Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/05

JOSIF BAGERI: RILINDËSI I DY RILINDJEVE


Nga Prof.dr.Begzad Baliu
 

 
Rezyme: Portreti i Josif Bagerit, brenda dy rilindjeje kombëtare (shqiptare dhe maqedonase, në njërën anë) dhe dy rilindjeve shqiptare (në fillim të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI), si dhe veprimtaria e tij politike, atdhetare, shoqërore, letrare, në Sofje dhe hapësirën shqiptare, janë llozi  i kërkimit dhe sintezës sime në këtë kumtesë. Brenda portretit të tij dua të identifikoj vlerat etnike dhe etnografike të fshatit dhe krahinës së tij, reflektimit të personalitetit dhe krijimtarisë letrare të Naim Frashërit në jetën dhe krijimtarinë e tij, konceptet politike dhe iluministe të tij për gjuhën shqipe, shkollën, dijen, hapësirën shqiptare duke përfshirë këtu edhe Kosovën etj.
Fjalët nyje: Josif Bageri, Rilindja Shqiptare, Rilindja Maqedonase, shkolla shqipe, gjuha shqipe.
    
Parantezë
Në historinë e popullit shqiptar janë disa periudha, personalitete dhe breza të cilat në një mënyrë apo një tjetër e përsërisin njëra – tjetrën, nga njëri qindvjeçarë në tjetrin, nga njëri fenomen në tjetrin apo edhe nga njëra dukuri në tjetrën, por zor të gjesh një rast të ngjashëm me fatin e Josif Bagerit, të ndryshëm mbase me fatin edhe të brezit të tij që në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare përpiqeshin të sendërtonin ëndrrat e tyre e të brezit të tyre mbi konceptet e patriotëve pararendës të Rilindjes Kombëtare.
Me jetën dhe veprën e Josif Bagerit dëshiroj që këtu të merrem duke e parë atë në kontekst të zhvillimeve historike të hapësirës kombëtare, ballkanike dhe ndërkombëtare në fillim të shekullit XX. Josif Bageri e fillon veprimtarinë e tij patriotike në kulm të zhvillimit të mendimit politik, ushtarak dhe kulturor e identitar të popullit shqiptar, në kulm të rilindjes maqedonase, por njëkohësisht edhe në periudhën kur Perandoria Osmane tashmë kishte filluar të rrënohej ekonomikisht dhe ushtarakisht, e kjo do të thotë në kohën kur disa nga popujt e saj kishin fituar autonominë e tyre, shqiptarët po përpiqeshin ta fitonin atë, ndërsa popuj të tjerë madje qytete orientuese të lëvizjes kombëtare, ekonomike, kulturore dhe ushtarake të tyre nuk i konsideronin më Stambollin, Kajron, Selanikun, Sofjen, Bukureshtin, e ndonjë qytet tjetër të Lindjes, por qytetet e Europës Qendrore dhe Perëndimore: Budapestin, Vjenën, Parisin, Romën, Londrën etj.
Është e kuptueshme prandaj, pse ky brez i postrilindasve shqiptarë, ndonëse konceptualisht e kishin formuluar orientimin e popullit shqiptar, politikisht dhe ekonomikisht, për shkak të zhvillimeve shumë të ngadalshme dhe shumë të ulëta, nuk arrinin të dilnin nga gëzhoja e lëvizjeve ballkanike të kohës, ndërsa qytetet ku vazhdojnë të organizojnë dhe zhvillojnë mendimin kulturor, politik dhe sidomos ekonomik vazhdojnë të mbeten qytetet e emigracionit politik dhe ekonomik shqiptar, nëse jo Stambolli dhe Kajro, së pakut Sofja dhe Bukureshti.
 
Josif Bageri dhe Rilindja e dyzuar
Në jetën e vogël personale, politike e identitare të Josif Bagerit e të vendlindjes së tij shfaqen dy premisa, që janë rezultat i përfundimit të një perandorie të vjetër dhe mbivendosjes së një Perandorie të re, po kaq e huaj për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë materiale e shpirtërore të popullit shqiptar e të kulturës së tij, që më së miri mbase shfaqen në letrën e të birit të tij Kristos ‘se do të luftoj për Maqedoninë’ dhe mesazhit për të, ‘që të vazhdojë luftën për Shqipërinë’. Mesazhi i të birit në të vërtetë shprehë jo vetëm mesazhin personal të familjes së tij, por pa dyshim edhe gjendjen shpirtërore, kombëtare dhe identitare të popullit shqiptar, që paraqitet nga lufta për natyrën e alfabetit (arab, latin apo grek) deri te lufta për fytyrën e Shqipërisë (perandorake - nuk dua te them këtu islamike; europiane, - e cila nuk nënkupton njëkohësisht edhe të krishterë; apo ballkanike, - (pa forme dhe pa identitet). Përtej të parës dhe të dytës, letra e të birit shprehë prirjet politike dhe identitare të një pjese të popullit shqiptar në Maqedoni, ndërmjet Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe Rilindjes Kombëtare Maqedonase, pas kryengritjes së Ilindenit (1902) dhe kryengritjeve shqiptare ne prag te Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kështu, mes ndarjesh përfundimtare të feudalëve të vjetër që po shuheshin bashkë me shuarjen e Perandorisë Osmane, e të një klase të vogël borgjezësh, kryesisht zejtarësh, që nuk po mëkëmbeshin dot brenda zonave autonome të ish-Perandorisë Osmane, kryesisht në Bukuresht dhe Sofje, një ndarje po kaq të vendosur përjeton edhe klasa politike dhe intelektuale shqiptare e formësuar brenda qarqeve arsimore, shkencore e politike perandorake, një pjesë e të cilës vazhdonte traditën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me prirje thellësisht europiane, përkatësisht franceze e austro-gjermane dhe italiane; një pjesë tjetër nën ndikimin e strukturave politike të qarqeve osmane vazhdonte të mos shihte përtej koncepteve dhe nostalgjisë tashmë të stërvjetruar shtetërore; dhe në fund një strukture e mesme, e cila vepronte poshtë strukturave shtetërore, pa mundur as të bëhet pjesë e mekanizmave shtetërorë, as pjesë e lëvizjeve të mëdha borgjeze paneuropiane për qëllimet e mëdha të atdheut.
   Në këtë rrjedhë formësohet intelektualisht dhe vepron edhe Josif Bageri. Ai nuk shkollohet në linjën tradicionale të inteligjencës shqiptare: Janinë, Stamboll, Kajro, as brenda strukturave shtetërore dhe arsimore të Perandorisë, në Stamboll. Josif Bageri është brezi i parë i intelektualëve dhe kryengritësve shqiptarë të shkolluar brenda një  shkolle të vetorganizuar dhe me librat e brezit të parë të rilindësve shqiptarë: Naim Frashërit, Sami Frashërit, Konstantin Kristoforidhit, Thimi Mitkos, Jani Vretos, Pashko Vasës etj. Sigurisht kjo është arsyeja pse ky brez postrilindasish dhe shpallës të Pavarësisë së Shqipërisë u bë njëkohësisht standardizues i alfabetit të shqipes, bartës i kryengritjeve që u përmbyllën me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,  bartës i përhapjes së shkollës shqipe në gjithë hapësirën shqiptare nga ato elementare deri te Normalja e Elbasanit, përkrahës dhe bartës të krijimit të aparatit të shtetit shqiptar, dhe në fund, shumë prej tyre të zhgënjyerit e Europës.
Josif Bageri është njëri nga ata pak patriotë të brezit të tij, që bëri shumë përpjekje arsimore, kulturore dhe politike, i mbështetur në idealet romantike të Naim Frashërit dhe në përvojën pragmatike të Abdyl Frashërit. Gjithë këtë ai e bëri madje duke punuar jo vetëm në një qendër apo në një vilajet, sikur vepruan shumë të tjerë, po duke udhëtuar edhe në Kosovë, për t’i bërë realitet kërkesat e kohës për shkollën shqipe.
Në të vërtetë fjala është konceptet dhe shenjat naimiane, që veç tjerash përfshijnë konceptin për dijen si koncept për atësinë dhe Shqipërinë, përmasën e ndërtimit gjeografik, material dhe shpirtëror të tërësisë së atdheut në krijimtarinë e tij etj. Në poezinë e Naim Frashërit kemi Shqipërinë rurale dhe qytetare, bregdetare dhe kontinentale, ndërsa në poezinë e Josif Bagerit shfaqet gjithë hapësira e vendlindjes së tij: Nistrova, hapësira etnografike e krahinës së tij: Reka, portreti i qyteteve historike të kësaj ane: Dibra e Manastiri. Po kështu mund të thuhet edhe për portretin vetjak të tij: te Naim Frashëri shfaqet sigurisht më fuqishëm te “Fjalët e qiririt”, ndërsa te Josof Bageri në mënyrë narrative të poezia Prej vetiu kënk mbaronjës![1]. Natyrisht, krahasime të tilla mund të bëjmë edhe më tej.    
Sigurisht kjo është arsyeja pse me këtë brez shfaqet edhe koncepti politik i frymës së shoqërisë socialiste që bashkohej me gjasë nga ndikimi sa i iluministëve francezë në fund të Perandorisë Osmane po aq edhe i frymës së revolucionit bolshevik rus, që do të triumfoj në dekadën e dytë të shekullit XX, por i cili që më parë reflektonte edhe në zonën ballkanike, në prag të përshtrirjes së ideologjisë së saj përmes sllavëve të jugut.
Më parë se sa rilindësit shqiptarë, të cilët ishin formuar me koncepte të tjera arsimore dhe shkencore të kohës, kryesisht në mesin e shekullit XIX, kësaj fryme i nënshtrohej më lehtë brezi i shkolluar dhe i formuar në përmasa modeste, në disa nga qendrat ballkanike, që më parë se sa ta plotësonte me koncepte moderne evropiane të shekullit XX, falë idealizmit të tyre, përpiqej ta imitonte Rilindjen e Kombëtare, natyrisht brenda zhvillimeve ekonomike dhe politike të kohës.
Josif Bageri është njëri prej shembujve shembullor të kohës. Ai bëhet bartësi më i mirë i këtyre veçorive dhe karakteristikave ballkanike të kësaj epoke duke filluar me mënyrën se si e bëri kult të vetin bardin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare Naim Frashërin, duke e fiksuar si referencë të zgjimit kombëtar, me udhëtimin e tij në Stamboll; për të vazhduar me largimin e tij nga shoqata politike dhe kulturore e shoqëria “Dëshira”, në shenj të refuzimit të tij për identifikimin e saj me etiketën fetare ortodokse; me akuzën e bashkëkohësve të tij për përhapjen e protestantizmit si ideologji fetare dhe ideve socialiste, si koncepte të reja për shoqërinë e varfër shqiptare dhe përgjithësisht shoqërinë ballkanike;  me mënyrën se si punoi për lirinë e Shqipërisë dhe konceptet e tij të mbjella te i biri për lirinë e popullit maqedonas dhe sidomos me përmasën e identifikimit të popullit shqiptar, gegë e toskë:
“Me kta trima ç’ka Gegnia!
Gjithkund edhe në Kosov...
I ka besa dhe Tosknia”[2], dhe, se si e shihte tërësinë e hapësirës shqiptare: “gjithkund edhe në Kosovë”[3].
 
