Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/14

Edi Rama, shpall fitoren për Bashkinë Tiranë



Nga Bota sot


Edi Rama ka shpallur fitoren si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, për një mandate të katërt. Me nje fjalim emocional, kreu opozitar shprehu fitoren e tij, sikunder dhe te cdo shqiptari, qe u be pjese e kesaj gare.
“Pra ëndrra vazhdon. Fuqi e ëndrrës që na frymëzoi u provua se e gjithe fuqi që na u vu përballë. Fuqia e njerëzve të zakondshëm u provua më e madhe se e gjithë pushteti më të frikshmëm, fuqi e “Aleancës tonë për të Ardhmen” u provua se cdo forcë e së shkuares.
Kjo nuk është fitorja ime e parë, por më shumë se asnjë herë më parë, ështe nje burim reflektimi për mua, që sot si asnjeherë ndjek peshën e borxhit ndaj çdo shqiptari. Pa dallim, të gjithë anembane Shqipërisë, çdo zgjedhës i ynë ka fituar, nuk ka humbur”.

Ortakëria mashtruese Qose-Rama


Nga Kostaq Xoxa
Në vigjiljen e zgjedhjeve të 10 majit, secili nga banorët e shtëpive private apo të apartamenteve të kryeqytetit, gjeti para portës një revistë falas. Ishte një afishe-reklamë, me titullin “E vetmja rrugë”. Në faqen 3 të kësaj reviste me fletë të cilësisë së parë, shohim letrën e Edit drejtuar banorëve të Tiranës, që titullohet “Ëndrra vazhdon...”.
Këtu e shohim Tiranën sikur të ishte Stokholmi. “Çdo fëmijë i sapolindur merr çekun e bebes; çdo nxënës i shkëlqyer merr një bursë; çdo familje i merr taksat vendore mbrapsht 7-fish; çdo pensionist paguan minimumin e kontributit dhe merr maksimumin e shërbimit (...). Këto janë fakte, jo ëndrra”. Si kundërthënës, kryeqyteti i paska familjet që i paguajnë një njësi monetare bashkisë dhe marrin 7 njësi monetare nga bashkia! Sa për pensionistët, ata janë në parajsë: marrin maksimumin e shërbimit (me plehrat nëpër këmbë!). Flitet edhe për shkollat e reja deri në periferí (që po u bien tavanet!). Me këto halucinacione arrihet te pastërtia shembullore,  te rrugët e ndërtuara nga e para, te parqet e reja dhe te 55 mijë pemët e mbjella.
Qendrat ekologjike botërore flasin për një ndotje të tillë, sa çdo kryeqytetasi i shkurtohet jeta 2 vite! Por Edi vazhdon avazin: “Kryeqytetasit e jetojnë këtë ndryshim si rritje të cilësisë së jetës, por edhe si rritje të vlerës së pronës së tyre private”.
Pastaj E. Rama kujtohet se propaganda e tij fillestare, si kurdoherë, nuk mbështetej në asnjë program. Dhe flet për një program të hamendësuar urban, ekonomik e social. “Këto janë fakte dhe jo ëndrra”. Në të vërtetë janë ëndrra me sy hapur, si ato 10.000 faqet e një programi të fantastikuar, për të cilin u tall edhe LMN-ja brenda radhëve që e akuzoi, përveç personalizimit të fushatës së vitit 2009, edhe se u fut në atë fushatë zgjedhore  pa asnjë program!
Si autokrat, ai mëton që çdo mendim i tij të pranohet  pa mëdyshje. “Vota juaj është thellësisht politike”, - u drejtohet me këtë letër qytetarëve të Tiranës. Është e vërtetë se ai i shndërroi zgjedhjet administrative, sikur të ishin politike. Por këtë politizim “me urdhër të kryetarit” e kritikoi i gjithë faktori ndërkombëtar, përveç opinioni i shëndoshë qytetar. 
Që t’i bie shkurt, në këtë letër demagogjike nuk përmenden ujërat që mbysin rrugët e përuruara tri herë, për mungesë të kanalizimeve; nuk del asnjë herë fjala betonizim. Dhe për gjelbërimin mburret vetëm me parkun e ri të fushës së Aviacionit! Për qarkullimin rrugor, që është bërë gangrenë, nuk thuhet asnjë fjalë. Unaza e Madhe nuk përmendet fare! 
