Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/06/25

Ç’pati Greqia që u mbyt në borxhe?

Shkruan  nga Amerika për Floripress prof.dr.Eshref Ymeri
  U bë kaq kohë që gdhihemi dhe ngrysemi me problemet e krizës financiare që ka mbërthyer për fyti Greqinë. Ekranet e televizioneve pasqyrojnë me kohë e pa kohë pasojat e kësaj krize të rëndë që ende s’po i gjendet ilaçi.
       Tek ndjek lajmet që vijnë nga fqinjja jonë jugore, çdokush rri e pyet veten: po si paska qenë e mundur që vendi më i parapëlqyer i Evropës, “dashnorja e Perëndimit”, siç e ka quajtur me shumë të drejtë publicisti i njohur amerikan Robert Kaplan, të arrijë të katandiset deri në këtë pikë të hallit?
       Në librin me kujtime, të titulluar “Si u bëra përkthyes i Stalinit”, Valentin Berezhkovi përshkruan takimin e Stalinit me Çurçillin në tetor të vitit 1944 në Moskë. Në një rast ai shkruan:
       “Çurçilli nxori nga xhepi i brendshëm një letër të palosur më katërsh. E hapi mbi tryezë dhe ia afroi Stalinit. Teksti nuk kishte nevojë për përkthim. Gjithçka që ishte shkruar në atë letër, përmblidhej në disa rreshta:
       Rumania
              Rusia……………………………90%
              Të tjerët……………………….10%
       Greqia
              Britania e madhe……………..90%
              (në marrëveshje me SHBA)
              Rusia……………………………10%
………………………………….
       Nga dialogu i zhvilluar mes dy liderëve, para se Çurçilli t’i tregonte Stalinit fletën e vet, rezulton se që të dy ata ishin të prirur për një ndikim të caktuar përparësor të palëve në Greqi dhe në Rumani” (Citohet sipas: Valentin Berezhkov. “Si u bëra pëkthyes i Stalinit”. Moskë. “DEM”. 1993, f. 323-324).
       Pra, Perëndimi, në personin e udhëheqësit britanik, përfaqësonte interesat e padiskutueshme të tij në Greqi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por fill pas përfundimit të luftës, Stalini e ktheu pllakën dhe u dha të gjithë ndihmën e mundshme komunistëve grekë për marrjen e pushtetit me dhunë. Ndërkohë trupat angleze që vazhdonin të ishin të pranishme në Greqi pas përfundimit të luftës, nuk qenë në gjendje të përballonin forcat komuniste dhe po të mos kishte qenë ndërhyrja e vendosur amerikane me trupa ushtarake, Greqia me siguri që do të kishte përfunduar në kampin komunist. Pas disfatës së komunistëve dhe instalimit të dy bazave të fuqishme ushatarake amerikane në Greqi, nga të cilat ajo vilte një qira vjetore që arrinte deri në dy miliardë e njëqind milionë dollarë, ky vend erdhi e u bë më i parapëlqyeri i Perëndimit. Në kushtet e Luftës së Ftohtë, pozicioni i saj në Mesdhe për Perëndimin merrte një rëndësi të jashtëzakonshme gjeostrategjike në përballjen me kampin komunist. Për më tepër, vija bregdetare e Greqisë, bashkë me vijën bregdetare të ishujve, arrin në katërmëdhjetë mijë kilometra gjatësi, çka ishte tepër joshëse për zhvillimin e turizmit. Prandaj edhe dashuria e Perëndimit për Greqinë, me kalimin e kohës, erdhi e mori përmasa mitike. Në këto kushte, Greqia krekosej si gjel i fryrë para vendeve komuniste të Ballkanit, pa u lodhur së rëni tamtameve për modelin e “demokracisë” greke.
       Pas shembjes së sistemit komunist, Greqia i mbushi mendjen vetes se vetëm ajo mund të bëhej padronia e Ballkanit për “kultivimin” e vlerave të demokracisë në ish-vendet komuniste të këtij gadishulli. Për më tepër, në raport me Shqipërinë, ajo u bind përfundimisht se mund ta vinte “në jetë” ëndrrën e vet mbinjëshekullore për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Prandaj, në dhjetor të vitit 1990, kufijtë me Shqipërinë ajo i hapi kat e kat, në mënyrë që emigrantët shqiptarë, të varfëruar deri në skajshmëri prej regjimit kriminal të Enver Hoxhës, të dyndeshin valë-valë drejt qyteteve greke. Sipas Karolos Papuliasit, ish-ministër asokohe, emigrantët shqiptarë do të shfrytëzoheshin si karrem për klasën politike të Tiranës, së cilës do t’i kërkohej të bënte lëshime pas lëshimesh për kënaqjen e epsheve të shovinizmit grekomadh në Shqipërinë e Jugut. Fill pas dyndjes së emigrantëve, Greqia mori masa të menjëhershme për dërgimin në Shqipëri të komisarit të vet politik, Anastas Janullatosit, i cili, duke shfrytëzuar veladonin e kryepeshkopit të kishës ortodokse, do të shërbente si kreu i shovinizmit grekomadh në Tiranë.
       Kësisoj u krijuan rrethanat që Greqia, si “pararoja e demokracisë” në Ballkan, t’i drejtohej Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për t’i ofruar asaj kredi kolosale për mishërimin në praktikë të “vlerave të demokracisë” greke në ish-vendet komuniste të Evropës Juglindore, sidomos për përballimin e shpenzimeve për qindra mijë emigrantë të ardhur aty. Nevojën për sigurimin e këtyre kredive e bënë më të ngushme edhe përgatitjet për organizmin e Lojërave Olimpike të vitit 2004, në të cilat Athinës i duhej të mburrte me të madhe madhështinë e lashtësisë së qytetërimit të vet, i cili duhej të shërbente si shembull për qytetërimet e tjera. Kështu, “dashnores së Perëndimit”nuk ia prishën qejfin për asgjë, borxhet iu ofruan me zemërgjerësinë më të madhe, aq më tepër kur të gjithë në Perëndim ia kishin mbushur mendjen vetes se pas shembjes së komunizmit, vetëm Greqia mund të luante rolin “e pazëvendësueshëm”  “dados zemermirë” në Evropën Juglindore. Dhe “dadoja” e zellshme greke, duke notuar në detin e kredive shumëmiliardëshe perëndimore, i ktheu mirë sytë nga Shqipëria. Këtu ajo vendosi të ngrinte varreza, memoriale dhe manastire për ushtarët kriminelë që kishin rënë gjatë luftës italo-greke, duke siguruar paraprakisht blerjen e eshtrave të të vdekurve shqiptarë dhe reklamimin e tyre si eshtra të ushtarëve të vet. Për një pazar të tillë eshtrash, i cili del bukur në spikamë në filmin e regjisorit të talentuar Edmond Budina, duheshin shpenzuar shuma kolosale, të cilat Athina nuk i kurseu asnjëherë. Shuma të tjera kolosale ajo i shpenzoi për ndërtime kishash greke në mbarë territorin e Shqipërisë së Jugut (deri edhe në Tiranë, ku po përfundon një katedrale gjigante, e ndërtuar tërësisht me simbolikë greke),  për hapje shkollash greke, për pagesa pensionesh për qytetarë shqiptarë në moshë pensioni, të cilët jo vetëm që nuk kanë punuar në Greqi as edhe një ditë të vetme, por që as nuk e dinë fare se ku e ka adresën Greqia, për rekrutime spiunësh të të gjitha kategorive, deri edhe në sfera të larta të politikës shqiptare. Veç kësaj, ajo mori përsipër shpenzimet për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, me vetëdeklarim të kombësisë dhe të fesë, në mënyrë që të ndryshohet përbërja e saj etnike në favor të Greqisë. Prandaj edhe për realizimin e një vetëdeklarimi të tillë duheshin shpenzuar shuma marramendëse për blerje shqiptarësh “pa identitet”.
       Por, një ditë të bukur, të gjitha këto borxhe erdhën e u shndërruan në një lak të tmerrshëm në fytin e Greqisë, lak ky që duket se po i merr frymën orë e çast. Tani,“dashnorët perëndimorë”  “dashnores greke”, duhet të tregohen një çikë të mëshirshëm dhe t’ia lirojnë pakëz lakun që i kanë hedhur në fyt. Nuk duhen harruar kaq lehtë dhe kaq shpejt vitet e dashurisë zhuritëse, kur Greqia kacagjelohej dhe ledhatohej tërë afsh në prehrin e tyre.
       Ne, shqiptarët, kemi një fjalë të urtë shumë të bukur: “në këtë botë paguhen të tëra”.Greqia ka kryer dy krime shumë të rënda, të cilat Perëndimi ia ka falur me shpirtmadhësi, duke u bërë palë me të. Greqia, me një egërsi dhe urrejtje të pashoqe, ka shkatërruar dhe zhdukur varrezat e hebrenjve në Selanik dhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore shumë hebrenj ua ka dorëzuar trupave gjermane për t’i masakruar. Së dyti, Greqia ka kryer një tjetër krim të pashembullt, atë kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, duke ushtruar jo vetëm një gjenocid barbar kundër saj, por edhe duke e shpërngulur me forcë drejt Shqipërisë atë pjesë të popullsisë që mbeti gjallë. Këto dy krime të rënda, nga më shtazaraket në historinë e njerëzimit, nuk i kanë ngjallur kurrfarë emocionesh Perëndimit, për ta ndëshkuar Greqinë ashtu siç e meritonte. Madje faktin që Shqipëria, gjatë viteve të luftës, nuk lejoi që as edhe një hebre i vetëm (nga 872 të tillë, në qoftë se nuk më tradhton kujtesa, që ndodheshin asokohe në vendin tonë) të binte në duart trupave gjermane, Perëndimi duhej ta kishte nxjerrë në spikamë në kohën e duhur para opinionit ndërkombëtar. Qëndrimi ndaj hebrejve dëshmonte se sa lart qëndron kodi moral i shqiptarëve dhe sa poshtë qëndron kodi moral i grekëve.

