Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/11

DEMOKRACI ALA RUSÇE


Nga Frank Shkreli


Presidenti rus Vladimir Putin
Kryeministri rus Vladimir Putin njoftoi të Shtunën në kuvendin e partisë së tij, ‘’Rusia e Bashkuar’’ – që ish-udhëheqësi sovjetik Gorbaçov pat thëne se i kujton ‘’vitet më të këqia të partisë komuniste’’ — se do të kandidojë përsëri, e për të tretën herë, për postin e presidentit të Rusisë, gjë që nuk habiti asnjë njeri. Ai pranoi ‘’propozimin’’ e presidentit të tanishëm Dmitri Medvedev, i cili mbajti karrigën ngrohtë për të gjatë katër vjetëve të fundit. Megjithëse zgjedhjet për president janë caktuar për vitin që vjen, ky vendim sipas analistëve, e bën të sigurt faktin se Kryeministri Putin do të jetë presidenti i ardhëshëm i Rusisë në vitin 2012 dhe se Presidenti Medvedev ka giasë se do të zëjë vendin e Putinit si kryeministër. Putini u tha përkrahsëve të tij në Moskë të Shtunën, atë që shumë analistë dhe ekspertë të çështjeve ruse e kishin marrë me mendë dhe e prisnin, se ai dhe presidenti Medvedev kishin renë dakord ‘’shumë kohë më parë, disa vite më parë’’ për të shkëmbyer postet. Edhe Medvedev — përkrahës besnik i Putinit dhe një figurë kukëll — pranoi se vendimi për këthimin e Putinit në postin e presidentit ishte pjesë e një strategjie afatgjatë e gatuar midis tyre. Në bazë të ndryshimit të kushtetutës ruse, këthimi i Putinit në postin e presidentit do të thotë se ai ka mundësi të udhëheqë Rusinë deri në vitin 2024, në traditën më të mirë të ish-udhëheqësve sovjetikë, si Stalini e Brezhnjevi, që qeverisën atë vend me dekada.

Putin kur i shërbente KGB-së
Reagimet ndaj shkembimit të posteve midis dy udhëheqësve më të lartë rusë ishin të shpejta dhe të ndryshme. Gleb Pavlofsky, një ish-këshilltar i Kremlinit i tha gazetës britanikeTelegraf se shkëmbimi i posteve midis Putinit e Medvedevit, është një ‘’poshtërim për Rusinë… dhe një goditje e rëndë ndaj institucionit të presidentit.’’ Ai u citua gjithashtu nga gazeta Los Anxheles Tajms se natyra sekrete dhe mungesa e shpjegimeve për shkëmbimin e posteve, krijuan një atmosferë intrigash e mosbesimi. Jevgeni Volk, zëvendës drejtor i Fondacionit Jeltsin tha për agjensinë e lajmeve Reuter se ky njoftim ‘’duket se është një manipulim politik, dhe i gjithë kuvendi (i partisë Rusia e Bashkuar) më kujtoi periudhën e Brezhnjevit, kur kongresi i partisë vetëm aprovonte vendimet e marra më parë e me dyerë të mbyllura’’.
Këthimi i Putinit në postin e presidentit rus, ka ringjallë shqetësime të mëdha në radhët e kritikëve të tij, të cilët e akuzojnë se ai ka shkelur edhe atë pak demokraci që ekziston dhe se nuk ka përfillur aspak të drejtat e njeriut. Ludmilla Aleksejeva, veterane e të drejtave të njeriut gjatë periudhës komuniste tha se shkëmbimi i posteve n[ udhëheqjen ruse ‘’do të thotë se për gjashtë ose dymbdhjetë vjetët e ardhëshëm, Rusia do të jetë në vend numëro, por edhe më keq, do të shkojë mbrapa si rezultat i korrupsionit, rënjes së biznesit si edhe mungesës së gjykatave të pavarura dhe medias së lirë’’. Ajo i tha agjensisë Reuter se ‘’përderisa nuk kemi një shoqëri civile, pa marrë parasyshë se kush është president…….marrëdhënjet midis atyre në pushtet dhe shoqërisë do të jenë pak a shumë siç janë sot’’.
Edhe reagimet nga jashtë, ndaj shkëmbimit të posteve midis Putinit e Medvedevit, sikurë i përmblodhi deklarata e Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtëme të Bundestagut gjerman, i cili tha se ‘’Këjo tregon se Rusia është shumë larg një shoqërie të hapur me konkurencë demokratike për zgjedhjen e presidentit.’’
Sipas analistëve të mbrendshëm e të jashtëm, Rusia përballet sot me përspektiva të zymta, me një stagnacion ose amulli politike dhe ekonomike dhe probleme serioze që janë rezultat i një qeverisjeje nga një parti. Një numër gjithnjë më i madh rusësh, sidomos intelektualët, po votojnë siç thuhet, ‘me këmbë’, duke u larguar për gjithmonë nga Rusia në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit. Vetë Putini paralajmëroi të Shtunën antarët e partisë së tij ‘’Rusia e Bashkuar’’, se ka mundësi që ata dhe populli rus të përballen me ‘’kokrra të hidhura’’ masash të forta e shtërnguese ekonomike.
Këthimi i Putinit në postin e presidentit të Rusisë, megjithëse pritej nga të gjithë, ka zhgënjyer të gjithë ata që prisnin dhe shpresonin për një Rusi më demokratike. Nëqoftëse ka ende njerëz që dyshojnë se Putini është i frymëzuar nga ndjenja autoritarizmi, njoftimi zyrtar për këthimin e tij në postin e presidentit, duhet të zhdukë njëherë e mirë naivitetin e mendimeve të tilla. Si rrjedhim, analistët besojnë se me shkëmbimin e posteve, asgjë nuk do të ndryshojë për më mirë në Rusi, megjithëse Putini, një ish-agjent i KGB-ës, do të paraqesë veten si i fortë dhe i udhëheqës i pazëvendsueshëm për rusët. Ata shtojnë se me keqësimin e ekonomisë dhe të situatës së mbrendshme të federatës ruse, e të cilat do të nevojitin vëmendjen e plotë të Putinit dhe udhëheqjes ruse, Rusia do të jetë më pak e prirur dhe nuk do të ketë kohë që të angazhohet në avantura dhe ballafaqime ndërkombëtare, ndoshta e vetmja gjë pozitive që mund të dalë nga ky pazarllëk postesh të nivelit më të lartë të shtetit dhe qeverisë ruse.

