|
Është një term teknik që ne e kemi përdorur në marrëveshje me të gjitha vendet anëtare dhe policitë përkatëse. Në terma konkretë, kjo do të thotë se bëhet fjalë për njerëz që e identifikojnë veten si shqiptarë, që kanë lidhje kulturore me Shqipërinë. Këta janë kriminelë që vijnë nga Shqipëria apo vendet fqinje që flasin shqip, por që tani janë aktivë në shumicën e vendeve anëtare të BE-së. 2- A mund të bëni një renditje të grupeve kriminale, në Evropë dhe çfarë vendi zënë grupet kriminale shqipfolëse në këtë kuadër? Nuk është kaq e lehtë të bëhet një gjë e tillë, pasi struktura kriminale në Evropë është shumë e organizuar. Në këtë kuadër kemi një mori grupesh kriminale që kanë prejardhje të ndryshme etnike apo shtetërore, që veprojnë në fusha të ndryshme të krimit të organizuar e që jo rrallë bashkëveprojnë. Kemi të bëjmë me një situatë dinamike dhe është shumë e vështirë të bëjmë një tabelë si në Ligën e Kampionëve për grupet më aktive. Kemi identifikuar se grupet e krimit të organizuar që përfshijnë grupe kriminale shqipfolëse, janë aktive në 15 nga 27 vendet anëtare të BE-së. Kjo i bën ata relativisht aktivë, ndonëse unë nuk jam në gjendje të them nëse ata janë në mesin e 10 të parëve. 3-A mund të na thoni konkretisht se në cilat vende janë aktivë? Në mesin e pesëmbëdhjetë vendeve që kanë raportuar për praninë e grupeve kriminale shqipfolëse përfshihen dhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe. E dimë nga kërkimet tona se grupet kriminale shqipfolëse janë aktive dhe në pjesë të tjera të botës, si në SHBA, Kanada, Australi.Thënë shkurt, këto grupe janë aktive, por nuk janë të vetmet. Grupet shqipfolëse janë ndër më të rrezikshmet në Evropë, por nuk do t’i veçoja si kërcënimin e vetëm të madh që kemi momentalisht në Evropë. 4-Në raport shkruhet se disa nga të ardhurat e grupeve kriminale kanë shkuar tek organizata që kanë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. E keni fjalën për mbështetje gjatë kohës së luftës, apo për organizata aktuale që kanë lidhje me strukturat e ish-UÇK-së? Bëhet fjalë për këtë të dytën, pra për lidhjet që kemi identifikuar mes grupeve kriminale shqiptare që janë të lidhura me ish-pjesëtarë të UÇK-së. 5-A mund të jeni më konkret, për çfarë lloj krimesh flasim këtu? Mendoj se kemi identifikuar lidhje ndërmjet njerëzve që kanë qenë aktivë gjatë kohës së luftërave në Ballkan dhe krimit të organizuar. Kjo nuk është befasi për ne dhe nuk është karakteristikë e vetëm një grupimi të caktuar. Pjesëtarë aktivë të rrjeteve të mëdha kriminale kanë qenë të përfshirë në aktivitete të ndryshme me grupet kriminale shqipfolëse. Këto të fundit janë aktive në shumë sektorë të krimit, por në veçanti në trafikun e njerëzve në gjithë Evropën dhe në trafikun e kokainës. 6- A keni informacione që i lidhin grupet shqipfolëse të krimit me trafikun e organeve, pasi së fundi kemi pasur akuza në këtë drejtim? Nuk kemi asnjë informacion specifik për lidhje të tilla. 7- Keni folur në raport që rrezikun që paraqet liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe heqja e mundshme e regjimit të vizave për Ukrainën dhe Moldavinë. A do t’i bëni ndonjë rekomandim BE-së kundër procesit të liberalizimit të vizave? Jo, nuk do të bëjmë rekomandime të tilla, se ne nuk jemi politik bërës. U takon ministrave dhe politik bërësve në Bruksel të bëjnë rekomandime të tilla. Ajo që ne kemi bërë është vlerësimi objektiv i rrezikut nga krimi i organizuar në Evropë. Ne e kemi bërë këtë bazuar në mbi 7000 faqe kontribut të autoriteteve policore nga të gjitha vendet anëtare dhe në analizat tona në një periudhë dyvjeçare.Kemi hartuar vlerësimin më real të kërcënimit që paraqet krimi i organizuar në Evropë. Nuk është detyra jonë të bëjmë rekomandime për procesin e liberalizimit të vizave dhe përfshirjen e vendeve në zonën Shengen. Megjithatë, dua të them se është e rëndësishme që të gjitha vendet në BE dhe jashtë saj të jenë të fokusuara në luftën kundër krimit të organizuar. Për këtë na duhen qeverisje të mira dhe polici të fuqishme në të gjitha këto vende. Në Shqipëri jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi me autoritetet. Kemi marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë dhe kemi një koordinues nga Shqipëria në EUROPOL, që na ndihmon në bashkërendimin e përditshëm të punës. Besoj se po shohim një përgjigje të fuqishme të policisë në Shqipëri, por jo vetëm ndaj këtij problemi. Me gjithë përpjekjet duhet thënë se krimi i organizuar është problem dhe duhet të jemi të fokusuar. 8- Duke u ndalur sërish te vizat, ju flisni për rrezikun e mundshëm nga heqja e vizave për Shqipërinë e Bosnjën apo vendet e tjera. Përvoja e këtyre viteve në terren tregon se krimi i organizuar kurrë nuk ka pasur probleme për t'u pajisur me viza... A nuk kemi të bëjmë me kontradiktë? E keni parafrazuar gabim, pasi ne nuk flasim për rrezik në raport. Ne thjesht kemi thënë se zgjerimi i zonës Shengen apo liberalizimi i vizave mund të ofrojë mundësi për krimin e organizuar. Në terma të thjeshtë, nëse heq një kufi, kjo do të thotë një problem më pak për krimin e organizuar. Nga ana tjetër, jam dakord me atë që thatë se grupet e mirë-organizuara të krimit nuk pengohen nga kontrollet kufitare apo regjimi i vizave. Është e rëndësishme që të gjitha detajet t'i vëmë në kuadër të një pamjeje të baras peshuar. |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/05/10
"Grupet shqipfolëse, kriminelët më të rrezikshëm në Evropë"
Votimet shqiptare...
Zgjedhjet e 8 majit kanë mbaruar, Lexuesit e Floriprss-it ,kanë votuar deri në ora 12 ,dt.10.5.2011 kësisoji :
| Lulzim Basha | ||
| 42705 | 61.5% | |
| Edi Rama | ||
| 26092 | 37.6% | |
| Nuk më intereson | ||
| 680 | 1% | |
Afrim Krasniqi:Ja skenarët që do të sjell post 8 Maji
Politologu i njohur flet për fushatën dhe situatën politike në vend tre ditë para zgjedhjeve
Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme vendore të 8 Majit, vjen sot në një skaner të politologut të njohur, Afrim Krasniqi. Në një intervistë për “Tirana Observer”, Krasniqi analizon fushatën, incidentet, platformat e partive, dhe të kandidatëve. Por, mbi të gjitha flet dhe për skenarët që do të ndodhin pas këtyre zgjedhjeve. Krasniqi nuk le pa kritikuar strategjitë e palëve por dhe problemet që Shqipëria kalon sa herë ka një palë zgjedhje. Si një njohës dhe ekspert i çështjeve të zgjedhjeve në Shqipëri, Krasniqi nuk nguron ta quaj vendin ende në tranzicion.
Zoti Krasniqi si ju duket fushata elektorale për zgjedhjet e 8 Majit?
Një fushatë që i shkon më shumë një vendi ende në tranzicion sesa një vendi me demokraci të konsoliduar. Shqipëria e vitit 2011 dhe anëtare në NATO meriton më shumë; sidomos një fushatë më të qetë, më qytetare, më programore dhe më transparente në të gjitha etapat e saj. Siç duket, tradita politike e përjetimit të fushatave si zgjedhje midis të gjithave ose asgjësë, po përsëritet edhe pse kemi të bëjmë vetëm me zgjedhje lokale, me një konstilacion koalicionesh të lidhura me interesa politike joideologjike, dhe me një test të rëndësishëm aftësie e maturie për Shqipërinë në raport me aspiratat tona për ftesën e anëtarësimit në BE. Zgjedhjet vijnë pas dy vitesh krizë politike dhe sidomos pas ngjarjeve dramatike të janarit, gjë që ka lënë pasoja tek vetë sjellja dhe strategjia elektorale e aktorëve kryesorë politikë. Kur dy palë e akuzojnë njëra tjetrën për vrasje, për qëndrime antikombëtare, për korrupsion dhe lidhje kriminale, është e pritshme që gara e tyre elektorale të dominohet nga retorika të tilla konfliktuale dhe që militantët ta shohin fushatën si një garë finale. Në fakt nuk duhet të jetë kështu sepse palët nuk kanë shumë dallime programore e ideologjike midis tyre, dhe vetë rezultati i zgjedhjeve 2009 tregoi se palët kanë edhe diferencë minimale votash midis tyre. Pra nuk kemi të bëjmë me një Shqipëri në qeveri dhe një në opozitë, me popull në qeveri dhe në opozitë, por me dy gjysma politike që gabimisht mendojnë e sillen sikur janë fitues apo humbës absolutë.
Opozita këto zgjedhje i shikon si thellësisht politike, ndërsa mazhoranca kërkon ti shohë vetëm si administrative për bashki dhe komuna. Si ju duket strategjia e të dyjave, a mund të zgjidhen problemet lokale pa ndihmën e qeverisë qendrore?
