Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/03

35 vjet gazetare-Zenepe Luka( Cekrezi)

 
 
Zenepe Luka( Cekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjecar. Pasi përfundoi shkollën e mesme "Luigj Gurakuqi në Elbasan, kreu stuimet e larta në fakultetin e Shkenvace Politike Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.
   Profesionin e vështirë të gazetares do ta niste në gazetën lokale "Kukësi i Ri", më pas redaktore në revistën "Shqiptarja e Re" për të vijuar në të  përditëshmet "Bashkimi",Zëri i Rinisë,etj.
     Një kontribut të vecantë Zenepe Luka ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, në Librazhd, ku për shumë vite ka punuar si lektore në Muzeun Etnografik, duke ushtruar edhe profesionin e saj si gazetare. Në vitin 1994, u largua nga qyteti i lindjes dhe u vendos në qytetin e Vlorës, ku ka punuar dhe vazhdon të punojë si gazetare.
Nga vitit 1994 deri në vitin 2004, ka qënë gazetare e gazetës " Koha Jonë" për Vlorën, më pas në gazetën "Ballkan" dhe nga vitit 2007  në vijim është gazetare e gazetës "Telegraf".
 Krahas profesionit të vështirë të gazetares, Luka i është përkushtuar edhe krijimtarisë artistike, që zë fill që në rininë e herëshme duke botuar vjersha, tregime në shtypin letrar të kohës, por nuk mundi të botojë  vëllime me poezi, për shkak të trajtimit të temës së lirikës. Seria e botimeve të librave të  Zenepe Luka, nis në  vitin 1996, me novelën "Rënkimi i shpirtit" Në vitin 1998, botoi librin publicistik "Vlora,Vlora", që përcjell kronikën e dhimbshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë.
Libri  "Unë gazetarja Rebele" botuar në vitin2001, përcjell tek lexuesi rrugën e vështirë të  gazetares shqiptare, që i është dashur të sakrifikojë dhe rriskojë tërë jetën e saj, në emër të profesionit dhe misionit për të përcjellë të vërtetën.
 Libri "Një jetë për Kombin" u botua në vitin 2002.Aty pasqyrohet një eveniment shumë i rëndësishëm, Kuvendi i parë i gruas së shquar shqiptare, ku protoganiste, është vetë Zenepe Luka.
 "Rrëfej Nermin Vlorën-Ishim Tri", është libri voluminoz, që përcjell figurën e Ambasadores së Kombit , mbesës së Ismail Qemalit, Nermin Vlora, problematikën e madhe që ka gruaja shqiptare.Ky libër që u botua në vitin 2005.
     "Violeta Manushi, kryezonja e skenës", që u botua në verën e vitit të 2007, është  një tjetër libër me vlera të autores.
 Në maj të vitit 2008, doli nga shtypi dhe u promovua libri i saj in shtatë "Al Bano & Albania ", ku mori pjesë edhe vetë këngëtari i shquar Italian Al Bano Carrisi. Autorja ka në shtyp librin: "Edi Luarasi, Dramë e Jetës dhe Skenës" si dhe librin  "Jabanxheshat e Vlorës".
      Përvecse gazetare në profesion, shkrimtare, Zenepe Luka, jep kontributin e saj edhe në shoqërinë civile. Ajo është themeluese dhe Kryetare e shoqatës Kulturore "Al Bano Carrisi', që kryen aktivitet kulturor që nga viti 1996  në Vlorë, si dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi", Fondacioni,  kryen veprimtari të rëndësishme mbarëkombëtare. Gjatë karierës si gazetare, por edhe ne krijimtarinë letrare, në qëndër të vëmëndjes së Zenepe Lukës, ka qënë dhe mbetet problematika e gruas shqiptare .
Zenepe Luka është e martuar dhe ka dy fëmijë. Evën dhe Redin.
Për kontributin dhe vlerat e saj, Zenepe Luka është vlerësuar me "Mirënjohjen e qytetit të Prizrenit, Mirënjohjen e qytetit të Librazhdit,  Mirënjohjen nga Shoqata "Iliria" Hajdelberg Gjermani.
(Përgatiti Flori Bruqi)


Zenepe Cekrezi diplomohet ne universitetin e Tiranes gazetare

Zenepe Cekrezi diplomohet ne universitetin e Tiranes gazetare

 

 

Gazetarja Zenepe Luka, hipur ne mushke duke shkuar ne stabilimentin e sharretareve ne Sopot te Librazhdit

 

Ne shtepine e doktoreshe Flora Brovines ne diten e shpalljes se pavarsise se Kosoves

Anetare te Fondacionit "Nermin Vlora" delegate ne kuvendin e 6 Stamboll

Zenepe Cekrezi dhe Makbule Ceco studente

Zenepe Cekrezi dhe Makbule Ceco studente

Zenepe Luka dhe Makbule Ceco pas 30 vjetesh

Zenepe Luka dhe Makbule Ceco pas 30 vjetesh

Ne shtepine e Nermin Vlores per ditelindje

Ne shtepine e Nermin Vlores per ditelindje

Me nipin e Ismail Qemalit prof.Nedim Vlora ne Brindzi

Me nipin e Ismail Qemalit prof.Nedim Vlora ne Brindzi

Kryetari i bashkise se Prizrenit Prof.Dr. Ramadan Muja, i dorezon Znj. Zenepe Luka titullin Mirenjohje e Qytetit ,ne kuvendin e shtate te gruas se shquar mbajtur ne Prizren

Kryetari i bashkise se Prizrenit Prof.Dr. Ramadan Muja, i dorezon Znj. Zenepe Luka titullin Mirenjohje e Qytetit ,ne kuvendin e shtate te gruas se shquar mbajtur ne Prizren

10 maj 1998, tritol ne shtepine e gazetares ku plagosen bashkeshortet femijet dhe fqinjet

10 maj 1998, tritol ne shtepine e gazetares ku plagosen bashkeshortet femijet dhe fqinjet

Me akademikun Rexhep Qose ne festen e Kucit, me 1998

Me akademikun Rexhep Qose ne festen e Kucit, me 1998

Zenepe Luka nderohet me Mironjohjen e qytetit te Librazhdit

Zenepe Luka nderohet me Mironjohjen e qytetit te Librazhdit

Me miqte e mi bashkshortet Ismail Kadare dhe Helena

Me miqte e mi bashkshortet Ismail Kadare dhe Helena

Me shkrimtaren Helena Kadare

Me miken time te hershme Helena Kadare, Vlore 1996

Me shkrimtarin e madh Ismail Kadare

Me shkrimtarin e madh Ismail Kadare

Ne kete are,ne Dardhe te Librazhdit me lindi nena ime

Ne lidhjen e shkrimtareve te Shqiperise promovohet novela " Renkimi I Shpirtit ", te pranishem shkrimtaret Dhimiter Shuteriqi, Xhevahir Spahiu, Prec Zogaj, Kritiku Dalan Shapllo, artistja e popullit Violeta Manushit

Promovimi i librit "Une Gazetarja Rebele ", marrin pjese presidenti Rexhep Mejdani, zv.Kryeministre Makbule Ceco, Prof.Dr. Hamit Borici

Me shkrimtarin Dritero Agollin

Me Mandelen e Kosoves Adem Demaci

Ne shtepine e gjeniut te kenges Italiane Al Bano Carrisi

Al Bano i dhuron presidentit Bamir Topi librin " Al Bano & Albania " te Zenepe Lukes

Bashkoretet Zenepe dhe Ismail Luka, Stamboll 1998

Femijet Eva dhe Redi

35 vjet gazetare


Nga   Mark Dodani

Interviste me gazetaren Zenepe Luka


Për mua ka rëndësi, që l ë pas emrin e mirë .Kjo është pasuria ime.

-I kisha të  gjitha shanset pë r të k ërkuar status politik si gazetare e kërcënuar. Pranova rriskun, por nuk e braktisa vendin tim

Kam ndjekur  hap hapi karierën e gazetares së shtypit të shkruar Zenepe Luka,ashtu edhe krijimatrinë e saj artistike.Kam qënë i pranishem në promovimet e librave të saj,madje edhe librin interesant dhe qe tem bush me emocione te medha "Violeta Manushi,Kryezonja e Skenës", që u bë në sallën e Teatrit Kombëtar,pak kohë më parë.
Kam lexuar edhe librin "Unë gazetarja Rebele",që është një sintezë e jetës dhe karieres së kësaj gazetareje për gjatë 30 vjetëve dhe më lindi ideja ti bëj një intervistë.
Kur i a bëra prezent kërkesën,ajo u befasua dhe mu drejtua: Mark Dodani kërkon një intervistë prej meje?
   Po.Për gazetën "Ndryshe".
E prekur nga kjo "surprizë" sikurse e cilësoi ajo,dha këtë intervistë ekskluzive.

Megjithëse jeni e njohur,unë po e cel bashkëbisedmin me ju,duke ju bërë pyetjen: Kush është Zenepe Luka?
Një qytetare e këtij vendi,nënë e dy fëmijve,me profesion gazetare. Im atë që nuk e njoha kurrë është nga Porocani i Gramshit, nëna e shtrenjtë,që u nda 8 vjet më parë,ishte nga Mokra.Unë vetë kam lindur në Librazhd dhe prej 15 vjetësh jetoj në Vlorë.Bashkëshorti im është mjek-stomatolog,kemi dy fëmijë,Redi dhe Eva.
Cili është hapi i parë i karierës suaj si gazetare?
  Më parë më pyesni si arrita të futem në në Faklutetin e Gazetarisë,që sapo ishte celur pranë fakultetit juridik dhe ishte aq i lakmuar.Sikurse dihet ,aty studjojnë fëmijët e vipave,ndërsa unë isha një vajzë ,që vija nga një qytet i vogël ,sikurse është Librazhdi.
     Si mundët?
(Qesh) Ishte një aventurë e vërtetë që bënte një adolishente,që sapo kish mbaruar shkollën e mesme "Liugj Gurakuqi"në Elbasan.Bursa më kish dalë në Fakultetin Filologjik,ndërsa unë vazhdoja leksionet në degën e Gazetarisë me shpresën se do të më rregullonin të Ministrisë së Arsimit pas një këkrkese që kisha bërë.
Një ditë më thërret shefi i katedrës së gazetarisë,i ndjeri Zihni Reso dhe më thotë: Cfarë bën kështu,kaloi një muaj ,emri të thirret në Filologji,ti ndjek leksionet këtu?Mos ndoshta do ti humbësh të dya? të nesrmën më thërret dekani,prof. Luan Omari dhe më jep ultimatumin: Nëse nuk e rregullon për 10 ditë,nuk do të pranoheni në auditor.Kjo që bën ti nuk na ka ndodhur me ndonjë student tjetër sa kohë jam këtu-tha ai,duke shprehur habi.
Kjo më bëri ti vë gishtin kokës dhe të ngulem përpara derës së miniustrit të asaj kohe,Thoma Deliana. Shkova ditën e parë,më larguan,të dytën,të tretën,plot 10 ditë.
Duket se i kish bërë përshtypje qëndrimi im aty cdo mëngjes dhe i kërkoi sekretarit të më fuste brenda  që të më dëgjonte. Me vehte kisha marrë ca botime që ishin bërë kur isha në shkollën pedagogjike tek Revista "Pionieri",Zëri i Rinisë",një tregim tek revista "Nëndorit",si dhe një kopje të kërkesës që e kisha dorëzuar një muaj përpara në adresë të tij. Pasi më dëgjoi,u hodhi një sy shkrimeve që kisha sjellë me vehte  hoqi syzet optike dhe duke më parë në sy,u shpreh:
Paske talent,moj vajzë,por ka një problem.Në gazetari janë pranuar studentë  nga Tirana dhe nga rrethet ku ka gazeta lokale. Librazhdi yt, as që mendohet të ketë ndonjëherë.
    Shkoj unë atje ku ka gazetë-i thashë dhe në mënyrë të pavullnetëshme ndjeva që  më shkau një lot.Ai u prek dhe menjëherë thirri sekretarin,i dha porosinë që të bisedohej me rektoratin për të ndryshuar degën.
Pas tre ditësh,pasi kisha dorëzuar shkresën në dekanat, hyra serbes në kurs,duke u ulur na bankën e parë,pasi  kisha qëndruar në bankën e fundit.Të gjithë u cuditën,por edhe u gëzuan,që do të ishim bashkë për 4 vjet.

