bin Laden, që do të përkthehej : "bin"- "bir" në arabisht, dhe emri i tij gjithashtu flet per gjenealogjinë e tij. Osama është i biri i Mohaammad, i cili ishte djali i Awad e kështu me radhë. Nëna e Osamës ishte me origjinë nga Siria, dhe u martua me babanë e Osamës, Muhammadin kur ajo ishte 22 vjeç. Ajo rimartohet sërish pas divorcit me Muhammad, dhe Osama u rrit me nënën dhe njerkun dhe tre fëmijë të tjerë. Osama Bin Laden ka lindur në 1957, dhe ishte fëmija i 17 nga 57 të tillë, i një biznesmeni nga Jemeni i cili u pasurua mjaft, nga bumi i tregëtisë së naftës në Arabinë Saudite. Në moshën 13-vjeçare Bin Laden trashëgoi në pasuri shumë të madhe, pasi babai i tij vdiq kur avioni që ai pilotonte , u rrëzua. Retuers shkruan se nuk është ende e qartë se si Bin Laden u përfshi në politikat radikale, edhe pse duket se nje faktor ndikues në këtë drejtim, ka qenë pushtimi sovjetik në 1979 i Afganistanit.




Përfshirja e tij në Afgansitan, filloi pothuajse menjëherë pas pushtimit sovjetik. Ai u bë i famshëm pasi nisi të grumbullonte fonde për rezistencën afgane dhe kanalizimin e vullnetarëve arabë që të luftonin së bashku me grupet afgane të Muxhaedinëve. Lufta e tij me Shtetet e Bashkuara besohet se nisi pasi forcat amerikane të vendosura në Arabinë Saudite gjatë krizës së Gjirit 1990-91, që pasoi pushtimin iraken të Kuvajtit. Ai e shikonte praninë e tyre si fyese dhe përdhosëse për tokën islame dhe bëri thirrje për Xhihad, apo luftë të shenjtë, kundër tyre. Kështu, familja e tij e mohon atë dhe atij iu hoq shtetësia saudite në 1994.
Pasi ishte vendosur në Sudan në1991, ai u përjashtua pesë vjet më vonë, dhe u rishfaq në Afganistan para se talebanët të merrnin kontrollin e kryeqytetit të lodhur e të rrënuar nga lufta, Kabulit. Duke ndarë bashkë me ta vizionin e rreptë për islamin, shumë shpejt Bin Laden, lehtësoi hyrjen dhe përfshirjen në qarqet e brendshme talebane.



Bin Laden u shkollua në qytetin portual saudit, Jedda. Familja e tij i mundësoi edukimin më të mrië të mundshëm në shkollat elitare. Në mes te vitit 1970, Bin Laden u martua me kushërirën e tij të parë, një traditë normale tek myslimanët për disa vende, një grua nga Siria, dhe që kishte lidhje fisnore nga nëna e tij. Më pas u martua edhe me tre gra të tjera, siç lejon ligji islamik. Raportimet mediatike informojnë se ai ka nga 12 deri në 24 fëmijë, shkruan BBC. Osama studioi në universtietin King Abd Al Aziz , ku u diplomua për inxhinieri civile, administrim biznesi, ekonomi dhe adminsitrim publik. Ai mbahet mend për entuziazmin e tij në debatet religjoze dhe pjesëmarjen në aktivitetet e ndryshme fetare dhe jo vetëm.





Shtetet e Bashkuara e kanë lidhur emrin e Bin Ladenit dhe rrjetit terrorist Al Kaeda, me një sërë sulmesh, duke filluar me bombardimin në shkurt të 1993 të Qëndrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën më shumë se 1.000 të tjerë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Bin Ladeni ishte i dyshuari i parë për bombardimet që vranë 24 punonjës amerikanë në qytete saudite të Riyadh dhe Khobar në 1995 and 1996.

Ai akuzohet gjithashtu edhe për ideimin e sulmeve me bomba të 1998 në ambasadat amerikane në Kenya dhe Tanzani, ku mbeten të vrarë 224 njerëz dhe u plagosën 4,000 të tjerë.

Pas sulmeve në ambasada, SHBA lancon raketa kruis në kampet stërvitore të Al Kaedës në Afganistan si dhe ndaj një fabrikë farmaceutike në Khartum, që pretendohej se ishte e lidhur me prodhimin e armëve kimike për Bin Laden.

Më 11 shtator, 2001 rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmet e kryera në World Trade Center dhe mbi Pentagon. Asokohe Presidenti Xhorxh W. Bush do ta cilësonte Bin Ladenin , si të dyshuarin kryesor për këto sulme.





















Në fillim të muajit tetor, SHBA-ja dhe Britania nisën bombrdimet në Afganistan, pasi talebanët refuzuan të dorëzonin Bin Ladenin.
Bin Laden rrallë ka pranuar të intervistohet nga mediat, por edhe në ato pak raste ka përdorur televizionin Al Xhazira me bazë në Katar. Ai lexonte deklarata kundër Shteteve të Bashkuara ndërsa shpesh jepte edhe paralajëmrime për sulme të tjera.
50 milionë dollarë ofruan shtetet e bashkuara për informacionet që do të jepeshin lidhur me vendndodhjen e kryeterroristit , por pavarësisht kësaj shume, tentativa për arrestimin e tij dështuan disa herë. Megjithatë forcat amerikane në bashkëpunim me ato pakistaneze nuk i ndalën përpjekjet dhe operacionet e tyre duke u përqëndruar në zonat kufitare me Afganistanin dhe Pakistanin, si dhe në rajonet tirbale të Waziristanit, deri sa falë një operacioni të mirëorganizuar të komandove amerikane, u bë i mundur edhe ekzekutimi i lideri të Al Kaedës.

Feste e madhe ne Amerike per lajmin se Bin Laden ka mbetur i vdekur gjate operacionit te ushtrise amerikane. Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në vendin ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork duke valëvitur flamuj amerikanë. Rreth 3000 njerëz u vranë nga sulmet terroriste në SHBA më 11 Shtator 2001.

Presidenti Obama përpara se të bëjë lajmin publik ka informuar presidentin Bush dhe Klinton. Presidenti Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte “fitore e madhe për Amerikën”.

Kryeminsitri britanik ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas vrasjes së bin Ladenit.
Kamerun tha se vdekja e bin Ladenit ka sjellë “lehtësim të madh” në të gjithë botën.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.


.
Kryeministri izraelit ka vlerësuar lart Shtetet e Bashkuara për operacionin që çoi në vrasjen e Osama bin Ladenit.


“Ky është triumf për drejtësinë, lirinë dhe vlerat që ndajnë vendet demokratike që kanë luftuar bri njëra-tjetrës me vendosmëri kundër terrorizmit”, tha Netanjahu.




Ministri i jashtëm i Gjermanisë mirëpriti vrasjen e bin Ladenit, të cilin e cilësoi si një nga terroristët më brutalë. “Ai ka jetët e mijëra të pafajshmëve në ndërgjegje”, tha Vestervele.


Në Egjipt është riarrestuar pak pas lirimit ish-komandanti i aktiviteteve të Xhihadit Islamik në Shqipëri dhe në Bosnjë. Ai është Mohamed al-Zavahiri, vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri, i cili ishte  në arrati së bashku me Osama Bin Ladenin.



                         Osama bin Laden dhe zëvendësi i tij Ayman el Zawahiri

Mohamed Al Zavahiri qëndroi në burg për 10 vjet. Por në vitin 1998 një gjykatë egjiptiane e pati dënuar atë me vdekje në mungesë. Tani ai do të dalë para një gjyqi ushtarak, për të rivlerësuar përzierjen e tij në ngjarjet e vitit 1998.

Gjatë luftërave ballkanike në vitet '90, si komandant ushtarak i rrjetit terrorist Xhihadi Islamik, Mohamed al-Zavahiri ka drejtuar aktivitetet e grupit në Shqipëri dhe Bosnjë.

Së bashku me të vëllanë, zëvendësin e Bin Ladenit, Mohamed al-Zavahiri besohet se kanë drejtuar lëvizjen e Xhihadit Islamik në Egjipt....

