2011-08-30

AI ISHTE GJENERAL NË LUFTË-HERO NË PAQË ...


A PO E HAN HAGA YLLIN  E MENGJEZIT TE KOSOVES?!


ZEF PERGEGA



Akuzat e dala nga katakombet e zeza të urrejtjes akademike dhe institucionale antikosovare që tash shtatë vjet kanë penalizuar yllin e mëngjezit të lirisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Çeshtja e tij është e veçantë, komplekse dhe kontraditore. Llogjika me e thjeshtë mund të arrijë në pytjen, se a po e han Haga yllin e shpresës kosovare që lindi nga qielli i dheut të tij për të mbrojtur popullin vet nga egërsia e bishave urale.

Pse është e veçantë?! Sepse Ramush Haradinaj, lideri i dorës së fortë, karizmatik në ide e veprime, arkitra i vlerave të shtetit ligjor,  u dorëzua vullnetarisht në Hagë dhe nuk u fsheh si frikacak. Kjo ndodhi një herë kur ishte kryeministër i Kosovës, bash në vlugun kur ai po instalonte themelet e sigurta të shtetit të ri, kur po jepte shëmbullin se si duhej qeverisur vendi i tij dhe si duhej të funksiononte demokracia pluraliste, me 5 mars 2005 erdhi lajmi i zi që e detyroi të ndërpriste inisiativat e duarve të pastra, duke i hedhur baltë mbi dritën e syve me të pavërteta të provuara nga vetë Tribunali i Hagës.
Herën e dytë në korrik të vitit 2010 Haradinaj ishte në opozitë në detyrën e kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, i përkushtuar dhe i përcaktuar si subkjekt i djathtë i pluralizmit politik në përputhje me sublimin dhe aspiratën e heronjëve të llogorëve të luftës çlirimtare. E tash Haradinaj, pas shpinës së tij burgoset se specialistet e statusve të Veriut të Kosovës duan të realizojne atë ç’ka u rekomandojne bandat serbe e shqiptare që ia kanë zënë frymën, jo vetëm pavarësisë së Kosovës, por edhe kanë përdhosur gjakun e deshmorëve. Haradinaj nuk ka faj se nuk din të nderojë me grusht po din fort mirë të godasë në zemër çerdhet e korbave të ushqyera nga strukturat paralele me shina serbe.
Sa të pa vlerë po e paraqesin sumblimin e martirëve që ranë për tokën e Kosovës kolltukofagët që mbajnë kollare allafranga me nyje që tërhiqen liro-shterngo nga të huajt! Ka ndodhur në të tilla raste se ende pa u tharë gjaku trasheve të bëhet burim biznesi e fitimi për të eturit për pushtet!

Pse ështe kontraditor mbajtja pas hekurave të Haradinajt?! Heronjtë lirisë të një kombi nuk dalin me urdhëra e vendime aparatçikësh, as nga radhët e atyre që hije plumbi mbi vetull i kanë bërë kombit të tyre, Ata dalin nga gjiri i shpirtit të shtypur për të luftuar pushtuesin. Nje i tillë ështe edhe Haradinja që artin e luftës e mesoj në lekurën e dhimbjës kosovare, përballë terrorit dhe genocidit sllav. UCK-ja nuk doli nga ministria e mbrojtjës së Kosovës se ajo nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston, por ajo çeli agimin e lirisë dhe e pastroi tokën nga paramilitaret gjakatar.  
           Kontradita qëndron ne faktin se për 37akauzat ndaj Haradinjat Tribunali e shpalli të pafajshëm. Nese vendimi i tyre nuk ishte i padrejtë atëhere duhej që ky trup gjykues të zevëndesohej me një tjetër dhe Haradinaj të lihej i lirë. Asnjë gjykatë nuk është hyjnore dhe as jashtë tokësore dhe mund të lëkundet nga termeti i interesave politike, klanore dhe i qëndrimeve të shtetëve nga vijnë këta gjyqtarë.
Gjykata ndërkombëtare e Hagës duhej ti shpënzonte të gjitha energjitë ne mbledhjen e faktëve ne varrëzat masive të shqiptarëve të vrarë nga serbet, në listën e 1800 të zdukurve në kry të së cilës qëndron Ukshin Hoti e Fehmi Agani, ne 450 puset e mbushura me kufoma shqiptare.

E si mund të mbushën krojet me gjak, zonja gjykatë?!. Po krojet janë burimi i jetës!  Si mund të pijë fëmija gjak në vend të ujit?!

Në 3800 kullat e djegura dhe në rradhen e gjatë të largimeve me dhunë të një milion kosovareve për në shtetet fqinjë. Në vargonjtë e oxhakut të kullës kosovare, kur gjaksori i përmbindshëm serb hidhte në vorbën me ujë të nxehtë gjymtyrë fëmijesh dhe u thoshtë antarëve të familjës ta hanë për mish. Ku ka, o njerëz, gjykatë apo njeri që të mos i rrënqethet trupi kur dëgjon këtë mënxyrë?!
Ta shpënzonin në varret e 54 pjestarëve që mbajnë një mbiermer të lavdishëm Jasharaj, në varrët e tre vëllezërve Bytyci në Amerikë. Për këto e shumë të tjera duhej që Tribunali i Hagës ta pyeste organin e akuzës, nese ka mbetur ndopak humanizëm njerëzor në nervin e së drejtës! Madje ajo duhej që me mjetet e saj të mësonte nga burime speciale se si u formulua akuza dhe në cilën kuzhinë u pjek aq shpejt?!
Kompleksiteti i çeshtjes Haradinaj vjen edhe nga heshtja. Pse heshtin institucionet e Kosovës?! Pse pikërisht Haradinj shkoi para drejtësisë në momentin që po përgatitej për fushatën elektorale?!
Haradinaj shikohet si rival i papërballueshëm. Kur u shpall i lirë u prit si hero. Se hero i lirisë  është, ndaj dhe populli i thuri këngë dhe heronjtë duhet të vendosen bash në krye të vendit. Pse heshtin qarqet intelektuale?! I ka mbërthyer frika e vendit të punës nga presioni i militantizmit. Nese mbrojnë ramushin mund të largohen nga detyra dhe të shesin banane apo cigare duhani në tregun fshatar të Prishtinës, por nëse e sulmojnë, përseri mund të kenë probleme në të ardhemen të pakten në opinionin publik. Në të dyja rastet intelektuali frikacak është i denueshem dhe në fund të   fundit kjo reflekton gjëndjen e rëndë të demokracisë, fjalës së lirë dhe të vërtetës.