TURPI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE KOSOVES



Reshat Badallaj
*Ne fushaten parazgjedhore parlamentare qe sot jane rehat ne fotele, shkyenin gurmazin si çekanet e mullirit,per te bindur votuesit me genjeshtrat e pakripe,per te votuar per filanin e fistekun
*Serbez genjenin,blenin e vidhnin votat, qe me vone ashiqare dolen ne pazar
*Nuk vlene meselja per ineresa kombetare:”Per inat te vjerres,nusja shkoj ne shtrat me mullixhiun”
*Kuvendaret pasi e mashtruan votuesin, me pas i rane shuplake dhe sakice prapa kurrizit
*Z. Jakup Krasniqi,neqoftese nuk di te drejtoj timonin e Kuvendit, eshte mire te ulet ne kariken e ndonje biblioteke te katedres se historise
*Ky shkrim vlene per te gjithe kuvendaret pa dallim

Nga RESHAT BADALLAJ, Hanover

Ne fushaten parazgjedhore qe mbaheshin ne Republiken e Kosoves,kandidatet per fotelen e bute te Kuvendit,shetisnin si korb shetites ne cdo qytete te Kosoves, hipnin neper binet e ndertuara me derrasa,per te leshuar rrena te pakripe para qytetareve te mjere e plote fukarallek deri ne skajshmeri. Vinin te pispillosur me kollare,floket te lyera me gjel qe as tajfuni te mos i´a valvite. Shkyenin gurmazin si cakallet,duke i mashtruar sovranin me premtime boshe vetem te shkruar ne leter. Nuk pushonin tamam si cekanet e mullirit,duke e mashtruar popullaten per nje jete me te mire,per te hapur vende pune,bile-bile kishte budallenje qe genjenin se Kosoven do ta bejne si Zvicren, elloje-lloje marifetesh qe nuk e hane as qente e sokakut. Pasi e maltretuan popullin disa here ne votime, hajdutet blene  e vodhen vota,ben si eshte me zi vetem e vetem te ulen ne fotelen endrrimtare dhe pastaj te falin lexuesit per shprehjen por, ja qe i shkon per shtati ketij shkrimi:”Kur e kalon ujin te … pelen”
Si do qe te jete, votuesi i´a dha voten kandidatit. Por,voten i´a fali per “premtimet” e tyre si; per nje jete me te mire, per hapjen e vendeve te punes, bile ne fshatin tim, ne Zhur, maskarenjt leshuan rrena qe do ta ndertojn Hidrocentralin e Zhurit. Po,po, tamam keshtu thane maskarenjet! Çakallet kete refren e perseritin vetem ne prage te zgjedhjeve.Vetem e lexojn letren qe kane shkruar ne afatin e kaluar. Dhe, sovrani shume shpejt u tradhtua nga ata pishpirike qe serbez rrenin ne cdo cepe te Republikes se Kosoves.Pishpiriket,pasi u ulen ne fotelen e bute plot lesh,votuesve i rane shuplake dhe sakice prapa kurrizit.Kuvendaret u zgjodhen si u zgjodhen,u zgjodhen per te punuar dhe djersitur per interesa te qytetareve dhe per interesa kombetare. Shih per kete, javen qe iku, pikerisht te enjten dhe te premten, Kuvendi i Republikes se Kosoves u be pasqyre e turpshme ne tere boten shqiptare. Aktoret ishin pishpiriket qe ishin ulur ne keto fotele,cakallet qe genjyhen popullin dikur qe shkyenin gurmazin neper binat me derrasa, te pispillosur si grate e perdale. Gjuanin fjale si kurvat neper gardhiqe,here ne te djathte,here ne te majte e here ne mesin e ushkurit. Tamam si rrugaq rrugesh. A e meriton populli kete.Kurren e kurres. 
Domosdoshmerisht, duhet t´a perkujtojm ketyre pishpirikeve, se keta kafshaten e gojes te gurmazit te tyre dhe femijeve e marrin nga djersa jone. Bile-bile edhe kollaret,gjelin dhe pudren e blene me parat e popullit.Haram e paqin per jete te jeteve. Perse nuk merren me punet madhore te Kombit; per te zvogluar varverin e skajshme, hapjen e vendeve te punes,permisimin e pensionisteve,familjet e deshmoreve… Mitrovicen per njemije e njeqind probleme, Kosoven Lindore nga terrori serbiane, qe nuk e njeh bota e civilizuar,burgosen e maltretohen vetem pse jane shqiptar dhe pa kurfare faktesh,nuk guxojne as ne dasem te mbajne Flamurin Kombetrae,dokumentet i´u leshohen vetem ne cirilice e jo ne alfabetin latin… Per Çamerine…
Por, me sharje e fyerje me batuta e mesele,t´i ke vjedh me shume, e une kam vjedh me pak. Bile ne emisionin e drejteperdrejt. Turp shkuar turpit!
Me ka rastis te percjell kuvende nga e gjithe bota, kuptohet per mes valeve,p.sh. Ne Koren e Jugut grushtohen,por kur jane interesat kombetare te gjithe behen nje grusht, ne Turqi,rrahen me qanta gjuajne me kepuce,por kur vjene puna per kurdet,te gjithe behen nje per ineteresa kombetare edhe shkijet-serbet,rrahen e shahen ne buke e ne dielle,por kur eshte ne pyetje Kosova, te gjithe shkijet behen nje grushte… Perse ne e kemi inatin e kaurrit…?
Pa marre parasysh qe i kemi ndasite, ne duhet te jemi te BASHKUAR si ne kohen e Skenderbeut dhe te mos veprojme sipas “meseles”:”Per inat te vjerres, nusja shkoi ne shtrat me provue mullarin e ´Muse Tahirit´…”
Dhe krejt ne fund, duhet ta dijne,pishpiriket e Kuvendit se püopulli di shume mire edhe te ndeshkoje dhe pastaj do ta kruajne kupen e kokes dhe kthehen ne kohen kur nuk kishin as breke per te veshur dhe poqese z. Jakup Krasniqi,nuk di te drejtoj timonin e Kuvendit, eshte mire qe te nderroj karrike e te ulet ne ndonje fotele te bibliotekes apo ne fotelen e Muzeut historik. Perndryshe, popullit do t´i mbrrij thika qe do te preke mish e asht,por do te jete shume vone…