**********

Terrorizmi, kush është''bin Ladeni'' i Internetit


Terrorizmi, kush është''bin Ladeni'' i Internetit

Denis MacEoin, Reporter i Lindjes së Mesme

Ndërkohë që Jemeni po fiton ngadalë reputacionin e bazës së tretë të Al-Qaedës, është e mundur që Awlaki të shfaqet përsëri në skenë për të luajtur rolin drejtues në aktivitetin e rekrutimit
"Ne do vendosim vullnetin e Zotit në tokë me majën e shpatës". Këto janë disa ndër fjalët e shumta që dalin nga pena dhe goja e një lideri të terrorizmit islamik. Anwar al-Awlaki nuk është aq i njohur në Perëndim sa Osama bin Laden, por për komunitetin gjithnjë në rritje të myslimanëve radikalë dhe ekstremistë, ai është një pikë referimi. Osama bin Laden nuk flet anglisht rrjedhshëm, por Awlaki është biri i prindërve nga Jemeni i lindur në Amerikë (në Meksikën e Re) dhe flet rrjedhshëm arabishten dhe anglishten gjithashtu. Ai është një orator tejmase dinak dhe frymëzues për ndjekësit e tij, i cili i drejtohet drejtpërsëdrejti myslimanëve të rinj që jetojnë në Perëndim për të kthyer në myslimanë ekstremistë edhe ata që nuk kanë lindur të tillë. Tërheqja dhe ndikimi i tij është aq i fuqishëm saqë është etiketuar si "bin Laden i internetit", madje në vitin 2009 është emëruar komandant rajonal i Al-Qaedës në Jemen.
Me rrënjë të thella në Jemen, Awlaki aktualisht fshihet në një cep të errët të atij vendi. Megjithatë, pavarësisht maskimit me të cilin ka dashur të mbulohej, aktiviteti i tij i ndyrë u zbulua në vitin 2008 pas masakrës në Ford Hood, kur u bë e ditur se terroristi Nidal Malik Hasan kishte mbajtur kontakte të ngushta me të. Që nga viti 2008 deri në vitin 2009, janë shkëmbyer të paktën tetëmbëdhjetë e-maile ndërmjet të dyve. Pas masakrës, Awlaki i justifikoi veprimet e Hasanit duke thënë: "Për shkak se misioni u planifikua prej tij (Nidal Hasan) dhe bëhej fjalë për një plan ushtarak brenda Shteteve të Bashkuara, nuk ka asnjë dyshim që ishte diçka e drejtë". Awlaki vazhdoi më pas ta lavdëronte Hasanin, duke i përshkruar krimet e tij si të drejta:
"Nidal Hasan është një hero. Ai është një burrë me ndërgjegjje, i cili nuk duron dot të jetojë si mysliman dhe ndërkohë t'i shërbejë një ushtrie që lufton kundër njerëzve të tij… Çdo mysliman i ndershëm që kupton më së miri detyrat e tij kundrejt Krijuesit dhe vëllezërve të tij myslimanë nuk do të jetonte duke i shërbyer ushtarëve amerikanë. Shtetet e Bashkuara kanë nisur luftën kundër terrorizmit, e cila në realitet është një luftë kundër islamit. Ushtria e saj po sulmon drejtpërsëdrejti dy vende myslimane dhe po mundohet të mbajë nën kontroll pjesën tjetër duke ushtruar presion psikologjik…"
Nidal vrau ushtarët të cilët po niseshin për t'u pozicionuar në Irak dhe Afganistan. Si mund të ketë dyshime rreth virtytit të veprimeve të tij? Në fakt, e vetmja mënyrë që një mysliman mund të justifikojë islamikisht shërbimin e tij në ushtrinë amerikane është që të ndjekë hapat e njerëzve si Nidali. Akti heroik i vëlla Nidalit gjithashtu ka shfaqur dilemën e një komuniteti myslimano-amerikan. Bindjet e tyre po shkunden thellë duke e ditur që e vetmja mënyrë për të jetuar në paqe është: ose të tradhëtojnë islamin ose të tradhëtojnë kombin…
Asnjë dijetar me një grimcë njohurie islamike nuk mund të mohojë faktin që myslimanët e sotëm kanë të drejtë, më saktë kanë për detyrë të luftojnë kundër tiranisë amerikane.
Pozicioni i Awlakit si dijetar
Awlaki ka një reputacion mbarëbotëror si një klerik. Nidal Malik Hasan hiqej sikur kontaktonte me të për "udhëheqje shpirtërore" edhe pse tashmë është mëse e qartë që këshillat e Awlakit e tejkalonin kufirin e mbrojtjes së Juhadit.
Hyrjet e fjalimeve të Awlakit, zakonisht e paraqesin atë si një njeri të ditur. Atij i është caktuar disa herë titulli "imam" dhe tashmë konsiderohet si "dijetar mysliman". Në një filmim, ai paraqitet i ulur përpara një teksti islamik, një Kur'an, ose një libër i shekullit XIII i shkruar nga dijetari mysliman Ibn Taymiyya, duke lexuar tekstin në arabisht edhe duke e përkthyer atë në anglisht. Ai gjithashtu ka shërbyer si imam në Fort Collins, Colorado, në xhaminë Al-Ribat al-Islami në san Diego (1996-2000), në xhaminë Dar al-Hijrah në Uashington dhe gjithashtu si kapelan mysliman në Universitetin George Washington. Fjalimet dhe shkrimet e tij mund të gjenden kudo nëpër libra, Cd dhe nëpër vidjo në YouTube.
Pavarësisht rrënjëve dhe lidhjeve të tij amerikane, qëndron gjerësisht në vijën kryesore të nxitësve të xhihadit të dhunshëm të të gjitha mënyrave. Influenca e tij mund të provohet edhe nga fakti se klipet e tij janë parë nga tre milionë persona dhe gjithashtu nga një vërshim i madh komentesh të zjarrta që lavdërojnë këshillat e tij për të vrarë jobesimtarët, veçanërisht trupat amerikane apo izraelite. Si pasojë, ai është akuzuar se është një "koordinator, një nxitës ose nëse doni mund ta quani edhe rekrutues i të gjithë alQaedës dhe terrorizmave të saj", edhe pse roli i tij mund të jetë më pak formal se kaq.
Sipas Fondacionit NEFA të New Yorkut (Nine Eleven Finding Answers Foundation), të dhënat e kërkimeve dhe studimeve rreth terrorizmit tregojnë se: "Nuk ka asnjë figurë tjetër amerikane, pro alQaedës që mund të katë një akses kaq të gjerë në audiencë dhe që ka kaq shumë kredibilitet". Gazetari Scott Shane i "New York Times" raporton se, "Gati në një dyzinë rastesh të fundit të terrorizmit në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Kanada, investigatorët kanë zbuluar se të dyshuarit kishin të gjithë diçka të përbashkët: devocioni ndaj mesazhit të Anwar al-Awlaki".
Në grupet dhe individët e përfshirë në këtë investigim bëjnë pjesë edhe tre nga kamikazët e 11 shtatorit; "Toronto 18" (2006); Shain Duka, një nga komplotistët e Fort Dix (2007); anëtarët në Somali të Al-Qaedës, Al-Shabaab; Nidal Malik Hasan (2009); Mohammed Hamid arrestuar nën akuzën e organizimit të kampeve përgatitore për terroristët; dhe kohët e fundit, bombarduesin e Nigerisë, Umar Farouk Abdulmutallab.
Ndërkohë, ashtu si operativët e Al-Qaedës dhe bashkëpunëtorët e tjerë ekstremistë, Awlaki ka kredenciale shumë të dobëta për të qenë dijetar islamik. Ashtu siç ka pranuar edhe ai vetë, edukimi i tij në fenë islame kufizohet vetëm në disa muaj studime aty e këtu me ulema (dijetarë myslimanë) të ndryshëm. Disa muaj është një periudhë tejmase e shkurtër për t'i dedikuar një studimi serioz, veçanërisht për të studiuar tekstet klasike, të cilat pretendon se ka lexuar. Por, "lustra" e jashtme e edukimit të Awlakit e kombinuar me mungesën e tij të formalitetit mund të ketë qenë pikërisht çelësi i suksesit të tij. Ai nuk mban me vete valixhen e një dijetari të zakonshëm, por flet një anglishte të rregullt të pasuruar gjithashtu me citime në arabisht që tregojnë në sipërfaqe njohuri për Kur'anin dhe tekstet e tjera islamike. Në konferencën e tij të famshme, "Pluhuri kurrë nuk do të zhduket" për shembull, ai adreson pyetjen se çfarë duhet bërë me jobesimtarët që ofendojnë Profetin Muhammed në çdo lloj mënyre, duke e ilustruar temën e tij me raste të shumta të ngjashme, kur Profeti kishte urdhëruar ose lejuar vrasjen e poetëve apo njerëzve të tjerë që e kishin ofenduar. Me tone të matura dhe të rrjedhshme, ai lë përshtypje të fuqishme dijesh, të njohjes së thellë të materialeve bazë dhe të teksteve arabike duke i ilustruar gjithashtu me një bazë të fuqishme historike. Awlaki arrin të bëhet aq i besueshëm sa për të bindur masën që aktet e tradhtisë së hapur dhe ekzekutimit, kryhen për hir të virtyteve religjioze, madje në hyrjen e një faqeje interneti në shkurt ai kishte cituar: "I lutem Allahut që të shkatërrojë Amerikën dhe të gjithë aleatët e saj".
Të predikosh urrejtjen