Në këtë afishe propagandistike kemi faqe të shumta me çiftëzim fotosh me diçiturat Dje – Sot. Manipulohet ashiqare. Në rubrikën Sot të faqes 15 jepet një pjesë e sheshit Garibaldi, në hyrje të Kombinatit të Tekstilit, ku shihen një dykatësh i këtij Kombinati,  tri pemë dhe një copëz gjelbërimi mikroskopik, që mezi mund të përmbahet nga një kjoskë! 
Në faqet 12-13 të kësaj daci-bao-je na del edhe i pamunguari R. Qosja, doemos me mësymje kundër Lulzim Bashës. Propagandisti i Ramës  loz rolin e të habiturit që kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës paska pasur tri poste kryeministrore e tani kërkon postin e katërt, atë të kryebashkiakut. Titulli me shkronja jashtëzakonisht të mëdha i këtij shkrimi: “A është e mundshme?”. Në çdo rrethanë, Qosja është në krah të Ramës, apo të çdo qeverisjeje, me përjashtim të asaj demokratike. Le ta shohim konkretisht këtë propagandist të absurdit:
***
“Anëtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha  është njëri prej anëtarëve të rrallë të kësaj partie, ndoshta i vetmi anëtar i kësaj partie, i cili brenda pak vjetësh i ka ndërruar tri poste ministrore, kurse tani është kandidat edhe për postin e katërt pak më të rëndësishëm sesa postet ministrore që kishte. Herën e parë ishte (ministër i...); herën e dytë ishte (...); mandej, herën e tretë u bë ministër i Brendshëm; kurse tash, herën e katërt, është kandidat për kryetar të Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë – Tiranës (Ç’proliks! Thotë gjëra që i dinë edhe fëmijët...). Në vendet e zhvilluara, sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian (përmenden 8 shtete) këto piruete nëpër poste të ndryshme ministrore prej të njëjtit person (,) sidomos për një kohë ashtu të shkurtër, do të ishin të pamundshme. (...). Atje nuk mund të ketë anëtar partie “të  aftë” për të gjithë sektorët ministrorë, sepse atje as vetë individët nuk pranojnë të bëhen ashtu lehtë të përdorshëm për çdo gjë, as vetë partitë e tyre nuk i përdorim (i përdorin) ata ashtu lehtë për çdo gjë! Kjo mund të ndodhë, siç po ndodhë (siç po ndodh), sot për sot, vetëm në Ballkan (ç’kakofoni: për çdo gjë, për çdo gjë, mund të ndodhë, siç po ndodhë..), ndoshta vetëm tek ne.
Këto “piruete” do të ishin të pamundshme? Mund të ndodhin vetëm në Ballkan? Vetëm te ne?”. Sa kategorik ky akademik, që flet për gjëra që s’i di! Xhulio Andreoti nuk është as ballkanas, as shqiptar. Gjithsesi ai ka qenë 7 herë kryeministër; 6 herë ministër i Jashtëm; ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1954 (në moshën 35-vjeçare); ministër i Thesarit (1958-’59); ministër i Mbrojtjes, ministër i Drejtësisë, ministër i Financave, ministër i Punëve publike, ministër i Bujqësisë, ministër i Aviacionit publik, ministër i Tregtisë së jashtme, ministër i Turizmit dhe i Spektaklit. Ju mbushet mendja, zoti “analist”, që s’janë “gjëra të pamundshme”? Ja që paska edhe “anëtarë partie të aftë për të gjithë sektorët ministrorë” , siç citohet një frazë nga Qosja, që kërkon qimen në përpeq!
Kujt t’i besosh e kujt të mos i besosh! (E kemi fjalën për shkrimet mashtruese të kësaj reviste e të kësaj lloj propagande!).

