Nga Përparim Hysi :Kur "vdiqa" nga dhëmballa?!!(Tregim)



                           Këtë histori mua ma ka treguar Çimi.Çimi i Selimit,ustait që bënte punët komunale në fshatin tonë.Se fshati qe fermë dhe dhjetra banorë të fshatit jetonin në pallate që kish ndërtuar shteti.Them Çimi i  Selimit,se para se t'ju tregoj atë historinë e Çimit,s'kam si mos flas për këtë usta Selimin që ka qenë babai i tij.Se vërtet që usta qe,nga ata që çfarë i shihte  syri i zinte dora,po,veç tjerash,nuk ish njeri më babaxhan se ky,usta  Selimi.Punonte si kush si ai,po dhe nga goja qe  brisk.Priste gozhdë.Apo e ngulte fjalën mu si atë gozhdën mbi tra,dhe të ngjiste fjala që ,thuaj ti,aq sa kishe qejf,pastaj që ta tregoje,me domosdo,tek kush tjetër.Ja,i tillë qe Selimi.Kish një trup si një lis,duar si putra ariu,nga mezi këtë lis duheshin dy burra ta pushtonin dhe qe goxha i trashë,sa,po të flisje me gjuhën e ustallarëve,të bënte vaki që ta çaje me sharrë,nxirrje për tri konakë dhoga.Dhe qe pak si çudi,që ky njeri me trup si Ursus,kish një shpirt prej babaxhani të vërtetë dhe ,kur fliste, të kish vënë shpirtin në dorë.Qe i çiltër si një fëmijë.Punonte kudo me buzë të qeshur dhe kurrë nuk e pashë të mërzitur.Kish 9 fëmijë:7 djem dhe dy çupa.Dhe për secilin kish përshtypjen e tij.Këtë përshtypje,sos e kish dhe ta mbante për vete,po e bënte të ditur për gjithë të njohurit.Secilit prej fëmijëve,ua vinte kapelen pas kokës.

                                                       *    *   *   
Qe mezkorriku.Vapë e madhe dhe unë e kisha si zakon:shtrihesha atje mbi divanin e kuzhinës dhe i jepja një sy gjumë.Imeshoqe nuk kish ardhur nga puna(qe drejtroreshë e çerdhes në fshat) dhe po çlodhesha me nge.Kur ndjej se dikush seç bënte pas derës.Epo në pallat banoja dhe thashë:pallati është si puna e autobuzit ku janë ulur të gjithë.Kështu që kushedi sekush  kalon aty pari  apo kruhet aty pas pjesës së tij dhe u ktheva si në krahun tjetër.Por zhurma e asaj "hijes" vazhdonte.Atëherë u ngrita,hapa derën dhe pashë usta  Selimin që lyente derën nga jashtë.-Oh,usta,- shfaqa habinë unë,ti qenke?Të sjellë një godë raki?-Nder për të zotin e shtëpisë,- ma preu ai,pa ndërprerë punën.E mbusha dhe e ktheu eks-epo si të gjithë ata të komunales kudo-.I thashë:-Të ta mbush dhe njëherë tjetër?-Kali i mirë e shton tagjinë vet!!! Të çudtishëm janë këta ustallarët.Kanë zhargonin e tyre që merren veshë lehtë,por ky usta Selimi m'i ka sahanët pa kapakë fare.Ia mbusha prapë dhe,si e pashë që dhe këtë e ktheu me një frymë,i thashë:-Të të nxjerrë dhe një copë djathë? Dhe papritur seç do thoshte,e ftova në koridor ku kisha një tavolinë,dhe ia nxora një dopio dhe një copë djatthë.E piu tani pak se si më me nge,dhe tha:-Tani kjo derë do lyhet dhe nga brënda! Dhe  leu derën,ato të mbrëndshmet dhe deri tek dritaret,dhe,ndryshe,nga dyerët e dritaret e gjitonëve ato të miat dukeshin si të reja.Pse ndodhi kështu, nuk tregova gjëkund.Por unë nuk po flas kështu,për atë të shkretë lyerje si eks.Jo.Jo.Po  ju thashë se ai kish një familje të madhe dhe i mbante gjallë vetëm në saj të atyre duarëve aq punëtore.E shoqja,Hatixheja,që veç punës në bujqësi merrej me administrimin e shtëpisë,thoshte:-Kali do tagji që të punoj.Edhe burri është si kali:jepi të hajë që të ketë fuqi.Dhe kujdesej për këtë Selimin dhe kush si ajo.Kish ardhur Selimi në klub (se edhe hidhte ndonjë godë,sekush nuk i kish nevojën e tij),dhe atje,nga brënda,pa që po kalonte Çimi(ky Çimi që më tregoi historinë mua dhe për të cilën do bëj fjalë më poshtë) dhe tha atje mes klubi:-U rrit dhe Çimi i babait dhe  u bë për nuse.Po kush nuk i jep nuse Çimit tim?Dhe ia filloi:e para,unë jam kulak(dhe e vërteta kështu qe dhe merreni me mënd që në atë kohë se sa të afrohej njeri,po të ishe kulak,po Selimi as që e kish për pesë),po shtëpi Çimi  nuk ka.Punëtor po shih e shkruaj( epo vërtet që Çimi nuk e hante punën e asaj kohe kur paguheshe pesë lekë),pastaj dhe këtu shtonte duke qeshur:-Çimi im ka dhe dorë(se sapo e kishin gjobitur për ca fije qepë të njoma që kish marrë në fermë),tani a nuk më thoni:-Kush nuk i jep  Çimit nuse?Dhe vet qeshte me të madhe dhe të tjerët për reth qeshnin.Se për të qeshur qe.Këtë "kulak" e thoshte haptas dhe në intimitet më tregonte:-S'ka damkë më të keqe se këtë.Po e kaloj me të qeshur,se nuk qaj dot. Ja ky qe usta  Selimi,me pak fjalë.Në  nuk arrini që ta doni këtë lloj ustaj,faji është imi që e kam sjellë portretin e tij si një pastë të thatë.

