Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/26

Me poetin dhe kritikun Agim Vinca

Xmm


Agim Vinca

Sazet e Ohrit


Fustanellë e bardhë posi shkumë lumi
nderë mbi liqe gjer te Shën Naumi.

Gjer te Shën Naumi e tutje në breg
për një zjarr të fshehur, për një mall që djeg

Për një mall që djeg, për një bukuri:
"Falmi, moj, falmi, Falmi, moj sytë e zi!"

Tingujt e gërnetës derdhen palë palë
si vala në breg, si lumi në zallë

Tingujt e gërnetës, tingujt e xhurasë
se ç'ja thonë të shkretës, aty rrëzë kalasë

Aty rrëzë kalasë, te çinari plak
një kaba e vjetër, një rimë, një baladë

Një rimë, një baladë, një mall i pashuar:
"Falmi, moj, falmi, Falmi, moj sytë e shkruar?"

Ata sytë e tu që mi ke nën vetull:
ditën ma bënë vit, vitin ma bënë shekull!

Fustanellë e bardhë posi shkumë lumi
një kind te Ohrija, një te Shën Naumi

Një te Shën Naumi e tutje në breg
për një zjarr që s'shuhet, për një mall që djeg!

Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit e dalluar të letërsisë shqipe. Bibliografia e shkrimeve të tij është tejet e gjerë. Krijimtaria letrare e Agim Vincës i ka kaluar kufijtë gjuhësorë të gjuhës shqipe.
Zpj
Agim Vinca ka lindur më 22 maj 1947 në Veleshtë, në një familje arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Aktualisht është profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e Sotme Shqipe. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit e dalluar të letërsisë shqipe. Bibliografia e shkrimeve të tij është tejet e gjerë. Krijimtaria letrare e Agim Vincës i ka kaluar kufijtë gjuhësorë të gjuhës shqipe. Poezi dhe shkrime të tjera të tij janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën maqedonase, serbe, kroate, sllovene, polake, ruse, frënge, italiane, gjermane, angleze, turke, arabe, etj. Si poet, ai është prezantuar në shumë antologji të poezisë shqipe në botë, si në antologjinë e poezisë moderne shqiptare An elusive eagle soars (Shqiponja ngjitet kah qielli), përgatitur nga studiuesi i njohur i letërsisë shqipe, Robert Elsie, që u botua në vitin 1993; në Antologie de la poèsie albanaise (Antologji e poezisë shqipe) të Aleksandër Zotos, Paris, 1998; në Antologjinë e letërsisë shqipe të shekullit XX (1999), përgatitur nga albanologia e njohur ruse Gertruda Ejntrej, etj.

SHKRIMTARËT ANË ANTENAT E RACËS!

Ju jeni kritik, eseist, historian i letërsisë, publicist dhe poet. Keni filluar të merreni me letërsinë si kritik apo si poet?

A. Vinca - Fillimet e mia krijuese, siç ndodh rëndom me shumicën e krijuesve, i takojnë poezisë. Poezi kam filluar të shkruaj e të botoj që nga bankat e shkollës fillore e të mesme atje në vendlindjen time, në fillim fare kryesisht vjersha për fëmijë, por hapat pak më seriozë në krijimtari i kam bërë pas ardhjes sime në studime në Prishtinë, në gjysmën e dytë të viteve gjashtëdhjetë. Nga kjo kohë datojnë edhe shkrimet e mia të para në fushën e kritikës letrare, që ishin recensione për librat e lexuar ose përsiatje për traditën tonë letrare, të cilën brezi im synonte ta “zbulonte”, pas ndalesave që kishin pasur brezat e mëparshëm.

E doni më shumë poezinë, studimin e letërsisë apo njësoj edhe poezinë, edhe studimin e saj?

A. Vinca - Po qe puna për të dashur sigurisht që e dua më shumë poezinë! Akti i krijimit të çdo poezie të re është për mua një akt gëzimi. Kurse studimi i letërsisë është punë e një natyre tjetër, shumë më racionale. Thuhet se Çehovi i famshëm, i cili me profesion ishte mjek, kur e patën pyetur se si arrinte t’i pajtonte mjekësinë dhe letërsinë, qe përgjigjur: “Mjekësinë e kam grua, kurse letërsinë dashnore!”. Ndonëse analogjia s’është e plotë, unë thënien proverbiale çehoviane do të mund ta parafrazoja me këtë rast duke thënë se poezinë e kam “dashnore”, kurse shkencën e letërsisë “grua”. Ose, thënë ndryshe, e para është për mua si pija, vera ose rakia, kurse e dyta - buka! Natyrisht se duke u marrë me dekada të tëra profesionalisht me studimin e letërsisë, kurse në dy dhjetëvjetëshat e fundit edhe me publicistikë e veprimtari të tjera intelektuale, që kërkojnë kohë e angazhim, unë i kam hyrë në hak poezisë sime, por fatmirësisht nuk e kam braktisur plotësisht atë (shpresoj as ajo mua!), për çfarë besoj se do të dëshmojë libri im më i ri me poezi, Psalmet e rrënjës, i cili së shpejti pritet të dalë nga shtypi.

Me çfarë mendoni se keni kontribuar më shumë në letërsinë shqipe: me poezinë apo me studimin e kësaj letërsie?

A. Vinca - Nuk më përket mua të flas për këtë çështje. Vlerësimi i kontributit tim në fushën e letërsisë, sikurse edhe në fushat e tjera, nuk është punë imja, por e të tjerëve. E kanë bërë këtë shumë njerëz kompetentë deri më sot dhe shpresoj ta bëjnë akoma më shumë në të ardhmen - me objektivitet e paanësi dhe mbi bazën e kritereve shkencore. Në përgjithësi mbizotëron mendimi se kontributi im në fushën e studimit të letërsisë dhe veçanërisht të poezisë sikur është më me peshë se ai i fushave të tjera, përfshirë edhe krijimin e kësaj të fundit, poezisë. Sa më përket mua një gjë mund ta them me siguri: çdo punë që kam marrë përsipër në jetë i jam qasur me pasion e përkushtim dhe kam tentuar ta bëj sa më mirë. Me fjalë të tjera, thënë në mënyrë paksa popullore, jam përpjekur të punoj pa hile.

A zhvillohet sot letërsia shqipe natyrshëm, si një letërsi kombëtare, si një e tërë, apo ende vërehen në të disa dallime, të cilat ishin të kushtëzuara nga ndarjet që kishin sjellë kufijtë politikë të 1912-it?

A. Vinca - Ndarja tragjike e kombit shqiptar në vitet 1912-1914, e vulosur edhe në strukturimet e mëvonshme gjeopolitike të Ballkanit (më 1945) dhe, së fundi, pas rënies së “Murit të Berlinit”, la pasoja të rënda jo vetëm në jetën ekonomike, politike e shoqërore të shqiptarëve si komb, por edhe në jetën e tyre shpirtërore, kulturore dhe letrare. Publicisti anglez Xhejms Petifer, mik i shqiptarëve, në librin e tij Blue guide për Shqipërinë dhe Kosovën, pohon se në fillim të këtij shekulli, pas rënies së “kontrollit të vjetër jugosllav mbi kufijtë”, në relacionin Kosovë-Shqipëri janë krijuar rrethana të reja dhe një realitet i ri, të cilin ai e quan hapësirë e re politike dhe ekonomike shqiptare (HRPSH). Në qoftë se e pranojmë si të mirëqenë pohimin e Petiferit mbi hapësirën e re politike dhe ekonomike shqiptare, sado që edhe ajo lë shumë për të dëshiruar, na duhet të konstatojmë me keqardhje se hapësira kulturore shqiptare, ku letërsia zë pa dyshim një nga vendet kryesore, ende nuk funksion si një tërësi e vetme e funksionale. Hapat që janë bërë në drejtim të integrimit kulturor Kosovë-Shqipëri, përfshirë këtu edhe shqiptarët e Maqedonisë, që qëndrojnë në mes të këtyre dy “punkteve” të mëdha, nuk lënë vend për kënaqësi. Në Tiranë, në qarqe të ndryshme intelektuale, qoftë për shkak të inercisë dyzetesavjeçare, qoftë për mungesë informimi e, ndonjëherë, edhe si pasojë e paragjykimeve të “qendrës” ndaj “provincës”, ende funksionon “logjika e gjysmës” (flitet e shkruhet kryesisht për gjysmën e letërsisë shqipe, bëhen botime e prezantime gjysmake antologjike brenda e jashtë shtetit, nuk njihen sa duhet botimet dhe përkthimet që janë bërë këndej kufirit, etj.), ndërsa në Prishtinë, në emër të krijimit të identitetit jo vetëm politik, por edhe kulturor kosovar, kinse për hir të pavarësisë, po forcohet gjithnjë e më shumë një tendencë “separatiste” kosovare e panjohur më parë. Në kohën kur gojën e kemi përplot integrime ne bëjmë, me a pa vetëdije, veprime çintegruese, që frymëzohen nga filozofia krahinoriste politiko-partiake; e shkelim dhe shpërfillim brutalisht, madje edhe në nivele institucionale, faktorin më të fortë integrues kulturor e kombëtar - gjuhën letrare dhe e harrojmë porosinë largvajtëse të një shkrimtari të madh anglo-amerikan se letërsia është shpirti i kombit, kurse shkrimtarët - antenat e racës!