       Në tallazin e krizës së rëndë që ka pllakosur Greqinë, kërkohet që të shpiken edhe “koka turku”, të cilat na qenkan “fajore” për gjendjen ku është katandisur vendi. Kështu, mitropoliti Pirej, si përfaqësues i lartë i klerit grek, “i paska gjetur fajtorët”. Sipas mendimit të tij, përgjegjësinë për të gjitha problemet që ka shkaktuar kriza greke na e paskan hebrejtë e mbarë botës. Më 24 dhjetor 2010, në efirin e njërit prej kanaleve televizive kryesore të vendit ai deklaroi:

       “Për të gjitha fatkeqësitë tona ekonomike, fajin e kanë hebrejtë e mbarë botës”.

       Mitropoliti Pirej njoftoi teleshikuesit se lëvizja sioniste botërore, si edhe bankierët hebrej, të tillë, si, fjala vjen, baroni Rotshild, janë përzier në një komplot që ka për qëllim dobësimin e kishës së krishterë ortodokse.

       Drejtuesi i emisionit nuk e përmbajti dot veten dhe e pyeti:

       “Nëse është kështu, atëherë pse ju nuk e pranoni politikën e Hitlerit? Mos vallë nuk ishte e drejtë që hebrejtë të digjeshin të gjithë?”.

       Kësaj pyetjeje mitropoliti Pirej i dha këtë përgjigje:

       “Adolf Hitleri ishte një vegël në duart e sionizmit botëror dhe atë e pati financuar familja e Rotshildëve, me të vetmin qëllim: për t’i bindur hebrejtë ta braktisnin Evropën dhe të krijonin në Izrael perandorinë e tyre të re”.

       Këto janë pikëpamje, të shprehura nga një përfaqësues i kishës ortodokse greke. Por nuk na siguron dot kush se këto nuk janë pikëpamje të qarqeve më të larta të politikës zyrtare greke. Aq më tepër kur dihet fare mirë që në Greqi kisha greke është shteti grek dhe shteti grek është kisha greke. Se kisha greke merret jo me punët e Zotit, jo me predikimin e dashurisë mes njerëzve, jo me predikimin e respektit ndaj etnive dhe kombeve, sipas mësimeve të Hyjnisë. Ajo merret me politikë. Prandaj edhe ajo nuk është në gjendje, se nuk është aftë, t’i drejtohet Hyjnisë për ta shpëtuar Greqinë nga katastrofa e rëndë që e ka pllakosur, se Hyjnia nuk i dëgjon ata që kanë dalë nga udha e Saj.

       Po të ishte kishë për së mbari, kisha greke duhej t’i lutej Perëndimit që ato borxhet prej 300 miliardë dollarësh, Greqia t’i shlyejë vetë. Dhe ka me se t’i shlyejë. Nga të dhënat e shtypit dhe nga faqet e internetit, është bërë e ditur se pasanikët grekë kanë të depozituara në bankat e Zvicrës një kapital gjigant prej 600 miliardë dollarësh. Pse nuk i ngrin Perëndimi këto shuma kolosale që këta pasanikë i kanë grabitur nga kreditë e ardhura nga jashtë vendit? Klasa politike greke i harxhoi për dhjamë qeni dhe i grabiti në mënyrën më skandaloze kreditë e huaja, kurse tani i kërkon popullit grek të shtrëngojë rripin deri atje ku nuk mban më. Ku fle lepuri i borxheve që po e tmerron keqas Greqinë?

Santa Barbara, Kaliforni

20 qershor 2011

 

Shkrimtarët e dënuar me vdekje,ja fjalët e fundit


Shkrimtari dhe miku im z.Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër. Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme. Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi. Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare. Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, "Naim Frashëri" dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997. Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë. Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: "Kujtesa e ajrit" (vëllim me poezi), "Hedh një kafkë në këmbët tuaja" (libër me poezi të burgut), "Mbjella e vetëtimave" (vëllim poetik i botuar në Shkup), "Këmba e Davidit", "Funerali i pafund" (romanin) "Perëndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë "Alfonso Grasi" në Itali.(Flori Bruqi) 








Nga Visar Zhiti,shkrimtar nga Tirana


Shkrimtarët e dënuar me vdekje,ja fjalët e fundit




Janë plot 199 shkrimtarë e artistë,ish-anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve,të cilët përfunduan në burgjet komuniste dhe 50 të tjerë të pushkatuar,të varur,të vdekur në tortura,pa varre. T’i rendiste gjithë këta emra,nuk ishte e thjeshtë për shkrimtarin e poetin Visar Zhiti. Çdonjëri prej tyre e kthente pas në kohë ish-të burgosurin e mbijetuar,atëherë kur me shpatulla shtynte vagonët e mbushur me minerale dhe fshinte ku të mundej ato copëza poezish që shkruante në qelinë e errët.
“Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar”,një botim i shtëpisë botuese “OMSCA-1”,është një homazh për të gjithë ata shkrimtarë e artistë,të cilët u bënë shënjestër e diktaturës. U dënuan me burgje,internime,pushkatime e varje pa gjyq. Ka qenë një kërkim i gjatë dhe i dhimbshëm për Zhitin,i cili është munduar të nxjerrë nga “libri i dhimbjes” ngjarje tronditëse,që kanë bërë bujë në kohën e tyre,apo që mbetën të fshehta.
Histori makabre dhe fjalë të fundit të viktimave. “Panteoni i nëndheshëm” është një homazh,por edhe një akuzë për të gjithë ata që u bënë palë në gjyqet-farsa të shkrimtarëve e poetëve. “Panteoni”,i cili i vjen lexuesit në botimin e tij të dytë,hap edhe një debat mbi atë që quhet “letërsia e dënuar”. A është shkruar letërsi në burg,a ka pasur ajo vlera? Shkëpusim pak faqe nga libri i Zhitit. Mes listës së të burgosurve,të torturuarve,të arratisurve,po shkëpusim ata që u dënuan me pushkatim e që varret ende nuk u dihen.
a.m
TEATRI I VËRTETË I VRASJES:

Kopertina e librit “Panteoni i nëndheshëm ose Letërsia e dënuar”,i autorit Visar Zhiti,botim i shtëpisë botuese “OMSCA-1” –me gjyqe,dënime etj. -
Teatrot e pakta të Shqipërisë së re po shndërroheshin në salla gjyqesh të hapura,kudo,në të gjithë vendin. Në Teatrin Popullor në kryeqytet,do të luhej një tragjedi e re,pa mbaruar ende Lufta e Dytë Botërore,kur në pushtet sapo kishin ardhur komunistët.
Mars-prill 1945. Në skenën e mbetur bosh u vendos trupi gjykues,jo me aktorë,por me ushtarakë të tmerrshëm si Koci Xoxe,Hysni Kapo,Bilbil Klosi,me anëtarë juristin Halim Budo edhe mjekun Medar Shtylla,me prokuror Bedri Spahiun etj. Në lozhën lart,në gjysmëterrin e kadifenjtë,ku zakonisht rrinte autori,qëndronte vetë ai,diktatori i ri,Enver Hoxha,duke vëzhguar me imtësi zhvillimet në skenë. E kishte monoklin aty pranë?
Teksa zgjaste dorën për ta marrë,mbase ndiente një si dridhje të ftohtë,se mund t’i dukej se kishte kapur nga gryka një revolver. Po sikur t’í plaste aty? Vuante nga oklofobia,kishte druajtje nga armët,jo nga vrasja e të tjerëve me to. Do të dënoheshin personalitete të vendit,burra që i bënë ballë luftës si patriotë dhe drejtuan situatat. Kundërshtarë ishin,por u ishte dhënë roli i armikut tani. Me pushkatim,dëgjohet një zë:Kol Tromara,Alizoti… Hurshiti… Konstandin Kote… Leka,Merlika,Golemi… Terenc Toçi,Zef Kadarja… Borshi… Valteri… Omari… Cani… Përmeti,Daut Çarçani,Gustav Mirdashi…
Me burgime të rënda:Koço Kota,Xhevat Korça… Vrioni… Cara,Leskoviku… Jakov Mile,Mihal Zallari,Lazer Radi… Gjergj Bubani,Libohova… etj.
Duartrokitje si batareja e plotonit të pushkatimit.
Prapë gjyq tjetër,pushkatime prapë,dy anëtarë të Regjencës në vitet 1943-1944,personalitete të kulturës,Lef Nosi dhe Pater Anton Harapi,si dhe kryeministri i asaj periudhe,Maliq Bushati. I hedhin kufoma në gropën e përbashkët në “Kodrën e Priftit” me të pushkatuarit e Gjyqit Special në Teatrin Popullor,me atë lozhën me kadife të arkivoltë,ku rrinte në gjysmëterr Enver Hoxha dhe ndiqte aktet.
Dhe një dramaturg,dom Ndre Zadeja,autori i melodramave për skenat e teatrove në Shkodër dhe Tiranë:“Rozafa”,“Ruba e kuqe”,“Rrethimi i Shkodrës”,“Ora e Shqipnisë”,“Hijet e zeza”,një pjesë të të cilave i kompozoi Mikel Koliqi,kardinali i ardhshëm dhe i vetëm,por që e kaloi jetën internimeve e burgjeve,edhe ngaqë ishte vëllai i shkrimtarit të njohur,azilantit politik në Romë,Ernest Koliqit.
9 veta ishin,i detyruan të hapnin gropën e tyre dhe i hodhën njëri mbi tjetrin.
Dhe do të vazhdonin gjyqet nëpër salla kinemash,auditorë të shkollave të larta,në tempuj të fesë,në oborre lagjesh,në Shkodër,Durrës,Berat,Vlorë,Korçë,Kukës… ky do të ishte teatri i ri,i vërtetë,i realitetit socialist,me ankthe dhe emocione të tmerrshme,nga ato që kur s’përftohen dot nga arti,merren nga krimi.
Po si mund të shkruhej në burg?