NË HANOVER U PËRKUJTUA AGIM SHALA, KOMANDANT I NJËSISË SPECIALE




*Poashtu, u perkujtua edhe babai i Tij Avdiu, qe ra dy ditë me vonë
*Agimi quhej Mic Sokoli i maleve te Verrinit,i cili la Italinë dhe u kthye ne Jeshkove,kapi pushken e hekurte dhe i´a dha maleve kunder falangave cetnike e mercenareve rus…
*Per jeten dhe veprimtarine heroike te Agimit dhe Avdiut,foli Reshat Sallah Badalli,kryetar i shoqates atdhetare “Gryka e Lumës”


Nga RESHAT BADALLAJ, Hanover


Reshat Badallaj
Organizuar nga shoqata atdhetare “Gryka e Lumës”, me seli ne Hanover, mbreme, u perkujtua renja heroike e Agim (Avdi) Shales,komandant i njesise speciale ne Shtabin Rajonal te Verrinit, i cili bashke me babane Avdiun dhe kusheririn Besimin, u vrane ne Jeshkove, nga bandat cetnike te Sheshelit e Arkanit,te ndihmuar edhe nga mercenaret ruse.
Per jeten dhe veprimtarine heroike te Agimit dhe babait i Avdiun,foli Reshat Sallah Badalli,kryetar i Shoqates Atdhetare “Gryka e Lumës” me seli ne Hanover, i cili tha:”Me te drejtë Agimi, quhej Mic Sokoli i maleve te Verrinit,i cili si lua luftoi deri ne vdekje kunder ketyre bandave cetnike-ruse, qe i´u kishin turrur si bisha te egersuara, me mjetet me te renda luftarake dhe sakice e hangjar. Agimi i cili kishte lene luxin e Italise, me pushken e hekurte qe kishte nuk u dorzua por shtriu per toke si mercina per korba cetnik e ruse…
Kryetari kesaj shoqata,poashtu tha se bajraku i lirise i takon fshatit Jeshkove,sepse hapi dyerte dhe i beri konak Shtabit te UÇK-es,te udhehequr nga burri i Zhurit,komandant “Petrit Kodra”-REMZI ADEMAJ.
Agimi u lind me 8 tetor 1970 ne fshatin Jeshkove dhe ne pikerisht,per te nderuar kete hero po e perkujtojm ne prag te ditelindjes se Tij. Agimi,fatekeqesisht nuk la pasardhes,ishte i pamartuar…
Shih per kete, Babai i ti Avdiu, ishte betuar se do te marre hak per Agimin, nuk u derzua edhe pse luteshin nga hordhit cetnike. Kishte thene nuk e dorzon burri armen ore bijte e shkines. Avdi trimi ishte rrethuar nga te gjitha anet nga falangat sllave te karpateve.Vetem dy dite me vone,nga renja heroike e te birit Agimit, qe me duarte e veta i´a kishte hapur gropen e varrit, ai vet bie heroikisht ne fushe te betejes. Avdiu, kur ishte gjalle nuk e kishte lene aske te vajtoi per Agimin. Nderkaq, e kishte lene amanet qe poqese vritet te mos derdh lot askush,qe sipas Tij, nuk vajtohen si qyqe trimat…
Avdiu,ishte i lindur me 18 shkurt 1949 ne fshatin Jeshkove, ishte i martuar dhe pas vetes ka lene ne jete, te shoqen Alimen dhe tre djem: Fidanin, Arbenin dhe Ajriun.
Ne kete manifestim perkujtimor u fol per rolin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, si forcë qe luftoi per liri te Kosoves.
I QOFTË I LEHTË DHEU I SHQIPERISË MËMË!
                                                                         Me pietet nga mergimi, RESHAT BADALLAJ

Ç’na është ngjitur kjo Rusia si balta për këpuce!