A mund të thuhet se në letërsinë e sotme shqipe janë tejkaluar plotësisht të gjitha shabllonet e realizmit socialist?

A. Vinca - Fatkeqësisht ende jo, për dy arsye: e para, ngaqë trysnia nga e kaluara është një mekanizëm që vepron vetvetiu, edhe pa dëshirën tonë dhe, e dyta, sepse në Shqipëri dhe aty-këtu edhe këndej kufirit (veçanërisht në diasporë) ende ka nostalgjikë të së kaluarës, që s’mund të heqin dorë nga modeli kulturor me të cilin janë edukuar një kohë të gjatë dhe që mbase as që duan të shkëputen prej tij fare. Tekefundit, kjo është çështje e formimit, shijes dhe zgjedhjes personale, por në dallim nga e kaluara sot ka një ndryshim cilësor: mbetja brenda caqeve të atij formacioni në letërsi dhe në art, sikurse edhe në sferat e tjera të jetës, është çështje e përcaktimit të individit me vullnetin e tij e jo e imponimit nga lart.

A i zmadhojnë apo i fshehin studiuesit e letërsisë shqipe pasojat që pashmangshëm ka lënë teoria e realizmit socialist në këtë letërsi në të dy anët e kufirit?

A. Vinca - Të dyja tendencat janë të pranishme: edhe ajo e zmadhimit, edhe ajo e fshehjes së pasojave të teorisë së realizmit socialist në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, varësisht nga njerëzit që flasin për të; nga qëndrimi që kanë mbajtur ndaj realizmit socialist në kohën e sundimit absolut të tij dhe nga vendi që kanë pasur në hierarkinë shoqërore të periudhës moniste jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Një shkrimtar i njohur, ish-i burgosur politik (P. Arbnori), pat deklaruar para dy-tre vitesh në një anketë gazete se e gjithë ajo që është krijuar gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri duhet djegur ose duhet mbyllur në muze, ndërsa poetë që i kanë thurur himne pa ndërprerë ideologjisë komuniste dhe që kanë mbështetur çdo aksion të regjimit komunist të Shqipërisë, që kanë shkruar vjersha, poema e romane me partishmëri të theksuar dhe në frymën e luftës së klasave, deklarojnë me kokëfortësi dhe pa brejtje ndërgjegjeje se nuk do t’i hiqnin asnjë presje krijimtarisë së tyre! Cili poet yni nga ata që Lasgushi i quante “nimfa të Partisë” ka pasur kurajë të deklarojë ashtu si poeti revolucionar turk Nazim Hikmet, i cili komunizmit i këndoi jo për shkak të privilegjeve, por për shkak të bindjeve, se ka shkruar edhe poezi “që kanë vdekur para se të publikohen” ose “që kanë jetuar vetëm një ditë në faqet e ndonjë gazete”? Cili nga krijuesit dhe intelektualët tanë të shquar të periudhës moniste, në të dy anët e kufirit, e bëri eksorcizmin e vet, duke hequr dorë, fjala vjen, nga ndonjë vepër e tij, nga ndonjë veprim apo nga ndonjë shpërblim? Asnjë i vetëm! Përkundrazi. Disa syresh janë shquar me zellin e tepruar të kërkimit të alibisë për veten dhe, madje, edhe të retushimit të disa aspekteve të biografisë së tyre jetësore e krijuese.
Është evident fakti se teoria dhe praktika e realizmit socialist la pasoja të rënda në letërsinë dhe kulturën shqiptare të pas LDB-së. Si studiues i letërsisë shqipe dhe veçanërisht i letërsisë bashkëkohore, angazhohem për një studim objektiv shkencor të kësaj periudhe, pa mllef e keqdashje, por edhe pa interpretime subjektive e të njëanshme. Vetëm qasja e tillë garanton sukses, që do të thotë ndriçim dhe vlerësim objektiv shkencor të periudhës përkatëse dhe hap perspektivë për të ardhmen.

Ju jeni pedagog i Letërsisë së Sotme Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe, së fundi, edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Disa nga kolegët tuaj ju konsiderojnë njohësin më të mirë të poezisë shqipe në përgjithësi. E ka zënë poezia shqipe ritmin e zhvillimit të poezisë evropiane apo ende mbetet pas saj për sa u përket përvojave aktuale dhe moderne krijuese?

A. Vinca - Tranzicioni në art dhe në letërsi në Shqipëri (rasti i Kosovës është pak a shumë specifik, sepse te ne nuk ka qenë e detyrueshme metoda e realizmit socialist, por ka pasur kufizime të tjera, të natyrës së temave-tabu, të censurës e autocensurës, etj.) është bërë më lehtë dhe më shpejt sesa në fushat e tjera të jetës: në ekonomi, në politikë, në diplomaci, në urbanizëm e infrastrukturë, etj. Pjesa më e mirë e letërsisë shqipe sot, krjimtaria e autorëve më të talentuar, të vjetër e të rinj, zhvillohet konform rrjedhave dhe përvojave moderne krijuese evropiane, por nuk mund të pohohet me siguri se poezia shqipe e ka zënë ritmin e zhvillimeve aktuale evropiane e botërore, sepse për ta bërë plotësisht këtë asaj i duhet të asimilojë më parë përvojën që poezia evropiane dhe veçanërisht ajo e vendeve të Evropës Perëndimore ka njohur në periudhën e modernizmit dhe të avangardës, duke filluar nga Bodleri, Remboja e Malarmeja gjer te Rilke, Apolineri, Lorka, Pol Valerija, Ezra Paundi, Elioti, Ungareti, etj., për të ardhur tek Odni, Kavafi, Sen-Xhon Persi, Encensbergeri, Brodskij, Soresku e korifenj të tjerë të poezisë së sotme.

Ju jeni marrë me të ashtuquajturën alternativë letrare shqipe. Çfarë quani alternativë në letërsinë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX?

A. Vinca - Alternativa letrare shqiptare quhet njëri nga librat e mi studimorë, botuar në vitin 1995 dhe ribotuar dhjetë vjet më vonë. Në këtë vepër, të cilësuar nga kritika si “një libër i mençur për rëniet dhe ngritjet tona letrare”, kam ngritur tezën se në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u radhit në kampin lindor të botës, krahas rrymës zyrtare të realizmit socialist, që u instalua zyrtarisht në vitin 1949, në Konferencën e Parë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, ka ekzistuar edhe një alternativë tjetër, e cila ofronte si model kulturor integrimin e së resë me të vjetrën dhe të kulturës kombëtare me kulturën përparimtare botërore. Artikulues i kësaj kërkese në vitet e para të pasluftës ishte poeti, publicisti, intelektuali dhe politikani i njohur Sejfulla Malëshova, alias Lame Kodra, ministri i parë i Kulturës në Shqipërinë e pasluftës dhe kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, i cili pikërisht për shkak të këtyre pikëpamjeve, të cilësuara si “liberale e oportuniste”, u eliminua nga skena politike dhe kulturore. Në artikullin e tij programatik, Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme, të publikuar në korrik 1945, “Lamja i vogël”, siç e quanin mësuesit e tij shpirtërorë, Noli dhe Konica, kërkonte që t’u jepej hapësirë të gjithë krijuesve, pavarësisht nga bindjet politike, përkatësia klasore dhe stili letrar të cilit i takonin dhe merrte në mbrojtje në mënyrë taksative Fishtën dhe Konicën nga ata, që, siç shprehej ai, donin “t’i shlyenin nga defteri”.
Ide alternative letrare dhe vepra që dilnin nga kallëpet e letërsisë didaktike e utilitare të tipit zhdanovist do të ketë, sigurisht, edhe më vonë dhe për to flitet konkretisht në librin tim.

A janë aktuale betejat intelektuale për lirinë e krijimtarisë dhe për përvojat moderne në letërsinë shqipe sot?

