Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/30

Kush është Masiela Lusha

 Burimi  http://sq.wikipedia.org/wiki/Masiela_Lusha


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Masiela Lusha
Actress Masiela Lusha 1a.jpg
Ditëlindja:23 tetor 1985
Vendlindja:TiranëShqipëri
Faqja zyrtare:www.masielalusha.com
Masiela Lusha lindi me 23 tetor 1985 në TiranëShqipëri[1] është autore, aktore, producente gjithashtu dhe humanitare amerikane me prejardhje shqiptare.
Lusha filloi të bëhej a famshme që nga viti 2002, mbas rolit kryesor në programin shumë të sukseshëm të televizionit amerikan dhe botëror të kanalit më të madh të televizionit amerikan ABC series, George Lopez dhe Sony Picture's, Blood: The Last Vampire. Si autore, Lusha ka shkruajtur shtatë libra në dy gjuhë të huaja. Lindur në Tiranë, Shqipëri, Lusha banoi vetëm shtatë vjet në Shqipëri, Hungari dhe Austri. Ajo morri mësime baleti në Vienë, dhe më pas shkoi në Michigan në vitin 1993, ku vazhdoi të merrte klasa në stile të ndryshme të vallëzimit.[2] Mbas roleve kryesore që ajo fitonte në produksionin local si në komercialin televiziv për fëmijë, Lusha dhe familja e saj shkuan në Los Angeles me sygjerimin e një agenti të Hollivudit.[2] Lusha filloi të bëhej a famshme kur luajti në television amerikan si një vajzë shumë e pasionuar dhe e pabindur Carmen Lopez. Për vite me rradhë, kjo shfaqe u shpërnda nëpër televizionet botërore si një program shumë i pëlqyer Warner Brothers series, George Lopez. Gjatë këtyre pesë vjetëve ABC network, Lusha xhiroi 101 episode të cilat e bënë veterane të televizionit që në moshën 20 vjeçare. [2] Në të njëjtën kohë, ajo vazhdoi të xhironte filma të ndryshëm dhe si rrjedhim ka luajtur në variacione filmash si amerikan gjithashtu dhe internacional si: "Muertas" "Të vdekurat", "Katie Malone", "Ballad of Broken Angels" "Historia e engjëjve të thyer", "Summoning", "A Father's Love" "Dashuria e një babai", Time of the CometKoha e kometës dhe Sony Picturës Entertainment adaptimin e jetuar, Blood: The Last Vampire.[2] "Gjak: Vampiri i fundit" Si mirënjohje dhe konsideratë për punën e saj shumë të talentuar, Masiela është vlerësuar dy herë, për dy vjet me rradhë, me cmimin më të lartë për moshën e saj Young Artist Awards për rolin kryesor si në komedi gjithashtu edhe tragjedi. Në vitin 2007, Lusha hapi biznesin: Illuminary Pictures, dhe që prej asaj kohe produksioni ka përfunduar dy filma. Përgjatë karrierës, fotografitë dhe emri i saj është vendosur në një numër të konsiderueshëm të revistave amerikane dhe botërore si 'best dressed' "e veshura më e bukur".
Si fituese e disa cmimeve për poezi "Dhjetë poetët më të mirë të Amerikës veriore" Lusha është gjithashtu edhe poetja më e re në botëqë ka publikuar një libër në moshën 12 vjeçare në dy gjuhë të huaja si shqip ashtu edhe në anglisht. Në atë kohë, Lusha tërhoqi vëmëndjen e Presidentit të shteteve të bashkura të Amerikës Bill Clinton,i cili i ka shkruajtur personalisht dhe dërguar urimet e tij të përzemërta duke e inkurajuar që të vazhdojë krijimtarinë e saj për të qëndruar si një shëmbull i mirë jo vetëm për Amerikën dhe Shqipërinë, po për gjithë botën mbarë. [3] Që prej asaj kohe, Lusha ka shkruajtur shtatë libra, katër prej të cilëve janë me poezi, Mendime të brëndshme - Inner Thoughts,Duke pirë hënën - Drinking the MoonDashuri hyjnore - Amore CelesteThe Call, romanin The Besa, dhe dy libra për fëmijë, Boopity Boop! Goes To Hawaii, dhe Boopity Boop! Writes Her First Poem, i cili ka dalë prej shtypit në tetor të vitit 2010. [4] Lusha githashtu ka shkruajtur poezi në Anglisht, Shqip, dhe Gjermanisht, dhe ka përkthyer në Anglisht shumë poezi dhe prehje nga Nëna Therezë.[5]
Nga experienca personale e Lushës prej vizitave që ka bërë në shtete të ndryshme të botës, dhuntia e humanitares dhe pasioni për të dhënë kontributin e saj vullnetar është zhvilluar edhe më shumë dhe gërshtuar me jetën e saj të përditshme. Lusha është parë shumë herë në fund-jave duke shkuar dhe ndihumar tek guzhina e të papunëve për të ushqyer të pa-punët e uritur dhe të pa-strehuarit.[6] si zëri kryesor për Scholastic's Read For Life, "Lexo për gjithë jetën", Lusha shkon dhe viziton shkolla të ndryshme kryq-e-tërthor Amerikës ku lexon për fëmijët dhe i edukon atyre dashurinë dhe kënaqësinë që ndjejnë kur lexojnë libra. Si një zë nacional i Amerikës, për ABC's hunger-relief program, 'The Great American Bake Sale', Lusha viziton qytete të ndryshme përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suporton dhe ndihmon në dërgimin e ushqimeve të përditshme me makinë në derën e shtëpisë të atyre që nuk kanë mundësi të tjera. Deri më tani ajo ka shkuar në 15 shtete për të ndihmuar në eleminimin e numurit të fëmijëve jetimë dhe të uritur që enden rrugëve. [2] Si zëri i një organizate bamirëse, një rol kryesor i takon Lushës për grumbullimin e sa më shumë parave për lokalet bamirëse. [7] Si ambasadore dashamirëse, (as a goodwill ambassador), Lusha ia kushton kohën e lirë mirëqënies së fëmijeve dhe edukimit të tyre nëpër botë.[2] Në vitin 2008, Lusha krijoi organizatën bamirese, Children of the World Foundation, e cila strehon, edukon dhe inkurajon shëndet dhe komunikim të mirë midis familjes. [7] Ajo i dhuroji kësaj organizate 10 hektarë tokë, në mënyrë që të ndërtohet godina e duhur.[7]

Lusha ka lindur në Tiranë, Shqipëri,[4] Kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe, në vitin 1990, Lusha dhe familja e saj u larguan nga vendlindja, pak vite mbas vdekjes së presidentit shqiptar në kërkim të një jete më të begatë dhe pa konflikte politike, Enver Hoxha.[8] Mbas largimit nga Shqipëria, Lusha banoi në Budapest, Hungari, dhe Vjena, Austri. Gjatë kohës që jetoi në Vjena, Lusha studoi balet dhe art. Vite më vonë, gjatë një interviste, Lusha tha se ajo dhe nëna e saj, ishin si një trup i vetëm, dhe vetëm kështu ato i përballuan situatave të ndryshme dhe të panjohura që paraqiteshin sa në një shtet në një tjetër. [2] Në një intervistë të mëvonshme, mësuesja e kopshtit në Vjenë e përshkruan Lushën: "Një zë i ëmbël, vajzë delikate, absolutisht pa rrebelim karakteri në edukimin e saj" "a soft-spoken, gentle child with absolutely no tincture of rebellion in her make-up."[9]

Vitet e fëmijëris

Kur e pyesin për kulturën shqiptare që la nga mbrapa, Lusha thotë: "Populli shqiptar ka një shpirt shumë të butë. Unë kam qenë dëshmitare e disa rasteve dhe kam jetuar dashamirësinë e popullit. Ata kanë një shprehje, 'bukë e kripë dhe zemër të bardhë.' Në damarët e mij lëvron gjak shqiptari, dhe unë mburrem me të. "[9] Është e ditur se shumë femra të familjes së saj janë poete. Duke filluar që nga gjyshja. Krijimi dhe leximi i poezive ishte një aktivitet fundjave familjar. Si fëmijë, është thënë se 'nina-nanat' që e ëma i recitonte ishin poezi të momentit dhe çdonjëra prej tyre ishte e thurur posaçërisht për Masielën. E frymëzuar nga krijimtaria e nënës, Lusha, ishte vetëm 12 vjece kur shkruajti librin e saj të parë në dy gjuhë të huaja.[8]


Amerika (1992–vazhdon)

Në moshën shtatë vjecare, Lusha u vendos në Michigan, ku mësimi i gjuhës angleze ishte e katërta gjuhë e huaj. Edhe pse ajo ishte e mirënjohur ndërmjet shokëve dhe shoqeve të saj, më vonë Lusha kujton: 'se, të flasësh katër gjuhë të huaja në një moshë aq të re dhe për një kohë të shkurtër, krijoi vështirësi në shkollë dhe komunikimin me bashkëmoshatarët.' [4] Lusha, është thënë se i ka dhënë një respekt dhe mirënjohje të vecantë mesues së anglishtes, zonja Presta, për inkurajimin dhe besimin që kishte tek Lusha duke e ngritur përpara klasës për të lexuar poezinë e saj të parë të shkruar në anglisht. Si përfundim, Lusha ia dedikoi asaj librin e parë. [10] Në intervista të ndryshme përgjatë karrierës së saj, Lusha thotë se ishte mësuesja e klasës së gjashtë që e inkuraji dhe tha se talenti i saj në poezi është shumë i rrallë. [2]
In Michigan të shteteve të bashkura të Amerikës, është bërë tashmë e njohur se Masiela u regjistrua në disa lloje të ndryshme danci si balet, jazz, tap, lyrical dhe cheerleading. Në Kaliforni, shkolla e Lushës, John Muir, e zjodhi atë kapitene të cheerleading grup. Në të njëjtin vit, Lusha gjithashtu fitoi çmimin e parë në tap danc me këngën e njohur popullore "Cotton Eye Joe".[4] Më parë se të bëhej aktore profesionale, ajo luajti rolin e (Kutisë që kërcen) . Si përfundim shokët dhe shoqet e shkollës krijuan grupin e fansafe të cilin e quajtën "Masiela Lusha Dancing Box Club" me mbi 175 antarë. Më pas, Masiela luajti variacione të ndryshme theatrale ku ajo ishte aktorja kryesore dhe si përfundim vendosi që të bëhej aktore profesioniste sepse aty ishte talenti i saj kryesor, i kujtohet Masielës: [4]
Në moshën 12 vjeçare, Lusha filloi të punonte si modeliste në Michigan. Mbas disa muajve si modeliste profesionale dhe aktore në theatrin e qyetit të saj, Masiela u zbulua nga një agent theatrikal i Hollivudit Hollywood i cili i thërriti të gjithë fëmijët e Detroit, Michigan. Për nga më tepër se 600 fëmijë që u paraqitën, më në fund vetëm tre prej tyre u aprovuan si aktorët dhe potencialistët më të talentuar, dhe njëri prej tyre ishte Masiela Lusha të cilës i premtoi se do ta represantonte talentin e saj në Hollivud, Los Angeles. Në të njëjtin vit, përgjatë aktrimit, Lusha u bë edhe poetesha më e re në botë me librin e saj të parë të përkthyer në dy gjuhë shqip dhe anglisht Inner Thoughts.[11]


Lusha takohet me dashamirët e sai.


