Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/09

Mëngjesi i hershëm

artikuj
 



















Degdisja e Betimit në plogështimin enigmatik, që prodhonte vetëm amulli në ditët vijuese, vetëm pas përmendjes së fjalës luftë prej shokut të tij, Suejbit, qe e mundur të shihen shkëndijat e para, që sadopak mund të shihej e vërteta e atij plogështimi spontan. Kjo njëherësh ishte edhe fillimi i ndërgjegjësimit të shqiptarëve, fillim i cili shërbente si një skalitje për ditët që do të karakterizoheshin me kërcëllime dhëmbësh për gjendjen e rënduar shqiptare, ku llava përvëluese sigurisht se do të aktivizohej, duke i përshkuar gjithë zemrat shqiptare me dhembje, por dhembje që tregonte se pas kësaj “skëterre” po vjen diçka e re dhe shpresuese për qenien e pastër shqiptare, veprim i cili ngjasonte me dhembjen e nënave në momentin e lindjes, porse për pak çaste ajo do t’i harroj ato dhimbje, sepse atë dhimbje do ta zëvendësojë e qara dhe e qeshurave e fëmijës, ku vatra që e pret atë fëmijë, do të blerojë e tëra prej kësaj hareje. S’do mend se fëmija që i përshkoi vatrat tona me gëzim, ishte liria dhe faktorizimi i qenies shqiptare, porse për këtë liri u vranë dhe u masakruan shumë shqiptarë prej qenies monstruoze sllave, pra prej atyre që donin t’i çnderojnë shqiptarët, por ata harruan se përmes atyre akteve barbare, nuk bën gjë tjetër pos që përmes gjakut të të masakruarve dhe të vrarëve, ujitën me krenari krijesën shqiptare. Reflektimi i kësaj ujitjeje nuk u lokalizua vetëm në mejdanin ku ballafaqohej e vërteta me të pavërtetën, porse qysh në fillim të atyre kryengritjeve shqiptare dhe asaj barbarie, Betimi me shokët e tij, që në fillim të aktivizimit të atij vullkani përvëlues i kishin vetëm nga katërmbëdhjetë vjet, mbase të gjithë moshatarët e tij, ajo katrahurë i shqetësonte shumë, shqetësim i cili lindi solidarizimin e paparë të këtyre adoleshentëve me vëllezërit shqiptar që gjendeshin andej gardhit artificial.
Se si këta shokë me emra imagjinar, i pranuan këto tri luftëra çlirimtare, se si u gjenden përball librit shkollorë në vazhdën e atyre krizave, dhe se si iu deshtë që ta arrijnë moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare për t’u përballur edhe vetë ato me luftën e fundit që rrodhi në Maqedoni, si dhe shumë sfida të tjera, do të mund t’i mësoni në romanin, “Mëngjesi i hershëm” të autorit, Iljasa Salihut, mbase vetë titulli i këtij romani na bën me dije se gjërat e mëdha kryhen herët në mëngjes.

Doli nga shtypi libri “KOMPLOTI” (analizë), i autorit Fehmi Ajvazi.

artikuj
 



















Libri “KOMPLOTI” është një analizë e gjerë dokumentare, si dhe një analizë politike-publicistike. Libri, ka 256 faqe. Botues: MediaPlusArt/ Prishtinë.

