Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/30

Poeti i internuar, me shpirt prej loti…


Nga Keze Kozeta Zylo

 Nji pikël shiu
Prej qiejsh të qorruem
Tejpërtej e shpoi
Shpirtin tim prej loti...

Marrë nga libri “Fletorja e vjeshtës” të autorit Jozef Radi.  f.20

            Kam gati një javë që jam duke lexuar librat e dhuruara në New York nga z.Jozef Radi, libra që kanë për autor z.Radi dhe babain e tij, intelektualin e shquar, të burgosur dhe të internuar të Kombit, Prizrenasin prej Kosove, të ndjerin Dr.Lazër Radin.
Jam ngujuar brenda botës së një poeti të internuar, mos e dhëntë Zoti që kritika të bjerë në “koma” për moslexim të këtyre librave, se ndryshe nuk do të shërohet kurrë e keqja kanceroze, harrimi i vuajtjeve të bashkatdhetarëve tanë, piklat e gjakut të djemve që u binin nënokeve në përparëset e punës, një punë dhe dhunë aq e rëndë dhe tronditëse gjatë sistemit që kaluam, jo pak, por 50 vjet.
Libri është shkruar i tëri në gegnisht, një pasuri aq e vyer e gjuhës amtare.
Autori Radi na ka vënë në pëllëmbë të dorës me gjithë çiltërsinë, zemrën e tij të artë, ku ne lexojmë qartësisht mendimin e tij të hapur se: “Kët liber kam tan jetën që e shkruej.  Tash atij i erdh dita mos me qenë ma veç i imi.”
I lexoj dhe rri mendueshëm përballë këtij arti të shprehuri aq të ndjerë dhe të dhimbshëm, shkruar nga dora e nje shkrimtari, që u lind dhe u rrit në internim, nga se babai i tij, intelektual i shquar i Kombit, u burgos, internua sepse kishte mendime drejt orientiemit perëndimor, ai kishte mbaruar avokatinë në universitetet e Italisë, profesion që s’e ushtroi kurrë.
            Nuk ka lexues, dhe bir shqiptari që të mos kaplohet nga trishtimi i thellë, por njëkohësisht të mos ngazëllehet shpirtërisht kur autori flet me adhurim për të ëmblën gjuhë shqipe gjuhë me të cilën ka shkruajtur këtë libër.  Ja si shprehet autori:  “E kam shkrue dhe e përsëritë jo vetëm si poezi, por dhe si muzikë, edhe si dhimbje lindjeje, e kam lexue e stërlexue gjer në lodhje rrjedhën e saj, e s’ka njeri qe ma mbush mendjen se gjuha shqipe asht e vorfën dhe e pamundun”...
Çdo fjalë e autorit është art, është mjeshtëri pene, ndaj dhe ai flet me aq zjarr dashurie për gjuhen shqipe, duke e quajtur atë aq poetike dhe aq e lidhun me shpirtin e karakterin e shqiptarit sa asnji identitet s’asht ma i fortë se ajo...  
O Perëndi them me vete duke mbajtur duartë  në tëmtha gjatë leximit të librit: “Më duket sikur një muzikë hyjnore dëgjohet nga qielli dhe këndon aq ëmbëlsisht për gjuhën tonë dhe pikërisht është kjo gjuhë thotë poeti që s’e la qoftë dhe një ditë të vetme me e gjetë vedin viktimë e së keqes, ku qe zhytë jo vetëm fati i tij prej fëmije”…
            Libri është ndarë në tri fletore vjeshte që janë aq të lidhura pazgjidhmërisht me njera tjetrën, janë fijet shpirtërore edhe pse t’ikunish kahera...Poezitë në të tria fletoret e vjeshtës janë pa tituj, por që vetë vargjet e pagëzojnë bukur titullin brenda tyre.  Liria për autorin e lindur dhe rritur në inernim është pikërisht brenda tyre, brenda gjakut të kuq shqiptar dhe jo ata që i burgosën, dogjën dhe i rrethuan.  Për këtë autori do të arrijë në përfundim llogjik se: “Jo, s’jane të lirë ata që ngrenë rethime/ të lirë janë ata që rrethohen me mure/ prandaj i rrethojnë: të vritet liria e tyne!”
Autori nuk pajtohet kurrë me politikën ulëritëse të botës së çmendur, por as dhe djali i poetit që i njeh mirë në ekranet gri fytyrat e sadamëve me mustaqe apo dhe gangsterëve të tjerë politikë, ndaj dhe ua pret kokat me t’vetmen lodër që ka, telekomandën.  Fëmija i tij mbeti peng i udhëkryqeve politike…
Në mënyrë vëllazërore i drejtohet mikut të tij se kur si hije të kenë ngelur duhet të ketë mbetur dikush për të dëshmuar mizoritë dhe barbarizmat.  E gjithë kjo më kujton librin e At Zef Pllumbit, “Rrno për me tregue”, ku me të drejtë Kadareja e vlerëson këtë libër brilant me këto fjalë:  Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë”.
            Libri ndertuar mbi metaforën e vjeshtëështë një sagë e vuajtjeve të autorit gjatë periudhës diktatoriale, ndaj ai lutet që dikush duhet të jetojë: “Rrno për me tregue”...
