Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/09

Ushtarët e OKB-së përdhunojnë një 14-vjeçar dhe filmojnë aktin


Video e përdhunimit të një 14-vjeçari Haitian, nga 4 (katër) ushtar ‘Paqeruajtës’, po bënë xhiron e botës. Hetim i menjëhershëm i kësaj ngjarje imorale.
Menjëherë, me t’u bërë e ditur përdhunimi i të riut Haitian, nga katër ushtarë paqeruajtës Uruguaian, Shefi i Batalionit u lirua menjëherë nga detyra. Ai ndodhej aty si dërguar i qeverisë së Uruguait dhe i përzgjedhur nga krerët e larët të forcave paqeruajtëse të OKB-së dhe merrte pjesë në misionet e saj në Haiti.
Video e turpshme e përdhunimit, u publikua pak ditë më parë në internet, ishte dhe ky shkaku i cili arriti në zbulimin e kësaj ngjarje të shpifur.
Sipas deklaratës të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes të Montevideo-s, nga dhe ku janë të katër ushtarët përdhunues, thuhet se është urdhëruar menjëherë kthimi pas i të gjithë ushtarëve të cilët kanë marrë pjesë në këtë akt të ulët.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, nuk dha detaje rreth identitetit të Shefit të Forcave Paqeruajtëse, i cili u lirua nga detyre menjëherë.
Por mbetet për t’u theksuar fakti se sipas deklaratës së zëdhënësit të Forcave të Armatosur Uruguaiane: “Ekipi i hetimit, i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje të ulët, do avancoj dhe një hap më tutje, duke shqyrtuar çdo detaj të ngjarjes dhe për të parë nëse ushtarët, veç aktit banalë të përdhunimit, në kanë shpërdoruar detyrën dhe nëse kanë shkelur rregullt ushtarake dhe me ndonjë rast tjetër. Ne jemi të sigurt se për fajtorët Gjykata Ushtarake, do të marrë vendimet më të rënda të parashikuar me ligj kundrejt fajtorëve, nëse vërtetohet fajësia e tyre”.
“Nëse vërtetohet fajësia e tyre, mbi këtë akt kaq të ulët, ata duhet të vihen para përgjegjësisë dhe të japin llogari para drejtësisë. Dihet se Kombet e Bashkuara tregojnë tolerancë zero për raste të tentativave seksuale apo përdhunimeve nga forcat ushtarake”, deklaroi zëdhënësi i OKB-së për Haitin, Kieran Ntouaier.
Ndërsa nga ana tjetër, qytetarët e Haitit, me të marrë vesh lajmin, mbi përdhunimin 14-vjeçarit nga ushtarë paqeruajtës Uruguaian, dolën në protestë dhe kërkuan menjëherë largimin e tyre nga territori i Haitit.

Video:
|

3 anije kozmike Aliene drejt Tokës


Sipas edicionit online të gazetës ruse «Pravda», jo vetëm që konfirmohet ekzistenca e UFO-ve, por theksohet dhe fakti se jashtëtokësorët do të mbërrijë shumë shpejt në planetin tonë me… humor të keq!
Më konkretisht, janë “tre disqe gjigande UFO-sh”. Më i madhi prej tyre ka një gjerësi prej 242 km dhe është i shoqëruar nga dy anije të vogla. Sipas gazetës në fjalë, dihet vendndodhja e tyre, si dhe është e sigurt që janë duke udhëtuar në drejtim të planetit Tokë. Është konstatuar se momentalisht ndodhen pas orbitës së Plutonit!
Më e pa besueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës “Pravda”, është se anijet e Alien-ëve janë identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë! Ndërkohë, NASA, hesht!
Po sipas gazetës “Pravda”dhe “Demokracia”, të vetmit që reagojnë janë kinezët, të cilët akuzojnë amerikanët për mbulim dhe fshehje faktesh përsa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.
Përsa i përket skeptikëve, gazeta e famshme “Pravda”, arsyeton reportazhin e saj, duke e lidhur atë me “burime të mirë informuar dhe të sigurt, nga programi jo-fitimprurës, i njohur ndërkombëtarisht Hulumtim mbi Ekzistencën e Jetës Jashtëtokësore; SETI (Search for Extraterrestrial Intelligence)”, duke shtuar se tre anijet do të diktohen dhe do të shihen nga teleskopët optikë kur t’i afrohen planetit Mars!
Tani, përsa i përket momentit se “kur” do të ndodhë e keqja, si dhe ardhja e “Mysafirëve të padëshirueshëm”. Sipas “Pravda-s”, kjo përkon me datën e profetizuar të Maya-s, ku sipas kalendarit të tyre kanë përcaktuar ditën e fundit të shkatërrimit të botës, pikërisht më 21 dhjetor 2012.