Josif Bageri dhe Rilindja e dytë e tij
Le t’i kthehemi edhe njëherë sintagmës së dyzuar të dy rilindjeve të Josif Bagerit në fillim të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI. Jusuf Bageri sot mund të identifikohet katërcipërisht si referencë e dy rilindjeve shqiptare në Maqedoni, në fillim të shekullit XX dhe XXI, ndërsa do të doja të kuptohej këtu edhe si referencë e dy rilindjeve maqedonase të fillimit të shekullit XX dhe XXI.
Fati i tij jetësor, që është njëkohësisht edhe fati i popullit të tij, në fillim të shekullit XX, përkujton fundin e shumë familjeve myslimane, ortodokse dhe katolike shqiptare, që po shuheshin kombtarisht (në Maqedoni, Greqi, Turqi, Rumani dhe Mal të Zi e Kroaci) bashkë me shuarjen e Perandorisë Osmane dhe mbivendosjen e perandorisë së sllavëve të jugut. Kjo është periudha që shënon njëkohësisht edhe mbivendosjen e koncepteve serbe mbi etninë maqedonase. Sot, 100 vjet pas, përkujtimi i tij në shenjë të zgjimit nacional të shqiptarëve të krahinës etnografike të Rekës[4], po kaq sa edhe të përlindjen e identitetit maqedonas të kësaj kohe në përgjithësi, shënon një ngjarje të rëndësishme jo vetëm kulturore e letrare po edhe identitare, për të dy popujt, për të cilët Josif Bageri punoi, luftoi dhe flijoi veten dhe pasardhësin e tij.
 
Në vend të mesazhit
Në fund të jetës së tij, Josif Bageri, në fshatin e tij të lindjes ka lënë një shkollë shqipe, varrin e të birit në Manastir dhe identitetin shqiptar të përulur nga forca e besimit ortodoks, forca e trysnisë shtetërore të perandorisë së sllavëve të jugut, si dhe gjendja po kaq e rëndë social-ekonomike. Sot, 100 vjet pas, vendlindja dhe populli i tij përjeton një lëvizje të fuqishme në drejtim të përlindjes kulturore, gjuhësore, politike, e kjo do të thotë të sforcimit të identitetit kombëtar dhe në kontekst të zhvillimeve politike dhe shtetërore të Maqedonisë e të popullit maqedonas. A do të mund ta qojmë porosinë e Josif Bagerit, një pinjolli tipik të porosive të Naim Frashërit për vendlindjen dhe atdheun e tij, për gjuhën dhe shkollën kombëtare, për të drejtën e secilit komb të Ballkanit që të ndërtoj identitetin e tij në paqe, dhe për realizimin e atyre idealeve të tij që si komb të qëndrojmë me fytyrë ‘andej nga dielli perëndon’?
Unë besoj fortë në këtë, sepse ashtu si edhe Josof Bageri 100 vjet më parë, edhe unë 100 vjet pas, jam idealist i formuar dhe i edukuar në frymën e Naim Frashërit. Ndryshe, Rilindja e tij e dytë, që në të vërtetë është Rilindja e ambientit ku lindi dhe u formua Ai, do të ishte më e zbehtë se sa zhgënjimet e tij, jo vetëm ndaj bashkëkohësve po edhe ndaj Europës.
 


[1] Kopësht malësori (Msime të shqyptarueta dhe vjersha), prej Josif Jovan Bagerit, Sofje, 1910, f. 48.
[2] Shih, poezitë: Reka, Reka e Dibrës dhe rranjësit e saj etj, Po aty, f.  68 - 69.
[3] Shkup, më 25. 10. 1908.
[4] Po aty, f. 68.

Na prit Gumenic – ÇamërI do vimë

Aresi (Marsi perёndi e vjetёr greke) ёshtё perёndia e urryer e luftёs dhe e shkatёrrimit. Pёr grekёrit lufta dhe shkatёrrimi, cmenduria dhe kotёsia e njerёzve, qё i çojnё nё zhdukje reciproke  pa ndonjё shkak tё vёrtetё, pёrbёn njё realitet. Dhe mё tej:  Vetitё e Aresit janё kotёsia dhe çmenduria. Nё luftё kur nuk tregon qartё me kё ёshtё: herё shkon me njёrin  e herё shkon me tjetrin, duke mos njohur miq e armiq d.m.th. “duke qёnё i pabesё”, siç thotё pёr tё Homeri (Iliada E, 831-887).  Pёrfundimisht, mund tё thuhet se ai pёrfaqёson  atё qё mentaliteti grek dёshiron tё jetё. (A. Kola “Gjuha e Perёndive”, f.239).  Si shёmbell mer luftёn civile greke 1945-1949, qё u therёn dhe u masakruan midis tyre:  E.A.M.I.-it dhe E.DH.S.I-it, dhe pala e mundur e EAMI-it  (Partia Komuniste), ata qё shpёtuan morёn rrugёt e botёs.
Çmenduria Greke pasqyrohet, me paret e taksapaguesve greke, qё pёrdoren:  pёr vorreza nё fuksion tё  nacionalizmit greke nё Shqipёri, marrin pensione shqiptarёt, qё nuk kanё punuar asnjё ditё nё Greqi, paguhen eshtrat e shqiptarёve pёr ushtarё grekё,  paguhen punonjёs pёr ndёrtim tё kishave greke, paguhen pёr shkollat greke, paguhen pёr ndёrtimin e kryqeve greke, paguhen pёr fallco dokumente pёr tё quajtur grekё etj. Kёshtu, u hiqen paret Greqisё nё kёtё kohe krize  dhe u  ipet pension shqiptarёe, kёtyre qytetarёve tё rremё, nuk do tё jenё  grekё tё ndershёm. Janё pikёrisht kёta grekё tё rrёme, qё shqipёria i pastroj, por qё tё bёhen nesёr, embase janё bёrё, kanceri i shoqёrise greke.
Greku ёshtё i pabesё, vetё i hedh benxinё zjarrit, pёr tё gjallё urrejtje dhe çmenduri nё media. Njё çift pleqёsh me dokumenta tё regullata morrёn autobuzin Vlorё –Athinё  pёr tё takuar djemtё e tyre, sportelisti grek nё Kakavie, pasi pa pasaportёn qё shёnonte vend-lindjen Margёllёç Çameri u nxi nё fytyrё dhe bёrtiti me arogance “ska Çamёri” dhe i hoqi kryq pasaportёs dhe i ktheu mbrapa.  Meret me mёnd indinjata.
Deputeti çam Shpёtim Idrizi,  deklaroj nё Qafё tё Botёs ditёn qё pёrkujtohej 27 qershori 2010 i masakrёs dhe i genocidit tё  çamёrve, se vitin tjetёr do tё shkojmё nё Gumenicё (Çameri) pёr ta perkujtuar tragjedinё tonё.
Shoqata Çame e Illinois Cikago  pёrshёndesim Zotёrinjtё  Prof.  Dr. Eshref Ymerin dhe Pёrparim Kapllanin pёr atdhetarizmin tuaj tё shkёlqyer. Jeni dy figura kёtu nё Amerikё, qё ngreni zёrin kundra qeverisё shqiptare  pozitё – opozitё, qё janё parti-prostitute ose shkёrdhatokraci si i ka quajtur mё  parё Dritёro Agolli. Ju jeni  sot Fan Noli dhe Konica. U falenderojme.