 Në këtë libër ndër të tjera, mund të lexoni:
- Cila është e vërteta e dhunës shekullore serbe në Kosovë, dhe në viset tjera shqiptare ?
- Sa shqiptarë u burgosën, u vranë, u likuiduan, dhe sa të tjerë u dëbuan nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare prej vitit 1912-1999 ?
- Si është ideologjizuar “miti i Kosovës”, në pretendimet politike-nacionaliste serbe
për ta justifikuar të drejtën historike dhe etnike serbe mbi Kosovën ?
- Si është zhvilluar dhe si zhvillohet lufta speciale propagandistike-agjenturore serbe ? Cila është doktrina shtetërore dhe teknologjia e kësaj lufte ? Pse, dhe si zhvillohet lufta serbe për Kosovën, edhe pas vitit 1999 ?
- Pse është goditur kaq shumë, dhe vazhdon të goditet Ushtria Çlirimtare e Kosovës ? Pse vazhdon inkriminimi i strukturave kryesore-themeluese të UÇK-së, dhe të ish drejtuesëve të saj ?
- Pse u inicua raporti i Dick Martit nga Këshilli i Evropës ? A janë rastësishtë Karla Del Ponte dhe Dick Marti shtetas zvicëran, apo dikush i ka zgjedhur që të jenë “detyrimisht” nga Zvicëra dhe si të këtillë, të jenë edhe boshti i akuzave të këtij raporti ?
- Kush qëndron prapa këtij rapori ? Pse raporti u bë publik në Londër ? Pse u rreshtuan mediat londineze, dhe gazetari Paul Lewis pas këtij raporti ?
- Si po goditet kombi shqiptar dhe Kosova nga efektet e raportit ? Në cilat aspekte është goditur rëndë identiteti dhe etnogjeneza shqiptare ? A duhet të jenë edhe më të fuqishme reagimet ndërshqiptare dhe reagimet ndërkombëtare, sidomos ato institucionale edhe më të ashpëra ndaj raportit të Dick Martit ? Pse ky raport duhet të zhvleftësohet krejtësishtë?
- Si po goditen SHBA-të, Anglia, NATO përmes këtij raporti, në të vërtetë permesë diskreditimit politik dhe inkriminimit të shqiptarëve dhe UÇK-së…?
- Cila është alibia e konstruktimit të raportit, dhe çka synohet me këtë raport ? Pse Beogradi është epiqendra e komplitit ? Pse Rusia është pjesë komplotiste e këtij raporti ? Si po tenton Rusia t’u kthehet zonave të dikurshme të influences në Ballkan, dhe në Evropë ?
- Si është e mundur që Tribunali i Hagës, Institucionet Ndërkombëtare të Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës të kenë në radhët e tyre prokuror si Karla Del Ponte, antropolog si Jose Pablo Baraybarin, asambleistë si Dick Marti…?
- Pse duhet të paditet Dick Marti, Serbia dhe Këshilli i Evropës ?
- Si vlerësoht nga kënde të ndryshme biografia dhe fytyra e vërtetë e Dick Martit ?
- Çka thonë në reagimet e tyre lidhur me raportin:z. Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Thorbjorn Jagland, Agim Çeku, Daniell Server, Frenk Wisner, Salih Berisha, Florence Hartmann, Bernd Posselt, Edi Rama, Erhard Byhler etj.
- Çka shkruan gazeta “Le Mond” lidhur me raportin…? Pse raporti është i ndërtuar mbi kondita ideologjike marksiste dhe naziste-fashiste ? Pse Dick Marti me të vërtetë është një demagog…?
- Çka thotë Kadri Veseli për thelbin e raportit ?
- Si e shpjegon rrjedhën e hetimeve të dikurshme lidhur me akuzat si të Dick Martit, ish kryeprokurori i Republikës së Shqipërisë, z. Theodori Sollaku ? Çka thotë Artan Grubi, ish punëtor i Tribunalit të Hagës lidhur me “Shtëpinë e verdhë” ?
- Pse raporti është spekulativ ? A keqpërdoren tërthorazi sërbimet e fshehta si, FBI, BND etj. ? A mund të jetë spitali “Medicus”, provë e parapërgatitur e akuzës “Marti” ? Në ç’mënyrë shërbimi i sigurimit serbë BIA, është logjistika e komplotit ?
- Çka synon me raportin e tij, deputeti tjetër i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jean Charles Gardetto ? Si u përpoq gazeta “Kurir” e Beogradit t’i shndërronte në provë inkriminuese të raportit të Dick Martit, dy ish serbë të Kosovës: Bozhidar Gjuroviqin dhe Ljubomir Zdravkoviqin ?
- Çka thonë dhe çka shkruajnë për raportin: Fatos Klosi, Hashim Thaçi, Shpëtim Idrizi, Daut Gumeni, Ermira Mehmeti-Devaja, Azem Syla etj.

Fragmente nga libri
Raporti
Substanca e raportit, struktura e tij, formëfjalitë, paragrafet, aludimet, paragjykimet janë në fakt pjesë e makinerisë propagandistike serbo-ruse dhe më gjerë, evenimente të njohura pak a shumë…! Bazuar në aspektin teorikë dhe praktikë, forma dhe mënyra përpiluese e raportit është e mbështetur sipas metodologjisë marksiste dhe fashiste-gebelsiane. Në thelbin e tij, raporti është denigrues dhe në anën tjetër paragjykues jo vetëm për hipotezat dhe akuzat që shtron por, edhe për injorimin dhe përçmimin e shoqërisë dhe të kombit shqiptar. Por, cili është në fakt qendrimi i z. Marti për Kosovën ? “Me të vërtetë, Marti, i cili është prej 15 vjetësh anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit, është shprehur në mënyrë të përsëritur me vendosmëri kundër një njohjeje të Kosovës. Ai u përpoq që ta relativizonte përfytyrimin e “serbit të keq”, dhe të “kosovarit të mirë” ! Në Beograd, ai gjeti viteve të fundit dyer të hapura dhe dëshmitarë të gatshëm për bisedime…”(Frankfurter Allgemeine Zeitung)
Kontinuiteti
Historia e akuzave kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër z. Thaçi, daton para vitit 1998, gjatë kohës së vitit 1998 dhe veçanërisht pas mbarimit të luftës më 1999. Serbia e cila ishte okupuese e Kosovës, ka zhvilluar një betejë të gjithanshme kundër Kosovës dhe shqiptarëve si në planin policor dhe ushtarak, por edhe në planin politikë, kulturorë, ekonomik, propagandistik, fetar etj. Kjo betejë e gjithanshme serbe, nuk ka marrë fund. Në fund të muajit janar të vitit 2008, qarqet kryesore të pushtetit në Beograd (Presidenca, Kryeministria, Policia, Armata dhe institucionet e tjera relevante), u mblodhën me një pretekst: me pretekstin e paralajmërimeve të Prishtinës se, do ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Duke ardhur në përfundim se nuk mund ta ndalojnë Prishtinën që ta shpallë pavarësinë, qarqet kryesore shtetërore në Beograd, u dakorduan që me të gjitha mjetet e mundshme të vazhdojnë ta sabotojnë Republikën e Kosovës. Kush e ka harruar këtë të vërtetë…?
Lufta speciale-propagandistike
Etiketa e nxjerrë tani në opinion se, gjoja UÇK ka qenë grupacion piratesk-rrëmbyes dhe pjellë e narkomafisë, është një shtjellë e propagandës denigruese dhe që ka synim ndërkombëtar njollosjen, injorimin, nënçmimin, poshtërimin e kombit shqiptar në përmasa të gjera, kudo që ai jeton. Kjo murtajë në formën e këtillë, është një skemë e sajuar me kujdes. Propaganda, me gjasë nuk ka vetëm karakter të thjeshtë teorik, por edhe karakter praktik dhe se, është një mënyrë e perfeksionuar për të arritur qëllime të caktuara. Regjimet pushtuese të të gjitha llojeve, arsenalin propagandistik e kanë segment politiko-ushtarak të sundimit dhe, pjesë të identitetit pushtues.