Njohje e hershme(1997–2004)

Lusha ka shkruajtur poezi në gjuhë të ndryshme që në moshën tetë vjeçare. [3] Në moshën 12 vjeçare, kur banonte në Michigan, Lusha nxorri nga shtypi librin e saj të parë me titull: Inner Thoughts. Ky libër e bëri Masielën autoren më të re në botë.[6] Shumë shpejt mbas këtij titulli të ri, Lusha u bë e njohur si njëra nga 10 poeteshat më të talentuara të Shteteve të Bashkurara të Amerikës. Top Ten Talented Poets of North America dhe gjithashtu mori urime të përzemërta nga presidenti i Amerikës, Bill Clinton, i cili e inkurajoi Lushën për të vazhduar dhe nderuar jo vetëm Amerikën,dhe Shqipërinë, por gjithë botën mbarë.[3]
Në të njëjtën kohë kur përfundoi e shkollën e mesme, tre vjet më parë se bashkëmoshatarët, Lusha publikoi dy libra të tjerë me poezi.[12] Si autore, Lusha ka përfunduar shtatë libra. Në vitin 2004, Lusha përshkruan pasionin e saj për poezi si 'thjesht i trashëguar' "simply inherent" dhe më vonë thotë se:
"Kur disa nëna lexojnë nina-nana për fëmijët e tyre, nëna ime më lexonte poezi', Edhe sot, i shoqëroj ndjenjat e mija me lirikën që gjej nëpër faqet e librit." "[13]

]Vëllimi: Duke pirë hënën, romani dhe librat për fëmijë (2005–vazhdon)

Edhe pse Masiela e ka konsideruar veten si një vajzë të qetë dhe pa pretendime, ajo thotë se vazhdimisht ndjente një pasion të palodhur, një nevojë dhe etje për të krijuar botën e saj të veçantë dhe të rrallë. "resistless passion, a need and hunger to create my own world." Në disa intervista, kur përshkruan përmbushjen dhe dëshirën që ndjen kur shkruan, Lusha thotë se kur ulet për të shkruajtur, krijimtaria e saj mbush një boshllëk dhe falët ushqejnë një pjesë të trupit dhe mendjes që "më takon dhe përmbush gjithë qënien time, ajo qënie që është e domosdoshme për të jetuar." "[9] Në vitin 2005, Lusha botoi librin e saj të dytë me poezi: "Drinking the Moon." Duke pirë hënën. Në vitin 2008, Lusha gjithashtu përfundoi dy libra të tjerë me poezi: Amore Celeste dhe The Call.[14]
Masiela Lusha në Kalforni
Në moshën 24 vjeçare, Lusha botoi dy libra për fëmijë:Boopity Boop! Goes To Hawaiidhe "Boopity Boop! Writes Her First Poem." Masiela Lusha e shkruajti "Boopity Boop!"në tre gjuhë: Anglisht, Shqip and Gjermanisht.[15] Në intervista të ndryshme është thënë nga Masiela Lusha e ka shkruajtur Boopity Boop me dëshirën se ky libër të përdoret në të njëjtën kohë si një mjet edukimi dhe argëtimi për fëmijët sepse ajo beson se çdo libër duhet të afrojë një moral të mirë dhe të fortë për të gjithë fëmijët kudo që të ndodhen "as a tool to unbind children from the expectations of poetry because I believe that every book should carry a moral and release a child into a world of self-expression and exploration."[8] Në një intervistë në vitin 2010, Lusha tha:
"Fëmijët janë premtime transparente. Dhe në duart e tyre të vogla dhe ngjyrë rose, çdo fëmijë duhet ta mbajë stafetën e intelektit të ndriçuar që një ditë të shkëlqejë në drejtim të së ardhmes - me zgjuarsinë, dashurinë për shoqërinë dhe dinjitet; prandaj dhe unë besoj se është detyra jonë si shoqëri botërore që ta ndezim këtë zjarr për brezat e rinj, ta mbrojmë me këmbëngulje, dhe ta vazhdojmě stafetën brez pas brezi, me qëllim të plotë që çdo grimcë e literaturës sonë dhe e humorit letrar t'i përkasë fëmijëve të sotëm dhe të ndriçojmë mendjet e të ardhmes."
...dhe në anglisht:
"children are translucent promises. And in their little pink palm each child bears the torch that will one day illuminate our path towards wisdom, compassion, and decency; this is why I believe it is our inherent duty as a global society to ignite a flare of confidence and purpose in every piece of literature and entertainment for our children."
Në vitin 2005 Lusha pregatiti për shtyp romaninThe Besa. Ky roman është bazuar në një legjendë ballkanase, një legjendë për një premtim i cili u kompletua mbas vdekjes. Lusha ndaloi të gjitha thash-e-themet dhe më në fund tha se ky roman është shkruar për gjatë një muaji "me dëshirën për të konkretizuar edhe një herë, dhe forcuar themelet e traditës shqiptare." Deri në moshën 20 vjeçe, Lusha gjithashtu ka përkthyer disa poezi dhe prehje të nënës Theresë dhe ka shkruar disa poezi në gjermanisht.[6]


Krijimtaria e Masiela Lushës eksploron një shumëllojshmëri të formës poetike. Puna e saj herë mbas here shkrihet sa nga ajo klasike me atë bashkëkohore, siç e quajmë ne - vargu i lirë. duke krijuar një përzjerje të veçantë të temave me rregullat, ne shikojmë një stil të ri në vargun e saj të brishtë. Poezia e Masielës nuk duket sikur shkon në drejtimin biografik; përkundrazi, këto variacione të ndryshme poezish dhe lirikash kanë një temë mjaft të gjërë dhe universale siç janë muza, dhëmbsuria dhe dlirësia. Ajo përdor një imagjinim shumë të rrallë dhe simbole të ndryshme në poezinë, si përshëmbull: history mermeri, hënë e lëngshme dhe engjëj prej pambuku. [16] Në Drinking the Moon, "Duke pirë hënën" ajo gjithashtu shkruan për një bamirësi, virgjëri, dhe vetkontroll. Në vitin 2004 përgjatë një interviste në Amerikë, Lusha tha:
"Për mendimin tim, poezia është vetëm një lirikë me intonacion të fshehur. Shpesh, melodia e saj e heshtur gudulis dhe dërgon puthje për të freskuar dhe mëkëmbur ndëgjegjen dhe logjikën që është fshehur papritur diku brënda shpirtit."[17]


Karriera artistike

Masiela Lusha përgjatë testimit të ekranit.


Punët e hershme (1997–1999)

Fillimi i karrierës artistike për Masielën ishte Miçigani i Amerikës. Ndërsa me banim në qytetin e saj, roli i parë teatral ishte vetëm një sfond i karakterit pa fjalë në çfaqen e titulluar: "Lart dhe larg" - Up and Away. Ishte ky teatër një producion i shkollës dhe megjithëse roli i saj ishte quajtur 'rol i parëndësishëm' përformanca e saj tërhoqi vëmëndjen e profesorit të teatrit i cili sugjeroi se Masiela mund të regjistrohej vitin tjetër në klasën e tij.[2] Menjëherë sapo u regjistrua në klasën teatrale, Lusha luajti rolin e Cindarelës, dhe më pas The Last Dress Rehearsal ku vazhdoi me Belle në Beauty and the Beast. Gjithashtu, përshkroi "Umpa Lumpa" si dhe në vazhdim "Tap-Dancing Box" dhe, Charlie and the Chocolate Factory. Për rolin e saj në "Dancing Box" Lusha ka marrë mirënjohjen e shokëve të saj të cilët krijuan menjëhere 'Masiela Lusha Dancing Box Fan Club'. Paritur, për jo më tepër se dy javë, mbi 175 shokë shkolle u bënë antarë të atij grupi.[11] Shumë shpejt, mbas vendosjes në Kaliforni, Lusha u zgjodh si një nga modelistet e reja kryesore në kategori internacionale në Amerikë për "Përsëri-në-shkollë" - Back-to-School "JC Penny" fushatë televizive e cila u transmetua jo vetëm në Amerikë, por dhe në Amerikën jugore, dhe vazhdoi me këngëtaren e njohur kandeze që jeton në Amerikë Alanis Morissette në një video muzikore, "Duart e pastra" - Hands Clean.[18]


Hollivudi: George Lopez dhe stabilizimi i famës ndërkombtare(2000–2007)

