Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/10

...Apokalipsi i rremë...


Ngjarjet e vitit `97, sipas njё analisti dhe një intelektuali deri nё filozofi, Fatos Lubonja nuk ka sjellё thjeshtё njё libёr me kujtime por ai ka qёnё njё aktor nё kёto ngjarje tё vitit `97, pasi ai u zgjodh drejtues i forumit pёr demokraci.
Nё librin mё tё ri “Nёntёdhjetё e shtata njё apokalips i rremё”, Lubonja ёshtё pёrpjekur qё tu japё njё pёrgjigje se çfarё e shkaktoi tragjedinё e vitit tё mbrapshtё tё 97-tёs.
 


Ky libёr ёshtё njё letёrsi dokumentare ku autori e ka ndarё veten nё dy pjesё. Në njёrin, ai ka rolin e narratorit, i cili rrёfen ngjajet e Shqipёrisё pas rёnies sё piramidave dhe tjetri po ai vetё, personazhi Fatos Qorri, i cili ёshtё i angazhuar nё forumin pёr demokraci.
 

“Nёntёdhjetё e shtata një apakalips i rremё” ёshtё njё rrёfim i gjёrё e shumё planёsh pёr shoqёrinё dhe politikёn tonё. 






Ngjarjet e përshkruara në këtë libër fillojnë në fund të janarit dhe mbarojnë në fund të marsit. Janë dy muaj nga më tragjikët në historinë e popullit shqiptar për nga intensiteti dhe numri i viktimave që kanë prodhuar. Janë dy muaj gjatë të cilëve konflikti social e politik që shoqëroi rënien e piramidave financiare u përshkallëzua çdo ditë për të arritur si pikë kulmore shpërbërjen tragjike të shtetit dhe të institucioneve të tij. Janë dy muaj për të cilët është shkruar dhe do të shkruhet shumë.
Ky libër është e vërteta e Fatos Lubonjës mbi tragjedinë e atij viti që ai e ka përjetuar si protagonist. Për të dhënë këtë të vërtetë autori e ka ndarë veten më dysh: në personazhin Fatos Qorri dhe në rrëfimtarin e ngjarjeve që flet në vetë të tretë. Herë herë këta të dy njehsohen por më të shumtën janë komplementarë. Të dy së bashku, Qorri duke përshkruar nëpërmjet ditarit që mban dramacitetin individual, kurse rrëfimtari duke e hedhur shikimin në përmasat kombëtare e ndërkombëtare të ngjarjes, plotësojnë tablonë e papërshkrueshme të asaj tragjedie.
Duke lexuar këtë libër, ata që i kanë harruar emocionet e atyre viteve do t’i përjetojnë përsëri me intensitetin e atyre ditëve. Ata që s’i kanë përjetuar do të shohin se deri ku shkon fuqia dhe pafuqia e një populli në ditët e tij më të zeza.
Fatos Lubonja i ka vënë si nëntitull këtij libri Apokalipsi i Rremë. Kush e ka jetuar Nëntëdhjeteshtatën do të thotë pse i rremë, ai ishte një apokalips i vërtetë. Duke e lexuar deri në fund, ashtu sikurse mësohet shumëçka për protagonistët dhe shkatarët e asaj tragjedie, sqarohet edhe arësyeja e këtij nëntitulli.


Kryespiuni i CIA-s në Tiranë, Charles Hostler promovon librin e tij


Nuk është thjesht një ngjarje e rrallë që një ish shef i CIA-s të vijë në Tiranë. Në fakt ne prisnim Xhorxh Tened, por të premten mbrëma në Tiranë ka qënë Charles W. Hostler. Natyrisht vizita e tij nuk ka të bëjë më punët e shërbim sekret, por me daljen në shqip të librit të tij "Një jetë e madhe", bërë të mundur nga shtëpia botuese "55". Diplomati amerikan ka promovuar librin e tij , dedikuar tërësisht rrëfimeve të ngjarjeve dhe historive që ka jetuar gjatë shërbimit të tij sekret për shtetin amerikan.
 


Sipas botuesit dhe miqve të tij, libri me titull ""Një jetë e madhe" është një leksion për atdhedashurinë. Hostler i ka shërbyer inteligjencës ushtarake nga viti 1942-1963. Për herë të parë ai ka shkelur në Shqipëri në vitin 1942.
 

Për vepren e ish shefit të CIA-s, botuesi i librit Fahri Balliu nënvizoi se ky është një libër i veçantë, sepse tregon se si një njeri i përkushton gjithë jetën e tij një vendi.
 

Rrëfimet më pikante në këtë janë "Mashtrimi dhe kundër spiunazhi në OSS në Luftën e II Botërore", "Lufta e Gjirit Persik" "Intrigat e CIA-s në Liban dhe Siri”.

Biografia e Faik Konicës në libraritë shqiptare

Një tjetër libër studimor i shtohet librave të cilët janë marrë me jetën dhe veprën e Faik Konicës. Këtë here, libri studimor vjen nga Ilir Konomi dhe Shtëpia Botuese “Onufri”. Ky libër është biografia intime e Faik Konicës, gjatë kohës që ai përfaqësoi Shqipërinë e Zogut në Washington 1926-1939 e derisa vdiq në vitin 1942.

Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi mardhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhënien e Konicës me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, etj. Autori e cilësoi Faik Konicën si një eurodit.


Në kopertinën e librit është vendosur një foto e cila është shkrepur ditën kur Shqipëria pushtohej nga italianët, më 7 prill të vitit 1939-të. Ky libër i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Washington. Autori i librit, prej vitit 1992 është gazetar pranë seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”.

Librat e rinj nё libraritë tona

Serinë e librave Floripress-i hapen me romanin “Marina”, i shkrimtarit Carlos Ruiz Zafon. Ngjarja zhvillohet nё qytetin e Barcelonёs nё Spanjё nё fundin e viteve 70-tё, Oskar Droi ёshtё njё student i ri qё po kalon vitet e adoleshencёs nё njё kolegj tё zymtё tё qytetit Katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike pёr kёtё moshё, herё ёndёrrimtare e herё aventuriere, Oskarit i pёlqen t`u shpёtojё mureve mbytёse tё shkollёs pёr tё humbur nё labirintet e rrugёve qё kanё nё çdo cep histori dhe mistere.
Ndёrkohё qё po nga letёrsia e huaj vjen sёrisht njё tjetёr roman, “Lartёsitё e stuhishme” i shkrimtarit Emily Bronte, kjo vepёr vjen e shqipёruar nga Amik Kasoruho.
Pёrsa i pёrket librave mё tё shitur janё librat e huaj ata tё cilёt lexuesit shqiptarё kanё preferuar tё kenё nё biblotekat e tyre edhe pёr kёtё javё.