A. Vinca - Betejat intelektuale për lirinë e krijimtarisë janë gjithmonë aktuale, sepse liria e krijimtarisë, sikurse edhe liria njerëzore në përgjithësi, rrezikohet, në një mënyrë a në tjetrën, në të gjitha sistemet shoqërore. Ndërkaq, debati përkitazi me shfaqjet moderne në letërsinë shqipe, të djeshme dhe të sotme, mbetet po ashtu një problem i hapur.
A mund të quhen shkrimtarë modernë, siç i quajnë disa studiues të tyre, Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Ernest Koliqi?
A. Vinca - Fishta me ndjeshmërinë, me botëkuptimin, me konceptet estetike, me strukturën e vargut, me gjuhën e stilin, me etosin dhe patosin e tij lapidar fishtian është një shkrimtar tipik klasicist. Nuk e di, nuk e kuptoj përse disa studiues të veprës së tij përpiqen pa nevojë ta përafrojnë atë me përvojën e letërsisë moderne dhe t’ia mveshin epitetin “shkrimtar modern”, që s’i shkon fare. Tekefundit modernizmi, sikurse edhe realizmi, romantizmi, klasicizmi dhe “izmat” e tjerë, janë nocione përcaktuese e jo vlerësuese. Konica dhe Koliqi, ndërkaq, janë tjetër gjë. Konica, njeri me shije të hollë letrare, frekuentues i salloneve pariziene e londineze dhe njohës i mirë i rrjedhave të letërsisë evropiane, ka herë-herë koncepte shumë të avancuara kritike, disa prej të cilave tingëllojnë moderne për kohën, ndërsa Koliqi me Hijen e maleve dhe Tregtar flamujsh krijon prozën tradicionale psikologjizuese, që po ashtu s’mund të quhet moderne në kuptimin e plotë të fjalës. Mirëpo, te Pasqyrat e Narcizit, që është, ndoshta, vepra më e mirë e tij, mund të themi se kemi një ekzemplar të letërsisë simboliste, pra moderne, në letërsinë kryesisht tradicionaliste shqipe.

Ç’do të thotë për Ju të jesh shkrimtar modern: poet modern, romancier modern, dramaturg modern apo kritik modern?

A. Vinca - Siç e ka thënë bukur para meje miku im, profesor R. Qosja, poet modern nuk është ai që i shmang shenjat e pikësimit nga vargjet dhe bën ekzibicione të tjera të ngjashme, por ai që krijon poezi me koncept, përmbajtje e strukturë moderne. Njësoj mund të thuhet edhe për prozatorin dhe dramaturgun modern, natyrisht duke i pasur parasysh specifikat e zhanrit. Ndërkaq, kritik modern nuk është ai që në emër të kritikës kinse moderne sajon galimatiase gjuhësore dhe prodhon konfuzitet terminologjik, kuptimor e përmbajtësor, por ai që e lexon veprën letrare si strukturë specifike gjuhësore e artistike dhe që tregon si ekziston estetikisht ajo. Moderniteti, pra, te ne shumë herë i keqkuptuar e i keqinterpretuar, nuk është formë a paraqitje, por vizion dhe përmbajtje. Të jesh shkrimtar modern, fundja, nuk do të thotë të vraposh pas modave të çastit, që sjellin shumë herë vlera efemere, por të krijosh vepër me vlera të përhershme artistike.

Ç’do të thotë për Ju të jesh intelektual, domethënë jo vetëm poet, prozator a dramaturg?

A. Vinca - Të jesh intelektual do të thotë të merresh jo vetëm me punën tënde, por edhe me problemet e kohës në të cilën jeton. Sipas sociologut të njohur francez Edgar Moren intelektual nuk është njeriu që merret me çështje të profesionit të tij (shkrimtari, filozofi, mjeku, avokati, etj.), por njeriu që angazhohet me problemet e kohës së vet. Jo çdo njeri i shkolluar është intelektual, jo të gjithë shkrimtarët janë intelektualë! Te ne akoma më pak se gjetkë. Të jesh intelektual do të thotë të mos heshtësh para padrejtësisë, gënjeshtrës, mashtrimit, dhunës, krimit e dukurive të tjera të ngjashme dhe ta ngresh zërin kur cenohet liria e integriteti i tjetrit njësoj si kur cenohet liria jote dhe integriteti yt.

Ju njiheni si mbrojtës i gjuhës standarde. Pse mendoni se ajo vazhdon të sulmohet? Për arsye shkencore apo për arsye politike?

A. Vinca - Gjuha e njësuar letrare shqipe ose gjuha standarde, siç i themi në kohët e fundit, është një e arritur e madhe e kombit shqiptar dhe e kulturës shqiptare, prandaj unë hyj në radhën e atyre krijuesve e intelektualëve shqiptarë, që e kanë mbrojtur atë në vazhdimësi tash sa vjet dhe shpresoj ta bëj këtë edhe në të ardhmen. Kurdo që flasim për fenomenin gjuhë standarde, përfshirë këtu natyrisht edhe gjuhën standarde shqipe, duhet të nisemi nga fakti se të gjitha gjuhët e botës kanë të folme e dialekte të ndryshme, shumë herë shumë më të largëta se dy kryedialektet e shqipes, por të gjithë popujt e qytetëruar të botës kanë një gjuhë të vetme standarde, e cila arrihet mbi bazën e një marrëveshjeje midis pjesëtarëve të bashkësisë që e flet atë gjuhë. Besoj se kjo është një aksiomë që s’mund të hidhet poshtë nga askush, ashtu siç nuk mund të mohohet nga asnjë njeri me mend në kokë nevoja e ekzistimit të një gjuhe standarde që i duhet shkollës, administratës, arsimit, kulturës, mediave, institucioneve shtetërore dhe hallkave të tjera të çdo shoqërie të organizuar. Disa popuj gjuhën letrare e quajnë ndryshe edhe gjuhë të shkrimit apo të qytetërimit, sepse gjuha e standardizuar letrare është jo vetëm faktor tejet i rëndësishëm i zhvillimit kulturor të një populli, por edhe tregues i shkallës së atij zhvillimi. Shtrohet pyetja: po përse atëherë te ne tash sa kohë (posaçërisht nga fillimi i viteve ’90 e këndej) nga grupe e individë të ndryshëm kontestohet gjuha letrare, kërkohet rishikimi i bazave të saj, riaktivizimi i variantit të letrarishtes gege dhe gjëra të tjera të ngjashme? Po qe se insistoni që unë t’i përgjigjem prerazi pyetjes suaj mbi arsyet se përse sulmohet gjuha standarde shqipe, atëherë do të mund të thosha se ato janë kryesisht politike dhe pak, fare pak ose aspak shkencore. Ndër arsyet e kontestimit të gjuhës letrare shqipe, sikundër edhe të vlerave të tjera të përbashkësisë shqiptare, siç janë, fjala vjen, personalitetet e shquara të historisë dhe të kulturës kombëtare, nuk duhen nënçmuar as ato që kanë të bëjnë me mentalitetin inatçor shqiptar, të cilit ia kemi parë sherrin shumë herë gjatë historisë.

Çka do të thotë për Ju të shkruash sot në gjuhën dialektore?

A. Vinca - Do të thotë të jesh në pozita anakronike, ta vështrosh botën në mënyrë të pjesshme, ta rrezikosh perspektivën e veprës sate dhe ta shndërrosh atë, madje, siç thoshte Gramshi në kohën e tij, në fosile. Përjashtoj rastet kur shkrimtari aktivizon idiomën dialektore për efekte estetike, pra rastet kur kjo gjë ndodh për motive krijuese. Mirëpo, te ne pjesa dërrmuese e atyre që e mohojnë gjuhën standarde dhe nuk i respektojnë normat e saj, duke e këmbyer shqipen letrare me variantin dialektor, e bëjnë këtë për motive kryesisht politike ose thjesht për kapric.

Ka një komb shqiptar. Disa intelektualë e, ndoshta, edhe disa politikanë bëjnë beteja politike, disa haptas e disa ende fshehurazi, për krijimin e kombit të dytë - të kombit kosovar? Mendoni se do të bëhemi popull dy kombësh? Në qoftë se kjo ngjet cilën kombësi do të merrni Ju: shqiptare apo kosovare?

A. Vinca - Në qoftë se dikush nëpërmjet idesë së krijimit të të ashtuquajturit “komb kosovar” dëshiron të hyjë në histori, atëherë ne duhet t’ia kujtojmë atij (atyre) se ideja në fjalë është plotësisht kundërhistorike dhe në kundërshtim të plotë me interesat e kombit shqiptar në Ballkan, pavarësisht nga konteksti politik e shtetëror ku jetojnë aktualisht shqiptarët si pasojë e padrejtësive historike. Kosova është nocion gjeografik (e jo etnik) dhe në këtë kuptim kosovarë janë të gjithë banorët e saj: shqiptarët, serbët, malazeztë, boshnjakët, turqit, romët e të tjerët. Le të supozojmë se shqiptarët e Kosovës një ditë do ta quajnë veten kosovarë (në kuptimin etnik të fjalës) e jo shqiptarë! Le të na lejohet për një çast një profeci e tillë: në Kosovë – kosovarë, në Shqipëri - shqiptarë! Shtrohet pyetja: po si do ta quanin veten atëbotë shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës: maqedonas, malazez apo, larg qoftë, serbë! Absurditet i vërtetë! 
Jam i vetëdijshëm se ideja e mbrapshtë e krijimit të kombit të dytë shqiptar, “kombit kosovar”, nuk është vetëm trill i ndonjë analisti kokëkrisur kosovar. Jo. Prapa këtij “projekti” kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë forca të caktuara politike në Kosovë, të mbështetura edhe nga institucione ndërkombëtare (politike e të tjera). Të parët mendojnë se kështu përshpejtohet procesi i pavarësisë së Kosovës, ndërsa të dytët pandehin se me mbështetjen materiale e morale të këtij “projekti” luftohet ideja “e rrezikshme” e “Shqipërisë së madhe”, në të vërtetë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet! Pra, secili për hesap të vet! Por përpjekjet e tilla, ngado që të vijnë dhe sado të koordinuara që të jenë, janë të destinuara të dështojnë, ashtu siç dështoi në Jugosllavinë e dikurshme përpjekja e krijimit të dy kombeve shqiptare dhe të dy gjuhëve letrare shqipe, të cilat ideologët e politikës antishqiptare serbomadhe i emërtonin me nocionet: “Shiptari/Albanci” (për popullin) dhe “shiptarski /albanski” (për gjuhën).
Sa më përket mua personalisht, pavarësisht nga zhvillimet eventuale në këtë plan, unë kam lindur shqiptar, prej prindërish shqiptarë, gjysh e katragjysh dhe shpresoj të vdes i tillë.