******

.....Sa herë që dikush prek, qoftë edhe kalimthi, çështjen kombëtare shqiptare, që vazhdon ende të mbahet pezull deri tani, në Rusi fillojnë të fryjnë erëra polare. Paskëtaj, kukuvajkat ruse, që nga Paqësori e deri në Balltik, fillojnë kujamën e tyre të pafundme, në të gjitha regjistrat e politikës ruse. Tashmë kombi shqiptar ka arritur të imunizohet plotësisht nga pasojat e mundshme të korit të vajtocave ruse. Dhe për qëndrueshmërinë e këtij imuniteti, kontribut të veçantë ka dhënë dirigjenti i tyre në Kremlin.
Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbarë -viçët e politikës ruse rrahën kambanat në të gjitha udhëkryqet e kontinentit tonë se pavarësia në fjalë do të sillte si rrjedhim një reaksion zinxhir që do të shkallmonte themelet e mbarë Evropës dhe pasojat e veta do t’i kishte në mbarë botën.
Madje ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov pati deklaruar asokohe se Kosova na përfaqësuakej një vijë të kuqe, shkeljen e së cilës Kremlini nuk do ta lejuakej kurrë!
Po mbushen gati tre vjet e gjysmë që kur Kosova shpalli pavarësinë dhe nuk ndodhi asgjë. Themelet e Evropës mbeten atje ku ishin dhe mbarë bota nuk pati kurrfarë pasoje. Për inat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian që e njohën shumë shpejt pavarësinë e Kosovës, Rusia erdhi e u mbars mirrë e mirë nga mllefi dhe mëria që e pati kapluar keqas dhe një ditë të bukur polli dy “mijushë” të vegjël fare: pavarësinë e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut. Kjo e fundit me një popullsi prej rreth shtatëdhjetë mijë banorë. Pavarësia e Kosovës vajtocat ruse i la me gisht në gojë.
Tani që shumë figura të njohura nga radhët e intelektualëve shqiptarë, çështjen e ribashkimit të trojeve etnike shqiptare tash sa vjet e shikojnë me të drejtë si themelin e stabilizimit të përhershëm politik në Evropën Juglindore, përsëri fillojnë e dalin në skenë kukuvajkat e Kremlinit.
Sikleti i kukuvajkave ruse është i dyfishtë.
Së pari, ato i tremben shkallmimit të themeleve të perandorisë ruse, e cila vazhdon të mbahet në zap me forcën e armëve. Dëshmia më e pastër vjen nga rajonet e Kaukazit të Veriut, ku është krijuar në ilegalitet Emirati Kaukazian që bashkon të gjitha republikat myslimane të atij rajoni dhe që, nën surdinë, vazhdon luftën e pandërprerë për shkëputje nga neocarizmi rus.
Së dyti, ato e ndiejnë veten të fyera dhe të poshtëruara nga ngjarjet që u zhvilluan në ish-Jugosllavi gjatë bombardimeve të NATOS kundër Serbisë, si edhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të gjitha këto ngjarje shënojnë dështimin përfundimtar të politikës ruse në Ballkan.
Një analist rus, dështimin e kësaj politike e ka nxjerrë në pah që në verën e vitit 1999. Ai shkruante:
Një nga episodet më befasuese të epopesë ballkanike përcillet në deklaratën e Boris Jelcinit për “politikën e shkëlqyer që ka zhvilluar Rusia” gjatë ecurisë së krizës ballkanike, e cila na u kurorëzua me pjesëmarrjen e trupave ruse në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Kësisoj mund të deklarohet në dy raste: ose kur jeton në një botë imagjinare, duke humbur çdo lidhje me realitetin, ose duke i vlerësuar të gjithë bashkëqytetarët e vet, “rusët e dashur”, si budallenj me brirë. Se cila nga këto dy hamendje është më e papranueshme, kjo është një çështje e diskutueshme. Në Ballkan, politika e jashtme e Moskës pësoi një tjetër disfatë shkatërrimtare dhe, sipas gjasave, tashmë krejtësisht të pariparueshme”. (Citohet sipas: Aleksej Arbatov. “Shansi i fundit i Rusisë në Ballkan”. Botuar në “Njezavisimaja gazeta”. 15 korrik 1999).
Me sa duket, politika sedërpërlyer e Moskës kërkon ta mbajë me gajret Beogradin se “nuk do të jetë e mundur” rrudhosja e mëtejshme e trojeve serbe që banohen me popullsi rrënjëse shqiptare. Me fjalë të tjera , diplomacia dhe politika ruse, e keqlënduar nga ecja e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, kwrkon të vetëngushëllohet me aksionet që ndërmerr kundër kombit shqiptar, duke u shtirur sikur nuk po i bie në të, që edhe Beogradi po i then krahët përfundimisht.
Kjo politikë, domosdo “largpamëse”, mundohet, gjithashtu, t’i gjendet pranë politikës së Grujevskit, për ta ngrohur këtë me shpresën se uniteti i Maqedonisë nuk do të cënohet në perspektivë nga prania e etnisë së madhe shqiptare në të, paçka se bashkëjetesa e saj me etninë maqedonase të kujton atë të vajit me ujin.
Duhet të jesh domosdo politikan rus që të deklarosh se aspirata e popujve për ndërtimin e një shteti kombëtar, me një stemë dhe një flamur, na qenka politikë mesjetare! Politikë mesjetare është politika ruse, e cila popujt e Kaukazit dhe të etnive të tjera joruse, vazhdon t’i mbajë nën zgjedhën e vet, pikërisht si në kohën e carizmit.
Pikërisht këtë vit u mbushën 133 vjet që nga koha kur zhvilloi punimet Kongresi famëkeq i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878), në të cilin, ashtu si edhe në Konferencën e Londrës të vitit 1913 dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, Rusia ishte violina e parë që luajti në “koncertin evropian” për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Kukuvajkat e diplomacisë ruse nuk lanë kusur pa bërë që të sabotohej me të gjitha mënyrat shpallja e pavarësisë së Kosovës. U mbushën 133 vjet që carizmi dhe neocarizmi rus nuk e lë rehat kombin shqiptar. Prirja e përgjithshme është se trojet etnike shqiptare, herët ose vonë, për forcë të domosdoshmërisë historike, një ditë të bukur do të shkojnë drejt ribashkimit kombëtar. Pavarësisht se kombit shqiptar, Rusia neocariste, që nga Kongresi i Berlinit e deri tani, i është ngjitur si balta për këpuce.
 Eshref Ymeri

