2011-08-04

Fundi i oligarkisë serbe në Mitrovicë




  • Autor: Agim Jakupi

    Secili që është i njohur me faktorin historik të marrëdhënieve shqiptaro – serbe, kanë të drejt të konstatojn se serbët janë popull jotolerant ndaj shqiptarëve; se nuk gjenë mirkuptim për ndjenjat kombetare, kulturën dhe civilizimin shqiptar. 

    Një gjë e tillë u vërtetua edhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili udhëhoqi politik gjenocide kundër shqiptarëve duke prishur të gjitha urat e mirkuptimit. Qëllimi i politikës së tij dhe atyre para tij ishte: sa më pak shqiptar! Kjo politik udhëhiqet edhe sot. Edhe pse kaluan dymbëdhjet vite nga lufta e përgjakshme liderët e sotshëm politik nuk e shohin të arsyeshme të kërkojn falje për padrejtësit, dhunën që kanë ushtruar para dhe gjatë luftës së vitit 1998 – 1999. 

    Ajo që është më e rrezikshme, sot, shqiptarët po përballen me platformën "demokratike" të Tadiçit, i cili për të manovruar dhe për të fituar simpatin e perëndimorëve paraqet "realitete" të reja me përmbajtje të vjeter. Deklarata e tij për “Shqipërin e Madhe” ishte edhe një përpjëkje për të paraqitur shqiptarët si element i pasigurt për Europën dhe destabilizues për Ballkanin. Pra, idea e tillë është proekt i tyre që përdoret për të fokusuar vëmendjen në hapsirat shqiptare. 

    Kjo është shfaqje për mobilizim të paragjykimeve të reja. Megjithate, shqiptarët janë popull liridashës që i japin përparësi paqes. Në këtë drejtim edhe filluan bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Politikanët serb për të mos humbur simpatin tek qytetarët  e serbis, marrin aktivitete të reja në drejtim të përkeqësimit të marrëdhënieve. Ende veprojn me “këshillat” e mbretit Nikolla se sa më shumë shqiptar të rrëmbejn aq të mëdha janë mëritat para atdheut. 

    Ditëve të fundit ishin më dinamike, të përshkruara me një proces të mbrendshëm për Kosovën. Rezultat i këtij dinamizmi politik nuk janë vetëm bisedimet por edhe veprimi i fundit i qeveris së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit territorial, duke vënë në kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe në këto momente serbët mundohen të krijojn mite të reja. Vrasja e policit është dëshmi se forcat e errëta shoviniste nuk duan paqe po trazira në Ballkan. 

    Nga ana tjetër, hapat e qeveris së Kosovës duhet marrë në konsiderat, si veprime të mençura dhe në moment të duhur. Shqiptarët nuk duhet frikësuar, degradimi që i bëhet shtetit të Kosovës nga ana e serbis nuk e ndal dhe nuk mund të jetë penges për zhvillim ekonomik dhe për njohje të reja. Demagogjisë serbe i doli boja. Jo vetëm shqiptarët po edhe të tjerët nuk pranojn veprime që degradojn Kosovën. 

    Edhe të tjerët janë të njohur me mitet serbe, ashtu edhe deklaratën e Tadiçit nuk kuptohet ndryshe perveç si metod të re për ripushtim të Kosovës. Ata nuk e dinë një ligj të histories se oligarkitë sunduese iu vjen findi, kurse populli mbetet në histori. Edhe oligarkisë serbe në veri i erdhi fundi. Historin e shkruan polici i vrarë nga fallangat serbomëdha. 

    Ai, Enveri, na e tregoi rrugën, mënyrën se si mbrohet Kosova. Na i la amanet kufijt e Kosovës, ata janë të paprekshme dhe të shenjta. Andaj, mbrojtjen e kufirit mos e kuptoni si punë polici, por obligim moral dhe kombëtar për të gjithë shqiptarët

Edhe një betejë e humbur Serbe në Kosovë!