Ende në pritje, rreth rezultatit për kryetar Bashkie të Tiranës



Shtyhet për ditën e nesërme mbledhja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, e cila do të realizohej në orën 18.00. Këte zë zyrtar e konfirmoi gazetari në një lidhje live per RTV “Ora News”, i cili theksoi se kjo mbledhje ishte ndër ato rutinë, ndërsa vëmëndja përqëndrohet në Tiranë.
Ndërkaq, në KQZ ka mbërritur procesverbali i njësisë Bashkiake numër një dhe numër dhjete. Mesa duket kjo është një maratonë e gjatë, ndërsa nga të dy palët politike kanë ardhur pretendime, kjo sa i takon njësisë Bashkiake numër tete dhe njësisë numër pese.
Në selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste është krijuar një situatë e zjarrtë, ndërsa simpatizantë, militantë, deputetë etj, janë duke pritur më vëmëndje rezultatin përfundimtar.

Rrenci Edvin Kristaq Rana shpall fitorën para KQZ-së...si dhe disa Telivizione shqiptare përkrahëse të komunizmit...


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi shtyrjen e mbledhjes se thirrur në ora 18:00.
Sipas te dhenave te fundit, njoftohet se KQZ do te mbildhet diten e neserme. KQZ nderkohe ka kerkuar mbledhjen e procesverbaleve qe kane ardhur nga qendrat e numerimit te 11 njesive bashkiake ne kryeqytet.
Deri tani ne KQZ kane mberritur procesverbalet e dy njesive bashkiake nderkohe priten edhe 9 njesi te tjera. Pas shqyrtimit te ketyre dokumenteve pritet qe KQZ te shpalle rezultatet.
Objekt i mbledhjes mësohet se do të jetë shqyrtimi i tabelave të rezultateve për 11 njësitë bashkiake në Tiranë si dhe animimet e forcave politike në bashki dhe komuna në gjithë vendin.

Nëse konstatohet gabimi i numërimit, Basha del fitues në Tiranë


Mbyllet numërimi. Flet kryeministri Berisha: Përllogaritjet nxjerrin fitues Lulzim Bashën
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një dalje për mediat i bëri thirrje të dyja partive politike që të presin rezultatin përfundimtar ndërsa vendimtare do të jepet nga KQZ-ja.

“Të gjithë qytetarët, simpatizantët, numëruesit, komisionerët dhe të gjitha partive politike duhet të tregojnë civilitet dhe të presin rezultatin përfundimtar, pasi përfundimi i rezultatit ende nuk është konfirmuar”, kjo ka qenë thirrja e dhënë nga kryeministri Sali Berisha, vetëm pak minuta pas numërimit të kutisë më të fundit, në KZAZ-në nr. 49 në njësinë nr.5.
“Numri i cili u ndoq me interesin me maksimal ka përfunduar me një ngushticë të paimagjinueshme. Sipas database të PD-së, Basha është fitimtar me pak vota, sipas database të selisë rozë z. Rama është fitimtar me pak vota. Unë dua të bëj një thirrje më vëllazërore, të gjithë qytetarëve, anëtarë militantëve të PD-së, por të gjithë forcat e partive politike të presin, pasi duhet të presim finalizimin nga KQZ-ja”, tha më tej kryeministri Berisha.


E gjithë Shqipëria dhe shqiptarët i kanë drejtuar sytë kah Komisioni Qendror Zgjedhor në pritje të vendimit përfundimtar për shpalljen zyrtare të kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës.
Në ndërkohë në KQZ është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike sepse në procesin e numërimit e tri kutive të fundit duket se është bërë një gabim në numërimin e këtyre kutive të votimit. Gabimin në numërimin e kutive e kanë pranuar edhe disa anëtar të KQZ-së dhe tash mbetet që në mbledhjen e fundit të KQZ-së të verifikohet dhe të gjendet ky gabim në numërim.
Nëse konstatohet ky gabim atëherë Lulëzim Basha mund të jetë kryetar i baskisë së Tiranës për arsye rinumërimi i dyfishtë i rezultatit të njërës prej 3 kutive të fundit ka shtuar avantazhin Edi Ramës.
Sidoqoftë, fjala e fundit për rezultatin Tiranës dot ë jepet nga KQZ-ja, që prite të jepet në orët e vona të mbrëmjes.