"Aktrimi s'mund të jetë një akt i egzaxhiruar por thjesht një mënyrë e të krijuarit të karakterit i cili duhet të jetë një personazh transparent në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për mendimin tim, akti është një veprim njerzor i cili përshkruan në detaje çdo molekulë të personit që përshkruhet dhe me një emocion të vërtetë. Sikur aktori të humbasë për një sekondë të vetme emocionin real, ai mund ta humbasë publikun një herë e përgjithnjë."
Ishte viti 2000 kur Masiela Lusha debutoi në tevizionin amerikan si mysafire e ftuar në Disney Channel series, Lizzie Mcguire me karakterin e Olivia-s në episodin 'Modeli i vitit të shkuar'- Last Year's Model. Gjithashtu, ishte i njëjti vit, 2000 kur Lusha debutoi edhe në film 'Dashuria e një babai'-A Father's Love, si Lisa, rolin kryesor - duke kujtuar kohërat e fëmijërisë dhe experiencat me babanë e saj.
Në vitin 2002, ajo e zgjodh ndërmjet 1,600 aktoreve më të talentuara për të luajtur rolin e Karmen-it Carmen Lopez për një shfaqe të re të televizionit ABC Amerikan për, George Lopez. Producientja kryesore ishte aktorja me famë botërore Sandra Bullock dhe krijuesi i Drew KeritBruce Helford.[19] Mbas kompletimit të 120 episodeve, me këtë program televiziv, Masiela Lusha u quajt veterane dhe ajo ishte vetëm 20 vjeçe.[20] Ethan Alter of Media Life Magazine e vlerësoi rolin e Masielës duke thëne: "...me përjashtim të Masiela Lushës që i dha jetë rolit të saj." Gjithashtu, vazhdoi autori: "Lusha dhe Lopez-i krijojnë një komunikim të besueshëm ndërmjet njëri-tjetrit, dhe aktrimi tyre tërheq një vëmendje të veçantë për spektatorin." [21]Vitin tjetër, George Lopez shfaqja fitoi Emmy dhe u stabilizua si shfaqja më e gjatë televizive që të ketë për star një aktor me origjinë meksikane George Lopez mbas I Love Lucy|I Love Lucy. Kjo shfaqe vazhdon të jetë në televizionin amerikan edhe sot e kësaj dite tek: Nick at Night's dhe vazhdon të ketë listën me të madhe të shikuesve. Më vonë u bë e njohur nga publiku se Masiela ishte e vetmja aktore që nuk ishte nga Meksika dhe roli i saj filloi të zvogëlohej në mënyrë që të mos revoltonte publikun meksikan; përkundrazi, ata jo vetëm që e pëlqyen Lushën, por dhe e përkrahën dhe e konsideruan atë si njërën prej tyre. [2] Lusha përshkruan karakterin e saj 'gllabërimin e zgjuarsisë, naive, dhe idealiste që është e bashkangjitur me pasionin më të sinqertë. Lusha gjithashtu tha se 'Karmen'e ka mësuar Masielën kaq shumë për djemtë me rebelionin e saj ndaj djemve, prandaj, thotë Masiela, ndonjëherë unë bëhesha xheloze se nuk mundesha të sillesha dot në jetën time të përditshme si 'Karmen'. [2] Lusha vazhdon se: "kam qënë shumë e mbikqyrur kur kam qenë vajzë e re, dhe kur e krahasoj me 'Karmen' nuk gjej asgjë të përbashkët me karakterin e saj."[2] Me mbarimin e episodit 101 karakteri i 'Karmen'-it u largua nga shfaqja. Megjithatë, Masiela Lusha kurrë nuk tha se pse e larguan, George Lopez nga ana tjetër tha se kishin "ndryshime kreative". Më vonë, Constance Marie, karakteri që luajti si mamaja e 'Karmen-it' tha se "më në fund ne do të kthehemi me të gjithë aktorët meksikanë."[22]
Masiela Lusha fitoi për dy vjet me rradhë në Young Artists Awards për Best Leading Actress in a Comedy and Drama.[23] While working onGeorge Lopez, Lusha gjithashtu e dha zërin e saj tek karakteri i Ninës për katër vjet me rradhë tek Clifford's Puppy Days. Njëri nga karakterët ishte aktori i shumë njohur, Henry Winkler.[24] Duke luajtur karakterin e Ninës, Masiela u prezantua me argëtimin e fëmijëve dhe në vitin 2009 ajo shkruajti librin e saj të parë me poezi dhe në një intervistë të mëvonshme ajo tha se frymëzimi për këtë libër më erdhi nga "Klifordi, ditët e qenushit"[2]


Filmat internacional dhe njohja botërore (2008–vazhdon)

Masiela Lusha arriving at the Warner Brothers Studios lot on October 2010.
Në dhjetor të vitit 2009, për kënaqësinë e fansave, Lusha së bashku me aktorët e tjerë të George Lopezbënë një ribashkim për një shfaqje televizive Lopez Tonight. Kur e pyetën Masielën se nëse kishte ndonjë gjë për të thënë përsa i përket eksperiencës së saj me këtë komedi, ajo tha: "është kjo komedi që jep dhe jep papushim. Çdo vit vazhdon të japë në jetën e përditshme, dhe afron diçka tek çdo njeri. Në fakt, edhe tani që po flasim, kjo shfaqje na bashkoi sot të gjithëve ne, siç e shikoni, këtu së bashku, dhe të gëzuar."[25]
Që prej asaj kohe Lusha luajti rolin e Mirës në episoding e 'Ligjet dhe Rregullat' - Law & Order: Criminal Intent.[5] me sugjerimin e George Clooney, Lusha gjithashtu luajti rolin kryesor në 'Të vdekurat' - Muertas(2008) në të cilin ajo luajti rolin e Aracelit, një vajzë me këmbëngulje dhe determinim të fortë që donte të largohej nga vendlindja e saj dhe të vinte në Amerikë. [2] Në këtë film, dialogjet e Masielës ishin vetëm në Spanjisht, edhe pse nuk dinte asnjë fjalë në atë gjuhë, kur e pyetën në një intervistë të mëvonshme, ajo tha se kjo situatë i solli një kënaqësi të veçantë - "thrilled with the challenge."[2] gjithashtu, vazhdoi Lusha, 'Të vdekurat' - Muertas "është një histori dashurie e cila rreflekton ëndrrat e një vajze të re për një jetë më të mirë." Ajo i përshkruan torturat e karakerit si ëndrra të sfiduara, Araceli e kupton shumë mirë se ajo mund të dështonte me planin e saj duke u kapur dhe vrarë, por ajo tha se më mirë e vdekur se sa jetë me mizëri. Përgjatë këtij filmi, Masiela reflektoi emocionet e nënës së saj kur u largua nga Shqipëria, dhe thotë: "në mirënjohje për integritetin dhe forcën emocionale". "[26][27]
Lusha me poetin laureate, Ismail Kadaregjatë një 'press conference' në Tiranë për filmin, Time of the Comet
Dihet tashmë botërisht se Masiela Lusha luajti rolin e Anjezës në prodhimin shqiptar të Time of the Comet (2008) bazuar në romanin Viti i mbrapshtë nga poeti laureate dhe disa herë me rradhë kandidat për Nobel Prize, Ismail Kadare. Lusha kur kujton këtë vizitë dhe takimin e shkrimtarit me famë botërorë, kujton gjithashtu vizitën e parë të Masielës në vendlindjen e saj. Përgjatë xhirimit të filmit, dihet se, dialogjet ishin komplet në shqip. Jo vetëm kaq, por ato ishin në gjuhën gege, ndërkohë që me nënën e saj, jashtë trojeve të adheut, ajo fliste herë mbas here gjuhën letrare. Pamvarsisht nga këto vështirësi, filmi ka shitur më shumë bileta se çdo film shqiptar deri më tani. [26] Në vitin 2008, një gazetë e diasporës, mbasi analizoi 'Kohën e kometës' tha: "Lusha ka dhënë një përformancë të paharrueshme dhe përshkruar me një bukuri të rrallë duke na treguar bukurinë emocionale të Anjezës. Gjithashtu dhe shkrimtari Ismail Kadare shprehu respekt dhe admirim për punën e saj. Në të njëjtin artikull, Fatmir Koçi, drejtori i filmit tha për Masielën: "Ne kërkuam gjithandej nëpër Shqipëri. I ramë vendit kryq e tërthor. Vizituam shkolla e çfarë jo. Na duhej një aktore ku fytyra e saj shprehte nëj pafajsi të dlirë, një sinqeritet naiv. Sapo pamë përformancën e saj në një dvd që na erdhi nga Amerika, njëzëri thamë se e gjetëm Anjezën... ajo ishte shumë profesionale, gjithnjë me shakatë e saj të ëmbla sidomos kur vështirë e xhirimit tejkalonin normalen. .[26] Në këtë film, Lusha luan rolin e një murgeshe katolike që bije në dashuri me një djalosh.[2] Kur përshkruan karakterin që luan këtu, Lusha thotë se Anjeza simbolizon atdheun e saj të lodhur për kërkimin e lirisë dhe rrënjët e tij përgjatë shekujve me politikat dhe social depresionet, injorancën dhe drejtimet e ndryshme në jetë. Lusha pranon se Kohe e kometës zë një vend të veçantë në zemrën e saj sepse "në fund të fundit, ne të gjithë jemi në një kërkim të vazhdueshëm të një vendi të qetë që ne e quajmë shtëpi." Kur e pyesin se çfarë mendoi ajo kur e gjeti veten midis artistëve të kinematografise të cilët, siç dihet, ishin nga shumë shtete të botës dhe flisnin gjuhë të huaja nga më të ndryshmet, ajo thotë: "Si aktore, unë zhytem shumë në karakter dhe kufijtë e shteteve dhe gjuhët e ndryshme që flasim shkrihen në një të vetme, dhe paditur ne flasim një gjuhë 'internacionale' që kuptohet prej të gjithëve. Me kujtohet gjuha sviceriane. "[28]
Disa ditë mbas përfundimit të xhirimt të Time of the Comet, Lusha filloi xhirmin e një filmi japonez ku luajti rolin e një vampiri që me shpatën e saj nuk kishte asnjë mëshirë për cilin do që do t'i dilte përpara. Me pak fjalë, roli i saj ishte 'vampir i fshehur', Sharon nga Sony Pictures high-budget riprodhim i një filmi klasik Blood: The Last Vampire së bashku me Jun Ji-Hyun. Filmi ishte ko-prodhim i një kompanie franceze Pathé dhe kompania e Hong Kong-ut Edko. Në 2009, filmi dha shfaqen e tij të parë në Japoni dhe në arenën internacionale nga Sony Pictures.[4] Kur përshkruan artin mariciale, Masiela i jep një respekt të veçantë tranierit të saj që i mësoi arting e shpatës si vallëzim. [2]
Ishte viti 2010, kur Lusha xhiroi filmin, Katie Malone. Në këtë film ajo luajti rolin e Ginger - it, studente universiteti që torturohet nga një skllave fantazëm. Drejtori i filmit, Karlo Rama tha: "Masiela Lusha është një profesioniste e vërtetë. Ajo e bëri këtë film vërtet në një shkallë sipërore."[29] One Tree Hill aktor Stephen Colletti dhe Superman ylli i televizionit amerkian, Dean Cain gjithashtu kishte një rol të rëndësishëm në këtë film. Ky film do të shfaqet nga American World Pictures në vitin 2012.[30]