Prof. Dr. Eshref Ymeri flet pёr “Reagimet  ndaj takimit  greko-shqiptar nё Janinё”

“...Mё 12 prill 2011 nё Janinё u zhvillua njё takim sekret mes palёs greke dhe palёs shqiptare, Ky takim sekret paska qёnё greko-shqiptar dhe jo shqiptaro-grek. Se pala shqiptare asnjёherё nuk ka pasur burrёrinё tё thёrrasё nё takim palёn greke.
Ja cfarё thuhet konkretikisht nё informacionin  e Z. Felikёs  “Vrasja e Aristotel Gumes  dhe çёshtja çame ishin dy nga pesё temat qe u diskutuan gjatё njё takimi tё fshehtё dipllomatik mes autoriteteve greke dhe e atyre shqiptare tё mёrkurёn e kaluar  nё hotelin “Dullak” tё Janinёs Greqi”.  Emrat e palёs shqiptare nuk u treguan; ndёrsa tё pales greke ishin:  zv. Ministri i jashtёm Dhimitris Dholis dhe me dy tё tjerё. Pika Kryesore ishte vizita e çamёrve nё Gumenicё.
Dipllomati grek i dha mesazhin palёs shqiptare se Greqia nuk do tё toleroje akte tё tylla provokuese.
Perfaqesuesi i shovenizmit grekomadh perpara se tu kerkoje llogari servileve te tyre tё Tiranёs pёr  vrasjen e Aristotel Gumёs, le tё japin llogari pёr vrasjen  e  147  shqiptarёve siç del nga informacioni i zotit  Pёrparim Kapllani  botuar nё internet mё 7 prill 2011.
Njё pyetje lind vetvetiu?  Po si ёshtё e mundur qё nё informacionin e pёrcjelle nga  TCA pёr takimin e Janinёs,  figuruakan vetёm emrat e antarёve tё palёs greke, kurse emrat e pjesёmarrёsve tё palёs shqiptare paskan mbetur anonimё?...Pala shqiptare duke filluar qё nga istitucioni i Presidentit tё vendit dhe deri nё strukturat mё tё ulta tё shtetit shqiptarё, vazhdimisht  kanё figuruar si e paqёnё, duke luajtur gjithmonё rolin e “mumjes” tё  bindur para palёs greke... Palёs greke nё tё vёrtetё, duhet dhёnё  shumё leksione nacionaliste shqiptare, nё mёnyrё qё tё zbulohet lakuriq, fakti qё Greqia sot pёrfaqёson shёmtinё mё tё kulluar  tё Ballkanit dhe tё mbarё Europёs”.
Nga Pёrparim Kapllani  “Varrezat  greke tё shpallen tё paligjshme,  mё 14 prill, 11:43, 2011. Kemi shumё tё drejtё qё vorrezat e grekёve nuk duhet tё egzistojnё ashtu si nuk egzistonё  as edhe njё varr nё pёrkujtim tё popullsisё çame tё vrarё nga dora genocidale greke. Tё gjitha kryqet greke dhe ato vorreza falco duhen tё shkatёrrohen pasi greqia nuk ka asgje nё dorё pёr shqiptarёt  pasi ato janё njё sajesё e fёlliqur. Pёrveç  kёsaj Greqia vetё shumё shpejt do tё nxiret prej leckash  si qelbёsirё prej BE ku ka mashtruar  dhe vjedhur pa hesap. Greqia cdo ditё po bёhet pocaqia mё e madhe e botёs. Po me sa duket grekёrit as tani nuk kane hequr dore nga kercёnimet ndaj shqiptarёve. Nё takimin e Janines Greqia tha haptazi se nuk do te toleroje perkujtimin e genocidit  ndaj shqiptarёve tё krahinёs sё Çamёrise.  Kjo do tё thotё qё kur çamёt tё bёjnё pёrkujtimin nёpёrmjet  njё akti tepёr njerёzor, sikurse  pёr çdo genocid  apo holokaust, Greqia mer apriori pёrgjegjёsinё  pёr mos lejimin e kёsaj pёrkujtimoreje, duke mos pёrngjasur aspak vendeve demokratike dhe Europiane ku ajo pretendon te jetё shembulli i Ballkanit.
Sidoqoftё, edhe njё qime floku tu preket shqiptarёve tё Çamёrisё atje, qё do tё mblidhen nga e gjithё Europa dhe Amerika, dhe jo vetёm nga Shqipёria, tё jemi tё sigurt se shqiptarёt  e Çamёrise do ta kёrkojnё gjakun sipas traditave shqiptare.
Kjo do tё thotё qё si fillim dora e zgjatur grekofile nё Shqipri dhe mё gjёrё do tё ndёshkohet tepёr rёndё nё qofte se Greqia demton qoftё edhe njё person tё vetёm.
Personat e parё qe do tu kёrkohet gjaku normalisht  do tё jenё: Vangjelis Dules,  Bollano, Ksera, Nikolla Gejxhi,  si dhe mashat e tyre qё kanё ngrёne bukёn e shqiptarit dhe bёjnё duanё grekut....”