.Doli nga shtypi libri "Rruga drejt zgjidhjes", Avni Tafili

artikuj
 






















Mos të mendojë njeri se rruga e epërsisë është rrugë e lehtë, ajo është e vështirë. Vështirësia e saj qëndron në ecjen e vazhdueshme.



Njeriu vlerësohet atëherë kur sprovohet. Suksesi i njeriut qëndron tek përballja me krizën. Kur e tejkalon duke e zgjidhur atë. Aq më tepër që përballesh, aq më tepër ecën përpara. Njerëzit nuk arritën suksese duke qëndruar ndenjur. Por duke ecur. Edhe ecja është përplot pengesa.
Mos të mendojë njeri se rruga e epërsisë është rrugë e lehtë, ajo është e vështirë. Vështirësia e saj qëndron në ecjen e vazhdueshme. Është e tej-kalueshme, por nuk e përshkon kush veçse ata që duan të jenë të suksesshëm!
Kur njeriut i dështon prova, problemi është tek keqshfrytëzimi, jo në aftësitë e brendshme. Ai duhet ta provojë sërish, derisa t’i bie në fije zgjidhjes, që i përgjigjet brendia e tij.
Ke rrugë për të bërë. S’je euforik. Gjakftohtë. Ke pikë për të arritur. Ajo është larg, sado që syri herë pas here ta afron. Ji i kujdesshëm, sepse mund të jetë thjesht perceptim i gabuar!
Përpjekje për të nxitur shfrytëzimin e aftësive dhe mundësive. Shtytje për zgjim të qenies tënde.


RRUGA DREJT ZGJIDHJES
Autor: Avni Tafili

Korrektura gjuhësore: Brunilda Tafili
Redaktura teknike: Mumin Shehu
Faqosja: Xhemal Tafili
Kopertina: Dorlir Kraja
Shtypi: FokusPrint Prishtinë - Shkup
Copyrights © Avni Tafili
Kaçanik 2011
Librin mund ta gjeni në librarinë SIRA - Prishtinë dhe në libraritë në Tiranë.

Çështja e Palestinës pas Luftës së Dytë Botërore (1948-2008)

artikuj
 



















Libri është një studim shkencor rreth çështjes palestineze nga viti 1948 deri në vitin 2008 në rrafshin historik dhe politik.



Është temë magjistrature që është mbrojtur në Fakultetit Juridik, në Universitetin e Prishtinës. Temat janë të radhitura në mënyrë kronologjike.
Lexuesit shqiptarë nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për sa i përket problemit të Palestinës. Një studim, si ky, ka qenë i nevojshëm në gjuhën shqipe, pasi deri tani nuk kemi pasur asnjë studim, e as ndonjë vështrim sistematik, për çështjen e Palestinës.
Ndërkohë që autorë të shumtë nga vende të ndryshme janë marrë me këtë temë, tek shqiptarët nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Madje edhe nëse është shkruar diçka rreth kësaj teme, më shumë ka qenë në suaza të punimeve gazetareske se sa një punim apo një studim i mirëfilltë.
Libri është rezultat i shfrytëzimit të literaturës në gjuhën shqipe (që është shumë e paktë), në gjuhën arabe, në gjuhën angleze dhe boshnjake. Në një masë të konsiderueshme është shfrytëzuar edhe interneti.

Libri është i ndarë në gjashtë kapituj:
Kapitulli i parë: Sionizmi dhe momentet kyçe për krijimin e shtetit të Izraelit;
Kapitulli i dytë: Themelimi i Izraelit dhe pranimi i tij në OKB;
Kapitulli i tretë: Luftërat arabo-izraelite;
Kapitulli i katërt: Qëndrimi i qeverive arabe ndaj çështjes palestineze dhe marrëveshja e Kemp Dejvidit;
Kapitulli i pestë: Intifada dhe procesi i paqes;
Kapitulli i gjashtë: Jerusalemi dhe rëndësia e tij për ithtarët e tri feve qiellore.