Lexon poezitë e autorit Radi të përmbledhura në “Fletoren e vjeshtës” dhe të duket sikur lexon Migjenin me  Vjeshtën në parakalim në të cilën shkruhet:
“Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona/ Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli/ Lëngon shpirt' i smum ndër krahnore tona/ Dridhet jet' e vyshkun ndër gemba të një plepi”. 
            Autori edhe pse ishte rrethuar nga sytë e urrejtjes ai nuk pati kohë me humb në urrejtje tëaskujt, ai mban në ninëzën e syrit dashninë e atyne dyqind syve, që besonin tek jeta-te ajo foshnja nëgrazhd...Ashtu siç dhe e thashë pak më lart pena e tij sjell një magji hyjnore, sjell frymën e Zotit, që tëmban larg nga e keqja, larg nga qeniet jo njerëzore.  Poezitë e këtij libri kanë frymëzuar z.Leka Ndoja i cili shkruan: “Betlehemi” i poetit Jozef Radi.
            Ai sot jeton në një strehë me vrasësit e poetëve, që natën të vrasin dhe ditën të qajnë me lot krokodili, e megjithatë poeti ka shpirt prej loti lutet per ta duke thënë“Jetoj nën një strehë me vrasësit e dritës, Zoti i pshtofte shpirtnat e tyne prej Ferrit...”
Vargu i poetit është dhe cicërimë zogu, cicërimë që e ka vetëm per qiellin e kthjellët të shpirtrave tëkristalta, ndaj dhe ai ndalon në ndonjë degë dhe këndon!
Edhe bukurisë magjiplotë të botës femërore ai i këndon: “Ishe pishe a s’ishe pishë, qiellit retë me kreshtë m’ia shprish, pashë as pashë veç shtegut rashë, s’ishe pishë, por ishe vashë’
 Buzëqeshjen e trëndafiltë të vashave dhe imazhin e bukur të tyre që jetojnë brenda shpirtit të poetit e përshkruan me këto vargje: “...dhe qesh lehtas kur ndokujt nga ne i humb filli/ e qelqet nder buzëi krisin si puthje prilli/ ajo hesht e bindun se imazhi i saj jeton mbrenda nesh/ ndaj ecën e shlirët dhe lutet dhe lotet, na shkel padashtas dhe qesh..”
Autori duke qenë në internim njohu nga afër figura të shquara, të ndritura intelektuale dhe shpirti i tij u lidh me ta pafundësisht.  Ai i respekton ata gjer në dhimbje, respekton mikun e ngushtë të të atit, Pashko Gjecin një përkthyes nga më të zotët.  Në poezinë: “Requiem për Pashko Gjecin” ai e ngre lart atë shpirt prej shenjti dhe ja si shkruan: U shue si qiri nji njeri, jo s’u shue bota, u shue pak Homer, pak Gëte, pak dante Shqipnie, u shue shum njeri te “nji tesh” prej Shkodre, e kori i kambanave nën za e tha alelujan e mbrame.
            Nuk ka lexues me ndjesi njerëzore që nuk do të shokohet kur të lexojë këtë sagë vuajtjesh tëtreguara aq mjeshtërisht dhe artistikisht nga pena e autorit, por dhe pse autori e mbyll librin duke thënë se kët libër mund t’mos ma lexojë askush; fëmijët e mi sigurisht asgja veç kopertinës, (ata po i lexon për qejf marria e kohës së tyne)...
Por tjeter gjë mendon autori për bashkëshorten e tij, bashkëvuajtesen besnike.  Ai është i bindur se gruaja e ka lexuar të pashkruar këtë libër, por megjithatë ajo s’ka për ta hequr nga çanta e saj.
Eshtë tragjike në se ky liber do të bjerë në veshët shurdhane, është ngjethëse në se këto poezi nuk do të lexohen dhe komentohen nga kritika profesioniste, ky do të jetë një mëkat tjetër karshi kulturës dhe letërsisë, ku një prej tyre që e përfaqson denjësisht është dhe poeti i nternuar me shpirt prej loti...z.Radi.
Megjithatë shkruan poeti, “ky libëështë shkruar me shumë gjak, ma shumë se me penë asht shkrue, me dhimbje ma shumë se me vrull, me heshtje ma shumë se me fjalë...
Se jo gjithkush i bje mëkatit në gjunjë mëkatit të vet e pendohet me t’vërtetë prej tij...ky libërështë mëkati im i fundit, e mëkati i fundit i këtij libri jam bash unë vete”...f.130, përfundon librin “Fletorja e vjeshtes”, poeti Radi i cili pyet se deri kur do të jemi pemë të frigueme lulesh, dega t’thyeme nën peshë të fruteve tona...ndërkohë dhe unë si lexuese pyes: se a do të vijë ajo ditë që tëkërkojnë falje mëkatarët?  Përgjigja vjen natyrshëm në se lexojmë këtë libër të një poeti të internuar i cili thotë se:  “Kët libër ua kam kushtue gjithe atyne që ma s’paku e meritojnë...ata janë pjesa ma e madhe e kësaj bote...e në se dashnia s’e zbut sado pak shpirtin e tyne, t’paktën s’ka me e egërsue edhe ma”...

