2011-06-26

Tremben vargjet nga duart e ndrydhura...





 
 
 

Ku shkoni, o të plakur?...



Çapiten nëpër ajër të kohës,

kukurisin me pak zë grumbuj të moshuarish.



-Ku shkoni, o të plakur nëpër mjegullën e bardhë...

jeni hallexhinj,

deri në shpirt të thinjur?...



* *  *

Tani nuk ka lojëra për ata,

veç fjalës që ua dhurojmë

a belbëzimin e një foshnjeje...



Mbetur me veten, qeshin me fytyrën

plakushe të tyre

dhe ëndërrojnë kujtimet e së djeshmes

varur në kopshtin e lodrave.



Në gram të shpirtit

ndihen pëshpërima buzësh

që dikur puthën...



Të ecin duan, diçka më tutje, ashtu,

Me gjysmë fryme, ecin...



17 Qershor 2010




Vendi im Kërkëllinë Vajtueshëm




Ishull shpërndar nëpër ujë,

një i bukur, vendi im.

Drejt tij gjithçka fluturuese

kërkëllinë vajtueshëm virgjërinë.




*  *  *

Vendi im, jugë e shi.

Qielli prerë nga vetëtimat

era dhunshëm loz.

Për gjatë ditës,

gri e i qulltë qielli, ajri e toka.




*  *  *

Mbrëmjeve

vendi pikëllimë ngjyrash

si mendim në fluturim

shpend të gjalla firuar nga uria.




*  *  *

Nëpër rrugë të shkara

me mushka e xhipa drejt tokave të vjetra.

Nëpër det,

njeriu luan monologun e shishes

veshur me gjethe greke a romake.




*  *  *

I lajthitur

nëpër sheshet e fshat-qyteteve

vendi im përtyp i verbër,

ato çka i kanë mbetur nga torba e gjyshërve,

me dëshirë t’i vër zjarrin pranverës vyshkur nëpër pyje.

Ku fëmijë topbore heqin vallen

e Lek Dukagjinit.   




20-2-2010         Athinë







       Pluhuri i të vdekurve




Pluhuri i të vdekurve

trazohet

në vite e sekuj...

Mbushur fushat dhe kodrat.




Së afërmi do ngopen dhe malet

me pluhur kufomash,

Pluhuri i të vdekurve do bashkohet

me retë.




Do ketë shi të vdekurish?

Besoj te dyshimi.







           
      Përfytyrime

                           Nëpër

                                      Vargje...











*  *  *

Të shikosh dëborën dhe erën

kaq afër nëpër fshat e ti ledhatosh me duar cung

në këto vise të veriut

rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave,

që si muzikë-Pop- bredhërijnë nëpër shtëpitë e fshatit.






Në ish sheshin e Katundit grinden meloditë e humbura

në skamje për kufoma këngësh,

dhe shëmtitë e tyre shëtisin asfalteve

për të qenë të lumtur një çast.






*  *  *

Kishte sëmundje të keqe...

Sytë i dridheshin nën mbulesën e qerpikëve të gjatë

shkruar me bojë dyshimesh.

Dikush e ngriti në krah deri te frymëmarrja,

që i përgjigjej peshës së tij të lodhur.

Kështu, përsëri zbriti që të ndiqte shtëpinë e tij që lundronte mbi lum.






*  *  *

Duke ardhur rreth e qark vetes për të parë,

se çfarë kam për të lënë peng,

si një mendim i prishur rrjedhojë e fërkimit me jetën

mu tha qëllimi i vetes për të shkuar deri te pragu

i një kasolleje,

ku jeta ecën shaluar mbi një mëz fushave për të gjuajtur lepuj.






*  *  *

Sot në kohën e divorcit, kujtimet më të bukura

shkruhen në “bashkëjetesë”

Pëllumbat fluturojnë nëpër aerodromet e shpirtit të mangët,

të patejdukshme, si smog ndër sytë e ngjyrosura,

të thara nga padashuria.

                    











Trembja Poetike






A të mjafton vetmia e trupit tënd...?






*  *  *

Ta nxjerrsh jashtë derës...atë,

që dikush e pret me trembje.

Ai është misterioz!

