2011-06-30

SHTATE KRIJUESE KUKESJANE

Vështrim  


Nga Dr. Yrjet Berisha,Prizren

Antologji “Para pasqyrës”, botoi K L “Anton Pashku”, Kukës, e SHB “Skanderbeg books”, Tiranë, 2004, ISBN 99943-602-8-0 (në Tiranë), f. 96, përgatiti e përzgjodhi shkrimtari P.Palushi, paparthëniene shkroi Myftar Gjana.

        Republikën e letrarve kukësjane ka tri dekada që e njoh; fillimisht përmes valëve të Radio Kukësit që atëbotë emitonte programe kulturore - artistike, që kujdes të veçantë i kushtonin poezisë, prozës e studimeve të autorëve shqiptarë. Kështu në këtë rast u kushtonin hapësirë edhe autorëve kukësjanë si: Agim Spahiut, Fehrat Cakajt, Izet Durakut, Pajazit Cahanit, Perit Palushit, Sulejman Didës etj. Sivjet mbushet një dekad që librat e këtyre autorëve nisa t’i lexoj e të shkruaj rreth tyre. Emrave të këtyre shkrimtarëve ka disa vjet që u janë shtuar edhe emrat e disa femrave krijuese kukësjane, si Ida A. Spahiu, Diana Hallaqi, Sabajeta Peposhi etj. Dhe shih habinë e mrekullueshme këtyre krijuesve sivjet në këtë fundkallnori me acar të madh minus 19-20 gradë, me ra në dorë një antologji mikste në gjininë e prozës, në prozë poetike e n] gjininë e poezisë, titulluar “Para pasqyrës”, nënshkruar
 nga shtatë krijuese letrare kukësjane. Në faqete para të librit me punimet e veta janë paraqitur në prozën poetike e në prozë: Sabajeta Peposhi, Anilda Brahës e Teuta Laknorit. Në gjininë e poezisë janë botuar vjershat e Zaide Nokës, Nermin Spahiut, Afërdita Harhullës dhe Valentina Durakut. Librit i paraprinë a e shoqëron një vjershë antalogjike e poetit Azem Shkrelit, titulluar: “Para elegjisë”, dhe më pas edhe një vështrim i analitik i M. Gjanës.
        Në librin mikst titulluar “Para pasqyrës”, fillimisht kanë zënë vend disa tregime të shkurta të S. Peposhit e A. Brahës, që parë për nga stuktura e mjetet artistike këto tekste letrare u ngjajnë prozës poetike, por edhe tregimit të shkurtë. Narracioni i këtyre tregimeve është mjaft kompleks dhe i prirur të zbatojë formën e një skice psikoanalitike, me ton meditues, me botë kompleksive, ashtu si rëndom veprohet në tregimet bashkëkohore amerikane, që teorikët e estetët i kanë cilësur si sh. s. Kjo prozë s’ka ndonjë personazh. S’ka dialog. Por ka monolog të tipit dramtik. Ka përshkrim fenomenesh, dukurish, gjendje shpirtërore të ngarkuar me probleme koplekse të njeriut bashkëkohor. Arti i këtyre prozave ka shtresa të tejdukshme të prozës poetike, struktura e të cilave i nënshtrohet sistemit teorik të metonimisë, që me një komandë “enteri’ në kompjuter shndërrohen a përthyhen rreshtat dhe
 shumë lehtë shndërrohen në vargje dhe kështu lexuesi do të ketë mundësi të lexojë disa vargje të lira me strofa të gjata që do t’iu ngjanin poezive urbane amerikane, që arti i tyre ka edhe lirikë medituese e të figurshme shqiptuar në formë lakonike e me një vërshimë të bollshme të mjeteve artistike si  metafora, ironi, e protestë neosuerealiste që veç lexuesi i vemendshëm do t’i kuptojë fshetësitë e vetminë e thellë të artit të këtyre krijuesve kukësjane.
        Specifikë e kësaj proze janë nyjet e stërholluara bërthama e hulli hulumtuese dhe me thellësi psikologjike që në këtë mënyrë mëtojnë të zbulojnë ndjenat e përbuzuar. Teksti i tyre shqyhet me përfytyrim të gjallë imagjinativ e me shqetësime të mëdha. Problemet e natyrës femnore vështirë sheshohen e shqiptohen. E vërteta ndrydhet, ngadhënjen e keqja, tragjikja, ftalja. Vuajtjet shpirtërore ngujohen në shpirt. Koha është e pamëshirshme për të mirën, për sinqeritetin dhe ëndrrat e botës femnore rritur në një qyetet të vogël e me ambiet patriarkal, tipik veriak, që nën hijen e kornizat e kanunit të maleve e kanë për turp të trajtojnë haptas dashurinë, problemet shoqërore, gjinor, etike, morale etj. Krejt ndryshe ndodh me poezinë. Krejt ndryshe me prozën. Dhe disi më ndryshe ndodh me prozën poetike metonimia e së cilës është medituese dhe e përmbushur me filozofi.