Maj, 2011
Staten Island, New York



SENAD GURAZIU -POEZI



NUK ËSHTË "RELIGJION"


Të gjitha zemrat në errësirë rrahin
burgosur përjetshëm, në vetmi
por në vetvete fanarë dritësie janë,
si xixëllonjat e qiellit - dhe
Dielli jep shumë dritë, përmasat
pakëz "problematike",
por megjithatë ligj i natyrës,
diversitet frutash, larushi rruazash
dimensionesh, s'është rastësi,
disa zemra janë të vogla... si gogla,
fare "mini", ndoshta sa një lajthi.
 
Nuk besoj kësaj radhe
në kriteret, në ndihmën e shkencës -
me rreze Rentgen t'i masim,
apo me pompë t'i fryjmë, si maskota,
tullumbace Diznilendi, dikush
tjetër mbase beson në zemra "vakum"
si poç i Edisonit - nuk di,
ndoshta thjesht t'iu flasim, absolutisht,
çdo rrahje ta miratojmë, çdo
impuls ta ndiejmë, t'iu besojmë
sikur zemra të ishte vetë Zoti - u bu bu
gjithë ato zemra të botës, konfuze,
por nëse secila zemër xixëllon
për të tjerët, pandalshëm si Diell
ndoshta dhe është një portë
jona e dritës, një shpresë.
 
Ndonëse nuk është "religjion", siduket
prapë s'na mbetet aq shumë:
vetëm lutja - luteni pra o njerëz
të botës, çdo ditë zemrën
tuaj të rritet - ku i dihet, ashtu së paku
mund të jemi një ditë si Dielli
më afër Zotit.
 