Në spikamë:Si financohet pushtimi i vetvetes?


Nga Lis Bukuroca


Lis Bukuroca

Revista gjermane „Stern“ njofton se në veri të Kosovës janë së paku 2000 mafioz. Atje kontrabandohet me benzinë, që kushton më pak se në Kosovë dhe Serbi. Përveç  karburanteve, atje kontrabandohet edhe material ndërtimor, medikamente, drogë dhe armë, të cilat prej aty, vazhdojnë në tërë Kosovën. Sipas “Stern” banorët e saj konsiderojnë veriun si “Duty Free-Shop-in“ më të madh të Europës. Mafia qenka atje në gjendje sa herë të dojë të organizojë konflikte dhe se mafia shqiptare dhe serbe, bashkëpunuakan në mënyrë të mrekullueshme. Qeveria serbe paguaka 200 milion euro në vit për t’ i financuar strukturat paralele në Kosovë.

Memoria e peshkut

Peshku i detit, që quhet kocë ((lat. sparus aurata) mund të mbajë mend vetëm tre sekonda. Shqiptarët pasi u kthyen nga eksodi, akoma pa rindërtuar shtëpitë si duhet, u vërshuan përsëri nga produktet serbe. Nga materiali ndërtimor, deri edhe te produktet bujqësore. Serbia i dogji shtëpitë dhe ato tani rindërtoheshin me materialin serb. Bota u çudit me memorien shqiptare dhe produktet serbe, por ata nuk intervenuan. Puna më e madhe që bënë ata, talleshin me kujtesën tonë të peshkut. Politikanët kosovarë e duruan këtë. Krimi po materializohej dhe Serbia po nxirrte përfitime të majme nga vepra e Millosheviçit. Mbi 400 milionë euro në vit. Prej kësaj shume, 200 milionë ktheheshin përsëri në Kosovë për të financuar administratën paralele serbe. Me mbi 400 milion euro, Kosova garantonte mijëra serbeve vendet e punës. Nga viti 99 deri në vitin 2011 nga Kosova kanë kaluar në Serbi më shumë se 5 miliardë euro.

Deutschlandfunk, radio nacionale gjermane, raportonte nga Mitrovica. Nga një spital. Në prapaskenë dëgjoheshin vajet e fëmijëve. Mjekja serbe ankohej  se pas marrjes së kontrollit kufitar, spitali kishte mbetur pa medikamente. Ajo ankohej se edhe ndihma e shpejt nuk mund punojë, sepse nuk kishin benzinë. Kur reporteri e pyeti pse nuk blinin benzinë nëpër pompat e shumta nëpër Kosovë dhe medikamente nëpër barnatoret shqiptare, ajo u përgjigj përafërsisht kështu:  Qeveria serbe nuk pranon faturat e Kosovës dhe se ata janë të punësuar nga Qeveria Serbe dhe paguhen prej saj. Ata nuk guxojnë të blejnë nga shqiptarët.

