Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/05

KF “Hajduku” i Splitit në përkrahje të Pavarësisë së Kosovës


Nga Faton Krasniqi
I.
KF Hajduku i Splitit u themelua me 13 shkurt 1911, ndeshjet i luan në stadiumin modern “Poljud”, me kapacitet prej 35mijë ulësesh, tifozët e zjarrtë të tij janë “Torcida ”.
Hajduku i Splitit është klubi i dytë në Kroaci për kah sukseset në ligën e ish- Jugosllavisë dhe atë të Kroacisë, menagjer klubi është ish futbollisti i mirënjohur bullgar Krasimir Balakov.
II.
Historia e shqiptarëve si lojtarë të Hajdukut të Splitit fillon me mbrojtësin Vilson Gjoni, që ishte një nga mbrojtësit më korpulent, më stabil dhe më luftarak në ligën Federative të ish-Jugosllavisë.
Gjatë viteve 1990-1994 luajti edhe Ardian Kozniku një nga futbollistët më të shquar shqiptarë në arenën ndërkombëtare, në 98 ndeshje shënoi 44 gola, Kozniku ishte reprezentues i Kroacisë, dhe për përfaqësuesen kroate luajti në 7 ndeshje ndërkombëtare – zyrtare ku shënoi edhe 2 gola, Kozniku është i pari shqiptarë që mori pjesë me përfaqësuesen kroate në Evropianin “England 1996”.
Për Kroaci luajti edhe legjenda e futbollit shqiptarë Kujtim Shala i cili luajti një ndeshje për përfaqësuesen kroate menjëherë pas çlirimit të Kroacisë (Shala luajti në Kraocisë pë NK Dinamo Zagrebin).
Gjatë sezonit futbollistik 2010-2011 luajti për KF Hajdukun e Splitit edhe futbollisti i talentuar i kombëtares shqiptare Ervin Bulku, mori pjesë edhe në kualifikimet në ligën Europa cup.
Legjendat e futbollit kosovarë lojtarë te HajdukutLegjendat e futbollit kosovarë lojtarë te HajdukutLegjendat e futbollit kosovarë lojtarë te Hajdukut
Në kohën e ish –Jugosllavisë, KF Hajduku i Splitit kishte shumë adhurues në Kosovë, shqiptarët kishin lidhje të hershme kulturore – fetare me Kroacinë dhe me Splitin, edhe sot e kësaj dite shqiptarët në Kroaci dhe në qytetine Splitit merren me sport, me muzikë, me art, me punime artizanale; dhe kanë një numër të madh ëmbëltorësh, furra bukësh, burektoresh, mishtoresh, restaurantesh, picerish, pastiçerish.
Simpatizuesit e KF Hajdukut “Torcida”, ishin simpatizuesit më të flakët dhe më të organizuar në ish Ligen Federative Jugosllave, por edhe sot ne Ligen Kroate, edhe atëherë edhe tash Hajduku ka ka mjaft adhurues nga Kosova, sidmos adhuruesit kosovarë përkrahnin Hajdukun e Splitit
Në ndeshjet derbi kundër: Partizanit, Cervena Zvezdës, Vardarit, Buduçnostit, Radniçkit –Nish etj etj.
III.
Para pak ditësh Hajduku i Splitit dhe “Torcida”, festuan 100 vjetorin e themlimit të klubit splitas, ku KF Hajduku kishte ftuar për një ndeshje miqësore ekipin numër një në futbollin botëror Barcelonën. Ndeshje u luajt në satdiumin modern “Poljud”, në praninë e 35.000 mijë shikuesve, rezultati final ishte Kf Hajduk Split 0:0 FC Barcelona.
Pos as kjo ndeshje nuk kaloi pa marrë apo pa i dhënë nuanca politike Serbia.
Pasi serbëve iu erdhi inati kur tifozët e zjarrtë splitas “Torcida”, Shpalosi flamurin shqiptar- shqipnojnen dykrereshe dhe ate të Kosovës, në shenjë respekti për adhuruesit e tyre shqiptarë.
Kjo ishte ishe e monitoruar edhe nga vëzhguesit e UEFA-së, kështu që; serbët kërkonin që të dënohej klubi kroat, pasi sipas tyre kishte fyer ndenjat serbe. Kjo u përdor nga serbë për të fituar poena politik, por më kot askush s`u muar me ta.
Bota tashmë i ka kuptuar kush janë serbët, se sa dinak dhe se sa egoist që janë, serbët çdo gjë që s`është serbe ata e urrejnë, siç na urrejnë neve dhe njëashtu kroatët apo edhe boshnjakët, megjithate serbët u ankuan por edhe kësaj rradhe ju hasi sharra në gozhdë, sikur që ka filluar të jua has që disa kohë.
Simpatizuesit splitas “Torcida”, ka marrëdhënie të mira me simpatizuesit e klubeve shqiptare si me: “Plisat” -Prishtinë; “Ballistët” -Tetovë; ”Torcidën” -Mitrovicë. etj etj.
Splitasit dolën hapur me flamuj të Shqipërisë dhe të Kosovës, në mbështetje te shqiptarëve dhe te Pavarësisë së Kosovës.
Ne si shqiptarë duhet t`i japim përkrahje morale KF Hajdukut të Splitit, dhe tifozëve të flakët të tij ”Torcidës”, në ndeshjet kualifikuse për në Europa Cup.
IV.
Historia vazhdon miqësa shqiptaro-kroate është më e thellë se kaq.
Shqiptarët në Kroaci ishin pjesmarrës aktiv në luftën e Kroacisë ku Kosova Kroacisë i dha 2500 luftëtarë aktiv, Kosova dha dëshmorë për Kroacinë në luftë për mbrojtjen e vendit nga soldateska çetnike serbe, këtë e dëshmon edhe fakti që në luftën e Kroacisë kishte udhëheqës ushtarak shqiptarë, siç ishin: Gjeneral Rrahim Ademi,Gjeneral Agim Çeku, Kolonel Ahmet Krasniqi, Bekim Berisha-abeja (nuk kishte gradë që ish presidenti kroat Franjo Tudjman nuk ja dha Bekim Berishës- Abesë në shenjë mirënjohje për trimërin e treguar në luftën kroate, Garda Kroate në përvjetorin e rënies heroike të gjeneral Bekim Berishës- Abesë, mban një minut heshtje në shenjë respekti për veprën madhore të tij). Bekim Berisha ishte luftetarë i UÇK-së ku ra heroikisht ne mbrotje të atdheut.
Gjeneralë shqiptarë që ndihmuan Kroacinë në luftën për e vendit: foto nga arkiviGjeneralë shqiptarë që ndihmuan Kroacinë në luftën për e vendit: foto nga arkiviGjeneralë shqiptarë që ndihmuan Kroacinë në luftën për e vendit: foto nga arkivi
Luftëtarët shqiptarë luftuan përkrah kroatëve në zonat më të prekura nga lufta si në: Knin, Vinkovc, Gospiç, Zagreb, Dubrovnik, Zarë etj.
Miqësia shqiptaro-kroate do të vazhdojë përjetësisht.