Titulli: Çështja e Palestinës pas Luftës së Dytë Botërore (1948-2008)
Autor: Ajni Sinani
Numri i faqeve: 176
Botues: Shoqata Kulturore “Zëri Ynë”
Viti i botimit: 2010, Prishtinë.

Drita vjen nga lindja

Shkruan: Prof. Dr. Ali PAJAZITI

Recension: Enis Sulstarova, Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj, Logos-A, Shkup, 2010. (Panairi i Librit “Tiranë 2010”)

Ex Oriente Lux! “Drita vjen nga Lindja”. Një thënie që interpretohet duke u nisur nga fakti se dielli del nga lindja e deri te hermeneutika mistike që rëndë se shprehet me fjalë, meqë në rend të parë i vë sytë e zemrës. Një nga komente që ndërlidhen me këtë sintagmë është edhe ai se Lindja ka dhënë fetë abrahamike (hebraizmi, krishterimi, islami), qytetërime dhe kultura të mëdha (babilonas, sumer, hitit, egjiptian, hindu, budist) etj. Sot ligjëratë dominuese është ajo që përjashton, atakon Lindjen dhe lindoren, gjithnjë duke u nisur nga motoja West is the best!, kur kemi lëkundje nga westcentrizmi letrar-scientist-publicist (Kadare, A. Xhaferi) deri te ai patologjik (Myftaraj, Velo). Në këtë periudhë paskomuniste, ringjallet njëfarë historicizmi, në kuadër të të cilit intelektualët shqiptarë, e riinterpretojnë historinë shqiptare rrotull një njësie të quajtur “Evropë” apo “Perëndim”, që është nyja që përcakton pozitën e shenjuesve të tjerë në ligjërim (f. 398).
Sot, ndër shqiptarë Oksidenti dhe oksidentalizimi, çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe ngjitjes në varganin e botës së parë, në atë që quhet Perëndim janë tema të rrahura me një dozë të subjektivizmit dhe njëanësisë, pra shoqërohen me një eufori të pop-kulturës masovike, ku të gjithë vrapojnë që të tregohen sa më westernistë, sa më pro euro-atlantikë, duke tentuar që të mbyllin sytë para identitetit të realtë, që nuk është produkt i hëpërhëshëm dhe as i njëanshëm. Për proksidentalët tanë Orienti është një kategori më pak gjeografike dhe më tepër politiko-ideologjike, një term që përshkruan një pjesë të botës që mendohet të jetë periferike, e prapambetur dhe për të mos e nxirë krejtësisht, edhe ekzotike. Megjithatë kjo pjesë e botës bashkë me kulturat dhe qytetërimet e krijuara ka ndikuar fort edhe në ngjizjen e botëkuptimeve dhe historive të Ballkanit në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti. Mund të thuhet se homo balkanicusi ka mbetur diku mes Lindjes dhe Perëndimit.
Enis Sulstarova, një studies i ndikuar nga qasja saidiane në mënyrë analitike, dhe kritike, shtron një problematikë me të cilën shqiptarët përballen ndër shekuj, atë të të qenët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, çështjen e dilemës shumëshekullore, shpesh të banalizuar skajshmërisht sikur këto dy botë të ishin të ndara preraz mes vete. Ai i qaset identitetit shqiptar si një identitet shumështresor i mbetur mes ksenofilisë dhe vetëpëlqimit. Filozofia dhe antropologjia kulturore dhe politike që ndjek këtë libër është përpjekje për të lëvizur gurin në perceptimin mitik të vetes dhe filetizmit ndaj të tjerëve. Vepra në fjalë zbërthen vetëperceptimin e shqiptarëve, që sillet nga epërsia racore (miti i pellazgëve), të formësuar nga Rilindja Kombëtare Shqiptare sipas të cilit pellazgët janë nukleusi i qytetërimit evropian, mitin i vetëflijimit për mbrojtjen e qytetërimit evropian nga pushtimi osman e deri te dilemat identitare dhe tendencat për të krijuar tjetrin brenda vetes (kultura muslimane dhe islami, xhamia, mbulesa).