Marrëdhëniet me dashamirët

Masiela Lusha posing with a fan in 2010
Lusha mban kontakt shoqëror të përditshëm me dashamirët nëpërmjet Facebook dhe Twitter .[31][32]
Gjithashtu ajo mundohet t'i përgjigjet pyetjeve që i drejtohen si në website ashtu edhe në ato publike si forma të ndryshme komunikimi me të gjithë botën. Në një rast të veçantë, shtypi amerikan u informua se Masiela Lusha dërgoi me postë disa paketa të mbushura me rroba dhe materiale të tjera shkollore për fëmijët e një familjeje e cila i shkruajti Masielës në website.[33]
Në disa raste të tjera dashamirë të inspiruar e njoftojnë se fëmijën e tyre të sapo lindur e kanë quajtur Masiela sepse jo vetëm që është një emër i rrallë dhe i bukur, por dëshira prindërore është që fëmija i tyre të bëhet si Masiela. Zakonisht, Lusha krijon kontaktime personale me dashamirët.
Lusha krediton adhuruesit për inkurajimin që ata i dërgojnë shpesh dhe në një shkrim thotë se e konsideron aktrimin si një profesion fisnik vetmohues dhe me zemër të pastër.[2]
Pavarësisht nga dëshira për të komunikuar me fansat, Lusha, disa herë refuzoi për të redaktuar krijimet poetike të tyre, dhe një ditë shkruajti:"Për të redaktuar mendime kaq të sinqerta të cilat në shumë raste shprehen vetëm në poezi, është ky në kundërshtim të fuqishëm me thelbin e poezisë, e sidomos asaj t'ime-s", dhe "me natyrën tonë si qenie e ndjeshme e delikate, s'mund të krijosh një poezi, mbasi e ke copëzuar, ri-shqyrtuar, apo ri-formatuar pa pasionin e autorit."
Në vitin 2007 u bë e njohur se Masiela Lusha nuk ishte hispanike për rolin kryesor të 'Karmen Lopez-it' në George Lopez, shfaqen televizive për pesë vjet me rradhë. Producentët u paraqitën të shqetësuar dhe të preokupuar se çfarë do të thoshte publiku kur të mësojë se Masiela është shqiptare, megjithatë, asnjë çështje nuk u ngrit, komuniteti latin e pranoi portretizimin e Carmen Lopez dhe e përkrahu si njërën prej tyre, dhe sot e kësaj dite, një pjesë e komunitetit latin ende insiston se ajo është në fakt Latine.[2]
Masiela vazhdon të ketë mbështetjen dhe inkurajimin e dashamirësve të cilëve u thotë: "Unë do të vazhdoj të ndjek rrugë të reja në karrierën time me shpresë dhe frymëzim për t'ju inkurajuar që edhe juve të kërkoni, zbuloni dhe ndërtoni talentin tuaj natyror, prandaj dhe desha t'u them se unë shkruaj dhe veproj me ju në mendje.."[2]

Filmografia

VitiFilm/SeriRoliVërejtje
2000Father's LoveLisa
2001SummoningBlonde Girl
Lizzie McGuireFriend"Last Year's Model" (Season 1, Episode 23)
Starring as Stacey Haglund
2002Las Muertas de JuarezAracelli
2002-2007George LopezCarmen LopezYoung Artist Award for Best Performance in a TV Series (Comedy) - Leading Young Actress (2003, 2004)
102 episodes
2003-2005Clifford's Puppy DaysNinaYoung Artist Award for Best Performance in a Voice-Over Role - Young Actress (2004)
46 episodes
2004Cherry BombKim
2005Unscripted
2006Law & Order: Criminal IntentMira"Blasters"
2007MuertasAraceli
Time of the CometAgnes
2009Blood: The Last VampireSharon
Ballad of Broken Angels: HarmonyRox
2010The Science of Cool
Of SilenceAnnabelle Van Poe
Signed in BloodNadia
2011Tough BusinessGrace
Under the Boardwalk: The MonopolyHerself

[redakto]Libra

  • Inner Thoughts (1999)
  • Drinking the Moon (2005)
  • The Besa (2008)
  • Amore Celeste (2009)
  • Boopity Boop! Writes Her First Poem (2010)
  • Boopity Boop! Goes To Hawaii (2010)
  • The Call (2010)

Cmime dhe nominime

YearAwardResultCategorySeries
2003Young Artist AwardWonBest Performance in a TV Series (Comedy or Drama) – Leading Young ActressGeorge Lopez
2004NominatedBest Performance in a Voice-Over Role – Young ActressClifford's Puppy Days
WonBest Performance in a TV Series (Comedy or Drama) – Leading Young ActressGeorge Lopez

[redakto]References

  1. ^ FoxNEWS.com, Celebrity Birthdays. Accessed April 20, 2009.
  2. a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t http://www.masielalusha.com
  3. a b c Henerson, Samantha. "Masiela's Poetry Patterns", October 30, 2006, pp. 4–5. 
  4. a b c d e f http://www.filmreference.com/film/60/Masiela-Lusha.html
  5. a b Tanoposki, B.. "Shqiptarja e Hollivudit: Masiela Lusha vjen në Tiranë", april 14, 2007. (Shkurtesa e gjuhëve nuk njihet nga Stampa!) 
  6. a b c "In Step With: Masiela Lusha", Parade Magazine, March 2, 2004. 
  7. a b c http://www.masielalushafoundation.org/index.php
  8. a b c Rudolph, Joyce (October 27, 2010), http://www.burbankleader.com/entertainment/tn-blr-masielalusha-20101027,0,7134384.story
  9. a b c http://reelladies.wordpress.com/2008/09/01/reel-lady-masiela-lusha/, September 1, 2008
  10. ^ Lusha, Masiela. "Inner Thoughts", G&D Publishing. Korrigjuar më January 1, 2010. 
  11. a b Madden, Mekeisha. "Formal For One Night", May 1, 2004, p. Cover/Section D. 
  12. ^ LaGuardia, Gina. "Masiela's Musings", October 2004, p. 2. 
  13. ^ Young Author Makes Her Mark in the World of Children’s Literature Tolucan Times
  14. ^ [[:w:"Official Masiela Lusha Literary Works – Drinking the Moon":http://www.masielalusha.com/projects/moon.php%7Chttp://www.masielalusha.com/projects/moon.php]]
  15. ^ [http://www.littleblackdogpublishing.com/Support_Our_Charities.html Një pjesë e të ardhurave nga këta libra është për çaritinë e autores... Little Black Dog Publishing
  16. ^ LaGuardia, Gina. "Masiela's Musings", October 2004, p. 2. 
  17. ^ LaGuardia, Gina. "Masiela's Musings", October 2004, p. 2. 
  18. ^ http://www.hollywoodsuccess.com/masiela_lusha_says.htm
  19. ^ Schneider, Michael. "Slayer of Stereotypes", March 29, 2006, p. A1-A14. 
  20. ^ Garron, Barry. "Stand-Up Guise", April 28, 2006, p. 13. 
  21. ^ MediaLifeMagazine.com, 'George Lopez'. Accessed April 20, 2011.
  22. ^ Turner, Timothy. "Cast Reunited", May 1, 2008, p. Cover/Section C. 
  23. ^ http://www.youngartistawards.org/noms25.htm
  24. ^ Terril, Joey. "Tiger Beat Takes You Behind The Scenes: Masiela Lusha", April 2004, p. 66. 
  25. ^ http://www.lopeztonight.com/george_lopez_sitcom_reunion.php
  26. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Muja
  27. ^ http://www.masielalusha.com/projects/muertas.php
  28. ^ http://www.masielalusha.com/projects/comet.php
  29. ^ http://www.fangoria.com/index.php?option=com_content&view=article&id=2383:exclusive-pix-a-comments-qkill-katie-maloneq&catid=1:latest-news&Itemid=167
  30. ^ http://www.fangoria.com/index.php?option=com_content&view=article&id=2383:exclusive-pix-a-comments-qkill-katie-maloneq&catid=1:latest-news&Itemid=167
  31. ^ "Twitter.com Masiela Lusha (Masiela) on Twitter". Korrigjuar më September 16, 2009. 
  32. ^ "Facebook.com Masiela Lusha (Masiela) on Facebook". Korrigjuar më September 16, 2009. 
  33. ^ http://www.masielalusha.com/message_center.php

Kush është Samuel Langhorne Clemens alias Mark Twain


Emri i vërtetë Samuel Langhorne Clemens, lindur në qytetin e Floridë-s, në shtetin e Missouri,më 30 nëntor 1835. Mark Twain është pseudonimi i tij. U rrit në qytetin Hannibal. Në vitin 1847 vdes i vëllai. Në atë kohë Samuel ishte vetëm 12 vjeç dhe detyrohet të braktisë shkollën për te punuar e për të mbajtur familjen. Ai punoi si tipograf.
Zanati e detyron të ushqejë interes për letërsinë, nis kështu të shkruajë disa novela që i publikon në gazetën ku punonte.