Një nga librat e shitura në libraritë e kryqytetit është edhe “Deformimi i partisё Demokratike” i autorit Blerim Çela. Nё faqet e kёtij libri autori i cili ka qёnё njё nga antarёt e forumeve drejtuese tё parisё demokratike si edhe njё prej deputetёve qё e kanё pёrfaqёsuar atё nё Parlamentin shqiptar, sjell pёr lexuesit historinё e zhvillimit tё kёsaj partie qё nё themelimin e saj. "Deformimi i Partisë Demokratike" bëhet pasqyrë e një vëzhgimi të hollë, një analize të thellë, një vështrimi kritik të ngjarjeve dhe situatave e zhvillimeve të tjera brenda Partisë Demokratike dhe në lidershipin e saj.
Ndёrsa pёrsa i pёrket letёrsisё pёr fёmijё vjen libri i Joni Boçarit “Borfo, Prova e Askanos”. Bordjogoni ёshtё njё planet shumё larg Tokёs ku jetojnё njё racё luftёtarёsh tё quajtur Ikeas, shumё tё ngjashёm me tokёsorёt. Njё djalё 16- vjecar i quajtur Dardal ёndёrron tё bёhet Ikeas, por kjo duket e pamundur sepse ai ёshtё i rritur nё njё jetimore.

Maks Velo: Makthet që përjetova nga hetuesia në Spaç




Poezi nga Maks Velo



Parade

Dua te bej
nje parade gjuhesore.
Foljeve t'ua shterngoj
nervat,
mbiemrat
do i qeth kare.
Peremrat
do i mesoj te rine
gatitu.
Emrat femerore
te kene
gji seksndjelles.
Ndajfoljet
te jene bashkohore
me xhinsa.
Te gjithe
do i rreshtoj
me kallash ne dore.

Poetes

Grua nudo
shtrire diagonalisht
mbi qilimin
letrar-poetik.
Buken jete
e shijon
me vere fjalesh.
Ne qiellin
e pare primitiv
te shqeteson
reja e lehte
vendimmarese.
Stiliste e modes
se mendimit,
shprehur me ngjyra
fishekzjaresh te shuar.

Kalendari im

Kohen e llogaris me dy kalendare,
ne njeri shtoj c'do dite
nga nje dite,
tjetrit i heq
c'do dite nje dite.
Me ate zyrtarin ec perpara
duke shtuar dite
sa te arij diten time
te fundit.
Aty ky numerim
do te nderpritet.
Me tjetrin shkoj mbrapa
drejt lindjes sime
dhe me mbrapa akoma
drejt lindjes se njerezimit.
Ky numerim nuk nderpritet.

Madheshtoret

Figura te prera
ne karton,
koke poshte.
Te hakerruar
shohin njeri tjetrin.
Secili e ndjen veten
madheshtor.
Sfondi historik
eshte gjithemone
ngjyre tymi.

Lekura kombesh

Harem fermanesh
lekura kombesh
rope per
daulle shiu.
Me shpaten e harkuar
preve koka, ne maje
nje fantazme perandorije
kullon klithma
dhe pamje anonime
ferexhesh kontinentale.

Kohe opjumi

Kohe e pergjumur opjumi,
harruar shkretetirave
ne koke mban qefinin
si shenje dallimi.
Pas nje gjumi shekujsh
u zgjua.
Pa qe koha tjeter
kish shkuar perpara.
Ajo rinte zgjuar.
Atehere vendosi
te vetevritet
me qellimin e vetem
te vrase dhe kohen tjeter
mundesisht tere kohet.

Fallc dhe e vertete

Barke shetitese,
kornize skene,
liqen i thare,
makiazh kllouni,
eshte dashurija
fallc.
Buke meshe,
gjak shpetimi,
amnisti jete,
fluturim zogu,
eshte dashurija
e vertete.

Prerazi

Burrat veshtrojne prerazi,
grate puliten ndenjazi.
Burra muratore,
gra pastertore.
Burra qereste,
gra ne vegje.
Burra kamindjeges,
gra tundemjelese.
Burrat qymyrxhi,
grate embelsi.
Burrat shkumbezuar,
grate mjell-gatuar.
Burrat kercejne vrulltaz,
grate capiten butaz.

Timpani i kohes

Dajreja- timpan i cpuar i kohes.
Gajdeja- bark i fryre bualli qe shfryn.
Gerneta- gurmaz i prere qe don te flase.
Lodra- koha qe kollitet.
Mandolina- vrapi i nje mushke xanxare.
Kitara- toreador qe po jep shpirt.
Violina- e qare ne kurizin e kalit,ne pyll.
Piano- varka te lidhura larg.
Violonceli- kur bie nje zog i vdekur ne uje.
Flauti- te folurit vesh me vesh.
Fizarmonika- gur me gur ne ujrat e lumit.
Ksilofoni- tinguj zilesh te shekujve qe do te vijne.

Greqia

Deti sulmoi token
ne shekuj,
s'e mbyti dot.
Qielli blu derdhur
nga nje qyp gjigand.
Ishujt, perla shperndare
nga nje gjerdan i keputur.
Atika,vele rrushi
pjekur bere stafidhe.
Arrat e korura
kokeqethje gjigande.
Errerat dehur me aromen
e tokes dhe detit.
Olimpi gji femre
me sythin perpjete,
sulen qiejt per t'a puthur.
Greqija peksimadhe
mbytur ne vaj ulliri.
Ka ca male djathi
me rigon e kripe.
Toka e perkundur
si kosi ne kacek.
Kjo gjuhe e vjeter
si oktapod rrahur mbas shkembit,
thare ne diell.
Kollonat e tempujve,
ngrene ne kohe urije
nga historija njerezore.
Kishat e vogla
ushteri bizantine,
me kupola blu
si helmeta mesjetare.
Vezet e kuqe,
molle te egra
qe rilindin natyren.
Degjoj nje kenge:
i-i-i-oi-oi-oi-ei-ei-ei-i-i-i
violina qan ne kuriz te kalit.
Uzoja e ftohte
djeg si thengjill.
Nje Grek i vjeter
vrapon prej
dymije vjetesh
te na sjelle sot
nje kacek me vere
kungate demokracie.
Nje heshte luftetari
nxjere nga toka,
u be shtiza e flamurit
ne luften per pavaresi.
Bredh Zeusin kerkoj
dua t'a pyes:
Homeri ka qene
qorr vertet?
Helena ish aq e bukur
sa zbehu tere bukurite?
Qikllopi kish nje sy
a dy si ne?
Penellopa
vertet thurte me mire
se gjyshja ime ?
Po une a mund
t'i ve vetes
nje kurore dafinash
pa pyetur keshillin?
Po largohem nga ty
Greqi,
ne qafe var
nje fill breg deti
ku lidha:
nje peksimadhe,
nje kenge,
nje gur.


Golgota

Golgota e shpirtit
eshte larg, ne vendet e pashkelura.

Largesi

Sa gjera thjeshtohen
kur je larg.
Sa gjera komplikohen
kur je larg.

Shikimet

Shikimet e tua
i pata mbledhur
ne nje kuti.
Fluturuan
si xixellonjat,
nje drite lane pas
drite qe pulsonte
ne erresire.

Vija te bardha

Rruget e kalushme dhe te pakalushme,
burgjet e ndaluara dhe te lira,
repartet ushtarake dhe civile,
shtetet patriotike dhe armike,
kontinentet Euro dhe Aziatike,
te gjthe marezite zioshe,
do i ndaj me vija te bardha.