I nderuar Zoti Pёrparim Kapllani

“Ju pёrshёndes pёrzёmёrsisht pёr atdhetarizmin tuaj tё shkёlqyer.  Kёrkesat qё ju keni parashtruar kёtu poshte, duhej tё ishin  “Ylli i karvanit” pёr klasёn politike tё Tiranёs.  Por, fatkeqёsisht, tё dyja klanet kryesore tё klasёs poplitike tё Tiranёs, i kane trdhёtuar me kohё interesat tona Kombёtare dhe janё shndёrruar nё zvaranikё tё pёshtirё tё njё shteti  qё  sot prfaqёson njё “azil tё çmendurish”  dhe qё vegjeton ende nё mesjetёn europiane. Qendrimi i kёtij  “azili tё çmendurish” ndaj vendit tonё gjatё kёtyre njёzet viteve, ёshtё njё fyerje e rёndё qё po i bёhet mbarё  Kombit Shqiptar.
Mendoj qё nё kёrkesat tuaja duhet shtuar edhe kёrkesa pёr shporjen nga vendi ynё  tё  Janullatosit, tё kёtij agjenti  tё shёrbimit sekret grek”. (Prof. Dr. Eshref Ymeri,  14 prill,  4:56, 2011).
“Nёse policia greke nuk do tё lejojё mitingun çam nё Gumenice , atёhere  PDIU t’i  kёrkojё parlamentit shqiptar qё t’i shpalle varrezat greke  te paligjёshme.  Policia ndёrtimore tё lёshojё njё urdhёr ligjor pёr prishjen  e tyre dhe t’i  jepet 30 dite afat qeverisё  greke, qё tё marrё me vete ushtarёt e vet pushtues.
Personalisht nuk do tё nxitohesha, qё tё vija gishtin mbi zotin Shpёtim Idrizi, nёse greqia nuk do te lejonte pёrkujtimin e genocidit çam nё Gumenice. Tё isha nё vendin e tij, do te kёrkoja  njё takim me Presidentin  e Republikёs Zotin Bamir Topi  dhe me kryeministrin  tonё ngatёrrestarё  z. Sali Berisha pёr kёtё çёshtje. Do tё kёrkoja nё parlamentin shqiptar. Me zё tё lartё dhe zyrtarisht, nё sy tё medias dhe publikut shqiptar. Mё pas do tё kёrkoja njё takim me ambasadorin Amerikan  z. Arvizu. Do tё kёrkoja zyrtarisht njё takim me ambasadorin grek  nё Tiranё z. Pazios.
Pasi  tё kisha rreshtuar tё gjitha pёrgjigjet dhe mos pёrgjigjet e tyre zyrtare. Atёhere do tё bёja njё analizё tё hollёsishme dhe me gjak tё ftohtё do tё dilja nё pёrfundime,  se a do tё ishte e mundur njё ndermarje e tylle,  pa pёlqimin e autoriteteve greke.
Njё kohё kur ёshtё hequr regjimi i vizave dhe pala shqiptare ka lejuar ngritjen e tre varrezave madhёshtore tё  ushtarёve pushtues dhe vrasёs  grekё nё tokёn shqiptare,  njё kohё  kur deputetёt dhe ultra nacionalosytёt grekё si pensionisti  Nikos Gazojanis hyjnё nё Himare, sa herё qё u do qejfi,  madje bёjnё  edhe thyrrje  antikushtetuese, me tingullon paradoksale dhe qesharake, ulёse dhe fyese, qё çamet, tё mos lejohen tё vizitojnё  tokat dhe varret e tё parёve tё tyre.  Nuk di se çfarё  pёrgjigje kanё dhёnё rronxhoponxhot e palёs shqiptare, kur kanё dёgjuar  me kokёn ulur pohimin e policisё greke, qё nuk do t lejohen çamёt nё Gumenicё. Bamir Presidenti  duhet tё  marrё nё telefon homologun  e tij grek dhe tia bёjё t ditur qё qeveria shqiptare ёshtё  e vendosur qё kёtej e tutje tё zbatojё  parimin e reciprocitetit.  Kryeministri  duhet tё dalё hapur e tё thotё publikisht se cfarё  mendon ai pёr ngritjen e tre lapidarёve madhёshtorё pёr Çamёt e vrrarё nga greqia”. (Lapidare pёr avukat Spiro xhakulla , Mazar Dino dhe Daut Hoxha. shёn. im). (Pёrparim Kapllani  prill 14, 12:13, 2011).
Shpёtim Idrizi  ka shprehur populli i tij “vёlla” grek, bёhet qesharak  ky deputet i Parlamentit  Shqiptar.   Parlamentarёt e Kosovёs nuk thonё populli “vёlla” sёrb. Fjala “vёlla” nuk e pёrdorin as çifutёt pёr gjermanёt ose palestinezёt pёr izraelin. Ndёrsa deputetёt tanё flasin me tё dyja anёt e buzёve tё tyre duke na dёshmuar se nuk kanё  as mё tё  voglin dinjitet kombёtar, shkruan me tё drejtё  Z. FeliksTaho. Çёshtja Çame ёshtё  kristal e pastёr dhe ti drejtohesh  kriminelёve  si vёllezёr ky ёshtё njё poshtёrim.
Nё gazetёn  “ILLYRIA” u botuan dy artikuj tё Naun Priftit mё 14 shtator 2009 dhe tё skretarit  tё PDIU Almoz Dojaka me  1 mars 2010, me  hartё tё  Çamёrise  tej tё  zvogёluar.  Unё ju kundёrvura dhe dhashё pёr botim artikullin “Camёria e Cunguar” nuk u botua nё Amerikё se Naun Prifti  ёshtё  nё kolegjium  tё Illyris. Artikulli u botua  nё gazetёn “Republika” nё  Shqipёri.  Lind pyetja. Si e lejuan Zotёrinjte  Idrizi dhe Dojaka dy drejtuesit  e  partisё Çame tё  botohej kjo hartё duke pasqyruar njё pjesё tё vogel tё Çamёrisё perёndimore pёr gjatё bregdetit Jon dhe tё quajё Greqi pjesёn mё tё madhe tё Çamёrisё, duke pёrfshirё Janinёn, Voshtinёn, Dodonёn,  Konicёn Artёn, Filipjadhen, Mecovёn Grebenenё, Follorinёn, Kosturin etj.?  Lexuesi ta gjykojё.
Prof. Dr. Ymeri thote: “Pёr renegatёt qё  kanё  shkruar parulla anti shqiptare, nuk  ёshtё  me vend  tё  thuhet se ata  “dёmtojnё imazhin e Greqisё”.  Jo i nderuar z. Idrizi . Kёta  renegatё  nuk dёmtojnё  imazhin e Greqisё.  Se Greqia shoveniste, krijuese e shovenizmit grekomadh dhe e kishёs shoveniste greke,  ёshtё  organizatoria  dhe nxitёsja  e vetme e kёtyre renegatёve... Dhe mё tej. Ёshtё e kotё,  Z.  Idrizi,  qё tu bёni thirrje tё dy partive tё mёdha  pёr daljen me njё  kanidat tё vetёm  nё  Himarё.  Se qё tё dyja partitё  e  mёdha janё tё interesuara qё nё Himarё tё fitojё tradhtari Bollano... Ju, z. Idrizi si kryetari i njё  partie ... keni mundёsi  qё nё  pёrmes  ekranit  televizionit, tё  demaskoni  tradhёtinё  e  rёnde qё kanё kryer kёto dy parti – prostitua.  Partia e juaj duhet tё  vendosij kontakte me Lёvizjen  e  Z. Kreshnik  Spahiu dhe me Lёvizjen  “vetёvendosje”, pёr t’i dalё zot çeshtjes  kombёtare tё  cilёn e kanё  tradhёtuar  pёrfundimisht  tё  dyja  partitё  e mёdha nё Tiranё, Hashim Thaçi nё Prishtinё dhe Ali Ahmeti nё Shkup”. (17 prill  2011).
Megjithatё. Grekut i digjet toka nёn kёmbё  nё Shqipёri. Ashtu si u dogj flamuri grek bashke me ftografitё  e  Bollanos dhe te Kseres mё 14 janar 2009 nё mes tё sheshit  “Ali Pashё  Tepelena” nё Tepelene nga dy tё  rinj Orgen Hasanbegaj e Luan Halili te quajtur “Avni Rusteme”.

Rasim Bebo Addison

Vёllezёr Arvanitё


Nё qoftё se njohim tё shkuarёn tonё (historinё), atёhere mund ta shfrytёzojmё me efektivisht tё tashmen dhe tё ardhmen.
 Arvanitёt ruanin me ngulm tiparet e trashёguara nga tё parёt, doket e zakonet e tyre. “ata kanё njё fuqi ruajtёse tё çuditshme e njё qёndresё tё jashtёzakonshme”  (historiani rumun N. Jorga).