Veshja, Simboli i Shqiptarisë



Nga: Ramiz DËRMAKU 
Weingarten - Gjermani
Po të shikojmë gjenezën historike, të kulturës sonë shohim
Ramiz Dërmaku
Ramiz Dërmaku
 se edhe kultura jonë univerzalisht bënë pjesë në kulturat botërore të njerëzimit, dhe jo vetëm në veshjet tona shqiptare, ne dallojmë simbolizimin dhe raportet që krijohen e shtresohen në problematikën e veshjeve ato dallohen njëra nga tjetra. Dukuritë e përditshmërisë njerëzore në rrafshin e veshjes janë të ndryshme. Për arsye të këtilla studiues të shumtë të antropologjisë kulturore pothuaj pajtohen se veshja në përgjithësi është pjesa më e zhvilluar e një kulture, dhe ajo ofron burime kryesore të informatave për jetën e njeriut. Kjo potencohet veçmas për shumë funksionalizimin e veshjeve, të cilat në literaturë çdo herë i quajmë popullore. Nga një këndëvështrim tjetër teoritë antropologjike të kohës sonë- apo moderne gjithnjë e më tepër përkrahin mendimin se kultura përfaqëson një sistem domethëniesh simbolike të artefakteve të cilat i krijon vetë njeriu. Po të nisemi nga fillesa historike, për më tepër univerzalisht në kulturat botërore të njerëzimit dhe jo vetëm në veshjet shqiptare, lehtë dallojmë simbolizmin dhe raportet që krijohen dhe shtresohen në problematikën e veshjeve, s'pari në raportin më të përgjithshëm veshja dhe trupi, e më vonë edhe raporte të tjera. Në kontekste të ndryshme shpërfaqen edhe simbolizmat përkatës, koncepte të ndryshme për veshjen, që e dallojmë atë si popullore, zyrtare moderne, kombëtare, veshje-uniformë, veshje memorizim-përkujtim, etj. Në vija më të përgjithësuara do të ndalemi te raportet që krijohen nga veshja dhe trupi. Simbolika e veshjeve shqiptare tregohet plotësisht e krahasueshme me akëcilën kulturë njerëzore.
Valltarët e A.K.V.Ibe`Palikuqi Shkup. Një ndër specialitetet Tradicionale (Flijat)Rexhep Qeliku dhe Larglinda Fejzullahu, në veshje Kombëtare Shqiptare. Fotografuar nga Patriot Osmani.Veshje Kombëtare Kosovare. Bilbili i këngës Shqipe Z.Negjmije Pagarusha dhe Mentor XhekajGaleria e arteve - Pogradec. Model Ardian Komani dhe Aguliqe Zeqiri. Veshjet Bora Fashion Agency. Foto Shkëlzen Rexha
Çka shohim në raportin veshja dhe trupi?
Shikuar raportet dhe shfaqjet që krijohen në rrafshin veshja dhe trupi, konsiderohen të lashta dhe të pandashme nga jeta e përditshme e njeriut. Në vende e kohë të ndryshme njeriu e përceptonte veshjen si mbrojtje reale - lëndore, por edhe si mbrojtje e fetishizuar, apotropeike e magjike. Sipas autorit Cordell, për qeniet humane me shkallë të ultë të zhvillimit, në fillim tatuazhi dhe ngjyrosja e trupit konsideroheshin si mbrojtje prej qenieve të këqija domoniake. Pra edhe këtu shënojmë një të dhënë për kulturën shqiptare. Kur MIS DURHAM, i vizitoi shumë vende të Shqipërisë së veriut, e tha; tek myslimanët dhe te krishterët ajo kishte parë se dukuria e tatuazhit ishte prezente, dhe e përdornin me shumë dëshirë.
Galeria e arteve - Pogradec. Modelja Fatmirja. Veshjet Bora Fashion Agency. Foto Shkëlzen RexhaVeshje Kombëtare e Librazhdit. Modele Fatime HajraVeshje Kombëtare nga Drenica - Këngëtarja Leonora JakupiVeshje Kombëtare nga Rrafshi i Dukagjinit dhe të Drenicës