Tualet

Krijuesi Perendi ra ne hall:
gruas i duen lene ca vende
te beje c'te doje mbi veten
perndryshe boten qe krijova
ne parade mode do e nxjerre
padyshim.
Si u mendua gjate tha :
leshte dhe thonjte,
keto u a le ne administrim,
prape riten
le t'i perdore per zbukurim.
Keshtu bota shpetoi
kafsheve dhe shpeseve
u kaloi per administrim.

Shiu i pare

Avuj te nxehte
ngrihen nga toka
buzeplasur.
Rrete e zeza te stuhise
me duken si
fundi i nxirre i gjymit
ngritur lart permbysur
ujin derdh me hov.

Fusha

Lumi
terheqes i endrrave jashtenormale.
Fusha
durimvuajtje pa perfytyrim .
Mali
volumlartesi qe nuk i largohemi dot.

Burgu

Kohe e care me dysh.
Jete qe ecen me nje kembe.
Bisht pa trup.
Largim i asaj qe eshte afer.
Enderrim koke poshte.

Nene Tereza

Duart e tua kockore
i vije mbi koken
e atij qe vdiste.
Me dukej se duart
i vije mbi rruzullin tone
per ngushellim.

Neglizhente

Vendosur ne te thate
rreshta te rastesishem
mbajtur me zor
nga nje plloce e vogel,
mozaik i pazgjedhur
i qendreses neglizhente.


Faik Ballances

Fjale tregimtare
sacmat e zeza
vrapuan per te te goditur,
mbetur jetim,
pellumbat guiten
u nisen fluturim
ne takim te shpirtit tend.

Operimi

Sikur vuajtjet te
shiheshin ne rontgen,
Sikur dhimbjet te
operoheshin me bisturi,
nuk do egzistonte
as dashurija
as shpresa.




                          Maks Velo


Makthet që shihte gjatë periudhës së hetimit dhe të tjera histori reale që vazhduan paskëtaj në Spaç, Maks Velo i ka hedhur në dy libra, të cilët së shpejti i vijnë lexuesit përmes shtëpisë botuese “55”. I ka titulluar “Hetimi” dhe “Spaçi”. Në të parin janë kryesisht ëndrra, që Velo shihte gjatë periudhës së hetimit, ndërsa në të dytin janë histori të përjetuara apo të dëgjuara.