        Krijeuset e këtij visi dardan, janë larg metropolit, kanë qenë dhe kanë mbetur banore të një provice gati të izoluara, por ja që ky libër tash e tytje mbase do bëhet karta bjanka e këtij qyteti të rrethuar midis meleve e bjeshkëve: në lindje me Gjallicën, në veri me Pashtrikun, në jug me Korabin, në perëndim me Qafë e Malin dhe rrethuar me Dy Drina. Kështu për të ilustruar formën e prozës poetike në rreshtat e mëposhtme po e rishkruaj një krijim të tillë, nënshkruar nga Sabajeta Peposhit, titulluar “Rara pasqyrës”:          “Megjithëse jo të gjithë e kemi pyetur shpirtin, askush, në asnjë hark kohor s’e ka quajtur veten mëkatar.
        Para pasqyrës të gjithë lëvdohemi si hyjnorë edhe pse gjurmët e gabimeve tona janë tepër të vrazhda; çuditërisht sikur po mësohemi me shenjtërinë tonë të rreme.
        Në paradoks me vetveten dhe me këtë vorbull mëkaterësh padrejtësisht mbetet mëkatare natyra e virgjër dhe e pafjalë.” f. 13.
        Teuta Laknori shquhet si stiliste e mirëfilltë e prozës, e cila që në faqen e parë nis rrëfimin e saj në veten e parë (unë) dhe kur shkon në kryerreshtin e tretë zbaton narracionin e saj ndryshe; në veten e tretë (ai). Në tregimin e saj të vetëm në këtë libër, autorja trajton shqëtesimet, psikologjinë e një bote të harruar, të injoruar, të përbuzur, të nëpërkëmbur, të lodhur, të sfilitur etj. Kjo autori duhet të shkruaj e punoi, sepse ky brumë i kësaj proze mbase mund t’i sherbejë si lëndë e parë për të hartuar së paku një novelë me këtë art të qëlluar “Mjeshtri”.
        Poezitë e këtij vëllimi janë më të fuqishme, më të gdhendura sa do t’ua kenë lakmi e zili edhe shumë poete tironse e prishtinase. Lirikat e kukësajneve janë thurur me larmi motivesh. Por mbizotërojnë poezitë meditues, ka edhe vjersha me motive peizazhi, intime, erotike etj. Specifika e këtyre vargjeve është shqiptimi i fuqishëm e natyrshëm me shqiptim urban dhe të ndërtuara  me vargje të lira, (por edhe me varg të rregullt shkruan A. Harhulla), që guximshëm shfaqin paradokset e katërkëndshit kodrinor-malor kukësjan, në një cep  Shqipërie të lënë në mëshirën e askujt. Poetet shkruajnë e hulumtojnë botën e tyre të brendshme psikologjike, që me çiltrësi thurin të kaluarën dhe hartojnë të ardhmen paradoksale të brezit të vet. Ka aty vërshimë ndjenash këmbëngulëse që kanë jehonë dëshirash e ëndrrash të cilat vështirë kanë suksese. Bota e tyre është zemerake ndaj ljathitjeve e paderjtësive
 që i jetojnë e i shijojnë në çdo kohë e në çfarëdo çasti. Janë kryneqe dhe s’përfillin lajkat, dredhitë. Ato janë më të logjikshme e më të qeta në gjykime, me të guximshme..
        Në tekstin e mëposhtëm për lexuesit ripërtrij vargjet sa klasike edhe moderne vërshuar natyrshëm në një tingëllim të mirëfilltë dashurie me tre strofa shkruar mjeshtrisht nga poetesha Afërditë Harhulla, titulluar;“Fataliteti”: “Dita do të agojë edhe pa mua, / Lulja edhe kokëvarur do çelë. / Un’ do flas edhe pse emri m’u harrua, / Në bankën me shokë prapë do të rri. / Me shpirt të madh e desha jetën, / Edhe pa shpirt e dua përsëri. / Pa gjymtyrë e mbaj në krahë veten, / Për të të dhënë atë që ma more ti. / Ajrin ma vodhe, u lodhe shumë, / E mbolle në vazo si mollë të ndalur. / E solle vetëm tani kur më s’jam unë, / E ti flet prapë për kohën e shkuar. “ f. 70.
        Kukësi është qytet i largët e i harruar nga Tirana buroktaritke, por me botimin e këtij libri mikst, ky qytet tash e tytje do të jetë i njohur e i nderuar edhe me këto krijuese që do t’ua kenë lakmi shumë krijuese të tjera nga Shqipëria, Kosovas, Ilirida e Diaspora. Përfundimisht, vlenë të shtoj edhe këtë shënim të shkurtë se; kujdesi dhe redaktimi i Petrit Palushit ua ka zbukuruar këtë libër të mrekullushëm, që duhet ta lexojnë e ta kenë pasuri të tyre edhe shumë lexues e krijues. Uroj që sa më shumë libra të këtilla të botohen të ne. Por në të ardhmen pres edhe botime të veçanta të tyre, nënshkjruar nga këto e krijuese të tjera kukësjane, të cilat po vazhduan të punojnë e shkruajnë, do të bëhen krijuese serioze.