Rri diku thellë në mendjen tënde...      






*  *  *

Përkrah mendjes misterioze

mjegulla e qullur nga dhimbjet e gjymtyrëve

vajton mendjen e milingonave

të tmerrshme.






*  *  *

Milingonat...!

Nuk i keni parë rrugëve pafund?

Se si tremben nga jeta në globalizëm

dhe pse nuk fluturojnë, ato zhyten thellë

në metrotë e tokës.

*  *  *

Dhe vjen shiu litar i dhunon,

i mjeron, i sakaton milingonat “zuzare”







Trembeni?








Trembeni...?






Të gjithë trembemi,

dhe toka rreth bishtit të saja,

dhe yjet tej lartë,

rrëzohen në vrimën e zezë nga bukuria e hënës.











*  *  *

Tremben vargjet nga duart e ndrydhura,

trembet shiu nga barku shtatzan i lumit,

trembet syri nga rrezja e diellit ngjyrëari.






*  *  *

Nga heshtja e bukurisë

                  po tremben vjershëtorët

                                     me sy të mbetur te fjala.











*  *  *

Në qiell po dëgjohet muzikë.

              Retë e bardha po luajnë balet në ajër,

                        nga majëmalet fluturojnë  hije njerëzish të trembur,

                                                                                             si shpend të flamura.  







*  *  *

Të gjithë,

në mënyrën e vetë sodisin heshtjen e bukurisë,

dridhur nga frika si lypsarë.






*  *  *

Aty, nën lëkurën tonë të trembjes,

me përbuzje

shkulim bimët e bukurisë së shkuar.






*  *  *

Dhe përsëri çapitemi të trembur

drejt heshtjes së bukurisë

për të shkruar poezi të palumtura.






*  *  *

Heshtja e bukurisë veshur me rrobat e pikturës

qesh e qan nën frikën e vetmisë

nga tallëzitjet e çmendurisë së kohës

për jetën dhe vdekjen e së ardhmes.











                    Dhjetor  2009  Athinë











 







Arqile Gjata
 Ka lindur në qytetin e Vlorës më 24 Qershor 1942.

Nga viti 1995 jeton dhe punon familjarisht në Athinë.

Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me shtypin shqiptar në Athinë

duke shkruar  reportazhe, artikuj problemore për emigracionin, skica, tregime si dhe poezi.

Vepra:

Në vitin 2000 ka botuar një monografi të shkurtër për arvanitasin Aristidh Kolia.

Në vitin 2005 vëllimin e pare me poezi “Kur trazohet jeta”

Në vitin 2006  vëllimin e dyte me poezi “Kurorë me ngjyra “

Në vitin 2008 vëllimin me tregime “Qyteti që kërkon Muzikë”  

Në vitin 2009 Botova vëllimin e tretë me poezi “Gratë e poetëve”.

Bashkautor  në antologjinë poetike “Itaka e Fjalës”, në Antologjin poetike “Qiejtë e Shpirtit! Në Vëllimin poetik Rumanisht-Shqip  “Çelsi i Shpirtit”


Po kështu Revista “Hahemus” ka botuar disa here cikle me poezi në rumanisht.

Së shpejti  del me një përmbledhje me përsiatje, kritikë dhe esse të ndryshme për gjate viteve 2007-2009, shumë nga të cilat janë botuar te “Fjala e Lirë” dhe në shtypin Shqiptar në Athinë.

Në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Liter-Art që kryen aktivitetin e saj në Greqi me Kryetar Miho Gjinin (Mjeshtër i Madh) ka detyrën e sekretarit të saj.







 
 Poezi në kujtim të kohëve të shkuara      






 Kali i jetës time






Hipur mbi kalin e jetës

udhëtoj në hapsirën time për të kapur vet-veten

duke mbajtur në shpinë rrugët e saj

të rënduara nga koha,

që si udhëtar i përjetëshëm i genit tim

duke e lënë veten peng i së ardhmes

lëkundur në shtratin e shpresës.






Me brishtësinë e fjalës

mendimi im jep koncert

për të shkundur ret e ngarkuara të jetës

duke mbushur një boshllëk

të një moshe që ka blerim.






 

Në Konakun e Emigrimit






I lodhur...