Janë histori të dhimbshme të njerëzve që ishin dënuar shumë herë pa shkak. Histori njerëzish të thjeshtë, që vuajtën jo vetëm çmendurinë e një sistemi, por edhe braktisjen e të afërmve. Shumë syresh nuk e përballuan dot këtë të dytën. Në një intervistë Maks Velo, arkitekt, piktor e shkrimtar tregon për librat e tij të fundit, mbi letërsinë e burgut, vështirësitë që hasen përballë kësaj gjinie dhe ca të vërteta të tjera, që vetëm një njeri që i ka përjetuar vetë mund t’i thotë.
Shumë shpejt i sillni lexuesit dy libra të rinj me tregime burgu, mund të na zbuloni diçka prej tyre?
Pas librit tim të fundit, “Historia e një cope guri”, botuar 2 apo 3 vjet më parë, po botoj dy libra, “Hetimi” prej 200 faqesh dhe “Spaçi” në 400 faqe. “Hetimin” jam munduar ta shoh në një këndvështrim tjetër. Unë jam një njeri që nuk shoh ëndrra, por atje, çuditërisht shihja shumë. Ka një transformim të ndërgjegjes, të subkoshiencës dhe shihja ëndrra të tmerrshme, madje i thashë edhe ndihmësmjekut, i cili më dha qetësues. Kryesisht janë ëndrrat gjatë kohës në hetuesi. Them se janë dy libra shumë të mirë që do të mbeten gjatë. Gjej rastin të falënderoj shtëpinë botuese “55” dhe botuesin Fahri Balliu, i cili më ka mbështetur edhe në bashkëpunime të tjera. U tregua i gatshëm, në një kohë që Shoqata e të Burgosurve nuk pranoi të më ndihmonte.
Dhe këta nuk janë librat tuaj të vetëm mbi këtë temë...
Gjatë kësaj periudhe kam shkruar rreth 80 tregime për hetuesinë dhe burgun si “Palltoja e burgut” në vitin 1995, “Kokëqethja” me poezi, “Thesi i burgut” me tregime dhe poezi, “Kostumi i martesës” me tregime dhe i fundit “Historia e një cope guri”, i cili ndonëse kishte tregime të mira, nuk pati shumë jehonë, pasi ishte libri i fundit i shtëpisë botuese “Sejko” dhe nuk u hodh në treg. Përveç këtyre, kam botuar edhe “Ese për diktaturën”, “Klubi i Karavastasë”. Kjo është letërsia ime, ku dominon letërsia e burgut.
Cila është ndjesia që provoni pasi ndani një eksperiencë tuajën me lexuesin?
Krenohem për një arsye. Nuk është e lehtë ta shkruash. Arshi Pipa nuk shkroi dot një libër me tregime për burgun, Kasëm Trebeshina gjithashtu, Martin Camaj, po ashtu. Dhe jam i pari që fillova të shkruaj nëpër gazeta dhe pastaj i mblodha, duke kapur një fokus të veçantë ndërmjet dokumentacionit, kronikës dhe letërsisë artistike, por shumë shkurt, në mënyrën e ekzistencialistëve. Dhe pati sukses, janë pëlqyer, madje prej tyre është marrë lëndë, që më vonë është bërë edhe film.
Thatë që të shkruash për burgun nuk është e lehtë, ç’e bën të komplikuar?
Jam munduar të jem i balancuar, por diktatura nuk duhet harruar. Nuk është e lehtë ta japësh jetën e burgut me vërtetësi. Nuk është puna të godasësh vetëm policët e diktaturën, por të tregosh edhe si silleshin të burgosurit, si rezistonin, gjithashtu të tregosh se kishte edhe hajdutë e kriminelë. Pra të përshkruash gjithë atmosferën me realizëm është shumë e rëndësishme për dokumentacionin dhe për një njohje të plotë të diktaturës nga shoqëria jonë dhe shpresoj që këto dy libra të kontribuojnë për këtë.
Mendoni se me këta dy libra e keni shteruar temën e burgut?
Sa herë që gërmoj mund të gjej lëndë, por në përgjithësi i kam thënë gjërat. Janë 80 tregime të gjata e të shkurtra dhe mendoj se i kam shteruar. Nëse do të dalë diçka edhe mund të shkruaj. Kam shumë dëshirë dhe kam filluar të shkruaj një dramë. Por me këto dy libra kam thënë gjithë hetimin tim dhe periudhën e Spaçit dhe e vlerësoj si një pjesë të rëndësishme të letërsisë së burgut.
Është proces i dhimbshëm të shkruash për burgun?
Është një ndjenjë e çuditshme. Është dhimbje, por edhe kënaqësi kur arrin t’i shkruash, aq më tepër që ua jep njerëzve. Por këtu është edhe rreziku, sepse rrezikon të kalosh në superlativa negative, të shash gjithçka. Jeta e burgut është një copë jete e botës dhe aftësia është ta kapësh nga të gjitha anët. Për këtë jam munduar. Kam një kapitull me tregime të vogla, që është shumë i dhimbshëm. Rrëfen ato raste kur familja u thoshte të burgosurve të mos ktheheshin më dhe ata vrisnin veten. Do përmendja rastin e një rrobaqepësi nga Durrësi, që bënte trakte. E dënuan për agjitacion-propagandë. Kur doli nga burgu shkoi në shtëpi dhe gruaja i mbylli derën, po kështu edhe vajza dhe të nesërmen e gjetën të varur në një plep. Edhe gjatë burgut jam munduar të mbledh materiale, që nuk e kam jetuar vetë. Një tjetër rast, të cilin ma kanë treguar, është ai i një të dënuari nga Elbasani. Bëri 18 vjet burg. Para se të dilte merr një letër nga vajza, ku i thoshte se ishte fejuar dhe bënte mirë të mos kthehej se do t’i prishte biografinë dhe mund ta ndante i fejuari. Ai iu fut telave dhe e vranë. Është një libër me shumë dhimbje, por është mirë që njerëzit t’i njohin.
Ju ka ndodhur të përballeni me hetues apo njerëz sigurimi, me të cilët keni pasur të bëni gjatë atyre viteve?
Më ndodh një herë të jem në një tavolinë me disa miq të mitë dhe ngjitur me ne ishte një burrë që kishte pirë shumë. Ai vjen në tavolinën tonë dhe fillon të flasë me ne. Ishte Nazif Shtino, drejtori i spitalit të burgut, njeriu më i besuar i sigurimit. Asokohe, të gjithë të burgosurit donin të dilnin të çmendur, sepse i nxirrnin nga burgu. Duke parë vizatimet e mia, ai më propozoi për të çmendur. Ai në një farë mënyre po më bënte nder. Edhe në komision kishte njerëz që më njihnin dhe më bënin pyetje, që të vërtetonin se isha i çmendur, por u thashë: Jo, jam shumë në rregull. Ai e mbante mend këtë rast dhe ashtu i pirë siç qe, më thotë: Ti e di që kur të futëm në dhomë, hetuesi të vuri një agjent?
Po, i thashë.
Po si e more vesh, më thotë.
E mora vesh nga pastruesja.
Aty vinte një pastruese e vogël, që pastronte dy herë në ditë. Në dhomë kisha një të dënuar që kishte vrarë me sëpatë dhe sollën edhe një shkodran. Kur ata po flinin, në mëngjes ajo hyn dhe më bën shenjë me sy, që njëri nga ata ishte agjenti.
Ju nuk jeni i vetmi që shkruani letërsi burgu, ndodh të abuzohet me këtë temë?
Abuzohet, sepse flasin zi e më zi, duke thënë që fajin e kishin policët, oficerët... Por nuk janë të drejtë. E kam thënë disa herë, që një nga njerëzit që kam respektuar më shumë ka qenë komandanti i kampit, Meto Kondi, i cili u bëri shumë të mira të burgosurve. E mira ishte që ai respektonte ligjin. Ai detyroi ndërmarrjen minerare të Mirditës, që të respektonte kontratën që kishte për ushqimin dhe ambientin. Bëri mensa, rregulloi kuzhinën, sallën e televizorit.. Këto ishin shumë të rëndësishme për të 1000 vetat. Siç kishte edhe të burgosur negativë. Pas viteve ’55, në burgjet shqiptare kishte shumë ordinerë. Lista më e madhe e të burgosurve në Spaç ishin ordinerë dhe pastaj politikë. Ndodhte që dikë e dënonin 8 vjet për vjedhje. I këpuste një sharje dhe hante edhe 5 vjet të tjerë dhe e ndërronte statusin në politik. Kështu që familja lëvdohej se e kishte të dënuar për politikë, ai vetë po ashtu. Prandaj kam thënë që, për çdo dosje duhet të jetë vendimi i gjyqit dhe doli kjo që thashë unë. Ministria e Drejtësisë pa që shumica e të dënuarve ishin ordinerë. E pastaj filluan protestat. Njeriu duhet të jetë i drejtë, që të mësojmë të vërtetën, sepse siç ishte një falsifikim arti i realizmit socialist, ashtu është edhe mosthënia e së vërtetës.
Veç vërtetësisë, nga ana artistike, sa e vlefshme është kjo lloj gjinie që po lëvrohet tek ne?
Me sa kam numëruar unë, janë rreth 30 autorë që kanë shkruar për burgun. Sigurisht jo të gjithë janë me nivel, 4-5 janë më mirë. Shumë nuk dinë të shkruajnë, nuk kanë kulturë dhe ndërmarrin diçka që është shumë e vështirë. Duhet të kesh një përgatitje shumë të madhe për të përshkruar atmosferën, për të qenë konkret, dialogët të jenë të qarta, gjendjet shpirtërore, ankthet që vijnë nga e kaluara apo që dominojnë të burgosurit.
Ndërkohë, keni në duar ndonjë libër tjetër?
E kam një plan. Kam bërë një listë me 10 libra, ku do të përfshihet gjithë krijimtaria ime. Janë dy libra për burgun, një tjetër me tregime që nuk ka lidhje me të, dy libra për arkitekturën. Prej vitit ’90 kam botuar shumë artikuj dhe intervista mbi këtë temë dhe them se është dokumentacioni dhe kritika e vetme mbi zhvillimin e arkitekturës në Shqipëri. Do të jetë një libër me poezi dhe vizatime në shqip dhe frëngjisht për Parisin, pastaj një libër me studime mbi artin popullor.. Pra, janë disa libra që do të mundohem t’i botoj, por kjo varet dhe nga mundësitë dhe mbështetja.
Marrë nga libri me tregime “Hetimi”

...Ajo që më çuditi pa masë, pa i dhënë dot shpjegim, ishte se të çmendurit nuk bëheshin armiq, kurse armiqtë i bënin të çmendur.
Këtë e them me fakte, se nuk di që nga spitalet psikiatrike të ishte akuzuar ndonjë i çmendur për agjitacion dhe propagandë.
Siç duket, edhe çmenduria ka një cak që nuk e tejkalon. Kështu që të gjithë, përfshi edhe të çmendurit, e dinin se me pushtetin popullor nuk bëhej shaka. Çmenduria e tyre lejohej deri në kufirin politik.
Kurse e kundërta praktikohej dhe lejohej, d.m.th. pozicionimi politik të quhej anomali psikike.
Tërë këto arsyetime po i bëja në birucë, pasi hetuesi më shpjegoi me njerëzillëk (ishte hera e parë) që do të më çonin në spitalin e burgut për një kontroll mjekësor-legal psikiatrik. Kjo, vazhdoi hetuesi, për vetë karakterin e veprimtarisë tënde artistike, nëse mund ta quajmë të tillë.
-Këto punimet e tua janë shumë të çuditshme, jo vetëm janë në kundërshtim me artin e realizmit socialist, por ato as nuk mund të quhen vepra arti. Kështu si ti është i tërë arti i çoroditur dhe i degjeneruar perëndimor... Në njëfarë mënyre po i bëjmë ekspertizë edhe atij... edhe ata janë të degjeneruar si ti. Këto mendime japin për ty edhe shokët udhëheqës të Lidhjes, edhe shoku Kujtim.
Ajo që më trembi vërtet ishte njerëzillëku i hetuesit.
Ishte hera e parë që sillej kështu, pa të bërtitura, pa grushte, pa kërcënime. Kjo sjellje, që duhej të ishte normale, ishte anormale në hetuesi.
“Ç’pati, - thashë me vete, - mos kam luajtur vërtet, se vetëm me të çmendurit gjithë bota sillet me kujdes”.
Kështu që nuk kisha merakun e artit, por të sjelljes së hetuesit shtetëror. Prisja që në repartin psikiatrik të spitalit të burgut të shihja të çmendur politikë, por jo, asnjë, veçse pashë njerëz politikë, që bënin si të çmendur.
Kjo ishte njëra nga mënyrat që të shpëtonin nga dënimi.
Por unë me mjekët e zgjidha në mënyrë paqësore.
-Unë jam në rregull bashkë me vizatimet dhe pikturat, ju shënoni çfarë të doni.
Ata mbetën të kënaqur, sepse shumicën mundoheshin ta mashtronin, të luanin teatër. Unë nuk u ngjita fare në skenë, lojën e kisha bërë përpara, kur qëndroja para letrës së bardhë dhe telajos së tendosur.
Tërë normalitetin dhe anormalitetin e kisha shprehur aty.
Tani isha spektator dhe shihja se si shoqëria socialiste, paranojake dhe anormale, e cila nuk shkonte dot në spitalin psikiatrik sepse ai nuk e nxinte dot, kishte marrë në analizë veprën time...