Ultimatumin e gjeneralit Erahrd Bühler, e përkthyen shumica e gazetave gjermane si fitore serbe. KFOR u kërcënua dhe u tërhoq duke u munduar të gjejë arsyetime të qëndrueshme. Kështu nuk reagojnë dhe nuk gjykojnë ushtarakët. Gjenerali gjerman, nga luftërat në Ballkan, është dashur ta njohë psikologjinë serbe. Ai duhet ta dijë se atje, pos mafiozëve, janë të stacionuar edhe njësitë speciale serbe. Problemi i tij dhe EULEX-it duhet të jetë konstatimi i numrit: janë qindra apo mijëra dhe të dëbohen në Serbi.  Tani, pasi kontrollohet kufiri, detyrë e KFOR-it duhet të jetë edhe sekuestrimi i atyre milionave që sillen në Kosovë për ta destabilizuar vendin. Dhe, ata që njohin mendësinë serbe, dinë qysh tani se Serbia do të sjellë përsëri mall në Kosovë, jo në kamion të mëdhenj, e ndalon marrëveshja,por në kamion të vegjël. Në vend se një, do të vijnë shtatë kamion.

Negociatat me Serbinë dhe detyrat e Qeverisë

Negociata duhet të ndërpritet dhe të vazhdohen pasi Qeveria serbe të deklarohet publikisht për këto vepra kriminale të shteti serb:

Vrasjen 13,500 vetave, dhunimin e 20 mijë grave, mbi 3,000 të zhdukurve dhe të meqë nuk gjenden, t’ i bëhet kjo pyetje Qeverisë serbe: ku janë shitur organet e shqiptarëve? Ideja se gjatë luftës janë shitur veshkë nga shqiptarët, mund të vijë vetëm nga tregu i Serbisë dhe spitalet serbe. Meqenëse mbi 3000 veta nuk gjenden, atëherë ka dyshim të bazuar se organet e tyre janë shitur. Pastaj, të anulohet marrëveshja për kopjet e arkivit dhe të kërkohen origjinalet. Origjinalet e veriut i nevojiten gjeneralit Bühler për të parë se sa policë të Serbisë gjenden tani në Mitrovicë dhe të dëbohen. Të ekstradohet të gjithë politikanët serb në Kosovë, që nuk pranojnë shtetësinë e Kosovës dhe që paguhen prej Serbisë për ta rrënuar shtetin. Tadiç duhet të deklarohet edhe për 100,000 shtëpi të djegura, shkatërruara apo dëmtuara. Ai duhet të deklarohet edhe për deportimin e më shumë se 800 mijë shqiptarëve. Vetëm nëse Qeveria serbe dëshmon se nuk pajtohet dhe se ndjehet keq për veprat e shtetit serb, vetëm atëherë mund të nisin negociatat. Krimi nuk mund të futet në mes të kllapave. Bisedimet nuk mund të zhvillohen me një Qeveri e cila mbron veprën e Millosheviçit. Një Qeveri serbe, që nuk pushon me propagandë agresive kundër Kosovës, nuk mund të konsiderohet partnere për bisedime, e as e pjekur për kandidim në BEE.

Bisedimet në mes qenieve njerëzore kanë një parakusht: ato mund të mbahen pasi të pranohet faji dhe të sjellë fakte të besueshme se shkëputet nga politika nacional-socialiste e Millosheviçi, që tani po zhvillohet me mjeta tjera.

Deklaratat e politikanëve serb se nuk duan luftë, janë deklarata cinike. Ata e dinë se kundër NATO-s kanë humbur luftën dhe betejën dhe çdo njeri e dinë, se Serbia, derisa të jetë NATO aty, as që do të guxonte të mendonte në një përplasje të tillë. Kjo na çon tek deklarata tjetër e politikanëve serb se : “ ata që njohin serbet mirë, duhet ta dinë se serbet nuk tërhiqen.” Bota dhe ne dimë mirë se serbet u tërhoqën nga Sllovenia, u tërhoqën kolektivisht nga Krajina e Kroacisë, ku kishin shpallur republikë dhe me drunj bllokonin rrugët dhe u tërhoqën nga Bosnja dhe u tërhoqën si humbës edhe nga Kosova. Ne pra, të gjithë dimë se serbet tërhiqen, por për fat të keq, jo me marrëveshje, por duke humbur betejat, për t’ i festuar nesër si fitore dhe për t’ u kënaqur pastaj në rolin e viktimës.

Qeveria e Thaçit për herë të parë pas pavarësisë, bëri  politikë nacionale, e jo tallava politikë, siç ishim mësuar të shohim. Meqenëse Perëndimi nuk lejon krijimin e një ushtrie që do t’ ishte në gjendje t’ i qëndroj përballë agresionit dhe politikës serbe, atëherë të shfrytëzohet prezenca e NATO-s për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kosova nuk dëshiron asgjë më shumë se sa të kontrollojë kufijtë e saj, ata kufij, me të cilin e ka njohur Perëndimi. Meqenëse duket se Thaçi është bërë esëll, atëherë duhet të ndërtojë edhe “Muzeun e gjenocidit” në Drenicë dhe aty të grumbullohen, të shkruhen përjetimet nga qytetarët, të arkivohen fotografitë, filmat, gazetat dhe çdo gjë e cila  duhet nesër të shërbejë për historianët. Një ditë Kosova duhet t’ i falë Serbisë, por me këtë muze, dëshmon se nuk do të harrojë kurrë, siç harroi dhe fali këtyre viteve edhe pa i kërkuar ndjesë Serbia. Thaçi mund ta dëshmojë se dinë të mbajë dhe qeverisë shtet nëse brenda disa muajve zhduk kriminalitetin në Kosovë. Ai mund ta bëjë këtë. Kosova është e vogël. Dhe, Thaçi njeh mirë administratën në Zvicër. Qeveria e Kosovës të lidhë kontratë me kohë të kufizuar me të gjithë ata që paguhen nga shteti. Brenda kësaj kohe të përjashtohen të gjithë ata që nuk janë të arsimuar për vendin që mbajnë, të gjithë ata që nuk kryejnë detyrën si duhet dhe në fund, të zhduket edhe korrupsioni. Kjo do të jetë po aq e rëndësishme për shtetin e Kosovës, sa edhe shpallja e pavarësisë. Shpallja u ndihmua edhe nga jashtë, por se dimë të mbajmë shtet, duhet ta dëshmojmë vet. Me këto do të tregonte Qeveria se e donë shtetin e Kosovës dhe shtetin ligjor.