Mark Twain, Brady-Handy photo portrait, Feb 7, 1871, cropped.jpg
Në këto vite merr lejen e drejtuesit për varkat me avull që përshkojnë lumin Mississippi. Vitet 1857 deri më 1861 i përshkon në këtë punë, që lë gjurmë të thellë në shpirtin e tregimtarit, duke u bërë kështu një temë e vazhdueshme në veprat e tij.
Duke dashur të kërkojë fatin, Mark Twain transferohet në Californi dhe bëhet kërkues ari, minator , gazetar, reporter në San Francisco. Viziton Hawaii-n dhe udhëton ne Afrikë, Francë dhe Itali. Nga këto eksperienca lind libri i tij "Innocents Abroad".
Pas suksesit të punëve të tij të para në 1870 Mark Twain martohet me Plivia Langdon dhe transferohet në Hartford, në shtetin e Connecticut ku qëndron deri më 1891.
Mbas 1894 me intesifikimet e aktivitetit të tij të konferencierit, udhëtimet e tij shumëfishohen.
Edhe pse ishte karakter pesimist, Mark Twain njihet si shkrimtar me një humor të pa rezistueshëm. Ana e tij negative me kalimin e viteve vazhdon te zmadhohet nga fatkeqësitë që godasin familjen e tij, në 1893 i vdes e bija Susan, në 1904 e shoqia dhe në 1909 vajza tjetër Jane.
Mark Twain vdiq me 21 prill 1910 në Redding (Connecticut) si pasojë e një ataku të angina pectoris.
E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.

Roamni “Freedom” i Jonatan Franzen




Nga Flori Bruqi

Admiruesit e veprës së Jonatan Franzen, që është një kronikë e familjes amerikane, kanë pritur 9 vjet rresht për romanin e radhës pas suksesit të të famshmit “The corrections”. Por të gjitha shenjat flasin se pritja ia ka vlejtur…
File:Jonathan Franzen 2011 Shankbone 2.JPG
Janë të paktë ata autorë të aftë të shkruajnë një roman të madh amerikan në shekullin e 21. Gjatë gjysmës së dytë të dhjetëvjeçarit që shkoi, bota letrare ka përcjellë për në banesën e fundit të mëdhenjtë e letrave si : Mailer, Updike, Vonnegut, Bellow dhe Salinger. David Foster Wallace, më i riu dhe më ambiciozi shkrimtar amerikan i brezit të tij vrau veten në vitin 2008. E megjithatë në këtë klimë ku jepen vazhdimisht çmime, por asnjëra prej veprave nuk meriton që të quhet “roman i madh amerikan”, dikush ka shkruar dy të tillë. Ai është Jonathan Franzen. E para “The corrections” është publikuar para sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe është lëvduar gjerësisht për finesën e fikshënit, që është karakteristike për mijëvjeçarin e ri, edhe pse është një roman që flet dhe është shkruar për ditët e fundit të shekullit që lamë pas. “Befas autori nisi të intervistohej dhe për të nisën të flisnin radiot e televizionet amerikane e më pas edhe të të gjithë botës”, thotë e dashura e Franzen, Kathrin Chetkovich, në lidhje me suksesin e menjëhershëm dhe të madh që pati romani i parë. “Qartësisht që libri kishte lindur jo për të qenë “një libër”, por “libri” dhe çdo ditë sjell fakte të reja në lidhje me shndërrimin e veprës në atë gjë të rrallë që konsiderohet vepra me përmasa kombëtare dhe ndërkohore”, shkruan një gazetë e famshme amerikane në vitin 2003. Nga ana tjetër, vetë autori i ri është mësuar tashmë si me suksesin ashtu edhe me anën tjetër të tij, zilinë. Një nga miqtë e tij të afërt ishte edhe i ndjeri Wallace, i cili edhe pse ishte vetë brilant në të shkruar, sërish e kishte zili kolegun dhe mikun e tij për suksesin e beftë e të madh që përjetoi. Por të përjetosh suksesin e madh në veprën e parë është një bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë.
Është bekim, sepse një sukses mund të të vlejë si një nxitje dhe si një mjet i mirë financiar, por, nga ana tjetër, mund të merret gjithmonë si referencë dhe në krahasim me këtë vepër të parë, të tjerat mund të duken më të zbehta. Për të mos folur për rastin kur bëhet fjalë për një bllokim mundësish të autorit. Një gjë e tillë i ndodhi edhe shkrimtarit tonë, që për 8 vjet rresht e pati të pamundur që të mblidhte forcat dhe të sillte një tjetër vepër po aq, ose më pak të denjë. 

Vetëm viti 2008 i dha frymëzimin dhe formën e duhur për të përfunduar një vepër, të cilën kishte kohë që e kishte nisur pa e përfunduar dot. “Erdhi një moment që i thashë vetes : puno, ulu dhe përfundoje atë libër që ke nisur, mos kërko që të jesh prodhues i një libri të vetëm, që të bëri të famshëm dhe të mallkoi njëherë e mirë që të mos shkruash më”, rrëfen shkrimtari për momentin kur vendosi të mbaronte me çdo kusht pas një kohe të gjatë romanin e tij të dytë. 

Por ai nuk ishte një roman me pak faqe dhe ndoshta koha e kaluar për ta shkruar dhe për të reflektuar ia kishte vlejtur. Bëhet fjalë për një roman me 562 faqe, një sagë e vërtetë familjare me emrin “Freedom”, e cila do të mbërrijë në tregun amerikan javën e ardhshme. Madje, Presidenti Obama i ka bërë një reklamë shumë të mirë këtij libri, duke e marrë kopjen e librit të dhuruar nga autori me vete për ta lexuar gjatë pushimeve të kësaj vere. 
Ndërkaq, autorit i është dhënë një hapësirë shumë e rrallë dhe e jashtëzakonshme në kopertinën e revistës “Time”. Është një gjë e rrallë, sepse janë shumë të paktë shkrimtarët që e kanë merituar më parë këtë nder. I fundit i racës së shkrimtarëve që ka qenë në kopertinën e revistës prestigjioze amerikane ka qenë Stephen King, 10 vite të shkuara. Në këtë mënyrë shkrimtari i ri amerikan është në një radhë me më të mëdhenjtë e dhjetëra viteve të fundit, si me të famshmin JD Salinger, apo Updike që respektivisht kanë qenë edhe ata në kopertinën e revistës. Ajo çka është e rëndësishme, është se veprat e Franzen i detyrohen shumë jetës së shkrimtarit. Ai ka lindur në Çikago në vitin 1959 dhe është rritur në një ambient shumë modest në rrethinat e St Louis Missuri. Një pjesë e mirë e ambienteve dhe njerëzve që popullojnë dy romanet e tij të suksesshëm janë marrë nga vendet në të cilat ai ka kaluar fëmijërinë. Romani i tij i parë, ai me të cilin debutoi në botën letrare, doli në vitin 1988 dhe quhej “The twentyseventh City”. Ishte një histori e marrë nga vendi në të cilin ai u rrit. Ishte një libër që u prit mjaft mirë nga kritika e lexuesit, edhe pse nuk u shoqërua me ndonjë superlativë të jashtëzakonshme. Por ishte i rëndësishëm, sepse e bëri Franzën një nga zërat e letërsisë amerikane të kohës, edhe pse një zë ende modest dhe jo shumë bindës.
Libri i dytë ishte “Strong Motion” i botuar në vitin 1992 dhe pati të njëjtën pritje të ngrohtë e dashamirëse dhe personazhet e rrëfimet e këtij libri në lidhje me mënyrën e funksionimit të keqe të marrëdhënieve njerëzore në shoqërinë amerikane e veçanërisht në familjen amerikane do të përbënin edhe linjat kryesore, të cilat ai do t’i ndiqte në dy romanet vijues, me të cilët fitoi me të vërtetë një pozicion shumë të nderuar në panteonin e shkrimtarëve aktualë e të gjatë amerikanë. 

Pikërisht me të përfunduar këtë roman të dytë, Franzenit iu deshën edhe plot 7 vite të tjera për t’i sjellë publikut veprën e parë të madhe jo vetëm për të, por për letërsinë amerikane të dekadës “The corrections”. Por, ndërkohë, kishte shkruar disa ese e shënime dhe një libër me tregime. 