Pasi kishte jetuar një kohë shumë të gjatë në Shtetet e Bashkuara, Awlaki u largua për të jetuar në Londër. Atje ai ndërmori një sërë konferencash në xhaminë e Al-Tawhid, një qendër e famshme e predikimit radikal. Reputacioni i tij duket se është ngjitur me shpejtësi. Në korrik të vitit 2003, rreth një vit pasi kishte arritur në Londër, ai ishte ftuar në një mbledhje të Shoqatës Myslimane në Britani (MAB), krahu zyrtar i Vëllazërisë Myslimane në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi kjo shoqatë kishte organizuar për të një sërë konferencash ku ai mbante fjalimet e tij, në tetor të të njëjtit vit, Forumi Islamik i Evropës (IFE), një grup madhor me qendra në të gjithë Evropën, e ftoi Awlakin të mbante një fjalim në një event shumë të rëndësishëm. Më pas e ftuan në xhaminë e Londrës Lindore, një qendër e lidhur me IFE, e cila ka reputacionin e radikalizmit të stilit Deobandi dhe gjithashtu mban lidhje të ngushta me dy fondamentalistët më të mëdhenj të shekullit XX, Abu'l-'Ala Mawdudi dhe Sayyid Qutb. Akoma më shqetësuese, janë lidhjet e Awlakit me shoqëritë islamike të vendeve të ndryshme të edukimit të lartë ku përfshihen City University, Westminster University, Universiteti i Londrës dhe Federata e Shoqërisë së Studentëve Islamikë (FOSIS). Që nga ajo kohë, ai është vlerësuar dhe lavdëruar nga shumë shoqëri islamike të respektuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Situata është bërë edhe më e agravuar kur Awlaki kishte lënë përshtypje pozitive tek disa individë, të cilët luftojnë të pastrojnë emrin e islamit nga ekstremizmi dhe terrorizmi, përfshirë këtu edhe Osama Saeed, shef ekzekutiv i Fondacionit Islamik Skocez dhe gjithashtu kandidat parlamentar në zgjedhjet e vitit 2010. Saeed deklaroi se Awlaki "nuk predikonte asgjë tjetër përveç paqes". Azad Ali, president i Shoqërisë Islamike të Shërbimit Civil, një anëtar i këshillit të grupit të djathtë Liberty dhe këshilltar për ekstremizmin islamik i një paneli kundërterrorizmi të Whitehall, i cili i jep këshilla drejtuesve britanikë të ndjekjeve penale dhe prokurorëve më të rëndësishëm, deklaroi hapur të gjithë dashamirësinë dhe admirimin e tij për Awlakin dhe e përshkruajti atë si "një nga folësit dhe dijetarët e tij të preferuar." Të dy këta burra e hodhën poshtë Awlakin pasi u bënë publike implikimet e tij në terrorizën gjatë vitit 2009.
Lidhjet e Awlakit me Saeed dhe Ali u bënë shkak për kritika dhe në vitin 2003 Louise Ellman, anëtare e Parlamentit britanik, ngriti çështjen e marrëdhënieve të tij me Shoqëritë Myslimane të Britanisë me Parlamentin teksa fliste për lidhjet midis grupeve të islamizmit radikal dhe anti-semitizmit: "Kishte ardhur koha që vëmendja të përqendrohej në Shoqërinë Myslimane të Britanisë, veçanërisht në figurat e saj kryesore si Azzam Tamimi, Kamal el Helbawy, Anas Al-Tikriti dhe Mohammed Sawalha. Të gjithë këto emra janë të lidhur me organizatën terroriste Hamas. Shoqëria Myslimane e Britanisë është një degë e Vëllazërisë Myslimane… Janë anti-semitikë militantë dhe gjithmonë kanë qenë. Në korrik të vitit 2003, Shoqëria Myslimane e Britanisë organizoi një sërë mbledhjesh me një imam amerikan, Anwar Al Awlaki, i cili ishte ftuar për të mbajtur fjalim. Ai zotëri është kërkuar disa herë për t'u marrë në pyetje nga FBI-ja në lidhje me sulmin terrorist të Al-Qaedës të 11 shtatorit".
Fakti që fama e tij e keqe kishte arritur deri në Parlamentin britanik, mund ta ketë trembur Awlakin, i cili ka menduar më pas se nëse qëndronte më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte përballur me hetime të imtësishme nga shërbimet e sigurisë britanike ashtu siç kishte ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara. Ai e braktisi Britaninë në fillim të vitit 2004, duke fluturuar bashkë me gruan dhe pesë fëmijët e tij drejt Jemenit. Aty u vendos në shtëpinë e tij të trashëguar në një provincë jugore të quajtur Shabwa. Më pas filloi të jepte leksione në San'a's Iman University, një institucion i themeluar dhe financuar nga Abdul-Majid az-Zindani, një terrorist i akuzuar nga U.S. Treasury dhe një përkrahës i Al-Qaedës i dënuar nga Kombet e Bashkuara. Universiteti është një institucion me 6.000 studentë dhe në fakt është një medrese ose shkollë për mësimin e fesë islamike.
Arrestimi në Jemen
Gjërat morën një kthesë të re më 31 gusht 2006 kur Awlaki u arrestua nga një polic në Jemen. Ka patur debate shumë të ashpra rreth arsyeve të arrestimit të tij, por një shpjegim racional do të ishte që Uashingtoni kishte bindur Jemenin ta mbante atë nën mbikëqyerje duke i dhënë mundësinë për ta ekstraduar. Në një intervistë për "Cageprisoners" të bërë nga një ish i burgosur në Guantánamo Bay, Moazzam Begg, Awlaki pranoi se ishte marrë në pyetje nga FBI-ja. Interrogimi, deklaron ai, u krye disa herë për një vit.
Cilido qoftë rezultati i këtyre intervistave, nuk u krye asnjë akuzë dhe Awlaki u lëshua më 12 dhjetor 2007. Ndoshta për të mbrojtur atë është përdorur influenca politike pasi emri i tij është gjetur në listën e 100 të burgosurve që u liruan me kërkesë të militantëve të Al-Qaedës në Jemen, tek të cilët Awlaki ka një ndikim të jashtëzakonshëm. Kuptohet që Awlaki ka siguruar mbrojtje për Al-Qaedën kundër qeverisë dhe tashmë mendohet se jeton në shtëpinë e tij në provincë me të njëjtën lloj mbrojtje.
Këshilltari i vrasjeve masive
Roli i Awlakit si një nxitës i dhunës, është reklamuar më tej më 25 dhjetor 2009 kur u tentua të rrëzohej një avion gjatë uljes së tij në Detroit. Myslimani Nigerian Umar Farouk Abdulmutallab, përgjegjës për bombardimin që fatmirësisht u shmang, mendohet se është takuar me Awlakin, ndërkohë që studionte në Universitetin Imam në San'a dhe duket se ka qenë adhurues i flaktë i leksioneve të tij. Një raport tregon se Abdulmutallab i tha FBI-së se Awlaki ka qenë mësuesi i tij në një kamp të largët të Al-Qaedës në Jemen dhe se ishin takuar shpesh gjatë javëve finale të stërvitjes dhe indoktrinimit të tij.
Për një kohë të shkurtër mendohej se Awlaki ishte vrarë në një sulm më 24 dhjetor 2009, kur raketat e Jemenit u përpalsën në një mbledhje të operativëve të Al-Qaedës. Sulmi vrau rreth tridhjetë militantë duke përfshirë edhe Nasser al-Wuhayshi, lider rajonal i Al-Qaedës dhe delegatin e tij Saeed ash-Shihri. Megjithatë, dy ditë më vonë FBI-ja deklaroi se nuk besonte që Awlaki të kishte qenë mes viktimave.
Mesa duket mund të themi se Anwar al-Awlaki është një nga zëdhënësit më të suksesshëm të radikalizmit islamik, duke përsorur një gjuhë jo islamike dhe teknologji moderne për të përhapur mesazhin e tij sa më gjerësisht. Ai ka qenë aq dinak sa për të mos kryer asgjë drejtpërdrejt kriminale dhe kompromentuese, por është mëse e qartë që i arrin qëllimet e veta me anë të manipulimit të të tjerëve, të njerëzve si Nidal Malik Hasan dhe Umar Farouk Abdulmutallab. Kur ai predikon radikalët, rezultati është gjithmonë konfirmimi i të drejtës së tyre religjioze për të vrarë jo-myslimanët. Kur myslimanët e butë dhe jo ekstremistë dëgjojnë Cd-të e tij dhe publikimet në internet, erudicioni, bindja dhe aftësia e tij retorike për t'i bërë njerëzit të ndihen në faj ose sikur po tradhtojnë idealet e tyre, bashkohen së bashku për të krijuar përshtypjen se është e drejtë që në emër të Zotit të flasësh në atë mënyrë dhe të kryesh veprime të dhunshme. Ndërkohë që Jemeni po fiton ngadalë reputacionin e bazës së tretë të Al-Qaedës, është e mundur që Awlaki të shfaqet përsëri në skenë për të luajtur rolin drejtues në aktivitetin e rekrutimit dhe nxitjes së myslimanëve të rinj të indoktrinuar jo vetëm në Jemen, por në të gjithë botën. Njerëzit si Anwar al-Awlaki po e bëjnë botën një vend të pasigurt për të jetuar, jo vetëm për jo-myslimanët.


