2011-05-05

LE TË QESHET BOTA


Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar.



Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri.
Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984).

I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.


















Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është dorëzuar për botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë Drite”, që pritet të dalë nga shtypi brenda gushtit 2007.

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula. Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës. Në Brazil tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri!


SHUMË ZEMRA TË MBYLLURA

Në mungesë të ajrit të pastër

dhe fjalëve të vërteta

dashuria nuk gjendet dot

-

Si kundërpërgjigje këtij realiteti të hidhur

Shumë zemra mbesin të mbyllura

Sivjet dhe në mot!

Lugano, 1 shkurt 2008


LE TË QESHET BOTA


Tashmë ne kemi marrë mbretërinë

Me rregulla dashurie drejtojmë njerëzinë

Me fuqi mrekullie shndrisim mbarë gjithësinë

Përfundimisht

Le të qeshet bota

Kudo le të shpallen garancitë e jetës

Le të sheshohet krenaria

Kudo mbretëron dashuria

!!!

Palermo, 18 korrik 2008


MBRËMJEVE MUZIKORE

Atëherë të rregult ishim

Me dekrete e me venome

Edhe kanunin bashkë zbatonim

Me të bukurat këngë

Edhe vendin

Edhe Zotin

Edhe njeriun

I bënim të lumtur

Tash ….

Herë-herë bëhemi të pashëm

Përkundër njëmijenjë pengesave …

Hora a Arbëreshëve (PA)


BRENDA FSHEHTËSISË

Më e pashmja

Gjithmonë e pashme dhe e ndritur mbetet

Dashuria jonë e bekuar

Me historinë që pret për t’u shkruar!

Garlate (LC), 5 korrik 2008


DUA TË SHKRUAJ

Nuk dua të luftoj

E urrej gjakderdhjen



Padrejtësitë nuk i duroj dot

As përbuzjen

As ndjekjen



Edhepse rëndë

Shumë padrejtësi ndjej

-

Nuk dua të hiqen koka

As kurrë nuk urrej



N’udhëkryqe interesesh

I prekur në zemër përherë

Bërtas e vuaj



Me dashuri dua ta ndërroj botën

Nuk heq dorë nga kjo

-

Gjithnjë e më shumë

Dua të shkruaj …

Garlate (LC), 27 maj 2008


PA HUMBUR KOHË

Le t’i mbledhim bashkë

Të gjitha legjendat nëpër shekuj



Le t’i hyjmë historisë

Të gjitha kronikat t’ia shpalosim

Bashkë

Të gjejmë të vërtetën udhë

Drejt fronit të dashurisë!

Garlate (LC), 19 qershor 2008

PËRBËRJET E SHPIRTIT TIM

Dashuria

Ti – Mbretëreshë

Dhe mrekullia!

Garlate (LC), 5 korrik 2008


N’UDHËN TIME

Mund të ketë ndoj vonesë

Por mungesa kurrsesi

As sot as nesër

Askurrë

N’udhën time shekullore

Gjithçka në lëvizje

Me koordinim dashurie

Edhe këngët

Edhe vallet rrjedhin

Pandalur

Sikur sot

Deri në amshim

Përjetemot…

Garlate (LC), 19 qershor 2008


NË MOTIN E HESHTJES

Njeriu duke kërkuar rrënjët e veta,

kapet e arrestohet



Sa e rëndë akuza:

endacak mes shungullimave të shkëmbinjve



Heshtje



Përbirohet labirintheve të hiçit njeriu,

tashmë mbi lavditë e kohës,

me vrullin e historisë në shpejtësi mba hapin



Megjithë akuza e kërcënime,

në heshtje kërkon:

Ku janë rrënjët e kësaj bote?!



Vazhdon udhën njeriu,

në heshtje gjithnjë kërkon



Nën shungullima e nën flakë vetëtimash,

diku mes shkëmbinjve,

zanafillën e vërtetë zbulon.

Ferizaj, 27 shtator 2005

NËN DRITËN E HËNËS

Edhe në këtë natë të dalldisur,

hise më ra,

në shërbim të dashurive të plagosura,

tri herë rreth i rashë malit,

derisa ujkun e vrara.

Prishtinë, 27 shtator 2005

NJË MUZIKË PO NA VJEN

Një muzikë po na vjen,

me frymën e shpirtit tonë,

zemrat na i ngazëllen.

Një muzikë po na vjen,

Me vrull lumturie,

ëmbël na i përkund zemrat,

dashuri seç na rrëfen.

Një muzikë po na vjen,

me melodi të lashtësisë,

gjithë zhurmën e kohës së re

me këngë antike e rrëmben.

Një muzikë po na vjen,

me këngë antike e psalme përzier,

drejt cakut seç na shpie,

në fronin mbretëror seç na bën vend.

Një muzikë po na vjen,

me këngët përkëdhelëse,

shpirti ëmbël seç po e ndjen.

Viti, 27 shtator 2005

MBAS BETIMIT

Nisem me pastërti

Drejt diellit ngjitem

Mes mrekullive fluturoj

Me këngën dhuratë zemrës sate

O Dardania ime!

Stubëll, 29 shtator 2005

ME SIGURI MREKULLIE

Vështirësitë do të jenë të mëdha

Edhe pengesat gjithnjë e më shumë

Por

Fuqia e dashurisë sonë është shembullore

Me veprim të mrekullueshëm do ia dalim

Sot e përjetemot

Në fronin e dashurisë do jemi bashkë

Të palëkundshëm kurrë

!!!

Garlate (LC), 21 shtator 2008

SI KURRË MË PARË

E madhja mbretëreshë e mori fjalën

Pranverën e dashurisë e shpalli

Gjithëkëndej trojeve ilirike

Me vendimin që ndërroi historinë

Shekullin tim e pagëzoi

Me më të mirin emër – Besëdashuri!

Garlate (LC), 1 tetor 2008

KËMBANAT E MESHËS SË MADHE

Biejnë panda

Që nga sot

Dëgjojini e nderojini

Po fillon festa e dashurisë

Me hapje të epokës së mrekullive

Eni të gjithë pa ngurrim

Me të Zotit bekim

Enin ta fillojmë festën

Gëzuar

Amen!

Garlate (LC), 21 qershor 2008

NË KËND TË BUZËVE

Një buzëqeshje

Një fjalë e mirë

Një freski

Një puthje e paharrueshme

Një mrekulli fatlume

Në të bekuarën histori

Garlate (LC), 28 qershor 2008

MREKULLISHT

Mbi krahët e mrekullisë

Më erdhe

Në çastin më të duhur

Engjëllusha ime

V

Me fuqi mrekullie

Bashkë

Do e ndërrojmë botën

Dhe shekullin tonë do e pagëzojmë

Me emrin e dashurisë!

Garlate (LC), 20-21 qershor 2008

KUR NDIHMON POPULLI

E paevitueshme është

Dhe lulëzon

Në të gjitha stinët



E në çdo reliev

Liria

Me frymë dashurie

E me fuqi mrekullie


Como, 1 gusht 2010

S’KISHTE FAJTOR



Atëherë

Gjithçka ndodhte për asgjë

Shkonte vendimi

Deri në vdekje

Dhe në asnjë çast

As në asnjë reliev

Nuk kishte kurrë një fajtor


Como, 1 gusht 2010



NË TRUALLIN E LASHTË



Në të shenjtin short të historisë

Kam lindur

Dhe jam rritur atje

N’oazën e Dashurisë

Në truallin e lashtë

Të Dardanisë

-

Gëzuar!


Chiasso, 1 gusht 2010



PLOT VLERA



Në tokën time

Vijnë shumë njerëz

Nga shumë botëra

Të gjithë ndjehen të kënaqur

Se gjejnë

Mikpritje shembullore

Dashuri

Lumturi

Qetësi

Plot vlera

Të njerëzisë

Vetëm me interes të dashurisë


Chiasso, 1 gusht 2010



SHUMË KËNGË



Në mesditën e kremtes së madhe

Në të gjithë relievet e tokës ilirike

Vlojnë shumë këngë

Me domethënie të shumëfishta

Dhe me melodi dashurie

...


Lugano, 1 gusht 2010



PA MENDUAR MIRË



Janë futur

Lakrave të sherrit

Dhe kanë bërë

Njëmijenjë kombinacione

Në dobi të të tjerëve

Që kurrë s’i kanë parë

As s’i kanë njohur

-

Ende vazhdojnë

Për interese pa interes

T’i shërbejnë armikut

...


Lugano, 1 gusht 2010



NË SHTEGUN E PARË



Kemi hyrë si me spontanitet

Dhe kemi marshuar

Me plot vullnet

Duke i kënduar dashurisë

Me melodi besnikërie

Dhe me fuqi mrekullie

Shekullit të amshar

I kemi vënë

Vulën e mrekullueshme

Të besnikërisë

Dhe dritëdashurinë e historisë


Bellinzona, 1 gusht 2010



KËTO VITE TË MËRGIMIT



Me peshë të rënda

Të mallit

Ma kanë lodhur këtë zemër

Dhe kanë plakur ëndërrat e mia

Për ditë të ndritshme

Dhe të lumtura

Në tokën time të bekuar


Luzern, 1 gusht 2010



LARG ERRËSIRËS



Dua të jem gjithmonë

I vlefshëm

I dashur

Dhe i domosdoshëm

Në dritën e dashurisë


Luzern, 1 gusht 2010



PULËBARDHË NË QIELLIN E DASHURISË



Duke shijuar dashurinë

Me fuqi mrekullie

Fluturoj

Me krenari

Vetja më duket

Pulëbardhë e gëzueshme

Qiejve të amshuar

-

Gëzuar!


Zürich, 1 gusht 2010



NUK LODHEMI



Me mbretëreshën time

Përgjatë tërë stinës

Nëpër vite

E nëpër shekuj

Jemi të palodhshëm

Në fluturimin besnik

Të dashurisë

Këndojmë pandalur

Sepse

Jemi gjithmonë të palodhur

-

Gëzuar!


Zürich, 1 gusht 2010



S’MUND TA KAFSHONI DIELLIN TIM



Mos u mundoni

As mos provoni

Diellin e shekullit tim

Nuk mund ta kafshoni

Sepse ju digjen dhëmbët

Dhe shterret shpirti juaj

-

Ne

Nga vetë Zoti e kemi të garantuar

Amshimin e lumturisë

Me vezullima të dashurisë

Në dobi të njerëzisë


Zürich, 1 gusht 2010



NË MARSHIMIN E HISTORISË



Nëpër flakë stinësh

Zjarreve të viteve

Dhe rreziqeve të shekujve

Kemi kaluar

Me shumë peripeci

Kokën kemi shpëtuar

...

Më në fund

Lirinë kemi fituar

Dhe tani

Në regjimin e dashurisë

Jemi duke u dëshmuar

...


Zürich, 1 gusht 2010



FERRAVE TË DASHURISË



Të gjithë

Duam të hyjmë

Të gërvishemi

Dhe ndjehemi krenarë

Sepse

Aty lëpijmë mjalt dashurie

...

Nuk ndalemi

As nuk ndjejmë dhembje

Kurrë

!!!