I pёrgёzojmё,  Pellazgo-arvanitё-shqiptarё tё sotёm, qё janё kryelartё pёr atё qё kanё ruajtur pёr mijera vjet indetitein shqiptar. Prof. Doktor Robert Temple pёr Pellazgo-arvanitasit shqiptarё thotё:  “...grekёt dhe hebrenjtё janё shumё tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat Greqi dhe hebre tё vinin nё jetё”.  Ndёrsa  doktor Karl Reinholdi, i cili shoqёronte mbretin e Greqisё Otton e Bavarisё mё 1834. Ai u thith nga arvanitёt dhe shkroi  librin “Netёt Pellazgjike”  mё 1854. Po tё ishte studiuar nё shkolla ju do tё ishit tё kulturuar si arbёreshёt e Italisё. Po  grekёt e groposёn kёtё libёr, u ribotua pas 150 vjetёve nё Tiranё mё 2005.
Arben Llalla shkruan: “Historikisht arvanitasit kanё dhёnё njё kontribut tё madh nё gjithё fushat e jetёs politike kulturore tё Greqisё. Shumica  e Kryeministrave tё Greqisё ishin arvanitas  shqiptarё me origjinё nga ishujt qё historikisht njihen tё banuar qё nga koha pellazge, dhe qё banohen edhe sot nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Sallamina etj. Rezulton se vetёm nga ishulli i Hidrёs kanё dalё gjashtё kryeministra nё shtetin grek”.
Ёshtё fatkeqёsi qё arvanitasit mbulojnё gjithё Greqin e sotme mbi 70% te popullatёs, nuk ndihen nё botёn e kulturёs, janё kaq tё pёrulur ndaj atyre qё quhen grekё, deri te ndalimi i tё folurit shqip jashtё shtёpisё sё tyre mbasi ndiqen dhe gjobiten nga policia greke.  Ata skanё asnjё shkollё shqipe, dhe nuk bёhet fjalё pёr shtypin, radion , gazetёn, librat shqipe,  pёr folklorin vallet, kёngёt etj. Nё ndryshim nga diaspora e Italisё, qё nxjerrin poetё e dijetarё tё shquar qё fillojnё e levrojnё dhe botojnё pasurinё e tyre gjuhёsore.
Revolucioni qё bёnё shqiptarёt 1821 e pёrfituan grekёt, se rusёt,francezёt dhe anglezёt donin shtet grek dhe jo shqiptar, atёherё nuk ka patur nё Epir kёmbё greku. Mё vonё dollёn nё Epir dhe Thesali dhe erdhёn me trastёn e lypёsit rreth dy shekuj mё parё si bujq çifçi, qё tё punonin tokat e agallarёve tё Gjirokastrёs dhe tё Delvinёs nё Dropull dhe nё Vurgё  rreth 20-25 mijё frym. Gjatё Kohёs komunizmit dhe sidomos gjatё kёtyre dy dekadave partitё dhe qeveritё e ngrehura nga tradhёtari Ramis Alia, minoriteti grek ёshtё vёnё nё komoditet me tё gjitha tё mirat. Fuksionarёt e minoritetit grek nё rang ministra e kryetar bashkie flasin hapur pёr helenlizimin e Shqipёrisё sё Jugut tё drejtuar nga prifti grek Janullatos me seli nё Tiranё. Ndёrsa shqiptarёt e greqisё gjatё kёsaj kohe janё vrarё therur dhe dёbuar me force nga trojёt e tyre: Nё vitin 1826 ne Peloponez janё therur dhe zhdukur mbi 15000 shqiptarё, nё vitin 1923 janё shpёrngulur me forcё pёr nё Azin e Vogёl mbi 60.000 shqiptare nga Çamёria, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Janina, nё kёmbim me ortodoksit e Anadollit. Nё vitin 1944-1945 greku masakrroj nё Çamёri mbi 4000 çamё dhe dёboi mbi 30000 tё tjerё çamё myslimanё. Dhe akoma sot mbanё ligjin e luftёs me Shqipёrinё dhe Çamerinё e quan inegzistente. Si ёshtё e mundur kur brёnda njё shteti vellai i tij shqiptar theret, vritet, dёbohet.
Kur Ti Arvanitas shqiptar je nё krye tё vёndit dhe nuk i del vёllait nё krahё dhe tё ndalosh atё gjakderdhje dhe genocid tё mjeruar.  Prandaj u drejtohemi pёr tё menduar, vepruar dhe kёrkuar,  atё qё Europa e ka saksionuar me ligj pёr tё drejtat e njeriut. Ёshtё shumё çmёnduri , si mund tё krahasohet njё minoritet nё Shqipёri rreth 30000 njerёz, tё ardhur para 2 shekujve, qё gёzojnё tё gjitha tё drejtat, dhe e kundёrta ndoth me shqiptarёt autokton nё Greqi mbi 7 milion frymё pa asnjё tё drejtё kombёtare, qё u mohohet edhe gjuha e NЁNЁS.
Dihet qё populli rrёnjё nё Greqi kanё qёnё pellazgёt, qё gjёnden gjer sot e gjithё kohёn. Ёshtё populli shqiptar qё ka sipёruar nё Greqinё gjatё gjithё historisё, nё fushё beteja tё ndryshme ka nxjerrё figura heronjsh, qe greku synon t’i zhdukё me pabesi.
Aristidh Kola shkruan: “Mё ngacmonte shumё dёshirёn, qё bёhej si lumё llave, sa mё shumё pёrparonte kёrkimi, sa mё shumё ditё pas dite, ngrija me vёshtirёsi, ankёth dhe habi shtresёn e ndryshkur e tё rёndё shumёvjecare, qё mbulonte figurat e ngurta tё paraarthёsve tё mi, tё pa lёkundur, tё heshtur,  tё fuqishёm e padrejtёsisht tё trajtuar.
Dhe ata – nuk flisnin, por nё vёshtrimin e tyre tё ngurtё shihja qё orё pas ore, ditё pas ditё mё imponohej vetёtimthi, mё mbyllte gojёn dhe mё kanosej:  Ç’mё rri  kot?... Nuk shikon qё na ubё e rёndё shtresa qё na zuri? Akoma dhe romёt flasin pёr Trimёri, besё dhe krenari...dhe soji i yne qe i kish kёto si mishi me thoin dhe virtytet e tij, harrohet, zhduket dhe humbet”.  (“Arvanitёt” f. 22).
Grekёt e kanё fshehur me kujdes zanafillёn e tyre semito-egjiptiane, ata kanё dashur ti japin Greqisё stёrgjyshёr para helenё (pra jo grekё). Kjo ngatёrrese dhe kjo turbullirё e errёt, ёshtё mbushur me kontradikta, manipulime, ndёrfutje tekstesh antike dhe kurthe”. (M. Colingnon “Manuali i arkollogjisё greke”.  M. Aref f.337).
Tё gjithё autorёt e lashtё ndёr tё cilёt Homeri, Hesiodi, Hekateu i Miletit, Akusilao, Tukididi, na bёjnё tё diturё, se pёrpara mbёrritjes sё “grekёve”, vёndi qё do tё bёhej Greqi ka qёnё i banuar nga pellazgёt hyjnorё (arvanitёt-shqiptarёt e sotёm). Ata gjithashtu pohojnё se kёta pellazgё nuk ishin grekё, por “barbarё”, d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe sё fundi, ata u lanё trashёgim kultet dhe perёnditё e tyre, ata kishin njё qytetёrim tё madh jo grek. (M. Aref  f. 53).
 Emri qё quajmё Greqi Hellas fillon me krijimin e shtetit grek pas vitit 1826 kurr u krijua mbretёria greke, ajo kurrё nuk ёshtё quajtur Hellas e as Greecia, as perandori grekё a po helenikё, po gjithnjё Perandori e Bizantit. Pёrpara 1821 nuk kishte njё bashkim kombёtar, por shtete kryesore si Sparta, Athina, Teba, Korinthi etj.  (R. D’Angeli gazeta “Illyria” 17-2-2005, f. 24).
Ёshtё fatkeqёsi qё kombi shqiptar tё miret nёpёr kёmbё nga disa arvanito-shqiptarё qё thonё se ne flasim shqip por nuk jemi shqiptarё. Ka fuksionarё tё lartё arvanitas me gjak shqiptari nga nёnё dhe babё, qё kanё  humbur dinjitetin si shqiptarё dhe nuk hapin gojёn pёr padrejtёsitё dhe pabesitё qё bёn greku ndaj shqiptarёve kudo ku janё. Kleri ortodoks filluan tё zhdukin tё gjithё udheheqёsit shqiptar tё revolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek. Greku nuk ka besim te shqiptarёt arvanitas tek sё cilit i lёviz spatёn mbi kokё, vrau pa mёshirё presidentin e parё tё Greqisё Gjon Kapodistrian mё 9 tetor 1831 nё moshёn 55 vjeç. Vrau heroin kombetar Kollokotroni, Andruci, Karaiskai, Bubulina etj.
E. Kocaqi shkruan: “Nuk ka komb grek tё mirёfilltё por njё komb artificial i stisur, kёtu nuk ka rёndёsi se je i zi apo i bardh se je nga Kina apo nga Afrika, nuk merret parasysh etnija qe ti je, rёndёsi ka qe ti tё jesh dakort tё jesh grek, me njё gjuhё qё nuk ёshtё gjuha e popullit.  Pёr t’i bёrё tё gjithё kёta njё komb u pёrdor greqishtja si gjuhё, feja ortodokse, dhe ideollogjia heleniste si nacionalizёm.  Njё nacionalizёm i tej skajshёm nga njё komb qё nuk ёshtё komb ёshtё i pashёmbullt nё histori.  (Roli Pellazgo-Ilir, f. 199).
Kostandin Micotaqi i shpalli kёrcёnueshёm “Detyrat” nё 6 pika qeverisё shqiptare mё 14 korrik 1993, tё lejoheshin priftёrinjtё grekё nё Shqipёri. Tё hiqej gjuha shqipe nga shёrbesat fetare. Tё hapeshin shkollat greke. Tё ndёrtohen kisha greke gjigande. Pёrfaqёsuesve tё minoritetit grek tё ngrihen me poste tё larta. Tё bёhet regjistrim i popullatёs etj.  Qeveria shqiptarё pa shtyllё kurizore i aprovoi kёto kёrkesa dhe i hap rrugё tё lirё agresionit grek nё zonat e jugut, pёr tё rritur artificialisht numurin e qytetarёve shqiptare me etni greke.
Ka gjyqtarё qё japin vendime tё falsifikuara kundrejt pareve. Ata duhet çuar nё burg pёr falsifikime kundrejt rushfetit. Grekёt pretёndojnё shumё te Protokolli i Korfuzit, qё tё vijnё te çёshtja e Verio-Epirit. Nё kёtё protokoll flitet pёr popullsinё ortodokse, dhe jo pёr popullsi greke, pra toka nuk konsiderohet greke. Ёshtё shkruar e zeza mbi tё bardhё. Tani grekёt kёtё territor e konsiderojnё grek, duan ta mbushin me grek-fiktive. Prandaj kjo duhet parё. –ata duan territorin.  Regjistrimi i popullsisё duke deklaruar kombesinё e fenё.  – Pyet  çfarё minoriteti i pёrket. –pёrgjigje: “I minoritetit grek; gjuha e nёnёs? Greke, shkollimi?  Si e ke bёrё 8-vjeçaren,  me çfarё gjuhё, shqipё apo greke. Dhe kёto janё tё dhёna qё pёrpunohen me tё dhёnat e regjistrit tё gjёndjes civile.       
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, ka pёrshёndetur  “grekёt e Korçёs me gjuhёn e Janullatosit, dhe tё ashtuquajturit tё deklaruar Nikolas Gejxh duke pёrsёritur tё njёjtin mesazh se “edhe nё Korçё ka grekёr".  Kanё meritё patriotёt shqiptarё si Spahiu, Xhuvi e tj., qё janё vёnё pengesё kёtij agresioni  tё qelbur grek.
Spiro Ksera dhe Bollano, njeri ministёr dhe tjetri kryetar bashkie nё shtetin shqiptar. Kёta  grekё tё Megali-Idesё, sipas shprehjes se Anatol Fransi:  “...do tё paditё se ke pёrdhunuar tёt’ёmё, se ke masakruar tёt’ atё, dhe do tё gjejё ditёn tё ngulё thikёn...”
“Kolonel Tomsoni dhe Verio-Epiri”. Sipas vendimit tё Konferencёs sё Londrёs pёr organizimin e xhandarmёrisё, erdhi nё Shqipёri me Princ Vidin. Tomsoni u tregua shumё aktiv si ushtarak, mori pёrsipёr edhe detyra politike e dipllomatike. Ai u caktua nga Vidi Komisar i jashtёzakonshёm pёr viset e Jugut, pёr tё ashtuquajturin “Verio-Epir”, tё pretenduar nga qarqet sunduese tё Athinёs. Vidi urdhёroi Tomsonin tё hynte nё bisedime me tё ashtuquajturit pёrfaqёsues tё  “Verioepirotёve”.  Nё kёto bisedime koloneli pranoi famёkeqin  “protokoll tё Korfuzit”.  Me kёtё dokument do tё krijohej “njё shtet brёnda njё shteti”. Pasojat meren me mёnd. Ky akt i Tomsonit u pasua nga pranimi i kёrkesёs sё Spiromilos pёr njohjen e “Venomeve” tё Himarёs. Siç deshmon autori hollandez Gorrit T.A. Goslinga, shtypi grek pёrlavdёroi shёrbimin e madh qё ai u kishte bёrё qarqeve shoveniste greke. Ishte pikёrisht Tomsoni ai qё kishte hedhur bazat e kёtij akti aq fatal pёr fatet e shtetit tё ri shqiptar. Ёshtё kjo arsyeja qe po ky shtyp, sipas tё dhёnave tё tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qёrshorit 1914.
Tomsoni u vra pas shpine, kur po drejtonte forcat mercenare tё Vidit kundёr “rebelёve”, ndёrsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare nё luftёn pёr mbrojtjen e trojёve amtare nga sulmi i forcave shoveniste greke.
Mё 17 maj 1914 u mbyllёn negociatat me “dispozitat” Korfuzit, tё cilat do t’ju parashtroheshin kryeqytetёve europiane, qё lipsej tё garantonin vёnien e tyre nё jetё. Nё tё vёrtetё, miratimi erdhi vetёm mё 2 korrik 1914. “Dispozitat” konfirmuan domosdoshmёrinё e tёrheqjёs sё plotё nga ana e grekёve prej truallit shqiptar. (Ferdinanto Saello “Shqipёria: gjashtё muaj mbretёri”, bot. 2000, f. 78).
Sa tё kemi miq tё tille,  siç thotё njё fjalё e urtё popullore, nuk kemi nevojё pёr armiq.
Tё nderuar shqiptaro-arvanitё tё Greqisё. Ne shqiptarёt ju bёjmё thirrje si bashkёkombas pёr tu thёnё ultra shovenistёve greke tё ndalen, se do tё vinё pёr lesh dhe do tё dalin tё qethur, se si sot nuk kemi patur miq kaq tё fortё pёr t’i bashkuar tё dy urat tё Mitrovices me tё Artёs.