2011-05-01

NJË JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT





image

Shkruan Frrok Kristaj,publicist nga Prishtina






Anton Çetta, apo siç njihej edhe me nofkën Kryeplaku i Kosovës, në kohën kur populli shqiptar ballafaqohej me egërsinë dhe barbarinë serbe, që i kishte përçarë e hasmëruar armiku sllav, në propozim të një grupi të rinjsh nga Peja, kishte arritur që t'i prijë karvanit të pajtimtarëve që të falin mbi 1000 gjaqe, afro 600 plagosje dhe më se 700 ngatërresa të rënda



Studiuesi që dha kontributin më të madh në letërsinë gojore shqiptare ishte Anton Çetta. Rëndësia dhe vlera e materialeve të mbledhura e të botuara nga Anton Çetta nuk shprehet vetëm në sasinë e tyre, por, para së gjithash, në cilësinë dhe shumëllojshmërinë e tyre. Ai i mblodhi dhe i publikoi (me botime të veçanta e nëpër revista shkencore) ato krijime që kishin një kuptimësi të qenësishme për botën shqiptare në përgjithësi dhe për botën shpirtërore të shqiptarëve në veçanti. Ato krijime ngërthejnë në vetë aso kuptimesh e aso vlerash që mund ta pasurojnë edhe më shumë artistikisht shpirtin e shqiptarit. Me një fjalë, ai voli materialet folklorike të kësaj letërsie të pavdekshme, në të cilën rreh zemra e popullit, pasqyrohen aspiratat e mendimet kombëtare e uneversale të tij.Anton (nga i ati Lazër dhe e ëma Agata) Çetta u lind në Gjakovë në vitin 1920. Ishte vetëm nëntë muajsh kur u shpërngulën prindërit e tij në Tiranë. Atje ata jetuan tre vjet. Meqenëse i ati i Antonit - Lazëri i takonte Partisë Demokratike të Fan S. Nolit, regjimi i mbretit Zog e kishte burgosur. Pas lirimt nga burgu, Lazëri me bashkshorten Agata dhe djalin Anton kthehen në Prizren. Në këtë qytet muze Anton Çetta kreu tri klasë fillore te mësuesi zymjan Lazër Lumezi, që atëbotë ishte intelektual i njohur. Pastaj, i ati i Antonit me familjen e vet migruan në Francë. Këtë migrim e bëri nga frika se pushteti mbretëror e kishte në shenjestër për ta riburgosur. Në Francë qëndroi deri në vitin 1928, ku u kthye në Tiranë e ku qëndroi deri në vitin 1941. Gjatë asaj kohe Antoni i kreu edhe klasat e mbetura të fillores, pastaj ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më vonë atij iu akordua një bursë me të cilin ai e vazhdoi shkollimin në Liceun klasik në Milano të Italisë. Me të kthyer nga Italia gjen punë në Post-telegrafinë e Tiranës prej nga kalon në detyrën e përgjegjësit të Postës në Prizren. Në vitin shkollor 1945-1946 Anton Çetta punoi në Gjimnazin e Prizrenit. Gjatë atij viti udhëhoqi korin e shkollës, por njëherësh ishte edhe ndër anëtarët e para të rregullt të shoqërisë kulturore-artistike “Agimi” të Prizrenit e më vonë edhe kryetar i saj.  Në vjeshtën e vitit 1946 u regjistrua në Fakultetin Filologjik (dega e gjuhës frënge) të Universitetit të Beogradit (në Serbi). Studimet i krue në vitin 1950 ku edhe u emërua asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Uneversitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi plot dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti (në tri vëllime) këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër popullore (shqiptare). Në vitin 1968 kaloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Atje udhëhoqi degën e folklorit. Plot tëtëmbëdhjetë vjet punoi në Institutin Albanologjik, pra deri në vitin 1986, kur edhe u pensionua.Për aktivitetin shkencor, kulturor e kontributin e tij në përkthimin e shumë veprave, Anton Çetta u laurua shumë herë me çmime e shpërblime të njohura, e ndër to edhe me Çmimin e Dhjetorit. 
 
Vjelësi më i njohur i letërsisë gojore
Profesor Anton Çetta kaloi në amshim pikërisht para 15 vjetësh, pra më 3 nëntor 1995, në orën 11 e 40 minuta, kurse u varros më 4 nëntor (1995) në Prizren.Anton Çetta ishte shkrimtar - poet për fëmijë, shkenctar, përkthyes, hartues i teksteve shkollore, humanist, mbledhës i folklorit shqiptar, veprimtar e patriot. Ai gjatë jetës së vet botoi këto vepra: “Këngë popullore të Kosovë-Metohisë” II e III, “Mustafa Bakia” Prishtinë, 1954, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Në prehen të gjyshes”, Prishtinë, 1956, “Libër leximi" për klasën III-IV të gjimnazit dhe të shkollave të mesme profesionale, "Rilindja", Prishtinë, 1959, “Nga proza popullore e Drenicës”, I e II, “Rilindja”, Prishtinë 1963 e 1972, “Balada dhe legjenda”, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Prishtinë, 1973, “Këngë kreshnike” I e III, IAP, Prishtinë 1974, “Albanske narodne balade”, “Jedinstvo”, Prishtinë, 1976, “Përralla” I e II, IAP, Prishtinë, 1979, “Kërkime folklorike”, “Rilindja”, Prishtinë, 1981, “Albanske zagonetke” (Kashelasha shqipe), SANU knjiga 4, Beograd, 1976, “Këngë dasme” I e II , “Rilindja”, Prishtinë, 1980 e 1984, “Nga folklori ynë” I, II e III, “Rilindja”, Prishtinë, 1983, “Anekdota” I e II, IAP, Prishtinë, 1987 dhe “Vajtime, gjamë dhe elegji”, IAP, Prishtinë, 1987.Profesor Anton Çetta pa dyshim se me punën e vet si vjelës (mbledhës), botues dhe studiues i letërsisë sonë gojore dha një ndër kontributet më të mëdha që njeh deri më tash historia e letërsisë sonë gojore. Rëndësia dhe vlera e materialeve të mbledhura e të botuara nga profesor Anton Çetta nuk shprehet vetëm me sasinë e tyre, por edhe me cilësinë e jashtëzakonshme.Një fushë tjetër që ka gjurmuar me vëmendje të vazhdueshme Anton Çetta ëshë ajo e bisedave alegorike, ku spikatin aftësitë e një imagjinate të mprehtë krijuese.Në qendër të interesimeve shkencore të Anton Çettës ka qenë edhe kënga historike, këto dëshmi konkrete të vetëdijes kombëtare të krahinave të ndryshme etinke shqiptare në Gadishullin Ilirik (Ballkanik). Nëpërmjet këngëve historike Anton Çetta është përpjekur të vërë në pah, në dritën e të dhënave të këngëve, atdhetarizimin e popullsisë shqiptare të Kosovës, përkatësisht përpjekjet e sakrificat e tij të vazhdueshme për liri e pavarësi kombëtare.Profesor Anton Çetta ka marrë pjesë edhe në shumë simpoziume e konferenca shkencore, si në Simpoziumin për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun (mbajtur në Tiranë në vitin 1968), ku u prezentua me kontributin shkencor të tij “Fytyra e Skënderbeut në traditën popullore”. Me atë rast ai kishte sjellë njoftime të reja rreth përhapjes së këngëve dhe gojëdhënave për kryeheroin tonë kombëtar edhe në trevën e Kosovës.Anton Çetta, apo siç e njihnin edhe si Plaku i Kosovës ose edhe Plaku i Shqiptarizmit gjatë punës së tij në Institutin Albanologjik në Prishtinë përmbushi gati në tërësi projektin prej 25 blenjësh me materiale të letërsisë gojore në Kosovë dhe trojet tjera etnike  shqiptare jashtë Shqipërisë së sotme. Me iniciativën dhe punën e tij të palodhshme në Institut ngriti Arkivin e Degës së Folklorit, ku u grumbulluan mbi 50 mijë njësi folklorike të mbledhura në terren nga punonjësit e rregullt shkencorë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të Institutit. Në anën tjetër, shtatë vjet me radhë e udhëhoqi dhe e përgatiti revistën shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime albanologjike" (serinë për folkor dhe etonlogji).Profesori Anton Çetta njihet edhe si shkrimtar për fëmijë. Ai shkroi vjershat më të mira për fëmijë që njihen deri më tash, e të cilat janë të ndërtuara mbi temat më të zgjedhura të folklorit tonë të pasur. Pastaj, Anton Çetta njihet edhe si përkthyes i zelshëm. Ai ishte njohës i gjuhës frënge, italiane e sllave. 

