Këtë
material e gjeta fare rastësisht kur po bridhja nëpër faqet e
internetit. Më bëri shumë përshtypje. Ku e gjen kohën, xhanëm, ky zoti
Kadare të merret me krijime skenarësh për "sorkadhet ruse"? Po pse nuk u
kujtua të shkruajë një skenar për sorkadhet kosovare që ranë pre e
përdhunimeve të bishave serbe, midis të cilave kishte edhe bisha ruse? Kur filmi i skenarit të
zotit Kadare të vihet në qarkullim, atëherë duhet folur vendçe.
“Sorkadhet ruse”
A
kanë përqasje fati i 30 gra ruse në diktaturë, me fatin e mijëra grave e
vajzave shqiptare të vrara apo të përdhunuara prej serbëve gjatë 85
vjetëve histori tragjike e gjakderdhjesh mizore?! Franca e Rusia si miq
të serbve a mund të financojnë një film për gratë kosovare? Po ne ç’kemi
që financojmë për ruset? Kaq shumë para e kaq miqësi të madhe kemi?!
Ballada e tridhjetë sorkadheve të Rusisë
Persiatje për një projektfilm
Nga Kolec Traboini
Kohë
më parë jemi njohur me faktin se Qendra Kombëtare Kinematografike, ka
konfirmuar prurjen e një projekti për zhvillim, ...skenarin për film
artistik me metrazh të gjatë me titull “Sorkadhet e trëmbura” të cilin e
ka marrë përsipër një regjisor rus. Mendohet të realizohet si një
bashkëprodhim ruso-franko-shqiptar, i shtëpive filmike "Albimage”
(Shqipëri), “Ton” (Rusi) dhe “8 et plus” (Francë).Deri tani këtij
“zhvillimi” u kanë vajtur punët mirë. Së fundi erdhi dhe një grup
kineastësh nga Rusia për të parë vendet e xhirimit e mundësi të tjera.
Pa u marrur me çeshtje teknike do të hedhim një veshtrim mbi dy aspekte
të ndryshme në trajtim që nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Autori i
skenarit Kadare e
ka kapur e shtruar këtë temë në aspektin njerëzor,emocional, tragjedinë
në familje e fatin e grave ruse të martuara me shqiptarët, ndersa tema e
spiunazhit ruso-sllav në drejtim të Shqipërisë që është shumë më e
koklavitur, e fshehtë dhe ende e patrajtuar mbetët krejt hipotetike për
autorët. Po fundja kanë të drejtë. Sa kohë që arshivat nuk janë
hapur,informacioni është i pakët, është tepër e vështirë të ndërmerret
një hap i tillë në trajtimin e një filmi qoftë dhe dokumentar, për
spiunazhin rus të KGB në drejtim të Shqipërisë ndaj te gjitha gratë ruse
na dalin “Sorkadhe të trëmbura”
Eshtë
e vertetë se për gratë e pakta ruse në Shqipëri është fare e lehtë të
bëhet film sepse ato janë dëshmi e gjallë e një realiteti absurd që
sundonte në të dy shtetet, në Shqipëri por edhe në Rusi, madje këtë
sistem shtypes këta shtypsit tanë nga rusët e kanë mësuar, janë
pikërisht ata që kanë shkuar të marrin mësime mbi komunizmin në Rusi dhe
ku kanë patur rast të martohen. Ai sistem komunist ruso-shqiptar pra
krijonte viktima gjithandej, sepse nuk mund të mbijetonte pa dhunë e
gjak.Në këtë rast nuk kishte fare rëndësi gjeografia. Ishte një makinë
shtypse e kuqe që vepronte kudo me të njëjtin intensitet. Ishin harbutë
por e kishin edhe frikën deri në palcë. Kudo shihnin spiunë e
tradhëtarë. Shihnin
armiq.Dhe është e natyrshme të shihnin armiq atje ku kishte dhe ku nuk
kishte. Por nuk kanë qënë vetëm vajzat ruse që martoheshin me
shqiptarë.Kanë qënë edhe polaket dhe çeket. Nuk e kuptoj një film që i
perjashton fatin e tyre e merremi vetëm me ruset. Pse pikërisht
ruset.Për më tej përse jo gratë malazeze që janë martuar me shqiptarët,
veçmas në Shkodër. Janë 100 herë më shumë se sa gratë ruse, kur këto të
fundit dihet, martoheshin me burra shqiptarë të përkëdhelur të regjimit
dhe bënin karierë në pushtet. Aq më tepër ka patur gra të huaja
intelektuale të devotëshme që vertetë nuk janë burgosur por e kanë
ndjerë vehten si në burg. Një grua polake që meriton një film në vete,
madje përpara grave ruse, ka qënë Danuda, mjeke kjo, gruaja e piktorit
të madh shqiptar, pedagogut Danish Jukni. Edhe sot e kësaj dite në
Shkodër, ani pse kanë kaluar vite e Danuda e Danishi kanë ndrruar jetë,
kujtohet me admirim mjekja e spitalit civil.Ka shpëtuar mijra jetë
njerëzore dhe tregonte një përkujdesje të jashtëzakonëshme për njerëzit.