Nga gjyqi i At Anton Harapit (lart,mes),denuar me pushkatim
Ku i fshihnin,vërtet? Pabesueshëm. Kudo dhe asgjëkund. Ishte një aventurë e gjatë dhe e rrezikshme,një profesion më vete,për të cilin kam rrëfyer në burgologjitë e mia,se edhe burgu me kampin e punës kanë veçantitë e tyre,edhe pse të burgosurit janë ata që vuajnë njëlloj. Edhe lejohej të shkruaje,por edhe nuk duhej. Kontrolloheshe shpesh dhe rreptë dhe ridënoheshe,po të të gjenin një shkrim kundër,jo më roman,ekspertizat e të cilave i bënin shkrimtarë të realizmit socialist,jashtë burgut. Të burgosurit mund të mbanin ndonjë fletore,çonin letra në familje,në çdo muaj,por të hapura. Po të donin,mund… të denonconin.
Një pjesë e kishin detyrë. Duke u shfrytëzuar rrethana të tilla etj.,të burgosurit shkruanin,delironin etj.,madje edhe në kampet e punës,ku nuk kishte kohë për asgjë dhe krijimi ishte një sakrificë e tejme. Zbraznim mall dhe brengë,vetmi dhe mbyllje,me poezi kështu,si ofshama e ëndrra. Lavdërohej Shqipëria e vjetër për t’iu kundërvënë së resë dhe mes tyre fshiheshin poezitë me temën drejtpërsëdrejti të burgut,kurse me prozën (më shumë ajo lëvrohej në burgun e Burrelit,ku të burgosurit nuk i nxirrnin në punë),shpaloseshin subjekte historike e legjendare,ose i arratisnin personazhet në vende të tjera e sisteme të tjera,në nazizëm,duke shkuar deri në Afrikën e Jugut ose shkretimeve të tejshme.
Shpesh,mbi kapakët e fletoreve dhe të blloqeve vinin emra shkrimtarësh të huaj,gjoja ishin përkthime,por që ndërkallnin metafora ekzistenciale,të mbijetesës dhe shprehnin realitetin diktatorial. Shkruanim dhe në pjesët e bardha anash gazetave,në thasë çimentoje,paketa bosh,letra cigaresh,copa çarçafi etj.,dhe më shpesh në mendje. I fshihnim kri(ji)met tona ku të mundnim,duke u ndërruar vendet,që t’u shpëtonim kontrolleve dhe raportimeve,herë në kashtën e dyshekut,pastaj mes zheleve,brenda në opinga,te pagurja e vajit,nën dhé,në minierë,me mënyra që ende s’i di kush,i rikthenim për t’i pasur nëpër thasët tanë. Ata ishin studioja e përçudnuar,biblioteka e fshehtë,arkivi i çmendur. Dhe kishte raste që arrinim t’i shpëtonim,i nxirrnim jashtë,duke u bërë kontrabandistë të krijimeve tona.
LETËRSIA,PARA SKUADRËS SË PUSHKATIMIT
Me masakër kishte nisur:
17 nëntori i 1944-ës,që do të shpallej si dita e çlirimit të kryeqytetit,kishte nisur me masakër. Një varrezë masive në katin e nëndheshëm të hotelit “Bristol”,kufoma plot. Gjumi i vdekjes dilte nga ai hotel dhe përhapej kudo. Ky s’ishte ag,por gjak i derdhur… E vranë një nga gazetarët më të njohur,Nebil Çikën,dy vëllezërit e shkrimtares Musine Kokalari,Muntazin dhe Vesimin,dhe kushëririn,Syrjanë,të shkolluar në Europë,themelues të shtypshkronjës “Mesagjeria shqiptare”,ku u botuan kryevepra botërore. Mjaft,lëri librat,kanë vrarë intelektualë të tjerë:Ali Panariti,Anton Fekeçi,Jakup Deliallisi,Akil Sakiqi,Lluka Xhumari
Dom Lazër Shantoja
Të parin meshtar pushkatuan dom Lazër Shantojën. Pa mbaruar Lufta e Dytë Botërore,kur nuk ishin bërë as 100 ditë që kishin marrë pushtetin sundimtarët e rinj. Njohës i shumë gjuhëve,të gjalla e të vdekura,përkthyes i Gëtes,i Shilerit dhe Leopardit,esperantisti i parë shqiptar,autor shkrimesh nëpër gazeta dhe revista të kohës si “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit”,“Kumbona e së diellës”,“Ora e Maleve” etj.,orator dhe humorist.
Në fakt,pushkatuan gjysmën e tij,se gjysmën tjetër të trupit,duar dhe këmbë,ia kishin prerë me sharrë gjatë torturave. Duke e mbartur policët,në të zbardhur të 5 marsit 1945,skuadra e pushkatimit zbrazi armët mbi atë gjysmë,s’dihet në ç’gurishtë në Tiranë. Gjysma tjetër e tij ishte e papushkatueshme.
At Anton Harapi
Sociolog dhe prozator,autor i një “Lahute Malcie” në prozë,“Andrra e Pretashit”,që teksa shpalon virtyte shqiptare,i bashkëngjit dhe ato gjuhësore,që do të përthellohen te “Vlerë shpirtnore”,“Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”. Problemet dhe mënyra se si i shtron,stili i vrullshëm,etika e lartë europiane,apeli për një rimëkëmbje të breznive dhe kombit e të unitetit,i japin kumbim aktual. Kur e çonin drejt pushkatimit,nuk binte asnjë kambanë,ndërsa ai kujdesej udhës që zhguni të mos i bëhej me baltë.
- Po ti baltë do të bëhesh,– i tha oficeri i pushkatimit.
- Por të shkoj te Zoti,te vdekja ime,sa më i pastër,siç isha gjatë jetës,– tha Njeriu i shenjtë.
At Gjon Shllaku
Një vit më pas pushkatuan dhe intelektualin e lartë,at Gjon Shllaku,i edukuar në liceun “Illyricum” të françeskanëve në Shkodër,që më pas do të merrte leksione në tri universitete:në Holandë,Belgjikë e Francë. Laureohet në degën e Filozofisë në Sorbonë,Paris. Botoi në revistën “Hylli i Dritës”.
Batareja e plumbave shembi gjithçka. Terr.
Nikollë Gazulli
Autor fjalorësh,i më të mirit të fjalëve të rralla dhe i atij onomastik etj.,Nikollë Gazulli,vepra e të cilit përmendej,por jo emri,sepse e vranë,pa gjyq fare,i rrethuar nga bandat komuniste,ra si martir në një shpellë,ku ishte futur për t’iu shmangur terroristëve të kuq. Nuk ka varr. As shpellën. Por jo kujtesën e fshehtë të kohës.
Mark Dushi
Mbledhës i folklorit,mitologjisë dhe legjendave,i leksikut dhe toponimeve,Mark Dushi,që ka lënë në dorëshkrim mjaft vepra,edhe arkeologjike për kryeqytetin e rrethinat,u burgos,u torturua dhe e pushkatuan kur ishte 46 vjeç.
Aleksandër Sirdani
Mbledhës folklori,studiues pasionant,autor i mijëra faqeve në dorëshkrim,u torturua nga oficerët e fitimtarëve dhe trupin e copëtuar e shëtitën andej nga Kopliku për të llahtarisur njerëzinë. E goditnin me sfurk,e bënë vrima-vrima si t’i kishte rënë breshërima e plumbave,dhe e vërvitën në një gropë të zezë. Të vëllanë e tij,Marin Sirdanin,folklorist dhe shkrimtar,e vunë në bankën e të akuzuarve dhe e dënuan… me djegie të mijëra faqeve të dorëshkrimeve të tij,një gjysmë shekulli punë.
Terenc Toçi
Dhe një arbëresh… Terenc Toçi (Terenzio Tocci),nga Strigari i Zef Serembes,që u shkollua në Shën Mitër,në kolegjin iluminist të De Radës. Kishte ankthin e dheut amë,të lirisë së tij dhe erdhi në Shqipëri e ngriti Flamurin një vit më parë se Ismail Qemali. Kryengritës nga natyra,i edukuar me frymën e fisit të vet,që nxirrte kryengritës të çartuar që i pushkatonin,laureohet për jurisprudencë në Universitetin e Urbinos në fillim të shekullit XX,punon në Romë,merret me “çështjen ballkanike” dhe vendos të luftojë me armë për vendin e të parëve.
Bashkohet me djalin e Garibaldit,përbashkuesit të Italisë,garda e të cilit kishte qenë arbëreshe,dhe kurdisin një plan:Terenci do të shkonte në Shqipëri,në Veri,do të kryesonte Kuvendin e Besës në Orosh për të krijuar një qeveri të përkohshme,kurse djali i Garibaldit,Riçoti,do të zbarkonte në bregdetin shqiptar me vullnetarë italianë,që do të sillnin armë. 30.000 kryengritës shqiptarë ishin gati tashmë,por ndihma nga bregu tjetër po vononte padurueshëm. Plani qe penguar… Qeveria italiane… Europa… s’dihej si e qysh.
Arbëreshit i hipin xhindet,inatin shqiptar e zbraz dhe në gazetat italiane. E ç’të bëjë tani për Shqipërinë? Themelon në Romë “La Rivista dei Balcani” dhe shkon në Shkodër,hap tjetër gazetë me emër mali,“Taraboshi”,mbron Shqipërinë duke u sulur mbi këdo,edhe mbi Romën,megjithëse Italinë e mendonte aleaten e natyrshme të dheut amë. Nën shembullin e Pashko Vasës,boton “Shqipëria dhe shqiptarët”. E thërrasin në Itali,ushtar në frontet e Luftës së Parë Botërore. Nxjerr revistën e re “Italia dhe Shqipëria”. Lidhet me Ahmet Zogun.
Merr detyrën e Prefektit në Korçë,pastaj drejtor i Zyrës së Shtypit në Tiranë,deputet i Shkodrës,Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Egjipt,kryetar i Kasacionit,Sekretar i Përgjithshëm i Republikës Shqiptare. Katër vajzat e tij studionin në Tiranë. Dhe beson te fashizmi,ashtu si Croce dhe D’Anunzio,“rilindësit garibaldinë”. E mendonte dhe si zgjidhje për Shqipërinë dhe çështjen kombëtare. Pushtimi italian e bashkoi Kosovën,po ëndërronte Çamërinë,ndërsa e dënoi sulmin ndaj Greqisë.
Me nazistët gjermanë nuk u përzje,por erdhën partizanët dhe ai s’iku,s’kishte pse,se me këdo që vinte,ai punonte veç për Shqipëri. Kështu tha dhe në gjyq,kur e nxorën të lidhur bashkë me personalitete të tjera,aty te kinema “Savoja”,që ishte bërë Teatri Kombëtar,në një nga lozhat e së cilës vëzhgonte me monokël diktatori i ri Enver Hoxha. “Pushkatim!” – ulërinte gjenerali partizan,Bedri Spahiu,i cili kishte pushtuar dhe vilën e Terencit,duke e shtyrë në bodrum familjen e tij.
Po biblioteka e tij,mijëra vëllime,botime edhe të shekullit XIV,edhe pergamena? Të 17 vetat i hipën në një kamion të mbetur nga lufta. Ishte prilli ’45. Dhe një gropë e madhe,e pamëshirshme si krimi. Në muzg qëlluan mbi ta,breshër plumbash. Dhe mbas 50 vjetësh,kur kishte rënë perandoria komuniste,u gjetën skeletet e tyre. Shkroi dhe media italiane,ajo arbëreshe patjetër.
Sabiha Kasimati
Dhe një grua,o Zot! Sabiha Kasimati u pushkatua me pedagogët e Institutit të Shkencave të Natyrës,ku punonin elita shqiptare,themeluar nga fizikani e matematikani prof. Selaudin Toto,që kreu studimet në Universitetin e Torinos,erdhi në atdhe,u zgjodh deputet… dhe e pushkatuan. Zonja Sabiha Kasimati,shefe e sektorit të zoologjisë,hulumtuese dhe studiuese e faunës ihtiologjike detare dhe liqenore shqiptare,s’mundi ta botonte veprën e saj të gjerë,sepse guxoi dhe akuzoi Enver Hoxhën si diktator. Arrestohet midis 81 intelektualëve antikomunistë për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe pa gjyq pushkatohet mes 22 të tjerëve. E vetmja grua… Po në skuadrën e pushkatimit kishte grua?
Trifon Xhagjika
Dhe do të vazhdohej me poetët. Do të pushkatonin babanë bektashian,Ali Tomori,Manush Peshkëpinë dhe…
…biri i një familjeje të thjeshtë në Zagori,Trifon Xhagjika,pasi kreu studimet e larta,shërbeu në ushtri. E arrestuan në grup më 1963 dhe po atë vit e dënuan me pushkatim. 31 vjeç.
Gjatë gjyqit u dëgjua një zë nga salla:“Kokën lart!”. Ishte i vëllai,mjek,e arrestuan edhe atë menjëherë. Dhe ndodhi ajo që s’kishte ndodhur,Poeti shpërtheu në vargje,aty në bankën e të akuzuarve dhe me disidencën e profecisë i akuzoi të gjithë,njerëz,kohë,atdhe:E pashë Atdheun lakuriq,/(vetëm pa miq e shokë)/ mundohej të këpuste një degë dafine.
“Atdheu është lakuriq”,me këtë titull do të botonim librin e tij të parë me vjersha,pas rënies së diktaturës,do ta përgatiste liriku Jorgo Bllaci,ish-i burgosur,dhe punonin së bashku në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Po ku është varri i Trifon Xhagjikës? Balta s’tregon asgjë…
Vilsoni dhe Genci
Dy emra si në një baladë,i pari perëndimor,i dyti ilirik,dhe ishin nga Bërzheshta e Librazhdit. Kishin lindur në të njëjtin muaj,në mars,më 1948 Vilson Blloshmi dhe më 1941 Genc Leka. Shokë të dy,të dy poetë. Edhe vdekjen do ta kishin në një natë,më 17 korrik 1977,tek e njëjta gropë,ndanë një përroi… Lexonin,shkruanin,mësuan frëngjishten autodidaktë dhe përkthenin,vargjet e kujt?,të Bodlerit,Verlenit etj.,poetë të mallkuar,siç do të ishin edhe vetë,me kuptimin real të mallkimit. Punonin në fshat dhe i dënuan për sabotatorë. Por dhe për ato që shkruanin. Ato janë sabotimi i vërtetë. Le të dukeshin të pafajshëm,por a ishin ndryshe nga të tjerët?
Teksa mureve të rrugës poshtë shtëpisë së tyre shkruhej “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet”,urdhrat e pashpallur vinin se armiku më i rrezikshëm është ai që mendon. (…ç’do të thotë Vilson Blloshmi me poezinë “Saharaja”? Që edhe këtu jeta jonë është shkretëtirë? Shkretëtirë do ta bëjmë edhe atë. Po Genc Leka,që na u këndon zogjve shtegtarë,do të shtegtojë dhe ai,por s’e lëmë ne të arratiset. Te shoku i shkretëtirës ta flakim…)
Akt-ekspertizat e poezive të tyre i bënë shkrimtarë të realizmit socialist,që,për ironi,edhe një grua me emër perëndeshe latine,me hark në dorë,i cili i shndërrohet në pushkë në skuadrën e pushkatimit,dhe tjetri me një shpend grabitqar në mbiemër,që klith kobshëm epitafe në ajër. Kjo mynxyrë do të ishte dënim dhe për ta:gracka e diktaturës për të pasur sa më shumë bashkëfajtorë. Ndërsa me gjyq,edhe pse të dënuar me pushkatim,u hiqet edhe e drejta elektorale për 5 vjet,për pas vdekjes pra. Por të drejtën që ne t’i kujtojmë si poetë,nuk e hiqnin dot….
Havzi Nelaj
I fundit,i dënuar me varje në të gjithë perandorinë komuniste,poeti nga Kukësi,Havzi Nelaj. Një vit para se të shembej Muri i Berlinit,më 1988,u ngrit trekëmbëshi i drunjtë për të,brenda në qytetin verior,mu tek stacioni i autobusëve,ku prisja gjatë dikur,të gjeja një mjet për të shkuar pas maleve,ku isha mësues. Edhe Havzi Nelaj kishte qenë mësues dhe ishim njohur në burg bashkë. Shtynim vagonët me mineral si skllevër dhe kisha pasur rastin të flisnim pak dhe… për poezinë. Çuditërisht. Kishte një si buzëqeshje të përhershme në fytyrë,duhej të ishte mirësia e tij e pikëlluar,dhe kokën e mbante të anuar paksa nga njëri sup… si e të varurit.
Pasi kryen shkollën pedagogjike në Shkodër,Havziu do të shkojë të punojë në Mat,por bëhen shkak disa vjersha dhe e zbojnë nga arsimi. Dhe prapë poezia do të jetë shkak që e përjashtojnë nga Universiteti,të cilin e vazhdonte me korrespondencë. Dhe vendos të arratiset. Në Kosovë. Por e kthejnë dhe e dënojnë me 15 vjet burg. E çojnë të lidhur me pranga në Spaç… Kur lirohet,nis internimi. Prapë konfliktohet me rendin,madje ka një armë tani,ilegale,dhe e zbraz për vetëmbrojtje.
Edhe poezinë e ka ilegale. Diktatori kishte 3 vjet që kishte vdekur,por jo diktatura. Dhe e varën,54-vjeçar. Në stacionin e autobusëve,që udhëtarët ta merrnin me vete pamjen e llahtarshme. Ku ta çonin? Në të ardhmen? Dhe ishte viti kur po përpëlitej jo vetëm trupi i tij në litar,por edhe komunizmi. Varja e fundit,teksa në kufi qëllonin me armë djem të rinj,që donin të iknin dhe i zvarritnin të vdekur.