Pishtar i bashkimit kombëtar
Sidoqoftë, kontributi më i madh dhe më i çmueshëm i Anton Çettës është ai i pajtimeve të gjaqeve dhe ngatërresave të tjera në mes të popullit shqiptar në Kosovë, në Kosovën Lindore, Maqedoni, Mal të Zi, në diasporën shqiptare e në vendet migruese të shqiptarëve nëpër botë. Me humanizmin e bindjen e tij ai ishte nisur drejt unitetit të bashkatdhetarëve, unitet këtë që e trajtonte si çelës për zgjidhjen e çdo problemi të së ardhmes së shqiptarëve, të përforcimit të vëllazërisë dhe bashkëjetesës paqësore si parim dhe  themel i jetës së qytetëruar të popujve. Anton Çetta me autoritetin e tij prej intelektuali, pedagogu, shkrimtari, bletarit të visarit kombëtar, pleqnarit, kryepajtimtarit, kryeplakut të urtë të Kosovës, u bë prijatar, pishtar e figura më e shquar e intelektualëve popullor, që u aktivizua në aksionet madhështore të pajtimit të hakmarrjeve ndërshqiptare, aktivitet ky që kishte filluar nga një grup i të rinjve shqiptarë të Pejës.Në fakt, kur populli shqiptar ballafaqohej me egërsinë e barbarisë serbe, e kur ishte i  përçarë populli shqiptar mu nga ajo barbari, që i kishte shtyrë shqiptarët të vriten e të hasmërohen në mes veti. Kështu, me iniciativën e një grupi të rinjsh nga Peja, Anton Çetta del në ballë të armatës së madhe të pleqnarëve të Kosovës, si kryeplaku i Kosovës, por edhe i mbarë shqiptarisë. Fryt i këtij aksioni ishte pajtimi i mbi 1000 gjaqeve, afro 600 palgosjeve dhe i më se 700 ngatërresave të rënda. Me këtë aksion Anton Çetta me bashkëpunëtorë arriti të bëjë pajtimin dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë, të cilin më shumë se kurrë deri më atëherë e besa edhe tash, e kishin dhe e kanë të nevojshme shqiptarët e robëruar jashtë Shqipërisë administrative. Me kontributin edhe të profesor Anton Çettes ishin ngritur themelet e tempullit të Institutit Albanologjik të Kosovës në Prishtinë. Nga shtalla e dikurshme e ushtrisë dolën blenjtë e folklorit të përgatitur me aq zell e përkushtim të profesor Çettes. E kishte vendin edhe në logun e akademikëve, sepse ai me punën e tij me siguri se do ta nderonte dhe do ta lartësonte Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, por ishin disa akademikë tanë që nuk e votuan dy herë rresht propozimin. Kjo profesor Çetten nuk e ligështoi në asnjë moment. Mu për këtë edhe figura e profesor Anton Çettes sot e gjithmonë e ka vendin mu para Institutit Albanologjik të Kosovës, ku do të duhej t'i ngritet shtatorja për t'i frymëzuar brezet e ardhme shqiptare.Do përmendur se Anton Çetta së bashku me imzot Nikë Prelën, don Zef Gashin (tash arqipeshkëv i Tivarit), akademik Fehmi Aganin, por edhe shumë të tjerë, ishte ndër themeluesit e parë të shoqatës bamirëse e humanitare të Kosovës “Nëna Tereze” në Prishtinë.Fjalët e ëmbla dhe porositë e urta të profesor Anton Çettes sikur edhe sot i dëgjojmë, e të cilat i mësojmë edhe nga varri i tij. Ai vdiq për të jetuar gjithmonë në mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar

nga Flori Bruqi: Shkoi në amshim-Mbeti legjendë: Anton Çetta


Anton Çetta ishte njëri ndër intelektualët dhe folkloristët më të shquar në Kosovë.Kontributin më të madh e dha si profesor i Fakultetit Filozofik të Univerzitetit të Prishtinës dhe si punëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.Nga viti 1945 ai u mor intezivisht me mbledhjen e krijimtarisë letrare gojore shqiptare,që u botuan në disa vëllime e që paraqet një thesar të paçmuar të trashëgimisë sonë shpirtërore.
Materialet e mbledhura dhe të botuara me kritere shkencore-16 vëllime si autor dhe koautor-paraqesin bazë solide për themelimin e studimit të problemeve të letërsisë gojore shqiptare,por edhe studimet e vetë A.Çettës në këtë fushë janë dëshmi e kontributit të tij të pamohueshëm.Punën e tij në fushën e folkloristikës shqiptare e kanë çmuar lart studiues shqiptarë dhe të huaj.
A.Çetta lindi në Gjakovë më 1920.Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe Korçë,ndërsa tri vjetët e fundit të liceut-drejtimi klasik- në Milano të Italisë.Studimet-grupi i romanistikës- i mbaroi në Univerzitetin e Beogradit më 1950.Një kohë punoi si asistent në Seminarin (Katedrën) e albanologjisë në Beograd,ndërsa me hapjen e Fakultetit Filozofik të Prishtinës u em¨rua ligjërues për letërsinë e vjetër shqiptare.Prej vitit 1968 e derisa u pensionua punoi si punëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku ishte shef i Degës së Folklorit dhe kryeredaktor shumë shumëvjeçar i revistës "Gjurmime albanologjike-folklor dhe etnologji"...




























ANTON ÇETTA NJERIU QË E MUNDI HAKMARRJEN

Halil Bogaj



21 vjet më parë në vendin e quajtur’’ Verrat e Llukës’’, u mbajt Tubimi ynë më i madh për pajtimin e gjaqeve. Atë ditë nga të gjitha viset e Kosovës ishin mbledhur njerëzit tanë për ta luftuar njëherë e përgjithmonë Plagën dhe tragjedinë tonë qindravjeçare të vëllavrasjes, një fenomen i cili kishte mbetur i ngulitur shekuj me radhë në trojet shqiptare.Ajo ditë madhështore, në të cilën thuhej se kishin marrë pjesë afro gjysmë milioni njerëz, ishte faktikisht njëra ndër ditët tona më të paharruara e cila e kishte tmerruar edhe armikun tonë shekullor.Të gjithë e dimë dhe jemi dëshmitarë të gjallë se kur e vrisnim njëri tjetrin Serbia na dënonte jo më tepër s me 5-6 vjet burg, kurse kur na e gjente një pushkë në shtëpi, ose kur na e kurdiste një situatë të tillë/se kinse e kishte gjetur pushkën/, na dënonin me kohëzgjatje deri 10 vjet! Do të thotë se vëllavrsja shqiptare ua shtonte orekset armiqëve tanë, të cilët, saherë që vriteshin shqiptarët mes vetes, i fërkonin duart nga gëzimi dhe luteshin që të vazhdonte një kontinuitet i tillë i cili do t’u ndihmonte atyre që ky vend të zbrazej sa më tepër nga shqiptarët.Pra’’Verrat e Llukës’’ishte vendi i cili pranë vetes e mblodhi numrin më të madh të shqiptarëve. Një mrekulli e tillë e një pjsmarrjeje aq të madhe e/paparë dhe e jashtëzakonshme /kishte ndodhur vetëm atë ditë, por kjo nuk do të thotë se nuk kishte ndodhur edhe herave të tjera në raste të tilla të shumta /por me pjesmarrje më të vogël/kur u falën afro 1000 gjaqe anembanë Kosovës, por që jehona e tyre , për veprime të tilla, arriti edhe në Shqipëri.


Duke e njohur mentalitetin, krenarinë, por në shumë raste edhe kokëfortësinë tonë tradicionale, e dimë se ishte shumë e vështirë të faleshin të gjitha ato gjaqe/disa nga të cilat të vjetra edhe me dekada të tëra/.Ishte vështirë , por siç e kemi parë të gjithë ne, edhe e mundshme ngase populli ynë në raste të tilla dinte dhe mundej të bashkohej, duke e përdorur mençurinë e vetë shekullore dhe duke i thënë Jo hakmarrjes së mëtejme, aq më tepër kur armiku ynë i pashpirtë, kishte hyrë thuajse në çdo shtëpi shqiptare dhe në çdo pore të jetës sonë të përditshme, i cili gjithsesi duhej të luftohej edhe në atë mënyrë.