Rasim  Bebo   Addison  Çikago  mars  2011.

DY POEZI NGA VULLNET MATO


Monday, 4 July 2011, 14:36

Message Body



Vullnet Mato
 
PORTRETI I HEMINGUEJIT

Portret si Hemingueji
nuk ka të dytë.
Një fytyrë të ngjashme
mundet të gjesh,
kur flenë katër zogj:
hunda, buza, sytë,
në fole zogu të thurur
me fije të leshtë.

Tregimtarit të madh
me libra botuar,
nga lind e perëndon
dielli mbi tokë,
nuk i gjendet
afërsia e stilit të shkruar,
as shkrimtarë në gjah
t’i bëhen shokë.   

Në brezin e humbur
nga lufta e përgjakët,
ngriti monumente
për njerëzit më fatkeq,
djegur e pocaqisur
nga tmerri dhe plagët,
ku ai skuqi me gjak
të gjithë kohën e vet.

Rendi pas vdekjes
mes plumbash në stuhi,
nga përtej Atlantikut,
gjer në malet Pirenej
dhe e mbylli me plumbin
në zemrën e tij,
kolosi i gjallë në letra,
Ernesto Heminguej.


 
BUKURIA QË SHËRON ZEMRAT
 
Urbani i ngarkuar rëndë uturinte më rënkim.
Udhëtarët e unazës ishin kthyer në sardele.
Ngjitur meje miku më ankohej me trishtim,
se analizat e zemrës kishin dalë me probleme.
 
Aty pranë ra nga qielli një bukuri e praruar,
që të merrte mendjen në çdo moshe të ishe.
Njerëzit përqark vështronin si të paralizuar,
nga qafëgjata me sy e buzë të magjishme.
 
Atë çast i mekur prej saj i thashë mikut tim:
Pa shiko, o Bardhi, ç’mrekulli ka bërë zoti!
Oh, mua më dhemb zemra e s’po gjej shërim,
ti seç po më thua për ca gjëra kot së koti...
 
Kjo nuk është gjë koti po shihe ç’ka bërë zoti,
se ta largon dhimbjen më mirë nga çdo kurim
dhe të gjitha vuajtjet e tua të duken pika loti, 
po sodite këtë krijesë marramendëse pa ngurim!
 
Si asnjë herë tjetër psherëtiva duke rënkuar:
Ah, moj nëna ime, që ke vdekur e s’më dëgjon,
të kishe mundësi të më mbaje të konservuar,
dhe ta lindje vezën time dyzet vjet më vonë...
 
Ajo ktheu vështrimin papritmas nga ne të dy
sikur të kishte marrë befas një mesazh qiellor.
Miku im u trand përbrenda, u përpëlit në sy
nga ata sytë e saj magjik me rrezatim meteor.
 
Pas kësaj ne treguam barsoleta dhe pimë raki.
Bardhit s’i dhembi zemra, trishtimi ishte fshirë.
Bukuria e asaj vajze i kish dhënë shpirtit të tij,
besim të plotë për jetën dhe humor mjaft të mirë.

Luigj Shkodrani:POEZIA IME, SI MUSHKA XANXARE


Është vonë, tepër vonë. Në dhomë nuk piptin asgjë. Vetëm të trokiturat e gishtërinjve mbi tastierën e kompiuterit dëgjon. Sikur ai çekani në dorën e hekurkthyesit, tek punon në kovaçhane. Ashtu dhe unë trokas në poezinë si time si me  mushkën e xanxare. Më lodh shumë, sepse nuk di ta ngas aq mirë. Don të më ikë por nuk e lë dot. Dua ta ngas se s`bën. Më lodh shumë, më dërmon, por përseri e ngas e ashtu ngadalë, duke e marrë për dore si fëmijën dhe eci mes rrugëve të jetës, përmes kujtimeve të vegjëlisë, të rinisë e ja tani edhe në prag të pleqërisë. E ato kujtime, aq të bukura, vinë si nota në pentagram dhe me to thurr poezinë e vendit tim, dashurinë për jetën, për njerëzit, dhe ashtu e ngas ngadalë dhe pa u vënë re nga askush. Po, po, nga askush, ngase nuk dua të jem ai poeti që të më tregojnë me gisht. 
         Dua të ndjehem i thjeshtë, aq i thjeshtë, sa të ulem këmbëkryq në odën e madhe të burrave të motit, e të kuvendoj shtruar me ta. Të tregojmë legjendat e historitë e të parëve tanë. Luftërat në trojet tona, dhe lirinë që një ditë trokiti edhe në portat tona, dhe ajo, liria, i gjeti të hapura. Dhe erdhën nënat, baballarët, dhe u ulën shtruar, dhe folën shqip, po, shqip. Dhe këto momente përjetuam, dhe ne, së bashku me të tjetrët,  dhe zemrat tona gufuan, për ditë më të mira, për një jetë më të begatë në vatrat tona... Dhe ashtu ngadalë, me mushkën xanxare shëtis rrugëve të lira, duke mbledhur nektarin si ajo bleta punëtore, dhe me të të thurr poezinë, për ditët e rënda dhe jetën e lumtur, për njerëzit që duan të jetojnë, edhe pse në vetminë e pafund, shpirti i tyre qesh dhe gëzon, gëzon dhe shpreson se një dite do të jetë më mirë.
       Se një ditë dhe unë do ta ngas më mirë poezinë time si mushkë xanxare, dhe do eci rrugës i gëzuar që qenjen time, duke pandehur se bëra diçka të mirë për nesër, duke shpresuar se dikush do ta lexojë, dhe ashtu në heshtje do të më kujtojë, por dhe do të mësoje për vete, duke e gjetru vetveten në vargjet e mia, tashmë të shtruara në këto fletë të bardha. Aty, në çdo rrjesht është një dëshirë, është një jetë shkrirë dhe e shtrirë si në pentagram. Dhe kompozitori një ditë do ta marrë poezinë time, dhe me ato rrjeshta do të komponojë këngën e pavdekësisë. Ate këngë që brezat do ta përcjellin brez pas brezi, duke shpresuar se do mbetet diçka që do të ketë vlerë, e pastaj, unë mushkën xanxare do ta ngas, dhe do të ecë gjithnjë e më mirë...