Njerëz kurajozë, lëvizni pak atë ferrën e vogël mes jush dhe do të shikoni sa i  madh paska qenë lepuri që na fle në bark!

Ç’bëjnë mediatikët?! Së pari publikisht pranohet se qëndrimi i Ramush Haradinajt para Tribunalit të Hagës është korrekt, burrëror, i urtë, i sinqertë, dhe i matur, duke treguar shkallën më të lartë të qytetarisë dhe kurajos civile të shqiptarit. Një pytje lind vetevetiu: “Cila është shkalla e rrezikshmërisë që mund të paraqesë ky lider në jetën shoqërore?! Asnjë rrezikshmeri dhe as më të voglin problem.
Heshtja ndaj çeshtjes Haradinaj duhet kuptuar si rrugë e lirë e infeksionit që po injekton serbi në damarët e lirisë së Kosovës, jo vetëm nëpërmjet strukturave paralele në Veri, por nëpër strukturat e fshehta në aparatin shtetror, në shpirtin e revoltës së popullit dhe në klanet apo fiseve politike në mes të Prishtinës.
Vijmë tek pytja se çfarë bëjnë pra njerëzit që merren me fjalën dhe misionin e saj të paprekshëm.?! Të krijohet përshtypja se ato nxjerrin krimba nën këmbët e urës së Mitrovicës për të zënë ndonjë peshk të vogël që ta paraqesin në kronikën e ditës si zërin e  e fortë të një balene të madhe deti. Në vend që të kuptojnë se bash në çerdhen e krimbave i hedh rrënjët tradhëtia! Ata duhej ti mbushnin ekranet e televizioneve dhe të bënin filma artitik me dokumenta e dëshmi të gjalla për atë masakër antinjerëzore që bëri serbi në shekullin 21

Po ç’dëshen serbet në malet tona, vallë?!
Se i terbonin plisat e bardhë!

Para se Kosova të fitonte pavarësinë në Universitenin An Arbur të Michiganit organizohet një konferencë me debat. Në njërën anë DioGuardi me bashkëshorten në mbrojtje të Kosovës dhe në anën tjetër një profesor serb i ndihmuar nga ish-ambasadori amerikan në Kanada. Kujtim Qafa dhe Mikel Demaj folën me temperament në mbrojtje te pavarësisë së Kosovës, Edhe mua në krah të tyre mu dha rasti ta kundërshtoja nga ana profesionale dhe njerëzore dokumentarin e profesorit serb, i cili gjithë fajin e luftës ia hidhte kosovarëve, duke i paraqitur ata si terroristë të popullësisë serbe. Ky dokumentar ishte shfaqur edhe në Bruksel e shtete të tjera te Europës.
Kur mbaroj konferenca një nga profesoret amerikan të këtij universiteti me pyeti:
 “Pse ju shqiptaret flisni me zjarr dhe zë të lartë?!
“Kjo ndodh sa herë kemi të drejtë”- i thashë
“Po e dini ju se e drejta ka mik argumentin, faktin dhe proven! Ju nuk kishit bërë një dokumentar që të provonit të kundertën e asaj çka kishte bërë serbi!”
Besoj se ky fakt është i bollshëm për të kuptuar se media në Kosovë nuk po e luan rolin e pasqyrimit e dokumentimit të luftës, heroizmin e heronjëve dhe egërsinë e paramilitarizmit politik dhe ushtarak serb në tokën e tyre. Kështu ata do ta ndihmonin historinë dhe vellaun e tyre Ramush Haradinaj, i cili nuk ka ra po do të ngrihet me lart…
Neser kam një dëshirë, që e ka shumë kush në diasporë, të trokas në një derë ku lexohet “Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës”

Zef Pergega 
libri57@hotmail.com

Flori Bruqi, shkrimtari që shtroi “shinat” e “ Olimpit” Shqiptar.

   NJERIU QË SHTROI SHINAT E “OLIMPIT” SHQIPTAR


Nga Faik XHANI - studiues shkencor  nga Tirana       



Rrjedha kohore ecën me ritmin e saj, duke ruajtur në memorien e nderit njerëz e personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është edhe intelektuali, publicisti dhe shkrimtari kosovar Flori Bruqi.



Ai, prej kohësh, krahas aftësive  profesionale si një shkenctar  ka shpalosur talent e mjeshtëri artistike edhe në lëmin e botimeve. Krijimtaria e tij është e larmishme , në prozë dhe poezi, por veçanërisht ka spikatur në prozë, duke botuar 8 romane, 11 libra shkencor, 21 fejtone publicistiko-shkencorë, shumë ueb, faqe interneti me punime socio-psiko-kineoziologjik, të fshehtat e të vërtetat e virusit avian etj.
Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të  përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar.

        [foto+flori.jpg]


   Flori Bruqi, shkrimtari që shtroi  “shinat” e “ Olimpit” Shqiptar.