Mëtej duhet theksuar se për çdo lëvizje të madhe gjithëpopullore nevojiten njerëz të njohur dhe autoritativë të cilët duhet të vehen në ballë dhe t’i prijnë asaj. Ashtu siç i priu popullit për 20 vjet të tëra Ibrahim Rugova me mençurinë , aftësinë dhe largpamësinë e tij, në mënyrë të njejtë i priu edhe Anton Çetta ynë i madh me Pajtimin legjendar të gjaqeve, përballë të cilit qëndronin emra të njohur, siç ishte edhe Zekiria Cana , Mulla Idriz Kakrruki dhe shumë të tjerë të cilët ecnin në borë e shi dhe të rrezikuar nga armiku për ta realizuar qëllimin dhe idealin e tyre të lartë për të cilin ishin përcaktuar, pa i marrë parysh pasojat e mundshme që do të rezultonin në ato kohra shumë të vështira.Aksionet e tilla kolosale dhe të domosdoshme lindnin si nevojë e një epoke të errët në të cilën jetonim dhe ekzistonim si kolektivitet i sulmuar nga të gjitha anët dhe i urryer aq shumë nga ata që ushtronin dhunë dhe terror të paparë ndaj nesh. Ato i shin të domosdoshme ngase na mungonte shteti ynë i cili do të merrej në bazë juridike me këtë çështje. Siç e dimë të gjithë, aksioni jepte rezultate të frytshmne të cilat e gëzonin çdo shqiptar dhe çdo mik të këtij populli dhe nuk ekzistonte gati asnjë njeri i cili do t’i thoshte Jo Anton Çettës profetik i cili kishte hyrë në çdo zemër shqiptare si Njeriu që na bindte për t’i falur gjaqet .Dhe sa herë që na kujtohet emri i tij i ndritur na bjen ndër mend pikërisht ajo mrekullia e cila kishte qenë Kulmi i veprimtarisë së tij jetësore, por duke mos e harruar kurrë profesorin edhe si mbledhës të pasionuar të folklorit tonë gojor me të cilin e begatoi aq shumë letërsinë shqiptare, duke na lënë shumë vepra të shrkuara nga ajo fushë aq e gjërë dhe akoma e pa hulumtuar sa duhet. Ndoshta këtu duhet thënë edhe një të vërtetë tjetër të fuqishme se Anton Çetta kishte hyrë aq thellë në shpirtin e popullit të vetë edhe nga shkaku se ai me vite të tëra kishte shetitur nëpër fshatrat dhe vendbanimet tona për ta mbledhur thesarin e shtrenjtë popullor nga i cili mësojmë shumçka .dhe të cilin nuk do mund ta zëvendësonin shumë e shumë ligjerata të dëgjuara nëpër shkollat tona fillore, të mesme dhe të larta. Pra kolosi Anton Çetta e kishte eksponuar shumë kohë më parë autoritetin e tij të pranuar nga të gjithë ne.


Bisedat e tij shumë të dobishme, të sinqerta, humane, të ëmbla dhe me kuptime të thella, përmenden edhe sot e gjithë ditën në mesin e popullit tonë. Fjalët, thëniet dhe shprehjet tjera të tij/siç ishin anekdotat e shumta të cilat i mblodhi në mënyrë të palodhshme në një periudhë të gjatë kohore/, kanë mbetur margaritarë të vërtetë dhe çka të themi tjetër përveç asaj se jemi krenarë që jetuam në kohën e tij, por edhe duhet përmendur edhe faktin e hidhur: Se nuk kemi bërë aq sa duhet për këtë Ikonë të paharruar që bën pjesë në Grupin e personaliteteve tona më të shquara..









NJË JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT




Anton Çetta, apo siç njihej edhe me nofkën Kryeplaku i Kosovës, në kohën kur populli shqiptar ballafaqohej me egërsinë dhe barbarinë serbe, që i kishte përçarë e hasmëruar armiku sllav, në propozim të një grupi të rinjsh nga Peja, kishte arritur që t'i prijë karvanit të pajtimtarëve që të falin mbi 1000 gjaqe, afro 600 plagosje dhe më se 700 ngatërresa të rënda.

Nga Frrok KRISTAJ


Studiuesi që dha kontributin më të madh në letërsinë gojore shqiptare ishte Anton Çetta. Rëndësia dhe vlera e materialeve të mbledhura e të botuara nga Anton Çetta nuk shprehet vetëm në sasinë e tyre, por, para së gjithash, në cilësinë dhe shumëllojshmërinë e tyre. Ai i mblodhi dhe i publikoi (me botime të veçanta e nëpër revista shkencore) ato krijime që kishin një kuptimësi të qenësishme për botën shqiptare në përgjithësi dhe për botën shpirtërore të shqiptarëve në veçanti.
Ato krijime ngërthejnë në vetë aso kuptimesh e aso vlerash që mund ta pasurojnë edhe më shumë artistikisht shpirtin e shqiptarit. Me një fjalë, ai voli materialet folklorike të kësaj letërsie të pavdekshme, në të cilën rreh zemra e popullit, pasqyrohen aspiratat e mendimet kombëtare e uneversale të tij.
Anton (nga i ati Lazër dhe e ëma Agata) Çetta u lind në Gjakovë në vitin 1920. Ishte vetëm nëntë muajsh kur u shpërngulën prindërit e tij në Tiranë. Atje ata jetuan tre vjet. Meqenëse i ati i Antonit - Lazëri i takonte Partisë Demokratike të Fan S. Nolit, regjimi i mbretit Zog e kishte burgosur. Pas lirimt nga burgu, Lazëri me bashkshorten Agata dhe djalin Anton kthehen në Prizren. Në këtë qytet muze Anton Çetta kreu tri klasë fillore te mësuesi zymjan Lazër Lumezi, që atëbotë ishte intelektual i njohur. Pastaj, i ati i Antonit me familjen e vet migruan në Francë. Këtë migrim e bëri nga frika se pushteti mbretëror e kishte në shenjestër për ta riburgosur. Në Francë qëndroi deri në vitin 1928, ku u kthye në Tiranë e ku qëndroi deri në vitin 1941. Gjatë asaj kohe Antoni i kreu edhe klasat e mbetura të fillores, pastaj ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më vonë atij iu akordua një bursë me të cilin ai e vazhdoi shkollimin në Liceun klasik në Milano të Italisë.
Me të kthyer nga Italia gjen punë në Post-telegrafinë e Tiranës prej nga kalon në detyrën e përgjegjësit të Postës në Prizren. Në vitin shkollor 1945-1946 Anton Çetta punoi në Gjimnazin e Prizrenit. Gjatë atij viti udhëhoqi korin e shkollës, por njëherësh ishte edhe ndër anëtarët e para të rregullt të shoqërisë kulturore-artistike “Agimi” të Prizrenit e më vonë edhe kryetar i saj.
Në vjeshtën e vitit 1946 u regjistrua në Fakultetin Filologjik (dega e gjuhës frënge) të Universitetit të Beogradit (në Serbi). Studimet i krue në vitin 1950 ku edhe u emërua asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Uneversitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi plot dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti (në tri vëllime) këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër popullore (shqiptare).
Në vitin 1968 kaloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Atje udhëhoqi degën e folklorit. Plot tëtëmbëdhjetë vjet punoi në Institutin Albanologjik, pra deri në vitin 1986, kur edhe u pensionua.
Për aktivitetin shkencor, kulturor e kontributin e tij në përkthimin e shumë veprave, Anton Çetta u laurua shumë herë me çmime e shpërblime të njohura, e ndër to edhe me Çmimin e Dhjetorit.

Vjelësi më i njohur i letërsisë gojore


Profesor Anton Çetta kaloi në amshim pikërisht para 15 vjetësh, pra më 3 nëntor 1995, në orën 11 e 40 minuta, kurse u varros më 4 nëntor (1995) në Prizren.
Anton Çetta ishte shkrimtar - poet për fëmijë, shkenctar, përkthyes, hartues i teksteve shkollore, humanist, mbledhës i folklorit shqiptar, veprimtar e patriot. Ai gjatë jetës së vet botoi këto vepra: “Këngë popullore të Kosovë-Metohisë” II e III, “Mustafa Bakia” Prishtinë, 1954, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Në prehen të gjyshes”, Prishtinë, 1956, “Libër leximi" për klasën III-IV të gjimnazit dhe të shkollave të mesme profesionale, "Rilindja", Prishtinë, 1959, “Nga proza popullore e Drenicës”, I e II, “Rilindja”, Prishtinë 1963 e 1972, “Balada dhe legjenda”, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Prishtinë, 1973, “Këngë kreshnike” I e III, IAP, Prishtinë 1974, “Albanske narodne balade”, “Jedinstvo”, Prishtinë, 1976, “Përralla” I e II, IAP, Prishtinë, 1979, “Kërkime folklorike”, “Rilindja”, Prishtinë, 1981, “Albanske zagonetke” (Kashelasha shqipe), SANU knjiga 4, Beograd, 1976, “Këngë dasme” I e II , “Rilindja”, Prishtinë, 1980 e 1984, “Nga folklori ynë” I, II e III, “Rilindja”, Prishtinë, 1983, “Anekdota” I e II, IAP, Prishtinë, 1987 dhe “Vajtime, gjamë dhe elegji”, IAP, Prishtinë, 1987.
Profesor Anton Çetta pa dyshim se me punën e vet si vjelës (mbledhës), botues dhe studiues i letërsisë sonë gojore dha një ndër kontributet më të mëdha që njeh deri më tash historia e letërsisë sonë gojore. Rëndësia dhe vlera e materialeve të mbledhura e të botuara nga profesor Anton Çetta nuk shprehet vetëm me sasinë e tyre, por edhe me cilësinë e jashtëzakonshme.
Një fushë tjetër që ka gjurmuar me vëmendje të vazhdueshme Anton Çetta ëshë ajo e bisedave alegorike, ku spikatin aftësitë e një imagjinate të mprehtë krijuese.
Në qendër të interesimeve shkencore të Anton Çettës ka qenë edhe kënga historike, këto dëshmi konkrete të vetëdijes kombëtare të krahinave të ndryshme etinke shqiptare në Gadishullin Ilirik (Ballkanik). Nëpërmjet këngëve historike Anton Çetta është përpjekur të vërë në pah, në dritën e të dhënave të këngëve, atdhetarizimin e popullsisë shqiptare të Kosovës, përkatësisht përpjekjet e sakrificat e tij të vazhdueshme për liri e pavarësi kombëtare.
Profesor Anton Çetta ka marrë pjesë edhe në shumë simpoziume e konferenca shkencore, si në Simpoziumin për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun (mbajtur në Tiranë në vitin 1968), ku u prezentua me kontributin shkencor të tij “Fytyra e Skënderbeut në traditën popullore”. Me atë rast ai kishte sjellë njoftime të reja rreth përhapjes së këngëve dhe gojëdhënave për kryeheroin tonë kombëtar edhe në trevën e Kosovës.
Anton Çetta, apo siç e njihnin edhe si Plaku i Kosovës ose edhe Plaku i Shqiptarizmit gjatë punës së tij në Institutin Albanologjik në Prishtinë përmbushi gati në tërësi projektin prej 25 blenjësh me materiale të letërsisë gojore në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare jashtë Shqipërisë së sotme. Me iniciativën dhe punën e tij të palodhshme në Institut ngriti Arkivin e Degës së Folklorit, ku u grumbulluan mbi 50 mijë njësi folklorike të mbledhura në terren nga punonjësit e rregullt shkencorë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të Institutit. Në anën tjetër, shtatë vjet me radhë e udhëhoqi dhe e përgatiti revistën shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime albanologjike" (serinë për folkor dhe etonlogji).
Profesori Anton Çetta njihet edhe si shkrimtar për fëmijë. Ai shkroi vjershat më të mira për fëmijë që njihen deri më tash, e të cilat janë të ndërtuara mbi temat më të zgjedhura të folklorit tonë të pasur. Pastaj, Anton Çetta njihet edhe si përkthyes i zellshëm. Ai ishte njohës i gjuhës frënge, italiane e sllave.