Dihet se në këtë botë çdo gjë vjetrohet, vjetrohen më pak, më shumë apo plotësisht edhe veprat letrare, shkencore e filozofike? A kemi vepra letrare dhe shkencore në gjuhën shqipe që nuk janë vjetruar dhe që nuk do të vjetrohen plotësisht, domethënë që do të qëndrojnë në çdo kohë?

A. Vinca - Nuk janë vjetruar vargjet e Budit (një pjesë e tyre), poetit të parë të letërsisë shqipe, Sibilat e Bogdanit dhe disa fragmente të prozës së tij letrare e shkencore, nuk janë vjetruar aspak Këngët e Milosaos, lirikat e Serembes, Bukuria e Naimit, poezia e përkryer e Mjedës dhe veçanërisht tingëllimat e tij. Nuk është vjetruar Noli as si poet, as si përkthyes e, madje, as si kritik letrar e publicist, nuk janë vjetruar idetë e tij shoqërore dhe sidomos erudicioni i tij i gjerë intelektual. Nuk janë vjetruar Lasgushi, Migjeni e Kuteli, tre yje të qiellit letrar shqiptar të qindvjetëshit që lamë pas, që shkëlqejnë secili në mënyrën e vet. Nuk janë vjetruar tekstet brilante të Konicës të tipit Lutje shkrimtarëve!, tregimi për Zullullandët, parabola Shqipëria si m’u duk... dhe sprova vizionare mbi gjuhët natyrore e artificiale e shkruar frëngjisht, nuk janë vjetruar disa nga satirat e Fishtës dhe ligjëratat e at’ Anton Harapit mbajtur në vitin 1936 para intelektualëve të Korçës me titull Vlerë shpirtnore, disa nga tregimet e Koliqit dhe sidomos prozat poetike për djaloshin e dashuruar në bukurinë e vet, Narcisin mitologjik, poezitë e tipit Hija e keqe, Juda i ri dhe Paradokse të Asdrenit, etj. Sa i përket letërsisë bashkëkohore, një pjesë e madhe e së cilës i pagoi haraç dogmës dhe dehjes së saj ideologjiko-politike gati gjysmëshekullore, lista e veprave letrare e shkencore (për vepra të mirëfillta filozofike nuk e di a mund të flitet ndër ne) dhe e autorëve që kanë hyrë në fondin e përhershëm të vlerave shpirtërore kombëtare e, deri diku, edhe universale është, megjithatë, e gjatë, por koha ende punon në verifikimin e përkohësisë apo përhershmërisë së tyre.

Ju, me sa dimë, nuk jeni anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Mendoni se, duke pasur parasysh krijimtarinë tuaj poetike, shkencore, në radhë të parë si cilësi, por edhe si vëllim, mendoni se u është bërë padrejtësi?

A. Vinca - Zgjedhja e anëtarëve të rinj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) bëhet çdo katër vjet. Unë deri tani tri herë kam qenë i propozuar për anëtar të kësaj akademie, por asnjëherë nuk e kam fituar numrin e duhur të votave për të hyrë në të. Në zgjedhjet e fundit (2004) referatin tim, shumë të plotë e të argumentuar, e mbështesnin me firmat e tyre tre anëtarë të rregullt të dy akademive tona: dy nga studiuesit më të shquar të letërsisë shqipe, akademik Rexhep Qosja dhe akademik Jorgo Bulo dhe njëri prej poetëve tashmë klasik shqiptar, akademik Enver Gjerqeku, por më kot. Unë përsëri nuk mora numrin e duhur të votave për të hyrë në ASHAK! Përse? Për arsyen e thjeshtë se nuk i takoj partisë që e ka uzurpuar këtë institucion dhe nuk bëj pjesë në grupin që bën ligjin në të! Në Akademinë e Kosovës kanë hyrë njerëz që nuk e kanë kryer as fakultetin, me titullin akademik janë stolisur edhe krijues që nuk zotërojnë as drejtshkrimin e gjuhës shqipe, ky nder u është bërë shumë “shkencëtarëve” pa vepra, në mesin e të cilëve ka mjaft teoricienë të vetëqeverisjes socialiste jugosllave, por në të nuk ka vend për mua dhe individë të tjerë të merituar, krijues e studiues të shquar, njerëz me numër të madh veprash dhe me kontribut të theksuar në fusha të ndryshme të jetës e të dijes. Se a është e padrejtë kjo apo jo përsëri nuk më takon mua të flas, por e di se shumë njerëz habiten dhe ka të tillë, madje, që nuk besojnë (nuk u mbushet mendja) se unë nuk jam anëtar në ASHAK. (Në një rast, kur ishte gjallë, më është dashur të harxhoj bukur shumë energji për ta bindur mikun tim të ndjerë, poetin Azem Shkreli, të cilit po ashtu kurrë s’iu hapën dyert e Akademisë sonë, se unë nuk jam akademik!)

Maji i këtij viti është përvjetori i 60-të i datëlindjes suaj. A mund të tregoni për lexuesin e revistës sonë disa nga planet e afërta dhe të largëta të krijimtarisë suaj?

A. Vinca - Plane kam shumë, sigurisht, por nuk e di a është mirë t’i zbuloj (të mos them trumbetoj) ato para lexuesve. Një miku im i madh, studiues e shkrimtar, që njihet si njeri racional dhe që si i tillë nuk flet pothuajse kurrë për planet e veta krijuese, por punon vazhdimisht për sendërtimin e tyre, e ka zakon ta citojë shpesh shkrimtarin e madh amerikan Uilliem Fokner, i cili paskësh thënë: “Tregimi që tregohet nuk shkruhet”.
Universi Shqiptar i Librit



Ju, me sa dimë, nuk jeni anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Mendoni se, duke pasur parasysh krijimtarinë tuaj poetike, shkencore, në radhë të parë si cilësi, por edhe si vëllim, mendoni se u është bërë padrejtësi?

A. Vinca - Zgjedhja e anëtarëve të rinj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) bëhet çdo katër vjet. Unë deri tani tri herë kam qenë i propozuar për anëtar të kësaj akademie, por asnjëherë nuk e kam fituar numrin e duhur të votave për të hyrë në të. Në zgjedhjet e fundit (2004) referatin tim, shumë të plotë e të argumentuar, e mbështesnin me firmat e tyre tre anëtarë të rregullt të dy akademive tona: dy nga studiuesit më të shquar të letërsisë shqipe, akademik Rexhep Qosja dhe akademik Jorgo Bulo dhe njëri prej poetëve tashmë klasik shqiptar, akademik Enver Gjerqeku, por më kot. Unë përsëri nuk mora numrin e duhur të votave për të hyrë në ASHAK! Përse? Për arsyen e thjeshtë se nuk i takoj partisë që e ka uzurpuar këtë institucion dhe nuk bëj pjesë në grupin që bën ligjin në të! Në Akademinë e Kosovës kanë hyrë njerëz që nuk e kanë kryer as fakultetin, me titullin akademik janë stolisur edhe krijues që nuk zotërojnë as drejtshkrimin e gjuhës shqipe, ky nder u është bërë shumë “shkencëtarëve” pa vepra, në mesin e të cilëve ka mjaft teoricienë të vetëqeverisjes socialiste jugosllave, por në të nuk ka vend për mua dhe individë të tjerë të merituar, krijues e studiues të shquar, njerëz me numër të madh veprash dhe me kontribut të theksuar në fusha të ndryshme të jetës e të dijes. Se a është e padrejtë kjo apo jo përsëri nuk më takon mua të flas, por e di se shumë njerëz habiten dhe ka të tillë, madje, që nuk besojnë (nuk u mbushet mendja) se unë nuk jam anëtar në ASHAK. (Në një rast, kur ishte gjallë, më është dashur të harxhoj bukur shumë energji për ta bindur mikun tim të ndjerë, poetin Azem Shkreli, të cilit po ashtu kurrë s’iu hapën dyert e Akademisë sonë, se unë nuk jam akademik!)