- - -
MATRICË  PROFETIKE

(Bisedë post-futuriste me George Orwell)
 

 
Sot vetëm një Huble lart që kërkon Zotin,
por një milion sonda dhe satelitë
"big brothers" të tu kthyer nga ne
për ta spiunuar dhe gjetur vetveten
miku im Orwell nuk them se ishe naiv, por shih
deri në alivanosje insistohet, kërkohet
nga të gjithë tokësorët (dhe nga alienët)
që t’i kapin valët eterit të turbulltë,
ndotur e ngulfatur me të gjitha ndytësitë
e shekullit XX - më të turpshmit shekull
nga i cili njerëzimi do të turpërohet
ndoshta dhe nëntë shekuj që vijnë.
 
Duhet të pajtohet poeti, dymijë vjet
pas Krishtit, me gënjeshtrat e shekujve –
i ngrati, ndoshta s’ka shteg, ai vetëm klith:
nuk dorëzohem, mund të ndodhë…,
por më parë duhet t’më verboni,
gjithë pluhurin e dunave të Saharasë
syve t'ma hidhni, me akullin e Antarktidave
zemrën t'ma mbështillni! - bah...
bukur ia thonë poetët por sa të marrë janë!
 
E nesër i dashur Orwell, as idenë nuk e ke,
kush mund ta dijë sekretin e Agralit
çmim Nobel për një kod të ri, relikt "davinçian"
kod që rrotullon nëntë mekanizma titani,
"çelikosur" me titanium, nëntë shtresa diamanti,
nëntë metra të trashë, sarkofag atomik
ngjashëm si për ndonjë Çernobill-tragjedi
dhe nëntë palë çelësash-enkriptuar
prapë blinduar nëpër gyptha hermetikë
për të hapur ose, sipas nevojës,
për të fshehur të vërtetën e shekujve.
 
Nuk tallem miku im, duhet të besosh
në Cyber-Tron, Orakull Silikon, direktivë
në "matrix" - Hamurab i Babilonisë
nuk pajtohet me asnjë kod, nuk i do
hardhucat mimetike, as skorpionët metalik,
kobrat-magnum si nata tek gjuajnë, kërkojnë
kërminj silikoni për industrialistët,
për eliten dhe për politikanët "cyborg"
ndërsa këta sa kënaqësisht i falin fytyrat e buta
si prapanicë bebesh, për sise Venerash
kirurgji plastike aty për aty, virtualisht,
doza të programuara XTC, ekstazë
kolektive për votat në "Facebook"
turistë kozmik na përgjojnë në akuarium,
hieroglife zhurnalistike nga shtatë dimensione,
kodikë-gurë të xhamtë, medalione,
Hazreti Musa si neo-Bill Gate mutant
bart pllaka digjitale gjithkah, predikon
nëpër stere dhe ujë, tabanit të kontinenteve,
oqeaneve peshqit hanë fiber-optiket,
si spageti digjitale, dhe në Playstation
ta bëjnë tetë me dy - beso i dashur Orwell
madje dhe sirenat e Sarandës do ta kenë
nga një super-kompjuter në bebzë.
 

AERO-POEZI PËR TITULLIN MISS

Ngjesha ca balona të "lazdruar"
nga ditëlindja e djalit
lloj-lloj ngjyrash, lara-lara
i mbusha me fjalë e vargje
lidha penjtë me një shirit
i lash të pezullojnë - pezull në ajri
projeksion plazmatik-hermetik
drithërime të padukshme
instruksione pro-komunikative
kod me tendenca dinamike
pezullim pendël - pendëlsisht
lehtësi e butë artifiça-plastica
ngrohur sa mrekulli...
le të çmenden "kritikët"
pse jo edhe fansat
ata me shije të sofistikuara
për timen aero-poezi

S'vonoi shumë mendja më tha
mirë-mirë por jo dhe aq mirë
nuk të pëlqejnë balonat
prej llastiku të lirë
s'janë edhe aq të besueshëm
provo njëherë me prezervativë