                                               *     *    *     

Çimit që "kush s'i jep njeri nuse" për ato që numëronte babaxhani,usta Selimi,pasi u  martua ,i doli llotaria për në USA.Epo gëzim i madh.Merr të shoqen dhe dy çupat dhe frymën në Teksas.Se atje qe një fis i gruas që i bëri garanci.Erdhi,po ç'të ardhur zeza,thuaj.Gjuhën nuk e dinin dhe  ku fllitej për makinë.Por me ndihmën e  rekomanduesit dhe pak shqiptarëve të tjerë,xhëku u stabiliziuan në punë.Mirëpo si gjithë shqiptarëve që u hanë brirët për t'u pasuruar,menjëherë,edhe Çimi,edhe e shoqja po bënin nga dy punë.Dhe,krahasuar,me ato të ardhurat mjerane në fermën e dikurshme,u dukej vetja sikur e kishin gjetur parajsën.Si gjithë shqiptarët-mos këta do hanin buk veç?- i ruheshin inshurencës siç i ruhet delja gërshërës.Se shqiptarët janë njerëz më interesantët në botë.Mbajnë veten me kurajo:nuk na ndodh as aksident në punë a në rrugë dhe,sa për sëmundje,ku ka sëmundje që mund të të vërë poshtë një shqiptar.Dhe shumica:pa inshurencë.A ka gjëkundi një punë të dytë (nga ajo që quhet "punë e zezë"),ku të paguhsh me para të thata në dorë apo kesh,siç thuhet,këtu,atje do gjeje dhe Çimin e Selimit.