Zürich, 1 gusht 2010



NËN DRITËN E HËNËS



Të ardhur nga botëra të tjera

Janë ulur në logun e njerëzisë

Dhe kanë imituar sekuenca të dashurisë

Duke i premtuar njerëzisë

Shekuj të lumturisë

-

Përfundimisht dashuria jonë

Do të reflektojë rrezet e bukura të diellit

Që njerëzisë

I garantojnë amshimin e lumturisë


Luzern, 1 gusht 2010



NË BOTËN TIME



Shumë kontraste

Dhe interese

...

Shihen

Edhe buzëqeshje

...

Unë i bëj rrugët e amshimit

Dhe siguroj regjim lumturie

Me ligje dashurie

Plot fuqi mrekullie

...


Luzern, 1 gusht 2010



DUKE SHIJUAR MREKULLINË



E njohim mirë

Dhe e përjetojmë në shpirt

Të bekuarën dashuri

-

Jemi gjithnjë

Të privilegjuar


Bellinzona, 1 gusht 2010



PËRTEJ KUFIRIT



Vazhdojnë fluturimin

Këngët tona të gëzueshme

S’ndalet kurrë

Ritmi i dashurisë

Historia vazhdon

Vëhen pika vendimesh

Të besnikërisë


Bellinzona, 1 gusht 2010



NË FRYTET E DASHURISË



Nga dita në ditë

Me gëzim dhe krenari

Mbledhim kokrra të lumturisë

Sipas betimit

Rrugëve të pakthyeshme të amshimit


Lugano, 1 gusht 2010



S’E NJOH FRIKËN



Kur më thërret

Zëri i dashurisë

Nisem menjëherë

Dhe marshoj

Rrugëve të kënaqësisë

Megjithë rreziqet

Dhe peripecitë

Nuk ndalem

Deri në amshim

Pa njohur kurrë frikë

-

Përpara!


Chiasso, 1 gusht 2010



EDHE SOT ECIM



Në pistën e dashurisë

Gjithmonë jemi ndjerë të lumtur

E të palodhur

Edhe sot ecim

E marshojmë

Duke kënduar

Për stinën

Për shekullin

Për amshimin

...


Chiasso, 1 gusht 2010



VETI TË STINËS SË PESTË



Po qeshë natyra

Në të gjithë relievet

Dhe në çdo pëllëmbë të botës sonë

Njerëzia rritet

Dhe kalitet

Me rreze dashurie

Në çdo pikë të njerëzisë

Me aromë dashurie

Lulëzojnë garancitë e lumturisë


Como, 1 gusht 2010


PËRGATITI PËR FLORIPRESS:FLORI BRUQI

2011-05-04

nga ARTA AGOLLI :Jeta fiton mbi vdekjen, dy familje falin gjakun në ditën e Pashkëve

Dy familjet Kasneci dhe Deda tre vjet të ngujuar, i thonë stop gjakmarrjes 
Dy familje në Shkodër kanë falur gjakun pikërisht në ditën e Pashkëve duke kryer vizitën në shtëpitë e tyre e duke ju gëzuar ceremonisë së faljes së gjakmarrjes prej së cilës kishin mbi tre vjet që ngujoheshin. Fatlumët janë dy familjet Kasneci dhe Deda. Kështu Festa e Pashkëve është festuar në mënyrë të veçantë këtë vit në fshatin Grudë e Re, pasi është shënuar pajtimi i hasmërisë mes dy familjeve të këtij fshati. Bëhet fjalë për familjet Kasneci dhe Deda ku 45 pjesëtarë të këtyre dy familjeve ndodheshin prej tre vitesh të ngujuar.
Ceremonia
Ky pajtim është shënuar gjatë ceremonisë së meshës së shenjtë të zhvilluar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Prifti i Kishës së Grudës, Xhovani Kolombo ka bërë të ditur gjatë meshës pajtimin e këtyre dy familjeve, duke e cilësuar si një ngjarje shumë të rëndësishme, në një ditë të shenjtë siç është festa e Pashkëve. “Krishti u ngjall nga vdekja, po kështu edhe komuniteti jonë përmes pajtimit të këtyre dy familjeve. Sot me të vërtetë jeta ka fituar mbi vdekjen. Kemi pasur një shembull konkret në fillimin e së nesërmes. Për këto lloj shembujsh kemi nevojë në jetën tonë”,- u shpreh prifti.
Pajtimi
Më pas anëtarët e dy familjeve janë mbledhur në një darkë të përbashkët tek familja Deda, ku është bërë zyrtarisht pajtimi i hasmërisë, me simbolin e shtrëngimit të duarve, mes dy anëtarëve të këtyre familjeve. Dy familjet Kasneci dhe Deda prej 3 vitésh ndodheshin të ngujuar, pasi njëri prej anëtarëve të familjes Kasneci kishte aksidentuar për vdekje njërin prej anëtarëve të familjes Deda, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e nevojshme të aksidentuarit, i cili humbi më pas jetën në spital. Pas 3 vitesh me ndërhyrjen e pleqve të pajtimit, u bë i mundur kthimi i paqes e harmonisë mes familjeve në hasmëri.

Vrau me të dashurin, burrin në vitin 1989 autorët prangosen në Qafë-Thanë

Komisariati i Policisë Pogradec ditën e djeshme ka arrestuar pranë pikës doganore të Qafë-Thanës shtetasit Shefqet Vreto 60 vjeç dhe Manushaqe Elezi 56 vjeç të cilët në bashkëpunim në vitin 1989 kanë vrarë bashkëshortin e Manushaqes pasi ky i fundit ka marrë vesh lidhjen jashtëmartesore të tyre. Të dy shtetasit e mësipërm janë larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit në muajin mars të vitit 1997, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim Nr.340 të vitit 1990, për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim” dhe kanë jetuar si emigrantë në qytetin e Selanikut-Greqi, duke përdorur dokumente dhe identitete tërësisht të rreme. Vepra penale e cilësuar me lart rëndon ndaj të dy shtetasve, pasi në vitin 1989 në qytetin e Elbasanit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë bashkëshortin e shtetases Manushaqe Elezi. Tashmë uniformat blu kanë vënë në pranga Shefqet Vreto, 60 vjeç dhe Manushaqe Elezi, 56 vjeç, të cilët mendohet se kishin lidhje jashtë martesore. Policia konfirmon se Vreto dhe Elezi ishin arratisur për në Selanik të Greqisë, ndërsa nga viti 1997 ishin arratisur nga burgu. Ata janë prangosur në Qafë-Thanë. Tashmë pritet që Gjykata të japë masën e dënimit, për të dy autorët.

Tiranë, plagoset 23-vjeçarja, në kërkim agresorët
Një vajzë 23-vjeçare dhe një i afërm i saj janë dhunuar nga tre persona në Kamëz. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Laknas të Kamzës ku Trëndafile Dragjoshi, 23 vjeç dhe Hysni Dragjoshi, 47 vjeç janë rrahur dhe goditur me sende të forta nga tre persona të tjerë banues të fshatit, për motive të dobëta. Sipas policisë autorët e ngjarjes janë Arben Koka 36 vjeç, Vladimir Koka 30 vjeç, të dy lindur në Dibër e banues në Laknas dhe Fatbardh Koka 19 vjeç, lindur e banues në Laknas të Kamzës. Mësohet se tre agresorët kanë goditur vajzën 23-vjeçare me sende të forta në trup dhe në kokë ndërsa më pas është përdorur dhe thika. Sipas policisë, Fatbardh Koka ka goditur Trëndafile Dragjoshi me thikë, në pjesën e dorës, duke i shkaktuar plagosje të lehtë.

Itali, arrestohet një shqiptar për trafik droge
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet si pjesëmarrës në një rrjet ndërkombëtar droge. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se 26-vjeçari shqiptar Keti Mela është arrestuar në San Remo të Italisë ndërkohë që janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. Sipas policisë në mesin e të arrestuarve të tjerë janë Emanuele Bataglia 37 vjeçare shtetase italiane, Khalid Darhouan 37 vjeç nga Maroço, Saber Aouachi 37 vjeçar nga Tunisi. Grupi u arrestua gjatë një operacioni të policisë ndërsa droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonin të arrestuarit.

Pogradec: Vetëvaret 51-vjeçari, nisin hetimet

Një 51-vjeçar është gjendur i vetëvarur në një pemë, kjo për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Golik të komunës Proptisht të Pogradecit, ndërsa viktima Qazim Kabri ka kryer këtë akt, afër banesës së tij. Policia tashmë ka nisur nga hetimet paraprake, ndërsa pista e parë e hetimeve është ajo e një depresioni të thellë ku mund të kishte rënë 51-vjeçari.

Dy gra kërkojnë ndihmën e policisë, i rrahën bashkëshortët
Korçë/Policia e Korçës njoftoi se plotësoi kërkesë-paditë për urdhër-mbrojtje ndaj E.Muckalli, 24-vjeçe, banuese në fshatin Arzë të Devollit, pasi pretendon se bashkëshorti K. Muckalli, 29-vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike.Urdhër mbrojtje u lëshua edhe për A. H., 35-vjeçe, banuese në fshatin Leminot të Korçës, pasi akuzon bashkëshortin Asllan H., 45-vjeç, po për keqtrajtim dhe presion psikologjik.

Ja se si Silvio Berluskoni financohej nga “Cosa Nostra”