Kisha të drejtë – s'isha kujtuar
me kohë të fryja ca të tillë
100% të sigurtë...
të markës më të mirë
të papërshkueshëm, “energy shield”
prezervativët s'janë balona ordinerë
por... materiale speciale
testuar njëmijë herë, “high-pressure”
prapëseprapë transparentë
masë brenda masës së fryrë
ajër thuaj brenda vetë ajrit
mund të shihen “accessoires”
të vargjeve... o la la, fluiditet
telat e kuq a të kaltër
si telefonat klasikë prej qelqi
dhe njëkohësisht të flesh i qetë

HIDRO-POEZI PËR TITULLIN MISS

(jo)natyrshmëri estetike
E dashura ime s'ka dhëmbë të vërtetë
dhëmbët e saj janë mobil (s'janë stabil)
artificialitet janë, art i dentistit specialist,
manufakturë artizanale e përkryer, si lodër
ashti në punëtorinë e Mickey Mouse - dhe
çdo natë dalin nga goja... mëngjeseve
kthehen prapë, në trajektoren e zakonshme
nga gota plot ujë çezme mbi komodinë
në gojën e saj plot "aromë pepermint-i"...
Aty në gotë bëjnë gjumin sterilizues, relaksim
nate - natyrisht, rrugëtim rutinor i përkohshëm
për në hidro-laboratorin e mirëmbajtjes
një lloj gjumi vullnetar jashtë elementit, ose
gjumë i lëngshëm - kjo shpikje moderne
hidro-ambient i qëllimshëm për gjumësinë,
patjetër dhe prehje analitike për bardhësinë,
pastrim kimik deri në atomikën e fjetur, proces
i konsoliduar tashmë për bukurinë natyrale,
funksional deri në vrasjen mikro-organike,
në esencë i padukshëm (veç fluskave),
askush nuk sheh çfarë ndodhë më tej
brenda kimisë, s'është as nevoja të kërkohet
brenda thelbit të natyrshmërisë - dihet
çdo gjë do të ndodhë pashmangshëm, cikël
në emër të perfeksionizmit denta-material
deri në imtësitë e pakapshme strukturale
kërkohet thjesht pamje perfekte dentale,
bardhësi natyrale, sa më shumë shkëlqim
për një dite të re - kur të jetë kthyer prapë
ky mekanizëm kyç... aty në vendin e vet!

S. Guraziu - "Terraforma Poetica - I", 2010

Për kontakt dhe reagime: letrat1@yahoo.com

2011/05/29

Kastriot Myftaraj dhe fryma që nxit urrejtje fetare

Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve katolike, ne formen e nje kombi krahinor te mbiquajtur “alban”- pak a shume si basket- duke propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj jugore “jo-albane”-sipas tij, per t’u bashkuar me trojet e shkeputura jashte kufinjve nen nje flamur e fe’ kristiane, eshte parathenie shume e trishte e nje nisme qe per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo eshte anti-shqiptare.





Nga Alban Bala

Teksti ne vijim mban firmen e Kastriot Myftarajt- nje individi te çuditshem, quasi-fantomatik, qe publiku i gjere e besonte me teper si nje pseudonim deri diten kur Prokuroria e Pergjithshme hapi ndaj tij hetime per akuzat e nxitjes se urrjetjes nder-fetare dhe nderetnike. Hetimi tani eshte nderprere, por jo veprimtaria e ketij njeriu. Vetem gjate dy muajve te fundit ai ka akuzuar Fondacionin Soros se po ringjall ne menyre perfide nga regjistrat mesjetare te gjithe elementet me origjine çifute ne Shqiperi dhe po i mbeshtet ata - ku ai perfshin edhe Edi Ramen e Erion Veliajn e organizates MJAFT-, si dhe pervijoi provokimin e meheret qe tronditi kontinentin duke shpifur ndaj profetit islam Muhammedit kesaj rradhe me nje akuze te pashembullt per “pedofili”.(?!)

Ideja e tij baze eshte ne fakt me shume se utopike. Ajo eshte e rrezikshme. Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve katolike, ne formen e nje kombi krahinor te mbiquajtur “alban”- pak a shume si basket- duke propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj jugore “jo-albane”-sipas tij, per t’u bashkuar me trojet e shkeputura jashte kufinjve nen nje flamur e fe’ kristiane, eshte parathenie shume e trishte e nje nisme qe per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo eshte anti-shqiptare. Ne fund te fundit çfare kerkojne me teper qarqet ultra-nacionaliste te Vorio-Epirit?