I lidhur, po kaloja nëpër korridor.
Mbrapa çdo porte të mbyllur më bëhej se ishte ulur një njeri negativ, xhelatinoz, i tejdukshëm.
Hetuesia është një zbardhje e nxirjes e një nxirje e të bardhës, një xhelatinë e ngurtësuar, si ato pllakat e mëdha të radiografive që kur i prek me dorë, të transmetojnë një ligështi sëmundjeje e kur sheh nëpërmjet tyre, të supozohen hije me kocka: skelete të bardhë, unaza të shtyllës kurrizore, brinjë, nofulla, kafka, falanga këmbësh, kërcinj, legen. Një perandori kockash në të kundërtën, fosforeshente dhe rrezatuese.
Kështu, kur shkoja korridorit për te dhoma e hetuesit, mbrapa dyerve të mbyllur më bëhej se ishin varur litarë të gjatë me filma radiografish. Negativoteka ruante dhe grumbullonte tërë tragjeditë, vuajtjet, spiunimet, denoncimet, rezistencën, çmenduritë, qullosjen.
Këtu ishte grumbulluar dhimbja e pashkruar, e panjohur, e paregjistruar. Ajo nuk duhej të njihej kurrë.
Këtu shtuposeshin britmat, poshtërsitë, komplotet, intrigat.
Unë dhe të tjerët. Unë nuk duhej t’i njihja të tjerët dhe ata mua. Mosnjohja, ky ishte rregulli i hekurt.
Zhurmat dhe heshtja ngjajnë me gërmimin e një varri.
Zërat vijnë të shuar, drejtimet vështirë t’ua përcaktosh.
Ne, qenie të mjera, kemi aftësinë të thithim çdo zhurmë, të deshifrojmë çdo tingull, edhe kur ai është i shuar.
Çdo gjë që ka qenë, që nuk ekziston ose që do të vijë, ne e ndiejmë, e kuptojmë.
Ata duan të na shohin përtej, dhe ne, po ashtu, shohim përtej.
Ca kube të kristaltë ndriçonin qiellin, lëviznin, uleshin, ngriheshin, bashkoheshin e shpërbëheshin. Çdo lloj u bë KUB.
Dhe biruca u mbush me kube. Kube të mëdhenj, kube të vegjël.
Kube të pastër, të ndriçuar nga brenda.
Kube ajrorë, ujorë, kristalorë, metalikë, shkëmborë.
Çdo gjë ishte kub; njerëzit ishin shndërruar në kube të lëvizshme; edhe banesat, edhe pemët, edhe ajri, edhe malet larg ishin prej kubesh.
Ja, ky është kubizmi… ky.
L.P. ishte një personazh i rrugës, i lokaleve, i pijes, i konjakut… Duke sfiduar defektin fizik, i jepej jetës së çrregullt.
Lexonte dhe ishte bashkëbisedues interesant. Por gjithmonë kishte një tis dyshimi.
Me të më njohu piktori E.Gj. i cili ishte po ashtu i dhënë mbas pijes. Pija i bashkonte të dy. Për herë të parë e takova në studion e E. L.P. ishte inxhinier elektrik. L. shkonte në studio me një shishe konjaku. Më ftuan të shkoj në martesën e tij.
I përgatita një dhuratë, një pastel…, një arixhofkë.
Duke shkuar me E., me ne u bashkua edhe një piktor tjetër.
Ky, më vonë më doli dëshmitar në gjyq dhe përmendi dhuratën e dasmës.
Më vonë çifti u nda.
Një ditë, aty nga shtatori i 1978-s L del nga tavolinat e kafe-bar “Sahatit” dhe më fton të pi një kafe.
Aty më thotë se kishte një bisedë serioze, se kërkonte të martohej më njërën nga motrat e mia.
-Thuaja asaj, jo mua, - iu përgjigja.
-Pyete ti, - ma ktheu.
U largova.
Mbas një jave, po në atë vend më ndali prapë.
-I the motrës?...
-Nuk do të dëgjojë… nuk ka dëshirë… nuk do të martohet… (Në fakt, as që i kisha thënë, nuk e bëja dot këtë gjë).
U shpërfytyrua, u bë bishë…
-Dukesh që nuk i ke thënë. Edhe ti do të shkosh aty ku është E.
Mbas një jave u arrestova.
Gjithë kohës kam këtë dilemë. A kishte lidhje ky njeri…?
Kjo më gërryente. Dua të di të vërtetën dhe nuk mund ta di. Jam i pafuqishëm dhe kjo më mundon.
Bisedimet diktatoriale janë edhe enigmatike edhe hermetike.
Janë si bisha parahistorike, që nuk i njohim dot.

ALMA MILE

TI s ' mungon asnjë ditë....

ÇDO PËRËNDIM MË VDES NGA PAK‏


Nuk kam hedhur mbrapa gurin,
As me kënd s 'kam lënë mëri.
Bukurosheve u shkelja syrin
Dhe kjo ishte çapkënlli.

Çdo perëndim më vdes nga pak,
Ditët treten një nga një.
Njëlloj e vitet... Atje larg,
Pyllit tim i shtojnë gdhënj.

Nëpër ëndrra zbardh dëbora,
Rënkojnë trarët nën çati.
Lëshon lotët pjergull' gjora,
Kra-kra-kra një korb i zi...

Nga përtej më bën ca shenja,
Flokëlëshuar, ç' më ngacmon?
Ç' djall t'i shpleksa ato krela,
Dhe gërshetat si vargonj?!

Mbrapa gurin nuk kam hedhur,
Një mëri unë s' lashë atje.
Veç meraku më ka brejtur,
T' ishim thinjur në Atdhe.


PEISAZH DIMRI PAS MESNATE

Krëk-krëke dërgon thellësi e pyjeve,
Dimri rëndon edhe trarët ankohen.
Spërkatur gjithësia me kristalet e yjeve,
Gjer tej, ku malet me qiellin takohen.