Sulstarova duke bërë një sociologji dhe filozofi politike kombëtare trajton koncepte si ndërgjegja kombëtare, ideali i shqiptarisë, osmanizmi, përfytyrimet fetare, afritë fetare, sistemet kulturore, besimet fetare, laicizmi, armiku publik (lindja), mënyra e jetesës, shteti islam, ymeti, programi kombëtar, mitizimi i atdheut, bosnizimi, trysnitë kulturore, helenizmi, greqizmi, osmanizmi, turkizmi, neoshqiptarizmi etj. Ai e trajton nga një perspektivë origjinale inxhinierinë politike dhe kulturore të shqiptarisë (Gellner, 2008: 72), duke u munduar t’i identifikojë çalimet konceptuale, që sjellin çalime aksionale.
Libri i Sulstarovës është i ndarë në tre kapituj, “Kombi dhe nacionalizmi shqiptar”, “Ideja e Evropës dhe orientalizmi” dhe “Kultura dhe politika në Shqipërinë komuniste”. Në të parin jepet një pasqyrë e ideve nacionaliste që nga Rilindja (Veqilharxhi, Naimi, Fishta) e deri te kultura postmoderne e OJQ-ve (Vetëvendosje, Albin Kurti) dhe ideja e bashkimit kombëtar ndërmjet vegimit dhe realitetit, ku autori kapërcen value-free sociology dhe del në atë normative, shprehet pro projektit gjithëshqiptar. Në këtë kontekst shqyrtohet treshi shteti osman, sistemi i miletit dhe nacionalizmi ortodoks grek në raport me shqiptarinë, rëndësia e gjuhës në zgjimin dhe ndriçimin e kombit, besën, barazinë politike dhe juridike e shqiptarëve pa marrë parasysh përkatësinë fetare.
artikuj
Në kapitullin e dytë temë boshte është orientalizmi, i cili ndërlidhur me kolonializmin, paraqitet si një disiplinë që i ka shërbyer hegjemonisë intelektuale perëndimore, që ka veshur me një mbulesë “shkencore” paragjykimet perëndimore mbi Orientin dhe orientalët. Veprat e Katerina Fleming, Maria Todorovës dhe Norman Cigarit janë ekzemplarë të vështrimit orientalist të botura shqip. Ndërkohë ballkanizmi paraqitet si stigmë orientaliste në mikro plan për një rajon si Ballkani. Sulstarova analizon edhe ligjëratën e orientalizmit shqiptar të brendshëm. Xheladin Beu, si simbol i erosit oriental si të kundërt nga ai “perëndimor” dhe Ali Pasha, perversi dhe despoti oriental janë dy figura të fantazive, trillimeve dhe paragjykimeve për Orientin.
Dhe kapitulli i fundit është një restrospektivë e iluzionizmit dhe science fictionism-it komunist shqiptar, që parashihte një ardhmëri superinteresante, vetëpëlqyese, utopiste të shoqërisë shqiptare të së ardhmes. Aty autori përmes terminologjisë së Sertosë (ekonomia e shkrimit), të Fukosë (burgu si metaforë sociologjike) i qaset ndërgjegjes klasore propagandës dhe “krijimit të njeriut të ri”, marksizëm-leninizmit, për të cilën udhëheqësi ishte shprehur se ishte “shkenca e shkencave, revolucionit të vazhdueshëm” dhe “rrethimit imperialist-revizionist”, bajramit, kthimit të emërtimeve të vjetra, astronautëve shqiptarë, trurit elektronik, vitit 2044, “cilatipakëve”, (anagramë e fjalës “kapital”), teleologjisë socialiste.
Nga e tëra që del si porosi nga vepra në fjalë me rëndësi të madhe është sentenca se “duhet të lindë një elitë morale”, që do të bënte balancimin perceptimor dhe mendor si të botës akademike ashtu edhe të grigjës. S’duhet harruar nevojën për just memory: historia të mos shikohet vetëm nga një kënd i vështrimit! Kanti mes tjerash thekson nevojën për të përjashtuar paragjykimet, shmangiet dhe mashtrimet, me qëllim që të krijohet hapësira e njohjes së të vërtetës si e vërtetë.