Kemi të bëjmë me strategji elektorale jo me sjellje të vetëdijshme politike. Institucioni i zgjedhjeve nuk është asnjëherë proces teknik, ka të bëjë me përzgjedhjen, programet, partitë dhe garën politike të kandidatëve. Nëse zgjedhjet do të ishin vetëm teknike atëherë pse duhej që disa ministra e deputetë të braktisnin mandatet politike për të kandiduar në bashki apo pse duhej që e gjithë pjesa politike e qeverisjes të shpërndahej në të gjithë vendin në fushatë elektorale? Nga ana tjetër, nëse zgjedhjet do të ishin tërësisht dhe vetëm politike atëherë cili është mekanizimi i leximit të votës, janë votat për kandidatët apo ato për partitë? Më tej, nëse do të ishin tërësisht dhe vetëm politike pse kandidatët kryesore të bashkive (përjashto Tiranën) po zhvillojnë fushatë të dukshme teknike dhe jo politike? Zgjedhjet janë zgjedhje, janë test politik por me 8 maj më shumë sesa qeverisja qëndrore votohet për kryetarët e bashkive dhe të komunave. Palët kanë të drejtë ta lexojnë më pas politikisht rezultatin nëse ky lexim u duket si mbështetje për qeverinë qëndrore apo mosbesim ndaj saj, - kjo është një fazë e sjelljes politike postzgjedhore. Sa për premtimet në fushatën elektorale shohim një zhvillim të ri dhe njëherësh paradoksal: palët kanë nisur një fushatë premtimesh jashtë çdo logjike dhe limiti administrativ e financiar. Ato premtojnë gjithçka pavarësisht nëse e kanë kompetencë apo nëse kanë potenciale reale për mbajtjen e premtimeve. Kjo ndodh sepse niveli i reagimit qytetar është ende minimal, militantët dominojnë fushatën, media është shndërruar në tribunë e propagandës së palëve dhe se diferenca midis kandidatëve është minimale, ndaj ata luftojmë për çdo votë dhe për me çdo mjet politik. Qeverisja lokale në Shqipëri ka pushtet të kufizuar, ajo ka nevojë për reforma të thella, kurse ajo që aktualisht po shohim është e kundërta: premtimet në emër të një mbipushteti që nuk ekziston. Qeverisja qendrore mund të ndihmojë pushtetin lokal në vepra publike, por në thelb, sidomos në qytete si Tirana, ato kanë qënë e janë në konflikt për shkak të rivalitetit për burime financiare, burime pushteti dhe kontroll të potencialeve.Incidentet që kanë ndodhur thuajse çdo ditë vijnë si rezultat i një tensioni real mes palëve apo janë të inskenuara? Në memorien tuaj a ka një fushatë tjetër në këto 20 vite që të jetë kaq e dhunshme?
Nuk besoj se kemi të bëjmë me fushatë të dhunshme, kemi të bëjmë me incidente të dhunshme që ndikojnë në klimën e fushatës. Shumica e incidenteve nuk kanë pasur direkt lidhje e synime politike, por kur ndodhin në periudhë fushatash ato kanë indirekt ndikim tek politika, vëzhguesit dhe vetë qytetarët. Ka pasur incidente, kryesisht për shkak të klimës së polarizuar e konfliktuale që trashëgojmë nga viti 2010 ose janari 2011, për shkak të rolit të kandidatëve të caktuar si dhe për shkak të garës për pushtet më të madh midis aktorëve kryesorë politikë. Në çdo zgjedhje deri tani në Shqipëri kemi pasur incidente edhe më të rënda, deri edhe vrasje me sfond politik (komisionerë, vëzhgues, shoqërues apo kryetarë degësh – psh edhe më 2005 në Tiranë u vra një komisioner, në 2007 pati gjithashtu një vrasje, më 2009 pati një politikan lokal të vrarë në Shkodër dhe një incident tragjik në Durrës, etj). Ky krahasim nuk vlen për 2011 sepse sot Shqipëria është tjetër vend, është anëtar në NATO dhe synon anëtarësim në BE, pra ka pretendime për standarde të tjera më të larta sesa më parë. Në këtë mision palët politike kanë rol thelbësor për distancim nga aktet e dhunës, distancim nga militantët dhe kandidatët që përfshihen deri edhe çregjistrim të tyre nga partia apo lista elektorale. Sistemi ynë zgjedhor është sistem bipartizan, pra kërkon me çdo kusht rol të matur e të përgjegjshëm të partive kryesore politike, që ai të funksionojë.
Në këtë fushatë është vënë re një fenomen që nuk ka qenë më parë, dhe që lidhet me fushatën virtuale. Ju e keni kritikuar deri diku këtë, mund të na thoni cilat janë arsyet që nuk shkojnë me këtë rrugë të ndjekur nga partitë dhe kandidatët?
Fushata virtuale është pozitive nëse ajo tregon zhvillim teknologjik, rrit transparencën publike, ballafaqon kandidatët e partitë dhe rrit rrethin e publikut të interesuar për zgjedhjet. Ajo që kam kritikuar dhe e quaj dobësi të ndjeshme është keqkuptimi i madh i fushatës virtuale, keqpërdorimi i teknologjisë për të kaluar nga mitingu në sheshe në mitingun në internet. Psh, një kandidat në perëndim e përdor internetin për tu konsultuar me anëtarët, për të korrigjuar e plotësuar programin e tij, për debat profesional e politik. Kurse tek ne të gjitha faqet e paguara në internet janë shfaqje amatoreske e kronikave propagandistike të lajmeve, të shoqëruara me ulërima mbështetëse nga militantët si dhe fyerje e akuza ndaj kundërshtarëve politikë. Për më tepër modeli ynë virtual gabimisht tentoi të zhvendosë median dhe lirinë e informimit, duke prodhuar kaseta e kronika të gatshme, duke shmangur debatin publik midis kandidatëve dhe duke evituar publikimin e një programi real elektoral me premtime dhe afate konkrete. Rendja pas imazhit elektronik mund të jetë zgjidhja e duhur në një vend ku fushatat janë garë luksi dhe jo për një vend si Shqipëria ku problemet madhore mbeten ende papunësia e lartë, varfëria, problemet e mbijetesës ekonomike, mungesat e mëdha sociale e arsimore, mungesa e infrastrukturës dhe problemet e korrupsionit kapilar. Këto tema nuk përmenden dhe nuk trajtohen nga asnjë kandidat, ndërkohë që të gjithë flasin për një botë virtuale, me tramvaj e fusha aviacioni, me punësim të qindra e mijërave të rinjve dhe shkurtim drastik të taksave, me qytete – metropole që i krahasojnë me simotrat perëndimore. Asnjë nuk jep detaje mbi kapacitetet reale financiare të këtyre projekteve, asnjë nuk bën publike burimet e financimit të vet elektoral dhe të gjithë bashkë, kush e më shumë e kush më pak, bëhen shkelës të ligjit duke përdorur asete publike (universitete, studentë, shkolla, kopshte, institucione publike deri edhe ato fetare) për qëllime tërësisht elektorale.
Në gjykimin tuaj çfarë do të sjellë post 8 Maji për politikën shqiptare?
Ka disa skenarë por mendoj se dy kanë propabilitet më të lartë. Ai pesimist është vijimi i traditës së incidenteve dhe kontestimeve postzgjedhore, leximi bardh e zi i rezultateve, si fitore apo humbje absolute. Kjo do të kishte një kosto të madhe për vendin, një vit tjetër të humbjes së shanseve të integrimit dhe të vonesave në zhvillimin e reformave. Skenari i dytë është ai optimist, palët administrojnë dhe e pranojnë rezultatin duke pranuar përgjegjësitë e votës, - pjesëmarrje në institucione, më shumë vendime e politika konkrete e transparente, më shumë dialog e bashkëpunim për reformat kryesore që lidhen me integrimin. I pari është në interes të ngushtë të selive dhe liderëve politikë, i dyti është në interes të publikut të gjerë. 8 maji është dita e qytetarëve dhe jo e liderëve, ndaj shpresoj shumë që palët të gjejnë forca, maturi e mençuri për të tejkaluar objektivat elektorale personale për një interes më të madh, interesin publik dhe të demokracisë shqiptare.
Si e shihni rolin e medias në këtë fushatë? Veprimi i partive për të mbuluar vetë aktivitet vjen si rezultat i paaftësisë së medias apo nga pushteti që forcat politike ushtrojnë mbi televizionet dhe gazetat?
Shqipëria ka shumë media ditore, vizive e të shkruara, por nuk ka asnjë kompani mediatike në kuptimin dhe konceptin organizativ perëndimor. Media ka interesa politike, si e tillë, e shfrytëzon fushatën elektorale për të përfituar vetë prej saj shumë me tepër sesa publiku. Lidhjet e medias me politikën janë të dukshme sa hera herës nuk kuptohet dallimi midis debateve mediatike elektorale dhe vetë debateve politike midis kandidatëve. Kjo është zgjedhja e tyre dhe një arsye specifike pse media në Shqipëri ka auditorin më të pakët në numrin e lexuesve dhe të shikuesve në të gjitha vendet anëtarë në NATO apo anëtare e kandidate për në BE. Një shembull i thjeshtë, të gjitha mediat e shkruara shqiptare kanë tirazh të njëjtë me vetëm dy gazeta në Kroaci, një vend me popullsi dhe histori tranzicioni të krahasueshme me ne. Gjithsesi media ka meritën sepse ka ndikuar për të sjellë ato pak ndryshime sjelljeje politike që kanë ndodhur në vend edhe për shkak se Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera, vijon prej mëse dy dekadash të dominohet nga të njëjtët aktorë politikë.