    Ky shkrimtar me një humanizëm e mirënjohje të thellë dhe me një hulumtim serioz disa vjeçar ka mundur të ngrejë një “Olimp Shqiptar” me xhevahiret e krijimtarisë  të krijuesve shqiptarë duke gjetur, zbuluar, studiuar, vlerësuar e bashkuar në një libër voluminoz prej 665 faqesh, i cili titullohet “Olimpi Shqiptar”.
Ashtu është titulluar dhe ashtu qëndron, jo si lartësi copëzash të ngurtësuara, por si lartësi vlerash ideo-artistike e mjeshtrave të letrave shqiptarë, pavarësisht se ku kanë punuar e jetuar.
     Autori Flori Bruqi projektoi dhe hapi “trasenë” e “Olimpit Shqiptar” të krijimtarisë. Ky libër përmbledh 12 poetë shqiptarë, 12 shkrimtarë botërorë, 22 recensione për krijimet më të mira shqiptare dhe botërore, 7 tema psikologjike, 6 historike, 19 shkrimtarë e personalitete nga bota shqiptare, 14 poezi dhe si një epitaf i argjend jetëshkrimi i tij. Ky libër shpërfaq jonizimin e shpirtit të autorit, si më i miri pjalm që bulëzon shpirtra, gjallon zemra, flladit mëndje, ndriçon “maratonën” e krijimtarisë shqiptare dhe e ngre atë në lartësinë e një “Olimpi Shqiptar”, si pjesë integrale e artit dhe kulturës Evropiane.

                       Ferri i Flori Bruqit  

   Në se Dante Aligeri na solli Ferrin e fantazuar me të gjitha labirintet e tij deri tek rrethi i 12-të të perëndisë, në ditët tona doli një Dante i Ri. Ai është shkrimtari kosovar Flori Bruqi. Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e  botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe. 


Në këtë libër, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë: plaka, pleq, gra, burra, mandej dhe fëmijë, femra e meshkuj, është një popull i tërë i vënë në kalvarin e vuajtjes e të torturës, një popull i destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike e për t’u qitur fare me gjithçka. Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e shkjaut.

    Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.

    Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij. Lexuesi xhiron me kamerën e ndjesive, përjetimeve, fantazive dhe riprodhimeve të realiteteve monstruoze që Flori Bruqi, falë aftësive të tij psikologjike, por edhe atyre artistike i sjellë mjeshtërisht në memorien tonë.

     Përshfaqet aty Shën Bortolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindra vjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çjerrin gjokse, trupa që digjen me benzinë, makina që mbushen me kufoma dhe nuk dihet ku përfundojnë, prindër që çmenden para torturave të fëmijëve e dhunimeve të nuseve të djemve, gjurmë dhëmbësh nëpër trupësa, shenja plagësh e djegiesh nëpër trupësat e femrave kosovare, sisa të prera, sy të dal, gishta të prerë etj. Shëmbëlltyrat më të këqija të Europës të sotme.

     Është shumë tragjike, e paprecedentë dhe nuk mund të kapërdihet pa lënë gjurmë te çdo lexues e te çdo njeri që i thotë vetes njeri, vrasja e 22 fëmijëve të familjes Vejsa, të familjes Cana, Ramadani etj, masakrimi i kirurgut gjakovar Dr. Izet Himës, 2019 femrave të dhunuara që trajtohen nga shoqata “ Jeta në Kastriot”nga të cilat, 124 prej tyre janë me gji të prerë e gishtërinj të këputur, 9 me sy të nxjerr, 16 me plagë në fytyrë që kanë lënë 4327 fëmijë jetimë, të cilët presin me padurim të shohin e të shijojnë kujdesin amësorë. 


Krime këta që as mendohen, në realitet, kanë ndodhur dhe dëshmojnë çdo ditë para Europës e botës. Ja sepse s’ka kohë për pritshmëri, s’ka asnjë mëdyshje dhe s’ka pse të ketë asnjë hezitim nga Tribunali i Hagës për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre krimeve. Nuk ka arsye të heshtte të anashkalohen qoftë edhe ata që i kanë kryer, pavarësisht nga ata që i kanë urdhëruar.

    S’ka asnjë arsye që të heshtte e të anashkalohen veprime e qëndrime vandaliste e shoviniste që shfaqen hera-herës nga serbët në Kosovë dhe grekët me shqiptarët. 


Qoftë edhe raste të shkëputura duhen vlerësuar me rigorozitet, hetuar dhe parandaluar në kohë.


Pikërisht libri i autorit Flori Bruqi “Olimpi Shqiptar” është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.
Ai është një apel i hapur për EULEX, BE dhe për Kombet e Bashkuara për të nxjerrë mësimet e duhura e për të vënë para përgjegjësisë çdo shtetar e shtet që kryen krime e gjenocid, për të prerë e parandaluar një herë e mirë dorën gjakatare të masakrimit, terrorizmit e shfarosjes së njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.

       Autori i mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore nën presion dhe kanosje për jetë a vdekje.  

    Në librin “Olimpi Shqiptar” nga faqja 309-400 janë trajtuar me realizëm temat psikologjike. Në këtë sprovë prej 100 faqesh, autori Flori Bruqi jo vetëm paraqitet si njohës i thellë i psikologjisë, por paraqitet i veçantë edhe si prozator. Është veçori dalluese e këtij autori pasqyrimi i proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të tij artistikisht. Ky autor falë kompetencës në lëmin e psikologjisë, ka harmonizuar bukur me anë të fjalës artistike rrjedhën e përjetimeve dhe tablotë e mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore, veçanërisht kur ata janë nën presion e shantazhim, nën trysni të kanosjes me vdekje dhe shuarje jete. Autori në këtë plan mund të jetë ndër lauerantët e paktë edhe në botë të këtyre mizoskenave e të këtij aereali psikologjik. Flori Bruqi me këtë libër ka sjellë një kinoditar me metrazh të gjatë të traumës psikologjike të njerëzve nën dhunim e torturë. Autori me mjeshtëri artistike dhe profesionale ka sjellë në faqet e librit traumën psikologjike të një populli martir siç është populli kosovar, ka realizuar më së miri edhe një model të rrjedhës së proceseve e gjendjeve psikologjike në kushte të veçanta specifike, në kushtet e traumës e të shantazhimit, kur luhet me jetën e vdekjen. 


