Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/06/26

Policia serbe torturon të riun rom (video)


Një video e postuar në Youtube.com, ka tronditur opinion e gjerë, ku një zyrtar policor serb shihet duke torturuar një të ri të komunitetit rom. Polici serb ushtron dhunë të rëndë ndaj tij.
Nga ana tjetër, mediet në Serbi raportojnë se Ministria e Brendshme nuk po shpreh keqardhje, por ata janë vënë në kërkim ndaj personit që ka postuar videon.
Zyrtarë brenda policisë së Serbisë madje thonë se kjo video daton qysh para katër vjetësh, ndërkaq Komisioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë që të hetojë rreth rastit në fjalë.
Për më shumë, shikojeni videon tronditëse
Polici në video shihet duke e goditur atë fillimisht në kokë me kokën e tij, dhe duke i kërkuar që t’i mbyllë sytë duke u frikësuar se do t’ia sheh fytyrën dhe do ta raportojë më vonë.




No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...