  • Autor: Adnan Abrashi,publicist nga Prizreni(Kosovë)

    Serbët në veri këto ditë janë duke lozur me kartën e tyre të fundit në stilin: “krejt, apo asgjë”. Për këtë qëllim, përveç popullit skajshmërisht të manipuluar serb, në këtë ndërmarrje ashiqare janë mobilizuar të gjitha segmentet e politikës shtetërore të Serbisë, duke përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe njësitë e mobilizuara paramilitare dhe kriminale serbo-ruse.
    Nëse vazhdon edhe më tej kështu, duke u bazuar në eksperiencat e gjertanishme të “trung-revolucioneve” (srb.“balvan-revolucija”) të tyre të kryera dikur në viset tjera të ish Jugosllavisë (Kroaci, Bosnje...), shumë serb të arsyeshëm, përmes komenteve të tyre të shprehura nëpër disa portale informative në internet përkujtojnë se, edhe ky “kushtrim” në Kosovë do të përfundoj me skenarin e njëjtë fatkeq: eksodin masiv të popullsisë serbe nga këto vise...
    Nuk ka dyshim! Nën pretekstin e kësaj filozofie skajshmërisht të gabuar fataliste “krejt, apo asgjë”, nga ta po dëgjohen edhe zëra që haptazi thërrasin për luftë. Bie fjala, ky veprim i ngutshëm dhe skajshmërisht i pamatur i mobilizimit dhe futjes nga Serbia të vullnetarëve dhe paramilitarëve të armatosur ekstremist serb dhe rus në territorin e shtetit tonë, duke provokuar edhe palën tjetër shqiptare, mund të ketë efekte të paparashikueshme negative. Fatlumësisht, në këto rrethana, populli shqiptar i Kosovës është i  durueshëm dhe mbi të gjitha i beson institucioneve legjitime të shtetit të vetë. Por, kjo aspak nuk do të thotë se ai hesht, nuk mendon, nuk vigjilon, nuk planifikon, nuk organizon...
    Pala serbe sigurisht duhet të jetë e vetëdijshme se me këso “bllofe” tanimë të demaskuara të “lojës me zjarre", dikur as ana shqiptare nuk do të ri duarkryq. Ta zëmë, nëse me kohë nuk do të veprojnë si duhet forcat e KFOR-i dhe strukturat tjera legale të sigurisë së shtetit të Kosovës, të paraprirë nga ish pjesëtarë të UÇK-së, me qindra e mijëra të rijnë dhe vullnetarë të tjerë, shumë lehtë mund t’i ngjiten maleve të Kosovës...?!
    Jo, jo! Kjo nuk është e dëshirueshme për as kë! Në këto momente vendimtare, të shpresojmë se arsyeja njerëzore e politikanëve dhe politikëbërësve tanë dhe ndërkombëtar kurrë nuk do ta lejoj një gjë të tillë...!
    Nga ana tjetër, jashtë emocioneve të ndezura të popullit të manipuluar serb, jam më se i bindur se, kokat e vendosjes në Beograd e dinë shumë mirë se gjithmonë “prapa çdo politike, qëndron interesi ekonomik”, andaj, me këtë reciprocitet ajo për çdo ditë në Kosovë po humb mbi 1 milion euro...
    Si duket, qenka e shkruar nga Zoti që toka e shenjët dhe e bekuar e Kosovës Dardane, përherë për ta të bëhet një vend i preferuar i BETEJAVE TË HUMBURA...?!