   Duket,ju nxorri nga situata loti përpara ministrit?
Ishte këmbëngulja ime,e drejta ime,pasi e kisha me pasion gazetarinë. Unë kisha në kurs studentë që u diplomuan gazetarë,por që kurrë nuk u bënë të tillë,madje u sistemuan në punë të tjera.Sigurisht edhe ajo pikë loti,bëri efektin vet,pse shprehte një shqetësim,një dhimbje.
    E  keni takuar më pas Ministrin që ju bëri gazetare?
 Vetëm dy herë.Herën e parë në një festë në Kukës,ku unë isha gazetare e gazetës lokale.Më njohu dhe u cudit që kisha ardhur deri këtu.
-Sa ke pa parë familjen- më tha.
3 muaj- i u përgjigja.
Do të vish me ne? Pa marrë përgjigjen time,dha porosi që të më lejonin të udhëtoja me të me avion,që për 40 minuta na solli në Tiranë.
 Herën e dytë e takova pasi kreu dënimin në fshatin Sinanj të Tepelenës.Ishte po ai burrë i gjatë,por tashmë i krrusur dhe i vrarë nga jeta. Kërkova që ti bëja një intervistë,por nuk deshi.
Jam i lodhur-më tha,ndoshta njëherë tjetër.,do të telefonoj vetë. Kam pritur,por ndoshta duhet të shkoj unë përsëri.

    Ku nisi kariera juaj?
Ju përmenda Kukësin.Kisha dhënë fjalën ,që do të shkoja unë atje ku ishte gazeta.Ky ishte edhe shënimi i ministrit,në kërkesën që kisha bërë.Duket,ky ishte shkaku që më ndryshoi degën.
         Pasi përfunduam studimet,më thërret përsëri shefi i Katedrës Zihni Reso dhe më thotë: Ka një mendim nga sektori i shtypit që të cojnë në gazetën Kukësi i Ri",është larg,je vajzë e re. Ty të ka kërkuar Mico Verli për në gazetën "Zëri i Rinisë".mbase e rregullon..
' Jo,jo' i thashë,do të shkoj,kam dhënë fjalën.Rëndësi ka që jam në profesionin tim. Bëra gati një valixhe dërrase,por më duhej të kaloja provën më të vështirë në familje.

   Të penguan?
 Ishte dicka më shumë. Unë nuk ju kisha treguar që kisha ndërruar degën.Ata mezi prisnin që të kthehesha mësuese letërsie në qytet dhe të bëhesha krah familjes..Pra ishin dy pengesa,që do ti kapërxeja vetëm më mbështetjen e nënës sime,që më ndjente.
Im vëlla,që ishte një funksionar i lartë i partisë për kohën,u ndodh midis dy zjarreve.Të postit ,pasi do tirhiqnin vëndjen që nuk lejonte të motrën të shkonte ku kishte nevojë, dhe të vëllait,që po ikte e motra aq larg. Por edhe në këtë rast këmbëngulja bëri punën e vet.Ika,për tu kthyer pas një viti në revistën "Shqiptarja e Re".

    Si e ndjeu vehten,vajza e re gazetare në Kukësin e largët?
I u shtërngova punës.Isha e para gazetare femër, që punojë në gazetën lokale "Kukësi i Ri" dhe si më e reja,nuk më kursenin me shërbimet jashtë qytetit.. Kam pasur kolegë të mrekullueshëm që i kujtoj me nostalgji,shkrimtarin Zija Cela,poetin Bajazit Cahani,humoristin Zylfi Tola,që më mbanin si ujët e pakët. Kam shkelur të gjitha fshatrat,që nga Shishtaveci,Gryka e Cajës, në Krumë e Has deri në Golaj e Perollaj,për së dyti e së treti.Kam hyrë nëpër galeri dhe jam ngjitur në kufi.Ishte vështirë,por edhe bukur.
 Nuk mund të harroj një rast.kur  më zuri bora në Shishtavec,teksa kisha shkuar për të shkruar për aksionin e shkuljes së patates.Për pak ngriva atje,por një mjet i Seksionit të shëndetësisë,erdhi më mori. Duhet të përmend faktin.që më lehtësoi së tepërmi .detyrën e gazetares,banimi në shtëpinë e intelektuales ,atëherë shefe e shëndetësisë dr.Nazmie Poga,që etakoj shpesh dhe i shpreh mirënjohjen e thellë si dhe shumë familjeve të Kukësit që janë aq bujarë ,si në asnjë vend tjetër.

Fillimi i punës në Kukës,besoj ishte një avantazh për të zënë një vend të mirë më pas?
    Normalisht,kështu duhet të ndodhte.por lindën telashe.Nuk e kam të qartë edhe sot se cfarë ndodhi.Di që më thirri përsëri njeriu i mirë,profesori im Zihni Reso dhe më thotë:
Cfarë ka ndodhur me ty,moj Cekrezi? Nisu përsëri në Kukës dhe sqaroi gjërat,se dicka stonon në karakteristikën, që të kanë dërguar.Më parë shko në Sektorin e shtypit në KQ të sqarohesh.
U shqetësova jashtë mase,u trondita dhe të nesërmen mora rugën e gjatë për në qytetin Verior.Kërkova takim me sekretarin e Parë, Izet Dyrmishi,që më priti menjëherë. Nuk u përmbajta,isha e mbushur dhe shpërtheva në lotë.
Cfarë kam bërë,cfarë me keni shkruar- i thashë.Erdha këtu vajzë e re,nuk lashë fshat pa shkuar,trajtova prblemet që kish qyteti. Cfarë ka partia me mua?
                   Ai ngriti supet dhe më tha  të prisja sa të bisedonte me kryeredaktorin,që ishte njeri i partisë,por jo gazetar.
Do të jetë ndonjë keqkuptim,pasi puna jote është vlerësuar-më thotë sekretari i tij,Dem Peca.
Të nesërmen mora me vehte një zarfë të mbyllur,që e cova në  sektorin e shtypit,duke i a dhënë në dorë një njeriu shumë shpirtmirë sikurse ishte Miti Tona.Pas kësaj, fillova punë në RTVSH,gazetare terreni me qëndër në Elbasan.
Ky rast më dha zhgënjimin e parë në jetë,më rebeloi dhe ende nuk e kam sqaruar se cfare  dhe pse e kishte shkruar kryeredaktori i Kukesit te Ri ne karakteristiken time.

                  Kur mendoni se u poqët si gazetare?
Kur punova tek Revista "Shqiptarja e Re".Kishte gazetare me përvojë,sikurse ishte Lavdie Leka,Zhuljana Jorganxhi,por më tepër më mbante afër kryeredaktorja Ballkiz Halili,një gazetare e shquar që më thoshte "Je një Ballkiz e vogël".Miqësia me Helena Kadare,që ishte një kat më sipër,më futi në rrethet e elitës kulturore.Hyja e dilja në  shtëpinë e saj,lëviznim bashkë me shërbime dhe për herë të parë,preka botën e gjërë të një shkrimtareje.
       Kujtoni ndonjë emocion të viteve të para si gazetare?
 Vërtetë fillimi i punës,aq më tepër  në profesionin e gazetares,ka ngjarje që fiksohen dhe nuk harrohen.
                Në Kukës,për pak më prenë veshin..Kisha botuar një shkrim ku flitej për zakonin që shfaqej atje, që për tu hakmarrë ndaj gruas,kur e tradhëtonte,apo dikujt tjetër që e cënonte në moral,i priste veshin,hundën apo dicka tjetër,duke i lënë shenjë tërë jetën.
 Në shkrim përmendja me emër  personin,pa e ditur se do të kisha pasojë,Të nesërmen ai erdhi me gazetë në dorë,me një palë gërshërë të mëdha,që ,përdoreshin për të qethur delet,me mendimin për të  më prerë veshin, hundën,pasi e kisha nxjerrë në mexhelis,e kisha turpëruar. Një javë nuk dola jashtë nga shtëpia,por isha e qetë,pse gjithmonë isha nën kujdesin e zonjës së shtëpisë,që më trajtonte si vajzën e saj.
Emocionues ishte  edhe kronika që  trasmetova direkt nga Elbasani në RTSH,momentin kur u hapën themelet e Metalurgjikut dhe ngatërrova emrat e kinezëve. që do të asistonin për punimet.
Por "gafat",nëse do ti etiketonim kështu,nuk kanë të sosur në gazetari.Duket e pabesueshme,por kjo ka ndodhur,vetëm 4 vjet më parë dhe unë po e tregoj për herë të parë publikisht.
Kisha shkuar me ftesën e mikes sime,deputetes Makbule Ceco,për të ndjekur Festivalin Folklorik në Gjirokastër.Për fat nuk kisha marrë lejë në redaksi dhe fati e deshi që atë mbrëmje të ndoshte një tragjedi në fshatin Dukat,ku gjetën vdekjen disa nxënës nga Berati.Në Gjirokastër atë natë nuk pati drita,nuk lidhesha dot me Vlorën për të marrë ngjarjen.Nga situata më shpëtoi ish drejtori i përgjithëshëm i Policisë,Veli Myftari,që më dha emrat e të vdekursve,të plagosurve..Po nga ta jepja shkrimin,qyteti ishte në terr të plotë?
Po nuk mjaftoi kjo,më telefonon redaksia e TV Koha,që më kërkon të shkoj në spital,pranë të plagosurve dhe të përcjell situatën atje.U ndjeva ngushtë.Kërkova kryetarit të gjykatës,që ishte një djalë nga Vlora të shkonim në zyrën e tij dhe nën dritën e qirit,jepja kronikën"nga spitali".
   të nesërmen pashë shkrimin me gërma të mëdha...Informon nga vendgjarja.....Ndodh edhe kështu.

               Mesa dimë vite të tëra keni qëndruar në Librazhd,për cilën gazetë punonit?
    Kur isha në Elbasan më vjen në zyrë kryetari i komitetit Ekzekutiv i rrethit Rexhep Haxhiu,një njeri që e donte dhe vlerësonte shtypin dhe më thotë. Eja në Librazhd, do të gjejmë një rrogë për ty,i duhesh qytetit.Nuk të pengojmë të lëvizësh edhe jashtë tij. Ashtu bëra.Botoja cdo ditë në gazetën "Bashkimi",jepja lajme për ATSH.Pasioni im ishin dhe mbeten reportazhet.Kam hyrën të gjitha galeritë nëntokë,Pishkash,ndërtim-miniera Prrenjas,Guri i Kuq, në pikat kufitare,deri në malin e Shebenikut,të Rrajcës,apo Aterblevës.Shpesh shkonim bashkë me gazetaren e shquar,mikeshën e paharruar Ludmilla Xhabija,tek sharrëtarët,duke udhëtuar 6-7 orë në këmbë dhe nuk ndjenim lodhje.Ishim njësoj,e kishim me pasion profesionin,por vdekja qënkërka e pamësishtshme,mori në kulmin e karierës këtë grua të re,gazetare të papërsërithsme.
    Cfarë ngjarje ju ka mbetur në kujtesë në këto vite në vendlindjen tuaj?
Ku numurohen? Në respekt të pyetjes suaj po kujtoij një rast. Kishim shkuar në stabilimentin e sharrave të Stravajt bashkë me shkrimtaren e mirënjohur Helena Kadare dhe miken e saj Mimoza Pashko,për të bërë një takim me sharrëtarët .Sikurse ishte traditë,pas bisedës ishte shtruar një darkë që rrallë herë e kishim provuar.Ishte i natyrshëm emocioni i sharrëtarëve,që kishin zbritur edhe nga Sopoti për të takuar shkrimtaren Helenë. I a shtruam  vënce me një verë shumëvjecare,mish vici i freskët,arra,ftonj. Në darkë kishte ardhur edhe sekretari i byrosë së partisë së kooperativës  Sul Radaku.Ai e quante ngjarje të madhe dhe për nderr të mysafireve,kish sjellë edhe orkestrën e fshatit,daulle dhe cyrle,që binin aq fort sa  gjëmonte qyteza.
Helenës i bie në sy që ai që cyrlexhiu,kur i binte veglës, mbyllte një sy.Ajo më thotë që të pyes
 nëse ai e ka të lindur,apo po e mbyllte vetëm në këtë rast..Sekretari më spjegoi se edhe ai vetë po habitej për këtë xhest të cyrlexhiut,por si e komentoi ai,është bërë cakërrqejf.
Kur mbaruam,më duhej shkrimi për të nesërmen dhe padyshim edhe një prononcim për sekretarin e partisë.Pyetjes se kur e ke ndjerë vehten më të lumtur,Sekretari në vend të përgjigjes së zakonshme,ditën kur jam pranuar në parti,Sul Radaku do të përgjigjej me gojën plot: Sonte që ka ardhur Helena mes sharrëtarëve.
Ajo natë solli pasojë tek sekretari,por edhe tek shoferi,megjithëse ishte më i besuari i Kadaresë.