Pishtar i bashkimit kombëtar


Sidoqoftë, kontributi më i madh dhe më i çmueshëm i Anton Çettës është ai i pajtimeve të gjaqeve dhe ngatërresave të tjera në mes të popullit shqiptar në Kosovë, në Kosovën Lindore, Maqedoni, Mal të Zi, në diasporën shqiptare e në vendet migruese të shqiptarëve nëpër botë. Me humanizmin e bindjen e tij ai ishte nisur drejt unitetit të bashkatdhetarëve, unitet këtë që e trajtonte si çelës për zgjidhjen e çdo problemi të së ardhmes së shqiptarëve, të përforcimit të vëllazërisë dhe bashkëjetesës paqësore si parim dhe themel i jetës së qytetëruar të popujve.
Anton Çetta me autoritetin e tij prej intelektuali, pedagogu, shkrimtari, bletarit të visarit kombëtar, pleqnarit, kryepajtimtarit, kryeplakut të urtë të Kosovës, u bë prijatar, pishtar e figura më e shquar e intelektualëve popullor, që u aktivizua në aksionet madhështore të pajtimit të hakmarrjeve ndërshqiptare, aktivitet ky që kishte filluar nga një grup i të rinjve shqiptarë të Pejës.
Në fakt, kur populli shqiptar ballafaqohej me egërsinë e barbarisë serbe, e kur ishte i përçarë populli shqiptar mu nga ajo barbari, që i kishte shtyrë shqiptarët të vriten e të hasmërohen në mes veti. Kështu, me iniciativën e një grupi të rinjsh nga Peja, Anton Çetta del në ballë të armatës së madhe të pleqnarëve të Kosovës, si kryeplaku i Kosovës, por edhe i mbarë shqiptarisë.
Fryt i këtij aksioni ishte pajtimi i mbi 1000 gjaqeve, afro 600 palgosjeve dhe i më se 700 ngatërresave të rënda. Me këtë aksion Anton Çetta me bashkëpunëtorë arriti të bëjë pajtimin dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë, të cilin më shumë se kurrë deri më atëherë e besa edhe tash, e kishin dhe e kanë të nevojshme shqiptarët e robëruar jashtë Shqipërisë administrative.
Me kontributin edhe të profesor Anton Çettes ishin ngritur themelet e tempullit të Institutit Albanologjik të Kosovës në Prishtinë. Nga shtalla e dikurshme e ushtrisë dolën blenjtë e folklorit të përgatitur me aq zell e përkushtim të profesor Çettes. E kishte vendin edhe në logun e akademikëve, sepse ai me punën e tij me siguri se do ta nderonte dhe do ta lartësonte Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, por ishin disa akademikë tanë që nuk e votuan dy herë rresht propozimin. Kjo profesor Çetten nuk e ligështoi në asnjë moment. Mu për këtë edhe figura e profesor Anton Çettes sot e gjithmonë e ka vendin mu para Institutit Albanologjik të Kosovës, ku do të duhej t'i ngritet shtatorja për t'i frymëzuar brezet e ardhme shqiptare.
Do përmendur se Anton Çetta së bashku me imzot Nikë Prelën, don Zef Gashin (tash arqipeshkëv i Tivarit), akademik Fehmi Aganin, por edhe shumë të tjerë, ishte ndër themeluesit e parë të shoqatës bamirëse e humanitare të Kosovës “Nëna Tereze” në Prishtinë.

Fjalët e ëmbla dhe porositë e urta të profesor Anton Çettes sikur edhe sot i dëgjojmë, e të cilat i mësojmë edhe nga varri i tij. Ai vdiq për të jetuar gjithmonë në mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar.

nga Flori Bruqi :21 vjet më parë u falën 1.275 gjaqe dhe ngatërresa....


 

Para 21 vjetësh në aksionin për pajtimin e gjaqeve, që kulmoi me tubimin te „Verrat e Llukës“ në Deçan(1 maj 1990), u falën 1.275 gjaqe dhe ngatërresa. 

Por aksioni nuk ka shkuar deri në fund, se gjakmarrja mbetet prezent  akoma në shekullin 21 në Kosovë...,

 Shqipëri,Iliridë,Malin e Zi ,Luginën e Preshevës ....
 


“Për shumë hesape janë ba gjaqet atëherë; për nder, per ujë, për toka...Kur jane ra n´gjak, janë fsheh nëpër farefis, apo janë mshel nëpër shpia, se s´kanë mujt me dal prej gjaksit. 

    Prof.Anton Çetta
Tokën, ose ia kanë dhanë dikujt përgjysmë, ose ia kanë punue miqtë e jaranat, derisa janë mbledh burrat e i kanë pajtue”.

Ky është shpjegimi, që sjell plaku 74 vjeç, Nezir Lokaj, nga Vokshi për fenomenin e gjakmarrjes në Kosovë, i cili ishte shumë prezent në kohën, në të cilën jetoi ai.  Nezir LokajNezir LokajMirëpo në vitet 90-të, me fillimin e proceseve demokratike në Evropë dhe në hapësirat e ish Jugosllavisë, edhe shqiptarët intensifikuan lëvizjet për zgjidhjen e qështjes kombtare në mënyrë demokratike.  Si rrjedhojë fillon aksioni për pajtimin e gjaqeve, i nisur nga pesë të rinj, ish të burgosur politikö. Have Shala Gerguri ishte nje...“Dhe në shkuarjen e parë në Lumbardh ishim 18-të veta, 99 per qind prej të cilëve ishim të burgosur politikë. Dhe ishin qindra vite burgje, përvojë e vështirë me pushtetin, qindra vite punë dëshmuese se atij pushteti duhej t´i kundërviheshe. Prandaj ne s´ishim te rinj!”
Aksioni gjithëpopullor per pajtimin e gjaqeve në mënyrë kapilare u shtri në mbarë Kosovën.
Kështu aksionit i dhanë hov profesorë, intelektualë, studentë e të rinj me në krye profesor Anton Qetën, Zekerja Canën, Don Lush Gjergjin, Xhevat Kryziun, Rexhep Bojen e figura të tjera të shquara të asaj kohe. Ndërsa vendi dhe kuvendi i pajtimit ishin “Verrat e Llukës” në Llukë të Decanit, ku mbi gjysmë milioni shqiptarö u mblodhën për të parë, se si shtrihej dora e pajtimit ndërmjet familjeve të hasmuara.Have Shala GerguriHave Shala Gerguri
Don Lush Gjergji është njëri ndër pjesëtarët e Komisionit të atëhershëm qendror për pajtimin e gjaqeve.
“Mbi 100 gjaqe janë fal të përgatitura, ndërsa 35 të tjera në mënyre spontane. Aty bëhej prekja e zemrës dhe e ndërgjegjes dhe njerëzit vinin e thonin: ”Dua të fal gjakun”! Me Kuvendin e madh te “Verrave të Llukes” janë falur 1,275 gjaqe e ngatërresa të ndryshme. M´kujtohet si sot, ishin dy motra, të cilat ishin përbetuar se do ta nxjerrin gjakun e vëllaut. Nuk ishin martuar kurrë dhe tashmë ishin në moshë, të lodhura e të vuajtura... Dhe njëra prej tyre i tha këto fjalë, që ishin kulmore: “Deri me sot ne si dy qyqe kemi qajtë mbi një varr. Ndërsa sot ne në këtë popull e gjetëm vëllaun”.
                                Prof.dr.Zekeria Cana
Ndër burrat me një fuqi të tillë ishte edhe Fazli Sokol Bucolli nga Raushiqi i Pejës, në odën e të cilit u bë falja e parë e gjakut, ndërsa ai burri i parë, që shtriu dorën e pajtimit për një ngatërresë prone të trashëguar nga të paret, e cila kishte përfunduar me vrasje të dyanshme.Fazli Sokol Buqolli Fazli Sokol Buqolli
“N´këtë kulle atë ditë jane falë tri gjaqe dhe brenda dy ditëve edhe gjashtë të tjera, në katund. Se thanë: Nëse ju e theni këtë akull ka me ec mbarë. Dhe për hir te kombit, për hir të atdheut e të Zotit e kemi ba këtë, se nuk asht kollaj me e fal gjakun...”thotë plaku Bucolli me sytë e përlotur.
Por krahas të gjitha përpjekjeve, fenomeni i gjakmarrjes në Kosove edhe më tej është prezent.
Si rrjedhojö plaga thellohet, familjet izolohen, fëmijët mbahen larg shkollimit. Sipas Don Lush Gjergjit: “Me vdekjen e pjesës dërmuese të Këshillit Qendror Organizativ, sot nuk ka as një studim të mirëfillte, ndonjö paraqitje të asaj çfarë ndodhi dhe as që merret dikush me problemin. Si pasojë nga një varr hapen dy varre!”