Thik’ e erës skalit pirgjet e bardha,
Dëborën e ngjesh dhe mbi gjerdhe e hedh.
Përmes skalizmave si kafshë të gjalla,
Një dhelpër e hutuar rrugicave sonte bredh.

Çati dhe oxhaqe mbuluar nga dëbora,
Perëndeshë e virgjër shëtit shpate e kodrina.
Pemët nusërojnë dhe se ç’ bëjnë ca nojma,
Pagjumë lënë vajzërinë që përgjon nga kortina...

Befas, zëplotë ja mori këndesi i parë,
Oxhaqet frymojnë me gushet e tymit.
Mbi trungun e vjetër cak-cuk një sëpatë,
Dhe amvisat e fshatit nxitin zjarret e dimrit...

1970

MBRETËRIA-MËMËDHE

Sikur të mos kisha marë rrugët e kurbetit,
Në vëndlindjen time mbretërine do t’a ngrija.
Gjoksin të nxirrja e të mburresha si mbretërit,
Te isha zot i asaj vatre me prush e shkëndija.

Të isha mbret i pyjeve dhe mbret i maleve,
Asnjë burim nuk do t’a lija pa e puthur.
Me mikun do të hapesha kur të kisha halle,
Në mbretërinë e tij, askush nuk ka humbur!

Mbret i kodrave dhe mbret i fushave të isha,
I vlagës magji në brazdën e porsahapur.
Femijeria, princ i korijeve me dushqe e lajthishta,
Dhe dashnor i natyrshëm me ato që kam dashur.

Mbreti nuk ka frikë kur vjen ver’ e thatë,
Me mbretërit e tjerë, aty ku buron Devolli.
Lumit famëmadh, t’i ngrinim tjetër sfrat
Dhe askush mos mërzitej për arat që mbolli.

Qejflinjte do t’i mblidhja atje, ku pikon rakia,
Zëlartë t’ja marim këngëve tona të vjetra.
Princave tanë t’u themi se c’ligj bën dashuria,
Dhe ç’janë iluzionet dhe ç është e vërteta.

Kontinenteve të largëta, tej oqeaneve të kripur,
Për mbret e për princ nuk gjëndet një këmbëdhe.
Mbretëri e paqësisë është ku je lindur dhe rritur,
Dhe kjo mbretëri, shqiptarçe, quhet Mëmëdhe!

HËNA PLOT PESËMBËDHJETË


Shkau mesnata, hëna pesëmbëdhjetë
Edhe hijet e natës i spërkat me flori.
Sofatet e drunjta s’kanë mbetur shkretë,
Bijen kitara dhe këndojnë ca të rinj.

Trishtuar ri plaku. I ve ai ka mbetur,
Duart pleksur mbi harkun e bastunit.
Vështrimin pleqëror në qiell e ka tretur,
Për hatër të hënës, ka shtyrë orarin e gjumit.

Rrezaton florihëna dhe kthjellon sytë e tij,
Mbi kulmin e catisë sonte ka qëndruar,
Soditmë, sikur i thotë, nga larg për ty po vij,
Dikur ke qënë capkën, o plak i vetmuar!

Nënqesh pleqërishte dhe zemra i troket shpresë,
Sa vite, muaj, a ditë, i kanë mbetur akoma?
Nën hënë ka lindur dhe hënë do kur të vdesë,
“ Si sonte, o Zot, -psherëtin- mos harro, dërgoma!...”

Florizon hëna mbi harkun e bastunit,
Yll’i Mëngjesit u tret në sytë e tij të mekur.
E plotë, pesëmbëdhjetë, kjo ishte hën’e fundit,
Ndërsa kitarat tingëllonin me telat e dredhur...

MAGJIA E KËNGËVE TË SERENATAVE

... mos pandeh se s'gjej një tjetër...
Shigjeta dashurie nga serenatat vijnë,
Gërvishtin koren e plagës së vjetër,
Kryqëzohen shikimet dhe aty ngrijnë,
Lulebardhat e dimrit të qelqtë.

...që t'a ketë syrin e zi...
Bebëzat errëson nën të lagurit qerpikë,
Dyshimet gjurmohen marrëzisht!
Yll'i mekur afrohet dhe lëshon drite,
I harruar n'errësirë, cuditerisht!

...veç buzëqeshja jote e ëmbël...
Mbi buzl cel lulen e vonuar,
Magjilulja kthen femrën në ëngjëll,
Flladon dhe ndez thëngjijte e shuar
Dhe vatrën e ngrohtë t'a sjell në prehër...

E TRISHTUARA

Përherë e trishtuar, kështu e mbaj mend
edhe flokët porsi vurbulla reje.
Në zemrën e saj s'pati një copëz vënd,
për një tingull kitare prej meje.

Përherë e trishtuar. Ajo s'qeshte kurrë,
as ditëve e netëve pranverore.
Në lojën dritëfikur " grua dhe burrë",
ish m'e ftohta stinë dimërore.

Përherë e trishtuar, herë vinte dhe ikte,
mjegulla asnjëherë s'ju nda.
Ca vorbulleza më ndjekin mua ndër vite,
nga trishtim'i cuditshëm i saj.

HERËS TJETËR S'DO TË MUNGOJ

Kur unë mungoj disa orë,
diku do të jem penguar,
klubit plot tym, me hamejte e gjorë,
pi raki me cironka fërguar.

Kur unë mungoj edhe një ditë,
patjetër dergjem diku,
i dehur të vij, nga unë ti ke frikë,
këndoj e flas kuturu.

Mbase s'mund të vij dot as sonte,
njëmijë dyshime mbaj ti,
rrodhe, gjithë veset e kësaj bote,
i jane qepur të dashurit tim.

Përgjon errësirën dhe pret drithëruar,
kërcitjen e portës së vjetër,
ti s'ke pse t'a gdhish më natën e zgjuar,
une s'do të mungoj heres tjeter.

SHKEL PELLGASHET SI DHËNDËR I PRAPË

Hëna pellgasheve është shumuar,
kalldrëm i pafund me pogaçe.
Unë dhëndr'i varfër, eci menduar,
s'kam as dollibash dasme.

Përmbi pellgashe dredhoj kokëulur,
mbase sonte e gjej një gjerdhan.
Për gishtin tënd, unazën më të bukur,
por s'kam flori asnjë gram!

Hëna gremiset atje lart mbi kodrina,
e florinjta pemëve ka ngecur.
Hajdutçe e ndoqa, qiellit u kacavira,
dhe hënën e ngjesha nën sqetull.

Leshoj pllazin n'errësir , as dua t'ja di,
pogace s'më duhen këtë natë.
Nën sqetull shtrëngoj hënën e nxehtë flori,
shkel pellgjet si dhëndër i prapë!


ËSHTË NJË NATË SI GJITHË TË TJERAT

E padurueshme mbërritja në shtëpi,
Ditëgjata tërhiqet llastikë,
Lodhja kërkon prehje e qetësi,
E njëtrajshmja shfaqet cdo ditë
Dhe hënorja blasfemi.

Sërish turbullira për ata që i kërkuan,
Mbikoha paguan haraçin e tërbimit,
Në daç per te rindërtuar,
Formulën e ozonit drejt shkatërimit,
Planeti në blu tjetërsuar.