Kinë, ja si vjedhin xhepistët portofolat me shkopinj pa ju trembur syri



Vjedhja ka qenë ndër vite e shekuj një profesion i pa shmangur i njerëzimit, një pakicë e vogël e saj, gjithmonë ka gjetur mënyra dhe metoda të ndryshme se si të vidhte gjithë farë lloj sendesh. Në kohët moderne sigurisht portofoli përbën gjahun më të dëshiruar.
Një grup xhepistësh në Kinë, ideuan një teknik tepër të… përparuar.
Ata me anë të shkopinjve të ushqimit (dihet se kinezët kur ushqehen, përdorin shkopinj në vend të lugëve dhe pirunëve), kështu ata shmangin çdo fakt ndaj tyre, nuk lenë shenja gishtash.
Kjo teknik është kthyer në modë tashmë në kinë, pasi shumë grupe e kanë birësuar këtë teknik dhe siç edhe deklarojnë autoritet, grupet e xhepisatave po bëjnë namin, duke ‘zhveshur’ portofolat e kalimtarëve që nuk dyshojnë askënd.
Në videon që pason, do të ndiqni Live hajdutët tek vjedhin portofolat dhe sende të ndryshme të kalimtarëve të pa dyshimtë. Në tentativat e tyre ata zakonisht mbulohen nga shokët, duke fshehur çdo gjurmë. Kjo teknik ka një avantazh të mirë, pasi nuk le shenja gishtash, kështu që xhepistët mund të vjedhin lirshëm deri sa të… bien në duart e policisë.

Ndiqni videon dhe bëhuni ju të parët ndër shokët tuaj:



Kamera e fshehtë, magjia e saj, ekstremi dhe dhuna



Kamera e fshehtë është kthyer në një nga evenimentet kryesore në gjithë botën, pasi ajo i ofron teleshikueseve çaste të këndshme gazmore dhe shumë buzëqeshje.
Thuajse në çdo vend të botës, kamera e fshehtë lulëzon, vazhdon të funksionojë dhe farserët profesionist, praktikojnë gjithfarë idesh t; ndryshme, të cilat do të kënaqin telespektatorin, por që për momentin duhet të ‘tmerrojnë’ kalimtarët e thjeshtë, të cilët bien “viktimë” nga dëshira e mirë për të ndihmuar në gjendjen e vështirë, ku atyre u kërkohet ndihma.

Vibedo nr.1 gazmore:



Por le të përmendim këtu se, në shumë vende të ndryshme të botës, kamera e fshehtë është ndërprerë për shkak të reagimeve të dhunshme të njerëzve. Akte të cilat në shumë raste kanë degjeneruar në dhunë fizike. P.sh në Turqi kamera e fshehët u ndërpre pasi në një rast, aktori i ekipit të xhirimit, këmbënguli të realizonte skenarin, por ai u befasua kur një i ri i cili po qëndronte pranë makinës e cila ishte subjekti i kamerës së fshehtë, u vërsul mbi aktorin dhe e zhdëpi atë me shkelma dhe grushte, edhe pse ai i tregojë ati se i përkiste ekipit të xhirimit të kamerës së fshehtë, por kjo nuk e qetësoi të riun i cili vazhdoje të ushtroj dhunë mbi aktorin.
Video nr.2 tragjedia:

Goldman Sachs komandon gjithë globin



Shok pësuan prezantuesit e kanalit televiziv BBC, kur një Investitorë deklaroi hapur se kriza është “Kancer” dhe se Goldman Sachs komandojnë botën.
Mendimi i tij përreth eurozonës dhe krizës, lëvizjet e tij si dhe deklarata: “Si Investitorë, dëshiroj që kriza të kalojë sa më shpejti dhe të arrihet një ulje e ndikimit negativ të saj”, shumë shpejt bëri xhiron e botës.
Bëhet fjalë për Investitorin e pa varur Alessio Rastani, i cili shokojë mbarë botën gjatë një interviste televizive live në BBC-i, duke e quajtur krizën financiare si “Kanceroze”, paralajmëroi zhdukjen e depozitave të qytetarëve brenda një viti, si dhe deklarimi bombë i tij, se Goldman Sachs dominojnë botën dhe jo qeveritë aktuale.
Siç edhe ishte normale, videoja brenda një kohe të shkutër arriti të bëjë xhiron e botës, sigurisht që pjesa kohore e videos që nga minuta 2.22 cek, është më pikantja.
Pas deklarimeve shokuese Live të investitorit Alessio Rastani, reagimet ishin të menjëhershme dhe të ashpra, pasi deklarimet e tij ‘djegin’ dhe shqetësojnë shumë veshë…e plane.
Dikush bëri fjalë për grupin e famshëm Anglez, të cilët specializohen për farsa të tilla, pasi aftësia e tyre intelektuale arrin një klasë të lartë, por menjëherë ata dolën me një deklaratë të hapur për shtyp duke përgënjeshtruar akuzat e pa baza se gjoja Alessio Rastani është amtar i kësaj organizate.
Ndërkohë dhe vetë përgjegjësit e BBC-së, menjëherë kërkuan informacione të hollësishme dhe më në detaj mbi Alession, por nuk rezultoi e kundërta veç faktit se ai ishte një Investitor ekzistues, tepër i famshëm dhe i suksesshëm.