                             Kur bie fjala për  gazetaren Zenepe Luka,krijohet përshtypja se keni qënë komuniste .madje mbroni edhe sot këto ideale.Cila është e vërteta?
 Unë nuk kam qënë kurrë anëtare partie. Në vitet 80-të kërkova të kthehesha në Tiranë dhe të filloja punë në redaksinë e gazetës "Bashkimi",që bashkëpunoja prej vitesh.Kryeredaktori,profesori i nderuar dhe i respektuar që më njeh më mirë se kushdo që kur isha studente,më thotë indirekt se do të ishte mirë që të pranohesha në parti,për ta pasur më të lehtë ardhjen në redaksi.
   Bëra kërkesë dhe Komiteti i Partisë më adresoi në organizatën e masave.Megjithëse sigurova rekomandimet,nuk më pranuan,nuk më thanë as shkaqet.
I kërkova sekretarit të organizatës,që ishte edhe sekretari i Frontit,se cfarë kritere nuk plotësoja që nuk më pranuat,ai mu përgjigj me dashamirësi."Jo të gjithë ata që bëjnë kërkesë,pranohen në parti. Intelektualët janë të pakët,kërkohen më shumë nga klasa punëtore.Nuk ka asgjë rreth teje dhe nuk ka arësye të mendosh se ka ndonjë problem.

  E mësuat më vonë se cili ishte shkaku vërtetë?
 Nuk e di as sot.Në të vërtetë u preka,ndaj i kërkova tim vëllai,që në këtë kohë ishte trasferuar në  nje post të rëndësishëm në Komitetin Qëndror,ta kërkonte shkakun.Aii ma preu shkurt,duke më thënë."Nuk mund të futem në punët e brendëshme të organizatës.
Ishte një e keqe e madhe,që kjo parti që konsiderohej e  e klasës,e punës,nuk kish trasparencë,nuk kish ndershmëri.E bindur për këtë,unë nuk kam qënë kurioze të mësoj as cila ishte karakteristika që bëri kryeredaktori i gazetës "Kukësi i Ri" hambi Shllaku,apo cila ishte arësyeja që nuk më pranuan në parti edhe pse isha motra e ish sekretarit dhe më pas pranë Ramiz Alisë.
Kjo më pengoi të  vija në redaksi,megjithë këmbënguljen e kryeredaktorit,që më vlerësonte realisht  dhe që shprehet edhe sot:Ti,je gazetare e lindur".

      Nëse është kështu,përse të jetë ky opnion për ju?
Nuk besoj të jetë një opinion,por një zë i vetëm,sidoqë i mekur,i një botuesi të një gazete me dy shifra,që nuk e di se për cfarë arësye,herë pas here boton shpifje në faqet e gazetës.Natyrisht,këtë ai nuk e bën vetëm për mua. Si për ironi të fatit,është ish gazetari i Zërit të Popullit,që,kur unë futesha galerive,e ngjitesha nëpër stabilimente,ai krekosej i kollarisur në redaksinë e organit të KQPPSH.që bëri të pamundurën dhe u pranua komunist.Pas viteve 90-të,ky zotni na doli dissident.
Sigurisht,të vetmen vegjë ku kapet ai, është fakti se njeh tim vëlla.i cili eshte ai, qe e ka pranuar në parti edhe pse mund të mos e meritonte.

     Cila është koha më e artë për Zenepe Lukën si gazetare?
12 vjetët që kam punuar tek gazeta "Koha Jonë". Pas viteve 90-të u vendosëm në Vlorë familjarisht,për shkak se shëndeti i vajzës kërkonte klimë bregdetare. U gëzova shumë që doli në skenë një gazetë e Pavarur dhe mendova se erdhi koha jonë, për të ushtruar plotësisht dhe pa njeri mbi krye profesionin e gazetares.Me dëshirë pranova të punoj për Vlorën,por edhe të lëviz në shumë shtete,vecanërisht në Itali e Greqi, Turqi, ne Kosove e Maqedoni ishte e permuajshme.
               Si ia gjetët anën,botuesit Lesi,pasi redaksitë u mbushën me vajza të reja?
Më lidhi Al Bano Karrisi
 Cfare doni të thoni me këtë?
  Sapo isha kthyer nga vizita e parë që bëra në shtëpinë e këngëtarit të madh italian më 20 maj 1993, me rastin e 50 vjetorit te lindjes së tij dhe ishte botuar një intervistë e imja në një gazetë të përditëshme.Kur shkova në redaksinë e KJ,Lesi shqeu sytë kur mori vesh se unë jam Zenepe Luka,madje kërkoi të shihte fotot që kisha bërë me këngëtarin.Kjo,pse atij i ishte fiksuar që isha një vajzë e re.Kur u bind se isha unë vërtetë,më tha që të filloja punë menjëherë në gazetë.
12 vjet,në një gazetë, janë shumë,por do dëshironim  ngjarjet e 1997-,pasi ju mbajtët peshën kryesore me gazetën KJ.Pas 10 vjetësh,mendoni se keni tejkaluar misionin e gazetarit?
Më vjen keq,madje trishtohem,që puna ime në gazetë,apo kohëqëndrimi në Vlorë,ngushtohet vetëm tek një pranverë e 1997-tës. Unë jam gazetarja që kam asistuar dhe trajtuar me guxim trafikun kladestin,trefikun e mishit të bardhë,që jam ndeshur me trafikantë të fuqishëm kendej dhe matanë kufirit. ishte një periudhë 15 vjecare kjo dhe telashet nuk kanë qënë të pakta për gazetaren.
Por cuditërisht,të gjithëve që pyesin dhe flasin për mua,ju ka mbetur ora në këtë vit,në këta muaj,që vërtetë ishin tragjikë për Vlorën dhe me pasojë për mua gazetaren.
Gjithësesi,po i përgjigjem pyetjes .Pyesni nëse kam tejkaluar misionin e gazetarit?
Absolutisht,jo.Kam botuar në një libër të vecantë kronikën e përgjëkur të këtij viti të mbrapshtë dhe sot,që bisedojmë bashkë,nuk i heq as presjen.
Kolegu im,duhet të dimë  gjënë më elementare të gazetarisë,që, azetari i terrenit ka pë rdetyrë të përcjellë ndodhinë,duke qënë vetë në ngjarje,të informojë lexuesin cfarë ndodhi,si,qysh,në crrethana?Këtë kam bërë edhe unë.Po nuk e kam bërë vetëm unë,kishte ehe gazetarë të huaj që jepnin cdo ditë kronikat në stacionet italiane,por edhe gazeta të tjera në Shqipëri.Askush nuk i kundërshton ato,por vetëm KJ dhe gazetaren e saj.
Aspak nuk kam tejkaluar misioninj si gazetare,fatkeqësisht komentin e bënin të tjerë që i shihnin me dylbi ngjarjet në Vlorë.Ata nuk ishin gazetarë,2-3 kokrra mjeranë të lidhur me pushtetin që po binte,për faj të vetë pushtetit,që kërkuan poste dhe nuk i muarën dot  edhe kur u rikthyen në pushtet.Për mua,ata janë bashkëpunëtorë në vendosjen e tritolit në banesën e gazetares së KJ, mesnatën e 10 majit të 1998, ku u sheshua banesa, u plagosem bure e grua dhe dy femijet, ashtu edhe femijet e komshies ne katin e pare.Pikërisht atë ditë dy gazeta,shërbëtore të pushtetit shkruanin me gërma të mëdha:
Luka dogji Vlorën.

   Në të vërtetë,u gëzuat që erdhi e majta në pushtet?
  Nuk provova asnjë ndjesi,pasi nuk i kisha shërbyer të majtës,por profesionit tim.Ju kutjoj që kur erdhi Fatos Nano në Vlorë,pas daljes nga burgu,pyetjen se sa përqind do tju kthejë paratë vlonjatëve,ishte e imja dhe përgjigjia 100  përqind,ishte e tij.Mua dhe të gjithëve na interesonte se cfarë do të bëhej pas kësaj tragjedie.
Duhet të kuptoni,se nëse do të kisha mbështetur  të majtën,do të kisha kërkuar poste,favore,sikurse bënë të tjerët që ishin gazetarë dhe u bënë deputetë,ambasadorë e konsuj.Pra,e muarën haracin.Tek unë nuk ndryshoi asgjë,madje po them për herë të parë publikisht ,që botuesi i gazetës,nuk më dha edhe një rrogë shtesë në atë pranverë të vështirë,as edhe një qindarkë për pasojën që solli shpërthimi i tritolit,edhe pse erdhi në shtëpi dhe premtoi se do të shlyente gazeta të gjitha dëmet.Megjithatë,vazhdova punën,si më parë,por tani me plagë në trup.

Përse kjo sjellje me ju?
Kështu ndodh me të gji9thë njerëzit që janë idealistë dhe të ndershëm në punën e tyre,që tjerët gjejnë terren për të treguar pandershmërinë e tyre.
 Kujtoj që në muajin shkurt të 1997-tës,filloi të punonte  një vajzë tjetër bashkë me mua,Anilda Brahimi,quhej.Më pëlqente se guxonte,shkonte në ngjarje dhe  me sinqeritetin më të madh,mendova se ajo do të më zëvëndësonte si gazetare për Vlorën.Po,e dini cfarë ndodhi?
Pas një muaj punë,"gazetarja",mblodhi gazetat me shkrimet e saj,mori të bijën dhe iku ,me gomone në Itali,kërkoi dhe mori status politik,se po kërcënohej si gazetare.Ndërsa unë,në muajin mars isha në Vjenë me një ultimatum të prof Sul Zhuglit,për shkak të një infesksioni në sy,ndiqja ngjarjet nga tv vjeneze ,që e përmendnin në cdo kronikë Vlorën dhe mezi qëndrova 15 ditë dhe u ktheva në Vlorë.
                   \Unë i kisha realisht,të gjitha kushtet për të kërkuar strehim politik,por jo. Nuk e bëra dhe as nuk kam ndërmend të lë vendin tim.E dua këtë tokë,kështu sic është.Faji nuk është i tokës,por i politikës,politikës dje,sot,kështu do të jetë edhe nesër,pasi shqiptarët e urrejnë njëri tjetrin dhe nuk po gjejnë gjuhën për të bërë Shqipërinë hallemadhe.
 Nuk shohim të dalin në skenë djem dhe vajza idealistë, rilindas,atdhetarë që ti përkushtohen këtij vendi.