Agim Vinca ka lindur më 22 maj 1947 në Veleshtë, në një familje arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Aktualisht është profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e Sotme Shqipe. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit e dalluar të letërsisë shqipe. Bibliografia e shkrimeve të tij është tejet e gjerë. Krijimtaria letrare e Agim Vincës i ka kaluar kufijtë gjuhësorë të gjuhës shqipe. Poezi dhe shkrime të tjera të tij janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën maqedonase, serbe, kroate, sllovene, polake, ruse, frënge, italiane, gjermane, angleze, turke, arabe, etj. Si poet, ai është prezantuar në shumë antologji të poezisë shqipe në botë, si në antologjinë e poezisë moderne shqiptare An elusive eagle soars (Shqiponja ngjitet kah qielli), përgatitur nga studiuesi i njohur i letërsisë shqipe, Robert Elsie, që u botua në vitin 1993; në Antologie de la poèsie albanaise (Antologji e poezisë shqipe) të Aleksandër Zotos, Paris, 1998; në Antologjinë e letërsisë shqipe të shekullit XX (1999), përgatitur nga albanologia e njohur ruse Gertruda Ejntrej, etj.

Sulejman Mato - Zarfi me mizë (Tregime të zgjedhura)


Dy fjalë për veten

Linda në fshatin Fterë të Sarandës 1 mars 1941
Shkollën fillore e mbarova në fshat-Gjirokastër, shtatvjeçaren në Gjirokastër
Të mesmen ”Teknikumi i ndërtimit” Tiranë,
Faktultetin Gjuhë- letërsi shqipe, në Tiranë. Dy vjet arsimtar në Berat.
Revista ”Nëntori ” Lidhja e shkrimtrëve, Tiranë 1067-1973
Libretist Teatri i Operës 73-76, dhe 1985-90 Mësues letrësie shk.J.Pashko ,Tiranë (76-84)
Drejtor i Agjensisë së tregtimit të librit artisitk     (1992-1894)
Kryeredator i gazetër ”Tirana” Bashkia e Tiranës. (1997 -2001)
 Kam nisur të shkruaj në fillim të viteve '60-të.

Banoret_e_shpelles

                                    *    *    *
Ideja për të shkruar më ka lindur në vitet 50-të,  për të shprehur emocionet e moshës .Poezia ime  ka qenë  e kushtëzuar nga koha dhe  vendi.
:"Poezia lind nga dashuria për ta rijetuar jetën në vargje, por edhe për ta konsideruar atë si një moment, si " e tashme e fiksuar." thotë poeti amerikan Oktavio Paz.
Shekspiri poetët i quante: "materiale me të cilat ndërtohen ëndërrat."
Vitet 60-të e  pasuruan denjësisht traditën e poezisë shqiptare jo vetëm Kadarenë , Agollin dhe Arapin por dhe me bashkëmoshatarët e mi: Musa Vyshka, Frederik Reshpja, Xhevahir Spahiu , Moikom Zeqo, Faslli Haliti, Koçi Petriti., etj.
Qysh në krijimet  tona të para u vu re nga kritika një frymë e re, një brez i ri poetësh po futej në poezi me problematikën e kohës dhe çiltërsinë e moshës.
Disa prej poetëve të brezit tim  ranë në grackën e angazhimit letrar, ”nën përkëdheljen e optimizmtit të financuar nga shteti”,  mirëpo talentet e mirëfillta  e konsideruan atë klimë thjesht  si veshje stine.
Në kushtet e një trysnie të thellë, të diktaturës dhe të shtypjes së individualiteteve , qoftë dhe nga nomenklatura e një tresheje poetësh, poetët e brezit tim ia dolën mbanë, duke ruajtur të paprekur thelbin e  vlerave .

Dsc01367


                                             *     *      *
Në krijimtari kam synuar të jem gjithmonë vetvetja.
Kam patur shumë idhuj, ndërkohë që parimi im mbetet:  "Çfarë nuk dhëmb nuk është jetë" Pëlqej të gjitha llojet e poezisë, moderne dhe klasike, lirike dhe epike, të thjeshta dhe metaforike.Tani që  mbusha  45 vjet krijimtari poetike dëshiroj të them :Faleminderit poezi!.
297422_10150359128547210_182132672209_8136498_1585311571_n



                          *     *      *
Në ruajtje të strukturës  popullore  dhe  kërkesave bashkëkohore,  në vitin 1967 doli fëmija im i parë  "Shtegu i Blertë".
Historia e krijimtarisë së  kohës socialiste është një krijimtari  brenda kornizave të kërkesave të kohës. ”Pozicioni i shkrimtarit  s'mund të jetë pasiv në shoqëri"-shkruan kritiku Antonio Gramshi. Këto realitete u sendërzuan në mjaft poezi të mia, të cilat ia vlejnë të gjykohen, jo si një kompromis me ideologjinë e kohës por si një vlerë që kërkonte përsosje.
Ne nuk kemi patur një  kritikë strukturaliste që të gjykonte rreth dukurive letrare  të poetëve të brezit tim. "Kritika  i ka kërkuar gjithmonë shëmbujt te "të mëdhenjtë", thotë nobelisti  S.Quazimodo.



Botime  të autorit
      Poezi:
 “Shtegu i blertë" 1967
“Nën diellin e jugut"1969 
“Mbi glob fryjnë erëra” 1972
“Në stinën e poezisë “1975
“Mesi i jetës “ 1985.
"Kryengritësit”1986 “Poezi” 1985.               
“Fjalët" 1988 .
“Dallga e Jonit”  1977. (Shkup)
“Jeta në dy kohë” Prishtinë. 1983
"Balada e vetmisë"" 1998
"Kitara e jugut"     « Toena « 2006
« S’kam kohë për të thënë shumë gjëra. »  2010
  Drama:
”Ankthi”. 1971 
“Një natë e gjatë” 1975  
 “Viti i   provës së madhe”   1982
 "Bukë në shkëmb" 1985 “
 “Familja Zhavora” 1988


 Librete të vëna në skenën e T.O.B.it:
“Legjenda e lules Honinë”    Balet
“Vajzat e qytetit të gurtë “    Balet  
“Paja “                                 Opera komike


Tregime:
“Drita e syve “ (1988) 
“Banorët e Vilës”(1994) 
“Vizitor në parajsë “ (2003)
"Nusja e Borajve" (2007)
« Zarfi me mizë » 2011 Toena
      
Libra studimorë
“Labirinte dhe enigma”  (2000) 
“Endrrat profetike”       (2001 )
“Arti i të shkruarit”        (2002)
 "Në kërkim të rrënjëve"(2005 )
"Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe" (2008)
Arti i të shkruarit (Ripunim) 2011

Romane
Njerëzit janë si retë   Toena 2009
Banorët e shpellës    B.Sh.   2011  


botimetshqiptare@gmail.com 

-----------------------------------------------------



Sulejman Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës në vitin 1942, është shkrimtar,poet publicist, eseist shqiptar. Sulejman Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës në vitin 1942. Mbaroi Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhë-letërsisë shqipe në vitin 1964. Në periudhën 1965-1967 punoi si mësues i letërsisë në disa shkolla të qytetit të Beratit. Më vonë, (1967-1973), punoi si redaktor i revistës Nëntori, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në periudhën 1973-1976 ishte libretist në Teatrin Popullor. Në periudhën 1976-1985 punoi si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme Josif Pashko. Më vonë iu rikthye profesionit të libretistit në Teatrin e Operës e Baletit dhe në Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore ku punoi nga viti 1985 deri në vitin 1991. Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Tregtimit të Librit Arsimor (1973-1974). Kryeradaktor i gazetës Tirana Bashkiake, në Bashkinë e Tiranës (1997-2001).

  Veprimtaria letrare

 Shtegu i blertë - (poezi) Tirana(1967) Nën Diellin e Jugut - (poezi) (1969) Ankthi - (dramë) (1971) Mbi glob fryjnë erëra - (poezi) (1972) Në stinën e poezisë - (poezi) (1976) Bukë në shkëmb - (dramë) (1976) Poezi për fëmijë - (poezi) (1977) Drita e syve - (tregime) (1986) Mesi i jetës - (poezi) (1981) Kryengritësit - (poemë për fëmijë) (1986) Fjalët - (poezi) (1989) Banorët e vilës - (tregime) (1994) Balada e vetmisë - (poezi) (1998) Labirinte dhe enigma - (studime) (2000) Ëndërrat profetike - (studim) (2001) Arti i të shkruarit - (guidë e letërsisë) Nusja e borajve - (tregime) (2007) Shtepia botuese Dudaj ISBN 98799943-0-005-1 Kitara e jugut-Poezi te zgjedhura Shtepia botuese Toena (2007) ISBN 99943-1-192-1

  Ese

 Në kërkim të rrënjëve, f 256,Sh. botuese Dudaj ISBN 99943-33-55-0, Arti i të shkruarit, f 155 Botues Shoqata kulturore"Migjeni" Tirana 2002(pa ISBN) Ka vënë në skenë: 1973 Një natë ë gjatë (dramë) 1985 Viti i provës së madhe (dramë) 1986 Familja Zhavora (dramë) 1987 Kushtrimim i maleve (dramatizim) 1987 Legjenda e lules Honinë (balet) 1988 Paja (operetë) 1989 Vajzat e qytetit të gurtë (balet)

  Literaturë 

Apostol Pango "Enciklopedia e Delvinës dhe e Sarandës" Toena Verlag f 244 ISBN 99927-1-597-9 Hasan Hasani "Leksikon i shkrimtareve shqiptare" 1500-2001, S 295, Prishtina 2003, ISBN 9951-06-034-X Rolf Italiaan ‘Albanien - Vorposten Chinas’ (München 1970) përkthime të veprave të Sulejman Matos Robert Elsie "Einem Adler gleich" përkthime të veprave të Sulejman Matos.