Janë të gjitha libra që po t’i lexosh do ta kuptosh se sa shumë u është referuar autori ngjarjeve dhe personazheve të hasura gjatë jetës së tij. E për t’iu rikthyer jetës, Franzën u largua nga periferitë e St Louisit ku ishte rritur për të shkuar në Pensilvani. Pasi përfundoi dy romanet e parë, ai gjeti për të jetuar një apartament të vogël në Kembrixh të Masaçusesit dhe më pas u zhvendos drejt Nju Jorkut, ku nisi që të shkruante për revista të ndryshme.
Shkrimtari është i njohur për një proces krijimi që e përfshin në një shkëputje tërësore nga modernizmi. Ai nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me internetin dhe gjithë shpikjet teknologjike që i përdorin sot njerëzit rëndom. Franzen përdor një laptop të vjetër për të shkruar, me të cilin ndihet shumë komfort. Rregullat kryesorë dhe të patjetërsueshëm për krijimtarinë, sipas tij, janë shkëputja nga bota teknologjike. “Nuk mendoj se dikush që tenton të shkruajë dhe njëherazi është i lidhur edhe me internetin në të njëjtën kohë është në gjendje që të ofrojë një prozë të mirë”, ka deklaruar së fundi për një revistë amerikane. Prirja për izolim gjatë procesit krijues dhe shkëputja nga realiteti përreth u duk edhe pas botimit të librit të tij të parë, kur u ftua në një emision televiziv për të folur për librin. Ndërkohë ishte në proces krijues për romanin e katërt e të dytin të famshëm dhe e ndërpreu në mes intervistën, duke thënë se nuk ndihej mirë dhe se dëshironte që të shkonte në shtëpi të shkruante. Ai ndodhej në një program të së famshmes Oprah, e cila u inatos aq shumë nga veprimi i shkrimtarit, sa deklaroi se ai nuk do të shkonte shumë larg me famën e tij, pas asaj që i kishte bërë. Por, në fakt, e gjithë kjo skenë e ndihmoi shumë nga ana tjetër për reklamimin e librit dhe shndërrimin e tij në një bestseller, që qëndroi në krye të klasifikimit të librit amerikan më të shitur për javë të tëra, duke thyer rekordet e viteve të fundit. Libri “The correstions” ka fituar shumë çmime vendase dhe ndërkombëtare që kur e pa dritën e botimit dhe ka shitur në të gjithë botën 2,85 milionë kopje. Franzën ndërkohë në jetën e tij private është martuar dhe divorcuar me një shkrimtare të re, edhe ajo e famshme, Valeri Cornell. Kur takoi të dashurën e tij të fundit Chetkovich, ishte duke punuar me korrigjimet e fundit të “The corrections”. Ajo rrëfen se e ka zili të dashurin e saj për talentin e jashtëzakonshëm që ka dhe për mënyrën se si e organizon procesin e vet krijues. Në fakt, ajo çka është karakteristike për këtë shkrimtar, i cili tashmë futet si ndër më të mëdhenjtë e Amerikës ende gjallë, është se kur i vjen frymëzimi duhet ta kapë edhe sikur të jetë në avion duke fluturuar, apo në makinë, sepse është një moment magjik. Sipas tij, kur të ndodh ndërsa je në lëvizje, duhet të ndalesh dhe të hapësh laptopin e të shkruash menjëherë.
Edhe romani i ri “Freedom”, ashtu si edhe ai i mëparshmi, është një roman që portretizon një familje socialist dhe financiarisht në kushte të mira, që gëzon lirinë e demokracisë perëndimore, por anëtarët e së cilës janë të përfshirë nga pakënaqësi të ndryshme dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë nga jeta e tyre. Personazhet e këtij romani mund të jenë të sajuar, por edhe në këtë libër ata që janë të vëmendshëm mund të vënë re ndikimin që ka e kaluara e shkrimtarit gjithmonë në veprat e tij. Është një roman që flet në fakt për kufijtë e lirisë individuale e shoqërore dhe personazhet e tij kanë një dialog të shkëlqyer që të mbërthen dhe të lë pa frymë për vërtetësinë dhe mprehtësinë. Ka nga ata shkrimtarë që e kanë kritikuar veprën e Franzën për një arkaizëm në mënyrën e trajtimit të subjektit, që duket sikur i kthehet pas në kohë metodave të shekullit të 19-të, ndërsa për të tjerë pikërisht ky rikthim, kjo shije e së shkuarës, është merita e tij më e madhe

Nga Flori Bruqi:Jeta dhe vepra John Griffith Chaney London (1876-1916)




Jack London, (sq.: Xhek London),pseudonim i John Griffith Chaney London (1876-1916) ishte shkrimtar i shquar amerikan i fillimit të shek. XX. Lindur në San Francisco, Kaliforni, më 12 janar 1846, ai, sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologu ambulant irlandez i cili nuk e njohu asgjëherë. E ëma , Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio, kur ai ishte akoma 8 muajsh u martua me një fshatar të ve. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London) nga i cili mori dhe mbiemrin që përdori përgjithmonë. Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetar fokash dhe si marinar në anije balenash.


U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore "The Aegis". Më 1896 arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arësye financiare. Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme. London arriti të shkruajë, në një periudhë 15 vjeçare, 49 vëllime librash të çdo lloji, duke u bërë kështu shkrimtari më i famshëm dhe gjithashtu edhe më i paguari i atij pesëmbëdhjetëvjeçari (1904-1916). Por veprat që e bënë të pavdekshme famën dhe stilin e tij janë romanet me aventura: "Kushtrimi i të parëve",(1903), "Ujku i Detit", (1904), "Dhëmbi i Bardhë", (1906); romani autobiografik: "Martin Eden" dhe ai fantastiko-politik: "Thembra e Hekurt". Vdiq, (mendohet të jetë vetëvrarë i shkatërruar nga alkooli), në moshën 40-vjeçare në Glen Ellen, Sonoma County, Kaliforni më 22 nëntor 1916. Proza e tij mbetet një nga më të fuqishmet në antologjinë amerikane dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet shkrimtari anglo-sakson më i përkthyer në gjithë botën, sidomos në Evropë. London ishte një shkrimtar me ide socialiste, por shumë romantik, naive, konfuze dhe kontradiktore.


Megjithatë vepra e tij gjeti përhapje shumë shpejt në Bashkimin Sovjetik, në vëndet e kampit socialist si dhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, bindjet e tij për nevojshmërinë e egzistencës së "racës superiore", u gjetën të vlefshme dhe patën sukses edhe në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në Gjermaninë e Hitlerit apo edhe në Italinë fashiste në vitet '20 dhe '30. Në të gjitha këto vënde, regjimet në fuqi ditën t'a interpretonin "ngatërresën" e ideve londoniane dhe t'a shfrytëzonin në interes të politikës së tyre.

NOVELAT


Tregime të shkurta

  • A Curious Fragment (1908)
  • A Piece of Steak (1909)
  • A Relic of the Pliocene (1901)
  • A Thousand Deaths (1899)
  • An Odyssey of the North (1900)
  • All Gold Canyon
  • Diable — A Dog (1902), u riemërua Bâtard in 1904
  • By The Turtles of Tasman
  • Even unto Death (1900)
  • Goliah (1910)
  • Good-by, Jack (1909)
  • In a Far Country (1899)
  • In the Forests of the North (1902)
  • Keesh, the Son of Keesh (1902)
  • Love of Life (1905)
  • Moon-Face (1902)
  • Negore the Coward (1904)
  • Samuel
  • South of the Slot (1909)
  • The Apostate (1906)
  • The Chinago (1909)
  • The Death of Ligoun (1902)
  • The Dream of Debs (1909)
  • The Dominant Primordial Beast (1903)
  • The Enemy of All the World (1908)
  • The God of His Fathers (1901)
  • The King of Mazy May (1899)
  • The Law of Life (1901)
  • The Leopard Man's Story (1903)
  • The Madness of John Harned
  • The Man With the Gash (1900)
  • The Mexican
  • The Minions of Midas (1901)
  • The One Thousand Dozen (1903)
  • The Red One (1918)
  • The Rejuvenation of Major Rathbone (1899)
  • The Scarlet Plague (1912)
  • The Seed of McCoy (1909)
  • The Shadow and the Flash (1903)
  • The Strength of the Strong (1911)
  • The Sundog Trail
  • The Unparalleled Invasion (1910)
  • The White Silence (1899)
  • To Build a Fire (1902, revised 1908)
  • Told in the Drooling Ward
  • To the Man on Trail
  • War (1911)
  • When the World was Young (1910)
  • Who Believes in Ghosts! (1895)

DITA E PAVARËSISË -28 NËNTORI 1912-2011


Rasim Bebo 

Addison  -Çikago , Tetor ,2011.