Pse ikët nga Koha Jonë,duket përkon me kohën që sulmonte Nanon,apo jo?
 Nëse kemi parasysh që në këtë gazetë, gazetarët deri edhe kryeredaktorët lëviznin për  cdo dy-tre muaj,qëndrimi im 12 vjet,duket i paimagjinueshëm. Ska lidhje me Nanonikja ime,por si e shumë të tjerë,lidhej me pagat që u përgjysmuan dhe gazeta hyri në krizë. Sigurisht,nuk na vinte mirë,që gazeta
 doli nga shtrati i saj.Cdo ditë celej faqja me politikë,me Fatos Fanon,rrallë si kryministër,por më shumë për jetën familjare. Kjo bëri që gazeta ,që nga Vlora shkoi në 70 mijë kopje,tani nuk bliheshin as 5 copë.
                  Shikoj një tendencë në pyetjet tuaja ,që më atakoni me të majtën,por u jap një argument,për të larguar këtë opinion. Ju nuk e dini,por unë pohoj,që Fatos Nano dhe të tijët, sa herë përmendnin shkeljet e të drejtave të gazetarëve,sakrificën e tyre gjatë viteve të paraardhësve të tyre,kurrë nuk e përmendën   gazetaren e Vlorës edhe pse rriskova familjen.Madje,nuk u punua që të gjënden edhe autorët e krimit,megjithëse unë vetë i di,madje njëri më përshëndet cdo mëngjes kur dal nga shtëpia.

                Atëherë më lejoni tju pyes unë juve. Cili është argumenti që Luka është e majtë,mbështet të majtën?
Që të arrish në një përfundim duhen fakte,jo fjalë boshe. Të gjithë pushtetarët janë njësoj,preken nga një virus i vetëm.Po i kritikove,nuk të duan,të sulmojnë.Nëse do të bëja një parantesë, gjatë viteve që jam në Vlorë,pohoj me sinqeritet se, kryetari i bashkisë që më ka respektuar dhe vlerësuar,mbetet për mua z. Elham Sharra,që në një rast më ka shpëtuar edhe jetën në selinë e PD.Të tjerët më kanë marrë inat,madje nuk më flasin edhe në rrugë për shkak të ndonjë shkrimi,që ata e kanë cilësuar të padrejtë.Jam ndeshur ne gjyqe pa fund me kryetare bashkie, prokurore e gjyqtare, me pushtetare e politikane, per te cilet kam shkruar me fakte per bemat e tyre, korrupsionin, shperdorime detyre etj etj dhe duke qene net e drejten time, te gjitha gjyqet I kam fituar.Ata jane ndeshkuar dy here, ne shkrimet e mia dhe nga vendimi I gjykates.
Nëse është kështu,atëherë cfarë ju ngushëllon?
Për mua nuk kanë pasur dhe skanë asnjë rëndësi njerëzit me pushtet,Ata  janë të përkohshëm dhe sa kohë janë,bëhen agresivë,bëjnë rolin e "të fortit".Për mua ka shumë rëndësi njeriu i thjeshtë,lexuesi.që jo rrallë më puth dorën kur lexon shkrimet e mia.me të cilët shpesh pi kafen e mëngjezit.
 Rëndësi ka që njeriu të lërë një emër të mirë në këtë botë dhe unë besoj se e kam lënë .Pikërisht,kjo më ngushëllon,kjo është kënaqësi për mua,por edhe për fëmijët e mij.

 Gjatë 35 viteve gazetare,keni ndonjë peng?
  Absolutisht,jo.Pas rënies së regjimit mu dha mundësia të shkoj në shumë shtete të botës,të bëj reportazhe,intervista,që nga personalitetet deri te trafikantët,prostitutat,të futem në burgjet e e Puljas ku vuajnë dënimin djemtë tanë,të intervistoj në pyllin e Firences ku prostuonin vajzat shqiptare.të bëj reportazhin nga burgu i Giavatës në Selanik,me vajzat korcare që ishin marrë me drogë,apo biznesmeni vlonjat,që i kishin futur drogën në zhep dhe vuante dënimin e të tjerëve.
Për të dhënë një të vërtetë,kam udhëtuar mijëra kilometra për të shkuar tek njerëzit, me orë të tëra  në këmbë,kam udhëtuar me mushkë,me të gjitha llojet e makinave,me tragete e avionë.
Kam provuar të rrahurën,mbajtjen në poliici,dhjetra gjyqe dhe më në fund kam fituar.Joo unë,por vërteta.

 Cili ka qënë vlerësimi për punën tuaj si gazetare e terrenit?
( Qesh) uk kam marrë qoftë edhe një Fletë-Lavdërimi,lëre pastaj të bëhet fjalë për urdhëra e medalje. Në fakt u bë një përpjekje,në mos gabohem në vitin 199,pas një kërkese që bëri Bashkia e Vlorës dhe  Shoqata "vatra e Gruas Vlonjate,mbështetur edhe nga shoqata e gazetarëve profesionistë,anëtare e sëcilës jam ( Firmosi Sekretarit të përgjithëshëm Genci Tirana) nga ish Presidenti i Republikës prof. Rexhep Mejdani për të më dhënë Urdhërin Naim Frashëri,por u kundërshtua nga botuesi Lesi. Jo vetëm kaq,por,jashtë cdo etike,ai e botoi edhe në një faqe të gazetës shkakun përse e kundërshtonte.
     Mund të na e thoni?
Mund ta gjeni dhe ta lexoni.Shkaku ishte se nuk më kishte ardhur rradha.Para meje ishin disa vajza të reja në moshë e që kishin 1-2 vjet punë,unë isha e 30-ta Kjo ishte më e rëndë se sa vete Medalja,që preku familjen time.Ky ishte shpërblimi i botuesit
Më besoni,nuk ndjej nevojën e ndonjë vlerësimi,sidoqë përbën një sfadiksasion moral,por kur shoh se gjithcka bëhet mbi bazën e simpatisë dhe jo të kontributit,them:Më mirë jo.
   Ndoshta dicka do të bëhet pas vdekjes,pasi do të ketë njerëz që të vlerësojnë seriozisht,pa komplekse punën dhe sakrificën time si gazetare.Për mua ka rëndësi që mbi pllakën e varrit të shkruhet: Këtu pushon gazetarja Zenepe Luka"Jam e sigurtë se do të vijnë të më shohin e vendosin lule shumë njerëz.

 U tejzgjatëm në profesionin tuaj,ndërsa dihet që keni botuar edhe libra.Cfarë keni në duar tani?
 Kam botuar në shtypin e kohës, vjersha,tregime,madje dorëzova edhe një vëllim me poezi të titulluar "vajzëri",kur isha studente,por nuk u aprovua. Redaktori, më ktheu përgjigjen se dominon lirikat dhe nuk kishte edhe një rrjesht për jetën e re,aksionisten,partinë...I kam ato vjersha,do të konsultohem me bashkëshortin dhe fëmijët dhe pse jo.Ti botoj.
Ka qënë vetëm viti 1996,kur botova librin e parë,novelën "Rënkimi i Shpirtit."
Pak ditë që promoviva librin e 6- të "Violeta Manushi,Kryezonja e Skenës".Në vitin 1998,u botua  libri publicistik "Vlora-Vlora. Një jetë në Shërbim të Kombit" është botim i vitit 2002,për tu pasuar me "Unë gazetarja rebele"" Në vitin 2005  doli nga shtypi libri voluminoz "Rrëfej Nermin Vlorën-Ishim tri".
         Ne maj doli libri "Al Bano dhe Albania",në gjuhën shqipe dhe italisht,që ia dhurova Al Banos në ditën e 65 vjetorit të lindjes, ketu ne Vlore.
Kam hedhur skic-idenë për një tjetë libër, që mendoj të ketë titullin "Jabanxheshat e Vlorës", ndersa jam ne perfundim te librit "Rdi dhe Mihal Luarasi, nje jete me drame&Dashuri".
Projekte ka shumë,por pengesa,si për cdo krijues,është financa e munguar.

Sa jemi të informuar,drejtoni edhe një shoqatë kulturore?
Një Fans-Club ,e emrin "Al Bano".Kam një histori me ciftin e këngëtarëve Al Bano dhe Romina,Kanë qënë idhujt e mij që në rininë e hershme.Kur isha studente ,me shoqe të mia,dëgjonim fshehurazi Festivalet e Sanremos në redaksinë e Revistës "Pionieri"madje me një frikë të dyfishtë,pse ngjitur me të, ishte vila e Eleni Pashkos.
I shkrova ciftit dhe vetëm  më 20 maj të vitit 1993 u bë e mundur takimi me ta në shtëpinë e tyre në Celino San Marko.IMorëm pjesë në festën e  50 vjetorit të lindjes të këngëtrarit të shquar.Kam qënë  bashkë me miken time Silvana Brace,ndërsa atje na priste kantautori Ardit Gjebrea,i cili ishte punësuar atje.
Në 31 janar të vitit 1996,tre miqtë formuam në Vlorë shoqatën Kulturore Al Bano dhe Romina Poëer,që
ka një aktivitet të dëndur kulturor dhe një lidhje të ngushtë më këngëtarin.

Cilat janë lidhjet me këngëtarin?
Të pandërprera.Nga vizita e parë dhe deri tani kam,kam shkuar mbi 30 herë në shtëpinë e tij,për i intervista por më tepër për tju gjëndur pranë në ditët e vështira që ka kaluar,që nga zhdukja e të bijës Ylenias,divorci me Rominën,lidhja me Loredianën dhe lindja e dy fëmijve më të,të Jasemin dhe Albano,largimi i saj,vdekja e të atit Carmelos,që e donte aq shumë Shqipërinë.Ccdo vit e uroj për ditëlindjen dhe vizita e fundit ishte më 16 maj,ku dërgova edhe një grup grashë intelektuale,anëtare të Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi"
Sikurse thashë kam një libër me të gjitha këto mbresa jo vetëm të miat,por të lidhjes së Al Banos me Shqipërinë,që më jep kënaqësi teksa po e punoj.

Keni lidhje me Fondacionin "Nermin Vlora"?
  Po jam themeluese e tij,por që drejtohet nga një grup intelektualesh të shquara shqiptare, Është Fondacion Mabrëkombëtar dhe operon me 12 degët e tij që ka  në po kaq shtete, ,si në Kosovë,Maqedoni,Malin e Zi,Kalabri,Turqi dhe deri në Neë  York.
Anëtare të Fondacionit janë ajka e gruas shqiptare,me kontribute dhe grada shkencore nga të gjitha  fushat.Qëllimi i këtij Fondacioni që ka emrin e shqiptares së madhe,Ambasadores së Kombit Nermin Vlora,është të bashkojë zërin e gruas intelektule shqiptare kudo që jeton,për të kërkuar të drejtat e saj, evidentuar vlerat dhe kontributin e femres, qe une e cilesoj "Gjerdani I arte ne ballin e Kombit"
       

Sa i a keni arritur?
Veprimtaria jonë kryesore është organizimi i Kuvendeve të gruas së shquar,ku vijnë gra nga shumë shtete. Kuvendi i parë është bërë në Vlorë,më 18 prill 2002,nën kujdesin e Presidentit Rexhep Meidani,Kubendi i dytë në Prishtinë,në qershor të 2003,nën kujdesin e kryeministrit Bajram Rexhepi,i treti në Shkup,në qershor të një viti më pas,i katërti në Kalabri,në komunën e San Giorge Albanese,i pesti në Ulqin,nën kujdesin e kryetarit të bashkisë z. Gëzim Hajdinaga,  i gjashti do të mblidhet në Stamboll pas pak ditësh, ku është planifikuar të bëhet edhe një tubim i madh ,në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës.Projektet e metejshme jane ne Prizren, Diaspore dhe pas Kuvendit te 10-te, ndoshta do te mblidhemi ne Presheve..
Punoni me projekte?
Edhe në një rast të vetëm nuk na është miratuar ndonjë projekt.Kemi 6 vjet që punojnë vetëm me mbështetjen e biznesmenëve.
Projektet i marrin një kategori e caktuar,që janë bërë milionerë dhe nuk bëjnë 5 grosh punë.Imagjinoni,nuk po arrijmë të sigurojmë shpenzimet e rrugës të 20 delegateve nga Shqipëria,ku dominojnë gra të fushës së artit.Ministri i Kulturës nuk denjon as të përgjigjet,jo më të paguaj udhëtimin e zonjave të nderuara,që janë organizatoret e Kuvendit.
Por,si edhe në raste të tjera,do të gjëndet një biznesmen zemërbutë ndaj gruas,që të na sponsorizojë rrugën dhe ta kryejmë edhe këtë veprimtari të rëndësishme të vitit.
   Gjithësesi,Fobdacioni ynë,arrin të bashkojë zërin e gruas shqiptare intelektuale nga shumë shtete,dhe jo vetëm të shqiptares,por edhe të etnive të ndryshe që bashkëjetojnë në këto vende,në Kuvendet tona,cka është një risi për integrimin në BE.

