Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/05

Botime të reja - „Aspekte fetare dhe kulturore“

Aspekte fetare dhe kulturore - Përmbledhje punimesh
Nga Mexhid Yvejsi - Ky është titulli i librit shkruar nga Idriz Vuçitërna, të cilin e botoi: Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës.
Librin e botoi Shtëpia Botuese „Dituria Islame“ në kuadrin e Bibliotekës: „Botime të veçanta“.
Për botuesin: Mr.Naim Tërnava, Myfti i Kosovës
Kopertina "Aspekte fetare dhe kulturore"
Librin e përgatiti për botim:
Mexhid YVEJSI
Redaktor profesional:
Mr. Qemajl Morina
Redaktor gjuhësor:
Mexhid YVEJSI
Recensentë:
Faik Miftari
Mr. Halil IBRAHIMI
Korrektor:
Skender Rashiti
Ballina:
Bashkim Mehani
Redaktor teknik &
Realizimi komjuterik:
Nuhi SIMNICA
Shtypi: „KOHA“, Prishtinë, 2011
Në librin me titull: „Aspekte fetare dhe kulturore“, i autorit Haxhi Idriz Vuçitërna, janë përfshirë 38 artikuj me përmbajtje dhe tematikë të ndryshme, të cilët paraqesin opusin e krijimtarisë së tij, botuar në faqet e periodikut islam, në trojet shqiptare, duke filluar prej vitit 1990 e deri në fund të vitit 2004, kur kaloi në jetën e amshueshme.
Radhitja e temave, në këtë libër, është bërë në mënyrë kronologjike, kurse në fund të çdo shkrimi është shënuar vendi dhe data e botimit.
Në tërë librin e tij, i cili ka 283 faqe, autori Idriz Vuçitërna i qëndroi besnik të vërtetës fetare e kombëtare dhe me devotshmëri u kujdes për drejtësi...
PËRMBAJTJA PARATHËNIE........................................
KOMBËTARJA DHE FETARJA...................
SHIRKU LATENT - .......................
SI TË INTERPRETOHEN POROSITË E KUR’ANIT?
HILMI MALIQI – FETAR E KOMBËTAR.................
IDEOLOGJIA KOMBËTARE – Ç’ËSHTË AJO?......
PËRSE SHQIPTARËT PRANUAN FENË ISLAME?
SI (NUK) DUHET KUPTUAR NJË PARULLË?
PËR QASJE INTELEKTUALE E KUNDËR STEREOTIPEVE
KUR (S) NDIHMON ZOTI............................................
PËRVOJA E DOBISHME SHKENCORE...................
SHQIPTARËT DHE TRASHËGIMIA KULTURORE EVROPIANE
ANGAZHIM I QËLLUAR APO...?...............
EDUKATA FETARE E NDIHMON ÇËSHTJEN KOMBËTARE
GJUHA NË SHËRBESA FETARE ISLAME...........
E KUJT ËSHTË FESTA E VITIT TË RI?
RELIGJIOZITETI SI FAJËSI!?
PËRSE SHKOHET NË HAXHILLËK?
KONTRIBUT I PËRPJEKJEVE PËR DENIGRIMIN E NJË BESIMI
ABDYLMALIQ HOXHA (1865 – 1928)
FEJA SI ADET.......................
A ISHTE EVROPA GJITHMONË “EVROPË”?.............
PËRSE ETIKETIME?
OBJEKTIVITETI - DËSHMI E PJEKURISË CIVILIZUESE
MUHAMMEDI – NJERI DHE PEJGAMBER................
FUNDAMENTALE DHE FUNDAMENTALISTE
UDHËKRYQET E BESIMTARIT
KEQINTERPRETIMI I MESAZHIT ISLAM..... .................
KUR’ANI – VAZHDIMËSI E REVELATAVE................
SHQIPTARËT MUSLIMAN NË MES
ATEIZMIT DHE NACIONALIZMIT...............
NAIM FRASHRËRI, ÇFARË (NUK) ISHTE ?.....................