“As shqiponjat as populli i shqipes nuk mund ta durojnё robёrinё. Ato nuk janё kanarina, qё tё kёndojnё tё lumtura nё kafaz. Kёshtu “shqiptarёt”. Populli i shqipes, iu futёn luftёs pёr pavarёsi – luftё qё do tё zgjaste pёr 2000 vjet. Me njё fjalё, e gjatё dhe e dёshpёruar pёr tokёn, gjuhёn dhe vetёqeverisjen”. (1).
“Nёn uzurpimin romak kaloi nga viti 168 p.e.s. nё vitin 395 e. j. = 563 vjet.
Nёn uzurpimin bizant nga viti 395 deri nё viti 1443 = 1030 vjet.
Nёn uzurpimin turk nga viti 1479 deri nё vitin 1908 = 429 vjet. Gjithsejt 2030 vjet. (2).
Pёrgjatё kёtyre 2000 vjeçarёve kaluan shumё vandalё qё e kthyen tokё tё djegur, po neve po aty me gjuhё dhe kombёsi tё trashёguar nga shqiponja e Zeusit te Pirua i Epirit te Skёnderbeu dhe sёfundi te plaku i Vlorёs Ismail Qemali me flamurin e Skёnderbeut tё ardhur nga thellёsitё e mijёvjeçarёve pёr tё shpallur pavarёsinё e Shqipёrise.
Stёrnip i Skёnderbeut. Don Juan De Aldro Kastrioti. “Nё njё mbrёmje nё Paris mё 1910, presidenti i Thronit tё Skёnderbeut e ftoi Eqerem Beun nё njё darkё ku u gjendёn pranё mё se 30 vetё tё aristokracisё ndёrkombёtare ... i sollёn njё kuti tё kuqe stolish tё artё, çoi kapakun e kutisё dhe nxorri prej saj njё flamur tё kuq me shkabё tё zezё krahёhapun ... Nё fund, at flamur ia dorёzoi Eqerem Beut tue i thanё: “Unё jam plak e druej se nuk do ta shoh dritёn e lume tё lirisё shqiptare. Ju jeni i ri, mirrje sillnie n’Atdhe! Premtoftё Perёndia qё shpejt tё shtjellohet nё qella tё lira tё Shqipnisё”. Kёshtu Murat Toptani i kallzoi Ismail Qemalit pёr flamurin. I a lypen Eqerem Beut e ai flamur i Aldro Kastriotit u valёvit si simbol lirie mbas 500 vjetёve nё Vlorё, ditёn e 28 nёntorit 1912”. (3)
Ismail Qemalin e adhuronin dhe po aq e luftonin. Historiani Amerikan E. Jacques shkruan: “Mendja e tij e mprehtё dhe idetё novatore bёnё qё Sulltan Abdyl Hamiti tё kishte njёherёsh respekt e frikё prej tij. Ndonse e internuan pёr disa vjet, ati nuk i rreshtёn sё dhёni grada”. (4)
“Ismal Qemali, ёshtё i pari qё cakton vend-ndodhjen e Tempullit tё Dodonёs. Nё  kujtimet e tij, tregon se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё miku tё tij nё fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me Tempullin antik tё Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё kur ja tregova mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin, Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr shpirtin e inisjativёs” filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё duke nxjerrё nё dritё njё sasi thesaresh arkollogjike me vlerё tё jashtzakonshme”. (5)
Dhimiter Pilika thotё: “Ndёr 1800 objektet e zhgroposura nё Dodonё mё 1875-1877 gjithçka (ndёrtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) drejtpёrdrejt lidhet me kёtё mbret tё Perёndive Pellazgjike”. (6)
Ismail Qemali iu pёrgjigj Konferencёs sё Londrёs se: “Ndёrtesa e Ballkanit e ngritur vetёm mbi tri kёmbё, Sёrbi, Mal i Zi, Greqi, njё ditё do tё pёrmbyset; i mungon kёmba e katёrt e natyrshme Shqipёria. Kur vet Eduard Grei e pohoi nё dhomёn e komuneve: “Jam i bindur se kur tё mёsohen tё gjitha faktet, ky vendim do kritikohet me shumё tё drejtё”. (7)
Nё prag tё Luftёs sё Parё Ballkanike (qё nisi mё 8 tetor 1912) ishte krijuar aleanca e shteteve ballkanike tё cilat kishin si qёllim ndarjen territoriale tё Perandorisё Osmane. U nёnshkruan disa traktate midis shteteve tё ballkanit. Ndёrsa nё shtator tё vitit 1912 Greqia ishte marrё vesh me Sёrbinё pёr ndarjen e territoritoreve shqiptare duke marrё si vijё ndarёse lumin Shkumbin.
“Ёshtё fakt i njohur tashmё se pёrplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912, dobёsoi ndjeshёm potencialet dypalёshe. Pikёrisht pak javё pas mbarimit tё kёsaj lufte, filloi edhe sulmi ndaj territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Sёrbia dhe Greqia. Nёse lufta e shqiptarёve do tё pёrqёndrohej kundёr kёtyre agresorёve, padyshim qё edhe harta e sotme e Shqipёrisё do tё ishte ndryshe.
Historiani amerikan Xh. Williams, dёnon ashpёr pёrsekutimin e shqiptarёve nё shekullin XX, kur thotё se: “Ështё tragjedi tej çdo pёrfytyrimi qё kjo racё madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё njё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandal i qytetёrimit evropian”. Ndёrsa,               George Fred Williams nё librin “Shqiptarёt” (Tiranё 1934) e ka quajtur “kanosje pёr civilizimin  perёndimor”. (8)
Nё rrethana tё tylla mё 14 tetor 1912 njё grup patriotёsh shqiptarё organizuan njё mbledhje nё kryeqendrёn e vilajetit tё Kosovёs nё Shkup, nga ku u njoftuan Fuqitё e Mёdha se shqiptarёt nuk e pranonin pushtimin e tokave tё tyre. Ndёrkohё Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi udhёtuan nga Stambolli pёr nё Bukuresht mё 5 nёntor 1912, u bё njё mbledhje e madhe e shqiptarёve, por nuk dihej nёse do tё shpallej autonomia apo pavarёsia. Ismal Qemali e kishte busullёn e tij dhe mendonte se pёr çёshtjen shqiptare nё atё kohё nevojitej vetёm dipllomacia e madhe. Nga kёtej, ai shkoi nё Budapest, ku u takua me ministrin Berthold dhe pastaj nё Vjenё. Kishte gjetur mbёshtetjen e vёrtetё e cila ishte nga Italia dhe Austria dhe epillogu i kёsaj pёrpjekje ishte nё Trieste, ku ai shpalli nё momentin e nisjes me anijen “Bryn” Vendimin e madh pёr ta shpallur Shqipёrinё tё Pavarur. Kёtu duhet theksuar mbёshtetja e plote qё i dha Astro-Hungaria mbrojtjes sё interesave shqiptare.
Ismail Qemali mbriti nё Durrёs mё 21 nёntor 1912, -pёr shkak tё ushtrisё sёrbe qё po i afrohej qytetit dhe nga pritja armiqёsore e peshkop Jakovit, morri rrugёn pёr nё Vlorё mё 25 nёntor 1912. Tre ditё mё pas filloi Kuvendi i Vlorёs.                                                                                            DELEGATЁT  E  KUVENDIT  TЁ  VLORЁS
Berati: Iljas Vrioni, Hajredin Cakrani, Xhelal Koprenca, Dudё Karbunara, Taq Tutulani, Sami Vrioni.
Durrёsi: Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçori.
Dibra: Myfit vehbi Dibra, Sherif Langu.
Elbasani: Shefqet Daiu, Lef Nosi, Qemal Karaosmani, Mit’hat Frashёri.
Gjirokastra: Azis Efendiu, Veli Harxhi, Elmaz Boce, Myfit Lobohova, Petro Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Efendiu.
Ipeku (Gjakova, Plava, Gucia): Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Sali Xhuka, Qerim Begolli.
Kruja: Abdi Toptani, Mustafa Kruja.           
Lushnja:Qemal Mullai, Ferit Vokopola.
Pogradeci: Hajdar Blloshmi.
Ohri dhe Struga: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojli, Hamdi Ohri, Dervish Hima, Mustafa Barutçiu.
Shijaku: Xhemal Deliallysi, Ymer Deliallysi, Shahin Efendiu.
Tirana: Abdi Toptani, Murat Toptani.
Korca: Pandeli Çale, Thanas Floqi, Spiro Ilo.
Vlora: Ismail Qemali, Zyhni Abaz Kanina, Aristidh Ruçi, Jani Minga, Qazim Kokoshi, Eqerem Vlora.   
Shkodra: Luigj Gurakuqi,
Permeti: Veli Kёlcyra, Syrja Vlora, Mit’hat Frashёri.
Kosova: Mehmet Pashё Dёralla, Isa Buletini, Hajdin Draga, Dervish Ipeku.
Peqini: Dervish Biçakçiu, Mahmut Kaziu.   
Gramshi dhe Tomorrica: Ismail Qemali.
Tepelena: Kristo Meksi, Myfit Libohova, Fehim Meshgorani, Aristidh Ruçi.
Kavaja: Abdi Toptani.           
Çameria: Veli Gёrra, Vesel Margёllёçi, Azis Tahir Ajdonati, Rexhep Demi, Alush Taka.
Mati: Ahmet Zogu, Riza Beu, Kurt Aga.
Kolonia e Bukureshtit: Dhimiter Zografi, Dhimiter Mborja, Dhimiter Berati, DhimiterIlo.

28 NËNTOR 1912  KUVENDI I VLORËS

Nё fillim tё mbledhjes Ismail Qemali deklaroi se qёllimi i mbledhjes ishte marja e masave tё nevojshme pёr tё shpёtuar Shqipёrinё nga reziku i madh qё i kanosej. Delegati Rexhep Mitrovica propozoi pёr kryetar tё kuvedndit Ismail Qemalin dhe pёr sekretarё Luigj Gurakuqin dhe Shefqet Daiun ... Para delegatёve ai tha se nuk kishte rrugё tjetёr veç asaj tё shpalljes sё pavarёsisё. “Pёr tё plotёsuar kёtё qёllim tha Ismail Qemali, thirra zotёrinё tuaj kёtu nё Vlorё dhe shfaq gёzimin tim se thirrja nuk shkoi kot, se gjithё anёt e Shqipёrisё dёrguan delegatё qё tё mendohen e tё pёrkujdesen pёr shpёtimin e atdheut.


KRYETARI I KUVENDIT TЁ VLORЁS PROPOZON:
1 - Tё shpallej Shqipёria mё vehte me njё qeveri tё pёrkohshme.                                               2 - Tё ngrihej njё pleqёsi pёr ndihmё e kontroll tё qeverisё.                                                  

    3 – Tё dёrgohej njё komision nё Europё pёr tё mbrojtur para mbretёrive tё mёdha.