  PËRGATITI FLORI BRUQI

2011/10/24

KUSH E SHËMTON MALSINË ME GJAKMARRJE

Gjakmarrja nënkupton daljen e gjakut nga trupi. Termi gjakmarrje ka dy kuptime duke e vështruar nga këndi mjekësorë dhe ai shoqërorë kur tek i pari këndvështrim ka kuptim pozitiv kurse tek i dyti negativ.

Gjakmarrja është një formë e hakmarrjes e cila i ka rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej. Kjo dukuri shoqërore theksohet ndër popujt e Mesdheut e sidomos tek banoret e territoreve shqiptare, Italisë jugore, Korsikës si dhe pjesës evropiane të Turqisë së sotme.

Gjakmarrja tek shqiptarët Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet '90.

Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut.

 Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore.

Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes.

Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë : "Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt./Flori Bruqi/



KUSH E SHËMTON MALSINË ME GJAKMARRJE






REXHEP SHAHU

Nga mediat mësova para ca ditësh se disa pajtimtarë gjaqesh, jepkan a shitkan vertetime gjaku, për ata qytetarë të cilët janë në gjak në Shqipëri, që t’i përdorin si dokumente për të fituar azil politik në Europë.
Të vënë përpara një presioni, nuk e di se si e se nga, këta pajtimtarë gjaqesh që lëshokan, nënshkruakan e vuloskan vertetime gjaku (!!!), ua hodhën fajin kryetarëve të komunave të Malësisë, të cilët lëshokan vertetime gjaku.


Kjo u bë çeshtje, që iu hodh shpejt hi sipër, ngaqë erdhën në Shkodër disa zyrtarë nga Belgjika dhe apeluan për gjithë shqiptarët që të mos kërkojnë në Europë azil politik për shkak të fenomenit të gjakmarrjes pasi nuk do të jepet azil i tillë politik dhe do të ndëshkohet Shqipëria me rishikim apo anullim të levizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian. Pra, nëse një grup njerzish do të paraqesin në Europë vertetime gjaku se nuk i lejon gjaksi të jetojnë në Shqipëri, që mund të vriten në Shqipëri, Europa do të aplikojë dënimin e radhës kolektiv për gjithë shqiptarët me anulim të lëvizjes së lirë të tyre.

File:LockInTower.jpg

(Thua të ketë dhënë fonde Europa, apo institucionet e saj a shtetet e saj të ndryshme që financojnë projekte, për gjakmarrjen në Shqipëri, për ta shuar atë, për të lehtësuar jetën e njerëzve të ngujuar, për të shpëtuar jetën e të ngujuarve nga gjakmarrja dhe biznesi kriminal i mbajtjes gjallë të gjakmarrjes…).
Teksa shkruaj këto radhë, më vlojnë në mendje e më derdhen më në tastierë fjalët e ca historive të rralla që madhnojnë malsorin shqiptar në situatë gjakmarrje në kohë të hershme.



Dy veta ishin në gjak. I dëmtuari e kërkonte gjaksin, vetëm gjaksin e jo fëmijët e tij. Ai që kish vrarë ruhej dhe lëvizte me shume kujdes. Një ditë shihen në një shteg pasi i dëmtuari kishte dalë të merrte hak dhe vrasësi fshihej. Fillon pushka dhe të dy qëllojnë kundër njëri – tjetrit, pasi kishin zënë pozicione. Pas shumë gjuajtjesh, atij që kish gjak për të marrë, që i ishte vrarë vëllai dhe po merrte hak për të, i  mbarojnë fishekët dhe nuk qëllon më. Ai që kishte vrarë dhe duhej të lante gjak, duhej të vritej, i thërrët : pse nuk po qëllon më? Mu mbaruan fishekët, përgjigjet ai që do të merrte gjakun. Prite një ball fishekësh, i thotë gjaksi, dhe ia hedh një ballë fishekësh, dhe vazhdo e më qëllo… Malsori që kishte gjak për të marrë, i thotë: Ti po më jep fishekë me të vra unë ty me fishekët e tu? Po, përgjigjet malsori tjetër. Jo burrë, thotë tjetri. Të qoftë falë gjaku! Dhe dalin të dy malsorët nga pozicionet që kishin zënë dhe përqafohen…

Një njeri që kishte vrarë dikënd dhe ishte në gjak, detyrohet fshehtas të shkojë  të bluajë një thes drithë në mulli sepse fëmijët i kishin mbetë pa bukë. Tekas kthehej nga mulliri me thesin e miellit ngarkuar në shpinë, i del para me armë ngrehur ai që kishte për të marrë gjak. Të erdh fundi, i drejtohet ai që do ta vriste. Po, i thotë ai që do të vritej. Kam gjak me pague. Vetëm kam një kërkesë. Më lejo ta coj këtë thes mielli në shtëpi se i kam fëmijët pa bukë dhe të jap besën e zotit se nuk kam me hy në shtëpi, por do ta lëshoj miellin te dera e oborrit e pastaj më vra. Se nuk due që t’u shkojë fëmijëve thesi i miellit i lamë me gjakun tim… Malsori që kish ngrehë pushkën dhe do ta vriste, i thotë. Coje miellin e fëmijëve në shtëpi, ta hash me të shëndoshë se unë të fala dhe nuk je më në gjak me mua…
Nuk e di se sa kushton një vertetim gjaku, por e kam bindje të thellë se me gjak shqiptarësh konkretë, me gjakun e kombit shqiptar, me gjakun e pjesës më historike, më heroike, më të lashtë, më shqiptare, më autentike shqiptare, bëhet biznes i madh, i frikshëm e shumë i lig, nga një rrjet i madh nxitësisht – pajtimtarësh, organizatash – shoqatash gjakpirëse e gjakderdhëse gjaknxitëse – pajtuese, donatorë e mbase dhe qeveri dhuruese fondesh për të nxitur gjakmarrje e pastaj për të bërë sikur po shuajnë gjaqet e po pajtojnë shqiptarët.
Nëse nuk ka gjakmarrje, të krijohet. Nëse nuk ka vrasje, të bëhen vrasje, të kryhen vrasje që të kenë cfarë e kë të pajtojnë pajtimtarët... Nëse ishin pajtuar shqiptarët për njëmijë e një arsye në 50 vitet e diktaturës dhe nuk ishin në gjak mes veti por po ua pinte gjakun diktatura, ishin në gjak me diktaturën, (sidomos malsia shqiptare) të rikujtoheshin vrasjet para diktaturës, të ricikloheshin vrasjet, t’ua kujtonin njerzve gjaqet e marra e të pamarra, të falura e ta pafalura dhe të nxiteshin për t’ia nisë nga e para. Dhe kjo u bë biznes që lulzoi shumë për 20 vjet që jetojmë pa diktaturë. Që lulëzoi më shumë në malsi, sepse duhej shëmtimi i malsisë domosdo. Dhe vrasjet që bëhën në malsi quhen gjakmarrje, vrasjet që bëhën në zona të tjera të vendit quhen hakmarrje. Le të jenë vrasje bandash, le të jenë larje hesapesh, por kur ndodh një vrasje në malsi apo në veri të vendit, etiketohen ngutshëm si vrasje për motive gjakmarrje, ndersa cfarëdolloj vrasje në jug apo zona të tjera, etiketohen vrasje për hakmarrje…

photo
Qofsha krejt krejt i gabuar, por ishulli shqiptar i gjakmarrjes prej kohësh po nxitet të jetë i tillë ishull që prodhon krim, që prodhon vrasje në familje, në fis, në gra e fëmijë shkolle, në emër të një kanuni të lashtë e madhështor në vetvete, rregullues përfekt i jetës, kushtetutë mbi kushtetutat e kohërave, i drejtë si ai, dinjitoz si ai, vlerë mbi vlerë shqiptare, por që e përdhosin përditë nxitësit, zbatuesit, diktuesit, skenaristët, atorët, regjizorët, editorët, donatorët, porositësit e akteve makabre të gjakmarrjes në emër të Kanunit duke mos e respektuar në asnjë germë kanunin e duke e përdhosur në mënyrën më bastarde vlerën, vitytin, traditën dhe jetën e shqiptarit, kryesisht të malsorit, për t’ia shëmtuar domosdo e me cdo kusht Shqipërisë, Malsinë e saj.
Malësinë e Bjeshkëve të Nemuna, në prehër të të cilave janë auerodromat e zotave. Para atyre pamjeve shtangesh. Shkembinjtë si të vënë me dorë nga zoti për të ndërtuar shtëpinë e tij, të ngjajnë si mure të stërmëdha të një kalaje të stërmadhe.