Gjatë gjyqit u dëgjua një zë nga salla: “Kokën lart!”.


NGA FLORI BRUQI



I fundit,i dënuar me varje në të gjithë perandorinë komuniste,poeti nga Kukësi,Havzi Nelaj. Një vit para se të shembej Muri i Berlinit,më 1988,u ngrit trekëmbëshi i drunjtë për të,brenda në qytetin verior,mu tek stacioni i autobusëve,ku prisja gjatë dikur,të gjeja një mjet për të shkuar pas maleve,ku isha mësues. Edhe Havzi Nelaj kishte qenë mësues dhe ishim njohur në burg bashkë. Shtynim vagonët me mineral si skllevër dhe kisha pasur rastin të flisnim pak dhe… për poezinë. Çuditërisht. Kishte një si buzëqeshje të përhershme në fytyrë,duhej të ishte mirësia e tij e pikëlluar,dhe kokën e mbante të anuar paksa nga njëri sup… si e të varurit.
Pasi kryen shkollën pedagogjike në Shkodër,Havziu do të shkojë të punojë në Mat,por bëhen shkak disa vjersha dhe e zbojnë nga arsimi. Dhe prapë poezia do të jetë shkak që e përjashtojnë nga Universiteti,të cilin e vazhdonte me korrespondencë. Dhe vendos të arratiset. Në Kosovë. Por e kthejnë dhe e dënojnë me 15 vjet burg. E çojnë të lidhur me pranga në Spaç… Kur lirohet,nis internimi. Prapë konfliktohet me rendin,madje ka një armë tani,ilegale,dhe e zbraz për vetëmbrojtje.
Edhe poezinë e ka ilegale. Diktatori kishte 3 vjet që kishte vdekur,por jo diktatura. Dhe e varën,54-vjeçar. Në stacionin e autobusëve,që udhëtarët ta merrnin me vete pamjen e llahtarshme. Ku ta çonin? Në të ardhmen? Dhe ishte viti kur po përpëlitej jo vetëm trupi i tij në litar,por edhe komunizmi. Varja e fundit,teksa në kufi qëllonin me armë djem të rinj,që donin të iknin dhe i zvarritnin të vdekur....