    Ekuivokët e disa politikave ndërkombëtare


    Në këto momente eskaluese të situatës, e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme jo vetëm për stabilitetin e brendshëm në Kosovë, por edhe për rajonin në përgjithësi, BE-ja edhe një herë u gjet e sfiduar në mes të dy të vërtetave të saja të dukshme dhe të padukshme politike paradoksale: asaj, racionale, me të cilën përmes deklaratave të rrejshme oficiale që i jep nëpër konferenca për shtyp ku reflekton neutralitet,  dhe asaj konspirative, të cilën ajo e aplikon si synim veprues në prapavijë ndaj Kosovës.
    E mësuar me servilizmin tradicional të elitës politike kosovare, këtë herë me aksionin e vendosur të Qeverisë së Kosovës për rivendosjen e sovranitetit të vetë të plotë në tërë territorin e saj kushtetues, nga njëra anë, dhe solidaritetit masiv të gjithë popullit dhe spektrit politik pozitar dhe opozitar me këtë veprim, nga ana tjetër, maskat e kamufluara të planave të saja të dyshimta ndaj Kosovës, si duket, kanë filluar edhe zyrtarisht të bien. Ashtu sikur UNMIK-u dikur, edhe EULEX-si po dëshmon se tërësisht është vënë në anën e shteteve që favorizojnë politika përkrahëse ndaj Serbisë. Por nëse edhe ky mision vazhdon edhe më tej kështu, ashtu sikur ka ngjarë me të parën, edhe kësaj mbikëqyrjeje ndërkombëtare shumë shpejtë do t’i vije fundi... Fundi i turpshëm, pa dyshim!
    Dhe krejt në fund,  “miqtë e mirë, njihen në rrezik”, thotë një fjalë e urtë popullore. Andaj, këtë artikull desha ta përfundoj me deklaratën e ambasadorit Dell në Kosovë, të bërë këtyre ditëve gjatë vënies së gurthemelit të shtëpisë së kulturës në fshatin Badoc të komunës së re të Graçanicës: “Beogradi duhet ta pranojë dhe ta kuptojë se institucionet e Kosovës janë këtu përgjithmonë dhe kanë kapacitete të marrin vendimet e veta vetë, për vendin e vet. Këto dy shtete duhet të bashkëjetojnë dhe të respektojnë vendimet e njëri tjetrit.”
    Tupani bie për ata që kanë vesh, apo?

Gjarpri tmerron familjen në xhamin e makinës në lëvizje

http://www.zhurnal.mk/content/?id=201182121043



  • Një gjarpër ka tmerruar një familje amerikane pasi u paraqit në xhamin e përparmë të makinës, derisa ata po voziteshin nëpër autostradë.

    Rachel dhe Tony Fisher po udhëtonin me djalin e tyre të vogël, i cili ishte i ulur prapa kur papritmas u paraqit një gjarpër në xhamin e përparmë të makinës. Qifti i tmerruar vazhdoi të ngiste makinën, derisa zvarraniku përpiqej të ngjitej mbi xham e më pas lëvizi majtas duke rënë nga makina pasi iu afrua pasqyrës së makinës, shkruan gazeta britanike Telegraph.

    Familja beson se gjarpri ka qenë duke pushuar në motorin e makinës para se makina të vihej në lëvizje dhe se zhurma dhe nxehtësia kanë filluar ta shqetësojnë atë. Videoja në YouTube është klikuar më shumë se 150.000 herë që prej se është postuar javën e kaluar.



     







Tomy Angel, zbulohet një Messi i ri 8-vjeçar (video)




  • Numrat e klasit të lartë të kujtojnë vërtet ato të Mesit kur ishte i vogël. Tommy Angel, i biri i Juan Pablos, ish-sulmuesit të Aston Villas, i cili tani luan te Los Angeles Galaxy me David Beckham, është bërë një fenomen i vërtet, për momentin vetëm në web. Gjithsesi, kur është në një moshë 8 vjeçare, mund të thuhet se përpara ka një të ardhme si protagonist, me një prekje të jashtëzakonshme topi dhe veprime të denja për t’u krahasuar me Leo Messin.
    Falë internetit, vogëlushi është shumë i njohur dhe duket se ka mjaftuar kaq që drejtuesit e shumë ekipeve me emër në botë të kontaktojnë të atin, për të lidhur ndonjë kontratë (aktualisht, Tommy luan te skuadra e shkolles), me shpresën se kanë gjetur në mos një Messi të ri, të paktën një fenomen të ri.



Agjërimit në periudhën e verës




  • Ata të cilët për hir të Allahut të Madhërishëm, agjërojnë muajin e Ramazanit në këtë kohë të nxehtë dhe janë të durueshëm, edhe krahas etjes së madhe, Allahu ka përgatitur dyer të veçanta mes dyerve të xhenetit. Ato janë dyert Rejjan, kush kalon nëpërmjet tyre do t’i jepet për të pirë, dhe kush do të pijë kur të hyjë nga ato dyer, asnjëherë më nuk do të ketë etje. Dhe kur agjëruesit të hyjnë nga dyert Rejjan , ato do të mbyllen dhe askush nuk mund të hyjë më. 