Eshte interesante se databaza e te dhenave kryesisht personale qe ky individ ka perdorur per te sulmuar shume figura shqiptare, nga politologu Abdi Baleta deri tek shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare, i perngjajne si dy pika uji te dhenave qe mbledhin zakonisht sherbimet sekrete, kur pergjojne, skedojne apo hetojne mbi nje individ. Z.Myftaraj asnjehere nuk ka sqaruar se cili sherbim ia ka kaluar atij keto te dhena.

Debati mbi lirine e shprehjes ne fakt tek ky njeri ka kohe qe nuk ben me sens. Ne vitin 2003 ai publikoi Deklaraten e meposhtme, e cila vazhdon te qarkulloje ne internet. 
 
Edhe pse e vjeter, kjo Deklarate perben zemren e te gjithe mendimit te tij politik qe ai levron ne nivel editorialistik prej disa vitesh. Per kete arsye AIPR zgjodhi ta botoje te plote kete Deklarate per te sqaruar njehere e pergjithmone se ke apo çfare perfaqeson Kastriot Myftaraj.

I lindur ne Korçe dhe i rritur ne Elbasan gjate periudhes se regjimit komunist, ky njeri shfaqet i afte te shkruaje sa ne shqipen korente ashtu edhe ne nje nendialekt te humbur te Mbi-Shkodres, me nje shqipe qe te kujton leterkembimet e freterve me Seline e Shenjte nga provincat ballkanike te 1,800-es (?!). Me kete gjuhe tmerresisht te veshtire ne leksik dhe ortografi, edhe per vete banoret e zonave qe ende e flasin ate, Myftaraj ka nenshkruar edhe libra te tere, ndersa e folura e tij normale eshte nje shqipe e mire dhe e unifikuar.

Gjasisht veç si “firmatar me qera” i teksteve te gatshme me origjine te dyshimte, ky njeri ne fakt perben me shume se nje dukuri komplekse per median shqipe dhe per krejt hapesiren e mendimit shqiptar.

Nuk mjafton te jesh sharlatan per t’u bere i famshem. Myftaraj e di me mire se te gjithe ne, se çfare mekanizmash te tjere ka adoptuar ne kete “mission impossible”.


Sikur Kastriot Myftaraj te ishte nje ishull i veçuar i lajthitjes shqiptare, kjo do te ishte gjysma e se keqes. E keqja e madhe eshte se ky Don Kishot i frymes komb-shkaterruese ka mbrojtjen e disa redaksive dhe perkrahjen e disa emrave qe perbejne fatkeqsisht tashme institucion intelektual per Shqiperine; ai perfaqeson prej kohesh pararojen e çmendur, “kamikazin” rruge-shestues per nje arradhe te ngushte luftetaresh “te urte”, qe ne mos plotazi e gjejne teorine e tij pjeserisht te pranueshme dhe e perkrahin ate ne format dhe menyrat e tyre. Shume prej tezave te kesaj deklarate, as fillojne dhe as mbyllen tek Myftaraj.
Ne shkurt te ketij viti nje gjykate ne Austri denoi me 3 vjet heqje lirie historianin britanik David Irving per “mohim te Holokaustit dhe deklarata antisemite dhe raciste”. David Irving u denua per nje interviste te tij te dhene ne Austri ne vitin 1989. Austria, e cila ka pasur me heret ne pushtet edhe parti ultranacionaliste te djathta, nuk eshte i vetmi vend qe ka vendosur rregulla per perdorimin e te drejtes se mendimit dhe shprehjes se tij. E keqja- sidomos ne vendet e perparuara- parandalohet.

Sado e papershtatshme te tingelloje ne shekullin e 21-te censura, eshte ligji ai qe percakton se kush duhet te beje çfare ne keso rastesh. Por detyra jone eshte ta refuzojme kete shantazh kulturor qe na behet ne emer te lirise, sigurisht pasi ta njohim se kush eshte ky njeri dhe se çfare marrezish ka avancuar dhe avancon ne tregun e ideve. Mjafton te lexoni tekstin e tij ne vijim.