Tatuazhi më tepër përdorej tek mashkujt por edhe tek femrat. Mis Durham, për origjinën e tatuazhit e lidhë me lashtësinë kultike e mitologjike, përkatësisht me Mitraizëm. Na është e ditur se veshja krijon kontakt të drejtpërdrejtë me trupin, prekë drejtpëdrejtë lëkurën e trupit, prandaj si rrjedhojë pason besimi pozitivë se mund ta mbrojë trupin nga të ligat. Strategjia e të menduarit magjik të kulturave të ndryshme tregon se ca pjesë kostumore, si fjala vjen, këmisha, përparjet ose brezat rregullisht dhe me shumë kujdes dekorohen pasurisht me motive, me thekë e tufa, ose me ngjyra të zgjedhura, me të cilat pretendohet mbrojtja dhe komunikohen domethënie me interes kulturor. Tek kultura shqiptare këmishat për meshkuj,e veçanërisht për femra, dekorohen rregullishtë në grykë e jakë por shpeshë edhe në mbaresave të mëngëve. Kemi raste siq kmi parë në fshatin Korit të Gostivarit që këmisha të qëndiset e dekorohet edhe në pjesën e përparme - në prehër, edhe pse gjatë bartjes kjo mbulohet me përparje, poashtu të punuar dhe të dekoruar.
Tirqi për fëmijë - Besa Beqiri dhe Hana XhaferiVeshje të nuseve Hasjane, nga Romaja e Hasit. Modelet Edona dhe Mirjeta QenajVeshje e burrave nga Rugova e Pejës
Ne shumë raste sipër përparjes ose anash përparjes vendosen shamia shumëngjyrëshe e me shumë thekë, p.sh; veshjen e gruas së trevës së Rugovës. Petk tjetër kostumor, që dallohet për dekor të dendur është edhe jeleku, që e përdorin edhe meshkujt edhe femrat. Motivet tek veshjet e femrave janë më të pasura, dhe ngjyrat dhe materialai dekorativ më i shumëllojshëm. Këtu duhet cekim jelekun e trevave të Drenicës të Anamedvegjës, të Malësisë së Tetovës ose të Malësisë së Shkupit. Mbi gjithë këto veshje pra mbi këmishë e jelek vendosen vendosen edhe plotë aksesorë, stoli bizhuterie ose të metaleve të çmueshme, lloje të ndryshme të rruzave, etj. Këto elemente mitologjia i shpjegon si përbërës specifik që shkaktojnë "huti" ose prapojnë "syrin e keq".
Mbulesa e kokës dhe rregullimi flokëve?
Për filozofinë e "të menduarit magjik", rregullimi i flokëve dhe mbulimi i kokës, duhet të jetë në harmoni me veshjen, përfaqëson një botë krejt më vete. Ky rregullim tok me aksesorët e shumtë pastaj koha e fillimit të mbajtjes së një petku ose e një aksesori të caktuar, e ngritur në zakon e rregull (P. SH. në vitet e kalimit, para ose pasë martesës, në gjendjen kur je larguar- e ndarë nga burri - e vejë). Roli dhe rëndësia e veshjes që ishte e thjesht në fillesën e vetë, erdhi gjithënji duke u zhvilluar e transformuar, më me shumë dekor dhe begati në shumë aspekte, por edhe me simbolizëm gjithënjë më disperziv.
Galeria e arteve - Pogradec. Modelja Eliza Marku. Veshjet Bora Fashion Agency. Foto Shkëlzen RexhaModel Gloria Gjura - Veshja Bora Agency - Foto: Shkëlzen RexhaVeshje të femrave të Rekes së epërme - Iliridë
Në kulturën shqiptare rregullimi i flokëve merr rëndësinë e veçantë për femrën e martuar me status nuse dhe grua e re. Ne do të cekim edhe rregullimin e nuses me kapuç me pare të përhapur gjërsishtë në kulturën shqiptare, pastaj kemi rregullimin me shumë gërsheta në disa krahina etnografike të Kosovës e në rrethina të Shkupit, ansamblin dekorativ me kapuç me pare e rruaza, monedha bizhuterie, e të metaleve të çmuara e stoli tjera të gruas së re Anamedvegjës e të trevave të tjera.