Dhe atë e ruanin dhe e përgjonin në çdo hap të jetës. Mendojeni jetën e
saj. Ndonjëherë është më torturë të presësh të arrestojnë në çdo çast,
se sa të jesh i arrestuar. Frika e tret njeriun dhe e kthen në kufomë
për së gjalli...Pse pra nuk bëhet një film për mjeken me shpirt të madh
human polaken Danuda Jukni?
Ana
tjetër e medaljes është se dosjet e sigurimit duhen shkoqitur. Nuk
besoj se spiunazhi rus të mos këtë humbur shansin për të rekrutuar
ndonjë prej grave ruse që kanë qënë në Shqipëri. Në të gjithë botën
spiunazhet i kanë përdorur gratë e madje në mënyrë të suksesshme.
Kujtoni zonjën Doktoreshë gjermane në luftën e parë Botërore, apo Mata
Harrin franceze. Ndaj nuk ështe çudi që ndonjë spiune ruse e KGB-së së
frikëshme, të na dalë sot si një heroinë filmi e papërlyer. Nuk janë
gjëra të pangjame edhe në ditët tona. Merrni një shëmbull nga Amerika e
kohës sonë, gruaja e një ambasadori në një shtet afrikan, Kongo,
papritur doli se ishte agjente e CIA-s dhe zbulimi i saj nga shtypi e
pshtjelloj Shtëpinë e
Bardhë.
Se
sa të trëmbura janë sorkadhet ruse nëpër botë, merret vesh edhe nga
lajmet e sotme nga Amerika ku Departamenti i Shtetit përzuri 10 spiun
rus shumica e të cilave vajza të bukura si sorkadhe. Sepse sa më të
bukura që të jenë sorkadhet ruse aq më mirë e bëjnë punën.
Gjithësesi në aspektin njerëzor, filmi qëndron dhe e ka siguruar suksesin që në zanafillë. Këto ditë na foli në TV shqiptare, gjërë e gjatë regjisori për këtë. Edhe bashkëskenaristi rus dha idetë e tij.Çdo gjë shkon mirë e bukur.

Paratë
për gratë ruse, 30 Sorkadhet e trembura të Kadaresë, janë gati. Ndërsa
për mijëra gra e vajza shqiptare, të vrara apo përdhunuara në historinë e
mizorisë serbe mbi shqiptarët, që nga 1913 e deri në 1999 nuk jep kush
asnjë qindarkë. Mirë bëjnë që japin për gratë ruse në mes të cilave kanë
gëluar edhe ndonjë spiune e KGB-së., të cilat edhe po të jetonin në
Rusi nuk besoj se do të kishin ndonjë trajtim special veç Gulakut tashmë
të njohur rus, sepse muzhiku rus nuk besoj se shtypte e ushtronte dhunë
më pak mbi popullin e vet.
Përtej kësaj e kam një merak. Në një anë bëjmë filma apo sajojmë konferenca ndërkombëtare se si i kemi shpëtuar çifutët( kush si ne, më të famshmit në botë) nga ana tjetër tregojmë se si janë masakruar nëpër burgje shqiptare 30 gra ruse. Mos ndokush do të na e heqë aureolen e shpirtit human që kanë patur shqiptarët në histori, për të cilën na mburrt dhe Bajroni?.Mund të thonë epo diktaturë ishte. Por edhe në kohen e gjermanëve diktaturë naziste qe, por populli bëri të pamundurën dhe i shpëtoi çifutët me femra e meshkuj. Madje një doktoreshë Anna Kohen është gjallë në New York, dhe është më e flakta në shqiptarizëm.Thotë jam shqiptare. Po kush kujtohet të bëjë film artistik për të a për prinderit e saj që shpëtuan mrekullisht në Vlorë? Natyrshëm lind pyetja, pse firmat filmike franko-ruse( dhe kjo e jona bashkangjitur) janë aq të gatshme për të financuar atë film për ato 30 gratë ruse, ndërsa për çifutet, malazezet, polaket e çeket janë indiferent. Mos duhet që në ëmër të një humanizmi abstrakt të dalin në evidencë mizoritë e shqiptarëve ndaj sorkalleve të Rusisë, kur sot Rusia po e dërgon sorkadhet e veta si prostituta anë e mbanë Europës?! Le të shpresojmë se jo....por veç rusët nuk shpenzojnë asnjë kacidhe për Shqipërinë e shqiptarët...Se sa na duan, merret vesh, flet çeshtja e Kosovës, flasin deshmite e ushtarëve rus në aradhat e krimineleve të Millosheviçit, që përdhunonin gra e vajza shqiptare në Kosovë.
Këto u dashkan harruar për hir të 30 sorkadheve ruse që disave u ringjallkan nostalgjinë e rinisë…

Copyright Traboini - esè / traboinistudio@yahoo.com