2011-06-26

Ëndërr dhe jetë!


Alma Papamihali
 
 
Enigmë kthimi


Jemi shumë, sa shumë jemi ne,
fëmijë dyvendesh lindje-perënduar,
si të huaj njërës anë përcjellë,
e në tjetrën mysafirë pritur,
dhe pse më parë (kurrë) s´ishim harruar...

Qindra duar zgjatur sportelesh,
shpesh fundosur kur indentifikohen,
më shumë largohemi se vijmë,
jetë që ecin pas ndërprerjesh,
por që pa nisur ende, mbarohen...

Çdo centimetri gjendemi ne,
të ashtuquajturit "binjakë perëndimi",
vërtetë nuk veshim të njëjtat ngjyra,
por skenar ëndrrash të një autori jemi,
përfunduar me enigmën e një kthimi...

Jemi shume... sa shume jemi ne,
që dy herë më shpejt, vdesim nga të tjerë...



Shtegtim pulbardhe

Largohem për të mos u kthyer më,
Ndaj iki tutje, fluturoj,
Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem,
Duke dashur të lënit pas t´i harroj...
Por të harrosh s´mjafton gjithmonë,
Drejt qiellit të kaltër një fluturim,
Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam,
Ka dhe shtegtime me drejtim kthim...
Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh,
Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin,
Kur lartësive në pikë shndërrohet,
Oh sa i largët të duket kthimi.
Larg fluturoj, pa frikë largohem,
Sepse e ndiej që çdo shtegtim,
Sado i largët në vetvete,
Do më riktheje pranë detit tim.
Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem,
Aspak s´kërkoj të shoh nga pas,
E mjerë do mbetej çdo pulbardhë,
Të huajat brigje po të trokasë...
Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
Në pupël reje jam shndërruar,
Nëse ky qiell mbi det s´do flinte,
I imi mall do ish´ harruar...
 
 
 
Ëndrrat





Nëse ëndrrat nuk do ekzistonin

Jeta do kthehej në përvëlim,

Etja e jetës do mbetej pashuar,

Pa ëndrrën një jetë do quhej trishtim.

Nëse me fjalë s’mund të zgjidhej,

Nyja mpleksur pa dëshirë,

Ëndrës do i rikthehesha ,

Atje je vërtetë i lirë.

Ëndërr dhe jetë!

Sinonime të  etjes së pashuar,

Nëse një ditë do  shuhej etja,

Dije, nga kjo jetë ke shkuar.








 







Kujdes




Nëse një degë këput

mos pyet më pas,

pema si quhet...




Para se dikë të lëndosh,

mundohu të dish,

çfarë duhet...


 
Emigranti




Diku veç në tavolinën

Me mbulesë të bardhë shtruar,

Birrë të huaj ke përpara

Dhe një pamje të menduar.




Diku veç në tavolinën

Në një qoshe të lokalit,

Shokun tënd se ke përballë

Pi vetmuar ti prej hallit.




Diku veç në tavolinën

Në një lagje të panjohur,

Gjithçka është akull e ftohtë

Vetëm birra është e ngrohur.




Diku veç në tavolinën,

Që të bën ty shoqëri

Gotën s´di ku t´a trokasësh,

Tavolina s´është njeri.




 

 
  Alma është lindur në qershor të vitit 1974, rritur dhe shkolluar në Tiranë për Gjuhë Letërsi. Pasioni i saj, ka qenë që në fëmijëri poezia, por vazhdimisht angazhimi i saj ka qenë edhe publicistika. Alma gjithashtu është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani, si dhe themelusese dhe mësuese e shkollës shqipe "Iliria", po në Gjermani.
Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit me 100 poezi, është botuar në Tiranë në shtator të vitit 2007 (redaktor, Viktor Canosinaj).
   Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze, apo atë rumune, (në antologjinë "Çelësi i Shpirtit"), si dhe në revista, apo gazeta të ndryshme periodike.

Disa poezi nga libri "Nen tingujt e nates" ...

 

 
Kuajt

Kurr
ë s´ia qava hallinkalorësit për këmbët,
i vareshin.Netëve ulëriva,
me kuajt në stallë.


Më dhimbej,

kurrizi i tyre i dalë...

 
Flirtimi


Secili ulur n
ë karrigen e tij,

të dy përballë...

nuk e njohin njëri-tjetrin,

ndaj nuk shkëmbejnë fjalë.




Ndërkohë që s´flasin,

ju puthen vështrimet.

Stacioni vjen. Njëri zbret.

Ja pra, ç´na qenkan flirtimet.











HËNA GËNJEN







Nuk bie hëna,

mos prit t´a presësh

dhe nëse pranë e ke...







Nuk bie hëna,

mos prit t´a presësh,

veç djallëzisht të sheh...















SHPIRT I RI







Çdo mur i dhomës,

ka varur një pasqyrë,

ku veten sheh çdo ditë...







Por të rinohesh,

nuk vlejnë pasqyrat,

që s´depërtojnë në shpirt...






 




Rrugë që shkelen


Kjo rrugë ende më do,
dhe pse çdo ditë e kam shkelur...


Sa rrugë të tilla ka botë,që të pafjala kanë ngelur...









Lulja

 

Lule në kopështin tënd, n barin e njomë fshehur...

Kujdes kur hapat hedh,
nuk flet, por s´duhet

shkelur...

 




Koha ime




fundi kuptova,

që s´është e thënë

të dashurosh sytë,

apo buzëqeshjen...




Ka dhe të tillë

njerëz në botë,

që dashurojnë kohën,

shumë se prekjen...


Ushqehem me gjuhën time




Jam një lypëse e mjerë,

S´jam e pasur o njeri,

Ndaj mos m´u afro,

Kur s´kam ç´të të fal...




Jam një lypëse e mjerë,

Ushqehem me gjuhën time,

Libër lëmoshë kërkoj,

Ndryshe të mbijetoj s´ja dal.


Qetësi




Asnjë qindarkë

s´paskam në xhep,

fundja të hollat ç´i dua...

qyteti sot qenka i shkretë

dhe s´paskam kujt,

ti jap qerasje hua...

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...