Tymos cigare në oborrin e pasmë,
Shqetësimet i lë në thithjen e natës.
Kështu dhe euforizmin e një dasme,
Dhe klithmën briskprerese të gatës,
Mes vringëllima metalesh.

Lodhja m’i kthen sytë nga shtrati,
Prehet shurdhërimi me pakëz naivitet,
Vecoj ëndrrat sfondblu, ku fati
Gjahtar i regjur në natën që shket.

2006

NENA

Më pret gjithnjë tek prag’i portës,
Duart nën përparëse sikur fsheh dicka,
Njëlloj si nënat në mëhallet e botës,
Nëna ime, e plakura.

Ndodh që kthehem vonë nga puna
Pret dyshimzëmërdredhur.
“Mbasi im bir pi raki me cunat,
dhe sonte vjen në shtëpi i dehur”.

Njëmijë këshilla mban në gjuhë,
Pret sa të kaloj pragun e portës,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njëlloj si nënat e mëhallëve të botës.

1980

HESHTJA ËSHTË ZOTËSI E GRUAS SË HESHTUR


Ndarja e punëve gjymton ato dëshira,
Ndër vite iluzive me kotësi mbuluar.
Në fillesën e ëndrrës shpërrthen dashuria,
Në konusin e rritjes gjithnjë ka kërkuar
Largimin e anemisë që sjell errësira,
Me pluhur dekadash ngarkuar.

Hije të heshtura përqark venë e vijnë,
Janë kuajt e kaltër në vrahun e jetës,
Bukën e përditshme në vrahe shijnë,
Përzgjedhin majanë me instiktin e bletës,
Mes lulesh dimërore, ku shpesh ngrijnë
Kotësitë e të vërtetës.

S’ka pse t’i lësh dëshirat në harresë,
Rizgjimi yt vjen me cicërima sqepverdhësh,
Shpalosja e flatrave përreth folesë
Me të parën krenari imitim shpendësh,
Endet velloja e padukshme në rrathë dehëse
Me fije të magjishme shprese.

2006


ENIGMA E MADHE

Ç’prill marroz bën në Alaskë!
Bardhesi vrastare. Mbi gjigantin ajsberg,
Trupin e akulluar ma ndez një kuqalashkë,
Mulrlan i tërbuar mbi ne dëbore hedh.

Me duart e saj me thuri mokasina,
Të etur ramë pas gjurmëve të Londonit.
Me harta të vjetra kërkonim nëpër humbëtira,
Jatakun iluziv mbi flori cdo natë e shtronim.

I lodhur, mërdhirë, mbështjelle me lekurë,
Londoni inatçor më shkul veshin e thërret fort:
-Me Ethet e Floririt mos u bëj dhëndër kurrë,
Në jatakun e gënjeshtërt nuk zgjohesh dot!

Plasaritur është qielli, me ca yje të cifluar,
Thërmohet Kasht’e Kumtrit diku mbi Dauson.
Habitem: “Kaq larg, o Thani, ç’dreqin ke kërkuar!”
Dhe hëna anemike mbi kokë më mërmëron....

2007


MËNGJES I FLORIZUAR

Thëllëzkat e n’cuara ia morën këngës,
Firon nata nëpër korijet.
I përhimti agim shtrin drapërin e hënës,
Kosit pllajave dritëhijet.

E kaltra qiellore po shkrin e venitet,
Yjet treten porsi thëngjij.
Hën e gjysmuar lëkundet e përdridhet,
Florizon mbi kashtë dhe kallinj.

Florizon çatitë dhe kalldrëmet e fshatit,
Përmes kortinave shkon e vjen.
Dhe kur dielli drtitëson kokën e shtratit,
Dalt’ e qerpikëve ëndrra gdhend.

1972

MANTELI MË I BUKUR NË BOTË


S’përgjova diellin kur u fsheh pas shpatit,
Muzgu grizoi pyllin dhe me nxit për rrugë.
Si fshatar i regjur unë gjej rrugën e fshatit,
Mar rrjedhën e lumit mbi zhavorre dhe gurë.

Pllaq-plluq nëpër ujra dhe mes lumit ndal,
Kur do t’ia dëgjoj sërish zërin fëshfërimës?!
I mbërthyer mbeta brenda guaskës – metal,
Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...

Ndjeva se ky cast ishte gjumi im më i gjatë,
Klithma e mëllënjës nga hutimi më shkund!
Ngadalë muzg’i mbrëmjes po zbriste mbi fshat,
Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!

2007

SHËTIS RRUGICAVE, FSHATI SHKRETË

Shëtis rrugicave, fshati shkretë,
Çapitem mbi kalldrëme porsi plak.
Hëna përndjek dhe syri i saj nga retë,
Shënja më bën dhe mbas reve fshihet prap.

Paqtia – braktisje, fshatin ka mbuluar,
Asnjë qen nuk leh. Gjithësia pipëtin.
Rrugicave të njohura dikur kam lodruar,
Edhe gurët ua kam dashur, njëlloj si vajzërin.

Sa shpejt u rritën djemtë edhe vajzat sa shpejt!,
Pleqtë e dikurshëm, (ehu!), janë tretur qëkuri!
I përlotur shëtis në fshatin tim mbetur shkret,
Braktisja më bren mua dhe sofatet prej druri...

Leviz nje hije...mbase është koti vizion,
Një plakë dërdënge, me gjuhën shpoti.
Në xhepat e përparëses arra dhe oshafe kërkon,
Cinglamingla dhe... gjithe fëmijëria futur aty!

U shfaq dhe një siluetë me ecje drenushe,
Nallënet e drunjta trokuan mbi gurë.
-Ndiqe!- më pëshpërit plaka djallushe,
Dhe bëje atë nuse, bëju edhe ti burre!

Prisni!... Mu bë se pas xhamave dikush përgjon,
Njoha gërrshetin e asaj që kam adhuruar!...
Lëvizin kortinat...Mos gjë hëna sonte frymon?
Dhe tallet nga qielli me yje arnuar?!...



Miku im,shkrimtari i mirënjohur shqiptar z. Thani Naqo ka lindur ne vitin 1953, ne Ziçishtë te Korçës. Ka mbaruar fakultetin e lartë Ekonomik si dhe kursin pasuniversitar,pranë Institutit të Arteve Tiranë në degën e skenarit të filmit artistik.


Tregimet e para i ka botuar qysh kur ishte në bangat e shkollës së mesme.
Ka botuar dhjeta  vepra letrare: Vëllime me tregime dhe novela “Shtëpia e përgjumur”-1977,”Kabina e kuqe”-1985,”Vatra njerëzore”-1987, skenarin e filmit artistik ”Përseri pranverë”-1985, vëllimin me lirika “Fate paralele”-2006, romanin “Përgjumje iluzionesh”-2006, vëllimin me lirika “Sinfonitë e stinëve”,romanin "Murmashët","Çapkënet e mëhallëve të botës"  Thani Naqo ka emigruar ne SHBA dhe jeton në Florida, se bashku me familjen e tij.