Një histori plot intriga dhe me vrasje mes politikës dhe Koza Nostrës
Bëhet fjale për dhjetëra miliarda lireta. Një shumë parash që në vitet 70-të përbënte një thesar të vërtetë, baras me dhjetëra miliona euro të sotme. Ky ishte investimi që një grup mafiozësh palermitane ja pati besuar asokohe Silvio Berluskonit: Para që e kishin origjinën nga trafiku i drogës, përmes të cilit lëviznin valixhe të tëra me heroinë dhe dollarë nga Siçilia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në rreshtin e parë të këtij operacioni, ishte Stefano Bontate, “princi i Vilagracias”, kumbari më i pasur i gardës së vjetër që frekuentonte sallonet e Palermos aristokratë dhe lozhat masonike, duke vendosur edhe për fatet e politikes lokale. Bashke me të, një “bord” bosësh të tjerë i dhanë pako të tëra miliona liretash themeluesit të kompanisë së ndërtimit Edilnord.Këta bosë u shfarosën gjatë luftës së pamëshirshme që ndërmorën killerat korleonezë të Toto Riinës në fillim të viteve ‘80-të. Të gjithë të vdekur, përveç njërit. Të paktën sipas deklaratave me të fundit të Xhovani Bruskës: Një prej financuesve të supozuar të Berluskonit është ende gjallë. Është i lirë, sepse i ra shansi të jetë mafiozi i vetëm që përfitoi nga rishikimi i të famshmit “maksi-proces” kundër mafias. Emri që Bruska shënoi në hetimet e 25 nëntorit të kaluar, figuron të jetë ai i Xhovanelo Grekos, një i mbijetuar: Pasi shpëtoi nga vrasësit korleonezë ia mbathi për në Spanjë, u arrestua 16 vite më vonë dhe pastaj fitoi lirinë falë rishikimit të dënimit përfundimtar.Çështja e kapitaleve mafioze që mbërritën deri tek Kavalieri në vitet 1970, është objekt i hetimeve prej të paktën 15 vitesh, por pa u arritur kurrë të gjendet një fakt mbi përgjegjësitë e Berluskonit. Kanë folur një duzinë dëshmitarësh dhe bashkëpunëtorësh të drejtësisë, me mbështetjen e ekzaminimeve të gjata bankare për të rindërtuar origjinën e parave që i mundësuan kryeministrit aktual të krijojë perandorinë e tij ekonomike.Sipas hipotezave të akuzës, pika e referimit të këtij operacioni ka qenë Marcelo del’Utri, një menaxher palermitan që u vendos në Veri në vitin 1974. “Paratë, - thonë disa dëshmitarë – paskëshin qenë të nevojshme për të shmangur një krizë mungese të hollash me të cilen po përballej kompania e Berluskonit, duke i mundësuar përfundimin e disa veprimtarive në sektorin e ndërtimit, dhe nisjen e aventurës televizive me blerjen e filmave për kanalet e para televizive që u destinuan me pas për të formuar grupin Fininvest. Berluskoni ishte shënuar në listën e të hetuarve për pastrim parash, por pozicioni i tij më vonë u arkivua. Ndërsa Del’Utri u dënua edhe në gjykatën e Apelit, nën akuzën e bashkëpunimit me mafian. Në arsyetimin e dënimit nga gjykata, flitet për një takim të kryer në Milano, ku Berluskoni i pati kërkuar Bontates mbrojtje për vetën dhe familjen.Pikërisht në kontekstin e mësipërm hyjnë në lojë pohimet e reja të Xhovani Bruskës, një prej kapove të mëdhenj të Koza Nostrës në Palermo, i cili së bashku me Toto Riinën udhëhoqi sulmin kundër shtetit në vitet 1992-93: Njeriu që shtypi telekomandën e bombës së Kapaçit kundër Xhovani Falkones dhe urdhëroi vrasjen e vogëlushit Xhuzepe Di Mateo, për të lëshuar një sinjal të llahtarshëm vdekjeje ndaj të penduarve që guxonin të flisnin. Që nga shtatori i kaluar, pasi u akuzua edhe për pastrim parash dhe tentative shantazhi, Bruska po i furnizon gjykatësit e Palermos me një bashkëpunim të ri. Një zgjedhje e detyruar kjo, pasi mikropërgjuesit zbuluan sesi gjatë leje-daljeve nga burgu, bosi vazhdonte të menaxhonte pasuri të fshehta dhe të merrej me shantazhe e kërcënime. E sidomos, pasi u zbulua se u kishte mbajtur fshehur hetuesve emra të rëndësishëm.Në vitin 1996, në momentin e arrestimit Bruska beri një seri deklaratash false, të qëllimshme për të denigruar e delegjimituar gjykatës e politikanë të së majtës. Por shpejt iu çorr maska dhe vendosi të flasë për krejt sezonin e masakrave, duke pranuar përgjegjësitë e veta dhe duke përshkruar edhe negociatat e para mes Koza Nostrës dhe institucioneve të shtetit në verën e 1992-it. Por pas 14 vitesh u zbulua se si ai kishte ruajtur për vetë shumë njohje dhe lidhje të vjetra. Duke nisur nga historia e thesarit të supozuar mafioz që iu besua Berluskonit.Rrëfimi, i hedhur e zezë mbi të bardhë gjatë muajve të fundit, sipas hetuesve është i rëndësishem sepse përshkruan në detaje të gjitha tentativat nga ana e bosëve për të rikuperuar kapitalet e dorëzuara biznesmenit milanez. Bruska pretendon se çdo vit, Berluskoni u kthente financuesve siçilianë 600 milionë lireta. Pastaj lufta korleonezë në vitet 1981-82 e shfarosi Bontaten dhe grupin e tij, duke bërë që marrëdhëniet të ndërpriten. Për këtë qëllim, në vitin 1986 u urdhërua një atentat kundër banesës së Berluskonit, në mënyrë që t’i kujtonin atij detyrimet e vjetra. Një paralajmërim ky që u krye pa dijeninë e Riinës, i cili ishte tërbuar nga ky gjest dhe që nga ai moment e tutje, e mori përsonalisht në dorë kontrollin e marrëdhënieve me kryeministrin e ardhshëm, duke e menaxhuar vetë dorëzimin e 600 milionë liretave vjetore. Ishte ky hapi i parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë, sipas fjalëve të Bruskës, që në verën e vitit 1992 e afroi Del’Utrin dhe partinë e sapolindur “Forza Italia”, drejt një pakti me kupolën e Koza Nostrës.Sot Xhovani Bruska ka dhënë rrëfime të reja për bosët të cilët në vitet 70-të investuan për Kavalierin. Mes tyre ishte edhe Pietro Markeze, i vrarë në burg në vitin 1982. E mbi të gjithë ishte Xhovanelo Greko, më i besuari i Bontatës, i akuzuar si autor i shumë vrasjeve: Një prej njerëzve të paktë të kumbarit palermitan, që i mbijetoi kasaphanës korleoneze. Bruska rrëfen sesi Greko ja doli t’i zërë ngushtë vrasësit e Riinës me një aksion të befasishëm: Ai ja behu në banesën e mafiozit Gaetano Cina, mik i Del‘Utrit, që asokohe ishte aleat i korleonezëve. “Xhovanelo Greko del nga vendi ku ishte fshehur dhe i bën një surprizë këtij Cinës, për t’i marre paratë”. Cina, sipas Bruskës, është njeriu që në atë kohe mund të lidhej direkt me krahun e djathtë të Berluskonit. Dhe që përmes këtij kanali, ia doli të përfitonte kuotën e tij të investimit.Deri tani asnjë bashkëpunetor nuk kishte folur për rrugën e kthimit që përshkonin paratë. Përkundrazi, shumë të penduar kanë përshkruar zemërimin e mafiozëve palermitanë, të cilët kërkonin të mësonin se ku kishin përfunduar miliardat e mbledhura nga i ndjeri Bontate për llogari të familjeve të tjera. Sepse shumë të paktë ishin ata që e njihnin hartën e thesarit. Dhe Bruska sot pretendon se Xhovanelo Greko është njëri prej atyre që e dinin këtë hartë. E për këtë motiv, kishte arkëtuar edhe frutin e investimit të tij milanez.I arratisur nga Siçilia pas vrasjes së shefit të tij në mafia, Xhovanelo Greko është akuzuar së ka qene njëri prej vrasësve të skuadrës së Çiakulit (Çiaculli, fshat pranë Palermos), e cila tentoi më kot t’ua priste hovin shfarosësve korleonezë. Pas 16 vitesh në fshehje, policia e zbuloi në ishullin spanjoll Ibiza. Por procedura e ekstradimit u pengua në njëmijë e një mënyra, derisa në vitin 2000 Greko bën të ditur së “është gati të flasë me gjykatësit italianë” për t’u mbrojtur nga akuzat dhe pranuar transferimin në Itali. Në një intervistë, ky i shumëakuzuar si killer siguroneë se nuk dinte asgjë për negociatat e fshehta të shtetit me mafian, dhe donte të mbrohej ne proceset për vrasje që ishin hapur në Palermo. Një vit më pas, vjen surpriza: Gaetano Grado zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë. Grado është një tjetër aleat i Bontates, që sipas dëshmive të të penduarve, frekuentonte vilen Arkore të Berluskonit. Në dëshmitë e tij, Grado vetëakuzohej për të vetmen tentative vrasjeje për të cilën Greko që dënuar gjatë maksi-procesit. Mbi këtë baze, Greko u çlirua nga dënimi me anë të një akti të gjykatës së Apelit të Katanias.Pasi ka kryer edhe një tjetër dënim për bashkëpunim mafioz, sot Xhovanelo Greko është i lire dhe jeton larg Siçilisë, bashkë me të shoqen dhe vajzat. Ja një romancë kriminale me fund të lumtur. Por kësaj romance, nëse fjalët e Bruskës verifikohen, mund t’i shtohet një kapitull i errët, lidhur me paratë e investuara në biznesin e Berluskonit, që u rikthyen bashkë me fitimet; një histori që mund të ofrojë indicie të reja hetimore dhe mund t’i japë impuls të ri hapjes së hetimeve për pastrim parash ndaj Kavalierit.
Kush është Xhovani Bruska
Xhovani Bruska, 54 vjeç, është përgjegjësi i veprave kriminale të paprecedenta. Ai ka deklaruar fajësinë për urdhërimin ose ekzekutimin e vrasjes së mbi 150 personave. Ne vitin 1992 ishte ai që shtypi telekomandën e bombës që vrau prokurorin Xhovani Falkone, të shoqen dhe tre agjentë policie. Pastaj urdhëroi pengmarrjen dhe vrasjen e Xhuzepe Di Mateos, djalit 13 vjeçar të një të penduari.