"Kohë gri...", poezi nga shkrimtari Sokrat Habilaj
1-PËR POETIN DHE CA TË TJERË
I donte njerëzit, si gjithë poetët,
Por ish’ i brishtë, më shumë sa duhej.
E kur rrëzoheshin lule, a fletët,
I harronte ata dhe për to lutej.
Ai shkruante vargje të çuditshme,
Për një pikë lot që rridhte në faqe,
Për një jargavan, a një aguliçe,
Për hënën që vdiste brenda një nate.
Ulej e thurte vargje në plevicë,
Lodhur më tepër, nga bota e ashpër.
Shumë gjëra i pati me pakicë,
Ishte poet, domethënë i varfër.
Ish’ i varfër, dhe në treg zinte radhë,
Ku shiteshin pabesira e sherre,
Ku shiteshin pluhur, a mish i bardhë,
Ku edhe turpet, shiteshin për ndere.
Ku shiteshin poste, etje për pushtet,
Ku shiteshin dhe urrejtje e lakmi,
Ku mashtrimi shitej si e vërtetë.
"Po ti?-Ai nis skuqej-"Shes poezi!"
Rrallë i afrohen atje në skutë.
Kurs i këmbimit zhurmon me shamatë.
Një post, këmbehet me një prostitutë!
Një grusht dollarë, baras me një mëkat!
Me vjershat nën sqetull ai ikte,
Se malli i tij ishte jashtë kohe.
Të tjerët ndërronin poste, karrige,
Shërbëtorë e pallate komode.
Të tjerët pozonin në pritje e orgji,
A në faqet e para në gazeta.
E kur rastësisht ju kujtohej ai,
Qeshnin: "Vazhdon të bëjë ende vjersha!?"
Ai shkruante nën dritën e hënës,
Për të tjera gjëra, por për ata, jo.
Dukej nga pikëzat që rridhnin prej zemrës,
Yjet, zhyteshin e humbitnin në to.
Ndërsa vitet ikën, ikën tutje,
Poeti humbi në harrim e heshtje.
Por thonë se njerëzit shpesh, si lutje,
Vargjet e tij, pëshpëritin me vete...
***
I donte njerëzit, si gjithë poetët,
Por ish’ i brishtë, më shumë sa duhej.
E kur rrëzoheshin lule, a fletët,
I harronte ata dhe për to lutej.
Ai shkruante vargje të çuditshme,
Për një pikë lot që rridhte në faqe,
Për një jargavan, a një aguliçe,
Për hënën që vdiste brenda një nate.
Ulej e thurte vargje në plevicë,
Lodhur më tepër, nga bota e ashpër.
Shumë gjëra i pati me pakicë,
Ishte poet, domethënë i varfër.
Ish’ i varfër, dhe në treg zinte radhë,
Ku shiteshin pabesira e sherre,
Ku shiteshin pluhur, a mish i bardhë,
Ku edhe turpet, shiteshin për ndere.
Ku shiteshin poste, etje për pushtet,
Ku shiteshin dhe urrejtje e lakmi,
Ku mashtrimi shitej si e vërtetë.
"Po ti?-Ai nis skuqej-"Shes poezi!"
Rrallë i afrohen atje në skutë.
Kurs i këmbimit zhurmon me shamatë.
Një post, këmbehet me një prostitutë!
Një grusht dollarë, baras me një mëkat!
Me vjershat nën sqetull ai ikte,
Se malli i tij ishte jashtë kohe.
Të tjerët ndërronin poste, karrige,
Shërbëtorë e pallate komode.
Të tjerët pozonin në pritje e orgji,
A në faqet e para në gazeta.
E kur rastësisht ju kujtohej ai,
Qeshnin: "Vazhdon të bëjë ende vjersha!?"
Ai shkruante nën dritën e hënës,
Për të tjera gjëra, por për ata, jo.
Dukej nga pikëzat që rridhnin prej zemrës,
Yjet, zhyteshin e humbitnin në to.
Ndërsa vitet ikën, ikën tutje,
Poeti humbi në harrim e heshtje.
Por thonë se njerëzit shpesh, si lutje,
Vargjet e tij, pëshpëritin me vete...
***
Ndodhi që papritur, vdiq një “nga ata”,
(Sepse edhe ai, ish një vdekatarë).
Dhe pse me emër e bëma të mëdha,
Varrin se mashtroi dot me dollarë.
Shërbëtorë, shefa, mbledhur në turmë,
Para atij varri, ndiheshin në faj.
Se druheshin mos humbiste pa gjurmë,
Sa të hidhnin dhé të butë, sipër saj.
Dikush tha: "T'i bëjmë një fron të lartë,
Ku të mbështetet, të ndjehet më mirë!"
Po i vdekuri, të frikëson si lugat,
Nëse lëviz pozicionin e shtrirë.
Dikush tha: "T'i ngremë shkallë me mermer,
Se do ta marrë malli për mitingje!"
Po shqetësojmë të vdekurit e tjerë,
Edhe u ndezim sherrin e partive.
Dikush tha: "Po le t'i lemë nën rrasë,
Ca grushte me monedha të florinjta!"
Po nën varr, s'ia njohin vlerën parasë,
Atje falas shërbehet me të gjitha.
Dikush tha: "Le t'i pikturojmë në gur,
Dy shalë apo edhe një gjoks kurve!"
I vdekuri, s'është as grua, as burrë,
Por hi i djegur nga turra e druve.
Dikush tha: "Të vijmë këtu sa më shpesh,
Ta dëgjojmë si u prinë radhëve!"
Po të vdekurit, askush s'i merë vesh,
Boll kemi komandën e të gjallëve.
Dikush tha: “T'i ngremë edhe një shtëpi,
Ku të freskohet ai, a të ndez zjarr!"
Po në varr, s'bie as diell e as shi,
As dimër, as verë, dihet s'ka në varr.
Dikush tha: "T'i shkruajmë fjalë malli,
Që të duket se na do dhe i heshtur!"
E po këtë mall s'e kupton i gjalli,
Mall s’merr me vete, asnjë i vdekur.
Dikush tha: “Që të duket pak filozof,
Që e kuptonte malin, apo detin,
Nga poezitë t'i gdhendim një strofë!"
Dhe në çast u kujtuan për poetin.
Mbase kish bërë edhe vargje për të.
Po vargjet s'i ruanin dot në mendje.
Se vargjet e atij ishin tjetër gjë,
Si dhe për të tjerë njerëz e vende.
***
Dikush tha: “Poetin ta sjellim këtu!"
Të shkruante mbi pllakë një poezi.
Dhe nisën të rendin tutje, kuturu,
Sepse askush s'dinte ku endej ai.
Dhe morën me vete monedha e ar,
Se duhet shpërblyer dhe i varfëri.
Të vdekurit janë shumë bujarë,
Dhe dinë s'e ka vlerë edhe arti.
E kërkuan në një pllajë, a një ledh,
Cepave të vetmuar, në rrugica,
Dhe në buzë të lumit ku rrinte shpesh,
E kërkuan në kasollen nën lisa.
E kërkuan dhe në pllajën e malit.
Por poeti kishte humbur si vesë.
Imcak, dukej i shtriri pranë varrit,
Se për të s'ishte shkruar asnjë vjershë.
Dhe druhen nga trupi i pa varrosur,
Ndërsa flladi, për rreth nis fryn ngadalë.
Nën vete bari, nga këmbët plagosur,
Mërmërit si të dojë të thotë ca fjalë.
E mërziti kjo pritje idiote.
(E pse i hapur po rri ende varri!?)
"S'është i pari që ikën kësaj bote!
Mbulojeni shpejt! Të mbijë aty bari!"
Po nga erdhi vallë ky zë i largët,
Që i tremb ata, të mbulojnë varrin!?
“Ç’prisni!? Poeti këndon për të gjallët
Të vdekurit!? Poet kanë veç barin…!”
"Të mbijë bari! Të mbijë bari!"-Bari s'flet!
Veç dikush, e dëgjoi se tha në çast:
"Të mbijë bari, duhet mbuluar më shpejt!"
Dhe nisën të bëjnë ritin e lashtë.
U zhgënjyen nga planet aq të kota,
Dhe nga poeti që gjatë e pritën.
I vunë një gur të murrmë te koka.
"Të mbijë bari!"-I shkruan dhe ikën.
***
Ndërsa dhe vitet ikën, ikën tutje,
Mbi të mbiu bar, si harrim i largët.
Ndërsa vargjet e poetit, si lutje,
Pëshpëritin shpesh me vete, të gjallët.
2-IKU TRISHTIMI!?
Ti, do të më largosh trishtimin nga vargjet,
"Shkruaj tjetër gjë!"-më lutesh gjithë merak.
Natyrisht edhe unë s'i dua qarjet,
Po s'kuptoj si kam rënë nën një shi vjeshtak.
Kam rënë nën një shi vjeshtak me pak acar,
Dhe me një diell hënor brenda çdo pike.
Ti më trazon shpirtin të ndezësh aty, zjarr,
Dhe afron një marrëveshje poetike.
Më bënë atë që se ka bërë askush,
Kur nga buza jote derdh gaz-gurgullimë,
Dhe duart në sytë e tu mbushë me prush.
Pastaj m'i fal, të heq trishtimin si këmbim.
Atë dritë e derdha thellë çdo germe,
e në çdo rimë, ndeza tinguj gëzimi.
Tani që pranova marrëveshjen tënde,
Më thuaj të lutem, a iku trishtimi !?
3-KUR GRINDEMI
Ne grindemi e kjo ndodh jo rrallë,
Me fjalë a dhe me armë të rënda,
Herë të fshehur e herë përball.