Ai nuk mbetet, thjeshtë një vëzhgues i këtyre proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të të gjitha moshave, por i zhbiron thellë ata,i ndjek hap pas hapi, i analizon me detaje, përgjithësisht jep dhe mesazhe profilaktike për kapërcimin e rehabilitimin e tyre. 


Pikërisht në këtë anë fokusohet shumë, pasi ajo çka ndodhi, nuk mund të ndalohet më as në Kosovë, as në Çamëri, por e rëndësishme është parandalimi i situatave të tilla kudo në botë dhe rehabilitimi i këtyre viktimave nga qeveria e Kosovës, Greqisë, Avganistanit, Libisë e gjetkë.


    Autori Flori Bruqi si specialist i fushës së psikologjisë profilaktike fokusohet në mënyrë të veçantë në një dukuri që është shtuar shumë në Kosovë dhe në shumë vende të botës, SUICIDIN (vetëvrasjen). Jep dinamikën e këtij procesi, analizon në thellësi faktorët që i çojnë njerëzit në këtë përfundim si dhe jep mesazhe shumë profilaktik për kujdesin dhe parandalimin e Suicidit duke deduktuar: “ Edhe një i vetëm të shpëtohet është e rëndësishme sepse është jetë njeriu e pakompesueshme me asnjë lloj vlere...” ( faqe 391). Më tej duke analizuar këtë akt thekson: “Suicidi është një moment kur dhimbja shpirtërore është e masës sa mjegullon vetëdijen dhe akti si akt, vjen si pasojë e dëshpërimit të madh, ndjenjës së pavlerës e pashpresës për jetën” ...
    Analizat dhe mesazhet që jep autori janë shumë kuptimplote për çdo shtetar e qeveri. Trajtesa e këtij akti nga autori si dhe mesazhi që jep janë sa humanë aq edhe të domosdoshëm për çdo qeveri e për çdo shtetarë për ta kthyer fytyrën më mirë nga shtetasit e vet dhe për ta patur prioritet mirëqenien dhe lumturinë e tyre.

    Autori Flori Bruqi është njëkohësisht edhe një analist dinjitoz i situatave e proceseve rajonale e globale dhe duke qenë i tillë, me vizionin e tij shkencor e largpamës apelon përpara organizmave ndërkombëtare për parandalimin e gjenocidit e të traumatizmit psikologjik kudo në botë. Ai i fton partnerët ndërkombëtar për të mos i anashkaluar këto trauma njerëzore, përkundrazi për t’i zbuluar, vlerësuar, hetuar, parandaluar dhe duke dënuar cilin do që shkel të drejtat universale të njeriut, qofshin individë apo shtete.

            “Olimpi shqiptar” i Flori Bruqit një libër dëshmi e terrorizmit, masakrimit, traumatizimit dhe shfarosjes të popullit kosovar.   
    Me shqetësimin e një atdhetari të vërtetë, me përkushtimin e një hulmuesi serioz dhe me vendosmëri të rrallë autori Flori Bruqi ka mundur të zhbirojë thellësisht strategjinë e spastrimit etnik të Kosovës dhe të zbulojë të vërtetën e funksionimit e të veprimit të strukturave policeske të sigurimit serb. Autori ka arritur të zbulojë pseudonimet, ndërtimin, funksionimin, përbërjen, drejtuesit e tyre, aksionet terroriste, masakruese e shfarosëse të civilëve të pafajshëm e të pambrojtur në Kosovë.

    Ky autor nëpërmjet hulumtimit, investigimit, intervistimit nga ai vetë apo të tjerë nga Europa e bota jep të qartë tablonë e krimeve, por edhe të strukturave e autorëve të tyre. Ai ka mundur të japë një tablo të qartë për atë çka ndodhur në Kosovë para dhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s, me synim të mirëpërcaktuar nga Millosheviçi dhe krerët e tjerë drejtues të shtetit Jugosllav.


    
Autori i librit zbulon lakuriq të vërtetën mbi masakrat në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq. Midis tjerash shkruan: “Të premten, ditën e ngrohtë me diell, më 14 maj, të vitit 199 në një kënd të Europës dhe nën bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarë nga forcat kombinuara militare serbe. Mosha nga 19 deri në 69 vjeç. Në mëngjesin e së njëjtës datë, forcat serbe të sigurimit kishin sulmuar dhe dy fshatra të tjerë fqinj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dëbuar nga shtëpitë gratë, fëmijët dhe pleqtë dhe kishin vrarë në tërësi 72 njerëz. ( f.348).
     Një nga personazhet e librit Lulja e rrënqethur tregon: “Me këto dy duar unë kam mbledhur eshtrat e dajave të mi, kushërinjve dhe të babait tim. Atë që kishte mbetur nga babai im, e gjeta fare në fund, por jo tërë kufomën. Vetëm disa pjesë nga trupi i tij. Nuk kam gjetur këmbët as kokën. Vetëm brinjët kam gjetur. Dhe me këto duar e kam kallur në dhe kurse, këta-serbët, këta që e kanë vrarë, ata i kanë duart e zhytura me gjak . Ata e kanë vendin në Hagë (f.353).
     Duke lexuar librin “Olimpi Shqiptar” lexuesi takon pseudonime të till si : “Frenki”,  “OPG”, “Mogla”, “Munja”, “Brigada Cara Dushana” etj . Ata janë struktura të policisë, sigurimit e të Armatës Jugosllave që kanë kryer krimet më makabre që ka njohur njerëzimi, të cilët urdhrat i kanë marrë  nga njerëzit e gjeneralët më të besuar të Millosheviçit. Gjithashtu emra të tillë si Dragani, Njebosha Miniq (Mirtvi), Vedamir Shalipuri, Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq, Obrad Rajiqeviq etj. Kanë qenë pjesëtarë te “Munja” që kanë marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “(366). Më represivët e më të dhunshëm në terrorizimin, dhunimin, djegiet dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Kosovë, veçanërisht në Pejë, Qyshk, Pavlan, Zahaq etj.
     Pjesët me titujt: “Kush duhet të sjellë drejtësi në vend”, “Na duhet drejtësia sikurse plagës ilaçi”, “Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi”,  “Spastrimi etnik –gjenezë e një ideologjie”, “Përvoja e re, një përvojë e hidhur” etj. Tregojnë vizionin e këtij autori, i cili e lejon atë të nxjerri përfundime me vlerë si dhe të japë mesazhe paqe e lirie jo vetëm për Kosovën e kosovarët, por për të gjithë popujt e vendet e botës. Përvoja e fituar dhe ndërgjegjësimi i plotë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë e atë Çam në Greqi përbëjnë pika kyçe orientimi, por edhe bazamente të forta përvoje për parandalimin e këtyre krimeve e gjenocidi kudo në botë.