Në Itali veprojnë katër grupe mafioze, ja si janë organizuar

Si funksionon mafia italiane

Një përshkrim i shpejtë i termave, të shfrytëzuar nga mafia, mund të ndihmojë në shpjegimin e saj se çfarë mendojmë ne kur flasim për “bashkekzistencën paqësore” mes shtetit dhe kriminalitetit të organizuar, për të kuptuar më mirë se çfarë është duke ndodhur në Italinë e Silvio Berluskonit.
Mafia: Ekzistojnë katër mafie të ndryshme, të cilat kontrollojnë territorin dhe aktivitetet e biznesit në katër rajone jugore të Italisë: Cosa Nostra në Sicili, Camorra në Campania, Ndrangheta në Kalabri dhe Sacra Corona në Unita në Puglia. Këto organizata nuk kanë investime vetëm në Evropë, por edhe në pjesët tjera të botës. Bashkekzistenca: Kjo shprehje për herë të parë është përdorur para disa viteve nga Pietro Lunardi, atëbotë ministër për punë publike në qeverinë Berlusconi, e cila qeverisi nga viti 2001 deri në vitin 2005. Koncepti i bashkekzistencës me mafien është ai për të cilën shkruan Roberto Saviano, kur thotë se betoni dhe sektori i ndërtimtarisë janë aktivitetet më të rëndësishme ligjore të bosëve të mafisë. Mafia e bardhë: Kjo frazë nënkupton spektrin e gjerë të aktiviteteve kriminale të mafias gjatë të cilit nuk shfrytëzohet domosdo dhuna fizike - me një fjalë, krimi i bardhë. Pasi që këto aktivitete në shikim të parë janë të padukshme, ato nuk krijojnë ndonjë alarm të madh social. Pizzo, apo paratë për mbrojtje: Nëse ju, si biznesmen apo shitës, Prona e konfiskuar e mafiozëve është shfrytëzuar për ndihma sociale. Por, ndryshimet ligjore mund të nënkuptojnë që kriminelëve t’u kthehet pasuria e tyre. Me amendamentin kundërthënës, të miratuar së fundi nga Senati i Italisë, pasuria e mafiozëve nuk do t’u jepet organizatave sociale, por do të shitet në ankand publik. Kjo do të thotë se mafiozët do të jenë në gjendje të rikthejnë pasurinë e tyre me ndihmën e personave të tretë. prodhoni mirëqenie, ju duhet të ndani përfitimin tuaj me ne. Me fjalë tjera, duhet të na paguani njëlloj tatimi territorial. Nëse nuk paguani, atëherë rrezikoni biznesin dhe jetën tuaj.Dhuna nuk është gjithmonë domosdo e nevojshme. Viktimat e zhvatjes janë të obliguara të bëjnë mafiozët lokalë bashkëpronarë të bizneseve, e ata në fund mund të dëbohen nga biznesi i tyre nga ana e “partnerit të ri”. Nga ky shpjegim i shkurtër mund të shini se “mafia e bardhë”- me ndihmën e shfrytëzimit të fondeve të pakufizuara dhe me ushtrimin e trysnisë - mund të ndryshojë rregullat e garës së lirë në ekonominë e tregut. Një ndërmarrës, i cili është edhe anëtar i mafisë, nuk ka kurrë problemesh me fonde. E tëra që duhet të bëjë ai është të shesë kokainën, përderisa biznesmenët e ndershëm janë të detyruar të hyjnë në borxh nëpër banka dhe të paguajnë nivelin e interesit. Dhe, pasi të infiltrohen në aktivitetet legale, mafiozët vendosin lidhje të privilegjuara me institucionet politike dhe financiare, duke ushtruar ndikim ndaj tyre me mjete të ligjshme dhe të paligjshme, duke korruptuar apo kërcënuar.Vetëm pas vrasjes së Giovanni Falcones në vitin 1992, shteti italian miratoi disa masa kufizuese për shefat e mafisë, për të ndryshuar kushtet për bosët e mafisë nëpër burgjet në Itali. Deri në atë vit, të jesh në burg për një bos të mafisë nënkuptonte si të qëndronte në ndonjë hotel, prej nga ata ishin në gjendje të ushtronin edhe më tutje pushtetin e tyre ekzekutiv. Por, atë që bosët e mafies- së nuk kanë arritur ta gëlltisin kurrë ishte humbja e miliarda eurove, të cilat i kishin akumuluar gjatë viteve. Falë mençurisë së dy personave - priftit të jashtëzakonshëm nga Torino, Atit Luigi Ciotti dhe Giancarlo Casellit, ish-prokurorit publik në Palermo - disa nga fondet dhe pronat, të konfiskuara nga mafia që nga viti 1996, janë alokuar për shfrytëzim social. Nëse vila e ndonjë udhëheqësi famëkeq të Camorras shndërrohej në librari apo shkollë për infermiere, ishte ky një leksion etik për popullatën lokale të kontrolluar nga mentaliteti i mafisë. Ishte kjo një ftesë për liri. Në gjithë Italinë, Libera, një asociacion i formuar nga Ciotti në vitin 1995, kryeson trustet e tokave të krijuara nga pronat e konfiskuara të bosëve të mafies. Përkundër faktit se këto truste shpesh janë kërcënuar dhe sulmuar, ato ofrojnë një model të luftës sociale kundër mafisë. Por, tani, me amendamentin kundërthënës të miratuar së fundi nga Senati i Italisë, pasuria e mafiozëve nuk do t’u jepet më organizatave sociale, por do të shitet në ankand publik. Kjo do të thotë se mafiozët do të jenë në gjendje të rikthejnë pasurinë e tyre me ndihmën e personave të tretë.
Italia e Silvio Berlusconit po vëzhgohet me kujdes, me ç’rast vëmendje e konsiderueshme po u kushtohet aksioneve të policisë dhe arrestimeve të fundit të bosëve të mafisë, siç ishte arrestimi i Gianni Nicchit. Ne anën tjetër, qeveria po ua kthen fuqinë financiare bosëve të mafisë. Kjo atëherë qartëson kuptimin e termit “bashkekzistencë paqësore” me mafien: e kthen me dorën e majtë atë që e merr me dorën e djathtë.

Investigim:Eksperti shqiptar i sigurimit: Ja si kam arritur të jem "007"

Flet A.G, investigimi është çelësi i suksesit të çdo shteti,“21 Janari mund të evitohej, ja të kujt janë fajet”
Kemi dëgjuar histori shqiptarësh të suksesshëm. Aktorë, balerinë, sportistë, por asnjëherë historinë e një eksperti në botën e sigurimit, ose siç mund ta quajmë në gjuhë më popullore "007-të". Dëgjova se kishte ardhur në Romë për disa trajnime dhe kërkova ta takoj. Kishte një trup mesatar, sportiv, ndryshe nga çfarë e kisha menduar, që në momentin e parë spikateshin tiparet mesdhetare. Në të folurën e tij ndihet një nuancë e vogël dialekti jugor. Gjatë bisedës ndoshta edhe jashtë dëshirës së tij, qëndron i rezervuar e herë pas here kontrollon me shikim gjithë zonën përreth. Historia e tij është aq e bukur sa edhe intriguese. Ka lindur në një familje ushtarakësh dhe është rritur me dëshirën për të bërë çka sot ka arritur. I ka njohur armët që në moshë të vogël duke vjedhur sa më shumë informacione nga babai dhe gjyshi i tij.Është larguar nga Shqipëria gati 16 vite më parë për të studiuar dhe më pas për të hyrë në botën e sigurimit. Na kërkon që të mos prononcohet me emrin e vërtetë dhe do të përdorim inicialet e tij. A. G është 32 vjeç, ai ka kaluar një fëmijëri të qetë, tek flet për vitet e shkuara shikojmë të fshehë sytë e njollosur nga ndonjë pikë loti. Eh nuk bëhet shaka me kujtimet, ato nuk njohin forcë burri. A.G fillon të flasë më lirshëm, na tregon se ditën kur iku nga Shqipëria u betua se do të arrinte objektivin e tij dhe një ditë do të kthehej në atdhe i kompletuar, ashtu siç i ka hije një fitimtari.
Jeta
E ka nisur karrierën në një moment unik siç shprehet ai, kishte kohë që e priste diçka të tillë. Ka punuar si truprojë derisa arriti të bëhet një profesionist i sigurimit në 360 gradë. Ka bërë bodygardin e shumë personaliteteve të ndryshme botërore, ka punuar në Europë, Afrikë dhe në shumë shtete të tjera. Aktualisht endet me shërbime në Libi, Angli, Afganistan dhe Itali. "Unë kisha një punë part-time dhe askush nuk e dinte që merresha me gjëra të tilla" shprehet A.G. "Momente të vështira kam hasur shumë por kurrë nuk kam vënë në dyshim objektivin që doja të arrija". Është i vendosur dhe i prerë në fjalën që thotë, është vlerësuar si një nga më profesionistët në grupin ku ai punon. Ka arritur të marrë shumë diploma dhe kualifikime. Kolegët e tij e respektojnë për personalitetin që ka dhe asnjëherë nuk e kanë pasur problem origjinën e tij shqiptare. Kur flet për Shqipërinë sytë i shkëlqejnë, aty ka kujtimet, vitet më të bukura i ka kaluar aty. "Familja është gjëja më e shtrenjtë që kam,çdo herë në atë pak kohë që puna më le të lirë, fluturoj. Imagjinoj derën që kërcet çdo herë që im atë kthehet nga puna, familjen e bashkuar për festa dhe.." tregon i mbytur nga kujtimet A.G.Herë pas here mundohet që të mos ju përgjigjet pyetjeve tona kur ne kërkojmë diçka më specifike për profesionin e vet. Kërkon të fshehë ato që i cenojnë privatësinë profesionale. Pyetjes sonë nëse shërbimet e tij e kanë çuar edhe në Shqipëri 32-vjeçari përgjigjet: "sigurisht kam kryer shërbime të ndryshme edhe në Shqipëri por kanë qenë shumë konfidenciale dhe në sekret të plotë".
21 Janari
Në rrjedhën e bisedës A.G tregon se është ndjekës i rregullt i gjendjes politiko-ekonomike në Shqipëri. Ndër të tjera ai komenton ngjarjen e “21 janarit” si të turpshme dhe akuzon si aprofesionale të gjitha ato struktura shtetërore përgjegjëse që nuk mundën ta evitonin. 32-vjeçari A.G tregon se nuk ka lidhje profesionale me Shërbimin Informativ Shqiptar por tashmë nuk ka ngelur më asgjë nga tradita që kemi pasur si një nga vendet me rrjetin informativ më të fort në Europë. “Ne, -tregon ai, jemi një lojë në duart e perëndimit. Sot shumë persona që punojnë në SISH, në Ministrinë e Mbrojtjes apo atë të Rendit, janë kukulla në duart e politikës dhe lënë mbas profesionalitetin dhe objektivitetin për një rezultat final. Përsa i përket “21 janarit” ai thotë se "ishte një kasaphanë e drejtuar nga lart, nuk mund të ndodhte diçka e tillë ajo mund të evitohej. Nuk kuptoj ku është puna e strukturave drejtuese këtu, ku është mbledhja në terren dhe analiza e informacioneve". Duke vijuar më tej ai komenton se “mund të kuptoj shumë mirë faktin se puna e tyre vështirësohet në mungesë të shumë aparaturave që kushtojnë por bazat e shërbimit duhet të kryhen. Pastaj një polici profesionale e drejtuar nga profesionistë te vërtetë dinë dhe duhet men doemos të jetë ne gjendje të garantoje sigurinë publike dhe të ketë një rrjet informativ efikas në mbledhjen e informacioneve në terren. Më pas për ti kaluar në një mikroskop për një analizim profesional dhe si rezultat final nxjerrjen e një informacioni real the te sakte që në terminologjinë tonë quajmë Inteligjencë. Në 21 janar nuk kishte persona të armatosur kjo e vërtetuar nga shume fakte dhe informacione që merren nga ana e videove,balistikës,autopsisë dhe dëshmive. Ndërhyrja që u bë aty ishte joprofesionale duke rrezikuar jetën e qindra personave të tjerë prezent në manifestim. Natyrisht jo e gjithë policia apo garda janë joprofesionistë, aty ka shume ekspertë por lihen menjanë për bindjet politike ashtu si edhe shumë të tjerë te cilët janë larguar nga këto organe për të njëjtat motive. Nuk mund të pretendojmë te ecim para në një gjendje të tillë" tregon A.G. Gjithashtu ai thekson faktin se Shqipëria duhet të jetë e hapur për bashkëpunime dhe duhet të ndërmarrë iniciativa të reja në sektorin e sigurimit në përgjithësi. 32-vjeçari tregon se objektivi i tij është të kthehet një ditë në vendlindje dhe të gjitha këto eksperienca ti shfletoj edhe në ndihmë të sigurimit tonë.