Sa shumë që dukemi në zënka!?
Kur ndjejmë nevojën të jemi bashkë,
Me turp e mall, ulim armët.
Njëri - tjetrin, ftojmë një çast,
Ulur rreth tryezës harrojmë fjalët.
Atëherë shohim se s’jemi shumë,
E për pak desh u vramë në grindje.
Rreth tryezës, të ulur pa zhurmë,
Një pikë loti derdhim me dhimbje...
4-MENDO PËR MUA KUR TI NIS NJË LUFTË
Ti, ke bërë një zgjedhje jo të lehtë,
T’i pranosh luftërat që ndizen ndaj teje.
Unë s'mund të them, leri ato në mes,
Por mendo për mua para beteje!
Mendo për mua, jo se jam frikacak,
Dhe trembem t'i përgjigjem thirrjes tënde.
Unë do çohem të hidhem në flakë,
Sa të të shoh mes një zjarri a zënke.
S'do të pyes, kush e nisën të parët,
S'do të pyes kush qe fajtor, kush pa faj.
As do të kërkoj që të ulen armët,
Për pak paqe e të rinisim pastaj.
S'do të pyes kush ka të drejt mes palëve.
As kush është viktimë s'dua t'ia di.
Por mes luftës a tymit të fjalëve,
Do të pyes : “Në cilën anë je ti”!?
Si trim i çartur do të ndez shtrëngatë,
Kundër të gjithëve në anën tjetër.
Kur të hysh në luftë, mendohu gjatë,
A kur hap një sherr të ri a të vjetër!
Pastaj ti, do më pastrosh plumbat në mish,
A llogoren nga trupi im pa jetë.
Njerëzit do të thonë:Vërtet trim ish!
Dhe pse këtë luftë nuk e zgjodhi vet.
Po nëse humb në fjalë a zënka,
E baltë më bie mbi flokët e butë.
Tallja e botës do më djeg nga brenda.
...Mendo për mua kur e nis një luftë!
5-GRI
Me fëmijët, e kush vjen pas tyre,
E di se do ndodh pak a shumë, kështu:
Sytë do t'u mbeten peng të një ngjyre,
Të grisë së heshtur, të syve të tu.
Ti s'je gruaja e parë, Eva s'je.
Unë jo Adami i lashtësisë.
Dihet, njeriu, s'ka filluar me ne,
Po grija, duket se me ne paska nis.
Sytë me njeri-tjetrin do ndeshin shpesh,
E do të ngrenë supet të zënë ngushtë.
Po ç'kohë ua mbolli atë vjeshtë,
Që u endet në sy si shall i butë?
Ti nga muri ku do të rrish në letër,
Do përpëlitësh sytë e tu vjeshtak.
Vërtet, njeriu, është kaq i vjetër,
Po ky peizazh me ty është binjak.
Fëmijët tanë, e tjerët me ndrojtje,
Do të ndalen tek ajo fotografi.
Ndërsa do pëshpërit fytyra jote:
"Më ndjeni, po koha jonë ishte gri"!
(Sepse edhe ai, ish një vdekatarë).
Dhe pse me emër e bëma të mëdha,
Varrin se mashtroi dot me dollarë.
Shërbëtorë, shefa, mbledhur në turmë,
Para atij varri, ndiheshin në faj.
Se druheshin mos humbiste pa gjurmë,
Sa të hidhnin dhé të butë, sipër saj.
Dikush tha: "T'i bëjmë një fron të lartë,
Ku të mbështetet, të ndjehet më mirë!"
Po i vdekuri, të frikëson si lugat,
Nëse lëviz pozicionin e shtrirë.
Dikush tha: "T'i ngremë shkallë me mermer,
Se do ta marrë malli për mitingje!"
Po shqetësojmë të vdekurit e tjerë,
Edhe u ndezim sherrin e partive.
Dikush tha: "Po le t'i lemë nën rrasë,
Ca grushte me monedha të florinjta!"
Po nën varr, s'ia njohin vlerën parasë,
Atje falas shërbehet me të gjitha.
Dikush tha: "Le t'i pikturojmë në gur,
Dy shalë apo edhe një gjoks kurve!"
I vdekuri, s'është as grua, as burrë,
Por hi i djegur nga turra e druve.
Dikush tha: "Të vijmë këtu sa më shpesh,
Ta dëgjojmë si u prinë radhëve!"
Po të vdekurit, askush s'i merë vesh,
Boll kemi komandën e të gjallëve.
Dikush tha: “T'i ngremë edhe një shtëpi,
Ku të freskohet ai, a të ndez zjarr!"
Po në varr, s'bie as diell e as shi,
As dimër, as verë, dihet s'ka në varr.
Dikush tha: "T'i shkruajmë fjalë malli,
Që të duket se na do dhe i heshtur!"
E po këtë mall s'e kupton i gjalli,
Mall s’merr me vete, asnjë i vdekur.
Dikush tha: “Që të duket pak filozof,
Që e kuptonte malin, apo detin,
Nga poezitë t'i gdhendim një strofë!"
Dhe në çast u kujtuan për poetin.
Mbase kish bërë edhe vargje për të.
Po vargjet s'i ruanin dot në mendje.
Se vargjet e atij ishin tjetër gjë,
Si dhe për të tjerë njerëz e vende.
***
Dikush tha: “Poetin ta sjellim këtu!"
Të shkruante mbi pllakë një poezi.
Dhe nisën të rendin tutje, kuturu,
Sepse askush s'dinte ku endej ai.
Dhe morën me vete monedha e ar,
Se duhet shpërblyer dhe i varfëri.
Të vdekurit janë shumë bujarë,
Dhe dinë s'e ka vlerë edhe arti.
E kërkuan në një pllajë, a një ledh,
Cepave të vetmuar, në rrugica,
Dhe në buzë të lumit ku rrinte shpesh,
E kërkuan në kasollen nën lisa.
E kërkuan dhe në pllajën e malit.
Por poeti kishte humbur si vesë.
Imcak, dukej i shtriri pranë varrit,
Se për të s'ishte shkruar asnjë vjershë.
Dhe druhen nga trupi i pa varrosur,
Ndërsa flladi, për rreth nis fryn ngadalë.
Nën vete bari, nga këmbët plagosur,
Mërmërit si të dojë të thotë ca fjalë.
E mërziti kjo pritje idiote.
(E pse i hapur po rri ende varri!?)
"S'është i pari që ikën kësaj bote!
Mbulojeni shpejt! Të mbijë aty bari!"
Po nga erdhi vallë ky zë i largët,
Që i tremb ata, të mbulojnë varrin!?
“Ç’prisni!? Poeti këndon për të gjallët
Të vdekurit!? Poet kanë veç barin…!”
"Të mbijë bari! Të mbijë bari!"-Bari s'flet!
Veç dikush, e dëgjoi se tha në çast:
"Të mbijë bari, duhet mbuluar më shpejt!"
Dhe nisën të bëjnë ritin e lashtë.
U zhgënjyen nga planet aq të kota,
Dhe nga poeti që gjatë e pritën.
I vunë një gur të murrmë te koka.
"Të mbijë bari!"-I shkruan dhe ikën.
***
Ndërsa dhe vitet ikën, ikën tutje,
Mbi të mbiu bar, si harrim i largët.
Ndërsa vargjet e poetit, si lutje,
Pëshpëritin shpesh me vete, të gjallët.
2-IKU TRISHTIMI!?
Ti, do të më largosh trishtimin nga vargjet,
"Shkruaj tjetër gjë!"-më lutesh gjithë merak.
Natyrisht edhe unë s'i dua qarjet,
Po s'kuptoj si kam rënë nën një shi vjeshtak.
Kam rënë nën një shi vjeshtak me pak acar,
Dhe me një diell hënor brenda çdo pike.
Ti më trazon shpirtin të ndezësh aty, zjarr,
Dhe afron një marrëveshje poetike.
Më bënë atë që se ka bërë askush,
Kur nga buza jote derdh gaz-gurgullimë,
Dhe duart në sytë e tu mbushë me prush.
Pastaj m'i fal, të heq trishtimin si këmbim.
Atë dritë e derdha thellë çdo germe,
e në çdo rimë, ndeza tinguj gëzimi.
Tani që pranova marrëveshjen tënde,
Më thuaj të lutem, a iku trishtimi !?
3-KUR GRINDEMI
Ne grindemi e kjo ndodh jo rrallë,
Me fjalë a dhe me armë të rënda,
Herë të fshehur e herë përball.
Sa shumë që dukemi në zënka!?
Kur ndjejmë nevojën të jemi bashkë,
Me turp e mall, ulim armët.
Njëri - tjetrin, ftojmë një çast,
Ulur rreth tryezës harrojmë fjalët.
Atëherë shohim se s’jemi shumë,
E për pak desh u vramë në grindje.
Rreth tryezës, të ulur pa zhurmë,
Një pikë loti derdhim me dhimbje...
4-MENDO PËR MUA KUR TI NIS NJË LUFTË
Ti, ke bërë një zgjedhje jo të lehtë,
T’i pranosh luftërat që ndizen ndaj teje.
Unë s'mund të them, leri ato në mes,
Por mendo për mua para beteje!
Mendo për mua, jo se jam frikacak,
Dhe trembem t'i përgjigjem thirrjes tënde.
Unë do çohem të hidhem në flakë,
Sa të të shoh mes një zjarri a zënke.
S'do të pyes, kush e nisën të parët,
S'do të pyes kush qe fajtor, kush pa faj.
As do të kërkoj që të ulen armët,
Për pak paqe e të rinisim pastaj.