Më thuaj e dashura ime


Nga Lis Bukuroca

Lis Bukuroca
Më thuaj të lutem pse nuk mundem pa Ty
Ndoshta pse kam dro nga vetmia
Nga boshësia
Nga heshtja
Nga uturima e veshëve
Nga zhurma vetëm e hapave të mi
Apo
Ndoshta pse tutem me folë vet me vete
Me ia lexue vetes titujt e gazetës me zë:
Gazmoret, ngjarjet tronditëse, lajmet…
Apo pse kam frikë me hangër darkën vet
E me i thanë vetes: Të bëftë mirë
E me dëgjue vetëm zhurmën e lugës time në pjatë
E me rrufit vet kafen e mëngjesit duke vështruar nga dritarja:
Plakat me shporta në dorë
Fëmijët me çanta në shpinë
Xhintë duke nxituar në punë
Shiun e mërzitshëm
Apo diellin e hareshëm…
Ndoshta pse vetmia grimcon shpirtin
Kur perëndon dielli
E kur ndizet qiriu
E kur zbrazet shishja e verës
Apo pse kam frikë nga moscakërrimi i gotës
Nga mosshikimi në sytë e Tu plot shkëlqim
Apo pse nuk kam me kë të zihem
Me kë të pajtohem
Kujt t’ i kërkoj ndjesë
Kujt t’ i falë
Apo pse shqetësimi Yt është arsyetim i jetës
E ngushëllimi im pasojë?!
Të dua vetëm për kënaqësinë time
Apo kam parasysh edhe Tënden
Timen, Tënden, edhe tonën?
Është dashuria egoizëm egocentrik
Centrim pasioni
Dhe vartësie
Apo altruizëm dhe një lloj empatie
Apo edhe përplasje alegorike e dy egoizmave të pasigurt?!
Apo edhe dëmshpërblim i Perëndive?
Je Ti që më donë?
Apo jam unë që të pushtoj çdo ditë
Jam unë që të dua?
Apo je Ti që më magjepsë çdo ditë
Je Ti mëkatare?
Apo jam unë shkaku?
Jam unë mëkatar?
Apo je Ti motivi?
Apo jemi të dy fajtorë me paramendim?
Apo thjesht pavetëdijshëm
Na ka rënë flama kronike e quajtur Dashuri
E vite të tëra mashtrojmë njëri tjetrin?!
Unë nuk e di
Por me ty jetohet pëllumbeshë
Dhe mashtrimi Yt
Është kulmi ëmbëlak i Dashurisë!
Më mashtro tutje të lutem!
Më lejo të të mashtroj tutje, të lutem!
Sepse kjo është Dashuri!
Me dashtë dhe me pasë dëshirë për njëri tjetrin
Edhe atë pa shtrëngim
Sepse vetëm kjo shfaqje është Dashuri!
Kuptove tani pse nuk mundem pa Ty?
Kuptove tani pse trishtohem nga vetmia e madhe?
Sepse më zë tmerri mos me nderue e mos me dashtë më Gruan…

„Fundi i madh i jetës nuk janë njohurit, por veprat“ – Tomas Fueller





Patrioti,publicisti,rapsordi popullor Agim Gashi, lindi më 27.07.1954 në fshatin Okllap, afër Janjevës.

Ka të kryer Shkollën normale të Prishtinës, si dhe ka të shkolluar zërin për muzikë të profesori i njohur maqedonas e Terpkovi .Ishte njeri ndër këngëtaret më të taletuar të RTP-së ( nga viti 1973 deri në vitin 1990).

Është njohës i mirë i forklorit burimor shqiptar, dhe ishte bashkëpuntor i jashtëm i institutit Albanologjik në Prishtinë. Njëherit ishte nder aktivistët e zellshëm të pajtimit të gjaqeve.

Për aktivitetet e tija dhe për këngën që e këndonte me plot guxim, ishte i ndjekur dhe i denuar politikisht. Në burg ishte që nga viti 1985-89, për t´u izoluar më vonë. U detyrua ta lëshoj atdheun sepse shpesh perveç torturave e detyronin edhe t´i hajë kasetat e tija.

Jeton si i merguar në një banesë të harruar diku në Gjermani. Nuk mund të kthehet në atdhe për shkak të shtëpisë së djegur.

Vepron e shkruan në vetmi.(Flori Bruqi)


ARQITEKTURË E KONSTRUKCIONIT POLIDIMENZIONAL 

ARTISTIK



Nga Hasan Qyqalla



Hasan Qyqalla
Poeti, këngëtari, veprimtari e krijuesi artistik Agim GASHI, tani më është i njohur për etnin tonë, si në trojet autoktone po ashtu edhe në mërgatën tonë të gjërë e të shpërndarë gjithandej horizonteve. 