   Për nga larmia e tematikës, galeria e personazheve, mënyra e pasqyrimit, analizat e holla e të thella, hulumtimi serioz, të dhënat e njohuritë si dhe deduktimet e mesazhet që jep libri i autorit Flori Bruqi  “Olimpi Shqiptar”, përbën një nga librat më të arrirë e shumë interesant nga i cili, kushdo mëson. Ai mbetet një thesar krijimtarie. Ja sepse meriton të zë një vend nderi në bibliotekat e gjithë shqiptarëve kudo që punojnë e jetojnë e më gjerë. Ky libër shtroi “trasenë” e krijimtarisë të “Olimpit Shqiptar”, e cila nevojitet, të  pasurohet gjithnjë e më shumë, me krijimet e autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat e viset, ku banojnë e jetojnë.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

KATËR LIBRAT  NGA  MR.SC. FLORI BRUQI,MUND TI LEXONI  FALS NË INTERNET :




http://www.dardania.com/libra/polemika/Libri_1.pdf
                                                



------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tiranë,gusht 2011 




Faik Ahmet Xhani ka lindur në Republikën e Shqipërisë (Lis të Matit 01.06.1948). Aktualisht banon në Tiranë. Ka mbaruar Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër për histori-gjeografi. Ka punuar mësues, instruktor rinie dhe inspektor i organeve të pushtetit lokal për rrethin e Matit. Ka një veprimtari të gjërë botuese në medien e shkruar. Ka botuar librin Mikpritja Shqiptare, mrekulloi George W. Bush. Është anëtar i kolegjumit të gazetës "Zëri i Arbërit" dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka kryer disa detyra shoqërore, ku ka spikatur ajo e drejtorit të marrëdhënieve ndërkombëtare me vendet Aziatike tek "Sofra Shqiptare".Merret me studime kritike-letrare.

Mikpritja Shqiptare, mrekulloi George W Bush.JPG


"Mikpritja Shqiptare, mrekulloi George W. Bush" libër me autor Faik  Ahmet Xhani. Redaktuar e përgatitur për botim nga Dr. Zihni Haskaj- historian dhe Bektash Zite - publicist. Konsulent Dr. Enver Qoku dhe Ahmet Keça - studjues. Korrektor letrar Ramazan Ilnica. Përkthyese Luiza Dasho. Fotografitë riprodhuar nga Studio "Mondo" Tiranë dhe "Pëllumbi", Fushëkrujë. Art & Design Persiana Treni.

Botim i Shoqatës Atdhetare - Kulturore - Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena", Tiranë 2009. Faqet e librit 374. Vizita e George W. Bush më 10 Qershor 2007 në Shqipëri është një eveniment i rëndësishëm për vendin e popullin tonë, pritjes së ngrohtë që i bënë të zotët e shtëpisë, qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht, komuniteti fushkrujas i kushtohet libri i intelektualit tonë të madh shqiptar Faik Ahmet Xhani.

Prof.dr.Emin Gashi

2011-08-29

URQISE DUHET T´I THUHET SHKURT E SHQIP: "YOK CANEM"

URQISE DUHET T´I THUHET SHKURT E SHQIP: "YOK CANEM"

* Si ka mundesi te kerkohen ndryshime historike me nje fjale goje, pa kerkuar falje
* Nderruan edhe logon e Lidhjes se Prizrenit dhe te stacioni i autobuzeve ne kete qytet kane ndertuar qe te ngjane se je ne Stamboll
* Zoteri Rame Buja,po qese nuk e ka kete guxim, T´i thote JO I DASHUR kewshtu nuk bene te pakten te MOS ZGERDHIHET
* Historia est magistra vite
* Turqine e ndersejn ca turkoshak te Prizrenit qe kane ardhur nga katundet
* Z. RAME BUJA TE JEP DORHEQJE