DISA ASPEKTE TË TRASHËGIMISË FETARE..........
FEJA NË SHKOLLA – PO APO JO?
FENOMENI I TRINISË FETARE................
MEVLUDI – ÇFARË DOMETHËNIE KA ?
AGJËRIMI, PËRSE?.....................
SHËN GJERGJI – FESTË E KUJT ËSHTË KJO?
SHAMIA.......................
PËR NJË PASQYRIM OBJEKTIV ..........
INTELIGJENCA PARAQET SHPIRTËROREN E POPULLIT TË VET.
(Intervistë me Mr.Qemajl Morinën, udhëheqësi i veprimtarisë botuese “Dituria Islame” në Kosovë dhe prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë.)--------------------------------
DHEMBJA-POEZI KUSHTUAR IDRIZ VUÇITËRNËS----------------
SHËNIME PËR AUTORIN: IDRIZ VUÇITËRNA-----------------------
PËRMBAJTJA.............................................................................................
Kush është Idriz Vuçitërna?
Jetëshkrimi Idriz VuçitërnaIdriz Vuçitërna është djali i Haxhi Hasan Vuçitërnës, (1919-1998) ish-i burgosur politik, që për komunistët ishte armik, sepse ishte besimtar e atdhetar, ka qenë kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Rahovecit, i cili u vra nga policia serbe, në korrik të vitit 1998, por që trupi i tij ende nuk është gjetur…
Është nipi i dëshmorit, hoxhës, Hasan Vuçitërna, i cila ka qenë hoxhë i nderuar, që është vra, pushkatuar, nga ushtria serbe, në vitin 1919…
Idriz Vuçitërna, djal e nip dëshmori, të vrarë nga ushtria e policia serbe, lindi me 11 Shtator 1950, në Rahovec, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Studimet për teknologji i filloi Tuzllë të Bosnës dhe i përfundoi në Mitrovicë.
Ndonëse me profesion ishte inxhinier i teknologjisë, shquhej për kontributin e tij në shumë lëmi: për kontributin e tij kulturor, fetar, atdhetar, politik e qytetar.
Në fillim ka punuar në arsim, më vonë si inxhinier i teknologjisë, ka qenë drejtor fabrike, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Rahovecit, anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe së fundi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini në Kuvendin Komunal të Rahovecit.
Prej të gjithave, ajo që e kishte më në zemër, me të cilën krijoi emër, ishte një lëmi: të merrej me krijimtari. Shkrimet e tij ishin të veçanta, interesante, aktuale, lexoheshin me vëmendje, me kënaqësi dhe çdo lexues përfitonte shumë prej punime të tij.
Ka shkrue shumë punime, studime, të cilat janë publikue në gazeta e reviste të ndryshme, si: “Dituria Islame”, Edukata Islame” “Takvimi-Kalendari”, të Prishtinës, në revistën “Frymëzimi” të Gjakovës, “Selam-i” të Prizrenit, “Hëna e Re” të Shkupit, etj.
Përveç revistave të lartëpërmendura, ka botue edhe në gazetat e përditshme të Kosovës, si: “Koha Ditore”, Kosova Sot”, “Epoka e Re” etj. Shkrimi i tij i fundit u botue në gazetën “Epoka e Re”, më 14 Tetor 2004, faqe:8, me titullin:”Çka është Ramazani?”
Përveç shkrimeve që janë botuar, që do të mbesin si një dëshmi e paharruar, Haxhi Idriz Vuçitërna, si një veprimtar, studiues, ka marrë pjesë në shumë tryeza, tribuna, sesione e konferenca shkencore, që janë zhvilluar nëpër qytetet kryesore, Shkup, Tiranë dhe në Prishtinë.
Në Prishtinë shkëlqeu në Konferencën Shkencore: “Shtypi Islam – dje, sot dhe nesër”, organizue nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, që zhvilloi punimet në amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, me 23-25 Maj 2003, ku Idriz Vuçitërna, si një nga referuesit që pritej me pa durim, e lexoi kumtesën me titull: “Për një pasqyrim objektiv të problematikës islame në shtyp”.