Ta vazhdojme bisedën me Zenepen grua dhe nënë?
 Profesioni dhe aktivitetet që përballoj,më kanë futur në borxh me familjen.Por gjithësesi më kanë mirëkuptuar dhe ndihmuar bashkëshorti dhe fëmijët,që tashmë janë rritur.Im bir
,Redi, përfundon studimet për drejtësi në Bukuresht,kurse Eva,lakmon në fushën e modës.
Unë nuk mund të mos vlerësoj kontributin e tim shoqi,dentistit ,që më ka dhënë lirinë për të ushtruar profesionin dhe veprimtari të tjera dhe që rri në ankth deri sa kthehem,se mos më ka ndodhur dicka.

    Të vjen keq që fëmijët nuk trashëgojnë profesionin tënd?
Skishte se si të ndodhte kjo,kur ata kanë vuajtur aq shume prej meje.Mendoni të qëllojnë nënën se botove një lajm të vërtetë,të sulmojnë madje edhe njerëz të ligjit,të të marrin në polici për orë të tëra dhe deri në aktin fondamentalist,të vënë tritolin për të zhdukur familjarisht? Ata do ti kenë tërë jetën shenjat e plagëve  të asaj nate tragjike të 10 majit 1998,ndërsa flinin. Kështu ,me të drejtë,profesioni im u duket gogol edhe pse më mbështesin.
Djali vazhdoi për drejtësi, dhe shprehet se me profesionin e tij ,do të luftojë të luftojë padrejtësinë.

Do të dëshironit ti futeni politikës?
 Kurrë.Kurre, aq më tepër në këtë terren që ka politika shqiptare. Për mua,të futesh në politikë, do të thotë të bëhesh njësh me votuesit,të mendosh edhe natën për ta.Në të vërtetë politikanët nga të dy krahët shohin thjeshtë interesat për të marrë pushtetin,për tu pasuruar. Respektoj këshillën e Nermin Vlorës,që më porosiste: Mos në politikë,se që ti futesh asaj rruge,duhet të llogarisësh që do të dalësh nga vehtja,do të shpifësh,do të mashtrosh".Kjo do të largojë nga njerëzit"
   Me keqardhje vihet re,që edhe ato zonja të nderuara që janë në politikë,tulaten përpara liderëve,heshtin për problematikën  e armatës së madhe të grave,që shpresojnë shumë tek ato.
Për mua, më mirë që nuk më pranuan në parti,më mirë që nuk bëj pjesë edhe sot në këtë mori partishë,sepse me koken qe kam, do të isha përjashtuar brenda muajit.
Ndjehem mirë kështu.Vazhdoj të ushtroj profesionin me energji që nuk shterin,lëviz shumë nëpër shtete, shkruaj libra,bëj veprimtari me Fondacionin "Nermin Vlora", qe me gezojne shume, me emocionojne.Keshtu, besoj se e përmbush obligimin e një intelektualeje e cila i përkushtohet vendit të vet.

Cila do të ishte këshilla për gazetaret e reja,nga një gazetare profesioniste me një karierë mbi 35 vjecare?
Vitin e ardhëshëm,ndoshta do tia arrijmë qëllimit ,që të organizojmë Kuvendin e Gruas gazetare në shkallë Ballkani,gazetare të njohur të gjithë brezave,për të arritur edhe në një botim.cka bëhet për herë të parë.Duke i u përgjigjur pyetjes suaj këshilla ime është:
 Nëse e duan profesionin,të shkojnë në terren,atje ku është jeta,ku janë njerëzit,hallet,brengat,por edhe dashuria e tyre. Mjaft më pas politikanëve.Ecni në gjurmët e gazetareve që ka pasur Shqipëria,që nga e para grua,Marigo Possio,Ballkiz Halili,Lavdie Leka,Ludmilla Xhabija,Shpresa Kamani,Feruze Bajo,Tefta Radi etj etj,që kanë lënë gjurmët e tyre në historikun e gazetarisë shqiptare.

Do të më mbetej peng,nëse nuk do të konsumoja këtë pyetje,që lidhet sërish me 97-tën.Si përballuat luftën mes bandave,kur dihet që Vlora ka mbi 300  viktima të kësaj përplasjeje vëllavrasëse?
Pse,duhej të vritesha edhe unë?
Kur kujtoj atë periudhë, më rrënqethet trupi.Përjetuam një tragjedi, një cënduri me pasoja njerëzore, për të cilën as nuk u identifikuan dhe as u dënuan autorët.Për mua është një njollë e errët e historisë së Shqipërisë.Më takoi që si gazetare profesioniste, koshiente për detyrën dhe përgjegjësinë që kisha për të informuar publikun jo vetëm shqiptar, për atë cka po ndodhte në Vlorë, në një gazeta ku tirazhi shkoi në 90 mijë kopje, të mos e braktisja Vlorën, sikurse bënë të tjerët.Largova fëmijët dhe vetë ndiqja dhe përcillja ngjarjet e dhimbashme të ditës, sigurisht duke marrë parasysh edhe rriskun, që mund të vinte nga të gjitha drejtimet.Ikja me bizikletë përmes plumbave dhe nuk dihej nëse do të kthehesha.
Kur lulëzuan bandat, kontaktova me kapot e tyre, sejcilin më vehte.Te forteve te Vlores u a kisha beret e qarte, duke u thene shprehimisht:" Unë jam gazetare,do të bëj detyrën dhe nuk besoj që ndonjëri nga ju,të mos kuptojë,që gazetari duhet ruajtur dhe jot ë vritet, ca më tepër një grua e nënë me fëmijë, sikurse jam unë.Përvec kësaj,këshilla ime prej nëne është ruajeni jetën,jeni vlonjatë".
Në tërësi më mirëkuptuan dhe në mënyrë të vecantë më ka bërë përshtypje sjellja e Gaxhait. Në një incident që ndodhi në Pallatin e Sportit, bëhej një takim me Abaz Ermenjin,ku na gozhduan plumbat për 4 orë brenda,kur dola nga dera e pasme,pashë një foristradë,në mos gabohem si ngjyrë vjollcë.Nga dera e saj e pasme, doli një djalë bjond. E njoha,ishte Gaxhai,e kisha parë në një gjyq ku akuzohej për vrasje në bashkëpunim.U bëra një grusht dhe mendova me vehte: Më vrau.
Por ky djalë,që njihej "I forti i Vlorës",u bë zëmër butë,mu afrua dhe më ra shpatullave duke më thënë:
-Ik e qetë Luka,nuk kemi punë me gazetarët. Megjithëkëtë,ika me gjak të ngrirë,mbaja vesh se mos po vinte pas makina.. Fatale ka qënë kurthi që më ngriti Kakami, teksa vija me bicikletë përballë tregut të Orizit,por që më shpëtoi njëri nga anëtarët e bandës,që e kisha në lagje.
Pra përplasja nuk ka munguar,por kapot e kuptonin kaq gjë që nuk ishte në interes të asnjë grupi që të vrisnin gazetaren në atë kohë,por nuk mbetën pa u hakmarrë,plot pas 1 viti.
Autori i vendosjes së tritolit në banesë,ëhtë njëri nga kapot dhe këtë nuk e them unë,janë hetimet të pasqyruara në dosje,por që mbetet enigmë,prse nuk u ndëshkuan nga qeveria e majtë që mori pushtetin.Shumë prej tyre I kam takuar nëpër burgjet e Italisë, Greqisë, ashtu edhe në Shqipëri.

Ta mbyllim intervistën me Ju, keni ndonjë gjë të fundit?
Ju falenderoj megjithë zemër,ju dhe gazetën "Ndryshe",që më dhatë mundësinë të shprehem gjatë,pasi rrallë ndodh që të intervistohen kolegët.Gjatë karierës sime numurohen mbi 10.000 shkrime dhe këto faqe të intervistës në një gazeta shqiptare, janë të shtrenjta, pasi do te mesohet e verteta rreth meje.


Dokumentar i shfaqur me reastin e dhenies se titullit "Mirenjohje e qytetit te Librazhdit" 8 mars 2009



Pjesa e dyte

 

2011/07/01

Petraq Kolovica: "Lasgushi më ka thënë...", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë, 1992