Përgatiti për botim:Flori Bruqi




http://floripress.blogspot.com/2011/01/kumbimi-i-kembanave-ndodh-qe-vononapo.html
http://www.gazetakritika.net/literatur/naqo/murmashet.html

Në spikamë: 3 vjet më parë :Enver Hoxha ringjallet ne Kosove


zoomFloart-Press 12 Tet 2008 

Enver Hoxha u ringjall në Prishtinë. Ai heshti, të tjerët folën për të. Shokët dhe shoqet. Ndër ta edhe ish-presidenti dhe bashkëpunëtori i tij, Ramiz Alia. Salla e kuqe në Prishtinë ishte e mbushur me enveristë, të cilët brohorisnin emrin e tij, si dikur.
Enver Hoxha u ringjall në Prishtinë. Ai heshti, të tjerët folën për të. Shokët dhe shoqet. Ndër ta edhe ish-presidenti dhe bashkëpunëtori i tij, Ramiz Alia. Salla e kuqe në Prishtinë ishte e mbushur me enveristë, të cilët brohorisnin emrin e tij, si dikur. Madje, as duartrokitjet e përshpejtuara ende nuk i kishin harruar simpatizantët e Enverit nga Kosova. Pas çdo fjale të nxehtë, masa ngrihej në këmbë. Në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës në Prishtinë kishte ardhur djali dhe vajza e tij. Ndërsa, në mungesë të bashkëshortes Nexhmije Hoxha, i biri, Ilir Hoxha, lexoi telegramin e saj dërguar popullit kosovar. Ky miting i madh përplot me anëtarë të Partisë së Punës, nuk dallonte nga ato që organizonte dikur Enver Hoxha. Fjalimet e gjata, të përcjella me duartrokitje, shtonin edhe më shumë adrenalinën komuniste tek simpatizuesit. 

Ndërsa bashkëshortja e Enver Hoxhës në telegramin e saj, Kosovën herë e quante Kosova dhe Metohija e herë Kosmet, duke thelluar edhe më tepër bindjen se mitingu po mbahej në kohën kur ai jetonte. Lulet që iu dhuruan nga kosovarët më 1 Maj, i mbante në duar në një fotografi të madhe, që mbulonte ballin e sallës. Në një ambient të tillë edhe vetë ish-Presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, ishte më i lirë për të shprehur haptazi adhurimin ndaj Enverit. Këtë e bëri edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni. Ramiz Alia duke iu drejtuar shokëve dhe shoqeve në sallën e kuqe, tha se Enver Hoxha gjithmonë e ka pasur në zemër dhe e ka ndjerë Kosovën. Në Akademinë Politike “Enver Hoxha për Kosovën”, të organizuar nga klubi politik “Afrim Zhitia”, Alia tha se Kosova ka qenë në çdo axhendë të shtetit shqiptar, të udhëhequr nga Enver Hoxha. “Enver Hoxha e kishte Kosovën në zemër, e ndjente atë. Ai gjithmonë ka dëshiruar ta shohë Kosovën kështu siç është sot, të pavarur dhe të lirë”, pohoi Alia, duke u brohoritur nga masa. Ndërsa Hydajet Hyseni, deputet i Kuvendit, tha se shqiptarët më vonë do të kuptojnë rolin e vërtetë të Enver Hoxhës në kauzën e madhe për bashkimin e shqiptarëve.

Enver Hoxha dhe udheheqes te partise komuniste 
ne paraden e zhvilluar ne shkollen e bashkuar, ne vitin 1978

 Ndërsa Ismet Sylejmani, kryetar i klubit politik “Afrim Zhitia”, e krahasoi atë edhe me komandantin legjendar Adem Jashari. Edhe djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, iu drejtua simpatizuesve, duke falënderuar ata për përkrahjen. “Këto lule që i mban në duar, janë dhuratë nga Kosova për “1 Maj”. Ai gjithmonë e dëshironte Kosovën e lirë. Por shikimi i tij lart tregon se këtu nuk ka përfunduar gjithçka, sepse Enver Hoxha luftonte për bashkim kombëtar”, tha ai, duke ngritur masën në këmbë. Ndërkaq, në telegramin e bashkëshortes Nexhmije Hoxha, për nder të 100-vjetorit të lindjes së Hoxhës, ajo u bënte thirrje kosovarëve që të bashkëngjiten në vizitat që do të organizohen në shtëpinë e familjes Hoxha.


 “Duke filluar nga 13 tetori e deri më 16 tetor, jeni të ftuar të merrni pjesë në vizitat dhe homazhet në 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës”, u tha në këtë telegram. Ajo përmes kësaj letre, të lexuar nga i biri, kritikoi autoritet në Shqipëri, të cilët sipas saj po mundohen të minimizojnë rolin pozitiv të Enver Hoxhës nëpër vite. Ndërkohë, gjatë ditës, librashitësit kishin vendosur librat me fotografi të Enver Hoxhës. Këtë nuk e kanë bërë vetëm për të përfituar nga ditëlindja e tij, por edhe sepse besojnë në idenë e tij. “Në shtëpi gjithçka të Enver Hoxhës kam, përpos rrobat e tij”, thotë Labinoti, të cilin në mëngjes e kishin vizituar anëtarë të Partisë Komuniste nga Shqipëria, të cilët më vonë morën pjesë në akademinë politike “Enver Hoxha për Kosovën”. Ai thotë se shpesh kritikohet pse shet libra të Enver Hoxhës, megjithatë ai nuk ka ndërmend të dorëzohet. Liridoni thotë se Enver Hoxha ka kontribuar për shqiptarinë. “Historia për të është manipuluar”, vlerëson ai. Ndërsa,një shitës tjetër i librave, Arbënori, thotë se tetori është një muaj i madh për shqiptarët, pasi në këtë muaj ka lindur Enver Hoxha. Ai shton se Enver Hoxha si askush tjetër ka punësuar shumicën e popullit dhe ka hapur fabrika, të cilat edhe sot janë në funksion. Arbënori thotë se Kosovën i duhet një Enver Hoxha.

 Ai beson se disa elemente të Enver Hoxhës i kanë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. “Kryeministri Hashim Thaçi i përngjan pak a shumë Enver Hoxhës, edhe Edi Rama është pak si ai”, thotë Arbënori. Ndërsa profesor Agim Zogaj, njohës i mirë i periudhës së Enver Hoxhës thotë për “Express”, se është mirë që veprimtaria e Enver Hoxhës të shihet objektivisht. Sipas tij, Enver Hoxha ka pas të meta në shumë çështje, por edhe ka kontribuar në disa aspekte dhe nuk duhet të përjashtohet nga historia e shqiptarëve.
  
Ramiz Alia: “Enver Hoxha e kishte Kosovën në zemër, e ndjente atë. Ai gjithmonë ka dëshiruar ta shoh Kosovën kështu siç është sot, të pavarur dhe të lirë”.
 
Qindra kosovarë festuan të premten ditëlindjen e 100-të të diktatorit famëkeq, Enver Hoxha. Në 50 vitet e sundimit të tij, ai shqiptarëve të Shqipërisë iu ka sjellë vetëm vrasje, dhunë, skamje dhe izolim. Kurse në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u këndua kënga “Enver Hoxha, o tungjatjeta”.
A mos po i ofendoni shqiptarët andej kufirit?

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...