Skedë: 

Inicialet: A.G
Mosha: 32
Shtetësia:Shqiptare
Vendbanimi:Angli, France, Itali
Gjatësia:1,74
Pesha:74 kg
Gjuhët e folura: Anglisht, Italisht, Spanjisht

Raport special:Ja se si u vra Bin Laden,të gjitha detajet e operacionit


Bin Laden jetonte në vilën 1 milion dollarëshe në parajsën e turizmit

Ja se si u vra Bin Laden, të gjitha detajet e operacionit

Thuajse 10 vjet pas sulmeve të tmerrshme të 11 Shtatorit, Osama duhet të ketë menduar se më në fund ai ishte i sigurt. Ai ishte zhvendosur nga malet e humbura të Afganistanit në një shtëpi luksoze 1 milion dollarëshe, në një nga qytetet më piktoreske të Pakistanit.
Vila ku jetonte 
Abotabad, i quajtur kështu sipas emrit të Xhejms Abot, një britanik që e themeloi qytetin në vitin 1853, kishte një klimë shumë të mirë dhe ishte një vend i preferuar nga shumë turistë.
Prapa mureve të godinës së tij, rreth 60 kilometër në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit, ai kishte shumë arsye për të menduar se ishte i sigurt. Aty kishte marrë familjen dhe disa korrierë i sillnin gjithçka kishte nevojë.
Si u zbulua vendi 
Por, sipas burimeve të inteligjencës amerikane, Bin Laden u kap në surprizë kur u sulmua. Herën e fundit ai ishte larguar në shpinën e një kali, bashkë me një person tjetër, kur ishte sulmuar nga trupat britanike e amerikane në Malet e Bardha në Afganistan. CIA i kishte vënë atij nickname “Elvis” për ta identifikuar. Por u desh të vinte një informacion vitin e shkuar, që Osama fshihej në Abotabad. Tetë muaj u desh që të verifikohej ky informacion. Obama dhe shefat e tij të sigurisë donin të ishin të sigurtë që do kishin sukses pas aq shumë dështimesh. Dhe mbi të gjitha nuk e imagjinonin dot se Bin Laden ishte mu aty, pranë jetës shoqërore. Një javë më përpara, Obama mori prova fotografike se Bin Laden ndodhej aty dhe autorizoi nisjen e operacionit për gogolin e Perëndimit.
Si u vra
Pas disa diskutimeve me qeverinë pakistaneze, një grup i vogël i forcave speciale amerikane US Navy Seals, mori udhëzimet e detajuara- kapeni Osama bin Laden, gjallë a vdekur. Sipas dëshmitarëve, operacioni nisi që mëngjesin e së dielës. Pak përpara mesnatës, katër helikopterë hapën zjarr në një vilë luksoze në një vend të quajtur Abotobad, 100 kilometra në veri të Islamabadit. Dyzet minuta zgjati operacioni. Godina u zhyt në flakë. Osama bin Laden fshihej në një shtëpi që vlente 1 milion dollarë, me masa të larta sigurie. Disa mure të larta e rrethonin vilën e tij. Shtëpia ishte rreth tetë herë më e madhe se shtëpitë e tjera në atë zonë. Ishte ndërtuar në vitin 2005 dhe pavarësisht se ishte shenjë mirëqenie, nuk kishte internet dhe telefon.Trupat amerikane e morën trupin e tij. Rojet e Bin Laden hapën zjarr nga çatia e shtëpisë së rrethuar me mure të larta dhe një nga katër helikopterët e përdorur nga forcat amerikane u rrëzua. Gjatë operacionit që zgjati 40 minuta, Bin Laden u qëllua në kokë ndërsa po evitonte kapjen gjallë të tij. Tre persona të tjerë u vranë, mes tyre një grua, që mendohej se po përdorej si mburojë njerëzore. Edhe një nga 11 djemtë e Osamës është mes të vdekurve. Asnjë amerikan nuk u plagos, por ata patën një problem. Helikopteri ishte dëmtuar, ndaj ata i vunë flakën. Trupat speciale u detyruan ta mbanin në duar trupin e Bin Laden.
Ishte një fund poshtërues për Bin Ladenin në një nga ndjekjet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Ai u trajtua sipas riteve myslimane. Më pas burimet thanë se trupi i tij u varros në det.

Detajet e operacionit dhe se si u zbulua vendndodhja e Osamës 

- Qysh në muajin gusht të 2010-ës amerikanët kishin informacion se ku ndodhej Bin Laden. Nuk ndërhynë se deshën të ishin 100% të sigurtë se ishte ai.

- Ai jetonte prej vitesh në një qytetet shumë të bukur (disa kilometra në veri të kryeqytetit pakistanez ), qyteti ka universitetin e tij, atje jetojnë njerëz shumë të pasur.

- Ai jetonte në një vilë shumë të bukur të rrethuar me mure shumë të larte. Shtëpia mund të shihej se çfarë kishte brenda mureve, vetëm me satelit.

- Amerikanët ranë në gjurmë të vendndodhjes prej dy korrierëve që përdorte Bin Laden.

- Një i burgosur pakistanez në Guantanamo ka njoftuar amerikanët para vitit 2007 se një person me emrin (emri me të cilin ai njihej ëe organizatën Alkaida) është një person shumë i besuar i Bin Ladenit.

- Amerikanet në vitin 2007 arritën që të gjejnë emrin e vërtetë të këtij personi dhe e përgjuan.

- Vunë re se ai se bashku me një person tjetër shkonin në një shtëpi shumë të madhe me mure shumë të lartë e cila ndodhej rreth 100 km larg kryeqytetit.

- Amerikanëve iu bëri përshtypje që një shtëpi kaq e madhe, e bukur dhe moderne nuk kishte telefon, celularë dhe lidhje interneti.

- Sulmi i shtëpisë u bë me dijeninë e qeverisë pakistaneze, dhe ky ishte një problem i madh politik për Amerikën sepse në Pakistan në këto momente ka një fryme të fuqishme anti-amerikane.

- Shtëpia u sulmua nga katër helikopterë të forcave speciale të Pati një shkëmbim zjarri në të cilin u vra Bin Laden (i qëlluar në kokë), një grua dhe një person tjetër u vranë. Në shtëpi kishte edhe fëmijë, të cilëve nuk iu ndodhi gjë.

- Për 40 minuta u zhvillua një beteje ku edhe vetë Bin Laden morri pjesë.

- Në vendin e ngjarjes u identifikua se ishte me të vërtete Bin Laden, sepse amerikanet kishin me vete material të ADN-së të pjesëtarëve të afërm të familjes së Bin Laden.
Kush ishte Bin Laden, i quajtur princi fantazmë dhe sheiku i terrorit 
Mund ta kishte jetuar jetën si princi i një familje miliardere, por vdiq si terroristi më i kërkuar në botë. Ndoshta ishte koincidencë, ose ndoshta pjesë e pandryshuar e karakterit, por trajektorja e jetës së Osama bin Muhammad bin Aëad bin Laden do të qëndrojë në histori si rast tragjik i fatit. Osama në arabisht do të thotë “Luan i ri”.Djalë i një familjeje të pasur saudite, Osama bin Laden punoi për një të ardhme si financier islamist dhe luftëtar antisovjetik në Afganistan, para se të radikalizohej për t'u bërë frymëzuesi i një xhihadi botëror anti-perëndimor.Asgjë nuk e favorizonte fëmijën e 12-të të manjatit të ndërtimeve Mohammed bin Laden, imigrant në Jemen, i bërë tepër i pasur, të shndërrohej në një revolucionar dhe njeriu më i kërkuar në botë, i urryer nga disa dhe i adhuruar e i respektuar nga disa të tjerë.I lindur në Riad në vitin 1957 (data e saktë nuk konfirmohet), Osama bin Laden studion për inxhinier xhenio dhe tregti në universitetin prestigjioz King Abdul Aziz të Xhedahut, gjatë të cilit ai lidhet që në vitin 1973 me grupe islamike.Miqtë e tij të asaj kohe përshkruajnë një të ri të devotshëm, të rezervuar, tepër i përkushtuar ndaj studimit të teksteve kryesore të wahabizmit, variant i ashpër i islamit sunit në fuqi në vendin e tij. Bin Laden u shkollua në qytetin portual saudit, Jedda. Familja e tij i mundësoi edukimin më të mrië të mundshëm në shkollat elitare. Në mes te vitit 1970, Bin Laden u martua me kushërirën e tij të parë, një traditë normale tek myslimanët për disa vende, një grua nga Siria, dhe që kishte lidhje fisnore nga nëna e tij. Më pas u martua edhe me tre gra të tjera, siç lejon ligji islamik. Raportimet mediatike informojnë se ai ka nga 12 deri në 24 fëmijë, shkruan BBC. Osama studioi në universtietin King Abd Al Aziz, ku u diplomua për inxhinieri civile, administrim biznesi, ekonomi dhe administrim publik. Ai mbahet mend për entuziazmin e tij në debatet religjioze dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e ndryshme fetare dhe jo vetëm.Rrugëtimi i tij merr formë duke integruar grupin familjar dhe shumëfishuar filialet e tij. Por, pas pushtimit të Afganistanit nga trupat e Moskës në vitin 1979, ai u përgjigjet thirrjeve të xhihadit, ekstremisht popullor në Arabinë Saudite dhe në të gjitha vendet e Gjirit Persik në atë kohë.Me bekimin e autoriteteve saudite, ai merr përsipër të organizojë mbështetjen logjistike për muxhahidinët afganë. Ai përshkon gadishullin arabik për të mbledhur fonde dhe vendoset në Peshauar, bazë në Pakistan e gueriljes antisovjetike, ku takon atë që do të bëhet mentori i tij, palestinezi Abdullah Azzam, një nga organizatorët kryesorë të rezistencës antisovjetike. Vullnetarët, shumica arabë, dynden. Bin Ladeni i pret, i inkuadron dhe përpunon për këtë një bazë të dhënash që do të transformohen me kalimin e viteve në një organizatë "al-Kaeda" ("baza"). Ai lufton kundër sovjetikëve (edhe pse shumë rrallë me armë në duar) me ndihmën indirekte të CIA-s, që përcjell ndihmat financiare me ndërmjetësimin e shërbimeve sekrete pakistaneze. Pas dështimit sovjetik, në vitin 1989, ai kthehet si hero në vendin e tij, ku shton konferencat në xhami dhe shkolla lidhur me sukseset e xhihadit.Pas sulmit të Kuvajtit nga ushtria irakiane, ai i propozon mbretit Fahd dëbimin e pushtuesve nga gadishulli me ndihmën e legjionit të tij islamik i përbërë nga ish-luftëtarë në Afganistan. Sovrani saudit refuzon: Më pas Osama bin Ladeni ndihet i tradhtuar, duke vlerësuar se toka e shenjtë e vendit të tij ishte ndotur nga prania e mijëra ushtarëve amerikanë.Në vitin 1992, Riad, i shqetësuar për kritikat e tij dhe nga mbështetja e tij për opozitën i heq pasaportën. Ai vendoset në Sudan, me bekimin e autoriteteve vendase.Shërbimet sekrete amerikane dyshojnë se ai financon kampe stërvitore terroriste. Kombësia e tij saudite iu hoq në vitin 1994, pas publikimit të disa "fatëas" me kritika kundër SHBA-së dhe familjes mbretërore saudite.Në vitin 1996, Sudani, përballë presioneve ndërkombëtare, i kërkon largimin. Ai rishfaqet me njerëz të tjerë të armatosur dhe me bagazhe në Afganistan, nga ku bën sërish thirrje antiamerikane, gjithnjë e më radikale, pak pas marrjes së pushtetit në Kabul nga talebanët.
Bin Ladeni ngre kampe për stërvitjen e terroristëve duke tërhequr mijëra persona nga bota myslimane dhe planifikon një sërë sulmesh të përgjakshme që e bëjnë atë armikun numër 1 në SHBA.
Atentatet e tij më spektakolare, para atyre të 11 shtatorit 2001, u regjistruan në gusht 1998, kur disa autobomba shpërthyen njëkohësisht në ambasadat amerikane në Tanzani dhe në Kenia (224 të vdekur).Pas sulmeve të 11 shtatorit, SHBA-ja ndërmori një operacion të gjerë për kapjen e shefit të al-Kaedas, ndërsa fillimisht ofroi 25 milionë dollarë më pas 50 për çdo informacion për kapjen e tij.
Bin Ladeni, që në fund të vitit 2001 i shpëtoi ndërhyrjes së trupave amerikane në Afganistan, ishte lokalizuar për herë të fundit nga dëshmitarët në Kandahar, në jug të Afganistanit.Shërbimet sekrete rajonale apo perëndimore kishin vlerësuar për një kohë të gjatë se ai fshihej në zonat në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit, por specialistët shpreheshin jo publikisht se nuk kishin asnjë pistë serioze në këtë drejtim.