MONOGRAFI MBI BARDIN E POEZISË MODERNE SHQIPTARE

(Petraq Kolovica: "Lasgushi më ka thënë...", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë, 1992)
Nga Dr. Yrjet Berisha
Autori Petraq Kolevica, disa vite pas vdekjes së Lasgush Poradecit, poetit më në zë të letrave bashkëkohore shqipe, botoi librin publicistik-monografik, titulluar "Lasgushi më ka thënë...", që krahas këtij titulli të shënuar ka edhe nëntitullin: Shënim nga bisedat me Lasgush Poradecin. I paraprirë nga një parathënie e qartë, sikundër janë të pëlqyeshme dhe të larmishme në të gjashtë kapitujt e librit, mbushur me shumë shkrime publicistike, ese, korrespondencë, fragmente poezish etj.
Qe në fillim të librit autori P. Kolovica fajëson veten përse nuk shkroi diçka të ngjajshme edhe për Mitrush Kutelin, që ishte krijues i rrallë, sikundër edhe Lasgush Poradeci, ndaj të cilit pati kujdes të jashtëzakonshëm dhe e shkroi librin në fjalë.
Në kapitullin e parë titulluar: Lasgushi në kujtime të veta, P. Kolevica shkruan në vetën e parë; ku mes tjerash Lasgushi flet për origjinën e tij, që për të atin thotë se ishte patriot që grekomanët tentuan t'a vrasin bashkë me xhaxhain e tij. Pas regjistrimit në liceun e Manasrit, ai shkon në Athinë e Rumani, ku studioi fakultetin Gjuhë letërsi, fakutetin e mjekësisë, f. teologjike, tri vite të fak. të drejtësisë, akademinë e pikturën në shkollën e pikturës. Deshi të mësoi hebraishten. Pas studimeve në Austri punoi në Tiranë. Boton veprat poetike "Vallja e yjeve", e "Ylli i zemrës". Pastaj Lasgushi flet mbi figurat e shquara të historisë e kulturës shqiptari, si për: Themistokli e Telemak Gërmenjin, Menduh Zavalanin, Asderinin, N. Jorgën, Gjergj Kastriotin etj.
Kapitullin e dytë autori P. Kolevica e ka titulluar: Lasgushi për artin dhe poezinë, që në këtë ble pasqyron pikëpamjet e tij se: artisti nuk krijon për askënd, por krijon për vetën, pastaj çmon pedantërinë e studiuesve gjermanë mbi poezinë në tërësi dhe veçmas poezinë e Gëtes, Hajnes, aritn e Mikelanxhelos, dhe poezinë e Dantes. Ndërkaq, Lasgushi flet edhe për raportet e kriteret e kritikës, që shkruajnë se edhe Homeri s'qenka i qartë në volumin e dytë, por sipas tij kështu ndodh edhe te "Fausti" i Gëtes, edhe një notë e Betovenit nuk i nënshtrohej ligjeve të harmonisë, por kritikët s'thonë se ajo notë s'është mirë. Kështu pikëpamjet e poetit mbi poezinë janë arbitrare, andaj edhe shkruan kështu: "Poezinë o bëje, o mos e bëj!". Arti poetik, sipas tij, duhet të ketë përmbajtje të fortë, të thellë, që t'i jepet formë e përsosur, nëpërmjet një stili të ri e origjinal të panjohur më parë.
Kështu, mbi poezinë popullore shkruan, se është e mirë, por s'është e përsosur. Si më të mira sipas tij, dallohen: "Kënga e Gjergj Elez Alisë", një variant i këngës "Dhosi Zado Korçari", botuar nga Th. Mitko. Poeti i mirë, sipas Lasgushit s'duhet të shkruaj më shumë se një vëllim me poezi, ngase po kaq shkroi Hajne. Eminesku shkroi shtatëmbëdhjetë poezi të mira. Gëte shkroi edhe roman, por mbeti i njohur me poezitë e bukura e të shkurtëra. Kështu edhe F. Noli, me dhjetë poezi, mbetet ndër poetët më të fuqishëm. Për habi krijimit të poezisë, sipas sindromit letrar plagjiat, Lasgushi nuk i trembej, shih mu për këtë problematikë ai shtronte disa shembuj konkretë, merrte arkitektin, ku thoshte se me: tulla, llaq e beton, bën pallat të bukur. Pastaj pohonte se edhe Shekspiri kështu veproi me personazhet e tij: danezë, italianë e arapë, por atë nuk e pengoi të jetë dramaturgu më i shquar anglez e
botëror. Edhe Eminesku, s'qe i ndikuar, nga letërsia gjermane, siç pohonte kritiku i njohur rumun E. Lovinsku, por thjesht nga poezia popullore rumune, që atëbotë ishin botuar gjermanisht nga një folklorist gjerman.
Poeti L. Poradeci përktheu me qindramijëra vargje, dhe po sipas shijes së tij ai parapëleqente vargun pa rimë, ashtu siç këndon populli në Jug. Kështu gjatë përkthimit, kujdes të posaçëm pati në përkthimin specifik të fjalëve të ndryshme, sepse në gjuhën shqipe marrin kuptim tjrtër, që madje gjuhëve të tjera iu mungon të shprehurit e tillë. Mu për këtë rast merr shembujt: ardhka nusja, fryka era etj. Çështje e njëjtë është edhe me fjalët: bukë, madame, që në gjuhë të huaj këto paraqesin ose shprehin një kulturë e një respekt tjetër në gjuhën shqipe. Prandaj Lasgushi vëren se përkthyesi duhet të jetë zotërues i specifikave gjuhësore.
Në veçanti, Lasgushi e çmonte poezinë, ndërsa sasisnë ai e preferon për prozën. Pastaj ai pohon se poezia shkruhet pak, por sipas tij, autorët e shkruajnë për të jetuar. Këtë metodë, sipas Lasgushit e ndoqi edhe Fishta. Mu për këtë çështje ai rikujton një bisedë të tyre të hershme: "Zotni Lasgush - më tha - edhe unë mundem me shkrue si ju, por kam frikë shndën." (fq. 109).
Përdorimin e fjalëve të huaja në poezi, ai nuk e pëlqen, madje mendon, se ato duhet pastëruar nga gjuha shqipe, sipas konceptit të Naimit, sepse poezia është art e jo shkencë ekzakte që ka natyrën e shprehjeve të tyra.
Me ironi flet për profesorët e krirtikët që i akuzon se nuk e kuptojnë poetin. Pikërisht për këtë problem ai merr si shembull akademik Hazhden, që kritikoi Emineskun, i cili sipas tij nuk shkroi sipas rregullave të gramatikës. Lasgushi kërkon nga krirtikët të kenë shije të pagabueshme artistike e kulturë të gjërë. Cilësitë e kritikut të vëretë, sipas tij i kishte Dh. Pasko, ndërkaq për kritikët e mëvonshëm si në Shqipëri e në Kosovë ka partgjykime.
Porosit poetin e ri që për poezitë e tij duhet të mbledh fjalë në katër anë. Siç bëri ai me fjalorin e Kristoforidhit e me "Abavetarin Shqiptar", të A. Kulluriotit. Poezitë e vërteta mund të kenë motive të atdheut, dashurisë, miqësisë, besnikërisë etj.
Vlerësimin estetik që kritika e ka quajtur "simbolist", krijmtarinë e tij poetike ai nuk e pranon, sepse siç thotë ai, kjo metodë na qenka e errët dhe e pakuptueshme, por poezia duhet të jetë e qartë e lehtë. Ai poezinë e mendon se është quinte esenca, e prodhimit më të lartë e njeriut intelektual. Mbi të gjitha ai e parapëlqen poezinë me rimë. Poezinë pa rimë e cilëson se është mbret pa kurorë.
Me ndreqjen e fjalëve sipas gjuhës standarde s'pajtohet, ngase mbronte tezën, se atë (gjuhën) e krijuan poetët. Kundërshton përdorimin e përemërit vetor të vetës së tretë njëjës: ai, dhe mendon se duhet shkruar: ay, meqë kështu e shkruan Naimi, Samiu, Çajupi, Noli etj.
Poetët modernistë e futuristë, nuk i pëlqen për shkak të përdorimit të fjalëve të ndyra. Çmon Fishtën si satirik, Çabejn si shkencëtar, ashtu edhe Xhuvanin, Joklin S. Laurasin etj.
Në kapitullin e tretë të këtij libri titulluar: Pranë poetit, autori i këtij libi Petraq Kolevica, evokon çastet e takimit të tij me Lasgushin, me këtë bard të poezisë shqipe, në rrethana specifike në Sanatorin ekstar-pulmonar të Vlorës, ku ishte shtrirë për kurim, por ai, siç thotë autori, edhe aty nuk pushonte së shkruari disa poezi me motiv intim, i frymëzuar nga zhgënjimi i jetës së hidhur në spital.
Kështu Kolevica për të thyer momotoninë e zymtësisë në këtë kaptinë, boton disa poezi dhe korrespondencën e Lasgushit, që është me interes. Nga përmbajtja e këtyre letrave kuptohet gjendja e mjerushme e poetit. Megjithë sëmurjen që kishte ai s'pushon se diskutuari mbi poezinë, krijimin e së cilës e kërkon sipas një zhvillimi të brendshëm ndjenjor në formë piramide. Madje ai mendon se një zhvillim të tillë e kanë kompzimet në pikturë, skulpturë, muzikë etj. Shembull mbi zhvillimin piramidale të poezisë ai preferon të lexohen të gjithë poezitë e tij që kanë po këtë strukturë. Forma e jashtme sipas Lasgushit duhet të jetë origjinale dhe e përsosur, madje poeti, sipas tij, duhet të bëjë luftë titanike për formën e jashtme, sepse vetëm sipas këtyre kriterëve poezia del e gradës së parë.
Kapitulli i katërt, mban titullin: Kamadava, që autori P. Kolevica, shfaq vlerësime estetke mbi poemën "Kamadava", të cilën e cilëson si simfoni me temë melodish të përsosura e me variacione të shumta. Në rreshtat e këtij bleni Kolevica paraqet refleksionet e veta bindje e Lagushit për artin, ku pohon se ai bënte poezi të përsosura, por edhe me më vështirësi pranonte kritikën, por edhe me më mund e hiqte ndonjë varg. Kështu P. Kolevica, ndërron mendim për "Kamadavën", madje edhe zhgënjehet, kur në dorëshkrimin e tij has një poezi të Emineskut, të përkthyer me këtë titull, nga vetë Lasgushi. Me këtë rast Koelvicës i sforcohet bindja për ndikimin e artit të Emineskut, në poezinë e Lasgushit, siç shkruante dikur me të drejtë për këtë çështje M. Kuteli, dhe ai nuk i kishte kushtuar aq rëndësi këtij pohimi. Mirëpo, mu për këtë çështje si për çudi Lasgushi ka një konstatim të kundërt me
teorinë dhe parimet estetike kur thotë: "Ne s'pyesim se ç'farë marrim dhe se ku e marrim." (fq. 187).
Në kapitullin e parfundit titulluar: Cuci, autori paraqet Lasgushin si njeriun e vetmuar e të harruar nga bota dhe nga sistemi i asaj kohe. E vetmja qenie që e shoqëronte atë, ishte qeni i quajtur Cuci. Dhe kështu i mbetur në vetmi poeti këtij qeni ia kushtojë këto vargje:
"Ti je i vetmi, që ende me do.
Dhe mund t'ia qaj hallet e mia."
Në fund të librit autori paraqet vlerësimet e shumta që bënë Lasgushit emrat më të shquar të artit e shkencës shqipatre. Kështu për të shkruajnë këto pena: E. Çabej, S. Laurasi, A. Buda, Dh. Shuteriqi, F. Papajani, M. Markaj, L. Siliqi, N. Zajmi e A. Gusho. Por si duket autori s'dinte asgjë për kontributin kritik e të studiuesve shqiptar nga Kosova etj/
Fare në fund, të shtoj se libri "Lasgushi më ka thënë...", i autorit Petraq Kolevica, lexohet me kënaqësi të jashtëzakonshme. Stili i të shkruarit të këtij libri të rrallë, është i afërt për lexuesin. Forma e këtij libri i ngjan ditarit personal, që nuk e shkroi Lasgushi, por ai komunuikoi dhe për të shkroi P. Kolevica, me pasion e dashuri të madhe ndaj kësaj pene të shquar të letërsisë sonë, që në mënyrën e lehtë e të kuptueshme paraqet pikëpamjet e poetit mbi artin, poezinë, arsimin, historinë, kulturën, shkencën, shoqërinë shqiptare që nga fillimi i shekullit XX e deri para vdekjes së tij, aty nga decenia e tetë e këtij shekulli. Lexuesi i këtij libri gllabron gjithçka nga format e shkrimit të këtij libri. Por, disi me një pasion edhe më të madh lexohen korespondencat e tij, vjershat e tij, mendimet e tij për artin, kulturën, të kalurën etj.
Botimi i këtij libri, shembi shumë dilema, rreth artit të tij, që kritikët e kanë karakterizuar në forma të ndryshme, por në këtë libër shënimesh të P. Kolevicës, pohon se edhe vetë poeti kishte vlerësime të ndryshme për artin poetik, dhe se shpesh kishte bdodhur që interpretimet e gabueshme i injoron ashpër në stilin e tij kategorik duke argumentuar me fakte e shpjegimet e tij klasike mbështetur në tabanin e krijmtarisë
popullore.

Dritëro Agolli: "Dështaku", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë 1991



(Dritëro Agolli: "Dështaku", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë 1991)
Nga Dr. Yrjet Berisha