“Kastriot Myftaraj
Kryetar i Lvizjes për Rikonkuisten Albane
nji nacion alban geg, nji fe kristiane, nji shtet i bashkum nacional 

Deklarate

Lvizja per Rikonkuisten Albane (LRA) u drejton ket kumt shqiptarve gege muslimane dhe katolike n' dy ant e kufinit (trevat e Republikes s' Shqipnis n' veri t' Shkumbinit, Kosove, trevat shqiptare n' FYROM, Luginen e Presheves dhe trevat shqiptare n' Mal t' Zi);
LRA, tuj konsideru se:
-Religjioni islamik qi i asht imponu me dhune shqiptarve n' dy ant e kufinit shtetnor n' kohen e okupimit turk, asht shndrrue sot, n' nji pengese per prosperimin dhe integrimin e shqiptarve n' boten moderne perndimore s' cilles i takojne historikisht.
-Religjioni islamik, veqanrisht tash n' epoken e pas 11 shtatorit 2001, asht shndrru n' nji rrezik ekzistencial per shqiptart muslimane n' dy ant e kufinit, kahse nacionet fqije ortodokse, serbt, grekt dhe makedonsat, t' cillet assesi nuk pajtohen me ekzistencen e ishullit islamik shqiptar n' Ballkanin Perndimor, n' ato qi ata i definojne si trevat e veta historike, per shka tash ma teper se nji shekull nuk i pushojne msymjet per eliminimin dhe dbimin e shqiptarve muslimane.
-Se veq 4-5% e shqiptarve gege me origjine muslimane jane muslimane t' vertete, pra njerez qi besojne tek Allahu dhe Muhamedi si profet i ktij dhe permbushin s' pakut nji here n' dite detyrimin islamik per falje, ndersa pjesa tjeter jane thjesht njerez me origjine muslimane dhe nuk njifen si muslimane prej fes islamike.
-Ekzistencen e dallimeve t' thella etnike, kulturale, gjuhsore mes toskve dhe gegve
-Konfliktin historik-toske-gege, t' ardhun si pasoje e aspirates historike toske me i nanshtru dhe sundu gegt.
-Shqiptarizmi i krijum sipas shembullit t' Jugosllavizmit, qi dojte me i bashku serbt dhe kroatet n' nji nacion t' vetem, deshtoi me i bashku toskt dhe gegt n' nji nji nacion t' vetem, po per ato shkaqe qi deshtoi Jugosllavizmi, aspirata serbe, respektivisht toske per sundim kundrejt kroatve.
-Toskt kane dhane dhe japin prova se ata n' asnji mnyre nuk e pranojne bashkimin e trevave shqiptare n' dy ant e kufinit, n' nji shtet t' vetem, pasi kshtu permbyset balanca mbrendashqiptare e fuqis, qi n' Republiken e Shqipnis tash asht lehtsisht n' favor t' toskve dhe shtetin e ri nuk e dominojne ma toskt. Prove per mospranimin kah ana e toskve t' shtetit t' bashkum nacional shqiptar asht fakti se toskt perdorin, sikur serbt, grekt dhe makedonsit, shprehjen "Shqiperi e Madhe" per ket shtet.
-Toskt, historikisht dhe kontemporanisht kane bashkpunu me nacionet fqije sllave ortodokse dhe ate grek per coptimin, nanshtrimin dhe sundimin e Gegnis, n' dy ant e kufinit (pjesa e Republikes s' Shqipnis nalt Shkumbinit, Kosova, trevat shqiptare n' FYROM, Lugina e Presheves, trevat shqiptare n' Mal t' Zi).
-E majta toske n' pushtet n' Republiken e Shqipnis (koalicioni n' pushtet me n' krye Partin Socialiste), qi prej ardhjes n' pushtet me revolucion-kryqaten tosko-majtisto-ortodokse, e ka shndrrue Republiken e Shqipnis n' nji Republike Vorio-Epirote, gjegjsisht koloni greke, ku po ecen me ritme shume t' shpejta fushata ortodoksizuese me profil helenizues e ndermarre kah Kryepeshkopi Yannoulatos, si dhe ku ekonomia gjindet totalisht nan kontrollin e nji oligarkie tosko-greke, qi asht tuj i imponu vendit t' jone shndrrimin n' nji treg per mallrat greke, ose t' bleme si dore e dyte n' Greqi, me cmime ma t' nalta se tregu grek.