Video:

Fantazia, dëshira për lojëra dashurie dhe orgji, fatale, i mori jetën 24-vjeçares


Vdekje të tmerrshme pati një vajzë e re në Romë. Ajo mori pjesë në ‘lojëra’ dashurie (orgji), së bashku me një  42-vjeçar, por duke praktikuar lojërat e tyre të rrezikshme për të kënaqur hormonet e tej ndezura, ajo, gabimisht u vetë varë. E kaluara e “errët” e përgjegjësit!
Dëshira e madhe për dashuri, fantazia e ‘lojës’ së saj ishte qëllimi i orgjisë, në të cilën morën pjesë, jo dy, por tre persona, që fatkeqësisht përfundoi në tragjedi.
Ngjarja ndodhi në periferi të Romës, ku tre persona, dy ferma dhe një mashkull 42-vjeçar vendosën të shijonin fantazinë e tyre të tepruar.
Në të gdhirë të së shtunës së shkuar, pas argëtimit në një Pub dhe pasi kishin marrë lëndë narkotike, dy femrat dhe 42-vjeçari përfunduan në një shtëpi, në zonën industriale në veri të qytetit të Romës, aty kishte punuar më parë 42-vjeçari si mbikëqyrës.
42-vjeçari, Soter Mule, i pasionuar pas ritit Japonez Kinbaku, një ceremoni e cila përmban në ritualin e saj, lidhje dhe varje me litarë, një ritual i cili praktikohet në Lindjen e Larfët, këtu e 500 vjet më parë. 42 vjeçari Mule, i shoqëroi femrat në brendësi të një fabrike të braktisur, pranë makinerive gjigande të saj.
Pasi i shpuri aty, ai filloi t’i lidh të dyja femrat, këmbë e duar dhe më pas i ‘vari’ në një lartësi prej dy metrash nga toka. Në ‘lojën e fantazisë’ së tij merrnin pjesë Paola Cuputo dhe 23 vjeçarja Fedrica.
Ndërkohë që adrenalina arriti në të kuq, Fedrica humbi ndjenjat dhe i ra të fikët.
Menjëherë 42-vjeçari rrëmbeu një thikë dhe filloi të priste litarët, por nga nxitimi dhe tensioni i madh, ai gabon dhe si rezultat, 24 vjeçarja humbet jetën.
I zënë nga paniku, 42-vjeçari njoftoi policinë, e cila e prangosi atë dhe shoqëroi për në rajonin e policisë.
Tjetër ishte në mëngjes, e tjetër ishte natën!
42-vjeçari bënte jetë[ të dyfishtë.
Në mëngjes ai paraqitej si Inxhinier Kompjuterësh dhe Përgjegjës i një Kompanie Security, të cilën e kishte krijuar falë studimeve të tij në degën e Inxhinierisë dhe Psikologjisë në Institutin Fetarë Piu XII, ndërkohë që natën ai praktikonte teknikën e tij në Kinbaku-n Japonez.
Gjatë kontrollit të bërë në makinën e tij, u gjendën sende të ndryshme, si litarë, gjilpëra dhe shumë libra që kishin përmbajtje (të ashpër) seksuale.
Por policia nuk u mjaftua vetëm në kontrollin e makinës së 42-vjeçarit, ajo ushtroi një kontroll imtësisht dhe në banesën e Soter Mule-s, ku sekuestroi një sërë dokumentesh dhe fakte të fuqishme lidhur me aktivitetin e tij të rrezikshëm. Gjitashtu policia sekuestroi kompjuterin e tij, pasi në të u gjendën shumë të dhëna lidhur me një organizatën e krijuar prej tij të quajtur BDSM (Bondage, prezantim dhe paraqitje disiplinore mbi mazoshizmin)
“Nuk kuptova se ç’ndodhi”, deklaroi në agjencinë Italiane të lajmeve Ansa, një i afërm i tij, i cili kërkoj të qëndronte anonim.

Lum i nëndheshëm në një shpellë të Meksikës

Këto foto të mahnitshme janë marrë nga shpella  Angelita  Cenote, në Meksikë.





30 m thellësi në ujëra të ëmbël dhe më të thellë në 60 metra, në ujëra të kripur ndodhet një lumë i nëndheshëm.





Për ta besuar, duhet ta shikoni me sytë tuaj…



Në fakt aty ndodhet një shtresë prej sulfur hidrogjeni (sulfide)…





Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...