Dritëro Agolli është njëri nga shkrimtarët më të njohur në letërsinë e sotme shqipe. Ky autor ka shkruar shumë vepra poetike, prozaike, eseistike etj. Pas romaneve "Komisari Memo", "Njeriu me top", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" dhe "Trëndafili në gotë", ky autor botoi edhe romanin "Dështaku", më 1991.
Romanin "Dështaku", e shkroi pas një përvoje të gjatë në krijimin e romaneve. Padyshim se njëri ndër romanët e tij më seriozë është romani satirik "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", botur para njëzet vitesh, por edhe i përkthyer tash së voni edhe në frëngjisht. Ky autor është i sukseshëm edhe si poet...
Autori me romanin "Dështaku", duket se ka ndjekur një poetikë specifike, me rrëfim të gjatë e të pandërprerë. Tërësia e këtij teksti të gjatë prozaik ka ngjasime të dukshme me poetkën e përrallës shqiptare. Gjatë gjithë fabulës së tij ky roman i ekspozohet në mënyrë të pandërprerë fjalive të ngjeshura. Romani ka stil lirik e epik të brumosura me mjeshtri rrëfimi. Struktura e romanit është e lahtur dhe e reduktuar me gërshetimin e imtësive narrative tërhequr me vija e jehonë dramtike. Herë pas herë del edhe toni retorik që puçet dhe konstruktohet në tonin epik dhe tonin lirik që vetëm një shkrimtar si D. Agolli, ka mundur të krijojë.
Edhe ky roman i Agollit, s'dallon shumë nga romanët e tij mëparshëm. Afëria e këtij romani me të tjerët është pikë së pari në: ngjajshmërinë e rrëfimit, bota e njohur dhe karakteristike, pasqyrimi i ambentit dhe i personazheve me të gjitha tiparet e tyre, dhe në fund poetika e këtij romani që si themel të saj të natyrshëm ka konstrukrtimin e romaneve tradicionale socrealiste. Por përkundër faktit se romani i përket rrymës socrealiste, që ishte e imponuar nga sistemi, socialist, autori i këtij romani vë në shënjestër atë sisitem shoqëror që ia hodhi themelet edhe artit (socrealist).
Romani ka gjashtë kapituj, por këta blej a kapituj ndahen edhe në disa pjesë të tjera që kështu e përbëjnë këtë roman të këtë një tërësi rrëfimi të pandërprerë. Forma e tillë ka bashdyzim rrëfimi. Në fabulën e këtij romani paraqitet dukshëm edhe rrëfimi retrospektivë. Por ka raste kur shkrimtari D. Agolli, nis rrëfimin e ashtu thjesht, dhe në mënyrë të sinqertë. Fabula e tij është kjo: takimi i rastësishëm që më vonë shndërrohet në takim intim për dy personazhet. Kështu që nga takimi i parë e deri në fund ata i ndjek një mallkim e urrejtje e kaputuieshme dhe krejt e paarsyeshme. Thurja e këtyre kapitujve bëhet sipas një shqiptimi të veçantë që mund të përfillet edhe si tekst dramatik, por që nëpër shtresat e tij ka elemente narrative që përmes funksionit të fjalive, mëton dhe ia arrin t'i lidh kapitujt e romanit, disi si një ind i tejdukshëm rrëfimi. Shtresat e tilla artistike kanë
njësi të tëra me rrëfim të përrallës, që të gjithë këto i mbanë një narracion i përheshëm sintetik.
Struktura e romanit "Dështaku", ka ndërtim të harmonishëm dhe ka përputhmëri të rrjedhshme me të gjithë mjetet artistike. Zbërthimi i këtij materiali nëpër kapituj dhe nënkapituj bëhet i qetë dhe pa zjarmi, pa tension dhe pa inflacion fjalësh. Rrëfimi i këtij romani i përket orbitës racionale, ku në poetikën e tij hasen të gjitha mënyrat e rrëfimit, sipas pozitës që merr narratori në roman.
Këtë vepër autori e ka krijuar fal përvojës së gjatë letrare dhe kulturës së tij të brumosur intelektuale. Konstriktimi strikt dhe i cytur nga sendërtimi i ngrehinës së artit shkon dhe merr shtrirje të gjërë. Aty kemi edhe përshkrim, edhe përshtypje frymëzimi, edhe kujtime, edhe ripërsëritje bisedash etj., që shfaqen përmes personazheve a heronjeve të romanit që janë bartës kryesor të romanit dhe të fabulës së tij, me elemete artistike që e shtytet përpara poetikën e romanit atëherë të lë të kuptosh se ai shkon përpara ashtu siç e parashohin parime dhe paragrafët strikte të metodës së socrealizmit, që D. Agolli, i përmbahet me përpikëmëri jo vetëm në këtë roman, por edhe në veprat tjera të këtij autori.
Heronjtë e romanit janë të çiltër edhe pse në fillim janë të luhatshëm. Mirëpo, kur zbërthehet "molla e sherrit", atëherë autori çdo projekti të mëtejshme i jep kahje të natyrshme. Diciplinohen heronjtë. Ata vizatohen të heshtur dhe të menduar. Kanë psikologji reale. Autori instalon probleme e komplekse shoqërore në ambiete të veçanta. Ndonjëherë merr krih rrëfimi i dy poleve të kundërta: në retrospektivë, dhe në kohën kur rrëfehen shtresat e romanit, dhe plotëson portretin e personazhëve, duke zhvilluar rrëfimin në mënyrë paralele. Ndonjëherë rrëfimi i tillë kthehet në retrospektivë por pa iu larguar kohës së zhvillimi të romanit. Fabula e romanit cyt shtytjen e tekstit të romanit, duke bërë digresioni ekspresive nga ngjarjet në botën e personazheve ose edhe në të kundërtën. Poetika e romanit di të shfrytëzojë gjendjen mirë duke i konstituara të gjithë shtresat artistike në roman që
dalin nga faktoret e njohur e të panjohur psikologjik, botëkuptimet, problemet individuale e shoqërore, raportet individ-diktaturë, dhe shumë fenomene të tjera.
Shkrimtari në këtë roman paraqet pa teprim, një njeri të thjeshtë që kthehen nga lufta, i përmbajtur, i tërhequr, s'është tip rrodheje, s'bëhet vegël e burokrtateve të kompromituar, ka botëkuptime liberale etj. Pikërisht këto tipare të tija u pengojnë të tjerëve, të cilët ngriten kundërt tij. Kështu autori përmes një travijate të tillë fishkullon apartin e sëmurë shtetëror të diktaturës së kuqe në Shqipërinë e asaj kohe. Fabula e tillë është një shuplakë e rëndë për atë periudhë të sundimit. Do të ishte krejt e pamundshëm që dikush nga jashtë të bënte këtë rezistencë siç e paraqet Agolli.
Romani brenda strukturës së tij ka poetikë të veçantë. Ai mundohet të paraqet njeriun e thjeshtë e të palodhshëm që ballafaqohet me ingranazhet e hekurt të një sistemi shoqëror absurd, i cili si duket nga megallomania e madhe që e ka kapluar harron se deri ku mund të arrijnë veprimet marramendëse të një klani të përbërë nga disa zyrtarë të verbër që para hundës së tyre s'shohin dhe s'çmojnë asgjë veçse interesat e tyre. Kështu ata shfrytëzojnë zbarazëtitë e një sistemi shoqëror i cili afër vetes ka lakej dhe vetëm lakej. Por i largon qytetarët e denjë sepse nuk dinë të bëjnë lajka e dredhi.
Romani sa është i karakterit shoqëror ai është edhe i karakterit politik. Politika e paraqitur në këto faqe është tërësisht e dështuar. Këtu s'ka politikë të shëndosh por thjesht maskenball të pashoq që vendin e ka në një shfaqje teatrore, se sa në jetën një shetetit juridike, në jetën e një qytetërim bashkëkohor etj. Përkundrazi faqet e këtij romani sjellin imazhin e errët të inkuziciontit bashkëkohor që i ngjajnë Evropës mesjetare! Por si gjithmonë gjarpëri di t'i fsheh këmbët mjeshtrisht. Megjithatë, s'duhet harruar se gjarpëri edhe mund t'i fsheh këmbët por kafshimi i tij është vdekjeprurës! Dhe bazuar në këtë filozofi mendoj se autore me këtë roman të dytë, pas "Shkëlqimit...", i dha grusht të merituar diktaturës së kuqe e cila vepronte sipas ligjeve mafioze e kriminale që për interesa të ngushta zbatojnë ligjet e xhunglës.
E dështuar në këtë rast është vetë diktatura se sa vetë heroi i romanit. Dhe kur një sistem i korruptuar angazhohet me mish e me shpirt kundër një njeriu, atëherë padyshim se ai edhe mund të mposhtet, por simpatia prore mbetet në anën e tij. Dhe ky roman në shikim të parë duket fare i rëndomtë, fare social, por me traviatat që shfaqen nëpër kapitujt e tij kalon këtë stad dhe shkel në fushën e një proze të mirëfilltë të këtij autori dhe të letërsisë sonë bashkëkohore.

Ilirian Zhupa: "Pema e ëndrrës", botoi "Rilindja " , Prishtinë , 1990.


SPROVË  EKSPERIMENTUESE

(Ilirian Zhupa: "Pema e ëndrrës",  botoi "Rilindja " , Prishtinë , 1990.)

Nga Dr. Yrjet Berisha

Poeti  Ilirian Zhupa, është krijues me individualitet të veçantë. Ky autor ka botuar tri libra me poezi, në Tiranë. Një libër, në formën e zgjedhur iu botua edhe në Prishtinë titulluar: " Pema e ëndrrës" .
Sapo të lexohen poezitë e këtij libri, lexuesi e interpretuesi i vemendshëm do të vërejë se teksti poetik i poetit Ilirian Zhupa ka shumë elemente të veçantë që e bëjnë të dallohet prej brezit të tij krijues. Por nëse thellohemi në këtë poezi, atëherë rrënjët e saja do t'i gjejmë të ngulitura në traditën tonë letrare, trasuar nga L. Poradeci, etj.  Pastaj brenda kësaj poezie hetohet timbri burimor i vargut popullor të jugut. Elementi i tretë dhe padyshim është ai i përvojës së poezisë bashkëkohore botërore.
Thënë qartë: këta tre faktorë, ose siç i quajtëm ne; elemente, ndikojnë dukshëm në diskursin e tij poetik. Shkrimi i tillë i poezisë ka ndikur që autori t'i shmanget rrymës socrealiste dominuese në letërsinë shqipe. Autori poezinë e tij e krijon duke vepruar nga një takt i ftohtë, që rëndomë vjen nga pena e krijuesit me përvojë të gjatë letrare, dhe me një përpjekje të vazhdueshme për të gdhendur artin poetik. Në këto raste ai bën përpjekje analitike, eksperimentuese, në vargje dhe strofat tij.
Veçori tjetër e poezisë së këtij poeti është zgjedhja e shtegut të veçantë me këmbëngultësi radikale që shpien kah lahtimi i tërthortë e sa më i skajshëm i vargjeve e poezive të tëra me lloje të ndryshme të lirikës e të tematikës së tyre. Metoda e të krijuarit e tillë bind lexuesin, se poeti I. Zhupa, është hulumtues i fjalës së ngjeshur me pedigre estetike e artistike ku shquhen dukshëm thuajse të gjitha mjetet artistike të një teksti poetik që e karakterizon poezinë.
Redaksia e poezisë në Redaksinë e  botimeve "Rilindja" ka traditë, që librat poetike t'i ndajë në cikle gjë që Tirana këtë formë nuk e zbaton. Kështu edhe ky libër ndahet në cikle dhe një poemë. Secili cikël i këtij vëllimi poetik ka motive të ndryshme. 
Kështu, në lirikën sociale,  poeti e trajton fatin e njeriut të vogël, që emocinalisht është i lidhur me tokën e  vet. Hapësirë të gjerë zënë edhe vjershat autobiografike, frymëzuar nga evokimi i   kaluarës, shqetësimet e rastit, zbulimi fshetësive të të afërmëve, hallet e përditshme familjare. Brendapërbrenda këtyre vargjeve vërehet luhatshmëria, doza e pasigurisë, trazirat e rënda shkaktuar nga plasaritjet e mëdha shoqërore, ekonomike, politike etj. Shqetësimet e tilla zhvillohen me transpozicionin e botës relae dhe atë të artit, që në këto korniza edhe krijohet poezia e këtij motivi.
Poezia e këtij autori, merr nuancë shkëlqyese kur laton lirikën peizazhiste, që në këtë libër ndërthuret me  gjuhë të zhdërvjelltë, të shprehurit shlirshëm, dhe bukuri të natyrës. Gjeografia poetike e I. Zhupës është e pasur me florën natyrore të pashkëputur nga momente dehëse. Kështu konstelacioni i këtyre vargjeve pulson botën e brishtë, të freskët nga vrushkujt e ujit të ujëvarës, lulëzimi i brigjeve, fluturimi i shpendëve... Brenda kësaj lirike poeti bën sprova eksperimentuese të vargënimit, që e thur me perla  fjalësh.
Vlimi i toneve të poezisë së këtij poeti bën përpjekje të shkojë drejt kreacioneve të alkimisë poetike, inercioni i të cilës cytet si pasojë e shqiptimit të arsyeshëm që s'mbetet në kufijtë e kërkimeve të përhershme, që shpien nga të shprehurit meditues. Për të argumetuar këtë gjykim timin, e shoh të udhës të përmendim poezinë titulluar: Dita ime, në të cilën poeti paraqet shumë veprime konvencionale e jokonvencionale. Pa harruar dinamikën e njeriut bashkëkohor të ngujuar në disa metra katror në një arkitekturë tipike urbane, për të mos thënë banale e të izoluar.
Poeti I. Zhupa, me artin e tij, mëton t'i shprehë segmentet e shumëdimensionale të jetës. Për dallim nga shumë krijues të tjerë, ky autor në këtë poezi sjell përvojën dhe frymën e vargut të ftohtë intelektual, reflektuar në mënyrë të matur që shpalohen sipas një rezonimi të prerë, të kuptueshëm, etj., që nxitet me buntin e shfaqur si pasojë e pakënaqësisë. Problematika e tillë paraqitet nga shtresa e vargut të lirë ( herë-herë edhe të rregullt)  e të ngjeshur me mjete të bollshme artistike. Arti poetik i tij di të jetë i lexueshëm e i kumbushëm, paksa i tërhequr nga një dozë që ka një distancë të largët të vetmisë, ftohtësisë oficiale.
Lirika e dashurisë ka disa vargje pëshpëritësë, që disi i ngjajnë  natyrës së jetës së zogjëve, shqetësimeve të jetës që janë të çiltëra, që dalin nga pafajsia rinore dhe kështu shtrihen dhe marrin dimensione të gjera, në përshkrimin e kënaqësisë rinore. Çastet e dashurisë, janë objekt i ndjenjave intime, zhveshur nga komplekset, ankthet etj.
  këtë libër  ka edhe vargje kryeneçe, që nuk janë inferiorë në asnjë çast, por shtrohet problematika e hapur, vërshojnë paradokset, absurdet e shtresave të ndryshme shoqërore; kulturokratëve, burokratëve, pseudointelektualëve, servilëve, intrigantëve etj...
Elementi dominues i poezive të  këtij autori, është  zëri i poezisë urbane, që në libër shquhet si mjaft i organizuar, meqë hyjnë në përdorim mjetet e njohura artistike të të shprehurit poetik. Dhe pas zbatimit të këtyre mjeteve, fushëveprimi i të cilave zhvillon diskursin artistik, që ka refleksione të fuqishme në tërë tekstin poetik të sforcuar me të shprehurit meditues.
Në të mbyllur të këtij teksti, mbi poezinë  e këtij autori të botuar në librin  "Pema...", duhet thënë se vargjet dalin të brumosura me  imagjinatë të dukshme krjiuese. Subjekti lirik i këtyre vjershave futet nëpër kënde të njohura e të panjohura. Poezia e tij mëton të jetë autentike duke huazuar shtresat e një poezie intelektuale, e cila premton në të ardhmen.