Gjurmë në kohë

artikuj
 


Në librin e tij “Gjurmë në kohë” Faik Miftari me një stil të kapshëm dhe të këndshëm analitik ka prekur disa prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe temave më esenciale...



“GJURMË NË KOHË”
Libër i ri nga Faik Miftari
Redaktor: Mexhid YVEJSI
Recensentët: Fuad RAMIQI dhe Halil IBRAHIMI
Redaktor gjuhësor: Mexhid YVEJSI 
Radhitja dhe Kopertina: Visar KORENICA



Kohë më parë  në Amfiteatrin e bukur të Medresesë, në Prizren, pakëz pas orës 13-të, para një numri të konsiderueshëm të dashamirësve të librit, të kulturës e diturisë, u përurue libri “GJURMË NË KOHË” i autorit nga Prizreni, z.Faik Miftari.
Promovimi i librit filloj me fjalët përshëndetse të moderatorit z.Visar Korenica, i cili ka bërë radhitjen dhe ballinën e librit, dhe pasi shpalosi një jetëshkrim të shkurtër të autorit të librit, z.Faik Miftari, e ftoi para foltorës redaktorin e librit, z.Mexhid Yvejsi nga Gjakova.











Redaktori i librit, Mexhid Yvejsi, ndër të tjera tha: “Të shkruash një libër nuk është një punë e lehtë, përkundrazi, është një punë e vështirë, sepse kërkohet një njohuri e përgjithshme, durim i madh, gjithsesi talent.
Libri, siç thoshte Shekspiri, është një shok i mirë, i cili t’i zbulon fshehtësitë, është një dritë në errësirë dhe kënaqësi në vetmi.
Libri që ke në dorë, me titullin “GJURMË NË KOHË”, shkruar nga Faik Miftari, nga Prizreni, i ka të gjitha këto përbrenda...
Përbrenda këtij libri janë të përmbledhura katërdhjetë shkrime të ndryshme: aty ka studime, udhëpërshkrime, kujtime, opinione, sesione, aty ka edhe kritika, reagime, polemika...”.
Recensenti, Mr.Halil Ibrahimi, nga Prishtina, përveç tjerash, tha: “Në librin e tij “Gjurmë në kohë” Faik Miftari me një stil të kapshëm dhe të këndshëm analitik ka prekur disa prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe temave më esenciale, me të cilat kemi bashkëjetuar përgjatë viteve. Ai aty flet për trillimet dhe të pavërtetat e pseudoitelektualëve e politikanëve të nënshtruar, shtjellon rolin e ulemasë shqiptare muslimane në shërbim të Shqipërisë...”
Kurse rencesenti i dytë, z.Fuad Ramiqi, nga Prishtina, mes tjerash tha: “Unë nuk shkruaj libra, unë shkruaj njerëz, thënie e Imam Hasan el-Benna-s, dhe dallimi në mes meje dhe Faikut është se Faiku edhe një herë fitoi. Fitoi sepse përqëndrimi i tij në këtë vepër në kontekstin e saj i qaset ngjarjeve kryesisht kombëtare e fetare në tri lëmi, historike, kulturore dhe politike...”
Moderatori, z.Visar Korenica, pas fjalëve të redaktorit dhe dy rencesentëve, e ftoi në foltore autorin e librit z.Faik Miftari, i cili ndër të tjera tha: “Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për disa çaste që keni ndarë nga koha e juaj e çmuar për të marrë pjesë në këtë eveniment kulturor me rastin e promovimit të librit tim”Gjurmë në kohë”.
“Prezantimi i një libri të ri është një ngjarje e shënuar në jetën kulturore, është një kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit, është një përgjegjësi morale për diskutuesit, është një nderim qytetar e intelektual për autorin”.....
Falënderojë Zotin e madhëruar që më ka krijuar dhe mundësuar që nëpërmes leximit, mësimit dhe shkrimit të jap kontributin tim modest në sferën e jetës shoqërore, politike, publicistike, kulturore dhe fetare që e karakterizojnë shoqërinë njerëzore si tërësi....”













Pas fjalës përshëndetse të autorit, z.Faik Miftari, filluan diskutimet e hapura rreth librit dhe autorit. Diskutuesit me fjalët e zgjedhura përgëzuan autorin për librin me vlerë, si dhe personalitetin e tij me ideale të pastra, si njeri të drejtë, atdhetar, besimtar...Ishin fjalë dashamirësie, plotë shije, fjalët e diskutuesve: Avokat Et’hem Rugova, z.Bashkim Çabrati, nxënëses së Medresesë të Prizrenit, Sumeja Jonuzi dhe z.Besim Rugova, që e plotsuen, zbukuruen e madhështuen promovimin e librit “Gjurmë në kohë” të z.Faik Miftari...

Kush është Faik Miftari?
Faik Miftari u lind në Prizren më 19 Maj 1963. Rrjedh nga një familje zejtare por me një traditë fetare e kombëtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, pas shërbimit ushtarak të kryer në vitin 1983, vazhdoi studimet në Mitrovicë pranë fakultetit teknologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilën me sukses e përfundoi dhe diplomoi në vitin 1989. Pas diplomimit u punësua në fabrikën e tekstilit ”Printex” në Prizren ku punoi vetëm 6 muaj, dhe qe i detyruar të lëshojë punën pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe zbatimit të masave të dhunshme nëpër fabrika anekënd Kosovës. Prej asaj kohe ka punuar punë të ndryshme për të mbajtur veten dhe familjen. Është i martuar me zonjën Nazane dhe ka dy fëmijë, vajzën Azire dhe djalin Fatihun. Jeton dhe vepron në Prizren, kryeqytetin shpirtëror të mbarë shqiptarëve.
Qysh në moshën fëminore, Faiku tregoi një interesim të jashtëzakonshëm për lexim, e më vonë edhe për studim. Vazhdoi të lexoj edhe me të madhe, sidomos pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës. I nxitur nga një dashamir i tij i përafërt, filloi të merrej me shkrime dhe publicistikë që nga viti 1990. Shkrimet e tij u botuan në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX nëpër gazeta e revista të ndryshme të Kosovës, të cilët zgjonin vëmendjen e lexuesve meqë në to trajtoheshin temat interesante aktuale politike, fetare, kulturore shqiptare. Nga këto shkrime i përmblodhi disa prej punimeve më të rëndësishme në një libër me titull ”Pakës dritë për Kosovën” i cili u botua në Prizren në vitin 2001.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, vazhdoi edhe më me vrull, me shkrime dhe publikime, ashtu që tani lirisht mund të thuhet se është një publicist i ri në publicistikën shqiptare i cili çmohet si njohës i mirë i rrethanave politike, fetare, kulturore dhe historike të popullit shqiptar në Ballkan. Shkrimet e tij që tani janë publikuar në rreth 40 gazeta e revista të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Sanxhak, Bosnjë dhe Turqi.
Librin ”Gjurmë në kohë”, i cila ka 164 faqe, është libri i dytë i tij i botuar i cili në vete përmbledh disa prej punimeve më të rëndësishme të përzgjedhura nga opusi i tij krijues brenda periudhës kohore të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI.