Tensionohet situata paszgjedhore në Tiranë, PD dhe PS shpallin fitore



Sipas burimeve tona në Tiranë, në këto momente është tensionuar situata paszgjedhore në rrugët e Tiranës, pasi Partia Demokratike (PD) ashtu edhe Partia Socialiste (PS) kanë shpallur se kandidatët e tyre kanë fituar Bashkinë e Tiranës. Simpatizantë të PD-së dhe të PS-së para selive të këtyre partive në kryeqytet kanë nisur festimet. Ndërkohë që jo zyrtarisht mësohet se diferenca e kandidatëve me vota është prej 10 vota. Menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave në Tiranë, i pari që doli në një konferencë për shtyp, ishte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili u bëri thirrje të dyja partive politike që të presin rezultatin përfundimtar, ndërsa sipas tij rezultatet vendimtare do të jepen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). “Të gjithë qytetarët, simpatizantët, numëruesit, komisionerët dhe të gjitha partive politike duhet të tregojnë civilitet dhe të presin rezultatin përfundimtar, pasi përfundimi i rezultatit ende nuk është konfirmuar”, kjo ka qenë thirrja e dhënë nga kryeministri Sali Berisha, vetëm pak minuta pas numërimit të kutisë më të fundit, në KZAZ-në nr. 49 në njësinë nr. 5.


 “Numri i cili u ndoq me interesin me maksimal ka përfunduar me një ngushticë të paimagjinueshme. Sipas database të PD-së, Basha është fitimtar me pak vota, sipas database të selisë rozë z. Rama është fitimtar me pak vota. Unë dua të bëj një thirrje më vëllazërore, të gjithë qytetarëve, anëtarë militantëve të PD-së, por të gjithë forcat e partive politike të presin, pasi duhet të presim finalizimin nga KQZ-ja”, tha më tej kryeministri Berisha.

ARVIZU: RAMËS I THASHË TË MJEKOHEJ, BRAÇES TË PUSHOJË



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vijuar sërish dje në orët e vona të mbrëmjes monitorimin nga afër të procesit të numërimit të votave në kutitë e fundit të KZAZ Nr.5, në të cilën për shkak të numëruesve të PS procesi u ndërpre për disa minuta. Pikërisht në këtë moment, Ambasadori Arvizu ka hyrë në ambientet e palestrës së Shkollës "Vasil Shanto" dhe ka marrë informacionet e fundit nga stafi i ambasadës amerikane, që ka ndjekur numërimin gjatë gjithë ditës së djeshme. Pas kësaj, Arvizu ka zhvilluar takime me përfaqësues të të dyja forcave politike, deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke dëgjuar qëndrimin e të dyja palëve mbi shkaqet që sollën ndërprerjen e procesit të numërimit në këtë KZAZ. Më pas, në një deklaratë për mediat, ambasadori amerikan shprehu keqardhjen për procesin e ngadaltë të numërimit të votave. "Erdha këtu dhe kam folur me dy palët, kam folur me stafin e ambasadës amerikane, po ashtu me misionin e ODIHR, por sot më herët kam folur me zotin Rama", tha Arvizu. Duke reaguar lidhur me shqetësimin e ngritur nga palët për pavlefshmërinë e fletëve të votimit, ambasadori amerikan theksoi se, për këtë çështje duhet të respektohet rruga ligjore dhe palët duhet t'i drejtohen institucioneve ligjore. Gjithashtu, Arvizu bëri të ditur se, gjatë ditës së djeshme kishte zhvilluar një takim edhe me kreun e PS, Edi Rama, duke theksuar se ai ishte me kollë dhe e kishte këshilluar që të mjekohej. Arvizu gjithashtu deklaroi se, gjatë takimit i kishte thënë Ramës që edhe deputeti socialist Erion Braçe duhet të pushonte. Paraditen e djeshme, në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Erion Braçe u bëri thirrje simpatizantëve të PS që të rrethonin shkollën "Vasil Shanto", aty ku numërohen dhe kutitë e fundit të KZAZ Nr. 49. "Ka një mënyrë për të sfiduar çështjen e pavlefshmërisë së fletëve, dhe kjo është rruga ligjore, nëse dikush pretendon mund t'i drejtohet institucioneve. Procesi duhet të marrë fund, pasi filloi të dielën, dhe tani po vazhdon ende. Kam biseduar me zotin Basha dhe zotin Rama. Më erdhi keq për zotin Rama, sepse derisa flisja, ai kishte një kollë, i thashë se, duhej ta mjekonte apo të pushonte, por më tha se nuk pushonte dot. I thashë se, mbase duhet të pushojë pak edhe zoti Braçe", tha Arvizu.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...