Përmbajtja e shkrimeve të tij në vazhdimësi ishte e guximshme, mallëngjyese, trimëruese, frymëzuese….
Për vite të tëra e kam pasur mik, mik të dashur e besnik. Ishte i edukuar, i kulturuar, modest, bujar, besimtar, atdhetar…
Për çdo shkrim të ri, pa pritue fare, vinte në Gjakovë, më vinte në shtëpi dhe më thoshte: “Qe një punim i ri, s’kam qejf me dalë në dritë për pa ia lëshue sytë…!”
Haxhi Idriz Vuçitërna ndrroi jetë në shtëpinë e tij, në një fatkeqësi, ditën e diel, pasdite, më 5 dhjetor 2004. Me 6 dhjetor u krye ceremonia e varrimit, ku morën pjesë mija qytetarë nga gjithë Kosova.
Kuvendi Komunal i Rahovecit, ditën e hënë me 6 dhjetor 2004, mbajti një mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjës së Haxhi Idriz Vuçitërnes, në të cilën kryetari i Komunës së Rahovecit, Esad Haxhijaha, ndër të tjera tha:
”Detyrat e punës i kryente me seriozitet. Ka qenë i sjellshëm dhe i respektueshëm….”
Në kohën e drekës, qendra e Rahovecit ishte mbushur plotë me qytetarë, siç ishte mbushur përplotë edhe xhamia kryesore, ku u falë namazi i drekës nën udhëheqjen e Mulla Shani ef. Sylka, i cili udhëhoqi edhe faljen e namazit të xhenazës, në platonë e xhamisë madhështore në ndërtim, që ishte e ngushtë për të gjithë xhematlijntë…
Xhematlinj të shumtë, të gjithë hoxhallarët e Rahovecit, i gjithë stafi i të punësuarëve në administratën komunale të Rahovecit, autoritete të institucioneve të ndryshme, ish-ushtarë, luftëtarë, ish-komandantë të UÇK-së, udhëheqës të partive politike, që të gjithë në këmbë u nisën drejt në varrezat e qytetit, ku me tekbire, duke e madhëruar Zotin, u varros me nderime, Haxhi Idriz Vuçitërna…
Kryeimami i Rahovecit, Mulla Nysret Efendi Abazibra, qe i fundit që u nda prej Haxhi Idrizit, me një fjalim shumë prekës, me një oratori të rrallë, me një zë kumbues, melankolik e dramatik, ku ndër të tjera tha:
”Haxhi Idriz Vuçitërna gjatë jetës e punës së tij, la gjurmë të thella…Mungesën e tij do ta ndiejmë të gjithë…”
Unë, që e kisha mik shtëpie, mik veprimtarie, edhe pas shtatë vjetësh po e ndiej mungesën e tij, por ne të gjithë prej Zotit jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi. Të kthehemi, si Haxhi Idrizi, me faqe t’bardhë se dita e fundit secilit ka për t’i ardhë…
Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Recension për premierë teatri "Varri i Qyqes" Dramë - nga autori Azem Shkreli

Azem Shkreli: “Varri i qyqes”, dramë, regjia: Drita Begolli, interpretoi: trupa e Teatrit Profesionist “Istref Begolli”, Pejë.
Shkruan: Halil Haxhosaj - 
Kohë më parë në sallën e Teatrit Profesionist “Istref Begolli” 
Halil Haxhosaj
Halil Haxhosaj
të Pejës u dha premiera e dramës “Varri i qyqes” e Azem Shkrelit me regji të regjisores Drita Begolli dhe në interpretim të aktorëve: Safete Rogova, Nimon Muçaj, Selman Lokaj, Selman Jusufi, Sylë Kuçi, Nexhmije Selca, Labinot Lajçi dhe Armend Ismaili. Poashtu në këtë premierë kontribuan prapa skenës edhe Kapllan Nikçi me fyell e kavall dhe vajtoret: Remzije Shala, Raze Nikçi dhe Gjyke Zekaj.