Shkruan: RESHAT BADALLAJ, Hanover

Turqia zullumin 523 vjeqar, qe nga koha e heroit tone legjendar Gjergj Kastriotit, qe ata e njohin si SKENDERBEG, kerkojne me gome ta fshijn me nje fjale goje. Ky zullum zinxhiror per me shume se pese shekuj kerkohet te ndryshohet dhe te shtrembrohet pa kerkuar falje.
Eshte e vertete se Turqia, Kosoves i´u gjete ne ditet me te veshtira, por ama cdo gje behet me karar. Ne cdo tre-kater muaj, vjene ndonje mysafire nga Turqia,por te ndersyer nga ca turkoshak te ardhur nga katundet e rrethit te Prizrenit. Pra, nuk vijne me "habere" te mira ne token e ARBËRIT, siq na quajn neve ARNAUTLLEK.
Ne Prizren, te stacioni, kane riparuar, te mos gabohem "Namazgjah", qe mendon dhe te ik fiqiri se je ne Stamboll. Kohe me pare, u be "hallakam", ne Prizren e ne qytetet tjera, bile edhe ne Kuvendin e Kosoves, qe te hiqet logoja LIDHJES SHQIPTARE E PRIZRENIT. Sic flitet e perflitet, ne radhe eshte nderhyrja dhe riparimi i "Hamamit", afer shtepise se kultures "Xhemali Berisha"...
Shih per kete, dite me pare, ne Kosove erdhi mysafiri, Ministri i Arsimit te Turqise, zoteri Ömer Dincer, i shoqeruar nga z. Mahir Yakcillar. Efendi Mahiri, z. Ömerin e takoi me homologen e Tij Z. Rame Bujen. Bile kerkoi te takohet edhe me Bashbakenen e Kosoves.
Me te ulur ne sofer,Ministri i Arsimit te Turqise, kerkoi qe te ndryshohen tekstet shkollore qe turqit TE MOS QUAN HASËM. Çuditerisht, homologu i tij Rame Buja, qe ishte ulur "karshi, karshi", jo vetem qe nuk e kundershtoi,jo vetem qe nuk i tha:"YOK CANEM-JO I DASHUR", por e dha pelqimin qe te ndryshohen ca paragrafe. Me siguri, z. Rame Buja, me vete do te thote se kjo eshte gjuhe politike! Por, kjo nuk pi uje me. Sepse ka ikur koha ku i´u eshte hedhur pluhur syve popullit ne pike te dites. Personalisht mendoje se Rame Buja, menjehere te dorehiqet. Kete e bejne burrat e forte te kombit. Por, nuk e bene,sepse fajet i ka fotelja e bute.
Nuk dua, t´iu mbaje derse per njemije e nje zullumet e Sulltaneve e Derguteve, qe i kane bere ne token e ARBËRIT, sepse cdo shqiptar qe ka gjak shqiptari e di se sa dhunime,asimilimi,vrasje,djegje,internime-syrgjin... Por, a nuk ishte qesharake kur Ministri turk thote:"SULLTANI KETU KA ARDHUR ME MBAJTE REND E LIGJ". Valle kete u nuk e di se cka bere Sulltan Murati e Maxhar Pasha, se sa e sa "asker" te tyre i kane lene mjekrat. Rama,prap zgerdhihej. HARAM!
Z. Rama, i tha tamam,po i nderrojme ca paragrafe ku turqit quhen HASEM. Po, domosdoshmerisht shtrohet nje pyetje logjike:Çka do te behet me tekstet shkollore ne SHQIPERI E MAQEDONI dhe ne viset tjera shqiptare ku flitet e shkruhet shqip...? Kete a keni marrur parasysh efendi Rama ? Kete pune e keni marrur HABDALLQE! MARRE! Rama, nuk dallon fare SEPSE PERANDORIA OSMANE NUK ESHTE TURQIA E SOTEME. PERANDORIA OSMANE KA QENE PUSHTUESE EDHE PIKE. KETO JANE FAKTE TE PAMOHUSHME. PO TA PERKUJTOJ VETEM NJE THENJE TE MIKUT TE SHQIPTAREVE, BIL KLINTON KU THOTE:"FALNI PO MOS HARRONI..."
Efendi, Rama, a e dini Ju se kohe me pare, ne qender te Stambollit,u shtri per toke, nje gazetar qe shkroi per masakrat turke ne Armeni...? Nje thenje latine thote:"HISTORIA EST MAGISTRE VITE-HISTORIA ESHTE MESUESJA E JETES". Ajo, nuk ndryshohet, e as nuk zbutet,bile as nuk egersohet dhe as nuk ndersehet te shkruhet si i´a do qefi ndonje akrabaje. Ato jane fakte te pamohueshme. Historine tone mjafte e kane ndryshuar derrat e kuq-komunistat dhe qente e Titos. Tradhtaret dhe spiunet serbian ne Kosove, na shurdhonin me betejen e Sutjeskes,Neretves...
Dhe krejt ne fund fare, Z. Rame Buja, per kete do te mbani pergjegjsi,sepse jemi deshmitar te kohes. I KENI DHENE MYSAFIRIT NGA TURQIA "IZEM ME TAMAM". Ofenduese ishte zgerdhirja e Juaj. Zotin Avale!
P.S. Kerkoje ndjese nga lexuesit,sepse kame perdorur ca barbarizma, krejt me qellim se i pershtat shkrimit. Falemnderit!

Me shume respekt, vetem nga: RESHAT BADALLAJ

ÇLIRIMTARET DO TE ISHIN TE LIRE,POR FATKEQESISHT TE DY GJYKATAT JANE TE NDERSYERA NGA QARQET HEGJEMONISTE SERBIANE.