Zëri i tij ishte dëgjuar që herët,… bile edhe atëher kur u cungua e limitizua fjala e lire. Ndryshe, në një kohë të pakohë!

 Aktiviteti i tij kombëtar në veprimtarinë e shenjtë të pajtimit të gjaqeve me rinin studentore e në krye me Profesorin e urtë Anton Çetta, ishte periudha më e mundimshme por edhe më e lavdishme e Z. Gashi.

 Bënte veprimtari sa të ngjeshur po aq të dendur sa nuk i premtonte as koha që t’i notoj ato. Andaj në shikimin e parë duken të pasistemuara dhe jokronologjike, që edhe nuk është domosdoshmëri poetike. Prandaj nuk e zbehin as përmbajtjen e as vlerat e ngjeshura.
Vëllimi më i ri poetik i autorit Gashi, fillon me një poemë të gjatë, e cila në vete ngërthen gjithë përjetimet emocionale, brengosëse të botës së brendshme të poetit. Vë në spikamë manitë sociale kombëtare siç është vëllavrasja, plagë e rëndë apo një dekubit kthyer në gangren për popullit tonë të shumëvuajtur, e që nuk ndalon mjerisht as në ditët e sotme. 

Shpalosë paragjykimet, përjetimet, vuajtjtet, … e deri sa apelon te bëhen kthesa në favor të kombëtares e ideales, që është Shqipëria natyrale. Për të arrirë në këtë pikë kulminante, duhet një rizgjim, gjegjsisht një bashkërendim i përbashkët i veprimtarisë sonë globale, pa ngjyrime ideologjike, pa dallime fetare e krahinore.
Vargjet e tij kanë vajë, gjëmë, dhëmbje, shqetësim, brengë, kushtrim,…që ngjanë me vargjet migjeniane…pastaj kalëron nëpër trojet etnike, duke rikujtuar pëllëmb për pëllëmbe.

Agim GASHI-„KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM“
Rikujton në vargje personalitete të rëndësishme të historis e lavdisë kombëtare që me mjeshtrin e artit dhe dhuntin e zërit i bart përmes telave të Sharkisë në këngë.
 Prandaj ka shtrirje talenti i Agimit në fushën e gjërë të artit, që në kritikë njihet me termin polidimenzional artistik. Krijon imazhe, situata, peizazhe të përshkruara me ngjyrime, hiperbolizime. 

Të tillat i hasim në veçanti kur i këndon vendlindjes, dashurisë, liderëve të trimërisë, urtisë, guximit e humanitetit si Gjergj Kastriotit, Enver Hadri, Anton Çettës, Nënë Terezës, Adem Jasharit, Dr. Ibrahim Rugovës duke mos i harruar as gjakun e dëshmorëve të luftës së fundit të Kosovës, të të vazhdoj së kënduari për më të dashurit që ka humbur, si Nënën, Babain, Çunin,…etj. 

Specifikë tjetër, që edhe rrallë e hasim tek autorë tjerë është, “dekorimi” edhe me sarkazmë, ironi, humor e parodi. Ndër tjerash vlen të përmendet poezia e zhanrit të tillë “Piku moll e kuqe”, me sa vijon:
“ Piku moll e kuqe-piku, Na u ba pekmeze, Po e pi rakin´-oj vash´, Por s´po shkon pa meze. Piku moll e kuqe-piku, E ra ndër qershi, Nuk po due meze vash-o, Veq dy syt e zi. Piku moll e kuqe- piku, E na ra nder ftua, As Raki s´po due vasho, Veq buzët e tua.”
Autori nuk ka përkufizime të ides estetike në shtrirje të elementeve dhe përmasave të veprës poetike. 

Arqitektura e kontrukcionit kompozicional është forma dekorative e vargjeve që komponohet herë në mënyrë indirekte, e here-herë edhe drjtpërdrejt dhe i japin shije e ngjyrim. Krejt në fund do citoja një thënje të Alfred UÇIT nga “ESTETIKA”, kur thot: “Ideja estetike nuk duhet barazuar me qëllimin e krijuesit, por me qëllimin e realizuar, të aktualizuar në vepër”.
Ja çfarë gërshetimi mjeshtëror e stilistik gjejmë në poezin:
Në natën e gjatë“
Jam i dejuar nga merzia
Katër muret më bëjnë shoqëri
Oj natë e gjatë
Si nuk dallove nga tjerat
Për një muaj, për një vit
Çdo ditë dejem
Duke pirë lotët e mi
Helm mu bë jeta
Dhe përsëri u plaka
Iku edhe një vit nga jeta ime…
Andaj për njohjen më të afërt dhe shijimin artistik të këtij vëllimi poetik mbetet që çdo lexues e pasionant i fjalës së shkruar të lexoj, mbase kujtoj është një pasuri më vete e intelektit!
Koblenz, tetor 2011
Libri mund të porositet edhe në Amazove në këtë adresë:
http://www.amazon.de/Koha-Pakoh%C3%A0-Vendit-Agim-Gashi/dp/1447813529/ref=sr_1_1?_encoding=UTF8&qid=1318196471&sr=8-1&al_rs=#al_rp

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...