Flamuri ynë

O flamuri ynë kombëtar
Ti gjithmonë prin i parë,
Në ballë të luftës për liri
Dhe në dasma e shtëpi.

Është flamur i Kastriotit
Dhe i Plakut të Vlorës,
Është fama e Shqipërisë
Dhe e mbarë shqiptarisë.

E qëndisi Marigona
Erdhi deri në ditët tona,
Është për nder e krenari
Që ta ruajmë me dashuri.

E ju kërma me shpirt’ të zi
Që m’përgjakët n’ Dardani,
Nuk ka vdekë populli shqiptar,
Ne gjithmone prijmë të parë
Me flamurin kombëtar.


Jetojmë në trojet tona

Ne vetmi kur unë rri
Kam dëshirë te bëj poezi
Dhe të shkruaj për shqiptari
Për burrëri dhe besnikëri
Që shqiptarit i kanë hije,
Që ta dijë gjith’ bota mbarë
Se këtu jetojnë engjëjt e parë
Më të vjetrit në Ballkan
Që s’u bën kurrë syri bam.
Kam dëshirë shumë të shkruaj
Por s’ka fletë të ma përshkruaj’,
Aq shumë jemi në histori,
Që me kohë, në Iliri,
Me stërgjyshërit tanë të parë,
E më vonë në principata,
Në luftrat tona shum’ të gjata,
Qindra vjet luftuam me shpata,
E ky popull s’u ndal kurrë,
Me Gjergj Krujën trim me fletë,
Shumë beteja i fituam,
Edhe turkun e dëbuam,
E më vonë vjen Rilindja,
 Me Naimin e shokët e tij,
Që u shkrinë për Shqiptari
Gjuhën shqipe me na e shti në gji.

Edhe luftrat kështu vazhduan
Dhe flamurin e fituam,
Shtetin tonë e ndërtuam.
Plaku i urtë Ismail Qemali,
Ngriti flamurin në Vlorë
Dhe i tha botës mbarë,
Se këtu ka edhe shqiptarë
Që luftojnë në troje të veta,
Por Evropa, kjo e shkreta
Për habi e për çudi,
Lejoi në Londër një tragjedi:
U nda trungu shqipëtar,
U nda mbarë shqiptaria,
Nën Serbi e nën Greqi,
U bëmë rob të djallit të zi.

100 vjet nën shtypje të tij,
I lau duart me gjakun tonë
E mbushi tokën plot me varre,
Desh të na zhdukte si komb fare.
Nuk durohej më ky qen,
Gjakun tonë duke na e pirë,
Ndaj në ballë të shqiptarisë,
Prin një trim i vegjëlisë,
Bac Ademi legjendar,
Që i thoshte zullumqarit,
Bir i kurvës, faqezi,
Boll ti luajte me njërëzit e mij,
Këtu e ke fundin ti,
Se shqiptari më s`duron
Pushkën krahut ai shtërgon,
Derisa këmba e djallit të zi,
Të mos shihet më në shqiptari,
Se shqiptari në trojet t`veta,
Don të jetojë në liri,
Të ketë shkollën edhe gjuhën,
Dhe flamurin e këngën e tij,
Sepse këtu i thonë shqiptari,
E s`ka çka lypë ma djalli i zi.
Kështu do ecim me forcat tona
Dhe të ushtojë gjithmonë jehona,
Se jetojmë në trojet tona.


Oj Vitore, moj shqipe mali

Këtë poezi Ty ta kushtoj
Për Ty zanë zemërmadhe
Unë sonte të këndoj
Herë me rimë e herë pa rimë,
O moj shqipe mali
Që digjesh për Arbërinë.

Është Berati që e lindi
Dashurinë tënde me flatra
Detra e oqeane që pushton
O moj bijë e tokës trime
Në prehrin tënd të ngrohtë
Prehet edhe shpirtim im.

O j Vitore moj shqipe mali
Je humaniste e vertetë,
Aty ku është shqiptari
Atje është dhe shpirti yt.
Nëna e  bijtë të kërkojnë
Edhepse dergjesh e sëmurë
Zëri i tyre të ngre në këmbë.

Zemra Yte e zjarrtë është kudo
Në çdo vatër shqiptare,
Qan e qesh me perënditë
Dhe je shpresa e fukarasë.

Oj Vitore, shpirt i bujarisë
Simbol i gjallë i humaniznit,
Krenari e Shqipërisë
Nder i gjithë njerëzisë.

Oj Vitore, moj shqipe mali
Lum Berati që të lindi,
Lum diaspora që të ka
Paç jetë të gjatë sa një kala.

E të kemi dhe për shumë vjet
Sepse je nëna e vertetë,
Je frymëzimi e shpresa  jonë
Admirimi ynë, përgjithmonë.

2011/07/03

Ushtria Çlirimtare ne dy akte jete

 


Shkruan Ymer Halimi-Prishtinë

Ushtria Çlirimtare ne dy akte jete

a. Akti i lavdisë 

Janë moment në jetë, që shtyjnë përtej mundësive që njeriu i ka në çastet e rëndomta; e tjetërsojnë individin për te vepruar ndryshe nga ai që është, i zakonshëm. Ky është shtyrësi i brendshëm që nuk lë dot pa shtyrë për të vepruar, duke e vene jetën dhe boten e ndjenjës ne një horizont tjetër.

Në këto qaste njeriu nuk është vetvetja, u takon të tjerëve, bënë për të tjerët. Ne kushte te zakonshme kurrën e kurrës nuk do bëje në veprim te tillë. Por, këtë e bëjnë kryesisht njerëz të zakonshëm, te pa diktueshëm ne jetë, ne mesin e njerëzve.

Te tillët i pash me 2. Korrik 1998 qe ishin te rreshtuar ne pesë kolona. Djem te rinj, te njomë, po edhe ca më ne moshë. Ishin 80 veta. Nuk e kishin medaljoni i numrit te ushtarit, qe e kanë ushtaret ushtrisë qe shkojnë ne luftë. Nuk kishin armë, por u thoshim ushtar.


E prisnin radhën. Krejt e pazakontë për shumëçka ky çast ne këtë jetë për ta e për ne, në këtë glob. Do udhëtojnë andej kah udhëton dielli, qindra kilometra për një armë e ca fishek. Dhe kur perëndon dielli do arrijnë ne cak, ne Shqipërinë Londineze.

Ky është rrugëtimi me i vështirë ne jetën e tyre deri sot. Por, e bënin se kishin mund nocionin e vdekjes, me besim se kombi do mbijeton.

Gjatë pritjes, sigurisht nuk ëndërrojnë dekorata e medaljone, por duan liri! Ëndrra e tyre është se sa heroike do ta kenë vdekjen, sa madhështore do te jetë lira!

Ose si do t’i takojnë prindërit pas fitores, shokët e klasës, koleget e studimeve!

Këta e ndjenin ne zemër, ma thellë se gjithë ne, se si thërriste zëri i atdheut, zëri i lirisë, zëri i flijimit te familjes Jashari!

Ca shok, e farefis, qëndronin prapa tyre ne një largësi te konsiderueshme. Te gjithë ishim për një kohë memec. Ndjenim një pasiguri për ta.

Por, në ne, klithte një zë qe nuk e dëgjonte askush, përveç vetja e jone, e thellësia e shpirtit tone: O Zot ndihmoju!

Tani ora 16:25 ne 2 Korrik, ne kamionin e fundit, komandant Abea - Bekim Berisha, kishte kapë me dorën e majtë, derën e kamionit, e donte te hipte.

Aty pran shoferi ishte i ulur Bedri Shala. Abesë i shtriva dorën për përshëndetje përcjelljes e më gjysme zëri i thash: Rruga e mbare e paçi fat!

Me shikoi me dashamirësi: Faleminderit, prof!

U ndamë. Pluhuri i Rrugës se Likocit, ne Drenice, e mbuloj kamionin dhe më në jetë nuk e takova Komandant Aben.

Dikur natën vone, neper maje të Çiqavicës, me veturën e B. Ruhanit kthehemi ne Prishtinë. Rrugët e saj ishin ne heshtje mortore.