Malsinë e grave  dhe vajzave kelmendase që veshur me xhubleta, me këmisha të bardha, të bardha si aty e askund tjetër, janë zanat e maleve që shpesh i përmend, endërron e perfytyron njeriu por që nuk i takon kurrë në jetë. Në Kelmend i sheh nga afër zanat e maleve dhe njeriu shtang para bukurisë së tyre.
Malsinë që e fyejnë dhe ia pordhosin kulturën, traditën, Kanunin, Malsinë që para dyqind vjetëve në Bajzë Kastrat, fshat të Kelmendit ka filluar të zhvillohet Mis Bjeshka. Para dyqind vjetësh. Kur nuk e dimë se çfarë spektakli bukurie organizohej në kryeqendrat e kulturës europiane.


Xhubleta e ngrirë, e derdhur gjer në fund, e punuar si ajo, në mos qoftë më e arrirë dhe më me art se veshjet mondane të salloneve të Evropës, së paku nuk u len gjë mangut atyre veshjeve. Flokët e miseve por dhe e shumicës së grave e vajzave të Kelmendit të derdhura në format më të bukura të kaçurrelave të ngrira krela – krela janë një tjetër veçantësi që qytetërimi e ka hasur në paruket e zonjave mondane nëpër sallat, mbrëmjet apo ceremonitë e rëndësishme të kryeqendrave kulturore të Evropës së hershme.

Malsinë, të cilën komunizmi deshi ta shfaroste, ta zhbënte, të cilës që në vitet 1945 -1946 brigadat partizane shqiptare që nuk hynë dot nga Tamara për atje, hynë nga Jugosllavia e asaj kohe dhe i vranë Kelmendit 146 burra… A nuk ishin boll ato vrasje që duhen bërë të tjera të reja edhe në ditët tona…

Për këtë Malsi është fjala, që duan ta vrasin sot e gjithë ditën, duan ta shëmtojnë me gjakmarrje. Gjakmarrja si fenomen që tashmë po lokalizohet në rajonin e Malsisë së vendit (ndoshta dhe unë po i nxis gjaknxitësit me këtë shkrim që ta shtrijnë gjakbërjen edhe përtej këtij rajoni për të vertetuar të kundërtën e kësaj që them unë) pikërisht mu në zemrën e zemrës së kombit shqiptar, në ashtin e kombit shqiptar, nxitet ethshëm që të sherbejë edhe për të treguar se sa të trashë janë shqiptarët, sa të pashpirt janë shqiptarët, sa pak e vleresojnë jetën e njeriut shqiptarët, sa vrasës e kriminelë të pashpirtë janë shqiptarët, sa pak të denjë janë shqiptarët për Europën, sa të prapambetur janë shqiptarët, se shqiptarët janë me bisht, kanë edhe bisht prapa...
Gjithë qëllimi i nxitjes së gjakmarrjes (po të mos ketë nxitës, s’ka vrasje, s’ka gjakmarrje, po të mos ketë gjakmarrje, s’ka pajtimtarë, s’ka organizata e shoqata pajtimtare, s’ka fonde për pajtim shqiptarësh…) nga struktura të gjëra vendase dhe të huaja, nga sponsorizime të frikshme antishqiptare, bëhet me qëllim të qartë : ta shëmtojnë Malsinë shqiptare, atë palcë të kombit shqiptar, ta shëmtojnë e mundësisht ta shuajnë e shpopullojnë atë zonë të artë ku ruhen rrënjët e lashta të kombit shqiptar si xhubleta shqiptare që më së paku sipas studiuesve është mbi 4 mijë vjeçe; ku është ruajtur dhe ruhet ende i gjallë Cilki i Kreshnikëve, kjo kryevlerë kombëtare që nuk ia ka zili asnjë lloj cikli mbi fytyrë të tokës, asnjë lloj Iliade mbi  fytyrë të tokës.

Nuk thotë kot Gjergj Fishta i madh (ah sa duhet sot një misionar si ai…) së në atë zonë rri ora e Shqipërisë.
(Dhe nuk është e rastësishme sot që nxiten vendasit atje që të shesin të gjitha xhubletat që kanë dhe të gjitha lahutat që kanë me çmime të leverdisshme, por jo duke i trajtuar e shitur si vlera të rralla e vecanta kulturore por thjeshtë si vegla muzikore…).
Fenomeni i gjakmarrjes a gjakderdhjes që është i ndezur dhe ndizet sa herë don dikush, apo sponsorizon dikush, në Malësi, p.sh: në Kelmend apo Vermosh, (i përmend Kelmendin dhe Vermoshin vetëm si kryebukuri të kombit shqiptar dhe për asnjë lloj arsye tjetër) në atë zonë e vend perlë mbi perlat e natyrës, e me njerëz si ata, me shpirt e trup me bukuri të frikshme, ku varet në gozhdë Shqipëria, bëhet dhe nxitet edhe me qëllim tjetër të frikshëm (që aktorët lokalë në vend atje, shoqatat lokale atje dhe vendasit në tërsi tek ne, nuk e kuptojnë dhe nuk e rrokin dot, sic nuk kuptojnë edhe pse u futet në xhep ndonjë shuk i majmë parash…), të mos lejohet të përdoret për turizëm kjo zonë vitale, kjo zonë perlë, të mos fitojnë banorët e kësaj zone, të mos fitojë ky komb turistë elitarë, të mos mburret shqiptari me atë pasuri, të mos mrekullohet i huaji me bukuritë përrallore të njerzve dhe vendeve të asaj zone të Shqipërisë së zgjedhur, të mos mbërrijnë kurrë turistët në atë bukuri që ua ka falë vetë zoti shqiptarëve me bujari, por të shkojnë në vendet e tyre, tek fqinjët tanë.

Duke e bërë atë zonë vend gjaku, ku të zen gjaku, ku vritesh për gjak, ku vret për gjak, pa norma, pa rregulla, pa ligje, pa ligje vendi të vjetra që kanë mbajtë në jetë të jetëve gjallë atë vend kryevend të Lekë Dukagjinit, por dhe pa ligje të reja të shtetit që po bën 100 vjet, vend ku jeta nuk ka vlerë, vend ku mund të vritet njeriu për pesë pare spec, po nxisin edhe një shprazje tjetër shumë të rrezikshme, të dhimbshme e të shëmtuar. Vajzat e atyre anëve, bukuri përrallore, që zotat i kanë zili, që janë aq të zonja e madhështore sa që, mbajnë tokën në shpinë e malin në pëllëmbë të dorës, po i martojnë me të huaj në Mal  të Zi, apo më saktë me shqiptarë të hershëm të malazezizuar, që nuk dinë e nuk duan më të flasin shqip e të frymojnë shqip.
Nuk jam kundër martesave me të huaj, por jam kundër martesave që bëhen me të shue sepse nuk do ti lejojë askush bijtë e kelmendaseve të bukura të mësojnë gjuhën shqipe, lahutën, të veshin xhubletën. Dhe kështu nga gjakmarrja do të sosen edhe vajzat kelmendase, më të bukurat e botës.

    photo

    Para më shumë se dyqind vjetësh atje është zhvilluar Mis Bjeshka e Kelmendit. Ku ka ndoshur gjetke ky lloj aktiviteti…

    Nga diktatura trashëguam mësime se në atë zonë është njohur vec pushka. Nuk e përfilli kush bukurinë e shpirtit të atyre njerzve. Por na i paraqitën të ashpër. Edhe gratë e asaj lloj bukurie të pashoqe na i paraqiten se nuk dinë gjë tjetër në jetë vec të mbajnë armë në dorë. Tringa e Kelmendit me armë, Nora e Kelmendit me armë, Nora e Hotit me armë… O zot! Pse vetëm me armë!? E pse vetëm me armë?!! E pse nuk u cmua e përfill shpirti i atyre njerzve, besa, bukuria etj. Por i mëshohej vetëm këngës, …shqiptarin nuk e ka lind nëna prej barkut por e ka lind huta prej carkut...

    Nuk ka zhvillim në atë zonë, nuk ka projekte zhvillimi në atë zonë, nuk i ndërton kush udhët asaj zone që të zbresin lehtë e shpejt në Shkodër ata banorë kur  të duan, të shkojnë në Podgoricë kur të duan, të shkojnë në Prishtinë kur të duan.
    Jo vetëm që nuk ka dhe nuk përkrahen projekte zhvillimi, apo më saktë nuk celen rrugët se të tjerat i bëjnë vetë ata njerëz, por jepen donacione për shuarje gjaqesh, për pajtim gjaqesh, duke ndihmuar me mos zhvillim në nxitje gjaqesh e vrasjesh. Sa fonde kanë dhënë donatorët e huaj pajtimtarëve e ngatërrestarëve për shuarje e ndezje gjaqesh. Kush janë donatorët, kush janë financuesit e ceshtjes a fenomenit së gjaqeve në Shqipëri.
    Pse donatorët e huaj nuk japin fonde për zhvillimin e zonës, për ndërtimin e rrugëve të zonës, për t’u krijuar mundësi atyre banorëve, për ti përfshirë dhe ato zona në Parkun e madh të paqes.