SHTATE KRIJUESE KUKESJANE

Vështrim  


Nga Dr. Yrjet Berisha,Prizren

Antologji “Para pasqyrës”, botoi K L “Anton Pashku”, Kukës, e SHB “Skanderbeg books”, Tiranë, 2004, ISBN 99943-602-8-0 (në Tiranë), f. 96, përgatiti e përzgjodhi shkrimtari P.Palushi, paparthëniene shkroi Myftar Gjana.

        Republikën e letrarve kukësjane ka tri dekada që e njoh; fillimisht përmes valëve të Radio Kukësit që atëbotë emitonte programe kulturore - artistike, që kujdes të veçantë i kushtonin poezisë, prozës e studimeve të autorëve shqiptarë. Kështu në këtë rast u kushtonin hapësirë edhe autorëve kukësjanë si: Agim Spahiut, Fehrat Cakajt, Izet Durakut, Pajazit Cahanit, Perit Palushit, Sulejman Didës etj. Sivjet mbushet një dekad që librat e këtyre autorëve nisa t’i lexoj e të shkruaj rreth tyre. Emrave të këtyre shkrimtarëve ka disa vjet që u janë shtuar edhe emrat e disa femrave krijuese kukësjane, si Ida A. Spahiu, Diana Hallaqi, Sabajeta Peposhi etj. Dhe shih habinë e mrekullueshme këtyre krijuesve sivjet në këtë fundkallnori me acar të madh minus 19-20 gradë, me ra në dorë një antologji mikste në gjininë e prozës, në prozë poetike e n] gjininë e poezisë, titulluar “Para pasqyrës”, nënshkruar
 nga shtatë krijuese letrare kukësjane. Në faqete para të librit me punimet e veta janë paraqitur në prozën poetike e në prozë: Sabajeta Peposhi, Anilda Brahës e Teuta Laknorit. Në gjininë e poezisë janë botuar vjershat e Zaide Nokës, Nermin Spahiut, Afërdita Harhullës dhe Valentina Durakut. Librit i paraprinë a e shoqëron një vjershë antalogjike e poetit Azem Shkrelit, titulluar: “Para elegjisë”, dhe më pas edhe një vështrim i analitik i M. Gjanës.
        Në librin mikst titulluar “Para pasqyrës”, fillimisht kanë zënë vend disa tregime të shkurta të S. Peposhit e A. Brahës, që parë për nga stuktura e mjetet artistike këto tekste letrare u ngjajnë prozës poetike, por edhe tregimit të shkurtë. Narracioni i këtyre tregimeve është mjaft kompleks dhe i prirur të zbatojë formën e një skice psikoanalitike, me ton meditues, me botë kompleksive, ashtu si rëndom veprohet në tregimet bashkëkohore amerikane, që teorikët e estetët i kanë cilësur si sh. s. Kjo prozë s’ka ndonjë personazh. S’ka dialog. Por ka monolog të tipit dramtik. Ka përshkrim fenomenesh, dukurish, gjendje shpirtërore të ngarkuar me probleme koplekse të njeriut bashkëkohor. Arti i këtyre prozave ka shtresa të tejdukshme të prozës poetike, struktura e të cilave i nënshtrohet sistemit teorik të metonimisë, që me një komandë “enteri’ në kompjuter shndërrohen a përthyhen rreshtat dhe
 shumë lehtë shndërrohen në vargje dhe kështu lexuesi do të ketë mundësi të lexojë disa vargje të lira me strofa të gjata që do t’iu ngjanin poezive urbane amerikane, që arti i tyre ka edhe lirikë medituese e të figurshme shqiptuar në formë lakonike e me një vërshimë të bollshme të mjeteve artistike si  metafora, ironi, e protestë neosuerealiste që veç lexuesi i vemendshëm do t’i kuptojë fshetësitë e vetminë e thellë të artit të këtyre krijuesve kukësjane.
        Specifikë e kësaj proze janë nyjet e stërholluara bërthama e hulli hulumtuese dhe me thellësi psikologjike që në këtë mënyrë mëtojnë të zbulojnë ndjenat e përbuzuar. Teksti i tyre shqyhet me përfytyrim të gjallë imagjinativ e me shqetësime të mëdha. Problemet e natyrës femnore vështirë sheshohen e shqiptohen. E vërteta ndrydhet, ngadhënjen e keqja, tragjikja, ftalja. Vuajtjet shpirtërore ngujohen në shpirt. Koha është e pamëshirshme për të mirën, për sinqeritetin dhe ëndrrat e botës femnore rritur në një qyetet të vogël e me ambiet patriarkal, tipik veriak, që nën hijen e kornizat e kanunit të maleve e kanë për turp të trajtojnë haptas dashurinë, problemet shoqërore, gjinor, etike, morale etj. Krejt ndryshe ndodh me poezinë. Krejt ndryshe me prozën. Dhe disi më ndryshe ndodh me prozën poetike metonimia e së cilës është medituese dhe e përmbushur me filozofi.
        Krijeuset e këtij visi dardan, janë larg metropolit, kanë qenë dhe kanë mbetur banore të një provice gati të izoluara, por ja që ky libër tash e tytje mbase do bëhet karta bjanka e këtij qyteti të rrethuar midis meleve e bjeshkëve: në lindje me Gjallicën, në veri me Pashtrikun, në jug me Korabin, në perëndim me Qafë e Malin dhe rrethuar me Dy Drina. Kështu për të ilustruar formën e prozës poetike në rreshtat e mëposhtme po e rishkruaj një krijim të tillë, nënshkruar nga Sabajeta Peposhit, titulluar “Rara pasqyrës”:          “Megjithëse jo të gjithë e kemi pyetur shpirtin, askush, në asnjë hark kohor s’e ka quajtur veten mëkatar.
        Para pasqyrës të gjithë lëvdohemi si hyjnorë edhe pse gjurmët e gabimeve tona janë tepër të vrazhda; çuditërisht sikur po mësohemi me shenjtërinë tonë të rreme.
        Në paradoks me vetveten dhe me këtë vorbull mëkaterësh padrejtësisht mbetet mëkatare natyra e virgjër dhe e pafjalë.” f. 13.
        Teuta Laknori shquhet si stiliste e mirëfilltë e prozës, e cila që në faqen e parë nis rrëfimin e saj në veten e parë (unë) dhe kur shkon në kryerreshtin e tretë zbaton narracionin e saj ndryshe; në veten e tretë (ai). Në tregimin e saj të vetëm në këtë libër, autorja trajton shqëtesimet, psikologjinë e një bote të harruar, të injoruar, të përbuzur, të nëpërkëmbur, të lodhur, të sfilitur etj. Kjo autori duhet të shkruaj e punoi, sepse ky brumë i kësaj proze mbase mund t’i sherbejë si lëndë e parë për të hartuar së paku një novelë me këtë art të qëlluar “Mjeshtri”.
        Poezitë e këtij vëllimi janë më të fuqishme, më të gdhendura sa do t’ua kenë lakmi e zili edhe shumë poete tironse e prishtinase. Lirikat e kukësajneve janë thurur me larmi motivesh. Por mbizotërojnë poezitë meditues, ka edhe vjersha me motive peizazhi, intime, erotike etj. Specifika e këtyre vargjeve është shqiptimi i fuqishëm e natyrshëm me shqiptim urban dhe të ndërtuara  me vargje të lira, (por edhe me varg të rregullt shkruan A. Harhulla), që guximshëm shfaqin paradokset e katërkëndshit kodrinor-malor kukësjan, në një cep  Shqipërie të lënë në mëshirën e askujt. Poetet shkruajnë e hulumtojnë botën e tyre të brendshme psikologjike, që me çiltrësi thurin të kaluarën dhe hartojnë të ardhmen paradoksale të brezit të vet. Ka aty vërshimë ndjenash këmbëngulëse që kanë jehonë dëshirash e ëndrrash të cilat vështirë kanë suksese. Bota e tyre është zemerake ndaj ljathitjeve e paderjtësive
 që i jetojnë e i shijojnë në çdo kohë e në çfarëdo çasti. Janë kryneqe dhe s’përfillin lajkat, dredhitë. Ato janë më të logjikshme e më të qeta në gjykime, me të guximshme..
        Në tekstin e mëposhtëm për lexuesit ripërtrij vargjet sa klasike edhe moderne vërshuar natyrshëm në një tingëllim të mirëfilltë dashurie me tre strofa shkruar mjeshtrisht nga poetesha Afërditë Harhulla, titulluar;“Fataliteti”: “Dita do të agojë edhe pa mua, / Lulja edhe kokëvarur do çelë. / Un’ do flas edhe pse emri m’u harrua, / Në bankën me shokë prapë do të rri. / Me shpirt të madh e desha jetën, / Edhe pa shpirt e dua përsëri. / Pa gjymtyrë e mbaj në krahë veten, / Për të të dhënë atë që ma more ti. / Ajrin ma vodhe, u lodhe shumë, / E mbolle në vazo si mollë të ndalur. / E solle vetëm tani kur më s’jam unë, / E ti flet prapë për kohën e shkuar. “ f. 70.
        Kukësi është qytet i largët e i harruar nga Tirana buroktaritke, por me botimin e këtij libri mikst, ky qytet tash e tytje do të jetë i njohur e i nderuar edhe me këto krijuese që do t’ua kenë lakmi shumë krijuese të tjera nga Shqipëria, Kosovas, Ilirida e Diaspora. Përfundimisht, vlenë të shtoj edhe këtë shënim të shkurtë se; kujdesi dhe redaktimi i Petrit Palushit ua ka zbukuruar këtë libër të mrekullushëm, që duhet ta lexojnë e ta kenë pasuri të tyre edhe shumë lexues e krijues. Uroj që sa më shumë libra të këtilla të botohen të ne. Por në të ardhmen pres edhe botime të veçanta të tyre, nënshkjruar nga këto e krijuese të tjera kukësjane, të cilat po vazhduan të punojnë e shkruajnë, do të bëhen krijuese serioze.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...