ATENTATET ATRIBUUAR BIN LADEN
Më poshtë vijon një përmbledhje e atentateve kryesore atribuuar rrjetit terrorist al-Kaeda dhe shefit të saj, Osama bin Laden, i deklaruar i vrarë dje nga një komando amerikane:

1993: 26 shkurt: SHBA - atentat me eksploziv në Qendrën Botërore të Tregtisë (World Trade Center). Gjashtë të vdekur.

1995: - 13 nëntor: ARABIA SAUDITE - një autobombë shpërthen në Riad. Vdesin pesë ushtarë amerikanë dhe dy indianë.

1996: - 25 qershor: ARABIA SAUDITE - një kamion me dy tonë eksploziv shkatërron bazën amerikane në Khobar, 19 të vdekur, të gjithë amerikanë, dhe 386 të plagosur.

1998: - 7 gusht: KENIA/TANZANI - dy autobomba shpërthejnë në mënyrë simultane në ambasadën amerikane në Najrobi (Kenia) dhe Dar es Salam (Tanzani), 224 të vdekur, 12 amerikanë dhe mijëra të plagosur.

2000: - 12 tetor: JEMEN - 17 marinsa amerikanë vdesin në portin e Adenit pas atentatit kundër destrojerit amerikan ''USS Cole''.

2001:- 11 shtator: SHBA - Katër avionë linje me 266 persona në bord përdoren si armë kundër World Trade Center në Nju Jork, Pentagon dhe Uashington. Avioni i katërt rrëzohet në Pensilvani. Bëhet fjalë për 3 000 të vdekur dhe të zhdukur.

2002:- 11 prill: TUNIZI - 21 të vdekur pas atentateve në sinagogat e Ghribas në Djerba. - 12 tetor: INDONEZI - 202 të vdekur, shumë turistë të huaj pas një atentati në një diskotekë në Bali.

2003: - 12 maj: ARABIA SAUDITE - 35 të vdekur, nëntë amerikanë, pas një atentati të trefishtë ndaj një kompleksi rezidencial në Riad.
- 16 maj: MAROK - 45 të vdekur pas pesë atentateve.
- 15 dhe 20 nëntor: TURQI - 63 të vdekur pas katër atentateve kamikaze kundër dy sinagogave, konsullatës britanike dhe bankës britanike, HSBC në Stamboll.

2004: - 2 mars: IRAK - më shumë se 180 të vdekur pas një sërë atentatesh në Bagdad dhe Kerbala.
- 11 mars: SPANJË - 191 të vdekur dhe 2 000 të plagosur pas një serie atentatesh kundër trenave në Madrid dhe periferi.

2005:- 7 korrik: LONDËR - 56 të vdekur pas katër atentateve kamikaze në metronë dhe në një autobus.
- 23 korrik: EGJIPT - 68 të vdekur në Sharm el-Sheikh.
- 9 nëntor: JORDANI - 60 të vdekur pas tre atentateve kundër hoteleve në Aman.

2006:- 24 prill: EGJIPT - 20 të vdekur dhe 90 të plagosur pas tre atentateve në Dahab.

2007:- 14 gusht: IRAK - më shumë se 400 të vdekur pas katr atentateve kundër një sekti fetar kurd në Ninive.
- 11 dhjetor: ALGJERI - 41 të vdekur pas atentatit kamikaz në Algjer.

2008: - 20 shtator: PAKISTAN: 60 të vdekur pas atentatit kamikaz kundër hotelit “Marriott” në Islamabad.

2010: - 24 nëntor: JEMEN - 23 të vdekur pas një atentati kamikaz kundër një procesioni fetar.



Si u zbulua vendndodhja e Osamës, ja kush e tradhtoi



Pas vrasjes së Bin Ladenit,ja cila mund të jetë e ardhmja e Al-Kaidës
Pas 11 shtatorit të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara lëshuan një listë me liderët e dyshuar të Al Kaedës. Që atëherë shumë prej tyre janë kapur, të tjerë janë vrarë, ndërsa të tjerë kanë rritur prestigjin e tyre në radhët e organizatës. Pas vrasjes së liderit të padiskutueshëm Osama bin Laden, pesë pretendentët kryesorë për zëvendësimin e tij në krye të rrjetit terrorist janë:
Ayman al Zaëahiri, një kirurg me një sy që ndihmoi në themelimin e grupit militant Xhihadi Islamik Egjiptian. Prej kohësh ai është shefi i ideologjisë së grupit dhe dyshohet nga disa ekspertë se ka qenë “truri operacional” i sulmeve të 11 shtatorit.
Abu Yahya al Libi, i njohur ndryshe si Hasan Qayid, i cili mendohet se ka qenë anëtar i Grupit Luftarak të Islamit Libian, para se të bënte aleancë me Osama Bin Laden. Që atëherë, ai ka dalë si teologu kryesor i Al Kaedës dhe si njeriu më i shfaqur nëpër video, duke lënë pas Ayman al Zaëahiri në vitet e fundit.
Khalid al Habib, i cili mendohet se është egjiptian ose maroken, është identifikuar për herë të parë në një video të transmetuar në nëntor të vitit 2005. Ai shfaqej si komandanti i operacioneve të terrenit në jug-lindje të Afganistanit, ndërkohë që në jug-perëndim homologu i tij ishte Abd al Hadi al Iraqi.
Adnan el Shukrijumah. Në gusht të vitit 2010, FBI tha se El Shukrijumah ka marrë drejtimin e këshillit të operacioneve të jashtme të Al Kaedës. Pasi ka jetuar për 15 vjet në SHBA, është e para herë që një lider kaq i afërt me shoqërinë amerikane zgjidhet për drejtimin e seksionit për sulmet jashtë Afganistanit.
Atiyah Abd al Rahman. Një libian që u bashkua me Osama bin Laden në Afganistan që kur ishte adoleshent, në vitet 1980. Që atëherë ai ka fituar një reputacion të rëndësishëm në radhët e Al Kaedës, si specialist i eksplozivit dhe një islamik i shkolluar.
Pas pesëshes së parë, lista e pretendentëve vijonë me: Saif al Adel, Mustafa Hamid, Saad Bin Laden, Hamza al Jaëfi, Matiur Rehman, Abu Khalil al Madani, Midhat Mursi, Fahd Mohammed Ahmed al Quso, Adam Gadahn, Nasser Abdul Karim al Ëuhayshi, Anëar al-Aëlaki, Abou.
Cila është e ardhmja e Al Kaedës
Vrasja e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden përbën një goditje të rëndë për organizatën, por analisti Ahmed Rashid thotë se natyra e decentralizuar e saj bën të mendosh se organizata është në gjendje të kryejë një seri sulmesh të tjera. Festime dhe gëzime ka pasur në SHBA dhe kudo në Perëndim, por kryeqytetet nëpër botë kanë filluar të shqyrtojnë rrezikun e një hakmarrjeje për vrasjen e sheikut të terrorit. Qindra aspirantë për xhihadistë do të mbajnë zi dhe do të betohen me jetën e tyre për hakmarrjen e vdekjes së tij në duart e grupit të përbashkët amerikano-pakistanez, në qytetin e Abotabadit. Në të njëjtën kohë, rrjeti terrorist ka lëvizur me kalimin e viteve nga një hierarki e konsoliduar, që rekrutonte, stërviste dhe urdhëronte, në diçka më të çliruar dhe më amorfe.
Filozofia 
Filozofia e sotme e Al Kaedës është “një njeri, një bombë”. Asaj nuk i duhet një tjetër 11 shtator për të lënë firmën e saj.
Celulat e fjetura 
Në ditët e sotme, çdo vend evropian ka një celulë të Al Kaedës. Qindra myslimanë me pasaportë evropiane kanë udhëtuar në zonat tribale të Pakistanit për t’u stërvitur dhe më pas janë kthyer sërish në Evropë.
Rreziku i Azisë së Jugut 
Afganistani, Pakistani dhe India janë gjithashtu të rrezikuar jashtëzakonisht nga sulmet e organizuara. Ashtu si dhe në të kaluarën, influenca e Al Kaedës në radhët e xhihadistëve të devotshëm, si grupi Hakani, është ende e fuqishme.

Ja çfarë janë trupat “Navy Seal” dhe “Delta” forcat elitë e SHBA-së që vranë Osamën

Në SEAL bëjnë pjesë në forcat elitare speciale amerikane e duket sikur janë shumë prej tyre, por në fakt janë vetëm dy mijë. Ato janë luftëtarët më të fortë e Amerikës. Ata janë të stërvitur në të gjitha fushat e mundshme në nivelet më të larta. Të jesh anëtar i SEAL duhet ta jesh nga mosha 17-28 vjeç dhe për t’u zgjedhur duhet që parametrat fizikë të jenë përtej të të qenit normalë. Forcat e SEAL janë të specializuar në gjithçka. Duke marrë shembull nga SHBA, edhe Shërbimi Special Ajror britanik është stërvitur që të performojë shkëlqyeshëm në gjithë fushat që veprojnë forcat amerikane të SEAL, por gjithashtu është trajnuar nga MI-5 dhe MI-6 për kundërspiunazh. Kompetenca fizike duhet të jetë në majat më të larta ndërkohë që këto forca speciale stërviten nga ekspertët më të famshëm e më të zotë të luftimit në botë.
Forcat Delta
Forca Delta është njësia e vetme zyrtare amerikane kundër terrorizmit që i dedikohet shpëtimit të pengjeve. Njësia Delta menaxhohet nga ushtria dhe përzgjedhja bëhet duke u bazuar në testin fizik, që nis me ushtrime normale dhe vijon nga një vrap prej 6 kilometrash. Më pas vazhdon ngjitja në një terren malore me një çantë shpine që peshon rreth 50 kilogramë, pa kompas dhe pa hartë. E gjitha kjo mbyllet me testet e tmerrshme mendor të kryera nga psikologët mbi rekrutët.