    Mos u vertetoftë kurrë dyshimi im dhe qoftë e thënë të mbetet dyshim i imi, por druaj  se edhe një nga shkaqet e nxitjes dhe sponsorizimit të gjakmarrjes në atë pjesë të veriut të Shqipërisë bëhët edhe për shkak  se dy nga figurat më të rëndësishme të vendit janë nga ato zona. Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e kuvendit Topalli. Edhe për të shëmtuar këto dy figura kryesore të vendit nuk është cudi që sponsorizohet gjakmarrja në atë vend.

    Edhe për të shëmtuar katolikët e Shqipërisë dhe për pasojë gjithë katolikët, që një zot e di si nuk reagojnë që nga Papa e jo më institucionet katolike në Shqipeëri, sponsorizohet gjakmarrja në pjesën katolike të Shqipërisë. Nuk di cdo të bëntë në të tillë rast i madhi Fishta… e mijëra dijetarë e urtarë katolikë të atyre anëve që janë krenari kombërtare shqiptare.
    Duket se po nxitet si ceshtje mode të dëgjojmë e shohim spektakle gjakmarrje në veri të Shqipërisë, në pjësën katolike të Shqipërisë, për ti thënë botës se edhe katolikët në Shqipëri janë të trashë dhe jo vetëm myslimanët e ortadoksit shqiptarë. (do zoti dhe ky shkrim nuk nxit kend që të ndezin gjakmarrjen në pjesët myslimane e ortodokse të Shqipërisë…).

    Me anë të gjaksave, të nxitësve, të soponsorizuesve, të doracëve, të vrasësve, duke e bërë jetesën të pasigurtë, duke i vrarë djemtë, duke e shkretuar jetën, po shuhet, shitet e po zhbëhet pjesa e ashtit të shqiptarëve, para syve tonë, para hundës tonë, dhe nga mosdashja e ndoshta edhe nga dashja e ndokujt, po ngulmohet të shitet e shuhet pjesa e krenarisë së kombit, rrënjët dhe ashti i tij.Duke ditur gjakndezësit se pa Malsi nuk ka Shqipëri.


    ------------------------------
    Floripress

    Gracka e gjakmarrjes, të mbyllur në shtëpi tash 

    e 17 muaj








    Jashtë rrethojës së shtëpisë së familjes Neziri, në këtë fshat të Kosovës, nuk ka shenja jete, madje as tingëllim që tregon se 45 të afërm, prej tyre shtatë fëmijë, qëndrojnë të fshehur brenda, me frikë nga ndonjë sulm hakmarrës.

    Sytë e Haki Nezirit (77), më i vjetri i bashkësisë, lëvizin shpejt në të dy anët, kur del jashtë dhe pranon brenda gazetarët.

    “Familja ime nuk guxon të dalë jashtë tash e 17 muaj. Gratë e burrat nuk mund të dalin për të punuar në ara. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë,” thotë i mërzitur ai.

    Neziri ka frikë se ndonjë prej tyre mund “të vritet për nder” për hakmarrje, nga anëtarët e familjes rivale Veseli, në këtë rajon të banuar me shqiptarë etnikë, i cili u nda nga Serbia në vitin 2008.
    Tradita e lashtë shqiptare e gjakmarrjes, ka detyruar familjen Neziri – madje edhe fëmijët – të ngujohen brenda shtëpive të tyre, vendi i vetëm i sigurt për ta. Sipas zakoneve të vjetra, vrasja e dikujt për hakmarrje brenda shtëpisë, do të ishte turp për dorasin.

    Ligjet e fuqishme mesjetare


    Drama në Grackë, fshatin që ndodhet në shpatet e maleve të Nerodimes, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, Prishtinë, filloi në shkurt 2010, kur një mosmarrëveshje e vjetër midis dy familjeve arriti kulmin me vrasjen e Brahim Veselit (40).

    Katër vëllezër të Nezirit janë arrestuar dhe aktualisht po gjykohen për vrasje.
    E ashtuquajtura “vrasje nderi”, e njohur si “gjakmarrje”, në ligjin shqiptar të hakmarrjes, për shekuj me radhë është rrënjosur thellë në zonat rurale, si pjesë e rregullave mesjetare fisnore të njohur si Kanuni i Leke Dukagjinit.

    Kanuni thotë se “nëse një burrë vret një tjetër, familja e viktimës duhet të përgjigjet në të njëjtën mënyrë”.
    Aktivisti i shquar i të drejtave të njeriut, Behxhet Shala, “gjakmarrjen” e përshkruan si “relikt i së shkuarës që ishte përdorur për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe vënë vetë drejtësinë në një shoqëri pa shtet”.
    “Në ditët tona kjo është anomali”, thotë ai. “Por kjo nxjerrë në pah se këtu nuk ka funksionim të fortë të rendit e ligjit”, në Kosovë – ku misioni për rend dhe ligj i BE-së (EULEX) ende i monitoron dhe këshillon autoritetet.

    Vëzhgues të tjerë gjithashtu thonë se këto “vrasje nderi” janë shtuar viteve të fundit, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta.

    Në emër të Kanunit, shkruar nga aristokrati shqiptar gjatë shekullit XIV, që kundërshtonte ligjet otomane, vrasësi mund të kërkojë garanci nga familja e viktimës – në formën e fjalës së nderit të njohur si “Besa” – se mbi ta nuk do të qëllohet në rast se dalin jashtë shtëpisë.
    Në rastin e Nezirit, familja e viktimës ka refuzuar të pranojë një kërkesë të tillë, madje edhe për fëmijët nga shtatë deri në 14 vjeç.

    “Jemi të pafuqishëm”


    “Ata nuk na kanë dhënë besë, thotë Arjani (13), nipi i madh i Hakiut, duke i shikuar me habi të huajt në shtëpi. “Do të doja të shkoja në shkollë, por s’mundem”.
    Fatlumi, vëllai i tij (10), do të dëshironte të kthehej në shkollë, “jo të kalonte klasat, por të luante me shokët”.
    Pavarësisht tentimeve të personave lokalë me ndikim, familja Veseli ka refuzuar që fëmijët t’i përjashtojë nga armiqësia.

    “Te familja Veseli isha me autoritetet lokale për më shumë se pesë herë, në tentim të arritjes së marrëveshjes për nxënësit e mi. Por ata nuk pranuan të flasim për dhënien e besës, thotë Ejup Shabani, drejtori i shkollës.
    Edhe policia lokale shprehet e zhgënjyer.

    “Jemi të pafuqishëm të veprojmë kundër traditës së Kanunit, derisa nuk mund ta provojmë veprën”, thotë Agim Gashi, oficeri i policisë.

    Ai tregon se kur autoritetet kanë kontaktuar familjen Veseli, ata kanë insistuar se nuk janë duke i penguar fëmijët të shkojnë në shkollë.

    “Megjithatë, fëmijët janë të frikësuar”, thotë ai.

    Shkolla ka tentuar të ndihmojë duke dërguar mësues në shtëpinë e Nezirit, në baza javore, në mënyrë që ata të mos mbesin prapa. Policia, gjithashtu, i ka shoqëruar ata kur kanë pasur provime.
    Bazuar në rregulla, nxënësit do të duhej përjashtuar për mosvijim të mësimit, “por ne jemi duke shkelur ligjet që të mos rrezikojmë arsimimin e tyre”.

    Vrasja si shpëtim


    Shyqeri Neziri (49), baba i dy fëmijëve, thotë se e kupton urrejtjen e familjes së viktimës, por u përgjërohet atyre që ata t’i lënë jashtë kësaj ngjarje.

    “E keqja ka ndodhur. Tani është çështje e drejtësisë. Familja e dëmtuar duhet të kompensohet, por pa futur në këtë mes fëmijët. Ata duhet të shkojnë në shkollë”, thotë ai.
    Fidan Veseli (20), nipi i personit të vrarë, thotë se tash për tash mbizotëron mendimi se familja e Nezirit nuk duhet prekur.

    “Të shohim se çfarë do të bëjë drejtësia”, thotë ai, duke iu referuar rastit që është në gjykatë-ndonëse në Kosovë lënda ajo lëviz ngadalë dhe nuk dihet kur do të përfundojë.

    Nipi nuk shpjegon pse familja e tij nuk dëshiron të pajtohet, që të mos prek fëmijët e Nezirit.
    Si vëllai më i vjetër i familjes Neziri, Shyqeriu, me babanë e tij, ndjejnë peshën e përgjegjësisë që të nxjerrin familjen nga kjo situatë “pa të ardhme”.
    Të ngujuar në “fortesën” e tyre, ata kanë filluar që pjesë-pjesë të shesin pronën dhe kafshët, “që të fitojnë jetën”.

    Zhgënjimi shihet në fytyrën e Shyqeriut, kurse dëshpërimi është në fjalët e tij.
    “Do t’u çoj fjalë atyre. Le ta zgjedhin kohën dhe vendin, unë do të shkoj atje”.

    “Nëse është kusht për familjen time që ta heq qafe ‘gjakmarrjen‘, le të më vrasin mua”, thotë ai. “Ata do të jenë të falur nga familja ime”.


    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...