Sekretari i Kuvendi Luigj Gurakuqi lexoi tekstin e shpalljes pavarёsisё:
Pas fjalёve qё tha Z. Ismail Qemal Beu, me tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilat ndodhet sot Shqipёria, kongresistёt me njё za vendosёn qё Shqipёria tё bёhet mё vete, e lirё dhe mos varme”.
Pas nёnshkrimeve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin kryeministёr tё qeverisё sё pёrkohshme dhe Dom Nikoll Kaçorin si zёvёndёs tё tij. Pas kёtij vendimi nё orёn 17:30 delegatёt morrёn pjesё nё ceremoninё e ngritjes sё flamurit, tё dhёnё nga stёrnipi i Skёnderbeut Don Alardo Kastrioti.
Qeveria e Vlorёs  ka hyrё nё historinё e Shqipёrisё si qeveria e parё e Shqipёrisё. Ajo u formua mё 4 dhjetor 1912. Pёrbёria e Kabinetit: 1- Ismail Qemali – Kryeministёr dhe ministёr i Punёve tё Jashtёme. 2- Dom Nikoll Kaçori – zv/kryeministёr.  3- Myfit Libohova (Esat Toptani, korrik gusht 1913) (Hasan Prishtina, 5 shtator – 20 nёntor 1913) – ministёr i Punёve tё Mbrёndshme. 4- Abdi Toptani (Azis Vrioni) (Gjergj Cako) minister i Financave.  5- Mit’hat Frashёri ministёr i Punёve Botore. 6- Mehmet Pashё Dёralla – ministёr i Luftёs.  7- Luigj Gurakuqi – ministёr i Arsimit.  8- Pandali Çale (Hasan Prishtina) (Qemal Karaosmani), nёntor 1913 – 22 janar 1914) ministёr i Bujqёsise.  9- Lef Nosi – mistёr i Post-telegrafave.  10- Preng Bib Doda – zv/kryeministёr (dhjetor 1913). (9).
“Mё 29 nёntor 1912, Ismal Qemali, i njofton aktin historik gjashtё Fuqive tё Mёdha dhe shteteve tё Ballkanit. Pavarёsia u njoh nga Fuqitё e Mёdha, por jo nga Greqia dhe Sёrbia.
Situata: Nё kёtё kohё. “Ushtritё ballkanike kishin hyrё thellё nё tokёn shqiptare. Ata, tashmё, kishin pushtuar Strugёn, Elbasanin, Tiranёn dhe ishin nisur pёr nё Durrёs, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekёve. Qarkullimi nёpёr Shqipёri nuk ishte aspak i lehtё, pasi bandat  dhe forcat sёrbo-malazeze-greke kishin zaptuar pjesёn mё tё madhe tё vendit, duke masakruar popullin dhe duke kthyer nё tokё tё djegur”. (10).
Rёnia e Qeverisё Vlorёs mё 22 janar 1914. “Gazment Shpuza zbulon me vёrtetёsi tё  sakta pёr oficerin Tomson qё erdhi nё Shqipёri sipas vendimit tё Konferencёs sё Londrёs pёr organizimin e Xhandarmёrise... Tomsoni u tregua shumё aktiv kundёr tё ashtuquajturit kompllot xhonturk tё drejtuar nga Beqir Grebeneja. Ai arrestoi vet Beqirin dhe e pushkatoi, kёtё hero tё vёrtetё tё qёndresёs heroike tё shqiptarёve kundёr pushtimit tё shovenistёve grek ... Arestoi gjithashtu, si turkoman edhe Çerçis Topullin e plotё tё tjerё. Nё kёtё kuadёr tё kёtij aksioni tё drejtuar nga Tomsoni u akuzua dhe u dёrgua para njё gjyqi special, tё krijuar nga Komisioni Ndёrkombtar i Kontrollit, edhe Ismail Qemali. Protogonisti kryesor i aksionit atdhetar dhe dipllomatik tё shpalljes sё pavarёsisё sё Shqipёrisё rezultonte, sipas tij  me shokё, si pjesmarrёs kryesor nё kёtё kompllot turkoman kundёr kёsaj pavarёsie. Pra, nё vijim tё kёsaj logjike absurde, angazhimi i plakut tё Vlorёs nё kёtё “komplot” xhonturk ishte drejtuar, as mё shumё as mё pak, por pikёrisht kundёr veprёs sё vet. Absurditeti i kёsaj logjike nuk njeh kufi.
Ismail Qemali dha dorёheqjen si kryeministёr i qeverisё sё parё Shqiptare.

Dhespoti grek Jakovi me shokёt e tij, me 1912 penguan Ismail Qemalin pёr ngritjen e flamurit kombёtar nё Durrёs. Duhet rikujtuar se Tomsoni nuk morri pjesё kundra agresionit grek nё shqiprinё e jugut. Ai u caktua nga Vidi komisar i jashtёzakonshёm pёr viset e Jugut, pёr tё ashtuquajturin “Verio-Epir” tё pretenduar nga qarqet sunduese tё Athinёs. Vidi urdhёroi Tomsonin tё hynte nё bisedime me tё ashtuquajturin pёrfaqёsues tё “Verioepirotёve”. Nё kёto bisedime koloneli pranoi famёkeqin “Protokoll tё Korfuzit”... Siç dёshmon autori hollandez Gorrit Goslinga, shtypi grek  e pёrlavdёroi shёrbimin e madh qё ai u kishte bёrё qarqeve shoveniste greke. Ishte pikёrisht Tomsoni ai qё kishte hedhur bazat e aktit aq fatal pёr fatet e shtetit tё ri shqiptar. Ёshtё kjo arsyea qё po ky shtyp, sipas tё dhёnave tё tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qershorit 1914. Kёto janё fakte tё cilat nuk mund tё mёnjanohen kursesi.
Tomsoni drejtonte forcat mercenare tё Vidit kundёr “rebeleve”, ndёrsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare nё luftёn, pёr mbrojtjen e trojeve amtare nga sulmi i forcave shoveniste greke. Ky ёshtё Tomsoni nuk ka nevoje pёr koment”. (11)

Si e helmuan nё Peruxhia tё Italisё ISMAIL QEMALIN
“Ka qёnё ora 10:20 e datёs 24 janar tё 1919-ёs, dolli para gazetarёve nё njё konferencё pёr shtyp tё organizuar nё njё sallon hoteli nё Peruxha.
Hyrja e tij nё sallё e mbushur me mbi 100 gazetarё dhe fotoreporterё i befasoi tё gjithё tё pranishmit qё kishin mbi dy orё qё prisnin dipllomatin e njohur tё Shqipёrisё. Ndёrsa ecte pёr t’u ulur nё tavolinёn nё krye tё sallёs, nё fytyrё i fashitet njё cehre e verdhё qё sa vinte shtohej. Nuk kaluan shumё minuta dhe disa tё dridhura i mbёrthyen trupin. Askush nuk po pipёtinte, vetёm plaku mjekёrbardhё, qё me gjithё gjёndjen qё po kalonte, gjeti forca pёr tё folur. Nga goja i dolёn pak fjalё dhe dukej qartё qё ai po mundohej t’i lidhte me njёra-tjetrёn. Nё atё çastё kёrkoi ndihmёn nga i biri Qamili, tё cilin e mbante pranё vetes si sekretar, i kёrkoi tё shkoi nё tualet. U kёrkoi tё falur gazetarёve tё pranishёm dhe mori hapat drejt derёs sё tualetit. Aty mёsohet se sa vuri kёmbёn pёr t’u drejtuar te lavamani filloi tё shkumёzonte dhe tё dridhej mё shumё. Ajo gjёndje nuk zgjati shumё. Nё pak çaste zёmra e tij pushoi sё rahuri. I biri del para gazetarёve ku u komunikon lajmin se i ati, tё cilin para pak çastesh e kishin nё tavolinёn pёrballё tashmё nuk jeton mё. Ajo situatё ishte e rёndё pёr tё gjithё. Aty dhimbja njerёzore i kaloi kufijtё.
Situata qё Ismail Qemali kishte kaluar ato ditё nё Peruxha tё Italisё i kishin shkaktuar njё gjёndje tё rёndё psikollogjike dhe fizike. Edhe pse nё atё gjendje, ai nuk kishte ngurruar tё dilte para shtypit. Ai donte tё denonconte krerёt e dipllomacisё italjane, nё atё kohё kur nё Paris diskutohej fati i Shqipёrisё dhe ata kishin mundur ta hanin nё besё. Megjithatё, pёr çudinё e tij, ajo konferencё ishte organizuar nga tё tjerёt. Nuk u mёsua asnjёherё se kush i kishte thirrur gazetarёt. Plaku 75 vjeçar i kishin thёnё se media kishte interes tё dёgjonte nga ai se pёrse nё ato momente nuk ndodhej nё Konferencen e Paqes nё Paris. E kёshilluan qё tё hante mire pasi nё atё konferencё shtypi do t’i duhej tё fliste gjatё. Pikёrisht pas ushqimit nuk vonoi shumё, ai dolli nё sallёn e takimit dhe nё ate moment jeta e tij filloi tё shuhej.
“Mё hёngrёn nё besё!” bёrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nё Peruxha tё Italisё. Ai ishte nisur pёr njё vizitё urgjente nё Romё, me ftesё tё autoriteteve mё tё larta tё vendit, nga kryeministri dhe ministri i jashtёm. Kjo kishte ndodhur pas kёrkesёs sё tij. Synimi i dipllomatit shqiptar ishte qё tё ndihmohej nga pёrfaqёsuesit e Italisё, tё cilёt do tё ndёrhynin pranё autoriteteve mё tё larta tё Konferencёs sё Paqes qё mbahej nё Paris. Ismail Qemali kishte marrё pёrgjigje se kryeministri Italian Orlando dhe ministri i jashtёm Sonino e prisnin nё Romё, ai pa humbur kohё u nis pёr tё takuar. Por u pёrball sapo zbriti nё Peruxhia, me pёrgjigje negative, ishte mashtruar qё ishte thirrur nё Itali. (12).
Vdiq nё Peruxhia me 24 janar 1919 dhe mё 12 shkurt kufomёn e tij e sollёn nё Vlorё dhe e varosёn nё Kaninё.                                                                                                                                                “Historiografia komuniste e Shqipёrisё me kriteret e saj leniniste nuk la pa damkosur as ata qё bёnё pjesё nё qeverinё e parё shqiptare dhe kёta janё: Myfit Libohova, Mit’hat Frashёri, Lef Nosi dhe Fejzi Alizoti. Kёta tё dy tё fundit u pushkatuan dhe gjёnden sotё nё njё  gropё tё pёrbashkёt tё pazhvarrosur akoma. (13).

Referenca:
1. Edёin Jacques “Shqiptarёt” bot. 1995,  f. 146.
2. Mathyeu Aref  “Shqipёria”  bot. 2007,  f. 116
3. Rasim Bebo  “Dodona tempulli i lashtё...”,  bot. 2007, f. 62.
4. Ben Andoni “Ismail Qemali ...”,  “Illyria” 24-2-2005, f. 28.          
5. Agim Shehu gazeta “Illyria” 28- 12-2006
6. Pullub Xhufi “Greqia sipas formatit...” gazeta “Illyria 24-2-2006
7. Dhimitёr Pilika ‘Pellazgёt” botimi 2005, f. 171.
8. Eleni Kocaqi “Albanet”, bot. 2006, f. 1 (Hyrje).                                                                              9. Kastriot Dervishi  “Kuvendi qё shpalli....”,  “Illyria” 4-12-2006, f. 25.
10. Erion Habilaj, Sonila Yzeiri   “Histotia si pёrfunduan...”, “Illyria” 25-11-2006,
11. Albert Kotini  “Tre gurёt e zezё nё...”,“Tomsoni dhe Verio-Epiri” bot. 2000, f. 641.
12. Fatos Veliu  “Si u helmua Ismail Qemali nё Peruxhia...”, “Illyria” 25-11-2006, f. 24.     13. K. Dervishi, “Trdhёtaret” e qeverisё sё Vlorёs” Illyria 28-12-2006, f. 30.                       


 Rasim Bebo <rasimbebo@att.net>

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...