CIA e ndiqte live operacionin. Ja kush e dha lajmin i pari 
Shërbimi sekret amerikan, CIA e ka ndjekur live operacionin e njësitit amerikan me rreth 25 ushtarë elite në ekranet e zyrave qendrore në Langley Virginia. Fillimisht i ishte kërkuar të dorëzohej, por Osama nuk pranoi. CNN thotë se Obama është qëlluar me një plumb në kokë. Zyrtarët e CIA-s kanë duartrokitur pas kësaj skene. Po ashtu mësohet se lajmin e parë për vdekjen e Bin Laden e ka dhënë dikush në Tëitter. Keith Urban, një ish- bashkëpunëtor i ish- Ministrit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, shkroi në Tëitter shumë përpara deklarimit zyrtar: “Një person i besueshëm më ka thënë se Osama bin Laden është vrarë”. Po ashtu, pak përpara tij, një person tjetër shkroi në Tëitter: “Një helikopter është nisur natën për në Abotabad. Do jetë një ngjarje e rrallë,” shkroi eksperti i IT-së, Sohaib Athar, emri në Tëitter “ReallyVirtual”. Më vonë ai raportoi për rrëzimin e helikopterit.Ndërkohë, rrjeti ABC ka transmetuar i pari pamje brenda shtëpisë ku ndodhej Bin Laden gjatë kohës qe u vra. Mund te shihen pamje nga një krevat dhe gjurmët e gjakut.

CNN: Operacioni kishte si synim vrasjen, jo kapjen e Bin Laden
Rrjeti CNN citon një zyrtar të qeverisë amerikane të ketë thënë se operacioni që vrau Osama Bin Laden, ishte bërë pikërisht për këtë qëllim. Burimet kanë saktësuar se nuk ishte një operacion për ta kapur të gjallë, por për ta vrarë. Gjithashtu në Uashington ka diskutime nëse duhen bërë publike fotot e tij. Sipas tyre, ka foto të Bin Laden me një plagë arme në një anë të kokës, por personi nuk dallohet nga fotoja që është Bin Laden.
Përse Bin Laden u varros kaq shpejt, dhe përse në det?
Pasi kanë kaluar shumë vite duke e gjurmuar njeriun më të rrezikshëm në botë, amerikanët e kanë hedhur trupin e tij në det brenda 24 orësh nga vrasja. Por përse e kanë bërë një gjë të tillë? Arsyeja lidhet me praktikat dhe traditat islame. Dhe kjo praktikë kërkon që trupi i të vrarit të varroset brenda 24 orësh. Këtë shpjegim ka dhënë për mediat një zyrtar, duke folur në kushtet e anonimatit. Sipas tij, ata e marrin shumë seriozisht respektimin e traditës islame.
Por pyetja është se përse në det?
Zyrtari thotë se është shumë vështirë të gjendet një vend që do pranonte të mbante trupin e njeriut më të kërkuar në botë. Kështu që vendimi ishte ta varrosnin në det. Për më tepër, ka dyshime se amerikanët nuk donin të kishte një varr për të, pasi druheshin se ai do kthehej një vend lutje për pasuesit e Bin Laden. Ka zëra se SHBA ka kërkuar nga Arabia Saudite që të marrë trupin, por ata kanë refuzuar. Po ashtu, SHBA ka siguruar të gjitha provat bindëse se ai është Bin Laden dhe është vrarë, për tu mbyllur gojën të gjitha teorive konspirative.
Festime dhe frikë në mbarë botën
Pak minuta pas lajmit, amerikanët u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë duke kënduar himnin kombëtar e duke thirrura “USA! USA!”. Të tjerë amerikanë u mblodhën dhe tek vendi ku dikur ndodheshin Kullat Binjake, madje disa ishin në pizhame. Një zjarrfikës që kishte humbur djalin e tij, po ashtu zjarrfikës, më 11 Shtator, tha se ishte shumë i emocionuar. Ai tha se ishte më mirë që ai të vritej se të dilte përpara gjyqit dhe njerëzit të dëgjonin atë.Por vdekja e shefit të terrorit e ka vendosur të gjithë botën në masa të larta sigurie. Vetëm pak ditë më përpara, dosja e Guantanamos, publikuar nga Ëikileaks nxori në pah një lajm të frikshëm: terroristët kishin deklaruar se kishin dikur në Europë një bombë bërthamore dhe do e aktivizonin menjëherë nëse Osama vritej ose kapej.

SHBA shpall gjendjen e alarmit nëpër ambasada
Qeveria amerikane ka shpallur gjendjen e alarmit në të gjitha ambasadat e saj dhe përfaqësitë diplomatike nëpër botë. Frika për hakmarrje nga mbështetësit e kryeterroristit të Al Kaedës, Osama bin Laden, është e madhe. Në një komunikatë të Departamentit të Shtetit theksohet se të gjithë qytetarët amerikanë, kryesisht ata që jetojnë në zonat me tension të lartë, të evitojnë vendet e mbushura me manifestues. Kërkohet po ashtu që të evitohet përballja me mbështetës të Al Kaedës.

Xhihad kërcënon Obamën
Pas njoftimit për vrasjen e Osama Bin Laden, grupet e Xhihadit mallkojnë presidentin e SHBA-së, Barack Obama. “Allah, bëj që ky lajm mos të jetë i vërtetë”, lexohet në një mesazh në faqet e grupeve islamike. “Të mallkoftë Allahu, Obama! Amerikanë, ne do vazhdojmë t’iu shkatërrojmë”, përfundon mesazhi i shkruar në arabisht.

Obama: Drejtësia u vu në vend!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka vrasjen e Oasmës në një fjalim për kombin. "Osama bin Laden u vra. Drejtësia u vu në vend", deklaroi presidenti amerikan Obama në një fjalim të drejtpërdrejt për kombin e tij dhe për të gjithë botën. "Këtë mbrëmje jam në gjendje që t'ju njoftoj amerikanëve dhe të gjithë botës se trupat tanë kanë kryer një operacion dhe kanë vrarë Osama bin Laden, liderin e Al Kaedës", u shpreh Obama. Presidenti deklaroi se muaj më parë është informuar për vendndodhjen e saktë të kryeterroristit. "Vetëm një javë më parë kishim informacionet e plota dhe të bindshme për të vepruar. Një grup i vogël agjentësh amerikanë kanë vepruar me kurajo të madhe, duke realizuar me sukses aksionin duke evituar viktima mes civilëve", tha Obama.

Tirana përshëndet vrasjen e Bin Laden
Tirana zyrtare përshëndet vrasjen e kreut të Al Kaedës Osama Bin Laden. Presidenti Topi i dërgoi një mesazh urimi presidentit të SHBA-së Barak Obama. Kryeministri Berisha tha se “Osama mori përgjigjen e duhur” ndërsa kryetari socialist në një lidhje telefonike me ambasadorin Arvizu duke i shprehur atij urimet më të mira, i tha se “Obama mbajti premtimin.

SHBA – Myslimanët amerikanë: Bin Laden nuk përfaqëson Islamin
Një nga organizatat më të mëdha myslimane në SHBA vlerësoi se tashmë ishte zhdukur një kërcënim kundër vendit. "Ne bashkohemi me amerikanët e tjerë për të përshëndetur njoftimin mbi eliminimin e trurit të al-Kaedas, Osama Bin Laden si një kërcënim për vendin tonë dhe për të gjithë botën", deklaron në një komunikatë për shtyp Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-islamike (CAIR). "Siç e kishim deklaruar disa herë që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Bin Ladeni nuk ka përfaqësuar asnjë herë myslimanët as islamin", shton organizata. "Në fakt, përveç vrasjes së mijëra amerikanëve, ai dhe al-Kaeda kanë shkaktuar vdekjen e një numri të pallogaritshëm myslimanësh në të gjithë botën".

BUSH: VRASJA E BIN LADEN FITORE PER AMERIKEN
Ish-presidenti amerikan, George Ë. Bush përshëndeti njoftimin për vrasjen e Ossama Bin Laden duke e cilësuar si fitore për Amerikën, rreth 10 vjet pas atentateve të 11 shtatorit 2001. "Përshëndes presidentin Obama si dhe burrat dhe gratë e shërbimeve tona të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete që i kanë kushtuar jetën e tyre këtij misioni”, deklaroi ish-presidenti."Kjo arritje është një fitore për Amerikën, për popujt që dëshirojnë paqe dhe për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit më 11 shtator 2001”, theksoi Bush, i cili u angazhua në pushtimin e Afganistanit në përpjekje për të kapur shefin e al-Kedës një muaj pas atentateve kundër Ëorld Trade Center dhe Pentagonit. "Lufta kundër terrorizmit vazhdon, por sot Amerika ka dërguar një mesazh pa ekuivok: drejtësia do të shkojë në vend sado kohë që të marrë”, theksoi presidenti.


James Blunt: Kam shmangur Luftën e Tretë Botërore në Kosovë

Këngëtari rrëfen momente të jetës së tij gjatë qëndrimit si ushtar i NATO-s
Dihej se këngëtari James Blunt, autori i këngës “You are beautiful” dhe shumë hiteve të tjera, ka qenë ushtar për një kohë të gjatë në Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe. E mbante kitarën të varur në tankun që militonte. Ajo që nuk dihet është fakti se këngëtari ka evituar nisjen e Luftës së Tretë Botërore.Këtë e ka shpallur vetë këngëtari britanik në një intervistë të “Sunday Times”. Në qershor të vitit 1999, Blunt ishte komandat i një njësie të trupave të Aleancës në Prishtinë për të shkatërruar mbetjet e fundit të ish-Jugosllavisë. Komandanti i Forcave të Nato-s, Uesly Clark, i tha atij të ishte në gatishmëri në zonën e aeroportit të qytetit si një nga zonat strategjike. Por në aeroport ishte një njësi me 200 trupa rusë të cilët ishin nga pala serbe, të cilët kundërshtuan largimin nga aeroporti duke drejtuar armët ndaj forcave të NATO-s. Gjenerali Clark urdhëron në radio, thotë Blunt në rrëfimin e tij: përsëris, merreni aeroportin dhe shkatërroni ushtarët rusë. Këngëtari i bindur se pasojat do të ishin fatale, nuk pranoi ti bindej urdhrit. Menjëherë pas kësaj, për fat të mirë pas aktit të mos bindjes, ai mori një tjetër kundër-urdhër në radio nga gjenerali britanik Mike Jackson, shefi i forcave britanike, i cili në mënyrë kategorike ndaloi sulmin ndaj rusëve duke thënë: unë nuk dua që ushtarët e mi të marrin përgjegjësinë e nisjes së Luftës së Tretë Botërore. Mbase një ekzagjerim, pasi NATO kishte mundësi që t’i shkatërronte forcat ruse prej 200 ushtarësh në konfliktin mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Por diçka serioze do të dilte mes perëndimit dhe Rusisë. Vështirë ta mendosh se ky është këngëtari i cili ka kënduar këngën “You are Beautiful”.