S'do të pyes kush ka të drejt mes palëve.
As kush është viktimë s'dua t'ia di.
Por mes luftës a tymit të fjalëve,
Do të pyes : “Në cilën anë je ti”!?
Si trim i çartur do të ndez shtrëngatë,
Kundër të gjithëve në anën tjetër.
Kur të hysh në luftë, mendohu gjatë,
A kur hap një sherr të ri a të vjetër!
Pastaj ti, do më pastrosh plumbat në mish,
A llogoren nga trupi im pa jetë.
Njerëzit do të thonë:Vërtet trim ish!
Dhe pse këtë luftë nuk e zgjodhi vet.
Po nëse humb në fjalë a zënka,
E baltë më bie mbi flokët e butë.
Tallja e botës do më djeg nga brenda.
...Mendo për mua kur e nis një luftë!
5-GRI
Me fëmijët, e kush vjen pas tyre,
E di se do ndodh pak a shumë, kështu:
Sytë do t'u mbeten peng të një ngjyre,
Të grisë së heshtur, të syve të tu.
Ti s'je gruaja e parë, Eva s'je.
Unë jo Adami i lashtësisë.
Dihet, njeriu, s'ka filluar me ne,
Po grija, duket se me ne paska nis.
Sytë me njeri-tjetrin do ndeshin shpesh,
E do të ngrenë supet të zënë ngushtë.
Po ç'kohë ua mbolli atë vjeshtë,
Që u endet në sy si shall i butë?
Ti nga muri ku do të rrish në letër,
Do përpëlitësh sytë e tu vjeshtak.
Vërtet, njeriu, është kaq i vjetër,
Po ky peizazh me ty është binjak.
Fëmijët tanë, e tjerët me ndrojtje,
Do të ndalen tek ajo fotografi.
Ndërsa do pëshpërit fytyra jote:
"Më ndjeni, po koha jonë ishte gri"!
Për “kërcënimet pa dhunë” ndaj lirisë
GËZIM TUSHI
(Pse janë të rrezikshme “kërcënimet pa dhunë” ndaj lirisë?) Nuk e mbaj mend se ku e kam lexuar dhe cili autori që ka thënë shprehjen e bukur, se raportet e njeriut me sistemin politik nuk janë kurrë raporte idilike, të qeta, indiferente. Sepse sipas këtij autori në se diktatura komuniste na “dërmoi trupi”n edhe demokracia me sa duket nuk e lë të qetë njeriun. Veçse me një ndryshim nga diktatura. Ajo nuk i “prek trupin” por e “kërcënon pa dhunë” dhe në të njëjtën kohë i “dërmon shpirtin”. Sigurisht kjo mund të mos duket, madje mund edhe të mos ndihet nga shumë njerëz që shikojnë vetën anën e jashtme, dukjen material të gjërave dhe që nuk kanë dëshirë të depërtojnë përtej asaj që duket, por që ndihet.Sepse me sa duket nuk është e lehtë të dallosh shfaqjen e fortë të “kërcënimeve pa dhunë” ndaj lirisë së individit apo treguesit e “paternalizmit të butë” të komponentëve të jashtëm të demokracisë,të cilat jo vetëm nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me forcën imponuese,por nuk janë edhe aq të dukshëm, sa të shfaqet në formën imponuese të “tiranisë sociale”.Por megjithatë edhe pse mund të mos duket ai tashmë ndihet në formën e presionit masiv mbi njeriun të opinionit publik, të imponimit të shijeve dhe mënyrës së jetesës përmes modës, medias, televizionit apo shenjtërimit të traditës dhe zakoneve, si mjet perfekt për të ndaluar shijen e lirë dhe mënyrën origjinale të të jetuarit të njeriut. Në mënyrë sociale natyrisht, por të lirë dhe pa kornizat e hekurta dhe tiranike të çdo gjëje që ne e konsiderojmë traditë, që e shenjtërojmë pse është modern dhe për pasojë e bëjmë forcë imponuese dhe tiranike në mënyrën tonë të jetesës. Ne jetojmë në kohë të reja dhe nuk mund të pranojmë që të dhunohet liria në çdo formë që të shfaqet. Padyshim nuk mund të jemi të kënaqur në se biem dakord që dhuna e totalitarizmit që na “shkatërroi trupin” të zëvendësohet me kërcënimet pa dhunë të lirisë si dhunë që synon t’i “vërsulet shpirtit” të njeriut.Ky nuk është rrezik që shoqërisë i është shfaqur kërcënues në ditët tona. Jo, ai ka qenë gjithnjë i pranishëm dhe kërcënues për identitetin moral dhe integritetin estetik dhe social të njeriut. Por në kohën tonë presionet e modës, thashethemeve, ndikimet deformuese të tiranisë së opinionit, janë akoma më prezente. Kjo dukuri sociale e “presionit të butë” mbi individin është konstatuar që në fillimet epokës së ndërtimit të qytetërimit modern. Është Rusoi i pari që me mprehtësi filozofike e dalloi këtë rrezik dhe e paralajmëroi shoqërinë dhe njerëzit, se në epokën modern do të shfaqej një rrezik i ri, i panjohur më pare, që do të ndikonte në tjetërsimin e njeriut, pikërisht për shkak të ndikimeve mbi njeriun të modës, forcës së opinionit të përbashkët dhe veçanërisht nga tirania e thashethemeve banale qytetare. Natyrisht bashkë me atë që quhet dhe është “fryma e kohës”, dhe ato që janë ndikimet deterministe të mjedisit në zhvillimin e parametrave të qytetërimit social.
Koha moderne i ka më të dukshme kërcënimet pa dhunë mbi lirinë e individit. Gjysëm shekulli më parë ithtarët e lirisë dhe liberalizmit, kanë parashikuar mundësinë e spekulimit me larine e individit, dëmtimin e kontureve të saj, përmes ndërhyrjeve me anë të mjeteve të buta të dhunës së padukshme të modës, medias, propagandës, kujdesit të tepërt për disiplinimin dhe edukimin e njeriut me mjetet e paternalizmit, që në kohën e tanishme kanë marrë edhe formën e rrezikut të tiranisë vërtetë jo të dhunshme, por me efekte të forta degraduese ndaj lirisë. Duke parë këtë dukuri në mesin e shekullit të kaluar filozofi ndoshta më i madhi i shekullit të 20-të Martin Hajdeger ndjeu kontradiktat e shfaqura në deformimin e personalitetit të njeriut, për shkak të luftës që do të zhvillohej midis “ekzistencës private” dhe “diktaturës karakteristike të sferës publike”.Sipas tij megjithëse kjo ekzistencë private që sipas tij është qenia njerëzore, por që nuk është tërësisht e barabartë me “njeriun e lirë”. Sepse “Një ekzistencë e tillë dëshmon kështu kundër dëshirës së saj, përuljen ndaj sferës publike”. (M. Heidegger, “Letër mbi humanizmin”, faqe 27-28) Ndërkaq është prekursori i madh i liberalizmit modern F. A Hajek, që këto rreziqe të lirisë së njeriut, i ka parashikuar në veprën e vet të mrekullueshme “Ligji, legjislacioni dhe liria”. Ai e quan shumë të dëmshme dhe deformim të lirisë së individit të gjithë nomenklaturën e “kërcënimeve të buta” të shfaqura në formën e paternalizimit apo të tiranisë, të shfaqura si bindje e verbër ndaj normave konvencionale morale, apo detyrimit për të përvetësuar dhe zbatuar në jetën moderne, tërë format e jetës së trashëguar nga e kaluara. Natyrisht qëndrimi ndaj lirisë individuale, vlerësimi i sovranitetit të tij, sidomos përballimi i kërcënimeve moderne të paternalizmit, modës, propagandës, presioneve mediatike, etj, kanë nevojë për një kuptim të ri të konceptit të lirisë si pavarësi e njeriut nga rregullat dhe normat sociale, apo ndaj asaj që filozofi Izaiah Berlin e konsideronte “autonomi e mbyllur”, si një nga kushtet për ta mbrojtur lirinë e individit nga paternalizmat dhe tiranitë sociale që vijnë nga presionet e jashtme që burojnë nga shoqëria, tradita, zakonet, konceptet supersociale dhe hiperkolektiviste, të cilat janë forma të buta të padukshme të dhunës. Ato janë në thelbin e tyre janë forma të “tiranisë së fshehtë”, presione të sheqerosura në formën e shëmtuar të “pilulës së kujdesit” dhe përgjegjësisë sociale për individin, duke i cënuar atij atë që është më e shtrenjtë: lirinë.Debati që është bërë dhe që duhet të ndihet edhe në jetën tonë, kërkon të gjejmë zgjidhjet e duhura dhe të pranojmë një autonomi të pacënuar të individit, si kusht për lirinë dhe mundësi e vetme e tij për të marrë vendime personale të papërsëritshme. Por nga ana tjetër duhet trajtuar çështja në se kjo autonomi individuale e njeriut, është ndjenjë e mbyllur apo e hapur ndaj shoqërisë, traditës dhe vlerave sociale të pranuara si të tilla. Padyshim kur flasim për të mbrojtur lirinë nga rreziqet e paternalizmit apo për autonominë si ndjenjë bazë për njeriun e lirë që të marrë vendime sipas dëshirës dhe në mënyrë racionale sipas qëllimeve që i ka vënë vetes, kjo nuk do të thotë se bëjmë thirrje për anarki sociale, për nëpërkëmbje të rregullave të përbashkëta apo për mbyllje të njeriut në guackën e ngushtë të lirisë. Kjo nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse një iluzion social, një utopi personale, që është pa asnjë vlerë.Unë mendoj se fenomeni i “kërcënimit pa dhunë” apo presioneve të buta që kërcënojnë lirinë e individit në shoqërinë tonë, është zgjeruar nga pikëpamja sociale dhe si dukuri