Reagim

SHOQATA ATDHETARE "GRYKA E LUMES" KERKON TE NDERPRITEN GJYKIMET FARSE KUNDER ÇLIRIMTAREVE

*Poashtu kerkohet te nderpriten bisedimet Kosove-Serbi

Shkruan: RESHAT BADALLAJ, Hanover

Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMËS" me seli ne Hanover te Gjermanise, kerkon nderprerjen e gjykimeve farse kunder; ish kryeministrit te Republikes se Kosoves, z. Ramush Haradinajt dhe Deputetit dhe ish Ministrit, Fatmir Limajt. Shoqata konsideron se Gjykata Nderkombetare e Hages dhe ajo e EULEX-it. ashiqare po vepron sipas skenarit te Beogradit. Çlirimtaret e Kosoves jane plotesishte te pafajshem, sepse ata luftuan kunder barbarise serbiane, qe Kosoves dhe popullates se pafajshme i´u turren si llave ujqish. Luftuan per te mbrotur konakun,nderin e motrave dhe vashave shqiptare,nga bishat e pashfrenuara te Shumadise te gjakut te Karpateve. Dihet boterisht se qent e zhupaneve dhunuan dhe prene si dejsht vajzat virgjine, grate shtatezena, qe vune baste cetniket duke thene se cka mbane kjo graua ne barke. Nje cetnik thoshte djal e tjetri vajze dhe e ndane barkun ne dysh,qe nuk njihet ne boten e civilizuar. Prene ME SAKICE KOKA NENASH DUKE THITHUR FOSHNJA NE GJI,vodhen,dogjen njerze e kafshe,varen ne litar njerze te pafajshem,neper burgje shqiptaret i mbeshteten per muri dhe me bajoneta i theren prapa kurrizit pa gjyqe...
Pra, Gjykata Nderkombetare e Hages dhe ajo e instaluar e EULEX-it, ka me cka te merret. Ne fund te fundit, Ç´kerkonin kriminelet e Sheshelit e Arkanit ne Kosove?
Keta kriminel dhe qent e tyre kater-pese lufta zhvilluan ne ish Jugosllavi, te njejtat krime u bene dhe per kete u denuan nga bota e civilizuar dhe NATO, por me ne fund e paguan MIRE NE KOSOVË. NE KOSOVË VOJVODEVE U ZURI SHARRA NE GOZHDË.
Konsiderojm se ne banken e zeze duhet te ulen kriminelet e jo viktima, te ulen gjakataret e jo ata qe mbrojten konakun dhe nderin e kombit shqiptare qe neperkembej nga hijenat e Shumadise. Te dy gjykatat te vepronin sipas drejtesise sot ÇLIRIMTARET DO TE ISHIN TE LIRE,POR FATKEQESISHT TE DY GJYKATAT JANE TE NDERSYERA NGA QARQET HEGJEMONISTE SERBIANE.
Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMES" me seli ne Hanover, kerkon nderprerjen e menjehershme te shqiptareve te pafajshem dhe te mos veprojne sipas skenareve te Serbise, se perndryshe behen gaz i botes. Poashtu, kerkohet nga kjo shoqate te nderpriten BISEDIMET KOSOVË-SERBI, qe nuk do te japin asnje rezultat. Te vetdijshem se keta bisedime jane sipas asaj:"Ulu se nuk ke qare",sepse te dy palet i kane kapur per veshi. Nderkaq, ne gjuhen e popullit thuhet:PER ÇKA TE BISEDOHET ME GJAKATARET E BALLKANIT...?
Reagimi i Shoqates Atdhetare "GRYKA E LUMES" me seli ne Hanover, eshte nenshkruar nga RESHAT S.BADALLI, kryetar
Hanover, 25 gusht 2011i

Çka eshte Flamuri?

KOMBI SHQIPTAR KA VETEM NJE FLAMUR-KUQEZI

*Bajraku i tashem i Republikes se Kosoves,nuk eshte i yni,eshte bajrak qe na dhuruan te huajte si akullore pjeperi ne kornete,me gjashte yje qe numerojne;rom,shkije,egjiptian e dreqin e mallkuar...
*Shkyni dhe digjni leckat tjera qe perbuzin dhe fyejne Kombin tone
*"Dizajnereve" i´u thafshin duarte qe perpiqen te perbuzin Flamurin
*Kur e martuam ATDHEUN,djalin e vellaut, nje mik me afrua dhe me pyeti: Reshat,perse nuk e keni marrur edhe flamurin e Kosoves,se Ju jeni dergjur burgjeve per Flamur, i´a ktheva,se nuk eshte Flamur i Kombit tone dhe KY FLAMUR NUK KA HISTORI. Miku  iku dhe beri eeem...

Shkruan vetem per Ju: RESHAT BADALLAJ, shkrimtar*

Çka eshte Flamuri?