-Se Gegnia e Republikes s' Shqipnis, pra pjesa n' veri t' Shkumbinit nuk mujtet me prosperu n' rrafsh kultural, ekonomik, institucional etj, veq pas lirimit prej okupacionit tosk, t' kryem n' vitin 1944, kur filloi edhe kolonizimi dhe eksploitacioni (shfrytzimi) i ksaj pjese t' Gegnis, shka kerkon damjen e Republikes s' Shqipnis n' lumin Shkumbin.
-Se Gegnia n' dy ant e kufinit nuk mujtet me jetu e dame, pasi gjeografia, historia dhe proceset politike dhe ekonomike kerkojne natyrshem bashkimin e pjeses s' Republikes s' Shqipnis n' veri t' Shkumbinit, me Kosoven, trevat shqiptare n' FYROM, Luginen e Presheves dhe trevat shqiptare n' Mal t' Zi, n' nji shtet t' bashkum nacional.
-Se veq gegt, n' dy ant e kufinit, kane konstitue historikisht dhe kontemporanisht, n' rrafsh etnik, kultural dhe shtetformues, nji bashksi nacionale solide dhe me nji identitet kultural dhe shtetnor t' veqante (tradita albane), ndersa toskt kane qene nji amalgame etnike dhe kulturale greko-vllaho-sllave.
-Se "Albanizimi", gjegjsisht tradita e jone nacionale, kulturale, religjioze (katolike) dhe shtetnore historike e jona asht ekskluzivisht gege, tuj kene krejt e huj per toskt, t' cillet kane traditen e Epirotizmit ortodoks dhe prohelen.
-Se toskt muslimane tash jane tuj u konvertue me shpejtsi n' religjionin e t' parve, Krishtenimin ortodoks grek.
Deklaron
Gegt muslimane, n' dy ant e kufinit shtetnor gjinden para rrezikut t' shndrrimit n' nji tribu t' prapambetme mjedis Europes, si dhe para rrezikut t' eliminimit fizik dhe dbimit. N' kto rrethana ka veq nji solucion: Me u invoku ideali alban i artikulum n' devizen:
Nji Nacion Alban Geg, nji religjion kristian (protestant dhe katolik), nji shtet i bashkum nacional!
LRA i fton intelektualt gege, n' dy ant e kufinit, si dhe partit politike gege:
N' Republiken e Shqipnis:
1)Partin Demokratike
2)Partin Lvizja e Legalitetit
3)Partin Demokristiane
N' Kosove
1)Lidhjen Demokratike t' Kosoves
2)Partin Demokratike Shqiptare
3)Aleancen per Ardhmnin e Kosoves
4)Partin Demokristiane
N' FYROM
1)Bashkimin Demokratik per Integrim
2)Partin Demokratike Shqiptare
3)Partin per Prosperitet Demokratik
N' Luginen e Presheves
1)Partin Demokratike Shqiptare
N' Mal t' Zi
1)Lidhjen Demokratike Shqiptare
me u angazhu per ate qi ne e definojna si Rikonkuista Albane dhe qi e konceptojna si nji lvizje paqsore per riidentifikimin shpirtnor t' gegve muslimane, gjegjsisht konvertimin e jone n' kristiane perndimore (protestante dhe katolike), si dhe per bashkimin e Gegnis, n' dy ant e kufinit, n' nji shtet t' vetem nacional alban, prej Shkumbinit, n' Morave, prej Vardarit n' Adriatik.
LRA i fton partit politike gege me e ba Albanizmin si bosht t' programeve t' veta.  

Lvizja per Rikonkuisten Albane
10 qershor 2003

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...