Gjatë gjyqit u dëgjua një zë nga salla: “Kokën lart!”. Ishte i vëllai, mjek, e arrestuan edhe atë menjëherë. Dhe ndodhi ajo që s’kishte ndodhur, Poeti shpërtheu në vargje, aty në bankën e të akuzuarve dhe me disidencën e profecisë i akuzoi të gjithë, njerëz, kohë, atdhe:     E pashë Atdheun lakuriq,/(vetëm pa miq e shokë)/ mundohej të këpuste një degë dafine.
Në librin e tij Zhiti vazhdon të portretizojë shkrimtarët e pushkatuar nga diktatura komuniste e Hoxhës. Sabiha Kasimati u pushkatua me pedagogët e Institutit të Shkencave të Natyrës, ku punonin elita shqiptare, themeluar nga fizikani e matematikani prof. Selaudin Toto, që kreu studimet në Universitetin e Torinos, erdhi në atdhe, u zgjodh deputet… dhe e pushkatuan. Zonja Sabiha Kasimati, shefe e sektorit të zoologjisë, hulumtuese dhe studiuese e faunës ihtiologjike detare dhe liqenore shqiptare, s’mundi ta botonte veprën e saj të gjerë, sepse guxoi dhe akuzoi Enver Hoxhën si diktator. Arrestohet midis 81 intelektualëve antikomunistë për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe pa gjyq pushkatohet mes 22 të tjerëve. E vetmja grua… Po në skuadrën e pushkatimit kishte grua?
Dhe do të vazhdohej me poetët. Do të pushkatonin babanë bektashian, Ali Tomori, Manush Peshkëpinë dhe……biri i një familjeje të thjeshtë në Zagori, Trifon Xhagjika, pasi kreu studimet e larta, shërbeu në ushtri. E arrestuan në grup më 1963 dhe po atë vit e dënuan me pushkatim. 31 vjeç. Gjatë gjyqit u dëgjua një zë nga salla: “Kokën lart!”. Ishte i vëllai, mjek, e arrestuan edhe atë menjëherë. Dhe ndodhi ajo që s’kishte ndodhur, Poeti shpërtheu në vargje, aty në bankën e të akuzuarve dhe me disidencën e profecisë i akuzoi të gjithë, njerëz, kohë, atdhe:     E pashë Atdheun lakuriq,/(vetëm pa miq e shokë)/ mundohej të këpuste një degë dafine. “Atdheu është lakuriq”, me këtë titull do të botonim librin e tij të parë me vjersha, pas rënies së diktaturës, do ta përgatiste liriku Jorgo Bllaci, ish-i burgosur, dhe punonin së bashku në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Po ku është varri i Trifon Xhagjikës? Balta s’tregon asgjë…
Dy emra si në një baladë, i pari perëndimor, i dyti ilirik, dhe ishin nga Bërzheshta e Librazhdit. Kishin lindur në të njëjtin muaj, në mars, më 1948 Vilson Blloshmi dhe më 1941 Genc Leka. Shokë të dy, të dy poetë. Edhe vdekjen do ta kishin në një natë, më 17 korrik 1977, tek e njëjta gropë, ndanë një përroi… Lexonin, shkruanin, mësuan frëngjishten autodidaktë dhe përkthenin, vargjet e kujt?, të Bodlerit, Verlenit etj., poetë të mallkuar, siç do të ishin edhe vetë, me kuptimin real të mallkimit. Punonin në fshat dhe i dënuan për sabotatorë. Por dhe për ato që shkruanin. Ato janë sabotimi i vërtetë. Le të dukeshin të pafajshëm, por a ishin ndryshe nga të tjerët?
Teksa mureve të rrugës poshtë shtëpisë së tyre shkruhej “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet”, urdhrat e pashpallur vinin se armiku më i rrezikshëm është ai që mendon. (…ç’do të thotë Vilson Blloshmi me poezinë “Saharaja”? Që edhe këtu jeta jonë është shkretëtirë? Shkretëtirë do ta bëjmë edhe atë. Po Genc Leka, që na u këndon zogjve shtegtarë, do të shtegtojë dhe ai, por s’e lëmë ne të arratiset. Te shoku i shkretëtirës ta flakim…) Akt-ekspertizat e poezive të tyre i bënë shkrimtarë të realizmit socialist, që, për ironi, edhe një grua me emër perëndeshe latine, me hark në dorë, i cili i shndërrohet në pushkë në skuadrën e pushkatimit, dhe tjetri me një shpend grabitqar në mbiemër, që klith kobshëm epitafe në ajër. Kjo mynxyrë do të ishte dënim dhe për ta: gracka e diktaturës për të pasur sa më shumë bashkëfajtorë. I fundit, i dënuar me varje në të gjithë perandorinë komuniste, poeti nga Kukësi, Havzi Nelaj. Edhe Havzi Nelaj kishte qenë mësues dhe ishim njohur në burg bashkë. Shtynim vagonët me mineral si skllevër dhe kisha pasur rastin të flisnim pak dhe… për poezinë. Çuditërisht. Kishte një si buzëqeshje të përhershme në fytyrë, duhej të ishte mirësia e tij e pikëlluar, dhe kokën e mbante të anuar paksa nga njëri sup… si e të varurit. Pasi kryen shkollën pedagogjike në Shkodër, Havziu do të shkojë të punojë në Mat, por bëhen shkak disa vjersha dhe e zbojnë nga arsimi. Dhe prapë poezia do të jetë shkak që e përjashtojnë nga Universiteti, të cilin e vazhdonte me korrespondencë. Dhe vendos të arratiset. Në Kosovë. Por e kthejnë dhe e dënojnë me 15 vjet burg. E çojnë të lidhur me pranga në Spaç… Kur lirohet, nis internimi. Prapë konfliktohet me rendin, madje ka një armë tani, ilegale, dhe e zbraz për vetëmbrojtje. Edhe poezinë e ka ilegale. Diktatori kishte 3 vjet që kishte vdekur, por jo diktatura. Dhe e varën, 54-vjeçar. Në stacionin e autobusëve, që udhëtarët ta merrnin me vete pamjen e llahtarshme. Ku ta çonin? Në të ardhmen?

2011/06/24

Vdiq aktori 84 vjeqar Piter Falk,inspektori legjendar "Kolombo"



 Aktori i njohur amerikan  Piter Falk,  i njohur në serialin televiziv amerikan "Kolombo",vdiq në moshën 84 vjeqare  në  Los Angjelesë.Falk  vdiq të ejtën në shtëpinë e tijë në  Beverli Hils.
Aktori ishte i sëmurë  nga  sëmurja Alchajmeri,thuhet në deklarimin gjyqësor të  vitit 2008 të vajzës së tij Ketrin .
Emitimi i serialit "Kolombo" ,ka filluar në vitin 1971 në televizion e njohur NBC.
Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi:Njeriun ynë i ka kthyer librit shpinën ...


Poezitë e librit të Shqipe Hasanit“Akuareli i dhembjes” (me ciklet“Akuareli i dhembjes, “Ndoshta jam Rozafa”, “Ike në pranverë” dhe “Motive me atdheun”), degëzohen në tre motive kryesore, që do të mund t’i ripagëzonim: kangjelet për atdheun, kangjelet për nënën dhe kangjelet për dashurinë. Aty gjithmonë ka prushimë lulesh, lot zemrash, rekuieme nostalgjish, klithma, yje, zezona, luftëra, qëndresë, morte, ngadhënjime, psherëtima, të qara të lumtura etj., që së bashku ndërtojnë filozofinë e lashtë të njeriut për vendlindjen, mallin për nënën jetëdhënëse dhe artin e të dashuruarit. Të gjitha këto në vjershën e Shqipes tingëllojnë më të ngrohta, më intime, më spontane e më të natyrshme, ngaqë në zemrën e gruas mëmëdheu, nëna e dashurimi gjithmonë lëshojnë rrënjë më të thella. Në vargjet e Shqipes në përgjithësi dhe në vjershat e këtij libri në veçanti, drita e këngës vjen nga brenda, ndërton natyrshëm motivin duke pleksur lirikën, filozofinë e asociacionin dhe duke formësuar po kaq natyrshëm piramidën semantike me një bazë që rri mbi mbi etnopsikilogjinë e etnisë dhe me një majë që prek qiellin e një përgjithësimi modern.
Të themi në fund se kangjelet e këtyre tre motiveve në librin “Akuareli i dhembjes” i Shqipe Hasanit, janë shkrirë natyrshëm në tërësinë semantike duke i dhënë diaonisë së tij shumësinë e simboleve dhe duke ruajtur mëvetësinë e një zëri të avancuar të poezisë sonë. 

SHQIPE HASANI u lind në Prishtinë më 18 dhjetor 1971. Në prishtinë mbaroi fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe). Qysh si nxënëse nisi të merrej me letërsi. Shkroi për fëmijë e të rritur dhe botoi poezi në revistat “Pionieri”, “Jeta e re” etj. Poezitë e Shqipes u përkthyen edhe në anglisht, kroatisht, turqisht etj. Përveç poezi, kohëve të fundit Shqipja ka nisur të shkruajë edhe dramë e prozë. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Deri tash Shqipja botoi këto vepra: 
“SHIU I VETMISË”, “Pena” (1997) 
“QIELLI I VARREVE”, “Rilindja”, (2000) 
“AKUARELI I DHEMBJES”, (2008)
 “PREMTIMI I LËNË PENG”, LSHK (2009) Etj. 

 Punon në QKUK të Prishtinës-teknike-radiologe.