Shfaqje e ndërtuar mbi figurën
Shfaqja “Varri i qyqes” i vënë në skenë nga regjisorja Drita Begolli sipas tekstit dramatik të Azem Shkrelit, ishte një pasqyrim paksa ndryshe nga teksti shkrelian, i konceptuar nga regjisorja Begolli. Ky konceptim kishte për qëllim shtrirjen, ambientimin, por edhe synimin që teksti i dramës të ambientohet në këtë kohë, e pse jo edhe në këtë hapësirë, duke u aktualizuar me pasojat e luftës së fundit çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga UÇK-ja dhe duke u ambientuar në trevën e Rugovës dhe Pejës, në veçanti. Kjo veçanti ka anën e mirë, por edhe paksa tjetër, sepse artistikisht bën një tkurrje që cungon shtrirjen e një hapësire paksa më të gjerë sikur që e ka teksti i dramës së Azem Shkrelit. Por, mbase dhe kjo gjë nuk duket dominonte dhe e patejkalueshme, sepse aktorët, me veprimet e tyre e gjeneralizojnë këtë element tjetërsoj.
Regjisorja Drita Begolli, e begaton konceptin e saj, duke e ndërtuar shfaqjen mbi figurën, e cila është tejet domethënëse, madje edhe konceptuale dhe funksionale. Mundësinë e këtij koncepti, ia shton më tepër, por edhe suksesshëm paraqitja skenografike e mjeshtres Iliriana Loxha Basha. Skenografia është plot invencion dhe figuracion artistik duke paraqitur një vegje, lëmshet e madhësive dhe ngjyrave të ndryshe që figurativisht përkojnë dhe dakordohen suksesshëm me tekstin dhe figurën e shfaqjes. Kështu vegja bëhet qendër e ngjarjes duke u shndërruar në figurë, metaforë e simbol, duke u bashkuar me simbiozën e penjve dhe lëmsheve. E tillë ishte jeta jonë e bërë lëmsh në histori, edhe e personazheve të shfaqjes së regjisores Drita Begolli, por edhe e vetave të dramës së Azem Shkrelit. Ky binom figurativ bashkëvepron, por edhe bashkëfunksionon aq mirë dhe aq lehtë sa që edhe aktorët Safete Rogova dhe Nimon Muçaj, interpretojnë në mënyrë tejet brilante rolet e Marisë dhe të Gjergjit. Këtu duhet përmendur disi të dalë nga figuracioni skenën e policëve, militarëve serbë dhe udhëheqësve të tyre, e cila devijon paksa nga rrjedha figurative nga klithmat, çjerrjet, por edhe maltretimet.
Andaj, koncepti regjisorial i Drita Begollit, edhe pse nuk e lexon në mënyrë besnike tekstin e dramës “Varri i qyqes” të Azem Shkrelit, shtrihet mbi figurën letrare të tekstit dhe arrin të bëhet dallues, pse jo edhe koncept i pavarur i regjisores së shfaqjes, që në natën e premierës kishte shtrirje, frymëmarrje, dramaticitet, por edhe rrjedhë dhe funksion të duhur dramatik. E tëra kjo arrihet vetëm me punë dhe përkushtim të madh dhe kështu pasqyron edhe talentin e kësaj regjisoreje, që në të ardhmen do të bëjë regji edhe më të suksesshme, sepse do të krijojë stilin dhe mënyrën e saj moderne e kreative.
Aktorët dhe interpretimi i roleve
Barrën, apo rolet kryesore të shfaqjes “Varri i qyqes”, i bartin Safete Rogova, Marija dhe Nimon Muçaj, Gjergji. Bagazhi i interpretimit të roleve të këtyre aktorëve është i madh, madje edhe i begatshëm. Edhe S. Rogova, por edhe N. Muçaj, gjatë karrierës së tyre aktoreske në teatrot e Prishtinës dhe të Gjakovës kanë bërë role të mira, por roli i Marijes (Safete Rogova) dhe i Gjergjit (Nimon Muçaj), jo vetëm që janë brilantë, por edhe do të mbahen në mend për kohë të gjatë. Madje, ky tandem aktorësh e barti barrën kryesore mbi supet e veta dhe ia doli me sukses.