Ulur në oxhakun e mendimit

vendosa të rrugëtoja në tokën e kurbetit                       

si udhëtar i një emri brigjeve të jetës

të shkoja mik në Konakun e emigrimit.






Me derën e shpresës të lënë hapur

lypa pak buzëqeshje për të shkrirë varfërinë.

Në çdo kohë vrapova nëpër skenat e punës

të blija me djersën time

ca të qeshur dhe dashuri.






Kështu,

i shpenguar me dhëmbsuri

përqafova rreth vetes  njeriun e kurbetit. 











 Ekziston diçka sot






Tek qetësohesha poshtë qiellit

gjeta një mendim të shkruar nëpër re:






-Ato që ikën s’kanë më frymë!

Ekziston sot diçka që se ke parë kurrë.






Afroju!

Ta prekësh krah hapur lulishten njerëzore

parcelë njomëzake e ndarë në vuajtje

nëpër rrugë dhe kulla të zhurmëshme.






Dhe era e këngëve kundërmon aromë sysh

si motërzim shpërthimesh

nëpër autostradat e mendimeve.






Ku luhet pjesë me fëmijët

për ti lënë lamtumirën stinëve,

e për të sulmuar kështjellën e kohës

drejt majave ku duam të arrijmë.











Si në përrallë






Dje…

Njeriu,

statuj e lashtësisë në shtegtim

të syrit tone si në përrallë.






Luftëtarë të ndritur ,

nga të shenjta eshtra rrëmbenin shpirtërat e të vdekurve

si në përrallë.






*  *  *

Sot…

I lajthitur,

duke përkëdhelur qenin

njeriu hamall me flok gri

fle bashkë me njerun lakuriq,

që ende lundron me varkë

të ndihmojë të marrët si në përrallë.




                      

Mbetëm larg…






Sa keq,

që nuk lundruam sëbashku në dashuri…!






*  *  *

Eja!

Merrëm një copëhere prej dore

të vizitojmë ato kopshte dashurie

që i kam gjezdisur netëve pagjum.






Do ta kërkojmë njeri-tjetrin

duke u dalluar nga shija e flokëve,

të pafuqishëm do mbahemi në kujtime,

veç sytë do puthen si dikur.
















                Janar 2010  Athinë






Nga Arqile V Gjata











                     Po ky ajri!






Çdo ditë grindem me ajrin

e rifreskoj mendimin në kthjellsin e tij.






I çuditshëm,

hedh vështrimin mbi ajrin...

Fytyrën e tij e kam brengë

kur nëna  me vocrakun kanë uri.

S’më mbushen syt me ajër,

kur mbërdhin i vetmuar plaku






Gëzim nuk kam

nga aroma e ajrit,

kur fëmija dridhet nga gjakmarrja.






Po ky ajri,

seç më mashtron!

Kur më thotë se,

si në ëndër me atë të gjëndem lakuriq...











 

Rakia e Kuqe






Dje...
Të nesërmen e darkës së madhe
djem këmishëbardhë, mustaqespic
hedhur mbi sy buzëqeshjen dhuronin të kuqenraki...





Gëzohej djalëria nga rakia e kuqe
rrjedhur nga poshtë këmbëve të trëndafilta
të dashurisë virgjërore.





*  *  *
Sot...
Në natën e lodhjes së madhe
muret e virgjërisë thërrasin përmallshëm
gjysmë burrërinë vjeshtore.





Krehur nga erërat, djemuria fytyrëshkruar
mbushë enët e lashtësisë me parfum,
që frymëmarrin  të dëshpëruar në qetësin e mbramjes.






          Athinë 2 Janar 2010












                              

 Vagabondi




Një mik

më thoshte gjithmon:

Je shumë vagëbond!




Po i tillë

më pëlqen të jem,

të shijoj ato

që të tjerët s’i prekin dot.




Vagabond të jem në mbrëmje,

më pëlqen të jenë net me shi,

kështu nuk do i ndiej lotët e shtirë.




Kur të jem ulur në karige

dua të dukem më shumë vagabond,

aspak i tillë në shtrat...




Mëngjezi i këthjellët

të më gjej përsëri vagabond

kudo ku ka poetë...!






Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...