 Motivet në vëllimet e botuara janë të ndryshme. Secilës kohë i kam bërë përpjekje, t’ia përshtatë vargjet e mija, veç është e vërtetë se origjinaliteti i hapur, në secilën vepër, ka bërë jehonë, dhe është dalluar universi im ndaj botës reale. Për këtë, edhe lexuesi i cili nuk ma njeh personalitetin, përmes vargut del në pah, me dhembjen e kohës, me mërgimin e shekullit, me luftën e atdheut dhe me lirinë e shumëpritur, si dhe me lirikën, qoftë me atë patetike apo erotike etj,. Vetëm se, mund të them se çdo motiv e ka vlerën e vet me tema të nduardurshme. Mund të na flisni për vështërsitë, por edhe për efektet pozitive? Vështërsitë e krijimtarisë, sidomos për një krijuese, flas (femrën) e stome, janë ato të theksuara, sepse për ta siguruar kohën e shkrimit apo leximit, duhet ta derdhësh mundin. Duhet të kujdesesh që fëmijët ti mbash pranë si nënë, nëpunëse, amvise, kështu që gjithçka lobohet rreth meje dhe përgjigjet për mua, por të gjitha për t’i arrit nuk është vështirë kur e ke ndjenjën dhe vullnetin e punës, dhe nga ajo të dallohesh me suksese të arritura, është diçka shumë e madhe dhe shumë pozitive, por edhe efektive, si dhe kërkimtarë në hyjninë e letërsisë. Në cilin zhanër ndiheni më rehat? Poezia më fle më shumë në shpirtë. Përveç poezive për të rritur, shkruaj edhe për fëmijë. Mandej, edhe prozë, novela, por ajo që rri varrë i varur në qerpikë syri dhe lëvizë gjaku nëpër vrullin e trupit, është poezia që mund ta quaj pjesë e shpirtit. A keni përshtypjen se disa krijues bëjnë art vetëm për emër apo duhet ofruar vërtetë vlerë lexuesit? Shikuar në hollësi, apo në përgjithësi, secili krijues i cili identifikohet me emër, që rrugëton nëpër labirintet e letërsisë, nuk duhet të mbështetet në faktin se ka botuar vepra dhe është i njohur, mirëpo duhet krijuar hapësirë tek çdo lexues se nga ato vëllime veprash, qoftë me një apo me më shumë vepra, mund të citohet vlera artistike e veprës së krijuar është bazike që arrin kulminacionin për të fituar përshtypje nga lexuesi. Me një fjalë, them se vepra me vlera hap shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon. Thjeshtë, për ta njohur emrin, duhet ta njohin arritjen efektive të veprës, e për këtë le t’i mbetet kohës. Shkruani për të rritur apo edhe për fëmijë? Deri tani kam botuar vëllime për të rritur, krahas kësaj duke u nisur nga realiteti që ta njoh botën e fëmijëve, shkruaj edhe për fëmijë nga se të kompletuar e kam një përmbledhje që mendoj ta botoj në fillim të vitit të ardhshëm, sipas planit që e realizoj. Cili është idoli juaj prej krijuesve të mëdhenj? Në letërsi idol i kam shumë krijues të mëdhenj botëror, ndërsa nga ata të letërsisë së sotme me kënaqësi lexoj veprat e shkrimtarit Qerkin Ismajli, Ramadan Haziri, Reshat Sahitaj, Ragip Sylaj, Rushit Ramabaja, etj,. Çka planifikon Shqipja për të ardhmen? Po e ardhmja ime ka një spektër të gjerë në letërsi, deri në fund të këtij viti shpresoj të botojë romanin që jam në përfundim të tij, dhe ta shoh një perspektivë më të madhe në botën krijuese të letërsisë. Bashkëpunimi Juaj me krijues të tjerë? Shumë pak i lë hapësirë bashkëpunimit me krijues, sepse vet natyra ime femërore, përmban në vete një mori obligime, angazhime të jetës personale, ditëve të përditshme, sepse një pjesë e kohës më ngel në punë, e pjesa tjetër në përkushtim të familjes. Vetëm sa i përket kohës së lirë, qoftë në bashkëpunimin me krijues jam shumë e mangët. Sa po trajtohet apo (ndihmohet) në shoqëri krijuesi? Në rrethanat e sotme, çdo krijues ka vështërsitë e veta në ekstazë të hapur, po flas për botën krijuese të femrës që, ajo që më preokupon është mospërkrahja e plotë, e cila hasë në sfida të ndryshme dhe vështërsia e saj defilon nëpër sakrifica të një botimi. Çka do t’u kishit sugjeruar krijuesve të rinj? Me rrjedhën e kohës, me njohjen e krijuesve të rinj, citoj: “Sa më shumë të lexojmë, aq më shumë do të pasurohet shpirti jonë krijues, ngase edhe arti ka vlerën e vet që stimulon ndjenjat emocionale e shpirtërore dhe të japim botës mesazhe të qarta për mes vokacionit të bukur poetik”. Mesazhi Juaj? Më shumë përkrahje për krijuesit, më shumë përkrahje për femrën krijuese, më shumë origjinalitet! Shqipe Hasani tashmë është një emër poetik i ardhur deri këtu pa stërmundime dhe shtyrje, por me një profil vetiak, falë talentit linës dhe që ka energji për të sprintuar më tej... ë për të rivalizuar, pasi ka një botë shpirtërore dimensionale dhe një përkushtim dinjitoz... Kujtesa e udhëtares Sonte s’kam ikur nga nata e thikave vetëm kujtimeve që ma bluan veten reliket e përziera baladat rrënqethëse ma plasën mallin Rrugës së Kombit Më shpërthyen dhimbjet e moçme përtej valixhes së shpirtit përtej mallkimeve që prishin heshtjen var i lash në kryqin e fundit. Aty mbeti një stinë e plagosur një atdhe robërimi një fëmijëri e mitur nën këmbanat e frikëshme me njërën dorë Kosovës lindore tjetra nën Ibrin e shtrirë Vallë a ishim nafakë e djallit apo marsh nën shpresat e pritjes veç ky qiell Shqipërie më ngushëlloi m’i kremtoi ëndrrat m’i ushqeu muzgut të mbrëmjes midis ofshamave të lindjes ma fali emrin, dritën e syve të shoh kufirin me gjak të njëjtë. Psalm i Kleopatrës Të mërkurën e shenjtë do të më vënë në skenë si Kleopatrën pse erdha në shekullin e Pegasit pse lava sytë ëndrrave që i pashë pse i fala vargun e zemrës pse putha pa mëshirë diellin dashurisë të enjtën do të më këndojë si Kleopatrën Aq më bën, xheloze se të premten e zhvirgjërimit do të më zgjosh me fustan të gjakut do të më bësh roje nën flokun e gjatë do të më fshehin në shtratin e trëndafiltë derisa të të dua gjithë natën e mos të nginjem. Gjithë javën tjetër qaj dhe gjykohem që s’të kam njohur më parë që s’të kam gjetur në peng të dashurisë me shpirtin e Çezarit Dikur të pijmë: veren e dasmës atë ditë të dehemi, ngjallemi për vitet e ikura. Shtatë netë dashuri Shtatë ditët e fundit dua të lumturohem nëpër netët e zhveshura në një karrocë druri apo diku mbi gjethe të lagura nate të shtrirë në vals të dashurisë Të frymoj në sfidën e epsheve të prek qimet e mjekrrës së thinjur derisa rrënqethet ashti im lirik. Do ta hap tunelin e dritës do të dashurojë shtatë netë përrallore në daç më përbij të tërën apo më kryqëzo mureve të prillit orgazma e dashurisë digjet në gjakun – dhembjes sime. Me sy pi buzëqeshjen Midis kënaqësive sekrete nganjëherë droj nga mëkatet me fatin e së cilës gjuha nuk e heton sikur të jetoj në shekullin e verbër të Homerit Përgjoj eklipsin në qiellin e sferave me sy pi buzëqeshjen e parë akullin e dymbëdhjetë dimrave shkrij në shpirtin djaloshar të të kafshoj të tërin pa i shpall arsye dhimbjes E tillë jam në pranverë të dergjem në strehën e dashurisë derisa lulen e puthjes sate në zemrën time ta çelësh botën nuk ta lë qetë nga dita e lindjes ndjej dashurinë s’mund ta frenojnë as dallgët e kohës. Lëkurë djersëve lirike Sa herë t’i ngjitem trupit fustanit m’i nxjerret nga një fije të mbështes në parmak të dritares me perdet e lëvizjes krijojmë hartën e kujtimeve me imazhe të shtrydhura ndjenjash. Loja e dikurshme harron fundin zanafilla nis me prekje duarsh derisa gjinjtë më rrjedhin qumësht dashuror orkidën ofshamave e lë në pikënisje Vazhdo natë e mallshme nëpër lëkurë të djersëve lirike nëpër gjak të dashurisë ndalu aty ku ndizet zjarri të bukurën shpirti di ta shijoi. Ngjyrave të mërgimit Pres të qetohen shirat e vjeshtës me hijen ngushëlluese mbështetem murit si një lozonjare t’i shoh gishtërinjtë e mi njëzet vite më parë ku e prekja zemrën tënde. Në secilin kënd mbeti një gjurmë në kepe të shpresave një lule lagjeve të dashurisë një kujtim ecjeve njëmijë mrekulli dashurish. Nuk pashë gjurmë lojës askund as trëndafila që rriteshin me riga shiu në trup mbaja vetëm bluzën e zezë plot mall, me ngjyra mërgimi robëreshë bëhesha në akuarel midis zgjëndrrës dhe pritjes duke luftuar vetminë e hidhur.