                                                           *     *   *    
Na kish ndarë puna me Çimin,se ai në Taxas dhe unë  në Florida.Kur u takuam,befas,verën e kaluar.U përqafuam dhe e ngushëllova për të jatin,ustanë e mirë dhe babaxhan,Selimin,dhe,pastaj,zura dhe e pyeta për të tjera.Ore,- më foli si ndonjë filozof i mbaruar,-  festohen pashkët e mëdha njëherë dhe pastaj të voglat. Pa më thuaj ti,profesor,si ai ke çuar dhe si e ke teto Sikën.Ç'është e drejta,time shoqe,i thonë "teto" se të gjithë brezi i këtyre të rinjëve(siç është dhe Çimi) kanë kaluar nëpër duarët e saj,në çerdhe apo dhe si infermiere,nuk kam mbetur njeri pa u shpuar me shiringa nga duarët e saj.I them që nuk ka qenë mirë ime shoqe;kemi qenë pa inshurencë dhe vetëm një ditë,për 4 orë ku e kontrolluan tek "urgjenca",na erdhën katër billa njëherësh:e para 5001 dollarë,të tjerat kush 670; një tjetër 230 dhe e fundit fare 25 dollarë.Lëre dhe mos e nga atë punë.Këto i priti me një buzëqeshje,karakteristik dhe nga i ati i tij, por pastaj zuri dhe gajasi me të madhe.Nga këto billa trëmbesh?- pyeti.Po ka më keq akoma?- tha ai.Po ku më duhet mua në ka më keq.Unë flas për hallin tim ,- thashë,- dhe them që nuk është hall i vogël.
Epo mirë,profesor,dëgjo Çimin tani.Edhe ne punojmë edhe nga dy punë,po as unë dhe as ime shoqe nuk kemi inshurencë.Një ditë tek kthehesha nga puna,më dalldisi keq një dhëmballë.-Bobo,- thashë,- ngeci-karkaleci.Ah,të isha atje në fshat,dhe frymën mu tek Spartaku në Fier se ai qe mjeshtër për të hequr.Po ku Fieri,ku Texasi.- Pa vëri pak kripë,- më tha imeshoqe.Mora ca kripë,po aha,i kish ardhur  ngordhja që thuaj ti.Nga gjuha po "ezber",inshurencë po jo.I them sime bijë,pa merr këtë numër telefoni dhe thuaj që babai im është keq nga dhëmballa,të vijë për ta hequr apo jo.Mori e shkreta dhe u lidhe me atë klinikën dentare.I shpjegoj çupa se si është puna.Unë po prisja me veshët bigë,se po më dilte nofulla nga vëndi.Ime bijë i dha fund bisedës dhe më tha:-Babi,doktori thotë që po të lë apoiment(takim) të hënën tjetër në ora 11 -oo.-Siiiiiiiiiiiiiiiiii?-  ulëriva unë,ca se ajo e shkretë dhëmballë zuri dhe po më shponte si me fëndyer,dhe,ca më shumë,me atë:të hënën tjetër në ora 11-oo.Po unë deri të hënën tjetër kam vdekur dhjetë herë,ulëriva përsëri. E lashë kripën dhe  iu drejtova uthullës,po dhe ajo,sa më qetësonte  ca sekonda dhe prapë avazin.Dhe ishte po e hënë.Next veek,- thanë babi,- tha çupa duke u dridhur se i vinte keq për mua.Eh,halli i madh. Ja se çfarë të bën koka.Në vënd të paguash inshurencën,shtrëngon shpirtin dhe dil,o shpirt,pse nuk del.Në këto fjalë e sipër,erdhi Bardhi.Ky është një i njohuri ynë,prej Korçe.Kur më pa në atë gjëndje,më thotë:-Ore,po pse nuk e heq atë dhëmballë,po të ka shkuar noafulla mënjanë sikur je me ilet? I tregova për bisedën me mjekun dhe ai,pasi më dëgjoi,më tha:-Ore,po pse nu shkon tek Luigji nga Kopliku ti.Vërtet është pak larg,po kur thonë:rrugë e gjatë,pret shkurtër.Po ku është ,mor,ky Luigji,se kështu as që kam për ta zënë mëngjesin.Më dha adresën dhe fill atje.Nuk kishte qenë Luigji,por Perëndia që më shpëtoi.Ma pa dhe më pyeti:-Vuan gjë nga zëmra?-Jo._Po nga tensioni,se tani është natë dhe s'para ndërhyhet në gojë natën.-Nga asgjë nuk vuaj,po a ke Perëndi të më shpëtosh?- i them.Më bëri dy gjëlpëra,priti nja 5 minuta sa m'u mpi vëndi dhe,sa të hapësh e mbyllësh sytë,ma dha dhëmballën në dorë. Isha gati t'i jepja të gjithë dollarët që kisha në xhep,po ai  më tha:vetëm 25 dollarë.-Ore,- i them,- mos i do  të reja këto 25(se në Shqipëri ende thuhet me të reja,me të vjetra dhe ka që nga 1964 kështu),jo,jo,më tha duke qeshur:25 dollarë.I vërvita 50 dollarë,e përqafova sikur ta njihja prej kohësh dhe frymën në shtëpi.

                                      *   *   *
Tek pa që e dëgjoja me vëmëndje,ai,befas,më tha:-Po unë vdiqa?!!! -Epo s'i ke lënë gjë tyt eti,ndjesë pastë,dhe nuk rri dot pa bërë shaka.Jo,jo,-më tha,vdiqa me të vërtetë.-Pse,i thashë,t'u bë infeksion? Jo,mor jo,ai usta Luigji më pastë jetë.Po ja pse vdiqa.Erdhi ajo e hëna tjetër dhe qysh në ora 9-00(e mora enkas pushim dhe mbajta dhe çupën në shtëpi),kur bie telfoni i atij mjekut.E mori çupa dhe i komunikuan që në ora 10-oo e priste mjeku dentar.THuaj,i thashë çupës,që babai vdiq nga dhëmballa që të martën e kaluar.Çupa ,njëherë,nguroi,pastaj bëri siç i thashë.-Si?- bërtitën andej.Po,- itha çupa,babai i vdiq dhe ne "do hapim gjyq për dentistin"...Kaq dhe e mbylli telefonin. Tani qe radha ime për të qeshur.Po,me të vërtetë, nuk është për të qeshur.Ne,sado që kemi ardhur këtu,në USA,duam  t'u rrimë strikt zakonve tona dhe dalim pak si jashtë loje,me trajtimin që u bëhet njerëzve këtu.Përgjiithësisht,nuk bëjmë inshurenca dhe,pastaj,billat kthehen në gogola të vërtetë.Ja,kjo qe historia e Çimit.Po sa të tilla ka këtu në emigracion?!...


                                                 

25 qershor  2011

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)