është bërë më e sofistikuar por dhe më intensive. Presionet që vijnë nga jashtë mbi njeriun, që ndikojnë mbi të, që e tjetërsojnë apo e deformojnë në esencën e vet njerëzore, sot janë bërë më të mëdha se kurrë. Kjo sindromë sociale është bërë me e forte. Pasojat e saj në jetën e njeriut janë më evidente dhe me efekte më masive. Fenomeni është me përmbajtje dhe pamje më komplekse, sepse në ditët tona në shoqërinë tonë po shtohen dukuritë sociale të shpërpjesëtuara nga “presioni i butë” dhe “kërcënimet pa dhunë” të lirisë së njeriut, i cili është i detyruar që të llogaritë lirinë e vet në kushtet e përshtatshmërisë qytetare. Kjo do të thotë se jo gjithnjë ai vepron siç mendon ai dhe ashtu sic e mendon ai, por përpiqet që nën presionin e faktorëve social të modës, televizionit dhe opinionit publik të gjejë jo atë që “do ai të bëjë” por “atë që i kërkojnë të tjerët të bëjë”.Koha e tanishme është e tillë që ka sjellë një tipologji jete dhe një format social të shoqërisë, e cila ka determinuar tek njeriu detyrën që të ndërtojë atë mënyrë të jetuari dhe komportimi social, që realizohet edhe në kushtet e lirisë politike që ka sjellë demokracia tek ne, por duke qënë në të njëjtën kohë nën kërcënimet e buta të këtyre “faktorëve të jashtëm”, që e rrezikojnë lirinë e tij dhe që e detyrojnë në shumë raste të tjetërsohet, të detyrohet, të përshtatet me to. Në mënyrë fare të saktë këtë situatë sociale dhe këtë prirje të “detyruar të njeriut e karakterizon filozofi bullgar Todorov, i cili ka shkruar se nën presionin e këtyre faktorëve, njeriu është i detyruar të jetojë jo aq shumë sic mendon dhe dëshiron ai vetë, por “vetëm si e shohin të tjerët…duke braktisur qenien kujdesen vetëm për pamjen e tyre. Paraqitja në publik bëhet qëllimi i tyre i vetëm”. (T. Todorov, “Fryma e iluminizmit”, faqe 37)Natyrisht të mbrosh lirinë personale është e pamundur, pa pranuar dhe respektuar një varg të vërtetash morale që shoqëria jonë i ka si kusht ekszistencial për funksionimin e saj, dhe të cilat duhet të bëhen pjesë integrale e disiplinimit të lirisë së njeriut, të autonomisë së tij. Sepse nuk janë ata që sjellin tirani dhe paternalizëm social në shoqëri. Nuk është fjala për të ndërtuar dhe pranuar konvencione morale të ngurta, të cilat bëhen ushqyese të imponimit social, ndikuese të paternalizmit dhe tiranisë së shoqërisë mbi individin Por ajo që duket qartë në jetën tonë të përditshme, është e vërteta se lufta për të mbrojtur dhe garantuar larine, duhet bërë jo vetëm nga njëri krah por nga të dy anët. Kjo do të thotë se së pari duhet të bëjmë çdo gjë, për të mbrojtur lirinë nga deformimet jo liberale dhe kërcënimet moderne që i bëhen asaj nga jashtë, përmes gjithë formave kufizuese e tiranizuese. Sepse ne kemi filluar të adoptohemi me këto kërcënime pa dhunë të lirisë. Madje, të reflektojmë jo duke i kundërshtuar, por gjithnjë e më shumë duke u konformuar me to. Konformizmi me kërkesat që vijnë nga “liria e kërcënuar” e individit nga moda, stilet e jetës modern, tirania e zgjeruar e thashethemeve dhe pesha e akoma e rëndë në shoqërinë tonë e opinionit publik.Njerëzit po bëhen qënie që nuk jetojnë dot në se nuk flitet për ta, në se ata nuk arrijnë që me mjetet e jashtme të bëhen patjetër të dalluar. Kjo tendencë konformiste e njeriut për t’u përshtatur jo me atë që do, apo që duhet por me ato që i bëjnë presion të butë të tjerët, është arsyeja pse konformizmi dhe hipokrizia sociale janë bërë “ideologji” e kohës sonë, mënyrë e organizimit të “suksesshëm” të jetës individuale, “çimento e përbashkët” që mban të lidhur qytetërimin e kohës sonë me njeriun e adoptueshëm në mënyrë pasive. Kjo është ana kryesore e ekuacionit social, për të mbrojtur dhe garantuar lirinë nga cdo cënim dhe kërcënim. Nga ana tjetër, duhet bërë po aq kujdes që njerëzit tanë me arsye dhe inteligjencë të kuptojnë, se megjithatë edhe në një shoqëri të lirë ka një “grup të vërtetash” të pranuara dhe të respektuara bashkërisht nga shoqëria, ka ca tradita të qëndrueshme morale, pse jo edhe konvencione shoqërore, që janë kusht edhe për lirinë e individit dhe për organizimin e shëndetshëm të jetës sociale në vendin tonë. Ky është një nga raportet më të vështira dhe shumë kontradiktor për kohën e sotme. Ndërkaq ne duhet të krijojmë sensin e masës midis të drejtës thelbësore të njeriut për ti marrë vetë vendimet e jetës së tij, pa qënë i kërcënuar nga instrumentet e dhunës së butë. Por në të njëjtën kohë edhe duke njohur dhe pranuar disa kufizime minimale për jetën martesore, familjare, për trajtimin e fëmijëve, çështjet e seksualitetit, etj.Siç thotë profesori i Mendimit Europian në London Scool of economics, John Gray, “Asnjë shoqëri e lirë nuk mund të mbijetojë për një kohë shumë të gjatë pa tradita të qëndrueshme morale dhe konvencione shoqërore”. (J. Gray, “Liberalizmi”, faqe 89) Kjo do të thotë se autonomia e njeriut nuk është vetëm “alternativë e mbyllur” ndaj shoqërisë. Kjo do të thotë se nuk mund të jemi të njëanshëm, sepse duke qënë kundërshtarë të paternalizmit dhe kërcënimeve moderne të lirisë së individit, nuk do të thotë ta konceptojmë lirinë si ndjenjë dhe realitet të mbyllur brenda individit dhe se jeta e njeriut mund të jetë tërësisht në kundërshtim me traditën, konvencionet morale dhe të “vërtetat e përbashkëta” të shoqërisë shqiptare…
nga Fatos LUBONJA:A ka shpresë Tirana
(Mbi Bashën në Opinion)
Debati që zhvillohet sot mbi Tiranën të bën të kujtosh se në punët e politikës, ashtu si në punët e ruajtjes së shëndetit, zotësia është ta kapësh në kohë sëmundjen, kur ajo nuk duket sheshit, pasi atëhere ka shpresë shërimi, kurse kur arrin puna që të keqen ta shohin të gjithë, atëhere gjetja e mjeteve të shërimit është shumë e vështirë. E them këtë pasi emërues thuajse i përbashkët i debatit mbi Tiranën në prag të zgjedhjeve lokale është fakti se gati të gjithë thonë se është bërë qytet i pabanueshëm. E dëgjon këtë jo vetëm nga demokratët nëpër fushatë, por edhe nga banorë të paanshëm, madje edhe nga pjesa e esëllt e socialistëve. Ma do mendja se një nga arësyet pse Edi Rama e ka impostuar fushatën e tij kryesisht mbi trajtimin e këtyre zgjedhjeve, si një referendum pro ose kundër Berishës dhe qeverisjes së tij qendrore, është edhe fakti se ai vetë e di masakrën që ka bërë dhe se zor se do të mund të ketë projekt që ta shpëtojë. Gjithnjë e më shpesh dëgjon njerëz që të thonë se vetëm një tërmet mund ta krijojë mundësinë për ta ribërë këtë qytet. E, megjithatë, ne nuk e duam tërmetin, madje vazhdojmë të shprehemi se çfarë mund të bëhet për të shpëtuar atë çka ka mbetur.Me këtë interes të mbarsur me plot zhgënjime e dyshime dëgjova në Opinion të Fevziut se çfarë idesh ka Lulzim Basha për Tiranën.Ajo që më tërhoqi vëmendjen veçanërisht në premtimin e Bashës ishte ideja se gjëja e parë që ai do të bëjë është një plan urbanistik dhe se, deri në mbarimin e këtij plani, do të ketë moratorium për lejet e ndërtimit. Është një ide që të bën të mendosh. Pikërisht për këtë ka nevojë Tirana e sëmurë rëndë: të ulemi ta studiojmë gjendjen e saj dhe të bëjmë një projekt se si ta shërojmë duke parë edhe shkakun e sëmundjes. Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve derisa erdhëm deri këtu? Cili ishte virusi që u fut?Si një reagim i parë pozitiv ndaj idesë së planit të përgjithshëm më erdhi të them se Tiranën e shkatërruan bash projektet e pjesshme. Por pastaj mendova se idealisht si projekti i pjesshëm si ai tërësor mund të funksiononin fare mirë, sikurse mund të rezultojnë që të dy në katastrofë, varësisht nga synimi dhe profesionalizmi i projektit. Po ku qëndron ndryshimi midis tyre që më erdhi të mallkoj projektet e pjesshme? Ndryshimi qëndron në atë se projektet e pjesshme më duken një gjetje më dinake për ta maskuar qëllimin e keq, kurse një plan i plotë e zbulon atë shumë më qartë e në mënyrë të menjëhershme. Pra kur synimin e ke ta bësh qytetin “pre qensh” mënyra më e mirë për ta shqyer atë është ta kafshosh copa copa. Kjo ka ndodhur me Tiranën.Por, tek e fundit, problemi nuk është edhe aq nëse projekti është tërësor apo i pjesshëm, por synimi i tij. Problemi ka qenë se synimi nuk ishte nevoja për të normalizuar një situatë në një lagje apo zonë, por interesat e fitimit të një apo dy ndërtuesve e sekserëve për të ndërtuar në atë lagje pallate, pasi kishin blerë truallin apo kishin bërë marrëveshje me pronarët e disa shtëpive në ato lagje. Kjo bëri që projektimi i asaj që quhet “njësi urbane” në të cilën normalisht duhet të ketë më së pari një infrastrukturë rrugore, kanalizimesh etj. e pasaj ato që quhen objete publike si shkollat, kopshtet, parqet, fushat e sportit, postat dhe pastaj edhe ndërtimet për banim, të reduktohet në “shesh ndërtimi”. Shkurt, e mira e shumicës në atë lagje u sakrifikua për të mirën e një pakice të ngushtë njerëzish, kryesisht klientë të Kryetarit të Bashkisë, ku tek shumica e dëmtuar do të fusja jo vetëm banorët e shtëpive përreth, por edhe ata që blenë apartamente në pallatet e larta që u ngritën, apo edhe vetë pronarët që morën nga 20 deri në 50 përqind sepse shumë shpejt edhe ata u ndodhën nën hijen e ndonjë pallati tjetër. Masakra që ndodhi kësisoj ishte jo vetëm në kurriz të pejsazhit uraban që erdhi duke u degraduar hap pas hapi me pallatet që ngriheshin pa asnjë lidhje estetike me pjesën tjetër apo njëri tjetrin, por edhe përsa i përket raportit ndërtim gjelbërim, që përkthehet në metrat katror gjelbërim për banor, pastërtinë e ajrit, mundësnë e parkimit, mundësinë e pasjes së shkollave e kopshteve afër, etj., por edhe në aspektin ekonomik pasi pjesës së mbetur iu zhvlerësua prona pasi nuk mund të ndërtohej më ndërkohë që jeta nëpër apartamente të ndërtuar në pallate të tilla bëhet gjithnjë e më e vështirë prandaj dhe çmimet e tyre po bijen dhe janë të destinuar të bijen.Sot kur flitet për një rishikim tërësor të Tiranës mendja të shkon se nisja duhet të jetë pikërisht në drejtimin e kundërt nga u nisën ata që shkatërruan Tiranën; pra jo më nga interesi i ndërtuesve për fitim, por nga interesi i qytetarëve për hapësira të gjelbërta, shkolla, kopështe, rrugë etj. Kjo do të thotë më konkretisht që studimi i planit duhet të kërkojë gjetjen e maksimumit të mundësive që të ruhen hapësirat që janë ende pa ndërtim si dhe, madje, që të mund të kompensohen pronarë të truajve që mund të kenë ende shtëpi të ulta pa ndonjë vlerë të veçantë, në mënyrë që në truajt e tyre të mund të bëhen lulishte, kopështe, shkolla, fusha sporti. Pra as që duhet bërë fjalë që në Tiranë të vazhdojnë të ndërtohen ato grataçielat që s’janë ngritur ende, as ato të tjerat që janë projektuar tek Komplesi Dinamo e shumë të tjera. Madje gjykoj se Tirana më së pari ka nevojë për një numërim se sa apartamente ka, sa ndërtime të pambruara ka, sa apartamente dhe shtëpi të pabanuara ka në brendësi dhe rrethinat e saj. Po ashtu, një plan i Tiranës nuk mund të shihet jashtë vizionit të zhvillimit të vendit dhe, sipas meje, vendi duhet të zhvillohet në çdo kilometër katror dhe jo mbi idenë sa absurde aq edhe spekulative që ka qarkulluar e vazhdon të qarkullojë (gjithnjë për hir të interesave të asaj pakicës të cilës i intereson vetëm vlera e shitjes së metrit katror ndërtim) të bashkimit të Durrësit me Tiranën në një metropol super gjigant ku do të mblidhen të gjithë banorët e Shqipërisë.Unë nuk e di a e ka Lulzim Basha këtë vizion. Nuk e di as se çfarë do të ketë në planin që do të paraqesë një vit pasi të ketë marrë Bashkinë. Por po dëgjoj se po flet – siç kanë folur e flasin të gjithë fatkeqësiht - për parqe, kopshte, shkolla dhe mendoj se, nëse e ka seriozisht, duhet ta ketë në mendje problematikën për të cilën fola se përndryshe ku do t’i gjejë hapësirat. Aq më tepër kur na premtoi se do ta paraqesë këtë plan përpara një oponence të publikut apo specialistëve dhe se po mendon se mund të bëjë edhe një referendum për ta aprovuar këtë plan.Në shërbim të një pozitiviteti le të përpiqemi të bëj pak oponencën që tani duke patur parasysh jo vetëm përvojën e hidhur që kemi të premtimeve të bukura dhe zhgënjimeve të shëmtuara (mjaft t’i kujtojmë Bashës se PD premtoi Vlorën turistike dhe, pasi mori pushtetin, e ka nxjerrë Vlorën në shitje për ata që duan ta bëjnë portin në të madh të kargove në Evropë dhe Karaburunin e ka dhënë me konçesion për parkun më të madh eolik në Evropë), por edhe disa inkoherenca që gjej në projekt idetë e tij. Do të veçoja vetëm dy gjëra në këtë oponencë të parë.Së pari, ne e dimë se nëse pushteti i kryebashkiakut është mbajtur në këmbë deri më sot (kryesisht për të keqen tonë do të thoja) nuk është mbajtur pasi ka punuar për qytetarët, por pasi ka punuar me atë skemën e pakicës klientelare qytetkafshuese për të cilën bëra fjalë. Kanë qenë lekët e saj të pastra dhe të pista të investuara në ndërtim që e kanë mbajtur më këmbë duke na u paraqitur masakra urbane edhe si zhvillim e zbukurim. Ku do t’i gjejë Lulzim Basha paratë që të bëjë kopshte e shkolla kur paska ndërmend të punojë kundër interesit të tyre në emër të interesave të qytetarit sepse, sa për para publike, ne po shohim se maxhoranca nuk po mban dot as premtimet e kthyera në ligj për dëmshpërblimin e kategorisë më në hall sot në shoqërinë shqiptare: ish të përndjekurit politikë? Jemi në vitin e tretë dhe nuk ka mbaruar këstin e dëmshpërblimit të vitit të parë. Ne kërkojmë një përgjigje më të detajuar për këtë.Së dyti, përtej premtimeve me fjalë për projekt tërësor dhe moratorium, që na bën Basha ne kemi dy premtime projektesh pjesore që janë krejtësisht në kundërshtim si me premtimin për një projekt tërësor si me premtimin për hapësirat e gjelbërta, që e komprometojnë rëndë premtimin e Bashës. I pari është projekti që një hapësirë të gjelbërt të caktuar në zemër të qytetit qeveria me VKM vendosi t’ia kthejë Komunitetit Mysliman për ndërtimin e një xhamie. Pra, në vend se të gjindet një vend tjetër (kompensimi në këtë rast) prishet një hapësirë e gjelbërt, madje duke shkelur ligjin pasi konventa e Ahrusit, ku ne aderojmë, nuk e lejon një gjë të tillë me parqet publike duke na kujtuar se kështu (dhe po për synime elektorale) u prish edhe një hapësirë tjetër e gjelbërt që iu dha Kishës Ortodokse për të ngritur një megakishë të shëmtuar në një vend ku s’ka mbetur më asnjë pëllëmbë vend për të mbjellë një pemë dhe ku, s’mjafton kjo, por disa metra më përtej po ngrihet edhe një grataçielë 25 katështe. Projekti tjetër është ai i prishjes së Piramidës ku përsëri do të ngrihet një megandërtesë që, me ç’kam parë në projektin që është paraqitur, është jo vetëm gjithpushtues i hapësirës së gjelbërt rrotull saj, – a thua se bëhet fjalë për parlamentin e një shteti mbi 100 milion banorë, - por edhe super e shëmtuar, pasi është krejt mish i huaj në atë bulevard. Jo vetëm, por dhe këtu është shkelur ligji, pasi Piramida me ligj bën pjesë në monumentet e mbrojtura. E po ashtu, sipas këtij projekti, ai do të mbarojë më 12 nëntor 2012 ndërkohë që, sipas Bashës, sikur të fitojë ai, do të ketë moratorium ndërtimesh deri afër kësaj date.Siç shihet pra ndërkohë që më një anë Basha na premton një plan tërësor që do t’i nënshtrohet referendumit më anë tjetër maxhoranca ku ai bën pjesë harton projekte pjesore, që, ashtu si ato të Ramës, janë të kundërligjshme në një mënyrë apo në një tjetër, janë projekte të pjesëshme dhe jo të studiuara në raport me një projekt tërësor, dhe vazhdojnë të kafshojnë hapësira të tjera të gjelbërta publike. Duke patur parasysh edhe përvojën e deritanishme sipas së cilës çdo projekt që aprovojmë sot, nesër, kur të vijmë në pushtet, mund ta kthejmë në të kundërtën e tij – mjaft të kemi parasysh se kryebashkiaku i sotëm e shpalli Qendrën e Tiranës “monument kulture” dhe pataj i vuri kazmën fund e krye - kam frik[ se sëmundja për të cilën fola në krye të shkrimit do të vazhdojë të zgjerojë metastazat e saj duke i dhënë gjithnjë e më të drejtë atyre që thonë se vetëm një tërmet, dmth. vdekja mund ta krijojë mundësinë për ta ringjallur këtë qytet. E, megjithatë, ne nuk e duam tërmetin/vdekjen e prandaj duket se do të vazhdojmë të vuajmë e shpresojmë.