Mexhid YVEJSI

Doli nga shtypi dhe u publikua libri i tretë i Magjistër Ardian Ramadanit, me titull “Gjurmë realitetesh ”- Artikuj publicistikë dhe polemikë.



artikuj


Libri përfshin studime, shkrime, artikuj dhe analiza të cilat janë të botuara më parë nga autori në gazetat e përditshme, revistat dhe portale të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, të cilat kanë të bëjnë me situatën aktuale politike në trevat etnike shqiptare, në Ballkan dhe në Evropë.
Botues i librit është vet autori. Redaktor i librit është publicisti i njohur nga Maqedonia Iljasa SALIHU, ndërsa recensentë janë Doc. Dr. Vlera EJUPI, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe eseiste e njohur, si dhe Mr. Faton MEHMETAJ, publicist, analist dhe njohës i mirë i rrethanave politiko-diplomatike.
Në fjalën e tij redaktuese Iljasa SALIHU thekson: “Kësisoj, përmes këtij rrugëtimi dhe epilogu të dhembshëm ndaj shqiptarëve, edhe në librin e tretë të tijin, ndërsa në librin e dytë eseistik, “Gjurmë realite¬tesh”, autori i ri, por shumë i pjekur, z. Ardian Ramada¬ni, do të vërtitet që të sjellë gjëra dhe fakte të padëshi¬rua¬ra dhe me kosto të lartë për brezin tonë të ardhshëm, që përkojnë me epërsinë e egër të pushtetit maqedonas, grek, atij serb dhe me servilizmin e paparë të “pushte¬tarëve” shqiptarë.
Esetë dhe polemikat në fjalë nuk janë gjë tjetër, pos reflektim i asaj që rrodhi nëpër këto treva, mbase mund të jenë edhe emocionale, por ç’të bësh kur edhe më vajtuese është realiteti, i cili përmes atyre që e duan atë, vazhdon të nderohet ende me oksigjen të pastër, porse edhe sikur të gjithëve na bën me dije se një ditë, po këtë oksigjen mund ta përdor për ndezjen dhe përsh¬kallëzimin e zjarrit, mbase të gjithë e dimë se shkëndijat e para dhe përshkallëzimi i zjarrit nuk shkak¬tohen fillimisht prej shkrepëses, porse prej oksigjenit, pa të cilin zjarri as që mund të mendohej ndonjëherë. Deri atëherë mbetet të pritet”.

Në fjalën e tij recensuese Doc. Dr. Vlera EJUPI thekson: “Është për tu përshëndetur fakti që në kohën e dhimbjes më të madhe të shqiptarëve, natyrisht të atyre të cilët duhen të mburren se jetojnë në ish principatën legjendare-Dardaninë, një shkrimtar i ri dhe mjaft pro¬duk¬tiv, Mr. Ardian Ramadani, do me mish dhe me shpirt të na përkujtojë se koha për këta shqiptarë, për fat të keq nuk ec përpara. Koha ka ngecur ndokund nëpër disa kthina të çoroditura të të ashtuquajturve shqiptarë të cilët janë duke u udhëhequr këtë hapësirë. Është kjo një udhëheqje sa e padijshme aq edhe kërcë¬nuese për atë pak pjesë të vogël dhe jo të kontaminuar të shqiptarëve, siç do ta kishte quajtur vetë autori i këtij libri i titulluar ”Gjurmë Realitetesh” i cili është për¬mbledhje artikujsh publicistikë dhe polemika, të shkruara nga Mr. Ardian Ramadani.
“Gjurmë Realitetesh”, si titull përmbledh në mënyrë tejet të logjikshme qasjet e autorit të cilat janë të përmbledhura në 21 artikuj, me tema mjaft serioze të cilat ngërthejnë në vete shumë të dhëna, shumë të vërteta në mënyrë tejet të guximshme të përpunuara, fakt ky i cili na dëshmon se ky autor nuk heziton tu rreket temave të cilat paraqesin dhe manifestojnë reali¬te¬tin tonë të mjerueshëm. Në terrin e plotësishëm të cilin e ka krijuar nomenklatura momentale qeveritare, “Gjurmë Realitetesh”, reflektojnë mesazh të drejtpër¬drejtë tek lexuesi, duke përshkruar kështu kulturocidin ndaj krijimtarisë, pra censurimi i librit të bukur të shkruar në gjuhën shqipe, e sidomos libri i cili ngrit vetë¬dijen kombëtare, njollat e zeza të cilat paraqiten herë pas herë pa pikë nevoje në shoqërinë shqiptare, siç janë për shembull kidnapimet e shqiptarëve nga vetë shqiptarët, burgosjet e pafajshme të shqiptarëve për të kamufluar ndonjë skandal qeveritar, moszgjidhja e çështjes shqiptare, dhënie të shembujve se si do të kish¬te mundur të rregullojë ky vend raportet me popullin shqiptar duke propozuar sistemin politik të Belgjikës, si një model shpëtimtar, përshkrimi shumë i gjallë i dhimbjes së nënave dhe motrave shqiptare të cilat kanë dhënë bijtë dhe vëllezërit e tyre viktima të pafajshme, si dhe një vistër argumentesh, faktesh të shtjelluara në më¬nyrë të përkryer, të cilat nuk do të lënë as edhe lexuesin më të painformuar indiferent.”