Blunt rikthehet me album të ri pas tri vitesh
Pas tri vjetësh mungesë, i cilësuari si psikolog i femrave numër 1, këngëtari James Blunt kthehet sërish me një album. Të premten del në treg albumi i tij i ri “Njëfarë brenge“(“Some kind of trouble“). Kënga e këtij albumi “Rezisto për gjithë natën“ (“Stay the night“) ndodhet tashmë në vendin e katërt të Hitparadës gjermane. Muzika e Bluntit në albumin e ri është bërë më energjike, në dallim nga melankolia dhe reflektimet e mëparshme.I pyetur për atë që ka mësuar nga Kosova, gjatë kohës kur shërbeu si ushtar, e se në ç’masë e kanë ndikuar përjetimet e kohës si ushtar në Kosovë krijimtarinë e tij dhe albumin e ri, James Blunt përgjigjet: “Të shohësh njerëz në luftë është një përvojë mizore. Mëson se ata u përngjajnë më shumë kafshëve se sa mendon. Përjetimet e mia unë i kam përpunuar më vonë në disa këngë. Për shembull në “No Bravery” (“Jo trimëri”) më albumin tim të parë ose në “Same mistake” (“I njëjti gabim”) dhe në këngën “I Really Ëant You” (“Unë dua vërtet të jem me ty”), në diskun tim të dytë. Por nga koha ime si ushtar tashmë kanë kaluar tetë vjet. Unë jam i gëzuar që ndërkohë kam parë kaq shumë gjera të tjera dhe kam mbledhur përvoja të reja”.

60 vjetori i një fabulisti




Në ishullin më të largët të Greqisë, në Samos, jetonte dikur një fabulist i famshëm i quajtur Ezop, babai i të gjithë fabulistëve të botës, fabulat e të cilit i dëgjonin me vëmendje të mençurit, kokëboshët, po edhe filozofët e politikanët shterp. Në ato shkallare të pafundme të Samosit që zbresin nga mali e shohin nga Deti Egje, jo shumë larg brigjeve turke, Ezopi i thoshte fabulat e krijuara aty për aty dhe i dëgjonin gjithë këta njerëz. E pra, bëhej fjalë për kafshët, po njerëzia, sido që ishin, krrenin prej andej ato mësime që i duheshin.Në qytetin më jugor të Shqipërisë, në Sarandë, që për çudi i ngjan Samosit, ashtu sikundër është ndërtuar, me ato shkallare që i ngjiten malit e shohin nga Deti Jon, jeton sot një fabulist i mençur që e quajnë Vasil Gjivogli, i cili e quan veten nxënës të Ezopit dhe ka shkruar gjer më sot 7 libra me fabula, epigrame, proverba, gjëegjëza dhe me vargje satirike të goditura që mund ti dëgjosh me endje edhe nëpër kuvende njerëzish. Një kryetar bashkie në Sarandë si Edmond Gjoka, apo një kryetar komune në Lukovë, si Vladimir Kumi,- që të dy dashamirës e përkrahës të shkëlqyer të kulturës, artit e letërsisë në trevën e tyre, i dinë përmendësh fabulat e Gjivoglit për kafshët dhe i përdorin ato përherë kur i vijnë në shtegun e bisedës me banorët. Ja se si fabula, si gjinia më e vogël e më e shkurtër e letërsisë, që mund ta konsiderojmë si “bërthamën” e ngjizjes të gjithë lëndës letrare të gjatë, bëhet e përhapur, e dashur dhe e domosdoshme për këdo që lexon apo dëgjon nga veset, qoftë ky edhe politikan, deputet a qeveritar.
Ky fabulist i mençur (se fabulisti po s’qe i zgjuar, s’mund të jetë fabulist!) është nga fshati Piqeras dhe sapo ka mbushur 60 vjet të jetës të tij. Është rritur e burrëruar buzë detit e në prehër të maleve, ka dëgjuar tërë jetën fjalën e urtë të njerëzve, ka mësuar në shkollë të lartë gjuhë e letërsi, ka shërbyer mandej si mësonjës i zellshëm fshati dhe ka krijuar fabula me vlerë. Dhe ja ku është sot në moshën e pjekurisë më të plotë, “i ngarkuar” me fabulat e tij, që nuk bien më poshtë se ato të paraardhësve dhe, bravo i qoftë Fitim Çaushit që i erdhi nëpër mend të sjell Gjivoglin në një kuvend të fabulistëve ku do të merrnin pjesë edhe më të mençurit e fabulës që kemi ne, si Agolli, Lamaj e Kurtiqi, të cilët e kanë lëvruar me sukses këtë gjini të ashtuquajtur të vogël. Me përjashtim të Dritëroit, të mbingarkuar me vite e halle, në këtë kuvend erdhën fabulistët Ferit Lamaj e Gjikë Kurtiqi, (po do të vinte me domosdo edhe fabulisti Lazaratas Bobaj po të ishte njoftuar), këngëtarët e grupit lab të “Kaonëve”, valltarët çam të “Osman Takës”, si edhe Mjeshtëria e Madhe (e këngës,- me zë si shpellë), të cilët të gjithë së bashku, i dhanë sallës së madhe të Hotel “Butrintit” në Sarandë shkëlqimin që ka arti e kultura, kur qëndrojnë në shpirtin e njerëzve të talentuar. E ja, papritur, “Vjen Ezopi, vjen Krillovi,- La Fonteni dhe Agolli ,- vijnë të tjerët sërë-sërë, mbushet plot një sallë e tërë. Fabulistët e vërtetë diskutojnë në kuvend,- Fabula si do të jetë, -me njerëz a kafshë a shpend?”. Kështu shkruan Gjivogli e më të vërtetë, kështu u bë. Kjo mbrëmje e bukur, u kthye befas në një kuvendim letrar për fabulën. Edhe pse aty nuk kishin vajtur disa persona që merren me “kësi punësh”(se si në të gjitha kuvendet e shqiptarëve, nuk evitohen dot klanet përçarëse!), mbrëmja nuk humbi shkëlqimin e vet, ca më tepër se, në mes të kuvendit ishte e mbeti figura më e lartë, më prodhimtare e më e mençur e krijimtarisë së këtij Qyteti Ezopian njëlloj si tek fabula e famshme “Dhelpra e rrushtë”.
Po përse u nderua kaq shumë ky njeri (tepër i gjatë), ky mësues, ky shkrimtar i një gjinie gati të papërfillur? Mendoj se, gjithçka që shkruan ai “godasin” aty ku duhet dhe janë të “stolisura” me një veshje që bie në sy e që flet. Edhe pse me personazhe nga bota e kafshëve, kushdo nxjerr mësime të vyera. Një burrë plak e poterexhi nga fshati ynë fliste shumë keq për shkrimtarin në fjale dhe thoshte se do të zihej me të në sheshin e fshatit, ngaqë ai e paskësh futur në një fabul! Një tjetër fshatar i “qytetëruar” ishte po kaq i zemëruar me të ngaqë kishte “gjetur veten” në “kuvendin e kafshëve”. Më erdhi për të qeshur nga këta njerëz-kafshë, ashtu sikundër do të prekesha prej një intelektuali të sapo kthyer në fshat, ku nuk e linin të bënte një shtëpi dhe shkrimtari e krahasonte në fabulën e vet me bilbilin e kthyer “në pyll” ku do që të bëj folenë dhe “grifshat” janë gati që ti “krejnë sytë”. Dihet se, çfarëdolloj krijimi, duhet që ti “turbulloj ujërat” e ti “trazojë shpirtrat”. Një krijim, që as të ngrohë e as të ftohë (se fabulistët mund ta thonë edhe ndryshe), apo që nuk “godet në shenjë”, nuk mund ta ketë cilësinë, forcën dhe vlerën përgjithësuese.
Kam ndër duar librin më te ri të tij “Në kuvendin e fabulistëve”, ku ndjehet synimi i autorit për të mos mbetur vetëm tek “kafshët e pyllit”, apo tek shpendët e zogjtë, por edhe të krijoj fabula që “u japin jetë” sendeve e objekteve të dobishëm që rrethojnë njerëzit, për të kaluar më pas tek ato epigrame, proverba e vargje satirike që “cimbisin” “marrëdhëniet njerëzore”, ku do të gjenden ca më tepër të meta e vese sesa tek “bota e katërkëmbëshave”. Kësisoj fabulist, Gjivogli do të shprehet: “shyqyr Zot o Perëndi – Që jam kafshë e s’jam njeri!”. Dhe, do ti përgjigjet fabulisti tjetër Ferit Lamaj disi më ndryshe: “ç’faj ka dhelpra apo gomari?- veset gjenden midis nesh; - po me njerëz s’merresh vesh” për ta pasuar më tej Mjeshtri Agolli se “veset e gjithë njerëzisë kot i’a veshin kafshërisë!”. Por “Në kuvendin e fabulistëve” nuk do të mungojë edhe qortimi i vet “babait të fabulës”, Ezopit, i cili thotë: “Jo me njerëz, mos o zot ,- Me dykëmbëshit s’e gjen dot!”
Ndërsa, me vargjet satirike fabulisti Gjivogli do të dalë nga konturet e veta për te shprehur ndjesitë e tij të holla për atë bilbil që i vinte e i cicërinte ëmbël në dritare dhe që një ditë të ftohte dimri e gjeti po aty të ngrire, me sqepin hapur. Atij do ti bëj përshtypje të thellë “Lisi që rron dhe vdes në këmbë!”, ashtu siç do ti vijë keq e do të ligështohet për fshatin e vet të braktisur, ku kanë mbetur muret e gurët e sokakut. Por ai do të dal edhe mbi kornizën e fabulës kur satira ngjitet me të lart. (“Kuvendonte një plak në fshat :- o njerëz jemi me fat - Për ata që kemi lart ,- socialistë e demokratë- na i bëjnë punët sallatë,- lidh e zgjidh, e ngatërro –mbetëm në vend numëro…!”
“Vasil Gjivogli ,- thotë prof-dr Adriatik Kallulli, gjitoni i fshatit tonë, është një fabulist me identitet. Kap çështje, objekte, fenomenet dhe është origjinal e befasues. Ka gjetje finalizuese tepër të mprehta dhe konkretizohet me situata dhe rrethana të sotme të jetës. Ai është një fabulist social që vuan për paradokset që na rrethojnë dhe e shkrep armen e satirës me kurajë.” Gjitoni tjetër, prof-dr Josif Papagjoni thotë se gjithnjë e “ka tërhequr inteligjenca e mendjemprehtësia e Gjivoglit me fabulat e tij. Ai të kënaq me befasitë, gjetjet, lojën e mendjes, të përkthyera falë ca dialogëve plotë sqimë, të mprehta, ku përfshihet njëherazi karakteri njerëzor i shumë personazheve përkatësisht kafshëve të animuara nëpër fabula, si edhe ideve morale, emancipuese që shfaqen nëpërmjet tyre”. Për ta mbyllur këtë shkrim për mikun tim Gjivogli, me të cilin çoku e kthejmë nga një gotë (dy a tre), dimër e behar, qoftë edhe thatë, sikundër është zakoni i këtyre anëve, le ti urojmë atij, jo të bëhet më i gjatë nga sa është, po të jetoje shumë më tepër nga ne të tjerët. Se fabulistët janë si “ajka” e artit dhe e letërsisë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...