    Ibn Rexhebi ka komentuar vlerën e agjërimit në periudhën e verës në Lata’if Ma’arif” (fq, 272-273). Nga ibadetet që i shtohet shpërblimi në momentet e një vape të madhe, është agjërimi, dhe kjo është për shkak të etjes së madhe që e ndjenë agjëruesi në nxehtësinë e drekës. Dhe mu për këtë Muadh ibn Xhebeli është ankuar në shtratin e vdekjes, sepse më nuk do të kishte mundësi ta përjetojë etjen, siç e kishin përjetuar myslimanët e parë. Transmetohet se Ebu Bekri ka agjëruar verës, ndërsa nuk ka agjëruar dimrit (agjërim nafile), ndërsa Omeri r.a kur iu afrua vdekja e këshilloi djalin e tij Abdullahin se si të arrij cilësinë e besimtarit, ndërsa së pari ia përmendi agjërimin në periudhën e verës. 

    Transmeton El-Kasim ibn Muhamed se Aisheja r.a ka agjëruar në vapën më të madhe, dhe kur e pyetën pse e bën një gjë të tillë, u përgjigj se dëshiron t’i shfrytëzoj ditën para se t’i vij vdekja. Gjithashtu edhe disa nga gratë e sahabëve kanë zgjedhur ditët më të nxehta për të agjëruar duke thënë: “Kur diçka nuk është shtrenjtë, të gjithë do ta blinin, duke aluduar se janë të gatshme të bëjnë diçka që vetëm disa kanë mundësi ta bëjnë, pa marrë parasysh sa sa rëndë mund të jetë, ndërsa kjo është argument për aspiratat e larta që kishin këto gra. 

    Ebu Musa El-Esh’ari ishte duke udhëtuar me anije dhe dëgjoi një zë duke thënë: “O udhëtarë, çohuni!” Këtë e përsëriti tre, ndërsa Ebu Musa tha: “Po si të çohemi? A nuk e sheh se ku ndodhemi? Si të çohemi?” Ndërsa zëri iu përgjigj: “Do të tregoj atë çka Allahu i Madhërishëm i ka caktuar Vetes: “Kush qëndron i etur për shkak të Allahut në ditën e nxehtë, ka të drejtë tek Allahu ta shuaj etjen në Ditën e Ringjalljes.” Pas kësaj Ebu Musa zgjodhi ditën më të nxehtë dhe agjëroi atë ditë. 

    El-Hasani thotë: “Hurija e xhenetit do t’i thotë evlijasë së Allahut, i cili do të jetë i shtrirë në bregun e lumit të mjaltit në xhenet, duke i dhënë një gotë me pijen më të ëmbël dhe do ta pyes: “A e din se kur Allahu më bëri gruan tënde? Duke të shikuar një ditë vere derisa ishe i etur në vapën e madhe të ditës dhe i thirri melekët e u tha: shiheni këtë robin tim. Ka lënë gruan e tij, kënaqësinë, ushqimin dhe pijen për atë çka i kam përgatitur. Jini dëshmitarë se ia kam falur.” Dhe atë ditë Ai të fali dhe të martoi me mua.” 

    Kur Amr bin Abd Kajs, shkoi nga Basra në Sham, Muaviu r.a e pyeti se çka i nevojitet. Ai nuk kërkoi asgjë, vetëm i tha: “Gjithçka që më duhet është të kthesh vapën e Basrës që të ma bëj agjërimin pak më të vështirë, sepse është shumë lehtë të agjërosh në këtë vend.” 

    Ibn Omeri r.a doli në një udhëtim me disa shokë të tij dhe gjatë rrugës takuan një bari të cilin e thirrën të hajë me ata. Ai u tha: “Unë agjëroj.” Ibn Omeri e pyeti: “Si agjëron në këtë vapë të madhe – duke i ruajtur delet në këto kodra?” Bariu iu përgjigj: “I shfrytëzoj ditët e jetës që më kanë ngelur.” Ibn Omeri mbeti i mahnitur me përgjigjen e tillë dhe i tha: “ A mund të na e shesësh një dele? Do të ushqejmë për iftar dhe do të paguajmë shumë mirë?” Bariu iu përgjigj: “Delet nuk janë të mijat, i takojnë pronarit tim.” Ibn Omeri r.a i tha: “Po çfarë mund të bëj pronari nëse i thua se delen e hëngri ujku?” Bariu ngriti gishtin kah qielli dhe tha: “Po, Allahu?!” Ibn Omeri vazhdonte ta përmend përgjigjen e Bariut dhe kur arriti në qytet shkoi tek pronari i bariut dhe e bleu atë bashkë me delet. Pastaj liroi djaloshin ri dhe i dhuroi edhe delet. 