Recensenti tjetër nga Kosova, Mr. Faton MEHMETAJ në fjalën e tij recensuese shprehet: “Libri i autorit Ardian Ramadanit “Artikuj publi¬cis¬tikë dhe polemika- Gjurmë realitetesh” paraqet orvatjet e vazhdueshme të një klase të re studiuesish dhe politikanësh, të cilët po bëjnë projekte, po japin mendime e ide rreth rregullimit të ri shoqëror, rreth proceseve politike në të cilat janë të përfshirë shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë shtetformues, por edhe e përbëj¬në pothuajse pjesën shumicë të popullatës atje, pastaj shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Malit të Zi, të cilët domosdoshmërisht janë pjesë e integrimeve ndërshqiptare, por edhe e rregullimeve të ardhshme ndërshtetërore. Integrimi ndërshqiptar është njëra ndër kompo¬nentat e rëndësishme të stabilitetit të rajonit por edhe më gjerë. Trajtimi i këtyre koncepteve që ndërlidhen me shtetndërtimin, format dhe mundësitë e realizimit të këtyre projekteve janë versione edhe më të hershme, disa prej tyre që nga Rilindja Kombëtare e që janë përcjellë deri në ditët e sotme. Këto teori, versione e ide janë duke u ripunuar dhe zgjeruar në forma të ndrysh¬me, të pranueshme dhe që janë në përputhshmëri me zhvillimet ndërkombëtare të dekadave të fundit.
Libri i Ardian Ramadanit “Artikuj publicistikë dhe polemika-Gjurmë realitetesh”, është një interpretim i ideve dhe qasjes kritike ndaj disa fenomeneve negative në Maqedoni, veçanërisht ndaj shkeljes së të drejtave morale dhe njerëzore të shqiptarëve nga shteti. Trajti¬met e Ramadanit, të përmbledhura në këtë libër, janë një hulumtim dhe reflektim mbi ngjarjet dhe fenomenet e shoqërisë, që e preokupojnë një klasë të shoqërisë shqiptare, në mesin e tyre edhe Ardian Ramadanin, të cilët përpiqen t’i tejkalojnë këto dukuri dhe fenomene, duke dhënë propozime konkrete për të dalë nga kaosi që e ka pllakosur shoqërinë shqiptare në Maqedoni.
Shkrimet që i ofrohen lexuesit në këtë libër të autorit Ramadani, janë një përmbledhje e shkëlqyeshme që pasqyrojnë situatën politike dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe më gjerë. Në këtë libër trajtohen ngjarje dhe paraqiten ide, ku janë anali¬zuar mirë konceptet e shqiptarëve në Maqedoni, paraqitet shkoqur ecuria për të ardhmen dhe sukseset e pritshme të popullit shqiptar që jeton në Maqedoni”.

Përndryshe Ardian Ramadani është lindur më 1983 në Kumanovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu me sukses të shkëlqyer në Kumanovë duke u zgjedhur nxënës i dalluar nga autoritetet komunale.
Studimet deridiplomike i ka mbaruar në Univer¬sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka mbaruar Fakultetin e Trajnimit Pedagogjik e Metodolo¬gjik, Dega e gjuhës dhe letërsisë frënge, duke u zgjedhur Student i dalluar.
Ka mbaruar studimet postdiplomike me sukses të shkëlqyer, në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në UEJL, Drejtimi i studimeve të diplomacisë, ku ka magjistruar me temën “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, shteti-komb dhe doktrina Raison d`État”, me ç`rast ka marrë edhe titullin magjistër i Studimeve të Diplomacisë në kuadër të Fakultetit të Administratës Publike dhe Shkencave Politike.
Ka qenë deputet i Maqedonisë në Parlamentin Frankofon të të Rinjve në Bruksel.
Ka punuar për tre vite me radhë profesor i gjuhës frënge në gjimnazin e Kumanovës si dhe për tre vite të tjera profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Ka qenë poashtu edhe ligjërues në Akademinë Diplomatike Shqiptare.
Aktualisht punon si sekretar i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Ardian Ramadani është recensent i dy librave gjer më tani, mandej autor i rregullt i shumë shkrimeve, artikujve dhe analizave nëpër ëeb portale të ndryshme, revista dhe gazeta të përditshme shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
Deri më tani ka botuar librat “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`État dhe Shteti-Komb”, si dhe librin publicistik “Labirinth i shpalosur- Studime, Artikuj dhe Analiza”. Ky është libri i tij i tretë.
Ardian Ramadani jeton në Opajë të Kumanovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...