Nga:Artur Zheji : Fitorja e Pozitivitetit
Tanimë vendimet janë marrë. Shqiptarët, më të shumtit e tyre e kanë marrë vendimin për votën e tyre dhe kandidatin e tyre. Orët që na ndajnë janë të pamjaftueshme për të përmbysur bindjet e shqiptarëve. Por ne mund të bëjmë një parashikim. Një parashikim të mbështetur kryesisht në perceptime personale dhe kolegësh me sy të stërvitur, si dhe në sondazhe të cilat nuk është rasti t`i përmend në këtë shkrim. Parashikimi ka të bëjë me shijen dhe artikulimin e termave të të dyja fushatave. Me frymën e tyre. Me mbresën që lënë pas. Me shpresën që mbjellin. Me emancipimin që kultivojnë. Me standardin apo antistandardin që ndërtojnë me formën dhe përmbajtjen e tyre.
Nuk do të doja që në këto pak orë që na ndajnë nga zgjedhjet e 8 Majit të zgjatesha te skenarët ogurzinj që flasin për një mundësi bojkoti nga ana e PS-së, apo të dhënat që sendërtojnë rrezikun e një komprometimi të njëanshëm të tyre. Mendoj se më e rëndësishmja është të rreshtohemi dhe të kapemi fort te një Risi, e cila sot lindi në fushatën pozitiviste të Lulzim Bashës dhe dje apo pardje ishte impresionuese te fushatat e Edi Ramës.
Dhe jo sepse është Risia e Lulzim Bashës, ndonëse këto kohë jam akuzuar rëndom si i njëanshëm dhe në favor të tij. Por një gjë është e vërtetë, jam i njëanshëm në lidhje me Pozitivitetin që ka përmbyllur dhe rrezatuar deri më tash kjo fushatë e veçantë e Lulzim Bashës. Në Pozitivitetin që më në fund duhet të ketë e ardhmja e politikës shqiptare, shprehja e saj, artikulimi dhe ajo që quhet substancialisht të bërit politikë në këtë vend të varfër.
Dikush, me të drejtë apo me të padrejtë, mund të replikojë e të thotë se kjo është thjesht një manifestim taktik dhe jo thelbësor, një lëkurë dhe jo një përmbajtje. Se fill mbas 8 Majit, Sali Berisha dhe Partia Demokratike do të hedhin tej lëkurën e qengjit, ndërsa Rama dhe Partia Socialiste, do të hedhin tej lëkurën e ujkut… Mirëpo ka disa lëkura që është mirë të hiqen dhe disa lëkura të tjera që është mirë të shndërrohen në substancë.
Ç`po ndodh në Shqipëri?! Biseda kryesore që ndeshet ngado, përfshihet në temën e habisë që qytetarët kanë me këtë egërsim kaq emocional të Ramës, i cili shpesh e më shpesh shfaqet tensional. Tensionim që transmeton një pasiguri të theksuar. Sendërtimi i kësaj pasigurie prodhon tek ai një verb të vrazhdë, negativist, asgjësues, revolucionar dhe radikal.
Nga ana tjetër, të njëjtët njerëz sodisin me habi dhe hera-herës me kënaqësi këtë stil të ri fushate të Partisë Demokratike, e cila është padyshim një surprizë.
Dhe jo sepse është Risia e Lulzim Bashës, ndonëse këto kohë jam akuzuar rëndom si i njëanshëm dhe në favor të tij. Por një gjë është e vërtetë, jam i njëanshëm në lidhje me Pozitivitetin që ka përmbyllur dhe rrezatuar deri më tash kjo fushatë e veçantë e Lulzim Bashës. Në Pozitivitetin që më në fund duhet të ketë e ardhmja e politikës shqiptare, shprehja e saj, artikulimi dhe ajo që quhet substancialisht të bërit politikë në këtë vend të varfër.
Dikush, me të drejtë apo me të padrejtë, mund të replikojë e të thotë se kjo është thjesht një manifestim taktik dhe jo thelbësor, një lëkurë dhe jo një përmbajtje. Se fill mbas 8 Majit, Sali Berisha dhe Partia Demokratike do të hedhin tej lëkurën e qengjit, ndërsa Rama dhe Partia Socialiste, do të hedhin tej lëkurën e ujkut… Mirëpo ka disa lëkura që është mirë të hiqen dhe disa lëkura të tjera që është mirë të shndërrohen në substancë.
Ç`po ndodh në Shqipëri?! Biseda kryesore që ndeshet ngado, përfshihet në temën e habisë që qytetarët kanë me këtë egërsim kaq emocional të Ramës, i cili shpesh e më shpesh shfaqet tensional. Tensionim që transmeton një pasiguri të theksuar. Sendërtimi i kësaj pasigurie prodhon tek ai një verb të vrazhdë, negativist, asgjësues, revolucionar dhe radikal.
Nga ana tjetër, të njëjtët njerëz sodisin me habi dhe hera-herës me kënaqësi këtë stil të ri fushate të Partisë Demokratike, e cila është padyshim një surprizë.
Është ky testi më i madh, më i rëndësishëm që opinionistët duhet të lexojnë. Dëshira e fshehur dhe tashmë shpërthyese e pjesës më të madhe të popullit për “Paqe dhe Pozitivitet“. Shqiptarët do të votojnë më 8 Maj për kandidatët, për siglat dhe programet e partive, por kam përshtypjen se do të votojnë mbi të gjitha për atë që unë quaj “Triumfin e Pozitivitetit“ të nesërm.
Ka mbetur pak kohë deri më 8 Maj, shqiptarët i kanë marrë më së shumti vendimet e tyre, por duket se një uragan tjetër i nëndheshëm po e komandon dhe do ta komandojë kësaj radhe vullnetin e tyre: “dëshira për t`u ndarë një herë e mirë nga gjuha e dhunës dhe dhuna si politikë.”
Ka mbetur pak kohë deri më 8 Maj, shqiptarët i kanë marrë më së shumti vendimet e tyre, por duket se një uragan tjetër i nëndheshëm po e komandon dhe do ta komandojë kësaj radhe vullnetin e tyre: “dëshira për t`u ndarë një herë e mirë nga gjuha e dhunës dhe dhuna si politikë.”
21 Janari, tragjedia që ai moment prodhoi, ka trembur keqas shumëkënd. Kjo është kaq e vërtetë, saqë 21 Janari dhe dinamika e tij problematike, sado që Partia Socialiste e ka shtruar shpesh e më shpesh në tryezë si një pjatë të preferuar, nuk është një “file” që pëlqehet, nuk është një argument që bisedohet me pasion. Kjo sepse, simbas mendimit tim, dëshira inkoshiente e shumicës ka qenë mbizotërimi i ankthit për të harruar, i këmbënguljes për ta harruar këtë datë të mynxyrtë si një ëndërr të keqe në mes të Tiranës, me gjithë mëkatet e dyja palëve. Pavarësisht se çfarë do të thotë Prokuroria, pavarësisht vendimeve të Gjykatës, ka dhe një Verdikt të Tretë, edhe më të gjerë, ndoshta edhe më të rëndësishëm: “Dëshirën për të harruar këtë mëkat të rëndë dhe më të fundit të politikës së sotme shqiptare.”
Dhe mendoj se nuk është një harresë mëkatare apo konformiste, por një dëshirë pozitive për të jetuar në një Shqipëri tjetër, realisht më të mirë, politikisht më të afërt me njeriun dhe njerëzoren.
Më 8 Maj kjo dëshirë e shumicës së zgjedhësve nuk ka se ku të votohet, por ka padyshim një mënyrë indirekte: “Të votojë atë subjekt që e ka kuptuar dhe deshifruar këtë dëshirë të fshehtë, të thellë dhe të rëndësishme të shumicës së shqiptarëve.”
Nëse Lulzim Basha do të fitojë, dhe ka shumë shanse të fitojë, do të fitojë kryesisht për këtë, për deshifrimin e mençur të kësaj ndjenje. Nëse Rama humbet, dhe ka shumë shanse të humbasë, do të humbasë pikërisht dhe kryesisht për këtë gabim të tij perceptiv dhe të këshilltarëve të tij mendjeshkurtër. Një Shqipëri të buzëqeshur dhe Pozitive, për këtë, besoj, do të ketë një Referendum të vërtetë më 8 Maj.
Më 8 Maj kjo dëshirë e shumicës së zgjedhësve nuk ka se ku të votohet, por ka padyshim një mënyrë indirekte: “Të votojë atë subjekt që e ka kuptuar dhe deshifruar këtë dëshirë të fshehtë, të thellë dhe të rëndësishme të shumicës së shqiptarëve.”
Nëse Lulzim Basha do të fitojë, dhe ka shumë shanse të fitojë, do të fitojë kryesisht për këtë, për deshifrimin e mençur të kësaj ndjenje. Nëse Rama humbet, dhe ka shumë shanse të humbasë, do të humbasë pikërisht dhe kryesisht për këtë gabim të tij perceptiv dhe të këshilltarëve të tij mendjeshkurtër. Një Shqipëri të buzëqeshur dhe Pozitive, për këtë, besoj, do të ketë një Referendum të vërtetë më 8 Maj.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