Natë e Shën Valentinit

Të ndiej
Më pushton natë e të dashuruarve

Mbeta udhëtare
Horizonteve alpine

Digjet yll i yllësisë
Një çikë drite bie
Mbi murin e portës

Në ekstazë vetmie jam
Vargjet avullojnë ngjyrë blu

Qytetit enden fatet
Ndiej shpëtim përballë dimrit të yjve
Kambana bie ilirisht
Ditarit tim i rrëqethen fjalët

Më gjej mjegullës së dendur
Duke rrëfyer për shqetësimet
Aty jemi


PELLUMBAT E JUGUT

Kjo ikje pertej kontinentit
Aziatik,Afrike,Afganistan,Iran
Eshte rruge hapafrues e faqes se internetit
Kjo shigjete e thepisur prek ashtin
pertej ujerave te shpirtit
Larg mallit pa adrese
Syte ngrijne ne shikimet
e djemve te Kosovës
Amshohem me klithje rrenqethese

A ka nje cope toke
Pa u rrenjezuar ky popull
Shkretetirave te qiellit te zjarrte
Shkembinjve pa nje pike uje

Peng zemren e kam ne Jug
Harton vulen e punes me dhimbje golgote
Heshtja amorfe fryt neteve pa gjume
Muzgut me shpresa te grisura
Uni shtrihet ne beteje djerse
Pasqyres shpaloset loti dhe malli
Anktheve te kohes 
Le te bekohet jugu
Qiellit te hapur te shenjte
Te kthehen pellumbat e Kosoves

LOTI NE PENTAGRAM

Rane copa granatash
Kulles se gurit
Digjej shuplaka e djathte
Nuk munda t i pergjigjesha
As skulptures se qelqte qe me thirri
Zhgaravitej harkut mbi shtrat

Dic me vrau syte e etur
Ndoshta qielli i kuq
Qe lengoi ererave te ciklonta
Me nje pike loti

Tani po hesht
E kerkova veten gjithkah
Pranveres se vonuar
Pritjen e mijera hereve
E gjeta udheve te gozhduara
Shigjetat e dhembjes rrembyen
Si kurbanin e gjakosur

Tani po pres
Liria erdhi kah une
Ne unaze identifikimi
Me pagezuan fat
Ne gjakun e gjenit shqipetar

Ora dymbedhjete ishullit te paqes
Nje lule gjaku qeli mbi murane
Nje kenge si loti ne pentagram
Mbaroi aktin e fundit
Varkes se clirimit nje diell u be sfilate


MA SHPALOSNI SHAMINE

Ejani
Sonte me gjeni
Ne pellgun e lumturise
Melodite ezjarrta
Ma perkdhelin gjirin
per ti falur Frymezime
Ma shpalosni shamine 
Nta bredh ne mua

Festoj mbi murane
Zemra si nje daulle e mbuluar
Kap nje cope qiell
Sonte jam triumfuese
Te leviz gajllerisht
Me shume dashuri
Qe s thuhet me fjale

Ejani 
Me shikoni
Te varur ne cengele te bukurise
Heshtja ka fjetur,mjegulla verbohet
Si nje notuese e mire hidhem ne vale

Pertej kufijve te tempujve
Te miren cmoj
Ma shpalosni shamine e kuqe
Origjinale harkut qiellor...


2011/06/23

Enciklopedia e mendimit shqiptar


http://zemrashqiptare.net/images/articles/2008_12/5958/u1_EshrefYmeri.jpg
 

 
Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri
 
http://www.scribd.com/doc/34001959/Triumfi-Shqiptar-Bruqi-Flori-2010



Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.


Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.


Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. 


Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.


Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun.


Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.


K O M E N T E :


--------------------------------------------------------------------------------


Ksenofon M. Dilo


Ju falnderoj Z. Prof. Dr.Eshref Ymeri qè na kini sjellè para syve me kete shkrim aq tè goditur njè burrè si Zoti FLORI BRUQI qè nè udhetimin e tij èshtè "udheheqès i inteligjencès njerèzore shqiptare" , qe paraprin ,me simbolet e shqipeve, udhèrrèfyesit e rrugètimeve tè progresit dhe shkreptimave te endrrave tè ndezura patriotike . Me veprat e tij Z.BRUQI ,sjell freski nè Letèrsinè shqipe. Ato janè pjesè e historise dhe e lavdise sè Kombit tonè dhe,i japin ketij njè emèr mjaft tè nderuar. Duke falnderuar Z. BRUQI pèr kètè vlerè qè shton nè thesarin e kultures shqiptare,e pèr kènaqèsinè qè na solli Z. YMERI me kètè studim,i urojmè librit "TRUMFIT SHQIPTAR" " udhè tè mbarè" nè bibliotekat e ç'do shtepie nacionalisti dhe zèmrat e shqiptareve dhe miqve tè tyre kudo qè janè.I urojmè suksese te metejshme nè hapèsira te reja. Me kètè rast falnderoj Z. Ajet Nuro pèr mundèsine qè na jep tè lexojme punime te tilla aq me vlera.




Prof Dr Eshref Ymeri 
_______________ 


I nderuar zoti Ksenofon, Ju falënderoj nga zemra që ju, si intelektual i mirënjohur, e vlerësoni kaq lart veprën e zotit Flori, i cili sot qëndron në vijën e parë të përpjekjeve të mundimshme për "humanizimin" e shoqërisë shqiptare, që, për fat të keq, tani është e parcelizuar nga partitë politike. Prandaj njerëzit e sferës së kulturës, si ju dhe shumë të tjerë, e kanë për detyrë atdhetare që t'u japin vendin që meritojnë figurave të shquara të kombit shqiptar. Më vjen shumë keq dhe më lëndon thellë në zemër fakti që vdekja e një artisti të madh të ekranit, siç mbetet Bekim Fehmiu, u kalua në heshtje në qarqet politike të Prishtinës dhe të Tiranës. Bekim Fehmiu, pavarësisht se ku punoi dhe jetoi, pavarësisht se ku e dha kontributin e vet në artin e përkryer të kinematografisë, ai ishte dhe mbeti shqiptar deri në fundin e jetës së tij, çka e vulosi me testamentin që u përcolli breznive shqiptare. Për atë artist të madh, Tirana zyrtare, si kryeqendra e etnisë shqiptare në Evropën Juglindore, duhej të ishte kujtuar me kohë, për ta nderonte me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Edhe një herë ju falënderoj, i nderuar zoti Ksenofon. Falënderoj nga zemra edhe zotin Ajet Nuro për organin e tij të shkëlqyer "Tribuna Shqiptare", si vatër e mendimit të lirë për mbarë botën shqiptare. 
 
Prof.dr. Eshref Ymeri /Santa Barbara, Kaliforni 
 
Libri mund ta lexoni:
 
http://www.scribd.com/doc/34001959/Triumfi-Shqiptar-Bruqi-Flori-2010

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...