Flamuri eshte pelhure e holle dhe lehte me forma e ngjyra te ndryshme,qe vihen ne nje shtize dhe eshte simbol i nje shteti, i nje kombi... Do te perpicem me mish e me shpirte,se perse shqiptaret kudo qe jane neper festa dhe gazmende familjare ne catite e shtepive aty ku marrin fryme dhe flasin shqip, te marrin shtizen me flamurin kuqezi dhe jo lecka qe e perbuzin kombin tone te lavdishem. Beznat tjere jane percares dhe fyejne rende gjakun e kombit qe nga koha e Gjergjit bile edhe me heret.Pra,digjni,shkyeni pa gjynah se nuk eshte flamur i yni. Lexuesi ndoshta kuturu hutohet, kur lexon se eshte simbol i nje shteti... Mos harroni se ne jemi te ndare padrejtesisht. Pra,ketu humb hutia.
Flamuri i kuq me shkaben e zeze me dy krere eshte simboli me i shtrenjte dallues i shqiptareve,i kombit tone te shumevuajtur.Flamuri kombetar e udhehoqi shqiptarin ne lufte.Ai ishte krenaria e tij para te huajve.
Per origjinen e flamurit tone kombetar ka shpjegime te ndryshme. Ne nje artikull te gazetes "Mesuesi" me titull:"Pse flamuri yne ka shkaben me dy krere" thuhet :"Shqiponja me dy krere u perdor,me sa dime nga shekulli XIV si shenje e princerve feudale shqiptare... Nga sa mendohet,mundet qe keta princer shqiptare ta kene marre shkaben me dy krere nga bizantinet,prej te cilet kishin marre dhe titujt fisnike... si arhond,despote..."
Keto shprehje nuk i pergjigjen te vertetes historike. Duhet te kemi parasysh se perandoria bizantine ishte perandori fetare: qe kishte simbol kryqin dhe jo shqiponjen qe eshte simbol pagan. Sipas keti artikulli, qe e spjegon me se miri M. Koko, del se bijte e Shqiperise per mbrojtjen e lirise kane luftuar dhe rene nen hijen e nje flamuri te huaj greko-bizantin ortodoks. Dim qe per mitin se shqiponja "qenka" me origjine greko-bizantine,eshte pretenduar prej kohesh nga pseudohistorianet fqinj shoveniste. Mirepo te dhenat qe perligjin kete mit nuk gjendrojne se vertetes historike.
Le ti referohemi te dhenave te dokumentuara:Simbas studimeve te Fan Nolit dhe shkenctarit te degjuar kroat Milan Shuflait (1879-1931), del se shqiponja ka qene simbol i princerve shqiptare dukagjinas. Simbas dokumentave dalmate (te shkruara italisht), gjate viteve 687,688 dhe 695 (mbas eres sone) i gjejme ne lufte kunder mbretit Radosav
dhe Stefanit te Krocise.Muzeu arkeologjik i Zagrebit ka qene i pasuruar dhe me monedha me shkaben me dy krere te fisit Japod Ilirian te zbuluar ne Kroaci.Shovenistet serbe i kishin zhdukur keto monedha, por,fatmiresisht,keto monedha para zhdukjes ishin pershkruar me hollesi nga shkenctari i mirenjohur Simon Ljubic.
Per ekzistencen e hersheme te shkabes Iliriane na ndihmojne edhe zbulimet arkeologjike ne Bylys (Hekal), Orik (Pasha Liman), qe i takojne shekullit te trete para eres sone,kohe ne te cilen ka jetuar Pirroja. Sipas Pjeter Bogdanit 1685, ai eshte quajtur "MBRET I ARBËRIT TE POSHTEM"  qe ka jetuar 23 shekuj me pare. Edhe Frank BARDHI (1635)Epirin i stermocem e quan "Arberi".
Princi arber Gjon Muzaka ne dhjaten e tij, shkruan ne Napoli me 1510;qe u le bijeve te tij,shkruan se dera e tij ka patur si trashgimtar si embleme shqiponjen dhe se te paret e tij kane qene dukagjinassit, qe mbahen mend brez pas brezi ne truallin tone.Simbas Marin Barletit:"Skenderbeu mbante flamuj te kuq te qendisur me shqiponjen e zeze me dy krere dhe se ky ishte flamuri i fisit te tij". Sikurse dihet historikisht,familja e Gjon Kastriotit nuk ka qene asnjehere ne sherbim te Bizantit,qe mund te pretendohet se e kane marre andej shqiponjen.Kjo familje ka sunduar ne nje kohe kur Bizanti ndodhej ne shtratin e vdekjes.
Dihet boterisht perkrenarja e Skenderbeut me simbolin aq te njohur te dhise me brire. Vete Gjergj Kastrioti kishte shpallur veten pasardhes te Pirros  se Epirit (Georgius Castriotus Rex Epiratium). Sipas Pitarkut,Pirroja e kishte perkrenaren me bri cjapi,ndersa Flori (shek i II),shpjegon se perkrenarja me brire ka qene dhe para Pirros dhe e fakton me profilin e kokes se Aleksandrit te madh ne monedhat maqedonase.
Deri sa Skenderbeu e shpallte veten pasardhes se Pirros,i ketij mbreti te Arberise se Poshtme,nga edhe i cili kishte marrur simbolin dhe perkrenaren me bri dhije,ka mundesi qe Gjergj Kastrioti te kete trashiguar stemen ose flamurin e Pirros,mbasi Skenderbeu i njihte shqiptaret pasardhes te epiroteve.
Te dhenat historike qe perputhen plotesisht me ato arkeologjike e hodhin posht pretendimin se shqiponja dykrenare ka origjine greko-bizantine. Ajo i ka rrenjet e thella deri te parardhsit e tyre Iliriane. Ate e gjejme te gdhendur dhe ne nje shkemb ne Azine e Vogel, ne afersi te vendebanimeve te fiseve pellazge,veqanrisht numizmatika e hershme si monedhat me shqiponje me mbishkrimin "Mollosia" te zbuluar ne kryeseline e Pellazgeve ne Dodone ne afersi te Janines,qofte edhe ato te Gradishtit ne Mallakaster etj
Te gjitha keto te dhena arkeologjike,faktojne se shqiponjen tone e kemi trashiguar nga parardhsit tane Ilire dhe nga eterit e tyre pellazge,qofte edhe ne monedhat e Aleksandrit Mollosit ashtu edhe ne ato te Pirros se Epirit,duke shtuar edhe shqiponjat e vizatuara ne vazot etruske mbi mburrojat e luftetareve...
Shenjat dhe simbolet zyrtare duhet te perfaqesojne kombin si nje tersi.Duke patur parasysh se flamuri yne kombetar eshte nje simbol mjafte i larget ne kohe,ai duhet te jete i pandrysheshem,domethene me shqiponjen ate te Skenderbeut...
Flamurin kuqezi e kane mberthyer pllembete Gjergj Kastriotit-Skenderbeut,Ismail Qemalit, Adem Jasharit....
Nderkaq, flamurin si akollore pjeperi cilet pellembe e kane mberdhyere duarte e te huajve. Pra, kjo vlene edhe pergjigjja per mikun se perse ne shtepine tone valone vetem flamuri kuqezi, sepse ka nje histori shume te larget. Nderkaq, ky bajraku qe na falen te huajt nuk ka histori. Neqoftese ju shkon fiqiri se ka histori,ahere shkruani te shohim e te lexojme. "dizajnereve" i ´u thafshin gishtat dhe atyre qe propagandojne kunder flamurit kuqezi...

P.S. Autori lidhur me flamurin ka patur polemike me kryeministrin e atehershem maqedonas, Branko Cervenkovski , per heqjen e flamurit ne Gostivar. Faksimili ne librin e trete:"Verrini neper luftera"
 
* RESHAT BADALLAJ ka botuar librat:
"Fakte"," Mehe (Rame) Uka", "Verrini neper luftera" dhe "Lufta e Grishes,Arratisja, Gjarperinjt e Gjakut dhe Fitorja e Arberit"
Librin e peste ka kohe qe e ka perfunduar, vetem duhet te dergohet per botim per te pare driten...

VIEW SLIDE SHOWDOWNLOAD ALL
ADD MORE PHOTOS
This online album has 3 photos and will be available on SkyDrive until 11/25/2011.


Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...