Heshtja na frikonte, se ndihej vetëm makina e jonë. Prishtina flinte e qetë, por në shpirt me plot frikë. Kohë me vonë një mik, ushtar, me sqaroi hollësisht diçka qe e kishte parë e doja ta dija: ABEJA ishte ne vijë fronti ne luftë, me pak ushtar rreth vetes. Ishte vënë përballë pushtuesve, duke e mbrojtur Junikun. Junikun qe e hezitonte luftën si edhe vet Prishtina.

Ai ra heroikisht për liri se bashku me shokët e vet: Bedri Shalen, Elton Zherkën eYll Morina. Ishte i pabesuar guximi ne çastin e vdekjes!

Dhe kur u kuptua vdekja e ABES-ë, Kuvendi i Shtetit Kroat kishte mbajtur një minutë heshtje ne shenjë respekti, edhe shih, Gjenerali i Ushtrisë Kroate është parë me lot ne faqe nga dhembja për vdekjen ABES-ë.

E falënderonin, për te gjitha atë qe kishte bere për lirinë e kombit kroat.

Dhe serish, ditë me parë vizitova varrin e Heroit tonë, preka gurin e ftohtë si akull nën pikat e shiut.

Ndjeva pikëllim..

Nën pllake guri është i mbyllur një heroizëm e një dashuri aq e thellë për atdhe, e shpërblyer me jetë!

Dhe fatkeqësisht, po kaq i ftohtë sa ky gur mbi varr është Kosova për heroizmin e djemve te saj. Por, jo vetëm kaq...

Sot, heroizmin dhe lavdin e tyre, ca njerëz e kanë venë ne shuplakën e dorës se vet, dhe krrokatin për ta ngritë lavdinë vetë.

E kërkova një simbolikë, siç është zakon te kombet e ngritura, qe ua bëjnë njerëzve te veçant te kombit, por këtë emër nuk gjeta.

Nuk gjeta emër shkolle, e institucioni, ndoshta ndonjë rrugicë mund te jetë me këtë emër.

Ku ta dijë unë! Por, saktë ne kërkime te kësaj, lexova emra shkolle e rruge, qe te “fuqishmit”- e te palavdishmit, i kishin emëruar për ata qe e kishin blerë me para “lavdinë” e heroizmit te luftës.

Por, jo vetëm kaq....

***

Sot, me 25 Qershor 2011, ne qendër te Prishtinës, përsëri i shoh ushtaret e lirisë, ne një tende, por nuk ishin te rreshtuar për t’u armatosur.

Kërkojnë ta shijojnë lirinë me dimensionin e saj real, ne formën e asaj ëndrre qe e kishin meditua ne luftë, e te janë krenar përjetësisht.

Por dikush ua vodhi (kushtimisht) lavdinë! Këta nuk kërkojnë asgjë me shume se sa ajo qe u takon, respektin, e barabarësinë, se paku, brenda llojit te vete.

b. Akti i Ligjit favorizues për t’fuqishmit e TMK-së 

Me mbarimin e luftës, disa komandant ZO, e komandant brigade, e them pa hamendje se ka qindra fakte qe e dëftojnë, se bënë pazare te turpshme me lavdinë e ushtareve te UÇK-se, duke pranuar statutin e ushtarit të UÇK-së “te ikurit ne Bllacë”, siç i quajnë vetë “komandant të Bllacës”, po edhe invalidit te luftës, vetëm e vetëm për interesa meskine.

Te kuptohemi, kur përdori emrin e Kampit te Bllacës, thellë e kuptoj përpjekjen për t’i mbijetuar gjenocidit, dhe për ca kohë jam i trishtuar, se me ndjekin duartë e zgjatura te bashkëkombësve; fëmijëve dhe grave duke kërkuar bukë e ujë.

Kjo ishte një skenë dhembjeje qe preku në gjithë globin. Por, krenaria e kombit, aso kohe, ruhej vetëm nën petkun e armës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Këtë krenari nuk mund ta këtë askush përveç ata qe patën, në atë kohë, armen në dorë.

Por, duhet ta ndjejnë te gjithë tok, këtë krenari për ta! Me mbarimin e luftës, duhej qe UÇK-ja te reformohej, por kjo nuk u bë aq natyrshëm.

U shndërrua në Trupe Mbrojtëse e Kosovës, duke u demobilizua ¾ e ushtareve te UÇK-se. Ne TMK u rreshtuan shumë ushtarë të UÇK-se, por gati një e treta ishin ata qe nuk kishin te bënin fare në të kaluarën me UÇK-n. Mund të thonë se kjo nuk ka diç te keqe (!?)

Por, me nxjerrjen e ligjit për transformimin e TMK-se, ne Forcë Sigurie të Kosovës (FSK), erdhi pa përgjegjësia e strukturës udhëheqëse e TMK-se, përkatësisht e UÇK-se.

Ne vend qe te nxirrej ligji për luftën e UÇK-se, e te këmbëngulej për te, u nxor ligji i pjesshëm mbi bazën e interesit te strukturës së TMK-se.

Me këtë Ligj përfitojnë te gjithë ata qe ishin në strukturën e TMK-se, kur te arrijnë moshën 50 vjeçare do të marrin pensione 70% te pagesë qe kanë pasur në TMK, pa marre parasysh janë te punësuar ne segmente shteti, kompani publike apo private.

Nuk merret për baze se a kishin qenë ne UÇK, apo jo.

Ndërsa nënteksti i ligjit bazohej qe me ligj te tille “t’i pajtonin ushtaret e UÇK-se”.

Por kjo doli si e pakapshme, kur pjesa dërmuese e ushtareve te UÇK-se ishin jashtë TMK-se. Ky përfitim u takon edhe “komandanteve e ushtareve te bllacës”; aq me keq edhe atyre qe ishin ne ballë lufte kundër UÇK-se.

Këtë ligj ne këtë përmasë e shtyri vete “koka” UÇK-se, e prirë nga komandanti i saj i cili hyri ne UÇK, pas negociatave (kuptohet çka do te thotë kjo), dhe sot pagës se tij ministrore mujore i shtohet edhe shtesa së paku 300 E.

Ose siç është dikush nga TMK , tani drejtor i ndonjë zyre rregullatori, e qe ka pagë 1300 E, apo oficer i FSK me pagë, mesatare 800 E, do t’i shtohet paga rreth 280 E, ne muaj se na paska qenë në TMK.

Apo dikujt qe mund të jetë bërë drejtor i ndonjë agjensioni apo deputet, paga e cilëve është 1900. E do t’i shtohet shtesa mujore po ashtu rreth 280 E.

Por, ushtareve te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, qe dhanë gjithçka nga vejta për atdheun, e nuk ishin ne TMK, se dikush ua ndaloi, apo edhe s’patën vend, nuk u takon as një cent.

Ata jetojnë ne kushte jete tejet të vështira.

Tani me të drejt mund te thuhet: ky është ligji për të fortët e TMK-së.

Prandaj, Qeveria, Kuvendi i Kosovës, Shoqëritë civile, do të duhej qe këtë ligj ta sjellin ne suazën e morales, arsyes dhe të harmonizojnë me ligjin për invalid të UÇK-ës, për TMK dhe veteran lufte.

Qe te gjitha ata qe janë ne marrëdhënie pune,e marrin pagë nga buxheti i shtetit, kompani publike e kompani private qe këtë shtesë te mos e gëzojnë para se te vije koha e pensionimit te rregullt.

Parat e tilla te kalojnë ne vijën buxhetore te Veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Invalidëve te Luftës dhe Familjeve te Dëshmorëve.

***

Kur e kaloj këtë ligj neper duar dhe shihet një padrejtësi kaq te thellë ne mes te strukturës se njëjtë te njerëzve te UÇK-se; kur shihet se si është përkushtimi për dëshmoret; kur dikush qe është i vijës së fortë te pushtetit apo ndonjë grupi, lavdinë u qojnë në qiell, e mbesin te padiktuar heronjtë qe nuk kanë lënë pas pasardhës me ndikim.

Kjo, me dërgon te një mendim, qe për mua ishte i urryer kur e lexoja ne faqe te librit te historisë, se shqiptaret kur është çështja për përfitimin materiale “janë proverbial” dhe “te cilëve nuk donë ta din për çështje shpirtëror kur kjo bie ndeshe me interesat e tyre materiale”.

Mos kjo dashuri kaq e theksuar për përfitime materiale, qe i kaluaka te gjitha përmasat e njerëzores, ishte shkak edhe pse ne u vonuam ne histori kaq shumë, e shtetarët tanë dje, po edhe sot, e tkurrin tokën e atdheun, abuzojnë me pushtetin, e kufizojnë lirinë e kombit tonë!?

Mjerisht, mbi këtë prirje mund te lexohen ca veprime të rënda, qe edhe sot, ne politikën e kombit tonë politikanet i shfaqin!


(Autori është  Profesor Dr. Sci. për lëndën Biofizkë mjekësore nëFakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës)

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...