Botime të reja: Dr.Menduh Bamja "Pozita kushtetuese e bashkësive fetare"



Kopertina: Pozita kushtetuese-juridike dhe faktike e bashkësive fetare në ish-Jugosllavi me vështrim të posaçëm të Bashkësisë Islame
Mexhid YVEJSI, Gjakovë - Ky libër, i cili ka 439 faqet, të cilin 
e boton Shoqata Kulturore “Kur’ani” në Prizren, Kosovë, është rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare të autorit Mr.sc Menduh Bamja, dhe në të vërtetë, ky libër paraqet disertacionin e doktorates, të cilin autori, nuk arrijti ta mbrojë për shkak të sëmundjes së papritur vdekjeprurëse.
Në tërë librin e tij, Mr.sc. Menduh Bamja, si njeri paqëdashës, besimtar, ashik i Ehli Bejtit, i qëndroi besnik të vërtetës dhe me devotshmëri u kujdes për drejtësi, për çështjen kombëtare dhe fetare…
Kush është Mr.sc. Menduh Bamja?
Mr.sc. Menduh Bamja lindi më 26 mars 1952 në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin). Diplomoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë më 1979.
Magjistroi me 19 korrik 2002 me temën: „Liria e ushtrimit të besimit në sistemin kushtetues-juridik të ish-R.S.F.J.“
Ka shërbye si sekretar në Qendrën Shkollore „N.Tereze“ në Prizren, sekretar i Sh.L.P. „Xhevdet Doda“, Prizren, ka qenë zëvendës i Avokatit Publik të Komunës së Prizrenit etj.
Përveç këtyre shërbimeve, që i kreu me ndershmëri, Mr.sc. Menduh Bamja është marrë edhe me studime, krijimtari... Ka botuar dhjetra shkrime nëpër revista të ndryshme në trojet shqiptare, prej të cilave po i veçojmë këto:
„Mësimi fetar në shkollat publike në Evropë” botuar në revistën „Dituria Islame“ Nr.156-157, Prishtinë, 2003.
„Idea e tolerancës fetare dhe ndikimi në shoqëri”., botuar në revistën „Edukata Islame“, Nr.74, Prishtinë, 2004
„Sufizmi-mistika islame, botuar në revistën „Perla“, Nr. 1, Tiranë, 2005
« Mevlana-Poet i Dashurisë », revista « Perla », Nr.4 (47), Tiranë, 2007, etj. etj.
Ky libër, të cilin e boton Shoqata Kulturore “Kur’ani” Kosovë, është rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare të autorit Mr.sc Menduh Bamja, dhe në të vërtetë, ky libër paraqet disertacionin e doktorates, të cilin autori, nuk arrijti ta mbrojë për shkak të sëmundjes së papritur vdekjeprurëse. Ndrroi jetë me 18 prill 2008, në Prizren, në moshën 56 vjeçare, por la gjurmë në kulturën islame-shqiptare
Në Pallatin e Paqes në Hagë qëndron ky shkrim:
“Nëse e do paqen, kujdesu për drejtësi.”
Në tërë librin e tij, Mr.sc. Menduh Bamja, si njeri paqëdashës, besimtar, ashik i Ehli Bejtit, i qëndroi besnik të vërtetës dhe me devotshmëri u kujdes për drejtësi, për çështjen kombëtare dhe fetare…
Ky është libri i parë i tij, libër i cili do të mbetet në histori si një instrument i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, për çështjet fetare dhe kombëtare...

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...