Maria e Safete Rogovës, në natën e premierës së shfaqjes ishte një figurë që paraqiste të gjitha poret e një nëne që kishte përjetuar gjithçka gjatë luftës, por megjithatë ishte gjallë, sepse jeta nuk e kishte lënë në mëshirën e fatit të keq. Ajo nuk kishte çka të tregonte, madje as të rrëfente. Ajo ishte shndërruar në qenie të cilës iu kishte nëpërkëmbur dhe humbur gjithçka. Dhe mbi të gjitha këto, ajo ende ishte gjallë, e kishte pritur lirimin e burrit të saj Gjergjit nga burgu, për t’ia rrëfyer të gjitha. Dhe rrëfimet e Marisë të Safete Rogovës nuk ishin patetike, as të interpretuara vetëm sa për skenë, por ato ishin ndjenjë, përjetim, interpretim artistik e ndijesor sa që dukej se bashkëdyzimi rol dhe aktore atë natë bëheshin një. Unifikoheshin dhe rridhnin shlirshëm, por edhe me lirizëm përjetues. Andaj, depërtimi tek shikuesit ishte i thellë, që, mbase, në ndonjë ulëse të sallës, ndër spektatorët e shumtë të natës së premierës, gjendej ndonjë nënë që kishte ende të gjalla përjetimet e veta nga lufta e fundit e Kosovë. Tonaliteti i rrëfimit të aktores S. Rogova dilte nga thellësitë e saja dhe kurorëzohej suksesshëm te spektatori i sallës. Edhe diçka: Ecja e saj nëpër skenë ishte aq e mirë, aq artistike, aq natyrale dhe e lehtë sa që nuk hetohej fare bagazhi i moshës së saj. Të gjitha këto vlera ishin prezente në rolin e Marisë te Safete Rogovës në shfaqjen “Varri i qyqes” me regji të Drita Begollit.
Edhe aktori Nimon Muçaj ishte në fahun e vet të interpretimit dhe të përvojës aktoreske në skenë. Ai ishte i mishëruar tërësisht me rolin e Gjergjit, andaj shpesh dukej se nuk ishte aktori Muçaj në skenë, por personazhi Gjergji. Këtë e arrijnë vetëm aktorët që punojnë me përkushtim dhe zell, por që të gjitha këto i gërshetojnë edhe me përvojën e tyre. E këto i shfaqi edhe Nimon Muçaj në natën e premierës në Teatrin e Pejës. Ky aktor këtë mishërim me Gjegjin nuk e kishte artificial, por natyral, madje edhe lirik. Shpesh, në disa skena ai dukej se thellohej në rol sa që asgjë nuk hetonte, madje as që ndinte përveç rolit që interpretonte. Edhe ngritjet e zërit nuk i dilnin patetike, madje as çirrje, por ato ishin tejet funksionale dhe artistike.
Edhe pse ky aktor më tepër korr sukses me interpretime të roleve epike e historike, sonte tregoi, shpalosi dhe skaliti aftësitë e tij prej një aktori tjetër. Përveç një diksioni të qëlluar dhe tejet të shtrirë e funksional, Nimon Muçaj bëri edhe shpërfaqjen e të gjitha nuancave të figurës së Gjergjit, e cila del komplekse dhe plot mozaik. Por, asnjëra nga to nuk e hutuan këtë aktor. Prandaj edhe Nimon Muçaj bëri një interpretim që shkëlqeu dhe që do të mbahet në mend në karrierën e tij aktoreske.