    Imam Ahmedi agjëronte në ditët me vapë derisa i binte të fikët dhe atëherë lante fytyrën e tij me ujë. E pyetën për agjërimin në ditët shumë të nxehta, ndërsa ai u përgjigj: “Nuk ka diçka të keqe nëse me një maramë të lagur flladit fytyrën, “ Edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s hidhte ujë mbi kokë kur agjëronte. 

    Ata të cilët për hyrë të Allahut të Madhërishëm, agjërojnë muajin e Ramazanit në këtë kohë të nxehtë dhe janë të durueshëm, edhe krahas etjes së madhe, Allahu ka përgatitur dyer të veçanta mes dyerve të xhenetit. Ato janë dyert Rejjan, kush kalon nëpërmjet tyre do t’i jepet për të pirë, dhe kush do të pijë kur të hyjë aty, asnjëherë më nuk do të ketë etje. Dhe kur agjëruesit të hyjnë nga dyert Rejjan, ato do të mbyllen dhe askush nuk mund të hyjë më...

Presidenti amerikan Barak Obama feston 50 vjetorin




  • Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për ditëlindjen e tij të 50-të.

    "Në emër të Republikës së Kosovës, të gjithë qytetarëve dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta juve, familjes suaj dhe vendit tuaj për ditëlindjen tuaj të 50-të".

    "Vepra juaj si president i Shteteve e Bashkuara të Amerikës, një vendi lider në botë, është historike dhe e rëndësishme në vazhdimësinë e politikave të promovimit dhe mbrojtjes së lirive, të të drejtave dhe të demokracisë, ku modeli amerikan i mundësive dhe shanseve të barabarta vlerësohet si një shpresë dhe një rrugë për vendet e botës, në arritjen e qëllimeve liridashëse dhe për demokraci", thuhet mes tjerash në urimin e presidentes Jahjaga.

  • Presidenti amerikan Barak Obama mbushi sot 50 vjet. Ai e ka festuar këtë përvjetor me dy ditë aktiviteti. Festimet filluan që dje në qytetin e presidentit, Çikago: Pas një beteje të gjatë politike për buxhetin, Presidenti Obama u kthye në qytetin e tij, Çikago dhe filloi festimet për ditëlindjen me 2400 miq e dashamirës. “Dua para së gjithash t’ju them se nuk ka dhuratë më të mirë për ditëlindjen se ta kaloj këtë natë me ju”.

    Mbrëmja festive e organizuar në një sallon në Çikago, shërbeu edhe si grumbullim fondesh për fushatën e Presidentit Obama për zgjedhjet e 2012. Bileta më e shtrenjtë kushtoi afro 36 mijë dollarë.

    Ndër aktivitetet e organizuara, të ftuarit ndoqën edhe interpretime nga artistë të njohur, përfshirë Xhenifer Hadson: Festimet vazhdojnë sot me një pritje pa shumë bujë në Shtëpinë e Bardhë. Disa qindra miq e bashkëpunëtorë pritet të marrin pjesë me ftesë të presidentit:

    Urimet e para për ditëlindjen, Presidenti Obama i mori nga Presidenti rus Dmitri Medvedev, i cili i telefonoi dje: Ndërsa përshëndetja më e veçantë u shënua në distriktin financiar të Nju Jorkut, në Wall Street: Atje, një grup i vogël i njohur si Amerikanët për Drejtësi, i cili kërkon reforma në sistemin financiar, i dërgoi përshëndetjet e rastit presidentit.

    Obama është i treti president që mbush 50 vjeç gjatë administratës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Teodor Rusvelt mbushi 50 vjeç në vitin 1908… ndërsa Bill Klinton në vitin 1996.

    Presidenti Obama ka ruajtur një sens humori, ndërsa i afrohej të 50-tave. Gjatë një përpjekjeje për marrëveshje mbi shkurtimin e shpenzimeve buxhetore, presidenti bëri shaka se tani që po rritet në moshë, ka filluar t’u kushtojë më shumë vëmendje programeve sociale për pensionistët.