 Ndërsa Have Shala njëra ndër pesë aktivistet e para të lëvizjes për pajtimin e gjaqeve me 1990 për parandalimin e fenomenit të hakmarrjes thotö se duhet të funksionojë ligji:Don Lush Gjergji

Don Lush Gjergji
“Falja e gjakut nuk ka qënë modë. Falja e gjakut është gjithmonë domosdoshmëri! Do të kisha dashur që të mos ketë nevojë më të mblidhen njerëzit për të fal gjakun, por që shteti ta marrë këtë përsipër. Drejtësia të justifikojë punën e saj dhe të qetësojë shpirtin hakmarrës të njeriut, sepse edhe në pjesën më të civilizuar të Evropës, nëse krimi nuk ndëshkohet, ka për t´pas kthim vrasjesh. Ne nuk kemi qënë ndryshe nga Evropa. Rrethanat kanë qënë krejt tjetërfare”.
Ndërsa me rastin e 20 vjetorit të shënimit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve, qö koinçidonte edhe me 100 vjetorin e “Beselidhjes Shqiptare”, mesazhin e njëjtë për falje e jetë në paqe e sjell qytetari Mete Neziraj, nga Lluka e Epërme:
“Të gjithë ata, që kanë ngaterresa, punët e mëdha me i ba t´vogla e t´voglat me i humb krejt, se hakmarrja s´çon askund!”

Do të doja ....


BASHKIM SHEHU “DO TË DOJA TË TAKOJA EDHE NJË HERË TIM ATË”


Nga: Mustafa Nano
Shkrimtari Bashkim Shehu shprehet rreth temave aktuale, historike, filozofike e religjioze. Ai thotë se ngjarja më e rëndësishme “për nga lartësia” janë Kullat Binjake, kurse “për nga gjatësia”, rënia e Murit të Berlinit

1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?
Për nga lartësia, kullat. Për nga gjatësia, muri. 

2-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Nuk ka asnjë provë empirike dhe asnjë provë logjike a priori për ekzistencën e Zotit, sikurse nuk ka as për të kundërtën. Pra, arsyeja, njëlloj si mosarsyeja, është në pajtim edhe me ekzistencën e Tij, edhe me mosekzistencën e Tij apo të Saj? Pyetjen se a mund të jetë në gjininë femërore nuk e shtroj, për hir të korrektësisë politike, por ngaqë ashtu do t’i shkonte ndoshta më mirë sharjes “të… Zotin”, aq e përhapur këtu në Spanjën katolike sa edhe në Shqipërinë multikonfesionale. 

3-Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër apo si të tjerat?
Përkthimet e Shekspirit nga Noli, përkthimi i “Don Kishotit” të parë nga Noli dhe i “Don Kishotit” të dytë nga Petro Zheji mjaftojnë për të hequr çdo dyshim se me shqipen mund të bëhen mrekullira. Natyrisht, për këtë duhen ditur ca sekrete të shqipes.

4-Njerëzit janë esencialisht të mirë apo janë esencialisht të këqij?
As njëra, as tjetra.

5-E kuptoni apo e qortoni merakun e shumë evropianëve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE?
E kuptoj, por kjo nuk do të thotë se e përligj. Më duket i papërligjshëm ai kundërshtim që nuk niset nga shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi, por nga motive identitare. Në këtë rast është thjesht racizëm kulturor. 

6-Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?
Një realitet i vyer, do të thosha. Nuk them “i bukur”, sepse ky epitet ngërthen një vetëkënaqësi që lidhet me anën qesharake të çdo nacionalizmi, ndërsa epiteti i “vyer” presupozon kuptimisht imperativin e përpjekjes për ta ruajtur atë realitet që është i tillë. 

7-Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
Di që shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë një komb të vetëm, por nuk di ç’do të thotë “unitet kulturor”. Ky togfjalësh enigmatik më kujton Sfinksin, qenie me fytyrë njeriu (“kultura”) dhe me kthetra bishe (“uniteti”).

8-Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?
Në këtë moment është numri i një miku që ka një sëmundje shumë të rëndë – një mik nga më të mirët, siç janë miqtë e burgut. 

9-Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
Mendoj se ngjarja që udhëhoqi Noli ka elemente edhe të grushtit të shtetit, edhe të revolucionit. Po vështirë të quhet “demokratik”. 

10-Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
Arritja më e madhe e diktaturës komuniste është se i bëri njerëzit të kuptojnë sa e keqe është diktatura komuniste.

11-Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive Big Brother?
Big Brother është një nga kulmet e porkerisë televizive.

12-Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, me ndonjë organizatë tjetër apo do të qëndronit asnjanës?
E kishim fjalën te Big Brother-i... Po nejse, le të hidhemi në luftë: mendoj se do kisha dëshiruar një kompromis ndërmjet partizanëve, ballistëve, zogistëve dhe socialdemokratëve, madje mendoj se do ta dëshiroja edhe kur kjo të dukej e pamundur. 

13-Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
Nuk është i qortueshëm. Por kjo përbën një çështje që meriton një refleksion më vete. 

14-Shqiptarët e fituan pavarësinë më 1912-ën apo e patën dhuratë prej konjukturave ndërkombëtare?
E fituan, po sigurisht, jo vetëm “me forcat e veta” dhe jo “duke jetuar si në rrethim”. 

15-Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?
Botimi do të ishte një idiotësi e parrezikshme; më e rrezikshme do të ishte ta ndaloje ose ta digjje, siç ka bërë Hitleri me libra autorësh të tjerë.

16-Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
Janë pesë njerëz: gruaja ime dhe fëmijët e mi. Natyrisht, janë më të rëndësishmit në një vështrim krejt vetjak. Dhe për mua fotografitë kanë vlerë pikërisht në këtë vështrim, si fiksime çastesh që kam ndarë me njerëz shumë të afërt. 

17-Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
Është një e vërtetë që e dimë të gjithë – ka qenë një katastrofë në çdo aspekt dhe në kuptimin e plotë të fjalës.

18-Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?
Pse jo?

19-Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do të donit të kishit qenë protagonist?
Në asnjërën.

20-Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do të kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?
Me tim atë.

21-Cili është libri që po lexoni?
Romani “Shekulli i dritave”, nga Aleho Karpentier.

22-Pse Shqipëria është tradicionalisht e fundit në përgjigje të zhvillimeve botërore e kontinentale?
Më saktë, ka qenë gjithmonë nga të vonuarat, por jo gjithmonë e fundit. Më interesante më duket, ndërkaq, të përpiqemi të kuptojmë atë narcisizëm identitar të frustruar apo të plagosur, prej “kombi të zgjedhur” apo “të veçantë”, që na bën gjithmonë të themi se gjithmonë jemi të fundit. Këto dy ndjesi, “kombi i veçantë” dhe “gjithmonë të fundit”, janë po aq të ndërkëmbyeshme sa ndjesia e superioritetit dhe ajo e inferioritetit në psikikën e njeriut. 

23-Ç’është Atdheu?
Kolektivizim i lidhjeve sentimentale të individit me vendlindjen.

24-Keni frikë nga vdekja?
Jo tërë kohës.

25-Shyqyr apo sa keq që kemi internetin?
Edhe njëra, edhe tjetra, edhe asnjëra.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...