Edhe rolet e tjera të aktorëve Selman Lokaj, Selman Jusufi, Sylë Kuçi, Labinot Lajçi dhe Armend Ismajli ishin në nivelin e interpretimit dhe përkonin mirë me detyrën e ngarkuar nga regjisorja Drita Begolli. Skena e këtyre roleve kishte një veçanti nga tërësia e shfaqjes, por ishte bërë ambientueshëm nga regjisorja, sepse ata komunikonin në gjuhën serbishte e jo në gjuhën gjermane siç është në tekstin e dramës së Azem Shkrelit. Por, edhe pse kjo gjë dukej paksa e vrazhdët dhe e dhimbshme për spektatorin, ajo u zhvillua shpejt, me një dramatikë të drejtpërdrejtë, por disi rrëshqiti mirë e pa ndonjë “gaf”.
Edhe skena e fundit e shfaqur në ekran si xhirim doli paksa tjetër dhe dukej vetëm si një shënim teknik. Madje edhe pse u shfrytëzua si përfundim doli nga ndërtimi figurativ i shfaqjes sepse mori shtrirje dhe kahe tjetër.
Në nivelin e shfaqjes, por edhe në suksesin dhe realizimin e konceptit regjisorial të Drita Begollit ndihmuan edhe koreografia, muzika, kostumet e sidomos dritat. Secili prej këtyre elementeve ishte një harmonizim i mirë dhe i lehtë që kurorëzohej dhe shtrihej pajtueshëm gjatë tërë rrjedhës së shfaqjes. Madje, në disa raste, por edhe momente të caktuara shndërrohej në figurë dhe përkonte me konceptin e regjisores dhe funksionalizohej me sukses. Duhet potencuar këtu shtrirjen e penjve nga vegja deri në pafundësi të skenës që shndërrohej në figurë të ylberit, rrezeve të dritës, stazave të gjata, urave të ardhmërisë, etj.
Dhe krejt në fund mund të konstatohet se shfaqja “Varri i qyqes” i regjisores Drita Begolli, sipas dramës me të njëjtin titull të shkrimtarit Azem Shkreli, është ndër realizimet më veçanti dhe ndërtimin regjisorial mbi figurën. Kjo shfaqje, pra ky realizim teatror, i Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Pejës, është një arritje e madhe, madje e suksesshme dhe ndër më të mirat që janë shfaqur deri tash në skenën e tij.

Botime të reja: Romani i JUSUF BUXHOVIT "Lufta e Fundit e Bashkim Kosovës"

Kopertina e Librit "Lufta e fundit e Bashkim Kosovës" nga Jusuf Buxhovi
Kopertina e Librit "Lufta e fundit e Bashkim Kosovës" nga Jusuf Buxhovi
Nga: Ramiz DËRMAKU

Ditë më parë më ra në dorë Romani "Lufta e Fundit e Bashkim Kosovës" i Jusuf Buxhovit i cili prezenton përpjekjet e gjata dhe shekullore të shqiptarëve për pavarësi. Romani merret me kompleksitetin e luftës së gjatë të shqiptarëve për pavarësi, të zhvilluar nga koha e rilindjeskombëtare e tutje.
Fokusimi, megjithatë, bie në kohën kur për herë të parë do të shfaqet kërkesa për Republikën e Kosovës, me të cilën fillon një fazë dinamike e shtetndërtimit, që do të çojë deri te shteti i pavarur i Kosovës.
Autori ndalet tek roli i faktorit intelektual në këtë proces historik, si dhe orvatjet që kjo lëvizje të zhvillohet në përputhje me aspiratat historike të shqiptarëve.
Kritikët latrarë e çmojnë kontributin e shkrimtarit, duke përfshirë edhe këtu periudha të ndryshme historike të shqiptarëve për pavarësi, por kanë edhe kritika për romanin, duke e vlersuar se ka mungesë të karakterit në ngjarjet e fundit, sidomos nga lufta në Kosovë.
Me këtë roman autori Buxhovi, krijon një cikël tematik të eposist prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenjen ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e dei tek ditët tona.
Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërliddhur organikisht, ku historia kthehet një fakt letrar.
Jusuf Buxhovi një punë të madhe ka bërë edhe me botimin e studimeve - librave të historisë, veqmas historinë shqiptare në dy shekujt e fundit. Romani ka 358 faqe. E botoi "Faik KONICA". Prishtinë, 2011.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...