    “Këtë javë mbush 50 vjeç. Kam filluar ta mendoj më shumë momentin kur do të kem mundësi të shfrytëzoj programin e kujdesit për të moshuarit. Së shpejti do të filloj të përfitoj edhe unë nga skontot për të moshuarit”.

    Anëtarësimi në Shoqatën Amerikane të Pensionistëve është pak a shumë një rit i të gjithë amerikanëve që mbushin 50 vjeç. Gjatë një interviste për stacionin radiofonik NPR, Presidenti tha se nuk e shqetëson fakti që po mbush 50 vjeç. Por ai pohoi se gjatë 2 vjet e gjysmë në detyrë, flokët i janë zbardhur goxha.

    Mjafton ta krahasosh Obaman me ditën kur bëri betimin si president në janar 2009 dhe e sheh qartë se detyra i ka dhënë moshë, si shumë presidentëve të tjerë. Por në një intervistë, Obama tha se e shoqja, Mishela, ende e konsideron simpatik.

U zbulua teoria më e madhe e komploteve (fotografi)



  • Një zbulim i frikshëm që e ka zbuluar teorinë e komplotit. Shikojeni dhe binduni vetë.
     
    Abraham Linkoln është zgjedhur në Kongres në vitin 1846.
    Xhon F. Kenedi është zgjedhur në Kongres në vitin 1946.
     
     
    Abraham Linkoln është zgjedhur për president në vitin 1860.
    Xhon F. Kenedi është zgjedhur për president në vitin 1960.
    Të dy i kanë humbur fëmijët kur kanë qenë në Shtëpinë e Bardhë.
    Të dy janë qëlluar në kokë.
     
    Tani kjo është me të vërtetë e çuditshme.
     
    Sekretari i Linkolnit e kishte mbiemrin Kenedi.
    Sekretarja e Kenedit e kishte mbiemrin Linkoln.
    Të dy vranë jugorët.
    Të dy i kanë zëvendsur jugorë me mbiemër Xhonson.
    Endrju Xhonson që e ka zëvendësuar Linkilnin, ka lindur më 1808.
    Lindon Xhonson që e ka zëvendësuar Kenedin, ka lindur më 1908.
     
     
    Xhon ButUillks, i cili e ka vrarë Linkolnin ka lindur më 1839.
    Li Harvi Osvald, i cili e ka vrarë Kenedin ka lindur më 1939.
    Të dy vrasësit kanë tre emra.
    Dy emrat kanë 15 shkronja.
     
    Kurse tani uluni!
     
    Linkolni është vrarë në kinemanë që quhej "Ford".
    Kenedi është qëlluar nga një automobil me emrin "Linkoln" mejd baj "Ford".
    Linkoln është vrarë në kinema, kurse atentatori para atentatit është fshehur në magazinë.
    Mbi Kenedin është qëlluar nga një magazinë, kurse atentatori i tij para atentatit ka qenë i fshehur në kinema.
    But i Osvald janë vrarë para se të bëhet gjyqi.
     
    Kush e merr vesh këtë gjë?
     
    E jashtëzakonshme!
     
    1. Palosni një kartmonedhë prej 20 dollarësh përgjysëm
     
    2. Paloseni përsëri si në fotografia më poshtë
     
     
    3. Paloseni përsëri si në fotografia më poshtë
     
     
    4. Tani thjesht bëni krahasim
     
     
    Çfarë rastësie! Me një palosje të thjeshtë gjeometrike të kartmonedhës prej 20 dollarësh bëhet parashikimi i një katastrofe!
     
    Rastësi
     
    Për këtë vendosni vetë. Nëse kjo nuk ju mjafton shikoni mandej...
     
    Në fillim e patë këtë "Pentagoni në flakë"
     
     
     
    Pastaj "Kullat Binjake"...
     
     
     
    Kurse pastaj shikojeni këtë
     
    Një rastësi e trefishtë në një kartëmonedhë
     
     
    Katastrofa "Pentagon"
    Katastrofa "Kullat Binjake"
    Katasrofa "Osama" ?
     
    Kjo është edhe më interesante
    9 + 11 = 20
     
    E frikshme apo jo?
     
    Ky është edhe një mësim tjetër i historisë. Shumica e njerëzve nuk mendojnë të lexojnë

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...